Ndërkohë që pushtetarët, dijetarët, ideologët e gazetarët kullojnë djersë nga barra e rishikimit/rishkrimit të historisë (e lagu s’e lagu me 28!) e të tjerë hamendesojnë ta hedhin në këtë mal apo në atë mal albanologjinë ,diaspora virtuale në gjithë seriozitetin e zakonshëm e ndërgjegjen e shëndoshë patriotike ka përveshur mëngët për të dhënë kontributin e vet. Peticioni drejtuar Hollywood-it dhe Warner Bros, që bota të ‘njohë’ legjendën e Skënderbeut si mishërimin e historisë, kulturës e traditës shqiptare nëpërmjet një filmi mbi heroin kombëtar (kujtoni “300“), ka mbledhur mbi 340 firma tashmë. Në videot që shoqërojnë peticionin rishikimi i historisë lidhet ngushtë me shqisën e shikimit, për të përligjur vërtetësinë e historisë me “sytë tanë.” Dhe pastaj, sikur bota të shohë atë që dimë ne …..do të na dilnin ëndrrat !
Merreni me mend vetë sa qesharake janë videot; nënshkrimet s’janë gjë tjetër veçse një ushtrim kolektiv për t’i afirmuar njëri-tjetrit “besnikërinë” ndaj heroit – dhe Shqipërisë sipas rastit. Përveç gabimeve në të shkruar që të bëjnë me dhimbje koke dhe tradhtojnë moshën e të nënshkruarve, të kap një dëshpërim i madh që heroi i shqipëtarëve sot është po ai i 500 viteve më parë. Skënderbeu s’ka ç’t’i ofrojë shqiptarit sot përtej imponimit kombëtarist dhe karakterit të fortë ‘prej burri’; aq më tepër që ndikimi i është mishëruar në skemën e vetëdijes shqiptare krahas shumë heronjve e heroinave të së kaluarës. Si hero kombëtar, Skënderbeu më mirë të përdoret si shembull e jo si shpëtimtar; as nuk mund të zëvëndësohet nga heronj të bujshëm të së ardhmes e as ua heq mundësinë të tjerëve të ngjiten në majë të Korabit. Eshtë normale që mungesa e heronjve
dhe udhëheqësve modernë na detyron të ringjallim ata të qindra viteve më parë për të mos u ndjerë plotësisht të braktisur nga vetja. Meqë tani përnjimend po flasim për një gjeneratë të rritur me imazhin heroik të llojit Braveheart, Gladiator, Tony Soprano e 50 Cent, s’është për t’u çuditur që të promovohet një film për Skënderbeun, me idenë që nësë grekërit kishin King Leonidas si hero në filmin “300”, pse të mos heroizohet edhe yni ashtu. Firmatarët mund të jenë pak (gati “300” edhe ata), por kam frikë se përçojnë mendimet e shumë e shumë të tjerëve….
They should make this movie … this guy is a LEGEND
He’s the greatest warrior
This better make history
Scanderbeg rocks
SKENDERBEG 4 life
Forget it is our story, its a story which will have universal appeal. Its about time.
May our dreams come true.
He’s movie should be made as he was the hero of Albania and Europe if it wasnt him all Europe will be Turkish
50 years he defendet Albania, another 500 years albanians defended albania. This showss what skenderbeg was
For skenderbeg we do anythinggggggggggggggggggg
Shqipee si ky njerii skaaa
Ommgg man for this Worrier ill sign 10000million website’s just to make the movie about him
SkenderBeg we all show u repect
Skenderbeg is a legend. The great Worrier, a Intelegnt person. and allways fighted for Albanian. We should all show him respect
For the Great Skender-beg for what he done for Albania all the world should show him respect, and we all hope the movie comes out soon as possible. The Land Of Eagle “Albania”
We need this movie to educate the world about our culture
YES THEY SHOULD MAKE IT!! IT WILL MAKE LOTS OF $ !! PPLZ LET THIS HAPPEN I WILL GIVE MONEY FOR THIS TO HAPPEN! THATS HOW BAD WE ALBANIANS WANT OTHER PPL TO HEAR THAT WE ARE EVERYTHING TO EUROP!!!!!!
Man this should be a movie just like King Leonadis from 300, but this time Skenderbegu,,,hellz yea
Është e gjitha çështje identitesh të zbehura, dhe po pres dita ditës të shoh portretin e heroit derdhur në flori, t’u varet trimave shqiptarë në qafat muskuloze.
Gjithnje mendoj qe njerezit e zgjuar jane te afte te shikojne mbi emocionet e momentit.
Nuk e kuptoj ca nerv ngacmon ca shqiptar te zakonshem qe shprehin lirshem, me fjalor te zakonshem, me disa fjale per heroin tone kombetare?
Aq me teper te kesh shtysa emocionale nga ca intelektual te cunguar krahinor, qe vet pozicioni i tyre tregon vogelsi ne shikimin e gjerave.
Filmi 300 kush nje pak historine, qe ofendim ta shikoje, me teper qe per femi nga mosha e mendia. Sparta qe tirani e as kishte lidhje me demokracine, e aq me teper ”per lirine” sic shpjegonte filmi, ajo kishte luftuar athinen per kete. Spartanet , te 300te, nuk qene banor qe luftuan per vendin, qene qe femi te lindur e te bere per lufte, e kjo qe zanati e edukimi i tyre, e qene gati te vdisnin ne beteje, e keta mbaheshin nga nje shtres e tere te robetuarish qe punonin per keta. Pra nuk qene perfaqesus te popullit, sic e kane trajtuar me vone qe duan te lidhin identitetin e grekerve me kete. Madje Sparta eshte e kunderta e asaj qe qyteterimi grek i lashte e Athina qene. Lexoni si qe organizuar shoqeria Spartane e do shikoni qe filmi qe i mapinpuluar komplet, per mos te fol per racizmin.
Edhe une kam menduar qe do qe me mire sikur Skenderbeu ne fund te ruante marveshjen me turqit e mos ta thyente se Vatikani se ndihmoi, etj po keto jane hipoteza ku e di ca do benin sundimtaret turq.
Po cdo gje eshte ne kontestin e kohes e duhet te analizosh ate, e cdo gje qe ndodh eshte e pashmagshme e ka arsye pse ndodh. Ajo qe ka rendesi eshte ajo qe ai la pas.
Mendojme nga qe ne sot jemi te pastabilizuar ne cdo gje , kemi tendencen qe te destabilizojme dhe te kaluaren, ngjarjet kane ndodhur ashtu sic kane ndodhur, ne vetem ti analizojme, ashtu sic ndodhen, e jo me hipoteza, pasi edhe sikur ta mendojme te kishte ndodhur sic mund ta deshironte ndonje, ku e di ca rrjedhoje do kishte, a si do qene, se keto jane ne kontestin e kohes. Pra futesh ne nje qark qe sdel kurre.
Shqiperia eshte sot e pazhvilluar nga lufta qe beri Skenderbeu??! JO. Ne kohen e perandorise osmane shqiperia kishte nga qytetet me te mira te ballkanit, e plot e pasur e bejler qe zoteronin fuqi e toka e pasuri te pamate, shume me shume se serbet greket etj.
Ndikoi kjo kryengritje e Skenderbeut per ti prere egon e karrieren shqiptareve, JO , madje perandoria i shfrytezoi shqiptaret per keto cilesi e keto fituan jo pak nen te.
Ato qe vuajm sot jane pasoja e ndarjes se perandorise osmane, pra nga nje periudh tjeter e historise, e qe shqiperia u be nje shtet i cunguar, e u interesuan shume qe ajo te qe e dobet e mesi te mbijetonte qe te mos ngrinte pretendime per tokat e vjedhura te saj.
Mendoj se kjo eshte arsyeja qe vuajm dhe sot. Pra momenti i rezimit te perandorise osmane e krijimit te shteteve te rinj, kjo ndikon te ne sot.
Ka plot gjera te tjera per ate kohe e duhen pare ne gjithehapesiren e kohes e ne gjithe ndikusit e saj.
Cdo vend ka nevoj per nje hero, e efekti qe ka ai sot te njerezit, e produkti pozitiv qe ka ai sot eshte teper i rendesishem.
Ca madje kane krijuar heronj kurse ne per fat kemi nje si Skenderbeu qe eshte i paster, madje sic e kishim ne shume shkrime me teper e vleresuan te huajt ne shekujt pas tij, koha pushtimit osman ne shqiperi.
As nje e keqe nuk na ka ardhur nga Skenderbeu, e keqia me e madhe na vjen qe sot ne nuk i dalim zot vendit, e rim te qahemi te gjejme pas shume shekujsh qe e ka fajin ai a ky, kurse ne qe bejme vetem llafe e spunojme te bejme shqiperine skemi faj.
Shume vende kane periudha te keqia ne histori, po zgjidhja eshte puna e te dalesh nga keto veshtiresi.
Plus ne e nenvletesojme veten ne ekstrem, sikur ne jemi fatzinjte e botes e sa kalon kufit ai fshatari a qytetari grek a serb e ka pasur fush me lule jeten ne keto 100 vjetet e fundit.
Ne kemi nje krize besimi e qaraman te shkajshme, madje shume nga ne jane shume mire ne perendim a ne shqiperi e prap qahen e qahen gjithe diten??
Ca do ti themi femive neser, ca u lame, apo vetem u perpoqen te prishnim dhe ato gjera te mira qe kishim nga e kaluara pa bere as nje gje sot.
Une mendoj se cdo komb e ben historine ne te sotmen, nqs ai eshte i sukseshem sot, ai ndricon gjithe historine e tij te kaluar.
Edhe ne duhet te shikojme veten ne radhe te pare, para se te marim qendrimin e njeriut te revoltuar, e te shajme shkaterojme cdo gje, pa bere e kontribuar asgje vet. Ironike.
Nje dite i ra flaka shtepise te Nastradinit. Nje qe po kalonte aty prane i thote “Nastradin po te digjet shtepia!”
“Le te digjet,” i pergjigjet Nastradini, “celsin e kam ne xhep”
Ja keshtu dhe puna me heronjte qe i mbajme ne xhep si hudher per syrin e keq.
Bled, skam marr persiper te shkaterroj gje se fundja ska mbetur gje per mua te shkaterroj. Me beso, demi te vjen nga ata qe genjejne veten me peticione te mbajne gjalle identitetin kombetar. Peticioni nxit per reaksion, jo per aksion, dhe propozohet si nje zgjidhje e çastit pa ndonje qellim te qarte dhe lehtesia e nenshkrimit ne fakt e ben gjestin kaq siperfaqsor sa nuk ze peshe pervec ne ndergjegjen e personit qe i duket se e ka per detyre patriotike ta bej dicka edhe nese se ka idene per ca flitet.
do ti rikthehem perseri kesaj…
Sic duket nuk beson tek ‘syri i keq’. S’paskemi gje per te diskutuar.
Mire nastradini i mund te gjithe?!
Problemi, eshte se nuk ndertohen kombe e shtete te sukseshem me nastradinin!
Bledi, nese nuk e ke kuptuar qellimin kur te permenda Nastradinin, atehere mos u hidh kot me hamendje gjysmake. Nuk mund te me kundershtosh me po te njejtin argument qe kam shtruar une me siper. Kur lexon, te lutem mundohu te kuptosh ç’ka dashur te thote personi tjeter jo ç’te pelqen ty te lexosh nga te tjeret.
Nastradinin ti e nxorre ne bisede?!
Nqs shtepia digjet sot faji nuk eshte i gjyshit?!
Une nuk kuptoj ca ngacmim eshte ai peticion, mer dicka amatore dhe e hedh biseden ne te tjera drejtime.
Une kam pare ketu ne amerike peticione e kerkesa e per gjera absurde e nga grupe periferike e sme ben fare cudi ai peticion, qe edhe fare amator te jete, ben zhurme per shqiperine , ashtu sic e thone ketu ne ameriken e veriut.
Nga te gjithe grupet shoqerore o kombetare ka levizje brenda tyre nga me ato amatoret e deri te ato seriozet, e nuk eshte ndonje gje brenda shqiptareve dikush ben nje peticion te tille.
Ti thua je kundra formes se peticionit, po kur vazhdon arsyetimet tregon s’e ke fare me peticionin, po thjesht e merr per te hedhur medimet e tua, qe ke dhe disa linke ne shkrim per to.
Kritikon peticionin, po nuk jep asnje alternative tjeter qytetare e intelektuale shprehje, dhe madje e kunderta vete ne te tjera ujera komplet.
Miti i Skënderbeut mund të përdoret, dhe në të vërtetë është përdorur, për qëllime të ndryshme, herë të mira e ndërtimtare, herë përçarëse e të helmatisura.
1. Për të bashkuar shqiptarët – ose si mit i rrënjëve të kombit shqiptar në Ballkan; meqë Skënderbeu ishte i pari hero që i ngriti shqiptarët në këmbë, për të mbrojtur lirinë kombëtare.
2. Për të ushqyer idenë se shqiptarët i përkasin Evropës, ose pikërisht Perëndimit; duke theksuar se Skënderbeu e mbrojti Evropën nga rreziku osman, duke ua prishur dy sulltanëve të njëpasnjëshëm planet për ekspansion drejt Perëndimit; ose duke detajuar aleancat e Skënderbeut me Venedikun e me Papatin; madje edhe vasalitetin e tij ndaj Aragonëve të Napolit.
3. Për të mbështetur idenë tjetër se vetëm shqiptarët katolikë janë shqiptarë të vërtetë, ose tharmi evropianist mes shqiptarëve; ose vazhdues të vetvetishëm të Skënderbejadës; duke i mëshuar katolicizmit të Skënderbeut vetë, por sidomos kultivimit të mitit të Skënderbeut nga Evropa katolike.
4. Për të nxitur, sado tinëzisht, idenë se “turku” mbetet edhe sot e kësaj dite armiku i shqiptarëve në përgjithësi, ose armiku i afrimit të shqiptarëve me Perëndimin; dhe se lufta e Skënderbeut me “turkun” tani ka marrë trajtat e luftës kundër Islamit shqiptar, ose frymës “turkoshake”, “anadollake”, “orientale” që kinse sjell elementi mysliman në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare.
Kombet kanë nevojë të madhe për të pasur një armik që t’i konsolidojë e t’ua rifreskojë vetëdijen kolektive; dhe kultivimi i mitit të Skënderbeut nga Rilindësit i shërbente edhe identifikimit të këtij armiku me Perandorinë Osmane, nga e cila shqiptarëve u duhej të shkëputeshin, për të krijuar shtetin e tyre të mëvetësishëm ose edhe të pavarur. Skënderbeu ishte i përsosur për t’u propozuar e për t’u imponuar me sukses si heroi ynë kombëtar; meqë bashkonte në vetvete të krishterin dhe myslimanin, madje edhe ortodoksin dhe katolikun. Dy emrat e tij përfaqësonin për bukuri dualitetin e shqiptarëve, si popull dhe kulturë e mbijetuar mu në vijën e kontaktit midis pllakave tektonike të Perëndimit dhe të Lindjes. Nga ana tjetër, totalitarizmi e përdori Skënderbeun për të ushqyer mitin paranoid të Shqipërisë kështjellë të rrethuar nga armiqtë; ku “turku” do të përfaqësonte rëndom botën “e vjetër”; ose rrëfenjën tjetër, biblike, të Davidit dhe të Goliathit, për të ilustruar si Shqipëria e vogël i bënte ballë kësaj apo asaj superfuqie…
Sot unë do ta pranoja pa rezerva përdorimin e Skënderbeut, madje edhe në tekstet e historisë të shkollave fillore, për të nxjerrë në pah lidhjet e vjetra të shqiptarëve me Perëndimin, pse shqiptarët duan sqaruar se nuk kanë qenë gjithnjë pariah-ët e Evropës siç janë katandisur sot; edhe pse do të përmbahesha kur të vinte fjala për “katolicizimin” e Skënderbejadës, meqë besoj se këmbëngulja për ta identifikuar Skënderbeun si “atlet të Krishtit” nuk i shërben asfare çështjes kombëtare të shqiptarëve; sidomos në ato kontekste ku lufta e Skënderbeut kundër osmanëve pikturohet si luftë e të krishterëve kundër myslimanëve. E kotë të shtoj se një fillesë e tillë kryqtare, pavarësisht nga justifikimi historik që mund të ketë, vetëm do ta përçante edhe më keq shoqërinë shqiptare… Pa përmendur që Turqia e sotme është aleate e shqiptarëve po aq strategjike sa edhe Italia; dhe më duket qesharake, në mos dashakeqe, të vazhdosh t’i biesh gërnetës së stonuar të fajësimit të “turkut” e të “turkoshakëve” për të gjitha shëmtitë, maskarallëqet dhe budallallëqet që bëjnë sot shqiptarët anembanë.
S’më është bërë mbarë të shkruaj diçka mbi të famshmin varg të letërsisë sonë nacional-komuniste, “turku mjekrosh dhe greku dinak”. Është një nga ato pika kur vetëpërshkruhet mjeshtëria shqiptare për të përgjizur e përlyer në rajon. Sepse mjekrosh ishte dhe Marksi dhe, për çudi, edhe Noli si mjekrosh na i imponua në pamje, aq sa kur unë pashë një foto të Nolit pa mjekër nuk e njoha. Mjekroshi, pra, është diçka e vjetëruar, e prapambetur, pararendëse, si stërgjyshi majmun nga Darvini, por kurrsesi i keq. Por dinaku është i keq. Nga vëzhgimi im këta 20 vjet, mund të them me plot gojën, do ta them dhe me emër në më shtrëngoni, se, në krahasim me grekët, shqiptarët janë më dinakë. Dhe megjithatë, letërsia urrejtjembjellëse e ka bërë të vetën. Hidhni në Google të dyja cilësimet dhe do të vërtetoni se “turku mjekrosh” nuk është simbolizuar në organin gjuhësor e mendor të shqiptarit, në kundërshtim me “grek dinak”: i rrënjosur thellë dhe i ngrënë prej vërteti.
Bizantin, më duket se për “grekun dinak” ka një traditë të tërë në qytetërimin evropian, e cila i ka rrënjët në figurën klasike të Odiseut. Edhe Virgjili i pat porositur bashkatdhetarët e vet: timeo danaos et dona ferentes (“grekëve u druhem edhe kur sjellin dhurata”). Por dinakëria nuk do parë gjithnjë si tipar negativ; meqë shpesh është edhe shenjë e një mendjeje të shkathët, ose e vullnetit të dikujt që kërkon t’i arrijë synimet e veta me mjete jo tepër të dhunshme. Kam lexuar dijetarë që Odiseun e Homerit e konsiderojnë si më të qytetëruarin e të gjithë grekëve…
Po, ekziston kjo, prandaj dhe kam menduar të shkruaj mbi këtë shprehje, sepse ka shumë parametra, por më duket e qëllimshme që është rrokur kaq shumë nga letërsia e diktaturës, sidomos krah “turkut mjekrosh”. Më duket se është abuzuar, sepse vargu i cituar nuk thotë për grekët. Në fakt, edhe vetë grekët e përdorin këtë shprehje, për të kallëzuar pabesinë (jo dinakërinë), por fjala është për “danaitët” dhe jo për grekët: Φοβού τους Δαναούς και δώρα φέροντες (Transliteruar shqip: “fovu tus danaus qe dora ferontes”). Nëse themi me plot gojën se ato fise ishin të gjitha greke, ndoshta shumë shqiptarë do të binin në kundërshtim me vetveten.
Një kllapë këtu: nëse në disa gjuhë perëndimore kjo u përkthye “grekët”, kjoj tregon edhe një herë majmunërinë e një letërsie imitutese, e cila, edhe pse kaq afër greqishtes, shkon dhe përkthen përkthime, jo origjinalët. Këtë e vërtetojnë vetë themeleuesit e teksteve-trung, Kristoforidhi, e të tjerë, të cilët nuk përkthyen nga origjonalët greqisht e hebratisht, por nga përkthimet e përkthimeve.
Bizantin, mua më kanë mësuar në shkollë që ‘danaos’ janë një nga emrat me të cilat i quan grekët Homeri në Iliadë (tani shoh që emri përmendet në atë poemë 138 herë). Meqë nuk jam specialist i këtyre punëve, prirem t’u besoj interpretimeve kanonike, të cilat rregullisht ‘danaos’-it i identifikojnë me grekët. Natyrisht, Virgjili i quan grekët me një fjalë, si të thuash, homerike, sepse ai i referohet haptazi Homerit, duke i bërë, si me thënë homazh – d.m.th. i quan grekët me një emër me të cilën i quante dikur Homeri. Tani kjo mund të mos jetë kështu, por kam frikë se nuk ma kundërshton dot vetëm duke më cituar një proverb grek të rastit, aq më tepër që burim i shprehjes është latinishtja. As mund të më thuash se shprehja “Greek gift” në anglishte mbështetet mbi një përkthim të gabuar ose një lapsus filologjik, pa sjellë për këtë prova të forta. Nuk them se jo, por vetëm duhet provuar. Më në fund, ndërhyrja ime kish vetëm për qëllim të sqaronte se mitin e dinakërisë greke nuk e kanë krijuar shqiptarët, por e kanë gjetur në mes të Evropës… jo të diskutonte se ku e ka gjetur shprehjen Evropa, as nëse janë grekët dinakë apo jo (se ky diskutim i fundit do t’i takonte berberhanës). Sa për ata bashkatdhetarë të mi që do të bien në kundërshtim me vetveten po t’u zbulohen të vërteta të pakëndshme, punë e tyrja; ka një takëm shqiptarësh që gjithnjë do të gjejnë ndonjë arsye për t’u lënduar, por ky blog nuk specializohet në tregtinë – përndryshe gjithnjë fitimprurëse – të morfinës.
Një saktësim: Nuk u shpjegova më parë se vargu i Virgjilit përdoret në greqishten e vjetër atje (në Greqi), dhe jo në të folmen e sotme greke. Sidoqoftë, është përkthim i vargut që zotrote solle nga origjinali latinisht, që nëse e përkthen nga greqishtja që citova, do të thotë: “druaju nga danaitët edhe kur të vijnë me dhurata”. Greqishtja e ka në urdhërore, për ta bërë edhe më të besueshme. Atje shpreh, siç thashë, pabesinë dhe sugjeron rezervën ndaj të tjerëve.
Siç e the vetë më parë, interpretimi i dinakërisë është ndryshe në shqipe. Nuk shquaj asgjë pozitive në dinakërinë si cilësi në kulturën tonë.
Kur shkova në Tiranë si adoloeshent në shkollë, më kujtohet që shokët Tiranas më thoshnin “grek dinak”, edhe pse unë nuk dija greqisht dhe as kisha prejardhje greke. Pra, letërsia e përmbushi misionin.
Sa për përkthimin e grekut në kulturën evropiane, nuk kam kompetencë të flas ashtu, por do të kujtoja se fjala “author”, me sa kam lexuar në gjuhësinë perëndimore, e mori th-në nga greqishjta, në një kohë që etimologjia nuk është greqisht.
Unë besoj se te karakterizimi përbuzës i grekëve si dinakë në Shqipëri, atëherë kur ndodh, konvergojnë tri aspekte të ndryshme: (1) përçmimi folklorik që kanë zakonisht popujt fqinjë për njëri-tjetrin, e që është dukuri praktikisht universale; (2) koncepti për grekët si “të pabesë” i kultivuar nga kultura otomane e në përgjithësi islamike, ku është lehtë të kalohet nga “i pabesë” në kuptimin “që nuk është i fesë sonë” te “i pabesë” në kuptimin që nuk mund t’i zihet besë; (3) koncepti erudit për grekun dinak, i huazuar nga Evropa e që e ka origjinën të paktën nga leximi i Virgjilit në kohë të Rilindjes evropiane, por ndoshta edhe më parë, që në kohë të skizmës së madhe midis Kishës së Lindjes dhe Kishës së Perëndimit. Nga këto tri aspekte, i dyti është më i rrezikshëm, sepse i ka rrënjët në një dallesë të tipit fetar që mund të sjellë përçarje të madhe në Shqipëri. Unë mbetem i mendimit që statusi i shqiptarëve të besimit ortodoks dhe i të gjithë atyre që ortodoksisë i referohen të paktën kulturorisht përfaqëson çështjen më delikate të shqiptarisë moderne; prandaj edhe jam i prirur që në në provokimet e shumta kundër tyre sot në mediat shqiptare të shoh edhe dorën tinëzare të të gjithë atyre që duan, urojnë dhe presin për greqizimin e plotë kulturor të Shqipërisë së Jugut. Përndryshe jam tërësisht dakord me mendimin që shqiptaria si njësi historike, politike dhe kulturore nuk mund të imagjinohet pa prurjet e gjithanshme të fillesës jugore ortodokse.
Bizantin, mua më kanë mësuar në shkollë që ‘danaos’ janë një nga emrat me të cilat i quan grekët Homeri në Iliadë
Per ilustrim te ideve qe shtrohen ketu: nje Danaj eshte Shqiptari qe ka pasur me teper impakt ‘habites’ nder bizantinet e tjere (Serbojt). Flas per Koco Danaj. Habiten mekonjesit e Serbianna.com me te. Ma kane thene vete.
Thuhet se pjesemarrja ne premieren qe u be ne Michigan ka arritur 1400 veta. Ve bast qe ka konkurim se cili qytet do kete pjesemarrjen me te madhe.
http://www.illyriaentertainment.com/index.html