UDB-IZMI MES SHQIPTARËVE

nga Elidor Mëhilli

UDB-ja jugosllave është fantazma që nuk u ndahet shqiptarëve. E gjen nëpër artikuj gazetash, pamflete, statuse e thashetheme. Mirëpo sapo kërkon të përqendrohesh, të shikosh më qartë a të kuptosh më mirë, UDB-ja sfumohet. E kudogjendur në të kaluarën shqiptare po dhe e parrokshme. Akuzat si udbash ndër vite janë bërë lum—interpretim ka patur pak ose aspak, e çoroditje shumë.

Vlerën e UDB-së si një lloj gogoli ndërshqiptar, përveç se si realitet gjeopolitik dhe rrezik konkret shtetëror, e kuptonte më mirë se çdokush Enver Hoxha, si edhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët metodat jugosllave i njihnin nga afër. Kur shqyrton ulje-ngritjet në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në vitet ’40-’50 kupton edhe sa të interesuara kanë qenë palët për ta përdorur tjetrin si alibi për zullumet e veta.

Pas luftës, ndërhyrja jugosllave në punët e partisë dhe të shtetit shqiptar u bë rutinë, fakt që më vonë u shpalos me të madhe si provë e djallëzisë beogradase. Në librin tim të botuar nga Cornell University Press këtë dukuri e kam analizuar edhe si një projeksion në kohë e në hapësirë. Ishte një koklavitje që edhe i duhej regjimit shqiptar, për t’u dalluar nga një fqinj më i shkathët në fushën ndërkombëtare, por edhe i prishte punë në marrëdhëniet me Moskën pas vdekjes së Stalinit.

Të kishe një armik si Jugosllavia e Titos nuk ishte kollaj për një regjim amatorial si ai i Tiranës. Por ky lloj rivaliteti sillte edhe ca avantazhe duke krijuar terren pjellor për të gjetur e për të shpikur spiunë, kurthe, poliagjentë, për të ripushkatuar kufoma. Mirëpo problemi me paranojën si model qeverisjeje është se pushteti fillon të hajë kokën e vet.

Kështu që UDB-ja shfaqet kudo në formë lugati: në haluçinacionet e Enverit; në relacionet e Ministrisë së Brendshme; brenda dosjeve hetimore; tek dyshimet për emisarët e huaj që ishin, sipas nevojës, ose miq për kokë ose armiq të paguar me dollarë; tek përgjimet e daktilografuara për të huajt që hynin në Shqipëri; e tjetërkund. Aq është ngopur historia e vonë e Shqipërisë me hije agjenturash, sa mëhalla nuk e ka patur fare të nevojshëm një John le Carré vendas.

Edhe Nexhmijes, si të shoqit, arma jugosllave i fanepsej kudo: “UDB-ja jugosllave ngarkoi ndërlidhësin e saj, Feçor Shehu, që t’i jepte Mehmetit ‘ultimatumin’”, rrëfente deri vonë, “duke i kërkuar në mënyrë të prerë që të kryente një atentat të bujshëm ndaj Enverit, pikërisht në mbledhjen e Byrosë Politike, qoftë duke e vrarë edhe vetë.”

Mehmeti i versionit Nexhmije ishte agjent i UDB-së, por nuk bëri çfarë kërkonte Beogradi nga frika, jo nga ndonjë besnikëri ndaj shokut Enver. Edhe vetë Nexhmijen e kanë lidhur me UDB-në. Të paktën këtë version ka dhënë Liliana, bashkëshortja e Sokolit. Madje sipas Lilianës të preferuar nga mediat shqipfolëse ndër vite, edhe Ramizi ka patur lidhje me UDB-në.

Brenda bllokut të Tiranës? “Hasan Luçi, një ndër eksponentët e sigurimit të shtetit ka deklaruar diçka për mediat këto kohët e fundit ku ka thënë se UDB ishte brenda deri në Bllok. Pra kishte depërtuar deri në bllokun e Enver Hoxhës.”

Futja e familjes Popa në ambasadën italiane në vitin 1985? “Personalisht jam i prirë të besoj versionin që në ngjarje kishte gisht UDB-ja”, thoshte para ca kohësh një ish-aparatçik.

Ngjarjet e 2 prillit? “2 prillin e organizoi UDB-ja”, buçisnin titujt e gazetave në vitet ‘90.

Agjentë të UDB-së u bënë deputetë të Partisë Demokratike, sqaronte para ca kohësh Bashkim Gazidede—zë jo dosido, por ish-drejtues i SHIK-ut—madje UDB-ja e versionit Gazidede kishte hapur lokale në Tiranë dhe Durrës.

Deputeti Taulant Balla deklaronte para ca vitesh se Berisha mbetet “një UDB-ist i thekur, i fundit ndoshta agjent që i ka mbetur atij shërbimi famëkeq”.

Ndërsa sipas deputetit Spartak Braho, fort i dashur nga mediat për çantën e tij të zezë, “Sali Berisha ishte agjent i vërtetuar i UDB-së, kam dëshmi.”

Po Berisha vetë? Në dhjetor të vitit 2016 ish-kryeministri akuzoi në një stacion televiziv dy themeluesit e Fondacionit Soros në Shqipëri. “Dy njerëzit e parë të Soros në Shqipëri,” sipas Berishës, “u përgjuan nga SHISH (sic!) si agjentë të Beogradit që në vitin 1992.”

Vihet re qepja prej merakliu që i bëhet Soros-it me UDB-në. Edhe zejtarët e fantazmave poliagjenturore të viteve ’80 s’do bënin dot më mirë. Të fantaksurit pas Sorosit si gogol i Shqipërisë tranzicionale vazhdojnë të fantaksin dynjanë në platformën sociale të Markut, ku njerëzit ushqejnë vullnetarisht njëri-tjetrin përditë me pak helm.

Po presidenti aktual i një republike të pavarur, anëtare e NATOs? “UDB-ja serbe do të më shkarkojë”, deklaronte Meta pak para pandemisë, ndërsa sqaronte se mund të shpërndante parlamentin shqiptar, një kuvend që prej kohësh ka marrë trajtën e një cirku.

Ç’të bëjnë lexuesit përballë këtij bataku? A është e mundur të futësh këmbët në një pellg si ky pa dashur të bëhesh vetë me baltë?

Parashtrimi i UDB-së si forcë e errët dhe e kudogjendur ka qenë lëvizje sa përtace aq edhe e zgjuar. Inteligjenca jugosllave ishte organizatë e fuqishme që vepronte vërtet—madje vepronte duke vrarë kundërshtarë të Beogradit në Perëndim apo duke infiltruar BBC-në në Londër.

Meqë Perëndimi donta ta përdorte Jugosllavinë si një lloj leve anti-sovjetike, ky dimension i historisë është neglizhuar. Shkatërrimi i përdhunshëm jugosllav, si dhe lidhjet e inteligjencës me vrasës e kriminelë ordinerë në vitet ’90, e bëjnë çështjen akoma dhe më komplekse.

Pikërisht misteri ka qenë përbërësi kryesor për teoritë shqiptarçe me UDB përgjatë dekadave—fakti që këto nuk konfirmohen dot në Beograd. Hijet e kanë bërë të mundshëm hedhjen e dyshimit si mekanizëm mistrec. Dyshimi për fijet e nëndheshme të UDB-së funksionon ngaqë thelbi mbetet në terr.

Nuk ka patur pra vetëm një UDB si organizatë historike në Jugosllavi, por edhe një UDB në formë gogoli për përdorim ndërshqiptar. Madje, ky gogoli Made in Albania vazhdon të quhet UDB edhe sot, edhe pse organet përkatëse ish-jugosllave kanë shumë vite që nuk mbajnë këto iniciale.

Tregtarët e spekulimeve me UDB-në nuk e njohin historinë konkrete të agjencisë jugosllave (dhe pasardhes serbe), as biografinë e saj institucionale, as botimet që janë bërë duke përdorur dokumente indirekte kroate e sllovene, as ndryshimet administrative përgjatë viteve, as historiografinë elementare të Luftës së Ftohtë. Mjaftohen me hijet, sepse hijet gatuajnë sherr.

Prandaj nuk bindin përsiatjet për metodologji apo teknikë historike në këtë mes. Kur UDB-ja ka qenë organizatë e kudogjendur, ku janë hulumtimet serioze për të në shqip? Ku janë përkthimet e studimeve të autorëve serbë, kroatë, e sllovenë? Ku është angazhimi kritik me ta duke përdorur burime konkrete dhe argumenta bindës?

Thjesht të ngresh pyetje të tilla ta marrin si naivitet në llumin shqipfolës—dhe kanë të drejtë. Studimet dhe serioziteti nuk përdoren dot kollaj si çomange ndaj tjetrit, nuk sheshin reklama, nuk të bëjnë protagonist në katund, nuk sjellin kokërdhokë dhe sherr nëpër portale.

Rreth Autorit

Elidor Mëhilli mban gradën Assistent Professor në historinë europiane dhe ndërkombëtare në Hunter College, City University of New York. Ka mbaruar studimet e doktoraturës në Princeton University (2005-2011), studimet e larta në Cornell University (2000-2005), dhe ka mbajtur poste akademike të shkurtra në Columbia University (2011-2012) dhe University of Pennsylvania (2012-2013). Punime të tjera të tij mund të shihen këtu: www.elidormehilli.com. Jeton në Nju Jork.

Author Archive Page

65 Komente

  1. Shume bukur e ke kap. Ose jane te gjithe te ndyte e Kudos UDB qe i ka rekrutu kaq ne mase, ose shahen nga UDB si me u shajt prej motre kur nuk kane motra, serish bravo UDB per kete psyop. Pas kurvllikut e pederastise vjen kjo akuza e UDB, qe vijon me pyetjen: po sa pare fiton?

  2. Po risjell një tregim nga Maks Gjerazi, të botuar këtu më 5 nëntor 2009.

    DEPËRTIMI

    Për shkrimtarin Tahsin K., i cili kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e publikut në Perëndim, sidomos atij zviceran, filluan të pëshpërisnin se “nuk i shkruante vetë” veprat, por ia përgatiste tjetërkush.

    Ky thashethem, edhe pse i rrezikshëm madje fatal në formën e vet të plotë, e kishte zanafillën në akuzat e zakonshme për plagjiaturë, të cilat ua bënin rregullisht të mëdhenjve në fushë të artit. Për Tahsinin, ishin përmendur, ndër shumë të tjerë, egjiptiani Garib Mahmud, japonezi Tashita Mishuta, braziliani José Calvados; ndonjëherë e me zë të ulët, edhe serbi Bora Kosic.

    Megjithatë, kur iu përkthye Tahsin-it romani i parë në frëngjisht, qarkulloi një fjalë se versioni i përkthyer kish qenë origjinali, i përgatitur në s’dihej ç’kuzhina apo oficina të mprapshta dhe armiqësore; ndërsa versioni shqip ishte ai i përkthyeri, dalë nga të njëjtat kuzhina dhe oficina, ose në të tjera të bashkëlidhura me to.

    Pastaj Tahsini fitoi çmimin e madh Wilhelm Tell të kategorisë së Dytë, që deri atëherë në Zvicër vetëm pak autorëve të huaj u ishte blatuar – ironikisht, mes këtyre të fundit, bënte pjesë edhe Tashita Mishuta, japonezi i vetëvrarë me gjarpër në një hotel të Egjiptit vetëm pak muaj më parë.

    Në mjedise radikale të kryeqytetit u kristalizua tashmë bindja që Tahsin K. nuk ishte veçse një operacion i KGB-së sovjetike, në bashkëpunim me shërbimin e fshehtë jugosllav, i cili i përcillte dorëshkrimet e gatshme në Shqipëri nëpërmjet të arratisurve kosovarë që kalonin kufirin e Veriut.

    Çështja flitej se ishte diskutuar deri në një mbledhje me dyer të mbyllura të Këshillit të Shtetit, ku Diktatori u tha të kishte thënë: në qoftë se KGB-ja zotëron autorë të këtij kalibri dhe i përdor për operacione relativisht minore si ky i Tahsinit, atëherë ne e paskemi humbur luftën.

    Në kafenetë e Tiranës u përfytyruan ekipet e shkrimtarëve anonimë, që sendërgjonin në fshehtësi vepra të tilla të shumëdashura, si romanet Ujërat e pranverës, Arkëmorti, Varrezat shtegtare, ose novela Princi përmbys, për t’ia kaluar pastaj rrjetit agjenturor dora-dorës, deri sa t’i vinte radha Tahsinit për të firmosur dorëshkrimet në studion e vet luksoze.

    Çfarë ishin këta njerëz? Pse nuk guxonin t’i hynin vetë karrierës aq shpërblyese të shkrimtarit, por parapëlqenin ta shkrinin talentin e tyre të pashembullt për t’ia shndritur yllin një të panjohuri të përtejmë?

    Diktatori u tha të kishte thënë: në qoftë se KGB-ja zotëron specialistë që kanë arritur ta zhbirojnë njeriun tonë më mirë se unë dhe ju, atëherë ne e paskemi humbur luftën.

    Atëbotë novela Princi përmbys u ekranizua nga një televizion privat meksikan, për të pasur sukses të jashtëzakonshëm, ndër të tjera, në Panama dhe në Paraguaj. Tahsin K. fitoi medaljen Bolivar dhe u përmend në listën e kandidatëve për çmimin Nobel, i cili atë vit iu dha megjithatë një bullgari, çka e vërtetoi edhe një herë tjetër tezën e komplotit dhe të kundërkomplotit.

    Diktatori u tha të kishte thënë: po t’ia kishin dhënë Tahsinit tonë çmimin borgjezët e Nobel-it, atëherë ç’kuptim e ç’cipë në faqe do t’i kishte mbetur revolucionit proletar botëror?

    Në kafenetë e Tiranës u përfytyrua për një çast si do të festohej në bodrumet sekrete të KGB-së dhe të UDB-së dhënia e Nobelit një autori të krijuar eksperimentalisht, si mishërim i një sabotimi politiko-ideologjik afatgjatë të vendit të vetëm socialist në botë.

    Diktatori u tha të kishte thënë: në qoftë se KGB-ja arrin të kontrollojë inxhinierët e shpirtrave njerëzore, atëherë me siguri arrin të kontrollojë edhe komitetin e Nobel-it; atëherë çfarë na mbetet të bëjmë neve, të shtypurve dhe të shfrytëzuarve?

    Pastaj telenovelën Princi përmbys e transmetoi të plotë televizioni sovjetik dhe shkrimtarin Tahsin K. e thirrën në Këshillin e Shtetit, për ta këshilluar shtetërisht.

    Pati qarqe në Tiranë, të cilat morën në konsideratë mundësinë që e gjithë loja e KGB-së dhe e UDB-së me veprën e Tahsinit të kish pasur për qëllim destabilizimin jo të Shqipërisë, por të Amerikës Latine.

    Diktatori u tha të kishte thënë: e dëgjuat mbrëmë shpifjen e ulët të radiostacionit të qelbur revizionist Radio Moska, se Tahsin K. m’i shkruaka mua fjalimet dhe librat?

    Në kafenetë e Tiranës u diskutua, me kujdes të madh, se si do të vepronte Diktatori, sikur komiteti i Nobel-it t’ia jepte atij çmimin, në vend të surrogatos Tahsin.

    Prapa një emri gjithnjë fshihet dikush; agjenturat e huaja këtë e dinin mirë dhe e shfrytëzonin prej kohësh për të mbjellur dyshime, frikë dhe kriza identiteti ndër njerëzit tanë.

    Përndryshe Tahsinit, u tha, as fija e flokut nuk do t’i prekej.

    1. Me duket se ke edhe nje per letersine agjenturore sovjetike. Qe e lidh me suksesin e ketyre librave konspirativ. Nga UDb e KGB te lizzard men dhe illuminati.

      Po lexoja para disa kohesh se ne Ukraine paskesh qene shume i suksesshem Twin Peaks i David Lynch. Dmth., vec ruseve qe se fundmi ne kuader te korones ngjallen edhe nje te thuajse te vdekur doktor qe merrej me te tilla konspiracione, edhe ketej nga Ukraina qenkeshin te prire per kesi shortcuts te logjikes e racionalizimit nepermjet misticizmes.

      Me erdhi ndermend dhe Moikomi qe i pate shkruar ate nekrollogjine. Thua te jete gjenetike? Sic shkruante ajo ne artikllen mbi kafkat e shqiptareve, ngase e kemi kaptinen pafke prapa? I kish bere edhe foto. Te shohesh koken ne retrospektive 100 vjet perpara, e syte e vegjel. Shpresa nuk eshte te femija qe me frike veren te njejten kokesheshi, por qe edhe ne perendim ka qe besojne se toka eshte e sheshte, e do te besojne kesisoj sa te kete koka, dyst apo rrumbullake te jene.

      https://www.jstor.org/stable/2332259

  3. Historia e Shqiperise eshte e mbushur me nderhyrje te fqinjeve per mire e per keq, por me shume per keq.
    Keshtu qe akuzat e siper-katalloguara nuk jane edhe aq irracionale dhe fantastike sa c’po perpiqet autori i nderuar te na beje te besojme.
    Pastaj, ka edhe akuza qe jane bere me emer dhe mbiemer, me vjen ndermend nje emer i njohur keto ditet e fundit, merr vesht…
    Ky shkrim eshte gaslighting i pershtatur per audiencen shqiptare, me te gjithe te dyshuarit e zakonshem brenda.

  4. And what? Per cfare eshte ky artikull? Qe agjenturat kane bere dhe bejne namin ne Shqiperi, kete ose s’do ta pranosh se ashtu eshte nje pune, ose ose s’di c’te them. Pak kohe me pare nje deputet arvanitas, me duket ish-minister, deklaroi ne parlamentin grek per politikanet shqiptare e te tjere shqiptare te paguar nga sherbimi sekret grek. Te ishin keto gjera te hapura & aq te thjeshta sa do t’i paraqise autori, sherbimi sekret s’do kish kuptim, pra s’do ekzistonte. Pse te merremi me budallalleqe qe thone lart & posht dhe mos merremi me thelbin? Ndoshta shumica e agjenteve te vertete as u kapen dhe as do kapen kurre. S’ka kellqe Shqiperia per keto pune. Por ama, ta paraqesesh UDB-ne si viktim te thashethemenajes shqiptare, kjo eshte te vesh duart ne koke.

    1. Shkruani:

      ta paraqesesh UDB-ne si viktim te thashethemenajes shqiptare, kjo eshte te vesh duart ne koke.

      Nëse e keni lexuar kështu shkrimin e Mëhillit, atëherë KJO është për të vënë duart në kokë.

      Shkrimi nuk është për UDB-në, as për ndërhyrjet e saj mes shqiptarëve, por për UDB-izmin. E thotë që në titull.

      Dhe çfarë është UDB-izmi? Është mania për të parë gishtin e UDB-së te çdo gjë që bën kundërshtari. Dhe për ta pallur këtë në publik.

      Është një qark-shkurtim, që shmang çdo debat dhe përballje, duke e përcjellë kundërvënien në transhendencë – atje ku ndeshet e mira absolute me të keqen absolute.

      UDB-izmi është ajo sëmundje e trunit shqiptar, që e sjell UDB-në në muhabet sa herë duhet hedhur baltë mbi dikë.

      E ka thënë Mëhilli më mirë se unë.

      Ata që thonë “UDB-ja, UDB-ashi, UDB-istat” nuk kanë parasysh agjentët e huaj dhe ndërhyrjet jugosllave në punët e Shqipërisë. Thjesht duan të qërojnë hesapet, duke e identifikuar të keqen përjashta, ose te një pikë e paarritshme – siç thonë në gjeometri.

      Me ndikimin e UDB-së në politikat shqiptare janë marrë dhe merren agjencitë e kundërspiunazhit, komisionet parlamentare, dhe sipas rastit, edhe historianët, prokurorët dhe avokatët.

      Tjetër gjë nëse e bëjnë këtë mirë, apo jo.

      Por kjo zhurmë që bëhet poshtë e lart, për identifikimin e UDB-së si “shkak” i së keqes mes shqiptarëve nuk është diagnozë, por simptomë. Nuk zbulon asgjë, por veçse tregon nevojën për diagnozë.

      UDB-ja është barasvlera e Qoftëlargut në mendësinë mesjetare. Është dordoleci, të cilit i janë veshur fuqi mitike dhe të mbinatyrshme.

      Mundet që UDB-izmin vetë ta mbajë të gjallë UDB-ja.

      1. Të falenderoj Ardian për ndërhyrjen elokuente.

        Vazhdon të më bëjë përshtypje një lëvizje retorike që kam vënë re—”pse s’kap thelbin?” Thelbi, si duket, është ajo gjëja e errët që nuk e gjen dot kush & që nuk verifikohet dot, por që duhet ta besojmë a priori që është thelb se ashtu është një punë. Çudi. Kur thelbi është i pakapshëm, normalisht që s’kapet dot. Sa për gaslighting kjo—që është specialitet anonimësh në internet.

        1. Ne fakt, jo.
          Gaslighting po e ben ti, me emer dhe mbiemer.
          Une, anonimi i internetit, thjeshte po ta ve ne dukje.
          Kjo eshte ne fakt natyra e ketij fenomeni. Qe te kete efekt, gaslighting duhet te vije nga nje person qe ka nje fare ekspertize ne fushen ne fjale- ne kete rast, historia.
          Sa per “anonim interneti”, ky eshte nje nder qe i zoti i kesaj faqeje na e ben, duke na lejuar te komentojme pa shfaqur identitetin tone. Perseris, i zoti i faqes, jo autori i shkrimit. Eshte e parregullt qe autori i nje shkrimi te te gjykoje per dicka qe nuk eshte e tija te ta jape apo te ta mbaje -namely, mundesia per te komentuar anonimisht.
          Une, zahten,mendoj qe eshte e parregullt qe autori i nje shkrimi te komentoje ne shkrimin e vet dhe te kapet me komentuesët, por kjo eshte dicka tjeter.

      2. Beni shaka : “ Mundet që UDB-izmin vetë ta mbajë të gjallë UDB-ja.”

        Per mua, shaka eshte jo vetem ky shkrim por gjithe bota shqiptare. Si s’lexova nje shkrim tamam dhe ca keshilla te duhura per kete boten tone shkatarraqe shqiptare. Mbeti e keqja se na u bene UDB-ista te tere dhe shkaku per cdo gje na qenkerka UDB-ja dhe ndoshta UDA-ja, se e ka nderruar emrin.
        Dil o njeri, be nje artikull, vur gishtin mbi plage, permend emer e mbiemer, ki guzimin qytetar & intelektual te besh dicka per se mbari per kete Shqiperine tone me halle. Jo po rri prapa poçes dhe be artikuj se ca shajne ca te tjere UDB-ista, dhe te tjeret bejne te njejten gje. Nje shaka e madhe me nje fjale. Nje shaka qe i kushtohet kaq seriozitet. Energji e harxhuar kot.

        1. Amantia, shaka nuk ishte gjithë komenti im, por vetëm fraza e fundit, që e bëri Lecin të ngrinte vetullat.

          Çfarë ka ndodhur kështu me ju?

          Shkruani:

          Dil o njeri, be nje artikull, vur gishtin mbi plage, permend emer e mbiemer, ki guzimin qytetar & intelektual te besh dicka per se mbari per kete Shqiperine tone me halle. Jo po rri prapa poçes dhe be artikuj se ca shajne ca te tjere UDB-ista, dhe te tjeret bejne te njejten gje. Nje shaka e madhe me nje fjale. Nje shaka qe i kushtohet kaq seriozitet. Energji e harxhuar kot.

          Nuk e marr vesh mirë me kë e keni – me autorin, me mua që komentova, apo me “njeriun” në përgjithësi; por prapë dua t’ju pyes: mos po kërkoni pak si tepër, nga një revistë kulturore si Peizazhe të fjalës? Mos po kërkoni qiqra në hell? Ne bëjmë aq sa mundemi, në fushën ku ndihemi më të zotët dhe që na jep më shumë kënaqësi intelektuale.

          Kujt i kërkoni të vërë gishtin mbi plagë? Si erdhi kjo punë kështu, që të pretendoni prej nesh të angazhohemi si xherahë të Shqipërisë, reale dhe imagjinare? Me ç’të drejtë? Çfarë detyrimi paskemi ne ndaj jush, si lexues anonim i kësaj reviste, ose edhe ndaj “plagëve” mbi të cilat dashkeni ju prej nesh që të vëmë gishtin?

          Prej cave të kallëpit tuaj, me shumë dëshirë do të kisha kërkuar një mesazh publik falënderimi, sa herë vini të kullotni në lëndinat tona: faleminderit, që na e dhatë këtë mundësi; përndryshe do të na kish ikur edhe sot dita duke ripërtypur Frrok Çupin. Jo për gjë tjetër, por për ta pasur të qartë se kush po jep dhe kush po merr, në këto oda.

  5. Sikur shkoi dem gjithe komenti me rreshtin e fundit: “Mundet që UDB-izmin vetë ta mbajë të gjallë UDB-ja.”
    Apo ishte lapsus?

  6. “Hijet e kanë bërë të mundshëm hedhjen e dyshimit si mekanizëm mistrec. Dyshimi për fijet e nëndheshme të UDB-së funksionon ngaqë thelbi mbetet në terr.”

    Kaq i fortë paska qënë ky “mekanizëm mistrec” i joni me “thelb në terr” sa duket që ka ushtruar rëndshëm ndikimin e vet edhe mbi tipa që merren me ide “të shkruara” me penelin e dritës.

    Ja një viktimë e infektuar prej tij: https://www.youtube.com/watch?v=sX5IbB_GoeU

    Nuk bën të harrojmë gjithashtu rrënjët e thella të huqit të ndjellëkeqjes kombëtare – mekanizmin e tij e shpjegon bukur fort “the law of attraction”. Ç’zezona popullonin mendjet e shqiptarëve që nxitën e tërhoqën gjithë këto plane negative për të ardhmen e tyre: http://albanianhistory.net/1937_Cubrilovic/index.html

    Shkrimi është padyshim një kompliment për inteligjencën e lexuesve të kësaj reviste.
    Faleminderit!

    1. Shpesh me interes kane komentet se vete shkrimi. psh kjo e Teutes “Ja një viktimë e infektuar prej tij: https://www.youtube.com/watch?v=sX5IbB_GoeU“.
      Nuk e ndoqa te gjithe intervisten e Emir Kusturices, se me mjaftoi ç’thoshte per Sorosin. Dhe pasi u qartesova per çfare behej fjale ne video, m’u turbullua sugjerimi: “Ja një viktimë e infektuar…” prej “mekanizmit mistrec” qe buron nga nje “thelb i erret”. Pra s’e kuptova hiç nderkalljen(se mos i ngelet hatri Zhejit) e regjizorit. Inteligjenca mund ta zgjeroje sugjerimin me ndonje sqarim, nese e sheh te arsyeshme, sigurisht.

      1. Shaka ishte i nderuar Lec, shaka. E shakatë kur shpjegohen sikur u ikën shija. Megjithatë po e riformuloj seriozisht mendimin për t’ju respektuar ju dhe këdo që mund t’i duket i paqartë.

        Ka tension në konstatimet e shkrimit dhe nuk po ndalem t’i citoj të gjitha. Pyetja është ndaj kujt dhe pse ky mllef? Nëse do ishte fjala për damkosjen e kujtdo që mund t’i jenë financuar studimet, apo ka punuar për Sorosin, unë do t’i jepja plotësisht të drejtë autorit për të ashtuquajturin “mekanizëm mistrec” të përbaltjes.

        Arsyeja? E thjeshtë: është naivitet të damkosësh profesionistë – shpesh ndër më të aftët në fushat e tyre -sepse diku, dikur, paskan përfituar një bursë prej fondacionit. Viktor Orbán, a nuk është edhe ai një ish-përfitues i të njëjtit fondacion? Jeta vazhdon, njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre dhe është e pamoralshme t’u drejtosh gishtin për një “njollë” që as ke mundësi ta provosh në fund të ditës. Po kur vjen puna tek lëvizjet migratore të viteve të fundit, ka njerëz në gjithë botën që mendojnë se ato janë të nxitura dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare që të mallkohemi mes vedi për përhapjen e “virusit”. Përndryshe, Emir Kusturica, aspak dashamirës ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, s’ka si të jetë infektuar nga “virusi” ynë, por “ndriçimin” e ka gjetur tek Alex Jones.

        A ka vend për t’u shqetësuar nga e gjithë kjo? Po, sepse gjithmonë dhe vazhdimisht në shkrime të ngjashme konstatohet, shahet dhe urrehet pa arritur të jepet një ide, të ofrohet një zgjidhje në përfundim të gjithë rrokadës së inatit.

        Me pak fjalë, të ndriçuarit mes nesh i përvishen shoqërisë, a thua se është faji i saj që ata nuk ngrihen dot në nivelin e të ofruarit të një zgjidhjeje. Shqipëria tani ka nevojë ta duan më shumë se kurrë, të diturit e saj. Ata që nuk mundën dot të prodhojnë një plan afatgjatë anti-Çubrilloviq e përtej, për vendin e tyre.

  7. Frrok Çupi menjane. E kisha me autorin, kuptohet qarte. E nisa me shakane tuaj. -e qarte dhe kjo, vec fjalia e fundit. Vazhdova me autorin. Ju mund t’i beni elozhe njeri-tjetrit dhe te ndiheni mire apo gjoja mire.

    Pjesa e kallepit qe perfaqesoj , nje grimce e vogel, te falenderon, dhe shume bile. Gjen ketu lloj lloj informacioni qe te ben te ndihesh mire. Gjen dhe nonsense, patjeter qe gjen. Gjen dhe futjen ne kallep- e thene me perbuzje. Mgjate s’te marre inat. Faleminderit per krijimin e kesaj faqejeje kaq interesante, e nje niveli te larte qe ndodhta ( prape doli kallepi ne shteg) kallepi si nje i tere s’e meriton.

    1. Zoti Amantia!
      Mendoj se shkrimi bënë fjalë për gjëndjen tonë mendore si shoqëri, e përafërt me kufijtë patologjik të dikujt që përsërit gjithë ditën ” është një lis me dymbëdhjetë degë, gjashtë të egra, gjashtë të buta.” Pra, besoj se ju e keni të qartë nevojën tonë si shoqëri, për të marrë medikamente për kurimin e gjëndjes. Ndaj duket i çuditshëm qëndrimi juaj, kur, në vënd se t’i jeni mirnjohës, i suleni padrejtësisht infermierit që po na i jep ilaçet për kurim.

        1. Unë e kuptoj shqetësimin tuaj, i dashur, ju keni frikë se mos ndoshta shkrime të tillë flakin ” edhe foshnjen bashkë me ujin”, pra, na bëjnë të harrojmë ARMIKUN. Ju duhet ta kuptoni, se të marrurit me armikun nuk është detyrë e “Pezazhe të Fjalës”, shteti ka institucione të posaçme për këtë. “Peizazhe” dhe autori i shkrimit merren me ujin dhe jo me foshnjen. Ata kujdesen vullnetarisht për treguesit optimal të “ujit”, për sasinë, temperaturën, e ku di unë. Por edhe që shtetarët tanë në mënyrë konstante përdorin si jorgan për të mbuluar maskarallëqet armiq të jashtëm dhe fetishizojnë pa doganë rreziqet që na ardhkan prej tij, kjo duhet parë sadopak me kujdes, apo jo? Ky, zotëri, është objekt për “Peizazhet”, vetëm për këtë mendoj se kemi të drejtë të japim mendim. Ato që përbëjnë objekt për punën e SHIK është abdurde ti kërkohen një reviste lertaro-artistike.

  8. As une nuk e kuptova artikullin. Duke pare qe partia komuniste shqiptare u formua nga jugosllavet dhe gjithe komunistet shqiptare beheshin me katersh per t’i pelqyer jugosllaveve nga 1941-1948, atehere logjike qe numri i udbasheve ka qene i larte, aq sa i duheshin Jugosllavise per ta kthyer Shqiperine ne republiken e 7 te Jugosllavise, proces i mirenjohur.

    Po ashtu me udbashe shqiptare jane mbajtur nen kontroll trojet shqiptare ne ish-Jugosllavi, ashtu si me spiune te sigurimit eshte mbajtur nen kontroll Shqiperia.

    Pra, eshte e logjikshme qe numri i udbasheve ka qene i larte dhe sa me lart shkohej ne hierarkine administrative aq me i larte ishte numri i udbashve, ashtu si eshte sot numri i Sorrosianeve ( apo qe kane perfituar dicka prej tij) ne administraten e shtetit apo nder gazetare ( Llafi qe bie Rama eshte mik i Sorrosit, Basha ka perfituar burse, Erjon Veliaj e grupi i tij i Mjaftit jane mbajtur me leket e sorrosit per vite me radhe, Henri Cili, Muc Nano etj kane qene te kupola e Sorrosit etj, )

    Eshte e vertete psh qe thone se Saliu ishte udbash, por nuk thone psh qe ishte udbash edhe Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Aleksander Meksi, Prec Zogaj etj, Keta mund te akuzohen te kene qene spiune te sigurimit apo te grekut, por jo udbashe. Dhe s’ka asgje te llahtarshme qe UDB-ja te kete pasur ndonje spiun ne kuptolen e PD-se, perkundrazi ishte dhe eshte plotesisht ne norme: do te ishte e habitshme e kunderta.

    Akuza se tjetri eshte ne sherbim te nje fuqie tjeter nuk eshte ndonje paranoje apo anomali, por eshte dicka qe eshte vertetuar historikisht me kalimin e kohes me hapjen e arkivave, qe prej Ismail Qemalit deri me sot.
    Pse mos jane keta te akuzuarit burra me te mire se Ismail Qemali apo Luigj Gurakuqi, qe luanin me kartat austriake e italiane ?

    Jemi te prirur t’i besojme ne baze te nje procesi induktiv, keshtu kane bere ata me heret e ata me heret e ata me heret, pra eshte nje proces logjik.

    Mehmet Shehut i kane dale letrat si i lepihej Mugoshes gjate luftes, pse qenka marrezi te besosh se ka qene i rekrutuar nga UDB-ja ? Ndoshta eshte shkeputur, por Enveri mund t’ia kete mbajtur dosjen per kur t’i duhej e nese i duhej.

    Elementi i paranojes eshte gjithnje ne politike, do ma fuse ky, do ma fuse ai, mbahen dosje e shantazhe dhe normale qe ka edhe nje element paranoje ne kohet kur spiunazhi ishte ne shkelqimin e tij historik.

    Por jo qe ky element fiziologjik paranoje te sherbeje si argument per te rrezuar idene se Shqiperia, Kosova e Maqedonia kane qene plot me udbashe, sepse kjo eshte e vertete. Ka qene plot me udbashe , minus nje perqindje te shtuar prej paranojes fiziologjike.

    1. Epo shyqyr qe i perseriti Dies Irae ato qe dihen e ster-dihen. Une s’i thashe se i marr si te mireqena. Po ja qe te versulen. Prandaj do bej kujdes here tjeter, do perseris dhe perseris dhe perseri do perseris ato qe per boten shqiptare jane aksiome.

      1. amantia,
        duhet te jeni lexuese e re ketu tek Peizazhe te Fjales. Perndryshe, do ta kishit te qarte qe kjo hapesire nuk sherben per te te konfirmuar ty ato gjera qe di dhe i merr te mireqena. Shkrimi i Elidorit eshte ABC-ja e qasjes kritike qe ka kjo hapesire. Nuk ekzistojme per te te bere ty te “ndihesh mire”. Perkundrazi, qellimi ka qene per ti shkaktuar lexuesit nje prishje te rehatise ne gjerat qe mendon dhe si i mendon.

        1. Varet si e kupton rehatine. Une rehat ndihem dhe kur me prishet rehatia me gjera qe i mendoj ndryshe.

          Edhe po mos ekzistoni, ka brigje te tjere te kalter, ku me rahati, pa-rehati ndihem mire.

        2. Dhe jo mua, per ta vazhduar me tej. Kjo s’ka te beje me konfirmim apo jo konfirmim. Artikulli sillet verdalle dickaje qe s’ka rendesi fare fare, kur “dickaja” vete, ne thelb eshte e kalbur.
          Me c’pashe, autori eshte dikush i respektuar, s’dua te ma marri per keq. I kerkoj falje nqse e kam lenduar.

    2. Çështja nuk është ka pasur apo nuk ka pasur agjentë të UDB-së mes shqiptarëve – por nëse kanë pasur ndonjë vlerë dhe efekt akuzat PUBLIKE se ky ose ai janë agjentë të UDB-së.

      Këto akuza lëshohen fare lehtë, dhe po aq lehtë arkivohen. Aq sa duket qartë që akuzat nuk kanë aq lidhje me UDB-në por me UDB-izmin, si sëmundje trunore e opinionit publik shqiptar.

      Po sjell një shembull. Ta zëmë se ka rënë një epidemi – COVID-i. Disa janë të sëmurë me COVID, disa jo. Disa janë të sëmurë, por jo me COVID. E kështu me radhë.

      Tani, nëse mjeku i nxjerr të gjithë me COVID, duke e parë COVID-in si shkak të çdo problemi shëndetësor të mundshëm, atëherë vetë diagnoza e COVID-it nuk ka më kuptim, ose del nga kufijtë e mjekësisë, për të kaluar në mitologji.

      Madje, në kushtet e histerisë së COVID-it, mjeku i mirë është ai që diagnostikon ato sëmundje që NUK janë COVID. Që arrin të ndajë shapin nga sheqeri.

      E thashë edhe te komenti tjetër: nuk ka lidhje mes akuzës që lëshohet ndaj dikujt, si agjent i UDB-së, dhe veprimtarisë agjenturore në favor të UDB-së ose të paguar nga UDB-ja.

      Akuza është rituale. Është e barasvlershme me atë që bënin në Mesjetë, kur tregonin me gisht djallin, për çdo të keqe që ndodhte.

      Përndryshe, shteti ka organe dhe institucione që merren me këtë punë: kundërspiunazhin, prokurorinë, policinë, komisionet parlamentare. Sërish, kjo s’ka të bëjë fare me zhurmën UDB-iste në mediat.

      Dua të shtoj edhe diçka, në përgjigje të kolegut që tha se gjërat duhen thënë me emër dhe mbiemër: para pak javësh, Auron Tare botoi ketu ne Peizazhet një studim që kish bërë, ku tregonte me gisht një personalitet të kulturës, M.C. si të implikuar me UDB-në.

      Besoj se e patë si u reagua ndaj tij: nuk lanë fjalë pa thënë, e quajtën Shvejk, e quajtën nulitet, e quajtën komunist, e quajtën neokomunist, e quajtën antikatolik, e quajtën antiverior.

      Pa e zgjatur më tej analizën e këtij reagimi, po them vetëm se ai ishte aq i egër, sa provoi që ne, si opinion publik, nuk jemi gati për të përballuar situata të tilla: në momentin kur një akuzë ose argument akuzues mbështetet sado pak me prova, shpërthejnë gjirizet.

      1. UDB-izmi është jo vetëm “sëmundje truni” siç e diagnostikon Z. Vehbiu, por edhe sindromë që futet në kategorinë e mentaliteteve totalitariste e teorive konspirative, dhe që doli haptas në mejdan pas botimit tek Peizazhet të studimit të Auron Tares.

        Vetë themeluesi i Peizazheve u bë pre e teorive të habitshme konspirative nga një shkrimtar e studiues i gegnishtes që, në një intervistë me gazetarin S. Paja tek Dielli dhe Fjala hedh insinuata për “lidhjen me një anëtar të ri të Akademisë shqiptare, e cila i mundësoi botimin tek faqja e tij “Peizazhe të fjalës”. Shkrimtari në fjalë duke iu referuar pastaj “replikës” së tij dhe reagimit të Akademisë së Shkencave, shprehet se këto “i bashkuan pikat e daljeve dhe na dhanë një drejtëz që nuk premton kohë të kthjellët”…

        Shpërthimi i gjirizeve ndaj Tares, reagimet e egra ndaj revistës Peizazhet e Fjalës apo teoritë konspirative dhe sulmet ad hominem ndaj themeluesit të saj ishin jo më pak se një shfaqje e ulët e UDB-izmit në formën e mentalitetit totalitar të sulmuesve, intolerancës së skajshme të tyre, për të mos thënë shfaqje flagrante e fondamentalizmit partikularist.

        Po të shkonim me logjikën e shkrimtarit e studiuesit të mësipërm të gegnishtes që provokoi reagimin e panevojshëm të Akademisë së Shkencave, atëhere Auron Tare justifikohet plotësisht të kërkonte reagimin e Kryetarit të Konferencës Ipeshkvore, George Frendo, kustodit të Provincës Franceskane fra Aurel Gjerkajt, apo vetë Nuncit Apostolik në Tiranë, Arq, Charles John Brown në mënyrë që të tre këta të distancoheshin prerë dhe qartë nga sulmet e egra dhe të ulta ndaj tij.

        1. “Kallzimi” që më bëri Primoja në Akademi ishte nga incidentet më qesharake që më kanë ndodhur, këto 30 vjetët e fundit. I shkrova në privat, por nuk m’u përgjigj. Megjithatë, nuk ia mbaj për keq, sepse të paktën i tha hapur ato që kishte për të thënë, jo si ca të tjerë, deri në fund qurrashë.

  9. Në lidhje me temën, për shkaqe të kutptueshme, UDB-a dhe UDB-izmi mund të kenë një dimension krejt tjetër në ish-Jugosllavi, gjegjësisht në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

    Për t’u kthyer tek arkivat, thuhet shpesh se ato jugosllave nuk janë hapur. Në fakt, faqja përkatëse jep listën e arkivave ende “të patransferuara” në Arhiv Jugoslavije [holdings have not been taken over…”due to a shortage of storage space”: http://www.arhivyu.gov.rs/active/en/home/glavna_navigacija/arhivska_gradja/popis_ustanova_cija_gradja_nije_preuzeta.html

    Me shumë gjasë, fondet arkivere të Ministrisë Federale te Punëve të Brendshme, numri rendor 6, duhet përfshijnë edhe ato të shërbimeve. Dhe këto ndodhen ende në Kneza Miloša 92. Periudha e mbulimit është 1945 – 2003.
    Shkurt, në faqe nuk thuhet nëse janë “të hapura” apo “të mbyllura”.

    Autori citon punimin e Dimitrijević ku përmendet se “burimet dokumentare të shërbimeve shtetërore të sigurisë janë deklasifikuar pjesërisht nga Arkivat e Jugosllavisë”.

    Ç’mund të na thotë Prof. Mëhilli për nivelin e aksesit që ofrojnë sot Arkivat e Jugosllavisë lidhur me veprimtarinë e shërbimeve shtetërore të sigurisë në Shqipëri në periudhën 1945-2003?

  10. Akuza eshte rituale se Serbia e ka nxjerre Nacertanien ne 1844 dhe nuk eshte se e ka ndryshuar, po vazhdon e zbaton ne Kosoven Veriore, Novi Pazar dhe Lugine, me gjithe heshtjen e shtetit dhe opinionit publik shqiptar. Perjashtojme detyrimisht Marin Memen ketu, i cili po ben te pamunduren te zgjoje opinionin e opiumizuar shqiptar.

    Nga ana tjeter, rikujtojme edhe njehere qe Esat Toptani erdhi me trupa serbe ne 1915, Zogu erdhi me trupa te paguara e organizuara nga serbet ne Jugosllavi ne 1924 dhe Enveri erdhi ne pushtet si i emeruari i jugosllaveve.

    Nuk behej kot ujku ujku, as ne Shqiperi e aq me pak ne Kosove, ku UDB-ja ishte si sigurimi ne Shqiperi, keshtu qe nqs Sigurimi ne Shqiperi thuhet se kishte 1 ne 3 banore si spiune, ne Kosove do kene qene gjysma e shqiptareve spiune te UDB-se.

    Nga ana tjeter gjithe keta diversante qe vinin nga Jugosllavia e ktheheshin prape ne Jugosllavi, hynin e dilnin sipas qejfit, me siguri kane shfrytezuar logjistiken e ndertuar nga sherbimi serb dhe jugosllav nder dekada dhe jo ndonje logjistike te ndertuar nga CIA ( vetem me frymen e shenjte do ishte e mundur).
    Dolem 53 veta njeheresh drejt Jugosllavise ( prej Pukes) thoshte nje ish-diversant, pasi permbushem misionet, Ne kushtet kur kufiri ishte i kontrolluar, i bie qe nje sasi e tille diversantesh mund te grumbullohej e dilte fale shume spiuneve te UDB-se ne terrenin prej Pukes ne kufi.

    Plot e perplot ka qene me spiune te UDB-se ne cdo cep dhe spastrimi i tyre, per nevojat e pushtetit te Enver Hoxhes ka qene i gjate, i lodhshem, besoj i pergjakshem, por dhe i paperfunduar.
    Nderkohe ne Kosove u vrane qindra udbashe gjate e sidomos pas luftes, po lista e tyre ka qene e pafundme.
    Keta qindra udbashe shqiptare ne Kosove, i eshte futur punes Prokuroria Speciale te gjeje se kush i vrau.

    Gjithsesi ndonese ne Shqiperi duket si muhabet historik, ne Maqedoni shqiptaret jetojne ne terrorin psikologjik te spiuneve te shtetit maqedonas. Eshte nje terror i pabesueshem dhe irreal, por eshte plotesisht i vertete. Kur ndodh sot kjo ne Maqedoni, mundem te perfytyroj se Kosova para clirimit ka qene nje ferr i vertete.

    1. Enveri nuk erdhi ne pushtet si i emeruari i jugosllaveve, megjithe deshiren tende dhe te ndokujt si ti, por erdhi ne pushtet per dy shkaqe madhore: 1. Sepse ishte drejtuesi i te vetmit formacion politiko – ushtarak qe zhvilloi lufte te organizuar kunder pushtuesve nazifashiste dhe, rrjedhimisht, kishte edhe te drejten morale, politike e historike per te ardhur ne pushtet dhe 2. Sepse forcat e tjera politike, fatkeqesisht, sic eshte sterprovuar tashme, u bene vegla te pushtuesve dhe, rrjedhimisht, do te kishin fatin e pushtuesve, ashtu sic e paten. Te tjerat jane dengla interesaxhinjsh dhe njerezish pasionante dhe jo pohime serioze historike.

  11. https://youtu.be/GxCSyv2bxD0

    Ketu eshte nje diskutim me vlere mbi temen(me duket mua) sepse flet per here te pare nje person qe ka qene pjesetar i UDB-se(sherbimeve jugosllave), Mehmet Loci. Diskutimi i tij ka interes edhe per ti pare sherbimet jugosllave ne nje suaze juridike dhe operative pasi legjendimi se UDB te ben hatane ne fakt lidhet me periudhat e pasluftes dhe represionit, apo spiunazhit masiv, nderkohe qe vete sherbimi evoluoi dhe mesa duket e kishte konveniente kete imazh te trasheguar. E njejta gje mund te thuher edhe per Sigurimin qe nul mund te ishte i njejti, ne metoda dhe efikasitet si me 1948 ashtu edhe me 1986.

    1. Te faleminderit per lidhjen, por keta mu duken sikur kishin rrjedhur ca nga trute. Nuk e di nese e njeh K. Dervishin, qe gjithe kohes i nxjerr ata te sigurimit te Shqiperise si nje tuf idiotesh, e keta ndoshta e kane si pjese te legjendes se tyre qe te duken me budallenj se jane. Ose sherbimet sekrete terheqin pikerisht keta tipa paranojakesh, ose sherbimet i kthejne te tille si pasoje e punes.

      Njeri aty thoshte se ishte pune fisnike. Pune fisnike eshte ajo e bujkut dhe e gurethyesit. Ndersa ky Mehmeti thote se ka qene i sherbimeve te para shqiptare, ne 1992, jo se ka qene i UDB. Madje cuditerisht paska bere 2-vjet burg nga 6. Ec e gjeje, nese ata dy vjete kane qene ne trajnim apo ne burg.

      Ne nje moment ky Mehmeti citon nje idiot tjeter, Thimo Baren e Shqiperise, qe di nga sigurimi aq sa di une, pa guximin per te bere nje liber.

      Ndersa kjo ceshtja e dekonspirimit me duket nje perralle, se nga emigracioni nuk jane dekonspiruar vetem nese jane kthyer nga CIA.

  12. Edhe vete I Qemali eshte akuzuar ne kohen e vet si agjent grek meqe kishte te shoqen greke .Kush u perpoq te bente dicka per Shqiperine e nuk u akuzua si agent I te huajve .

  13. Tani na dolen si UDB-ja edhe Sigurimi per t’u pire ne kupe. Kur te dalin bashkepunimet e CIA-s me UDB-ne, ashtu si CIA ka bashkepunuar me agjenturen greke, do na dale edhe UDB-ja e mire ose per te mos u permendur, sikunder nuk permenden agjenturat greke edhe pse kane qene shume aktive ne jug.

    Anglezi gjate luftes dhe Cia pas luftes apo pas 1948-s, nuk pastrojne askend qe ka bashkepunuar me ta, asnje armik te shqiptareve dhe asnje tradhtar apo spiun, apo bashkepunetor apo te shitur e te blere. Anglezi gjate luftes dhe amerikani pas luftes, kishin nje bote per te ndare sipas midese dhe interesave te tyre kombetare, nuk ishin engjejt e zbritur nga qielli per te miren e njerezimit dhe shqiptareve.

    Shqiptari mesatar e dinte edhe perpara komunizmit se pushteti ne Shqiperi lidhet me interesin e nje te huaji, ashtu sikunder e di edhe shqiptari i sotem mesatar ( ky e di qe i huaji i sotem quhet amerikan, pastaj ne nivel te dyte europian). Prandaj te shumte kane bere interesat e te huajve ashtu si edhe sot bejne interesat e te huajve ( perpos te vetes se tyre kuptohet, se nuk e kane nga ksenofilia apo ksenomania).

    Historiani shqiptar ka perpara detyren qe te injoroje fakte te caktuara sepse eshte dakort me pushtetin apo ndikimin e x apo y fuqie te huaj ne Shqiperi, ose te thote te verteten, te cilen ne kete rast e dine te gjithe shqiptaret, se ne Shqiperi pushteti kalon prej lejes nga jashte, ka gjithnje nje ferman.

    Ja nje permbledhje e thjeshte e emigracionit politik 1944 -1954

    Zogistet ishin pro-angleze dhe amerikanoskeptike se mendonin qe amerikanet do vendosnin republike ( pastaj kur pane qe inglizi realisht kish rene nga fiku u perplasen tek amerikanet)
    Ballistet e mirefillte ose te oreve te para ishin proamerikane dhe s’kishin besim, por deri urrejtje per anglezet (dhe per zogistet, pervec komunisteve), keta u cuan te paret ne Amerike.
    Ballistet e rishpikur kur erdhi gjermani, ish bashkepunetore te italianet, u bene spiune e bashkepunetore te shtetit te ri italian dhe organizatore e pjese e diversanteve qe hodhi Italia.
    Llloj-lloj bejleresh, bajraktaresh e borgjezesh te lidhur historikisht me grekun e serbin qe u bene organizatore te diversanteve qe solli Jugosllavia e Greqia.

    Pra, 5 sherbime spiunazhi te 5 shteteve te huaja, te cilat mbledhin ”patriote” antikomuniste dhe organizojne grupe diversantesh. Keta hidhen si ne veri e si ne jug dhe pasi mbarojne misionet dalin qofte ne Greqi e qofte ne Jugosllavi.
    Shumica e diversanteve kalojne prej Jugosllavise ne hyrje-dalje apo vetem dalje, keshtu qe logjikisht nje agjent/diversant i CIA-s meqe kalon nga Jugosllavia merret i mireqene edhe si i UDB apo si poliagjent potencial. Po ashtu agjenti/diversanti i SISMI-t italian qe perdor Jugosllavine e me radhe sherbimet e tjera te huaja te interesuara e qe perdorin Jugosllavine.

    Ky fiksimi me kufijte dhe vrasjet e pafajshme ne kufi, zakonisht ai me Jugosllavine lidhet pashmangshem edhe me vitet e diversanteve.
    Cdo pushtet komunist me perjashtim ndoshta te Korese se Veriut, ka qene relativisht i sigurte, keshtu qe kufijte kane qene te deprtueshem. Aty ku nuk ka pasur siguri, si qyteti i Berlinit , u ndertua nje mur dhe vritej kushdo qe e kalonte.

    UDB-ja ishte per ne si, CIA per sovjetiket e KGB-ja per amerikanet. Pra ne thelb gjithcka i takon nje norme.

    1. Ju keni shkruar:

      “Shqiptari mesatar e dinte edhe perpara komunizmit se pushteti ne Shqiperi lidhet me interesin e nje te huaji, ashtu sikunder e di edhe shqiptari i sotem mesatar ( ky e di qe i huaji i sotem quhet amerikan, pastaj ne nivel te dyte europian). ”

      Nëse mendoni se kjo eshte e sakte per te gjitha koherat, sipas jush pushteti i Enver Hoxhes me interesat e cileve te huaj ishte i lidhur? Dhe po sipas mendimit tuaj, perse ndodhka kjo me shqiptaret? Arrsye historike, karakteriale, te dyja bashke, apo edhe ndonje arsye tjeter. Me falni qe ju drejtoj keto pyetje, po kush merr persiper te flase ne emer te te tjereve (shqiptareve mesatare) duhet te dije ndonje gje me shume se te tjeret.

      1. Nuk besoj se je i vetmi shqiptar mesatar qe nuk e di se Enver Hoxhen e vune ne krye te partise komuniste jugosllavet dhe e ndihmuan te merrte pushtetin ne Shqiperi. Per ate pune e ndihmuan edhe anglezet po ky eshte muhabet tjeter, i koklavitur.

        Dukuria e pushtetmarrjes me ndihmen e te huajit ( se pushtetmbajtja eshte art tjeter, gjithsesi duhet i huaji per te frenuar pushtetkerkuesit te cilet kane te huaj te tjere te lidhur ne kerthizat e tyre politike), nuk eshte vetem tek shqiptaret, eshte kudo, thjesht ne i kemi kaq qartazi e haptazi te lidhur , saqe psh nqs do thuhej ta zeme se Sali Berisha eshte spiun i francezit dhe jo i UDB-se, kjo do te shtonte piket politike te Saliut ( pale te thuhej se eshte spiun i CIA-s).

        Thjesht ne kemi nje penallti ne tru, por jo se eshte dukuri vetem tek shqiptaret, ndodh tek gjithe popujt e vegjel, biles edhe te mesem apo te medhenjte kur humbasin nje lufte.

        Ka te beje me natyren e fuqise. Ne kushtet kur nuk behet i mundur pushtimi atehere nderhyrjet jane ne percaktimin e pushtetarit. Sapo mundesohet pushtimi, atehere kryhet pushtimi, si psh ne 7 prill 1939. Po ashtu do kishte ndodhur edhe ne 1948, se me para nuk lejohej pushtimi, por ja qe ndodhi ajo qe ndodhi dhe nuk u pushtuam dot .

        Edhe Amerika qe eshte peshkaqen, dmth kafshe alfa ne zinxhirin ushqimor, kur vjen puna tek financimet e politikes i quan te paligjshme financimet nga te huajt, qofshin keto edhe nga te huaj te parrezikshem si ta zeme Basha apo Rama.

        E kuptoj qe jemi demokraci, pushteti i takon popullit nepermjet votes, populli e meriton qeverine qe ka e gjera te tilla, por e verteta eshte ajo qe eshte, qe e dime te gjithe. Ty zoteri nqs do hapesh parti politike do te pyesin posacerisht per dy gjera, a ke leke dhe kush te mbeshtet ( dmth cila ambasade ose ndryshe spiuni i kujt je).

        1. Nuk e di a e keni kuptuar pyetjen time gabim apo me dashje nuk i jeni pergjigjur asaj. Une, shqiptari mesatar, nuk te pyeta si erdhi ne pushtet Hoxha, apo kush e ndihmoi. Lexoje edhe nje here ate qe ke thene vete (per kollaj, ta kam cituar) dhe ju atje flisni per lidhjen e pushtetit me te huajt dhe jo per ardhjen ne pushtet me ndihmen e te huajve. Nejse, nuk po e zgjas fort se nuk po kam qejf me tjerr fije mesatare, por edhe Europa ka shembuj kombesh, ku pushteti politik jo vetem nuk lidhet me te huajt, por qe pavaresia e tyre ne te gjitha drejtimet eshte proverbiale, dhe ju lutem, mos me thoni, qe keta popuj keshtu i lejojne vete te fuqishmit e huaj per interesat e tyre. tek e fundit edhe ata popuj diç kane bere apo bejne qe e kane fituar ate pozicion. Kot po them une tashti, per zviceranet, per norvegjezet, per finlandezet a ke ndonje gje per te thene se kush i ka vene ne pushtet “klikat e tmerrshme” qe i qeverisin ato vende, apo zviceranet mesatare, norvegjezet mesatare dhe finlandezet mesatare jane aq medioker sa kujtojne se pushtetaret e tyre nuk kane lidhje me te huajt.

        2. Konteksti ka qene gjithnje per pushtetmarrjen in primis, pastaj pushtetmbajtjen.

          Vendet qe ju sillni si shembuj nuk jane aspak te veshtire, ne Norvergji e ka caktuar Anglia, ne Finlande kjo u shpalll neutrale me asnje qeveri qe nuk do te ishte armike e Bashkimit Sovjetik ose Rusise ( qe do te thote se nqs qeveria do te ishte armike, do te lindte e drejta qe Rusia ta rrezonte me sulm te armatosur). Rast tjeter Zvicra, qe pas pushtimit napoleonik , u rikthye e pavarur dhe neutrale me garancine franceze dhe austriake njekohesisht. Neutralitet qe u forcua si dihet nga sistemi bankar dhe nga lakmia njerezore ne kapitalizem. Por kjo do te thote qe Zvicra nuk mund te behej pale me asnje shtet kufitar kunder nje shteti tjeter kufitar. Pra, si shtet jashte botes, ashtu ngeli me moshyrjen ne OKB, shtet jashte botes.
          Zvicra eshte shtet vullnetarisht i depolitizuar dhe te cilit i eshte pranuar depolitizimi.

          Vijme tek OKB-ja, cdokush pre 5 shteteve qe kane te drejte veto mund te beje lufte agresioni dhe te vendose veton ne OKB, qe te mos pesoje reagim te armatosur te OKB-se.
          Pra nqs Amerika apo Rusia na sulmojne dhe pushtojne fale te drejtes se vetos OKB-ja s’mund te beje asgje.

          Kjo do te thote qe ka vetem 5 shtete realisht sovrane, te cilat reduktohen ne 3 sepse Anglia dhe Franca nuk e kane te drejten ose lirine te jene armike me Ameriken ( nuk do te formohej asnjehere nje qeveri armike me Ameriken, sepse nuk do e lejonte struktura amerikane e pushtetit per asnje vend te NATO-s).
          Prandaj psh Trampi don t’i zgjidhe problemet e botes me Rusine e Kinen dhe e quan OKB-ne obsolete.

          3 apo 5, pak rendesi ka, gjithe shtetet e tjera nuk mund te formojne qeveri pa nje kontest rrjedhimisht penalizues per votuesit ose lirine e votuesve.

          Pra ti je demokraci nqs ne kontestin tend jane hequr penalizimet per lirine e votuesve ose me sakte per aq sa jane hequr penalizimet, sepse si e thame ne asnje vend perendimor te NATO-s e jo vetem, nuk do te mund te formohej asnjehere nje qeveri me kurs armiqesor ndaj Amerikes ( mund te jene lirisht armiqesore me Kinen dhe Rusine per aq sa nuk sikletosin Ameriken kuptohet).

          Pakicat sunduese te vendeve te vogla e te mesme formohen ne radhe te pare ne dialektike te jashtme, pastaj strukturohen brenda. Pra, ne radhe te pare caktohet se rreth kujt dielli do te rrotullohesh, pastaj shkon ne territor dhe merr voten e popullit ( kuptohet e merr ai qe rrotullohet rreth diellit te percaktuar).

          Edhe fuqia e vogel mund te ndikoje neper korruptimit te zyrtareve te fuqise se madhe. Llafi qe bie Nikomedi i Bitise korruptoi komandantin romak ne Azine e Vogel per te bere ate qe quhet lufta e dyte mitridatike. Senatoret romaket korruptoheshin vazhdimisht nga shtetet e lLindjes, derisa Roma u transformua ne Perandori duke i dhene fund nderhyrjes se huaj qe kryhej nepermjet korruptimit te zyrtareve vendimmarres ( mund te imagjinojme cdo te shihnim sot ne rast se do kishte transparence reale te partive politike).

          Per te ardhur konkretisht tek Shqiperia, ne rrotullohemi rreth Amerikes dhe BE-se ( ky rrotullim i dyte lejohet nga Amerika, perndryshe nuk do ekzistonte), cdokush do dale te marre voten ”demokratike” per rrotullimin e siperthene. Ne do llafosim per aq sa na lejon rrotullimi dhe do degjohemi po per aq etj.

          Problemi yne eshte qe pas 30 vjetesh u kuptua qe ne hyjme tek grupi i shteteve qe nuk do te gezoje te mirat qe u lejohen shqiptareve qe emigrojne ne shtetet perendimore. Jo se shqiptaret e emigruar kane ndonje privilegj te vecante, thjesht Shqiperia eshte ne nje grup shtetesh ku nuk lejohet.

          Nuk ka dyshim qe Rama, Berisha e Meta jane te tmerrshem dhe u kallin friken te gjitheve ne Uashington, Bruksel e Berlin dhe keto entitete jane aq te tmerruara sa u duhet ndihma e popullit heroik e demokratik shqiptar per t’i hequr keto 3 kucedra nga pushteti.
          Nuk ka dyshim qe shqiptareve nuk ua mbledh dot as Uashingtoni, as Brukseli e as Berlini, keshtu eshte ne doren tone se cdo behet me Berishen, Ramen e Meten.
          Po ashtu nuk ka dyshim qe sapo shtresa intelektuale t’u mesoje shqiptareve demokracine e vertete dhe keta ta nxene ( kuptohet, se po nuk e nxune… ehe) atehere edhe Berisha, Rama e Meta do te ikin nga pushteti dhe do te vije demokracia e vertete.

          Per fatin tone te keq, ketu kemi nje mullar qe si i thone me elegance ne frengjisht eshte ”full of shit”.

          Ne mund te bejme dicka qe kemi ne dore, ose te gjejme dike qe ia vlen dhe ta bejme autokrat , si po bejne shume vende ne Lindje ose te mos votojme se votimi eshte pjese e farses. Kuptohet nuk flas per ata qe i nxjerrin leverdine partive e ambasadave, por per shqiptarin mesatar.

          1. Nga MODERATORI: DI, të lutem jepi fund menjëherë kësaj linje të diskutimit. Mbase ti nuk e vë re, por është jashtë teme, e mërzitshme dhe manipulative. Me këtë lloj qasjeje, kasta e sotme politike e ka të garantuar pushtetin. Mbase duhet provuar një qasje tjetër: de-protagonizimi. Por kjo duhet debatuar gjetiu.

        3. Falemnderit o zoteri, po je munduar shume dhe nuk me je pergjigjur mua shqiptarit mesatar, rreth kujt Dielli u vertit Hoxha, pasi u prish me kinezet, dhe shpiegimet qe jep per norvegjezet, finlandezet dhe zviceranet, per mendimin tim edhe ne kane qene te verteta m’at fillim tashti nuk jane me. Nuk besoj se Mbreti i Norvegjise eshte vasal i Mbretereshes se Anglise dhe sa per kursin antiamerikan te atyre vendeve qe permend zotrote, jo per te gjithe eshte nje condicio sine qua non per egzistencen e tyre. A te ka shkuar ndonje here ndermend se mund te jete edhe free choice, ose thjesht e konsideruar si konveniente per ato vete? Se si tha ai psikanalisti i njohur, ndonje here e ndez nje cigare ashtu thjesht se me pihet nje cigare.

  14. Besoj se shumica e komentuesve ketu nuk e kane kuptuar fare qellimin e artikullit. Autori kur flet per UDBizim po e thote qarte qe me kete nenkupton perdorimin e UDB-së si tjetrin e keq te madh për të justifikuar veprimet e veta dhe baltosjen e kundershtarit dhe ka sjelle shembuj këtu sesi eshte bere kjo deklarativisht nga Nexhmija te Ilir Meta. Autori ne asnjë moment nuk eshte marre me validitetin e ketyre akuzave apo ka mohuar perfshirjen e UDB-së ne punet e brendshme shqiptare. Dhe me e rendesishmja, per ata qe artikulli iu duk nonsens:
    “Kur UDB-ja ka qenë organizatë e kudogjendur, ku janë hulumtimet serioze për të në shqip? Ku janë përkthimet e studimeve të autorëve serbë, kroatë, e sllovenë? Ku është angazhimi kritik me ta duke përdorur burime konkrete dhe argumenta bindës?”
    Ngritja e ketyre pyetjeve prek nervin e shume rrafsheve ne hapesiren publike shqiptare. Megjithate nese mbetemi te UDBizmi, nese akuzuesit do te ishin vertet te interesuar per kete, pse nuk kemi studime, kritika, thellime per kete fenomen te gjithepranishem ne historine moderne shqiptare? Nuk është per t’u perjashtuar paaftesia, qulltesia intelektuale dhe pertacia e akuzuesve, padyshim. Por ndoshta kastes politike shqiptare i intereson me shume te mbaje lojen akuze – kunderakuze qe ta perdore kunder kundershtarit te radhes per ta baltosur apo per te justifikuar veprime qe ndryshe do te ishin te patolerueshme. Ndryshe, ne nje vend normal ku njerezit jane te interesuar per te verteten, ketyre akuzave do i ish shkuar deri ne fund dhe ndonje do kish rene ne burg.

    1. Nqs ti dyshon se kundershtari yt politik eshte spiun i CIA-s, do e akuzosh si spiun te UDB-se, per te maksimizuar perfitimin politik nga fakti qe kundershtari yt eshte ne sherbimin e nje fuqie te huaj.
      Po njesoj nese kundershtari yt eshte spiun i ndonje sherbimi tjeter te huaj apo thjesht ka qene spiun i Sigurimit tone.

      Pra nqs ke dyshim se kundershtari yt politik eshte apo ka qene fuks apo hafije, leverdia politike eshte ta targetosh si i UDB-se.

      Ta zeme Liri Belishova edhe me gojen e vet ne nje interviste pas 1990, gati sa nuk e ka thene troc qe ka qene hafije e KGB-se, por Enverit do i leverdiste me shume qe t’i ngjiste edhe targen e fukses se UDB-se; pavaresisht vertetesise se fakteve . Gje qe mund ta kete bere me Mehmet Shehun apo me te tjere, qe kane qene fuksa te ndonje shteti te huaj dhe u targetuan edhe si hafije te UDB-se.

      Sali Berisha mund te mos jete spiun i UDB-se, por ta zeme se dikush, ai njeriu me cante, ka ndonje prove se Saliu eshte ose ka qene fuks i sherbimeve frenge ( meqe qarkullon thashethemi se Saliun e afroi UDB-ja gjate kohes se specializimit ne France, le te themi qe aty e ka afruar sigurimi frances dhe jo UDB-ja si e do thashethemi). Tani, leverdia politike nuk kerkon te thuhet se Sali Berisha eshte hafije e francezeve, por e UDB-se.

      Pra, ngjitja e targes udbash nuk eshte thjesht baltosje, sepse kur eshte baltosje thuhet ne ndonje moment per te share ne inat e siper dhe kaq. Kjo shpesh fsheh te verteten qe dikush eshte hafije i ndonje sherbimi, thjesht UDB-ja eshte me preference propagandistike.

      Ne kushtet kur pushteti ne Shqiperi ka kaluar gjithnje nga nje ferman i huaj dhe per kete kemi konfirmime per aq sa jane hapur arkivat ( 90 mije dosje per emigracionin politik pas 1944, u hapen para 6 muajsh), atehere pritet qe edhe keta pushtetare e ish-pushtetare qe jane gjalle te kene kaluar nga nje forme e caktuar sherbimi ndaj te huajve.

      Pastaj gjerat nuk jane asnjehere tamam si duken. Vala e paqes e mirekuptimit dhe si do thoshte Meta, qetesise e dashurise me Serbine, do kerkonte padyshim nje interpretim te caktuar te fakteve historike. Mua thjesht me vjen keq qe autori ka hyre ne ate hulli, qe deri tani ka qene publicistike, pra e parrezikshme per te verteten studimore.

      1. Cfare ka ndodhur keshtu me ju? Keni ngaterruar teme. Ja qe ndodhka dicka dhe me keta qe s’e kane krijuar kete faqe per t’u ndiere mire ne…

    2. Arnold, ka njerëz që UDB-izmin (krekosjen rituale kundër UDB-së) e kanë kthyer në art – madje kanë ndërtuar një profil dhe një karrierë dhe një reputacion mbi të.

  15. Arnold thote: “ Besoj se shumica e komentuesve ketu nuk e kane kuptuar fare qellimin e artikullit. ”

    E kemi kuptuar ( po flas ne emer te gjithe “mos-kuptuesve”) aq mire e qarte sa s’ja u merr mendja cave ketu. Problemi eshte se i shikojme ndryshe shume gjera.

    Problemi eshte prioriteti qe duhet te kene historianet & studiuesit shqiptare. Po jap nje shembull banal: ujku po ben kerdine ne tufen e deleve. Te gjithe e dine c’ben ujku. Te gjithe e njohin ujkun, dine ku e ka strofullen. Dine qe ujku ka miq & shoke disa bari te tufes. Por cuditerisht problem i madh qenkerka se barinjte akuzojne njeri- tjetrin per bashkepunim me ujkun per te fshehur ca zullume te tjera. Dhe ky, sigurisht qe eshte problem. Por te harxhosh kohe & mend per kete ne nje situate kaotike eshte t’i besh ujkut nje nder te madh. Ta shmangesh fokusin nga problemi madhor & te merresh me gjera minore kur ujku vazhdon aktivitetin e tij i pa shqetesuar fare nga barinjte.

    Ujku eshte aty, ca dokumenta jane bere te disponueshme me barinjte qe levrinje ne to. Pse mos merremi me fakte por me ca llafe, ai tha, ajo tha… Ja kete s’kuptoj une/ ata, ato.

    1. Amantia, hidhini një sy, po të keni kohë.

      https://peizazhe.com/2016/08/11/qimja-dhe-trari/

      E kuptoj që mund të keni opinionin tuaj për çfarë duhet të ketë prioritet ndaj diçkaje tjetër.

      Por nuk shkon që këtë ta lini si koment. Autori i shkrimit qëllon që ta konsiderojë temën e vet si prioritare.

      Nëse ju mendoni ai që duhej të shkruante për diçka tjetër, mundohuni ta frenoni pak veten.

      Autori nuk ju detyrohet për asgjë. As i keni dhënë votën, as e mbani me bukë dhe as ka bërë ndonjë betim gjëkundi, që do t’ju shërbejë.

      Kur ai shkruan diçka, nuk është se ka dalë para jush, për të dhënë llogari.

      Besoj se përgjigjja më e mirë do të ishte të shkruanit edhe ju, ose ta ngrinit zërin publikisht, për çfarë ju shqetëson pikërisht – por jo në kundërvënie me shqetësimin publik të atij tjetrit dhe as në kurriz të mundësive që ju ofron kjo faqe.

      Ne kemi punuar fort dhe me pasion, që t’i japim Peizazheve dukshmërinë dhe dinjitetin e duhur. Me gjithë respektin abstrakt, nuk jemi robëtuar kështu, që ju tani të nxirrni nga goja çdo gjë që jua thotë mendja. Me fjalë të tjera: shfrytëzojeni ndonjëherë edhe mundësinë që ju jepet për të heshtur.

      Zemërimi juaj me UDB-në është legjitim, por që të artikulohet këtu, ka nevojë për diçka më tepër: a jeni në gjendje që t’ia jepni? Nëse po, shkruani një ese tuajën dhe dërgojeni në adresën tonë, ku do të konsiderohet për botim.

      1. Une nuk kuptoj pse ju e merrni personale reagimin tim. Sikur une po i ul vleren faqes tuaj. Dikush tjeter qe dukej sikur perfaqesonte kete faqe me llomotiste “rehatine “, “pa-rehatine” e ca te tjera, kot fare. Ishte tipik i njeriut mistrec kur me drejtohej ne madhkullore. U habita qe ju lejoni keto lloj budallalleqesh ketu dhe I jepni OK. Sidoqofte le te bej te qarte edhe nje here se cfare mendoj. Nuk detyrojme njeri, as une, dhe as ata qe mendonin si mua. Thjeshte cfaqa mendimin tim sepse e vlersoj autorin, eshte i kompletuar me gjithecka ne fushen e tij. Nga t’i presim analizat e verteta dhe per ceshtje madhore? Nga rruga? Nga zogjte?

        Prandaj u shpreha ashtu.

        Kjo s’ka te beje me faqen tuaj. Ju mund te reagoni kur jeni autor i shkrimit, jo te beni avokatin e autorit.

        1. Për fatin tim të keq, më duhet edhe të reagoj si MODERATOR i komenteve. Dhe nuk besoj se ju lëndoj, kur ju ftoj që të shkruani më vete, për temën që ju duket më e rëndësishme se kjo e shkrimit më lart. Si MODERATOR, më duhet ta mirëmbaj diskutimin. Edhe po të bëhej ky në një sallë, të njëjtën ndërhyrje do të bëja: do t’ju ftoja të fokusoheshit në ato që thuhen në shkrim, jo në ato që ju mendoni se duhej të thuheshin por që janë lënë jashtë. Nuk dua të censuroj njeri – sepse besoj që ju nuk e keni me të keq. Kam një ide timen, si duhet bërë diskutimi në komentet – sa kohë që moderoj unë, do ta zbatoj.

          Sa për gjyqin, mos u shqetësoni. Askush nuk mund t’i bëjë gjyq një pseudonimi! Unë ju trajtoj me njerëzi, sepse dua që të ndiheni mirë në këtë hapësirë dhe të kontribuoni, jo se kam respekt për pseudonimin tuaj, të cilin mund ta ndërroni që nesër, pa më pyetur mua.

      2. Edhe dicka tjeter. Nuk me pelqejne keto fleterrufe revolucionare, gjoja ne emer te lirise se fjalen, kur po me beni gjyqin ne lagje. Nqse reagimet e mia nuk perputhen me ato c’mendoni ju & ca te tjere te “rehatit & pa-rehatit” , me e udhes do jete te mos I lejoni.

        1. Keni të drejtë. As mua nuk më pëlqejnë (dhe as kam kohë për të humbur me moderime të tilla). Por nuk më pëlqen as edhe që ju të ngulni këmbë, duke komentuar jashtë teme.

    2. amantia, vertet qe mund te kete çeshtje me te rendesishme per t’u fokusuar ne lidhje me nderhyrjet e UDB-se apo agjenturave te tjera ne Shqiperi, por kjo nuk me duket arsye e drejte per t’i kerkuar autorit te merret me ato qe ne mund te konsiderojme te rendesishme. Fakti qe s’ka studime te thelluara mbi aktivitetin e UDB-se ne Shqiperi nuk e ben me pak te dobishem nje shkrim qe flet per perdorimin e UDB-se si mjet per te justifikuar qellime apo siç shtoi Ardian Vehbiu me lart, edhe si gurthemel per karriere politike. Keshtu qe me duket e pavend t’i kerkohet autorit qe shkruan per fenomenin x te lidhur me fenomenin y se pse nuk thellohet me tej ne fenomenin y.

      Ajo qe me ngacmoi mua nga ky artikull, nuk lidhet aq konkretisht me UDB-ne dhe perdorimin e saj si gogol apo armik nga politikane shqiptare, por formati qe kane perplasje te ndryshme publike ne arenen shqiptare per çeshtje historike, kulturore, identitare, sociale etj. Eshte i njejti format akuzues e baltoses qe perjashton qe ne fillim qasjen kritike ndaj fenomenit dhe perbuz vlerat qe mund te kete argumenti i dhene (qofte ne nje ese, interviste, etj.) Nese fjala vjen, dikush shkruan mbi rishikimin e periudhes osmane ne Shqiperi, personi qe lexon artikullin deri ne fjaline e trete akuzon tjetrin si te paguar nga fondacione turke. Kjo do te thote qe edhe pse studimi mund te kete patur vlera te medha mbi njohjen e Nahijes X ne jug te Shqiperise, pak rendesi ka kjo, tani qe ne internet qarkullojne nja 3-4 flete rrufe mbi autorin, familjen e tij, ndoshta origjinen e mbiemrit dhe lidhjet e supozuara me Erdoanin, Davutollunë, Sorosin, meqe eshte ne mode, Eminemin etj. dhe diku nga fundi i flete rrufese i kerkohet autorit llogari pse s’ka bere ndonje studim per masakren e Shkodres. Ju kujton ndonje rast te vertete kjo?

  16. Parehatia me prurjen, sipas meje, vjen prej faktit se ndërsa autori flet për UDB-izmin si për një legjendë urbane që përdoret “si alibi për zullume” politike vetjake, perceptimi i lexuesit është i ndryshëm.

    Shkrimi bën pak për të provuar nëse është apo jo e tillë, legjendë pra. Sasia e akuzave që janë shkëmbyer ndër vite mes palëve të ndryshme, nuk i bën akuzat medoemos të pavërteta. Po ashtu, profili politik i akuzuesve dhe të akuzuarve. Kjo sepse, siç e thanë komentues të tjerë më parë, historikisht shumë figura të politikës shqiptare janë akuzuar se i kanë shërbyer të huajit.

    Natyrisht rreziku është që, kur të gjitha palët akuzojnë të gjitha palët, ujërat të turbullohen aq sa të mos dallohet e vërteta nga e pavërteta, vetëm se buonsensi nuk pret që ujëra të tilla t’i kthjellojnë “hulumtimet serioze”, “përkthimet e studimeve të autorëve serbë, kroatë, e sllovenë” apo “angazhimi kritik”, po hetuesia, prokuroria, organizatat e shërbimeve dhe kundërshërbimeve sekrete. Që kjo nuk ndodh e vendos qytetarin më së pari në atë pozicionin e parehatshëm për të cilin flisja në fillim: në dyshim e sipër instikti i mbijetesës të shtyn të besosh që rreziku vjen nga të gjitha anët. Eshtë mekanizëm primitiv, vërtet, po natyra e ka vënë aty për një arsye.

    Në fund, mua më duket se pritshmëria e lexuesit përballë kësaj prurjeje do të duhej konsideruar si kompliment për autorin.

    1. Sasia e akuzave që janë shkëmbyer ndër vite mes palëve të ndryshme, nuk i bën akuzat medoemos të pavërteta

      Një shoqëri moderne nuk funksionon mbi “të vërteta” të pranuara apo të supozuara, por funksionon mbi fakte. E kuptoj që shumica nuk e bëjnë dot dallimin midis të vërtetatve dhe fakteve, dhe po ashtu shumë akuzues mundet sinqerisht të besojnë se janë në anën e së vërtetës. Por, pikërisht këtu qëndron problemi.

      Në fakt dallimi është cilësor, ngase një shtet modern funksionon dhe i lëviz ingranazhet e veta nëpërmjet përdtshmërisë së fakteve, dhe jo “të vërtetatve”, sado universale. Përsa kohë diskursi publik nuk bazohet mbi argumente dhe fakte, por mbi këto “të vërteta” të supozuara, vetë nocioni i një shtetit-komb modern bie. The irony is dead here, do thoshin anglezët, sepse këta që akuzojnë të tjerët për agjentë që punojnë kundër kombit të vetë, janë duke dëmtuar pikërisht atë ç’ka pretendojnë se po e mbrojnë me zell. Ndërsa ka nevojë klithëse për një sistem që funksionon mbi fakte (drejtësi, ekonomi, politik) shumica e “atdhetarëve” u bien kambanave të së vërtetatve.

      Edhe një tjetër ironi, që u shpëton këtyre pa ua dredhur qerpikun, është që në vënde si Shqipëria, ku informacioni nuk vlen dy-pare, roli i agjenturave nuk është vetë informacioni, por disinformimi dhe paranoja. Dhe çfarë mund ta disintegrojë një shtet që duhet të bazohet mbi arsyet dhe faktet më shumë sesa paranoja?

      1. Do të doja jashtëzakonisht shumë të merresha gjerë e gjatë me dallimin mes faktit dhe së vërtetës, subjekt i cili më merr mjaft kohë dhe interes, por po i bie shkurt (!) duke thënë se shoqëritë, edhe ato moderne, operojnë me “të vërteta” (jo-universale) për të cilat debatohet kohë pas kohe dhe të cilat ndryshojnë kohë pas kohe pas mediimeve mes palëve që kanë pushtetin. Shkenca operon, ose përpiqet të operojë, me observime, të dhëna dhe modele që bazohen te gabimi më i vogël: këto mund t’i quajmë fakte, sepse ekzistojnë pavarësisht meje, në gjuhë, kohë dhe hapësirë. (Këtu e kam fjalën për të ashtuquajturat “shkenca ekzakte”.)

        Pati një moment në historinë e zhvillimit, në një kohë me atë “Zoti vdiq…”, kur një pjesë e elitave shpresuan që faktet shkencore mund të përktheheshin aty për aty në të vërteta shoqërore, paqe, prosperitet, emancipim. U deshën dy luftëra botërore dhe Holokausti për të provuar sa e pabazë ishte ajo shpresë. Dekonstruktivizmi në filozofi e më gjerë s’është veçse një pullë mbi vrimën gjithnjë e më të madhe që la pas humbja e autoritetit-Zot si dorëzanë i të vërtetës shoqërore. Po e lë me kaq :).

        Duke iu kthyer diskutimit, unë u mundova të justifikoja sensibilitetin e një diskutanti shqipfolës, në horizontin e pritjes të të cilit një politikan a një figurë tjetër publike shqiptare është a priori e aftë për gjithçka (negative), si edhe e aftë për të vepruar e pandëshkuar. Shembull: Ilir Meta u filmua në një situatë korruptive; sot është President i vendit. Njëlloj mund të ishte filmuar duke i shitur sekrete një agjencie të huaj, dhe prapë bindja është që s’do të ishte ndëshkuar, përkundrazi.

        Edhe më konkretisht në rastin tonë: cila është kostoja e paranojës kombëtariste krahasuar me dëmin real që i shkakton shtetit-komb një agjenturë e huaj si shërbimet sekrete serbe, greke, e ku di unë? Ndoshta është ashtu siç thoni ju dhe z. Mëhilli, pra që dëmi i paranojës është më i madh. Mua m’u duk sikur artikulli sipër nuk sillte mjaftueshëm argumente në favor të kësaj, thjesht rendiste një seri me ndodhi dhe e ftonte palën tjetër të provonte tezën e kundërt. Në sistemin gjyqësor amerikan, aty ku njerëzit betohen të thonë “të vërtetën, krejt të vërtetën etj.”, kur një palë hedh në gjyq një palë tjetër, barrën e sjelljes së provave e ka akuzuesi.

        1. Shkruan:

          Shembull: Ilir Meta u filmua në një situatë korruptive; sot është President i vendit. Njëlloj mund të ishte filmuar duke i shitur sekrete një agjencie të huaj, dhe prapë bindja është që s’do të ishte ndëshkuar, përkundrazi.

          Por unë prapë mendoj se ka një lidhje midis amoralitetit dhe UDB-izmit. Çfarë edhe mund të dojë të thotë se ata që akuzojnë dikë për “të shitur”, do të kapeshin vërtet të papërgatitur, sikur ky të rezultonte “i shitur” dhe të dënohej për këtë.

          Si ta ftillosh këtë? Të mjaftohesh me mendimin se për ata që akuzojnë, akuza ËSHTË njëkohësisht edhe ndëshkimi? (Kjo do të ishte hipoteza magjike – ose e munxosjes). Apo të supozosh se akuza është “e koduar” – dhe se përcillet me disa kuptime? Apo të mendosh, përkundrazi, se akuza bëhet edhe për të NARKOTIZUAR sensin qytetar dhe të drejtësisë sociale (hipoteza e “ujku ujku”, por me pak paranojë të shtuar)?

        2. Akuzat kanë atë vlerë të perceptuar që u jep shoqëria ku ato hidhen. Nëse shoqëria i adreson në mënyrën më të mirë të mundshme, vlera e aksioneve të tyre rritet: ato bëhen më të rralla, më të çmuara. Në të kundërt, siç ndodh edhe në Shqipëri, ato shkëmbehen pa teklif dhe pa ndjenjë përgjegjësie. Kjo lehtësi është amorale në të gjitha nivelet.

          “Si ta ftillosh këtë?” Ashtu siç e ftilloni ju. Që për ata që akuzojnë, akuza është edhe ndëshkimi. Me të gjitha pasojat: bjerrje e ligjërimit publik si i tillë, humbje e sensit të drejtësisë, narkotizim i publikut, lëndim i viktimës së pafajshme. Është ana e errët e Lirisë së fjalës, anë që pothuaj të gjithë e kemi provuar në lëkurë në një mënyrë a një tjetër. (Para disa ditësh, një fqinjë e zemëruar keqas sepse gjyqi nuk mori një vendim në favor të saj, më bllokoi adresën e emailit duke i dhënë si arsye skuadrës së gugllës që unë dhe familja ime qenkëshim nga Lindja e Mesme dhe myslimanë.) Nuk them të jemi të gëzuar, por alternativa është edhe më e frikshme (thuhet).

  17. Autori trajton nje fenomen ketu e nuk merret me fakte.

    Fenomen politik, ne mos kultural ky, ku ne te gjitha nivelet e jetes civike, ekziston nje tendence dhe behet nje perpjekje per ti atribuar cdo gje, tjetrit, te miren, te keqen, te munduren , te pamunduren, suksesin , deshtimin, te verteten, te genjeshtren, te drejten, te padrejten e cosi via. E sheh kete ne UDB-zmin e pershkruar nga z. Mehilli. Ne nje dimenion tjeter, e sheh kete gjithashtu edhe tek “Deconstructin Ceti”, i z. Shahini.

    Po ta extrapoloshe, po ta shtrish kete fenomen, duke kerkuar qe te nxjerresh vlera te panjohura nga te dhena te njohura, atehere do te thoja se dy gjera me bien ne sy: pragmatizmi perenal i shqiptareve,dhe mungesa e vullnetit kolektiv te tyre. Ne rastin e pragmatizmit , ku cdo lloj vlere klasifikohet ne perdorimin praktik te tyre, vendimet, deri ne nje fare mase jane me teper instinktive se sa racionale. Ne nje fare menyre, shumeve u ndodh te shkojne nepermjet kesaj periudhe, Qofte kjo ne planin personal apo ne planin kolektiv. As ekzistenca e nje kulture te ndricuar e as zhvillimi apo mireqenia ekonomik nuk sherbejne dot si antidote.Ketu do te sillja si shembull rastin e ikjes se shqiptare ne vitin 1990-91 neper Europe.Ose nese duhet nje shembull me ekstrem, mjafton te shohesh filmin ” Germania anno Zero” te Rossellinit te vitit 1947,e te konstatosh se si cdo lidhje e forte sociale, kulturale, ekonomike, administrative, cdo gje qe e ben nje shoqeri te sukseshme, te qendrueshme, dhe te zhvilluar, ne momente te caktuar pushon se ekzistuari.

    Problemi eshte se cfare ndodh me pas.Persa i perket shqipetareve, ketu mendoj se ka te beje shume aftesia jone , ose me mire mungesa e aftesise sone per te bashkepunuar me njeri-tjetrin, per gjera qe jane pertej oborrit te shtepise se secilit. Mungesa e aftesise per dialog, per kompromis, per marveshje,per besim per te pasur objektive qe shtrihen ne kohe pertej imediates, mungesa e deshires per ti dedikuar abstraktes resurce materiale etj etj.

    Ne nje sistem politik te nje shoqerie , ka shume lojtare, Elitat e fushave perkatese jane gjithnje te angazhuara me te. Menyrat se si behet kjo, eshte pastaj ceshtje karakteri. JO e elitave apo aktoreve te tjere. Eshte ceshtje e karakterit te popullit nga keta kane dale, e te cilit ata i sherbejne. Eshte e pamundur te akuzosh nje klase politike per pa aftesi per te drejtuar, e te mos te pranosh faktin e ekzistences se nje shoqerie te pazonje per tu drejtuar.

    Ky eshte muhabet i vjeter qe del here pas here ne Peizazhet e Fjaleve, here ne nje forme e here ne nje tjeter.
    Une jam i mendimit se asgje nuk behet dot me “fiat”, me urdhra , me vendime, me struktura, me komitete, me dikastere. Para nje 10-15 vjetesh ne Palestine erdhi ne pushtet nje ekip qe ishte i gjithi i edukuar on Oxbridge. U fol shume neper gazeta e ne shtyp. Analistet e Pax Americana e quanin si nje moment te arte per Palestinen. And yet…

    Po te isha ndonje miljarder shqiptar, do te perpiqesha te krijoja nje konsorcium per zhvillimi e nje zone te lire (free zone), per te krijuar kushtet per bizneset europiane dhe jo europaine te jene vetem nje vrap kail larg 450 mijon europianeve.
    Pastaj po ti kushtohesha filantropise, do te krijoja dhe finacoja ne universitetin me te mire ne vend katedren e gjuheve orientale, si asaj kineze, japoneze, koreane etj dhe studenteve ,me te mire tu krijoja kushte per te plotesuar studimet ne vendet perkatese.

    UDB-zmi do te ekzistoje per sa kohe qe ajo mbetet fitimprurese.
    Nga ana materiale dhe jo vetem… tha

    1. Edhe Vehbiu ka nja 3-4 komente me siper qe e shpjegon, se ketu behet llafe per UDB-izmen, jo per faktet. Ketu po flasim per hapin e pare perpara hulumtimit te fakteve – te eleminuarit e zhurmes, e gumezhitjes.

      Dmth. pa hequr UDB-izmen nuk mund te hulumtohet roli i UDB. Fakte nuk ka pa kontekst e intepretim logjik, ndryshe kalojme ne gjithefaresoj kurthesh te logjikes.

      Ja nje shembull me ate qe quhet “modal fallacy”: Ngaterrimi i pohimit te mundesise me domosdoshmerine (probability and necessity)

      1. UDB eshte zakonisht e pranishme gjithkund – teza e pare. – modali =zakonisht -> probabiliteti
      2. Ilir Meta eshte i shitur. – Teza e dyte.
      3. Ilir Meta eshte patjeter agjent i UDB-es. – Pohimi qe rrjedh nga dy te parat – modali=patjeter -> domosdoshmeri,

      Pra teza e pare na mjegullon syte, nuk na le te shohim, p.sh. se Meta eshte agjent edhe i anglezeve p.sh., apo edhe i SHIK.

      Nuk mund ti qasemi p.sh. te vertetes nese premisat jane te gabuara. Problemi eshte se kjo logjike vjen pikerisht nga politizimi i skajshem i sherbimeve. Shumekush nga ne ka pasur te beje dikur, qofte npermjet literatures, ose njerzve, me keta te sherbimeve. Dhe kjo forme e gabuar te menduari, konspirative, ka kapercyer ne logjiken tone.

      1. Durimpaku, mos fut kot logjiken ne mes. Ajo qe thua ti quhet abduksion, pra kur premisa e pare eshte relative/me gjasa, ndryshe nga deduksioni kur premisa e pare eshte absolute. Meqe perfundimi i sillogjizmit gjendet realisht brenda premises se pare, logjikisht ne abduksion perfundimi eshte relativ ose me gjasa.

        Tani ne ndryshim nga cfare shkruan ti, por edhe te tjere, per vleren e abduksionit, studiues te ndryshem kane verifikuar se shumica e sillogjizmave qe nderton njeriu nuk jane aspak deduksione por abduksione.
        Po njesoj ndodh edhe ne shkence, para se te ndertohet deduksioni i vertete, ne shkence zakonisht ndertohen abduksione, prandaj edhe rezultatet e kerkimeve jane zakonisht falimentare, sepse kerkuesit perpiqen te vertetojne nje teze qe bazohet realisht tek nje abuksion ( edhe procesi induktiv i vertetimit ka me shume prirje te falimetoje kur hipoteza ndertohet mbi abduksione).

        Ne rastin tone, ndersa udb-izmi ka qene faktor domethenes ne kohen e Enverit, e verteta statistikore eshte se nuk ka asnje pike rendesie te krahasuar ne keto 30 vjet, biles as rendesi absolute nuk ka, sepse numri i politikaneve te akuzuar per lidhje me UDB-ne eshte fare i parendesishem po te llogarisim numrin total te politikaneve ne keto 30 vjet , i cili shkon me siguri mbi 1000, nqs llogarisim gjithe , kryetaret e partive parlamentare, deputetet, ministrat dhe kryetaret e bashkive.

        Pra , keqperdorimi i logjikes dhe mekanizmave te tjere vertetues apo verifikues vjen nga mbeshtetesit e tezes se udb-izmit dhe jo e kunderta.

        Ne kohen e Enverit numri ishte i larte dhe domethenes, sepse me fakte nga Jugosllavia jane hedhur qindra diversante, te cilet kane pasur mbeshtetje ne terrenin shqiptar, sepse per 7 vite qe komanduan Partine Komuniste e mbushen me spiune sa deshen. Pra, mes komunisteve te oreve te para e te dyta dhe antikomunisteve te oreve te dyta dmth pas 1945 gjeje spiune te UDB-se me tonelata, ishte si te shtije me cifte mbi nje tufe harabelash.

        Pastaj, edhe rasti qe duket si me i pabesueshmi apo i stisuri ne kohen e Enverit, ka nje fakt domethenes: e bija e nje gjeneral-koloneli sovjetik ( nuk ia mbaj mend emrin) thote pas 1990, se Beqir Balluku merrte shpesh ne shtepine e saj te atin dhe ajo e njihte nga zeri. Hera e fundit qe e mbante mend ajo nje telefonate te Ballukut perkonte si periudhe me kohen e arrestimit te tij.

        Sigurisht qe vertetimi shkencor kerkon edhe nje deshmi tjeter qe te konfirmoje pohimin e vajzes se gjeneralit rus, por ne kontekstin e kohes dhe akuzes kunder Beqir Ballukut si spiun i sovjetikeve, del se mund te zbatosh parimin ku ka ze nuk eshte pa gje. Pra, pas kesaj deshmie Beqir nuk eshte i paster, sikunder e ka nxjerre post mortem gjykata jone e apelit ne fillim te viteve 90.

        1. Mos na habit tani. Nuk behet fjale per qasje epistemologjike, por per gabimet logjike gjate procesit te njohjes se nje fakti. E pash dhe wikipedia 🙂 per tu siguruar.

          Ne kete rastin tend do te ishte:

          1. Disa politikane te lsi u dekonspuruan si spiun te udb. – rezultati
          2. politikanet kryesore te lsi jane udb-asher. – rregulli
          3. Ilir Meta eshte i udb. – rasti vertetues

          Qasja epistemologjike ka pak rendesi, abduktion, induktion apo deduksion. Ne tera rastet duhen prova. Keto vine pas largimit te zhurmes.

Lini një Përgjigje te amantiaAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin