Kur bëhen bilance politike, ditët dhe përvjetorët i numërohen zakonisht qeverisë, të cilës i bëhen bilancet e arritjeve ose të mosrealizimeve. Në ligjërimin publik shqiptar, siç mund të pritej, u debatua shumë për 300 ditët e Qeverisë Rama. Një palë foli për arritje, tjetra për dështime. Ajo çka nuk pritej ishte bilanci që iu bë një force të tretë.
Pavarësisht nga mendimet e shprehura në shkrimin “300 ditët e Ilir Metës”, botuar në dy gazeta njëkohësisht (Balkanweb e Mapo), del qartë që në titull rëndësia e forcës politike LSI me në krye Kryetarin e Kuvendit. Nuk është rastësi që bilanci iu bë si qeverisë, ashtu edhe liderit të partisë më të vogël në aleancën qeveritare.
Që Lëvizja Socialiste për Integrim ka rëndësi jetike për qeverinë shqiptare e dinë të gjithë, por çka nuk po thellohet sa duhet, është pikërisht roli i kësaj partie dhe pesha specifike në politikën shqiptare. Në shkrimin e lartcituar shpjegohet se roli i Metës ka qenë kryesisht si mediator, duke ndërmjetësuar mes së majtës e së djathtës, e duke i ndenjur larg përplasjeve të ashpra politike midis dy partive madhore.
300 ditë më pas, ai i ka qëndruar në përgjithësi rolit prej mediatori mes së majtës dhe të djathtës, edhe pse Parlamenti shqiptar vazhdon të gjenerojë një gjendje të përhershme lufte. I vendosur në një pozicion të qëndrueshëm, si njëra këmbë e mazhorancës, që nuk i duhet të mbajë shumë përgjegjësi formale mbi shpatulla, Meta ka preferuar t’i qëndrojë larg përplasjeve të prodhuara nga aksionet e Ramës. Edhe pse deri më tash, i ka ofruar mbështetje publike dhe faktike, politikisht të pakushtëzuara për të gjitha lëvizjet e tij. (“300 ditët e Ilir Metës”, Mapo, 12.7.2014).
Po të përdornim një metaforë, do të thoshim se Meta nuk futet drejtpërdrejt në ring, ku rrihen pa mëshirë dy kundërshtarët historikë; ai e shikon ndeshjen disi nga larg edhe pse mban anën e njërit prej rivalëve në shesh. Mirëpo, imazhi skenografik që sapo dhamë nuk na e sqaron mirë situatën. Ç’bën ndërkohë LSI-ja, ndërsa tifozët përreth bërtasin e brohorasin me mendjen e sytë tek ringu? Natyrisht nuk rri duarkryq.
Në radhë të parë, LSI-ja dhe lidershipi i saj japin imazhin e një force politike të përgjegjshme, e cila nuk humbet kohë me përplasje, inate e rivalitete pa bereqet, që vetëm sa e rrisin temperaturën politike në vend. Duket sikur LSI-ja e ka kuptuar shpejt e shpejt, pa humbur kohë, se fushata elektorale ka përfunduar dhe tani është koha e administrimit të pushtetit dhe i zbatimit të programeve politike.
Imazhit të përgjegjshmërisë i shtohet edhe aftësia politike e LSI-së dhe e drejtuesve të saj për të krijuar besim tek qytetarët. Vëmendja gati maniakale që i kushtohet elektoratit dhe politikës së kuadrit perceptohet si vlerë e shtuar e kësaj force politike, në ndryshim me simotrat që harrohen shpeshherë në betejat pothuajse ideologjike që ndërmarrin mes tyre. Këto beteja kërkojnë energji të pashoqe dhe i sfilitin kundërshtarët në fushë, duke harruar shpeshherë jo vetëm zgjedhësit, por edhe objektivin final të politikës.
Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se LSI-ja në legjislaturën e kaluar ishte aleate me PD-në e Berishës, çka do të thotë se dashur pa dashur përbën vijimësinë e pushtetit. Kjo karakteristikë bën që në këtë moment tranzicioni LSI-ja të shikohet me interes e si pikë referimi, edhe nga ata që i përkasin krahut tjetër, që tani është në opozitë.
Sipas gjasës, edhe roli institucional i liderit të LSI-së, në krye të Parlamentit shqiptar, e ndihmon brenda e jashtë kufijve të vendit, të përçojë e të ushtrojë deri në një farë pike rolin super partes. Këtu ndihmohet në mënyrë të pavetëdijshme nga trashëgimia politike, meqë pararendësja e tij u dallua për veprimtarinë e njëanshme dhe ndarëse, që jo rrallë çonte në përplasje e aspak në kompromise. Mirëpo posti i Kryetarit të Kuvendit i ngjason në disa pika Presidentit, sepse shpreh tërësinë e deputetëve dhe përfaqëson Kuvendin, çka merr rëndësi të posaçme në një republikë parlamentare si e jona.
Duket sikur kjo forcë politike ka hyrë në unison me një pjesë të madhe të elektoratit shqiptar që e konsideron të perënduar tashmë periudhën e pasioneve të forta politike dhe e sheh politikën me mjaft pragmatizëm. Ky aspekt i psikologjisë kolektive shqiptare nuk është i dorës së dytë, sepse ka mundësi t’ia rrisë peshën politike LSI-së.
Po t’i bashkojmë të gjitha pikat e profilit që po krijon LSI-ja dhe po ta ndjekim me kujdes rolin që po merr në politikën shqiptare duket qartë se po kthehet tashmë në një forcë politike të moderuar e ndërmjetësuese. Me fjalë të tjera po shndërrohet në gjilpërën e peshores politike. E ardhmja mund të jetë edhe më premtuese, sepse ndonjëherë peshorja nuk gjë tjetër veçse gjilpëra treguese.
Kush duhet t’ia ketë frikën LSI-së? Të gjitha forcat politike, sepse të gjitha mund të preken nga erozioni elektoral, por më shumë duhet t’i druhet aleatja e saj, pra Partia Socialiste. Kjo e fundit rrezikon që nesër ose pasnesër gjilpëra të kalojë nga ana tjetër, pra që të bëhen aleanca alternative, sikurse rrezikon që shumë mbështetës të saj, që për arsye të ndryshme mbeten të zhgënjyer, t’i kthejnë sytë nga forca aleate, që aktualisht paraqitet modeste në përfaqësim.
Në qoftë se politika është një orë e madhe, ne sapo u orvatëm t’ia lexojmë akrepat me një shikim të shpejtë. Pra pamë sipërfaqen e saj. Kjo s’do të thotë se mekanizmat brenda orës, ingranazhet, vidhat, urat, zemreku, rrotëzat, boshtet, nuk mund të tregojnë gjëra edhe më interesante e domethënëse se dy akrepat në fushën e bardhë. Aq më tepër që tani orët prodhohen gjithnjë e më të sofistikuara, përderisa kanë disa tregues në fushë, shënojnë pra jo vetëm sekondat e datën, por deri thellësinë e trysninë e ujit.
Keto veçori te LSI-se jane trajtuar gjere e gjate prej 5 vjetesh e gjilperen e peshores e kane quajtur kingmaker, madje aq shpesh sa na e veshtirosen fjalen. Po perfitoj nga rasti per te shprehur nje mendim rreth lidhjes se LSI-se me aspektin liberal te demokracise.
Rendom thuhet se LSI-ja eshte parti pragmatike e se votuesi i saj eshte pragmatik. Kjo menyre te konceptuari na thote qe partite e tjera ruajne ende njefare imazhi idealist, te cilin mund ta quajme edhe si legjitimiteti i politikes, meqenese te perfaqesosh nje pjese te popullates por te pretendosh se do qeverisesh ne te miren e te gjitheve, je duke shprehur nje ideal. Nga LSI-ja kete ideal themeltar te politikes nuk e pret askush dhe as ajo nuk e ka ne themel te propagandes se saj, keshtu qe biem te gjithe dakort se eshte parti pragmatike. Per partite e medha ka njefare debati ne kete pike (qofte edhe te stisur apo te sajuar), keshtu qe s’kemi arritur ende konsensus gjitheperfshires.
Mirepo ndarja ne pragmatizem e idealizem nuk i takon nje konceptimi mirefilli liberal te sistemit te qeverisjes apo demokracise. Sikunder pranohet gjeresisht, perfshire ndonjehere edhe xha xhai ne ndonje teme, per liberalin ne politike apo ekonomi, shteti duhet te jete sa me i vogel e shoqeria sa me e madhe sepse per liberalin shoqeria = mire e shteti = keqe te domosdoshme. Kjo do te thote qe s’ka qeverisje te mire dhe qeverisja mund te quhet e mire kur shtetari qeveris sa me pak. Rrjedhimisht, partite s’jane te mira me perkufizim e partia me e keqe eshte ajo qe synon te qeverise fort ne emer te te gjitheve .
Ne kete konceptim liberal te qeverisjes partia qe i afrohet me shume ne Shqiperi eshte LSI-ja, meqenese ajo s’pretendon te qeverise fort ne emer te te gjitheve, por qeveris aq pak sa i duhet per te rregulluar punet e atyre qe perfaqeson. Dikush mund te me vereje se LSI-ja qeveris keq per te rregulluar punet e te veteve, mirepo te qeverisesh keq apo mire ne konceptimin liberal te qeverisjes ka te beje me sa nderhyn shteti, shume apo pak, pra nqs LSI-ja nderhyn shume per te rregulluar te vetet atehere qeveris keq. Por LSI-ja nuk i ka dore mekanizmat shteterore te nderhyrjes domethenese ne ekonomi, sepse ato jane ne duart e PS-se, keshtu qe rrjedhimisht nuk mund te pohojme dot qe LSI-ja nderhyn shume. Kjo te sjell ne perfundimin se LSI-ja qeveris pak, dmth liberalisht mire.
Ky perfundim qe mund te ngjaje paradoksal, nuk eshte rezultat i ndonje loje fjalesh, por i faktit qe shqiptaret nuk arrijne ta konceptojne dot liberalisht qeverisjen. Per shqiptaret qeveris mire ai qe ben hidrocentrale,fabrika, autostrada etj, keshtu fut njerezit ne pune. Kjo eshte pikerisht e kunderta e te konceptuarit liberal te politikes dhe ekonomise. Pikerisht kjo menyre antiliberale te menduari na ben ta quajme LSI-ne parti pragmatiste, ne nje kohe qe LSI-ja me menefregizmin e vet qeverises eshte bere pararoja e liberalizmit ne Shqiperi e perfaqeson modernizmin, duke e lene qeverisjen e forte ne emer te te gjithe popullit ne muzeun idealist te historise politike.
Demokracia liberale eshte nje proçes ne mbare Perendimin, nuk eshte diçka e fituar ne çastin x, sepse pa triumfin e plote te liberalizmit ne ekonomi e politike, nuk mund te kemi demokraci vertet liberale. Qe liberalizmi te triumfoje ne politike duhet te hedhe poshte konceptimin idealist te politikes. LSI-ja gjendet ne pozicionin qe s’lejon asnje perqendrim te plote pushteti nga ana e Naltmadhnise apo Komandantit, duke bere keshtu rojen liberale, qeveris me pak nga te gjithe dhe gerryen çdo princip idealist te qeverisjes, duke bere lojtarin liberal.
P.s
Keto jane pasojat e lojes se LSI-se e cila nuk vjen ne publik me asnje synim liberal, por thjesht synimet e saj sjellin si efekte anesore lojen liberale ( gje qe s’duhet te çudise askend perderisa liberalizmi afrohet shume me shprehjen; o Mete per vete, Zoti per te gjithe)
Mua më duket se ka disa elemente të reja në skenën politike shqiptare. Para pesë vjetësh mund të jenë trajtuar të njëjtat koncepte, por disa gjëra kanë ndryshuar, sepse në politikë koha ecën shumë shpejt.
P.sh. vetëm një vit më parë kuptuam se LSI-ja nuk u tkurr, përkundrazi e zgjeroi bazën e vet elektorale. Megjithatë, kishte nga ata që kishin vënë bast se kjo forcë do të pësonte ulje votash. Nuk ndodhi.
Një shembull tjetër është raporti që ka LSI me PD-në. Kishte nga ata që besonin se do t’i nxirrnin sytë njëra tjetrës, por as kjo nuk ndodhi, edhe pse ndonjë krismë edhe dëgjohet herë pas here.
Risi tjetër, këto pesë vjet, ka qenë edhe posti i Ilir Metës si Kryetar i Kuvendit. Nuk e kishte më parë dhe nuk është post neutral për profilin dhe imazhin institucional që po ndërton.
Nuk duhen njohje të larta fare për të kuptuar se pritshmëria që krijoi PS-ja ka mbetur disi e ngrirë, ndërkohë që LSI-ja po i përmbush të vetat pak e nga pak. Përkundrazi, ajo po tregon se premtimet që u ka dhënë mbështetësve i mban.
E kush mund ta përfytyronte pesë vjet më parë PD-në pa Berishën në krye? Për peshën e tij në partinë që krijoi vetë mund të flasim herë tjetër, por fakt është se tani në krye rezulton Lulzim Basha, i cili po rreket ta riformatojë partinë. Dua të them se opozita ka problemet e veta, sepse i duhet ta ripërtërijë profilin e vet politik.
Sa për vokacionin liberal të partive politike shqiptare, nuk di të them. Siç thashë më parë, i hodha një sy të shpejtë orës politike shqiptare. Pa ndonjë pretendim të madh për t’i lexuar epokën. Duket sikur shkrova posaçërisht për LSI-në, por në qendër të vëmendjes kisha të tjerat. Në filigranë mund të vihen re shumë gjëra.
LSI-ja ka favorin qe askush s’pret te qeverise per te gjithe, nuk i jep njeri as merita te medha e as faje te medha. Sigurisht qe eshte e denuar te gjeje vende pune per te vetet, po Meta eshte nje nga ata qe Arbnori i quajti specialista e jo socialista.
Perndryshe PS-se po i mbaron benzina e besimit. Populli i kupton me veshtiresi shifrat qe ofron qeveria (sport qe po i hap probleme edhe Zaloshnjes), por kupton shume mire kur ka investime shteterore, sa duhet paguar per te marre nje dokument, sa duhet paguar tek mjeku apo per te marre nje provim e me radhe gjerat praktike. Mund te jete qe klima e biznesit me shifra eshte permiresuar, por hapja e biznesit te ri eshte bere si te luash me aksionet ne burse apo te luash ne forex. Formalizimi i ekonomise po sjell jo pak probleme ne klimen e biznesit, sepse klima e mire ne Shqiperi deri tani ka qene pasoje e informalitetit, ku çdokush fitimin e mirefillte e llogariste nga evazioni fiskal.
Shqiperia eshte teper e rrumpallizuar per t’u rregulluar me operacione plastike apo penelata mjeshterore.
Bankat s’po japin kredi si me pare se kane frike nga kredite e keqija, por po mbledhin parate me 2% (kaq poshte ka rene interesi vjetor i depozitave) dhe po blejne borxhin publik me 3.5-4%, duke nxjerre 1,5-2% fitim thjesht me nje klik. Fitim modest, po edhe te besh nje klik s’eshte ndonje pune e rende.
Per fat te keq, bankat deshmojne se leku s’po qarkullon fare e vete bankieret po strehohen tek borxhi publik, ne pritje te daljes se diellit.
Nderkaq, opozita ka halle te brendshme, Sala ka leshuar vendin, por jo kuvendin, PD-ja eshte rrumpallizuar si mos me keq e s’po njeh qeni te zone, jo Sala, jo Luli, jo Topalli, mungon ndjese paste Olldashi. Me kete opozite Rama e mban pushtetin deri ne vitin 2056, kur supozohet se modeli i ri i pensioneve do jete ne efiçence te plote. Sipas parashikimeve, pas implementimit te plote ne vitin 2056, supozohet se skema do jete e vlefshme e bashkekohore deri ne kohen e parousi-se ose ndryshe ardhjes se dyte te Jezu Krishtit, 😀
Ne fillimet e lajmeve per aleancen PS-LSI (para zgjedhjeve 2013) kur u fol qe Meta kishte kerkuar karrigen e kryeparlamentarit per veten e vet, u duk si lajm i rreme per momentin, por pastaj mori krejt kuptim. Meta kishte krijuar konfidencen (tek pesha e LSI-se ne balancen maje-me-maje PD kunder PS) e sipermaresit; tashme s’kishte pse te bente akoma rolin e brigadierit, te punonte ne fushe/qeveri me bllok ne dore, si gjate aleances me PD-ne, kur mund te vilte ‘grurin’ nga komoditeti i karriges se Kuvendit, por dhe terheqjes se fijeve pas perdeve. Plus qe kjo terheqje nga protagonizmi i sherben si nje riberje imazhi, pak a shume si humbja e kileve (Meta u rilind, vertet u rilind).
Rama besoj se ka qene koshient per kete qe kur ka filluar negociatat (e aleances se famshme te ngjales) me Meten. Pas humbjes ne 2009 dhe hallakatjes kutiste qe pasoi, Rama ka dashur me cdo kush pushtetin ne 2013, por numrat s’i kishte per te fituar i vetem, keshtu qe u be pragmatik*, vendosi te paguaje koston e aleances me kacallin qe ha mishin per te cilin lufton ujku. Ose sic thone ne anglisht “the tail wagging the dog”, dmth kur bishti (pjesa me e vogel) sjell verdalle/dredh qenin (pjesen me te madhe).
Pra kjo marveshje nenkuptonte qe Rama me te vetet do kishin me se shumti fajet dhe perplasjet mbi supe, nderkohe qe Meta me te vetet do kishin me se shumti profil te ulet dhe perfitime te shperpjestuara ne preher. Kesisoj, alarmi i Pishakut jo se eshte i pavend, por ama me duket pakez naiv. Rames nuk eshte se Meta po “i del i ketille” pas aleances, ai te tille e morri me vetedije, bile dhe me perulje, se shkoi i hengri ngjalen ne shtepi, me crast i vuri vije dhe 4 te vrareve ‘te vet’ ne bulevard per hir te Metes dhe te gjithe te gjalleve te vet qe e kishin mbeshtetur ne allakatjet kutiste per 3 vjet.
Kurse analogjia e ores ne artikull s’ka se si te mos te te kujtoje oren me te cilin Dritan Prifti (ish nr 2 i LSI-se, tashme i harruar nga te gjitha palet) pergjoi Ilir Meten.
*pershkrimi si pragmatik i Metes here-here behet qesharak, ngase terma te tille perdorin shpesh nga analistet/mercenaret e Metes per te kamufluar makuterine dhe mafiozllekun e tij per interesat personale si qasje pragmatiste per interesat dhe te miren e qyetetareve.
”’Pas humbjes ne 2009 dhe hallakatjes kutiste qe pasoi, Rama ka dashur me cdo kush pushtetin ne 2013, por numrat s’i kishte per te fituar i vetem, keshtu qe u be pragmatik*, vendosi te paguaje koston e aleances me kacallin qe ha mishin per te cilin lufton ujku. Ose sic thone ne anglisht “the tail wagging the dog”, dmth kur bishti (pjesa me e vogel) sjell verdalle/dredh qenin (pjesen me te madhe)”’
Ne fakt shprehja e shqipes, dora qe s’kafshohet, puthet, shpjegon me mire historine. Siç dihet PS-LSI ishin bashke ne zgjedhjet e vitit 2007, por pastaj Rama provoi t’i kafshoje doren Metes (i cili vajti deri ne greve urie), e pa ne zgjedhjet e 2009-s dhe 2011-s qe ajo dore s’kafshohej, keshtu qe pa ç’pa ne 1 prill e puthi.
Ne pergjithesi, Meta thjesht s’i ka vene ndonje rendesi te madhe propagandes politike, s’ka paguar shume analiste, televizione e gazeta, me pak fjale s’ka bere ndonje lufte te madhe mediatike per imazhin e LSI-se, perndryshe do dilte shume me mire se ç’paraqitet aktualisht. Ne territor, nuk se jane me te fisem njerezit e PS-se e PD-se sesa te LSI-se, dmth te gjitha palet kane edhe njerez te hurit e litarit edhe intelektuale qe shkelin nje sy per kriminelet qe kane partite, se pa kriminele nuk fiton dot ne nje vend ku ligji ekziston vetem per me te keputurit.