ZGJEDHJE TË NAMUNA

nga Arjan Shahini

Me zgjedhjet e fundit u diskutuan dy probleme që m’u dukën interesante për t’u thelluar më tej: (1) pretendimi se në shumë raste kishte më shumë fletë votimi se zgjedhës; dhe (2) nëse pjesëmarrja e ulët apo e lartë redukton votat e një partie, në këtë rast të Partisë Socialiste (koalicionit të saj).

Së pari, çështja e numërimit mund të analizohet nga statistikat që ka publikuar vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Unë pashë ato të vitit 2015. Numri i pjesëmarrësve të deklaruar në datën e zgjedhjeve (në orën 19:00) dallon shumë nga numri i votave të deklaruara për partitë pas përfundimit të numërimit (pa marrë parasysh votat e pavlefshme). Diferencat janë të pashpjegueshme edhe me gabimet e transmetimit të shifrave, sikurse pretendon KQZ, kështu që mendoj se të dy  partitë i mbushin kutitë sipas qejfit. Është e pamundur që pjesëmarrja të rritet me qindra mijëra p.sh. në Bashkinë e Tiranës për një kohë të shkurtër dhe se shifrat janë njoftuar gabim deri në atë orë.

Pjesemarrja ne zgjedhjet vendore 2015

 

Ndërsa, sa i përket pretendimit të dytë nga partitë, se pjesëmarrja është tregues për të rritur numrin e votave të një partie (edhe pse është logjike),  në shumë studime nëpër botë, rritja e pjesëmarrjes faktikisht i vështirëson parashikimet. Në shkencat politike përdoret metoda e logit regresion për parashikime të tilla (edhe Bayesian). Nga përdorimi i kësaj metode, mua më rezulton se efekti i numrit të votuesve mbi fitoren e socialistëve për zgjedhjet e kryetarit të bashkisë është pozitiv, por jo sinjifikant. Probabiliteti (odd ratio) që të dyja partitë të përfitojnë nga numri i zgjedhësve është thuajse i njëjtë. Kur përfshiva edhe disa faktorë të tjerë në modelin statistikor si lejet e ndërtimit, shpenzimet etj., vetëm shpenzimet e bashkive kishin një efekt pozitiv mbi probabilitetin e fitores se socialistëve. Ndoshta një analizë e serive kohore (time series analysis) do të mund të jepte një panoramë më të qartë. Ndërsa parashikimet nga ky modeli e nxjerrin koalicionin e PS fituese të zgjedhjeve (probabiliteti rreth 80%).

 

parashikimi per zgjedhjet vendore

Por besoj, problem më i madh është rënia e aftësive të shkrimit dhe njohurive të gjuhës e letërsisë shqipe në provimin e maturës. Këtë radhë që janë publikuar edhe forma e pyetjeve, me alternativa apo me shtjellim, tregohet qartazi se një pjesë e madhe e nxënësve nuk kanë aftësi kritike e vlerësuese (nga drejtoresha e AKP kam dëgjuar se përdoret taksonomia e Bloom për hartimin e tezave). Kur kam qenë ca kohë pedagog dhe u jepja studentëve shkrime nga “The Onion”, artikuj të gazetave shqiptare apo artikuj të rremë që i shpikja vetë, shumë pak ishin në gjendje të vlerësonin faktet dhe gjykimet. Dyshoj nëse edhe ata që i korrigjojnë këto provime, janë në gjendje të vlerësojnë në mënyrë kritike, por nëse i marrim të mirëqena këto rezultate, atëhere e ardhmja është e zymtë; ose jo, rezultatet e matura në shkollë nuk ka lidhje fare me suksesin më tej në jetë.

A është zgjidhje ajo e qeverisë të kriminalizojë “lajmet e rrema” duke i dënuar shpërndarësit me gjoba, apo është më mirë të investohet në arsim që qytetarët të kuptojnë edhe kur lajmet e rreme vijnë nga zyra e kryeministrit apo nga selitë e partive politike?

 

Gjuha ne provimet e matures 2017-2019

Provimi i gjuhës sipas formes

Shpërndarja e pikëve sipas formës se provimit të gjuhës ne Maturën Shtetërore 2019

Ndërsa rezultatet e maturës për të gjitha lëndët janë si më poshtë, ku matematika gjithashtu ka shënuar rënie.

Rezultatet e matures shteterore 2019

(c) 2019, autori.

3 Komente

  1. Thote autori: “Me zgjedhjet e fundit u diskutuan dy probleme që m’u dukën interesante për t’u thelluar më tej: (1) pretendimi se në shumë raste kishte më shumë fletë votimi se zgjedhës;”

    Informoacioni qe jep KQZ diten e zgjedhjeve eshte vetem mbi pjesmarrjen. Ne interevale cdo 3 ore (ora 10.00, 13.00, 16.00 dhe 19.00). Informacioni eshte telefonik nga kqv per ne kzaz dhe ne zgjedhjet 2017 elktronik nga kzaz ne kqz. Numri i kqv qe japin informacion eshte i ulet ose shume i ulet. Psh nese i referohemi faqes zyrtare te kqz per zgjedhjet 2017, ne ora 20.00 (kur u mbyllen votimet per ate vit zgjedhor), vetem 19% e komisioneve te qendrave te votimit kishin raportuar.
    Pra ka dy mosperputhje:
    1) mes pjesemarrjes se raportuar ne oret e mbrame te dites se zgjedhjeve (cilesuar “informacion paraprak” apo “informacion paraprak nga ato qv te cilat kane raportuar deri ne kete ore”) dhe informacionit perfundimtar rretb pjesmarrjes, i cili del nga tabelat e rezultateve finale te plotesuara e firmosura nga kqv e me pas te miratuara nga kzaz e KQZ disa dite pas zgjedhjeve.
    Propabiliteti qe mes rezultatit final te deklaruar mbi pjesemarrjen e zgjedhesve dhe rezultatit final/ nr te votave te gjendura ne kuti te kete mosperputhje eshte zero, pasi nese kjo verehet, tabelat nuk miratohen nga kzaz perkatese qe mbulon qv ku eshte evidentuar anomalia. Kzaz ndermerr nje hetim dhe gjithmone del me nje pergjigje logjike, duke qene se matematika nuk eshte opinion. Ne cdo rast, gabimet jane njerezore dhe te shpjegueshme.

    Mbetet diskutimi si ka mundesi qe informacioni mbi pjesemarrjen qe jep KQZ ne perfundim te votimit eshte kaq i ndryshem nga pjesemarrja qe rezulton sipas tabelave qe plotesohen, firmosen e miratohen nga kzaz, gnv dhe kqv.
    Ne zgjedhjet e 2017 diferenca eshte diku te 430.000 zgjedhes, nese flasim per terma reale. Sidoqofte me perqindje eshte shume afer te vertetes, diku te 2.3% (sepse behet % mbi qv qe kane raportuar dhe shtrihet me logjike ne gjithe vendin, duke qene se keto qv jane te shperndara gjithashtu ne gjithe vendin). Nje shpjegim per 430.000 sic e thashe, eshte mos raportimi nga shumica e kqv, te cilet nuk e vleresojne te rendesishem kete gje. Duhet thene se raportimi i pjesemarrjes nuk eshte detyrim ligjor (s’ka asnje nen te Kodit Zgjedhor qe ta kerkoje/detyroje dhenien e ketij informacioni). Madje edhe akti normativ i KQZ i vitit 2015 qe rregullon mbi kete, ka problematikat e tij.
    A mbushen kutite ne qv (se VETEM aty mund te ndodhe kjo). Askush nuk mund ta perjashtoje kete, duke pasur parasysh menyren konvencionale te zhvillimit te zgjedhjeve, por fakti qe shifrat mes votuesve qe kane firmosur dhe votave te gjendura ne kuti perputhen, me ben te dyshoj se nje operacion i ketyre permasave (ne 2017 shifra prej 430.000 eshte gati 1/4 e trupes reale te votuesve), i shtrire ne te gjithe qv e Shqiperise, te jete i mundur pa u diktuar. Kujtoj qe ne perfundim te votimit, ne ora 19.00, ne qv jane vec komisionereve te qv edhe vezhguesit e akredituar.
    Sidoqofte, pertej zhurmes se qellimte, ne keto zgjedhje, pas mbylljes se votimit ne dt 30 KQZ deklaroi nje pjesmarrje prej 771.000 vete (me rrumbullakim prej meje), dhe si pjesemarrje finale 812.000 (me rrumbullakim).

    1. Argumentet duken bindes, sidomos tani qe u sqarua se qendrat e votimit nuk e kane per detyre raportimin e shifrave dhe nje pjese e madhe e tyre e neglizhojne kete fakt. Por nje APP i vogel qe edhe i kujton ato te raportojne, nuk do te ishte keq. Sot njerezia po bjene app te zgjojne macen nga gjumi.

    2. Propabiliteti qe mes rezultatit final te deklaruar mbi pjesemarrjen e zgjedhesve dhe rezultatit final/ nr te votave te gjendura ne kuti te kete mosperputhje eshte zero, pasi nese kjo verehet, tabelat nuk miratohen nga kzaz perkatese qe mbulon qv ku eshte evidentuar anomalia. Kzaz ndermerr nje hetim dhe gjithmone del me nje pergjigje logjike, duke qene se matematika nuk eshte opinion. Ne cdo rast, gabimet jane njerezore dhe te shpjegueshme.

      Ne vitin 2005, nje seri ankesash nga Partia Republikane per tabelat e listes, pra pjeses se 40mandateve nga proporcionali, e detyruan KQZ-ne te dergonte tabela te reja qe u riplotesuan nga komisionet perkatese. Ne fund u kuptua qe tabelat e reja u plotesuan me nje numer me te madh votash per PrR-ne ne zonat ku u kerkua tabela e re, loje e cila u be nga kreu i PR-se dhe PD-se per te futur ne parlament kandidatet qe duam. Komisionet i miratuan, shifrat perputheshin, ankesa nuk pati me. Celibashi kerkoi hetim administrativ dhe asgje nuk ndodhi. Zgjedhje te lira dhe demokratike.

Lini një Përgjigje te Pseudonim NgaHalliAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin