1. Ministria e abuzimit me paratë publike
2. Ministria e marrëdhënieve me krimin e organizuar
3. Ministria e luftës me mullinjtë e erës
4. Ministria e puthjes së prapanicave ndërkombëtare
5. Ministria “Ta bëjmë Europën si gjithë Shqipëria”
6. Ministria e amnistive, noterizimeve dhe tapive
7. Ministria e allish-verisheve
8. Ministria e shitjes së energjisë dhe të skrapit
9. Ministria e plaçkitjes së territorit
10. Ministria e veturave, gomave dhe karburanteve
11. Ministria e tokave djerrë, shpyllëzimeve dhe kënetave
12. Ministria e veterinarisë njerëzore
13. Ministria e analfabetizimit dhe kazinove
14. Ministria e pallës dhe Facebook-ut
15. Ministria e Skënderbeut
16. Ministria e ndotjes masive
Ke harruar ministrine e votes se bardhe…
Po Ministria e Nene Terezes ku ngeli?
Do propozoj te behet edhe nje ministri qe merret me ceshtjet e cinizmit (qe duket qe perfshin nje grup interesi mjaft te gjere), nihilizmit (qe ngaterrohet me kritizmin shpesh) dhe pse jo nje drejtori spastrimi te nje shoqerie qe beka hije kot. Politika e emigrimit masiv paska qene me e drejta, qe prej renies se komunizmit; sa keq qe nuk vazhdoi me ritme te kenaqshme.
Unë nuk e shoh si cinizëm listën e mësipërme, as si nihilizëm, por si shkoqitje e problemeve me të cilat duhet të merren ministritë përkatëse. Më mirë të thuash ministri e Ndotjes se sa ministri e Mjedisit, më mirë të thuash ministri e Veterinerisë njerëzore sesa ministri e Shëndetësisë. Kjo qeveri merr në trashëgim një gërmadhë të gjithanshme dhe një shtet të kapur nga krimi dhe paligjshmëria në të gjitha nivelet. Le të pasqyrohet kjo edhe në emrat e ministrive. Madje duhej të ishte shtuar edhe një ministri e Ndjekjes së premtimeve, edhe pse këtë mbase e do ta bëjë kryeministri vetë.
Shpesh kujtojmë një institucion, p.sh. një ministri, e shkakton ose e përfton veprimtarinë sipas së cilës emërtohet. Në fakt, zakonisht është fjala vetëm për administrim ose rregullim të veprimtarisë përkatëse. Shqipërinë nuk e mbron Ministria e Mbrojtjes, as i mban shqiptarët të shëndetshëm Ministria e Shëndetësisë. Oksigjeni në ajër nuk ka nevojë për ministri, i mjafton fotosinteza për t’u rigjeneruar; por Ministria e Mjedisit duhet për të disiplinuar ndotjet. Po ashtu, qytetarët nuk i bën me shkollë Ministria e Arsimit, as nuk i mundëson sportet Ministria e Sporteve. Dallimi nuk është trivial – dhe ajo që për shumë prej nesh është keqkuptim naiv, për të tjerë vjen si mundësi për të zhvatur publiken.
Kendveshtrim i drejte xha, dhe evidentimi i rolit thjeshte kufizues (jo dhe aq udheheqes), shtetit i shkon me shume. Edhe per prirjen abuzive te shtetareve, dyshimi eshte i perligjur, sidomos duke pare traditen dhe perceptimin tone per shtetin.
…por pershtypja qe pata, kur shpreha ate disaprovim, ishte se perceptimi dhe pritshmeria, besimi dhe kontrolli qe shprehim, per shtetin dhe administraten, ndikon jo pak tek performanca reale e saj; sidomos ku flasim per fillimet.
Shqiperia si ka qene dhe si eshte, ashtu do te jete. Le te mos shpresojme shume, sepse keto jane qeveri te bera nga shqiptare dhe te drejtuara nga shqiptare, dmth pune shkel e shko. Shqiptaret nuk arriten shume 100 vitet e fundit ne punet e qeverisjes. Ne thelb, njeri shkaterron ate qe ka ndertuar tjetri. Krenaria, vaniteti dhe egoizmi nuk i lejon te perparojne. Kam frike se keshtu do te jete edhe te pakten 50 vjet. Ne krye te qeverise kemi autorin e nje libri te quajtur Kurban qe vetem liber nuk eshte. Dhe eshte nje liber ende i padenoncuar publikisht nga mendjet e shendosha. Kjo lloj antikulture do te rrezatoje ne nje menyre ose ne nje tjeter edhe ne punet e qeverise. Do te rrojme dhe do te shikojme.
po ministria e emigranteve
Shyqyr qe ka shpetuar ministria e kultures pa antipod…!!!