E SHKUARA ËSHTË VENDI YNË (XIV)
Kur erdhi këtu familja ime, në fillim të viteve 1960, e gjeti mëhallën në një moment të rrallë stabiliteti, ku vendësit e shtëpive prej qerpiçi kishin gjetur një gjuhë bashkëjetese me qiraxhinjtë e shtëpive më të reja, disakatëshe, që ishin ngritur atje në vitet 1930 dhe që, me gjasë, kishin qenë të borgjezisë tiranase dhe klasës së profesioneve të lira, para se t’i merrte shteti në dorëzim dhe t’i jepte me qira. Shtëpitë tradicionale të…