KU TË GËRMOSH

Në një kumtesë të mbajtur në Takimin XIV të organizuar nga Instituti Alb-Shkenca dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (dhe të botuar më pas në Panorama), Neritan Ceka tha mes të tjerash:

Në fushën e arkeologjisë, […] jemi në një gjendje letargjie dhe po shkojmë drejt shuarjes së stafit të specializuar dhe gërmimeve arkeologjike. Këtu nuk është çështja e mungesës së financimit nga qeveritë shqiptare, pavarësisht nga ngjyra, por fonde shumë më të mëdha se të periudhës së komunizmit shkojnë në thasët e shpuar të Ministrisë së Kulturës e të Arsimit dhe kthehen në vende pune të emëruara politikisht. Gërmimet arkeologjike financohen vetëm nga bashkëpunime me universitete të huaja, që sjellin fonde rreth 20-30.000 euro për një ekspeditë dhe u paguajnë ushqimin dhe fjetjen arkeologët tanë, që nuk marrin dieta, as shpenzime transporti nga shteti. Ky lloj bashkëpunimi lypsarësh ka qenë një oksigjenim i përkohshëm, por po kthehet në një asfiksim të kërkimeve programatike në fushën e arkeologjisë ilire, si dhe modifikim të tezave themelore mbi karakterin e kulturës ilire dhe origjinën e popullit shqiptar. Në artikujt e bashkëpunëtorëve të huaj për gërmimet e përbashkëta, koncepti qytetërim antik ilir është zëvendësuar me qytetërim helenistik apo kultura e hershme mesjetare shqiptare me kulturë sllavo-avare.

Jo pa një farë ndjesie shpagimi, këto konstatime të Cekës i kemi sjellë prej kohësh te “Peizazhet”, edhe pse ndryshe është kur i dëgjon nga goja e një eksperti të fushës. Dhe pikërisht: që bashkëpunimi me universitetet dhe qendrat kërkimore të huaja nuk po u shërben synimeve madhore të arkeologjisë shqiptare, si degë e albanologjisë.

Që “koncepti qytetërim antik ilir është zëvendësuar me qytetërim helenistik”, siç thotë Ceka, kjo nuk duhet marrë si efekt i ndonjë komploti anti-shqiptar të arkeologëve nga Europa dhe gjetiu; dhe as si një orvatje për të shpërfillur interesin për parahistorinë e shqiptarëve. Ka një traditë akademike europiane, të rrënjosur mirë, që e studion lashtësinë mesdhetare brenda paradigmës greke-romake dhe që truallin shqiptar e sheh si depozitë të asaj kulture. Zbulimet e reja arkeologjike, të financuara brenda kësaj perspektive gërmimesh, i shërbejnë objektivisht pasurimit dhe konfirmimit të pozicioneve të njohura.

Është mirë që studiohet kultura helenistike në Shqipëri; ashtu, arkeologët e rinj mësojnë edhe teknikat dhe mjeshtërinë profesionale prej specialistëve të fushës. Por – dhe unë këtu jam me Cekën – kjo nuk duhet të jetë përparësi e arkeologjisë në Shqipëri; sepse kulturës helenistike, kudo në Mesdhe, për ta thënë me një shprehje të thjeshtë popullore, “ia kanë nxjerrë tashmë ujtë e zi”. Si degë e albanologjisë, arkeologjia – shqiptare dhe e huaj qoftë – nuk mund të çohet përpara duke zbuluar dhe rizbuluar gjurmë të qytetërimit helenistik (këtu nuk po merrem me ata që i quajnë edhe Butrintin dhe Apolloninë ilire: me këta e kemi humbur luftën). Janë të nevojshme kërkime të një lloji tjetër, jashtë skemave të përpunuara për qytetërimin grek dhe latin, dhe sidomos në brendësi të vendit, larg bregdetit.

Ceka njëlloj shpreh keqardhjen që, në artikujt e bashkëpunëtorëve të huaj për kërkimet e përbashkëta, “kultura e hershme mesjetare shqiptare [është zëvendësuar] me kulturë sllavo-avare”. Sërish, kjo mbase pjesërisht vjen ngaqë modelet e identifikimit dhe përshkrimit të kulturës materiale sllavo-avare janë përpunuar tashmë gjetiu; dhe arkeologëve të huaj që drejtojnë ekspeditat u mungon interesi, guximi intelektual a inteligjenca, për të thënë diçka të re; por natyrshëm mund të pranohet edhe që disa nga gjetjet t’u përkasin vërtet sllavëve dhe avarëve, sa kohë që të tillë ka pasur në trojet e Shqipërisë së sotme. Këto gjetje janë me interes të madh, për arkeologjinë dhe historinë e Ballkanit të hershëm – por, sërish, nuk i interesojnë veçse tërthorazi albanologjisë.

Çështja është fare e thjeshtë: a ka pasur një popull para-ardhës të shqiptarëve në trojet e Shqipërisë së sotme në lashtësi dhe në Mesjetën e Hershme? E formuluar kështu, kjo çështje lidhet me hipotezën e autoktonisë, e cila prej kohësh ka marrë valencë ideologjike dhe u nxjerr gjumin natën shumëve prej nesh. Por edhe jashtë kontekstit të autoktonisë, sërish arkeologëve në Shqipëri u bie barra që t’i kërkojnë gjurmët e këtij populli, para se të merren me gërmime dhe lektisje helenistike dhe romake (mjaft të mendosh se ne ende kemi relativisht pak dokumentime arkeologjike të shekujve XIV-XV, përfshi këtu edhe periudhën e Skënderbeut, përtej kështjellave vetë).

Pyes: a është studiuar mjaftueshëm brendatoka shqiptare, jashtë paradigmës së arkeologjisë klasike? A po studiohet mjaftueshëm? Janë pyetje që unë nuk u përgjigjem dot, por duke gjykuar nga sa thotë Ceka, i cili këto punë i njeh mirë, nuk mundem veçse t’u përgjigjem JO: njëlloj si ai i dehuri, që i kërkonte çelësat e shtëpisë poshtë llambës, sepse vetëm atje kish dritë, edhe arkeologët shqiptarë – për shkaqe më së shumti objektive, financiare – po humbasin kohë me kërkime të dorës së tretë, të cilat do të ish mirë t’u liheshin studentëve dhe stazhierëve. Rëndësia e bregdetit shqiptar për helenistikën tashmë është përcaktuar e përkufizuar; përkundrazi, mbetet (shpresoj) shumë për t’u zbuluar, për arbrit e mesjetës së hershme dhe ata të lashtësisë.

Kjo duhet parë edhe në kontekstin ekonomik: sajtet arkeologjike të Shqipërisë gjithnjë e më tepër po përfshihen në itineraret turistike – dhe turistët, në masë të madhe, duan të shohin gjëra të bukura, ose të paktën gjëra që i njohin; një vendbanim ilir me katër gurë nuk mund t’u ofrojë vizitorëve aq dëfrim dhe përjetim “intelektual” sa Butrinti ose Apollonia, aq më pak kur gjendet në një vend të vështirë për t’u arritur. Për fat të keq, pikërisht në këto vende të vështira për t’u arritur mund të shpresohet se janë ruajtur gjurmë kulturash materiale të ndryshme nga ajo helenistike e bregdetit.

© 2019, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet rreptësisht kopjimi. Shkelësit do të përndiqen sipas ligjit.

23 Komente

  1. Jam krejtesisht dakord, duhet gjalleruar e intesifikuar arkeologjia shqiptare ne drejtim te brendatokes, rastet e kishave paleokristiane para-sllave (shek V-VI a.d) te zbuluar sivjet ne Hot te Malesise se Madhe dhe ne Nikadin te Ferizajt, deshmojn me se miri per gjallerine njerzore e socio-kulturore te ketyre trevave – ne analogji me Kulturen bashkohore te Komanit -, nderkohe keto zbulime mund te kene edhe implikime perkatese ne lidhje me Arberoret e Mesjetes e hershme, vendndodhjen dhe ecurine e tyre ne rrjedhen e Historise, plus shtoni ketu zbulimin interesant te qytetit Ilir te Bassanias, qe konfirmon akoma edhe me shume zhvillimin e Qyteterimit Ilir !! Nje propozim interesant do ishte nese krijohen ura lidhje e bashkepunimi me Arkeologet Boshnjak, qe packa qasjes se tyre tendencioze, po bejne nje pune goxha te arrire http://bathinvs.com/ .

  2. Nqs mund te shtoj dicka, ne lidhje me Kishat paleokristiane te zbuluara ne territorin e Kosoves, pervec kishes se siperpermendur te Nikadinit qe datohet rreth shek V-VI e.s (germimet e para jane bere qe ne vitet ’60 te shekullit te kaluar), jane nxjerre ne drite edhe shume te tjera: Kisha paleokristiane në Vrellë, Istog ( zbuluar ne 2007) e shek IV-VI e.s, https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Kisha_paleokristiane_n%C3%AB_Vrell%C3%AB, Kishat e tjera ne Korishe (zbuluar ne 2002/2004) Paldenice, Bajice, Raqe etj qe si numer jane me te shumta se ato te zbuluara gjeri me tash ne Veri te Shqiperise, dhe pothuajse te gjitha kane si Terminus ante quem shek VI e.s, pra reshtin se funksionuari ne periudhen e Dyndjeve Sllave nga viti 521 e.s e tutje. Jam i bindur qe nentoka fsheh akoma edhe me shume supriza mbreslenese, qe do te zbardhnin ne mynyre me te perplote te kaluaren e para-ardhesve tane !! Dhe jo perhere duhet ‘ ti varim shpresat ‘ tek te huajt, megjithe qellimet dashamirese e shkencore e punen dobiprurese qe bejne, sic mund ta deduktoni (duke e gjykuar ne retrospektive !)edhe nga ky artikull shkruajtur 4 vite me pare !!!http://botapress.info/historise-e-arkeologjise-sone-po-i-vine-dite-te-mira/

  3. Me duhet te mos bie dakort ne shume aspekte te ketij shkrimi, si ne rrafsh konceptual, ashtu edhe me disa nga qendrimet e mbajtura si dhe argumentet e paraqitura.
    Po ia nis me deklaraten e Cekes e cila eshte shume problematike kur vjen nga nje arkeolog me eksperiencen e tij ne kontekstin shqiptar. Ceka thote: “Në artikujt e bashkëpunëtorëve të huaj për gërmimet e përbashkëta, koncepti qytetërim antik ilir është zëvendësuar me qytetërim helenistik apo kultura e hershme mesjetare shqiptare me kulturë sllavo-avare.”
    E pavertete ! Asnje nga arkeologet e huaj dhe shqiptare, te rinj apo te vjeter, nuk e kane bere nje gje te tille. “Periudha helenistike” eshte nje term kronologjik qe perdoret ne gjithe Mesdheun dhe nuk do te thote qe popujt johelene te shek. 3-2 p.e.s portretizohen si pjese e qyteterimit helen ne rastet kur nje vendbanim apo artefakt i tyre datohet ne “periudhen helenistike”; ky i fundit eshte thjesht nje term konvencional per te krijuar nje kronologji te perbashket per gjithe Mesdheun ne kete rast. Ne Peru apo ne Kine, fjala vjen, kane terma te tjere konvencionale qe sherbejne per t’i dhene nje “emer” nje periudhe te caktuar.
    Akoma me e pakaperdishme me duket aludimi i Cekes se kultura e hershme mesjetare shqiptare na qenka zevendesuar me ate sllavo avare. Kur paska ndodhur ky “zevendesim”, nga kush dhe ku na qenka botuar? Nuk e kuptoj sesi Ceka, qe ka patur kontakt me sa e sa breza arkeologesh shpalos nje retorike te denje per pellazgologet online, sektin sypatrembur qe do te sjelle ( ndoshta edhe ka sjelle) revolucion ne albanologji. Nuk ka kurrfare botimi arkeologjik qe te flase per dyndjet sllave e aq me pak inkursionet avare ne territorin shqiptar, e jo me te kete perpjekje per “zevendesim” te kultures se hershme arberore me ate sllavo avare!
    Per sa i perket qendrimit te autorit, doja te diskutoja disa pika. Ne lidhje me autoktonine apo etnogjenezen e shqiptareve eshte derdhur mjaftueshem boje, madje teper do te thoja ne arkeologjine shqiptare (Neritan dhe Hasan Ceka, Anamali, Islami, Korkuti e shume te tjere jaen marre me kete pune). Do t’i bie gjate ketu qe te mos keqkuptohemi. Koncepte te tilla si autokonia apo etnogjenza lidhen me shkollen historiko-kulturore ne arkeologji, qe vendosi diktatin ne skenen e disiplines ne vitet 20-30, fale punes se disa arkeologeve si Gordon Childe, qe ende lexohen dhe vleresohen sot, por edhe te te tjereve si Kossina, nazist dhe furnizues i drejtperdrejte i Hitlerit me teza raciste. Qasja historiko kulturore ne arkeologji ka ne baze te saj nje koncept normativ per kulturen, pra e sheh ate si teresine e mendimeve abstrakte, etiken dhe estetiken ekzistuese ne mendjen KOLEKTIVE imagjinare te nje popullsie. E ne kete qasje, trashegimia intelektuale e te ciles lidhet me romanticizmin dhe periudhen e formimit te shteteve – kombe ( kuptohet fill pas krizes se revolucionit industrial) , kultura materiale shihet si bartese e ketyre normave, pra edhe si VETESHPJEGUESE e karakterit ETNIK te popullsise ne fjale. Keshtu, u krijua besimi se nepermjet arkeologjise ( studimit te kultures materiale te se kaluares), mund te studiohej karakteri etnik i popullsive te lashta ( sidomos ato prehistorike). Sipas kesaj qasjeje, nje kulture shihej si veshtiresisht e ndryshueshme dhe ndryshimi kulturor shpjegohej nepermjet migrimeve dhe difuzionit kulturor ( zakonisht ne te tilla studime gjen harta me rrathe kulturore me ngjyra e ndryshme dhe me shume shigjeta qe indikojne difuzionin e X apo Y objekti apo migrimin e A apo B popullsie nga nje qender ne nje periferi). Edhe arkeologjia shqiptare (ndonese kurre e shprehur ne menyre ekplicite) ka qene dhe ne mase te madhe vazhdon te jete e ndikuar nga kjo qasje teorike. E cila ka bere qe probleme mbi etnogjenezen dhe autoktonine e ” kultures” shqiptare te jene gjithmone ne qender te diskutimeve madhore. Pa hyre me ne detaje per qasjet e reja ne teorine arkeologjike, per mendimin tim, fokusi i tepruar mbi koncepte abstrakte si etnogjeneza apo autoktonia, qe ndryshe nga qendrimet e historiko-kulturoreve te shek 19 dhe 20, jane kaq te veshtira per t’ua gjetur anen vetem duke studiuar kulturen materiale, na ben te NEGLIZHOJNE aspekte te tjera te botes antike te cilat mund t’i studiojme vertete nepermjet arkeologjise, si per shembull, dieta ushqimore qe mund te studiohet nepermjet teknikave te reja; marredheniet gjinore ( nese behet fjale per nje varreze tumulare), marredheniet tregetare, organizimin e punes apo teknologjine e nje komuniteti te caktuar etj.. Per mendimin tim, duhen bere ndryshime ne arkeologji, por ne kete drejtim….

    1. Pa qenë arkeolog, unë prirem t’i besoj më shumë dikujt si Ceka, që ka një reputacion dhe autoritet të caktuar, dhe që i nënshkruan ato që thotë (u del zot), sesa një anonimi që komenton këtu. Dhe sërish, mendoj që arkeologët në Shqipëri DUHET të studiojnë ME PËRPARËSI edhe gjurmët arkeologjike të popullsive jo-greke dhe jo-latine që kanë jetuar në antikitet në trojet e Shqipërisë së sotme, pavarësisht nëse këto popullsi janë apo jo stërgjyshë të shqiptarëve të sotëm.

      Dua të them, qëndrimi im në këtë shkrim mund të lidhet, por nuk është e thënë të lidhet me çështjen e autoktonisë. Personalisht, nuk besoj se preokupimi për autoktoninë duhet të ndikojë në orientimin e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe gjetiu – edhe pse pyetja nëse populli shqiptar dhe gjuha shqipe u ngjizën në këto troje ku gjenden edhe sot, apo kanë ardhur këtu nga një zonë tjetër në Ballkan, është në vetvete LEGJITIME.

      Por, sa kohë që ekspeditat arkeologjike të universiteteve europiane përqendrohen te helenistika (siç thotë Ceka, të cilin po e marr për të mirëqenë), atëherë u mbetet vendësve barra që të studiojnë pjesën më pak “interesante” (në kuptimin “turistike”) të nëndheut. Nuk dua ta lidh këtë detyrimisht me autoktoninë – unë flas për objektin e studimit, jo për misionin as synimin.

      Dhe, sërish, vijmë te specializimi. Një universitet, të themi, në Itali ose në Francë, që është specializuar në gërmimet e kulturës helenistike, do të dërgojë arkeologë dhe studentë që interesohen për këtë fushë. Shumë mirë. Dhe aq më mirë kur qytetet antike janë buzë detit – ashtu bëhet edhe pak plazh. Por buzë detit jetojnë zakonisht kulturat sunduese, ndërsa të tjerat – të dëbuarat – strehohen në hinterland.

      Tani, meqë shqiptarët e sotëm janë pasardhës të një kulture të tillë që ka qenë relativisht e rrezikuar, atëherë është normale – besoj unë – që institucionet e tyre akademike të interesohen për gjurmët e kësaj kulture. Të cilat vështirë se mund të gjenden në Butrint. Mbase edhe në Butrint mund të ketë ndonjë shenjë polenizimi të kryqëzuar – por cilët arkeologë sot do të ishin në gjendje ta dallonin?

      Mund të gjenden në hinterlandin e Shqipërisë, mundet që jo. Por të paktën duhet kërkuar, me përparësi. Prandaj, dhe pavarësisht nga ideologjia nacionaliste, unë besoj se arkeologjia ilire (ose trake, gjithsesi jo-greke, jo-latine) është më sfiduese, se zbulimi i një kopjeje të dorës së tretë të një statuje helenistike në Apolloni.

      Me një fjalë, arkeologjisë në Shqipëri i duhet të fokusohet në gjurmët e kulturave jo-greke dhe jo-latine edhe sikur këto të mos jenë pertinente për autoktoninë. Sa për të tjerat, Arnau, nëse mendon se Ceka mistifikon, je i mirëpritur të shkruash për “Peizazhet” një ese ku ta argumentosh këtë – dhe të mos mjaftohesh vetëm me një refuzim abstrakt. Unë nuk di ç’të them më tepër – jam mësuar që ta respektoj ekspertizën e tjetrit. Ashtu do të kisha vepruar, po të kish qenë fjala për një mistifikim linguistik.

      1. Ne tekstin e mesiperm, duke u shprehur qe nuk jam dakort me qendrimin e autorit, nuk ‘qortova’ mendimin dhe qendrimin si te tille, pasi edhe une vete do t’i besoja me shume nje autoriteti shkencor sesa dikujt qe shkruan lart e poshte neper internet. Kjo me shton akoma me shume indinjimin me deklaraten e Cekës, sepse sigurisht qe opinioni publik do te ndikohet nga mendimi i tij dhe do te krijoje nje perceptim qe, nga perspektiva e dikujt qe eshte (te pakten) me nje kembe brenda fushes, nuk pasqyron problemet e verteta te arkeologjise shqiptare.
        Si ndjekes relativisht i ri i revistes ju falenderoj shume per ftesen dhe shpresoj te kem kohe per nje shkrim ku te pakten te argumentoj, pasi gjithe teksti i mesiperm eshte shkruar me nje fryme dhe siç mund ta shihni, me mjaft gabime ortografike.

        1. Ne lidhje me besimin tuaj mbi autoritetin shkencor -ne kete rast te arkeologjise- mendoj se eshte e nevojshme qe ju te njihni mire edhe llojet e verwrave te ndryshme, te cilat pi ky autoritet pasi shtron nje tezw te tij, apo prezanton nje liber. (Ky koment ka lidhje vetem me frazen tuaj dhe jo te gjithe komentin.)

  4. Arnau, z. Ceka ka te drejte ne lidhje me orvatjet e disa Arkeologeve/Historianeve te huaj qe mundohem ti atribuojne nje prejardhje jo-arberore (Sllavo/Avare) psh Kultures se Komanit etj. Emra si William Bowden, Vladislav Popovic, Florin Curta, Alexandru Magdearu, Eleni Sarandi, John Wilkes, Etleva Nallbani ? etj. Nqs nuk kupton greqisht, mjafton te lexosh pjeset e shkeputura anglisht. https://smerdaleos.wordpress.com/tag/%CF%80%CE%BF%CE%BB%CE%B9%CF%84%CE%B9%CF%83%CE%BC%CF%8C%CF%82-kruja-komani/

  5. Te rrish e te merresh me dietat ushqimore dhe me sindikatat e grekeve dhe romakeve te lashte ne kolonite bregdetare, kur ka 100 pyetje pa pergjigje dhe qyteza te pagermuara fare, ky ngjan tamam si projekt europian. Pyetja me shume eshte nese ky brez i edukuar europianisht a ka aftesi profesionale te shkoje me shume se 10 km nga deti. Ajo qe Ceka nuk merr parasysh dhe ku faj ka sigurisht edhe vete, eshte qe brezat e rinj te arkeologeve jane profesionalisht inkompetente ne iliristike dhe rrjedhimisht do marrin ngjyre ne bregdet. Nuk ka pse te shihet si ndonje komplot, shkenca shkon te parja dhe parja nuk shkon me tek iliristika. Rrjedhimisht propozohet te analizohen ekskrementet e fosilizuara te grekeve dhe latineve te lashte te kolonive bregdetare, per te kuptuar sa hudhra e lakra e kishin racionin ditor.

    1. Dies Irae: Nese ty te duket pjese e nje projekti europian (nuk e kam fort te qarte se çfare nenkupton me kete) dhe jo kuriozitet shkencor studimi i dietes ushqimore ne Ilirine e jugut dhe Epir, kjo per mua do te thote qe ju jeni partizan i perdorimit te arkeologjise ne funksion te nje ose me shume ideologjie mbizoteruese ne te tashmen.
      A duhet ta kuptoj postulatin tuaj mbi brezin e ri “europian” qe punon ne kuader te nje projekti “europian” (qe fokusohet ne tema moderne) ne vend qe te specializohet rreth “iliristikes” si nje qendrim te llojit: projekt europian vs projekt kombetar? Do te me pelqente nje shtjellim per kete çeshtje, sepse ben vaki qe te kam keqkuptuar dhe ju nuk jeni ithtar i perdorimit IDEOLOGJIK te arkeologjise para rigorozitetit shkencor te saj.

      Ne arkeologjine shqiptare nuk ka 100, por 1000 pyetje pa pergjigje dhe shume do te mbeten te tilla, por qellimi eshte qe disiplina te perdoret per ato aspekte te se kaluares te cilat VERTET mund te investigohen nepermjet studimit te kultures materiale.
      Kjo nuk do te thote qe brezit “europian” siç po e etiketoni nuk i interesojne problematika lidhur me kulturen ilire.
      Per shembull, ne nuk e dime dhe nuk mund ta dime nese Ilira e Jugut dhe e veriut kishin nje unitet gjuhesor, nese flisnin dialekte te se njejtes gjuhe apo gjuhe te ndryshme shume te aferta(si gjuhet latine), nuk e dime sa gjitheperfshirese ishin ne truallin ilir dhe çfare karakteri kishin mbreterite ilire dhe ta zeme ç’lidhje ekzistonte mes dasareteve dhe mbreterise Ilire te Ardianeve. Keto dinamika jane te pamundura per t’u kuptuar pa prezencen e burimeve antike.
      Kuptohet, nuk jemi totalisht te kundert mbi disa aspekte te rendesishme te “iliristikes”. Per shembull mua do te me pelqente te studiohej me thelle dhe me shume procesi i urbanizimit te Ilirise, qe jo domosdoshmerisht ka nevoje per germime per t’u bere, por mund te investigohet me metodologji te tjera bashkekohore te arkeologjise si analiza hapesinore. Por sigurisht jemi te kundert ne “shkendijen” qe mendojme se duhet t’i ndeze keto interesa.

  6. Ceka e ka thene qarte, por ka anashkaluar thelbin qe eshte tek fondet. Nuk do mend qe asnje shtet europian nuk ka per te hedhur fonde per universitetet e veta publike, qe shkojne e merren me probleme specifike te iliristikes. Keshtu qe eshte plotesisht brenda llogjikes qe fondet do te perdoren ne Shqiperi vetem ne drejtim te tezave krahasimore, pra drejt kolonive greke e latine. Nuk ka ndonje ndryshim thelbesor nga koha e Ugolinit, ndryshon vetem lloji i imperializmit, por veshtrimi dhe funksioni i kultures si soft power ngelet i njejti. Ti psh nga ato qe thua per mua je nje mekanizem vendor i ketij mekanizmi te huaj qe ushtron soft power ne Shqiperi nepermjet kultures. Produktin final e thote Ceka ne shkrim, po pak a shume e dine gjithe te interesuarit, qe nuk mund te jete tjeter ndaj atij te arkeologjise bregdetare me rreze 10 kilometra nga deti. Pra, ai qe ne nje diskurs majtist antikolonialist do te quhej nje fashizem kulturor ( ne vend te imperializem) ka zene kryet e vendit dhe shteti shqiptar ose eshte i papergjegjshem ose eshte bashkepunetor. Kete ne fakt duhet te shprehte Ceka, te kerkonte llogaridhenie prej shtetit shqiptar, jo pse ka arkeologji prej lypsari me fondet e shteteve europiane, e cila eklipson krejt konceptin e qyteterimit ilir.

  7. Përshëndetje të gjithëve!

    Doja thjesht t’i shtoja bisedave disa kureshtje dhe pyetje që më lindin kur lexoj gjëra rreth prejardhjes ende të paditur dhe të pa gjetur të shqiptarëve, sikurse ishte mbushur faqja që solli andreagrampsi17.

    Në këtë rast po sjell disa pjesë të një studimi të gjenetikës së popullsive ku flitet edhe për shqiptarët.
    Studimi është botuar në vitin 2013 në PLOS Biology.

    “…Nëse dy njerëz kanë trashëguar një pjesë gjenomike nga një paraardhës i përbashkët, paraardhësi quhet “paraardhësi i përbashkët gjenetik”, dhe pjesa gjenomike bashkëndahet nga të dy “të ngjashmit nga prejardhja”(IBD)…”

    “…Nivelet më të larta “Ngjashmërie nga Prejardhja”, gjenden tek njerëzit shqipfolës (nga Shqipëria dhe Kosova), një numër në rritje i prejardhësve të përbashkët që rrjedh nga 1500 vitet e fundit. Kjo sygjeron që një pjesë e arsyeshme e paraardhësve të shqipfolësve të sotëm (të paktën ata të përfaqësuar në POPRES)vjen nga një popullsi relativisht e vogël, me lidhje të ngushtë dhe vazhdimësi në të paktën 1500 vitet e fundit. Këta njerëz ndajnë një numër të ngjashëm, por pak më të lartë të paraardhësve të përbashkët me popullsitë fqinje sesa ndajnë njerëzit në pjesët e tjera të Evropës (shiko fig. S3), duke nënkuptuar se këta shqipfolës nuk kanë qenë një popullsi veçanërisht e izoluar aq sa mund të ishte një popullsi e vogël. Për më tepër, përzgjedhësit tonë grekë dhe maqedonas ndajnë një numër shumë më të madh të paraardhësve të përbashkët me shqipfolësit sesa me fqinjët e tjerë, ndoshta si një pasojë e migrimeve historike, ose thënë ndryshe pasoja më të vogla të zgjerimit sllav në këto popullsi. Është gjithashtu me kureshtje të theksohet se italianët e përzgjedhur ndajnë pothuajse aq shumë IBD me folësit shqiptarë sa me njëri-tjetrin. Gjuha shqipe është një gjuhë indo-evropiane pa të afërm të tjerë të ngushtë [53] që vazhdoi nëpër periudha kur gjuhët fqinje u ndikuan fuqimisht nga latinishtja ose greqishtja, duke sygjeruar në këtë rast një lidhje intriguese midis historisë gjuhësore dhe gjenealogjike…”

    E si mos të mjaftonte kjo pjesë më lart, kureshtja bëhet edhe më e madhe për këtë çështje kur Stefan Bizanti shek. VI tek “Etnika” shkruan: “ARPNIA, qytet ilir tek enkelejasit, Arpnitis. Arbon dhe Arbonitis.”

    https://archive.org/details/bub_gb_sZs-AAAAcAAJ/page/n149

    Si përfundim, mund të shkruhet si në fundin e çdo filmi se çdo lidhje me njerëz të tanishëm apo ngjarje që kanë ndodhur në të vërtetë është thjesht një rastësi!

    Faleminderit!

      1. Ju lutem jepni nje permbledhje ne shqip te linkeve qe sillni! Persa i perket mos-perzierjes shume te madhe te popullsi-se/-ve qe banojne sot ne Shqiperi e Kosove pergjate ketyre 1500 vjeteve te fundit, qe ju sillni ne baze te analizave te geneve (ADN-s, ose DNA-s) kjo besohet dhe nuk besohet. Besohet, sepse luftrat midis dardanve dhe maqedonsve i perkasin 2400-2200 vjet perpara, po keshtu ehe konfliktet me epiriotet dhe helenet, pra popujt ne veri dhe ne jug, cfare sillte ndarje te tyre per shkak te religjionit te ndryshem, packa se 1000 vjet me pare etnikisht mund te kishin qene me te lidhur; dhe ky perfundim gjenetik besohet, sepse ndarjet asaj kohe ndodhnin per arsye fetare dhe jo etnike,pra ADN-ja e dy kundershtarve mund te ishte e njejte.

  8. “Perdorim ideologjik i Arkeologjise” , vertet ky eshte nje problem i madh qe e cenon rende Integritetin intelektual (& moral!) te ketije profili shkencor. Atehere me lejoni t’ju paraqes disa shembuj konkret:

    “Illyrii Proprie Dicti”, ky tog fjalesh u be shkak per nje konstrukt me baze – it. ‘di stampo’- kryekeput ideologjike, ku arkitektet me bujemedhenj ishin Katicic, Alfoldy, Papazoglou etj https://smerdaleos.files.wordpress.com/2018/10/katicic8.png qe u duke sikur i dhane fund te ashtuquajtures Teza ” Panilirike”, se sa te paqendrueshme ishin argumentet e tyre ne lidhje me vecimin e kategorive Dalmato-Panonet kundrejt Illyrii Proprie Dicti (i.e Iliret e mirfillte ), – kur kjo e dyta ne fakt perben vetem nje sajese\perkufizim i karakterit politik\institucional e jo-etniko\gjuhesor -, replikat dhe kunderargumentat mund ti gjeni ketu.

    – Ivan Matijasic ‘Shrieking like Illyrians’. Historical Geography and the Greek Perspective of the Illyrian World in the 5th Cent. BC’
    – Danijel Dzino ‘Illyrians’ in ancient ethnographic discourse’
    – Ivan Radman “THE ISSUE OF PEREGRINE POLYONYMY ON SISCIA LEAD TAGS”
    etj etj.

    Pastaj ka edhe te tjere qe vazhdojne po me te njejten retorike bajate (duke ngulmuar ne dallimin etnik mes Dalmato-Panoneve dhe Ilireve te jugut ), si psh Dragana Nikolic, Svetlana Loma, Vladislav Popovic etj ( cuditerisht shumica serb !!), jo vetem por S.Loma ka ‘denjesisht’ sfiduar edhe tezat e Katicic e Papazoglou ne lidhje me karakterin “Ilirik”( me perzjerje minimale Trake) te antroponimise se Dardanise perendimore – egzaltimi fantazios i rradhes – :

    Regarding Upper Moesia, a very important reassessment of the onomastic inventory of the region of western Dardania has been recently offered by Svetlana Loma.She has reached important conclusions that further support the previous statement about the ethnic heterogeneity of the population in large nativecivitates.Namely, she has convincingly shown that the native anthroponymy of western Dardania does not represent a separate onomastic area, as it was previously thought; that the native anthroponymy of this area belongs to the Delmato-Pannonian name complex with a strong component of the anthroponymy of Celtic regions.This is crucial.

    Pra ceshtja thelbesore perqendrohet tek Antroponimia (sepse Greket e Romaket, pergjithesisht i ‘fusnin te gjithe ne nje thes’). Atehere nje pyetje e thjeshte, pse nje Vladislav ne Lubljane te Sllovenise dhe nje adash(omonim) i tije ne Varna te Bullgarise, konsiderohen te dy sllavojugore (packa se praktikisht sdo mund te komunikonin dot me njeri tjeterin ne gjuhet e tyre perkatese), pse ai Gjini, Gjoni, Leka etj i zbuluar nga Osmanologet neper Defteret e shek XV ta zeme ne nje katund ne lindje te Prishtines, ose ne nje katund tjeter ne veri te Koronit (Peleponezi jugore) pra qindra kilometra me large, i jep te drejten Historianeve te hamendesojne per pranine e banoreve arberisht-foles ?? Pergjigja eshte e thjeshte besoj: UNIFORMITETI ANTROPONIMIK (e njejta popullesi mbart po te njejten ‘Fond te perbashket onomastik’ – Folk names -, duke pasur natyrisht parasysh edhe varietetet lokale !).Kesisoj ky perben nje faktore vendimtare ne percaktimin e afiniteti etniko-gjuhesore mes bashkesive te ndryshme.Disa shembuj onomastik konkret:

    – Bato (praktikisht Ubikuitar\i kudondodhur nder Ilir) por trajta femerore e ketij emri eshte mbreslenes,
    1) Βατούνα (Batuna) ne Iliri — Epidamnos-Dyrrhachion (Durrës) — 2nd/1st c. BC — BUST 1 (1957) 49, 5
    https://inscriptions.packhum.org/text/182249?hs=92-97
    2) Batuna (Batuna Daseria, Radman-Livaja 2014, cat. 07.09) Siscia – Panonia Jugore
    https://www.academia.edu/34320807/THE_ISSUE_OF_PEREGRINE_POLYONYMY_ON_SISCIA_LEAD_TAGS

    – Dasius\Dasi\Dazi etj i kudondodhur:
    1) Δαζὶς Ἰλλυρία.(Dazi nga Iliria) Thessalia (Magnesia) — Demetrias — ca. 250 BC — McDevitt 808
    https://inscriptions.packhum.org/text/207890?hs=94-100
    2) Lumia Andia Dasi – Dardania https://inscriptions.packhum.org/text/175231?hs=283-287
    3) Dasius Tasti – Panonia Superior http://dais.sanu.ac.rs/handle/123456789/3915
    4) Dasta\Dazima – Messapia, “Einführung ins Messapische”

    – Pleurat\Pleurad & Plator\Plarenti i kudondodhur:
    1) Πλευρατος\Pleurat, Beroia\Veria -Greqi, shek II p.e.s, tek A. Tataki “Ancient Prosopography of Beroea and Society” https://helios-eie.ekt.gr/EIE/bitstr…/A01.008.0.pdf
    faqja 363, ” The foreign names in this group are represented by the Illyrian Βαρδείας\Bardi, which also occurs at
    Mieza, while the Illyrian Πλευρατος\Pleurat and the Thracian Σιτάλκης both occur again.”
    2) Plator Dasanti,Kolon Delmat ne Daki, tek ” THE BARBARIANS WITHIN. ILLYRIAN COLONISTS IN ROMAN DACIA”
    3) Πλάτορ, ne Mygdonia- Greqi https://inscriptions.packhum.org/text/151922?hs=232-240
    4) Πλατούρα Πλάτορος χαῖρε. Iliri — Epidamnos-Dyrrhachion (Durrës) — undated — StudAlb (1972) 1, p. 83, 31
    https://inscriptions.packhum.org/text/182464?hs=110-118
    – Bard – dhe trajtat e ndryshme i kudondodhur nder Ilir:
    1) Aurelius Bardibalus, Moesia Superiore shek II AD ( ne fakt eshte nje emer me strukture tipike Dako-Myze, – balus
    (Decebalus, Gesubalus etc), por fakti qe permban – bard, sugjeron nje origjin “ilire”).
    2) Liccae Bardi, Marinari “ilir” ne Miseno shek II AD.
    3) Aplini Bardurio Pladomeni ne Minicipium Riditarium shek II AD https://edh-www.adw.uni-heidelberg.de/edh/inschrift/HD057890&lang=en
    Rider – http://dare.ht.lu.se/places/41974.html
    4) Bardulos, Mesapishte – https://i.imgur.com/BgC3UiE.png
    5) Βαρδύλης\ Bardyli Mbreti “ilir” i shek IV BC
    6) Bardi\Βαρδίας Ἡρακλείδου ne Beroia\Veria shek I BC https://inscriptions.packhum.org/text/149642?hs=99-104
    nga libri i A. Tataki https://helios-eie.ekt.gr/EIE/bitstream/10442/7473/2/A01.008.0.pdf, “Ancient Beroea prosopography and society”, po paraqes disa fragmente:
    a) faqja 363 siper; The foreign names in this group are represented by the Illyrian Βαρδείας\Bardi, which also
    occurs at Mieza, while the Illyrian Πλευρατος\Pleurat and the Thracian Σιτάλκης both occur again.
    b) referenca nr 248; . A. Struck, Μ27 (1902) 314 no. 28 line 12. See also I. Russu, EphDac 8 (1938) 179; cf.
    Krähe, Personennamen 16, Βάρδυλις|Bardyli, and in Thessalonike, Βαρδίων\Bardion, IG Χ 2, 1 781.
    c) faqja 430; . The former of these names is probably to be connected with the settlement of Illyrians at Beroea
    and other cities of Macedonia mentioned by Livy, and dated to the period of Antigonos Doson or Philip V.
    7) Bardi\Βαρδίας Ἡρο.. Mieza\Kopanos shek II BC https://inscriptions.packhum.org/text/151190?hs=520-525
    8) μημόριν Bardio \Βαρδίωνος παλατίνου Mygdonia Selanik shek V AD, – ne kujtim te Bardion Palatinos – faqja 142
    https://www.persee.fr/doc/bch_0304-2456_1983_sup_8_1_5246 , https://inscriptions.packhum.org/text/137969?hs=88-93 .
    9) eunuch Bardio, ne sherbim te Perandorit Kostanc II shek VI AD https://books.google.it/books?id=f7yNAgAAQBAJ&pg=PA137&lpg=PA137&dq=eunuch+bardio&source=bl&ots=8e9IEKw59x&sig=ACfU3U1HzwZ0KUIhMot9YXZ3su7JeaV34g&hl=it&sa=X&ved=2ahUKEwiYhvfzzpniAhWDGuwKHfK2AFUQ6AEwAHoECAgQAQ#v=onepage&q=eunuch%20bardio&f=false
    10) Δημήτριε Bardyleo\Βαρδίλεως Kyme Aeolis bregu Egje, e padatuar https://inscriptions.packhum.org/text/268335?hs=133-138%2C218-223

    – Ulc\Ulk – dhe trajtat te ndryshme i kudondodhur nder ilir:
    1) Ulca Procula, Siscia Panoni shek II AD, faqja 488
    https://www.academia.edu/513800/Les_plombs_inscrits_de_Siscia
    2) Ulcudius Beadari, kolon Delmat ne Alburnus Maior, shek II AD faqja 115
    https://www.academia.edu/2114854/THE_BARBARIANS_WITHIN._ILLYRIAN_COLONISTS_IN_ROMAN_DACIA
    3) Ulku\Ουλκ(ου) ∙Tiu \Τιου vitet 70-130 AD, mbishkrim i zbuluar ne Dragodan – Thrakia historike – pak kilometra larg nga Dardania antike, https://inscriptions.packhum.org/text/301422?hs=83-88, emri i pare eshte tipik “Ilir” i dyti tipik Thrake , per me shume informacione rreth Antroponimise Dako-Thrake ju sygjeroj shkrimet e Svetlana Janakieva e Dan Dani !!
    Etj etj

    Ka akoma edhe shume Antroponime te tjera, por besoj se keto raste mjaftojne per te arritur ne perfundimin se ne vija te trasha kemi te bejme me po me te njejten etnos, po i njejti kriter vlen dhe zbatohet edhe per Dako-Traket, ku emra si Decebalus, Lysimache, Mucaporis, Bithus etj sherbejn per te konfirmuar afrine mes Dakeve dhe Trakeve dhe perhapjen e ketij etnosi nga Karpatet deri Bythina (Turqia e sotme veriore).

    1. Komenti juaj kerkon nje analize te gjate. Meqe kjo nuk esht e mundur ne nje koment, mund te ndalemi vetem ne fund tek fjala “ilire” ulk. Kjo fjale gjindet ne te gjithe arealin gjermano-skaninav-ballkanik, per ujkun, mw vone -nen ndikimin e kristianizmit- edhe per gjurulldine, fortesine, etj. te perngajshme. Kuptohet -ishte biles akoma ne tekstet tona shkollore ky shpjegim- se ky sinonim-metafore-definicion ishte edhe per hwnoret europiane (joniane, helene, mond-ianw -shpjegimi im ketu), te cilet ishin poli i kundert i diellorve (te, shi-a -shp. im)) dhe ne luftera te gjata me ‘ta. (Kujto lupus-in romak tek dy binjaket, Romun dhe Romulin).
      Shqiptaret (zyrtare dhe jo zyrtare) jane lilipute ne krahasim me europianet, per makinacione linguistike dhe historiko-politike. Ndaj kurseji citimet e huaja, teksa don te besh lidhjen e kohrave te dikurshme fetare me kohrat e sotme nacionale!

  9. PeP sa i holle paske qene. Ne fakt AG17 gabon kur thote se shprehja e Plinit per illyri proprie dicti ishte shkaku per inflacionin etnik ne Iliri. Kushdo qe e lexon Plinin ne origjinal e kupton qe shprehja eshte e nxjerre nga konteksti, sepse ne fakt Plini e perdor per iliret ne shtetin e fundit ilir/ardian, prej Lezhes ne afersi ne Narones ( territoret fillestare te ardianeve).
    Nderkohe qe psh traktati i paqes mes Romes dhe Maqedonise ne 205 p.l.k permend tekstualisht ardiane ne zonen e Lezhes, te cilet i kalojne shtetit ilir, pas pushtimit te perkohshem maqedonas (prej 209 p.l.k).
    Tipologjia e shtetit dhe gjendja e ardianeve ne dy ekstremet kufitare te vitit 168 p.l.k, lejojne vetem hipotezen se me illyri propie dicti quhej territori i kontrolluar prej ardianeve, mesa duket ne menyre kapilare, edhe me transferim popullsie te vete ardianeve ( cka psh do shpjegonte qe ne burimet jo shume larg luftes se 3 iliro-romake, ardianet ishin kthyer ne fis te vogel diku ne territorin origjinar ne Hercegovine).

    Vendin e iliromanise e zuri keltomania, meqenese si rrjedhoje e zbulimeve te Krahes, Gimbuta e transferoi atdheun indoeuropian nga zona e Europes Lindore ne stepat e Rusise mbi Detin e Zi e mbi Kaspik.
    Meqenese nuk do te ishin iliret pergjegjes per indoeuropianizmat ne Europen Perendimor, atehere vendin do e zinin automatikisht keltet dhe kjo keltomani e vazhdon jeten ne menyre jo aq te kamufluar ne hipotezen e Renfrew.

    Mandej akademite komuniste (hungareze, jugosllave, rumune e bullgare) u perpoqen te copetonin deri ne shkaterrim cfare ngelej prej ilireve ne Ballkan. Katicici kroat psh kishte interes te shkepuste panono-dalmatet sepse territori perkon me Kroacine e Madhe ( kroaci -bosnje hercegovine), Georgievi bullgar shpiku popullin dako-mez per nje barriere ndaj Rumanise dhe per te nderhyre ne territoret ilire te lindjes ku Bullgaria ka pretendime territoriale, nderkohe qe rumunet u kujdesen qe shpjegimet per huazimet e rumanishtes prej shqipes, te vinin nepermjet nje zhvendosjeje te origjines shqiptare sa me afer Rumanise, qe te kundershtonin hipotezen hungareze se rumunet erdhen prej 2 provincave dake poshte Danubit.

    Me pak fjale duke perfituar nga keltomania dhe renia e hipotezes se atdheut indoeuropian diku ne Europen Lindore,e cila privilegjonte iliret, akademite komuniste u kujdesen te godisnin me cdo mjet iliret dhe shqiptaret, ne funksion te leverdive ideologjike te shteteve perkates.

    Normalisht akademiket tane reaguan sa munden ne kohen e komunizmit, si specialiste te mirefillte ideologjike qe ishin, por pas 1990 si u shpartallua shteti, dezertuan edhe te gjithe akademiket dhe kane shkuar tek paguesi me i mire.
    Ne fakt, pas 1990 disiplina e indoeuropianistikes nuk merret me iliret, shqiptaret, e grupin ballkanik, sepse ne cdo puzzle vendi eshte i sigurte dhe nuk ka as probleme madhore gjuhesore qe shqiptare te mos pozicionohen ne Ballkan, menjehere qe ne dyndjet e para indoeuropiane, qofte prej stepave e qofte prej azise se vogel.

    Ne kete kuptim edhe dezertimi akademik e mercenarizimi i tyre nuk eshte se shkakton ndonje problem te madh paradigmatik. Thjesht tashme eshte faza per germime, gjetje materialesh te reja dhe nje reintrepretim te materialit te gjetur deri tashme, duke filluar prej te pakten 3000 p.l.k.
    Natyrisht kjo ka nevoje per nje shtet te pergjegjshem, i cili shpeton akademiket prej mercenarizmit, Ne fund te fundit shkenca e indoeuropianistikes ne ditet e sotme eshte aleatja me e mire ideologjike. Shteti i mjafton te investoje per shkences, gje me te mire nuk ka.

    1. I dallon mire pemet ne cilesite e tyre, por ke harruar cdo te thote pyll! Shqiperia sot, me gjithe pocet e thyera dhe tregimet heroike, do te perfshihet -mbi 50% eshte perfshire nderkohe- ne shtetin Europa. Qe nostalgjiket kane akoma te drejtat e tyre ligjore, (sic edhe nostalgjik-otomanet e dikurshem), kjo nuk e ndryshon rrjedhen e kohes, shqiptaret perbejne per momentin nje pic te vogel b…e, te cilin padronet tane europiane e fshijne me lehtesi me leter higjenike! Mua me dhemb kjo, por fuqi ta luftoj nuk kam!

  10. Ardiani pyet: “Pyes: a është studiuar mjaftueshëm brendatoka shqiptare, jashtë paradigmës së arkeologjisë klasike?” Duke dashur te na jape nje fjali lakonike, ai na ka dale jashte paradigmws qe shtron ne fillim shkrimi i tij. Ketu nuk eshte problemi nwse esht germuar dhe studjuar MJAFTUESHEM, (ajde relativizem, hajde!), por ngrihet problemi nwse germimet dhe studimet arkeologjike i kane qendruar disa stereotipeve etno-nacionalw-gjeopolitike, ose jo. Pergjigjia e kesaj pyetje don nje artikull te gjate, pse jo: nje punim, te gjate shkencor. Ne nje koment te shkurter une mund te tregoj eksperiencen time nga leximet qe u kam bere tre pinjollve te nje familje, Cekajve. Hasan Ceka, panvarsisht se jetoi shumicen e kohes nen nje kufizim shkencor, u perpoq tw ruante panvarsine e studimive dhe pikpamjeve te tij shkencore ne numizmatike (monedhat), duke permendur me shume mbreterit e kohes se sa popullsite ne kuptimin e sotem nacional. I biri, Neritan Ceka, (ndoshta i ndikuar nga pervuajtjet e te atit), iu bashkengjit tezes zyrtare te ilircise se shqiptarve, sa nuk e kishte per gje qe edhe kaonet ti quante gati ilire; pervec kesaj nuk e vuri kurre ne dyshim etnicitetin e ilirve, si nje komb i caktuar (!!!). Nipcja, Taulant Ceka, (te vetmit qe nuk i kam lexuar gje, por e kam ndjekur ne disa emisione TV te hedhura ne youtube), jo vetem e thjeshton historine e lashte dhe antike ne dy-tre kombesi (!!!), por ia kalon te atit ne patriotizmin e flakte qe ka pershkendezur shqiptaret ne marrjen e greencard-it ameriakan, sa gati ai ka hyre me nje kembe ne organizaten “autoktonus” te “ballistit” Morina nga Kuksi, aq sa ne sot mund te profetizojme te qete nga kolltuku, se i biri i Taulantit ( apo vajza, sepse nuk e di c’femije ka) mund te behet presidenti/-ja e ardhme e Shqiperise. Ja, kjo familje na tregon degradimin e shkences se albanologjise, arkeologjise, historise. Lwre pastaj te hidhemi ne autore te tjere, ku te ze data ti lexosh!

  11. Komplimente andreagrampsi17! Komenti josh me teper se artikulli. Por kam pershtypjen se “peizazhe te fjales” u pelqen me teper parimi ku “gjonat e jashme jan mo t’mira se ato t’venit”. Pra opinioni i studiuesve te huaj ka me vlere se ai i vendasve.

  12. Derisa dinamikat e historise qendrojne njesoj pavaresisht nga koha qe jetojme mundemi te imagjinojme te shkuaren duke studiuar te tashmen .konkretisht fshatrat e shqiperise jane shpopulluar nga ikja e banoreve drejt vendeve me te mira.Ato munden te mbushen me popullsi te tjera qe ikin prej rrethanash akoma me te keqija.ne 3-400 vjet keto popullsi e tjetersojne gjuhen e demografine .e njejta qe mundet apo ka ndodhur me te shkuaren mundet e do te ndodhe ne ardhmen .

    1. Ndonjehere ndodh edhe ndryshe.. Ka nje here te pare per cdo gje, dhe besoj e kupton qe “here e pare” dmth dicka qe nuk ka ndodhur ne te shkuaren.

Lini një Përgjigje te Dies IraeAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin