FORMULË PËR ZGJIDHJE PAQËSORE TË KRIZËS

nga Përparim Gjeka

Hyrje

Ndërkohë që edhe në Afganistan kanë nisur bisedimet me qeverinë për futjen në sistemin ligjor politik të Talebanëve (të cilët janë vrarë midis tyre në luftëra civile përgjatë disa dhjetëvjecarëve), lufta politike në Shqipëri është duke kapur një ndër kulmet më të larta në histori, pasqyruar në daljen e opozites nga sistemi, luftë të hapur llogoresh mediatike, sharje në rrjete sociale, protesta anti-qeveritare, përshkallëzim dhune nga opozita dhe kundërpërgjigje nga pushteti, sa të krijohet përshtypja e një prag lufte civile. Por pse gjithmonë vendi ynë shpesh kalon në faza të tilla në këtë periudhë tranzicioni? Pse Shqipëria nuk ka një sistem auto-mbrojtës dhe konfliktet ujitur nga prijës autoritarë përplasen vetëm te ndërkombëtarët për pajtim dhe zgjidhje? Përse nuk shpërfaqet asnjë zgjidhje me interes kombëtar dhe mbi palët politike si rezultat i një mendimi të kualifikuar publik, të ftohtë, me aq autoritet moral dhe thellësi logjike të pakundërshtueshme sa të dëgjohet nga të dy palët dhe të pranohet nga gjithë populli? Dhe në fund të fundit a ekziston një zgjidhje e artë e tillë sipas së cilës të gjitha palët nuk do të humbnin dhe Shqipëria do të fitonte?

Analiza e mëposhtme përpiqet të arrijë te kjo zgjidhje mbështetur në tre parime kryesore: a. objektivitet për gjendjen, b. paanshmëri relative në raport me pozitën dhe opozitën aktuale politike dhe c. interesi kombëtar mbi atë partiak. Ky shkrim pra e trajton gjendjen dhe tenton të japë zgjidhje konkrete në një nivel mbi politikën e ditës me përgjigje në nivelin kombëtar se si do duhet të veprojnë dhe ndërveprojnë gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë në Republikën e Shqipërisë për të mirën e tyre dhe fundin e tranzicionit politik në vendin tonë si dhe fillimin e rritjes si shtet i barabartë mes të barabartësh në Europën Perëndimore ku e kemi vendin jo vetëm gjeografikisht. Analiza përpiqet të jetë sa më reale dhe të zbatojë teoremën se politika është arti i së mundshmes dhe i kompromisit, jo i ideales dhe i luftës. Për të ndjekur logjikën e analizës më poshtë do të na duhet të bëjmë disa përkufizime dhe marrëveshje fjale.

I.

Agravimi i luftës politike në përmasa të pandeshura më parë në fakt është simptoma e parë e kristalizimit të idesë së përgjithshme ndër shqiptarë se ka ardhur koha për fundin e tranzicionit politik (me gjithë pak të mirat dhe shumë të zezat e tij) në Republikën e Shqipërisë, dhe është pra pasojë e këtij presioni popullor. Ndërsa politikanët dhe strategët e tyre politike janë të zënë me shahun e tyre politik, cic-micet dhe stërkëmbëshat e ditës me kundërshtarin politik, shqiptarët në masë e kanë shumë të qartë rrugën e tyre për të ardhmen; urgjentisht ti jepet fund tranzicionit drejt një shoqërie me të vërtetë demokratike të formatit të Europës Perëndimore duke fajësuar për këtë zgjatje tranzicioni pushtetin e gjithë këtyre viteve.

II.

Të gjithë biem dakord se këtij tranzicioni i duhet dhënë fund. Me fund për lehtësi përkufizimi kuptohet që a) politikisht secili voton ashtu si i do qejfi pa u pyetur nga askush për kë do votosh dhe për kë votove, si dhe votat numërohen elektronikisht sipas vullnetit real të popullit e ndahen proporcionalisht sipas një formule sa më përfaqësuese, b) ekonomikisht nuk ka më vende punë dhe tendera të dhënë pa garë reale, sepse kjo është të vjedhësh të gjithë ne, nuk zhvillon vendin dhe ul produktivitetin e punës, c) juridikisht të gjithë u binden ligjeve dhe gjykatave të cilat respektojnë të drejtën civile të çdo individi dhe japin gjykime të drejta pa marrë ryshfete.

Ata që besojnë së pushteti aktual brenda dy viteve që i kanë mbetur normalisht deri në zgjedhjet e radhës do jetë në gjendje të arrijë fund-tranzicionin sipas këtij përkufizimi pa asnjë ndryshim, ju falemderit që keni lexuar deri këtu sepse çka do trajtohet më poshtë ndoshta nuk do ta kuptoni dot ose nuk do ta ndjeni të nevojshme. Por nëse do ishit të gatshëm të jeni pak më realistë dhe të pranoni se interesat partiake dhe vetjake nëse vihen mbi ato kombëtare, herët ose vonë do të dalin zbuluar dhe nuk do mund të gëzohen të mirat e siguruara asodore, mund ta vazhdoni leximin.

III.

Të gjithë mund të kemi preferenca politike, majtas-djathtas ose për një parti politike aktuale, por denigrimi i kundërshtarit politik si burimi i të gjitha problemeve është i gabuar, për arsye së për rreth 30 vjet rreth 30 parti politike kanë qenë me radhë në parlament e në pushtet përfshirë këto aktualet dhe të gjithë ne si zgjedhës kemi përgjegjësinë kryesore për zgjedhjen e tyre, pra për lejimin deri më sot të tranzicionit. Në këtë prizëm, denoncimi i të zezave të kundërshtarit politik dhe revolta nëpërmjet protestave për përmbysjen e pushtetit aktual për tu zëvendësuar me atë paraardhës nuk është jo vetëm i mjaftueshëm, por nuk është as mjaftueshmërisht i moralshëm. Ata që besojnë se vetëm me protesta paqësore (dhuna nuk trajtohet nga kjo analizë si opsioni më i keq i mundshëm; qëllimi është për të rrëzuar tranzicionin dhe jo për të rrëzuar shtetin) do të arrijnë të rrëzojnë kryeministrin aktual, falemnderit që keni lexuar deri këtu sepse çka trajtohet më poshtë ose nuk do ta kuptoni ose nuk do ta ndjeni të nevojshme. Por nëse do të kuptonit së protestat sado masive dhe të drejta të jenë në thelb janë një mënyrë antagonizmi që nxit jo vetëm konfliktin, por edhe rrëmujën sociale dhe në çdo rast është e dyta zgjidhje më e mirë që vjen pas dialogut, do ju lutem të vazhdoni leximin.

IV.

Kjo analizë nuk merr parasysh zgjidhje me teori konspiracioni me ndërkombëtare, etj., si dhe nuk beson symbyllazi se reforma në drejtësi do të jetë shkopi magjik që do i jepte zgjidhje të shpejtë tranzicionit në Shqipëri edhe pse ajo reformë është më shumë së e nevojshme. Gjithashtu nuk merr parasysh zgjidhje të tipit deux ex machina si psh. hapja e negociatave për anëtarësim në BE i jep automatikisht fund tranzicionit, ose pazare të orëve të fundit midis forcave politike të cilat janë filma të parë nga publiku nga të cilët nuk mund të priten epiloge të tjera, përveç zgjatjes së agonisë së tranzicionit në Republikën e Shqipërisë.

V.

Në pushtet kemi praktikisht një parti politike e qeverinë e dalë nga Partia Socialiste, Kuvendi është i kontrolluar dhe i dalë prej kësaj partie, sistemi juridik është minimalisht jo aktiv dhe maksimalisht kundër-produktiv (me afër gjysmat e të kaluarve në vetting gjetur të korruptuar) kurse mediat kryesore jo kritike me qeverinë, shtojca si KLSH dhe Avokati i Popullit nuk kanë fuqi ekzekutive dhe si pasojë ndarja e pushteteve dhe sistemi check and balance në Shqipëri është jo efektiv dhe qeveria nuk ka presion të jashtëm të qënësishëm për të performuar në maksimumin e mundshëm në interes të zhvillimit të vendit. Ky është një handikap i sistemit që ka një rrisk të lartë, që ne kemi parë të reflektuar deri te kompani fantazëm kanë arritur të fitojnë miliona dollarë tendera në Shqipëri. Pra në këto kushte është mirë për të gjithë edhe për vetë qeverinë dhe pozitën nëse do të kishte një autoritet moral që do ti bënte opozitë konstruktive në ndryshim nga opozita politike zyrtare që ajo e quan “opozitë destruktive”. Ndërsa nuk merr parasysh opozicionin e opozitës zyrtare duke e quajtur “te nxitur nga frika prej reformës në drejtësi”, qeveria në fakt është e ndërgjegjshme për opozicione të grupeve të tjera shoqërore, nga presioni i të cilave ndonjëherë ka bërë hapa pas, në ndryshim me opozicionin e opozitës të cilit i është përgjigjur dhëmb për dhëmb. Pra jemi në kushtet kur pozita është shumë e fortë dhe opozita shumë e dobët, kështu që nga këndvështrimi kombëtar, të gjithë parimisht duhet të jemi të interesuar të kemi një opozitë më të fortë për një balancë më të drejtë.

VI.

Opozita parlamentare e dalë nga zgjedhjet e fundit është Partia Demokratike dhe LSI, kurse opozita konsistente politike është kryesisht PD meqënëse LSI ka bashkëqeverisur me PS dhe ka Presidentin akoma në pushtet si rezultat i asaj bashkëqeverisjeje, e për këto arsye nuk do të merret parasysh si forcë sinjifikative në këtë analizë. PD me gjithë rezervat që nuk ka arritur të bëhet një alternativë fituese qeverisëse, për hir të së vërtetës ka bërë përballje politike me disa rezultate konkrete në interes të Kombit si nxjerrja nga Parlamenti apo pushteti lokal të individëve me histori kriminale në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit, ka bërë një denoncim pa kompromis kundër kanabizimit të vendit, ka publikuar afera korruptive flagrante dhe u ka dhënë jehonë zërave të pafuqishëm të nëpërkëmbur nga pushteti. Pra pjesë e opozicionit me qeverinë janë të gjitha partitë politike që janë krijuar për të qënë në pushtet, por në fakt nuk janë, me në krye Partinë Demokratike si formacioni i organizuar opozitar më i fortë politik në vitin 2019.

VII.

Në opozicion të fortë me pushtetin janë grupet shoqërore që kanë protestuar hapur kundër pushtetit si studentët, pedagogët, naftëtarët, minatorët, banorët që preken nga taksa e rrugës së Kombit, artistët e Teatrit, banorët e pronave të grabitura me maliq-ligj ose të padëmshpërblyer për pronat e sekuestrura nga shteti, përfshirë banorët e Bregut, ata të Unazës së Re etj.

Në opozicion të heshtur me pushtetin janë arsimtarët, punonjësit e shëndetësisë dhe të tjerë punonjës shtetërorë që nuk iu është rritur rroga në mënyrë të ndjeshme që prej viteve 2000.

Në opozicion me qeverinë janë fshatarët që nuk kanë të ardhura të tjera përveç daljes në treg me prodhimet e tyre, por që nuk shohin tregje të reja dhe aftësi blerëse të rritur duke hedhur në kanal prodhimet e tyre, shtuar kështu pamundësinë për të investuar në shërbime për prodhimin e vitit tjetër.

Në opozicion me qeverinë janë edhe pensionistët, të cilët nuk kanë parë rritje reale të pensioneve vitet e fundit, pensione të cilat shumica harxhohen për ilaçe dhe përbëjnë një grup të madh votuesish në përgjithësi dhe të PS në veçanti.

Në opozicion me pushtetin janë të rinjtë që kërkojnë punë, por nuk gjejnë, paguajnë para nën dorë për një vend pune në shtet dhe duan disa vite të fitojnë nga rroga e ulët “kthimin e investimit”. E kështu shumica detyrohen të emigrojnë dhe provojnë fatin endur nëpër Europë, Amerikë e deri në Kinë. Shumë prej tyre midis presionit për të dërguar para në familjet e tyre dhe pamundësisë si rezultat i kualifikimit të munguar profesional zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të rrezikshme të krimit, trafikimit dhe tregtisë së drogës e prostitucionit, vjedhjes dhe grabitjes me dhunë etj. Kur përfundojnë nëpër burgje ata fajësojne tranzicionin dhe pushtetin si shkaktarë të dramave të tyre.

E ja ku vijmë edhe te një opozicion tjetër i madh në numër dhe potencë ndonëse jo aq aktiv në vendlindje, emigrantët që sipas censusit të fundit me vetëm 2 milionë e tetëqind mijë banorë aktivë në Shqipëri, përbëjnë rreth 30% të shtetasve. Nëse nga këta të themi 10% janë integruar aq sa nuk kanë asnjë lidhje të qënësishme me vendlindjen përveç së kanë ruajtur dyshtetësinë, 20% e emigrantëve kanë lidhje tepër të ngushta, kanë pjesëtare familje, prona, para në banka, biznese, qoftë edhe nostalgji të madhe dhe kthehen shpesh në vendlindje për pushime etj. duke harxhuar para. Është e njohur së remitancat nga emigrimi përbëjnë të ardhurat kryesore në valutë për të ruajtur balancat e politikave monetare në vendin tonë. Pra këta kontributorë të mëdhenj të ekonomisë ndihen të tëhuajsuar, të shfrytëzuar, të nëpërkëmbur, të papërfillur, të lodhur nga shërbimet publike të detyruara, por të shtrëmbëruara shtetërore. E mbi të gjitha mbajnë mbi shpinë përbuzjen e shteteve ku jetojnë vetëm së janë shqiptarë, sepse shteti i tyre është i pafuqishëm, i përfolur, i dobët, i akuzuar si Kolumbia e Ballkanit. Tranzicioni i stërgjatur i ka lodhur shumë emigrantët, sepse gjithmonë kanë shpresuar se një ditë Shqipëria do bëhet më mirë e ata do kthehen, duke mos qënë të fokusuar por të dyzuar midis vendlindjes dhe shtetit ku punojnë, shumica nuk kane arritur të ngrenë suksesin që kanë ëndërruar askund. Emigrantët pra janë establishmenti më i madh thuajse homogjen anti-tranzicion, sepse duke bërë shumë mirë ndryshimin e vendeve ku punojnë me Shqipërinë nga njëra anë më lehtësisht i vënë re diferencat e mëdha në kushte jetese e më gjerë, nga ana tjetër afrimi politik me një parti të caktuar në Shqipëri është më i dobët duke i bërë ata më mendjehapur. E ndërkohë të gjithë këta janë ende shtetas të Shqipërisë me të drejtë vote, të gjithë do donin të ishin krenar për vendin e tyre, dhe do të jepnin shumë nga vetja nëse besojnë se nga kontributi i tyre, fundi i tranzicionit do të ishte i afërt për Atdheun.

VIII.

Siç shihet nga analiza e mësipërme, opozicioni kundër qeverisë është shumë më tepër se opozita politike. Opozita politike e ka të qartë këtë opozicion dhe fuqinë e tij, duke ndjerë mbështetjen e tij bëri lëvizjen e lënies së mandateve si provë e parë dhënë opozicionit se është në anën e tij dhe jo pjesë e fasadës së demokracisë si ndihmesë e tranzicionit. Lëvizje e zgjuar dhe e domosdoshme për tu shkrirë me popullin dhe shtuar radhët e veta nga radhët e opozicionit. Por siç do ta shohim më poshtë jo e mjaftueshme për të prodhuar tektonikën e nevojshme për fillimin e fund-tranzicionit shqiptar, sepse opozita politike nuk ka potencuar te gjitha forcat active opozicion dhe nuk ka gjetur akoma strategjinë e duhur dhe taktikat përkatëse, si formula e vetme për kapërcimin e ngërçit politik dhe hapjen rrugë të proceseve anti-tranzicion.
Strategjia e opozitës politike pra kalon nga opozicioni, opozita politike nuk mund të fitojë ndeshjen politike në ringun pozitë-opozitë, sepse po godet një lojtar me peshë me të rëndë dhe me gjyqtarin e ndeshjes kundër (ndërkombëtarët), kështu që raund pas raundi me protesta që nuk po zhbllokojnë ngërçin politik do të ndjejë lodhje nëse nuk i shoqeron protesta me goditje politke. Nëse do të zhvendosë ndeshjen në ringun tjetër, atë opozicion-qeveri, situata ndryshon plotësisht: Pesha e boksierit opozicion është më e rëndë së e qeverisë dhe gjyqtari ndërkombëtar do të ishte objektiv nëse kërkesat qeverisë i adresohen me kulturë demokratike nga përfaqësuesit e gjithë popullit. Kështu që sfida e parë e anti-tranzicionit shqiptar është të formohet establishmenti i qëndrueshëm Opozicion. Për të gjetur dhe vënë në punë mekanizmin e duhur për këtë kërkohet përulësi, largpamësi, përgjegjesi dhe përkushtim duke vënë interesin kombëtar mbi atë personal apo të grupit nga ana e krereve të opozitës aktuale ose të kujtdo që do të jetë në gjendje te verë në jetë planin antitranzicion trajtuar ketu.

Për të kuptuar këtë mekanizëm antitranzicion na vjen në ndihmë një rast nga tranzicioni i Kines midis fund-revolucionit kulturor deri te fillimi i zhvillimit galopant. Pas vdekjes së Kryetarit Mao në fuqi erdhi një udhëheqësi mediokre e emëruar prej tij që për disa vite me gjithë përpjekjet e gjithanshme nuk po arrinte të ngrinte ekonominë duke u frymëzuar vetëm në tezat marksiste. U detyruan, thirrën në ndihmë dhe bënë të parë një udhëheqës të zgjuar që kryetari Mao e kishte lënë në hije si viktimë e luftës për pushtet, Ten Hsiao Pin. Teni pasi bëri një analizë të shpejtë vuri re së dy ishin problemet më të mëdha që kishte lënë pasojë revolucioni kulturor, arsimi dhe ekonomia. Ekonomia donte njerëzit më të zotë në krye që ishin lënë në hije si ai vetë, ndërsa në arsim edhe shkollat e larta ishin mbyllur. Dhe këto i bëri shpejt. Por ekonomia përsëri nuk po jepte shënja përmirësimi. Atëherë kërkoi investigim të saktë në terren, për shkaqet, zgjidhjet etj. Të gjitha raportet ishin të ngjashme dhe të gjitha shkaqet ai i dinte, vetëm se nuk kishte asnjë formulë të saktë se si t’i zgjidhte përveç rrugës kapitaliste, të cilën udhëheqësia maoiste nuk mund të pranonte kurrsesi. Në morinë e raporteve i tërhoqi vëmendjen një fshat që nuk vuante për bukë përkundrazi realizonte gjithmonë planin. Urdhëroi të investigohej arsyeja me hollësi por askush në fshat nuk e tregonte sekretin, sepse nëse e thoshte kishte frikë se penalizohej nga ligjet e ekonomisë së planifikuar në fuqi. Por njerëzit e Tenit zbuluan së fshatarët edhe dilnin në qytet dhe shisnin prodhime, kështu u kuptua e vërteta. Kryetari i kooperativës kishte rënë dakord në mirëkuptim me të gjitha familjet që secila do të kujdesej për një ngastër toke, do të dorëzonin në shtet përqindjen që u takonte për planin dhe pjesën e mbetur sado të ishte e administronin vetë si të donin, kështu që ata u bënin shërbime ngastrës së tyre me qëllimin që pjesa e tyre të ishte sa më e madhe. Fshatarët ishin aksionerë dhe përfitues direkt në prodhim, prandaj interesoheshin dhe punonin më shumë në ngastrën e tyre, kështu që produktiviteti total qe i lartë. Sipas këtij modeli “kompromisi” u bë reforma e parë bujqësore në Kinë që shpëtoi miliona nga uria.

IX.

Të kthehemi te riformatimi që duhet bërë në Shqipëri në rastin tonë. Të gjithë anëtarët e opozicionit duhet të ndihen aksionerë dhe të bëhen përfitues direkt të reformave antitranzicion me qëllim që të bashkohen për këtë qëllim të përbashkët. Mekanizmi thelbësor për këtë është organizimi i një establishmenti të përbashkët opozicioni, sa më përfaqësues, të strukturuar, të besueshëm, me artikulacion të qartë politik dhe atdhetar dhe i pozicionuar qartë si entiteti i munguar deri tani mbi qeveritë e radhës, deri në fundtranzicionin në Republikën e Shqipërisë. Ky entitet kombëtar mbi-politik do të shërbejë si përfaqësues mbarëkombëtar i interesave të shtetasve shqiptar, garantor i stabilitetit, ushtrues i presionit mbi qeveritë për reformat e duhura për zhvillim kombëtar përtej edhe politikave integruese dhe interesave të Bashkimit Europian, si rrjedhojë edhe një interlokutor midis qeverisjes dhe opozites si dhe midis qeverisjes dhe komunitetit ndërkombëtar me fuqinë morale të të gjithë aksionerëve direkt të të gjitha sensibiliteteve në këtë vend.
Konkretisht, ngarkohet Partia Demokratike si opozita politike zyrtare, e besuar nga shqiptarët në pushtet për gati gjysmën e tranzicionit dhe e paguar me djersën e taksapaguesve shqiptarë për gjashtë vitet e fundit në Kuvend, pas një mea-culpa të sinqertë për mosarritjen e fundtranzicionit kur ishte në pushtet dhe bashkëpërgjegjëse kryesore për gjendjen aktuale të vështirë ku ndodhet vendi të iniciojë hapat të formojë komisionin nismëtar sa më gjithpërfshirës i cili të thërrasë dhe organizojë Kuvendin e Delegatëve Antitranzicion KIDA me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga gjithë opozicioni shqiptar me ulëse të garantuara si më poshtë:

1. Deputetët opozitarë të Kuvendit të Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e fundit, pra të gjithë ata që dorëzuan mandatet

2. Të gjithë kryetarët e Partive politike të regjistruara dhe ligjërisht aktive në Republikën e Shqipërisë si përfaqësues të të gjitha rrymave dhe sensibileteteve politike

3. Nga një Përfaqësues të të gjitha sindikatave profesionale të regjistruara, si ato të arsimit, të naftëtarëve, minatorëve, të mjekëve, të dentistëve, të avokatëve, ekonomistëve,gazetarëve etj.

4. Nga një përfaqësues të të gjitha shoqatave të regjistruara OJF, si ato të mbrojtjes së konsumatorit, të bujqësisë, të turizmit, të mjedisit, të medias, dhomat e tregtisë dhe industrisë etj.

5. Nga një student i zgjedhur me votë nga trupa e studentëve të çdo universiteti dhe nga një pedagog i zgjedhur me votë nga trupa e pedagogëve nga çdo universitet në Shqipëri

6. Nga një përfaqësues të çdo medie të regjistruar dhe aktive

7. Të gjithë anëtarët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

8. Të gjithë shtetasit me Phd. Doktoraturë të mbrojtur në një nga 100 universitetet më të mira të botës.

9. Të gjithë ish-Presidentët, ish Kryetarët e Kuvendit, ish kryeministrat, ish-Kryetarët e KQZ, ish Kryetarët e Kontrollit të lartë të Shtetit, ish avokatët e Popullit qe nuk kane pasur probleme me ligjin.

10. Shtetas shqiptarë të spikatur me çmime në arenën ndërkombëtare në fushat e tyre të shkencës, artit, letërsisë, biznesit etj. Me vepra të njohura e gjithëpranuara ndërkombëtarisht, pra shkalla më e lartë e inteligjencës shqiptare (edhe ketu duhen vendosur dhe shpallur standarde dhe kritere).

11. 20 % e shumës së vendeve si më lart janë të rezervuara për emigrantët: Kryetarët e Shoqatave të Diasporës dhe ulëset e tjera mbushen në proporcion të drejtë me numrin e përgjithshëm të emigrantëve të regjistruar pra më shumë Greqia dhe Italia e më pak shtetet e tjera. Këta gjithashtu zgjidhen me votim në një ditë të caktuar në ato vende.

Kjo listë mund të bëhet edhe më cilësore dhe përfaqësuese, por në përgjithësi kjo listë formon pak a shumë opozicionin real dhe vital ndaj qeverisë( ndaj çdo qeverie që do të vijë). Edhe pse është e kuptueshme që një pjesë e të njoftuarve nuk do të marrin pjesë në përurimin dhe seancat e Kuvendit të delegatëve antitranzicion, ata që do të ulen në këto vende do të jenë mjaftueshëm të bëjnë punën e pritur prej këtij Kuvendi si më poshtë:

X.

1. KIDA pavarësisht se është një Kuvend Vullnetar funksionon me rregullore dhe organizim si Kuvend Popullor, ku shumica është me anëtarë jo politikanë aktivë profesionistë, pra është mbi politik, nuk përfaqëson asnjë parti politike, nuk i mbivendoset asnjë partie politike dhe nuk ndjek axhendën e asnjë partie politike. Çdo delegat diskuton në séancë plenare lidhur me shqetësimet që përfaqëson dhe jep ide, më të mirat e të cilave përqafohen nga të gjithë dhe artikulohen në vendime me karakter kombëtar me parakonsensus (pra jo me shumicë votash) dhe u sugjerohet aktorëve ekzekutivë në Republikën e Shqipërisë.

2. Pasi delegati me moshën më të madhe hap seancën, zgjidhet kryetari dhe dy nënkryetarë nga të pranishmit me votim dhe me kusht që kryetari nuk është anëtar i asnjë partie politike, nënkryetari i parë është i propozuar nga Opozita zyrtare dhe i dyti anëtar i shquar i Diasporës nëse Kryetari nuk është zgjedhur nga radhët e saj. Votohet edhe një relator për mediat, shumë i qartë dhe i artikuluar politikisht si zëdhënës politik i Kuvendit të Delegatëve për të koordinuar deklaratat e shtypit dhe qendrimet për media në emër të DIKA në periudhën midis dy mbledhjeve, si rregull një deri dy hëre në vit ose sa herë e thërret nevoja për zgjidhje krizash në vend. KIDA në këtë kohë Interneti mund të funksionojë fare mirë edhe Online.

3. Votohen komisionet sipas modelit të Kuvendit Popullor ku tre komisioneve kryesore me para-konsensus u caktohen detyrat kryesore si vijon:

a- Komisioni për çështje politike dhe Zgjedhje të Lira dhe të ndershme, të hartojë ligjin dhe ndjekë implementimin e tij me dy shtylla kryesore te panegociushme a) depolitizim i administrimit te zgjedhjeve dhe votim elektronik b)demokratizim i perfaqesimit me ligj maxhoritar i korrektuar me proporcional kombetar me ulëse të garantuara për emigrantët dhe pakicat etnike. Ky komision bashkë me kater anetaret e zgjedhur të kryesisë së KIDA mandatohet dhe për dialog politik me pozitën dhe qeverinë, si dhe me ndërkombëtarët apo me anëtarë te tjerë të grupeve të interesit që kanë nevojë për ndërmjetësim për zgjidhjen e problemeve të tyre si psh. ish-pronarët qe nuk kanë marrë akoma pronat e tyre edhe pas vendime gjykatash.
b- Komisioni Ligjor me detyrë kryesore të hartojë ligje në përputhje me nevojat e të gjithë delegatëve të cilat t’ja kalojë për miratim Kuvendit Popullor, psh. të ushtrojë trysni që statusi i naftëtarit të zbatohet me akte nënligjore dhe të fillojë të lëvrohet fondi përkatës. Detyrë tjetër kryesore e këtij komisioni në bashkëpunim me atë të ekonomisë është të ndiqen deri në vrimën e miut së si janë harxhuar lekët e buxhetit të shtetit në dhjetë vitet e fundit, ku janë shpërdoruar, kush është përgjegjësi konkret dhe pasi të bëhen publike, materialet ti kalohen prokurorisë.
c- Komisioni i Ekonomisë duhet të hartojë prioritetet e zhvillimit kombëtar të detyrueshme për çdo qeveri, psh. nëse evidentohet se shtyllë kryesore është turizmi shteti ynë duhet të ketë prioritet autostradën e Adriatikut bashkë me linjën e trenit të shpejtë, Slloveni Kroaci, Mali i Zi Shkodër, Durrës Vlorë Sarandë, Prevezë për tu lidhur direkt me burimin kryesor të turizmit nga zemra e Europës Gjermania, Polonia etj., ose nese prioritet evidentohet logjistika rajonale, të forcohet porti i Vlorës dhe të lidhet direkt me Shkupin, Selanikun dhe Kosoven sipas Koridorit 8, dhe pavarësisht ndryshimit të qeverive, ky prioritet kombëtar nuk ndryshon. Gjithashtu ky komision të ndihmojë me nisma ligjore në dobi të biznesit vendas dhe nevojave ekonomike të çdo përfaqësuesi të Opozicionit.

4. Komisionet e tjera me Kryetarë dhe Zv.kryetarë të alternuar ku vetëm njeri mund të jetë nga radhët e opozitës politike vazhdojnë punën sipas fushave të tyre me grupe pune ekspertësh që mund të mos jenë nga radhët e KIDA dhe evidentojnë në publik në mënyrë periodike probleme si dhe sugjerojnë një zgjidhje optimale duke ja referuar qeverisë për ndjekje në një afat të caktuar, pa sharje dhe mllefe, çdo komunikim në mënyrë tepër të kulturuar. Psh. Komisioni i Arsimit duke parë që ky sektor është i rëndësisë strategjike për zhvillimin e vendit dhe deri tani nuk është parë zgjidhje për disa probleme të mprehta, i kërkon qeverisë të emërojë një emër të spikatur të kauzës së Arsimit modern si ministër Arsimi me afat 5 vjeçar, me një buxhet sa dyfishi i atij aktual dhe me marrëveshje me opozitën që nëse vjen në pushtet do të emërojë të njëjtin Ministër Arsimi, autonom në kryerjen e reformës dhe administrimin e buxhetit të ministrisë.

Të gjitha këto lëvizje si më lart, krijojnë besim në gjithë pjesëtarët e opozicionit duke e bërë më kompakt atë, krijon presion te qeveria për të punuar më mirë dhe reformuar veten dhe si rezultat fiton Shqipëria. Ndryshimi i qeverisë nuk është qëllim në vetvete, në finale çdo gjë bëhet për të mirën e Shqipërisë. Po ku ka siguri se “ky kryeministër i lidhur me krimin dhe i drejtuar nga ai” sipas opozitës është në gjendje të realizojë këto që do i kërkohen nga Kuvendi i Delegatëve? Aq më tepër kur është fjala për zgjedhje të lira dhe të ndershme ku luhet pushteti? E nëse vërtet bëhen zgjedhje ku ka siguri se ky kryeministër me metodat e blerjes, joshjes, kërcënimit, propagandës mediatike etj. nuk i fiton përsëri zgjedhjet ashtu si në 2017 kur ai lëshoi disa ministri në zgjedhjet e fundit dhe përsëri i fitoi? Pergjigjja eshte si vijon.

Nëse qeveria nuk zbaton kërkesat e arsyeshme të opozicionit, nxjerr qeverinë zbuluar dhe i rrit kredibilitetin Opozicionit, por nuk rrëzon automatikisht kryeministrin, sepse ky është kryetari i Partisë më të madhe në Shqipëri dhe këtë e ka zgjedhur ajo parti si kryetar dhe Kryeministër. Kjo nuk ndryshohet dot në tavolinë, me ultimatum apo me protesta popullore, sepse PS nuk mund ta pranojë atë çka do të thotë të nënshkruajë dhe pranojë humbjen edhe në zgjedhje të përgjithshme. Kështu që ndryshimi vjen vetëm nga vota, dhe problem është nëse me votë të lirë në mënyrë ideale, kjo parti dhe “ky kryeministër i padenjë për këtë popull dhe i paaftë” sipas opozitës në fakt vjen përsëri në pushtet, askush nuk ka gojë të flasë nga ana juridike edhe pse nga ana ekonomike Shqipëria mund të shkoj keq e më keq nën atë qeverisje. Nëse ndodh kështu, opozita që kërkon zgjedhje të parakohshme në tavolinë mban përgjegjësi kombëtare sepse ne nuk do kemi asnjë mundësi dhe mekanizëm që ta ndryshojmë për katër vjet të tjerë “qeverine e krimit”!? Këtu është pra thembra e Akilit, problemi i problemeve që kemi ne si shoqëri. Në kushtet kur ndarja e pushteteve check and balance nuk funksionon, cilat janë antitrupat që mund të na mbrojnë? Ja pse Kuvendi i delegatëve si autoritet moral mbi politik është një domosdoshmëri dhe një vakum që ne me shumë përgjegjësi duhet ta mbushim sa më parë, të paktën deri në fundtranzicion. Dhe vendi ka nevojë për këtë proces me kohën e nevojshme dhe “raundet” e duhura për të përcaktuar fituesin ndërkohë që publiku të ketë kohë të zgjedhë lojtarin që pëlqen në kushtet kur gjyqtari është i paanshëm. Nëse opozita politike aktuale nuk e merr seriozisht të realizojë Kuvendin e Delegatëve forca të tjera politike dhe atdhetare do të plotësojnë këtë vakum dhe opozita aktuale do rrezikojë seriozisht të rrudhet ndjeshëm si ajo në Greqinë e krizës së fundit.

XI.

Ndërkohë që roli i Kuvendit të delegatëve është i domosdoshëm, ai është jo i mjaftueshëm. Cilat janë hapat taktike që duhen ndjekur konkretisht nga opozita politike në koordinim me Kuvendin e Delegatëve që alternativa më e mirë për udhëheqjen e Shqipërisë të fitojë? Që të arrihet me konsensus të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe për rrjedhojë të fitojë alternative më e mire? Ja si zhvillohen ngjarjet:

1. Pas zhvendosjes së ndeshjes në ringun opozicion-qeveri, efektit të goditjeve me anë të Kuvendit të Delegatëve që zhvillon punimet paralelisht me Kuvendin Popullor, por natyrisht më i gjallë, më i vërtetë, më i lexuar, më pranë halleve të popullit me diskutime brilante dhe të ndjera, me përgjegjësi historike para kombit, me sugjerime dhe ultimatume për qeverinë në përgjigje të problemeve të Opozicionit si grupe interesi, me ndërkombëtarët si fillim vëzhgues dhe më pas mbështetës të kauzave të drejta gjithëpopullore të ngritura, opozita e bashkuar futet në negociata me pozitën në kushte të favorshme.

2. Vendimi i parë, Opozita nuk futet në zgjedhjet lokale pa miratim të një kodi zgjedhor të drejtë dhe negocion kodin zgjedhor me pozitën, duke mos lëshuar pe në disa pika si depolitizimi i KQZ, votimi elektronik dhe votimi për emigrantët në pikat e lëshimit të pasaportave jashtë shtetit etj.

3. Lëshon pe duke mos kërkuar ikjen e kryeministrit dhe zgjedhje të përgjithshme me qeveri tranzitore, dhe pranon të futet në zgjedhje lokale me kusht që: a)Ministri i Arsimit të jetë permanent për pesë vjet për kryerjen e reformës në arsim. Kjo bëhet edhe për çtendosjen e këtij sistemi dhe depolitizimin permanent të tij pa u përdorur në fushata elektorale. b) Mbarëvajtja e zgjedhjeve është detyrë vetëm e qeverisë, nëse evidentohet qoftë edhe një shkelje e kodit zgjedhor e çertifikuar nga OSBE, vendi shkon direkt në zgjedhje të parakohshme. c). Nëse partia në pushtet bashkë me aleatët e vet, merr më pak së psh. 40% të votave për këshillat bashkiakë, vendi shkon direkt në zgjedhje të parakohshme sepse vërtetohet që mbështetja për qeverinë ka rënë. d). Zgjedhjet lokale shtyhen për në gusht kur shumica e emigrantëve kthehen me pushime.

4. Kuvendi i delegatëve miraton kandidatët e përbashkët për kryetar bashkie nga radhët e Opozicionit me vajzat dhe djemtë më të mirë të mundshëm që një bashki posedon kudo ku personi jeton (kandidaturat e partive konkurojnë me të tjerë në mënyrë të hapur, jo me zona të lira. Mund të ndodhë që asnjë parti politike të mos jetë në gjëndje të ketë asnjë kandidat për kandidat dhe partitë duhen të jenë në paqe me këtë fakt), të gjitha kandidaturat konkurrojnë me primare pas kalimit të fazës së pastërtisë së figurës. Për kandidatët më të mirë organizohen faqe zyrtare në rrjete sociale dhe nxiten ndjekësit, pra zgjedhësit të propozojnë dhe votojnë më të mirët. Kështu zgjohen energji të reja ndër emigrantë të cilët kanë fuqinë ekonomike, intelektin dhe energjinë për ndryshim. Ata ndihen pjesë e ndryshimit dhe kjo frymë patjetër që do evidentohet në pjesëmarrje të lartë në zgjedhje. Partitë politike si të tilla tregojnë secila forcën e vet vetëm për këshillat bashkiakë dhe të gjitha votojnë për kandidatët e përbashkët për kryetarë bashkie. Pozita aktuale mund te humbë avantazhin vetëm nëse deligjitimohet si forcë politike progresiste dhe ndërkohë forca te tjera elektorale (ku tonin e japin emigrantet) futen ne ekuacion zgjedhor.

Nëse operacionet e mësipërme zhvillohen në mënyrë rigoroze pas këtij procesi e votimi të drejtë dhe shumica aktuale i ruan pozitat dhe i fiton bashkitë do të thotë që kjo pozitë është me të vërtetë alternativa më e mirë për Shqipërinë dhe zgjedhjet e përgjithshme janë të panevojshme. Puna e KIDA dhe e opozitës fokusohet në opozitën konstruktive, përmirësimit të vetes akoma më shumë dhe përgatitjet e zgjedhjeve të radhës pas dy vjetësh. Nëse fiton opozita në zgjedhjet lokale, jo vetëm që zgjedhjet e përgjithshme janë të mundura të bëhen ashtu si kërkon tani opozita, por jane edhe të fituara nga forcat progresiste në përballje me tranzicionin e tejzgjatur.

rparim Gjeka, Shanghai, mars 2019.

16 Komente

  1. Me nje fjale shqiponja me disa koka… nuk besoj se kjo do te ishte zgjidhje. Pastaj cdo strukture qe te funksionoje ka nevoje per nje baze financiare. Autori flet mbi baza teper idealiste dhe utopike. Realisht, nuk ka kohe askush te perfshihet vullnetarisht ne nje ndermarrje kaq intensive dhe te thelle sic eshte Politika (me P te madhe qe propozohet ketu), me komisione, takime, studime, kandidime, zgjedhje… Prandaj kemi politikanet, deputetet, qe zgjidhen, qe paguhen, dhe qe i dedikohen full-time kesaj pune. Opozite pa leke ne pseudo-institucione jo. Secili grup interesi mund dhe duhet ta beje dhe e ka bere opoziten i pavarur dhe brenda institucionesh te vecanta, sindikatat, studentet, artistet, etj. Nuk besoj se ka kuptim nje mega-konglomerat si ky i propozuar. Politika behet ne parlament, brenda sistemit, me rregullat e lojes, duke krijuar parti politike, duke iu dedikuar me seriozitet nje ideje, nje kauze, duke u perballuar me votuesit. Gjithcka tjeter, perfshire dhe kete formule me strukture ‘parlamentare’ paralele, eshte e destinuar ne deshtoje. Mendimi im.

    Ne fund, dhe me shume dhimbje e them, sado qe nuk duam ta besojme, kjo ESHTE Shqiperia, keta jane partite, keta jane politikanet, keta jane shqiptaret, me kete mendjengushtesi dhe driteshkurtesi per njeri-tjetrin dhe per kombin. Kerkohet me kot te “bindet” Evropa qe Shqiperia si shtet e meriton vendin perkrah vendeve te tjera evropiane. Nuk eshte e vertete. Kerkohet me kot te krijohet dhe promovohet imazhi i nje Shqiperie-shtet qe nuk ekziston. Keta lloj politikanesh qe hyjne e dalin ne sistem si t’i teket, qe nuk dine rregulla loje, qe nje-dy dalin ne rruge, djegin goma makinash, thyejne xhama, sepse nuk jane te zote qe te paraqesin alternativa fituese, te bindin kundershtarin apo zgjedhesit per t’i votuar alternativat e tyre… jane te korruptuar, jane njerez pa fantazi, jane te pabese, jane te mjere.

    1. shpresojme qe ata qe jane ajka e KOMBIT si propozohet ketu te kene aq kohe dhe aq para sa te marrin pjese ne nje mbledhje ne Tirane njehere ne vit per te mos e lene ate vend ne dore te te korruptuarve dhe te mjereve. Nese nuk shkojne dot te mbeshtesin online, tani eshte koha e internetit

  2. Se di pse por °Krijimi i…°etj, te lejon te heqesh nje paralele me Samitin e Diaspores qe do te rregullonte shume gjera dhe, perfundoji sic dijne keta te sotmit ti japin fund gjerave te nisura pompozisht.
    Apo ky shkrim ishte i zhanerit humoristik!?

  3. Shyqyr qe nuk ka me shume se nje te “ftuar” per keto tema, se do ishim “ftohur” te gjithe.

    Kam frike se “ZOTËSIA PËR TË VLERËSUAR PAZOTËSINË” eshte bere nje leksion i pazevendesueshem.

    Keto shkrime e bejne te pazevendesueshme edhe gjuhen e “kazaneve” apo te “kadrinjve”.

    1. Sikur vertet te realizohej skenari i shkrimit nuk do ishte nevoja as per shefin tuaj t’ju paguante per keto komente per ta bere “kazan” edhe kete tribun te paster te intelegjincies shqiptare si Peizazhe dhe as per “kadrinj”, sepse nese psh. Z. Ardian Vehbiu me gjithe kete perkushtim dhe inteligjence te kishte qene psh. Minister Arsimi per 10 vjet sa jete ka ky portal, imagjino ku do ishte Shqiperia sot …

      1. Heshtja do te ishte flori, perballe forces se argumentave te shkrimit tuaj dhe sidomos kurajos per te shpallur njohjen e thelle te fenomeneve ekonomiko-shoqerore dhe organizimit te shtetit ne pergjithesi. Jo me kot jeni “i ftuar”, çka do te thote per mua nje vleresim ne rrang “keshilltari” apo ne nivelin me te larte te ekspertizes.

        Dhe ndofta lavderimet “pa arrritur ne servilizem” ndaj z.A.V. mund t’ju gradojne apo t’ju bejne te pazevendesueshem. Sa per arritjet ne fushen e Arsimit mendoj se z.Vehbiu nuk eshte gati ti kundershtoje aspak megjithe idete brilante ne permiresim te menaxhimit.

        1. Ju lutem palëve t’i kufizojnë shkëmbimet me argumentet e shkrimit më lart. Econom, autori nuk ka asnjë arsye pse të tregojë servilizëm ndaj meje. Jo çdo shprehje hapur e simpatisë është servilizëm. Unë ministër i Arsimit mund të isha bërë – por nuk do ta kryeja dot mirë atë punë (dhe nuk besoj se do të duroja në atë post më shumë se 2 javë). E konsideroj veten me shumë fat, që ia njoh kapaciteteve të mia kufijtë (sepse ambicia ka marrë në qafë njerëz më të mirë e më të zotët se unë). Gjithsesi, Peizazhet ka rolin e vet për të luajtur edhe në lëmin e arsimit, edhe për të dhënë një SHEMBULL. Sikur administrata në Shqipëri të drejtohej me po aq zotim publik sa Peizazhet, jam i sigurt se punët atje nuk do të ishin katandisur kështu si sot. Autori i shkrimit ka guximin të propozojë diçka pozitive dhe duhet përgëzuar qoftë edhe vetëm që e mban gjallë optimizmin.

  4. Une e cmoj shume kete shkrim. Dua t’ju komplimentoj per zgjidhjen e drejte dhe te ndershme qe keni prezantuar. Zgjidhja e pare dhe e vetme qe kam pare e lexuar ndonjehere ku te gjithe te jene fitues dhe jo humbes.
    Madje dua t’ju falenderoj per kohen e cmuar tuajen qe keni investuar per ta shkruar.
    Me njerez si ju behet vertet Shqiperia. Dhe nese ka nje njeri si ju, Shqiperia ka shprese, shume te tjere do te bashkohen nese e duan kete vend.

    Politika e sotme punon vetem per te na e hequr shpresen dhe per te na zhytur ne mjerim te thelle. Dhe fatkeqesisht ka korrur shume sukses. Por nese do vazhdojme te besojme se ata munden te bejne me ne dhe te ardhmen tone si te kene deshire, dhe ne te mos mblidhemi e te investojme vullnetarisht kohen dhe burimet tona per te miren e perbashket dhe jo ate individuale, atehere vertet do te jemi te mundur e pa shprese.

    Shpresoj shume qe do te kete shume shqiptare te tjere qe e duan kete vend si ju dhe qe do behen bashke te kontribuojne me pasterti per te ardhmen. Qe te mos vazhdoje Shqiperia te mbetet ne doren e maskarenjve.
    Populli eshte sovrani, shpresoj shume qe do vije dita shume shpejt qe shqiptaret ta kuptojne qe e kane ata fuqine per te vendosur per fatin e vet.

    Me gjithe respektin per komentuesit ketu, te cilet merren me personin qe ka shkruar (besoj askush nga ne nuk e njeh), dhe nuk merren te shqyrtojne dhe analizojne idene, u them qe e humba respektin per ju. Por s’keni faj, se kete shembull keni pare. Ti biem njeriut dhe jo te merremi me idene. Duhet te jesh njeri me koken plot mend qe te diskutosh ide, dhe njeri shume I vogel dhe mjeran kur mundohesh te sulmosh njeriun e ideve te mira e te drejta.

    Komplimentat e mia me te sinqerta autorit, per kete shkrim pozitive. Zera te tille ka nevoje Shqiperia.

    1. Per ata qe tendojne ta marrin seriozisht kete shkrim:

      1. Shqiperia nuk eshte ne ngerç. Antagonizmat shoqerore kane arritur ne kulme te atilla saqe rrezikojne ekzistencen. Prosperiteti ekonomik eshte i kercenuar rende nga probleme te pronesise, korrupsionit dhe kapjes se shtetit nga krimi. Mentaliteti fatkeqsisht ka evoluar nga ai klanor dhe korruptiv ne ate te pranimit te organizimit kriminal si nje menyre jetese me te cilen duhet te pershtatesh dhe te jetosh. Dashuria per vendin apo nacionalizmi po kthehen tashme ne shprehje letrare.

      2. Fatkeqsisht Shqiperia nuk ka ende klase politike dhe manipunimi kriminal me lojra gjoja politike te grupeve qe udheheqin vendin krijon vetem imazh (si per te huajt ashtu edhe per shqiptaret) i cili tashme nuk mund te genjeje askend. Pozita eshte klasa politike dhe opozicioni eshte urrejtja per te qe ka perfshire thuajse gjithe popullin

      3. Shqiperia ne mendimin tim eshte ne zgrip te ekzistences. Risku qe vjen eshte qe edhe nese do te vazhdojme te kemi Shqiperi do te jete per shekuj nje vend i perçudenuar.

      3. Shqiperia nuk ka nevoje per marrveshje te re palesh dhe sidomos te ngritur mbi formacione antiligjore te farsave tona mendore (te cilat duket se jane pjese e subkoshiences sone shoqerore, te pakten postotomane) dhe ideollogjike. Shqiperia ka nevoje per nje program te ri politiko – ekonomik. Shqiperia ka nevoje te rithemeloje shtetin dhe kjo eshte nevoja imediate ku kontributi i gjithesejcilit eshte i nevoshem.

      5. Figurat publike gjitheshoqerisht te pranuara si njerez me intelekt dhe dije te plotesuara kane per detyre historike te gjejne zgjidhje dhe te udheheqin punet. Ata qe nuk e bejne ose perpiqen te shmangen nga detyra tregojne qe kane pasur nje pozite te rreme dhe kane vlera pseudointelektuale. Intelektualet e vertete jane opozitaret e vertete qe qendrojne gjithmone mbi palet.

      Dy fjale per Peizazhe dhe z.A.Vehbiu,

      Teresisht i perunjur karshi vlerave te padiskutueshme qe ky blog “Peizazhe te Fjalesh” ka mbjelle dhe merites se padiskutueshme te z.Vehbiu. I mahnitur me shqipen e perdorur ne kete blog, me komptencen e shkrimeve dhe njohurite gati shteruese te autoreve te cilet me bejne shpesh te ndjej keqardhje per vetveten, gjithsesi nuk mund te pajtohem me shkrime te njerzve “te guximshem” dhe “ideatore” te gjithfarshem, qe edhe kur nuk kane minimumin e njohjes per shtetin dhe ligjet bejne “propozime”, te cilat jo vetem qe ja ulin vlerat ketij blogu te adhurueshem, por mbjellin mediokritet dhe vonojne zgjidhjen e mundeshme e cila do te duhet te pervijohet dhe te marre mbeshtetje para se gjithash tek intelektualet dhe njerzit mendjehapur, siç jane pergjithsisht anetaret e keti blogu te nderuar.

      Ne kete konteks z.Vehbiu kur ju nuk ndaloni shkrime dhe tendenca te tilla, apo aq me teper kur na i servirni keto si shkrime kompetente nga njerez “te ftuar” atehere pergjegjesia eshte juaja.
      Ka edhe te tjere njerez/shkrime me inkompetence te shquar si p.sh. z Yzeiri qe ftohen nga ju si pjese e enturazhit qe me ben shpesh te kujtoj intervistat tuaja te meparshme ne televizionet shqiptare ne mbeshtetje te politikes ne pushtet.

      Shkrimi juaj “ZOTËSIA PËR TË VLERËSUAR PAZOTËSINË” ishte nje arrogance e paskrupullt dhe me solli serish ne mendje dyshimet per perkatesine tuaj si pjese e shoqerise se bllokut. Lexojeni mire dhe ai shkrim duket se ishte shkruar per ju. Vetem fakti qe pas ati shkrimi ju keni lejuar shkrime “te ftuara/ftohura” si ky mesiper eshte shprehje e arrogances dhe perdorim i pushtetit mbi blogun (mendoni se sa i vogel eshte ky ne raport me pushtetin e vertete dhe ju e keqperdoret), per me teper qe na kerkoni te pergezojme autorin. Ne mendimin tim ju duhet te kerkoni falje publike per ate shkrim!

      Me habi kam pare edhe se ju keni kerkuar zgjidhje ligjore per situaten ne Shqiperi dhe njerez te nje profesionalizmi te admirueshem jane perpjekur te gjejne zgjidhje kushtetuese duke rene ne hulline tuaj pasi problemi sikurse kam theksuar me lart nuk eshte aspak ligjor. Ju e dini shume mire se kushtetutat jane para se gjithash teresi parimesh, parime pjesa me e madhe e te cilave fatkeqsisht nuk jane akoma pjese e vetedijes shoqerore ne Shqiperi dhe pastaj kushtetuta permban edhe rregullime ligjore per formen e qeverisjes dhe organet me te larta te saj. Por ju e dini shume mire se qe ne momentin kur ne Kushtetute jane shkruar edhe ligje te perkoheshme si ai i Vetingut kjo vetem Kushtetute nuk mund te jete. Nuk jam i sigurt per qellimin e hapjes se diskutimeve, por jam i sigurt qe kjo largon perpjekjet per gjetjen e nje zgjidhjeje per te cilen duhet te perpiqemi pambarimisht.

      Ndjese gjithsesi per gjuhen dhe duke ju falenderuar publikisht per perpjekjet tuaja!

      Faleminderit,

      1. …sepse goja e njeriut flet nga mbushullia e zemrës. Nese njeriu e mbush mendje dhe zemren e vet me fjale diturie dhe miresie, edhe do te flas me urtesi dhe do te mbjelle inkurajim dhe zgjidhje konstruktive. (Sikurse po ben autori I ketij shkrimi).

        Nese njeriu nuk ka kujdes me cfare njohurish e mbush mendjen dhe zemren e vet, atehere ai nuk i shmang dot fjalet e çoroditura dhe nuk eviton dot ne marrezine e vet perpjekjen per te percmuar ata qe kane zgjidhje te drejta duke I sulmuar edhe personalisht.

        Vertet, ka ardhur dita e maskarenjve.

        Do ju jepja te drejte ju Econom nese do te paraqisnit qofte edhe nje argument te drejte (apo nje mendim tuajin per zgjidhjen e situates), por kur sulmoni me gotitje te ulta mendimet e te tjereve… jeni thjesht mjeran me gjithe respektin, qe nuk e fitoni dot ne kete forme.

        Na lini rehat te pakten neper bloge te lexojme materiale te denja e te kenaqemi.
        TV nuk e hapim dot se ka vetem sharje e nivel i ulet njerezor, por edhe ketu…

      2. Econom, politikat editoriale të kësaj reviste nuk mund t’i diskutoj as KËTU, as me një komentues si ju. Lidhja që ato kanë me origjinën time është se, si administrator, unë përpiqem të zbatoj po ato vlera dhe po atë integritet që kam marrë në fëmijëri, falë prindërve, mjedisit social dhe familjes ku jam rritur; dhe më pas, në shoqëri të mira.

        Si autor në këto faqe kontributet e mia janë dy-llojesh: ato të fushës sime (gjuhësia, letërsia, semiotika) dhe ato ku flas si qytetar. Çfarë nuk përjashton që edhe kur ndërhyj në fushën time, me cilësinë e specialistit, sërish e bëj nga pozitat qytetare. Megjithatë, ndërhyrjet e llojit të dytë i synoj më tepër si tema për diskutim, siç edhe janë kuptuar nga ata që duan të përfitojnë; i vetëdijshëm që të jesh qytetar i mirë është më e vështirë se të jesh specialist i mirë.

        Sa për kompetencën dhe inkompetencën, tani që lexoj se je shprehur për timen, jam kurioz të shoh, të shijoj dhe, brenda mundësive, edhe të gjykoj tuajën. Deri më tash keni provuar inkompetencë dhe dritëshkurtësi në lëmin e komentimit, por kjo është e keqe e vogël, që edhe falet. Dua t’ju kujtoj vetëm se po shpreheni për një faqe e cila nuk ju detyrohet juve personalisht për asgjë dhe që administrohet privatisht; përkundrazi, jeni ju që i detyroheni, që nga momenti kur hyni aty për të lexuar.

  5. Ardian te duket normale ty qe ne nje platforme qe ti ua ofron njerezve keta te fundit propozojne grupime kuazi politike dhe fuqiplote te perbera nga njerez me PHD, por keto grada te marra vetem nga 100 Universitetet me te mira te botes?
    Apo ai tjetri qe analizonte ne nje memorandum legal te drejten pronore shqiptare bazuar ne nje roman te Kadarese?
    Tani, faqja e juaja eshte, dhe ne ketu xhaba vijme dhe lexojme, por arsyeja qe vijme dhe lexojme eshte pikerisht pritshmeria e larte qe kemi per kete faqe.
    Eshte nje gje te mos biesh dakort me kete apo ate qasje, por cdo gje ka mase, perfshi edhe bonsensi dhe toleranca per marrezira deluzionale.
    Do thuash ti ja ku eshte dera, ka miliarda faqe te tjera Interneti…
    E drejte, e drejte…

    1. Si Ardian, nuk mund të jap veç dy përgjigje të ndryshme. E para është që unë si autor shumë nga ato gjëra nuk do t’i kisha shkruar. E dyta është që unë si editor, kur vendos t’i botoj shkrimet, nuk përdor dot si kriter metrin dhe kërkesat që zbatoj ndaj vetes-autor – sepse ashtu do të bëja gabime, duke filluar nga subjektivizmi. Veç kësaj, më duket normale që shkrimet e kujtdo, filluar nga të miat, të mos pëlqehen dhe të kritikohen – por që këtej, te refuzimi për botim më duket se ka distancë të papranueshme, të paktën për mua (dhe aq më pak të më thuhet mua se nuk duhet të kish dalë te PTF). Edhe një shkrim objektivisht i dobët mund të shfrytëzohet për mirë, madje autori mund të përfitojë nga kritika dhe nesër të sjellë diçka më me vlerë. Do ta kisha kollaj ta mbyllja revistën për bashkëpunime dhe ta mbaja vetëm me të miat e të dy-tre firmave që sprovuara, si të ishte blog – por nuk ka qenë kjo dëshira dhe projekti im, madje edhe duke e pasur të qartë se hapja sjell edhe luhatje të cilësisë.

    2. VT, iu ktheva edhe nje here nderhyrjes suaj, per te kuptuar me mire arsyen qe ju shtyn te shpreheni me nje sens te theksuar pakenaqesie per faktin se nje autor i ftuar hedh idene e tij per rolin qe mund te luajne ne Shqiperi njerez te diplomuar nga universitetet me te mira te botes etj. Sa per te me mos keqkuptuar po ju them se edhe une (pa i cilesuar fare si skandaloze idete e mesiperme) jam dakord me ju. Universitetet me elitare nuk i zevendesojne kurre njerzit e ndershem dhe sherbetoret e mire te shtetit pa te cilet eshte e pamundur nje qeverisje e mire. Ne nje bote ideale do te mjaftonte vetem dikush qe njeh mire Dhjete porosite e bibles, dikush qe nuk vjedh, qe nuk vret… Siç e shikon pa shkuar dhe pa cituar tete te tjerat, vetem me keto dy porosi te vjetra, klasa politike, e djeshmja dhe e sotmja, jane brenda ne tave, me sakte jane te skartuara nga vetingu i pagabueshem i drejtesise se pagabueshme te te vjeterve.
      Kjo sa per te te thene se ne nje stad fermentesh dhe diskutimesh, per te gjetur rrugezgjidhje perballe deshperimit dhe humbjes se shpreses, ideja se mbase duhet provuar qe te veme ne krye nje elite te panjohur e te pakontaminuar deri tani, nuk me shqeteson fare. Nuk me vret veshin asgje qe trazon ujrat dhe behet shkas per hapje diskutimi.

      Ajo qe me vret veshin, syun e shpirtin nuk eshte frika e ardhjes ne krye te kesaj elite alkademike, por fakti se edhe tridhjete vjet pasi ne Shqiperi kthehen njerez te diplomuar kudo ne bote (shume edhe te ato 100 universitetet e fameshme), ne krye te vendit jane hijena te tilla politike si Gramoz Ruçi, qen te rrahur si ai ministri i brendshem, ministresha gjysme analfabete, ministra qe pyesin “po une c’fitoj ne kete mes?”, te cilet gjithçka qe arrijne ne jete nuk ua detyrojne aftesive, moralit dhe diplomave te tyre, por atij qe i mban ne pushtet. Mendoni ju se ata kane kartat profesionale ne rregull qe t’i thone mjeft Edi Rames se punet duhen bere ndryshe? Nuk besoj.

      Por nderkohe qe ne pushtet qendron Gramoz Ruçi (nuk flas me shume per personin se sa per ata qe simbolizon dhe i komunikon rinise se sotme imazhi i tij me nofulla te shtrenguara, qe ka hyre ne politike kur nuk kishte lindur gjysma e popullsise se sotme shqiptare), qe vetem i mbron krahet keqqeverisjes, qe nuk e kunderbalancon ate sepse, veç te tjeresh,eshte njeri, pa diplome te njohur dhe i dale nga pylli, ne Shqiperi vazhdojne e hyjne njerez te diplomuar nga e gjithe bota (edhe nga ato 100 – et). Por per ta mbetet e hapur vetem dera e daljes.

      Logjikisht, ka me pak shanse se njerez te tille, politika e sotme t’i perdote si letra higjenike, sikunder keta te mesipermit. Dh ekendej vjen pyetja: Po sikur autori qe ju nuk pelqeni aspak eshte duke dhene idene se jashte cdo konsiderate politike, le te provojme njerez te tille si nje shprese e fundit (ne kushtet kur vota eshte korruptuar, blere) qe njerez si Ruçi apo ekuivalenti tij ne krahun tjeter dhe plot te tjere si ata, te kthehen perseri ne pyll, ku mund te ulerijne si ua do qejfi?

      Mbase nuk je dakord, mbase nuk e pranon se skandaloz eshte realiteti shqiptar dhe jo idete qe synojne te ndryshojne pH-ne e nje trualli te tille te kontaminuar nga krimi politik dhe korrupsioni endemik, por nuk besoj se ke te drejte ta ndalosh tjeterin te shprehe nje ide te tille.

      1. Lyss, po te jap nje pergjigje te shkurter ne mungese te kohes.
        Por po e nis me nje pyetje: a e ke lexuar shkrimin origjinal?
        Po ta keshe lexuar me kujdes do e kuptoje qe une nuk po kritikoj perfshirjen e te shkolluareve ne proces (kush tjeter?), as edhe idete “outlandish” qe shprehin keta dyfeqe te plasur, por mundesine qe i jep Adriani ketyre per te shprendare keto ide dhe si rrjedhim edhe legjitimizimin/ normalizimin e ketyre marrezive “by association” me PTF – perndryshe nje faqe me cilesi shume te larte shkrimesh.
        Per kaq, Adriani pati miresine te me pergjigjet dhe une e konsideroj kete linje te ezauruar, per sa me takon mua, nje lexues i perditshem por jo edhe “stakeholder”.
        Per pjesen tjeter te komentit tend, me shume gjera nuk bie dakort, me ca te tjera bie, por une perpiqem ti rri larg debateve politike shqiptare sidomos kur flitet me terma te pergjithshme.
        Plus, qe besoj fort qe “politika” eshte helm “dore me nji” per mediume shqiptare interneti. Heret a vone terheq turli fare rrugacesh dhe Davida te vegjel qe duan te rrezojne me hir a me pahir Goliatin e rradhes.
        Me te mira i dashur.

Lini një Përgjigje te economAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin