SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT

Tekstet më poshtë i kam nxjerrë nga Google Search, dhe po i riprodhoj siç i gjeta:

Duhet me iu kthye virtuteve, se krahas kulturës intelektuale, ka dhe nji kulturë morale, e domosdoshme, ku na, shqiptarët, jemi shum ma t’fortë

Na shqiptarët jemi mikpritsa.

Na shqiptarët, jemi shumë ma t’fortë, ishim deshta me thanë, prandaj ia vlen kushtrimi me i ringjallë vlerat e shekujve.

Po na shqiptarët, jemi populli ma i vogël – me tre fetë ma të mëdha botërore dhe një harmoni ndërfetare

Ne shqiptarët jemi të bekuar prej Zotit, që i dhamë njerëzimit një humaniste të madhe

Duhet ti tregojmë Evropës se ne shqiptarët jemi shumë moti në Evropë dhe kemi traditë të madhe

Ne shqiptarët jemi të hidhëruar dhe mërzitur që po na gjykohen çlirimtarët, të akuzuar nga kriminelët dhe vrastarët.

Ne shqiptarët jemi trima, por sot trimëria është të qëndrosh në shtëpi.

Ne shqiptarët jemi autoktonë (Hoxhë Fatmir Latifaj)

Përfundimisht, ne shqiptarët jemi kaq kreativë! …dhe me kaq vullnet!

Shqipëria po kalon ditë të vështira, por ne shqiptarët jemi më të fortë se çfarëdo që na godet, gjithmonë të zotë për t’u rimëkëmbur më të fortë se kurrë

Ne shqiptarët jemi racë e fortë, dimë të ngrihemi përherë në këmbë (ani se rrëzohemi prapë dhe më keq)

Krerët fetarë, letër Merkel e Macron: Ne shqiptarët, jemi pjesë e Europës.

Ne shqiptarët jemi mesdhetarë, jemi pasionantë dhe emocionalë, i komunikojmë shumë emocionet tona,

Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë dhe shumë punëtorë.

Edhe ne shqiptaret jemi te lumtur qe e festojme Halloweenin. Edhe ne kemi te drejta. Edhe ne duam foto me maska.

Vertete ne shqiptaret jemi raca me e bukur ne bote !.. Sepse kemi Talente dhe artiste e supermodele qe kane thyer tabute

Ne Shqiptarët jemi krenarë për historinë tonë, për rrënjët tona dhe u duk se me sa krenari djemtë tanë e mbrojtën flamurin mbrëmë në fushë.

Pavarësisht nga vështirësitë, ne shqiptaret jemi komb i lumtur, sepse ne jemi kombi më i ri në Europë

Kadare: Ne shqiptarët jemi popull i emancipuar, ndoshta më i emancipuari në botë.

“Duhet t’i tregojmë Evropës se ne shqiptarët jemi shumë moti në Evropë dhe kemi traditë të madhe”.

Do të bindet se ne Shqiptarët jemi pasardhësit e Pellazgëve të vjetër, dhe se ne kemi ruajtur pothuajse të paprekura të gjitha zakonet e tyre.

Kjo është aryseja përse ne Shqiptarët jemi me fat në këtë situatë

Sot ne shqiptarët jemi të pastër përpara jush dhe përpara zotit! Nuk na interesojnë politikat as karriget tuaja kur nuk jeni HUMANË!

Ne shqiptarët jemi të fortë! … Më vjen mirë që kalova, edhe për faktin se doja t’i tregoja Turqisë që edhe ne shqiptarët jemi shumë të fortë”

Ne shqiptarët jemi qytetarë të barabartë të Maqedonisë së Veriut dhe kemi kontribuar shumë.

Ne shqiptarët jemi tolerantë. Por askush nuk duhet të mendojë se na e ka vrarë luftën çlirimtare të Kosovës.

Për ta dëshmuar para të gjithë të huajve, se ne shqiptarët jemi krenar për vlerat tona kulturore, historike dhe gjuhësore.

Malazezë, ne shqiptarët jemi këtu autoktonë, përmirësoni mbiemrat e sllavizuar

Ne si shqiptare jemi te bekuar qe jetojme ne nje vend kaq te pasur dhe me nje klime te mrekullueshme.

Duke patur parasysh qe ne si shqiptare jemi te rreshtuar ne organizaten me fisnike qe ka patur ndonjehere bota NATO-n

Ne si shqiptare jemi popull militant edhe ne arenen nderkombetare.

Ne si shqiptare jemi krenare per harmonine tone te pakonkurrueshme fetare

Ne si shqiptare jemi deshmitaret me te mire te historise.

Lum familja qe te ka dhe ne si shqiptare jemi te nderuar qe eksistojn njerez si ENI COBANI.

Ne shqiparët jemi mysliman dhe të krishter, toskë dhe gegë, besojmë në një zot, flasim në një gjuhë dhe kemi të njëjtin flamur

Perendimi i europes nuk mund ta gelltiti idene qe ne shqiparet jemi ne gjendje per dicka te nivelit te larte

Ne shiptaret jemi nje popull qe konservojme lashtesi dikur te perbashketa me mesdhetare te tjere

Ne shiptaret jemi popull ilir

Ne si shqiptare jemi krenare per identitetin tone

Ne nje menyre po i thon botes qe Serbija nuk ka ba krime ne Kosove por na Shqiptaret jemi ata kriminelat.

Me këto shamje e anatema kuptojmë se bota e Xhaferit asht e thjeshtë, shumë e thjeshtë: Serbët janë të Kqij, na Shqiptarët jemi të mirë.

Na shqiptarët jemi latinë”, -tha Zogu në mes të tjerave, “Italia i ka dyert të hapura në Shqipëri për zhvillimin e saj ekonomik…”

Na shqiptarët jemi her e parë shqiptarë se osmanlli, sicilido ka fen e ti, kush falet në xhami dhe kish në kishë, po jemi të gjithë shqipëtarë.

Na shqiptaret jemi populli ma i mirë në botë kur e kemi shtetin e fort mbi kokë

Ne shqiptarët jemi shtetndërtues apo shtetshkatërrues?

Haradinaj: Ne shqiptarët jemi të pafuqishëm karshi dhimbjes së familjes Jashari.

Mentor Kikia: Ja pse ne shqiptarët jemi një racë shumë e vecantë!

Rama e ka nisur ditën e sotme me një video për Shqipërinë në Instagram ndërsa shkruan se ne shqiptarët jemi njerëz të çuditshëm.

Po, ne shqiptaret jemi njerez normal! E them me plot vetedije.

Ne shqiptaret jemi komb i vogel dhe i varfer prandaj nuk mund te luftojme per te tjeret perderisa jemi vet te roberuar.

Ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës dhe pa dyshim që pa njëri-tjetrin ne nuk jemi të plotë, ne pa Evropën dhe Evropa pa ne.

Shtrohet pyetja : Ne shqiptaret jemi te trashe deri sa nuk ka me ku te vej,kriminela apo jemi te semure mendor???

Bebe Rexha: Ne shqiptarët jemi njerëz shumë të ndjeshëm.

Në ora 3 të mëngjesit burri më largoj nga shtëpija , Ne shqiptarët jemi shumë të poshtër

Po ne shqiptarët, jemi të shpërndarë si fara e barit, më shumë jashtë kufijve kombëtarë, se sa në kufijtë egzistues,

Po ne shqiptarët, jemi të shpërndarë si fara e barit, më shumë jashtë kufijve kombëtarë, se sa në kufijtë egzistues

A thua ne shqiptarët jemi popull i nemur nga dikush që pa kurrfarë fati jemi duke jetuar nën okupimin e të tjerëve.

Ne Shqiptarët, jemi musliman sunnij, elhamdulilah! – Hoxhë Fatmir Latfiaj.

Ky shtet ,qe eshte i madh sa Kombinati dhe Lapraka , shet pordhe ,sepse ne shqiptaret jemi thjesht armiqte e vetvetes.

Pse ne shqiptaret jemi indiferent në raport me helenizimin dhe shkomtarizimin që po ndodh në jug të vendit.

Pse ne shqiptarët jemi të vetmit në botë që themi “duam bukë”

Majko i përgjigjet kërcënimit të presidentit serb: Ne shqiptarët, jemi më të aftë në lufte se sa në paqe.

Ne Shqiptaret, jemi krejtesisht kunder ndertimit te nje baze ushtarake ne kete rajon”.

Mentor Kikia. Ja pse ne shqiptarët jemi një specie e rrallë? (ose: Ne e kemi hak çdo gjë që na bëjnë).

Ne shqiptaret jemi më shtatshkurtrit e Europës, nuk i kapim dot me gjatësi vendet e rajonit.

Ne si shqiptare jemi me shumice te besimit islam… luftat sot shifet qarte se jane fetare dhe nje antiislamizem i llojit te vet.

Sic shihet, rreth 1/3 e shqiptareve kane emigruar, dhe ne si shqiptare jemi per vete nje popull migrant.

Por ne si shqiptare jemi me tre fe dhe ata qe e kane te feja duhet ta dine se ne nuk mund te behemi te gjithe katolike, ortodokse apo muslimane.

Ideja e Bashkimit Euro Aziatik duket absurde ne aparence, ndofta edhe pse ne si shqiptare jemi orientuar fort drejt SHBAse

Ne si shqiptare, jemi te interesuar per nje dobesim te Greqise ne menyre qe te fitojme ate qe na u morr me dhune.

Per me teper ne si shqiptare jemi deklaruar si shoqeri multiifetare,ndersa shteti eshte laik,nuk duhet te merret me celebrime te tilla.

Un si Shqiptar ose ne si Shqiptare jemi te vetmit ne bote ku per nje thirje perdorim shkronjen O perpara, sikurse qe thash me larte

Për fat të keq, shpesh herë ne shqipot jemi të etiketuar si “skiftera”, dhe jo si qytetar të denjë të botës së qytetëruar!

Ne shqiparet jemi te perhapur kudo ne cdo cep te tokes

Ndoshta ne shqiparet jemi shume melankolike.

Ne shqiparët jemi përdorus mjaft të apasionuar pas produkteve Apple, të cilët dihet që kushtojnë shumë për xhepat tanë.

Edhe ne Shqiparet jemi Musliman ne mes te krishtereve,sikurse Hebrejt ne mes te Muslimaneve.

Ne shiptaret jemi edhe pengje te konfliketeve serbo-maelazez

ne Shiptaret jemi popull i vogel edhe nuk na qet hesapi te marrim si shtet model Pakistanin ose Korene Veriore.

Na shqiptarët jemi fjalamana ( sikur unë tash me ketë shkrim po de po ) ndërsa në praktikë e përditshmëri jemi shoqeri banditeske

Na shqiptaret jemi patriota duke pirë machiatto te gjata dhe te shkurta.

Megjithatë fakti i idhtë mbetet se na shqiptarët jemi me të vërtetë shumë të përçame e përmbi gjithçka jemi shumë egoista

Fatkeqsisht na Shqiptaret jemi e zeza ma e madhe e vetvetes.

Na, shqiptarët jemi shoqni me shumë probleme të trashegueme dhe të reja.

Mua më duket që na ,shqiptarët jemi të kanosur nga mohimi i vetvetes

Na Shqiptarët jemi msue tepër keq me u mbështet mbi ndihma.

Na shqiptaret jemi si popull shum i dobet/deshtum!!

Na shqiptaret jemi shoqni me shume probleme te trashegueme dhe te reja

Megjithate fakti i idhte mbetet se na shqiptaret jemi me te vertete shume te perc ame e permbi gjithc ka jemi shume egoista

Na shqiptarët jemi të kanosur nga mohimi i vetvetës e si të tillë të bijmë në humnerën e pakthimit si komb.

Nashta na vjen zor me pranu po na shqiptaret jemi hala pagane

Na shqiptarët jemi të parapamë për një jetë qençe, ose magjupçe

Une kam menu qe na, shqiptaret, jemi kampion te rrenes

Na shqiptaret jemi si nje Femi i paaft te cillin duhet te tjeret te Udhheqin dhe me e Ushqy.

Na shqiptaret jemi shume negative si njerez sepse nuk mundohemi qe ti pranojme gjerat ashtu siç jane por mundohemi ti tranformojme ashtu siē na interesojne …

Mirepo na shqiptarët jemi popull interesant, sepse jemi te vetmit ne bote qe kena fjale te urte si: “Mjafton fjala e mire!”

Na Shqiptaret jemi tue i kethyem shpinden se vjetres ;

Na shqiptaret jemi pike e vogel ne deti, na i mbeshtetemi atij qe eshte me i forte ne toke

Poeti Agim Doçi deklaroi sonte se Amerika dhe Trump-i e di se ne shqiptarët jemi legena.

“Ne shqiptarët jemi të zgjuar”/ U martua me miliarderen nga Kina, biznesmeni nga Lezha zbulon si e bëri për vete shefen e tij

Bebe Rexha: Ne shqiptarët jemi si kuaj, mund t’i mbijetojmë çdo gjëje.

Drejtori i TV Klan: Ne shqiptarët jemi racë që e duam më shumë të huajin.

Ina Kollçaku: Ne shqiptarët jemi të frustruar, nuk bëjmë dot seks për qejf

Ali Ahmeti i bie me grusht tavolinës: Ne shqiptarët jemi bërë turp i botës.

Trajneri i Fenerbahces i habit të gjithë: Ne shqiptarët jemi pak inatçinj.

Ne shqiptarët jemi populli më i përgjumur përballë luftës me armikun e padukshëm, covid 19.

Sepse tashmë ne shqiptarët e kemi një shans që nuk e ka kurrkush tjetër. Ne jemi një turmë katundarësh që mund të mendojmë si fisnikë dhe si banditë.

Por ne shqiptarët jemi pak dembelë, duam të rrimë gjithë ditën nëpër kafe.

Ne si shqiptare jemi te papergjegjshem dhe s’bohemi dot as katunar e as qytetar.

Ne si shqiptare jemi popull bastard ku kthehemi kunder te ardhmes se femijeve tane vetem e vetem se nuk na pelqen qeveria!

Sepse ne si shqiptare jemi njerez shume hipokrit.

Ne si shqiptare jemi nje popull genjeshtar, hajdut dhe mosmirenjohes ndaj vendeve Europiane dhe Amerikes!

Ne si shqiptare jemi shume te parashikueshem ne pyetjet, veprimet, vendimet e jetes sone saqe mendoj nuk duhen pare pyetjet si problem

Nje gje po ju them, ne si Shqiptare jemi shume larg ketyre gjerave zbulimeve etj etj.

i kanë vjedhur rininë dhe të ardhmen e fëmijëve dhe ju thoni që ne shqipot jemi popull inteligjent?

Kam pershtypjen se ne shqipot jemi icik te vrazhde me veten tone si individe dhe si popull.

Ne shqipot jemi si racë pak idiotë ose me thënë popullorçe , ca si loqe

Ne shqiparet jemi brekgrisurit e Evropes.

Ne shqiparet jemi te paafte te pakten deri tani te krijojme nje shtet modern.

Ne shqiparet jemi specialista per gjithshka.

Ne shqiparet jemi njerezit me paragjykues

Pershendetje nga Prizreni, ne shiptaret jemi populli me i pabesë, dhe tradhtar ne historin e njerzimit

Ne shiptaret jemi shum te djallzuar thuaj nenes tende qe duhet me e pranu te fejuaren tende si esht

Ne shiptaret jemi xheloze nuk j duam te miren askujt.

Ne shiptaret jemi dembel ne kete drejtim …ngopemi me aq sa na japin dhe kenaqemi me aq

Ne shiptaret jemi akoma me ate mentalitetin e xhaxhit Enver

Ne shiptaret jemi rraca me e flliqur ne bot ne per lek ose per nje vij uji vrasim bab non vlla ne I kemi te gjith te keqijat e kesaj bote

Ne shiptaret jemi nacionalista individual dhe jo kolektiv.

Ne shiptaret jemi msu me lpi pjaten aty ku han tjetri prandaj kurr nuk do keni buk me ngrene

Ne shiptaret jemi populli me racist me paragjykus me byth mbetur shesin pordh pa pas brek vesh njerz racista

Ne shiptaret jemi i vetem qe shtetin e vet e vjedhim dhe pasunin e cojm perjashta nuk investojm per populin e vet por iteresin personal.

 

© 2020, Peizazhe të fjalës™.

20 Komente

  1. Kam shumë pyetje, por për arsye patriotike po rreshtoj vetëm dy prej tyre:
    1. Cila ishte fjala kyç në Google Search që rezultoi në këto madhështira. Pyes për një shoqe.
    2. Cilat janë zakonet e paprekura të pellazgëve. Për turpin tim nuk i njihkam fare zakonet e paprekura, lëri pastaj ato të prekurat. Të pellazgëve, e kam llafin

      1. Ne periudhen B.G. (Before Google) kete pune e benin barsaletat e tipit: “ishte njehere nje anglez nje gjerman, nje Italian dhe nje shqiptar…” Ndeshja ishte e shitur, se dihej gjithmone kush do fitonte ne fund. 🙂

  2. Pune e paqme. E vetmja gje qe nuk mund ta mohosh kur sheh kete lume vlersimesh e nenvleresimesh eshte qe jemi popull me humor.

  3. Sa herë e kemi parë pisk kemi nxjerrë lahutat dhe çifteliat për t’i kënduar Besës, Mikpritjes, kreshnikëve. Shyqyr Zotit tashmë është e qartë se besa dhe mikpritja dhe kreshnikët tanë janë mite që na i kanë përhapur ca udhëtarë të krisur të nja dy a tre shekujve më parë dhe sot s’ka asnjë dyshim se besa, mikpritja, divat që dashurohen me Zana, rrokullisin shkëmbinj, tundin male, vrasin kuçedra me shtatë koka, janë përralla, dhe shqiptarët nuk janë asgjë tjetër përveçse ca tragjikomikë autodestruktivë…
    Edison Ypi

  4. Perpara google, por sidomos perpara se te pesoja emigrant, une personalisht, por kam pershtypjen edhe shume ketu, as nuk do kisha rast te bija ne kontakt me kete lloj shqiptari si te keta te cituaret ne shkrim.
    Interneti dhe Kurbeti, dy shkolla te medha te jetes!

  5. Ai që thotë se mundet dhe ai që thotë se s’mundet kanë të dy të drejtë. -Konfuci

    Nëse ne shQiptarët (vs. “Ne shiptaret” si te frazat në fund, që na tregokan “gjithë të këqijat e kësaj bote”) duam të jemi ndonjë gjë, çfarë duam të jemi?

    Nëse s’ka sot kreshnikë të besës dhe mikpritës nuk do të thotë që s’ka pasur dje dhe aq më pak që këto “përralla” nuk shërbejnë si frymëzim apo edukim moral për fëmijët shqiptarë. Ata që nuk ndjehen sot të tillë, le të dinë që ka shqiptarë që besojnë ende te kurajoja për të bërë mirë.

    1. Unë do të thoja në këtë rast: më mirë të jesh kreshnik, se të kujtosh se je. Dhe aq më tepër, të kujtosh se ke qenë.

      Mbajtja e fjalës është virtyt i rrallë – por mburrja me besën nuk ka asnjë lidhje me mbajtjen e fjalës.

      Një shqiptar budalla, është më shumë budalla, se shqiptar. Një shqiptar mashtrues, është më shumë mashtrues, se shqiptar. Një shqiptar i virtytshëm… e kështu me radhë.

      Këta që flasin, tregojnë jo veten, por imazhin që kanë për veten. Guns N’Roses kanë pasur një album: Use your illusion.

      E fundit: a i duhet besuar dikujt që thotë se është rrenacak?

  6. “Ja pse ne shqiptarët jemi një racë shumë e vecantë!”
    Mentor Kikia

    Dua absolutisht të di më shumë! (Ne shqiptarët jemi “edhe” shumë kureshtarë.)

  7. Xhaxha,
    me kete pjese, i je afruar shume nje formati brilant tek revista Harpers, Readings, ku praktikisht perpunohet e paraqitet “found text”, ashtu sic Duchamp punonte “found objects” ne art. Ja nje shembull brilant i ketij formati ne Harpers, ku lista vetvetiu te ofron nje analize te mediave te reja perballe nje gjiganti si NYT.

    From descriptions of BuzzFeed in the New York Times between 2007 and 2014. BuzzFeed was founded in 2006.

    We have never visited BuzzFeed before, but it seems dedicated to providing users with the latest info on hot trends and cool celebs
    BuzzFeed, a trend-tracking site that recently linked to several fake Craigslist ads
    BuzzFeed, a news-and-entertainment aggregator that’s partly devoted to these new sources of memey entertainment
    BuzzFeed, a site that employs both paid staff and volunteers to create a user-generated hot list of newsworthy items
    BuzzFeed, a site where the editors and algorithms sift the Web in search of viral articles elsewhere
    BuzzFeed, the popular online outfit known for cute animal pictures and breezy “listicles” (along with political reporting)
    BuzzFeed, a new breed of social news organization
    BuzzFeed, the viral-content aggregator that recently hired staff members to report on politics
    BuzzFeed, the social website that is suddenly and rather robustly investing in reporting muscle
    BuzzFeed, the hip young news site
    BuzzFeed, the website

    (https://harpers.org/archive/2015/03/the-times-behind/)

  8. Keto oshilacionet extreme midis dashurise dhe zhgenjimit me Shqiperine dhe shqiptaret jane te kahershme ne boten shqiptare .Gjergj Fishta psh :
    ‘..Po, edhè hâna do t’ a dijë,
    Edhè dielli do t’ két pá,
    Se për qark ksaj rrokullije,
    Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
    Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
    Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
    E me dije e me Lirí
    Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera…”

    Me vone i zhgenjyer nga bashkeatdhetaret e vet :

    “..T’a dijë Shqypnija
    Prá, e sheklli mbarë,
    Se mâ mbas sodit
    Un s’jam Shqyptár,..”
    Apo:
    “..Pse per tjeter per ketë besë,
    VeÇse i qet ti za vall kresë,
    VeÇ se i lanë ti krye t’gomarit,
    Tu u mundue për fis t’shqyptarit,..”

  9. Para disa vjetesh kishim ne zyre nje stazhiere te sociologjise, qe ndenji ca muaj me ne. Ne nje vakt dreke ne kafe ra fjala per gjelin si simbol i francezeve dhe secili jepte mendimin e tij. Une, tha vajza, kam degjuar nga babai se ne francezet mbajme per simbol gjelin sepse eshte i vetmi shpezë i afte te kendoje edhe kur i ka kembet ne mut (frengjishtja ka boll emra per glasen por ajo tha ate fjalen me siper). Kur qeshnim te gjithe verejta se mos ndokujt do i mbetej hatri a do reagonte per te ruajtur dinjitetin kombetar. Hiç fare.

    1. Edhe unë – meqë ne si shqiptarë jemi në mut deri në gjunjë – këndova si gjel alla frënga. Ndoshta edhe ngaqë te horoskopi kinez jam gjeli.

    2. Pergjigje per Lyss:
      Eshte mrekulli qe eshte keshtu, sepse institucionalisht jane me te armatosurit kombetariste te Europes se zhvilluar, perfshire edhe akademirat e akademiket e vjeter. Ka edhe nje tjeter situate qe eshte e zakonshme ne grup: vjen nga nje person jashte apo brenda grupit “sharja” dhe dinamika te tjera mes anetareve si “ne” vs. “ju”/”ata” 🙂

      1. Znj. Derhemi, per mua eshte edhe konteksti qe e ben interesante kete vetetallje a vetironi, se ne vetvete shprehja nuk sjell gje. Kemi edhe ne “tonen” ne trajten “kendon si gjeli ne pleh” edhe pse kur e perdorim nuk ka dramaticitet te madh meqe gjelin qe po pergojojme aq padrejtesisht nuk e kemi as simbol popullor te kombit dhe as te tifozeve…

        Konteksti i vetetalljes se tyre kombetare? Ja nuk po dal nga kafeja ne fjale. Nga nje ndertese perballe saj shohim shpesh (ne fakt çdo vakt dreke) disa te rinj e te reja qe dalin aty rrotull. Ca djemka e çupa mamaje, do te thonin ne Korçe, te paster te rregullt, qe flasin me ze te ulet e qe rralle vijne deri te kafeja sepse zakonisht e kane ushqimin me vete. Nxjerrin ndonje çanak te vogel plastike me gjesendi ne te (mbase qe ua ka dhene nena ne shtepi) dhe hane shpejt e shpejt duke qendruar ne kembe, me pirunj plastik ne dore. Madje duke tunduar ato i flasin e i spjegojne njeri tjetrit, gjithnje me ze te ulet, si te shqetesuar se mos bezdisin ata qe u kalojne prane.

        Duhej te lexonim gazeten tone lokale qe te mesonim se ata ishin personeli i nje start up te cilin Nasa dhe Esa e kishin seleksionur, mes te tjerve per analizen e etaloneve te materilave qe misionet e ardheshme spaciale do te sillnin ne toke… Gjithsesi ishin nga specialistet me te medhenj ne bote te nje fushe te tille qe une nuk jam i sigute se di ta shpjegoj mire… Ata pra, moshataret e te cileve vetetalleshin duke thene se i kishin kembet ne m… nderkohe qe i kishin ne Mars…

        1. Zezaket ne SHBA e therrasin njeri tjetrin n****r ,por kur te bardhet e perdorin kete fjale ofendohen.Po keshtu edhe plehu i bardhe,mbeshtetesit e Trump e e pranojne se jane rednecks qe nuk dine shume e tallen me veten ,por kur dikush jashte grupit te tyre social thote te njejtat gjera qe ata thone per veten zemerohen.
          Ne Shqiperi gazetaret thone e c’nuk thone per shqiptaret ,po kur nje gazetar britanik i quajtur Gill beri pak a shume te njejtat komente ata u preken ne sedren kombetare .

        2. Albës:
          Tallja e vetëtallja nuk mund të jenë virtyte që të dyja.
          Kur vuri këmbë në Shqipëri, zoti Gill i mëshoi çizmes me një vrazhdësi të padëgjuar.
          Nuk di nëse çizmen e ka përdorur dhe në Itali e Francë; do të kish qenë me shumë interes, madje – për ta njohur ca më mirë personazhin – se cilat mund të kishin qenë reagimet e frëngjve dhe talanëve…
          Ndonjë si Ramsey mund ta përzinte paq nga shtëpia; ngjarje që ST nuk ngurroi, për kënaqësinë e lexuesve të vet, “ta plaste” në faqen e parë por, nga ana tjetër, ajo gazetë nuk e pa të arsyeshme të publikonte – në lidhje me reportazhin shqiptar – ndonjë përgjigje të mprehtë arnaute, që mund t’i bënte ndjekësit e saj, e jo vetëm, për ujë të ftohtë…

  10. Ervin
    Shkrimi ka ca ekzagjerime,por nuk ka shume me teper se ato qe gazetaret shqiptare i thone vete.P.sh Edison Ypi iu pervesh me indinjate me nje shkrim te titulluar :” Hello Gill”.Por vete Edison Ypi ne nje shkrim te tij i cileson shqiptaret :” tragjikomike autodestruktive “, e te mos permendim shkrime te tjera te tij ne te cilat satirizon te njejtat gjera qe observoi merhumi Gill.Keq na vjen kur perceptimi per vendin tone i te huajve sidomos nga vendet e zhvilluara eshte i tille por edhe ne vete shprehemi me te njejtin cinizem perbuzes per vendet me fakire se ne .E ke degjuar psh KM tone kur shprehet se filan qytet nen qeverisjen e meparshme dukej si Afghanistani apo rruget tona ishin bere me keq se Bangladeshi ?Afganet apo bangladeshllinjte ndjehen po aq te ofenduar sa ne kur degjojme se Shqiperia permendet si sinonim i krimit e i prapambetjes.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin