nga Alvi Singer
Variantistika ka rëndësi në shqyrtimin e veprës së shumë autorëve.
Variantet e autorit, pra ndryshimet, ripunimet, ndërhyrjet në tekst kanë rëndësi themeltare. Shtesat, eliminimet, transpozicionet (zhvendosjet e pjesëve të caktuara të tekstit brenda tij) ndryshojnë tekstin dhe mesazhin e tij.
Prej këtu rëndësia e botimeve kritike të veprave të letërsisë shqiptare. Kjo nevojë shtohet për një pjesë të letërsisë shqipe po të kujtojmë që në shqip alfabeti i sotëm është futur relativisht vonë. Siç është futur vonë edhe norma drejtshkrimore. Aq më tepër kur dimë që shumë nga veprat për të cilat po flasim kanë shumë botime. Dhe të dallojmë këtu botimin nga shtypja dhe rishtypja e të njëjtit botim. Janë probleme me të cilat filologjia shqipe është përballur dhe duhet të përballet. Ndryshimet ortografike, fonetike, leksikore, morfologjike, sintaksore janë objekt i punës së filologut dhe kritikut letrar në letrat shqipe sot shumë herë edhe pa dashje. Kadare është rast i veçantë sepse disa nga veprat e tij janë rishkruar duke prekur tërë strukturën rrëfimtare të tekstit. Ka ndodhur kështu me “Gjeneralin”, që ka kaluar nga tregim në roman, me “Dimrin”, me “Kështjellën”, me “Piramidën”, me “Dasmën”.
Ngjashmëri që vijnë nga larg
Problemin e varianteve të autorit e hasim tek De Rada, i cili në jetën e tij të gjatë, edhe në jetën e tij të gjatë letrare, i rishkroi dhe ribotoi disa herë veprat e tij. Këto dukuri që hasim në botimin e letërsisë shqipe janë probleme të njohura e të stërnjohura edhe për letërsitë e tjera. Për letërsinë italiane përmendim studimet e P. Stopelit për veprën e Makiavelit. De Rada si shuë të tjerë ndërhyn në veprat e tij.
Variantet e autorit i gjejmë në kalimet dorëshkrim-dorëshkrim, dorëshkrim-botim, dmth kopje e shtypur, por edhe në kalimin nga një kopje e shtypur tek tjetra. Madje De Rada na jep edhe një shembull të skajshëm. De Rada ndërhyn edhe kur vepra është në proces shtypi, kështu per “Serafinën” kemi variante të autorit edhe brenda një botimi. Pra edhe pse është i njëjti botim i librit, në të njëjtin qytet, nga i njëjti botues, kopjet e librit nuk janë njësoj, ekzemplarët janë ndryshe nga njëri tjetri. Prandaj del domosdoshmëria e një korpusi të botimeve kritike të veprave kryesore të letërsisë shqipe që nuk ekziston deri më sot e plotë. Për të mbetur tek De Rada, është autori vepra e të cilit pothuajse ka dalë e plotë në botim kritik: duke filluar me Milosaon të botuar nga Giuseppe Gradilone e duke vijuar me botimin e plotë të veprës në universitetin e Kozencës.
Jakov Xoxa dhe ripunimet e romaneve të tij
Jakov Xoxa, edhe pse nuk e plotësoi dot projektin madhor të pentalogjisë së tij në prozë, u kujdes në mënyrë të skajshme për botimin e veprës së tij. “Lumi i vdekur” i botuar me shkurtime dhe jo i plotë fillimisht në revistën “Nëndori”, edhe pasi doli në vëllim, pati disa botime. Një shembull varianti të autorit që ndryshon tërë ecurinë e romanit dhe personazhet. Ne në versionin e fundit lexojmë se Pilo Shpiragu e çon vetë të bijën në sarajet e beut. Por po të lexojmë botimin e parë në “Nëndori” na del se Vita shkon vetë tek beu e mashtruar nga njëri prej qehallarëve të tij. Jam marrë gjatë me këtë autor dhe me këtë roman dhe që në vitin 1998 paraqita punimin e diplomës për këtë temë. Edhe “Juga e bardhë” ribotohet e shkurtuar (lexo “e masakruar”) nga vetë autori pasi kritikat për proliksitet ia kishin sjellë në majë të hundës.
Kadare ripunon e rishkruan edhe ai veprat e tij. Aq sa me të drejtë është bërë pyetja “Cilin Kadare të lexojmë?”.
Pretendimet se Kadare nuk ka ndërhyrë në veprat e tij duhet t’i trajtojnë me kujdes studimet filologjike mbi veprën e Kadaresë. Ndryshimet në vepër janë tipar i shkrimit të shumë autorëve modernë e bashkëkohorë, dhe jo vetëm të Kadaresë. Vepra gjithnjë në përpunim, në ndryshim është një nga tiparet e letërsisë së Nëntëqindës prej së cilës ka dalë edhe Kadareja.
Dhe për këtë shpresoj që edhe për botimin e fundit të Kadaresë vëmendja, pas polemikës, të zhvendoset edhe tek studimi i Viola Isufajt që përmban vetë libri.
Në vijim po jap një pjesë bibliografie për temat që preka fare shkurt nga ku, shpresoj, që të ridalë në pah rëndësia e variantistikës edhe për letërsinë bashkëkohore shqiptare.
1. Giovanni Belluscio, “NOBELesse OBLIGE!”, në Giuseppina Turano (a cura di, collaborazione di Alessandro Scarsella), “Kadare europeo e la cultura albanese oggi”, Atti dei seminari di studio. Venezia, 5-6 maggio 2009, ff. 202, 45-78.
2. Giovanni Belluscio, “Leggere Kadare in italiano, tra riscritture e ‘mistificazioni’”, në Alessandro Scarsella (a cura di, collaborazione scientifica di Giuseppina Turano), “Leggere Kadare. Critica Ricezione Bibliografia, Biblion Edizioni, Milano, 2007 (1° edizione, febbraio 2008), ff. 187, ff. 31-50.
3. Giovanni Belluscio, “Traduzioni della poesia albanese in italiano e il progetto di bi-traduzione dell’opera ‘Ylli i zemres’ (1937) di Lasgush Poradeci”, ne Augusta Brettoni (a cura di), “Albanie. Traduzione Tradizione. La traduzione delle varianti linguistiche alle varianti culturali”, Bulzoni, Roma, 2009, ff. 39-68.
4. Edmond Çali, “Botimet e ‘Lumit të vdekur’ dhe variantet”, në Edmond Çali, “Romanet e Jakov Xoxës”, Tiranë, 2003, ff. 65-100.
5. Brunilda Dashi, “Il romanzo ‘Dimri i vetmisë së madhe’ di Ismail Kadare’ (Storia del testo e studio delle varianti), Roma, 2010, ff. 480.
6. Matteo Mandalà, “Kështjella e letërsisë dhe themelet e poetikës kadareane”, në Ismail Kadare, Vepra, vëllimi i tretë, Tiranë, Onufri, 2008, ff. 382, ff. 9-29,
7. Elio Miracco, “Analisi di temi del romanzo “Kështjella di Ismail Kadare”, Roma, 2007, ff. 85.
8. Elio Miracco, “Quale Kadare leggere?”, në Giuseppina Turano (a cura di, collaborazione di Alessandro Scarsella), “Kadare europeo e la cultura albanese oggi”, Atti dei seminari di studio. Venezia, 5-6 maggio 2009, ff. 202, ff.17-43.
9. Elio Miracco, “Storia del testo del romanzo ‘Piramida’ di Ismail Kadare”, Napoli, 1999.
9. Elio Miracco, “Varianti nella edizione del 1843 dei Canti di Serafina Thopia di Girolamo De Rada”, në Miscellanea di albanistica”, Roma, 1997, ff. 79-184.
10. Giuseppe Gradilone që, me sa dimë, për herë të parë ka botuar në Itali një punim mbi variantistikën në një vepër të realizmit socialist për poemën “Nënë Shqipëri” të Dritëro Agollit: Giuseppe Gradilone, “Il poema ‘Nënë Shqipëri’ di Dritëro Agolli” në “Studi di letteratura albanese contemporanea”, Roma, 1997, ff. 59-153.
Siç shohim nga titujt që kanë të bëjnë me veprën e Kadaresë shumë studiues kanë dhënë ndihmesën e tyre shkencore për të vënë në dukje rëndësinë variantistkës në shqyrtimin e veprës së tij.
Alvi Singer: “Ndryshimet në vepër janë tipar i shkrimit të shumë autorëve modernë e bashkëkohorë, dhe jo vetëm të Kadaresë.
Si i thone ne shqip: pak e sakt.
Mund te kujtoj thenien e Nobokovit te Lolites ne nje interviste te vitit 1966: Kam rishkruar – shpesh disa here – cdo fjale qe kam publikuar. Lapsat e mi jetojne me gjate se fshireset(gomat fshirese).
Pjesa siper “pak e sakt” thote nje te vertete qe me fillimet ne shekullin e XX-te te modernisteve(ne rastin tone letersia dhe autoret moderne). Heminguei ne intervisten qe flet per parimin e ajzbergut, permend faktin qe e ka rishkruar faqen e fundit te Lamtumire Arme 39 here, derisa me ne fund, mbeti i kenaqur.
Shembuj te spikatur jane Fitxherald dhe Frost. Fitxherald e ripunoi Gatsby-n ne botimin e ri, ashtu si Frost-i Design-in. Me kete fituan respektin dhe vleresimin e lexuesit dhe kritikes.
Kadareja qe shkruan si Nabokovi me laps, nuk duket se po ka kete fat – te pelqehet nga kritika. Por nuk dime akoma sakte nga lexuesi? 🙂
Intervistuesi e pyet Nabokovin per menyren e tij te shkruarit (dhe ku nje pjese e pergjigjes eshte dhene ne krye): A eshte kjo shenje e senilitetit?
Nabokov nder te tjera thote: Gjithmone kam qene nje bisedues, foles i keq(i shpifur). Vokabulari(fjalori) jeton ne brendesine time dhe duhet leter qe te shfaqet (te shpertheje) jashte ne ekzistence fizike(zonen fizike). Elokuenca spontane me ngjan me nje mrekulli.
Kadereja me ripunimet ndoshta deshiron te provoje dhe te thote qe eshte akoma nje pus i thelle qe nuk shteron nga fjalori,(shumellojsmeria e fjaleve per te karakterizuar dicka) dhe idete. Ndoshta eshte gjithmone ne kerkim te gjetjes me perfekte.
Mund te kujtojme ironine dhe vete-talljen e Oskar Uaildit si perfeksionist qe ishte: “Para te ngrenit te drekes hoqa nje presje, pas ngrenies e vendosa perseri.”
Këto që thua, Read Me, nuk kanë lidhje me debatin tonë, madje turbullojnë ujërat. Që autorët i rishkruajnë veprat e tyre, madje edhe pasi i kanë botuar një herë, e di edhe bufi.
Po kete po thote edhe autori siper. Kete gje qe e di edhe bufi.
Per cfare e ke llafin kur thua “madje turbullojne edhe ujrat”. Mos lexon me shume se c’duhet ne komentin tim?
Po deshe te sjell shembujt te autoreve si Nabukov, kur i ben nje studim te hollesishem autoreve si Pushkin, Gogol, Tolstoi, Dostojevski, qe per rrethanat e kohes i eshte dashur te censurojne vepren e tyre, per ta revizionuar here pas here me vone. Kjo edhe ne raste kur autoret jane te socrealizmit.
Rasti i Kadarese ka nje vecanti qe jeton ne dy epoka, tani nuk ka nevoje per vetcensure.
Une solla edhe shembujt e Fitxherald dhe Frost kur ripunimi i vepres i ka cuat ne gjetje te reja dhe mdryshime ne menyren dhe domethenien e narratives. Po keshtu edhe vepra e Hemingueit. Por ama cdo gje duhet te shihet vecse ne rrafshin e perfeksionimit artist si punim letrar.