TË DUASH DERRIN

Fotografia ballore që shoqëron këto shënime, pati rishpërndarje të pazakonshme në rrjetet sociale, ndryshe vështirë të vinte deri te twiteri im. Arsyeja duhet kërkuar te objekti i saj, pankarta me mbishkrimin : “Nuk i dua të bardhët. Janë haram” që mban grupi i të rinjve. Prania e saj së pari u dokumentua gjatë manifestimit Black Lives Matter në qytetin Nantë të Francës, që u bënte jehonë ngjarjeve të fundit në Amerikë.

Rishpërndarja e pakursyer i detyrohet shumë edhe grupeve identitare të së djathtës ekstreme, të cilët prej kohësh flasin për një « racizëm kundër të bardhëve », dhe me këtë rast synonin të denoncojnë ngjyrat që mori manifestimi i Nantës.

Imazhi i retushuar

Më tej ishte siti Intox që vërejti se kemi të bëjmë me një imazh të retushuar, fallsifikuar në të cilin fillimisht shkruhej : “J’aime pas les porcs, c’est haram”. (Nuk i dua derrat, janë haram). Mësohet po ashtu se autor i fotografisë është një fotograf i Presse-Ocean, por nuk u kuptua asnjëherë se cili ishte ai që me magji, “derrat” i shndërroi në njerëz të bardhë. Gjithsesi, ngjarja po mbyllej me kaq, si rasti i një mashtrimi të rëndomë dhe përdorimi imazhesh me qëllim politik e racist, kur mësohet se në origjinë ka diçka krejt tjetër.

Pankarta “origjinale” e manifestimit të Nantës që shpreh afeksionin e paktë për kafshë aq paqësore sa derrat, është referencë e një parulle tjetër që shfaqet shpesh nëpër manifestime të ndryshme në Angli: “Never liked pigs. They’re haram“.

Gjithçka kuptohet më qartë kur mëson se me pigs protestuesit anglezë nënkuptojnë politikanët, thotë një komentues.

Debati rifilloi me terma të tjerë, nga ku veçoj dikë me emrin Bernard që shkruan, përmbledhur: të shkruash që në islam derri është haram nuk ke thënë asgjë të re, është njësoj si të thuash uji të lag apo qielli është blu, po a ka nevojë të bëhet një pankartë për të thënë këtë ?

Pa u shprehur drejtpërdrejtë, komentuesi ynë lë të nënkuptohet se synimi i pankartës “Nuk i dua derrat, janë haram” në manifestimin e Nantës nuk ka synim politik dhe nuk ka të bejë fare me arsyen e vërtetë të protestave, por është një formë propagande fetare, paraqitje e një lloj precepti të fesë islame.

Niveli i temperaturës së debateve pësoi ngjitje të menjëhershme.

Para protestave të ashpra, siti ku ajo u shfaq dhe që mbante të drejtat e autorësisë, u detyrua ta heqë nga faqet e saj, duke thënë se qëllimi ishte të shmangte ngjyrat fetare që mori debati.

Por a mund të ketë patur vërtet qëllime të tilla? U synua me këtë rast të shfrytëzohej rasti për një formë prozelitizmi? Mundet, por kjo nuk është asnjëherë e sigurt.

Ngjarja mund të shihet edhe si një keqkuptim, si moskuptim i kodeve të kulturave politike të ndryshme, por parulla mund të jetë edhe shprehje e vështirësive që ndjenë këta të rinj për t’u integruar në një shoqëri gjithnjë e më sofistikuar e kodifikuar, gjithnjë e më përjashtuese, ku një numër i madh syresh ndihen dyfish të braktisur.

Thënë ndryshe, që të bëhen më të dashur edhe derrat kanë ç’të shikojnë në qëndrimin e tyre.

(c) 2020, Dashnor Kokonozi

11 Komente

    1. Ne te vertete, anglezët nenkuptojne policet, por e lashe ashtu sipas asaj qe nantezët mendonin se kishin share. E kam te pamundur te marr vesh ku fillon keqkuptimi, te manifestuesit vetë apo te komentuesit e fotografive ne internet. Do te ishte pa vend qe te fus doren e ta korigjoj, kur pêr më tepêr thelbi i problemit është gjetiu…

  1. Duke pare moshen e protestuesve dhe se ne foto duken te kenaqura, i bie qe nenkuptimi i pankartes te jete dicka e forte apo e lezetshme, trendy apo thjesht per tu mbajtur mend.

  2. Shkurtimi e ka shnatyruar komentin tim te mesiperm. Te perpiqem te shpjegohem ndryshe. Thote bibla, tek leviti kapitulli 11, ku flitet per shtazet e pastra/ te ngrenshmet e te pistat… gerr-verr gerr verr….. And you must not eat pig …. gerr-verr, gerr-verr. Pra, ne bibel ndalohet shprehimisht ngrenia e derrit e me tej edhe prekja. Pasi kapitulli vazhdon me gjithe shtazet, shpeset e peshqit ( karkalecat cuditerisht lejohen) aty afer fundit jep qartazi arsyen. Don’t become disgusting by eating any of this unclean creatures. I brought you out of Egypt so that i could be your God. Now you must become holy, because I am holy! Pra, besimtari i krishtere behet i shenjte si vete Zoti nqs respekton ushqimet dhe nuk ha derrin. Kuptohet qe keto jane cifuterira, qe jane percjelle tek te krishteret dhe myslymanet, thjesht te krishteret kane bere gjithnje sikur kjo faqe nuk ekziston ne bibel. Ketu ceshtja.e derrit per besimtaret eshte ceshtje supremacie, ti do behesh i shenjte, sepae une jam i shenjte, thote YHWH-ja duke iu referuar ( mosngrenies se) mishit te derrit. Pra, nenkuptimi i pankartes eshte shume i rende, edhe supremaci raciore edhe supremaci fetare. Kush eshte hallallii e kosheri atehere frengu i vjeter apo i riu ?

      1. Po me mua s’kane gje ato/a se jam shqiptar, me te bijte e lavdishem te Marianes e kane. Apo kane te bejne me la Gloire edhe keto thua ? Nuk do e rrezojne Harkun e Triumfit kur te behen shumice ?

        1. DI, eshte çeshtje interpretimi. Shikoje videon me poshte. Ngjarja ndodh ne Martinike, territor i shtetit francez. Ne pamje te pare eshte revoltuese, por duhet dale nga zona jone e idhujtarise dhe duhet veshtrur ne kontekstin e asaj qe shkaktoi kolonizimi te ata njerez, qe sot e shohin veten viktime. Dhe ne nuk jemi ne pozicionin me te mire per t’u thene se nuk eshte ashtu. Eshte kollaj te gjykosh jeten e te tjereve.
          Per kete video pati qe u ngriten dhe pyeten se çfare pret Prefekti, Ministri i brendshem dhe Presidenti i Republikes per te nderhyre. Te tjere thane se eshte e kote te debatosh, se per marrezi te tilla nuk do te mjaftonin te gjithe serverat e Twiterit.
          Kur zera te tjere u ngriten dhe thane se Hygoi ishte pro kolonialist, qe e cilesonte Afriken si pa histori, te populluar nga barbare dhe qe kolonizimin e shihte si nje mision qyteterues, atehere gjerat nisin e kthjellohen dhe akti i personave ne video merr kuptim tjeter, por me kusht qe te arsyetosh me gjakftohtesi.
          Se kur disa diskutues sillnin keto mendime, kishte qe thonin: po mos flisni kot, ata (vandalizuesit) as qe e dine cili eshte Hygoi!
          Kjo tregon se ata qe nuk e njohin Hugoin jane vete keta diskutues. “Discours sur l’Afrique” i Hugoit te shtin friken (Ne shek. 19 njeriu i bardhe e shnderroi te ziun ne njeri, ne shek 20 Europa do ta bejë Afriken nje bote…). Dhe keshtu mundesia per nje terren te perbashket diskutimi behet gjithnje e me e larget…

          Nje rruge me emrin Victor Hugo

  3. Le te shohim edhe njehere cfare thote bibla tek Deuteronomi, kapitulli 15 per huate (loans).
    … You will lend money to many nations, but you won’t have to borrow, You will rule many nations, but they won’t rule you……

    Praktikisht YHWH-ja, eshte duke i mesuar cifutet ( por edhe besimtaret e krishtere te pakten, ata islame duhet pare) se kyci i pasurimit ( ne bibel thote ”to make you very succesfull”) eshte te japesh hua e te mos marresh, si dhe te sundosh popuj te tjere.

    Po tek Deuteronomi, kap. 3, ngadhnjimi mbi mbretin Og te Bashanit
    … His kingdom has lots of villages and sixty towns with high walls and gates that locked with bars. We completely destroyed them all, KILLING EVERYONE, but keeping the livestock and everything else of value.

    Pra shume fshatra dhe 60 qytete u shkaterruan dhe grabiten ndersa popullsia u vra e gjitha. I bie qe te jete genocid sipas perkufizimit te sotem te genocidit.

    Tek bibla, Numrat, kap. 33:

    …The Lord told Moses….. :
    When you cross the Jordan River and enter Canaan, you must force out the people living there.

    I bie te jete spastrim etnik sipas perkufizimit te sotem. Por pse duhet kryer ? Shpjegimin e jep bibla pak me poshte:

    If you don’t force out all the people there, they will be like pointed sticks in your eyes and thorns in your back. They will always be trouble for you. and i will treat you as cruelly as i planned on treating them (i bie ne rast se nuk i debojne).

    Ka plote te tjera apo pse duhet vrare dhe si duhet vrare pabesimtari etj.

    Pra, nqs do i futemi punes te gjykojme Viktor Hygone se cfare ka thene per kolonializmin, atehere se pari duhet te gjykojme besimtaret hebrej e te krishtere dhe shkrimet e tyre te shenjta dhe krimet e kaluara. Besoj se gjera te tilla ka edhe ne Kuran se Kurani e Bibla jane plagjature ne tekst e qellim te shkrimeve hebraike.

    Nuk mund te jemi perzgedhes, perpos nese duam te justifikojme disa krime e te denojme te tjera, sepse ne thelb jemi njerez po aq te keqinj qe duam thjesht te marrim ndonje cope pushtet apo privilegj te ndonje natyre.

    Njerezit i bashkon me lehte plackitja sesa e drejta, keshtu qe kur behen bashke, se pari duhet vrare mendja se cfare synojne te plackisin, ku e kane synimin e zhgrepjes, pastaj duhet pare e drejta. Ai i njomi mes te bashkuarve digjet me te thatet.

    Viktor Hygoja ? Se Zoti vete e tha me goje qe celesi i suksesit eshte :
    – You will rule many nations but they won’t rule you.

    1. Nuk besoj se eshte arsyetimi me i mire per te kuptuar zhvillimet e sotme. Historia vertet thuhet se vjen verdalle, éternel retour thote llafi, por nuk eshte shume e vertete, te pakten nuk vjen si replike epokash. E kote te permend babaxhanin Hegel, qe ti e nderon. Ne çdo cikel arsyeja perplotesohet dhe per pasoje, ajo qe dje shihej si normale dhe e pranueshme, sot eshte krejt e papranueshme.

      1. Kjo mund te vleje ne rast se nuk kemi te bejme me besimtare. Por nqs robi vjen me parrulle kunder derrit dhe ankohet, ky person nuk do t’ia dije as per Hegelin e as per spiralen e arsyes, se i ka pergjigjet ne shkrimet e shenjta.
        Ne ndryshim nga Amerika, ku ceshtja eshte vetem racore, ne Europe eshte edhe fetare . Ceshtja e (anti)kolonializmit ishte nje kale qe e ngau e majta me udhezim nga Moska, sepse Moska synonte te zevendesonte fuqite kolonialiste me pushtetin e vet komunist.
        Ky dikurs majtist antikolonialist ne Europe ishte thjesht nje paterice e propagandes se Moskes komuniste per te zevendesuar pushtetin anglez apo freng me ate sovjetik.

        Me siguri nuk jam i pershtatshem per te ndjekur ndonje diskutim empatik ne lidhje me antikolonializmin.
        Shqiptaret kane vuajtur 2 mije vjet pushtime, nje pjese jane ende te pushtuar, te tjere akoma nuk u njihen e drejta te flasin shqip sot e kesaj dite, kurse keta zezake, magrebine e arabe qe ankohen rrugeve te Europes jane thjesht ca qurraveca qe duan te nxjerrin ndonje lek qyl, per 3-4 breza pushtim. Dhe nqs i vene flaken ndonje gjeje, meritojne vetem dajakun nga forcat e rendit.

        Problemi, neve si shqiptare do na kape, kur keta te jene aq shume, sa per mireqenien e tyre ta hame ne shqiptaret si popull i vogel, se arsyeja mund ta beje spiralen sa te doje, po celesi i suksesit eshte gjithnje te japesh hua e te mos marresh dhe te sundosh popuj te tjere (te vegjelit e hane te paret).
        Per te mos thene qe aktualisht me grabitjen qe i behet naftes shqiptare nga kompania kanadeze me nga prapa amerikanet, mbahen ca nga keta protestuesit, dmth jemi duke paguar per mireqenien e ca prej ketyre qe dalin rrugeve andej.

        Le ta shohim njehere ceshtjen nga kendveshtrimi yne.

  4. E keqja e ketyre koheve ku po jetojme eshte qe neomarksistet e sotem po e paraqesin fitoren si mekat fillestar, njësoj si marksistet dikur paraqisnin pasurine si mekat fillestar.
    Pra faji I europianeve ishte qe ishin me te avancuarit si shoqeri, qe fituan cdo beteje me shoqerite e tjera dhe qe praktikisht ndertuan boten moderne ku jetojme sot, teknikisht, kulturalisht dhe fizikisht.
    Per fat, pjesa me e madhe e botes, perfshire dhe une, nuk jemi budallallepsur akoma deri ne kete derexhe, dhe kur te qartesohen prape ujerat e turbulluar Maoiste do mundim te rishohim qe ligji I ngrenies se peshku te vogel nga I madhi eshte po aq bazik sa ligji I gravitetetit. Ndaj mos u corodisni. Humbja nuk do ju sjelle fitoren. Lufta nuk eshte paqe, Etj etj.

Lini një Përgjigje te Dashnor Kokonozi Anuloje përgjigjen

Këtë e pëlqejnë %d blogues: