Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

REPORTAZH NË PLAZH (IV)

Plehrat.

Marrёdhёniet e njeriut me plehrat kanё gjithnjё karakter fizik, sepse prodhohen, hidhen, pёrpunohen prej tij. Gjithnjё nё kontakt tё afёrt. Nё Shqipёri, kjo fizikёsi, ky fizicitet, nёse mund tё thuhet kёshtu, trupёzohet hapur, ditёn pёr diell, porse nё plazh kjo dukuri duket edhe mё shumё, natyrisht jo pёr faj tё diellit.

Qё plehrat janё produkt i njeriut, nё mos zgjatesa tё tij, nuk ka pikё dyshimi; sikurse nuk ka dyshim se plehrat flasin mё tepёr seç kujtojnё ambientalistёt. Kёtyre u jep bezdi kontakti me to dhe shqetёsohen pёr pasojat ndaj mjedisit, por rrallё herё ndalojnё pёr t’i lexuar plehrat. Ata i urrejnё plehrat njёlloj siç bёjnё hedhёsit e tyre. Ndёrkohё qё ёshtё afёr mendsh se hulumtimi i natyrёs mёton studimin si tё mizёs, ashtu edhe tё bletёs, edhe pse ushqehen nё vende tё ndryshme.

Njerёzit janё sjellë me plehrat nё mёnyrё tё dyshimtё. Historikisht ka mbizotёruar qёndrimi “larg shpellёs sime”, ose modernisht “larg kopshtit tim tё gjelbёr”, qё ndonjёherё nё mёnyrё strucore ёshtё pёrkthyer me veprimin e asaj amvisës qё i fut plehrat nёn rrogoz, duke u shtirur sikur nuk ekzistojnё. Nё qytetet shqiptare nёnrrogozi duket sheshit, nё kuptimin qё plehrat janё para syve, por ka raste qё ato, e sё bashku me to pasojat e tyre, vetёm sa zhvendosen mё tutje; diku nё periferi, diku nё fushё, diku tek oborri i komshiut.

Projekti “nёnrrogoz” zbatohet edhe nё plazhin shqiptar, por atje kushtet e ndryshme e bёjnё mё tё vёshtirё. Nga ana tjetёr, alergjia e kontaktit midis plehrave dhe njeriut sikur amplifikohet, sepse idealisht plazhi ёshtё vendi ku pushuesi shkon pёr tё shmangur tё metat e sё pёrditshmes, pra edhe plehrat e qytetit. Me fjalё tё thjeshta, pёrshtypja e keqe e plehrave nё tokё ka tjetёr impakt, nёse ajo tokё ёshtё prej rёre buzё detit.

Nuk themi asgjё tё re sikur tё pohonim se shёrbimi i pastrimit tё plazheve ёshtё deficitar nё Shqipёri. Ky shёrbim çalon nё qytete me emёr, madje edhe nё kryeqytet, andaj ёshtё mёse e kuptueshme qё tё ketё probleme nё vende turistike, qё mbushen me njerёz vetёm gjatё verёs. Mirёpo, pikёrisht se janё me pushime, njerёzit nuk e tolerojnё pamjen e plehrave nё plazh, edhe pse, duhet ta themi, ia durojnё mё stoicizёm praninё. Efekti i parё i shёrbimit tё mangёt ёshtё mbushja e bunkerёve me plehra. Ja pra qё bunkerёt njё funksion e kanё gjetur, ndoshta jo mirёfilli ushtarak, por njё rol qё ka tё bёjё me rregullin e kanё gjithsesi. Ironia e fatit tё bunkerёve duhet shёnuar: nga plehra ushtarake janё kthyer nё bartёs plehrash civile.

Qytetarёt jo gjithnjё i bёjnё kosh plehrat e tyre. Shprehem me metaforё basketbolli. Si tё thuash, jo gjithnjё i hedhin plehrat nё kazanёt e caktuar. Ёshtё sport i vjetёr i shqiptarёve dhe jo vetёm i tyre. Nё qoftё se mungesa e stёrvitjes ёshtё e pakuptueshme nё qytet, nё plazh ёshtё e kuptueshme, sepse pushimtarёt nuk duan tё lodhen, pra as ta zgjasin dorёn e ta hedhin qesen me plehra nё kazan. E hedhin aty afёr, por jo brenda. Bёjnё shtyllё, por jo gol, sa pёr ta thёnё me njё sport tjetёr. Nga pikёpamja e largёsisё nga shtёpia e tyre, le ta pranojmё se futja ose jo brenda nё kazan ёshtё çёshtje hollёsish, pothuajse snobёsh.

Karakteri imprenditorial i shqiptarёve nuk ёshtё vёnё nё dyshim nga askush. Ka nga ata pronarё hotelesh qё nuk ua besojnё shёrbimin e pastrimit, ose tё marrjes sё plehrave, ndёrmarrjeve komunale, por me nismёn e vet i marrin e i hedhin nё kazan. Kurajo civile. Natyrisht, kjo bёhet me automjete rrethanore, si benci p.sh. qё ёshtё lindur pёr arsye tё tjera, por qё nё Shqipёri pёrdoret edhe si makinё plehrash. Tek e fundit edhe gomari, ose mushka, nuk ёshtё se janё lindur pёr tё bartur dru, pavarёsisht se shfrytёzohet pёr kёtё punё.

Si kanё qenё plehrat e dikurshme, gjatё regjimit komunist? Kanё qenё totalitare? Fillimisht duhet nёnvizuar se gjatё totalitarizmit ka pasur mё pak plehra. Nё raport me konsumin nuk e di, por nё vlera absolute ka pasur mё pak plehra. Ja nga uria, ja nga mungesa e ambalazhit, ja nga prodhimi i pakёt, fakti ёshtё se plehrat e dikjurshme ishin vёrtet tё mjerueshme. Dikush u pati kёnduar mё pas plehrave nё demokraci meqё ishin zbukuruar, çka mund tё jetё e vёrtetё nga ana kromatike, ose vizatimore, por sigurisht jo nga pikёpamja shёndetёsore, ngaqё plehrat moderne janё mё pak tё asimilueshme se ato tё vjetrat. Bёhet gjithnjё fjalё pёr plehrat urbane, jo ato industriale. Nё plazhet e dikurshme p.sh. nuk kishe pёr tё parё kurrё lёvore bananeje (frut tipik kapitalist), por lёvore shalqinjsh e pjeprash sa tё duash, nga ata tё blerё e/o tё vjedhur nё fushat e kooperativёs.

A mund ta tregojё njё paketё cigaresh nё plazh ndёrrimin e epokave? Them qё po. Jo nё efektin e tyre, sepse t’i djegin kёmbёt njёlloj (mallkuar ata qё nuk i fikin mirё para se t’i hedhin nё rёrё!), por nё pamje tё jashtme. Paketat “Diamanti” ose “Partizani” pa filtёr, paketat “DS” tё Durrёsit ose tё Shkodrёs me filtёr, mund t’i gjeje kudo nё plazh, por asnjё prej tyre nuk e kishte diciturёn “Pirja e duhanit vret”. Edhe kёto tё sotmet tё vrasin, por tё paktёn ta lexojnё vendimin e gjyqit pёrballё. Duhanxhinjtё e adhurojnё plazhin, pёr tё vetmen arsye se atje mund ta pijnё pa hesap, sepse janё nё vend tё hapur, askush nuk mund t’i ndalojё; megjithatё, fqinji duhanpirёs i çadrёs mund tё tё luajё mendsh me shtёllungat e tij rrethore, sikur t’i vijё nё ndihmё kahu i erёs. Ёshtё demokracia, djalosh, era fryn nga tё dojё! Duhanxhiu i sotёm ndryshon nga ai i djeshmi jo vetёm se pёrdor çakmak me gaz e jo shkrepse kokёkuqe, jo vetёm se e mban paketёn nё çantёn e dorёs e jo nё llastikun e brekёve, por ngaqё mund tё pijё edhe cigare tё jashtme. Tё dy, nё thelb, nuk kanё ndryshuar nё raport me plehrat, e hedhin paketёn nё rёrё.

Mirёpo mbeturinat e kanё njё funksion pozitiv. Dikur portat e futbollit nё plazh bёheshin me shkopinj, ndonjёherё me ndonjё rrobё, ndoshta me shapka plastike, nё mungesё… me grumbull rёre. Kurrё nuk kishe pёr tё parё porta me plehra, pavarёsisht se kёto kanё sot pamjen e shisheve plastike tё pijeve freskuese. Shishet shumёngjyrёshe si kёto e kishin vendin nё bufé, jo nё rёrёn e plazhit. Sot pёrdoren si shtylla portash, me siguri pa i shmangur diskutimet nёse ishte gol apo jo.

Ёshtё e qartё pёr tё gjithё se plehrat nё plazh bёhen mё tё padurueshme. Mjedisi i bajtshёm ose jo, ёshtё temё e madhe, qё e tejkalon vёmendjen e pushuesit “egoist” qё ka paguar pёr dy javё rehat, qё dёshiron t’i kalojё mirё e sidomos pastёr.  Plazhisti nuk i duron dot shpjegimet justifikuese pёr mungesёn e makinёs sё plehrave, as i interesojnё ankesat e vetё plehrave, tё cilat kanё tё drejtё ta ndjejnё veten si jetimё tё dёbuar, meqё prodhohen, shfrytёzohen e mё pas mohohen nga vetё njerёzit. Plazhistit nuk i interesojnё teoritё pak a shumё konspirative, sipas tё cilave janё ambientalistёt ata qё e pengojnё pastrimin e mjedisit. Plazhisti ka paguar pёr plazh tё pastёr. Po atёherё pse ka plazhistё qё i hedhin plehrat nё plazh? Pyetje e vёshtirё. E bёjnё pёr tё nxjerrё nё pah kundёrshtitё e sistemit? Mos vallё janё ambientalistё integralistё, si punё nudistёsh mjedistarё, qё duan tё jetojnё nё simbiozё me natyrёn e krijuar? Se plehrat dikush i bёn, nuk vijnё vetё. Apo vijnё nga deti, si bajlozёt e dikurshёm?

P.S. Fotografitë janë të miat.

Pa Komente

  1. Kete radhe po e theksoj ate qe dua te ve ne dukje se goditja e shkrimit qe kerkon te jap ka demtuar vet shkrimin. ne fillim te shkrimit ndjesia ishte bukur, fort-bukur. Ne fund te tij shkova duke perdorur deshiren e mire per te lexuar mire cdo gje qe mund te jete mire edhe pse nuk mund ta kuptoja.

    Arsyeja, mendoj, se demtohet vet shkrimi eshte se nuk qendron ne ate vezhgim spontan te vertet te vezhguesit zhbirues, qe Pishaku eshte, por kerkon ti flas dikujt qe vete autori e ushqen ne veten e tij, pra i shkruan atij lexuesi qe nuk e permbush vet autorin. Ne nje koh qe vet autori i shkruar si lexuesi i imagjinuar i vetes do te ishte nje sherbim i cmuar nga cdo kend shikim.

    p.s
    Nuk e kisha provuar ndjesine qe te jep ky shkrim ne fillim qe ne vitet tetedhjete me pritshmerine e argetimit te intelektit si ne shkrimet e Kadares, natyrisht jo per te njejten forme.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin