nga Shkëlqim Çela
“Njerëzit lindin me aftësi të ndryshme. Po të jenë të lirë, nuk janë të barabartë. Dhe po të jenë të barabartë, nuk janë të lirë,” na thotë Solzhenicini. Vini re që në pohimin kushtor të mësipërm ka tri ndryshore: aftësia individuale (kapaciteti), liria dhe barazia. Në analitikë, për të kuptuar dhe vlerësuar ndërveprimet e të trijave, duhet mbajtur së paku njëra prej tyre e pandryshuar: për shembull, ç’do të ndodhte me lirinë dhe barazinë në qoftë se njerëzit do të kishin aftësi të barabarta? Ç’do të ndodhte me një popullatë njerëzish të njëjtë (për aq sa kjo është e mundur) në lindje, lidhur me barazinë e tyre të mëvonshme (pra pasi të kenë jetuar) në kushte lirie të plotë? Pyetje të tilla, të paprovueshme drejtpërdrejt dhe të pavëzhgueshme, kërkojnë eksperimentet e mendimit dhe simulimin shkencor (komunat utopike që të vijnë ndërmend mirëfilli, bashkë me skena të filmit Easy Rider, janë shumë dëshirore për t’i quajtur përpjekje shkencore).
Rrekja e mëposhtme synon një eksperiment mendimi përmes simulimit matematik në kushtet më të thjeshta e parake që mund të mendohen ku në vend të njerzve të ndërlikuar, veprues me vetinë e të mësuarit, përshtatjes me rrethinën dhe komunikimit mes tyre, mund të përdoren thërrmija elementare të thjeshtëzuara në nivelin fundor të pikës materiale, me fakultetin e domosdoshëm të lëvizjes. Jo rrallë çuarja e kushteve të një dukurie në skajet e tyre, ndihmon shumë në të kupruarit e thelbit të dukurisë. Pra: nga qenia më e ndërlikuar, njeriu, kalohet tek ana tjetër, pika materiale, pa asnjë veti tjetër veç ndërrimit të vendndodhjes nga koha në kohë.
Nga të treja ndryshoret e sipërpërmendura (liria, njëjtësia, barazia), kjo e fundit është ajo më intriguesja, për shkakun e thjeshtë të përmbajtjes së krahasimit me të ngjashmit, por edhe për shkak të një kundërshtie të brendshme konceptuale, si dhe të mosarritjes sizifiane të saj në përpjekjet e pafundme të njerëzimit.
Vazhdoni leximin duke klikuar këtu:
NJË KËRKIM, I DËSHTUAR, I BARAZISË
© 2024 Shkëlqim Çela. Ky copyright mbulon edhe materialin në PDF.
Shënim: imazhi në kopertinë është realizuar me Midjourney. Imazhet në studim janë të autorit.
Shënim i redaksisë: për lehtësi leximi, por edhe faqosjeje nga ana jonë, vendosëm që ta sjellim këtë artikull si PDF, në marrëveshje me autorin. Shpresojmë që lexuesi do të ndihet kështu i shërbyer më mirë.