UDHËHEQËSI I RI

nga Arjan Shahini

Shqiptarët mund të jenë në kërkim të një udhëheqësi të ri politik. Sidomos tani që kryeministri E. Rama e ka zhvendosur drejtimin e spektaklit: nga spektakli i politikës, në politikën e spektaklit. Mënjanë pyetjen nëse zgjedhësit janë gati për një politikë të re, disa, dhe unë, mendojnë se Albin Kurti përfaqëson një alternativë të mundshme. Në mediat sociale A. Kurti po spikat si “përfaqësuesi mbarëkombëtar”.

Në Facebook, në rreth 400 (100 faqet) e statuset e fundit që analizova, më i pëlqyer rezulton A. Kurti, pasuar nga E. Rama dhe H. Thaçi. Por bazuar mbi KPI (Key Performance Indicator), përllogaritur nga mesatarja e të gjithë indikatorëve (numri i komenteve, ndarjeve dhe pëlqimeve), del se më shumë vëmendje tërheq E. Rama, ku me siguri nuk përjashtohen komentet negative, i pasuar nga A. Kurti.

KPI per disa personalitete

Në rreth 2000 statuset e fundit prej viti 2017 të A. Kurtit, E. Ramës dhe E. Velisë vihet re se A. Kurti tërheq më shumë vëmendje nga të gjithë dhe është dukshëm fituesi, madje edhe me KPI prej 2019.

facebook i Veliaj, Rama dhe Kurti

FB Rama, Veliaj, Kurti sipas viteve
Popullariteti i Ramës mund ti atribuohet përdorimit të gjerë të mediave sociale. P.sh. prezenca e Ramës është rritur në Twitter, edhe pse kjo platformë nuk ndiqet nga shumë shqiptarë (shih tabelën për 500 cicërimat e fundit të E. Ramës dhe A. Kurtit dhe mesataret e indikatorëve për postim). Po ashtu Rama ka prani të konsiderueshme në Instagram, ku gëlojnë kryesisht të rinjtë. Këtu ai sërish është fitues në pëlqime dhe në numrin e postimeve. Sikurse vihet re, të tre kanë rritur numrin e postimeve në vitin 2020, por sidomos Veliaj (vetëm në dy muaj ka nxjerrë postime sa thuajse në gjithë vitin 2019).

twitter rama dhe kurti

 

instagram rama, veliaj, kurti

6 Komente

  1. Nwse me numrin e statuseve ne instagram kuptojme numrin e postimeve te ndryshme, si foto dhe tekste, nga ana tjeter (apo me tej) shohim se edhe ne twiter dhe facebook keta persona(zhe) jane po ashtu mjaft aktive, i bie qe, ose 1. shtetin shqiptar dhe kosovar e drejtojne te tjere njerez, 2. ose jane te tjere njerez (ekipe) qe merren me statuset e tyre ne instagram, facebook dhe twiter. Ne te kundert i bie qe keta njerez nuk flene fare dhe punojne 24 ore papushim, cfare nuk eshte e mundur.
    Pastaj, persa i perket vleresimit te x-it dhe y-it, lwre se nuk po flasim fare, sepse del diskutimi i gjate!

    1. Facebook dhe Instagram jane te lidhura, mjafton te postohet ne njeren. Po ashtu edhe twitter mund te integrohet ne Facebook. Per Facebook besoj se kane personel qe merret me nderveprimin. Duhet te shihen oraret e nderveprimit per ta hulumtuar me tej.

  2. Ka të ngjarë, për vetë natyrën që kemi si popull, besoj se ne kurrë nuk mund të nxjerrim një udhëheqës si përfaqsues për tërë territorin e vëndit.

  3. Eshte e habiteshme se si satatistika mund te kthjelloje a nxjerre ne nje drite krejt tjeter mjaft probleme qe debatet e pafund dhe analizat “partizane” vetem se i erresojne edhe me shume. Pune e paqme!

  4. Analizë interesante kjo që bie goxha ndesh me perceptimet e një pjese të madhe.

    Nga cili studim i keni marrë këto shifra? Në qoftë se keni mundësi hidheni linkun.

    1. Te dhenat nga mediat sociale jane marre me skript. Programet jane: programi Python per skriptin – scrape_facebook (shih ne github), perpunuar me R – paketa rtweet dhe tidyverse; dhe nje web application – my.apify.com per terheqjen e te dhenave nga Instagram.

Lini një Përgjigje te XhaBeqoAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin