Këto ditë një histori “diplomatike” po i tërheq vëmendjen opinionit publik shqiptar. Ngjarja flet për një konsull nderi, ose ish-konsull nderi të Shqipërisë, me emër e mbiemër. Por është e qartë se çështja shkon përtej individit, sepse polemikat po prekin aspekte të tjera.
Ja si filloi historia. Në datën 28 maj 2010 një artikull i gazetës italiane “OK Novara” titullohet kështu: “Konsulli promovon binjakëzimin artistik midis Novarës e Tiranës, por mandati i tij diplomatik… ka skaduar”. Gazeta në krahinën e Piemontes flet posaçërisht për qytetarin Giovanni Firera dhe citon Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Milano, znj. Nausika Spahia, e cila është shprehur qartë: “Ju konfirmoj se z. Firera nuk është më konsull nderi i Shqipërisë, pra nuk ka asnjë titull që të përfaqësojë qeverinë shqiptare në asnjë nismë”.
Në artikull citohet edhe Firera, i cili në telefon mbrohet: “Është e vërtetë, mandati im ka skaduar një vit e gjysmë më parë, por nuk është revokuar kurrë nga ministria kompetente. Unë vazhdoj të kem marrëdhënie me Ambasadën e të zhvilloj detyrat e mia institucionale”.
Në datën 2 qershor 2010, në sitin internet AlbaniaNews, në gjuhë italiane, botohet artikulli “Konsuj nderi pa nder”, i autorit Ismail Ademi, i cili flet në përgjithësi për konsujt e nderit në Itali e më pas ndalet në problemin e konsullit në Piemonte. Lidhur me juridiksionin Ademi thotë se në të vërtetë ish-Konsulli Firera mund ta përfaqësonte Shqipërinë vetëm në provincën e Torinos e jo në të gjithë krahinën e Piemontes. Më tej artikullshkruesi citon edhe ambasadorin tonë në Romë, z. Llesh Kola, i cili i është përgjigjur pyetjes në mënyrë institucionale, duke pranuar se aktualisht Shqipëria nuk ka konsuj as në Torino e as në Piemonte. Ademi përmend faktin e rëndësishëm se emri i Firera-s nuk gjendet në listën e konsujve të nderit botuar në sitin zyrtar të Ministrisë së Jashtme Italiane, ndërkohë që ai vijon të marrë pjesë në shumë aktivitete në emër të Shqipërisë. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se Ademi nuk jep gjykime për punën e (ish?) Konsullit Firera.
Së fundi, shkrimi i I. Ademit, lë të kuptojë se rasti i Firera-s nuk është i vetëm dhe u kërkon institucioneve shqiptare që të shmangin situata të tilla të sikletshme për të gjithë.
Lajmi gjen jehonë më të madhe në publikun shqiptar pasi jepet nga gazetarja Irida Cami në televizionin Top Channel. Titulli i lajmit: “Itali, shqiptarët me konsull të rremë” (5 qershor 2010). Në lajm thuhet:
Në aktivitete të ndryshme për promovimin e kulturës, turizmit apo biznesit shqiptar në Itali, shpesh haset emri i Giovanni Firera-s, mik i Shqipërisë dhe për disa vjet konsull nderi në Piemonte. Por kohët e fundit ai ka filluar të përdorë këtë titull edhe pse nuk i takon më, duke harruar një detaj të vogël: mandati i tij ka skaduar prej gati dy vjetësh dhe më pas nuk është rinovuar më.
Një ditë më vonë, në datën 7 qershor 2010, në mbrojtje të Firera-s, mbërrin shkrimi i Paolo Picci, me titull “Diplomacia, arti i panjohur i Ambasadorit Shqiptar në Itali” botuar on line në “Hermenews”.
Autori italian e përmbledh kështu ngjarjen:
Në weekend-in e kaluar një i ashtuquajtur ‘scoop’ shpërtheu në lidhje me postin e Konsullit Honorar për Shqipërinë në Piemente Giovanni Firera. Fatkeqësisht, me pasojat e një mekanizmi të një gazetarie të sëmurë, nën presion dhe mungesë profesionalizmi, lajmi u përhap dhe në web deri tek kanali televiziv i njohur shqiptar Top Channel, duke rritur përtej kufinjve ‘baltën’ që u përpoqën të hidhnin jo vetëm mbi Konsullin e Shqipërisë në Piemonte Giovanni Firera, por dhe për punën e tij në shërbim të shqiptarëve dhe të gjithë vendit.
Përsa i përket akuzës se mandati i konsullit mbaron pas pesë vitesh, Picci shkruan:
kjo për ligj nuk është e fiksuar, përkundrazi, aty thuhet qartësisht se aktivitetet mund te ushtrohen ligjërisht deri ne heqjen e mandatit, që bëhet vetëm nga Ministri i Jashtëm, përmes një komunikimi me shkrim që i drejtohet konsullit Honorar të revokuar, dhe autoriteteve italiane. Për këtë fakt nuk ka asgjë gjurmë.
Muhabeti “trashet” kur autori i shkrimit akuzon rëndë si orkestrues Ambasadorin shqiptar në Romë:
mbetet natyrisht e pamundur te kuptojmë motivin që ka shtyrë Ambasadorin Shqiptar në Romë Kola dhe Konsullin e Përgjithshëm te Milanos që të delegjitimojnë Fireran, kësaj here ne një mënyrë shumë brutale, duke frymëzuar artikuj-hije dhe reportazhe ne mediat-mike. Për ato qe ndjekin çështjet e shqiptareve në Itali qe prej disa kohesh, armiqësia e Ambasadorit kundrejt C.O. Firera nuk është me sekret. Por te bën gjithsesi përshtypje kur sheh duke përdorur metodat e një njeriu që bën politike pa stil, në një mënyrë shume vulgare dhe te papërshtatshme, që nuk ka të bëjë aspak me artin e diplomacisë, qëllim për të cilën janë në Itali.
Doza e akuzës shtohet kur flitet për prishje të imazhit të Shqipërisë dhe të institucioneve të saj:
U preferua nga ana tjetër të hidhej baltë, pa marrë parasysh faktin që, për të goditur kundërshtarin personal u provokua një dëm i madh për imazhin e Shqipërisë dhe institucioneve të tij, duke invaliduar punën e bërë për vite me radhe e të vënë në shërbim të shqiptarëve në Itali, dhe Italisë e Shqipërisë nëpërmjet bashkëpunimeve te rëndësishme. Krejt e kundërta e asaj qe pritej nga një Ambasador, iu dha opinionit publik shqiptar dhe italian një shfaqje diletantizmi….
Paolo Picci i kthehet çështjes një ditë më vonë, më 8 qershor 2010, me shkrimin “Shtypja e medias. Zbulohen akuza të reja kundër Fireras”. Thelbi i shkrimit mund të përmblidhet me këtë fjali: “Qe kjo është një manovër e studiuar ne tavoline, tashme është një fakt qe shikohet qarte nga te gjitha”.
Kaq deri tani për historinë e konsujve shqiptarë, me emra e mbiemra. Përshkrimi, edhe pse i shkurtër, mendoj është i mjaftueshëm. Megjithatë, çka kuptova unë nga ky “skandal”, përveç shijes së hidhur, është se këtu, në të vërtetë, nuk flitet për individë të veçantë, por për institucione e marrëdhënie institucionale. Ndoshta duhet filluar nga funksionimi i këtyre të fundit, për të shkuar tek emrat. Por edhe rruga e kundërt është po aq legjitime, mjafton t’u jepet dinjiteti i duhur institucioneve shqiptare.
Redaksisë së Gazetës
Jemi një grup emigrantësh që jetojmë dhe punojmë në qytetin e Firences në Italì, pasi lexuam artikullin e shkruar në gazetën tuaj të nderuar me titull: Letër e Hapur e Shoqatës Kulturore “Çamëria” ku flitet ndër të tjera për ish konsullin e nderit në Firence Ne mendojmë se duke e njohur shumë mirë atë person, duhet pa tjetër të themi edhe ne fjalën tonë për të. Zoti Lutfì i cili i ka marrë me rradhë shumë gazeta për të shkruar për veten e tij me shpresën se do rikethehet në postin që kish, postë që u ezaurua që në vitin 2005 nga shteti shqiptar, duke kujtuar se nuk e njeh njeri.
Në artikullin me titull “Konsuj Nderi pa nder”, botuar më datë 07/06/2010 në gazetën “Albania News” dhe më vonë “Hermes News” ai ka paraqitur për publikun disa tituj të mara në kohën e regjimit të kaluar. Gjithkush atëhere që kishte vjehërr një person të rëndësishëm në pushtet mundë të merrte edhe më shumë tituj, por për hirë të së vërtetës duke mos kërkuar të vëmë në dyshim ata tituj ne do i thoshnim z. Lutfì:
Pse ju zotëri, ish konsull nderit në qytetin e Firences shkoni nëpër takime si në Firence ashtu edhe në qytete të tjerë të Italis duke përdorur titullin e konsullit të nderit kur keni 5 vjetë që nuk e kini më atë? Me çfar morali ju shëtisni me atë që nuk ju përket më? Me atë titull “Hije” ju shetisni akoma nëpër Firence duke i kërcënuar bashkë atdhetarët si dhe biznesmenët Shqiptar me (Hijen e rende) ose me iluzionin tende, për një rihypje tuaj të mundëshme në një të ardhme të shpejtë.
Pse ju, gjoja nën pretekstin e organizimit të “Festave Kombëtare” merni fonde për çdo vitë nga Komuna e Firences, dilni nëpër Biznesmenët Shqiptarë duke lypur lekë atyre, pastaj porosisni amvisat emigrante për të gatuar ushqime të ndryshme që të prezantohen në darkën e festës, dhe pastaj duke mos u ngopur me të ardhurat e mësipërme u shisni Ftesat Shqiptarve për të ardhur në Festat e Nëntorit me çmime tepër të larta deri në 20 €uro për çdo pjesmarrës? Nuk e ke kuptuar akoma se përse shqiptarët nuk vijn më në ato festa, dhe ata që vijnë aty nuk i kalojn të 20-30 vetët. Ku i çon ti ato të ardhura për çdo vitë?
Si është e mundur që si atëhere kur të larguan nga funksioni i “Konsullit të nderit” ashtu dhe këto kohët e fundit ti po dërgon Peticione nëpër Gazeta Onlin dhe gjoja shtyn njerëz të shkruajn dhe të kërkojnë atë që ti humbe?
Kush janë pjesmarrsit e nënëshkrimit të peticionit që ti vete ke paraqitur te Gazeta “Albania News” ose te “Hermes News” të cilëve ti atëhere ju kërkove ndihmë:
Aldo Laca Zv/Presidentë i shoqatës “Toskana-Albania”. Po president i kësaj shoqate hije kush është vallë?. Je ti personalisht që e krijove në kohën kur ishje në komunë, nga ku pastaj peshkove karriken e “Konsullit të nderit” nëpërmjet ndonjë miku të cilin e krijove në komunë, vetëm për përfitime dhe jo per tu shërbyer Shqiptarve.
Ardian Dyrmishi President i shoqatës “Asdreni”, në Pontedera. Ardiani është nje djalë i mirë nga Elbasani, një këngëtar popullor që as’ka pasur dhe as’ka ndonjë organizatë në Pontdera? Ç’fantazi qe ke e?..
Edmond Tushi President i shoqatës shqiptare “ Dea” nga Piza, që pikërishtë në vitin 2007 ka qënë vetëm një antarë i “Legës së Artistëve”?
Apo mos vallë Agim Xhemali, ai djalë i mirë i cili ka kohë që nuk është më Presidentë i shoqatës Atdhetare të nderuar “Çamërija”?.
Apo i nderuari këngëtari Zija Saraçi, i cili na ka deklaruar tani së fundi, që ishje ti personalisht atëhere që ja kërkove firmosjen e peticionit, me që atëhere ishte pranë teje si bashkëautor në kriimin e “Legës së Artistëve” dhe që pas vitit 2007, ti i ke nxirë jetën atij?
Kështu pra na ngeli realishtë shoqata jote dhe ajo e “Legës së Artistëve”. Si dhe gjoja 900 persona të tjerë nëpër Toskanë. Shtoj përpara ndonjë 1.sh ose 2.sh se është fare e kollajtë.
Si ke shkuar ti me Presidentin e shoqatës së nderuar “Italia Albania” Z. Durim Meta si dhe ndonjë shoqatë tjetër të cilën ti e ke denigruar gjatë qënies tënde në atë postë të nderuar të cilin ti po e kërkon përsërì.
Kush e shtyu studenten D.Xh që të përpilonte Kërkesën me titull “Një konsull nderi në Firence” në mes të muajit Shtator të 2010, për t’ja nisur vija email Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, dhe pikërisht Zotit Ilir Meta. Një kopje u nis me e-mail nga studentja dhe tjetra do të çohet dorazi pranë Instituzionit tonë të nderuar. Mos vallë nuk e shtyve ti atë me anë të Zotit N.Ç, i cili sot është i vetmi person që të rri pranë. Mos vallë nuk i disponon ti dokumentat e atehershme te Peticionit të shoqatave duke i nxjerr nga arshivat e tua?
Ti ke qënë gjat karrierës tënde si konsull nderi vetëm si një përçarës i shoqatave të krijuara këtu në Firence, ti ke qene nje hakmarres i eger, të gjithë Shqiptarët këtu në Toskanë e dinë mire se si e ke kryer ti rolin e Konsullit. Veset e mesiperme te tuat në kryerjen e një detyre, nuk janë rrjedhojë e ndonjë ideologjije të caktuar, por thjeshtë mungesa në karakter.
Pra, një person mundë të ketë me dhjetra tituj si dhe Diplloma të marra, por po ti mungoj atij një titull, i cili quhet karakter dhe që është kryesorë në mardheniet me njerzit si dhe në kryerjen e një detyre, ato diplloma kurrë nuk mundë të mjaftojnë.
Ne shpresojmë se institucioni i nderuar i Ministrisë së Jashtme të atdheut tonë, ka shumë intelektual të rinjë dhe të ndershëm, të devotshëm për të qënë përfaqësues të shtetit tonë amëtar si dhe gjithë komunitetit tonë Shqiptar këtu në emigracion.
Përshëndesim stafin e nderuar të kësaj gazete të shkëlqyer e cila jep mundësin e mëndimit të lirë të Shqiptarve
Nga një grupë emigrantësh nga Firence
Firence më /10/2010