Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

SHTYHU PAK

Tashmë nuk është mister për askënd. Presidenti shqiptar Bamir Topi ka bërë të ditur se nuk do ta mbyllë karrierën politike me përfundimin e mandatit të tij si Kryetar Shteti. Është kuptuar nga të gjithë se Bamir Topi do t’i kthehet politikës aktive, në kuptimin tradicional të fjalës, çka do të thotë se pas “pauzës institucionale” nuk do të merret me veprimtari akademike, fondacione, Ojq, ose me veprimtari të tjera sociale apo parapolitike.

Në fakt nuk mund të flitet për kthim të Topit në politikë, meqenëse roli i tij si President është kryekëput politik, edhe pse në thelb institucional. Mirëpo, kur thuhet se Presidenti Bamir Topi do t’i kthehet politikës aktive, nënkuptohet pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në partitë politike. Dy janë rrugët e mundshme që mund të ndjekë Topi gjatë “kthimit” të tij në politikë: të kthehet tek partia nënë (Partia Demokratike), ose të krijojë parti të re. Rrugë të tjera, tani për tani, nuk dallohen në horizontin e politikës shqiptare.

Rruga e parë duket tejet e vështirë. Praktikisht kthimi në PD është pothuajse i pamundur, ngaqë konflikti midis lidershipit të saj me Topin e kanë kaluar prej kohësh nivelin fiziologjik, për të kaluar në nivel pathologjik. Siç thuhet, krahu i Topit në Partinë Demokratike është spostuar politikisht, ai është shpallur si kundërshtar i saj, ndërkohë që forcohen politikanë që e shohin me rivalitet Topin, për sa kohë ky mund të ushqente iluzionin e një mandati të dytë në Presidencë. Pra rruga drejt PD-së është e bllokuar që në fillim, në mos e minuar gjithkund, hap pas hapi, në rast se Topi do të kthehej si anëtar i thjeshtë ose si drejtues në organet partiake.

Politikës aktive Presidenti Topi mund t’i futet duke themeluar Parti të re. Pra në tryezën politike shqiptare duhet shtuar një vend. Zakonisht, kur vjen një mysafir pasi gostia ka filluar, drekëtarët hapin një vend vetvetiu, atje ku ka hapësirë më shumë, për të mos thënë bujari më shumë. Meqë në politikë zakonisht nuk ka as hapësirë, as bujari, duhet parë se ku do të vendoset Topi në tryezën e nesërme. Në pamje të parë, tryeza partiake shqiptare duket aktualisht e mbipopulluar. Kush i ka numëruar partitë thotë se nuk ke ku hedh kokrrën e mollës.

Politologët do të flisnin për pozicionim në spektrin e politikës, mirëpo realiteti shqiptar ka përgënjeshtruar shumë koncepte të dobishme, përfshirë edhe nuancat klasike politike. Që ndarja e djathtë dhe e majtë nuk ka asnjë kuptim në Shqipëri, kjo dihet nga të gjithë, por me marrëveshje, për efekt studimi e mirëkuptimi, kjo edhe mund të bëhet, duke e vendosur PD-në në të djathtë dhe PS-në në të majtë.

Shumëkush mendon se Bamir Topi do të krijojë një parti të djathtë. Është e mundshme, madje ka shumë gjasa, duke pasur parasysh prejardhjen politike të Presidentit shqiptar. Po në cilin vend do të ulet Topi? Në krah të djathtë, apo të majtë të Berishës? Po të ishim kryekamerierë të politikës shqiptare, pa marrë rolin e rëndësishëm të protokollit, do të kishim vështirësi ta ulnim Topin në tryezën politike. Kjo për faktin se nuk e njohim politikisht, ose më saktë nuk e njohim nga pikëpamja e programit politik me të cilin do t’i paraqitet elektoratit shqiptar. Natyrisht, kjo është çështje kohe, mjafton të presim çastin e duhur. Vështirësia tjetër, në thelb strukturore, qëndron në mungesën e pikave të referimit, sepse edhe ata që janë ulur prej kohësh në tryezën e mësipërme nuk kanë ndonjë letërnjoftim të qartë programatik. Fotografia, shënimet, firma, shenjat e gishtërinjve, madje edhe ftesa për në tryezë, paraqiten të zbehta e të turbullta.

Ku do të ulet pra Bamir Topi? Nuk duhet harruar se në të djathtë të PD-së, nëse nuk gabohemi, ka rezervuar vend edhe risia e politikës shqiptare, Aleanca Kuq e Zi, e cila po përvijohet gjithnjë e më shumë si një forcë e djathtë nacionaliste. Lidershipi ambicioz i AKZ-së vështirë se do t’i thotë “bujrum” Bamir Topit e t’i lëshoje kryevendin e aleancës. Vështirë edhe për faktin se Bamir Topi nuk është dalluar ndonjëherë me qëndrimet e veta si kuqezi i flaktë, në kuptimin që profili i aleancës së porsakrijuar nuk përputhet deri tani me qëndrimet politike të Topit. Megjithatë, në politikën shqiptare kjo nuk do të thotë shumë, meqë forcat politike, madje vetë institucionet, shfaqen shpeshherë të këmbyeshme, ose të mbivendosshme me njëra tjetrën, sidomos kur flitet për retorikën kombëtare.

Mos vallë Topi dëshiron të ulet në të majtë të Berishës? Edhe kjo mundet. Në këtë rast karrigia duhet vënë midis Ilir Metës e Sali Berishës. Partia e re topiane do t’i ngjante për nga gjeneza Lëvizjes për Integrim, duke i ndenjur PD-së si LSI-ja Partisë Socialiste. Për një qeveri të ardhshme të djathtë aleanca e natyrshme do të ishte midis PD-së, Partisë së Topit, e partitë e tjera të vogla të krahut. Nga ana tjetër do të qëndronin LSI dhe PS, plus motrat e vogla. Po ta shikonim nga pikëpamja thjesht estetike, mund të thoshim se në këtë mënyrë kuadri i politikës shqiptare do të dukej më harmonik. Por në politikë këto janë koncepte të huaja. Aleancat e deritanishme nuk mund të zhbëhen brenda ditës, edhe pse politika është arti i përditësimit të vazhdueshëm.

Nuk mund të shkartohet a priori ideja se partia e Bamir Topit synon ta ngrejë PD-në e Berishës nga tryeza për t’i zënë vendin. Me fjalë të tjera, partia e re e Topit mund të rreket ta zbrazë nga brenda Partinë Demokratike, duke ia gërryer elektoratin menjëherë ose gradualisht. Në këtë kuptim më e rrezikuara duket PD-ja dhe jo AZK e Kreshnik Spahiut, sepse nga pikëpamja programatike do të gjenden dy parti me të njëjtin numër në biletë.

Kudo që të vendoset nesër Bamir Topi do të krijojë probleme gjeometrike në hapësirën politike. Deri tani kapitali i tij është personal. Si të thuash, gjykohet për veprimtarinë e tij si President. Nesër do të gjykohet nga programi por edhe nga njerëzit me të cilët do të rrethohet. Në një farë mënyre vendi ku do të vendoset Bamir Topi në politikë varet edhe prej tij vetë, se ku dëshiron të pozicionohet në spektrin politik shqiptar. Varet gjithashtu edhe nga maxhordomi, pra elektorati, i cili mund t’ia shtojë një vend në tryezën politike, e njëkohësisht t’ia tregojë derën ndonjë tjetri. Në praktikë vështirë të ndodhë. Darkëtarët e deritanishëm e kanë vendin prej vitesh, nga e majta tek e djathta. Mirëpo aktualisht në krahun e djathtë të tryezës duket sikur ka më shumë lëvizje, më shumë bërryla, më shumë përpjekje për hapësirë. Çdo gjë mund të ndodhë.

Ne mbetemi në pritje, ndoshta me ndjesinë e gabuar se gostia dhe vendet në tryezë nuk varen prej nesh.

Pa Komente

  1. Normalisht Topi duhet te vendoset me majtas Berishes dhe AK-ja me djathtas, por sipas gjasave AK-ja kur te hyje ne skene do jete nje parti nacionaliste gjitheperfshirese ose pigliatutto apo catch all, qe do qendroje ne qender, te pakten deri ne perplasjet e ardhshme paszgjedhore, ku prirjet e djathta pas gjasave do mbizoterojne.

    Nderkaq Topi nuk shoh se ç’tjeter kale beteje perpos çeshtjes se pronave mund te kaleroje, se Sala i ka zene te gjitha dhe eshte e qarte qe s’ka ndermend te zgjidhe çeshtjen e pronave.

    Persa i perket aleancave, ketu do spekulloja rendshem se Topi me Spahiun, le te themi per hir te kombit( Spahiu e ka me te lehte ta perdore kete argument ), mund te anojne nga nje aleance paszgjedhore me PS-ne me qellim zbritjen nga kali te Sales, e me tej nese pas kesaj do kete edhe shperberje te PD-se, nuk do hezitonin per zgjedhje te parakohshme, me nje maxi-aleance te djathte, bashke me mbetjet e PD-se.

    Ne thelb s’ka asnje alternative reale as majtas as djathtas, te vetmet mundesi teorike i ka AK-ja nese do te dije te imponohet me nje program alla-vetevendosje por pa majtizmat e atij programi (shtet zhvillimor, blej shqip, mbroj prodhuesin e gjera te ngjashme te patriotizmit ekonomik, i qendrojne mire nje te djathte nacionaliste).

    Nderkaq Topi hiq çeshtjen e pronave dhe njefare perfaqesimi te vlerave qytetare, veshtire se arrin te gjeje dot ndonje gje te hajrit qe s’e ka me tapi Berisha prej kohesh. Qe Topi te arrije te imponohet djathtas duhet me se s’ben te heqe Salen nga skena, dmth ne zgjedhjet e ardhshme duhet me se s’ben ta heqe nga pushteti duke perdorur ato pak perqind qe do te marre ne aleance me PS-ne.

    Ne rast se Sala largohet, o mund te rikthehet ne PD (po e lane ujqerit e rinj, qe jane gati te shqyejne edhe Salen ne nje darke alla frojdiane te bijve qe hane babane) ose mund te gerryeje PD-ne (kjo pas Sales do gerryhet vete), por me Salen ne krye te PD-se nuk ka fare hapesira, hiq te permendurat.

    Rama qe duket se ka vene mend e s’eshte me ai arroganti i koheve kur ndryshonte ligjin zgjedhor, po perpiqet te ndryshoje serisht ligjin zgjedhor per te favorizuar rrjedhjet djathtas, Topin dhe Spahiun (megjithese ky s’merr as djathtas as majtas, po vetem elektorat gri ), meqenese kesaj radhe nese s’fiton jo vetem do e heqin fishek nga kryetarlleku, po edhe nga PS-ja.

    Spahiu eshte si fanti spathi, po e pa keq nuk eshte çudi te beje me Ramen deri edhe aleance parazgjedhore per te garantuar ne Tirane te pakten nje karrige deputeti per vete, po e pa veten mire rrezik AK-ja hyn e vetme ne zgjedhje, ku si gjithnje per hir te kombit, do shikoje me ke te beje aleance paszgjedhore.
    Duke u vendosur paraprakisht ne qender, me nje elektorat kryesisht gri e me argumentin e pathyeshem te interesit kombetar, Spahiun e shoh ne pozita me te rehatshme se Topi ne aleancat para e paszgjedhore (megjithese mund te vendose te mos futet ne parlament edhe kesaj radhe, duke pritur ndonje te pabere te dyshes Sala-Rama, ku pastaj do dilte si shpetimtar i kombit).

  2. Njehere, mendoj une, i duhet dhene fund klishese tashme se ne Shqiperi nuk ka te djathte dhe te majte politike. Sot njeri krah i spektrumit politik (PD) perfaqeson qasjen dhe praktiken liberale, ndersa pjesa tjeter tjeter (PS) artikulon disi me mundim nje qasje te majte. Spektrumi politik ka ngjyra domethene. E djathta dhe e majta jane pertej dhe me shume se vetem ndarja politike, keshtu qe partite vetem duhet te germojne pak qe ta gjejne ate tek njerezit. Sigurisht qe tani edhe ne vendet nga kane dale ideologjite politike nuk ka nje ndarje te prere dhe pozicione ideologjike klasike.

    E ardhmja politike e Topit mua me intereson shume me pak se sa shqetesimi i madh se cfare i ka bere institucionit te presidentit Topi. Qe kur eshte ulur ne ate karrige Topi, nuk ka pushuar asnje minute se punuari per projektin e tij politik. Ka vene ne detyra shteterore njerezit e tarafit te tij politik e miqesor, ka krijuar aleanca e miqesi dhe armiqesi gjithmone ne funksion te ambicies e projektit te tij politik dhe tani ne fund i ka vene kapak duke shfrytezuar cdo aktivitet si president i vendit per fushate paraelektorale. Te gjitha keto ne kundershtim me frymen e kushtetutes qe percakton nje president mbi palet, jo pjese e tyre dhe qe ka per detyre te ruaje kushtetuten dhe te perfaqesoje unitetin e popullit e jo te merret me berrylla e goditje se kerkon te formoje parti.

    Topi bashke me disa karrigethyer te tjere nga PD-ja, qe nuk jane shquar kurre per politikane kalibri ne PD e as jashte saj, do kerkojne te bejne vrima tek PD-ja dhe t’i sherbejne Rames, por kjo s’ka asnje gjase te ndodhe. Efekti i partise se Topit eshte minimal dhe qe nuk demton PD-ne.

    Topi ne baze te statutit te PD eshte automatikisht anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe nese kerkon te provoje mbeshtetjen e tij tek anetaret e PD mund ta provoje fare mire po e di qe nuk e qas kush politikisht. Pas asaj armiqesie ndaj PD-se, eshte i asgjesuar politikisht per kete parti dhe kur them parti kam ne mendje elektoratin e saj.

    Nje parti me shume ne Shqiperi s’do te thote asgje, vetem i heq nje barre partise nga vjen Topi pasi po vetelargohet.

    AKZ eshte partia e Topit, por ngaqe u dekonspirua dhe u perfol qe heret kjo lidhje e AKZ me Topin qe filloi organizimin si klube tifozesh, po perpiqet qe te formesohet si nje organizim politik me vete me idene qe te mund te terheqe elektorat, por bashkepunimin me Topin mund ta beje ne cdo kohe dhe me shume menyra.

    AKZ per te thene dy fjale shkurt per te, eshte nje percudnim, nje perversion qe i behet aspiratave kombetare te shqiptareve. Edhe ketu jane plot karrigethyer, sherbetore pushtetesh e deshtake, qe kerkojne nje vend ne politike e me shprese edhe tek pushteti.

    Patriotizem sot eshte te besh detyren shteterore qe te eshte ngarkuar mire dhe jo te kendosh kenge e te valevitesh flamurin kombetar ne stadium.

    Cfare ofron AKZ? Urrejtje ndaj fqinjeve dhe minoriteteve qe jetojne ne Shqiperi? Deri tani vetem keto ka ofruar, ndersa Shqiperine etnike e kerkon ne bashkepunim dhe me izen e nderkombetareve (shikoni intervisten e Spahiut). Po te kene izen e bashkepunimin e nderkombetareve kete e duan te gjitha partite ne Shqiperi, me perjashtim ndoshta te partise se minoritetit grek.

    Me pak fjale eshte nje zero me xhufke qe ashtu sic do te hyje ne arenen politike ashtu edhe do ta dale, pa lene asnje shenje, sic kane hyre e dale shume parti e levizje perpara zgjedhjeve.

  3. More Metal Boy se kam dashur te te pyes; kjo nisma e AKZ per ndryshimin e toponimeve eshte vleresuar si duhet andej nga PD-ja se me sa di eshte ne plan emertimi i rrugeve dhe vendeve me emra njerezish te shquar te saj. E kam fjalen se mos ndodh ndonje gje e papelqyeshme dhe ta zeme Autostrades Sali Berisha (!) shkon Kreshniku e i ve emrin Vrana Konti? Aq impulsiv sa eshte Kreshniku, sidomos qe nga 1996-a e ketej, une them se dikur do ja dale ti ndryshoje emrin edhe vete PD-se.
    Edhe nje pyetje se duket qe ke te njejten frymemarrje me demokracine ne Shqiperi; nese AKZ-ja qenka kaq destruktive sic thua e sic mendoj edhe une ne fakt, pse kjo qeveria jote nuk ben transparencen e fondeve te saj? Nga vijne, ku derdhen? Sa te perfshire jane deputete te PD-se dhe PS-se me te? Nje lloj komisioni hetimor si per 21 janarin.

    1. Akz nuk më rezulton që të jetë një parti politike në parlament që t’i nënshtrohet një verifikimi të tillë.
      Ndoshta ndokush tjetër mund ta dijë më mirë, por për mendimin tim, ato fonde nuk vijnë as nga Kuba, as nga Koreja e Veriut, as nga Lega Nord apo parti të tjera ekstremiste nacionaliste, ashtu si, dhe e vë dorën në zjarr, as nga Greqia (që kurrë nuk është kursyer të “ndihmojë” parti, lëvizje dhe grupe të ndryshëm).

    2. Mos u sikletos kaq shume he burre se une jam dakort qe nje rruge ne Shqiperi t’i veme edhe emrin e Pirro Dhimes nese na lejon Greqia.

      Te hetohen nga parlamenti parate e Kreshnikut jane si te hetohen parate e levizjes Mjaft te Veliajt. Nuk shkon besoj…

      1. Jo mo jo nuk kam ndonje siklet, te pyeta se doja te ilumimohesha pak fare per trafikun e influences qe ka krijuar kjo AKZ te ju. Rruga Pirro Dhima? Pse jo? E ka mbajtur ai edhe flamurin e Shqiperise dikur. Akuzat nacionaliste ne vendin tone nuk kane vlere; ja ta zeme ne vitin 2003 Ilir Meta i drejtohej Sali Bollekut, me epitetin “dhendri i Serbise”. Pse ti kujton se e hengri populli qe druzhe Sala ishte ashtu vertete? Ne bote qe jo, ndaj e votoi ne 2005. Sa per parate e Veliajt kot ben diversione tani: Saliu vete para ca diteve deklaroi se per te rrezuar Nanon kishte bashkepunuar me Mjaftin. Mos me bej te sjell linkun tani. Pra nuk ka nevoje per hetim o Metal Boy. Po mire na thuaj nje gje tjeter se ka lidhje me shkrimin ketu: Jozefina eshte kandidate apo jane llafe thua? Pyes se kush e di kush do behet nderi i Kombit pastaj!

  4. Si qenka klishe kur Sala deklaroi se eshte me socialist se socialistet ?

    Praktikat liberale ne ekonomi i zbatoi edhe PS-ja kur mori pushtetin, ku eshte dallimi ?

    Keto praktika zbatohen per 2 arsye, e para sepse lejojne vjedhjen masive nepermjet privatizimit, çka s’ka nevoje per vertetim se eshte ne syte e te gjitheve, e dyta sepse Europa, kryesisht Italia e Greqia kerkojne te shesin mbiprodhimin e tyre pa hasur ne dogana te rrepta si dhe natyrisht te gjejne nje shtet ku mund te blejne çdo lloj aktiviteti ekonomik e te mos kene probleme fiskale (psh taksa e sheshte).

    Perfundimi shihet, gjithçka eshte vjedhur e shitur, vjedhesit jane shqiptare kurse bleresit jane te huaj, nderkaq ne Shqiperi shiten makarona Barilla 1,5 euro, ndersa ne Itali kushtojne 0,75 me oferte 0,5 euro, llogarite sa del nga fabrika e hiqi IVA -TVSH per te pare ç’perfitime dalin dhe ne kurriz te kujt.

    Ky eshte sistemi si te vjedhim shqiptaret ne bashkepunim.

    Persa i perket AK-se veshtrimi yt eshte strabik, si i shume te tjereve.

    Ne rastin tend strabizmi, vjen si pasoje e dashnise se Sales per Delijorgjat e Fazlliçet.
    Meqe ka plas dashni e madhe mes Sales dhe grekeve e serbeve, mbrojtja e shqiptareve brenda e jashte kufijve, te duket blasfemi, se ashtu si Udheheqesi Legjendar Sali Berisha edhe ne shqiptaret e tjere duhet te heqim dore nga vetembrojtja, te heqim breket e te ulemi ne prehrin grek.

    Nga ana tjeter mos lexo vetem intervisten e Spahiut por lexo deri ne fund edhe intervisten e ambasadorit danez, se aty do gjesh edhe shume pergjigje.

    Sa per zeron me xhufke ajo eshte per t’u pare, po te ish kaq zero me xhufke s’do e kish prishur rehatin Sala, viti 2012 eshte i gjate, do shikojme e vleresojme.

    Nga ana tjeter nje bashkepunim mes partise se Topit dhe AK-se, me duket politikisht e vetmja e zgjidhje per te futur spektrin politik te Shqiperise ne rrugen e duhur, se tani eshte berishizem vs antiberishizem, pra krejt anormal.

    Biles do thoja se AK-ja, meqe nuk mbeshtetet koke e kembe tek antiberishizmi, ka mundesi te levize guret, po hyri koke e kembe tek antiberishizmi atehere do jete thjesht nje shtojce e parendesishme ne panoramen e gjere te antiberishizmit shqiptar.

    1. Nuk eshte faji i PD-se qe PS-ja eshte e djathte. Kete fenomen mund ta shqyrtoni gjeresisht ne kafenete e tifozerise se AKZ-se, por nese kerkon mendimin tim, PS-ja qe ka nje elektorat me baze ne 50 vjecarin e shkuar komunist, te mesuar me privilegje dhe qe ka perfituar prej tyre, per nje kohe te gjate do vazhdoje qe te quhet e majte por do jete e djathte dhe ne cdo rast qeverises do kete qasje te djathta apo liberale. Megjithate Rama nuk eshte aq budalla sa ne te shkuaren, e ka kuptuar se te hedhesh ndonje kocke ideologjike e te besh populizem, nuk eshte se te le pa gje ne Shqiperi. Me nje te permendur te takses progresive saktivista dhe ndonje akesit lene koken per te.

      Privatizimi vetem e eliminon korrupsionin nuk e shton. Duke hequr administrimin e ndermarrjeve dhe aseteve nga dora e shtetit dhe kaluar tek privati, i jep fund korrupsionit dhe shton eficencen. Te korruptuarit do te donin te kishin sa me shume ndermarrje, asete e c’te mundnin ne administrim dhe jo e kunderta.

      Shqiperia e mbron prodhimin vendas me referencat ne dogane, por me BE-ne, qe eshte konsensus i pergjithshem anetaresimi ne te, nuk mund te luash burrin e forte duke mos i lene mallrat e saj te hyjne ne Shqiperi. Ka ca marreveshje qe kur firmosen duhen respektuar ose te dale KS dhe te thote qe ne nuk e duam anetaresimin ne BE.

      Autarkine e kemi provuar jo me larg se para 21 vitesh.

      Qasja liberale eshte se si te zhvillohet ekonomia dhe te akumulohet pasuria e korrigjuar pak me kejnesianizmin qe aplikon Berisha. Si paraqitet bilanci pas 20 vitesh? Sukses i vertete. Varferia e reduktuar, te ardhura me shume, standarde jetese me te mira.

      Dukesh qe je krejt i painformuar se c’behet me prodhimin vendas ne Shqiperi. Shiko kete emision te Fevziut qe te te hapen syte pak: http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=3994#

      AKZ eshte pune tifozash, nuk ka dicka politike a filozofike a ideologjike aty.

      Sigurisht jo te gjithe jane tifoze, ka edhe pune kreshnikesh e ambasadoresh te interesit personal e pushtetit qe duan ta kapin qofte edhe duke bere sejmenin e Topit a te kujt dale me pare.

      Edhe njehere pyes, cfare ofron AKZ pervec urrejtjes patologjike nacionaliste qe drejtohet tek fqinji apo i huaji brenda vendit? Berisha e dominon spektrin e djathte ne ide, diskurs dhe reforma qe zbaton ne qeverisje, cfare i ka ngelur AKZ-se? Te kendoje o sa mire me kene shqiptare?

      Bile Berisha shpesh dominon edhe krahun e majte, prandaj thote qe jam me socialist se socialistet dhe kete nuk e thote ne hava, por te bazuar, si pershembull ne krahasimin e faturave sociale te qeverise se tij dhe qeverive te ashtuquajtura socialiste.

      Keshtu eshte puna o tifoz i AKZ-se dhe me vjen mire per ty qe me ne fund, nga nje elektron i lire ne levizje, ke gjetur piken ku je ndalur, partine e Kreshnikut dhe kjo eshte kthyer ne motiv jete per ty.

  5. ”’nese AKZ-ja qenka kaq destruktive sic thua e sic mendoj edhe une ne fakt, pse kjo qeveria jote nuk ben transparencen e fondeve te saj? Nga vijne, ku derdhen? Sa te perfshire jane deputete te PD-se dhe PS-se me te? Nje lloj komisioni hetimor si per 21 janarin.”’

    Po pse ore kaq keq i paska dhembur Dules qe s’i dolen llogarite, saqe po krahason ekzistencen e AK-se me 21 Janarin ?
    Pale po ai Dulja tend, na qenkesh ankuar serisht ne Athine, si duket Sales s’po ia mban te manipuloje rezultatet etno-fetare sipas midese se tyre e preferon ti mbaje fshehur, keshtu qe yxhym Dulja me Bollanon ne Athine.

    C’transparence mo, parate e shqiptareve jane, njesoj si ato me te cilat ha e pi ti ne Shqiperi, per 5 autobuza ankohesh ti, nuk e sheh qe s’ka fare autobuza ne Jug se kushtojne per shkak te largesise, merr kompastin vere qendren tek Kruja e bej nje hark.
    Hajt mo ta zeme 30 euro per autobuz ja u bene 150 euro, po ja 200 euro, per keto do besh hetim parlamentar ?

    Ti mer bir si i thote populli per nje plesht djeg jorganin.

    1. O zoteri, une i bera nje pyetje MB-se, meqenese kishte bere nje koment. Nuk kuptoj asgje nga ato qe thua; do i lexoj edhe njehere sot gjithe naten e mbase ftillohem, por nuk besoj. Aq me teper qe me duket se lodhesh kot qe komenton per keto ceshtje me mua, kur me ke identifikuar me Dulen dhe Bollanon. Nuk ja vlen barra qerane, keshtu qe lere fare.

          1. Te paska shpetuar shetitja qe personalisht beri te PPU-ja. Thene shqeto fare, ishte si nje shperthim pusete qe qelb gjithe dynjane…

          2. Ka nisur e-mail sot te gjitheve, pra nuk e gjeta une. Pastaj mua me duket burim bajagi me i mire se Dulja dhe Bollanua. Nuk mendoni edhe ju keshtu?

            1. Po mua nuk me intereson dhe aq sesa te verteta di ai, se Kreshnik Spahiun e njohin ata qe duhet ta njohin. Ketu une me shume mund te hamendesoj nese po nis nje sulm politik ndaj AKZ dhe VV, apo jo? Thaci unifikoi qendrimin me Berishen kur konsideroi se veprimet e VV jane njelloj 21 janari ne Kosove. Per kaq Goxhaj vlen. Po nuk me the si te duket ne krahasim me Dulen dhe Bollanon si burim?

            2. S’te intereson se sa te verteta di? E lexove artikullin para se ta bije a jo? Nuk meriton ti thuhet as trakt sepse traktet kane njefare koherence logjike. Qe paria politike ne pushtet ne shtetin perendimor e verior ka nisur sulm ndaj levizjeve nacionaliste, nuk besoj se nevojitet Goxhaj per ta na e thene kete kur dy pashallaret e medhenj e kane konfirmuar kete gje vete.

              Dulja e Bollano? Nje vlleh e nje progonatas qe shiten si greke, s’mund te konsiderohen si kandidate per besueshmeri por kjo s’do te thote qe nje sharlatan si Goxhaj ka ndonjefare perparesie ndaj tyre.

            3. Jo, jo – unë nuk kam ndonjë problem – thjesht bëja një shaka me mbiemrin e personit.

      1. Per cilet faqezinj e ka fjalen konkretisht avokati ?
        Mos ndoshta e ka psh, po them, per Endri Shabanin ?

        Ne nje shkrim ne blogun tim te paradisakoheve, kam nje foto interesante :

        http://peshperima.files.wordpress.com/2011/07/261956_10150225766522307_29771032306_7779271_84351_n1.jpg

        Studentet ne Tirane e kane mjaft te qarte lidhjen mes te dyve, ndaj nuk po dua te zgjatem.

        Ja ku eshte sot Shabani :

        http://www.youtube.com/watch?v=kHGkMn0e-W4

  6. Shprehja “Shtyhu pak” sjell vetiu nder mend ndjesine e pasagjerit ne autobuzet urbane te Tiranes, si dhe te fjales krëskëvëk (nga vjen valle kjo fjale?)

    Megjithate, ne pamundesine aktuale te demokratizimit te brendshem (dhe per rrjedhoje te gjithe) politikes shqiptare, edhe pse kane kaluar 20 vjet, ky faresoj frakturizimi (LSI, Topi, AKZ, etj) duhet mirepritur, persa dobeson bipolarizimin e skajshem PD-PS.

    Ne kete pike kjo ka me shume rendesi mendoj sesa ne te majte apo te djathte te kujt do ulet Topi. Kjo e fundit eshte vetvetiu irrelevante, te pakten per momentin, persa sic thote dhe autori, nuk ka te majta apo te djathta reale, ne kuptimin qe keto nocionione kane ne vendet vertet demokoratike.

  7. Metal boy, duke te lexuar ty me vjen plasja qe 1,5 milione shqiptare rrine ne emigracion ( sipas regjistrimit vetem 2,8 milione jane ne Shqiperi, e meqe jane 4.3 milione te regjistruar ne gjendjen civile, beji vete llogarite), si mor qenkan kaq injorante qe rrine jashte e nuk vijne te vjelin frutet nga pemet anes rrugeve te Edenit qe ka krijuar Berisha me Frymen e Tij te Shenjte.

    Aman pash Zotin ca na shet dokrra enveriste, Shqiperia kopshti i lulezuar, ata jashte vuajne per buke, do i bejme malet fusha.
    Si mo ishte ajo puna e mijera miliardave rrenje te arroreve e frutoreve, ka ne plan t’ia kaloje pakrahasimisht xhaxhit Enver.
    Po ne jemi te verber thuaj qe nuk shohim driten e shkelqyer te Perendise.
    Mire qe s’ka filluar te deliroje me tejkalim planesh, prodhim 150%, apo i ka ruajtur surprize per fushate elektorale.

    Per çeshtjen e privatizimit dhe te korrupsionit, nuk e di nese e ke pare ne vend te sajt jemi ne Europe e me gjere ne bote, prandaj nese kane lidhje ne teori, me siguri qe praktika berishiane eshte e ndonje lloji qe duhet futur ne manualet e teorive ekonomiko-politike.

    Persa i perket autarkise, ajo nuk ka ekzistuar kurre ne Shqiperi sepse nuk i ka mundesite, ne kohen e xhaxhit psh ne vitin 80, importoheshin mallra me vlere 250 milione dollare dhe eksportoheshin mallra me vlere 200 milione dollare.
    Pa harruar me pare marredheniet me Kinen, BS-ne, Jugosllavine etj.

    Njefare niveli autarkie ka zbatuar Amerika nga mesi i shek 19 deri ne mesin e shek 20, BS gjate luftes se ftohte, Kina gjate e pas Maos, po keto jane maxi-shtete qe i kane te gjitha rezervat natyrore e tokat bujqesore , keshtu qe s’kane/s’kishin ndonje arsye te benin importe e eksporte te fuqishme.

    Po autarki te paster nuk ka pasur kurre se eshte utopi, sado pasuri te gezoje nje shtet, sikur qofte per interesat e politikes se jashtme i duhet te eksportoje e importoje.
    Keshtu bente BS-ja, i kishte gjithe rezervat brenda, importonte e eksportonte kryesisht per motive ideologjike.

    Ti qe me mburrke politiken e sales, pa me thuaj njehere sa eshte defiçiti tregtar i Shqiperise ne perqindje te PBB (GDP) ?

    Hajde na fol ca me shifra e bej çik krahasimet psh ta zeme me Gjermanine meqe eshte rivalja e Sales per rritje ekonomike.
    Po fol me shifra, mos na bej gallate, se gallate dime te bejme te gjithe.

    Sa per AK-ne, prit o derman se s’ka mbushur ende vitin, po gjithsesi ne date 17 Janar, do kesh ne dispozicion ‘Kontraten Kuqezi’, aty do gjejne pergjigje edhe pyetjen e tua, nuk dua te parathem asgje, edhe pse e kam neper duar, duro edhe 4 dite.

  8. O zoti theollogos, po tek ky i fandaksuri perfundoi gazetaria jote hetimore ?
    Pale ça perfundimi gjenial, Sala e ka me AK-ne dhe VV-ne, mos more !

    Sa per VV-ne, kam degjuar se ka nja dy sipermarres te fuqishem shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi, qe e kane ndihmuar qysh ne fillesat. Tani eshte normale qe duke mbeshtetur sipermarrjen shqiptare, ka nga ata qe ne daç per patriotizem, ne daç per pritshmerite vetjake, jane duke e financuar.
    Perderisa Albini beri takim te veçante me sipermarres nga Shqiperia, do te thote qe ka te interesuar te shesin mallra ne Kosove dhe me mire se Albini s’kane ku gjejne (per mbeshtetje politike).

    Si nje e nje qe bejne dy, nje pjese e sipermarresve sikur edhe vetem per arsye vetjake do mbeshtesin nje force politike qe u thote, shiko se dua te heq nga tregu filanin qe eshte i huaj, keshtu qe fitimet e asaj parcele tregu do i kesh ti.

    Sa per kete Shabanin, mund te thuhet qe bima ka nevoje edhe per bajga ose ure, sidomos kur sapo eshte hedhur fara. Po te kesh rastisur ne ndonje mbjellje parcele, pasi hidhet fara, menjehere hidhet edhe ureja (ose ne mungese bajga lope).
    Pastaj edhe ne fazat e mevonshme duhen prape plehra kimike ose organike, po me vlere ekzistenciale per bimen jane toka, fara, uji e dielli.
    Natyrisht si e thote shprehja e urte popullore, bajgat me karar perndryshe djegin bimen.

    Dashakeqesit e AK-se, normal qe do meshojne mbi kredencialet e Spahiut, kurse dashamiresit do i ndaja ne dy pjese, ata qe meshojne tek kredencialet si faktor negativ dhe ata qe i vleresojne si pozitive.

    Une hyj tek ata qe i vleresojne si pozitive.

    Ne radhe te pare, duke pare mjedisin politik ne Shqiperi, Spahiu eshte super i mbrojtur, shantazheve ai eshte i afte t’u pergjigjet me shantazhe, perndryshe nje psh qe do kish qene ne luften e Kosoves e do ish i njohur, do e kishin sharruar qe ne fillim (leqe ky nuk ekziston).
    Shqiperia ka tjeter mjedis nga i Kosoves, Spahiu di not shume mire ne detin shqiptar.

    Ne radhe te dyte duke qene nenkryetar i KLD-se, ne fazen e pare do i afrohen shume çakej qe shpresojne te nxjerrin ndonje gje konkrete per vete, keshtu edhe pse me falsitet, kauza ne vetvete fiton nga puna e tyre e publicizimi, sikunder thashe per lart buka qe hame vjen nga gruri dhe gruri pa bajga nuk rritet i bollshem, prandaj jo detyrimisht bajga eshte keq.

    Ne radhe te trete, ka pervoje te gjere ne terren , di si te veproje, nje me kredenciale heroike, do te ishte pa pervoje ne terren.

    Se katerti, Spahiu ka aftesi debatuese dhe juridike, nuk ia ha qeni shkopin aq lehte dhe kete e ka vertetuar.

    Se fundmi por me e rendesishmja, Spahiu nuk i ka hipur ndonje kali gerdalle, po nje hamshori gjysem te zbutur qe e di vete rrugen, sipas gjasave Spahiu ne mungese te kredencialeve heroike, do te jete me i prirur ta leshoje kalin te shkoje ne rrugen qe di vete, nje me kredenciale heroike do perpiqej ta çonte kalin atje ku ia kishte mideja.
    Si shembull, Albini me kredenciale heroike po e çon kalin tek mulliri ideologjik komunist, jo me kot i ka hipur kalit edhe Zaimi.

    Nese do kishte qene ndonje me kredenciale heroike po nacional-katolik, do perpiqej ta çonte kalin tek nacional-katolicizmi, e keshtu me radhe.

    Spahiu eshte i perkryer sepse do e lere kalin te ndjeke rrugen qe di vete. Per momentin kete po ben dhe kali ka nje veti qe po s’i the qe ne fillim kush komandon, me tej te rrezon po e provove ta komandosh.
    Spahiu eshte i detyruar te ndjeke kalin perndryshe do rrezohet.

    Keshtu edhe neser nese do hyhet ne parlament, Spahiu nuk do beje dot marreveshje haptazi skandaloze, gje qe personazhi hipotetik heroik do te mund t’i bente per shkak te kredencialeve heroike (sikunder ka ndodhur e po ndodh ne Kosove e ne Shqiperine parakomuniste).

    Natyrisht koha do e tregoje vertetesine apo rremesine e ketij arsyetimi, nje gje eshte e sigurte klasat politike ne Shqiperi e Kosove po ndihen te rrezikuara, dhe kjo eshte mire.

    1. Gazetari hetimore!? Thuhet investigative, mos e purifiko kot. Se dyti, une nuk hetova fare, Goxhua kishte nisur email thashe te gjitheve. Se treti e thua vete se kush i ka hipur kalit- Spahiu dhe Zaimi. Te kujtojne gje ty keto dy mbiemra arberore? Per nje gje te respektoj: qe ti beson.

        1. Sipas fjalorit të Dizdarit (nga po i nxjerr të gjitha këto të dhëna), zaim është fjalë osmane (në thelb arabe) që do të thotë zot timaresh të mëdha, zot i një zeameti. Një timariot, po të arrinte 15 000 akçe në rendiment e të ardhura, konsiderohej zaim. Si emër familjeje, Zaimi/Zajmi ndeshet në Tiranë, Kosovë, Libohovë, Skrapar, Priskë dhe gjetiu. Ka edhe një xhami të Zajmit në Tiranë.

          1. Flm Xhaxha, por e dija etimologjine e Zaim edhe para postimit tend. Postimi im kishte te bente me cinizmin e pyetjes se theollogos. Etimologjia e nje mbiemri (sidomos ne ballkan) nuk nekupton domosdoshmerisht perkatesi etnike te qarte.

            1. Pyetja ime cinizem?! E ke gabim i nderuar. Cinik eshte konteksti ku aktualziohen keto mbiemra ne histori, ndonese armiqte dhe miqte mbeten njesoj si dikur.

            2. Persiatjet mbi etimologjine e mbiemrave te tyre jane tjerrje leshi e padobishme. Te fokusohemi te veprimet e tyre e jo te emtimologjia e mbiemrave, se pastaj kush e di ku dalim pershembull po te flasim per etimologjine e mbiemrit Berisha.

            3. Po une ndaj edhe shtrova qe ne fillim nevojen e hetimit te AKZ-se te parate. Nuk kam faj pse paragjykohem.

            4. Unë nuk e dija, e pashë në fjalor, thashë ta ndaja edhe me të tjerë.

            5. Ndersa une e kam marre vesh rastesisht; ka botuar ambasada turke nje liber titulluar “E shkruam historine me tolerance”, ku flitet per marredheniet nderetnike ne Perandorine Osmane dhe se bashku me te edhe nje liste te mbiemrave qe jane fituar per shkak te detyrave. Kur te jete vafti, po ma lejuat, them qe ta ndaj ketu me te tjere.

        2. I pakapshem: Mjaftohem te te them vetem: Falemnderit!.

          Hyllin: Me vjen mire qe rehabilitove Altin Goxhajn si burim. Une ne Kryeministri? Jo, fillova njehere pune shteti, po me hoqen se nuk u cova ne kembe kur u kendua himni, se e kane te shenjte ketej.

  9. Si mbeshtetes nga Shqiperia ne Kosove per aksionin e VV jane nisur jo me shume se dy autobusa. Keto levizje (pseudo) nacionaliste jane me shume mediatike, zhurmojne ne televizione dhe ne diskutimet e te ngeshmeve ne FB dhe online por jo ne terren, ne popull. Keto qe thone sot Kurti ose tifozat kuqezi i kane pase thene me kohe partite e te djathtes tradicionale dhe nacionaliste ne Shqiperi (por edhe ne Kosove grupet marksiste-leniniste me orientim nacionalist). Balli, Legaliteti, partia e Abdi Baletes e te tjera flisnin gjithe diten per Shqiperine etnike, per qendrime te ashpra ndaj grekeve dhe serbeve etj. por ne zgjedhje nga populli nuk merrnin me shume se 1% ose asnjehere aq mjaftueshem sa per te hyren ne parlament. Mesa duket edhe politikaneve kryesore qe kane perkrahje ne popull dhe per kete edhe qeverisin, ju interesojne keto lloj levizjesh ekstremiste qe zhurmojne ne media pasi projektojne veten tek nderkombetaret si politikane te moderuar e qe mbajne nen kontroll ekstremistet qe rrezikojne stabilitetin e vendeve te rajonit. Sharlatanizmi ka qene me teprice ne Shqiperi kahere, prandaj sot kemi nenkryetarin e KLD, qe ka mbi qafe si pergjegjesi drejtesine e vendit dhe ben pseudonacionalistin (por edhe kete e ben shume mjerueshem, nuk arrin te ngrihet edhe deri ne qendrimet e VV) duke folur per kapionatet e futbollit, kur drejtesia ne Shqiperi eshte padrejtesi ne nje mase te madhe dhe raportet nderkombetare flasin qarte per gjykates qe japin para per t’u emeruar ne detyra. Tani kush i ka marre keto para dhe e mban pergjegjesi ky personi qe eshte vene te zgjidhe hallet e drejtesise por kerkon te na zgjidhe hallet e kombit? Kjo menyre pune e politike shkon plotesisht me ate shprehjen e famshme qe permend edhe Goxhaj: steha e fundit e maskarenjeve eshte nacionalizmi.

    1. “…me ate shprehjen e famshme qe permend edhe Goxhaj: steha e fundit e maskarenjeve eshte nacionalizmi.”

      Ne rastin e Shqiperise,2012 duhet riformuluar : steha e fundit e maskarenjeve eshte kryeministria…

  10. ”’Gazetari hetimore!? Thuhet investigative, mos e purifiko kot. Se dyti, une nuk hetova fare”’

    Nuk e di une si i thuhet, e nxora fjalen nga folja hetoj, po edhe ti hetova the , nuk the investigova, apo ti ke tagrin te besh si te do bitha me shqipen.

    Zaimin e paskan arrestuar, ma mbylli gojen.

    Qe thua ti dhe ky Metalari siper qe kur poston duket sikur ben deklarate per shtyp, i paska vajte nami AK-se deri tek Arvizu, na qenka shqetesuar perfaqesuesi i shtetit te xha xhait ne Shqiperi, se me 17 janar do mund te kete rremuja ne Kruje.
    Po s’po marr vesh tani se kush do i beje rremujat, te kete shkare krejt Sala ?

    S’te pyeta, ti do vesh ne perkujtim te Skenderbeut mo, qyl e ke, i fut edhe nje hetim gjendjes, meqe te ka zene meraku.

    1. Te thashe qe nisi sulmi? Jo ti. E shikon sa i sekelldisur eshte metalari, ja aty tatoje pulsin ti, pastaj fillo qitjen ne ajer. Ku e perdora hetimore une, apo ja fut kot ti, sa per te thene? Nuk ja fusin kot ata; do kete perplasje ne Shqiperi. Une te Skenderbeu!? Jo. Nuk ka pse te jem hipokrit me askend, aq me pak me veten

  11. Po ç’sulm zeza, pse ne keshtjellen e Skenderbeut e gjeti te godase mbi flamurin e Skenderbeut, apo s’do jete gjigand. Ore nga pikepamja e ngushte e besueshmerise publike, po beri ndonje gje Sala, AK-ja ngrihet me shume pike, biles edhe ne syte e Europes apo s’leshoi sot nje deklarate pro-europe Spahiu.

    Shoh nje krisje mes Europes dhe Amerikes, Arvizu thote stabiliteti me Salen, Europa thote demokracia pa Salen.

    Gjithsesi ekziston edhe mundesia qe Arvizu te jete merzitur me paqen ne Shqiperi dhe si thashethemexheshke u fut xixat robve, ka kohe qe s’eshte ne qender te reflektoreve, sidomos ky danezi e eklipsoi fare, pa harruar qe ia shau Salen mbare e prape.

  12. Theollogos, sulm ndaj kujt, Spahiut? Je ne metro? Spahiu me nje buzeqeshje qe mund t’i jape Berisha ne kafene behet djale i mbare.

    Ju si e keni ndare mendjen me 21 janar? Do beni si nje vit me pare? Jo per gje po policia shqiptare ka nje vit qe blen pajisje e ka rastin t’i veje ne pune.

    Ameriken dhe BE-ne i kemi gjithe sy e veshe dhe mund te ndodhe po u kerkua ndonje disiplinim shembullor, ligjor e kushtetues.

    1. Nje punonjes i vjeter i Sigurimit, aktualisht ne pune shteti, me tha diku pas 21 janarit se “Ziverin e vrane se nuk kishte asnje deshmor ne familje”. Une e pranoj, nuk ka patur ngjarje te me kete prekur aq shume sa 21 janari 2011, dite kur une me syte e mi pashe sesi maloku i pabese Sali Berisha bashke me te kastruarin zyrtar, Lulzim Basha keputi tri varfanjake hallexhinj per te negociuar nje qetesi te sforcuar. Por maloku nuk e kish per here te pare; per here te pare qe ua futi njerezve publikisht e kishte stilisti qe sot drejton PS. Ndaj edhe te ka ardhur dita te llapesh ty o Metal Boy. Ndaj vazhdo. Vazhdo, por edhe per pak. Dhe e di ti mire shume ti.
      Hyllin, ca thua a derebardhe? Je ne terezi? Nacionalisti me i madh eshte Xha xhai qe shkruan per gjuhen e jo larot si Spahiu. Por qe do kete perplasje, ma beso kete.

  13. Me 22 Janar eshte lene protesta e radhes e VV. Gjasat jane per me shume demostrues dhe doemos me shume gjak.

  14. Protesta e VV-es ka sjelle nje risi shume interesante.

    Per here te pare qe nga pas luftes se dyte boterore elitat dhe populli bashkohen per nje qellim te vetem. Elitat per nje qellim te poshter, per te penguar popullin, dhe populli per t’u perkufizuar si “nje komb”.

    Elitat politike te Kosoves dhe te Shqiperise po e lidhin fatin e tyre me njeri-tjetrin. Po keshtu me duket se do te largohen.

    Albin Kurti me kete proteste modeste ne efektin afatshkurter, por gjigande ne ate afatgjate, per here te pare i vuri shqiptaret e Shqiperise perpara nje zgjedhje: o veproni ose jo. Nuk na tha se cfare mendojme per kete apo ate, per bashkim apo jo. Nuk dha alternativa te tilla qe mund t’ja gdhinim duke folur, por dha alternativen: do te veprosh apo jo? Kjo eshte risia me e madhe ne historine e kesaj ceshtje per bashkim. Kjo levizje e tille, e pjekur ne momentin e duhur te ketij strategu, do te kete nje efekt te madh ne historine e kombit tone. Edhe pse nuk jam ndonje simpatizant i kesaj ceshtje per bashkim, e vleresoj nismen e Albinit si nje levizje te persosur strategjike.

    Ngjarjet e medha historike fillojne gjithmone te vogla, e perfundojne te medha. Kete na e mesoi per here te pare, ne menyre te ndergjegjshme, nje politikan shqiptar i nje kategorie siperore dhe te kompletuar (i penes dhe i pushkes do te thoshim).

  15. ”’Hyllin, ca thua a derebardhe? Je ne terezi? Nacionalisti me i madh eshte Xha xhai qe shkruan per gjuhen e jo larot si Spahiu. Por qe do kete perplasje, ma beso kete.”’

    Xha xhai po, Cabej i ri do thoja 😀

    Perplasjen ta besova, doli Sala duke kerkuar hetim parlamentar per veprimtarine e Spahiut.
    Mos punon gje ne kryeministri ti daku, se ti e hodhe i pari kete punen e hetimit parlamentar.

    Po i dhemb suma keq Sales, ai pinguini Arvizu ka me siguri gisht, po nese ben Sala ndonje budallek neser dhe me 21 janar, nuk do i dalin bashibozuket e metalaret, duhet te sjelle Arvizu marinsa.
    Gradualisht me ane te krahasimeve me Esat Pashen, duhet nxjerre Sala si tradhtar dhe duhet kthyer rrezimi i tij, ne nje çeshtje te rendesise kombetare.

    p.s xha xha, mos u merr me fejsbukizma, leri fejsbukistat te argetohen, 450 pelqime dhe nja 70 postime, nxiti ai mesazh pothuaj subliminal.

    1. O Hyllin, ti si i brendshem i AKZ-se, di te na thuash se cfare e pickoi Edi Ramen sot qe bertiti aq shume ne mbrojtje te Spahiut? Apo keto gjera i dine ata ne krye, ti nuk di gje?

      Ja se tani edhe theollogos do ndryshoje mendimin per Spahiun se doli kembe e krye kanakari i Rames.

      1. MB: Spahiu eshte laro. Qe kjo eshte e vertete, ti natyrisht jo vetem qe e di, por edhe e ndjen se brendshmi. Dhe ai nuk eshte i Rames, por edhe kete e di mire ti. Ai eshte per ta thene drejtperdrejt – Spahi-u. Por ju keni mjetet dhe instrumentet per ta hetuar me transparence. Apo valle sulmi eshte oferte?

        Hyllin: A me blen nje xhake trahana se eshte e vetmja dhurate qe do pranoja nga ty?

  16. Metal si eshte kjo puna e shkarkimit, kush e pati kete ide gjeniale, se Sales nuk ia pret deri ne ate pike.

    theollogos ndryshon mendim per Spahiun kur ta ndryshoje Dulja.

  17. theollogos si dhurate mund te t’bej vetem nje flamur, kuqezi a bardheblu,si ta duash, per te tjerat ke Dulen.

    Sa per sulmin, ai eshte hetim tremujor, thjesht sa per t’i vene shkopinj ne rrota, se shkarkimi ne çdo rast eshte ne dore te KLD-se dhe natyrisht Gj.K.-se.

    Rama do mbroje veten, viti 2012 eshte jubile patriotik, do permendet aq here Skenderbeu dhe I. Qemali, saqe deklarat do nisin rendom si kjo e Rames ”’Skënderbeu sot do të ndihej i turpëruar”’.

    E hengri Dulja, do i duhet te beje aleance me Salen vitin tjeter, si do ia besh zotrote ?

  18. Hyllin nuk ja thua fare per politike; me siguri ngaqe je cun flori. Apo zotni burre? Si e keni ju nacionalistet? Dulen e njoh sa edhe ty, pra permes medias. Plus eshte shume i vogel tani; ka edhe nje rol te fundit per te lozur dhe do dale nga skena.
    Cfare do bej une? Ate qe kam bere deri me tani; gallate me keto qe thua ti. Plus brenda vitit tjeter ndoshta, do krijohet Partia e Shqiptareve te Greqise; do ndryshojne kahun autobuzet. Do vijne ti marrin nga Jugu per te votuar andej, se helbete ja beri vetes Greqia; shkoi e beri me dokumenta fallco 150 mije greke ne Shqiperi. Tani keta jane votues, arvanitas te rinj sic kam thene dikur ketu. Ja pra, Hyllin qe ate flamurin qe do ma beje dhurate ne emer te interesave patriotike per te cilat ti jep shpirtin, duhet ta ridizenjosh. Kuq e zi me nje vije te vockel te bardhe? Apo bardh e blu me nje shqiponje sqepkthyer? Mendoje njehere, pas tre muajve qe mbaron edhe hetimi dhe flasim.

  19. Si eshte kjo puna e autobuzave nga Shqiperia, s’jane me me Dulen keta, kaq shume pensione preu greku mo ?
    Po qe se do kalosh nga Rama zotrote duhet t’i besh llogarite qe ta shash Spahiun kur te jape urdher kryetari, jo keshtu vend e pavend. Duhet te marresh shembull nga Muçi qe po i han duart t’i hidhet ne fyt Spahiut, po e mban veten derisa te leshohet kryetari.

    Mos ke ndonje kunje personale me Spahiun dhe llap kot une ?

    1. Nuk kam kryetar une ne kete bote. Kaq ngulite mire ne koke, per te miren e diskutimit qe bejme ketu. Ka ca rregulla pune qe i zbatoj dhe kaq. Shyqyr Zotit jetojme ne nje kohe, kur mund ta zgjedhim si ta bejme jeten tone; me kryetare apo pa kryetare. Kunje personale me Spahiun? Ti nuk e kupton dot ndryshe debatin, pa sfondin e merise personale? Eshte laro o zoteri, laro. E di nje Shqiperi e gjithe. Eshte aty ku nuk i takon dhe kjo eshte shume e rende. Predikon edhe moral, mire pazaret qe ben. Une te kaloj me Ramen? Me hoqe nga Dulja tani? Po leme, se mire isha aty, isha mesuar me ate akuze. C’ma nderron partine tani?!

  20. Une thashe ‘po qe se do nderrosh’ nuk e bera fakt te kryer.

    S’e kuptoj dot, se ti nuk je ta zeme kozmopolit i dalluar, po ke qekur ka dale Spahiu (vjet) qe nuk humbet rastin ta shash, sikur ta zeme Rama eshte me i mire, apo Dulja. Ja pse nuk shan Dulen me te njejtin pasion qe shan Spahiun ?

    Duket robi kur ka nje ide fikse ne koke, ti s’ke ndonje ideologji qe mbron apo shan, ti shan apo mbron individe, prandaj te pyes mos ke gje me Spahiun.

    1. Spahiu kerkon te me thote sesi ti gjykoj greket, shqiptaret, ortodokset dhe te tjeret. Nderkohe qe Dulja me thote se nuk i duhet fare cfare bej une, se ai eshte grek dhe nuk do te jetoje me mua si shqiptar. Tani kush eshte me i sinqerte ne kete rast? Spahiu a eshte nenkryetar i KLD-se ? Te kerkoje zbatimin e ligjit nga gjykatat dhe i heq kapelen. E ka bere detyren e patriotit.
      Zoteri, Merhumi te thoshte hapur dhe shkoqur: Neni 55, fole kunder, byzylyket. Por e thoshte ne ligj kete gje. U vra gjykatesi ne Vlore, ky cfare ben? Presidenti cfare ben? Tund flamurin? E kujt i rruhet? Jep dekorata? Kujt i duhen? I kujt eshte ky vend? I te gjitheve apo i disave? Mua me duket se eshte i disave, i ketyre qe ul e ngri flamur 100 vjet rresht. Jo po ta kerkoj te Dulja edhe kete une.

  21. Nuk po ju besoja veshëve kur dëgjova K/M të thoshte:“Një komb, një qëndrim. Asgjë nuk mund të ndajë dhe të copëtojë shpirtin e një kombi”… Sic duket dashka ti fuse gishtin Bollanos dhe Dules dhe po kerkon qe te marre edhe ndonje vote nga simpatizantet e atij “sharlatan” Spahiut…

  22. theollogos lere indinjaten naive prej njeriu te ndershem se nuk te shkon. Taktike e bukur, me pelqen, e perdorin edhe pedeistet, po nuk vlen nese s’kerkon vota ne ndonje emision televiziv, e ketu nuk jemi ne televizor e as ti po kerkon vota per ndokend.
    S’do ta thuash arsyen, mire mos e thuaj, po me kurse komedine.

    1. Nuk i ke bere as ti dhe as ndonje tjeter vjecet te me tregosh mua nese jam apo jo i ndershem. Naiv po, mund ta thuash nese jam ose jo, por jo i ndershem, sepse nuk me njeh. Dakord? Edhe ti kurseja vetes perhere kete kufizim mendor ne komunikim. Se nuk ke te verteten me vete, madje asnje te vertete.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin