PROVIMI PËRBALLË DIJES

nga Enkeleida Kapia

Sot arrita ta shoh për herë të parë të plotë provimin e gjuhës dhe, tani që e pashë, arrij të mendoj më qartë dhe për kritikat që i janë bërë. Pa dashur të nënvlerësoj asnjë prej tyre, përkundrazi, në përpjekje për të mundësuar një vështrim të përgjithshëm mbi çështjet e prekura në to, mendoj që shumë nga këto kritika për pjesën e gjuhës a) më shumë se sa drejtpërdrejt me provimin, lidhen me gjendjen e shkencës dhe albanologjisë sot dhe b) mbështeten kryesisht në këto parime (mund të mos i kem lexuar të gjitha kritikat, por të paktën ato që kam lexuar):

  1. Që testi i gjuhës duhet të jetë test që mat njohuritë gramatikore.
  2. Që testi i gjuhës duhet të reflektojë arritjet e shkencave albanologjike.
  3. Që testi i gjuhës duhet të testojë njohuri, shprehi dhe kompetenca përmes teksteve shqiptare (pra, që të jenë shkruar, jo përkthyer, në shqip).

Ndonëse kritikat e tipit (1) kanë të drejtë që kërkojnë që nxënësi të testohet edhe për njohuri gramatikore (sikurse kemi rënë vetë dakord vazhdueshëm si specialistë të shqipes gjatë viteve të fundit), duhet thënë që lënda e gjuhës sot nuk e përgatit nxënësin vetëm për njohuri gramatikore, por edhe për njohuri të strukturës së llojeve të ndryshme të teksteve letrare dhe joletrare dhe për mënyrën se si përdoret gjuha për t’i ndërtuar këto. Këtë e kupton qartazi po t’u hedhësh një sy të shpejtë programeve kurrikulare kombëtare. Shumë nga pyetjet e bëra në këtë provim lidhen me këto njohuri të cilat nxënësi i ka marrë në klasat e shkollës së mesme. Madje do të thosha që shumica e pyetjeve në pjesën e parë ishin strukturuar në mënyrë të tillë, që nxënësit t’i jepet mundësia të shprehë njohuritë pasive që ka duke i zbatuar në kontekste të ndryshme pune. Për shembull, te pyetja 1 qëllimi duket se është të dallohet nëse nxënësi e ka të qartë konceptin e temës dhe tezës, koncepte të cilat ai i ka marrë dhe rimarrë gjatë gjithë ciklit të shkollës së mesme. Nxënësit nuk i kërkohet të përkufizojë secilin term, por i kërkohet të përcaktojë se cila alternativë i përgjigjet njërit prej tyre. Të mos e fshehim që ky lloj testimi është ai që synojmë, jo vetëm për shqipen, por për të gjitha lëndët. Unë u gëzova kur pashë që e kemi shtrirë këtë lloj testimi dhe tek gjuha dhe kemi ecur përtej tipologjisë “më thuaj se ç’është kundrinori dhe ma gjej në fjalinë e mëposhtme” — edhe pse ka vend edhe për këto lloje vlerësimesh hera-herës. Jo se pasuria apo gjetja/mbushja leksikore e alternativave të ofruara nuk ka rëndësi, por, më duket që, në thelb, ngre pak peshë në atë që kërkon pyetja në këtë rast.

Për kritikat e tipit (2) më duhet me keqardhje të shprehem që albanologjia sot ka shumë pak përvojë dhe fond njohurish mbi albanologjinë e zbatuar, mbi të cilën stafet e institucioneve që hartojnë testet të kenë mundësi të mbështeten me bindje e siguri. Ajo që nënkuptoj këtu me mungesën thuajse të plotë të albanologjisë së zbatuar është mungesa e studimeve sistematike në rang kombëtar (apo institucional) për probleme që lidhen me mësimdhënien e shqipes në shkolla sot. Përpos studimeve të veçuara për këto çështje, nuk kemi studime me përfundime të njësuara që rregullojnë në mënyrë harmonike metoda të caktuara didaktike me probleme të caktuara të shqipes jo vetëm si strukturë dhe sistem gramatikor, por edhe të shqipes si mjet komunikimi për funksione të caktuara. Pra, unë do të thoja që, për aq kohë sa albanologjia do të merret vetëm me studimin e strukturës së shqipes, programet/shkolla/testet/librat/etj. etj. do të reflektojnë njohuri vetëm të kësaj natyre. Me sa jam në dijeni, këto programe e provime janë madje më shumë se ç’duhet pasqyruese të këtyre njohurive, për shkak të vendimeve që shteti (i të gjitha ngjyrave) ka marrë në konsulta të veçanta me specialistët e gjuhës anembanë vendit: si për shembull, gjejmë në programe pasqyrime të çdo temë të trajtuar në Gramatikën e Akademisë (si manuali autoritar i gramatikës së shqipes që njihet sot në botë) pa marrë parasysh që ai manual nuk është hartuar fare me fëmijën në mendje dhe me mënyrën se si mëson ai/ajo. Ose gjejmë në këtë test plot pyetje që matin vetëm njohuri gramatikore – gati gjysma e testit — njohuri të cilat mbështeten thellësisht në shkencat albanologjike dhe askund tjetër. Pra, të thuash që provimi i gjuhës nuk reflekton arritjet e albanologjisë, kur albanologjia nuk ka veçse arritje sporadike në studimin e shqipes në marrëdhënie me tekste të ndryshme dhe shqipen si mjet funksional e komunikativ, më duket kritikë e pambështetur.  Por është e qartë, nga ana tjetër, që çka i ka dhënë albanologjia shqipes në shkolla sot, ky test e prek përmes një pjese të mirë të tij.

Po ashtu, jam dakord me kritikat e tipit (3), që duhen përdorur detyrimisht tekste shqiptare në provime, gjë që ky test e përmbush me sa pashë, por, këto kritika nuk arrijnë të shpjegojnë se ku çalon një test që përdor edhe tekste të shkruara fillimisht në një gjuhë tjetër. Nga përvoja ime personale me shkolla të ndryshme në vende të ndryshme si prind dhe specialiste, kam parë rëndom tekste të përkthyera në libra dhe provime. Më kujtohet një rast kur djalit tim në një detyrë kontrolluese në shkollën e tij në një vend të huaj, i ishte dhënë një tekst që fillimisht ishte shkruar në frëngjisht, por i përkthyer në gjuhën e vendit ku jetonim. A do të thotë kjo që vendi ku ishim nuk kishte tekste mjaftueshëm një gjuhën amtare? Jo, aspak. Thjesht autorët e asaj detyre kontrolluese menduan që ai tekst mjaftonte për të kontrolluar nxënësin për konceptet për të cilat po testohej (në këtë rast ishte ndryshimi midis fabulës dhe mitit).  A do të thotë fakti që në këtë test të 2020-s u zgjodhën dhe disa paragrafë nga tekste të përkthyera në shqip se bota e letrave shqipe nuk ka mjaftueshëm tekste shqiptare? Jo, sigurisht që jo. Pse nuk u zgjodh atëherë një paragraf nga letërsia shqipe? Nuk e di përgjigjen me siguri, por ndoshta për larmi tekstuale, ndoshta për lehtësinë e ndërtimit të pyetjes, ndoshta për origjinalitet, ndoshta për të shmangur mundësinë e daljes së pyetjes dhe për rrjedhojë shmangies së kopjimit – ka shumë arsye pse mund të jenë zgjedhur këta paragrafë krejt të panjohur, por nuk më duket që ata në vetvete e bëjnë provimin të dobët sepse provimi prapëseprapë mat njohuri dhe kompetenca që nxënësit i kanë trajtuar. A ishte përkthimi i tij në nivelin e duhur? Ndoshta po, ndoshta jo. Këtë nuk e gjykoj dot, sepse mendoj që gjykimet për përkthimet janë deri diku arbitrare (pa dashur të them që nuk dallohet një përkthim i mirë nga një i dobët), por mendoj që përgjigjen për cilësinë e përkthimeve në botën e letrave shqipe nuk kemi pse ta kërkojmë te hartuesit e testeve të gjuhës. Përgjigjja duhet kërkuar tjetërkund, por jo tek hartuesit e testeve. Që bota e letrave shqip është e varfër me tekste, sidomos nga fondi joletrar, të përkthyera në një mënyrë që i bëjnë nder shqipes, dhe që janë të përshtatshme për mosha të ndryshme, këtë besoj e ndiejmë të gjithë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë në rastin konkret, po të thellohemi te njëri prej tyre në test (tek ai i Turit se ai për Sarandën duket që është përzgjedhur qëllimisht me gabime që nxënësi të gjejë gabime të strukturës së gjuhës dhe të strukturës së tekstit në të) vërejmë që ai e përmbush rolin për të cilin është zgjedhur. Ky paragraf rrëfyes ka një stil të caktuar (nuk ka rëndësi nëse është stil i përkorë ose jo sepse nuk më duket që  është zgjedhur të shprehë përsosmëri – në këtë prizëm mund t’i biesh stilit të çdo teksti/paragrafi) dhe nxënësit i duhet të zgjedhë një nga alternativat që e vazhdon paragrafin në të njëjtin stil. Pra, mua më duket që teston atë që në shkollë nxënësit e kanë mësuar si “logjikë teksti ose koherencë stilistikore e së tërës” brenda një stili të caktuar, që në këtë rast duket që është stili i tekstit rrëfyes/narrativ (ndoshta, libra të ndryshëm e trajtojnë me terma të ndryshme, por në thelb, rëndësi ka koncepti i tërësisë së një paragrafi brenda një stili të caktuar). Përzgjedhja leksikore, pastaj, e përdorur për të shprehur brendinë e këtyre teksteve është proces rikrijimi shkrues për të cilin nuk ka receta kaq të prera me thikë (zgjidh ‘veprim’ dhe jo ‘aksion’ për shembull, ose zgjidh ‘shikoj’ dhe jo ‘vështroj’), sidomos kur kemi të bëjmë me nocione kuptimore që burojnë nga dhe lidhen me qëllimin e përkthyesve në rrëfimet e tyre, qofshin këta edhe përkthyes joprofesionistë.

Në përfundim, mendoj që çështjet e detajuara të ngritura nga shumë profesionistë për provimin e gjuhës, mund të shërbejnë lehtësisht si trampolinë për zgjerimin e diskutimit në dy lëme të dobishme për shkencën albanologjike dhe arsimin shqiptar sot: a) në njohjen dhe mbështetjen e thelluar të shkollës shqipe si shkollë që përçon jo vetëm njohuri gramatikore të sistemit dhe strukturës së gjuhës, por edhe njohuri që lidhen me përdorimin e saj në rrethana të ndryshme tekstuale e komunikative, 2) në mënyrat se si mund të nxitet albanologjia për studime të fushës kërkimore të albanologjisë së zbatuar (qoftë edhe ato të përkthimit) me metoda empirike, në mënyrë që edhe politikat e praktikat e fushës së arsimit dhe të shëndetit të mund të mbështeten mbi to pa frikë.

© 2020, Enkeleida Kapia. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Rreth Autorit

Enkeleida Kapia është kërkuese shkencore për çështjet e gjuhës pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe Universitetit Ludwig Maximilians në Mynih. Puna e saj kërkimore përqendrohet në aspektet psikolinguistike dhe sociolinguistike të gjuhës si dukuri njerëzore tek individët një- ose disa- gjuhësh. Është autore e disa librave, ndër të cilat edhe Psikolinguistika, i cili trajton anën konjitive dhe fiziologjike të gjuhës, me të dhëna dhe ilustrime edhe nga shqipja. Përpara kthimit të saj në Evropë, ajo ka punuar në Universitetin e Bostonit, ku ka kryer dhe studimet e saj doktorale. Pasioni i saj është hulumtimi i faktorëve që ndikojnë në përvetësimin e gjuhës nga fëmijët e vegjël si premisë kryesore jo vetëm në debatin “nature vs nurture”, por edhe në zbërthimin e natyrës modulare dhe evolucionare të gjuhës. Afërmendsh që dashuria e saj është shqipja.

Author Archive Page

22 Komente

  1. Bravo! Nje shkrim qe tregon se autorja eshte profesioniste. Nje shkrim analitik pa fyerje dhe fjale te kota. Kemi dy dite qe u cmendem nga injorantet.
    Paska edhe Shqiperia njerez te mencur!

  2. shume dakord me autoren… edhe une ne nje moment ngrej pikerisht kete lloj kritike, a eshte gjuha shqipe e afte te demokratizohet, proletarizohet, ne ate mase qe i pergjigjet zbulimeve te fundit te shkences se neuorpsikologjise konjitive?

    Ajo shqipja e drunjte qe kritikon A. Vehbiu ne shqipen totalitare, vertet ishte e ngurte, por a ishte e mesueshme (teachable dhe transferable, qe mund te percillej si teknike)? A eshte shqipja e Kadares e tille? A eshte shqipja e tille mbi te gjitha?

    Mimoza Gjokutaj duket qe eshte eksperte per kete ceshtjen e didaktikes se gjuhes shqipe. Irida Hoti per gjuhesine e zbatuar. Jane shprehur gjekundi keto studiueset? Nejse, pash shpejte referencat e nje punimi doktorate te A. Tahiri,, fjala konjitive ishte 9 here ne 200 e kusur faqe, dhe vetem tre tituj mu duken se kishin te benin relativisht me lidhjen ndermjet psikologjise dhe didaktikes. Dmth., patjeter qe njihen keto metoda dhe teori te ndryshme, perndryshe do ishin paguar kot tere ato leke ekspertesh. Ndoshta nuk kane rrjedhur ende ne diskurset publike, popullarizuar mjaftueshem.

    Nga ana tjeter, une jam per ti hequr fare keto tekstet letrare, ose per ti dhene mundesi studenteve te zgjedhin.

  3. Nga sa kuptova, per 3 kritikat autorja thote ; 1 ) gramatiken e kemi tejkaluar, se merremi me gjera te tjera ( te kota nqs gramatika nuk dihet) 2) albanologjia s’ka arritje, ne bejme sipas qejfit tone dhe 3 ) Nuk ra bomba se tekstet nuk jane shqip, por perkthime si kembet e pules. Mendimi im eshte qe autorja te mos torturohet kot, se ne Shqiperi nuk funksionon asgje si duhet, keshtu qe nuk pritet te funksionoje as sektori ku punon ajo si specialiste. Por, te mbrosh te pambrojtshmen eshte guximi tipik i te marrit.

  4. Te them te drejten, nuk e lexova deri ne fund shkrimin. Eshte i palexueshem. Nje fjale popullore thote: “ai qe i ben, di dhe t’i mbroje”. Te mbrosh kete delexhe eshte me keq se delexheja vete. Ose zonja ka marre pjese vete ne kete pacavure, ose mbron dike tjete, ose te dyja bashke. S’na qenkerka e afte shqipja per keto “kalime demokratike”?! Give me a break!!!!! Shqipja e gjore eshte e afte dhe per me shume por ka rene ne prehrin e te pa afteve.

    Ja ku e kishit Vehbi-un po te donit cilesi. Ka dhe te tjere.

    O Zot , c’te them me ne kete cmenduri dhe paaftesi totale.

    1. Amantia, me vjen keq qe thua se nuk arrite ta lexosh dot shkrimin. Une jam mesuese e gjuhes shqipe dhe kete shkrim do ta perdor si model per nxenesit. E ku ka me mire se sa kur teksti ndertohet mbi bazen e analizes dhe argumnetit!
      Nuk arrite ta lexoje shkrimin, qe te mesoje se si mund te shprehesh pa fyer njeri. Ta keshilloj qe te mos e humbasesh rastin. I ben nder vetes dhe jo artikullshkrueses.
      Mendon se nje njeriu me nje force te tille analitike i shkojne pershtat ato fjale banale qe perdor ti?!
      Mjere ti per ate mendje te varfer qe ke!

      Thjesht, te meshiroj

    2. Ne fakt Amantia po te binte shqipja ne doren tende, do te ndriste se ke nje fjalor aq te pasur, sa ua kalon edhe qeneve rrugace.
      Nuk ke faj se me nivelin qe ke, nuk arrin dot te kuptosh nje shkrim te tille. Besoj se “romani” me i gjate qe ke lexuar ti, do kete qene sms e celularit per Vitin e Ri.

      Une per vete, e lexova, e shijova, u mrekullova dhe mesova nga menyra e trajtimit te problemit, se shumica e njerezve dine te shajne e te flasin si kjo “delenxhesa”.

      Njeriu dallon nga kafsha se ka aftesi per te kuptuar dhe menduar, por mesa shoh ka edhe ca qe….do vdesin pa mesuar…..Dhe na ndotin kot ambientin ne te tjereve…

    3. Ju pergezoj. Me ne fund nje shkrim objekti, larg morise se turmave qe sinqerisht na lodhen. C’fole grenxash eshte prekur valle????

  5. “ Në përfundim, mendoj që çështjet e detajuara të ngritura nga shumë profesionistë për provimin e gjuhës, mund të shërbejnë lehtësisht si trampolinë për zgjerimin e diskutimit në dy lëme të dobishme për shkencën albanologjike dhe arsimin shqiptar sot: a) në njohjen dhe mbështetjen e thelluar të shkollës shqipe si shkollë që përçon jo vetëm njohuri gramatikore të sistemit dhe strukturë….”

    Kjo po qe eshte gjuhe e drunjte e mbingarkuar, jo lakonike qe te ngaterron, s’mban mend asgje, dmth nje rremuje mendore.
    Nuk doja te kritikoja perseri por s’mund te hesht.
    Ka plot paragrafe te tjera ne te njejten derexhe. Po e le me kaq.

    1. Amantia, te shoh qe je aktive ne diskutimin e nje problemi kaq te mprehte, edhe pse fjalorin e prish ne ndonje rast. Gjithsesi, ky mund te jete modeli juaj. Por mua me intereson thelbi i atyre qe thoni.
      A mund te me jepni mendimin tuaj per disa modele pyetjesh? A nuk do jete me mirë qe te provimi i letersise te kemi pyetje te tilla, si:
      1. Aristoteli e quan poezinë:
      a) histori
      b) imitim
      c) rrëfim
      d) krijim

      2. Kori në teatrin antik:
      a) përcjell mesazhe
      b) merr pjesë në veprim
      c) është kornizë e jashtme
      d) nuk ka ndonjë rol

      Mbase me pyetje te tilla mund te vleresohen me mire kompetencat ne lenden e letersise.
      Si mendoni???

      1. Goni, e shoh qe po behesh aktiv. Fjalorin s’e kam prishur aspak. Nuk keni kuptuar thelbin, me vjen keq te them se shumica qe diskutojne ketu jane te afte veç per korektore letrare. Pikat, presjet dhe te tjera qe rregullojne kornizen por thelbit s’kane ç’i bejne. Se thelbin e ben ai/ ajo qe shkruan artikullin.
        Duhet kaluar ne arsyetimin llogjik, fatkeqesisht, kjo nuk u arrit as pas 30 vitesh. Shembulli me i keq eshte testi i mos-dijes perballe dijes se maturanteve.

        Sic te thashe, fjalorin as e kam prishur dhe as kam ndermend ta prish. Po te ishe vertet kaq sensitiv rreth edukates, do merreshe me disa te tjere, jo me mua.

        Ndihu i lire te besh korektuesin letrar te komentit. Te falenderoj paraprakisht.

        1. Goni, shoke idealesh me Turin. Ja dhe Fuga : “ Pa i nxjerrë ujin e zi testit idiot të maturës shtetrore në gjuhë dhe letërsi,…”

          Aristotelin tend te dashur, te keshilloj t’ia drejtosh Fuges, meqe eshte ne nilvelin tend Aristotel-ian.

  6. Komplimente për shkrimin! Po jua them qe ne fillim: Jeni specie ne zhdukje zonje apo zonjushe e nderuar. Madje cuditem qe kemi ende te tille ne vendin tone…
    Personalisht kam kohe qe nuk lexoj shkrime kaq analitike, ku ne thelb qendron problemi dhe analiza e tij, Ndaj e kam lexuar dhe rilexuar disa here shkrimin tuaj. Faleminderit.
    Shkrimi juaj eshte pelqyer dhe ka bere jehone ne rrethin e mesuesve . Ai ishte “urtesi” perballe klithmave cjerrese te atyre qe viktimizoheshin neper ekrane dhe nuk merreshin vesh se cfare kerkonin.

  7. Teuta ke te drejte kur thua ashtu. Prandaj nuk behemi ne nje vend normal. se te mencurin e godasim me je gur…budallane e leme te haje nje cope buke.

  8. Bravo! Bravo! Bravo! sa mire do ishte qe te diskutoheshin problemet ne kete menyre.
    Nuk ma ha mendja se je shkolluar ketu. se ndryshe nuk do ishe shkolluar, por shkalluar, si ato qe po shohim perdite ne televizor.

    E diskutuam edhe mes kolegesh kete shkrim. Ka te drejte Dorina kur thote se shkrimi ka bere jehone Ndoshta ju nuk e dini (le qe nga ta dini) sa shume eshte pelqyer . Te gjithe cuditeshim qe nuk shaje njeri, nuk merreshe me emra konkret njerezish,
    Na cudite vertet.

  9. Komplimente per shkrimin! E lexova me vonese.Pse nuk del ne nje media qe te sqarosh te gjithe shpuren e atyre qe u pervelohet shpirti per gjuhen dhe per vete bejne ca zhgarravina?! Por ne Shqiperi I mencuri rri ne heshtje, budallai ulerin

  10. Komplimente! Te falenderoj qe me logjiken tuaj, beni qe te duken si korba laraska ato qe dalin neper ekrane. Ju percillni shume paqe me kulturen tuaj gjuhesore

  11. Po ku je o zonje/zonjushe qe nuk po te shohim neper tv? Fol njehere qe te kuptojne edhe sorrat qe ndezen dynjane. Mos I ler te vdesin injorante, beju nje nder.

  12. Trollave te Partise sic thote dikush me larte po u pergjigjem vec me nje fjali te shkrimit:” Thjesht autorët e asaj detyre kontrolluese menduan që ai tekst mjaftonte për të kontrolluar nxënësin për konceptet për të cilat po testohej …”

    Kontrolluese…. kontrolluar…

    Si perfundiim ai/ajo ose ata/ato xhanem qe ky “kontrollim “ u duket normal, kane nevoje per kontroll-rroll…

  13. Titulli do te ishte me i sakte keshtu: “ Provimi i mos-dijes perballe dijes.” Kur edhe 18 vjecaret ju treguan vendin, merre me leng se mishi u mbarua. I shkon ky banalizim kesaj situate.

    1. Bravo per shkrimin! Faleminderit qe shprehet mendimin tuaj te argumentuar.
      Ka kohe qe ne shqiperi po qelojne laraskat pa tru.
      Duke lexuar shkrime te tilla, ne mendojme dhe besojme se ne Shqiperi ka njerëz me mend. Dhe diçka do ndryshojë.
      Respekte pa fund artikulshkrueses.

  14. Per Gonin & Co.. , ja dhe Fuga me te njejtin fjalor qe kam perdorur une: “Turi si agjenti marketing turesh turistike!”, Artan Fuga: Pyetja 18 e testit të maturës në gjuhë letërsi, një paçavure!”

    Pacavure kam perdorur une, pacavure dhe Fuga.
    Ja dhe nje tjeter i “pa edukuar “. Lukunia mund te shkoje dhe t’i versulet Fuges, tani.

Lini një Përgjigje te zanaAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin