Subvencionimi i arsimit të lartë privat
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se arsimi privat ishte trajtuar si “i njerkës” nga shteti, Prof. Dr. Fuga në një shkrim kundërshtoi pretendimin duke argumentuar se arsimi i lartë privat ishte faktikisht i mbështetur disa herë nga qeveria dhe publiku, qoftë nëpërmjet kuadrit lehtësues rregullator (financiar e qeverisës) por edhe nga burimet financiare të disponuara nga studentët dhe institucionet private.
Një nga mënyrat e drejtpërdrejta të mbështetjes financiare ndaj institucioneve private është edhe përjashtimi i institucioneve të arsimit privat nga pagesa e tatimit të vlerës së shtuar. Në 2009 qeveria ndryshoi ligjin nr. 7928/1995 “Për TVSH” duke shtuar nenin 24/1 për përjashtimin e shërbimeve arsimore nga institucionet e arsimit privat nga tatimi. Teorikisht ky përjashtim nga taksa e TVSH-së (20%) subvencionon tarifën e studimit, por praktikisht i ka shkuar pronarëve të institucioneve fitimprurëse (OJF-të ishin të përjashtuara), sepse tarifat e deklaruara të studimit nuk ndryshuan me përjashtimin nga tatimi. Ndoshta synimi i qeverisë Berisha ishte të rriste investimet private në sektorin e arsimit, por tani ky prioritet zhvillimi është i kaluar. Përjashtimi nga tatimi gjithashtu favorizon vetëm institucionet e mëdha fitimprurëse me mbi 1000 studentë (“Albanian University”, “UET”, “Kristal” dhe “Vitrina” që zënë mbi 70% të tregut).
Të njëjtën politikë po vazhdon edhe qeveria Rama. Projekt-ligji i ri “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” propozon në nenin 51/i përjashtimin nga tatimi të shërbimeve në institucionet e arsimit privat si “veprimtari me interes të përgjithshëm”. Ligji nuk diskriminon ndërmjet shërbimeve në arsimin e lartë dhe atij të ulët e të mesëm. Duke mos diferencuar ndërmjet institucioneve qeveria Rama, në vazhdimësinë e qeverisë Berisha, dëshmon pozicionin e saj se arsimi i lartë, sikur arsimi i mesëm, është një e mirë publike dhe jo krejtësisht individuale. Gjithashtu projekt-ligji është më specifik në përcaktim, ndryshe nga ligji i vjetër (“furnizimi me shërbime arsimore”) në këtë ligj parashikohet përjashtimi nga tatimi vetëm për shërbime: “të edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, të mësimdhënies shkollore apo universitare, formimit profesional dhe rikualifikimit, përfshire furnizimin e shërbimeve dhe mallrave ngushtësisht të lidhura me to”.
Propozimi
Por unë mendoj se nuk është e drejtë që shteti të diferencojë ndërmjet subjekteve tregtare fitimprurëse (edhe pse ligji përcakton termin “shërbim”). Për këtë, një zgjidhje është që shteti t’ia kalojë subvencionimin studentëve apo prindërve në formën e rimbursimit të TVSH-së dhe të rimbursimit nga tatimi i të ardhurave. Shërbimi i arsimit të mos përjashtohet nga pagesa e tatimit të vlerës së shtuar, por të rimbursohet tek individi. Kjo zgjidhje është e mundshme me ndryshimin e ligjit nr. 8438/1998 “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat” dhe projekt-ligjin e propozuar për TVSH-në. Ligji për tatimet mbi të ardhurat përcakton deklarimin e të ardhurave individuale (kreu II), ndërsa projekt-ligji përjashton shërbimet e edukimit/mësimdhënies nga TVSH-ja. Shkurtimisht, shteti nuk ja heq TVSH-në në burim shërbimit arsimor, por pas deklarimit të të ardhurave personale. Sipas rastit shteti i kthen qytetarit pagesën e TVSH-së për shërbimet relevante me edukimin. Me këtë rast qeveria mund ta ketë këtë politikë mbështetjeje (apo ndihme) në formën e një fondi të veçantë, jo të përcaktuar në ligjet e tatimeve (që duhen ndryshuar me mbi 2/3) por me një vendim të posaçëm, çka do t’i jepte më shumë mundësi manovrimi (sidomos në prag fushatash, krize ekonomike etj.).
Së pari shteti kontrollon më mirë të ardhurat në institucionet e arsimit privat (deri më tani ato ishin në varësi të vetë-deklarimeve nga institucionet) dhe inkurajon zbatimin e ligjit për deklarimin e të ardhurave personale. Së dyti kjo i hap rrugë rritjes së tarifave të studimit edhe në institucionet publike, pasi individët do të mbështeteshin njësoj nga përjashtimi për shërbimin e arsimit. Së treti, kjo praktikë do të mundësonte zbatimin e skemës së kredisë studentore, e cila është përfolur në strategjinë e arsimit të lartë të qeverisë së kaluar. Dhe së katërti, qeveria do të krijonte kështu një preferencë të qartë për institucione arsimore jofitimprurëse.
Kjo skemë mbështetje përdoret në shumë vende perëndimore, sidomos në rastin e tatimit mbi të ardhurat. Në SHBA ka mbi 12 kategori të përfitimeve nga taksat për qëllimin e arsimimit dhe trajnimit profesional. Asistenca financiare federale në formën e përfitimit nga taksat zë pjesën më të madhe të ndihmës për nga numri i përfituesve (rreth 12 milion studentë në vit me nga një përfitim prej 1300$/vit fiskal). Format kryesore janë zbritjet nga taksat (nga kamata e kredisë studentore, tarifat e studimit etj.) dhe përjashtime nga taksat (nga interesat për llogaritë e kursimit apo bonot e thesarit, nga shpenzimet e punëdhënësit për edukimin e punonjësve etj.). Programet kryesore janë American Opportunity Tax Credit (AOTC) dhe Lifetime Learning Credit (LLC) nga ku studentët mund të përfitojnë rimbursime prej 2000-2500$/vit. Ndërsa në Gjermani prindërit e studentëve përjashtohen nga taksa e kishës dhe e solidaritetit apo pësojnë zbritje nga të ardhurat (Ausbildungsfreibetrag rreth 1000€). Në Holandë prindërit mund të zbresin nga të ardhurat deri afërsisht 4000 euro për jetesën dhe tarifat e studimit. Në Angli studentët nuk paguajnë taksat e bashkisë (diku tek 1000£ për banesë),
Problemi me skemën e rimbursimit
Problemi i vetëm me këtë propozim janë skemat e vjedhjes nëpërmjet rimbursimit. Në nëntor të 2013 me urdhër të Prokurorisë së Tiranës u arrestuan pesë punonjës së Drejtorisë së Tatimeve Tiranë. Sipas gazetës Tema (5 nëntor, 2014) nga skema e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) ishin përfituar nëpërmjet mashtrimit mbi 26 (+5 në disa burime) milion dollarë. Gjatë zbulimit të ngjarjes u ndërmorrën përpjekje skandaloze për të manipuluar dhe zotëruar serverin e të dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga të dyja palët, keqbërësit dhe shantazhistët, si nga nëpunësit e ish-qeverisë Berisha dhe nga qeveria Rama nëpërmjet Spartak Brahos. Në Ora News (24 Janar, 2014) Braho deklaroi se ndërhyrja nuk kishte qëllim vetëm zbulimin e skemës së vjedhjes por edhe të evazionit fiskal në “qindra miliona euro”.
Rimbursimi i TVSH-së parashikohet në ligjet nr. 7928/1995 “Për TVSH” dhe nr. 9920/2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”. Por rasti shënjon një dukuri të pazakontë sa i takon rimbursimit. Në një sondazh të qendrës “Rritje Albania” (2010) mbi 34% e bizneseve të eksportit deklaronin se kishin vonesa të gjata ose mohim për rimbursimin, 33% kishin më shumë se 1 muaj dhe mbi 70% pretendonin se procedurat për rimbursimin ishin të lodhshme e të ndërlikuara. Megjithë gjasat e pakta për të përfituar rimbursimin, asnjë kompani e intervistuar në sondazhin e “Rritje Albania” nuk kishte hapur çështje gjyqësore me tatimet. Gjithashtu ndryshimi i kuadrit ligjor nuk solli ndonjë përmirësim për mbi 70% të kompanive. Shumica e kompanive nuk kishin mundësi të përfitonin as kamatën për vonesën e rimbursimit. Ndërsa shifra prej 26 milion dollarë e rimbursuar ndaj vetëm dy kompanive është e pazakontë nëse do të kishim parasysh se drejtori i tatimeve deklaronte për vitin 2010 rimbursim në total prej 60 milion dollarësh – dy herë gati sa shifra e vjedhur. Deputeti i Partisë Socialiste, z. Erjon Braçe, pretendon se vjedhja me ketë skemë arrin deri në 100 milion dollarë. Shkurt, skemat e rimbursimit mund të kthehen në gropa të zeza edhe për rimbursimin e shpenzimeve të patatueshme ndaj individëve.
Rama sikur do i fuste ne arkivol keto fabrikat e diplomave, tani po na u ankuarkesh se Berisha i paskerkesh trajtuar keq !
Kesaj i thone t’ia futesh vetes bam!
Per rimbursimin le te punesoje ca angleze toniblerista, keshtu s’do kete gropa te zeza, por vetem te blerta.
Sidoqofte, nuk jam dakort me ekzistencen e fabrikave te diplomave, rrjedhimisht, nuk jam dakort me asnje forme rimbursimi.
Kapedan faleminderit per shkrimin. Eshte me te vertete interesant dhe plot informacion te cilin veshtire se do e mblidhja dot vete (apo do te dija nga t’ia nisja).
Se pari, mesa mesova nga permbledhja jote dhe nga lidhjet e perfshira ne te, institucionet e arsimit perjashtohen nga tatimet TVSH dhe mbi sherbimin (te lutem me korrigjo nese e kam gabim). Gjithashtu, mesova qe keto lloj perjashtimesh ne qeverine Berisha aplikoheshin vetem per universitetet me mbi 1000 studente dhe e njejta politike po ndiqet ne qeverine Rama.
Me sa di une, shumica e universiteteve ne SHBA dhe gjekundi tjeter jane, te pakten ne emer, organizata jo-fitimprurese (sic jane per shembull edhe organizatat fetare) dhe si te tilla jane te perjashtuara nga corporate income tax. Gjithashtu, edhe fondet e tyre te investuara taksohen me nje takse te vecante sepse jane fonde qe te pakten ne emer jane fonde per zgjerimin e edukimit. Ky llloj subvencionimi indirekt u jep ketyre institucioneve njefare statusi te vecante.
Ne qofte se ne Shqiperi keto institucione jane te vete-deklaruara si fitimprurese, atehere me duket jashte llogjike qe te perjashtohen nga TVSH apo taksat e sherbimit. Edhe nese deklarohen si jo-fitimprurese me duket se situata mund te manipulohet nga institucionet e medha ku shteti humb te ardhurat taksore pa patur ndonje perfitim ne rritjen e cilesise se studenteve qe dalin nga klasat universitare ne Tirane. Persa i perket ndihmes se reimbursimit, ti e ke qartesuar fare mire qe ky lloj procesi eshte aq i korruptueshem saqe humbjet e bejne te pavlefshem. Gjithashtu, me duket se pejashtimi nga tatimet vetem i universiteteve te medha eshte nje forme ruajtje te oligopolit ne edukim, dhe nuk ka ndonje arsye te forte ekonomike.
Me se fundi, nese qeveria Shqiptare eshte ne te vertete e interesuar te subvencionoje studimin sepse ka parasysh te miren e pergjithshme, perse nuk e ben kete nepermjet ndihmes se drejtperdrejte ndaj studenteve? Kjo mund te behet fare mire nepermjet fondeve te ngritura nga taksimi i universiteteve perkatese. Pra qeveria mund te aprovoje nje fond nga i cili mund te jepen nje sere bursash apo linja krediti per studente qe jane ne nje institucion te akredituar. Kjo lloj nderhyrjeje ka disa te mira: 1. U jep studenteve lirine e zgjedhjes sepse nuk e kufizon subvencionimin tek universitetet me te medha. Ne kete menyre cyt edhe konkurrimin per studentet. 2. Perjashton lojerat me taksimin dhe ul mundesine e korruptimit te procesit. 3. Ne menyre indirekte ndihmon shkollat private sepse rrit numrin e studenteve qe kane mundesi financiare per te studiuar ne to, duke rritur keshtu kerkesen per edukim privat. Me duket qe nje fare subvencionimi i tille eshte me i deshirueshem sesa transferta e fondeve publike ne dore te institucioneve fitimprurese private.
Per me teper me duket se ne Shqiperi edukimi eshte pak i cunguar ne institucionet private. Si e kemi diskutuar dhe here tjeter ne kete bllog, nuk me duket se vlera e shtuar e nje institucioni privat persa i perket edukimit eshte aq e madhe. E megjithate, situata ne Shqiperi me duket e tille qe pa nje fare dipllome, gjasat e punesimit jane te uleta. Pra pa universitet nuk ka pune, por universiteti ne vetvete nuk te jep ndonje edukim qe te ndihmon te jesh i suksesshem ne fushen perkatese. Kjo eshte nje forme konkurrimi qe mund ta quajme “race to the bottom”, ku as universitetet nuk jane te interesuara te edukojne studente te mire sepse thjesht u duhet te printojne nje dipllome ne fund te vitit, dhe as studentet nuk jane te interesuar te zgjedhin universitetin me te mire sepse e dine qe ne fund te fundit, ne fushen private te gjithe jane njesoj. Per me teper, duke subvencionuar me te medhenjte, qeveria ben te mundur qe keta te fundit te kene nje avantazh per terheqjen e studenteve sepse kane kosto me te ulet.
Propozimi qe ke sjelle ti ketu nga qeveria Rama nuk ben asnje percapje qe ta copezoje kete lloj rrethi vicioz, dhe ne kete menyre perligj fabriken e dipllomave ne Shqiperi. Deri diku procesi i orientimit te universitetit shqiptar ne anen e kerkimeve shkencore, teorikisht do ta ndante shapin nga sheqeri dhe do u jepte studenteve Shqiptare nje fare hierarkie persa i perket cilesise te universiteteve. Me sa kam pare dhe me sa ke shkruajtur edhe ti edhe Xhaxhai ketu, ky proces ka devijuar ne nje gallate te cuditshme dhe nuk mund te ndaje dot asgje. Ndoshta nje fare rivleresimi i ketij procesi dhe ndihma e drejtperdrejte kundrejt studenteve do te ishte dicka e deshirueshme ne procesin e edukimit Shqiptar, por me duket se influenca e institucioneve te medha private eshte tejet e forte.
Te gjitha institucionet e arsimit privat jane te perjashtuara nga TVSH-ja, arsimi i larte dhe i mesem. Por une thashe se perfitojne institucionet e medha sepse 20% nuk eshte shume per nje institucion qe ka 50-100 studente dhe me pak force per te ndikuar ne tarifat studentore ne treg.
Institucionet e medha, me mbi 1000 studente jane te gjitha fitimprurese, dhe keto nuk e kane ulur cmimin (sticker price) e studimit me perjashtimin e TVSh-s, por keto institucione kane shume hapesira per te vendosur tarifa individuale (nganjehere shkojne edhe deri ne 50% te sticker price) dhe mundesi te ulin kostot (ulin numrin e pedagogeve pas akreditimit, marrin godina me qera, ulin kriteret per diplomimin, perdorin ndermjetes per marketing, marrin me qera mjedise laboratorike etj. – pak a shume sic veprojne edhe institucionet private fitimprurese ne amerike).
Ndersa ne institucionet me 500-1000 studente, qe jane kryesisht ato jofitimprurese (p.sh. Epoka dhe Zonja e Keshillit te Mire) ka shume pak mundesi per te ulur koston dhe per rrjedhoje tarifat e studimit nuk kane gjasa te ulen me perjashtimin nga TVSH-ja (kosto te larta fikse, pedagoget jane te huaj, godinat jane te ndertuara nga fondacionet, ka nje perqindje te larte te studenteve me bursa ose infrastruktura kerkimore eshte shume e shtrenjte).
Perjashtimi nga TVSH-ja eshte bere pra per institucionet e medha fitimprurese, por problemi eshte se ky 20% i shtetit duhet ti shkonte studentit dhe jo institucionit. Ose sic edhe propozon ti, shteti ta vjeli TVSH-ne dhe me pas ta rishperndaje neper studentet e arsimit privat (jo publik, ose te kerkoje nga studentet e universitetit publik TVSH-e dhe ta rishperndaje per te gjithe).
Ne kete menyre rriten edhe tarifat ne universitetet publike te cilat kane 10 vjete qe rriten referuar rritjes se perqindjes se inflacionit te pergjithshem (te patates, se shporta e tere ka marre dhene), ku dihet qe kostoja e arsimit te larte rritet me shume se rritja e perqindjes se inflacionit (p.sh. ne usa perdorin mates si higher education price index, qe e nxjerr rritjen e kostos apo te tuition dy here me shume sesa inflacioni i pergjithshem).
Kapedan,
meqenese je i informuar per punet e arsimit te larte ne Shqiperi, me lejo nje pyetje prej emigranti.
Eshte folur keto kohet e fundit mbi vullnetin e qeverise e posaçerisht te Kryeministrit per te bere akreditimin e universiteteve publike dhe private. Kemi te bejme me zhurmen e zakonshme mediatike apo mendon se vertete mund te kryhet ky proces? Si e mendon ti?
Ketu ke nje diskutim te gjate mbi reformen e shpallur nga Berisha dhe Rama: http://www.arsimi.info/2014/04/diskutime.html dhe reagimet ne publik. Ne te ardhmen do te bej nje shkrim permbledhes.
Fillimisht Rama dhe te tjere kishin menduar se do te behej akreditimi i jashtem i institucioneve sepse nuk kishin besim tek Agjencia e akreditimit shqiptare dhe Keshilli i Akreditimit. Ata e nderprene procesin e akreditimit nga shtatori deri ne mars te 2014. Por mesa duket kane hasur ne veshtiresi te medha dhe jane keshilluar drejt qe institucionet shqiptare duhet te fitojne kredibilitet dhe jo ta humbasin edhe legjitimitetin se na vijne nga jashte.
Tani kane deklaruar se procesi do te filloje procesi pasi nderruan drejtorin e agjencise dhe keshillin.
Ne fakt keshilli i akreditimit kishte dy anetare te huaj dhe ministria kishte vendosur qe vleresimi i jashtem (procesi qe i paraprin vendimit nga keshilli i akreditimit) te kryhej nga pedagoge te huaj (dhe keshtu ishte bere, edhe pse une kam rezerva per disa prej raporteve te tyre – se hajt mo shqiperi – se fundmi kishin vleresuar pozitivisht nje shkolle andej nga Burreli qe ka shitur diploma).
Falemnderit!