KËNGËT E BILBILIT

Kaq herë u bëra të them një fjalë edhe unë, në këtë debat që ka nisur për tekstet e këngëve të lehta – dhe veçanërisht fort u tundova, kur vura të dëgjoj, për Vit të Ri, albumin Abbey Road të Beatles-ve, dhe më filloi Come Together,

me vargjet e mëposhtme:

Here come old flat-top, he come groovin’ up slowly
He got ju-ju eyeball, he one holy roller
He got hair down to his knee
Got to be a joker, he just do what he please

Dhe pastaj, sikur këto të mos mjaftonin:

He wear no shoeshine, he got toe-jam football
He got monkey finger, he shoot Coca-Cola
He say, “I know you, you know me”
One thing I can tell you is you got to be free

Të cilat nuk deshifrohen dot jo më nga unë, që nuk jam veçse një parvenu në lëmin e anglishtes kriptike të blues-it beatlesian, por edhe nga ekspertët e mirëfilltë, ata që ia dinë John Lennon-it deri edhe numrin e syzeve.

E megjithatë, Come Together është – e mbajnë – për një nga kryeveprat mes kryeveprave të muzikës së asaj kohe.

Për mua, teksti i një kënge nuk mund të përkufizohet, as mund të “normalizohet”; sepse nuk ka një mënyrë të kodifikuar, si mund të shkruhet.

Ka tekste që i mvishen muzikës, ka muzikë që i mvishet tekstit. Duke qenë teksti poezi, edhe pse jo gjithnjë dhe jo doemos, prozodia i bashkohet ndonjëherë ritmit të muzikës.

(E gjithë kjo pa u futur fare tek elementi performativ: gjestet e këngëtarit, pamja e tij e jashtme, veshja, manierizmat dhe, më e rëndësishme akoma, vallëzimi ose shoqërimi i të kënduarit me lëvizje ritmike të trupit. Këngës nuk e cenohet integriteti i brendshëm, edhe kur ky element mungon – p.sh. kur kënga dëgjohet në CD ose në streaming ose në radio.)

Ka këngë ku zëri nuk merr pjesë veçse si një instrument tjetër muzikor – shumë nga ne do ta mbajnë mend The Great Gig in the Sky, të Pink Floyd:

për mua, një nga ato maja të rock-ut psikadelik, ku zëri arrin të komunikojë me ty, dëgjuesin, përtej gjuhës; duke të afruar në transhendencë.

Ndjekësve të muzikës klasike do t’u kujtoj Vocalise, të Rachmaninov-it.

Një funksion të ngjashëm, me magjinë e zërit pa tekst, luan gjuha e huaj, e pakuptueshme. Të gjithë, besoj, sot e kësaj dite, dëgjojmë muzikë dhe shijojmë muzikë, pa i kuptuar gjithnjë tekstet.

Sërish ndjekësve të muzikës klasike, u kujtoj një nga majat më të larta, të muzikës së të gjitha kohërave, Requiem-in e Mozart-it. Ja një fragment (Agnus Dei):

Agnus Dei, qui tollis peccata mundi,
dona eis requiem.
Agnus Dei, qui tollis peccata mundi,
dona eis requiem sempiternam.

 

Nuk ka nevojë të dish a të kuptosh latinishten, për t’u ngjethur nga kjo muzikë.

Edhe një herë: ka këngë, ku muzika i shërben tekstit; ka këngë të tjera ku teksti i shërben muzikës. Sikurse ka këngë ku të dyja këto komponente janë të balancuara.

Çfarë nuk e përjashton kritikën e një teksti kënge – sepse mund të ndodhë që teksti të jetë i thjeshtë, madje i reduktuar në rrokje të tipit ta-da-da, me synimin për të theksuar ritmin; e megjithatë të dështojë; sikurse mund të ndodhë që të vësh në muzikë një vjershë të Rilke-s, e megjithatë të nxjerrësh sytë.

Arti poetik i tekstit nuk mund ta shpëtojë, i vetëm, një këngë; duhet harmonizim dhe shije, si në çdo formë tjetër sinkretike.

Kush e ndjek muzikën e lehtë italiane, do të ketë dëgjuar autorë të mëdhenj, si De André dhe Pino Daniele, të këndojnë në dialekt.

Ja De André, me Creuza de mä:

Umbre de muri, muri de mainé
Dunde ne vegnì duve l’è ch’ané

Da ‘n scitu duve a l’ûn-a a se mustra nûa
E a neutte a n’à puntou u cutellu ä gua

E a muntä l’àse gh’é restou Diu
U Diàu l’é in çë e u s’è gh’è faetu u nìu

Ne sciurtìmmu da u mä pe sciugà e osse da u Dria
E a funtan-a di cumbi ‘nta cä de pria

 

Ja edhe Pino Daniele, me Quanno chiove:

E te sento quanno scinne ‘e scale
‘E corza senza guarda’
E te veco tutt’e juorne
Ca ridenno vaje a fatica’
Ma poi nun ridi cchiù.
E luntano se ne va
Tutt’a vita accussì
E t’astipe pe nun muri’.

Dy këngë që mua më sjellin edhe sot lot në sy, pa çka se ende nuk ua marr vesh mirë fjalët.

Përgjigjja këtyre pyetjeve – disa prej të cilave nuk i bëra – duhet kërkuar, besoj unë, te natyra intime e gjuhës së folur, e cila i kapërcen kufijtë e racionalitetit dhe të funksionit komunikativ.

Mbase kjo ka të bëjë edhe me esencën e muzikës vetë, si melodi e të folurit – e distiluar në rrjedhë të shekujve, e vjetruar në bodrumet e pavetëdijes kolektive; për të na përcjellë pastaj, të kulluar, atë nivel që në gjuhë e kapim vetëm tërthorazi, si me bisht të syrit (nëse kjo metaforë e përzier ka ende kuptim).

Çfarë edhe do ta shpjegonte pse disa këngë mund të këndohen vetëm në dialekt: dhe jo sepse ai dialekt i ka përftuar, por sepse janë ai dialekt.

Të mos harrojmë edhe këtë: poezia, si zhanër letrar, ka dalë nga kënga. Ose, për ta thënë me zhargonin e mësuesve tanë të marksizmit: kënga është primare, poezia sekondare.

Dhe po dua ta mbyll këtë trajtesë me një aforizëm të Stanislaw Lec-it, e cila në fakt më nxiti përfundimisht që t’i shkruaja këto radhë:

(po e citoj nga frëngjishtja, ku edhe e gjeta; duke e shoqëruar me përkthimin tim)

L’opéra n’a pas encore exploité toutes ses possibilités ; trouvez-moi en effet une bêtise qui ne puisse se chanter.

Opera ende nuk i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e veta: më gjeni, në fakt, një hajvanllëk që të mos këndohet dot.

Çfarë nuk e bën Casta Diva-n më pak casta dhe më pak diva mes arieve.

 

© 2020, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet rreptësisht riprodhimi.

Shënim 1: imazhi në kopertinë, Draper Herbert Janes, Ulysses and the Sirens

Shënim 2: të gjitha mbresat muzikore që kam shprehur më lart, personale a të përgjithësuara, duan marrë gjithnjë në kontekstin kulturor përkatës. Një ujgur a një innuit nuk është e thënë të reagojnë njëlloj ndaj Mozart-it a ndaj Pino Daniele-s. Por ndoshta kjo lidhet edhe me rolin e eksperiencave muzikore për ta krijuar dhe mirëmbajtur këtë lloj konteksti dhe duhet trajtuar më vete.

5 Komente

  1. Nje perkthim me google translate I nje prej interepretimeve te tekstit te Come Together .
    Kënga ka të bëjë me ndjenjat e Beatles ndaj secilit. gjatë një kohe të dobët, George solli Yogi dhe fraza “Ejani së bashku tani mbi mua” është një fragment nga skenari duke u thënë atyre që të përdorin këtë këngë për të ndërtuar përsëri lidhjet e tyre dhe të bashkohen si një.

    Versedo varg i është kushtuar një Beatle:

    Vargu 1: “Këtu vijnë plaçkë të vjetër, ai vjen duke u ngritur ngadalë
    Ai mori veshin joo-joo, ai është një rol i shenjtë
    Ai mori flokët poshtë gjurit
    Duhet të jem një shaka ai thjesht bën atë që të pëlqen ”

    Ky varg është padyshim Ringo. Rrahjet e daulleve të shkollës së vjetër të Ringo (“Flat top” duke iu referuar prerjes së flokëve të vjetër në mesin e viteve 1900) ishin në fillim me pjesën tjetër të grupit, por me kalimin e kohës ai u bë më i mirë dhe më i mirë (“Groovin ‘up ngadalë”). “ai mori flokët poshtë gjurit”, është një shaka për pamjen e tij të ashpër kur u bashkua për herë të parë në grup dhe që kur është ulur duke luajtur daulle flokët e tij nuk do të arrinin në gjunjë, por ju merrni riff. “Duhet të jetë një shaka ai thjesht bën atë që ju pëlqen,” i referohet atij duke qenë mendjemadhësia e kuadratit.

    Vargu 2: “Ai nuk vesh këpucë, ai mori futbollin e gishtave të këmbëve
    Ai mori gisht majmuni, ai gjuajti Coca-Cola
    Ai thotë: “Unë të njoh ty, ti më njeh”
    Një gjë që mund t’ju them është se ju keni për të qenë të lirë
    Ejani së bashku tani mbi mua ”

    I tha dikush George? “Ai nuk vesh këpucë,” le ta përballojë atë, George nuk ishte i dashur dhe i pëlqente gjëja e këmbëve të zhveshur. “Ai mori topin me këmbë me këmbë”, Dailymotionor ishte një sport që praktikohej zakonisht jashtë tempujve ku praktikohej Yogi. “Ai mori gisht majmunësh,” Xhorxh ishte jashtëzakonisht i shkathët dhe mësoi shumë instrumente me tela me lehtësi. “Ai thotë,” Unë ju njoh, ju më njihni … “një tjetër referencë për Yogi.

    Vargu 3: “Ai prodhoi çantën, ai mori gumëza arrë
    Ai mori Ono tryezën anësore, ai një krisur kurrizore
    Ai u ngrit këmbët poshtë gjurit
    Të mbajë në kolltukun e tij, mund ta ndjesh sëmundjen e tij
    Ejani së bashku tani mbi mua ”

    Kjo është më e dukshmja … të heqësh dorë? vërtetë ??! Johnshtë Gjoni! Duh! “ai prodhim i keq,” i referohet Xhonit vazhdimisht do të ndalonte regjistrimet dhe do të zhytej pjesën tjetër të grupit. “Ai mori gumboot e arrave”, shkruante John “Unë jam deti” dhe vazhdoi të bënte këngë si ajo dhe nuk pranoi të ndryshojë stilin e tij, duke mërzitur kështu pjesën tjetër të grupit. “Ai mori Ono anësore,” një bord anësor është një term gjyqësor duke iu referuar tërheqjes në krah ose duke u shpërqendruar. Yoko Ono do të tërhiqte Xhonin nga grupi dhe Besohet të jetë rënia e grupit. “ai një çarje kurrizore”, një term i lidhur me “frenimin e shpinës”, John do të argumentonte vazhdimisht me shokët e brezit adn “shpinat e tyre të frenave.” “Ai mori këmbët poshtë gjurit”, Gjoni refuzoi të ishte i hapur ose “të hipte në gjunjë” Ai ishte kokëfortë dhe u ngrit në këmbë, duke refuzuar të gjunjëzonte këdo.
    “Të mbajë në karrigen e tij të krahut mund të ndjeni sëmundjen e tij”, Kushdo që e njohu me të vërtetë Gjonin, ose madje u afrua me të, ju e dinit se diçka nuk ishte në rregull fizikisht me të, depresioni, zemërimi, etj etj.

    Vargu 4: “Ai rrotullues, ai mori paralajmërim të hershëm
    Mori ujë me baltë, ai një filtër mojo
    Ai thotë, “Një dhe një dhe një është tre”
    Duhet të jetë me pamje të mirë sepse është kaq e vështirë për tu parë
    Ejani së bashku tani mbi mua ”

    Së fundmi, Pali! “He Roller-coaster”, Paul ishte shumë emocionues dhe do të ndryshonte gjithë kohën në gjithçka, qoftë një këngë apo ndjenjë. “Ai u paralajmërua herët,” Herët, pjesa tjetër e djemve e dinin që Pali do të bëhej problem, kështu që ata e paralajmëruan. “Ai mori ujë me baltë,” Një referencë ndaj Pauls duke ndryshuar përshtypjen në grupin “Muddy Waters”, stili Bluesy. “ai një filtër mojo,” Pali ishte shumë bindës dhe do t’i bënte pjesën tjetër të anëtarëve të përkuleshin ndaj dëshirës së tij. “Ai thotë” një dhe një dhe një është tre “,” është një referencë ndaj Pali duke u përpjekur t’i tregojë vazhdimisht pjesës tjetër të grupit që madje e zgjonte atë, grupi mund të mbijetonte. “Duhet të jem mirë, sepse ai është aq i vështirë për tu parë,” Paul ishte “bukur” nga grupi dhe ishte gjithashtu shumë e vështirë për t’u shoqëruar dhe lexuar si aperson.

      1. Aspak .Lirikat e kesaj kenge me kane intriguar gjithnje se pervec fjaleve “come together over me “ nuk kam kuptuar asgje tjeter .Ky eshte shpjegimi apo nje nga shpjegimet qe gjeta ne internet meqe kenga ne fjale u permend ketu.

  2. Ardian, asnjë nga pjesët që ke sjellë nuk ka tekst TE KEQ. Disa nuk kanë fare, disa nuk i kupton/jmë dot, disa janë dialektorë, disa janë menduar për të mos u kuptuar, e kështu me radhë. Ata që nuk i kupton/jmë dot, mund të kenë edhe tekst budall, por ja që së heqim dot dyshimin. Çfarë mungon, është një shembull kur ti e kupton tekstin, por thjesht e ndjen se është i KEQ, dhe ky është pikërisht rasti kur, le ta themi me fjalë të varfra, kënga ta shpif.

    Une vetë psh as i hyj fare ta dëgjoj një këngë që titullohet “Ma la seen”. Fatkeqësisht e kuptoj titullin, dhe ma shpif.

Lini një Përgjigje te AlbaAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin