Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

SIMPOZIUMI I PARË ALBANISTIK

Organizuar nën kujdesin intelektual dhe moral të:

KONSULLATËS AMERIKANE NË DIBRËN E MADHE, QENDRËS SË STUDIMEVE SHQIPOLOGJIKE TIRANË, QENDRËS BALLKANIKE TË PRISHTINËS DHE SHOQATËS SHQIPTARO-ATLANTIKE TË PATRIOTËVE INTELEKTUALË NË DIASPORË

Strugë, 30-33 gusht, 2015

PROGRAMI

Fjala e mirëseardhjes, nga Prof. Dr. Agime Kallajxhi-Vokshi, drejtoreshë e Fondacionit të Dijes Ballkanike, Tiranë-Prishtinë-Shkup.

Përshëndetje e ambasadorit amerikan pa portofol, shkëlqesisë së tij z. Hikaru Botcheroo

Përshëndetje e Kryetarit të Shoqatës së Tifozerive Shqiptare, Spartak Taku

Përshëndetje e rektorit të Universitetit Amerikan të Elbasanit, prof. Alistair Zaranika.

 

Seanca I

Prof. Daniel Kahreman, psikoanalist, Universiteti Amerikan Ballkanik, Izmir (Turqi):

PËSORJA E SHQIPES DHE LIGJËRIMI PASIV-AGRESIV

 

Sadije Bizhga-Kasemoviç, RN, Kryeinfermiere e repartit të kardiologjisë, Spitali Montefiore, Bronx (ShBA)

ZEMRA SHQYPTARE NË VARGJET E RAPSODIT UK NDUE GJOSHA

 

Prof. Zoran Ngazoroviç, matematikan, specialist i teorisë së numrave, numerologjist, Universiteti Mormon i Tuzit, (Mal i Zi):

TETËRROKËSHI I KËNGËS POPULLORE SHQIPE SI DHJETËRROKËSH I CUNGUAR

 

Dr. Shkëndija Kabashi-Strumpf, Mjeke obstetër-gjinekologe, spitali Hypathia, Tiranë

LINDJET E VËSHTIRA NË ROMANIN SHQIP TË REALIZMIT SOCIALIST

 

Diskutime

 

Seanca II

Prof. Ephraim Niedermeyer, Ekspert taksidermist, Parku Zoologjik i Vjenës, zv. president nderi i WWF:

DOGANÇJA E KOMUNITETIT TË COMPRACHICOS-VE TË KËLCYRËS: PROPOZIM PËR NJË MUZEUM TË GJUHËS SË FOLUR

 

Kolonel Dr. James Lee Jarrah, mjek ushtarak, Spitali Amerikan, Ramstein (Gjermani):

TIPOLOGJIA E PLAGOSJEVE ME ARMË TË FTOHTA NË EPIKËN HISTORIKE SHQIPTARE

 

Fotis Vouritas, Kryetar i Shoqatës së Barinjve të Pindit, zooteknik amator:

FENOMENOLOGJIA E DHISË NË FJALORIN E SHQIPES SË SOTME, 2006

 

Ing. Siegrun Abwehrova, inxhiniere ndërtimi, Universiteti Amerikan i Urave, Budapest:

NDËRTIMI I SOCIALIZMIT ME FORCAT E VETA NË SHQIPËRI, NJË QASJE FUZZY-LOGIC

 

Prof. Abedin Kryegjata, Akademia Enologjike e Gashit, Gash

SINKOPA NË KËNGËT E BUTIT: VËSHTRIM ETNOMUZIKOLOGJIK I NJË EFEKTI BALLKANIK TË ALKOOLIT

 

Diskutime

 

Seanca III

Dr. Dëshira Belegu, mjeke higjieniste, drejtoreshë e Klinikës së Toksikologjisë, Spitali Turko-Qipriot, Shkozet:

METAFORA BIOLOGJIKE NË DISKURSIN IDEOLOGJIK PËR PASTËRTINË E SHQIPES

 

Ing. Subash Hazbiu, inxhinier ndërtimi, Bechtel-Enka, Antalya (Turqi)

OXHAKU I NALTË NË POEZINË SHQIPE TË VITEVE 1960: NDOTJA E MJEDISIT SI SHËNJUES I PROGRESIT

 

Ing. Vangjel Kallopulli, drejtor i ujërave të zeza, Bashkia e Sarandës:

DIALEKTIKA E KOMENTEVE ANONIME NË SHTYPIN SHQIP ONLINE

 

Prof. Dr. Petrol Mentesha, mjek neurolog, Universiteti Amerikan i New York-ut,

MË RËNTË PIKA! – DAMBLLAJA NË IMAGJINATËN E PLAKAVE TË VEJA TË SHQIPËRISË SË JUGUT

 

Dr. Llambrini Kokopifqe, lektore e koreografisë së aplikuar, Kolegji Uniat i Janinës, Greqi

TË ECËSH KEQ: KËPUCË GRASH NË REKUIZITËN E ISH-KINOSTUDIOS SHQIPËRIA E RE – PROLEGOMENA PËR NJË TEORI TË FEMINIZMIT SHQIPTAR TË EKRANIT

 

Diskutime

 

Seanca IV

Dr. Luc Pis-Savant, Ornitolog, drejtor i rezervatit të shqiponjës së alpeve, Mont Blanc:

RRETH ORIGJINËS ORNITOLOGJIKE TË FJALËVE SHQIP DHE SHQIPTAR

 

Llepa Dizdareviç, drejtoreshë ad interim e sallonit të modës “Give It Up Kiddo”, Tuzla:

PROVERBI “VESHA KOPILESHA”: PROLEGOMENA PËR NJË TEORI TË ETIKËS RURALE PËRBALLË KUNDËRPUBLIKUT NË BALLKAN

 

Mag. Hugo Handschuhe, Mjek proktolog, Spitali Universitar Amerikan, Novi Pazar:

PËR NJË KLASIFIKIM PARAPRAK TË METAFORAVE KOPROLOGJIKE NË GRAFFITI-T E BATHORES, TIRANË

 

Dr. Fakk Yooh, kimist farmakolog, Procter & Gamble:

LUHATJET NË PËRMBAJTJEN E KAFEINËS NË ESPRESSO-T E SHËRBYERA NË KAFENETË E BLLOKUT, TIRANË

 

Prof. Jalal Al-Jalal Abbasi, Historian i Tregtisë së Armëve, Universiteti Ushtarak i Beirutit (Liban):

ZAKONI I FISHEKUT NË PAJË DHE PLAÇKITJA MASIVE E MUNICIONEVE AUSTRO-HUNGAREZE GJATË LUFTËS I BOTËRORE NË SHQIPËRINË E VERIUT

 

Diskutime

 

Fjala e mbylljes e Ministrit të Propagandës Kombëtare, Prof. Dr. Nel Katallani.

Degustim i verërave lokale dhe i mushtit, mbrëmje gazmore me pjesëmarrjen e aktorit komik Valon Mujsha, mock match making event i mikpritur nga TV Mokra.

Pa Komente

  1. Natyrisht, kryemimistri Hiçnator Gjytyrymi, shkelqen me mungesen e tij. Por une gjithsesi mendoj se koha ka ardhur qe te shikohet ne sy fakti se Albanistika eshte prodhim qe konkuron me aftesite tona, ne studim, organizim, idealizem, nga ai qe i ka shpetuar tatimit te budallallekut, por edhe motivimit. Pra ne kete shkrim, a refleksiom nuk shoh humor, as humorr, por nje realizem spontan, i cili zbulon te verteten. Eshte marrezi te mendosh, pas kesaj pervoje traumatike, te synohet serish krijimi i institucioneve hijerenda si ato ku dikur hynte Cabej etj.. Do merrnim veten ne qafe. Kaq e kemi hapin. Mjere ai qe ka talent e dhunti vertet.

  2. VËREJTJE: Botimit në bllog të këtij njoftimi i mungon ilustrimi grafik me hartën AUTOCHTHONOUS në broshurën e njoftimit origjinal, bukuria e të cilit i bëri të fluturonin, dhe jo vetëm shpirtërisht, të gjithë pjesmarrsit.

    Mos vallë e qëllimshme???

  3. Kur lexon programin nga poshtë-lart, duke lënë jashtë leximit titullin e referatit të fundit, zbulon përmasa të reja që hapen tek titujt në vijim, sipas rreshtimit të tyre me emra ekspertësh të fushave të tjera, në dukje pa shumë lidhje me subjektin.

    psh:

    LUHATJET NË PËRMBAJTJEN E KAFEINËS NË ESPRESSO-T E SHËRBYERA NË KAFENETË E BLLOKUT, TIRANË

    Prof. Jalal Al-Jalal Abbasi, Historian i Tregtisë së Armëve, Universiteti Ushtarak i Beirutit (Liban)

    (Në Prishtinë u mpiva një herë kur pas shpinës dëgjova dikë t’i thotë kamarierit: “Qitma nji pa plum’!”
    Mesa kujtoj “pa plumb ” ishte emërtuar një lloj makiatoje lokale, a si kjo, por gjthsesi eksperti libanez i tregtisë së armëve, me një kërcim ndërdisiplinor, na përkujton Bllokun në Tiranë si poligon të njohur vrasjesh ‘de luxe’, për të mos folur për luhatjet në çmimin e municionit kinez, në pazarllëk e sipër, kur adoleshentët e painiciuar kontraktualë nga Florida firmosnin dokumente pas dokumentesh, kafe pas “kafeje pune”, në alivani e sipër, me sekserët e Ministrisë së Mbrojtjes, deri para Gërdecit.)

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin