Flitet se së shpejti do të zhvillohet konkursi mbarëndërkombëtar “Refreni i artë”, ku do të shpërndahen një sërë çmimesh, me siguri edhe për këngët më të bukura shqiptare. Shumë prej tyre e meritojnë, sepse janë bërë hite të padiskutueshme.
Nëpër korridore thuhet se konkursi do të quhet ndryshe “i hapur”, sepse publiku mund të ndryshojë çdo gjë: këngët, kategoritë, çmimet, madje edhe vetë titullin e nismës kulturore. I vetmi rregull që ka konkursi është se këngët duhet të aplikojnë sipas çmimeve përkatëse, por mund të bëjnë vetëm një aplikim. Ky kriter i konkursit ka bërë që të hapen sondazhe të ndryshme online, në mënyrë që kënga të zgjedhë kategorinë e duhur. Në këtë mënyrë rriten shanset për të fituar çmimin. Po cilat janë çmimet? Ja disa prej tyre: “Teksti më origjinal”, “Rima më e këndshme”, “Gjuha e pastër shqipe”, “Titulli më i bukur”, “Thjeshtësia e këngës”…
Ja disa propozime që qarkullojnë në internet:
Për çmimin “Teksti më origjinal” mund të konkurrojnë këngët e mëposhtme [i]:
Sinan Hoxha – Bomba
Mami eres un bomba
Bomba a la playa
Mami eres un bomba
Mami eres un bomba
Bomba… Anda a la playa
Ref:
Boom Kadale, Boom Kadale
Luje Mama Boom, Boom, Boom
Boom Kadale, Boom Kadale
Sexy Mama Boom, Boom, Boom
Kallashi – Bon Bon
Sonte nata jem let bohet e jotja
Ti je arma jem un jom e jotja
Shum o ka ma then un ja thej goten
Aj o helmi jem un per to jom KOBRA.
Ama doren qite n’trup tem
Mere temen qite qaty ku ta then
Po tpelqen ty po tpelqen
Avash jom KALLASH e rrezikshme per djem
Ref:
Don don zemer ti po m’don don
Don don me t shkri si BON-BON
Për çmimin “Rima më e këndshme” mund të konkurrojnë këngët e mëposhtme:
Genta Ismajli ft. 2TON – A Je Gati
Ref:
Baby, baby, baby a je gati?
Baby, baby, baby unë jom gati
Baby, baby, baby t’ka ardh vakti
Baby, baby ty nuk t’vjen mo rasti
Baby, baby pritëm unë jom gati
Baby, baby, baby t’ka ardh vakti
Baby, baby nëse nuk je gati
Baby, baby ty nuk t’vjen mo rasti
Rovena Stefa – Vete me the te dua (Feat. Toni)
Vet me the te dua
e tash mke harruar
Mua me harrove
tjetrin dashurove
Ta le amanete
mos me harro krejte
Kur te cel qershia
kujto lot e mia
Për çmimin “Gjuha e pastër shqipe” mund të konkurrojnë këngët e mëposhtme:
Era Istrefi – Shume Pis (feat. Ledri Vula)
[Era:]
Ref. 2x:
Me love the way you playin this
Je shume i mire, po je shume pis
Kur m’ngreh ti mu I cant resist
But Imma forget that you ever existed
Oh my
Krejt po vesin kush o qaj
Tip fly big time
I dont mind
I foli me dore t’majt edhe hajt
Se une nuk e du nese aj don per 1 nat jo
Im not that kind, jo
Nese don me kon e jotja
Maspari be mine
Dont be outta time
An eye for an eye
Mos m’ec n’ajr
Thu qe ski kufi, ti testoj deri n’sky
Ski me mujt me duru kshtuqe
Bye bye bye bye.
Morena Taraku – Love Love
Do you feel alright yeah
don’t you wanna be my baby now
E dim qe don love
le ta din krejt krejt kreejt
e din qfar dua
e di qa po don ti
ski mi ra pishmoonit masi te provon tii
when you be my babe
come on be my babe
this is all I want from you tonight
Ref.
I want you love love love
I need you love now and now
This is singig love love love
hajde hajde edhe une tperqafoj
love love love hajde ma knej askujt nuk i tregojj
Uuuu bone veq per mu
hajde veq per mu
just me and you
Enca – Soul Killa
Ref. 2x
I’m a soul killa you know it
I’m a soul killa, I’m on it
I love fooling you, I’m bad
But I’m gonna, I’m gonna do it again
Mos rrej qe e nxona
Kishe un ja bona tonat asaj
Kishe un dhipnone
E sa her tem qohet ato e maj
Uh, ke dasht po sem ke pas
Edhe krejt njerzt e din qe un ty sta kom rras
Uh, E di don ti me plas
Mem bo perveti nuk ki ti fac
Oooo sdi qysh met hjek
Oooo po don mem prek
Oooo hala tem njek
Oooo po sun em nxen
Për çmimin “Titulli më i bukur” mund të konkurrojnë këngët e mëposhtme:
Samanta Karavello – Ss (Feat. Skivi)
[Skivi]
Nuk e kom problem me pi
Veq nese e ki ti
Sonte jena na perqef
Per cka ke ardh ti
[Samanta]
Duket qart kjo prezenc sa peshon hey
Kjo nate po shperthen si shampain
Elvana Gjata – Disco Disco (Feat. Kaos)
[Elvana:]
Dites ja fillova
Ashtu si une du (Uh)
T´gjithat i harrova
Sot une vec po du (Uh)
Muzik shum
Me beat shum
Me bo, jo, nuk di tjeter gje
Nga dritarja hodha
Fustanin e shkurt (Uh)
Du mi lan kto gjona
Se nuk jon per mu (Uh)
Muzik shum
Me beat shum
Me bo, jo, nuk di tjeter gje
[Ref:]
Let´s Go (Let´s go)
Uh Uh disco disco
Uh Uh jam disponu
Uh Uh disco disco
Uh Uh jam disponu
Jam disponu, jam disponu
Hajde edhe ti, baby, hajde edhe ti
Flori Mumajesi – Nallane (Feat. Dj Vicky)
Ke vesh nallane
dhe bo filozofi nëpër mihane
nëse ke menu se mu m’nale…
mu nuk m’nalin dot 40 si ty
m’vjen keq për ty
Hilet i bone
dhe në fund ja fute vetes tane
nëse ke menu se cool u bone
shumë ti ke gabu
Mos u merr me mu
(x2)Ta du shumë mamin
Mamin ta du shumë ooo
Respekt për mamin
Po për ty respekt jo
Pyete pak mamin
se dhe ajo m’do
Ça do thotë për mu
Për çmimin “Thjeshtësia e këngës” mund të konkurrojnë këngët e mëposhtme:
Poni – Amerikano (feat. 2 Step)
[Poni] Ref 2X
Amerikano sa mire po na shkon
Italiano sa mire po na shkon
Diaspora sa mire po na shkon
Ooo sa mire po na shkon
[Poni]
O sa shpejt ecen shqiptari
Dhe me shpejt se nje Ferrari
Te rremben si uragani
Kuq e Zi behen nami
[Poni] 2x
Star star star anembane shqiptare
[2 Step]
Albane, albane albane
S’ke mendu sa shpejt shkon jeta
Albane , albane albane
S’ke mendu sa shpejt shkon jeta
Ti po don ti po don ti po don
Po ta nis ty nje puthje
Qe zemra te kalon ne sezon
Arta Bajrami – Tamam
Taman Taman 4x.
Perpara teje syni jem, pos prindve, vllaut tem,
per tjeter kon nuk kishte vend, vend ne zemren tem.
Kallzom o loqk ku ishe qe sa e sa vjet, por ti knap per trup pom bishe, taman ti mu je ka m’bjen.
Taman taman 4x.
Pjesëmarrja e këngëve shqiptare varet edhe nga votimet online e nga komentet, të cilat mund t’i ndryshojnë kategoritë ose vetë këngët. Për mendimin tonë, si dëgjues e vlerësues i këngëve të mësipërme, rëndësi ka që të gjitha janë këngë shumë të bukura, së bashku me tekstet, ndërsa gjykimet janë subjektive, çështje shijesh.
Votimet janë të hapura, klikoni ku të doni.
[i] Tekstet e këngëve janë marrë nga faqja internet: teksteshqip.com
votoj per ermal mamaqin, nje latin lover i vertete, lopcar argjentine me zerin e andeve peruane dhe cizme druri braziliane (ose nallane)
Keto kenge shoqerohen me “nje koktejl te kuq”, sic degjova nje tallavajse te porosiste ne nje lokal. Sot dashurohet me taç se per ate muhabet o mami i kenges. Ne festival eshte edhe nje ripunim i kenges “Banania” e Dashnor Dikos, nje krim i vertete ndaj artit. Me lejoni ju lutem te risjell ketu tekstin origjinal, shkruar ne vitin pa buzeqeshje 1997. Une shumicen e gjerave ketu i kuptoj kur shoh Dashin ne fytyre:
Një vajzë të bukur njoha
E brishtë e pafaj
Tek po blinte një banane
Një banane ngjyrë e flokve të saj
Kam kohë se kam takuar
çdo çast e ëndërroj
Por jo shpresa nuk është shuar
Se një ditë un prap do ta takoj
Vall është e dashuruar
Un fola pak ndaj si ta di
Nëse është e vetmuar
Nga një dua atë ta bëj unë dy
(2 herë)
(refren)
Një zë flet vajza është si bananja
Të shijon kur e zhvesh, e prek ti vet
Por kujdes, por kujdes nga bananja
Mos e hidh e mos e shkel sepse rrëshqet
(2 herë)
Vallë është e dashuruar
Un fola pak ndaj si ta di
Nëse është e vetmuar
Nga një dua atë ta bej une dy
(2 herë)
(Refreni)
Me duket vajza
Porsi banania
Porsi banania
O albane o moj drane…
Ja edhe ky tekst pak i njohur, i rapper-es Bullica Jeme, kushtuar producentit të saj, Ilir (Like) Dabërdaku:
Like të kom kikirik
Mos më hajde pa llastik
Mos më hajde mos më hik
Like të kom kikirik
Kur mërdhif ngrofu ke zjarri
Po vdeksha më hec ke varri
Like nuk i gjindet qarri
Se m’osht shpif kunji si morri
Like zemra mos vdeksh kurrë
Unë pa ty ngelsha pa burrë
Bukë e harrume në furrë
Shtatanike e rrit me hirrë.
Konkurs me shumë vlera dhe prurje të padiskutueshme në një sërë drejtimesh: lëmin muzikor, atë letrar (përdorimi i figurave letrare ka arritur maja të pangjitura më parë; epik krahasimi i shpejtësisë së shqiptarit me atë të Ferrarit…) dhe sidomos prurjet e hatashme gjuhësore.
Ky konkurs është përgjigja më e mirë për ata që mbrojnë me fanatizëm standardin e shqipes: nëpërmjet këtyre vargjeve sovrani ka folur dhe ka dëshmuar me prova konkrete se standardi mund të përthithë në mënyrë shumë krijuese forma gjuhësore që sot duken vite dritë larg nga njëra tjetra.
I ftoj kësisoj lexuesit të vënë re madhështinë e bashkëjetesës së shqipes standarde “bukë” me gegnishten muzikale “e harrume”, për të cilën studiuesit e Universitetit të Rrogozhinës vunë re se mund të përdorej fare mirë për të zëvendësuar turqizmën “bajate”, pra “bukë e harrume” në vend të “bukë bajate”
Po ashtu, lirizmi në krahasimin e flokëve të vajzës me ngjyrën e bananes – vlerësuar si kulm poetik nga studiuesit zeshkanë të Universitetit të Republikës Dominikane – , për të përfunduar me Like kikirikun që ia lumsha llastikun.
Në fund, falënderime të ndjera për zhvillimin e konkursit multi-dimensional. Një përkujtesë e nevojshme ky konkurs mbi qëndresën historike të shqiptarëve, të cilët, edhe pse mes sfidash neologjike e neodialektore, ia dalin mbanë që deri diku të merren vesh mes vedit.