Një nga kombet më të vjetra të Europës, shqiptarët kanë lënë gjurmët e tyre të pashlyera anembanë botës, siç duket edhe nga një numër i madh emrash qytetesh, fshatrash, krahinash, kandrrash, mikro-organizmash, bimësh dhe personalitetesh të shquara në Europë dhe gjetiu.
Kështu, ishin banorët e Kolonjës të cilët jo vetëm ia dhanë emrin produktit të mirënjohur kozmetik turk (kolonya), por edhe vetë qytetit gjerman të Köln-it, të themeluar nga mercenarë kolonjarë të Mesjetën e Hershme në shërbim të mbretit përparimtar Charlemagne; në një kohë që të tjerë mercenarë, edhe këta kolonjarë, themeluan komunën Cologne në jug të Francës, me të cilën është binjakëzuar sot qyteti i lashtë i Ersekës.
Po në Francë, një grup kolonësh nga Durrësi legjendar themeluan, dikur në shekullin XII, komunën e Durasit, në Lot-et-Garonne.
Të tjerë refugjatë katolikë arbër, nga dioqeza e Lezhës, themeluan qytetin e Liège-it, në Belgjikë, i njohur për ekipin e vet të futbollit Standard Liège, i cili ka zhvilluar ndeshje në Shqipëri.
Kolonëve iliro-arbër nga Tirana iu desh të udhëtojnë më larg dhe të kapërcejnë Mesdheun me ndihmën e piratëve liburnë, për të themeluar qytetin e fortifikuar të Tyros-it, në Liban; ishin po këta që do të themelonin, shekuj më pas, kryeqytetin e Iranit Teheran.
Qyteti piktoresk i Corcia-s (Umbria), Itali, është themeluar prej një grupi emigrantësh nga Korça.
Dihet, gjithashtu, se ishin dy vëllezër nga Berati që themeluan qytetin e Belgradit, i cili më pas do të bëhej kryeqendër e serbëve të Ballkanit. Për këtë arsye, Berati është njohur nga UNESCO-ja si pjesë e trashëgimisë botërore në lëmin e urbanistikës shtegtare.
Një grup arbrish të hershëm nga Lushnja, në përpjekje për t’iu shpëtuar dyndjeve sllave, u arratis drejt Rusisë, ku themeloi qytezën e Lusnya-s. Në të njëjtën kohë, banorë të Ballshit, gjithnjë të tmerruar prej masakrave të sllavëve vandalë dhe vandalizmave të vetë vandalëve, u arratisën drejt Rumanisë, për të themeluar atje koloninë e lulëzuar të Balşa-s.
Nuk po flasim këtu për ishujt ekzotikë të Socotra-s (arabisht قُطْرَى Suquṭra), në oqeanin Indian, të cilët u quajtën kështu nga kolonistë të shpërngulur, në antikitetin e vonë, nga kryeqendra ilire e Shkodrës (lat. Scodra).
Shumë arbër dhe shqiptarë kanë themeluar qytetet dhe qytetërimet e tyre në Greqi. Arbër dhe vllehë nga Tropoja, bartës të kulturës së Komanit, janë vendosur në fshatin Tropaia (Τρόπαια), në Arkadia, Peloponez; ndërsa të tjerë shqiptarë nga Kavaja kanë themeluar qytetin piktoresk të Kavalës, në Greqi.
Mbreti hungarez Mattias Corvinus ishte me origjinë nga krahina e Kurbinit; ndërsa inxhinieri Ernő Rubik, shpikës i njohur i kubit me të njëjtin emër, rrjedh nga një familje aristokratike arbërore prej qytetit të Rubikut.
Rrësheni, nga ana e vet, është i njohur botërisht për traditën e përpunimit të ricinus communis, bimë medicinale e quajtur kështu sipas emrit të qytetit. Vaji i nxjerrë prej kësaj bime sipas një teknike mijëravjeçare, ka shpëtuar miliona jetë anembanë planetit.
Burreli, nga ana e vet, njihet në botën mbarë si vendi ku për herë të parë u izolua, nga një fshatar vendës autodidakt, borrelia: një spiroketë që shkakton sëmundjen e borreliozës (e njohur edhe si Lyme Disease).
Mjeku dhe alkimisti Lluís Domènech i Montaner, që shoqëronte mercenarët katalanë në shërbim të princit arbër Lek Dukagjini, u impresionua pa masë me numrin e vemjeve në pyjet e virgjra të zonës së Kukësit, duke u dhënë këtyre insekteve fisnike emrin cucas, me të cilin njihen sot e kësaj dite.
Diktatori fashist italian Mussolini e pagëzoi të bijën me emrin Edda, sipas qytetit epirot Porto Edda në brigjet e Jonit (Saranda e sotme), i cili i kish lënë përshtypje të jashtëzakonshme kur e kish vizituar, ende fëmijë.
Sipas Strabonit dhe Pseudo-Skylaksit, zeka ku u prenë për herë të parë dhrahmitë greke (gr. Δραχμή ose ₯) gjendej në fshatin iliro-epirot të Dhërmiut.
Fshati i Borshit, në breg të Jonit, është edhe ai i mirënjohur për supën e famshme me të njëjtin emër, delikatesë e servirur në çdo restorant të Europës Plakë; njëlloj sikurse fusha e Myzeqesë është përjetësuar në musakanë e famshme, që nuk mungonte kurrë nga tryezat e bujarëve të Bizantit dhe të Portës së Lartë.
Shënim: të dhënat janë nxjerrë nga rubrika “Uralbanische Namenkunde”, Indogermanische Enzyclopädie von Jutbin, Ausgabe 8, Kotorret e Reja, 2009.
I pashpirt dje editoriali i Edi Rames mbi shpërthimin e papjekur (premature) të Sali Berishës me entuziazëm, për fitoren mbi Tripoli (via Tropojë), kohë para se aty të futeshin tanët!
Faleminderit Max; shkrim i shquar.
Pèrpjekjet e autorit janè interesante, veç mè duhet ti plotsoj boshllèqet e tij me disa tè dhèna, qè i paskan shpètuar.Le tè mè falè …
– Hundèza èshtè njè luginè afèr Himalajeve,ku jetojnè akoma pasardhès tè ushtarève tè Aleksandrit tè madh, me nènè epirote, pra ilire, pra nga Libohova e Gjirokastrès.
– Pulia èshtè njè krahinè nè Itali ku njè pularritès shqiptar arriti tè shtojè kaq shumè pula e gjela, sa i vunè dhe emrin krahinès.Aty afèr, nè kohra tè kaluar èshtè shquar njè kositès shqiptar qè kur fillonte punèn, arrinte nga fushat e pulias dhe deri nè breg tè detit, ku ndèrtoi kashinèn e vet tè parè dhe i vuri emrin e nderuar Bari
– Nè zonèn qendrore tè Italisè jetonte njè shqiptar qè natyra i pat dhènè mè shumè se njè organ seksual (pèr hir tè tè vèrtetès 5) dhe qyeti i sapolindur ju dedikua atij, duke e quajtur Peskara.
– Do tè mund tè jepja dh3e shumè shèmbuj tè tjerè tè shqiptarizimit tè botès, por po e le me kaq pèr sot.
– .
shume shume interesant flm per kete shkrim.
Një gojdhënë e hershme, që qarkullon në gojët e të vjetërve në netët e gjata të dimrit këtu ku banoj unë, thotë që: Një herë e një kohë, shuumë kohë më parë, një grup shtegëtarësh të ardhur nga një vend i largët e i begatë, i zuri nata në mes të një fushe moçalore ku së largu dallohej dritëza e një shtëpize.
Dërguan njërin prej tyre që të shkonte e të shihte nëse ajo shtëpi ishte mikpritëse apo jo dhe nëse kishte mundësinë që t’i bujtëte të gjithë grupin e shtegtarëve.
– Hë? Qysh asht puna? e pyetën të dërguarin kur u kthye
– “Viç e nxan”, u përgjigj me humorin që e karakterizonte i dërguari, për të thënë që ajo shtëpizë ishte aq e vogël sa nuk mund të hynte dot as një viç.
Shumë ujë ka rrjedhur që prej asaj kohe, por rreth asaj shtëpize u ndërtua një qytet që, edhe sot e kësaj dite, në kujtim të fjalëve të famëshme të shtegtarit anonim, quhet Viçenza.
Unë s’pata kurajo që t’ju thoja që gjuha e shtegtarit të vjetër ishte ajo e imja, por pres me padurim që “Kotorret e Reja” ta fusin këtë episod në ribotimet e ardhëshme.
Nuk mund te leme pa permendur Manhatan.
Duke qene se Manhatan eshte matane anes se detit, pellazget qe e themeluan New York, i vendosen dhe emrin Matane anes qe sot vjen ne formen Manhatan.
Interesant eshte edhe ballafaqimi historik i pellazgeve te Rusise me shkrepsen. Deri ne ate kohe ata i ndiznin zjarret me mjete rrethanore por kur pane tregetaret ( sigurisht dhe keta pellazge), qe po reklamonin nje kuti kartoni me ca fije brenda dikush prej tyre u be kurioz dhe pyeti:
Perse sherben kjo
Per te ndezur zjarr
Si ndizet?
Me te ferkuar…
Dmth u ndezka si ….
Qe prej asaj kohe shkrepses ne rusisht i thone supicka.
Edhe Amerikën e kanë zbuluar Shqiptarët, të parët thanë, Ha, Merr dhe Ik, që atëherë i mbeti emri Amerikë.
Në Toscana të Italisë të parët kanë banuar Toskët Shqiptarë, është e kotë që të vazhdojë, të gjitha gjuhët e botës vijnë nga Shqipja, madje edhe të gjithë njerzit e famshëm në botë janë me origjinë Shqiptare, vetëm se nuk kuptoj pse Shqiptarët janë akoma më të varfrit dhe më të korruptuarit në Evropë???!
Madje edhe emri i Maqedonise rrjedh nga nje kalimtare shqipfoles, i cili ate vend e kish quajtur vendi qe “mbajne qen, dhen, dhi”, pastaj gjate perseritjeve eshte transformuar deri ne “ma qen dhen dhi” dhe me pas ne “maqedoni”!
Veç ju e dini se “Thot” i Dio egiziano parlava albanese: thot, -flet, Fjala, Il Verbo!!
-Napoleone era nga Korça (Korsica) , Washingtoni emrin a pat marrè nga :Ua-shih tonat.
-Zeusi nga Zè; Afèrdita,nga dita duke u gdhir; Athina nga Ha, thiun? Homerri nga:ho more. Londra : lundron. Sardenja:sa tè denjè. Ci mi tero-tè pèrdorèdh stilin e misionarit. Qirios Zeus,atè i shumè bijve.