Gjatë konferencës së fundit për shtyp në Rogner, kushtuar koncerteve të protestës, m’u afrua një dashamirës për të më thënë pak a shumë kështu: “Duhet të botoni më shumë fakte – deri më tash thirrja juaj ka qenë tërësisht emocionale, por kaq nuk mjafton.”
Kjo më la pa gojë, meqë mua më duket sikur gjatë 10 muajve të fundit nuk kam bërë gjë tjetër veç jam zhvendosur, dëshpërimisht, nga një pirg faktesh në tjetrin, duke u përpjekur t’i bëj të miat dhe pastaj t’ua përcjell të tjerëve. Kam mësuar të lexoj dokumente juridike të Shqipërisë (në shqip). Më është dashur të lexoj raporte teknike (në shqip). Kam mësuar si të kërkoj informacion (në shqip) dhe pastaj ta përvetësoj atë. Kam lexuar opinione të ekspertëve, opinione juridike dhe dokumente inxhinierike (në shqip). Truri nuk më mban më. E përfytyroj, madje e ndiej trurin tim brenda kafkës teksa ndërron formë dhe tkurret si ndonjë lloj ylli deti i përbindshëm, duke nxjerrë jashtë stomakun për të thithur… fakte të tjera, të cilat i ndjek deri në agoni, madje edhe përmes gjuhës së çuditshme të Google Translate po të jetë nevoja.
Në fakt, unë besoj tek e vërteta. Besoj se e vërteta ekziston, dhe se është e pastër, e paanshme dhe e përpiktë. Besoj se e vërteta është e ndershme, dhe e çan shtegun e vet drejt; dhe se, edhe sikur ky shteg të duket ndonjëherë i papërshkueshëm, me pak këmbëngulje nga ana jonë e vërteta do të na çojë te zgjidhja më e mirë e mundshme, dhe më skajshmërisht e dobishmja. Ajo e vërtetë është rruga që kemi përpara. Dhe si çdo e vërtetë, edhe ajo mbështetet në ato krijesa aq të pakapshme, që janë faktet.
Si ka mundësi, atëherë, që disave t’u jem dukur si bartëse thirrjesh thjesht emocionale?
Si çdokush tjetër, edhe unë ua vë fajin mediave dhe çfarë kanë zgjedhur të raportojnë këto media. Emocioni shet mirë, është i shpejtë, i lirë dhe i thjeshtë. Dy-tre batuta, ndonjë fytyrë. E pranoj faktin (në dukje) se media pikërisht këtë do dhe këtë zgjedh. Por dashamirësi im kish të drejtë. Nuk mjafton.
Prandaj, duke shpresuar se nuk po abuzoj me durimin tuaj, më lini t’ju ftoj të ecni me mua, përmes disa fakteve në lidhje me hidrocentralet në Valbonë. Dhe, natyrisht, për t’iu qasur fakteve, duhet të bëjmë pyetje.
Fakti i parë, dhe më i rëndësishëm për t’u pasur parasysh, është se Valbona nuk është thjesht vend i bukur. Nuk është thjesht vend që na pëlqen ose vend me të cilin bashkëtingëllojmë emocionalisht – edhe pse është edhe ashtu. Valbona është zonë e mahnitshme dhe, në masë të madhe e pastudiuar, e një biodiversiteti jashtëzakonisht të pasur (shihni Arne Strid, shihni opinionin mbi VNM, shihni dokumentet për akullnajat këtu dhe këtu). Çfarë do të thotë kjo? Pse duhet të shqetësohemi? Ia vlen vërtet? Valbona duket se ruan një numër pazakonshëm të madh kafshësh të mëdha mishngrënëse në Europë. Ka ndonjë kuptim kjo? Tani, përgjigjja varet nga ai që e jep, edhe pse unë mendoj se më e madhja “e vërtetë e parehatshme” e kohës sonë është efekti që ne njerëzit kemi ndaj mjedisit tonë natyror; dhe se e kemi gjithnjë e më të vështirë për ta shpërfillur atë që nuk jemi të ndarë nga natyra, as mbi të, por pjesë e saj. Dhe se, siç e shkatërrojmë natyrën, ashtu shkatërrojmë edhe veten. Shihni: Ndryshimi klimatik. Me ç’rast zonat natyrore të ruajtura mirë marrin rëndësi më të madhe, marrin vlerë më të madhe. Janë të rëndësishme si rezervuare. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të shkatërrojmë një vend si Valbona, njëlloj siç kemi shkatërruar kaq shumë vende të tjera, para edhe se ta kemi kuptuar. Por le ta zëmë se nuk na bëhet vonë për këtë.
Atëherë, le të kemi parasysh se Valbona nuk është thjesht vend i bukur, por është vend pazakonshëm i bukur, dhe që tani së voni është gjykuar nga National Geographic si një nga 9 destinacionet më të mira në botë për aventurë në ajër të pastër. Çfarë do të thotë turizëm. Çfarë do të thotë të ardhura. Potencialisht, të ardhura shumë të mëdha. Parqet Kombëtare në Kroacinë fqinje provojnë qartazi se për 8,000 ha park, fitimet arrijnë në diçka si 8,000,000 USD në vit – vetëm nga parqet, pa llogaritur rolin e tyre si motor ekonomik për mbarë zonën. Në qoftë se do të mundësohej ligjërisht krijimi Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare (që përfshin Valbonën, Thethin, Gashin dhe Kelmendin) – dhe le të mos harrojmë se deri më sot ky krijim është bllokuar nga Ministria Shqiptare e Energjisë – ky park prej 86,000 ha do të duhej të sillte fitime prej diçka si 80,000,000 USD në vit për Shqipërinë brenda 30 vjetëve, po të bazohemi në shembullin e Kroacisë. Dhe le të mos e përmendim këtu as që parqet e Kroacisë nuk figurojnë fare në “nëntë më të mirat” e National Geographic.” Po le ta zëmë edhe se, për hir të argumentit, nuk na bëhet vonë as për këtë. Tek e fundit, kush po pyet për paratë?
Ashtu vijmë në faktin e bezdisshëm se Valbona është tashmë Park Kombëtar. Na pëlqen apo s’na pëlqen neve, Valbona u shpall, në 1996, si zonë e mbrojtur e nivelit IUCN II, me mbrojtjen ligjore përkatëse. Ligji shqiptar për zonat e mbrojtura e pohon shumë qartë se brenda një Parku Kombëtar nuk lejohet ASNJË zhvillim industrial.
Në rregull, pra. Le të provojmë të argumentojmë, tani, se projektet hidro-elektrike nuk janë tamam “zhvillime industriale.” Energjia hidroelektrike aktualisht klasifikohet si e gjelbër – edhe pse kjo po vihet gjithnjë e më shpesh në diskutim anembanë botës. Po le të mos ua vëmë veshin këtyre cic-miceve. Ne kemi tashmë standarde të pranuara, se si të provojmë se një ndërtim i caktuar – industrial ose jo – nuk do të ketë ndikim negativ në mjedis. Këto janë edhe standarde të pranuara nga BE-ja, të cilave edhe Rama u është referuar, edhe pse pa pasur nevojë. Shqipëria vetë ka ligje përsosmërisht të mira se si të testohet dhe të provohet impakti mjedisor. Thelbi i këtyre standardeve është diçka që quhet “Vlerësim i Ndikimit në Mjedis” (VNM). Ky VNM (ose EIA në anglisht) është një raport që: 1) vlerëson çka është e pranishme në territor – praktikisht duke hartuar një raport ose inventar të plotë të biodiversitetit; 2) ngre pyetje në lidhje me mënyrën si ndërtimi në fjalë mund të ndikojë ose të “impaktojë” këtë situatë ekzistuese; 3) i trajton këto ndikime, duke përmendur edhe masat që do të merren për t’i minimizuar dhe 4) ofron një plan për të monitoruar: Si do ta vërtetojë, projekti në zbatim, se po e minimizon ndikimin? Çfarë masash do të merren? Ku dhe si do të raportohet për këto?
Dhe këtu kthehemi sërish te faktet dhe tek e vërteta. E vërteta është, besoj unë, se në qoftë se ndërtuesit e hidrocentraleve do të kishin dorëzuar një VNM që të provonte se ata vërtet e kishin studiuar thellë dhe fort projektin e tyre në Valbonë, ne nuk do të kishim ç’të thonim. Sikur ndërtuesit të provonin se atyre u dhimbsej Valbona, duke operuar në mënyrë të përgjegjshme, ne nuk do mund të kundërshtonim dhe nuk do të kundërshtonim. Mirëpo VNM-ja e paraqitur nga ndërtuesit është… për faqe të zezë. Nuk përmbush asnjë nga 4 kërkesat më lart. Përshkrimi i çfarë ka këtu është jo vetëm i paplotë, por edhe haptazi i gabuar. Vlerësimi i tyre se çfarë është Valbona tingëllon si tallje pa shije. “Aty-këtu ka disa pemë arrore,” kanë shkruar. Në një kohë që, në fakt, ne kemi segmente të gjëra pylli të virgjër ahu, aktualisht duke u vlerësuar si pyll trashëgimi botërore i UNESCO-s, për të mos përmendur një varg habitatesh, shumë prej të cilave ligjërisht të mbrojtura në Shqipëri. Ata kanë shkruar: “Mes kafshëve, përmendim çakallin,” në një kohë që, në të vërtetë, NUK ka çakej në Valbonë dhe as ka pasur ndonjëherë; çakejtë i gjen në jug të Shqipërisë; “dhe disa lepuj e dhelpra dhe ndoshta ndonjë ari në lartësi më të mëdha.” Kaq thonë gjithsej ndërtuesit për biodiversitetin. Në fakt, edhe sikur të lëmë mënjanë nja 50 specie ligjërisht të mbrojtura që ata nuk i zënë në gojë, këtu ka jo “ndonjë ari”, por popullata ariu, të mëdha dhe të riprodhueshme – siç është dokumentuar. Ata nuk përmendin ujkun, lundrën, ose rrëqebullin e Ballkanit (mishngrënësi më i rrallë në Europë). Ose kunadhen dhe shqarthin (i vetmi vend në Europë, ku habitatet e tyre mbivendosen). Por pak rëndësi ka. Nëse ju dhimbsen apo jo këto kafshë, nuk ngre peshë. Çështja është se autorët e VNM-së së ndërtuesve nuk e kanë idenë se për çfarë po flasin. Ky dokument, pra, nuk ka kurrfarë besueshmërie.
Por le t’i afrohemi çështjes së ndikimit në mjedis – që është më e rëndësishmja nga ato që pritet të ngrejë një VNM. VNM-ja e ndërtuesve nuk përmend asnjë të tillë. Ata nuk zënë në gojë faktin që tunelet prurëse të ujit do të kalojnë përmes një zone të konfirmuar si zonë e riprodhimit të ariut. Nuk zënë në gojë efektin e punimeve të ndërtimit në habitat ose në turizëm. Nuk marrin parasysh çfarë efekti do të ketë ndaj lumit heqja e 80% të ujit për 3 km. Edhe një fëmijë mund t’i vërë re këto çështje dhe të pyesë dhe të dyshojë për efektet. Pas gjase, ndërtuesit nuk kanë arritur. Dhe vazhdojnë kështu.
Më në fund, asgjëkund nuk përmendet ndonjë përpjekje për t’i kundërshtuar efektet e padëshiruara dhe as është hartuar ndonjë plan për monitorimin e tyre. Për të gjitha këto arsye, VNM-ja e paraqitur nga ndërtuesit nuk është fare VNM.
Në këtë pikë, duke dashur të kuptoni më shumë, ju mund të pyesni veten: Nëse ky dokument synon t’i japë qeverisë në Tiranë garanci se projekti do të jetë i përgjegjshëm, dhe nëse nuk arrin megjithatë të adresojë asnjë çështje përgjegjësie, pse vallë qeveria e ka pranuar? Dhe bëni mirë të pyesni kështu së bashku me, meqë ne së shpejti mund ta bëjmë këtë pyetje në gjyq. Por le ta lëmë mënjanë edhe këtë çështje. Le të supozojmë (skandal!) se qeveria këtë herë është treguar ose e papërgjegjshme, ose inkompetente, ose e korruptuar. Gjëra që ndodhin.
Çfarë mbetet pra për t’u bërë? Mbetemi, tek e fundit, NE. Në qoftë se ndërtuesit nuk e kanë bërë detyrën, nëse qeveria nuk ka arritur ta pikasë këtë – dhe, duke mos arritur, nuk e ka bërë as ajo detyrën, mbetemi megjithatë ne: Populli. Le të mendojmë se ne jemi më të interesuar, më të shqetësuar, më të përgjegjshëm se zyrtarët tanë të zgjedhur. Në qoftë se ata nuk i ngrenë çështjet, atëherë do t’i ngremë ne, sepse kjo është e drejta që na njihet me ligj. Ah… Por që ta bënim këtë, duhej ta dinim se çfarë po ndodhte. Na duhej të njiheshim me dokumente, të merrnim vesh çfarë po ndodhte pikërisht, të këshilloheshim. Kjo mund të jetë vërtet e mërzitshme, por le të supozojmë se jemi aq të preokupuar, sa të mos ndalemi para këtyre pengesave. Në rregull. Por edhe që të mund t’i bënim këto, duhej ta dinim se çfarë po ndodhte.
Dhe këtu kemi arritur te fakti më flagrant i gjithë këtij argumenti. Neve nuk na kanë thënë.
Pavarësisht se çfarë mendoni për argumentet e parashtruara prej meje, ose për mënyrën si i kam trajtuar, fakti përfundimtar dhe i paluajtshëm është se ne, populli, kemi të drejtën etike dhe ligjore që të dimë se çfarë po na bëhet, dhe çfarë po bëhet rreth nesh. Kjo e drejtë është formalizuar në disa ligje të Shqipërisë, dhe pikërisht: Ligji nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare,” Ligji nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit” (Konventa Aarhus), dhe Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (Kur thashë që nuk kam lënë gjë pa lexuar, nuk bëja shaka). Të gjitha këto ligje janë shpërfillur. Nuk na kanë informuar. Nuk janë mbajtur “këshillime publike” publike. Nuk na është dhënë asnjë informacion. Asnjë njoftim. Tplani i ka nisur ndërtimet që në 2013 dhe deri më sot as edhe një tabelë kantieri nuk kanë ngritur.
Nuk na kanë thënë. Kjo është e paligjshme. Dhe ky është edhe fakti i fundit.
Që prej janarit 2016, OJQ-ja jonë TOKA u ka dërguar enteve të ndryshme të pushtetit, me postë të regjistruar, 10 kërkesa për informacion dhe/ose ankesa administrative formale. E vetmja përgjigje serioze që morëm ishte nga z. Zamir Dedej i AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura), i cili na lajmëroi se agjencia e tij ishte themeluar vetëm në 2015, prandaj nuk kish ç’informacion të na jepte. Z. Dedej ka shprehur publikisht, shumë herë, opinionin e vet personal se në Valbonë nuk duhet ndërtuar asnjë hidrocentral. Kjo mungesë përgjigjesh administrative është e paligjshme. Ajo na çel shtegun për t’iu drejtuar gjykatës, ose, me fjalë të tjera, për të bërë padi. Të cilën nuk ka dyshim se do ta fitojmë.
Ja këto janë faktet.
Ndoshta nuk tingëllojnë aq interesante se një thirrje thjesht emocionale, edhe pse, po t’i marrësh në tërësinë e tyre dhe me kusht që ju të më keni ndjekur deri këtu, ndoshta edhe tingëllojnë. Ose, më mirë akoma, të gjitha këto fakte të mbledhura dhe të verifikuara e përligjin edhe më fort atë ulërimën që më del nga shpirti çdo mëngjes, sapo hap sytë. Një ulërimë si kontrapunkt i faktit tjetër po aq faktik të zhurmës së buldozerëve që po ia gërryejnë shpatin malit të Kollatës, zhurmë që më është dashur ta dëgjoj çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, këto 31 ditët e fundit – tingulli i shkatërrimit që më shqyen zemrën, sikurse ua shqyen të gjithë atyre që u dhimbset Valbonën. Dhe nuk jemi pak. Çfarë parashtrova këtu janë faktet, dhe të gjitha këto fakte së bashku tregojnë se ajo çfarë po ndodh është e padrejtë. Është jo-logjike, shkatërrimtare dhe e paligjshme. Dhe është gabim.
Ne kemi arritur, disesi, që t’i lëmë mënjanë emocionet. Për hir të asaj çfarë duhet të bëjmë, dhe me gjithë torturën veçanërisht mizore që përjetojmë, kur e shohim këtë të na ndodhë para syve. Kur e shohim, kur e dëgjojmë. Kur ndihemi të pafuqishëm. Por në fund do të fitojmë. Do të fitojmë, në bazë të fakteve. Unë e di këtë. Mund të them vetëm se shpresoj, të paktën shpresoj, se triumfi ynë do të arrijë në kohë edhe për Valbonën.
(c) i versionit shqip: Peizazhe të fjalës
Shënim: Origjinali anglisht i këtij shkrimi është pronë intelektuale e autores. Përkthimi në shqip është pronë intelektuale e “Peizazhe të fjalës.” Ndalohet rreptësisht riprodhimi i shkrimit shqip, pa i kërkuar leje një administratori të revistës. Pasi të jetë dhënë leja, çdo riprodhim duhet të përmbajë edhe një link drejt faqes ku është botuar në “Peizazhe të fjalës.”
Eksperiencat e kaluara na tregojnë se formatet e solidarizimit, thirjet për bashkim në kauzë, ndërgjegjësimet kolektive, shumica (fatkeqësisht) nuk i kuptojnë, me dashje ose pa.
Dhe nuk na quhen fare nga politikë-bërësit. Dmth bëni kot gam-gam se vendimet i marrim ne pa pyetur askënd.
Solidarizim duhet të tregojnë të gjithë ata që kanë një fije atdhe-tarizmi, ndjejnë akoma se kanë ende lidhje me mëmë-dheun, se kjo kauzë ju përket edhe brezave të ardhshëm dhe kush është indiferent i bën dëm të pakthyeshëm të ardhmes së vet dhe pasardhësve (nëse do këtë kurajon ti bëjë në këtë palo/mizerje habitat)!
Solidarizim mund të tregonin edhe të gjithë ato agjensi turistike që kjo luginë i sjell të ardhura. Ata banorë që jetojnë, që e shfrytëzojnë, që kanë bizneset/guesthouse a ku di unë. Valbona nuk është vetëm e Kethrinës.
Fakti që ne politikë-bërësit nuk na përfillin fare edhe kur bëjmë tubime/protestë/koncert etj (dhe më e tmershmja ndodh në të tillë east, kur ligjet janë të shkruajtur e zezë mbi të bardhë) është akoma më alarmant.
Nëse janë shkelur konventa/ligje kaq hapur, ju lutemi sa më shpejt çështjen në gjykata, qofshin edhe ndërkombëtare.
Nuk mund të lihet diçka kaq madhore në ndërgjegjen e njerëzve skepto-apatikë që iua kanë gozhduar trutë me propagando-konsumizëm.
Shkrim shume i bukur dhe poashtu e bukur ajo që po ben per Valbonen. Jemi të gjithë me ty edhe qe do ja dalim qe Valbona të mbetet ne 9 vendet me te bukura ne bote.
Besoj se te gjithë ata që e kan vizituar Valbonen te janë shume mirenjohes per por edhe ata që do e vizitojnë Shqipërinë edhe Valbonën do të jen mirenjohes.
Jemi të gjithë per Valbonen natyrale dhe jo industriale.
Vete krert politik nuk jane seroze kur marrin vendime apo formulojne ligje . Me alarmantja eshte se asnjehere nuk shqetesohen per zbatimin korrekt te tyre .Nga sa shohim ne shqetesimin per mbrojtejen e valbones ka shume fakte qe kauza te arrihet me suksese. Mbeshtetim me tere forcen shqetesimin tuaj .Qeveria te gjeje rruget e duhura per ti anulluar pa patur kosto penaliteti
Kam 4 ore pa drita ne mes te Tiranes e ky artikull me duket “fshati digjet…”. Une jam inxhinier elektrik dhe e di shume mire sesi funksionojne hidrocentralet ne fjale. Asgje nuk i bejne ambjentit. Kjo flet sikur do zhduket Valbona. Me pelqejne shume figurat letrare dhe me shume lufta me mullinjte e eres.
Fakti që je inxh elektrik nuk të bën kompetent për analiza mjedisore.
Veprat hidroteknike janë të njohura për disa nga katastrofat ekologjike më të mëdha që njeh bota.
Përkundrazi komenti juaj zbulon një lloj mungese formimi të përgjithshëm, që as edhe një “elektriçist” nuk duhet t’ia lejoj vetes.
Ndenja jote e vete-rendesise eshte shume e fryre per ne te tjeret.
Pse mendon qe 4 ore pa drita ne shtepine tende kane me shume rendesi se nje park kombetar?
Mendon se na behet vone qe nuk po te ndizet boljeri?
Meqenese si krahasim more proverbin “Fshati digjet, kurva krihet”, te ftoj ta shohesh maturisht nga te dy anet, per te gjetur nga cila ane peshon me shume problemi jot i dites.
Gjithsesi, kur te ikin dritat, te sugjeroj miqesisht qe ato pak bateri t’i shfrytezosh per te lexuar, e jo per te shkruar.
Me respekt,
KE
Per Tonin: Historia jote Toni me kujton nje histori te ndodhur ne shek. e XIX, tek K. Marksi po vizitonte nje fabrike gjilperash (apo brisqesh) dhe ku metali hynte tek maqineria nga nje ane dhe dilte nga ana tjeter si produkt perfundimtar. Puntori mbikqyres i shpjegonte Marksit te gjithe procesin, pa dale fare nga tema. Per minuta e minuta te tera puntori nuk la detaj pa shpjeguar, pa bere ndonje analogji, pa bere krahasime letrare, pa bere ndonje shaka apo ndonje metafore. Pasi u largua Marksi tha: ky eshte nje rast ku puna dhe automatizimi e zhveshin nje njeri nga ana intelektuale.
Keshtu dhe ti Toni nuk e ke idene fare te shkaterrimit te nje parku aq origjinal dhe te bukur te lugines se Valbones, por po si ajo figura e proverbit qe na solle, shikon deri tek maja e kembes tende! Ne nje kohe qe ti, si elektricist duhet ta dish se mungesa e dritave tek shtepia jote nuk ka te beje me mungesen e energjise elektrike, pasi Shqiperia eksporton energji elektrike, por ka te beje me shkaqe te tjera lokale dhe subjektive.
S.d.q., nese reflekton mund te japesh voten tende per ndalimin e ketij shkaterrimi qe po i behet kesaj lugine, tek ky link: https://secure.avaaz.org/en/petition/Albanian_government_ProtectThe_Albanian_miracle_of_the_Alps_Valbona_Valley_National_Park/?swUHygb
“Fshati digjet, ….. krihet” eshte argument i drejte per tu perdorur ne kete rast. Po per ty. Pra ti mendon se nje park kombetar qe mbulon gat 1/6 e Shqiperise duhet te degradohet pak nga pak sepse ti nuk ke drita? Dhe jo vetem kaq, po te behet e gjitha duke shkelur cdo procedure per studimin e impaktit dhe informimin e publikut qe jane te shkruajtur ne ligj?
Per me teper, megjithese pretendon se je inxhenier po tregon se sa pak i pergatitur je nese mendon se problemi i Shqiperise qe con te mungesa e dritave te tua qenka prodhimi i paket i energjise, e jo humbjet e shumta ne rrjet dhe keqmenaxhimi financiar i sistemit energjitik te vendit.
Dear Toni – I understand that your are frustrated with your power cuts – so are we here – electricity goes out for hours many days a week (usually when we have a deadline!). But destroying Valbona won’t solve that. Producing electricity in Valbona won’t even solve Valbona’s energy problems – the electricity produced will be fed into the grid, and sold to Kosova, as I understand, to the profit of the private developers. Furthermore, the energy produced by the Dragobia Energy projects at 27MW is not even 1% of Albania’s energy targets, whereas it will have a vast effect on Albania’s tourism potential. Valbona National Park, at 8,000 ha, based on other Balkan examples, can profit around $8,000,000 per year, within 10-30 years of serious development as a functioning National Park. This income, fed into the national economy, is more likely to keep your lights on in Tirana, than the questionable profits of the developers in this case, which is really just for their pockets. Sorry for writing in English – hopefully someone will translate.
Mjafton të merren si shembull vende të tjera të botes qe jane shume here me te perparuar qe jan penduar për hidrocentralet e bera në zona turistike pasi kanë rezultuar me humbje. Ndersa Valbona edhe edhe vend turistik por edhe ik mbrojtur nga te ggjitha lligjet shqiptare.
Me mire qe ske drita pasi kështu kursen. Po fakti që dikush eshte inxhinier nuk do thotë që eshte edhe biolog apo ekonomist. Ti flet ndryshe sepse nuk jeton në Valbonë por ne Tirane.
Një shkrim i mrekullueshëm që mbart pasion të thellë për të mbrojtur Valbonën. Një shkrim që të frymëzon të mendosh e veprosh më shumë se deri tani për ta mbrojtur natyrën. Pra, jo vetëm Valbonën. Uroj që për lëvizjen qytetare kauza për të mbrojtur Valbonën të arrijë qëllimin e saj dhe të jetë përvojë popullore për mbrojtjen e natyrës sonë nga pushtetarët dhe individët e papërgjegjëshëm e me fuqi vendim marrëse që shohin vetëm tek përfitimet e tyre financiare.
Aleksandri B
E kuptoj ndjeshmerine e autores po e gjithe kjo tingellon pak patetike. Eshte me shume nje debat qe e ka gjeneruar politika per te fajsuar lejedhenesin e ketyre ndertimeve (ish kryeministrin). Ne fakt jane dy minihidrocentrale qe jane projektuar te ndertohen ne Cerem dhe Dragobi. Valbona ku jeton kjo zonja nuk preket fare. Me pak fjale gjithe furtuna e stisur ne nje gote uji lidhet me nje tunel 2-3 km qe do ndertohet prane Dragobise dhe qe do te mbledhe ujrat e tepert te periudhes se dimrit per ti futur ne nje turbine. Kaq, Per Ceremin pastaj nuk ka goje te flasi njeri, se thjeshte do te beje qe te prodhojne para ca ujra qe aktualisht bien nga mali ne Valbone.
Ka dhe nje gje tjeter pastaj. Ceremi dhe gjithe bjeshket qe e pasojne per nga bukurite e lene pas dhe Valbonen. Them se ndertimi i rrugeve fizike dhe energjitike ne keto zona nuk e pengon turizmin, perkundrazi…
A thua se ka pasur ndonjëherë një palë politike të besueshme në çështjet ambientale në Shqipëri për ta sjell si argument se ky qënka një debate i gjeneruar ashtu kot së koti nga politika, ndërkohë që këtu po flitet me fakte dhe as një palë politike nuk po e luan by**n!
Janë tre hidrocentrale, nuk janë dy siç thoni ju, dhe njëri prej tyre është në Valbonë.
Tyneli ndërron shtatin e lumit, nuk është thjeshtë për të mbledhur ujrat siç thoni ju. Po edhe sikur të ishte, llogjika ta do që këtyre ujrave që mblidhen e sistemohen do u ndërpritet rrjedha natyrore që kanë në ekosistem. Po qe se nuk e di, rrjedhat dhe mbledhjet ujore, apo “watersheds”, janë burimi kryesor i jetës në një ekosistem. Po ndërhyre në rrjedh ke ndërhyrë në ekosistem. Dhe sigurisht pasojat duhen studiuar. Si minimum, a ka ndonjë studim të këtyre watersheds që është paraquitur me këto projekte?
Por edhe një pyetje të fundit: ku jetoni ju zotëri, në Valbonë apo në Tiranë? Sepse sipas të gjitha gjasave banorët e Valbonës nuk janë pyetur fare për këto projekte.
Patetik ngjan vetëm kur injoron faktet dhe fillon e flet për politikë në një çështje kaq jetësore.
Dy jane dy. Lexo mire se zonja ta ka linkuar projektin (vleresimi i ndikimit ne mjedis). Po perseris se fshati i Valbones nuk ndikohet fare nga ky projekt dhe se politika po ben lojen e saj te rradhes. Pavaresisht kahjeve, kjo kauze ngjan me ate te kendit te lojrave ne Tirane. U be gjithe ajo zhurme me protesta ambjentalistesh dhe politikanesh per hic mos gje. Si perfundim parku u ndertua dhe po frekuentohet masivisht.
Nuk jetoj ne Tropoje, po zonen e njoh mire dhe jam nostalgjik, sidomos i Ceremit dhe Bjeshkes se Doberdolit. Kjo eshte aresyeja qe mora mundimin te komentoj. Ceshtje kendveshtrimesh xhanem, pa mohuar ndonje ndikimin negativ ne ekosistemin e nje pjese shume te vogel te lumit Valbone, ne terma te pergjithshme mua me duket se projekti ndihmon ne zhvillimin e zones.
Në rregull. Të më falësh se nuk qenkan as dy dhe as tre, siç e kisha marrë informacionin gabim nga burime të tjera. Qenkan 14 (katërmbëdhjetë). Ja c’thuhet në raportin që citoni ju:
Por ju me sa duket keni ardhur këtu me mendjen e mbushur se kjo është lojë politike. Dhe nuk keni lënë vënd fare në kokën tuaj për fakte të reja që të ta lëkundin besimin tek kjo bindje.
Ç’ka është e qartë për ne të tjetrët është se këto HEC-e janë miratuar me askion, dhe pa asnjë lloj analize, qoftë kjo ekonomike apo ekologike, me idenë se “Shqipëria do shndërrohej në superfuqi enegjitike në Ballkan dhe në Europë” (fjalë për fjalë këto të kryeministrit të atëhershëm). Por ky kryeministër kishte edhe ide të tjera po kaq fantastike si “Shqipëria 1 Euro”. A thua se të japësh by**ën falas is the way to go in the business.
Përpara se t’i mëshoni teorive të thashethemeve, bëni mirë t’i kushtoni pak vëmëndje fakteve dhe arsyes. Sepse thashethemet dhe injoranca po e mbajnë në këmbë këtë klasë politike, dhe ju jeni duke bërë një punë goxha të mirë në këtë drejtim.
Po jo or mik jo. Je prap gabim. Ke lexuar fletrrufene ne vend qe te lexosh projektin. Dhe qe te bindesh per kete shiko konfliktin e dy fjalive te para te paragrafit qe ke cituar. Ne fjaline e pare thuhet “ne Valbone jane miratuar te ndertohen 14 HEC-e”. Ne fjaline e dyte “jane brenda ose kane lidhje te ngushte me Valbonen”.
Nashti meqe jemi te fletrrufete dhe meqe ke demaskuar fort injorancen dhe mungesen time te aresyes, une po terhiqem i turperuar nga debati nga nje kollos i mendimit sic jeni. Dhe per ta mbyllur perfare; ju keni te drejte, amfibet e listes se kuqe te Valbones duhet te mbrohen me cdo kusht dhe cmim. Ci *i temen ekonomise. Energjine e blejme nga serbi, s’ka problem. Kur te na mbarojne parate pastaj ndertojme nje central berthamor…kuptohet ne alpe.
Po të jesh kaq patriot sa hiqesh, dhe meqënse të digjet prapanica për ekonominë dhe energjitikën, përse nuk sheh se çfarë u bë me Tecin e Vlorës ku u shpenzuan 110 milone Euro? Me sa di unë nuk ka prodhuar asnjë KW energji për shqiptarët qysh prej inagurimit në 2009-ën.
Shko gjej se në xhepat e kujt kanë vajtur ato pará, përpara se të vish këtu e të bësh partiotin, apo t’u kërkosh shqiptarëve që të shpenzojnë edhe 110 milionë Euro të tjera për ta shndërruar Valbonën në një varrezë.
Por bashkohem me Catherine më poshtë kur thotë “this is just idiotic”.
Edhe diçka tjetër: shumë këtu, përfshi edhe mua kanë investuar kohë edhe pará për njohjet që kanë marrë në jetë, dhe i ndajnë me të tjerët ashtu si mundin në këtë forum.
Jo vetëm që nuk është e drejtë që ti të vish këtu “qyl” e të tallesh me to, por të lë edhe një shije të hidhur kur riciklon ironinë fshatareske të diktaturës dhe të Enver Hoxhës me ‘kollosë të mendimit” dhe gjepura të tjera që përdor soji yt për t’i mbyllur gojën mendimit “ndryshe”.
Okay – sorry – about other comments I’ve tried to be polite, but this is just idiotic. Just to GET to the place of work, these projects have already cut a road/scar across the face of Kollata. Kollata is a mountain famous for being TALL and INACCESSIBLE. Having a road cut across it’s face is not only ugly, it’s an insult and attack on the whole character of the mountain. Kollata is one of 4 or 5 major mountains of Albania. A Kollata, humbled, cut down, emasculated and tamed is a loss for not only tourism (get this, you dope: intelligent tourists – which are usually the ones with money – do not travel to get to mountains they can drive up and down. this is why there’s no road up the side of the Himalayas or Everest) but a loss for the whole character of the region. We are the Bjeshket e Namuna, not the soft and fluffy, come drive-all-over-me Bjeshk. Second, the hideous access road is built ONLY to access the place of work, which is so steep and mountainous, that they couldn’t bring machinery there, without scaring an entire mountainside. Now that they’ve built the road, what do you think the access will do? We’re not talking about little pipes, we’re taking about massive 4-m wide delivery tunnels, which have yet to be buried underground. How much devastation can the construction of these create?
Ej… kto komentet patetiko-propagandistike të të qënit pro ndërtimit janë fiks si pseudo-dokumentat e marra për ndërtimin e hidrocentraleve, palo fare dmth!
Si me thënë: S’ka problem për pyjet e prera nëpër male se do të rriten prapë, ose, s’ka gjë se parku i Shebenik-Jabllanicë po gjymtohet se ai është shumë i madh dhe prerja e pemëve nuk I bën gjë!
Le pastaj kur krahasojnë parkun që u ndërtua te liqeni…unë e kundërshtova ndërtimin pikërisht se nuk kishte asnjë dokument/VNM -ë në rregull, nuk kishte asnjë kosto transparent (7mil € për a to lodra!? Seriozisht)?! Nëse, kthehemi tek çështja.
Nuk besoj se midis fakteve që një qytetar I thjeshtë po i merr nga Kethrina dhe mos-informacioni i psonisur nga klika oktapodit adriatiko-jonian, TI të flesh mendjen se qeveria jote dhe e imja (ftkqsisht) po bën gjën e duhur.
Transparencë dhe Informim derë më derë, shtëpi më shtëpi!