nga Moikom Zeqo
Gëtja – nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare botërore, në librin e tij “Italiansche Reise” (botuar më 1870) ka shkruar përshtypjet e udhëtimit që bëri në Itali në vitet 1786-1788.
Në libër thuhet se më 13 janar 1787 Gëtja ndodhet në Romë ku “në prani… të një auditori të madh u mbajt një konferencë… pastaj u paraqitën 30 seminaristë dhe deklamuan njëri pas tjetrit poezi të shkurtra, secili në gjuhën e vet amtare”.
Gëtja shënon se poezia e dytë që u deklamua para tij ishte “epirotisht” d.m.th. shqip. Gëtja thekson: “Poezitë m’u dukën të ndërtuara të shumtën në metrikën kombëtare dhe të deklamuara po në mënyrën kombëtare”.
Këtë fakt, për të cilin së pari bën fjalë studiuesi V. Kamsi, duhet ta shohim të lidhur me veprimtaritë kulturore e dëshmitë e poezisë shqipe në shekullin XVIII. Pa dyshim, kjo e dhënë e Gëtes ka rëndësi të veçantë në këtë aspekt.
Jo vetëm tregon interesimin e këtij poeti e shkrimtari të madh për kulturën e popujve të tjerë, për mundësitë e tyre popullore, për mënyrat poetike e prosoditë kombëtare, që u bënë objekt studimi nga vetë Gëtja e kohëtarët e tij evropianë, si J. G. Herderi që kërkonte në poezinë popullore, në folklor “shpirtin e hershëm të popujve”, por edhe njohjen e kulturës shqiptare e jehonat e saj te personalitetet e kulturës evropiane.
Këto takime në fakt janë më të hershme.
Mjafton të përmëndim se një shekull para Gëtes një poet arbëresh i quajtur Daniel Korteze në 1638 boton një poezi të shkurtër në shqip kushtuar Klod Nikolla Pereshit, personalitet francez, dijetar, mik i filozofit materialist Gasendi dhe i Galileut, të cilin e mbrojti kur u burgos dhe u persekutua nga inkuizicioni.
Në një libër kushtuar Pereshit me shkrime në gjuhë të ndryshme të Evropës, është në faqen 118 edhe poezia e arbëreshit Daniel Kortezit.
Në shekullin XVIII kemi disa poetë të shqipes, si; Nikollë Brankati, arbëresh; Xhusepe Barkia, Nikollë Filia, Françesk Avati, Nikollë Athanas Suli – gjithashtu të njohur për veprimtarinë poetike në gjuhën amtare.
Në 1762 Jul Variboba boton kryeveprën e tij poetike – veprën më të rëndësishme të poezisë shqipe në shekullin XVIII.
Tani le të bëjmë pyetjen kush ishte poeti i ri që deklamoi përpara Gëtes poezinë e tij? Çfarë përmbajtje kishte kjo poezi? Gëtja shënon karakterin e formën kombëtare. Pra, një poezi e kultivuar, por e frymëzuar nga poetika popullore.
Nuk mund të themi asgjë të saktë dhe më shumë për poetin anonim shqiptar. Ç’u bë me këtë poet i cili në 1787 ishte në moshën e rinisë? A shkroi më tej poezi apo shkrime të tjera shqip?
Të mos harrojmë se poetët e mëdhenj të shqipes duken sidomos një shekull më vonë: De Rada, Naimi etj.
Poeti anonim shqiptar i shekullit XVIII është një motiv i traditave tona kulturore, i përpjekjeve të popullit tonë, i afirmimit të vetëdijes së tij kombëtare.
Kërkime më të kujdesëshme arkivore lidhur me subjektin e mësipërm mund të nxirrnin në dritë ndoshta një ditë edhe emrin e njeriut që në praninë e Gëtes tha poezinë e tij shqipe.
Teksti i mësipërm është shkruar në 1988.
Miku im, përkëthyesi dhe studiuesi i njohur Fotaq Andrea, mbasi u njoh me këtë tekst më shkroi :
”Në shkrimin tënd të 1988, më tërhoqi vëmendjen shënimi i Gëtes për këngen epirote dhe kërkova në Bibliotekën e Strasburgut librin e tij Udhëtim në Zvicër e në Itali. Gjeta pikërisht letrën e 13 janarit 1787 shkruar nga Roma, ku flet siç thua ti për këngën epirote (shqiptare) krahas këngëve të tjera.
Gëtja në letër fillimisht flet për një statujë të Minervës në pallatin Justiniani, tek e cila ndenji një kohë të mirë duke e admiruar dhe për të cilën iu tha se ka qenë nderuar si shenjtore, aq sa me kohë nga puthjet e shumta të njerëzve te dora e saj, kjo pjesë e statujës qe zbardhur krejt, nderkohë që pjesa tjeter e statujës ishte e murrme.”
Po ju jap të plotë pjesën ku Gëteja flet ndër të tjera për poezinë epirote, sidomos për një pikë të veçante ku ia vlen të ndalemi edhe ju edhe unë.
“Ditën e Epifanisë, thotë Gëtja, kur bie festa e përshëndetjes që u bëhet të pafeve, shkuam te Propaganda Fide. Atje, në prani të tre kardinalëve e të një auditori të gjerë dëgjuam fillimisht një fjalim lidhur me çështjen se në cilin vend Virgjëresha Mari kishte pritur Tre Magët, në stallën e bagëtive, apo gjetiu. Më pas, u lëçitën disa poezi latine po për këtë çështje dhe më pas, rreth 30 seminaristë u shfaqën njëri pas tjetrit per të lëçitur poemthat e tyre, secili në gjuhën e vendit të vet: malabarë, epirotë, turkë, moldavë, helenikë, persanë, kolkikë, hebraikë, arabë, sirianë, koftë, sarraçenë, armenë, iberë, madagashë, islandezë, egjiptianë, grekë, izaurë, etiopianë, dhe disa të tjerë që nuk i mora vesh. Shumë nga këta poemtha ishin hartuar sipas prozodisë (metrikës) së vendit dhe recituar sipas deklamacionit kombëtar, meqë ritmet dhe tingujt dëgjoheshin si barbare. Greqishtja [përballë tyre] tingëllonte sikur të kish dalë një yll natën në qiell… Auditori qeshte me këto forma gjuhësore nga më të çuditshmet dhe një ekzibicion i tillë u shndërrua kështu në farsë.”
Pra ështe fjala për çunakë seminaristë, ndër të cilët edhe një epirotas. Asgjë pra e veçantë.
Por ja tani çudia, tek po le Gëten të flasë:
“Ja edhe një historiçkë, që tregon se me sa lirshmëri trajtohen gjërat e shenjta në Romën e shenjtë. I ndjeri kardinal Albani, merrte pjesë një herë në një ceremoni si kjo. Një nga nxënësit, tek u kthye nga kardinalët, nisi të thotë në gjuhën e vet:” gnaja, gnaja!” që tingëllonte pak a shumë si “canaglia! canaglia!” në italishte. Kardinali u përkul drejt njerit prej sivellëzërve të vet e i thotë: “Na njohu!”….
Pra një nxënës shqiptar i ështe drejtuar Papës së ardhshëm Albanit me fjalët shqipe “gnaja, gnaja!”
Une do thoja se kemi të bëjmë këtu ndoshta me fjalën “Nja, nja” të hundorizuar, në gegërishte, pak a shumë si “qe, qe!” e shqipes së Shqipërisë së mesme, pra në kuptimin “Ja, ja,” dmth “Ja, ku jeni, ju njoh,” gjë që vërtetohet nga vetë përgjigja e kardinal Albanit : “Na njohu!”
“Me një fjalë, është shprehur habi dhe admirim nga fëmija shqiptar dhe nuk kemi të bëjmë këtu me sharje, që një nxënës seminarist të fyejë pa shkak eprorët e tij, sidomos bashkëpatrioti i vogel bashkëpatriotin e madh, papa e ardhshëm Albanin.
Dhe sakaq, asnjë nga auditori nuk e ka kuptuar habinë dhe admirimin e fëmijës shqiptar!”
Kështu F. Andrea plotëson kuadrin intim dhe konkret të ngjarjes, e bën më të prekshme dhe interesante subjektin. Sidoqoftë është i vetmi rast që dëshmon se Gëtja, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të njerëzimit, ka patur një takim me shqiptarët, madje përpara tij është recituar një poezi në gjuhën shqipe shumë më përpara De Radës dhe Naim Frashërit.
Per vete natyren (dhe kontributin e madh) te ketij blogu ku i eshte kushtuar jo pak vemendje disektimit te kitchit kombetarist, me duket disi e papershtatshme perzgjedhja dhe venia ne krye te sheshit te nej artikulli te tille qe krenohet se Goethe dora vete, ne shekullin XVIII, paska degjuar shqip “madje përpara tij është recituar një poezi në gjuhën shqipe para De Rades e Naimit”. Me ben te ve buzen ne gaz interpretimi i ‘gnaja, gnaja’ ku do te mjaftonte njecike me pak zell patriotik per te kuptuar se kardinali te cilit i eshte bere se i kane thene ‘canaglia’ eshte pergjigjur me sens humori ‘na njohen’, sic perdoret rendom edhe sot ne situata te tilla, dhe jo si star qe u pikas nga dikush. Eshte “një historiçkë, që tregon se me sa lirshmëri trajtohen gjërat e shenjta në Romën e shenjtë’. Dhe se sa shenjteri perpiqen te krijojne edhe profanet tane.
Goethe dëgjon një poezi shqip në Romën e fundshekullit XVIII – a ka ndonjë gjë këtu për t’u krenuar?
Besoj se nuk është fjala për t’u krenuar; por vetëm për të shtuar një fusnotë në analet e historisë së letërsisë shqipe.
Kur flasim për historinë e shqiptarëve, përmendim një dëshmi të një historiani bizantin, i cili i përmend për herë të parë si popull në shekullin XI.
Me logjikë e dimë se, të paktën nga lashtësia klasike e këtej, shqiptarët aty kanë qenë, por një gjë është logjika dhe një gjë tjetër dëshmia. Kjo e fundit, në historiografi, ka gjithnjë përparësi.
Tani, poezia shqip, në shekullin XVIII, lëvrohej kryesisht ndër arbëreshët e Italisë, të cilët i përkisnin një komuniteti kulturor të ndryshëm nga ai i shqiptarëve të Ballkanit.
Sa për këta të fundit, nuk di të ketë dëshmi për poezi të shkruara, me përjashtim të atyre që gjenden në librat fetarë të autorëve të Veriut (sidomos disa vjersha të Pjetër Budit).
Ka edhe poema të bejtexhinjve, të cilët ishin mjaft prodhimtarë në shekullin XVIII.
Megjithatë, ky epiroti që ka recituar para Goethe-s nuk është e thënë të ketë qenë arbëresh; mund të ketë qenë edhe shqiptar nga Ballkani. Dimë se te Kolegji i Propaganda Fide ka studiuar, bie fjala, Pjetër Bogdani; sikurse dimë se Propaganda Fide ka dërguar misionarë për të përhapur katolicizmin në Jug të Shqipërisë dhe veçanërisht në Himarë (bazilianë).
Gjithsesi, një shqiptar nga Ballkani, që shkruan vargje në shekullin XVIII, përbën gjithnjë informacion të shënueshëm për historinë e letërsisë shqipe; veçanërisht po të ketë qenë fjala për një toskë.
Sa për interpretimin e “gnaja! gnaja!”, ky nuk është i autorit M. Zeqo, por i F. Andreas, të cilin Zeqo vetëm sa e citon.
Edhe unë besoj se është krejt pa bazë që ta lidhësh atë njëfarësoj me ndonjë fjalë shqipe, meqë teksti i Goethe-s nuk e përcakton se i ç’etnie a kombësie ishte studenti që iu drejtua në atë mënyrë kardinalit.
Xhaxha, cka me shqeteson me shkrime te tilla eshte shtrimi i hipotezave duke u nisur nga hici mbi ekzistencen e poeteve fantomatike te medhenj qe per fat te keq nuk na qenkan percjelle dot neper libra te botuar por ja qe ndoshta dikur, edhe deri para Goethes i ka recituar nje seminarist ne epirotisht. “Dmth shqip”, shkruan Zeqo, pa nje pa dy.
Aq me teper qe paskemi te bejme me “çunakë seminaristë” qe deklamojne poezi ndoshta edhe te shkruara nga ata vete, e qe padyshim as nuk e dinin kush ishte ky Goethe. Askund nuk thuhet se lexuan poezine e nej autori te njohur te gjuhes se tyre. Meqe askush nuk e kuptonte c’thonin, aq sa “Auditori qeshte me këto forma gjuhësore nga më të çuditshmet dhe një ekzibicion i tillë u shndërrua kështu në farsë.” ka shanse qe kur t’i kete ardhur radha epirotit, ky te kete numeruar nga nje deri ne dhjete dhe e ka kaluar proven.
E vertete, sic veren ti, qe interpretimi i ‘gnajas’ eshet i Andreas, por Zeqo e merr te mireqene dhe e sjell pikerisht per ta perdorur si argument mbeshtetes duke u shprehur se “plotëson kuadrin intim dhe konkret të ngjarjes, e bën më të prekshme dhe interesante”
Zeqo pranon qe eshte marre me kete teme dhe se me 1988 ka shkruar “Poeti anonim shqiptar i shekullit XVIII është një motiv i traditave tona kulturore, i përpjekjeve të popullit tonë, i afirmimit të vetëdijes së tij kombëtare.” Me duket se edhe sot Zeqo i eshte kthyer po te njejtit qendrim. Pa paragjykim, mjafton per mua kjo premise e kendveshtrimit e ndertuar vec nga ideologjia kombetariste per ta perbuzur artikullin.
S’di pse m’u kujtua Musa Ahmeti.
”’ka recituar nje seminarist ne epirotisht. “Dmth shqip”, shkruan Zeqo, pa nje pa dy.”’
Aha ketu e paske hallin zotrote. Ne perendim shqipja njihej kryesisht si epirotisht dhe shqiptaret si epirote.
Shek 18 njihet si ‘i erret’, mbaroi epoka e katolikeve, po ashtu vetedija arberore humbi ne favor te vetedjes shqiptare, si e qysh e tek ndodhi kjo dukuri gjate shek 18, akoma nuk dihet.
Tani qe ty s’te plas per kete pune se te duket muhabet kombetarist, kjo pak rendesi ka per dijen albanologjike e cla ka per detyre te zbardhe pikat e erreta, jo tu kaloje persiper.
Nje nga paradokset me te medha sot per sot eshte se dikush kudo ne Europe, jo vetem ne Shqiperi, nuk mund te beje dot ndonje studim duke i thene bukes buke e ujit uje se akuzohet falas nga jezuitet e fese se re si puna jote.
Gjithe Europa ne gjysmen e dyte te shek 18 e mbare shek 19, kishte levizje per afirmim kombetar ( revolucionaret e Frances kane prere mijera koka provencalesh pse keta si thoshin veten franceze), levizje e udhehequr nga borgjezite e kombeve, biles ne Gjermanine e shek 18, kishte nje sere filozofesh qe merreshin me kete çeshtje.
Ta zeme se dikush do te beje ndonje studim per ndryshimin e vetedijes nga arberore ne shqiptare, pergjate shek 18, si duhet ta cilesoje ndryshimin ?
Apo thuaj, te merret me gjera me bereqet, se s’na intereson fare.
Dallimi mes fazes iliro-arberore dhe asaj arberoro-shqiptare eshte se ne rastin e dyte, populli pasi humbi vetedijen arberore menjehere iu fut punes per vetedijen shqiptare, humbi kuptimin te qenit arberor por filloi te merrte kuptim te qenet shqiptar.
Kjo ka ndodhur gjate shek 18 e ne shek 19 te qenet shqiptar e gjejme si nje e dhene faktike historiografike.
Duhet germuar shek 18, po keto germime nuk mund te priten nga ana e jezuiteve si puna jote qe nuk shohin ndonje detyrim te zbardhin pikat e erreta, te lene leshte e kokes duke studiuar aty ku nuk ka studiuar njeri me pare, ju mjatoheni me kritiken ideologjike te studimit qe kane bere studiuesit e vertete, ata qe kalojne vite duke hulumtuar arkivat.
Jezuite eshte kompliment per keta. Farisej do ish metafore me e pershtatshme (put a moat around the Law, so you dont even get to break it)
Hyllin, ajo pjesa me “ketu e paske hallin zotrote” me kujton ato thirrjet nga fundi i salles kur i behej gjyqi ndonjerit ne mbledhjet e kolektivit. Dhe sulmet akuzat si jezuit, bashke me ato si tradhetar apo i shitur qe mund te pasojne e me te cilat gelojne blogjet e tjere, jane argumenti me i dobet ne nje debat per shkrime te tilla qe ne nje blog tjeter do ta kisha shperfillur, por ketu jo, pasi eshte ndoshta e vetmja hapesire diskutimi ku nuk ka taboo. Ndaj te lutem t’i mbahesh debatit e jo te demaskosh pseudonimin tim.
T’i kthehem shkrimit te autorit. I tere spekullimi. mbi mundesine e ekzistences se nje poeti te panjohur shqiptar, lind mbi keto dy paragrafe te librit te Goethes qe po ti ve ne origjinal, edhe pse t’i ka perkthyer F. Andrea:
Nun von einem Schauspiel anderer Art! Am Dreikönigstage, am Feste des Heils, das den Heiden verkündigt worden, waren wir in der Propaganda. Dort ward in Gegenwart dreier Kardinäle und eines großen Auditorii erst eine Rede gehalten, an welchem Orte Maria die drei Magos empfangen, im Stalle oder wo sonst? Dann nach verlesenen einigen lateinischen Gedichten ähnliches Gegenstandes traten bei dreißig Seminaristen nach und nach auf und lasen kleine Gedichte, jeder in seiner Landessprache: Malabarisch, Epirotisch, Türkisch, Moldauisch, Elenisch, Persisch, Kolchisch, Hebräisch, Arabisch, Syrisch, Koptisch, Sarazenisch, Armenisch, Hibernisch, Madagaskarisch, Isländisch, Boisch, ägyptisch, Griechisch, Isaurisch, äthiopisch etc. und mehrere, die ich nicht verstehen konnte. Die Gedichtchen schienen, meist im Nationalsilbenmaße verfaßt, mit der Nationaldeklamation vorgetragen zu werden; denn es kamen barbarische Rhythmen und Töne hervor. Das Griechische klang, wie ein Stern in der Nacht erscheint. Das Auditorium lachte unbändig über die fremden Stimmen, und so ward auch diese Vorstellung zur Farce.
Nun noch ein Geschichtchen, wie lose man im heiligen Rom das Heilige behandelt. Der verstorbene Kardinal Albani war in einer solchen Festversammlung, wie ich sie eben beschrieben. Einer der Schüler fing in einer fremden Mundart an, gegen die Kardinäle gewendet: “Gnaja! gnaja!”, so daß es ungefähr klang wie “Canaglia! canaglia!”. Der Kardinal wendete sich zu seinen Mitbrüdern und sagte: “Der kennt uns doch!”
Tani me thuaj ti, me argumente e me sinqeritet te lutem, nese pertej permendjes mes dhjetra gjuhes, edhe te epirotishtes (e meqe m’u hodhe siper per kete, po te verej se s’eshte e thene qe poezia apo recituesi te jete nga trojet shqiptare, pasi i njejti term asokohe perdorej edhe per shqipen e arberesheve dhe poete arbereshe kemi plot asokohe) nese ke elemente per te hamendesuar se mes tyre fshihet nje Naim i panjohur qe mudn te te ndhmoje per hulumtimin e tranzicionit te vetedijes kombetare. Kaq.
Mua me duket nje spekullim i pabaze i Zeqos, nje artikull i servirur sot, 23 vjet pasi eshet ngjizur nen nje tjeter fryme ideologjike nacional-socialiste. Eshte nejsoj sikur po sot, Zeqoja, te sillte si fakte qe mund t’i sherbejne albanologjise apo historise, tregimet me teme te lashtesise shqiptare permbledhur ne librin “Kaloresit dardane”, nje lexim i kendshem i femijerise sime, por vetem i femijerise.
P.S. Arnaut safì or/and qafir, edhe po te me quash ‘farise’, nuk do te ishte ‘metafore’.
Propaganda, e parë nga sot, ajo përmendja nga Goethe-ja mund të duket e papërfillshme, ose e denjë vetëm për t’u fryrë nga popullarizuesit e kombit.
Megjithatë, mos harro sa të varfër jemi në kulturë, sa pak gjëra kemi, sa të shpërndara dhe të palidhura mes tyre. Ta pranojmë që kombi shqiptar ishte krijim i Rilindjes Kombëtare, apo të kërkojmë shenja të tij në shekuj të mëparshëm?
Albanologët kanë ndjekur rrugën e dytë; Zeqo ecën në shteg të hapur nga të tjerët.
Për krahasim, po të sjell atë që mbahet si dëshmia e parë e drejtpërdrejtë e ekzistencës së gjuhës shqipe në Ballkan; një frazë të nxjerrë nga arkivat e Raguzës, e cila i përket vitit 1285:
Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca.
(Dëgjova një zë që thërriste, në mal, në gjuhën shqipe.)
Ja, kështu i është prezantuar shqipja botës për herë të parë: një ulërimë në mal (kështu vazhdon t’i prezantohet edhe sot e kësaj dite, me ulërima në mal – po të kemi parasysh se ç’po bëhet në Tiranë pikërisht tani).
Gjithsesi, ajo frazë është nxjerrë nga një raport hetimor, rreth një vjedhjeje në shtëpinë e një Petro del Volcio; dhe citon fjalët e një Mateu, i biri i Markut të Mançes, që e ka dëshmuar krimin.
Nuk bëhet gjë më banale se kaq, e megjithatë ka zënë kryet e vendit në albanologji, dhe s’na e ka kush fajin.
Prandaj merr rëndësi edhe dëshmia e Goethe-s; për nga koha kur është sjellë, jo në vetvete; meqë mund të jetë dëshmia e parë për një poet (jobejtexhi) që thur vargje në toskërishten e Shqipërisë së Jugut.
Moikom Zeqoja ka meritën që i gjurmon këto punë, me pasion të madh; janë përpjekje ingrate, shpesh nuk çojnë gjëkundi, por le të mos ua mohojmë shansin për të pasuruar atë pak që dimë.
Nje pyetje qe ndoshta duket pak naive; flitet qe ne hyrje per letersine perparimtare boterore. Po pertej cfare letersie eshte, se duket sikur Gete degjoi epirotin vetem ngaqe ishte perparimtar?
Po guxoj unë një shpjegim kështu, pa duar.
Ti pyet: po përtej çfarë letërsie është?
Ndoshta përtej nuk ka letërsi, por histori: dhe pikërisht viti 1990, meqë që nga ajo kohë, u bë e mundur që, kur flisje për letërsinë botërore në publik, të mos e cilësoje detyrimisht, duke e ndarë në “përparimtare” dhe “reaksionare”.
(Autori e thotë që atë pjesë të esesë e ka shkruar në vitin 1988.)
”’Moikom Zeqoja ka meritën që i gjurmon këto punë, me pasion të madh; janë përpjekje ingrate, shpesh nuk çojnë gjëkundi, por le të mos ua mohojmë shansin për të pasuruar atë pak që dimë.”’
Pikerisht, shpesh ngelesh me nje tufe me miza, nga duhet te buroje njefare respekti qe e provoi, pasi jane te pakte, shume te pakte ata qe e vene veten ne loje.
E shohim tek arkeologjia, te gjithe vrapojne pas kolonive bregdetare, se aty si buka qe ha do gjesh diçka, po Damastionin sa veta kane provuar ta gjejne, ketej nga ana jone e kufirit e kam llafin, qe eshte e pasur me minerale.
Nderkaq shenjestra ideologjike mbi Moikomin qe eshte poperian i vetedeklaruar, eshte plotesisht e gabuar.
Sa per ate te Raguzes, ka vlere te paçmuar historike, sidomos pse ai shqipoja eshte gjetur ne malet e Raguzes dhe jo te Krujes dhe ketij raguzanit i ishte mesuar aq mire veshi saqe diti ta dalloje qe ishte shqip e jo vllahisht apo sllavisht.
Sidoqofte per ato te tjerat qe thua na ka denuar historia, krahaso harten e Bizantit ne vitin 1300 me harten e Turqise ne 1900, te dyja perandorite duke merdhifur, kane harte ballkanike te perafert dhe as qe donin t’ia dinin qe te shkuleshin nga Shqiperia.
1334 a 1337 perandori bizantin sjell mercenare turq kunder shqiptareve, pak vjet me vone Serbia e shpartallon lehte dhe i merr 2/3 e zoterimeve ballkanike.
1909-1912 shqiptaret çdo vit kryengritje Turku çdo vit ushtrine per ti shtypur, pastaj brenda pak muajsh ballkaniket e debojne fare nga Ballkani.
Bizantine e turke, edhe duke vdekur hallin e kishin si te shtypnin kryengritjet shqiptare, po kesaj çi thua ti ?
Ka qendrim me absurd, me pa kuptim se te jesh duke vdekur dhe te lesh ato pak para per nje territor qe e ke matematikisht te humbur ?
Jo te krijosh vete premisat qe ti mbash si aleate kunder armiqve qe duan te debojne nga krejt ballkani, po ti hidhesh ne fyt, kot pa kuptim, e tipit prape pa kapele.
Tani e vertete qe qenit kur i vjen ngordhja pshurr ne dere te xhamise, po jo kaq absurde fare.
Jam perpjekur tu gjej arsyet ketyre veprimeve qe na kane ndeshkuar rende, po hiç perfundimet jane thuajse identike, absolutisht asgje s’kane fituar, miopi e gjithanshme, politike, historike, gjeostrategjike, ushtarake.
Sikur na e kane bere per kunje, ose sikur historia na e ka bere per kunje.
Po me Ali Pashen e ne pergjithesi pashalleqet.
Ne Greqi kryengritja gati, serbet kishin 20 vjet qe ngrinin krye, ça ben Turqia ?
Po, edhe kesaj radhe e vertete, u bie shqiptareve, ndersa ne 1830 krijohen Serbia dhe Greqia, Shqiperia peson pushtimin e trete turk.
Shqiptaret me 1820 me pashalleqet ishin fuqia e 2-te ushtarake ne Ballkan pas Turqise, ushtrite e Aliut dhe Bushtallinjve rroknin shifren e 70 000 trupave, i benin serbet e greket te harronin edhe emrat e shenjtoreve, ja qe Turqia deshi te humbte Serbi e Greqi ne vend te nje Shqiperie autonome e aleate myslymane 100% e sigurte.
Ci thua kesaj miopie te radhes ?
Keto perandorite duken si puna e atij shahistit qe ka kunje dhe thote, mua te gjithe te me rrahin, ama ty te rrah.
Se pse e kishin aq qef te tjeret Ilirine/ Epirin/Arberine/ Shqiperine ka te beje me teper me njerezit se sa me mineralet, pyjet apo kafshet.
Romaket regjistrojne nje bisede te Pirros se Epirit me lietnantet e tij, kur u thoshte se ata duhet vetem te kujdeseshin qe t`i rekrutonin ushtare trupmedhenj, se per tu futur kurajon ne shpirt, kujdesesh ai.
Eduard Meyer, ne historine e Jul Cesarit permend korespondecen e ketij te fundit me Senatin, para se te kapercente Rubikonin. Kerkesat e Senatit, ishin nja 4-5 te tilla, kishin si qellim ta zhvishnin ate nga cdo lloj force ( ushtarake/ materiale/ financiare/ politike/ administrative). Cesari i pranoi te gjitha, madje te shperndante edhe legjionet qe kishte mbas vetes. I vetmi kusht qe kerkonte ishte qe ai te mbante per vehte vetem provincen e Ilirise.
Nga ana tjeter, ne jeten e shume perandoreve, sheh iliret qe te jene ne mes te cdo lloj rrumuje apo rregulli.
Psh perandori Galba kur e pa veten ne rrezik, kerkoi besen e legjionit ilir qe ishte brenda ne Rome, te cilet ishin te nje rrace me shume prej gardes pretoriane. Iliret s`pranuan, dhe perandori u vra si nje kriminel ordiner, me pretorianet qe s`levizen as gishtin e vogel per ta mbrojtur shefin e tyre.
Commodus nga veshjet me te shtrenjta kishte te ashtuquajturen “bardocucullus”, nje pelerine leshi te rende e me kapuc, qe e kish marre emrin nga fisi i Bardejve( Bardhajve?) ne Iliri.
Te gjitha komplotet e asaj kohe ( periudha e Commodus, Pertinax ) filloheshin nga pretendente te fronit qe kishin mbas vetes trupat ilir. Edhe Septimus Severus erdhi ne pushtet po keshtu – me ane te legjioneve ilir. Per te mos folur pastaj per Dioclecianin dhe te tjere.
Perandoria Romake kish 6 qendra te medha te prodhimit te armatimit dhe paisjeve ushtarake. Nje nga ato ishte ne Iliri.
Alaric, mbreti goth, ne mos gaboi, permend se si ai i kish shtrenguar iliret ta furnizonin me 200 mije shpata per ushtrine e tij.
Po i njejti shpirt shihet ne periudhen e Bizantit te vonshem ( a nuk ishte Dushani ai qe e quante veten Perandor te shqiptareve, sikur keta te fundit te ishin pjese kushtetuese e pushtetit te tij), ne kohen e Skenderbeut, dhe sidomos ne periudhen thuajse 200 vjecare te kryevezireve shqiptar, ku nga me kuriozet mbetet Mere Hysein Pasha, i vetmi kryeminister turk qe erdhi ne pushtet pa folur as edhe nje fjale turqisht…
… etj, etj, etj ( per te mos folur per Greqine e shek 19. Edhe Ypsilanti, 500 ushtaret e tij i kishte shqipo)
Por uthulla e forte prish enen e vet… tha
Me ta thon troc, e bonin at pune se s’u besonin dot syve e veshve qe keta ‘turq’ e ‘bizantine’ te mire ngriten krye kunder ‘reformave’ ‘reformative’ qe do sillnin ‘begati’ e ‘bujqesi’.
Une nuk dua shqiptaret te jene te madherishem gjeniale si “greket”, qe shkelqenin si yll ne naten e idiotit Gete, dhe te tjere, pa qënë më parë njerez. Nuk jam sigurt qe pasardhesit e “grekeve” te yllit te mengjesit te ekzistojne ne ditet e sotme , ose ndoshta sot jane francezet e Getes, ose Gjermanet e X, sepse koha e kaluar eshte mjaftueshme per tu ndrru shtate here emnat, gjuhet dhe mendjet, por jam shume i sigurt qe grekerit e sotem, po keshtu edhe per italianet e “latineve”, ata nuk kane apsak lidhje me ta, edhe pse pretendojne qe jane pasardhesit e tyre, sepse nuk me duken me pare te jene njerez. Ata jane vetem “grekerit” e lashtesise e pas saj jane asgjë, gje qe nuk me duket normale. Bile idioti Gete nuk e dinte mire kete pune, perderisa ylli shkelqente vetem ne nje pike, jane me mijera yje ne qiell. mendoj se ka ik ajo kohe kur njerezit mendonin persembrapthi si Gete, ose si Moikomi.