Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Diaspora / Media / Sociologji

PARAGJYKIME ME SHЁRBIM

Lajmi pёr banditёt italianё qё grabitёn nё Shqipёri, i dhёnё nga mediat nё shkurt tё 2012-s, nuk mund t’i shpёtonte vëmendjes sё opinionit publik. Bёhet fjalё pёr dy italianё nga Leçe (Giuseppe Margiotta dhe Franco Gallucci) qё, sipas forcave tё rendit, kanё grabitur me armё disa argjendari nё zonёn e Fierit e tё Lushnjёs. Dy tё pandehurit u arrestuan nё datёn 8 shkurt 2012 nga policia shqiptare me akuzёn e rёndё tё grabitjes.

Nuk duhet tё jesh ekspert mediash pёr tё kuptuar se ky lajm ka diçka tё pazakontё. Ndaj ёshtё interesant. Mbi tё gjitha mund t’i nёnshtrohet njёkohёsisht interpretimeve tё ndryshme. Fakti ёshtё se njё lajm i tillё i zё gafil si operatorёt e mediave ashtu edhe opinionin publik. Nuk e teprojmё po tё themi se lajmi krijon njё farё paniku tek ata qё duan ose e kanё pёr detyrё t’i japin lajmet. Arsyeja? Sepse del nga binarёt e normalitetit.

Lajmi i italianёve qё grabisin nё Shqipёri del nga kornizat e zdrukthuara nga mediat deri nё kёto momente. Nё manualet e komunikimit thuhet se “qeni qё kafshon njeriu” nuk pёrbёn lajm. E kundёrta po, sepse ёshtё i çuditshёm. Nga pikёpamja e lajmit, nё ngjarjen e grabitёsve italianё nё Shqipёri, dallojmё modelin e pёrtejmё tё  “njeriut qё kafshon veten dhe qenin”, tё njё çudie tё dyfishtё, tё njё ngjarjeje qё pёrbёn superlajm, qё tёrheq pra domosdoshmërish vёmendjen e gazetave dhe tё televizioneve. Meqё “qeni qё kafshon njeriun” nuk pёrbёn lajm, atёherё cilat lajme kanё respektuar modelin e njohur pra tё “njeriut qё kafshon qenin”? Ato nё Itali, natyrisht, pёrndryshe nuk do tё ishin dhёnё.

Nё infosferёn italiane kanё vite qё qarkullojё hareshёm lajme pёr grabitёsit shqiptarё, me apo pa theks lindor, qё çetojnё gazetё mё gazetё e gojё mё gojё. Kur dihet prejardhja e krimineleve atёherё nuk mungon e famshmja “Delinquenti albanesi rapinano…”, kur nuk u njihet origjina shkruhet “I rapinatori, probabilmente albanesi,…” ose mё e pёrgjithshmja “Con l’accento dell’est…”, qё i lё pak shteg imagjinatёs, sepse gjikujt mendja i shkon tek banditёt e pёrtej Adriatikut. Pavarёsisht se trysnia mediatike kundër shqiptarёve duket nё ulje, fakti ёshtё se nё media krimi ёshtё etnizuar, çka etikisht pёrbёn krim, sepse i jepen tё keqes ngjyra kombёtare, duke i vёnё shenjёn e barazisё midis kriminalitetit e kombёsisё. Nga ky veprim lindin ose pёrforcohen ato pёrgjithёsime qё çojnё nё paragjykime. Nё fund, pasi rrёnjosen nё shoqёri, nuk ka pse tё habitemi qё shpien drejt e nё diskriminime, herё tё hapura e herё tё mefshta.

Si ta shohim pra lajmin e mёsipёrm qё u dha nga mediat shqiptare e italiane njёkohёsisht? Po i analizojmё pa paragjykime. Le tё marrim titullin “Vjedhjet me dhunё, po vijnё bandat italiane” (Shekulli, 8 shkurt 2012). Po ta pёrkthenim, e t’u ndryshonim pasaportёn kriminelёve, titulli (Rapine, arrivano le bande albanesi) do tё dukej tipik i mediave italiane, ato qё krijuan psikozёn e pushtimit nga emigrantёt e nga kriminaliteti i huaj. Nё bazё tё kёtij titulli ekziston e njёjta formulё e etnizimit tё krimit. Nё fakt, lajmi qёndron, por titulli nuk ka pёrse tё pёrmbajё hollёsi etnike, sidomos nёpёrmjet enfatizimit duke alarmuar lexuesit. Fakti qё grabitёsit janё italianё mund tё jetё element interesant, por mё shumё pёr hetuesit e specialistёt, sepse pёr qytetarёt mё shumё ka rёndёsi qё tё mos pёrsёriten akte tё tilla kriminale, se sa pasaporta e njerёzve me maskё.

Dihet nga tё gjithё se titujt kanё mё dukshmёri se sa shkrimet qё i shoqёrojnё. Megjithatё, le tё lexojmё edhe hollёsitё e artikullit tё lartcituar: “Situata e rënduar e kriminalitetit e ka kthyer Shqipërinë në një parajsë për grabitësit aq sa edhe të huajt kanë filluar të vijnë e të kryejnë vjedhje me armë në vendin tonë duke përfituar nga dënimet e ulëta dhe mungesa e zbulimit të krimeve nga ana e policisë”. Pra kёtu, qё nё fillim tё shkrimit, mbrohet teza sipas sё cilёs Shqipёria ёshtё kthyer nё Eldorado tё kriminalitetit. Nuk ёshtё e vёshtirё tё dallohet njё farё politizimi, meqё i yni paraqitet si rasti i fundit i njё dukurie tё rrёnjosur. Ndёrkohё, do tё kishte qenё e udhёs tё bёhej pyetja nёse dy tё pandehurit italianё pёrbёjnё lajmёtarёt e njё stine tё re tё kriminalitetit pa kufi, apo njё rast sporadik pa asnjё ndёrlikim. Nuk citohen ekspertё ose burime tё hetuesisё. Rreziku i etnizimit dhe i politizimit mund tё pёrfytyrohet sikur grabitёsit tё kishin pasur kombёsi tё tjera. Po tё kishin qenё grekё, ose larg qoftё, serbё? Çfarё interpretimesh do tё jepeshin? Fantazia do tё rendte pa fre.

Nuk ka dyshim se lajme tё tilla janё parё fillimisht nё Itali. Gazetat, por edhe njё pjesё e opinionit publik, madje edhe aktualisht, vazhdojnё ta paraqesin Italinё si vendin ideal pёr kriminelёt, sepse “kёtu nuk ka dёnime tё sigurta, sepse kёtu ligjet nuk funksionojnё, sepse kёtu ata bёjnё si t’ua dojё qejfi…”. Mirёpo nga ana tjetёr i shkelet syri idesё se po tё mos kishte tё huaj nuk do tё kishte kriminalitet. Tё kёqinjtё janё ata, ne jemi tё mirёt, thotё paragjykimi. Mos mediat po sillen si rrushi? Qё sheh shoku shokun e piqet? Problemi ёshtё se mediave nuk u lejohet naiviteti nё lёmin e kriminalitetit. Me pёrkufizim, ky nuk ka kombёsi kur vepron duke shkelur ligjin, sepse ka synime identike, sepse kriminaliteti kudo nё botё ka pёr synim fitimin e paligjshёm. Nga ana tjetёr, kriminaliteti nuk i ka respektuar kurrё kufijtё, ka bёrё gjithnjё aleanca, me efektshmёri tё frikshme, nё kohё rekord, pa pritur firmat e vulat mbi protokollet e bashkёpunimit tё interpolit ose policive pёrkatёse.

Mos vallё kemi tё bёjmё me dёshirё tё pavetёdijshme tё mediave shqiptare pёr revansh kundёr imazhit negativ tё shqiptarёve nё pёrgjithёsi e kundёr mediave italiane nё veçanti? Ka mundёsi. Tё lodhura nё vite nga prezantimi negativ i shqiptarёve nё Itali, ka gjasa qё mediat shqiptare tё jenё shfryrё sapo u erdhi zogu nё dorё, d.m.th. rasti i volitshёm, njё farё refleksi pasqyror i ngjarjeve pёrtej detit. Pavetёdija dhe impulsiviteti mund tё shpjegojё edhe reagimin ndaj njё lajmi qё nё tё vёrtetё e nё thelb nuk ёshtё aq i ri. Mafia italiane ka kohё qё ёshtё ulur kёmbёkryq nё Shqipёri. Kronikat na kanё rrёfyer se kёtu janё arrestuar edhe latitantё tejet tё rrezikshёm, tё shumёkёrkuar nga e gjithё Europa. Natyrisht, askush nuk ёshtё aq i padjallёzuar sa tё mendojё se mafiozёt italianё janё pa lidhje me mafien shqiptare. Kjo ёshtё e vёrtetё sa tashmё cilёsimet etnike “mafia shqiptare”, “mafia rumune”, “mafia italiane” janё bёrё gjithnjё e mё tё pasakta, pikёrisht pёr bashkёpunimin e ndёrthurjen e ngushtё tё kriminalitetit tё organizuar ndёrkombёtar. Madje njё nga pikat qё duhen sqaruar ёshtё se si shpjegohet krimi i mёsipёrm nё kushtet e kontrollit tё rreptё tё territorit nga ana e mafies vendase.

Dyshimi se mediat shqiptare u ndikuakan nga ato italiane mund tё jetё i pabazuar. Mirёpo si shpjegohet lajmi qё dha gazeta “Shqip” nё datёn 10 shkurt 2010 me titull “Ansa publikon arrestimin e italianёve nё Fier”? Mediat shqiptare japin lajmin qё mediat italiane dhanё lajmin? I çuditshёm si veprim, disi enigmatik si lajm, edhe pse diçka kuptohet nёpёr radhёt e pakta. Mesa duket mediat shqiptare prisnin qё agjensitё e lajmeve italiane tё mos i kushtonin vёmendje lajmit. Po mosbotimi do tё kishte pёrbёrё lajm? P.sh. me titullin “Gazetat italiane nuk e botojnё arrestimin e italianёve nё Fier”.

Nuk mund tё mohohet fakti se grabitja e kryer nga dy italianё ёshtё intrigues. Mirёpo dhёnia e lajmit duhet bёrё gjithnjё me kujdes, pa u lёnё shteg pёrgjithёsimeve e paragjykimeve. E kёtu nuk hyn fare e folura politikisht korrekte. Pёr shembull, njё element pёr t’u hulumtuar konkretisht mund tё ishin modalitetet me tё cilat punon kriminaliteti i organizuar nё kushtet e globalizimit e tё lёvizjes sё lirё. Grabitjet nё trajtё blici, duke penetruar nё territorin e vendit fqinjё pёr pak kohё, mund tё jetё risi e kriminalitetit modern. Ka zёra qё thonё se kёtё metodё e ndjekin edhe shqiptarёt ose emigrantё tё tjerё nё Itali. Vijnё pёr pak ditё, kryejnё grabitjet e planifikuara dhe kthehen nё vendin e tyre pёr tё humbur gjurmёt. Nёse kemi tё bёjmё me taktikё tё re, do tё ishte mirё tё mos binim nё grackat e retorikёs e tё pёrgjithёsimeve qё, midis tё tjerash, tё nxjerrin nga rruga e duhur pёr luftёn kundёr kёtyre fenomeneve.

Po mediat italiane si u sollёn pёrballё kёtij lajmi? Le tё themi qё lajmi i grabitёsve italianё nё Fier nuk zuri faqet e para tё gazetave. Le tё themi gjithashtu se nuk ua tёrhoqi vёmendjen mediave me tirazh tё madh ose mediave elektronike. Lajmi, mund ta themi me plot gojёn, nuk u mor vesh nga publiku i gjerё italian. Pavarёsisht se ngjarja u dha nga agjensia e njohur Ansa, gazetat nuk e botuan gjerёsisht. Pastaj duhet parё se si u dha lajmi. Ansa e titullonte kёshtu: “Leccesi in transferta in Albania per rapine, arrestati” (Leçezё me shёrbim nё Shqipёri pёr grabitje. Arrestohen). Bie nё sy dallimi krahinor qё i bёhet autorёve tё grabitjes. Nuk thuhet se janё italianё, por “leçezё”. Lajmi ёshtё lakonik, por nuk ёshtё kjo arsyeja qё praktikisht, pёrjashto ndonjё media lokale e ndonjё faqe nga fundi i kronikёs sё zezё, ngjarja kaloi nё heshje, pra nuk u pasqyrua nga mediat italiane.

Teorikisht, po tё respektohej me fanatizёm rregulli i “njeriut qё kafshon qenin” lajmi duhej tё ishte dhёnё nga tё gjitha gazetat italiane. Sepse ngjarja tёrheq pёrnjimend vёmendjen dhe sepse del nga ligjet gravitacionale tё deritanishme tё universit kriminal. Mirёpo njё lajm i tillё do tё ishte edhe tёrmeti mё i fortё qё do tё godiste paragjykimet e kultivuara deri mё sot nё serrat mediatike. Lajmi sipas tё cilit italianёt po shkojnё nё Shqipёri pёr grabitje, do tё sfidonte tё gjitha siguritё e krijuara vitet e fundit. Do tё ishte pёrmbysja e ligjeve universale, pёrgёnjeshtrimi i tё vёrtetave absolute, mohimi i besimeve tё predikuara. Sipas stereotipave tё sotëm, italianёt mund ta kapёrcejnё Adriatikun pёr investime, pёr punё, pёr turizёm (In Albania, ma non per turismo, titullonte njё gazetё italiane), por jo pёr grabitje. Truri nuk ka asnjё kategori konceptuale ku ta fusё kёtё ngjarje. Ndoshta pёr kёtё arsye vjen nё ndihmё njё paragjykim tjetёr, ai sipas tё cili janё italianёt e jugut ata qё bёjnё krime. Ja pra njё rrugёdalje e establishmentit paragjykimor.

Komentet qё i bёhen lajmit nё internet jo gjithnjё duhen marrё seriozisht, megjithatё ka raste kur bёhen domethёnёse. Nё “Shekullin on line” lajmi pёr italianёt u komentua gjerё e gjatё. Reagimet mund tё pёrmblidhen pak a shumё kёshtu: çudi (jemi nё botёn e çudirave), zemёratё (kemi hajdutёt tanё, nuk i duam tё tjerёt),  neveri (jemi bёrё kazanёt e plehrave tё botёs), ironi (nё fakt nёpёr botё kanё shkuar perlat shqiptare!), refleksion ironik (joshen nga rritja ekonomike shqiptare), surprizё me ftesё (italianёt vjedhin nё Shqipёri? Pse nuk kanё ç’tё vjedhin nё Itali?), hakmarrje (jepini fletё dёbimi ose rrasini nё burg), frikё (prit kur tё vijnё grekёt tani), nostalgji (le tё rikthehet Xhaxhi qё t’ua rregullojё qejfin tё gjithёve), kompensim (tani qё vjedhin edhe italianёt jemi barazim, jemi njёlloj), kozmopolitizёm (leçezё a shqiptarё ёshtё e njёjta gjё), largpamёsi (kanё ardhur pёr trajnim nё Shqipёri), robinhudёsi (po marrin pasurinё qё ua kemi grabitur ne), art hetuesie (argjendaritё shqiptare kanё sistem tё dobёt sigurie, po kёshtu policia), indinjatё (pёrse u fshihen sytё kriminelёve nё fotografitё e gazetёs?), autokritikё (nuk u bё nami, po qindra shqiptarё qё kanё vjedhur nё Itali?).

Komente ka pasur edhe nё faqet e internetit italian, edhe pse tё pakta ngaqё lajmi nuk u pёrhap shumё. Dikush qesh e habitet, dikush e interpreton ironikisht me krizёn qё ka kapur Italinё, dikush thotё se ishin politikanё me shёrbim nё Shqipёri, dikush tjetёr i “qan hallin” se janё tё varfёr, dikush mendon se Italia ёshtё aq keq ekonomikisht sa nuk ka ç’t’u ofrojё mё grabitёsve. Megjithatё, bie nё sy mungesa e ballafaqimit me kriminalitetin shqiptar, ose ndonjё referim pёr imazhin e shqiptarёve nё Itali.

Shqipёria po hapet pёrditё me botёn. Hapje do tё thotё edhe shkёmbim virusesh. Sёmundjet kanё nevojё pёr diagnozё e kurim, duke pёrdorur pёr pёrhapёsit karantinёn e jo gjuetinё e shtrigave, qё zakonisht fillon me alarm social e gishta tregues. Rёndёsi ka qё shqiptarёt t’i rrinё larg tundimit pёrgjithёsues e paragjykues. Vetёm nё kёtё mёnyrё nuk do tё pёrsёriten gabimet e tё tjerёve, vetёm nё kёtё mёnyrё hapja nuk do tё kthehet nё mbyllje.

Pa Komente

  1. Nje grua greke nga nje ishull prane Patras me tha dje: “Kemi degjuar se shqiptaret po ikin nga Greqia per ne Shqiperi. Me sa duket Shqiperia eshte mire ekonomikisht tani e do kthehen te tere. Ndoshta duhet te vijme edhe ne atje.”

    Mediat te prishin mendjen…dhe mendjet prishin mediat.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin