FËMIJË (DHE) TË RRITUR 4

Gjatë diskutimeve tani së fundi rreth Ciklit të Kreshnikëve këtu në blog dhe gjetiu ku u botuan përsiatjet e mia, vura re se një pjesë e mirë e atyre që kujtojnë se kanë diçka për të thënë për temën, e njohin ciklin nga Tregimet e Moçme Shqiptare, të Mitrush Kutelit.

Vepër e admirueshme, ajo e Kutelit; por jo në kuptimin që mund të zëvendësojë kontaktin me Ciklin. Tregimet e Moçme Shqiptare janë një përshtatje, në prozë, e disa prej këngëve më të bukura të Ciklit – por përshtatja u drejtohet fëmijëve, jo të rriturve.

Më tepër…