Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Media

LETËR ME BOJËRA

Shekulli lajmëron sot për një letër që shefi i opozitës Edi Rama i ka shkruar José Manuel Barroso-s, për t’i kërkuar që vendimi për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë të mos ndikohet nga kriza politike në vend.

Lajmi shoqërohej me një foto të Ramës me stilolaps në dorë, i ulur në tryezën e vet të punës; fotoja është përgatitur nga zotmedia.tv – internet web show.

Çfarë tërheq menjëherë vëmendjen në këtë foto (të riprodhuar më poshtë) është tasi i madh me lapsa me ngjyra në krah të majtë të politikanit socialist dhe kryebashkiakut, së bashku me një mbajtëse, përsëri mbushur dingas me lapsa, në krah të djathtë. Kureshtarët ndoshta e dinë se një nga hobby-t më kokëforta të artistit Rama është që të vizatojë figura surreale mbi dokumentet, kalendarët e punës, oraret, memot, programet, listat emërore, , inventaret, ftesat dhe krejt rekuizitën burokratike me të cilën një zyrtari i duhet të përballet përditë.

Rama, letër Barrosos: vendimi për vizat të mos ndikohet nga kriza

Biles para pak kohësh u prezantua një libër-album i Edi Ramës me këto vizatime, me parathënie të Anri Salës.

Po ta hetosh me kujdes foton e Shekullit, vë re edhe se subjekti Rama vërtet po mban në dorë stilolapsin, por nuk është se po i shkruan ndonjë letër Barroso-s ose ndonjë të fuqishmi tjetër kontinental: përkundrazi, ai është duke realizuar një tjetër nga veprat e tij në lëmin e arteve grafike.

Fotoja sugjeron, dashur pa dashur, se kreu i opozitës politike në Shqipëri po i dërgon Presidentit të Komisionit Europian një vizatim me bojëra të ndezura; gjë që nuk është natyrisht e vërtetë, por ndonjëherë lexuesit i sheh syri më larg se mendja. Si edhe herë të tjera, mediat elektronike nuk tregojnë profesionalizëm në përdorimin e një mjeti komunikimi aq efikas sa fotografia.

Pa Komente

  1. Vrejtje e holle, por brenda ke edhe nje simbolike tjeter. Do te ishte mire, por natyrisht duhet pranuar, se fotoja qe shoqeron nje info te caktuar, nuk eshte e thene qe te fiksoje çastin per te cilin flitet ne tekst. Megjithate, ajo kanister me bojra aty perpara eshte fantastike. Flet me shume se vete informacioni, madje shkon kunder tij.

    Se pari flet se ajo synon t’i jape ca ngjyra portretit te nje politikani qe kohet e fundit dukej mjafti trishtuar (politikisht) per shkak te gamave ekstreme qe shfaqi me ne greven e urise. Vete nje greve urie eshte bardhe e zi, se nuk le shume alternativa.

    Se dyti, befas kryetari i PS e ndjen te nevojeshme te na kujtoje se eshte artist. Ketu ai zbret ne nje terren ku nuk mungon tradita. Kjo me kujton nje minister te jashtem qe ka ose paraqet si profesion te dyte ( nganjehere te pare) ate te poetit. Kur ne funksionin e ministrit ai keputi nje kumbell te madhe diplomatike, duke deklaruar se po qe se do te preket e Kosova (me duket) “ne” nuk mbajme pergjegjesi se “ushtrite tona nuk do te njohin kufij”, etj. Pra diçka se do te futemi ne Kukes e do te dalim diku nga Berlini… dhe kur opinioni u ngrit e u tall me te tilla marrezira, atehere ministri i jashtem deklaroi se eshte… poet.

    Pra, edhe kryetari i PS, pasi u terhoq ne linjen e frontit, diku ne ate transhene qe kalon nga Krokodili, ai pa se kur doli kishte ca si balte mbi vete, i gjithe portreti paraqiste nje oker varrezash te sapodala nga permbytja. Vlerat si politikan a diplomat shkuan ne fund te çorapeve.

    A nuk e prisnit edhe ju qe ne kete çast edhe ai, sikunder te tjere para tij, te kujtohej per profesionin e dyte? Po nuk e pranuat kete arsyetim timin, a mund të me thoni se çfare kerkon aty gjithe ai legen me bojra, ku na drejtoi vemendjen Parrulla?

    1. Lyss,

      ka mundësi, që kjo fotografi e Ramës të jetë vërtetë në ndonjë lloj relacioni me përmbajtjen e informacionit që shoqëron. Pavarësisht se si do të duam të perceptojmë Ramën si politikan, është prototipi i tij (qytetari, i kultivuari, artisti) që do të mundësonte hapjen e Evropës karshi Shqipërisë, ndryshe nga çka ndodhur në 20 vjetët e prezencës së rivalit të tij politik në planin e parë të skenës politike shqiptare Berishës (fshatarit, harbutit, brutalit).

      Rama është i vetmi politikan shqiptar, i cili falë punës së tij si politikan në Shqipëri e ka individualizuar veten si një figurë progresive të Evropës Lindore apo të Jugut urban në përgjithësi, pavarësisht se a është apo sa është i korruptuar, në krahasim përsëri me rivalin e tij politik aktual, korrupsioni i të cilit, sjelljet patriarkale, maskiliste, orientale, më tepër diktatoriale sesa semi-diktatoriale të tij (Berishës), nuk e bëjnë të dallojë gjë nga një tufë xhuxhësh politikë në Republika Bananesh të korruptuar politikisht e ekonomikisht në palcë pa asnjë lloj domethënie në planin ndërkombëtar.

      Rama (shansi i humbur i kthimit kulturor në Evropë) është bërë prej kohësh një lloj pasaporte kulturore e shqiptarëve për të udhëtuar nëpër realitete kulturore bashkëkohore normale evropiane. Provo një herë të gjesh hyrje në një realitet të tillë (nuk po flas për sallone snob) me platformën politike apo ideologjike të Jozefina Topallit apo Sali Berishës. Fillojnë të trajtojnë si ndonjë idiot leshko provincial dhe të japin këshilla relativisht të drejtpërdrejta, se si t’i bësh derman vetes. Mbase mund të të të hapet ndonjë derë stadiumi po të provosh atë të Bamir Topit.

      Këtu unë shikoj edhe tragjedinë e kohës. Në këtë moment delikat për pozicionin faktik të Shqipërisë karshi Evropës, në vend që shqiptarët të vënë në ballë të përfaqësive të tyre politike një figurë aq kompatible evropiane si Rama, i vënë përpara përsëri Berishën, këtë shëmbëllyrë politike të gjithçkaje mjerane midis Enver Hoxhës dhe Zine El Abidine Ben Ali-ut.

      1. Pifto,

        Une nderhyrjen time e kufizova ne kohe (ne zhvillimet e fundit politike, me te cilat lidhet fotoja) dhe ne hapsire, diku ne nje zyre qe mund te jete edhe ajo e bashkise, siç po thuhet.
        Ne veshtrimin tim, kaq pak gje nuk lejon te nxirren pergjithsime aq radikale.

        Per te tjerat dua te shpresoj se nuk kam prirje raciste, edhe pse edhe mua me qellon te shprehem me emocione per ndonje politikan antipatik, por kurre sepse ai eshtefshatar.

        Ne mos gabohem, jetojme te dy jashte kufijve. Kur ne vete shprehemi me kaq urrejtje ndaj nje bashkatdhetari (kushdo qofte) vetem sepse nuk ka patur fatin te linde ne nje qyetet te madh, sikunder ne te dy (gje per te cilen nuk beme ndonje mundim te madh) , por ne nje fshat te larget, une nuk e di sa goje do te kemi ketu ku jemi t’u kerkojme nje qendrim te hapur autoktonve ndaj atyre qe vijne nga pjese te tjera te globit.

        Te ndjek e lexoj shkrimet me kenaqesi qe nga albklubi, ndaj dua te shpresoj se racizmi qe shpreh sot eshte diçka jashte natyres tende, nderkohe qe respektoj cdo diference politike dhe te siguroj se per mua emocionet e ’91 jane te largeta. Po u ndodha ndonjehere ne Shqiperi ne kohe zgjedhjesh nuk do te votoj pa lexuar me pare platformat e partive, nderkohe qe per kulturen dhe qytetarine e E. Rames ju rekomandoj (natyrisht nuk jeni i detyruar) te lexoni nje artikull sot te Panorama, qe mban firmen e A. Plasarit.

        Duke ruajtur propocionet e duhura, pyes veten se a do te ishte Amerika ajo qe eshte po qe se edhe amerikanet do te mendonin te njejten gje per fshataret (vetem pse jane fshatare) dhe konkretisht per nje fshatar – druvar, me emrin Abraham Linkolni, por nuk eshte ai i vetmi..

        1. Lyss,

          mendimi yt më shërbeu më shumë si impuls për tu shprehur edhe unë për temën në diskutim, kështu që të lutem mos e merr si një përgjigje personale.

          Unë fshatarin Berisha e shikoj si një fatkeqësi në fatet politike dhe sociale të Shqipërisë të 20 viteve të fundit jo sepse ai personalisht është fshatar, por sepse fshatarët në përgjithësi në shoqëri pak të civilizuara si ajo shqiptare nuk mund të qeverisin mirë.

          Kur them se fshatarët në një shoqëri pak të qytetëruar mund të qeverisin dot vetëm keq nuk kam thënë akoma se ata janë njerëz të këqij. Ata janë thjeshtë të pazotë për ta bërë këtë gjë, ngaqë fshatarit të një shoqërie pak të civilizuar i mungon qytetaria e nevojshme për tu orientuar siç duhet në marrëdhënie aq komplekse si qeverisja e një vendi.

          Fshatari i një shoqërie relativisht të sqaruar është bërë prej kohe qytetar i republikës së tij në kuptimin juridiko-faktik, ndërkohë që fshatari i një shoqërie primitive si ajo shqiptare është akoma një krijesë sociale barbare, e cila priret ndaj dhunës dhe që orientohet vetëm në bazë të një instinkti të ulët social, duke u mbështetur e besuar vetëm në struktura sociale që për atë janë të besueshme, si përkatësia nga e njëjta krahinë.

          Unë jam i ndërgjegjshëm se do të ishte një qëndrim vërtetë racist, të kërkohej mbajtja larg e shtetasve të republikës nga qeverisja e vendit, vetëm se ata janë fshatarë. Kjo do të ishte një marrëzi e madhe dhe në vetvete antikushtetuese. Por nuk mund të rri pa shprehur dot bindjen time, që Berisha në cilësinë tij prej fshatari nuk arriti dot të zhvillonte një vizion për Shqipërinë dhe ta ndiqte atë në mënyrë konsekuente.

          Atij i mungonte baza kulturore për këtë.

          Atij i mungonte ai rreth i ngushtë familjar apo social, i cili të kontrollon në punën tënde prej politikani të lartë, që të mos shkelësh rregulla etike të kulturës qytetare.

          Për arsye jashtëzakonisht banale dhe të parëndësishme më ka qëlluar të hyj në banjën e një politikani fshatar në Shqipërinë staliniste, i cili për nga pozita që kishte, nuk i mungonin mundësitë qoftë financiare, ashtu edhe ato organizative, për të bërë një banjë “alla frënga” e t’i vishte muret me tre pllaka. Ai njeri, me siguri i ndershëm tek Zoti, jetonte akoma si në malësinë e Tropojës prej nga vinte. Më pas e shihja gjithnjë e përsëri tek i puthte dorën presidentit Ramiz Alia, e më pas Presidentit Sali Berisha dhe nuk më hiqej nga mendja banja e tij e primitive shpellare. Nga ana tjetër më ka qëlluar të shoh se si jetonin shumë familje qytetare korçare edhe në vitet më të vështira ekonomike të fundit të periudhës staliniste, por dinjitetin që ata njerëz kultivonin thjeshtë për motive personale, brenda një hapsire vetëm personale ishte për t’u admiruar e pasur zili.

          Mua më duket, që njerëzit që ngjiten në pushtet veprojnë me shtetin ashtu siç veprojnë me familjet dhe pronat e tyre.

          Në këtë kuptim e gjej qytetarin Rama fisnik e fshatarin Berisha të rëndomtë.

          1. Meqe u qelb muhabeti me hale, ne halene e fisnikut Rama te ka rene rasti ndonjehere te hysh?

          2. Pifto,

            Kam vrejtjet e mia thelbesore per aksionin politik te Berishes, per vendime te caktuara, per njerez qe ka rrotull e deri per deklarata infantile (‘qeveria ime” mundesoi heqjen e vizave etj), por atij mund t’i mungoje gjithçka tjeter veç kultures.

            Po t’i besosh R. Gjozes ai eshte njeriu me i informuar per problemet me te holla te artit e kultures. Por nese kete gje nuk mund ta konfirmoj ne teresi, di qe diten qe u zgjodh president e kam takuar per hesap te nje agjensie te huaj dhe kemi folur nja dy ore per… Dostojevskin, te cilit i njihte gjithe vepren. Madje e citonte edhe ne rusisht. Nese anglishten dhe frengjishten i fliste me nje theks te paduruar tropoje, ne rusisht ishte korrekt.

            Tha se kete te fundit e kishte mesuar pikerisht per te lexuar Dostojevskin ne origjinal, gje qe e besova vetem pjeserisht. Duke qene profesionist ambicioz ne mjeksi (thuhej qe atehere qe ne hemodinamike ishte me i miri) ai e dinte se ne Shqiperi nuk behej para pa rusishten, gjuhe ne te cilen vinin tekste pa hesap.

            Gjithsesi, kishte nivel te mire te saj dhe te autorve te medhenj te letersise ruse. Dhe ne kete pike duhet te me besosh sepse nuk jam i pozicionuar keq per ti njohur te dyja.

            Gjithsesi edhe kete teme e kufizoj ne keto pika e jo me larg, nuk dua te prishem per pune politike me te njohur te vjeter. Se po ashtu, di qe Aleksander Lukashenko i Bjellorusise ishte perkthyes i shkelqyer i Shekspirit, gje qe nuk e pengonte te ishte trap ne politike, por meqe ra fjala…

            1. Lyss, Askush nuk mund te shihet bardh e zi, kjo eshte nje aksiome. Une thjesht sot akoma nuk mund te kuptoj sesi njerzit harxhojne energji te kalojne ne lupe Ramen, perballe atij Berishe qe vetem e regreson, e keqtrajton vendin prej 20 vitesh.

            2. E kalojne ne lupe, sepse eshte ne krye te nje partie ku eshte shpresuar gjithnje dhe eshte investuar ne debatimin publik te problemeve kryesore, ne komunikimin cilesisht ndryshe mes politikes dhe qytetarit; ku doreheqja per here te pare eshte vleresuar si marrje pergjegjesish dhe jo si veprim spurdhjaku dhe ku legjitimiteti ka qene perhere ne lidhje te ngushte me ritestimin elektoral. E kalojne ne lupe, sepse drejton nje parti qe ka fituar perhere mbi bazen e arsyetimit dhe ofertes se perpunuar, qe si e tille nxit perceptimin te publiku se zeri i atij qe Di edhe mund te degjohet. Thjesht fare, te PS shpresohet per nje alternative qytetare ne politike, ku debati dhe kritika jane kulture dhe jo si tani me dokumentet e reja statutore; prishje e etikes. Do te duhet te kuptojme mire se kur nje qytetar sheh ne vite sesi nje parti e mbyllur si PPSH e reformon veten permes debatit te hapur te ceshtjeve me interes publik, por edhe te luftes per pushtet, ai konstaton se kjo “perleshje” qe kthehet ne norme nuk kercenon me stabilitetin e saj, por i hap rruge nje klime te re, ku te pakten per Fjalen ka vend per te gjithe. Perkundrazi, kur nismat personalizohen, forumet shperfillen, programet virtuale dekonspirohen nga inkoherenca e veprimeve dhe ligjerimi i kryetarit riprodhohet mekanikisht nga deputete bukuroshe, atehere natyrisht qe edhe ndonje ze do dale kunder. Po edhe kritika do kete, se nuk vdes njeri nga keto. Per te mos folur pastaj per paradoksin qe shoqeron kete njeri; nga nje publicist qe i dha shume lirise se mendimit ne Shqiperine primitive te viteve ’90, shohim sot nje politikan qe mund te dergoje sms pa fund per pune titrash, e per pune titujsh etj, aspak dinjitoze per nje intelektual, lere pastaj pastaj per nje kryetar partie, qe moralisht qendron poshte te parit.
              Dhe shoh ketu qe thone: c’keni me Ramen shikoni kafshen qe na mbeti ne qafe 20 vjet. Se pari kjo presupozon nje opinion te papjekur qe ecen ende me moton; “kur s’ke pulen, ha sorren”. E veshtire qe njerezit te vijojne te mbajne shpresen e tyre vetem te rotacioni, por mbase kerkojne nje alternative. Deri me tani, z. Rama, ky qytetar fisnik, me hale moderne, na ka thene ate qe e dime te gjithe: Keshtu nuk vazhdohet me. Po projekti i tij kush eshte?

            3. Enkeleidë, ka te ngjare qe e verteta te jete tragjikisht me e thjeshte, por une nuk jam i sigurte se jemi ne vendin e duhur per te hapur nje teme te tille, ku gjithkush ka tendence te lere shetitjen, t’i thote gruas (burrit) prit pak (nje fjele goje), te hedhe tutje shishen e paperfunduar te birres, te veshe uniformen (blu a roze), te ngjeshe alltijen dhe te barrikadohet!

            4. Edhe mua me vjen ne mendje nje pyetje e tille. Pse njerzit merren me Ramen? Kam frike se kjo ndodh meqe ata kane frike se pasi i hyri ne bojra Tiranes, do i vije radha gjithe Shqiperise!

  2. Lyss, nuk besoj se ka faj Edi Rama për këtë foto. Do të jetë thjesht foto arkivi, e Zotmedia, që redaktori i Shekullit e ka përzgjedhur, me mendjelehtësinë karakteristike, për të shoqëruar një shkrim ku flitet për Edi Ramën.

    Rama duket qartë se pozon në këtë foto, dhe pozon besoj unë në kuadrin e promovimit të librit të tij me vizatime që u botua kohët e fundit. Prandaj edhe i ka dhënë prominencë, në tavolinë, lapsave me ngjyra; prandaj edhe ka vënë përpara vetes një prej vizatimeve.

    Ke të drejtë kur thua se Ramës i rri keq kostumi i politikanit, prandaj kërkon ta zhveshë sa herë që i jepet mundësia – unë s’e kam marrë vesh kurrë pse iu fut ky artist dhe intelektual politikës, ç’e shtyu, ç’e tundoi, ç’magji i bënë. Kush e ka takuar nga afër, do ta ketë vënë re sa i pranishëm është tek ai artisti dhe sa pak i pranishëm politikani.

    Nga ana tjetër, e kuptoj edhe se një foto që shoqëron një gjest të një politikani nuk ka pse të jetë doemos foto e atij gjesti; edhe pse gazetat janë kujdesur, bie fjala, që kur Berisha është ngjitur në Murin e Madh Kinez të kenë vënë foton përkatëse, jo të po këtij politikani duke ngjitur, bie fjala, një shkrep në bjeshkë, ose një pengesë simbolike në “brezin e sulmit”.

    Megjithatë, ironia e kësaj fotoje është se i afrohet shumë gjestit të të shkruarit të letrës: Rama paraqitet në tavolinë, me stilolaps në dorë dhe me letër përpara; po ta kishin nxjerrë, për shembull, duke krasitur një pemë frutore ose duke i dhënë ujë një grevisti të urisë ose duke shëtitur një qen ornamental, fotoja mund edhe të pranohej.

    Përkundrazi, stilolapsi në dorë, poza e studiuar dhe letra përpara të sugjerojnë vetvetiu kartën për Barroson.

    1. …”Ke të drejtë kur thua se Ramës i rri keq kostumi i politikanit, prandaj kërkon ta zhveshë sa herë që i jepet mundësia – unë s’e kam marrë vesh kurrë pse iu fut ky artist dhe intelektual politikës, ç’e shtyu, ç’e tundoi, ç’magji i bënë…
      …Kush e ka takuar nga afër, do ta ketë vënë re sa i pranishëm është tek ai artisti dhe sa pak i pranishëm politikani….”

      Ata qe e kane pare nga afer neper klasat dhe koridoret e ILA mendojne ndryshe.
      E keqja e tij eshte se ai ishte nje artist. Por me kompleks Napoleoni. Qe s`perputhet me deshiren e tij per t`ia marre majtas. Prandaj dhe stonon aq shume ne cfare ben.
      Po te kish lexuar librat e historise, asaj te vjeter a te re, me po aq deshire sa dhe librat e historise se artit, gjasat do ishin qe ai do e kish gjetur rrugen per te arritur ne krye te vendit.
      Une asnjehere s’e kam kuptuar dot nese protagonizmi tek ai ishte i sinqerte apo thjesht nje konvenience e kohes.

      Gjithsesi une jam i mendimit se nuk do te kishte njeri me te gabuar, ne nje kohe me te gabuar, ne nje vend me te gabuar se sa ideja e Edi Rames ne krye te shqiptareve. Ai eshte si puna e Alcibiatit te dikurshem…

  3. Fotoja në fjalë, e parë vetëm artistikisht, pa kontekstin sugjestionues, për mendimin tim është fantastike. Rama duket i kapur në një moment pothuaj të papritur për të. Prej vështrimit që hedh tek fokusi i aparatit, duhet të ketë qënë moment frymëzimi. Si personazh këtu Rama shfaqet tejet simpatik dhe aspak i shtirur.

    Mbase simpatik më tepër sesa duhet, që të ketë bërë Parullën t’i dedikojë fotos në fjalë një shkrim, dhe Lyss të komentojë në atë mënyrë si më sipër, duke zgjedhur dhunshëm fjalë si “kanistër” apo “legen bojrash”, për të plotësuar anatemimin e nevojshëm që shpirtrat e trazuar e kanë të domosdoshëm për tu futur përsëri në brazdat nga ku kjo foto sugjestionon t’i nxjerrë.

    Në lidhje me kontekstin, nuk më duket fatalitet kjo pozë. Unë do të habitesha psh nëse kritika e mëtejshme e Parullës (nëse) do të shkonte më larg se vënia në dukje e afeksionit që kanë midis tyre Rama si politikan me gazetën “Shekulli”.

  4. Shume interesante ajo foto e pare qe nga sa pashe eshte skice e Rames. Vecse me kujtoi oren a anatomise me nje bretkose Bombina Bombina apo Bufo Bufo e cila ashtu e shtrire dhe e hapur prodhonte disa mikrovolt…

  5. Fotoja eshte edhe jashte kontekstit – ketu jemi ne zyren e Bashkise. Letra i drejtohet Hozese ne cilesine e kryetarit te PS. Por ndoshta per ate qe shkruan dhe pikturon njekohesisht mund te perdorim termin Zografis.

  6. Para nje viti degjova se ne Bashkine e Tiranes punohet edhe te dielen.

  7. Me këtë foto Edi u thotë të gjithëve:

    “Mos e shikoni Shqipërinë bardhezi – Shqipëria është shumëngjyrëshe!”

  8. Shumë herë kam menduar se cili është burimi i kësaj kritike kaq të vrazhdë, që shkon deri në nivele histerie në raste jo të rralla, për Ramën.

    Është e vështirë të besoj se kritika ndaj tij është personale. Dmth “urrehet” Rama si person. Kjo ndodh në disa raste, si me Lubonjën psh që duket se i është vënë nga pas me bukë në torbë, pas lidhjes që kanë patur të dy dhe prishjes së mëvonshme.

    Histeria për Ramën, kryesisht e ka burimin te shëmbëllimi që kanë disa njerëz për forcën politike që ai përfaqëson. Rama ua prish imazhin e “komunistëve” në krye të të cilëve është vendosur. Rama është më përparimtar dhe civil se kundërshtari i tij politik. Rama nuk mund të ishte protagonist tranzicioni, dhe kjo u vu re që në fillimet e tij politike, dëbimin nga PD e asaj kohe etj. Rama është më shumë figurë mes-tranzicionale dhe post-tranzicioni.

    Pikërisht kjo gjë ndjell histerinë.

    Rama gati gati urrehet, sepse do shumë mund që një kritikues i tij ta çojë në nivelin e dëshiruar për të këtë figurë. Do shumë sforco e mund të nxjerrësh konkluzione e të thuash: Rama është njëlloj me Berishën. Kjo aksiomë barazimi, drejt të cilit duan ta çojnë mendjet e sëmura (nga diktatura me shumë gjasa), është rregull i artë, por vetëndëshkues me regres dhe kapitullues. “Të gjithë janë njësoj”. Atëherë le të rrimë kështu si jemi. Rama është alternativë, por e kundërshtarit, e nemesit, e atij që nuk duhet të ishte. Histeria është e nevojshme. Madje edhe urrejtja, sepse po na detyron ti o Ramë të bëhemi histerikë ndaj teje.

  9. Po ta shohim mirë foton, ta analizojmë atë dhe t’i japim një drejtim se si mund ta interpretojmë, imazhi hyn në një kontekst të vështirë.

    Unë e mora në kontekstin që (mbase) PA donte ta fuste, në atë që Rama si artist (që të gjithë e dinë meqë ai ka qenë pedagog në ILA dhe ka ekspozuar) na tregon diçka në mënyrë paksa të ngrirë: në zyrën e tij ai mbysh me ngjyra fletë, mure, tavolina dhe deri veshjen e tij (kollarja portokalli shkon me kostumin dhe me kafen e mureve. Por kemi dhe Ramën politikan që shumë e kanë zili, dhe nuk kuptohet pse, biles disa dhe e tallin po a njohur mirë. Unë mendoj se SB nuk mund të trajtohet si fshatar sepse flet një shqipe standarde me theks tropojan apo verior; kultura, profesionalizmi, dhe statusi që ai ka pasur na bëjnë të mendojmë se dy paré mend i ka patur pë t’iu përveshur një pune aq kolosale. Me shumë sesa kritikë, ka zili mbi lidershipin shqiptar, i majtë apo i djathtë qoftë ai.

    Të kthehemi tek fotoja. Shumë mund ta kenë parë ER kur pozonte (për Klanin më duket) në fundin viteve 90-të më një tas me spaghetti. Une e mbaj mend shumë mirë atë foto. ER kishte një ide dhe prandaj u gjet përballë objektivit të aparatit. Asgjë nuk është në vend të gabuar tek ER. Vetëm të shohësh se si shndërrohet pas çdo ndërhyrjeje në media, mund ta kuptosh fotografinë dhe simbolikën që ajo paraqet. Fotografia komunikon më shumë se imazhet e një filmi. Ajo qëndron në heshtje dhe mund të kuptosh më shumë duke ditur se çdo interpretim mbetet relativ, pa ndonjë shpresë bindëse. Disa përgjigje këtu, të bëra nga pseudo të njohura dhe korrekte, e lidhin imazhin me realitetin shqiptar, a thua se gjithçka që ndodh në një vend u lidhka dhe kaloka nëpërmjet politikës. ER ka zgjedhur politikën për t’i dhënë vendit të tij një shpresë më shumë, edhe pse ka shumë egoizëm tek politikani Rama. Por nuk mendoj se ai zgjodhi t’i hyjë politikës sepse ai është megalloman, egoist skizofren apo melankolik i qorruar.

  10. I lexova me shumë interes komentet për shkrimin, pjesërisht ngaqë unë nuk prisja ndonjë reaksion për diçka që e kisha shkruar kryesisht për të kritikuar mendjelehtësinë gazetareske të Shekullit. Atë mëngjes, kur po lexoja lajmin për gjestin e lavdërueshëm të Ramës, vura re, siç mund të kenë vënë re edhe të tjerë, që fotografia shoqëruese e artikullit e tregonte Ramën një pozë të pritshme, por vetëm se ky, në vend që të shkruante letrën, po vizatonte. Prandaj unë kujtova, në fillim, se Rama kishte dashur t’ia shtonte një diçka personale, ose nga vetja, kësaj letre zyrtare. Mirëpo kur e mendova edhe një herë, e kuptova se po më mashtronin dyfish: se fotoja po e gënjente publikun duke e treguar Ramën në një pozë që është poza e dikujt që shkruan letër, ndoshta edhe letrën Barrosos, dhe se letra do të shoqërohej me një nga vizatimet e Ramës, që do t’i shtohej përsipër. Menjëherë fillova ta analizoj me sy kritik çfarë po shihja, çfarë implikohej nga imazhi dhe çfarë mesazhi subliminal po më dërgonte Shekulli me të. Ndjenja se po manipulohesha nga Shekulli dhe se ndoshta po u jepja atyre shumë kredit më bëri që të shkruaj. Do të kisha shkruar të njëjtat gjëra sikur Rama të mos ishte Rama politikan, por Rama artist që i shkruante letër drejtorit të Louvre-it. Shkrimi im kishte të bënte kështu me manipulimin delikat që i bëhet imazhit, nëpërmjet imazhit.

    Kur i lexova komentet pasuese, u habita pak me mënyrat e ndryshme të reagimit, prej të tjerëve, ndaj fotos… duke e lexuar sipas një kodi interpretativ të gatshëm, që lejon një gamë të ngushtë interpretimi dhe vazhdimisht riciklon dhe përforcon vetveten. Sinqerisht nuk e prisja që provincializmi i Berishës ose ndjeshmëritë e holla artistike të Ramës të bëheshin objekt i debatit. Nuk kam ndonjë problem me këtë zhvendosje të bisedës në vetvete, por nuk mund të pajtohem me faktin që personalitetet toksike të këtyre dy protagonistëve të jetës politike shqiptare të ngjyrosin çdo bisedë, me të njëjtat penelata, monotonisht. Vallë nuk është e mundur të flasim për ta pa i vënë në qendër të vëmendjes?

    1. “Vallë nuk është e mundur të flasim për ta pa i vënë në qendër të vëmendjes?”

      Une nuk ngacmoj, PA, pse m’ngacmo? Ho, ho!

      Vemendje, goxha shoh te ket lapsa ngjyrash, edhe tek ty.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin