Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

KOMPLOTI I VIZAVE

Ёshtё tashmё formulё e njohur: pёr tё gjetur autorёt e ngjarjeve madhore, qё i ndryshojnё rrjedhёn historisё, ose tё manovrave mediatike botёrore, qё mobilizojnё paranojat e fobitё planetare, duhet pritur deri nё çastin kur dalin nё pah pёrfituesit. Pas zёrave pёr pandemi duhen pritur shitjet e vaksinave, pas panikut tё gripit tё shpendёve duhen kontrolluar kuotat e mishit tё derrit, pas ankthit tё lopёs sё çmendur duhen parё aksionet e mishit tё pulёs, e kёshtu me radhё, derisa tё arrijmё nё bursёn e industrisё sё armёve pas luftёs nё…

Pra pёr tё zbuluar diçka duhet pritur. Por jo gjithnjё, pёrfituesit mund edhe tё pёrfytyrohen paraprakisht. Kush pёrfiton ai ёshtё autori, thonё. Ja p.sh. liberalizimi i vizave pёr nё Evropё. Kush pёrfiton? Kush qёndron pas vizave? Le tё shqyrtojmё disa hipoteza.

Komploti i naftёs. Pasoja e parё e liberalizimit tё vizave do tё jetё rritja e lёvizjeve. Fitimi i kompanive ajrore, i trageteve, i tranportit rrugor, do tё shumёfishohet. Numri i stёrmadh i emigrantёve dhe i familjarёve tё tyre do ta mbajё lart kurbёn e lёvizjeve drejt vendeve evropiane. Thuhet se agjencitё turistike kombёtare e ndёrkombёtare kanё bukur gisht nё kёtё punё, por me siguri jo hotelet nё vend, tё cilat do tё pёsojnё ulje pushuesish. Ja pra interesat ekonomike qё i justifikojnё pёrpjekjet e lobit tё transporteve nё favor tё vizave.

Bisturi floriri. Qё shёndetёsia shqiptare ka kohё qё dergjet nё krizё dihet nga tё gjithё. Kush kishte parà, deri dje, shkonte nё Turqi. Mjaftonte bileta e udhёtimit dhe tarifa e klinikёs. Nuk kishte nevojё pёr vizё. Po sa shqiptarё kanё shkuar nё Turqi pёr arsye shёndetёsore? Shumё. Sepse çdo i sёmurё ka nevojё edhe pёr shoqёrues. Fluksi i emigracionit shёndetёsor nga Shqipёria nё Turqi ka qenё i konsiderueshёm, sikurse paratё e derdhura nёpёr klinika, ushqimore e hotele. Nuk ka asgjё tё keqe, veçse kjo do tё ketё ngjallur xhelozinё e klinikave evropiane, qё me siguri lёpinin buzёt kur shikonin gjithё kёta pacientё/klientё tё merrenin rrugёt e Anadollit. Qё kёtu edhe hipoteza se vizat u liberalizuan falё lobingut tё shёndetёsisё euroatlantike.

Fanatikёt e euros. Kёtu hyn nё lojё financa e lartё. Forca e lekut ka qenё deri mё sot fiktive. Falё dёrgesave tё emigrantёve, flukset e valutёs kanё pasur vetёm njё kah: nga jashtё brenda. Tani valuta evropiane do tё ikё sё bashku me udhёtarёt e shumtё, çka do tё sjellё ripёrmasimin e monedhёs shqiptare. Dobёsimi i lekut mund t’i ndihmonte eksportet drejt Evropёs, por dihet qё eksportet shqiptare janё modeste nё kuadrin e pёrgjithshёm tё ekonomisё shqiptare. Pra liberalizimi i vizave ёshtё bёrё nga lobi financiar, qё kёrkon njё farё rrugёdalje nga grushti i rёndё qё mori gjatё krizёs.

Trusti i fishekzjarreve. Qё me festimet pёr hyrjen nё Nato, prodhuesit e tregtarёt e fishekzjarreve e kuptuan mirё se Shqipёria ishte minierё ari. Shqiptarёt festojnё pёr çdo gjё, e nё çdo festim qesin fishekzjarre. Nga ana tjetёr, fishekzjarrёt kanё efekt katartik, çlirues, meqё zhurma e tyre, sikurse era e barutit, i nxjerr mallin popullit shqiptar pёr armёt e vjetra e pёr kallashёt e rinj. Pra vizat u liberalizuan me ndihmёn e lobit tё fishekzjarreve.

Vizat-vota. Vizat pёr nё Evropё u realizuan nga Partia Demokratike, nё mёnyrё qё nё zgjedhjet e ardhshme t’i shndёrrojnё vizat nё vota. Nё zgjedhjet e fundit duket se shqiptarёt e vlerёsuan hyrjen nё Nato, po ashtu vizitёn e Bushit nё Shqipёri. Kjo tregon se integrimi ndёrkombёtar jep rezultate politike. Pra liberalizimi i vizave u bё nga qeveria Berisha, duke ndikuar tek qeveritё evropiane, shumica e tё cilave ёshtё e djathtё.

Ambasada vs. Konsullata. Shqiptarёt do tё lёvizin nё Evropё pa viza vetёm falё pёrplasjes midis ambasadave e konsullatave. Konflikti lindi ngaqё konsujt perёndimorё filluan tё merrnin gjithnjё e mё shumё pushtet kundrejt ambasadorёve. Kёta tё fundit e shikonin qё mё shumё se politikat dhe diplomacia, politikanёve u interesonin vizat pёr kushurinjtё e miqtё. Si rrjedhim, telefoni i konsullit binte vazhdimisht, ai i ambasadorit vetёm nё raste fotografish me shtrёngime duarsh; tё parit thelbin, tё dytit skenёn. Pra vizat u liberalizuan nga konflikti i brendshёm i diplomacisё perёndimore.

Kush pёrfiton ai ёshtё autori, thonё. Por, thonё gjithashtu, se para se tё flasёsh ose tё shkruash duhet tё fusёsh nё punё trurin. E tё presёsh…, kur nuk je i sigurtё. Por tani qё jemi tё lirё tё lёvizim, s’na rrihet pa folur.

Pa Komente

  1. Pishak, a të vjen keq që të shtoj edhe një “faktor” tjetër që mund të ketë ndikuar?
    E kam fjalën për forcat e shumta të policisë në kontrollet në porte dhe aeroporte. E gjithë BE-ja, vetëm për 2 shqiptarë, do mbante policinë në punë dhe në orare të zgjatura… ndërkohë që këto forca policie mund të shfrytëzoheshin në fusha ku mund të ishin më të nevojshme.

    P.s: Mund të shtoj që, vendimi i liberalizimit të vizave, mund të jetë sponzorizuar nga Sorosi… permettere un paese incontrollato per quanto riguarda la produzione di certe materie prime, vuol dire di avere anche un ingresso meno controllato di queste materie (si tratta generalmente di … foglie verdi 😉 )

    1. Edrus, nuk mё vjen keq. Pёrkundrazi, ftesa pёr tё gjetur “komplotistё” tё tjerё ishte krejt e hapur. “Faktori” yt mё duket mёse i arsyeshёm. Pa e lidhur domosdoshmёrish me prodhuesit e body scanner-ave.

  2. Pishak,
    me vjen mire qe je bere mire dhe qe duke qene mire ben mire per te tjeret qe te ndihen mire! 🙂
    Keshtu eshte edhe kjo puna e levizjes se lire neper Evrope: miresia shkon e vjen nga poshte lart e nga lart poshte duke qarkulluar dhe kjo eshte bukur fort. Nuk me duket se te shqeteson ky fakt apo s’te kam lexuar drejt? Nga ana ime, keto meselete me lobe, nuk me shtyhen fare se ne fakt jam i bindur qe lobet (keto banalet qe ke reshtuar ketu, transport e hoteleri dmth) nuk kane arsye te ekzistojne ne ekonomi te medha tregu! Nje Ministri ekonomie ne Evrope, le te marrim Tremontin psh per kollajllek, mezi i pritet vetvetiu te perfitoje ca taksa me shume nga transporti ajror pa pasur nevoje ta shtyje ndonje lob them une. Nejse, une nje pyetje do kisha tani per tani: si thua zotrote, kush do perfitoje me shume nga levizja e lire e shqipove, ne apo ata?

  3. Vizat i hoqi Al-Kaeda. Ne kuadrin e kercenimeve terroriste ndaj Europes. Duke qene se memedheu yne prodhon shume ekonomiste, dhe duke e ditur cilesine e tyre do te shkaterroje ekonomine europiane. Dha miratimin lobi hebre. Gjithashtu dhe greket dhe arumunet. Ky plan eshte bere para 400 vjetesh ne nje takim sekret ne kalane e Elbasanit. Sipas burimesh te sigurta mernin pjese nje pasha, nje rabin, nje prift ortodoks dhe Gjergj Elez Alia, katragjyshi i Ramiz Alia-s. Per detaje, prisni shkrimin e rradhes te Kastriot Myftarit

  4. Pishak, Paridi më bëri ta rilexoj edhe një herë shkrimin tënd dhe… të mos jem dakord me ty në një pikë;
    Un s’besoj se trusti i fishekzjarreve të ketë fuqinë që të lobojë në këto raste, por jam dakord me atë që thoni në këtë rast: që shqiptarët festojnë për çdo gjë.
    Pikërisht, kjo karakteristikë e shqiptarëve, është shfrytëzuar nga lobi i prodhimit të mishit dhe ai i pijeve alkolike për t’i dhënë një shtysë të re konsumit të këtyre artikujve me ardhjen e shqiptarëve në BE.

    P.s: Megjithse nuk besoj se Trusti i Fishekzjarreve e njeh besën, ndoshta, afaret e shumta (megjithse u ndërprenë zhurmshëm në Gërdec) për marrjen e barutit nga Shqipëria, do e kenë bërë që të lobojë për Shqipërinë… pra, nëse kanë lobuar, e kanë bërë për këtë arsye dhe jo për atë çka thonit ju 😛

  5. Ne jemi pak ne numer popullsie dhe si territor.
    Per mendimin tim nuk eshte çeshtje lobesh liberalizimi i vizave, por eshte nje hap i pare ne proçesin e integrimit europian , proçes ky qe Europa e ka filluar 50 vjet perpara. Jemi pjese e ketij terirtori dhe Europa s’ka ku te na çoje…do te na mare pa tjeter dhe kjo shihet edhe me faktin se po na mer te fundit, por ne te pakten manifestmet ne shesh i bejme.
    Te vetmin lob qe mund te konkurojme ne ne Europe kemi korrupsionin…dhe kete ajo e din mire dhe do te na lere te presim me vite per tu bere anatare te BE. Sigurisht pas 2020

  6. Teorite e komplotit si kam besuar ndonjehere por per te vazhduar ne rrugen e deftyer nga hapesi i temes, atehere le ta veshim me nje hije te vogel komploti arsyen pse vizat liberalizohen.
    Eshte e thjeshte te gjendet kush qendron pas liberalizimit te vizave. Ne fakt vete fjala “liberalizim” e tregon, jane liberalet teoricienet ekonomistet e politikanet.
    Vizat tona mund te shihen si nje pjesez e vogel e procesit te mondializacionit qe me sa duken bathet po perparon gjithnje e me shpejt prej mbarimit te luftes se dyte boterore.
    Barrierat qe ndalonin ose pengonin levizjet e kapitaleve financiere dhe fizike (makinat) pothuajse kane rene perfundimisht. Keto kapitale mund te levizin pothuajse lirisht, jane te liberalizuara.
    I vetmi qe ka akoma pak veshtiresi per te kaluar kufijte nacionale eshte kapitali human, por mos u shqetesoni po punohet edhe ne kete drejtim. Vete liberalizimi i vizave eshte pjese dhe fakt i kesaj pune i ketij procesi.
    Por kush jane liberalet, kush perfiton prej levizjes se lire te mallrave dhe te njerezve ?
    Ketu ka vend sa te duash per teorite e komplotit. Bilderberget Cifutet Masonet … nje grup elitash te cilat do mund te perfitonin me se fundi per te sundonar nje bote te perbashket pa shtete pa kufij etj
    Ne fakt per te qene sa me korrekte po shtoj se ne teorine ekonomike, nga levizja e lire e mallrave dhe njerezve perfitojne te gjithe, kjo eshte demostruar me llogaritje e ekuacione shekuj me pare qe prej autoreve te pare klasike, A. Smith, Rikardo (me “Teorine e avantazheve te krahasuara” )etj.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin