NUK BËHET POLITIKA NË GJUNJË

Dje Nancy Pelosi, Speaker of the House, ftoi demokratët në House dhe në Senat që të bien në gjunjë për 8 minuta dhe 46 sekonda, në kujtim të George Floyd, viktimë e dhunës policore në SHBA. Gjatë kësaj ceremonie, pjesëmarrësit ishin veshur me rroba tradicionale afrikane (kente).

Ka një numër – me sa duket të madh – qytetarësh amerikanë, pa dallim race dhe besimi fetar dhe bindjesh politike dhe ideologjike, që besojnë se këto rituale të nënshtrimit simbolik do të ndihmojnë, ata vetë ose të tjerët, për të kuptuar më mirë vuajtjet dhe hallet e pakicës së zezë në SHBA.

Por ka edhe nga ata që e kanë vënë në dyshim vlerën e akteve të tilla, sikurse kanë vënë në dyshim histerinë performative që ka përfshirë disa nga turmat protestuese këto ditë, në SHBA dhe gjetiu: nga parullat korale me pyetje-përgjigje, te rënia në gjunjë ose zvarritja përdhe dhe rrëzimi i statujave.

Për fat të mirë, në Amerikën e sotme gjithsekush mund të bjerë në gjunjë në publik, nëse dëshiron – me kusht që të mos ua kërkojë këtë edhe të tjerëve, që mund ta konsiderojnë një gjest të tillë si poshtërues. Në North Carolina, oficerët e policisë u lanë këmbët disa liderëve fetarë të zinj, gjatë një ceremonie lutjesh fetare. T’i lash këmbët tjetrit ka domethënie të thellë simbolike, brenda botëkuptimit të krishterë – edhe pse që ta bëjnë këtë policët të befason.

Të zinjtë në SHBA e vuajnë racizmin si realitet të përditshëm – dhe jo vetëm në marrëdhënie me policinë. Nëse performativët e këtyre ditëve mund të ndihmojnë në izolimin dhe mënjanimin e racizmit, kjo mbetet për t’u parë.

Aq më tepër që kjo mori reagimesh simbolike, në solidaritet me të zinjtë, po vjen nga një masë e madhe qytetarësh që tashmë janë mësuar – për të mos thënë “kondicionuar” – me frymën intelektuale të tanishme brenda së majtës amerikane, sidomos në mjediset universitare dhe akademike, që i mëshon nevojës për t’i zgjidhur problemet sociale reale me mjete simbolike, p.sh. duke policuar gjuhën.

Ditët e fundit, janë përcjellë në lajmet njoftime për largimin nga puna (ose dorëheqjen) të drejtuesve në gazeta të mëdha të East Coast, për shkak “gabimesh ideologjike” – sikurse janë përcjellë gjithfarë mea culpa-sh, autokritikash, pranimesh faji dhe të tjera gjestesh diskursive të barasvlershme me gjunjëzimin.

Atmosfera e konformimit të kujton, në disa aspekte, histerinë kolektive të viteve të Revolucionit Kulturor, në Kinën e Maos. Mua, që Kinën e Maos nuk e kam jetuar, më kujtoi atë lloj gulçimi që e pat pushtuar Tiranën, fill pas vdekjes së Enver Hoxhës, dhe kur performativi po na imponohej si e vetmja mënyrë e toleruar për të dalë në publik.[1]

Këtë atmosferë kanë vite që e ushqejnë rrjetet sociale, të cilat e kanë normalizuar konformizmin, solidarizimin me gjeste të zbrazëta shpesh hipokrite dhe persekutimin kolektiv të mendimit alternativ; sikurse e ushqejnë një numër i madh universitetesh, jo vetëm në SHBA, ku është bërë tashmë normale një kulturë e “anulimit” (canceling) të mendimit antikonformist, ndonjëherë i shprehur edhe nëpërmjet deplatforming: refuzimi i aksesit të gjithë atyre që perceptohen si kundërshtarë politikë. Vështirë të thuash nëse, mes Shilës dhe Haribdit të hipokrizisë dhe të marrëzisë, ka mbetur ndopak hapësirë mendërisht e shëndetshme, në gjakime të tilla.

Disa nga rrjetet sociale globale po tundohen seriozisht për të policuar fjalën e lirë dhe për të censuruar gjithçka që bie ndesh me “konsensus-in” – që nga çështjet e ngrohjes globale, te politikat e imunizimeve dhe, natyrisht, ato që kanë lidhje me çështje të racës, të gjinisë dhe të tjera argumente tashmë me vlerë dhe forcë gati teologjike.

Nëse kjo prirje kaq e fortë për të censuruar, e shoqëruar me ndëshkim për këdo që thotë diçka të gabuar (ose edhe që thjesht kapet a përgjohet duke thënë diçka të gabuar, ose zbulohet se e ka thënë dikur diku) ka apo jo lidhje me nevojën – e përjetuar si imperative – nga një pjesë e së majtës dhe e mass mediave, për të penguar rizgjedhjen e Trump-it president, kjo mbetet për t’u parë.

Por nuk duket të ketë dyshim tashmë se mass mediat, përfshi këtu edhe rrjetet sociale, po shërbejnë si kasë akustike për konformizmin, intolerancën dhe kultin e një kaste “intelektualësh” (balerinësh) dhe influencers që paraqiten si depozitarë të së vërtetës dhe si autoritete morale, përballë një publiku të infantilizuar.

Kontrasti i frikshëm, në SHBA, mes pasurisë në duart e një pakice dhe varfërisë, mjerimit, degradimit, prapambetjes të një pakice tjetër, ka ardhur duke u keqësuar, siç e dëshmoi katastrofa e COVID-19. Nga shumë pikëpamje, qytetari i mesëm amerikan, për të mos shkuar deri tek të varfrit, jeton një realitet të botës së tretë, ku shërbimet publike janë në fund të listës së prioriteteve.

Nëse racizmi i mirëfilltë luan rol të dorës së parë, në thellimin e këtij kontrasti, kjo duhet diskutuar haptazi dhe nga të gjitha palët. Nëse ritualet dhe performativët e këtyre ditëve ndihmojnë për të vetëdijësuar, apo nëse, përkundrazi, shërbejnë si opium (për ta thënë me Marksin), duke ua narkotizuar dhimbjen viktimave, edhe kjo duhet diskutuar haptazi dhe nga të gjitha palët – sikurse duhet parë edhe mos, grupe të caktuara interesi, po përfitojnë nga mjegulla, për të imponuar intolerancën ndaj fjalës së lirë dhe për ta shfrytëzuar konformizmin e kopeve (rrjeteve sociale), si platformë drejt pushtetit total.

Publiku shumëmilionësh i mediave amerikane nuk duhet identifikuar, madje as ngatërruar, me të gjithë ata që përnjëmend duan të reformojnë rendin publik në qytetet amerikane dhe të përmirësojnë marrëdhëniet mes institucioneve (policisë, por jo vetëm) me qytetarët zezakë. Për fat të keq, shumë nga ne i gjykojmë protestat nga çfarë ofrohet prej mediave – e përzgjedhur me kujdes, e edituar dhe e renditur në mënyrë të tillë, që t’i përshtatet një programi ideologjik specifik; gjithë duke pasur parasysh se mass mediat sot në Perëndim e kanë humbur autoritetin moral, për të shërbyer si shqisa të publikut.

Mass mediat fokusohen në rrahjet, plaçkitjet, përplasjet dhe gjithçka tjetër pritet të tërheqë vëmendjen si tejet teatrale; meqë synimi i tyre është t’i prezantojnë këto protesta si spektakël. Çfarë publikut duket sikur shpesh i shpëton nga vëmendja, është se edhe kamerat, që filmojnë momentet kulmore (highlights), të cilat kalohen pastaj dora-dorës si të ishin golat e një finaleje futbolli, janë pjesë integrale e këtij spektakli.

© 2020, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet rreptësisht riprodhimi pa leje. Shkelësit do të përndiqen ligjërisht.


[1] Të tjerëve, më të moshuar, do t’u ketë kujtuar edhe ceremoninë kushtuar vdekjes së Stalinit, në sheshin Skënderbej në Tiranë në mars të vitit 1953, kur u ftuan të gjithë të bien në gjunjë. Stërgjyshi im, Neki Ciu, që aso kohe ishte shumë plak dhe nuk para dilte nga shtëpia dhe që po e dëgjonte fjalimin e Enver Hoxhës në radio, ra menjëherë në gjunjë në dhomën e ndenjjes; për habinë totale të stërgjyshes, e cila nuk po e kuptonte pse-në: “ç’të gjeti, mor i zi,” i tha. “Ngrehu se i bëre gjunjët copë.”

63 Komente

  1. Shkrim I shkëlqyer Ardian, vërtetë mjaft I mirë!

    Prirja e së majtës drejt këtij censurimi, konformizmi dhe të qenurit politically correct, është më e hershme sesa Trump. Madje Trump, me guxim duhet thënë, se do bythë të dalësh kundra gjithë medias mainstream në USA, e shfrytëzoi këtë në favor të tij, duke e kthyer në një faktor plus që të fitonte (jo më I rëndësishmi, por plus I madh ama).

    Fakti që e majta vazhdon e bie edhe më keq në këtë lloj patetizmi, tregon se nuk ka alternativa, është e papërgatitur.

    Për fat të keq do shtoja unë, se nuk është ndonjë gëzim i madh të kesh Trumpin fitues sërish.

  2. Kjo situate eshte e ngjashme me ato te pas vrasjeve masive.publiku indinjohet pastaj harrohet deri ne vrasjen tjeter .Persa I perket pabarazise,cfaredo lloj politikash sociale te zbatosh prape pasuria do perqendrohet me nje grusht njerezish .Eshte profeci biblike .

    For to every one who has will more be given, and he will have abundance; but from him who has not, even what he has will be taken away. — Matthew 25:29, RSV.

  3. Jo, perkundrazi, duhet me qenë automatikisht (ne sensin; by default) dakort me renien ne gjunje : eshte minimumi. Minimumi i minimumit.
    Sepse e anasjellta (te mos biesh ne gjunje), eshte, te pakten, status quo (siç ka qene dhe eshte prej dekadash)

  4. Sot në mengjes, gjate nje manifestimi ne Paris, policet e xhandaret me ngjyre shaheshin “ndyrêsira te shitura!” nga manifestuesit.
    Nga cilado ane e barrikades qe te gjenden po si “te ndyre” do te shihen. Rrenjet e problemit duhet te jene mjaft me thelle se sa duken.

    1. Jane perjashtime qe konfirmojne rregullen : eshte njesoj sikur te thuash qe dhuna e burrave ndaj grave dhe vajzave eshte e njejte me ate qe keto te fundit ushtrojne ndaj burrave (fenomen qe ekziston).

    2. Per Lys: rrenjet e problemit nuk ka pse te jene aq te thella, por ne kete rast ato duken te thella, sepse keta manifestues bejne serish veprimin e gabuar, ndonese nga krahu tjeter!

    1. Diskriminim racial ligjor nga qeveria nuk ka .Tjeter pune se ne mendjet e disa prej te bardheve ekziston paragjykimi racial por kjo nuk rregullohet me ligje .Ceshtja e njerezve me ngjyre eshte me teper ceshtje varferie.Varferi e larte = krim I larte si rrjedhoje si komunitet kane me teper pune me policine se te tjeret .Kur ke pune me ligjin e s’ke para per nje avokat te mire do perdoresh nje avokat publik .Per te njejtin krim po pate nje avokat kompetent ha 7 vjet vs 15 vjet me nje avokat publik .Plus shpeshhere avokatet publike I keshillojne klientet per nje plea bargain me nje denim shume me te reduktuar se sa te rrezikojne te shkojne perpara jurise ku mund te hane nje denim te gjate po qe se shpallen fajtore .Shpeshhere edhe pse jane jo fajtore pranojne fajin qe te mos rrezikojne .Me nje rekord penal I ke thene lamtumiren 99% te punerave te mira .Duke qene se zezaket me te varfer se bardhet e pesojne me teper e gropa ne te cilen jane zhytur behet me e madhe .Fakti qe edhe pse shume agjenci policie drejtohen nga zezaket prape situata nuk ndryshon se eshte ne fuqi i njejti sistem .Edhe te bardhet e varfer jane me te njejtin predicament por ata nuk bien shume ne sy se jane me te paket plus ngushellohen nga fakti se zezaket jane me keq .Protestat sjellin ne pah se ka problem por zgjidhja nuk behet me protesta se duhen reformuar institucione te shoqerise qe eshte problem i nderlikuar e shume planesh .

      1. Rrofsh per kete shkrim, se vertet qe kane ardhur punet ne nje vend qe te vjen ndot edhe ti permendesh e jo me t’i diskutosh…
        Personalisht une bie ne gjunje vetem tek varri I tim eti dhe perpara Zotit. Kaq.

  5. Kush kujton se kjo situatë ka të bëj me rracizmin e bardh, apo me “white privilege” siç po përpiqet edhe kryebashkiaku i New Yorkut ta prezantoj (medemek vajza e vet biracial e paska konfrontuar për privilegjet që ky paska si njeri i bardhë), ose nuk kupton asgjë, ose është duke futur kokën në rërë si struci për t’iu shmangur gjakimit të turmave, një pjesë e mirë edhe kriminale.

    Kush është ai njeri i shëndoshë nga mendtë e kokës që zgjohet një mëngjes dhe thotë “problemet e racizmit zgjidhen duke ia prerë buxhetin policisë dhe rendit, apo akoma më shumë duke e shpërndarë fare policinë”?

    Chicago Sun Times raporton se në fundjavën e kaluar 25 vetë janë vrarë në Chicago, 85 të plagosur me armë. E diela pati 18-të të vrarë, dhe është regjistruar si dita më e dhunshme në qytet në gjashtë dekada. … according to the University of Chicago Crime Lab. The lab’s data doesn’t go back further than 1961.

    https://chicago.suntimes.com/crime/2020/6/8/21281998/chicago-violence-murder-history-homicide-police-crime

    Refoma për policinë në US, ngjan si dy pika uji me reformën në drejtësi në Shqipëri. Komuniteti afro-amerikan po përdoret në mënyrën më të ulët të mundshme.

    1. Fiks. Lufte politike ne nivelin e revolucionit proletar. Gjynah se harruam edhe problemet e tjera madhore se climate change etc. Po hajde se me mire do behet. Ne Seattle e moren Bastijen.

    2. Une zgjohem ne mengjes e bie ne darke duke mbeshtetur reduktimin e fondit per policine e ushtrine dhe rritjen e fondit per edukimin. Thelbi i problemeve racore, gjinore, ekonomike, sociale, kulturore luftohet me nje investim serioz ne arsim dhe jo duke e lene ne dore te privateve qe i pijne gjakun me tuitions prinderve e studenteve, e qe eshte privilegj vetem i te pasurve. Aksesi ne arsim eshte thelbesor.
      Ja pra, Amerika, epitoma e nje vendi te aspiratave dhe mundesive eshte kthyer ne rob te ankthit e gjendjes konstante te alertit, ku shkollat detyrohen te kene metal detector e universiteti aksesohet vetem me karte kampusi. Ku cerdhet publike nuk ekzistojne, e per nje mama te re qe te vazhdoje te punoje duhet gjithe rrogen ta dorezoj tek cerdhja private. Pse u dashka qe taksat e mia te shkojne per polici e ushtri kur mund te me kthehen mbrapsh me sherbime qe me rrisin kualitetin e jeteses. Security, security gjithandej, vend qe jeton me skenare katastrofash qe ua kane ngulitur njerezve thelle ne tru …

      1. Nuk ta pi njeri gjakun në shkollë private! Thjesht paguan për shërbimin që të japin, shërbim shumë herë më i mirë se ai i shkollës publike.

        Por ju e keni mbrapsht, sepse shkolla publike kushton shumë më shtrënjtë se shkolla private, me ndryshimin e vetëm që shkollën publike e paguajnë gjithë taksapaguesit. New York State në 2016 pagoi $22,366 për nxënës, dhe kam përshtypjen se këto nuk përfshijnë pensionet.
        https://chart-studio.plotly.com/~governing/963/instruction-employee-salaries-instruction-employee-benefits-pupil-support-instru/?share_key=uSdNUubPpOI0tmpmUhYod9#/
        Kurse shkolla private ku e çoj unë fëmijën merr vetëm $20,000. Pra kushton më pak, por marr shumë më shumë. Sigurisht dizavantazhi është se unë paguaj taksat, dhe nuk marr shërbim publik. Por, jo se nuk dua por se nuk mundem. Shkollat publike aty ku jetoj unë NYC Harlem / Washington Heights kanë më shumë se dyfishin e nxënësve për klasë, kanë nivel të dobët, dhe, get this, kanë PASIGURI.

        Ju që ia hiqni fondet policisë për t’ia dhënë arsimit, kush do kujdeset për këto student, sidomos në inner-city. Kush do t’i ruaj nga ata që u shesin drogrëra, që u shesin armë, dh që i rekrutojnë në gangs? Kush do t’i mbrojnë nga pedofilët dhe kriminel të c’do lloji? Skollat private kanë dhe roje private, por shkollat publike kush do t’i ruaj? Security guard me një radio në dorë?

        Nuk ka asnjë lidhje midis fondeve për edukimin dhe fondeve për policinë. Por juve nuk ua vret fare as për kostot e edukimit, as për cilësinë e edukimit, dhe as për sigurinë dhe jetë e këtyre nxënësve. Dini vetëm të pontifikoni.

        Nëse doni fonde për edukimin, just say so, nuk ka nevojë të thuash “defund the police”. Duket qartë që qëllimi është diku tjetër. Por juve edhe sikur dyfish t’u rriten shpenzimet e edukimit publik për nxënës, përsëri nuk keni për ta pranuar alternativën e edukimit privat apo edhe charters sepse e para doni të mbani nën kontroll kurikulumin, dhe e dyta që fëmijët e inner-city, kryesisht me ngjyrë, nëse u jepni “vouchers” për në shkolla private, ose i lejoni në masë të shkojnë në charter schools, kanë për të dalë nga getot dhe kanë për të parë një realitet tjetër. Do ju dalin nga duart, dhe pastaj me se do merreni juve armata e “grievance industry”?

        1. Eksperienca ime si prind, me shkollën në NYC.

          Erdhëm këtu nga Napoli, një nga qytetet më të varfra dhe kaotike në Itali, ku kishim jetuar 6 vjet. Vajza ime kish shkuar disa vjet te një kopsht privat atje (shumë i lirë), ku edhe kish mësuar shkrim e këndim.

          Këtu e regjistruam në shkollën publike, në mars të vitit 1996. Por e pati e pamundur të mbijetonte: e shtynë, e rrëzuan përdhé, e rrahën që ditën e parë. Ngaqë rrethanat na çuan të jetojmë në Bronx, po na dukej sikur ishim në internim. Edhe në fshatin më të humbur të Basilicata-s, në Itali, niveli është pambarimisht më i lartë se te ca shkolla të New York-ut.

          E hoqëm nga shkolla, thamë të presim atë vit, sa të mësonte edhe pak anglisht. Shtatorin tjetër, e çuam te një shkollë e vogël private – 400 USD në muaj. Shumë e mirë dhe ajo u mësua menjëherë. Ishte pak larg, por vinte autobusi dhe e merrte çdo mëngjes.

          Pas tre vjetësh, shkolla private falimentoi. E vetmja zgjidhje e përballueshme financiarisht për ne ishte opsioni i shkollës katolike. Më e lirë se privatja (rreth 300 USD në muaj), me cilësi jo dhe aq të lartë arsimore, por kujdesi për fëmijët ishte maksimal dhe ambienti shumë miqësor.

          Ashtu vajza u rrit e qetë, deri sa mbaroi edhe klasën e 8-të. Gati të gjitha shoqet (dhe shokët), në klasë, i kish o latinas, o zezake; por nuk pati kurrë probleme me to, përkundrazi. Institucioni i menaxhuar fort mirë, nga murgeshat irlandeze, i lejonte fëmijët të ishin të lirë si fëmijë dhe të mos kishin frikë nga bullies.

          Edhe pse shkonte herë pas here në meshë, nuk pati kurrë presion për ta konvertuar.

          Gjimnazi ishte një sfidë tjetër – sepse gjimnaz privat nuk e përballonim dot, ndërsa gjimnazet katolike thoshin se ishin të dobëta. E vetmja alternativë ishte të fitonte konkursin për The Bronx School of Science (BSS), një shkollë publike elitare.

          E çuam në një kurs përgatitor, shpenzuam, dhe – me pak fat – vajza e fitoi konkursin dhe u pranua në BSS.

          BSS, edhe pse shkollë publike (falas për të gjithë), ishte gjë tjetër fare – cilësi shumë e lartë, siguri dhe disiplinë, mësues të zgjedhur. Vinin aty fëmijë nga gjithë NYC, mbizotëronin aziatikët (kinezë, koreanë) dhe hebrenjtë.

          Me të ardhurat tona, nuk do ta kishim përballuar dot KURRË një shkollë private të atij kalibri.

          Dhe fakt është që, falë përgatitjes që mori në BSS, vajza eci pastaj shumë mirë dhe mbaroi dy nga universitetet më të mira në SHBA.

          Pse e sjell këtë histori – sepse shembëllzon dy fytyra të arsimit publik: mjerimin, por edhe mundësitë e mëdha që u jep fëmijëve nga familje me të ardhura të ulëta (si jona atëherë), me kusht që të jenë të zotët dhe mjaft mbi mesataren.

          Por a mundet NYC që të arrijë, në arsimin publik, cilësi të ngjashme me atë të BSS edhe në shkolla joelitare? Vështirë – ka shumë presione, shumë egalitarizëm, shumë përpjekje të dëshpëruara për multikult; dhe merita thjesht intelektuale shihet shtrembër.

          BSS ishte si një ëndërr – që shumë pak fëmijëve dhe familjeve u realizohet. Përshtypja ime është që janë fare të pakta shkollat e mesme publike, në NYC dhe anembanë SHBA, që sigurojnë atë nivel mësimdhënieje. Pjesa tjetër notojnë në mediokritet, multikult, riedukim dhe llogje Kavaje.

          Përndryshe, nga sa kam parë për buxhetin e NYPD, ky është krejt jashtë kontrolli.

          1. Ardian,

            Buxheti i NYPD është vetëm 6% i gjithë buxhetit për qytetin, dhe i treti për nga madhësia midis departamenteve. Më i financuari është “Department of Education”, i ndjekuer nga “Department of Social Services”. Të paktën NYPD i ka ca arritje. Ku jemi me edukimin, dhe me shërbimet sociale?

        2. Kapitalizmi i shek 21 amerikan i ka lene ne balte njerezit. Ky eshte kapitalizem i grabitjes se resurseve si brenda dhe jashte vendit dhe i policimit te tyre. Ky policim eshte ne vazhden e kesaj tradhetie te shtetit ndaj njerezve, te ndergjegjshem qe keto politika do thellonin gjendjen e prekaritetit te nenklasave. Ky shtet nuk ka asnje lloj kapaciteti tjeter pervec se policimit dhe militarizmit. Edhe policimin e ben ne mbrojtje te supremacise racore/financiare, se po te funksiononte sic duhet policia nuk do ishin ato probleme qe u permenden ketu neper shkollat shteterore. Ti thua qe kush do i mbroje femijet ne keto shkolla. Po kush po i mbron nderkohe? Po te ishte policia kaq shembullore ti do e kishe cuar femijen tend ne shkolle shteterore, apo jo? Se i paguan dhe taksat dhe edhe i qan qe nuk te kthehen mbrapsht, dhe e kuptoj shume mire shqetesimin tend. Nderkohe, nuk e permend qe Amerika eshte i vetmi vend ne bote qe ka 800 baza ushtarake te shperndara ne planet. Me taksat tona pra paguhen keto kapacitete ushtarake e policore dhe nderkohe lihen ne balte njerezit qe nuk kane mundesi te arsimojne femijet e tyre, apo te kene akses ne sherbim shendetesor.
          Nderkohe qe Covid e ka treguar qe roli i shtetit eshte thelbesor per te perballuar situata te tilla. Eshte impresionuese sa shpejt mbushet qyteti me police e sa problematike eshte te kerkosh nje ambulance. Sa shqiptare luten qe mos te semuren sepse nuk kane mundesi ta paguajne mjekun, spitalin e ambulancen. Ne duhet te reflektojme si komunitet shqiptaresh, nese jemi i tille, nga cila ane anojme me shume, se racistet midis nesh me duken si totalisht jashte konteksti, megjithese kam vene re qe jane shume dhe kjo gje me shokon perdite. E trishte se si lekura e bardhe u perkedhel egon e tyre prej gjelash.

          1. D,
            E di cfarë është lënia në baltë e kapitalizmit amerikan, nëse nuk e ke provuar gjë në lëkurë, dhe flet kështu në përgjithësi? Kur të del e mbrapmja në shkollë e në punë tërë jetën, paguan edhe për edukimin e shtrënjtë, paguan edhe taksat, por shteti dhe politikanët qe ti u ke paguar këto taksa nuk të mbrojnë më ty, por turmën që do të shkatërroj gjithcka ke vënë ti në jetë. Sepse këtë po bëjnë këta me mijra biznese që po i shkatërrojnë, dhe me mijra qytetatrë të heshtur që po i ndjekin me gojë hapur.

            Por, bëjmë mirë ta lëmë mënjanë çdo pretendimin se këto që po protestojnë kanë ndonjë ide se si funksionon realisht shoqëria, kultura dhe biznesi, dhe se do na nxjerrin nga balta e kapitalizmit (përvec shablloneve bullshit të sintezës, tezës, dhe antitezës). Këto jetojnë me handouts nga shteti dhe shoqëria, me triliona dollar që ua shpërndajmë dhe i marrin nga taksat që paguajmë ne që punojmë. Problemi nuk është se nuk po kujdeset shteti për këto, por, se po kujdeset më shumë se ç’duhet. Dini ju ndonjë shtet tjetër që ka hedhur triliona dollar për të mbajtur shumicën e popullsisë me muaj dhe me vite pa punë? Mbase këtë keni dashur të thoni që i kemi lënë në baltë? Atëherë dakort me ju: dohet t’i kishim lënë të gjenin ndonjë punë, në vënd se të protestonin si fëmijë të përkëdhelur.

            Ndërkohë, ju përsëri nuk arrini ta kuptoni dot se pse shkolla publike është e dështuar: ngase i shërben në princip emëruesit më të vogël të përbashkët. Shkolla publike ka për referencë jo më të mirin, por më problematikun. Në shkollë private nxënësi më problematik disiplinohet, kuse në shkollë publike tolerohet, dhe bëhet shëmbull dhe idhull për nxënësit e tjerë (child psychology 101). Por për ju të majtët tashmë disiplina është e barazvlefshme me dhunë policore dhe militarizëm. Ndërkohë arsyet e vërteta që duhet policia në shkollat publike është për t’i ruajtur shkollat nga jashtë, nga kriminelët, jo nga brenda.

            Ndërsa shkolla që përmend Ardiani, janë përjashtimi, jo rregulli, sepse qysh në fillim zgjedhin nxënësit më të mirë, jo në një lagje, por në gjithë Neë York-un.

            Ndërkohë, ne nuk I dimë ende rezultatet e covid; sa ishte reale dhe sa ishte imagjinar nga frika; sa ishte propagandë dhe sa ishte shkencë, dhe kush ishte roli i vetë shtetit në këtë mesele. Por ju me sa duket dini dicka dhe e keni arritur përfundimin që duhet një rol më I rëndësishëm i shtetit. Good for you.
            Për këtë punën e bazave ushtarake, Trump me siguri bie dakort me ju, sepse sapo i largoi një pjesë të ushtarëve nga Gjermania, sikurse ka bërë me Afganistanin, Irakun, Sirinë, Turqinë dhe me radhë. Por mbase janë fake neës. Pyet gjeneralët.

            Dy fjalë për protestën. Nëse keni ndonjë sens historie për të kuptuar se ku është katandisur Civil Rights Movement që arriti pikën më të lartë me Martin Luther King Jr. me adoptimin e filozofisë së Gandh-it dhe Thoreau-s, sot kjo lëvizje ka adoptuar dhumën, dhe jo rastësisht është duke celebruar jetën e një njeriu i cili u bë symbol i humbjes së jete në duart e policisë, jo për meritë të vet, apo ndoshta edhe për meritë të vet, por në mënyrë aspak të vullnetshme. Është një vdekje që thjesht po përdoret nga të tjerët, edhe këta vetë anonim. Kontrastoje këtë me vullnetin e Martin Luther King Jr. i cili ishte shumë in ndërgjegjshëm që edhe mund ta vrisnin, sic e vranë.

  6. Nese periudha kohore 8 minuta e 46 sek. nuk eshte caktuar mbi konsiderata simbolike, atehere mendoj se zonja Pelozi ka gabuar rende qe ka caktuar nje kohe kaq te shkurter, pasi vete e kishte ne dore, mund te caktonte nje kohe me te gjate, 10 minuta, 15, apo edhe me teper. Vec te mires c’te keqe mund te kishte nje kohe me e gjate per Partine Demokratike? Natyrisht, une jam nje qytetar i zakonshem dhe nuk ma degjon njeri fjalen, (kjo dhe per faktin se jam dhe i bardhe, e momentalisht, si i tille eshte pak e veshtire ta var kush) por une do te propozoja nje zgjidhje mbi konsiderata thellesisht te majta dhe aktualisht ne mode persa i takon policise; per misionin e ri qe pritet prej saj,a nuk do te ishte me mire qe rekrutimi i policeve te rinj te behej nga komuniteti shume i respektuar LGBT?

    1. “.. kjo dhe per faktin se jam dhe i bardhe, e momentalisht, si i tille eshte pak e veshtire ta var kush)..”
      Ti nuk je I bardhe ne kuptimin qe ka kjo fjale ne SHBA , je emigrant .Te bardhet te mbajne ne nje rang me zezaket e latinot .

      But when you get the white man over here in America and he says he’s white, he means something else. You can listen to the sound of his voice–when he says he’s white, he means he’s a boss. – Malcolm X

      1. Shpiegimi qe ju jepni eshte mbi konsiderata klasore, jo mbi ato raciale. Ne kete rast, vleresimi qe ju jepni, flet qarte,se problemi eshte vertete shqetsues. Dhe kur kete e kerkon dhe nuk e gjen ne vendin deri tani te klasifikuar si me i lire qe ka njohur historia, mund t’me sugjeroni, e nderuara zonjush, cfare arme duhet te zgjedh une per te vrare vehten? Apo te shpresoj akoma, se shpejt kete situate mund ta zgjidh nje revolucion tjeter si ai i Tetorit ne Rusi, por kete radhe ketu e Amerike?

        1. cfare arme duhet te zgjedh une per te vrare vehten? “
          Variantet jane te shumta varet nga gustoja .Pyet zvicerianet ,ata jane esnafe ,te vene edhe muzike ndersa ia heq vetes .
          Anyway miti I Amerikes “all men are created equal” kishte parasysh vetem mashkujt e bardhe e te pasur e jo njerezit me ngjyre .

  7. Racizmi e ka fillesen ne historine amerikane , ka qene kronik per nje kohe te gjate pika qe jane derdhur historikisht derisa sa derdhet edhe gota po natyrisht ujin e vlojne edhe mediat dhe politika . Aktet simbolike te empathise ose solidaritetit kane njefare kuptimi kur jane spontane po nuk zgjidhin gje. Kur imponohen pastaj behen vetem per t’i sherbyer politikes. Ndersa policimi I gjuhes me shume e demton ceshtjen sesa e ndreq sepse e fsheh problemin. Nerezve mund tu mbyllesh gojen po kjo nuk ua ndryshon mentalitetin.
    Njerezit nuk lindin te barabarte persa i perket pozites shoqerore dhe racizmi per mendimin tim, i ka rrenjet ne faktin qe ata qe lindin “ me lart” ia atribuojne vetes epersine .
    Pabarazia I vishet ngjyres dhe kultures po ne fakt vjen nga disniveli shoqeror ne shume aspekte. Dy femije te rritur ne dy grupe te ndryshme sociale nuk jane njelloj te ekspozuar ndaj mundesive si edhe te mires e te keqes. Qe njerezit ta shohin veten si te barabarte duhet jo vetem te trajtohen ligjerisht si te barabarte po t’u jepen mundesi te barbarta qe ne fillim per te zbutur disnivelin shoqeror. Ne kete aspekt mendoj se D. me siper ka te drejte kur thote se investimet ne edukim po edhe ne kujdesin per femijet I sherben qellimit. Nje femije I shkolluar ka me pak gjasa te perfundoje rrugeve, nje prind I shkolluar ka me shume gjasa te kujdeset per femijen. Nje nivel me I larte edukimi do te thote me pak burgje.

  8. Mire qe po bien ne gjunje ne Amerike, po paskan rene ne gjunje dhe nje Angli. Perpos statujave te ndryshme te hequra ne do qytete angleze qenkan dhunuar edhe statujat e Cercillit dhe mbretereshes Viktoria.

    Kryebashkiaku i Londres me emer puro anglosakson Sadiq Khan, ka thene se pavaresisht se ai vete eshte race keltik-nordik dhe anglo-sakson dok prej 1500 vjetesh, e gjen si te nevojshme qe te heqe statujat e racisteve nga Londra, qe pak a shume i bie nja 99% te statujave te qytetit.
    Duket se tashme gjithe banoret e Londres te racave/fenotipeve keltik-nordik, borreby e hallshtat-nordik, po kerkojne hunj e leva prej kryebashkiakut qe te fshijne permendoret e njerezve qe kane bere historine nga Londra, se eshte histori e keqe imperialiste.

    Se shpejti do te kerkohet miratimi i nje ligji qe historia para vitit 2000 te fshihet nga kurrikulat shkollore.

    1. Imperializmi eshte ceshtje qe ka plot argumente nga te dyja krahet .Shfarosi popullsite vendase por edhe ndertoi vende moderne .Figurat protagoniste te kesaj historie jane shtetare te medhenj per nje pjese e kriminele per pjesen tjeter .Si psh Zerva eshte hero per greket e kriminel qe shfarosi camet per ne .A duhet qe ne Kosove te kete nje bust te Pashiqit apo Miloshevicit si pjese e historise ?Churchill hero i luftes se dyte boterore e burre shteti i madh , por per boeret , zulute e indianet eshte si sulltan Mehmet Fatihu per ne .Duke iu ngritur statuja shprehim mirenjohje per ato qe bene mire por a ofendojme viktimat e pasardhesit e tyre e ne menyre te pavullnetshme aprovojme ate c’ka i bene popullsive te tjera ndonese ne ne nje kohe e ne nje bote kur keto veprime ishin normale?

      1. I bere lemsh Zerven, Miloshevicin dhe Cercillin. Zerva dhe Milloshevici i takojne nje konflikti mes fqinjesh, kurse Cercilli me Sadiq Khanin kane 5 mije kilometra distance, me dallime kulturore e racore humnerore.
        Per me teper qe Zerva ishte nje shqiptar suljot, tradhtar i qelbur, ndersa Milloshevici nje Vasojevic, rrjedhimisht shqiptar i sllavizuar, po aq i qelbur sa gjithe vasojevicet malazeze te Alpeve shqiptare. Keto jane mbeturina shqiptare qe vrasin shqiptare, kurse Cercilli nuk ka asnje lidhje me Sadiq Khanin.

        Ceshtja eshte e thjeshte, keta emigrante jane pakica e popullsise dhe i imponohen shumices ne aspektin historik dhe identitar, po kur te behen shumica e popullsise cdo te ndodhe me pakicen e bardhe vendase ?
        S’do mend qe anglezet kane qene raciste, gjithe anglezet kane qene raciste dhe mbi racizmin kane ndertuar perandorine britanike. Anglezet jane populli me piratest i Europes dhe jane te vetmit qe kane bere 2 luftera me qellim qe te shisnin droge ( 2 lufterat e opiumit me Kinen).

        Po, anglezet kane qene moot mooti. Por, a eshte kjo nje arsye qe pakica emigrante t’i imponohet identitetit te shumices vendase ?

        1. Por, a eshte kjo nje arsye qe pakica emigrante t’i imponohet identitetit te shumices vendase ?”

          Cili eshte identiteti i shumices vendase ?A bien dakord me te kaluaren koloniale e raciste te vendit te tyre ?A eshte mbajtja e ketyre monumenteve te njerezve qe kane shuar racat e tjera nje deklarate ndaj pasardhesve te viktimave se:”mire ua beme?”

          1. Alba,

            Të pyesësh se me kë identitifikohen njerzit, ngjan sukur je duke kërkuar një “thought crime”, ose mendime prapanike siç u thoshim dikur, për të cilat jo vetëm të stigmatizonin, por edhe të dënonin.

            Për më tepër ky identifikim, nuk më duket se ka të bëj me pozicionimin ndaj një çështje a padrejtësie sepse në kohën e sondazheve dhe statistikave dihet fare mirë që në perëndim nuk ka ndonjë mbështetje për racizmin dhe politikat koloniale. Këtu bëhet fjalë për një lloj “power play”, që shfrytëzon pikërisht këtë lloj ndërgjegjësimi, gati edhe një ndjenje bashkëfajsie. Ndaj, mendoj, edhe gjakimi për ta rishkruar historinë, ose më saktë për ta fshirë atë. Sepse nuk është se, sa për të marr një shëmbull, Sadiq Khan propozon gjë ta zëvendësoj Churchillin me Ghandhin, cka do ishte më e kuptueshme në kontekstin që e vendosni ju. Por ky i fundit nuk u shkon për shtat narrativës së këtyre, dhe sado ironike të duket, këto ende nuk kanë figura dhe idhuj. Janë thjeshtë turma anonime, që edhe kauzat i kanë të vjetra (të vjedhura?).

            Ndërkohë, prezenca e këtyre monumenteve ka edhe një kuptim tjetër që për çudi po anashkalohet në debatin publik. Këto janë shprehje e liberalizmit dhe tolerancës. Janë shprehje e një qytetërimi liberal, i ngritur mbi vlerat individuale, që po duket se po perëndon. Vlerat individuale po i zëvendëson identiteti shoqëror.

            Çdo brez ka krijuar figurat e veta, dhe ka ngritur munumente të tyre që përfaqsojnë këto periudha. Ky brez që do të rrëzoj statuja, me se përfaqsohet?

        2. Beaoj se e din ate historine e ferres dhe trendafilit, por gjithsesi po e tregoj. I thote nje dite ferra trendafilit, trendafil efendi, te lutem me bej nje bythe vend, se ti ke gjithe kete toke te mire dhe po lulezon vit pas viti, kurse une ne kete djerrine mezi po shtyj ditet. Po mire i tha trendafili, hajde edhe ti ketu afer meje te gezosh miresine e tokes. Shkoi ferra, zuri vend krah trendafilit dhe me kalimim e kohes ferra beri ferren, u zgjerua e po i merrte frymen trendafilit. Dale i tha trendafili se na tnerrove fare, ke zene gjithe vendin e mezi po jetoj ketu. Ia kthen ferra serbes-serbes, si te duash bej trendafil efendi, po deshe rri e po deshe ik, s’te mban kush me zor .

  9. E bukur kjo e ferres, por eshte edhe kjo tjetra nw Bibel:
    Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: “Mbretëro mbi ne”.
    Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: “A duhet të heq dorë nga vaji im metë cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?”.
    Atëherë drurët i thanë fikut: “Eja ti të mbretërosh mbi ne”.
    Por fiku iu përgjegj atyre: “A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?”.
    Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: “Eja ti të mbretërosh mbi ne”.
    Por hardhia u përgjegj kështu: “A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?”.
    Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: “Eja ti të mbretërosh mbi ne”.
    Ferra iu përgjegj me këto fjalë drurëve: “Në rast se doni me të vërtetë të më vajosni si mbret për të sunduar mbi ju, ejani të strehoheni nën hijen time; përndryshe daltë një zjarr nga ferra dhe përpiftë kedrat e Libanit!”.

    Besoj se prej kesaj ka mbetur shprehja- e mori ferra uraten.

    1. Te njejten metafore perdorin edhe greket per emigrantet shqiptare .Ferra shqiptare qe po iu mbyt trendafilin grek .Dikur Venizellosi ne1919 kur kerkonte Shqiperine e jugut deklaronte se shqiptaret ishin aq te paqyteteruar sa Greqia po iu bente sevap duke pranuar ti merrte nen hyqem .Churchill shprehte pak a shume te njejtin sentiment per kombet qe kishte kolonizuar Anglia .
      Tani pasardhesit e emigranteve shqiptare si duhet ta konsiderojne Venizellosin:
      A)Si shtetarin qe hodhi themelet e shtetit qe iu dha prinderve te tyre nje shanc per mbijetese?
      B) Si racistin qe foli me tone perbuzese per te paret e tyre?

      1. Ju nuk e kuptoni se me këtë arsyetim vetëm sa e amplifikoni racizmin, ndërkohë që jeni duke iu futur me fshesë vlerave të tjera.

        Çfarë garancie keni ju se shqiptarët nuk konsiderohen racist prej fqinjëve të tyre? Dhe nëse është kështu, atëherë mos duhet të presim prej tyre që t’i futen çdo gjëje shqiptare me kazëm për ta shkatërruar? Ose, kur ndonjë shqiptar bën ndonjë të pabërë në Romë, mos duhet të presim nga italianët t’i sullen statujës së Skëndërbeut?

        Kjo nuk është mënyra se si funksionon qytetërimi. Mbase barbarizmi po.

        1. Skenderbeu nuk u ka bere te liga italianeve por nga turqit konsiderohet tradhetar e bukeshkale.Psh Bujar Nishani e hoqi bustin e tij nga presidenca kur erdhi per vizite presidenti turk .

          1. Nuk e kuptoj çfarë doni të thoni! Mos duhet që qytetërimi perëndimor të reciprokojë Nishanin dhe Erdoganin? Ka ndonjë princip në këtë lloj qëndrimi ‘eye for an eye’?

  10. Ne Amerike jane rrezuar tashme gjithe statujat, perderisa mes te rrezuarve jane edhe Kristofor Kolombi e Thoma Xhefersoni. Kur myslymanet afgane shkaterruan statujat e Budes ne Afganistan, thame se jane terroriste islamike, kur myslymanet irakene shkaterruan statujat sumere, akade e babiloneze ne Irak, thame se jane terroriste islamike. Po tani, qe votuesit demokrate ne Amerike po shkaterrojne statujat e te bardheve europiane, i bie te themi qe jane terroriste demokrate? Apo mos ndoshta problemi nuk eshte vetem i Amerikes e Anglise por gjithe perendimit dhe keta jane terroriste kunder races se bardhe ? Nqs statujat e Budes ne Afganistan dhe te sumereve ne Irak qe kane mijera vjet, vlejne indinjaten tone, po statujat e njerezve qe kane bere historine moderne e bashkekohore ?

    1. Ajo qe une po pres me interes te shikoj eshte se ku do ndaloje kjo value e “ne njeren dore kazmen e ne tjetren pushken” . Pasi te rrezojme monumentet neper sheshe a do vazhdohet me spastrimin dhe zbrazjen e muzeumeve, zhvarrosjen dhe rivarrosjen e te reneve, spastrimin fizik te bibliotekave etj etj. Pas ndalimit apo ristrukturimit te filma e, librave, kenge e etj etj ne site publike, a do vine te na kontrollojne neper shtepi per te na marre kopjet e “Gone with the wind” qe kemi neper shtepi dhe te na sekuestrojne librat e Niçes, Dostojevskit e Solxhenicinit? Dhe mbasi ti kemi zgjidhur problemet ne Ameriken cdo bejme me monumentet nderkombetare te skllaverise si Koloseu I Romes apo Piramidat e Egjyptit? Hënde!

      1. Na hape punë me koloseum dhe piramidat, se do na kalojnë edhe në arkitekturë tani. Me statujat mbaruam.

        Në Filadelfia iu sulën statujës së një filantropi, Matthias Baldwin, mbështetës për heqjen e skllavërisë dhe nga të parët industrialist që integroi afro-amerikanët në fuqinë puntore me të bardhët. Por për sa kohë është statujë, të tjerat nuk kanë rëndësi.

        1. Epo tani, ne kohe te turbullta shkon dhe i njomi me te thatin. Pastaj ne fund te fundit dhe ai i bardhe ka qene. Sic thosh muzhiku, kur kthehesh ne shtepi, futi gruas nje dore dru aforfe. Edhe po nuk e dite ti pse, e di vete ajo.

      2. Mejtime me vend PF .E pare me kete prizem shembja e monumentit te Dulles paska qene kabim .Pjese e historise ishte dhe ai,ndertoi shkollat qe te mesuan ty .Sa per gjithe ato jete qe shkaterroi ne internime:Oh well ,tough luck te tilla ishin kohet …Ai ishte njeri kompleks product I kohes se tij dhe statuja e tij nuk ofendon aspak ata qe vuajten prej politikave te tij .

        1. Dulla nuk ishte pjese e historise po pjese e diktatures reale qe ne jetonim akoma. Gruaja e Dulles ishte aktualisht Ledi Makbeth qe qeveriste akoma vendin. Krahasimisht do te ishte me i drejte rrezimi sot I statujes se Cerciz Topullit ose Mihal Gramenos si Islamofob dhe qe fyen ndjenjat e azilanteve iraniane ne Laprake. Ose edhe I Isa Boletinit xhanem. Mut muti kane qene te gjithe.
          Ka nje llaf qe edhe mbreteresha Teuta qe shullehet lakuriq mbi Banken e Shtetit ne Durres ka qene e perzier me tregeti sklleverish me Romen. Presim udhezime.

        2. “E pare me kete prizem shembja e monumentit te Dulles paska qene kabim .Pjese e historise ishte dhe ai,ndertoi shkollat qe te mesuan ty .”

          Alba,

          Shqiptarët e dalë nga diktatura, për tu hakmarrë kishin dy opsione, ose të merreshin me personat realë, ose të merreshin me objektet e personifikuara. “Personifikim”, nuk është vetëm figurë letrare, por e ka ndikimin përtej ndjesive thjesht artistike.

          Gjatë komunizmit, hapësira publike u personifikua në atë masë që përveç figurave të komunizmit, dhe të nacional komunizmit, nuk dalloje histori tjetër. Aq sa të krijohej bindja se 1945-sa ishte viti zero (before and after). Po ashtu, periudha që u memorializua ishte një periudhe që njërzit e kishin përjetuar, ç’ka ia zhbënte vlerën përkujtimore busteve dhe statujave, nëse vërtet kishin. Ndërkohë përsëritja, dimensinet, dhe kordinimi me memorial të tjerë: lapidarët, varrezat, pllakat përkujtimore; krijonin një efekt të shumëfishuar, e i flisnin njëra tjetrës në kor.

          Ky lloj personifikimi është shumë larg atij që gjen në qytetin perëndimor, i cili nuk është totalitar, të paktën jo në atë masë që ishte hapësira urbane shqiptare. Kjo jo për ta justifikuar reagimin impulsiv ndaj personifikimit që patëm ne, por për të vënë në kontekts, dhe zbuluar se sa shkon krahasimi i asaj se çpo ndodh sot me statujat në qytetet perëndimore dhe atë çka ndodhi në Shqipëri para tridhjetë vjetësh, (apo edhe para edhe një muaji).

          Për tu kthyer në rastin konkret, reagimi ndaj personifikimit të figurave të dyshimta në kontekstin racial dhe kolonial në perëndim, për mendimin tim është më shumë se naiv. Është i qëllimshëm. Hapësira urbane në qytetin perëndimor është (relativisht) larg të qënit totalitare, dhe nuk e justifikon këtë lloj reagimi impulsiv. Justifikohet vetëm nëse do synonte totalizimin e hapësirës publike nëpërmjet fshirjes. Që mbështet nga një elitë intelektuale dhe akademike, është akoma dhe më e frikshme.

      3. Duke lene menjane urgjencen, se per mua s’ka urgjence, e pare ne kendveshtrim afatgjate, komunizmi eshte me mire se kjo gjeja qe po pervijohet. Ketu jemi si ne kohet e nderrimit te fese, dmth kalimi nga pagane ne te krishtere dhe myslymane, por nepermjet nje dhune te pershpejtuar te drejtperdrejte dhe jo dhune sistemike me shkop e karrote.
        Ndoshta, nqs do ia arrijne qellimit dhe do e ndajne Ameriken mbi baza racore mund te krahasohet me ndarjen ne protestante e katolike dhe 150 vjet luftera fetare ( psh ne luften 30 vjecare vdiqen 1/3 e popullsise se Gjermanise).

        Pyetja eshte nese Trampi i kontrollon dot amerikanet prej Apalasheve ne malet shkembore te perendimit apo identitetet e tyre lokale do japin pasoja te pavarura prej politikave trampiste ?
        A ekziston mundesia teorike qe disa shtete te kesaj hapesire ne te ardhmen te shpallin pavaresine dhe t’i kthejne shtetet ne monoracore ?
        Pyes sepse nga komentet ne Foxnews duket sikur mezi po presin te marrin armet ( komente te ekuilibruara apo thirrje per unitet kombetar nuk ka fare).

        1. Sa per dijeni, vetem komunizmi nuk ka asnje te mire, po asnje fare. Komunizmi eshte I vetmi rend politik qe ka shkaterruar pa ndihmen e luftrave nga jashte (si Gjermania psh) cdo shtet qe ka prekur qe nga Rusia gjigande e deri tek morrat si ne, Cuba apo Korea e Veriut. I vetmi vend qe arriti ta dridhte ishte Kina dhe per kete I heq kapelen. Po Kina eshte tjeter kulture, e pakuptushme dhe e pazbatueshme ne Perendim, njësoj si demokracia anglosaksone eshte e pazbatueshme ne Afghanistan apo Irak. Sa me shoejt ta kuptojme qe jemi raca e kultura te ndryshme nga njera tjera, aq me shpejt do mesojme ta respektojme tjetrin per ate qe eshte dhe jo per ate qe duam ne te jete, qe eshte ne fund te fundit edhe Baza e demokracise dhe paqes. Gardhi I forte ben komshinj te mire thonin pleqte.

  11. Pasardhesit e shqiptareve qe jetojne ne Greqi kane dy opsione: ose ta konsiderojne ate vend si vendin e tyre dhe rrine atje duke ndare dhe pranuar te njejten histori me vendasit, ose te kthehen prape ne Shqiperi dhe ti hapin lufte grekut per t’u hakmarre. Kjo bukeshkalja ku une vi ne shtepine tende per nje cope buke dhe pastaj te nxjerr ne rruge eshte bere vertet e padurueshme, vecanerisht kur ti ne emer te progresizmit I kerkon te zotit tw shtepise te toleroje intolerance tende karshi vete atij. Une seriozisht nuk e di se si iu genjen mendja qe do ia dilni mbane me kete lloj qendrimi, por te pakten mos thoni se nuk iu paralajmeruan kur ta hani ne fund sa krahu dhe te dilni si rruar e qethur. Budallenj ne kete bote nuk ka me, thjesht mendoj une ka njerez te duruar e nganjehere te frikesuar. Po te dyja keto e kane nje limit te cilit ju progresivisht po I afroheni perdite e me shume.

    1. Po drejtohesh ne shumes, sikur e ke me te gjithe. Gjithsesi budallenj ka plot, si perhere. Aq me teper qe studimet e fundit thone qe kromanjoni, dmth europiani i pare “homo sapiens sapiens” e kishte trurin me volum me te madh sesa ne sot, pra ne 30 mije vitet e fundit na eshte zvogeluar truri, gje e papare ne evolucionin 4 milion vjecar te qenies njerezore. Keto protesta e dhunime statujash, jane vetem hapi i pare, nuk jane perfundimtare, dmth palet do te mund te kene ne te ardhmen mundesine t’i qerojne hesapet. Lufta civile ndodhi per pushtet e jo per te cliruar te zinjte, pakica kapitaliste e veriut u perlesh me pakicen skllavopronare te jugut me arme, kur ndarja e pushtetit me paqe nuk ishte me e mundur. Sot, nuk ka realisht dy pakica qe perplasen per pushtet, Trumpi eshte biznesmen 75 vjecar qe eshte ne gare me dy pleq demokratike me pleq se ai. Nuk ndahet pakica sunduese ne dy pjese duke pasur kumandare te tille. Shume-shume po vazhdoi keshtu te pavarurit do votojne per Trampin, se te pavarurit me shume se cdo gje duan stabilitetin dhe ekonomine. Sa me shume vazhdon dhe sa me te paafte tregohen kryebashkiake e guvernatore denokrate te vendosin rendin, aq me mire do jete per Trampin.

      1. Nuk e di, po Trumpi po tregohet pordhac. Po nuk dha shenje ne mitingu e aferm per ti dale Zot vendit e t’u thote njerezve se dy duar per nje koke jane, do dale ndonje tjeter qe t’ia marre nga dora akulloren.

    2. Pasardhesit e shqiptareve qe jetojne ne Greqi kane dy opsione: ose ta konsiderojne ate vend si vendin e tyre dhe rrine atje duke ndare dhe pranuar te njejten histori me vendasit,“
      Pasardhesit e shqiptareve ne Greqi te lindur atje do jene shtetas greke e do te kene te drejte te Kerkojne te mos nderohen ata qe iu kane bere keq te tjereve .Duke mbajtur monumente te atyre qe kane shfarosur popuj i vihet vula e aprovimit atyre veprimeve.

      1. Alba,

        Nuk e di nëse e ke parë Lincoln, filmin që përshkruan muajt e fundit të jetës së tij. Për mendimin tim, film artistikisht shumë i arrirë, që ia vlen të shifet edhe në perspektivë historike. Aty Lincoln porteretizohet si dikush që tregonte histori pa fund, saqë bashkëpuntorët ia thoshin në sy “fillove ti?”. Aty Lincoln tregon edhe një histori të një gjenerali amerikan që kish shkuar për bisedime me homologët e vet në një kamp ushtarak në Londër. Anglezët, për ta ofenduar kishin vendosur portretin e George Washington-it në banjon e kampit. Gjenerali amerikan pasi përfundoi punë, ndryshe nga sa pritej, nuk reagoi, as protestoi. Ndaj anglezët e shpotisin dhe e pyesin “sit u duk vëndi që kemi zgjedhur për portretin e Washington-it?”, Gjenerali amrikan iu përgjigjet “Shumë i mirë. Asgjë nuk i bën ushtarët anglezë thë dhjesin më shpejt sesa kur shohin G.W..”

        Kuptimi i kësaj është që në një figurë njërzit shohin jo vetëm gjëra të ndryshme, por edhe nuk ia vlen të revoltohesh pa kuptim. Shumë nga këto figura janë pjesë e historisë, dhe mendimi ynë për to ndryshon bashkë me perspektivën historike. Kjo nuk do të thotë që ne të shkojmë dhe të korrigjojmë cdo moment të kësaj historie, ngase ka ndryshuar perspektiva.

  12. Nqs vertet mund te dale dikush tjeter qe t’ia marre akulloren nga dora, i bie qe pakica sunduese ne Amerike te jete realisht e ndare me dysh.
    Per cfare u leverdis racizmi politik ”atyre” ?

    Ne nje veshtrim shume te ftohte, racizmi politik leverdis per te krijuar nje front te perbashket euro-amerikano-rus kunder Kines, ose atij qe perandori i fundit gjerman Vilhelmi / Guljelmi II e quante, rreziku i verdhe, ”yellow peril” ( perfytyronte miliona kineze te armatosur qe nepermjet Azise Qendrore sulmonin Europen).

    Kina ka vite qe e ka kaluar Ameriken si GDP reale dhe pune 10 vjetesh me keto ritme do kaloje edhe ekonomine e gjithe vendeve te NATO-s marra se bashku ose me shkurt:

    Kina > USA+BE

    Pra, lufta ekonomike ne keto kushte eshte e humbur. Nga ana tjeter BE-ja eshte nje artifice konvencionale, qe ne realitet s’do te thote ende asgje, pra eshte vetem nje potencial qe nuk i dihet a do kete ndonje vlere reale ( psh Italia nenshkroi nje marreveshje tregtare me Kinen para disa muajsh qe e beri Ameriken te rrudhte buzet).

    Ne 1972 Amerika beri marreveshje me Kinen e Maos kunder Bashkimit Sovjetik. Sot, Kina me Rusine kane marreveshje kunder Amerikes. Neser mund te jete e domosdoshme qe USA te jete me Rusine kunder Kines.

    Nqs Kina mund te frenohet, lendet e para ruse e te Azise qendrore duhet te shtrenjtohen per Kinen, nderkaq duhen frenuar edhe eksportet kineze.

    Deri ketu pak a shume qeverisja e Trampit na e ka lene te nenkuptohet.

    Leverdia ekonomike atehere mund te shihet tek ato eksportues qe shtojne ekportet amerikane, ndersa eksportet kineze bien apo ngelin ne vend. Por gjithashtu duke frenuar ekonomine kineze Amerikes nuk i rrezikohen nga konkurrenca kineze mallra e sherbime te ndryshme ( jo vetem industria, por edhe 5G apo neser sherbime bankare e sigurimi, sikunder sot Alibaba konkuron Amazon etj).

    Nqs nje pjese e pakices sunduese ne Amerike nxjerr leverdi nga nje strategji frenimi e Kines nepermjet nje fronti te races se bardhe Amerike+BE+Rusi, atehere mund te jene kushtet qe Amerika e neserme te jete me raciste e dhunshme, te ndikoje menjehere Europen dhe te arrije me ne fund marreveshjen antikineze me Rusine.

  13. Me pelqen qe je I pari njeri qe ma permend aleancen e madhe veriore USA, Evropen Rusi. Ajo qe nuk me ka pelqyer politikisht tek Trump ishte qe ne vend qe te perpiqej te krijonte nje aleance me Rusine per te bllokuar Kinen, ra pre e luftes ideologjike liberale qe i shikon ish vendet komuniste te Evropes si armiq ideologjik anti komuniste qe ata edhe jane. Nje aleance e tille e jashteme do ua kishte mbyllur gojen edhe globalisteve te emigracionit, por tani ne kete pike konflikti I brendshem eshte thuaj se I pakontrollueshem kurse I jashtmi eshte I pamendueshem se asnje nuk I shtrin doren nje lideri qe me nje dore mban breket dhe me tjetren ben handshake. Nga ana tjeter une them se Kina eshte vend jokonfliktual dhe nese nuk I cajne trapin duke I nderhyre ne punet e brendeshme si Taiwan HK etj do te bente me gjithe qejf aleancen me Perendimin ne nje rindarje ndikimesh ne bote ne kurriz te Afrikes e vendeve te pasura por te pjerdhura islamike. Por ne kete moment eshte e pamundur te besh plane afatgjata pa u ndar shapi nga sheqeri ne USA dhe Evrope. Wait and see.

  14. Gardhi I forte ben komshinj te mire thonin pleqte.”
    Keshille e bukur PF.Po ta kishin zbatuar kete keshille greket dhe italianet ,Shqiperia e cila edhe me kete popullsi qe i ka mbetur mezi po mbahet do te kishte roughly nje milion goje te tjera per te ushqyer .Shqipot me kete delirin e madheshtise jane jek e jek me rednecks e Amerikes.

    1. Ooo ti pa dyshim qe je shume me lart se redneket e Amerikes, gje qe shprehet ne cdo koment tendin jo-racist. Ti qe ne cdo koment shan shqiptaret si racist, te prapambetur white trash etj po dilke tani si hero I shqiptarizmes ne Greqi. Une kam me dhjetra ne mos qindra miq e kushurinj ne Greqi dhe tani pas dekadash qe jane stabilizuar aty as njeri nuk qahet me per diskriminim nga greket, perkundrazi shume prej tyre jane bere me qytetare se qytetaret greke. Njerez qe I fryjne ketyre zjarreve jane pikerisht loosers si puna jote pa shtylle kurrizore dhe identitet qe je mashkull por vjen me identitet femre se transgender eshte moda, mysliman po qe e mbush cdo koment me citate nga bibla qe te vijne per shtat ty dhe taqiyas, i bardhe po qe shan vetem te bardhet si raciste se te jesh BLM eshte trendi. Njerez si ty zakonisht kerkonin ndihmen e psikiatrit per te dale tutje ne jete por tamam tani ua kane mbushur mendjen qe e ardhmja eshte e amfibeve pa ngjyre a pa shpine kurrizore si ty. Seriozisht, mos u var me pas komenteve te mia se nuk kam ndonje deshire te diskutoj me njerez te propagandizuar deri ne graden tende dhe qe perfaqesojne ideologjikisht dhe si karaktere cdo gje qe une perbuz. Tung.

      1. PF loosers shkruhet losers .Ne respect te kerkeses se moderatorit perpjekjet e te cilit per te ndihmuar bashkeatdhetaret te komunikojne ju I ofendoni duke e ndyre bllogun me sulme vulgare personale po e le me kaq .
        Don’t argue idiots ,they’ll drag you down to their levels and beat you with experience.

Lini një Përgjigje te kinoditarAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin