Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë / Sociologji

NJË VRASJE, SHUMË POLEMIKA

nyjeViti 2013 u mbyll në Shqipëri me një vrasje e shumë polemika. Sipas mediave, një shtetas shqiptar, i akuzuar për plagosjen e një polici më 28 dhjetor në Durrës, u vra nga forcat speciale të rendit në mbrëmjen e 30 dhjetorit 2013. Në pak ditë, kjo ngjarje ndezi debate e komente të ashpra në politikë, media e rrjete sociale; në të vërtetë, nuk ishte ngjarja tragjike në vetvete, se sa dy reagime specifike që i ndezën diskutimet në internet e gjetiu.

Ngjarja

Ja si na e tregon ngjarjen televizioni Top Channel (30/12/2013):

Është vrarë në orët e mbrëmjes të së hënës, gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, Gazmir Marku, autori i plagosjes së policit Agron Halilaj. Që prej së dielës, forcat speciale kishin blinduar periferinë e qytetit bregdetar, duke mundësuar izolimin e 32-vjeçarit Gazmir Marku, në zonën e ish-kënetës. Ai është rrethuar në një banesë të zonës dhe, thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, i është përgjigjur me zjarr, duke vënë në rrezik jetën e efektivave policorë, të angazhuar në kapjen e tij. Marku ka tentuar të çajë rrethimin, duke qëlluar në drejtim të një efektivi. Në këto kushte, forcat RENEA kanë ngushtuar rrethimin dhe qëlluan mbi të, duke e lënë të vrarë.

Reagimet

Ja si na e përcjell reagimin e babait të viktimës gazeta Shqiptarja, në lajmin me titull: “Marku u qëllua me 10 plumba. Familja: Nuk e falim inspektorin”.

Familjarët e tij i kanë hedhur fajin inspektorit të zonës me inicialet Sh. G., si dhe Policisë së Shtetit për vendimin e marrë. Babai i 32-vjeçarit Marku i cili u vra mbrëmë nga forcat speciale RENEA, Ndre Marku ka deklaruar se, policia duhej të kishte vepruar në mënyrë tjetër. Sipas tij, gjatë natës së parë, në datën 29 dhjetor 2013, policia duhej të kishte vepruar ndryshe, “pasi oficerët erdhën në shtëpi civilë dhe pa shenja dalluese”. “Duhej të vinin me uniformë”, ka deklaruar babai i Gazmir Markut. “Policët kanë dashur të kontaktojnë dhe djali nuk i është përgjigjur, por ka marrë armën dhe ka qëlluar ndërsa policia i është përgjigjur me zjarr. Pas kësaj ai është larguar”, ka thënë babai Ndre Marku. […] Më i ashpër ka qenë vëllai i viktikës, Bardhok Marku, i cili ka deklaruar se, të gjithë fajin në lidhje me këtë ngjarje e ka inspektori me inicialet Sh. G. “Unë nuk ja fal këtë ngjarje inspektorit të zonës”, ka thënë Bardhok Marku

Lajmin e reagimit të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, e japin një sërë mediash. Ja çfarë shkruan Panorama: “Vrasja e Gazmir Markut, Tahiri: Bravo çuna. Drejtesia u bë me forcën e ligjit brenda 48 orëve”.

Ne nje mesazh ne Facebook, Tahiri shprehet se me vrasjen e Gazmir Markut, drejtesia eshte bere me forcen e ligjit.  Tahiri i uron sherim te shpejte policit te plagosur, si dhe nje vit te ri te gezuar per te gjithe. “Drejtesia u be. Me forcen e ligjit. Agron, sherim te shpejte. Rri i qete miku im, shoket e tu vune drejtesine ne vend. Me forcen e ligjit. Drejtesine qe do vije ti mes plumbave qe te kursyen jeten. Bravo cuna. 48 ore sakrifica qe perfunduan me drejtesine e ligjit. Komplimente punonjesve te Policise se Durresit, FNSH dhe Repartit Renea per aksionin. Kjo eshte Skuadra e Policise se Shtetit. Gezuar vitin e ri te gjitheve “- shkruan Tahiri ne Facebook.

Polemikat

Për ndokënd kanë qenë befasuese, për të tjerë të parashikueshme, gjithsesi reagimet e mësipërme shkaktuan kundëreagime të tjera, kryesisht në internet, por edhe në politikë. Është e pamundur të pasqyrohen vërshimet e vrullshme të mesazheve në rrjetet sociale nga qytetarë të ndryshëm, çka tregon mbi të gjitha se vrasja dhe reagimet pasuese prekën nerva të zbuluar. Komentet ishin aq të shumta sa u shndërruan ato vetë në lajm. “Vrasja e Gazmir Markut, debate pas batutës së Tahirit në Facebook”, shkruante Shqiptarja më 2 janar 2013.

Është e vështirë të përmblidhen komentet që mbushën faqe të tjera të internet. Pa pretenduar përmbledhje sistematike, e pa kërkuar vlera studimore e/o përfaqësimtare, po japim më poshtë disa prej, që duken si më domethënëse nga pikëpamja e qëndrimeve.

Në lidhje me deklaratën e familjarëve të Markut po riprodhojmë disa komente nga mediat online (nënvizimet janë tonat):

Nuk i sherben “feedback” askujt,aq me teper mentaliteti i shtrember i familjes..qe ka pergjegjesi per edukimin e keshillimin e pjestareve qe paraqesin rrezik per shoqerine. Policia nuk perkedhel ,detyra e saj eshte te perdore forcen ne rastet e percaktuara me ligj. Deklaratat e familjareve duhet te merren si kercenim dhe perballen me ligjin.

Kane ardhur civila thote i ati duhej te vinin me uniform prandaj i ka gjuajtur me arme!! Hajde logjike malesh hajde, po pse more idiot kur vjen policia civile kendej ne Angli duhet te gjejme nje arme e ti sulmojme? Ah ju jeni rritur maleve ku ariu bente ligjin prandaj keni keto mendime te cuditshme

Arrestojeni per kercenim ndaj shtetit te vellain ose shfaroseni fare ket familje te qelbur…tregoni se me shtetin nuk mund te matet askush.Mjaft me kercenime ndaj policeve dhe nuk u behet asgje.Vritini gjith plerat qe guxojne te kercenojn policin

Ngushellime per familjen sido qe te jete eshte humbje e njeriu. per mendimin tim duhet te jemi krenar qe shteti dhe policia po funksionon, dhe ska asnje dyshim edhe per nje qe nuk e njihte kete njeri se ai ishte kriminel pasi e thote fakti qe ai depozitonte nje arme pa leje dhe ka tentuar te kryej dhe vrasje kundra shtetit. Persa i perket familjareve duhet te tregohen ligji se per kercenim per shkak te detyres shkon ne burg per 3 vjet, te cilin e pate vete. Ligji te veproje.

Keto jane rrace e poshter. Edhe babai i tyre eshte nje dallkauk tamam si i biri qe u vra. Edhe ky vellai tjeter enjejta fytyre. Keshtu jane mesuar keta ne rregjimin e sales. Villnin, kercenonin ke te donin …tani do ta shohin prap. I lumte policise.

Korrini ore si familje. ndyresirat. nuk i duhen tokes keto plehra

Ka dashur te behet si rambo maloku, edhe keta morrat e tjere qe bejne si te forte me shtetin, mos ju ve flaken te gjitheve

Por fjales …maloket ose keta te veriut..nuk duhet ta permendin fare sepse ne radh te pare jemi shqiptare, dhe jo greke te jugut apo maqedonas apo malazez?

Bravo policis. A ka mundesi ti hiqni te gjith maloket qe ketej e ti coni ne tropoj. del dhe kercenon ky gangsteri ne tv.se e rruan njeri per kete pabuks.

I lexova te gjitha komentetet dhe kuptova qe qytetaret ne shqiperi qenkan ne jug, sipas komenteve ne jug ska kriminela ,ska hajduta,ka vetem qytetar qe respektojne ligjin,

Me thene te drejten cunat e jugut jane shume te mire. Ju keni shembuj te mrekullueshem si Zani Caushi, Gaxhai etj. Etj. Ato asgje te keqe nuk kane bere. Vetem se terrorizuan fqinjet e vet dhe bene shume e shume gjera te tjera qe nuk kam deshire te permend ketu. Me thene te drejten nuk ju marr vesh qe vazhdoni ende me kete ndarjen verior apo jugor. Fund i fundit te gjithe maloke jeni ju si nga jugu ashtu nga veriu. Ato familjaret e shkrete mos i paragjykoni se kane humbur njeriun e tyre.

Për deklaratën e Ministrit të Brendshëm po japim disa komente të tjera, që duken si më domethënëse. Një pjesë mund t’i gjeni këtu:

Policia sot ka bere detyren me te drejte qe duhej te bente gjate ketyre 100 diteve. Sic duket gjobat e vena qytetareve te ndershem dhe te pafajshem e kane bere ta vrase ndergjegjen me kete akt te goditur. Le te shpresojme qe te veproje me force ndaj shkeljeve te renda e jo te merret me gjobat e makinave te njerezve te pafajshem ku e kane makinen si mjet pune dhe plotesim nevojash familjare e jo per trafiqe dhe vjedhje sic kane bere shume shkeles te ligjit si ai qe u eliminua dje. Gjithsesi e inkurajoj policine e shtetit qe punon ne mbrojtje te qytetarit te ndershem e te thjeshte.

Nje bravo te madhe policise dhe i uroj Gezuar Vitin e ri !

Ti zoti Tahiri nuk jep drejtesi por policia eshte per te kapur shkelsite ligjit dhe derguar para drejtesise. Duhet te ishte treguar me profesionale sepse policia nuk ishte ne kushtet e vetmbrojtjes por ajo inicionte aksionin dhe jo viktima e saj sado qe ai ishte i armatosur dhe kundershtonte forcat e rendit. Ky eshte precedent i rrezikshem.

Keshtu veprohet, doren e ligjit duhet ta ndjejne te te gjithe ata te cilet ngrene armet kundra shtetit

Nuk eshte rasti te behet asnje koment. Heshtja flori. Eshte vrare nje i semur mendor dhe mund te arrihej arrestimi dhe dergimi ne spital per ta kuruar.

Ligjet e nje shteti demokratik nuk lejojne askend qe te flase ne emer te Drejtesise, qofte ky edhe minister. Jane po keto ligje qe, ne baze te parimit universal te “Prezumimit te pafajsise”, e konsoderojne çdo te akuzuar si te pafajshem, deri ne shpalljen e nje vendimi te formes s eprere nga Gjykata.

Urime policise shqiptare.te gjithe kriminelet dhe hajdutet te shkohen ne plumb.boll me ato gjykata te korruptuara dhe me ato rraporte mjeksore fallco gjoja per te semure mendore dhe pastaj vjedhin dhe vrasin. Familjaret e atij krimineli te rrine urte dhe ti nenshtrohen ligjit. Per mendimin tim te vendoset vendimi me vdekje

Nyje të pazgjidhura

Nuk po e komentoj ngjarjen specifike, sepse nuk ishte ky qëllimi im. Një koment më shumë, ose më pak, nuk do ta sqaronte situatën e krijuar dhe nuk do ta shuante debatin e ndezur. Dritë duhet të hedhin organet dhe institucionet kompetente. Mbi të gjitha, desha të theksoj se në rrëmujën dhe zhurmën e përgjithshme, ajo që mungoi ishte analiza e qetë e disa temave kardinale për shoqërinë shqiptare.

Në fakt, jo vetëm ngjarja, por edhe reagimet e komentet, dëshmojnë më mirë se çdo analizë sociologjike se shqiptarët janë ende në udhëkryq për tema madhore të së ardhmes si: respektimi i ligjit, konceptimi i drejtësisë, prezumimi i pafajësisë, zbatimi i ligjit, hakmarrja personale, paragjykimet shoqërore, ndarja jug veri, forcat e rendit, ndarja e pushteteve, të drejtat qytetare, marrëdhëniet e qytetarit me shtetin, autoriteti shtetëror, respektimi i tjetrit, dënimi me vdekje.

Pa Komente

  1. Kjo eshte per te qare e per te qeshur njekohesisht. Nuk u ve shume faj familjareve te viktimes se ate formim kane. Megjithate argumenti “kishin apo jo uniforme” policet me kujton ligjet e luftes ku kjo zbatohet. Apo Zhvejku i ngrate qe u kap me ……. uniforme armike. Pas 911 juristet mendjemprehte te US of A sajuan terma te reja si enemy-combattant per tiu shmangur Konventave Nderkombetare per trajtimin e roberve te luftes, apo perdorimin e Guantanamo per aplikimin e legjislacionit ne menyre selektive. Por individi nuk mund te pretendoje te tilla gjera nga shteti.
    Pastaj nese ti e konsideron vehten ne lufte, atehere nje nga pasojat direkte te luftes eshte shkembimi i zjarrit dhe vdekja e nje pjese te paleve nderluftuese.
    Me shqetesues eshte reagimi i Tahirit. Nderkohe qe bilbilojme mantren e Demokracise Liberale qe nje nga shtyllat ka Ndarjen e Pushteteve, ky teveqel nuk ka te qarte detyren e institucionit qe drejton (ndoshte Kryeministri harroi ti jepte nje Job-Description pasi e emeroi).
    Edhe Ministri i Drejtesise nuk ka te drejte te flase me kete gjuhe. Drejtesine e jep Gjykata dhe vetem Gjykata.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin