NJË AMERIKË AUTOKRATIKE?

nga Ernest Nasto

Para katër vjetësh pata botuar në faqet e kësaj reviste një artikull të titulluar “Një Amerikë socialiste?” (shih këtu https://peizazhe.com/2016/06/25/nje-amerike-socialiste/) lidhur me fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Në artikull shpjegoja se s’kish gjasa që Shtetet e Bashkuara të përfundonin në totalitarizëm të majtë nëpërmjet rritjes graduale të ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, siç aludohej nga e djathta, por nga ana tjetër edhe se akuzat për “socializëm” ndaj së majtës amerikane do të vazhdonin të përdoreshin me sukses në debatin politik të vendit.

Dhe në të vërtetë këto akuza janë tashti nga më të pranishmet, ato lëshohen pothuaj veresie nga e djathta si arma më e suksesshme e Trump dhe aleatëve të tij. Por në atmosferën e zgjedhjeve të këtij viti ajo që vihet re është një rritje e prirjeve dhe politikave autoritare të administratës, kampioni më i zellshëm i të cilave është vetë presidenti. Kësisoj pyetja që shtrohet në kushtet e sotme, jo më në teori, por në praktikë, është nëse Amerika mundet të rrëshqasë në autoritarizëm të djathtë.

Tashti shkencat politike kanë përcaktuar një sërë kriteresh për të vlerësuar funksionimin e demokracisë në vende të ndryshme dhe raporte të shumta botohen çdo vit nga institucione të specializuara për këtë punë. Ndër më të mirënjohurit prej tyre janë “Liria në Botë” prej Freedom House (FH) në Shtetet e Bashkuara dhe “Indeksi i Demokracisë” prej Economist Intelligence Unit (EIU) në Britani. Raporti “Liria në Botë” i klasifikon të gjitha vendet në 3 grupe: të lira, pjesërisht të lira, dhe jo të lira. Ndërsa “Indeksi i Demokracisë” i grupon ato në 4 kategori: demokraci e plotë, demokraci me të meta, ose problematike (flawed), regjim i përzier (hybrid) dhe regjim autoritar. Në të dy këto raporte për 2019 rezultati i Shteteve të Bashkuara rezultonte në rënie: FH i vendos ato ende në grupin “e lirë” por me tregues më të ulët se një vit më parë, ndërsa në indeksin e EIU ato mbeten përsëri në grupin e dytë (problematike), ku janë prej vitit 2016. A tregon kjo se Amerika po rrëshqet drejt autoritarizmit? E nëse po, a mund të ndalohet ajo prirje?

Fakti është se janë shtuar shenjat e tilla në hapësirën politike amerikane dhe për ata që kanë jetuar nën diktatura, si ne shqiptarët e të tjerë nga Europa Lindore, ato janë vërtet domethënëse.

Kështu p.sh. në shtator të vitit të kaluar Trump u përplas në mënyrë qesharake me Shërbimin Meteorologjik Kombëtar kur deklaroi se uragani Dorian do të godiste, ndërmjet disa shteteve të tjera, edhe Alabamën. Kjo u kundërshtua aty për aty nga dega lokale e shërbimit në fjalë, mirëpo Trump, duke shprehur edhe një herë paaftësinë e tij për të pranuar edhe më të voglin gabim a lajthitje nga ana e vet, e përsëriti deklaratën e tij të nesërmen. Ai paraqiti si provë të pagabueshmërisë së tij edhe një hartë të rajonit në të cilën lëvizja e parashikuar e uraganit dukej qartazi se ishte korrigjuar me dorë.

E keqja këtu nuk ishte ngulmimi i Trump, por fakti që drejtoria qendrore e shërbimit kombëtar doli në përkrahje të tij, duke kundërshtuar si parashikimet e veta të mëparshme, ashtu edhe degën lokale. Me fjalë të tjera, drejtuesit e agjencisë në fjalë, të cilët duhet të jenë nga më teknikët e më jopolitikët, e gjejnë veten aq të nënshtruar ndaj presidentit saqë jo vetëm u imponohen ekspertëve të vet, por janë gati të lëshojnë pohime të pavërteta për një hiçmosgjë. Nëse qëllimi i vetëm i krejt incidentit ishte shmangja e vënies së Trump në pozitë sadopak të vështirë, a mund të thuhet se edhe ekspertët e meteorologjisë pritet të jenë tashti thjesht zbatues të ideve të Udhëheqësit?

Një rast tjetër në javët e fundit ishte ai i ndërhyrjes së Trump në çështjen e Roger Stone, një operativ republikan, mik e bashkëpunëtor i tij i afërt. Ai u gjet fajtor për dëshmi të rreme dhe për këtë përfaqësuesit e akuzës, pra Departamenti i Drejtësisë, kërkuan që ai të dënohej me 7-9 vjet burgim. Presidenti menjëherë nxori mesazh në Twitter se kjo ishte “e tmerrshme dhe shumë e padrejtë”, dhe Departamenti në fjalë e ndryshoi opinionin e vet duke thënë se do kërkonte dënim më të shkurtër.  Kjo u cilësua nga kritikët si shkelje e hapur e parimeve më themelore të pavarësisë së gjyqësorit (megjithëse Departamenti i Drejtësisë teknikisht është pjesë e administratës dhe varet nga Presidenti, ashtu si të gjitha departamentet e tjera).

Po aq e dukshme ka qenë edhe hakmarrja presidenciale ndaj funksionarëve që kanë guxuar ta cenojnë atë personalisht, paçka se në përputhje të plotë me ligjin. Kështu ai largoi ambasadorin në Bashkimin Europian, Sondland, dhe zyrtarin e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vindman, të nesërmen e përfundimit të procesit hetimor ndaj presidentit (impeachment) në Senat. Ata u shkarkuan vetëm sepse thanë të vërtetën, ashtu siç betohet të bëjë çdokush që jep dëshmi, jo vetëm para Kongresit, por edhe në çdo gjykim të zakonshëm. Rasti i Vindman ishte ende më flagrant, dhe me jehona të qarta autoritare, sepse njëkohësisht u shkarkua edhe i vëllai, i cili s’ishte përzier fare në çështjen nën hetim.

Trump hoqi gjithashtu nga detyra edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve të Zbulimit pasi ai kishte marrë informacione se shërbimet sekrete ruse po përpiqen përsëri të përzihen e të shkaktojnë kaos në zgjedhjet amerikane ashtu siç bënë më 2016. Informacioni në fjalë u paraqit sipas procedurës ligjore tek komiteti i posaçëm i Kongresit, ku bën pjesë edhe kongresmeni Adam Schiff që drejtoi tërë procesin e impeachment dhe që konsiderohet tashmë nga presidenti si armik personal. Kaq mjaftoi që Trump të zemërohej keqas dhe ta shkarkonte sakaq drejtorin e përgjithshëm, një profesionist, për ta zëvendësuar me Richard Grenell, deri atëherë ambasador në Gjermani. Megjithëse diplomat me përvojë, ky i fundit s’ka ndonjë formim apo meritë tjetër lidhur me agjencitë e zbulimit, përveç asaj të qenies njeri besnik i presidentit.

Duke bërë shkarkime të tilla me bujë e në dritë të diellit, duket se Trump kërkon që mesazhi të jetë i qartë: dënimi pret këdo që guxon të dalë sadopak kundër tij, pavarësisht nga e vërteta.

Të gjitha këto ndodhin në një atmosferë kur presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzojnë vazhdimisht opozitën demokrate me terma absolute si “njerëz të këqij”, “të korruptuar”, “të djallëzuar” e “të pandershëm”. Donald Trump Jr, i cili nuk i ka fshehur synimet për të vënë kandidaturën presidenciale pas të atit, tha para disa ditësh se “Demokratët duan që koronavirusi të futet në Amerikë dhe që miliona njerëz të vdesin, për të pasur kështu një shans për fitore në nëntor”.

Në këtë atmosferë tejet të polarizuar partia republikane me përjashtim të senatorit Mitt Romney, kandidatit të tyre për president më 2012, vazhdon të qëndrojë “grusht bashkuar” dhe pa shprehur ndonjë shqetësim për gjithë këtë retorikë zjarrvënëse.

Ndërkaq ata që ndjehen më tepër në pozitë të parehatshme janë besimtarët kristianë konservatorë për të cilët po bëhet gjithnjë e më e vështirë përkrahja e sjelljeve e praktikave të tilla. Këta votues janë bashkuar më së shumti në grupimin e së Djathtës Fetare, për rolin e të cilit kam shkruar edhe më parë, sidomos këtu https://peizazhe.com/2017/03/06/gjeneza-e-se-djathtes-fetare-ne-shba/ dhe këtu https://peizazhe.com/2017/03/18/idete-baze-te-se-djathtes-fetare-ne-shba/.

Grupimi në fjalë ishte më i vendosuri në përkrahjen ndaj Trump më 2016, dhe liderët e tij vazhdojnë të jenë po aq të zellshëm në këtë mbështetje. Kjo është vërtet për të ardhur keq sepse ai grupim u formua në vitet 1970 me mëtimin për të qenë “ndërgjegjja morale” e Amerikës, por me kalimin e viteve është kthyer në një instrument politik që përpiqet vetëm për pushtet, e që abuzon kësisoj me besimin e ndjekësve të tij. Shumë prej këtyre të fundit po shprehin dyshime nëse duhet të vazhdojnë të komprometojnë ndërgjegjen e tyre, duke parë gjithë këto dalldi autoritariane nga ana e presidentit.

Dhe është e sigurt se në Shtetet e Bashkuara janë pikërisht këta votues ata që vendosin vërtet se cila parti do të fitojë. Prandaj është e kuptueshme që një ripërtëritje e peizazhit politik amerikan duhet të kalojë nëpërmjet tyre, në kuptimin që t’u sigurojë një strehë ku ata të mos jenë të detyruar të votojnë “duke zënë hundët” apo për “të keqen më të vogël”. Kjo do të ishte njëkohësisht edhe pengesa më efektive ndaj rrëshqitjeve autoritariane të përmendura më lart.

Një alternativë e mundshme që po debatohet së fundmi është ai i një vizioni demokristian nën shembullin e vendeve të Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë. Prandaj në një artikull vijues do të ndalem me hollësi në çështjen nëse ai vizion mund të shërbejë si bazë për një ripërtëritje të tillë edhe këtej Atlantikut.

© 2020, Ernest Nasto. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

20 Komente

  1. E paske ngjit me tutkall telekomanden tek CNN o Nesti. Mos u ndafte cifti ashtu si nuk u ndakan keto llokume, uroi ai I Estrades se Fierit.

    1. Komenti juaj më kujtoi një ndodhi të shkuar.
      Aty nga vitet 60-të, në një lokal riparimi radiosh, kishin sjellë për të riparuar radiot nja dy qytetarë. Midis tyre dhe radistit zhvillohet pak a shumë kjo bisedë:
      -Çfarë ka radioja?- pyet riparuesi i radiove qytetarin që ishte në radhë i pari.
      – Nuk punojnë valët e shkurtra, i thotë qytetari dhe vazhdon: Gjithçka tjetër duket mirë, valët, si ato të mesme dhe atë të gjata punojnë normalisht.
      – Po Tiranën ta merr ty radioja? -pyet ai që vinte më pas në radhë të zotin e radios që ankohej për valët e shkurtëra.
      – Sigurisht që e merr. Por unë bëjë fjalë t’më marrë nëntë gjitha valët…
      – Ama, ta merr Tiranën ty, or baba? Ç’a do më ti?

      Por unë do isha kurioz të dija, se çfarë mendimi duhet të ketë zoti Nasto, për kërcënimin që udhëheqësi i pakicës në Senat zoti Chuck Schumer bëri ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, zotit Kavanaugh?

        1. Sa e vështirë është të jesh i paanshëm, zoti Nasto! Është një gjëndje shpirtërore që arrihet me mundin e një jete. Unë e vlerësoj si rrugën e vetme që çon tek e vërteta. Partizanët e çdo krahu ( mjerisht i tillë jeni edhe ju në këtë shkrim)nuk bëjnë asgjë më shumë, por gjatë diskutimit të një problemi, si hap të parë kanë rrëmbimin e të vërtetës. Dhe pasi e fusin atë në xhep, le të flas sa të dojë kundërshtari, por e vërteta tashmë është e ngrohtë, ohozë, në xhepin e tyre. Jo vetëm kaq, por ata arrijnë deri atje që të dëgjojnë vetëm për t’ju krijuar mundësija dhe shkaku për të kundërshtuar. Natyrisht, nisur nga ky mësim në jetë, ju duhet ta merrni me mënd, se gjithkush që kërkon të vërtetën, druhet ti hyjë një analize serioze për atë që ju paraqisni në shkrim.

        2. Zoti Vehbiu!
          E lexova me vëmëndjen më të madhe shkrimin ku më çoi linku. Sinqerisht të falenderoj për vrejtjen që bëni në raport me komentin tim. Por ju lutem lexoni edhe një herë me kujdes çfarë thotë Nasto:
          “Një alternativë e mundshme që po debatohet së fundmi është ai i një vizioni demokristian nën shëmbullin e vëndeve të europës perëndimore pas Luftës së Dytë.Prandaj në një artikull vijues do të ndalem me hollësi në çështjen nëse ai vizion mund të shërbejë si bazë për një ripërtëritje të tillë edhe këtej Atlantikut.”
          Besoj çdo koment do të ishte i tepërt.

          1. z. F.A., ndërhyrja ime nuk ishte për komentin tuaj (për të cilin nuk kam vërejtje). Ishte për t’i treguar autorit se, për dukurinë e whataboutism-it, ka pasur një shkrim të posaçëm edhe te Peizazhet.

        3. …”Por në atmosferën e zgjedhjeve të këtij viti ajo që vihet re është një rritje e prirjeve dhe politikave autoritare të administratës, kampioni më i zellshëm i të cilave është vetë presidenti…”

          Aftesia vezhguese e autorit, per mendimin tim, bazuar ne eksperience profesionale dhe akademike qe ai ka, prisja te ishte shume me e mprehte se kaq. Ndofta nuk i mungon, dhe atehere duhet thene se menyra e te afruarit te problemit ka premisa ideologjike.

          Trump e spjegon vete, se me cfare po perballej:

          https://www.armstrongeconomics.com/international-news/politics/the-2020-election/

          Me shume se sa makinacionet burokratike te “deep state” – cfare emri tjeter kane, qe nga akuza per nderhyrjen ruse ne zgjedhjet ameriane te 2016 ( se cfare forme praktike paten ato, asnjehere nuk u mor vesh) e deri te tentativat e njepasnjeshme per coup d’etat me te gjitha menyrat dhe aktoret e ndryshme, – apo vendimet autoritare te Trump, rreziku me i madh ne politiken amerikane per mua ngelet rritja e te majtes, ekstreme apo qofte edhe asaj me e moderuar, ne diksursin dhe leksikun politik amerikan. E majta, e mbeshtetur nga nje sistem edukimi gjithnje e me shume te kushtezuar ideoligjikisht, e ka fituar tashme betejen ideologjike. Do te jete vetem ceshtje kohe kur ta fitoje edhe ate politike. Eksperienca e pushtetit te te majtes ne nje pjese te madhe te botes, mundesite e pakufishme te saj per te bere eksperimente sociale nga me medhate me nje popullsi dhe mase njerezish te kosiderueshem, rezultatet katastrofike te tyre ( as murtaja e zeze e shek te 14 nuk vrau me shume vete se sa e majta ne shek e 20) nuk sherben(u) dot si “vaksine” ideologjike dhe politike ne trupin e polis-it. Megjithese ne scale of things, historia e te majtes eshte e mbushur plot me emrat e protagonisteve, qe me te drejte, ne kushte te tjera, do te quheshin “homos funebris”, ata nuk u hoqen asnjehere nga piedestalet historise, sic mund ndodhi, mund te themi,me figurat e te djathtes.

          Ka nje lloj terheqje, si zerat e sirenave te Uliksit, ideja e barazise se pergjithshme, e realizuar me ane te forces se shtetit. Edhe Bibla, autoriteti moral me i madh, ne syrin tim, terheq vemendjen kunder kesaj tendence te natyre njerezore ne nje nga commandmentet e saj. Por nese qellimi final i cdo forme te organizimit politik te nje shoqerie eshte siguria dhe mireqenia e anetareve te saj, cdo lloj lloj parametri mates tregon se historikisht, e majta premton shume dhe realizon pak. Dhe ca me keq, ka nje afrim “bardh e zi” ndaj cdo problemi. Po nuk ishe me ne, atehere je kundra nesh.

          Edhe me pare kam thene qe Trump eshte misherim i nje simptome te reaksionit te shoqerise amerikane, ndaj nje gjendje , per krijimin e se ciles nuk ishte aspak pergjegjes, ku politika e shtetit dhe administrata eshte e kapur, ne menyre ligjore, nga interesa te vecanta, vetjake apo grupore. Trump ishte i pari qe i dha ze kesaj kontradikte, kesaj frike te amerikaneve ndaj pauperizimit te tyre. Aq i bindur ishte ai ne “leximin” e humorit (mood) te pjeses dermuese te amerikaneve, sa qe ishte i gatshem te hidhte poshte edhe partine republikane, nese ata zinin “hunden” me dore dhe nuk e mbeshtesnin kandidaturen e tij. Ai e ka kuptuar me mire se kushdo tjeter, jo vetem ne Amerike, por edhe me gjere, se ka aspekte te jetes se nje shoqerie qe i shpetojne cdo lloj kontrolli apo nderhyrjeje te cdo niveli apo aktori. Fjala eshte per ekonomine.

          Kur Trumpi tha se po te zgjidhesh president, ai do ta rriste GDP me 4% ne vit, Obama, dhe bashke me te, e gjithe klasa politike dhe ekonomike, per te cilet status-quo-ja ishte perfituese, u pergjigj duke e pyetur me qesendi se “…well, how exactly are you going to do that? What exactly are you going to do? There’s no answer to it,” … , …“he just says, ‘Well, I’m going to negotiate a better deal.’ Well, what, how exactly are you going to negotiate that? What magic wand do you have? And, usually, the answer is he doesn’t have an answer…” Trump me vone, kur ritmi i rritjes ekonomike ishte 3 e 4% nuk ndenji dot pa e shpotisur presidentin e kaluar se “I guess I have a magic wand, 4.2%, and we will do MUCH better than this! We have just begun.”

          Nga ku vijme tek kohet e tanishme. Trump ka per tu rizgjedhur. Siguria ekonomike i parakalon ne rendesi shqetesimet e tjera, Frutat e pemes ekonomike jane akoma ne pjesen e poshteme te saj dhe te arritshme lehte. Me se fundi i lire nga interferencat e 3 vjeteve te para te presidences se tij, dhe pa pasur nevoje te mbaje parasysh nevojat qe do te kushtezonin rizgjedhjen e tije ( 2 terms limit), Trumpi mund te ndermarre nje mase masive investimesh ne infrastrukturen e SHBA. Ligji i efektit shumefishues ne ekonomi do te beje te veten. Shto ketu edhe c’angazhimin ushtarak ne pjese te ndryshme te botes.
          Pyetja me e sakte ne fakt do te ishte se cfare do ndodhe mbas Trump.

          Une nje teori timen e kam. Ka nje shtrirje kohore ne te. Fillon me qeverisjen e perandorit Trajan.

  2. Totalitarizmi eshte ne marshim te sigurte e te vendosur! Baza e tij eshte injoranca, ushqimi i tij eshte pasiguria (ekonomike), mbeshtetja e tij jane karrieristet. Politikanet populiste te “qendrave” sot kudo ne bote akuzojne per populizem te tjere politikane, kryesisht nga ata pak (gjoja) me ne ane. Prodhimi i te mirave materiale ka kaluar ne Kine dhe boten e trete, kryesisht aziatike, spekullimet dhe gjithfare menyrash te tjera te berjes se parase jane ne moto te dites. Kjo ka sjelle te shfrytezohet krahu i lire i punes ne maksimum, dhe kerrkush s’do t’ia dije se si nxirren fitimet me mashtrime dhe ne kurriz te gjithfare nevojtarve, nje pjese e ketyre te fundit drejt degradimit psikollogjik, psiqik dhe patologjik.
    Njerezit e dijes jane ne shuarje e siper, per me teper qe arsimimi sot kudo eshte specializimi ne nje dege te caktuar, pa ditur nga shkencat e tjera, gje qe i ben keta “te studjuar” jo vetem te paafte ne orientimin ndaj probleme te ndryshme, por edhe te varur nga paga-dhenesi!
    Permbledhje: situata sot ne bote po shkon me keq se sa parashtron shkrimi i mesiperm. M.gj.t. mire dhe bravo edhe me kaq sa eshte shkruar!

    1. Nuk ia vlen me t’u pergjigjesh ketyre tipave. Eshte thjesht humbje kohe. Po aq sa te degjosh komedianet te kritikojne politikat e Trumpit me barsaleta. Dalngadale ketu po vjen rradha e diskutimit alla-partizan “ne do flasim ndermjet grykes se pushkes”. Jam I sigurte qe Zoti Nesti e than cdo nate barutin me tharesen e flokeve para se te flere.

  3. Nuk e di nese shqipo-amerikanet perkrahes te Trumpit jane te vetedijshem se po te zbatoheshin rregullat e emigracionit qe keshllitari I tij Stephen Miller propozon,shumica e tyre tani do te ishin duke shitur fara kungulli tek tregu cam e jo ne SHBA.

  4. Kjo u cilësua nga kritikët si shkelje e hapur e parimeve më themelore të pavarësisë së gjyqësorit (megjithëse Departamenti i Drejtësisë teknikisht është pjesë e administratës dhe varet nga Presidenti, ashtu si të gjitha departamentet e tjera).

    Ah, lehtesia aq acaruese me te cilen Mendimi Liberal luan me termat dhe konceptet.

  5. Jo o xhan, në te Trumpit nga ju amerikano-shqiptaret e liberalizmes I mbajme syte qe te mesojme ndonje gje. Kuptohet qe pa u shkeputur nga programet e Hollivudit “si te gatuajme” dhe “cfare moti do kemi neser”

  6. Mesimi I pare:politikat liberale te lejuan te emigrosh e te krijosh nje jete me te mire per vete e per familjen tende
    Mesimi I dyte :nuk je aspak me I mire apo me I mencem nga ata fatkeqe qe perpiqen te shpetojne veten e femijet e tyre drejt vendeve me te sigurte.Thjesht je me fat.Ti do te ishe nje prej tyre nese do ishe lindur ne nje prej vendeve ne konflikt e te gjendeshe ne mes bumjeve nga nje ane e perbuzjes se racisteve trumpiste nga ana tjeter .

  7. Verejtje mbi mesi in e oare: politikat liberale nuk me happen mua ndonje mundesi Sepse une si europian e kam pasur gjithmone kete mundesi. Ja nje fakt histori psh

    How the Immigration Act of 1965 Changed the Face of America

    When the U.S. Congress passed—and President Lyndon B. Johnson signed into law—the Immigration and Naturalization Act of 1965, the move was largely seen as symbolic.

    “The bill will not flood our cities with immigrants,” lead supporter Sen. Edward “Ted” Kennedy (D-Mass.) told the Senate during debate. “It will not upset the ethnic mix of our society. It will not relax the standards of admission. It will not cause American workers to lose their jobs.”

    That sentiment was echoed by Johnson, who, upon signing the act on October 3, 1965, said the bill would not be revolutionary: “It does not affect the lives of millions … It will not reshape the structure of our daily lives or add importantly to either our wealth or our power.

    Ja dhe nje fakt tjeter histori psh

    In 1960, Pew notes, 84 percent of U.S. immigrants were born in Europe or Canada; 6 percent were from Mexico, 3.8 percent were from South and East Asia, 3.5 percent were from Latin America and 2.7 percent were from other parts of the world. In 2017, European and Canadian immigrants totaled 13.2 percent, while Mexicans totaled 25.3 percent, other Latin Americans totaled 25.1 percent, Asians totaled 27.4 percent and other populations totaled 9 percent.

    1. Verejtje mbi mesi in e oare: politikat liberale nuk me happen mua ndonje mundesi Sepse une si europian e kam pasur gjithmone kete mundesi. Ja nje fakt histori psh“
      E ashtu eshte Ne si europiane ,e race e lashte dhe e fisme I kemi patur dyert hapur kudo qe kemi shkuar na kane pritur me krahe hapur .Amerika eshte vetem per europianet e fisem si na .Sirianet ,afganet,hispaniket te rrime atje ku jane se u beme si kembet e dhise.

      1. O Alba leri Xhiblat. Me the dicka, t’u pergjigja qe ja ke fut kot. Mos u hidh pastaj nga mbareshtrimi I lopeve tek lufta ne Vietnam. Une kam dhe nja dy halle te vogla te miat per te zgjidhur dhe pastaj do I perkushtohem totalisht halleve te Afghanistanit dhe Sirise veriore nen shembullin e tyja.

  8. Per mesi mn e dyte c’te te them pastaj. Ju shoket liberale e keni semundje kete idene e barazitizmit dhe une nuk kam ndermend ti hy diskutimeve te tipit “U bone ti!” me njerez qe nuk I njoh.

Lini një Përgjigje te AlbaAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin