Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

KOMPLOT NË GJIRIN E LALZIT

Në Tiranë gazetat kanë disa ditë që gumëzhojnë se ish-Zv/Ministri Ilir Meta është kërcënuar me jetë nëpërmjet një telefonate jashtë vendit.

Sipas gazetave një grup i Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë “RENEA” kanë disa ditë që gjenden në Gjirin e Lalzit për të mbrojtur z. Ilir Meta.

Ky lajm është përgënjeshtruar nga Policia e Shtetit, z. Ilir Meta dhe nga LSI. Vetë i “kërcënuari” u shpreh se këto janë histori për “summer page”(?).

Por a ka gjasa një “kërcënim” i tillë ndaj këtij personi?

Në novelën “Vrasje në trenin ekspres të Orientit” të Agatha Christie, vrasja e z. S. E. Ratchett në një prej kabinave të trenit, një kriminel që i ka shpëtuar drejtësisë për vrasjen e një fëmije, kryet nga 12 udhëtarë, të cilët, kush direkt e kush tërthorazi, kanë lidhje me familjen e fëmijës së vrarë nga z. Ratchett.

Historia është e ndërtuar në mënyrë të tillë që lidhjet e drejtpërdrejta nëpërmjet arsyetimit deduktiv të jenë të pamundura e të udhëzojnë në rrugë të gabuara, sidomos përsa i përket gjurmëve të lëna në skenën e krimit apo në trupin e viktimës.

Nëse do ta merrnim seriozisht “kërcënimin” ndaj z. Ilir Meta, atëherë duhet, përderisa nuk kemi një viktimë, të përqëndrohemi tek lidhjet e të gjejmë se cilët kanë një interes të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në zhdukjen fizike të tij.

Ashtu si edhe në novelen e sipërpërmendur është afërmendsh që të dyshuarit të gjenden si në rrethin e ngushtë miqësor, familjar apo politik, ashtu edhe në kampin armiqësor (politik). Në rrethin e ngushtë miqësor të dyshuar janë ish-armiq të vendosur në shërbim të “viktimës” për veprimtari diversive. Në kampin armiqësor mund të bëjnë pjesë edhe ish-miq të pakënaqur. Rrethi i ngushtë miqësor është relativisht i identifikueshëm. Armiqtë nuk dihen sesa armiqësorë janë, sa janë dhe sa mundësi ekzekutimi kanë. Një tjetër element mund të jetë “x”, njeri pa asnjë lloj motivi apo shkaku përvetëm se dëshirën e tij sadiste për të vrarë dikë.

Cilët pra e dëshirojnë zhdukjen? Cilat janë motivet? Si qëndron raporti kosto/përfitim për këtë vendim?

Më poshtë paraqitet një tabelë me të dyshuarit, motivet e tyre dhe bilancin e kostos me përfitimin. Bilanci është tregues për mundësinë e ekzekutimit të vrasjes.

Të dyshuarit

Motivi

Kosto/Përfitim

Rezultati i bilancit

PS –Edi Rama

– Humbja e zgjedhjeve

– Zhdukja e LSI nga skena

(-) Zbulimi

(-) Pasiguria për më pas

(-) Hakmarrja

(+) PS e vetme

(+) PS fiton zgjedhjet

(+) Iken Meta

PS =2(+)/1(-)

Rama =2(-)/1(+)

Bilanci pozitiv për PS, por jo për Ramën. Probabiliteti i ndërmarrjes i ulët.

PD – Sali Berisha

– Ikën Meta, pastrohet qeveria e LSI ngel në koalicion

(+) Iken Meta, ndoshta shantazhues!

(-) Ikën LSI

(-) PS forcohet

(+) Nuk zbulohet vrasësi

PD = 2(-)

Berisha=2(-)/2(+)

Njihet se ka përdorur ndëshkime fizike, por probabiliteti i vogël për shkak të bilancit negativ.

LSI – ?

– Ikën Meta, mban peng LSI për të tjerë aspirantë

(+) Ikën Meta, i përfolur

(+) LSI mbijeton (p=0.5)

(-) Pasiguri / LSI zhduket (p=0.5)

LSI = (-)?

Probabiliteti është shumë i ulët.

Agim Rrapaj – ‘Gimi’

– Meta e ka prerë në besë për hidrocentralin e premtuar

(+) Hakmarrja

për $ të humbur.

(-) Zbulimi i vrasësit

(p=0.1)

“Gimi” = (+)

Ka gjasa, por probabiliteti nuk mund të vlerësohet.

Dritan Prifti

– Meta e ka kërcënuar me jetë

(+) Mbijeton

(-) Zbulohet (p=0.7)

Prifti = (+)/(-)

Probabiliteti është relativisht i madh, edhe pse me kosto të lartë.

Fatos Nano

– I lirohet vendi i presidentit

– E bën por akuzon E. Ramën

(+) President

(+) Nuk zbulohet (p=0.8)

Nano = 2(+)

Probaliteti është i vogël, Nano njihet si jo-qejfprishës.

CIA/ SHBA

– Withers merr hak për trajtimin e keq

– CIA e largon si pengesë për vendin

(+) Kënaqësia e hakmarrjes

(+) Nuk zbulohet

CIA = 2(+)

Nisur nga përvoja në vendet amerikano-jugore/Afganistan/Irak CIA ka ndërmarrë vrasje politike. Bilanci pozitiv dhe e kaluara e bëjnë probabilitetin e lartë.

X

– Kot, pa asnjë arsye.

(+) ?

Probabiliteti nuk mund të vlerësohet.

Fondamentalist Islamik

– E dinë vetëm ata.

(+) ?

Probabiliteti i ulët, Osama ka vdekur.

Pinoku

-Ja ka kaluar si gënjeshtar.

– Sfidues i denjë.

-Ka sharë Baba Karlon.

(+) Largimi i sfidantit.

Probabiliteti nuk mund të vlerësohet, Pinokun e ka zënë kriza e identitetit.

Sikurse mund të vërehet nga tabela, i dyshuari me probabilitin më të lartë të ekzekutimit të kërcënimit është CIA, ose X. Porse të gjithë së bashku kanë përfitime të mëdha nëse z. Ilir Meta do të zhdukej nga skena politike. Mjafton që t’i lihet CIA-s ose X-it për t’u ekzekutuar.

“Then,” said Poirot, “having placed my solution before you, I have the honour to retire from the case. …”

Pasi i zbulova të dyshuarit, kam nderin të tërhiqem nga spekulimet verore. E z. Meta le t’i gëzohet vëmendjes së gazetave për mirëseardhjen (“e bujshme”) në arenën politike. Bamir Topi t’i gëzohet ndjekjes që po i bën Top Channel pushimeve të tij në jug. Berisha rekordeve të notit dhe brohoritjeve për Libinë. Edi editorialeve tek gazeta “Shekulli”. E populli aktrimit e thagmave mediatike.

Pa Komente

  1. Thone qe kur moren Rapin, ja kane lene nje leter te tille Saliut ne dore.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin