Ndoshta vetëm gruaja mund të konkurrojë me qenin për nga forca e sharjeve dhe lehtësia e prodhimit të konotacioneve negative që u janë rezervuar në shqip. Qeni ende nuk ngjit në kulturën tonë, sido që numri i njerëzve që mbajnë qen në shtëpi si beniaminë dhe jo si kafshë utilitare, është rritur nëpër qytete.
Sot shqiptarët kanë nisur t’ia hapin dyert e dhomave të gjumit qenit, ndërkohë që deri vonë qeni e kish vendin në oborr, me ose pa kolibe. Dëgjon edhe ndonjë zë të vetmuar (a organizatë) që mbron shfarosjen e qenve të rrugës që deri vjet ende shëtisnin në kope nëpër Tiranë, por shumica e njerëzve do donte t’i hiqte qafe, qoftë edhe me rrugë asgjësimi kolektiv. Është e natyrshme që shqipja nuk ka edhe një korpus joanonim thëniesh të kohëve moderne që të lidhet me qentë. Këto të fundit në vende të zhvilluara kanë tendencën të jenë thellësisht pro-qen (e anti-njeri), edhe në rastet kur kulturat tradicionale përkatëse u kanë ruajtur qenve skuta pa nder. Por shqipja befason me galerinë e pasur antiqen që ka përpunuar në shekuj.
Megjithëse po të pyesësh dikë për cilësi të qenit, merr përgjigje racionale të tipit: besnik, me nuhatje të fortë, që do të zotin, e vërteta gjuhësore na çon në një tjetër gjendje. Krahasimet e zhvilluara në shqip për qenin janë kryesisht negative: është si qen, sillet si qen, ha si qen, leh si qen, mban erë qen, si qen i lëshuar nga zinxhirët. Po këtu mund të futeshin edhe përdorimet ndajfoljore si qençe ose qenërisht. Nuk është çudi që shqipja është e pasur në sharje direkte që nisin me më të thjeshtën dhe më të fuqishmen “Qen!”, e vazhdojnë me variantet “qen bir qeni”, “qen rrugësh” etj. Po të kalojmë pastaj në variantin femëror të qenit, kuptimi sharës, vetiu, intensifikohet më tej, dhe, po vetiu, përkon absolutisht me sharje të fuqishme kundër grave: bushtër, bushtërz, kuçkë, buçe, gore etj. (Kompozita “llapaqen-e” që përdoret për gra më shumë se për burra, do futej gjithashtu në këtë grup). Nuk zë me gojë këtu, barceletat vlonjate për gruan “qëne”. Këto sharje bazuar në fjalët për femrën e qenit, bartin edhe më shumë përçmim, urrejtje dhe ndot e neveri për të sharin, që në këtë rast kuptueshëm është grua dhe jo burrë. Për njeriun jo-qen që rezervon këtë ndjenjë për të sharin, mashkulli-qen mund edhe të meritojë vdekjen, ndërsa bushtrës e kuçkës nuk ka dyshim që u duhet qepur buçja lehëse për hir të së mirës kolektive. Shkurt: për kulturën tonë tradicionale dominante e dinim fort mirë që është mizogjine, por na del që është edhe mizoqene.
Kuptime të forta dhe sidomos shumë si ato më lart kanë shërbyer si nxitës të një galerie idiomash dhe proverbash të fuqishëm lidhur me qenin. Qenit tregoji shkopin! Përmend qenin, bëj gati shkopin! Mos e trazo qenin që fle! Kush fle me qen, zgjohet me pleshta! (Disa prej proverbave i ndajmë edhe me gjuhë të tjera.) Kemi edhe plot të tjera, tërthorazi negative: “është për t’ia hedhur qenve”, “s’ia ha qeni shkopin”, “ka sa të hanë qentë”, ”s’kishte ku e kapte qeni” “ishte bërë si qeni në qerre”, “qeni që leh, nuk kafshon”, “shkoi për dhjamë qeni”, “është si qen i rrahur”; “qeni mbahet për të lehur”, “ç’i duhen qenit brekët”; ose të tjerë proverba ku qeni del si pa vlerë ose si një burim bezdie e ngatërresash si “erdhën me qen e me mace/erdhën me kuç e me maç”, “e vrave qenin, hidhe në përrua”, “luante qeni i kallajxhiut”, “shkojnë si qeni me mace”, dhe proverbi që hyri e u fuqizua në kohë të socializmit “qentë të lehin, karvani shkon përpara”. Edhe kuptimi i togut emëror “jetë qeni”, duhet përkufizuar me një sfond të tillë kuptimor në mendje.
Pra, na rroftë që qenin e karakterizojmë si besnik dhe si mikun më të mirë të njeriut, sepse në realitetin gjuhësor, e trajtojmë thjesht si qen! Kam gjetur veç një proverb ndoshta-ndoshta neutral: “qeni qepën të hajë”, dhe vetëm në “s’e njeh qeni të zotin” (devotshmëria) ose në “është qen pune” (i paepur, që s’i ndahet dikçaje pa e mbaruar) del ndoshta-ndoshta si pozitiv. Dhe, pa dyshim, ka një numër përdorimesh emërtuese a terminologjike, si “not qeni” e “qen deti”, si edhe emërtime grupuese të llojit si “qen stani”, “qen rojë”, “qen race”, “qen kufiri”, “qen gjahu” apo edhe “qen i tërbuar”.
Dihet që kafshët dhe zarzavatet përdoren rregullisht si sharje në shqip, shpesh edhe në gjuhët mesdhetare, dhe përtej. Por më bën përshtypje pasuria e lidhjeve negative me qenin ruajtur në shqipen, dhe niveli herë i urrejtjes (në to zakonisht qeni perceptohet si agjent i sulmit, egërsisë, kafshimit, rrezikut), dhe herë i përçmimit (në to zakonisht qeni perceptohet si pësues veprimi ose si agjent dytësor a i rastësishëm) për këtë kafshë. Në kushtet tona ku ekzistenca ishte në rend të ditës dhe edukata humane ende jashtë pragut, qeni me siguri është keqtrajtuar, mbajtur për vlerën e përdorimit në rastin më të mirë. Ai edhe është rritur që të jetë i egër, sepse bota në fund të fundit ishte armik. Por qeni më lart shfaqet më shumë si armik, i egër dhe i rrezikshëm, i poshtër, sesa si mbrojtës nga armiku, egërsia dhe rreziku. Në gamën që dhuron shqipja, qeni del si një kafshë që në në simbolikën njerëzore lëviz mes ujkut dhe hienës. Dhe ne jemi popull me traditë fshatarake dhe blegtorale, ku qeni duhet të ketë pasur rol të rëndësishëm në mirëqenien e grupit.
Kam pasur një frikë të jashtëzakonshme nga qeni. Kur lashë Shqipërinë në fillim nuk i kuptoja njerëzit që ishin marrëzisht të dashuruar me qentë e vet. U kthehem disa eksperiencave të mia me qenin në Shqipëri. Mbaj mend se në fshat në Kolonjë kur shkoja për të kaluar rreth dy javë në verë më kanë ndjekur qentë disa herë. Nuk ishte lodër; ishte ndjekje reale për jetë a vdekje. Një herë, kur kalonim poshtë një mali me një stan dhensh në majë, na u vërsulën tre prej tyre. I pamë që larg që vinin me vrap të marrë. Xhaxhi Piloja ne kalamajve na tha të rrinim pas gomarit, ndërsa ai me një hu që kish në dorë nisi t’i luftonte aq fort, sa skena violente e ndeshjes më rri ende në tru sot sikur sapo ta kisha jetuar. E njëjta gjë më ka ndodhur disa herë në Himarë. Shkonim në Spile për plazh. Ne shtëpinë me qera e merrnim gjithnjë afër detit (atëherë kur ajo zonë ish qelibar) e jo në majë të kodrës, por e zonja e shtëpisë nuk kish televizor. Ndaj me ca çuna e goca që bënin plazh me ne, shkonim për të parë televizor në majë të kodrës tek një shtëpi ku nuk na e prishnin qejfin. Ah, ato kthime e rrotullime nëpër ullinjtë e shtigjet me baltë të thatë e erë sherebele të Himarës, që i bënim me vrap të çmendur, me qentë e shtëpive përreth (pa porta oborresh) turrur pas që nuk na lanë kurrë të ktheheshim në paqe. Ende sot, kur dal për qejf të eci apo vrapoj jashtë qytetit, ka një shqisë mbrojtëse që më punon ende dhe nis automatikisht të bëj hartën e pemëve apo objekteve të larta ku mund të kacavirrem sikur të më sulmojë një qen. E nuk po përmend qen të marrë që më kanë ndjekur duke u kthyer për Tiranë pa lejë nga festa e Arbanës, jo andej nga kthehej gjithë tufa, por mes për mes kodrave, tek Lapidari mbi liqenin artificial, turravrap drejt Tiranës poshtë; apo ata që më zunë rrugën në mes të fushës në Mamurras kur kisha ikur (me lejë) nga zbori; apo ata natën nëpër Tiranë pas alarmeve ushtarake kur kishim sistem njoftimi stafetë e duhet të dilnim natën rrugëve për t’u paraqitur në pikën e grumbullimit të batalionit pasi simulohej një sulm nga imperialistët amerikanë!
Kur isha rreth 7 vjeç nuk harroj një traditë që u zhvillua në Tiranë ku polici vinte shtëpi më shtëpi dhe merrte qentë nga të zotët, që pastaj i fusnin në tufë në një si rimorkio ndërtuar prej listelash druri në formë gardhi, mbi një karrocë me kalë. Atëherë pashë për herë të parë dashurinë që lidhte qentë me të zotët. Deri atëherë unë qenve u ruhesha, disa të tjerë i qëllonin. Këta qentë që grumbullonin lagjeve, më pas vriteshin… nuk më kujtohet pse, e ç’punë prishnin. Të ishin të sëmurë? Një mesogrua e veshur me një fustan shtëpie që qante me vajtim duke ndjekur karrocën përgjatë rrugës Qemal Stafa, dhe i thërriste qenit të vet që kuiste fort me noçkën nxjerrë mes listelave. Isha tronditur, por as nuk e ndihmoja dot, as nuk e kuptoja tamam gruan. Mbaj mend që i ndiqja një copë rruge karrocat që dhembnin, e pastaj kthehesha në shtëpi. Unë isha me fat që nuk kisha qen. Dhe që nuk isha qen.
U desh të kisha qenin tim, që hidhej përpjetë në tri-katër salto ajrore kur na shihte, dhe që në një ditë pranvere para disa vjetësh, sikur të mos kish fryrë erë, sikur dera e kopshtit të mos qe hapur, sikur të mos kish dalë në atë moment në rrugë, sikur të mos kish parë një ketër në oborrin kundruall, sikur tamam atëherë të mos kish kaluar një makinë, do ishte ende ulur këtu afër meje duke ndjekur me sy të zgjuar çdo lëvizje timen tani që shkruaj dhe që them se marrëdhëniet e njerëzve me qentë, edhe të atyre që u tremben apo nuk i duan, mund të ndryshojnë. Madje, duhet të ndryshojnë.
Me qelloi njehere te shkoj ne shtepine e nje gruaje te moshuar per nje raport social. E gjeta ne dhomen e ndenjjes, ulur para nje oxhaku te madh ku digjej nje zjarr bubulak. Qendrova prane saj dhe nxorra shkresat e mia, por nuk u nxitova te flas. Kisha degjuar se i kishte ndodhur nje fatkeqesi. Aty verejta se syte e saj nuk ishin drejtuar nga zjarri, por dçka me lart, te buharia e oxhakut, ku gjendej nje urne e bukur, mbase prej porcelani kinez.
Dikur duhej te filloja punen time dhe per te hyre ne faze me te, i mbertheva edhe une syte te urna dhe e pyeta, pa e kthyer koken nga ajo:
-Burri juaj i ndjere?
-Jo, m’u pergjej, -qeni im i shtrenjte.
Dhe u shkreh ne lot.
-Dhe burri juaj?
Ajo mblodhi supet dhe ngriti doren ne menyre shume shperfillese.
Nganjehere mendoj se eshte thyeshmeria e mardhenieve njerzore ajo qe i kthen shume vete ta projektojne dashurine dhe ne teresi boten e tyre emocionale, te kafshet shoqeruese, te beniaminet, si i quani ju.
ndoshta nevoja per t’u dashur e per te dashur kur ke kohe, je ngrohte dhe ke ngrene mjaftueshem. Lidhjet e tilla me qenin jane karakteristike e shoqerive qe e kane kapercyer pragun ekzistencial dhe jane kamur. Pastaj sjellja me qenin behet mode, kulture dhe normalitet edhe per te varferin e asaj shoqerie.
Por une me shume doja te jap nje foto pershkruese te nje historie marredheniesh jo te mira me qenin per shoqerine tone, sic tregon jeta e qenit ne gjuhen tone. U be shkas tregimi i rrugetimit tend me qen. Ashpersia jone gjuhesore me qenin eshte tregues i fuqishem i pikerisht asaj: ashpersise sone me me “te dobetin”. Pak me intereson dashuria pa kufi me qenin, por do doja nje shoqeri qe perkujdesej me shume dhe ish me e dhembshur.
Presja, edhe mua më ka ngacmuar gjithnjë ky abuzim me qenin, që përcillet nga frazeologjia shqipe – edhe pse anoj nga një shpjegim disi i ndryshëm.
Nga të gjitha kafshët e zbutura, qeni i afrohet më shumë njeriut; aq sa ka teori, mes antropologëve, që zbutja dhe bashkëjetesa me qenin ka luajtur një rol në transformimin e paraardhësve tanë biologjikë në homo sapiens.
Nëse është kështu, qeni ka status më të lartë se kafshët e tjera, në raport me njeriun; dhe kjo nuk varet nga vlera ekonomike – sepse një lopë ose një kalë do të vlejnë gjithnjë shumë më tepër; por nga cilësia e komunikimit.
Qeni është shok; njëfarësoj i pranuar edhe ai, në rrethin e njerëzve.
Dhe pikërisht këtu, besoj unë, e kanë zanafillën abuzimet; sepse qenin mund ta përfytyrojmë, virtualisht, si njeri të shkallës zero; ose si një qenieje quasi njerëzore, por pa të drejta.
Pikërisht ngaqë qeni e kalon kohën me ne, atëherë atij i vihen re sjellje që njeriut do t’i dukeshin të papranueshme po t’i bënte një njeri tjetër. Ngaqë e konsiderojmë si “tonin”, qeshim ose neveritemi me ato që bën – duke vënë re atje, me lehtësi, të gjitha ato vese dhe huqe që janë, në fakt tonat.
Qeni është vërtet kafshë shtëpiake dhe i privuar nga liria që gëzon, të themi, ujku; por nga pikëpamja sociale, qeni është më i lirë se ne; dhe sidomos, më i lirë për të qenë vetja.
Xha Xhai: eshte shume interesante te flasim per psene, ne fakt. Une vec e prek ate ne shkrim. Mendoj se te gjitha frazeologjite dhe sidomos sharjet bazohen ne nje lloj afersie me kafshen, se paku ne takime te herepashershme ose “mbreselenese”, qofte kjo gomar apo gjarper. Ndaj ne s’kemi sharje me elefant, psh. Mendoj se ke te drejte kur thua qe qeni u pa si nje nder ne, ndaj hyri fort ne shume perdorime gjuhesore. Nuk besoj qe kjo te kete qene nje situate e vecante per rastin e shqiptareve, sidoqofte. Por kjo do shpjegonte vetem dendurine. Ceshtja eshte tek negativiteti i shprehjeve ne teresi. Une mbetem me ate qe i them Lyss-it ne pergjigje: ajo deshmon ashpersine tone me me te dobetin. Fakti qe kete e bejme me rregullisht me qenin apo me gruan… sepse keto grupe jane konceptuar si “specie” me afer nesh (pra ne burrave – qe do perbenim masen qe prodhonte kulturen dominante) e perforcon ate qe them. Se nuk ia vlen te keqtrajtosh grupe te dobetish pa lidhje me veten, por ama atyre mbi te cilet e ke kollaj – per hir te ngjashmerise – te projektosh gjithe te keqiat e tua, atyre u vjen hakut! Apo jo? 🙂
Femija eshte disi me i mbrojtur ne gjuhe, ne raport me gruan dhe qenin, sido qe eshte pjese e sharjeve.
Vezhgim mjaft interesant, presja! Shprehje idiomatike qe percjellin urtesine popullore ne shqip, gjen edhe per kalin, lopen, mushken, gomarin, dhine etj. si tregues i nje shoqerie baritore .Keshtu shqiptari bari apo blektor ka vezhguar si filozof shoqerine njerzore dhe cenet e njeriut, sjelljet negative te tij, i ka shprehur permes krahasimeve me boten e kafsheve.Kafshet shtepiake jane rrethi i pare i kontaktit te perditshem me boten ne nje shoqeri pastorale.Koloriti gjuhesor I shqipes per qenin vjen jo aq si deshmi e te qenit mizoqen por si deshmi e vezhgimit te holle psikologjik te botes njerzore dhe e vetedijes se njeriu qendron ne hierarki me lart edhe se kafsha me e afert e tij, qeni. Gjuha idiomatike duket sikur “kafshon” qenin por ne fakt permes shprehjeve idiomatike percillet preokupimi per latimin dhe lartesimin e humanitetit tek njeriu. Ghuha vecse shenjon universin homocentrik.
Agolli permes Zylos e ka pikasur kete filozofi kontradiktore kur thote: Qeni eshte kafshe besnike.Atehere pse merzitemi kur na thone: qen!>?
Po, eshte shume i sakte konstatimi se ne shoqerite qe luftojne per mbijetese, qeni eshte mbajtur per sherbime utilitare dhe jo aq si simbol luksi.Nqs ashpersia jone gjuhesore me qenin percjell kulturen e raportit me me te dobtin, ne shoqerine moderne , shoqerimi me qenin dhe kalimi i ketij te fundit, nga kafshe e mbajtur ne oborr, ne kafshe e mbajtur ne krevat apo shoqerues berenda dhe jashte baneses, percjell filozofine e vetmise se njeriut modern dhe mosbesimin ndaj Tjetrit. Jo me kot thuhet se sa me shume njof njerzit, aq me shume i dua kafshet! Nuk di ne cilin film , personazhi pyet parneren: nga dallon dashuria jone me dashurine per qenin? Dhe pergjigjia:nqs dashuria per ty ka si kerkese pershtatjen si kusht per pranim, dashuria per qenin eshte e pakushtezuar.Nuk jam e detyruar te ndryshoj qe te me doje.
Shkruan presja: Por une me shume doja te jap nje foto pershkruese te nje historie marredheniesh jo te mira me qenin per shoqerine tone…
Kam pershtypjen se ky inat qeni kunder “canis lupus familiaris” nuk ka qene gjithnje keshtu te ne, kaq i pamaskuar, i drejteperdrejte dhe gati i pacipe.
Kur vite te shkuara beja vullnetarizem duke perkthyer shqiptaret qe paraqiteshin para autoriteteve te vendit per te kerkuar strehim politik, anketuesi freng, e bashke me te edhe une, mbetem pa mend kur nje bashatdhetari yne nxorri si argumet kryesor faktin se kishte vrare qenin e komshiut. Per pasoje, komshiu kishte te drejte ta vriste ate etj. Anketuesit nisi t’i dale tym nga koka dhe me shihte mua nese nuk po luhej ndonje komedi ballkanase. Pavarsisht nga te gjitha, ai miku vazhdonte te sillte argumentet e tij dhe une aty degjova se “me kanu” qeni i shtepise kishte statusin e nje antari te familjes dhe Kanuni i Lekes njihte te drejten e gjakut po qe se dikush vriste qenin e shtepise…
Jo keq, apo jo?
Pastaj me kendohet edhe nje kenge e sukseseshme vlonjate, që çështë e verteta kam patur rast ta kendoj edhe vete (me ze te ulet), por ne Tirane: Dil mos dil, anes se lumit/ dil moj dil moj qëne qënit!
Nuk besoj se kanuni ishte kunder vrasjes se qenit prej te zotit, besoj. Por nuk e di. Di njerez qe kane vrare se u kishin vjedhur lopet, psh. Besoj keto rregulla kane me shume te bejne me qellimin per te vendosur rregulla per mosnderhyrje ose per mbrojtjen e dickaje jetike per familjen, sesa per miretrajtim kafshesh. Por shembulli eshte shume interesant, dhe une nuk e njoh ligjin e vjeter, kanunin apo tjeter kod.
Nuk jam e sigurte sa pozitiv ishte “O qëne qënit” :). Por jam me ty, qe kenga e kendon pozitivisht. E permend pak ne shkrim kete per Vloren. Po ashtu edhe Të dua, qëne! etj
Presja, po te popujt e tjere me te civilizuar, ne faza me te hershme , pa hyre ne modernitet, ka patur kulture mizoqene? Keni ndonje informacion?
Shpend: ne fakt duhet te kete qene kudo i trajtuar keq. Ende sot ka njerez kudo ne bote qe keqtrajtojne qenin, sepse mendojne se “e meriton”- sepse jo aq i larte e me vlera sa ata (si ata qe i japin nje shkelm kur e shohin afer tyre), ose sepse jane njerez qe kane nevoje te keqtrajtojne ke mundin.
Dhe ka plot gjuhe qe kane sharje qe lidhen me qenin… si edhe frazeologji e proverba negative (disa jane te perbashketa neeprmjet udhetimit textual ose eksperiencave te perbashketa).
Puna eshte se ne e kemi me te pasur si frazeologji, sharja ka me shume force, dhe sidomos disa nga sharjet kane denduri shume te larte. Vec kesaj, ne shume fusha ne jemi 100 ose me shume vjet mbrapa se shoqeri qe kane pasur me shume fat se ne. Ceshtja eshte qe, nese gjuha ndryshon natyrshem, ne mund te bejme nje perpjekje per ta pare qenin ne nje tjeter menyre. Por shkrimi si qellim nuk ka shtrimin e nje plani per ndryshim; thjesht sensibilizimin shoqeror per dicka qe e kemi dhe mund as te mos e veme re. Po ashtu me rendon fakti qe “dobesia” ose grupi i dobet (i perceptuar si i tille) trajtohet me mizori, sjellje ndaj qenve apo grave qofte.
E kisha harruar ate qe thoshte D. Agolli. Falemnderit se me bere te buzeqesh prape.
Me thene te drejten nuk e kuptoj se ku doni te dilni me kete shtjellimin tuaj, por di qe ne shqip “dose” nuk quhet femra e qenit, por femra e derrit.
Ke te drejte. Kur e gjeta ne fjalor si sinonim te nje radhe emrash perdorur per qenin, mendova se ishte fjale e perdorur ne kete kuptim ne nje dialekt qe une nuk e njihja. Ne fakt, ne fjalor eshte futur si perdorim sinonimik shares per femren, dhe jo si sinonim per qenin. E kerkoj dhe me del kudo ne perdorimin e njohur si femer e derrit, dhe ne ndonje kuptim tjeter, por jo per qenin. Do e heq. Falemnderit.
Shqiptaret jane nen influencen judeo-islamike me shume se nen ato judeo-kristiane. Ekziston nje lujte mengjesore ne hebraisht ku mashkulli falenderon Ha-shem-in (Zotin) qe nuk e beri “goj(jo-hebre), qen ose femer’.
Nder myslimane qeni shihet si me i papaster se macja (prove kete jane karafilat e DaEsh-it qe kane mbushur Twitter me foto e tyre me macet)
Karakterizimi i qenit si ‘besnik’ e ‘mik i njeriut’ me duket se eshte nje nga te shumtat kopjime e ‘cargo cult’-e qe kemi marre nga Frengjit.
Interesant si shkrimi ashtu edhe komentet.
Megjithate disa perfundime duken jo te mbeshtetura mire. Se pari, ajo qe « shqipja befason me galerinë e pasur antiqen që ka përpunuar në shekuj ».
Qe ta thuash kete besoj se duhet te kesh bere krahasimet e duhura me gjuhe te tjera. Nuk kam ndonje ekspertize per kete pune por vetem me nje sy te hedhur shpejt e shpejt me rezulton qe edhe italishtja eshte po aq befasuese. Bile me keq akoma. Veshtire te mos gjesh koresponduesen e cilesdo thenie antiqen te shqipes ; e bile mund te gjesh edhe te tjera qe shqipja nuk i ka.
Po sjell me poshte ne origjinal disa vleresime dhe gjykoni vete :
Bisogna riconoscere che nell’ ambito della lingua italiana il nostro amico cane non gode proprio di ottima reputazione.
A cominciare dai più comuni modi di dire come “freddo cane“, “mondo cane“, o “porco cane“, che non si capisce bene a quale dei due mammiferi si riferisca.
Si potrebbe continuare all’ i n f i n i t o citando per esempio una “vita da cani“, passata “solo come un cane“, per poi alla fine “morire da cani“, che, detto tra noi, vivere come molti dei nostri fedeli amici fanno, tra le nostre cure e le nostre continue attenzioni, non è poi così male!
Già nel 1300 il famoso poeta italiano, Francesco Petrarca, aveva da lamentarsi “chè ‘l sepolcro di Cristo è in man di cani“, …( Il cane, protagonista di molti proverbi italiani)
Ose nje tjeter:
Il “miglior amico dell’uomo” sin dai primordi, apprezzato per la sua fedeltà ma chissà perché utilizzato spesso per connotare situazioni e personaggi negativi, squallidi e tristi.
Infatti una brutta tinta indefinita, fra il marrone e il bigiastro è detta “color can che scappa”; dopo un pranzo schifoso commentiamo che abbiamo mangiato “da cani” e dichi non sappia fare il suo mestiere, soprattutto nell’ambiente artistico, si dice che recita, canta o scrive “come un cane”.
Dare del “figlio d’un cane” a qualcuno è spesso più sprezzante che dargli dell’erede di donnina allegra; inoltre si può “morire come un cane”, in totale solitudine, abbandonati da tutti ed è possibile, in un momento di rabbia, “trattare qualcuno come un cane” facendolo sembrare, dopo la sfuriata, “un cane bastonato” grazie alla sua espressione avvilita e vergognosa, proprio come quella di un botolo picchiato dal padrone amatissimo.(Proverbi e modi di dire sui cani)
Keta ndoshta do te lehtesoheshin po te lexonin shkrimin e Presjes, se nuk qenka vetem italishtja e tyre antiqen.
Tani ja disa nga me tipiket e me te skjashmet te krahasuara:
essere un cane[si qen (i ndyre)] ; figlio di un cane[qen bir qeni], razza d’un cane[race qeni] ;
morire come un cane[te ngordhesh si qen] ; sembrare un cane bastonato[si qen i rrahur] ;
vita da cani [jete qensh] ; solo come un cane[i vetmuar,si qen] ;
trattare come un cane[te sillesh si me nje qen] ; stare come il cane alla catena[si qeni ne zinxhire] ;
cane sciolto[si qen i leshuar nga zinxhiret,si qen i terbuar],; Chi dorme coi cani,si alza con le pulci[kush fle me qen , gdhihet me pleshta] ;etj,etj
Por ne shqipe nuk themi ‘ha si qen’ por ‘ha si derr’, as nuk themi ‘shkruan si qen’ por ‘shkruan si kembet e pates’ e as nuk kemi ndonje shprehje percmuese per ngjyren e lekures se qenit duke u treguar me te meshirshem se italianet.
Me tej me proverba :
Ne shqipe kemi ‘qeni leh atje ku ha’ duke ia shfuqizuar besnikerine mitike kurse ne italisht ka nje seri te tere po per kete : Il cane abbaia dove si pasce ;Chi ha del pane, mai non gli manca cane ; Il cane non abbaia per la casa ma per se stesso ; Cane amorosso,sempre velenoso(kete ne shqipe duke e kursyer qenin e themi me gjarperin :=mbaje gjarperin ne gji).
Italishtja shkon deri atje ku shqipja s’do te guxonte, duke e poshteruar qenin deri ne ate pike sa ta rendisin edhe me poshte se mizat :- Alla prim’acqua d’agosto, cadono le mosche; quella che rimane, morde come cane.
Nuk i mungon as italishtes vendosja e gruas ne nje kategori me qenin “-La moglie, lo schioppo e il cane non si prestano a nessuno. ( Njehere e nje kohe ne e kemi pasur : ‘ora, bicikleta dhe gruaja nuk jepen’ ,duke e kursyer perseri qenin ndonse ne fukarallek)
Me ne fund, nuk e di,por nuk me duket se ka shqipja perdorime te tilla te qenit ,qe tingellojne si raciste si keto te italishtes :
« Tre cose son difficili a fare: cuocere un uovo, fare il letto ad un cane, ed insegnare a un Fiorentino » ;“Dime can ma no musso”(per distinguere i tifosi del Verona da quelli del Chievo)
Dhe pas gjithe ketyre, qe nuk munda t’i them dot me shkurt, nuk me duket asfare shqipja me antiqene se italishtja dhe ne shekuj as shqiptari se italiani.
Nuk e them dot por shenjat jane qe edhe kombe te tjere nuk jane me zemergjere me qenin.( Ruset, “il cane non sa nuotare finché l’ acqua non gli arriva alle orecchie“. gjermanet, “il cane morde la cinghia e finisce per prendere gusto al sapore del cuoio”, japonazet “se devi essere cane, sii cane di samurai“.)
Se dyti, lidhur me –« Ashpersia jone gjuhesore me qenin eshte tregues i fuqishem i pikerisht asaj: ashpersise sone me me “te dobetin» »
Ne ket pike me bind me teper interpretimi Xhaxhait. Se po te ishte per “te dobetin”, njeriu ( jo shqiptari se pame qe edhe italiani eshte nga po ai xhins) do te zgjidhte psh qingjin, qe eshte i dobet fare, e nese kete do ta perjashtonim si “femije” atehere gomari do te ishte zgjedhja me e persosur, se duke qene edhe budall (sic e mbajne) eshte edhe me i dobeti. Dhe gomari ose mushka ose kali bashke me qenin jane me te afermit e njeriut nga kafshet qe e rrethojne.
Ne fakt qeni duhet klasifikuar me mire jo tek te dobetit por tek inteligjentet dhe eshte pikerisht per kete arsye,qe njeriu ka ndertuar aq shume thenie,shprehje, fjale te urta duke perdorur qenin si baze te metafores. Duke qene me inteligjenti nder kafshet prane tij , pra duke patur nje potencial me te madh sjelljesh e karakteristikash,per mire apo per keq,ai i jep njeriut mundesi me te medha per te pershkruar artistikisht fenomene te ndryshme. Duke qene dhe ‘miku me i mire’ , do te thote se edhe e njeh me mire ne cilesi e defekte dhe e perdor me gjeresisht e me natyrshem kur i duhet per te ndertuar frazeologji.
Duke u larguar nga miti i besnikerise e duke e pare realisht, qeni i ka te gjitha vecorite: eshte besnik por qeni yt, jo i huaji; qeni yt te mbron,eshte mik, por qeni i huaj te shqyen, eshte armik ; qeni yt te mbron pronen, por i huaji ta vjedh; fjalet e mira thuhen per qenin e stanit ose te gjahut, percmueset per qente e rruges; nje qen rrugac i pangrene e i zgjebosur s’ka asnje poetike si konet e llustruara qe mbajne ne shtepi; etj,etj..
Njeriu, per me teper shqiptari ,historikisht me traditen e nje kulturen baritore, nga realiteti nderton frazeologjine ne gjuhe per nevojat e veta dhe per kete i sherben me se miri qeni ne krahasim me kafshe te tjera; prandaj ka dhe aq shume me qenin e antiqenin, per mire apo per keq. Frazeologjia ngrihet nga realiteti e nevojat , jo anasjelltas. Njeriu perdor kur i duhet e si i duhen dhe ato vecori qe i duhen. Shpesh mund te jene kontradiktore, psh “dardha bie nen dardhe’ por dhe ‘nga ferra e vogel del lepuri i madh’. Prandaj edhe ajo vlonjatshja ‘te dua moj qene’ nuk eshte negative, ashtu sic nuk eshte pilurotshja ‘moj neperka pika-pika’,qe i kushtohen qenies se dashur, e plot te tjera.
Ndjese se u zgjata shume me duket.
Ps- ajo ‘qeni qepen te haje’ ka kuptimin e te pamundures,se qeni nuk e ha qepen, kurse ‘s’njeh qeni te zone’ eshte e barazvlefshme me ‘s’merr vesh i pari te dytin’, rremuje e madhe, dhe jane fare neutrale , as levdojne as e percmojne qenin ; ato thjesht tregojne cfare u tha me lart se sa te lehte e ka njeriu te perdore zerin « qen » ne te foluren e vet te figurshme fale njohjes se thelle qe ka per qenin si kafshe e afert prane tij.
Fatma: falemnderit qe solle perdorimet e sharjeve/shprehjeve/proverbave me qen ne italisht. Jam e bindur qe lexuesit e kane me te thjeshte te orientohen duke pasur nje version tjeter te pasur gjuhesor. Me siguri ke pare qe them ne shkrim se Mesdheu eshte i pasur me shprehje te tilla, dhe se qeni ka perdorime negative ne shume gjuhe edhe pertej mesdheut. Shume proverba te perbashket jane sjelle ne shqip duke qarkulluar; te tjere kane lindur ne rrethana te ngjashme jetesore.
Vazhdoj te jem e bindur se forca sharese dhe frequenca e perdrimit te sharjeve me “qen” ne gjuhe te tjera eshte me e ulet se ne shqip. Ne fakt gjuhet ne te cilat e bazova kete, jane italishtja dhe anglishtja, qe te dyja me plot shprehje negative lidhur me qenin, italishtja me shume se anglishtja. Eshte me interes ajo qe thote Qafirarnaut me lart se duhen pare gjuhe si arabisht e turqisht. Kjo per shume arsye. Ka raste perdorimesh pragmatike qe shqipja i ndan me keto gjuhe.
Shume prej shprehjeve qe ti sjell ne it. e shohin qenin si pesues ose si e keqe pasive. (freddo cane, vita da cani…) Me lart une bej nje vleresim te kesaj ne shqip gjithashtu. Sado te shumta qofshin keto, nuk ngrene fort peshe, ne piken qe une diskutoj. Proverbat dhe sidomos shprehjet e autoreve joanonime (qe per arsye terthore mund te lidhen me traditen kulturore-ndaj “qenit” apo ate ne pergjithesi-, por nuk eshte vendi ketu te diskutohen) gjithashtu jane argumente dytesore, ndaj une i le ne vend te dyte.
Tregues me themelore jane krahasimet mes gjuheve ne sharjet direkte dhe ne krahasimet me qenin ne rol agjenti dhe jo pesuesi. Keto me pas duhen krahasuar semantikisht per nga forca dhe elementet kuptimore negative, nga perhapja, nga frekuenca ne perdorim, nese e trajtojne qenin si pesues apo agjent, dhe nese perdoren ne vete te trete apo edhe ne vete te dyte. Keto jane themelore per krahasimin. Pa kryer studimin sematik, por pa e neglizhuar hic cdonjerin nga shembujt italisht qe ti ke sjelle perpikmerisht, madje duke u shtuar ketyre edhe shembujt e perdorimit ne anglisht, une kam nxjerre perfundimin me siper. Galeria e pasur qe une permend nuk ka vec aspektin e vet sasior, por edhe intensitetin. Nese italishtja barazohet me shqipen ne sasi, nuk ia kalon (nuk e them me krenari kete) shqipes ne forcen e perdorimeve te fjales ne tre-kater rrafshet qe permend. Asnjera nga sharjet italisht, edhe kur jane identike ad litteram, nuk i rrine dot perballe shprehjeve qen, qen bir qeni, bushter, kucke.
Nuk ka fort rendesi , por meqe e permend, “ha si qen” perdoret shume; po aq sa “ha si derr”. (Shkruan si qen??? s’e kam degjuar ndonjehere, por ne themi si kembe pule dhe jo pate. Por kjo s’ka lidhje me asgje. :))
Per perdorimet neutrale me qen, ke nje paragraf ne shkrim.
“ndaj me te dobetit” duhet interpretuar si “ndaj me te dobetit se vetja” jo “ndaj me te dobetit nder kafshet qe ka afer”. Ndaj edhe “femija” ishte i vetmi shembull relevant, ndaj edhe e preka neper komente. Kjo ka lidhje edhe me qellimin e shkrimit qe nuk ishte analiza semantike e fjales “qen”, por konkluzioni mbi bazen e ndjesive si perdoruese e disa gjuheve dhe njohese e disa kulturave, se shoqeria jone duhet te nise te perpunoje nje ideologji humanitare ndaj “me te dobetit” qen, femije etj. Personalisht e shoh sjelljen e popullsise dermuese italiana ndaj qenit dhe femijes me te avacuar se e jona; dhe kjo per arsye krejt te kuptueshme qe i permend me lart.
Ah, dhe shpresoj qe te bjere sa me shpejt ne Shqiperi numri i burrave dhe grave qe entuziazmohen nga pozitiviteti i shprehjes ‘te dua moj qene’ apo nga krahasimi i gruas me neperken apo me larasken. Madje pjesa analitike kritike e shprehjeve duhet te jete pjese e analizes folklorike. Ta kuptosh si eshte krijuar nje “levdate” nuk do te thote te ndash paragjykimet brenda saj. Gjuha i bart, ashtu si edhe kultura, por kjo nuk duhet te jete shkak per te mos pare pertej fasades. A i them une “o neperke” dikujt qe kafshon me gjuhen apo idete e mprehta dhe te shpejta? Pa dyshim jo! Nese po shkruaj nje roman, a e ve ate ne gjuhen e dikujt qe realisht e thote ate shprehje? Pa dyshim, po!
Dhe ne fund, me te drejte, ti apo te tjere lexues duan prova per spekulimin tim bazuar ne njohjen sipas meje te mire, te situates kuptimore dhe antropologjise gjuhesore lidhur me “qen”. Ky shkrim nuk eshte studim qualitativ dhe quantitativ i elementeve kuptimore dhe emocionale te seciles sharje, as analize kritike diskursi dhe as dialektologji e krahasuar, sido qe prania e gjithe ketyre mundesive eshte marre parasysh kur shkrova. Ti je shqiptar/e qe ka jetuar ne Shqiperi nje pjese shenjuese jete, dhe une kam ndjesine qe duhet ti kishe ndjere pak a shume si une forcen qe sharjet kane ne shqip krahasuar me ndonje gjuhe tjeter te pasur me qen. Gjersa kjo nuk ndodhi, i bie qe nje shkrim shkencor eshte i nevojshem. Qe ben vaki une a ndokush tjeter e shkruan. Madje edhe mund te jete shkruar.
Më duket se te ky diskutim duhet përmendur edhe Diogjeni, themelues i CINIZMIT si filozofi dhe si praktikë të jetuari. Ka shumë që vetë fjalën CINIZËM e lidhin me greqishten kynikos, që do të thotë “si qen”; dhe që lidhet me fjalën greqishte për qenin. Vetë Diogjeni njihej edhe me nofkën “qeni”, çfarë ai vetë e pranonte me dëshirë, duke shpjeguar se “qentë e tjerë i kafshojnë armiqtë e tyre, ndërsa unë i kafshoj miqtë e mi, për t’i shpëtuar.” Në një rast tjetër, Diogjeni pa shpjeguar pse e quanin QEN: “unë u lëpihem atyre që më japin ndonjë gjë, u leh atyre që refuzojnë të më japin gjë dhe i kafshoj maskarenjtë.” Diogjenit i pëlqente që qeni i kryente nevojat natyrore në publik pa problem, hante çdo gjë dhe flinte ku të mundte. Qentë jetojnë në të tashmen pa provuar ndonjë ankth dhe nuk merakosen për filozofinë abstrakte. Një komentator i vonë i Aristotelit (Scholium) ka radhitur arsyet pse CINIKËT u quajtën kështu: së pari, për shkak të indiferencës që ata tregojnë ndaj normave më elementare; së dyti, ngaqë qeni është një kafshë pa turp dhe cinikët e bëjnë kult paturpësinë, për të treguar superioritet ndaj normave; së treti, ngaqë qeni është rojtar i mirë dhe ata i ruajnë parimet e filozofisë së tyre; dhe së katërti, ngaqë qeni është kafshë që gjithnjë di të dallojë miqtë e vet nga armiqtë. Peter Sloterdijk e ka përdorur Diogjenin si shembull për të treguar si degradimi personal përdoret për të komentuar ose censuruar komunitetin. Ai e quan KYNISMOS këtë lloj praktike – për ta dalluar nga CINIZMI si shkollë filozofike – dhe vëren se aktori KYNIK e shpreh mesazhin e vet nëpërmjet trupit; duke synuar një regresion të rremë, që e përqesh autoritetin, sidomos kur autoriteti konsiderohet si i korruptuar, i padenjë ose i dyshimtë.
[Për informacionet më lart, mund t’i referoheni zërit DIOGENES OF SINOPE në Wikipedia.]