Zhvillimet e fundit në teknikën kartografike të kombinuara me një kuptim më të thellë të së shkuarës, lejojnë tani të krijohen harta të reja, që jo vetëm ilustrojnë, por edhe korrigjojnë historinë, duke kombinuar entuziazmin futbollistik me spiritualitetin kombëtarist të Facebookut.
Shënim: Kjo hartë parodizon etnocentrizmin dhe nuk pretendon, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, të shprehë a të mishërojë ndonjë pretendim territorial ose program politik për rivështrimin e kufijve ose ndryshimin e përbërjes etnike të shteteve në Ballkan.
Note: this map is meant as a spoof against ethnocentrism and does not intend to represent, in any way, any political claim for redrawing state boundaries or alter the ethnic composition of states in the Balkans.
Copyright (C) Peizazhe të fjalës. Ndalohet riprodhimi i hartës nga mediat tradicionale ose elektronike, pa lejen eksplicite të një administratori të blogut dhe, në çdo rast, pa shënimin e mësipërm në shqip dhe në anglisht.
Më poshtë, tek harta, me siguri gjendet e famshmja “hic sunt leones“. 🙂
Dhe unë që mendoja se e kishe kapur majën, Castigat, me “shqiponjën e mbushur me mish qingji”– hmm, my good luck to be wrong, dhe lum shqiptarët që të kanë, se na e ngope barkun dhe syrin me ëndrra!
(https://peizazhe.com/2012/11/27/shqiponje-e-mbushur-me-mish-qingji/)
C’do te thote shkleri?
Arbëreshët në Itali dhe sidomos arvanitët në Greqi i kanë pasë thënë “shklerisht” greqishtes dhe ndonjëherë bullgarishtes. Kjo fjalë rrjedh nga një temë që ka dhënë edhe “shkja/shka” në gegnishte. Kështu “Shkleri” do të ishte vendi ku flitet “shklerisht”, ose Greqia.
Hmm, interesant.
Nga e kemi atehere “shkije”??
Nga skizmatik apo nga Sclavus/Sklavos – latinisht dhe greqisht per sllav?
Duket sikur nga e para, por vete arvanitet a nuk ishin ortodoks?
Mbase jo qe ne fillim.
Bardhyl Demiraj ka shkruar një libër (Shqiptar dhe shqa, Naimi, 2014) ku merret gjerësisht me këtë fjalë. Për të etimologjia është prej opsionit të dytë; por ç’është e vërteta origjina prej fjalës skizmatik duket më logjike. Me që ra fjala, sipas studimit të të njëjtit autor “shkja” ka pasur jo shumë kohë më parë edhe kuptimin “skllav, shërbëtor”.
Kjo harte eshte ne kundershtim flagrant me pikpamjet moderne te disa historianeve te klerit myslyman ne Kosove dhe te Forumit rinor myslyman kosovar. C’jane keto Shkoder, Tirane, Prishtine..? Duhet Ushkydar, Ushkup, Kalkandele,Alltunili,..Pa le Arnautlluk, nje nocion pa permbajtje, qe eshte vendosur thelle ne jug kur duhej te ishte “diku” ne veri te Ballkanit. E vetmja gje me vlere eshte qe termi ‘shqiptar’ nuk eshte perdorur asnjehere, qe nga Tuna deri ne Cifuteri. Hallall per kete, por ama qe autori qenka i infektuar keq me virusin kombetarist, kjo duket ashiqare.
Më fal se po shprehem kështu shqeto, por një mut janë të dyja palët.
Per njeren pale s’te kundershtoj dot, per palen tjeter vetem kjo kishte mbetur t’iu thoshje.
Hidhi një sy këtij linku më poshtë të lutem:
https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966/posts/865448426847296
Jo për çfarë ka shkruar K.M., por për reagimet që ka marrë nga “miqtë” e vet. Kjo është pala tjetër, këtyre gjeju ti një etiketë, nëse nuk të pëlqen imja. K.M. nuk më intereson fare në këtë mes.
Lexo pastaj, gjithnjë nëse ke kohë dhe oreks, komentet pas këtij shkrimi të F.L. te Tema:
http://www.gazetatema.net/web/2015/04/06/fatos-lubonja-edi-rama-tashme-ka-marre-rolin-e-babait-te-kosovareve-kenga-e-fundit-per-kombetaren-e-tmerrshme/
Duke lënë mënjanë tezat e shkrimit vetë. Mua më bie në sy një arrogancë e madhe, një agresivitet, i cili mund të burojë vetëm nga bindja e dikujt se ka absolutisht të drejtë. Dhe, në fakt, mua ky agresivitet më tremb më shumë se ajo që kërkojnë këta njerëz – sepse është agresivitet i sponsorizuar nga lart.
Duhet gjetur ndonjë psikiatër ta pyesim përse këta tipa nuk shkojnë t’i bëjnë të njëjtat gjëra tek adresa e ndonjë gjykatësi apo politikani të zhytyr në gjithfarë pisllëqesh, por trimërohen me K. M. dhe Lubonjën, që në fund të fundit janë larg te qenit “e keqja e madhe” e vendit apo e këtij populli. Se dakort paskan një talent të madh për të hedhur tonelata vreri, po përse nuk e përdorin talentin aty ku duhet, kjo është e çuditshme!
Nuk e di nese beson vertete apo insinuon se nje vulg i tille komentesh eshte karakteristike ekskluzive e kombetaristeve per te merituar epitetin, qe nuk ua kursen. Per nje te paanshem eshte lehtesisht e qarte se kjo eshte vecori e vulgut pa dallim perkatesie, kombetariste apo antikombetariste,katundariste apo kryeqytetse,e majte apo e djathte,e krishtere apo muhamedane, etj, etj. Per pasoje nuk nxjerr dot perfundimin se ata qe shajne jane kombetariste , prandaj jane muter. Eshte share IK e PXH, qe te pakten ti i mban per kryekombetariste,me rrenje e me dege, me liber shtepie, jane shitur e blere tek cdo lloj sllavokomunisti ,tek cdo fondamentalizem me poturre ,kamillaf a miter apo tesere partie …, por s’mund te pretendohet se e benin nga pozita kombetariste. Perkundrazi i perkisnin nje tjeter lloj muti, nje tjeter gjysmeje…
Pergjithesisht nuk e kam kuptuar kurre perse i jep kaq rendesi ketij niveli, pa bere nje analize , pa diferencuar kete sektor te komentuesve, pa ditur as se cfare perqindjeje zene ne totalin e komenteve, opinionin e ciles shtrese perfaqesojne,dhe mbi te gjitha sa ndikojne opinionin e lexuesve. Nuk e kuptoj perse kerkon raste ekstreme per te bere kauzen tende ( si ai i ing Gurit, qe dihet boterisht se c’mall eshte).
Vulgu nuk ben dot opinion sado ta ekspozosh qofte edhe me kritika ndaj tij.
Prej teje do te prisja me shume interes nje analize, qofte edhe koment, per intervisten e fundit “kombetariste” te Edi Rames,se nese ka motive populiste apo nevoja reale e te justifikueshme te politikes ne situaten e komplikuar, apo me ne fund eshte nje refleks i pashmangshem i nje procesi kombetar ende te paperfunduar. Cuditerisht shume heshtje nga taborri i opinionisteve; i vetmi reagim nga Vuçiç me arrogancen e vjeter dhe nga nje shkrues, sz, i punesuar ne gazeten e Nanos, shkruar me gjuhen e Berishes. Nuk besoj se ti e kursen ER per shkakun se e ke mik.
ps-nuk e di se cfare reagimi tjeter mund te kishte ndaj nje te fandaksuri si KM; ndersa FL, i kapur ne kurth ne mllefin e perjetshem, ndaj ER, te pandryshueshem ne cdo rrethane e nga cdo faktor, eshte per pasoje i pabesueshem e acarues,rrjedhimisht toni i komenteve e ka nje fare justifikimi.
Shkruan:
Por kushedi harron se çfarë the në komentin tënd fillestar, që u bë shkak për këtë debat mes nesh:
Ti vetë përmende ‘historianët e klerit myslyman në Kosovë’ dhe ‘Forumin rinor kosovar’; ti vetë e kornizove hapësirën sociale të dukurisë, duke e ngushtuar në palët më të zhurmshme dhe ekstreme.
Dhe unë t’u përgjigja që të dyja palët një mut janë. Palët i përcaktove ti, jo unë.
Natyrisht që jo të gjithë ata që simpatizojnë çështjen kombëtare dhe i japin asaj përparësi janë ‘kombëtaristë’ futbollistikë kuqezi, sikurse jo të gjithë myslimanët në Kosovë dhe gjetiu ndihen të përfaqësuar nga hoxha Salih ose Forumi Rinor i Kosovës.
Por nëse do të merremi me hoxhën (dhe unë jam marrë me të sot me një shkrim më vete), do të merremi edhe me këta rrugaçët e krahut tjetër, të cilët haptazi po i nxit Digjitalbi me videon e vet fashiste.
Sa për Ramën, këtë e kanë kritikuar boll për çfarë thua – nuk më pëlqen që t’i bashkohem korit, as e kam zakon; dhe as kam ndonjë detyrim të merrem me kryeministrin shqiptar (temat kam privilegjin që t’i zgjedh vetë). Por nuk do t’ia kisha kursyer kritikat natyrisht, sikur të vinte puna dhe radha.
Nuk besoj se ‘historianët e klerit myslyman në Kosovë’ dhe ‘Forumin rinor kosovar’ perbejne dy pale; ata jane pjese te se njejtes pale.
Pala tjeter eshte ajo ku me adresove per te lexuar , komentet kombetariste kunder FL. Jane pale , te kundert , sepse njera e zgjeron Shqiperine deri ne Turqi, tjetra Turqine deri ne Shqiperi.
Megjithate ,ok. Edhe nese jemi keqkuptuar.
Erdhi puna qe edhe shkruesit e paguar lakohen, ndaj edhe kam te drejte te pyes, apo te instruktohem: Cfare do te thote “me gjuhen e Berishes?” Dhe falemnderit ne barazimin ne reagim me Vucicin, se na ndihmon me perspektiven e ndonje strehimi politik. Dikur e bente gazeta “55” kete pune.
Te flasesh me gjuhen e Berishes do te thote se pari,te formulosh fraza, te ngresh akuza dhe te mos ndjehesh i pergjegjshem para publikut t’i argumentosh dhe se dyti, te sulmosh e kritikosh me paragjykim ne cdo rast per te denigruar.
Nese mund te kerkohet ndonje justifikim per Berishen si pale politike, per nje gazetar eshte e palejueshme ne cdo pikpamje. Ne shkrimet e tua per Ramen shfaqesh rregullisht i tille ndonse gazeta ku shkruan nuk eshte partiake, nuk eshte RD apo 55.
Une nuk e di cfare behet pas perdes ne gazeten tuaj; ti mund te jesh ngarkuar “t’i biesh k/qeveritarit”, mund te jesh edhe ti qe drejton atje, por si pjese e publikut i gjej te pajustifikueshme qofte frymen konstante hapur keqdashese ndaj Rames, ashtu edhe paternalizmin, qe shprehet ne interpretimet jo vetem te panevojshme per publikun por sidomos te pathemelta.
Nuk pretendoj te mos kritikohet Rama, as te mos besh interpretime “per te ndihmuar” publikun te kuptoje por mos e trajtoni publikun si te tille qe e ha sapunin per djathe.
Nuk e pata parashikuar qe do shqetesoheshe kaq shume e kaq shpejt nga permendja ketu dhe fatkeqesisht nuk kam mbajtur shenime nga shkrimet e tua qe te te argumentoja me detaje. Kam vetem kete nga shkrimi i fundit :
“kryeministri shqiptar po vepron njësoj si paraardhësi: në mungesë të një plani integrimi të shpejtë, nxjerr kartën nacionaliste. Ka madje edhe leximin e vet për Europën: “Kemi një Europë taktike, jo strategjike”, tha ai.Kështu edhe ky rast, ku kryeministri shqiptar paska bërë një deklaratë të fortë, pikërisht pak kohë përpara vizitës së planifikuar të Vuçiç në Tiranë. Të vetmit që nuk pyeten për këto xhonglime gjeopolitike që Edi Rama hiqet se i ka nga vetja, janë qytetarët shqiptarë, të lënë në mëshirën e të keqes më të madhe që mund të kenë provuar ndonjëherë: qeverisjet e Tiranës.”,
si dhe nga nje shkrim i meparshem kujtoj qe i referoheshe programit te Rilindjes se Ps si ‘qitap bakalli” !!!
Si shume tangerllik ka ne keto fraza,nuk te duket? Le ta quajme me bute, narcisizem. Por sinqerisht nuk mendoj se ke te ndenjura per te bere keto fillozofira me nje te rene te lapsit, tak-fak. As mendoj se ti ,bashke me gjithe stafin tuaj, mund te detajoni e argumentoni c’keni shkruar edhe sikur te ngujoheni ne redaksi si Oso Kuka.
Prandaj ju kam quajtuar shkrues dhe jo gazetar, por uroj qe nje dite te behesh gazetar, i mire bile. Se deri tani , meqe me permende “55”, me dukesh si i teletransportuar prej andej ne tabijate e terbijete.
Interesante sa perputhet me shtrirjen pellazge dhe ilire.