Askush nuk mund ta mohojë inflacionimin e diplomave universitare në Shqipëri. Në fakt, vitet e fundit, diplomat janë lëshuar me shumicë nga universitet shtetërore e private. Kanë mbetur pa e marrë vetëm ata që nuk e kanë dashur.
Gjatë periudhës totalitare, e ndoshta për inerci disa vite më pas, hyrja në universitet ishte me karakter përzgjedhës. Pathemelësia e disa kritereve të gabuara (si ato politike për shembull), nuk mund t’ia çnjohë sistemit të atëhershëm karakterin e rreptë seleksionues. Nga ana tjetër, si çdo fushë e jetës së atëhershme, kontingjentet e studentëve ishin të planifikuara brenda kuadrit ekonomik të vendit. Kjo e bënte edhe më të vështirë hyrjen në universitete dhe e ulte detyrimisht numrin e atyre që do pajiseshin më pas me diplomë.
Aktualisht numri i të diplomuarve shqiptarë nuk mund të njihet me saktësi. Edhe sikur të numëroheshin studentët e diplomuar në universitetet shtetërore dhe private, do mbeteshin pa llogaritur ata që kanë studiuar jashtë shtetit, ose më saktë ata që nuk i kanë bërë kërkesë ministrisë së arsimit për njohje të diplomës. Gjithsesi, pranohet nga të gjithë se numri i të diplomuarve është mjaft i madh, sipas gjasës, me përqindje kundrejt popullsisë së përgjithshme shumë më të lartë se dikur.
Por cilat janë arsyet që kanë lumturuar tipografët e diplomave? Sipas mendimit tim, nëna e të gjitha arsyeve ka të bëjë me shkrehjen totale të arsimit në Shqipëri. Sistemi arsimor në Shqipëri, në vitet 1990 e këtej, e uli në përgjithësi nivelin e mësimdhënies e të kërkesës së llogarisë. Me të njëjtat fakultete, me të njëjtin numër studentor, sigurisht që do të rriteshin të diplomuarit, sepse “kosa” e shumë profesorëve “të egër” nuk priste më.
Nga ana tjetër, sistemi universitar shqiptar u çorodit njëkohësisht nga shumë risi, që në lidhje me numrin e të diplomuarve, shërbyen si plehërues. Krijimi i universiteteve të reja shtetërore në veri e jug të Shqipërisë, studimet me korrespondencë (part time), themelimi i universiteteve private, rritja e lëndëve, mediokriteti i stafit pedagogjik, shkollimi jashtë shtetit, futja e sistemit 3+2, ishin disa nga elementet që vepruan me efektin e drogës në arsimin e lartë. Në fillim ndoshta u duk se sistemi funksiononte më së miri, por tani po shihen efektet e para negative.
Nuk duhet harruar se sistemi universitar shqiptar nuk ka kurrfarë lidhje me tregun e punës. Është e vërtetë se universitetet punojnë me tre turne për të prodhuar të diplomuar, por është gjithashtu e vërtetë së nxjerrin kryesisht të papunë e pa ndonjë perspektivë të qartë për të ardhmen. Në këtë pikë ka gisht edhe vlefshmëria ligjore e diplomave; në kuptimin që të gjitha diplomat e universiteteve janë të barabarta, kudo qofshin firmosur e vulosur. Mund të jetë i gabuar, por ligji i kërkesës dhe i ofertës vepron edhe tek diplomat, ndërkohë që tregu i punës nuk është aq i pjekur, për një sërë arsyesh, sa t’i vlerësojë siç duhet copat e letrave me fjalën “Diplomë” sipër.
Unë vetë personalisht, kam njohur qindra shqiptarë jo vetëm me një diplomë, por me dy të tilla. Tashmë në Tiranë, universiteti i dytë është bërë i modës: pas inxhinierisë merret juridiku, pas letërsisë merret ekonomiku, e kështu me radhë. Siç mund të parashikohej lehtë, inflacionimit të diplomave, po i shtohet aktualisht inflacionimi i masterave dhe i doktoraturave. Po shtohen, natyrisht, edhe koleksionuesit e tyre. Përfitojnë, midis të tjerëve, tipografët që shtypin diplomat dhe marangozët që prodhojnë kornizat për to (kur nuk kanë formën klasike të librezës).
Frika ime është se mos sistemi i diplomave po i ngjan gjithnjë e më shumë sistemit piramidal të viteve të para të demokracisë. Universitetet publike e private po më shëmbëllejnë më tepër me Vefën, Gjallicën e Xhaferrin, kurse studentët si shqiptarët e dikurshëm që fusnin parà në firma. Universitetet i trajtojnë studentët si klientë, kurse këta të fundit i konsiderojnë si punishte diplomash. Ndoshta mëkatoj, por kam përshtypjen se të gjithë e dinë (përsëri si dikur me firmat piramidale) se ka diçka perverse e të padrejtë në sistemin aktual universitar, por shtiren si të paditur për interesa dritëshkurtra vetjake. Parashikimi se një ditë ky sistem do të implodojë, nuk kërkon aftësi të posaçme, kurse periudha e kolapsit vështirë të përcaktohet me saktësi. Një gjë është e sigurtë: do të jetë me pasoja të rënda e të shtrira në kohë, edhe pse jo aq spektakolare si ato të 1997-s. Në trajtat e krizës mund të qëndrojë edhe i vetmi ndryshim i firmave piramidale nga diplomat piramidale.
Erdhi momenti qe te thuhet koncepti i ri:diplomat para ’90 dhe diplomat e pas ’90.
Vite te tera studimesh per njeren pale dhe vetem ore provimesh formale te paramarra nga ana tjeter.
Eshte me keq pishak, se firmat piramidale.Shume here me keq. Arsimi eshte shtylla kurrizore e nje kombi. Po e krise ose e thyeve ate,e ke kthyer dhe thyer ate komb ne ulok.
Pishak, me sa di unë, kudo ka inflacion diplomash.
Në Evropë, shumë juristë, ekonomistë, artistë, inxhinjerë dalin dhe teprojnë për tregun e punës. Por, duke patur shumë alternativa, e ndryshojnë pak busullën.
Problemi i universiteteve private që kanë mbirë kërto vitet e fundit porsi ato kioskat me qebabë e teke rakije dikur nëpër qendrën e Tiranës, më duket shumë i madh se nuk kuptohet se kush i bën kontrollet, leksionet, si dhe në çfarë mënyre përcaktohen çmimet për të marrë dije.
Të vjen keq për disa individë që zhvasin akoma shqiptarin vetëm e vetëm për të qenë i shkolluar apo i modernizuar.
Nuk kam asgjë kundër universiteteve private, por më duket pak e përshpejtuar kjo hapje 380° kur në Evropë ka shekuj që mbillet dije dhe gjeneratat e profesorëve rriten në truall të shëndoshë.
Sytemi i piramidave ,ky ishte krahasimi me i mire qe mund ti behet arsyes se inflacionit te diplomave.
Lindja e nje sistemi piramidash ne nje shtet tregon se sa i dobet eshte shteti.
Por prishja e sistemit te piramidave nuk tregon se sa i forte eshte shteti, sepse piramidat u prishen nen pressionin e ligjesive ekonomike te kohes.
Por ne qofte se ne rastin e pare piramidat ishin ne zbuluara sepse edhe ai qe i ndertoi edhe ai qe mori pjese hyne per te fituar para, ne rastin e dyte piramidat jane te mbuluara sepse sepse ai qe i nderton , eben per para kurse ai qe merr pjese(student dhe familja e tij) e ben jo direkt per para por per dije, per prestigj, per reklame qe dhe kjo do ti sjelli para.
Shteti mund te nderhyje per ti prishur me shpejtesi. Ndryshe duhet pritur pressioni i ligjeve ekonomike qe ti prishi. Kjo do me shume kohe.
Nder kohe ata qe kane formuar keto piramida do jene pasuruar me shume. Ndersa te tjeret do jene rrenuar me shume.
Kjo eshte rruga e lirise pa kufi. E lirise pa shtet.
“Nuk kam asgjë kundër universiteteve private…”
asnjan’s,
Une kam shume kunder universiteteve private : vendi ku ti dhe une bashke jetojme, i ka te ndaluara me ligj ekzistencen e tyre. Dhe per opinionin tim, mire e ka !
Një ditë, një Profesore, me emër në profesionin e saj të nderuar, ankohej ndër kolegë se, e kishte ndjerë veten shumë keq, madje te fyer, në sezonin e provimeve, në njerin prej të shumtëve, të ashtuquajtur, universitete private (apo, jo publike..!?). Historia shumë e shkurtër: e gjitha, cka Profesorja duhej të bënte atë sezon provimi, ishte (sipas “urdhërit” te administratorit te universitetit), që të plotësonte proces-verbalin e provimit, duke e firmosur atë, pasi për të tjerat (notat), do mendonte, pikërisht ai, administratori… ??!! Hajde pastaj, flasim e themi nëse, kemi apo jo gjë me këto lloj pseudo-qendra të edukimit të brezave. Nuk e di si ta quaj tjetër, por them, e turpshme!
Ne nje diskutim qe ka mbaruar tashme kisha sjellur nder mend nje folozof qe sa eshte aktual po aq harrohet qellimisht .
Ai thote per shoqerine tone moderne se ne kete shoqeri prodhimi i mallrave eshte bere nje e keqe e domosdosme per te bere para, me shume para . Mardhenia e njeriut me naturen dhe shoqerine, ne shoqerine e prodhimit te mallrave nuk mund te kryhet veçse ne kuadrin e levizjes si qellim me vehte te vleres(kapital) Dhe meqe vlera qendron indiferente ndaj keti raportit te njerezve me natyren dhe njeri tjetrin,, (sepse ajo nuk njeh veçse vehten e vet dhe vet-rritjen e saj ), njerzit atehere nuk jane me vetse ekzekutues te thjeshte te levizjes se kapitalit. Njerzit behen mbajtes te funksioneve e te maskave te nje automatizmi qe i dominon. Ky automatizem dominon dhe formen e mardhenjeve te njeriut me shoqerine , e çmendura dhe inkoshiente.
Historia qe tregoni ju eshte tipike. Ne Shqiperi keto histori jane jo hipokrite.
Keshtu shikohet qe ne jeten e perditeshme vlerat morale kane tendence te zevendesohen nga vlerat utilitare.
“Kjo qe di ti a te sjell para ?”
“Jo? Atehere ajo s’vlen”
“Ajo qe vlen eshte diplloma qe ti ke plere paçka se ti s’di”
Pak optimizëm, ju lutem!
Ka edhe raste kur nuk kërkohet diploma por vetëm dituria.
Ku?
Në Kuizin ”Kush do të bëhet milioner?”
Inflacion i papare ne diploma Pishak. Po na vjen turp te themi qe kemi mbaruar masterin (para 10 vjetesh) se jane bere si letra bakalli (diplomat e masterit).