POPULISTËT MATEN

Një studim empirik i A. Nai, F. Martinez dhe J. Maier (2019, DOI: 10.1111/psq.12511) mbi personalitetin e udhëheqësve populistë ka analizuar edhe Albin Kurtin. Autorët i kanë matur karakteristikat e personalitetit sipas kategorisë së Big Five (5 tipet kryesore të personaliteteve) duke pyetur ekspertë të vendeve përkatëse. Studimi i autorëve, specialistë në komunikimin politik, përqendrohet te D. Trump, duke e krahasuar atë me prijësit e tjerë populistë gjatë prezantimit të tyre në fushata elektorale. Por më poshtë unë merrem me këta tanët.

Në Shqipëri udhëheqësit populistë si S. Berisha dhe E. Rama kanë pasur sukses elektoral, por aspirantë po aq populistë si K. Spahiu kanë dështuar në votime. Sondazhet në Shqipëri mbi vlerat që mbartin një pjesë e popullatës, përfshirë edhe qëndrimin e popullatës ndaj udhëheqjes autoritare janë kryesisht të pabesueshme, për shkak se asnjë nga organizatat nuk publikojnë të dhënat. Vetëm World Value Survey që ka ndërmarrë tre herë sondazhe në Shqipëri (1994-8, 1999-2004, 2005-2009) i ka publikuar ato. Trendi i paraqitur nga sondazhi i WVS (1994-2009) tregon se ka një dashamirësi në rritje për udhëheqës të fortë. Qëndrimi i të anketuarve ka ndryshuar pas çmagjepsjes me demokracinë, sidomos pas viteve të korrupsioni gjatë qeverisjes së Fatos Nanos dhe zhgënjimit me Berisha II.

World Value Survey, Pyetja mbi udhëheqjen

Suksesi me fushatën e fundit të Edi Ramës, që kërkonte ta qeveriste i vetëm Shqipërinë (tepsinë!), jo vetëm dëshmon trendin mbi qëndrimin e popullatës, por edhe se personaliteti i tij është një faktor i rëndësishëm në këtë perceptim. Mungesa e programit politik dhe theksi tek karakteristikat personale (viriliteti, shëndeti, pamja e të tjera veti) e kategorizojnë Ramën në këtë grup, me të cilët merren Nai et al. (2019).

Autorët e studimit kanë pyetur ekspertët për të ndërtuar profile psikologjike të këtyre udhëheqësve bazuar mbi përfaqësimi e tyre në fushata, media etj. Më tej autorët vetë kanë bërë matjen në bazë të disa cilësive sikur janë të operacionalizuara në teoritë e personalitetit të Big Five  për aspektet pozitive, dhe në konstruktin tjetër teorik të Dark Triad për aspektet negative. Karakteristikat kryesore të Big Five janë: (1) të qenurit i hapur, (2) përgjegjshmëria (përsosmëria), (3) extraversion (aftësia për tu shoqërizuar), (4) gadishmëria për bashkëpunim (empatia) dhe (5) neuroticizmi (qëndrueshmëria emocionale). Me Dark Triad autorët masit ato cilësi negative të narcisimit si madhështia, arroganca, vetëbesimi i tejfryrë, sjellja e pamatur, agresive etj.

Nuk e di nëse autorët kanë matur edhe personalitetin e Edi Ramës bazuar mbi inventarin e karakteristikave të mësipërme (autorët kanë 104 profile, e ky nuk është në artikull, por mund të jetë në të dhënat e tyre), por Fatos Lubonja mund tu shërbente si një ekspert i mirë. Sikur edhe shumë nga ekspertët e pyetur nga autorët e studimit, Lubonja qëndron majtas në boshtin ideologjik, por ai nuk i plotëson kriteret e autorëve për tu cilësuar ekspert. Sidoqoftë, Lubonja në një artikull shumë të gjatë te Panorama (8 Prill, 2017) i përmend Ramës disa cilësi nga Dark Triad, vëzhgime këto spekulative, pasi Lubonjës i mungon një analizë sistematike e këtyre cilësive.

Lubonja ndër të tjera përmend:

  1. i sëmurë psikik
  2. narcizist patologjik
  3. çrregullime narciziste të personalitetit
  4. e shëh veten e tij grandioze dhe ka nevojën për t’u admiruar
  5. me dashuri të madhe, të stërmadhe, për veten
  6. narcizist malinj – ideja e madhështisë dhe mitomania kombinohen me agresivitetin
  7. i ikën me sa mundet vetëzhvleftësimit duke u kapur fort tek idealizimi i vetvetes
  8. një megaloman mitoman qesharak
  9. vështirë të realizojë atë që quhet integrimi i Vetes (identitetin)
  10. nuk arrin të shohë të tjerët në kompleksitetin e tyre (por i idealizon, ose i nënvleftëson ata)
  11. narcisist pervers
  12. manipulator pervers
  13. i aftë për të manipuluar, gënjyer, mashtruar, intriguar në funksion të kapjes së pushtetit
  14. nuk mban fjalën e dhënë
  15. nuk njeh ndjenjën e turpit dhe as ndjenja të tilla njerëzore, si empatia apo ndjenja e fajit
  16. seduktues nëpërmjet humorit

Nëse do ti vendosnim Lubonjës një vlerësim sasior për këto cilësime (pa marrë në konsideratë vlefshmërinë dhe besueshmërinë e këtij kuantifikimi), atëherë Rama, në krahasim me D. Trump dhe A. Kurtin, del shumë ulët në vetitë pozitive dhe shumë lartë në ato negative.

Sikur vërehet A. Kurti ka vlerësime shumë të larta në karakteristika pozitive të Big Five, sidomos në ndërgjegjshmërinë dhe përgjegjshmërinë. Ndërsa Trump dhe Rama i kanë shumë të ulët.

Nae et al. (2019) Tipet e personaliteteve.

A kemi të bëjmë me veti të personalitetit të Ramës, apo me një lloj komunikimi politik të personalitetit të tij sikur ja kërkon publiku? Dje Rama e E. Veliaj po frymëzoheshin, ndoshta vërtetë, nga B. Obama, duke përcjellur karakteristika të intelektualëve (Rama shkroi edhe një libër dhe diskutonte mbi alternativa politike si të ishte një ideolog). Sot ai është një populist i rëndomtë. Ndoshta pse edhe ka vënë re se elektorati kërkon të tilla personalitete.

Këtë çështje e kanë kapur edhe autorët e studimit të përmendur kur analizojnë sa përputhet fushata elektorale me personalitetin e D. Trump. Por teza e autorëve është se përzgjedhja e strategjive dhe instrumenteve në fushatë përputhet me personalitetin e kandidatit. Sipas tyre Trump pikas në përdorimin e fushatave negative, nxitjes së frikës dhe sulmeve personale apo të karakterit. Nga analiza statistikore rezulton se kandidatët që kanë vlerësime të larta në Agreableness dhe Openness kanë më pak gjasa të përdorin retorikë frikësuese dhe agresive. P.sh. Albin Kurti shënjon lart në aspektin emocional të fushatës (duke prodhuar mesatarisht frikë dhe entuziazëm), por relativisht ulët në tonin negativ dhe sulmet ndaj karakterit (nga vlerësimi duket më afër jopopulistëve sesa populistëve). Edi Rama sipas vlerësimit tim është më afër populistëve, duke prodhuar frikë (Sali Berisha gogoli!) dhe entuziazëm (Shqipëria 1 miliardë euro), si edhe me tone negative e sulme ndaj karaktereve, çfarë për autorët është e lidhur fort me psikopatinë.

Ndërsa teza ime është se më shumë se me personalitete të çiltra, publikut i shërbehen personalitete të gatuara në kuzhinat e mjeshtreve amerikanë të PR. Jo më kot fushatat elektorale në Shqipëri janë si dy pika ujë me ato në republikat e Amerikës Latine. P.sh. fushata e PS në 2009 ishte si ajo e Bolivisë në 2002.

30 Komente

  1. Shkrim i ulët dhe i pistë. Unë jam sot e gjithë jetën kundër liderëve tipi Rama, Berisha etj. Po të nxjerrësh kryeministrin e vendit të sëmurë psikik se kështu paska thënë Lubonja, me duket standard shumë i ulët për PTF.

    Ardian, shumë miqësisht do ju sugjeroja ta ruani revistën nga kamikazë të tillë të tastierës.

    1. Autori i shkrimit ka kohë që boton tek ne dhe, për më tepër, shkruan me emrin e vet. Në kuptimin që e shpall hapur përgjegjësinë që mban për çfarë thotë.

      Do të sugjeroja që ta zgjeroje kritikën tënde, sepse më duket me shumë interes; madje më produktive se mbyllja e dyerve.

      Jam dakord që në gojën e Lubonjës, diagnoza psikiatrike nuk është më shumë se një gjest. Sot këto lloj diagnozash i ndesh rëndom, si conversation stoppers.

      Sërish, do të ishte me interes të diskutonim pse jemi kaq të tunduar, si shoqëri, që t’i likuidojmë figurat publike si “psikopatë” ose “të çmendur”. Një tundim që as njerëz si Lubonja nuk i kanë shpëtuar dot.

      Diagnoza psikiatrike duket sikur shpjegon diçka, por në fakt nuk shpjegon asgjë. Kjo, ngaqë sot psikiatria ka ecur aq shumë “përpara”, sa askush nuk është imun ndaj një diagnoze, në momentin e duhur.

      Unë vetë, që marr pak vesh nga kjo fushë, mund t’i vë vetes të paktën nja katër etiketa.

      Gjithsesi, je i mirëpritur, Pëshpëritës, që ta kritikosh shkrimin më lart si dhe sa të duash. Madje edhe duke sjellë një përgjigje në trajtë eseje. Më duket një nga ato raste kur debati ka më vlerë se censura.

      1. Ardian, me shume kenaqesi do e kisha formuluar nje repike ndaj ketij shkrimi.

        Mirepo ketu nuk jemi ne nje gjendje zero, por per nje teme rreth te ciles ne PTF eshte shkruar disa here.
        Une vete nuk do kisha arritur dot kurre te shprehesha aq mire, qarte dhe paster sikurse ju rreth kesaj ceshtjeje, aq me teper kur ju edhe merrni vesh nga kjo fushe.

        Ndihma ime modeste ne kete rast, ishte te kerkoja arkivat dhe ti sugjeroj zotit Shahini keto shkrime :

        1 – https://peizazhe.com/2013/12/22/une-te-ve-diagnozen/
        2 – https://peizazhe.com/2011/12/14/mjeke-paciente-politikane/
        3 – https://peizazhe.com/2013/06/04/anija-e-te-marreve/
        4 – https://peizazhe.com/2011/04/02/keshilltari-prozak/
        5 – https://peizazhe.com/2014/07/21/nga-gjendja-civile-ne-ekzorcizem/

        Tani, duke e quajtur te tejkaluar kete pike, ja cfare mbetet nga shkrimi :

        1 – Autori flet per nje studim, pjese e te cilit Edi Rama NUK ESHTE
        2 – Autori gjithsesi tenton ta beje pjese te studimit duke ja kuantifikuar ai vete vlerat ( WTF ? )
        3 – Per te arritur kete qellim, ai bazohet mbi nje artikull te Lubonjes, i cili NUK NJIHET si ekspert prej autoreve te studimit.
        4 – Vete autori ja ve gjithashtu ne dyshim kete ekspertize Lubonjes, e megjithate kjo NUK E PENGON te vazhdoje me grafiqe e shifra.
        5 – Prodhohet nje grafik ku Rama na del nje superpopulist ( po si, qysh, tek ? apo se tha Lubonja ? ), madje futet dhe Trumpi diku aty poshte tij ( shihni njerez, ky ja kalon dhe Trumpit per populizem )
        6 – Mbetet gjithashtu nje liste me nja 15 pika e Lubonjes, ky kryeministri na rezulton si nje i semure psikik.

        Per cfare e gjithe kjo ? Per te thene qe Rama eshte populist ?

        Per cfare po flasim ketu ?

    2. Meso te lexosh perpara se te shash.

      Se pari autori ka thene qe nuk i beson keto kategorizime, por qe teza e tij eshte se ketu kemi te bejme me shfaqje te personaliteteve per hir te komunikimit publik gjate fushatave, sesa me persona real, lexo me kudjes tezen ne fund te shkrimit.

      Se dyti, autori ka thene se Lubonja nuk mund te klasifikohet si ekspert, as sipas eksperteve se studiuesve, dhe as sipas kritereve te autorit te shkrimit.

      Se treti, ne shkrim vetem spekulohet sesi do te gjykohej personaliteti i E. Rames sikur te bente pjese ne studimin e ketyre autoreve, duke marre shembull shkrimin e Lubonjes. Po ti si mendon se do te pergjigjeshe nese studiuesit do te pyesnin ty te shkruaje nje profil te Rames? Keto jane ceshtje perceptimesh dhe jo sharjesh e vulgarizime te tjera.

      E se katerti, sikur e ka shprehur i zoti i mejdanit, shkrimet nuk jane perfundime te debateve qe hapen e mbyllen me nje shkrim, por pikenisje te diskutimeve.

      1. Zoti Shahini, po i lejoj vetes te futem ne polemiken dhe replikat tuaja me “Peshperitesi”-in.

        Pergjigja juaj per akuzat e tij ndaj shkrimit tuaj, ne fakt eshte pikerisht vertetimi i konstatimeve te “Peshperitesi”-it.

        Eshte ne shijen dhe opinionin personal te gjithkujt te kete preferenca per politikane apo personalitete te vendit apo te huaja, por kur ne nje studim te paaneshem dhe me pretendime shkencore si ai i perdorur nga ju, nderfuten parametra, emra dhe referenca te pacertifikuara, apo behen insinuata hipotetike vetem me qellimin per te ekspozuar ne nje drite te keqe dike qe nuk eshte ne spektrin tuaj politik, duket si pjese agjitpropi e qepur keq.

        Mbase zoti Shahini do te dukej me i paaneshem dhe me i besueshem sikur, indicien, metodologjine dhe paraqitjet grafike te parametrave. te marra nga studimi i mesiperm universitar i perdorur prej tij si nje aparat qe mat populistet, sikur do te kishte perfshire ne listen e tij te shqyrtimit dhe analizes, nje set emrash proverbiale te politikes se tranzicionit shqiptar, me se paku Berishen, Nanon, Azem Hajdarin, Jozefina Topallin dhe pa tjeter edhe Lulzim Bashen me populizmin e tij prej buratinoje hermafrodit te marre hua nga Berisha, krahas me populistin e deshtuar te se majtes aktuale Edi Rama, zanafilla e te cilit daton shi ne fillimet e 90-es, kur i ngjante nga pak gangsterit Azem Hajdari, ne versionin e perpunuar intelektual.

        Do te kishte qene vertet, nese do te ishte bere ose nese do te behet pasketaj sipas skenarit “fair play”, nje grafik interesant per publikun e kulturuar shqiptar, per te pare dhe per tu ksehasur, se ne cilen pjese te shtylles se turpit te tranzicionit tone do te renditeshin emrat e mesiperm, por dhe mjaft emra te tjere qe sillen si satelite rreth liderave te tyre populiste dhe marrin ngjyrat apo shpejtesine orbitale, ne varesi te aksesit qe kane pasur apo qe kane, ne pasurimin e shpejte dhe korruptiv ne kurriz te atyre dy pako brinjeve qe i kishin mbetur Shqiperise nga e kaluara, dhe me shume nga trafiqet dhe remitancat e emigracionit nga 90-ta e ketej.

        Gjithesese, edhe ne kete skenar renditjejeje “te paaneshem”, efektet publike do te ishin nga ato qe zakonisht therriten thjesht “per njohuri kulturore”.

        Sepse populistet tane, edhe pse jo ne te njejten shkalle, jane dhe do te mbeten, populiste vulgare, tribale, te paskrupuj; jane grabites te pangopur e te pafytyre.

        Por, gjithmone te sukseshem.

        Po aq sa edhe te adhuruar, ne menyre te pakushtezuar, nga rreth 30% e ndjekesve te tyre, nga te dyja anet e spektrit, si shfaqje e nje shoqerie me komplekse inferioriteti e primitivizmi social.

        1. Se paku ti e jep nje argument pse je kunder shkrimit, por gabohesh ne premisa. Te jesh i paanshem, nuk do te thote te jesh i balancuar, te merresh me te dy kahet pse e keshtu e duan militantet dhe trollet ne internet. Dmth. sa here qe te flasim per krimet e komunizmit, u dashkan permendur edhe ato te nazimit. Sa here te diskutohet per diskriminimin ndaj femres apo mashkullit apo te treteve, te permendim palen tjeter. Ky eshte interpretim i gabuar i korrekteses politike. Per me teper, agjenda e shkrimeve nuk mund te percaktohet patjeter nga audienca. Kjo besoj e ka mbajtur PTF te vecante e ndryshe nga mediat e tjera partizane apo komerciale.

  2. Ato karakteristikat negative gjenden lirisht tek shumica, mos teresia e personazheve te medhenj te historise ( te medhenj nuk ka vlere etike, por strumentale). Duket se eshte koha per ndryshime te medha ose te kerkuara prej nje pjese e mire te kombesive te ndryshme dhe njeriu i ekuilibruar ka pak shanse te frymezoje. Dikush qe bertet si i cmendur, por flet thjeshte, leviz kembe e duar, por drejton gishtin tek fajtori, s’ka asnje projekt konkret, por duket si i afte per gjithcka, dmth i gatshem per te papriturat, duket se ka shanse te mira qe te pranohet si udheheqes i koheve te veshtira. Problemi eshte se kur njerezit e mencur dhe te ekuilibruar nuk ia dalin dot ta mbajne kohen me diell, shume njerez do shkojne tek tipologjia e udheheqesit per kohe me shi e mjegull. Sepse pyetja per t’u pergjigjur eshte, nqs udheheqesi i mencur dhe ekuilibruar sjell shiun e mjegullen, atehere pse duhet besuar se ka per te sjelle prape diellin ? Historia bashkekohore ne Europe ka vene ne pikepyetje pothuajse cdo brez mencurine dhe ekuilibrin e udheheqesve dhe elitave, aq sa njeriu lind ne nje sistem jeton 1 a 2 te tjere dhe vdes ne nje te trete a te katert. Elitat politike o do sillen si kamaleonti ose do hapin krahun, nuk ka me kohe per luane e dhelpra, ka vetem kamaleonte.

    1. “Problemi eshte se kur njerezit e mencur dhe te ekuilibruar nuk ia dalin dot ta mbajne kohen me diell, shume njerez do shkojne tek tipologjia e udheheqesit per kohe me shi e mjegull.”

      Pse nuk ia dalin dot njerëzit e mençur dhe të ekuilibruar?

      Problemi nuk është thjesht tek një X-person që uzurpon karrigen e drejtuesit, sesa tek syleshtësia dhe inertësia e të gjorëve, që i kanë mbushur mendjen vetes se janë “të mirë”…

      https://www.psychologytoday.com/intl/blog/communication-success/201810/7-characterisitics-the-modern-psychopath

      1. Tek ky studimi i qenka bere kritike psiko-politike Makiavelit. Nqs privon elitat nga keto karakteristika socio-psikopatike, atehere ne toke ka zbritur Perendia. Ne pergjithesi populli eshte i mire dhe sylesh, sepse nuk e le as ligji, as elita, as propaganda, qe te jete i keq dhe sycelet.

        1. Hyllin, më kujtove ca revista me ujq e qengja që kullotin bashkë…

          Zbritjes së Perëndisë në tokë mund t’i paraprijë një ekip socio-psikologësh të aftë, thua? Apo do vazhdojmë t’ia nxjerrim sytë njeri-tjetrit me manualin fletëzverdhur të Makiavelit?

        2. Mund ta testojme PsikoZotin dhe rendin psiqik, po halli eshte se mos ne vend te socio-psikologeve, bie ne duart e njerezve si autori i artikullit qe solle, i cili kishte mbaruar administrim biznesi e kishte punuar per kompanite me te njohura amerikane. Pastaj keto jane pune cifutesh, te presim ndonje prej tyre,profetin e radhes, te na nxjerre Librin, ne shqipot nuk ia kemi thene shume per Libra e profete, heroi yne eshte gjithnje me shpate ne dore.

  3. Jam i sigurte qe nese ky shkrim do ishte per albanalogjine, historine, gjuhesine apo kulturen ne pergjithesi, nuk do ta shikonte driten e botimit ketu.
    Nje cilesi kaq e dobet, pergjithesime kaq te pakujdesshme dhe konkluzione kaq te cartura ( per te mos permendur krupen irracionale qe autori ka ndaj Ed (cunit tone) Rames eshte pertej cdo kritike dhe komenti konstruktiv.
    I disati shkrim ky me kete nivel lemerites nga autori.
    Po humbni masen me kete pozicionin “Resistence!”
    Pak skepticizem ndaj pushtetit “ban lazem” por jo dhe keshtu.
    Emri dhe mbiemri i autorit nuk eshte ndonje vaksine ndaj kritikes dhe cdo insinuate qe ti si anonim nuk ke goje te kritikosh nga prapa perdes nje person vetem e vetem se ai del haptaz eshte argument shume i dobet perderisa kritika nuk eshte ofenduese dhe jo etike.
    Kshu, kshu…

    1. Shkruani:

      Emri dhe mbiemri i autorit nuk eshte ndonje vaksine ndaj kritikes dhe cdo insinuate qe ti si anonim nuk ke goje te kritikosh nga prapa perdes nje person vetem e vetem se ai del haptaz eshte argument shume i dobet perderisa kritika nuk eshte ofenduese dhe jo etike.

      Vendet tona: je duke turbulluar ujërat. E përmenda që autori shkruan me emrin e vet, jo për t’i mbyllur gojën kritikës, por përkundrazi, për ta nxitur kritikën.

      Duke shpjeguar se autori pranon përgjegjësi të plotë për çfarë ka shkruar; dhe pastaj duke e ftuar Pëshpëritësin që të shkonte më tej se refuzimi i shkrimit.

      Shkrimi i Arjan Shahinit mund të jetë kontroversial, por kjo nuk është arsye për të mos e botuar. Nga ana tjetër, fakti që del te “Peizazhet” nuk do të thotë se ashtu bëhet, automatikisht, pjesë e vizionit dhe e misionit të revistës sonë.

      Prandaj edhe e përmenda autorin, i cili ka vite që boton tek ne, duke mbajtur pozicione të caktuara, të cilat jo gjithnjë përkojnë me ato të miat ose të autorëve të tjerë që shkruajnë këtu.

    2. Ti nuk di te lexosh! Ke disa komente ketu e vetem shan, nuk kritikon. Je rast i pashprese e nje mbrojtes jo i denje i Rames (ke dy komente ne shkrimet e mia e jane vetem per ato qe ti i percepton si kundra Rames.) Asnje shkrim nuk eshte kundra apo pro, por vetem merren me komunikimin dhe marketingun e tij politik. Patjeter qe do citoj njerez si Lubonja, qe per mendimin jane vezhgues shume te mire te situates atje, e jo tipa si puna jote e ai tjetri aty siper qe ndihet po aq i fyer kur dikush i e klasifikon kryetarin ne ndonje kuticke. Nese ke ndonje argument urdhro, merr edhe ti mundimin te besh analiza te tilla. Perndryshe ….

      1. Për cilin tjetër e ke fjalën dhe për çfarë kryetari?
        Ty të të vijë turp, sepse përveç këtyre pallavrave që shkruan, i kategorizon edhe komentuesit në llogore kryetarësh.
        Në fakt ai i llogores dhe kryetarëve këtu je ti, dhe e ritheksoj, shkrimi yt është jo vetëm i dobët sa më s’bëhet, por edhe i lig.

  4. Diskutim i gjere. Dy mendime per shkrimin dhe pastaj nja dy te tjera per temen.

    Shkrimi dhe diskutimi me sa kuptoj eshte per Tiparet e Personalitetit dhe jo Semundjet Mendore apo diagnozat. Keto te dyja jane gjera te ndryshme edhe pse mund te kene lidhje tek disa njerez. Shkrimi eshte spekulativ edhe pse bazohet ne nje studim konkret. Por sidoqofte merita e tij ngelet tek nxitja e medimit dhe tek hipoteza qe autori ngre ne fund te tij.

    Ndersa shkrimet ne PF, jane me shume rreth “diagnozes” qe iu vihet liderave te vendit nga kundershtaret per qellime finale politike. Dhe per ta thene shkurt mendimin tim, qe mund te zgjerohet ne komente te tjera, une nuk jam dakort me pikeveshtrimin e A.Vehbiut se keto akuza jane te paverteta dhe se lideret politike shqiptare jane te paprekura nga crregullimet mendore. Fakti qe dicka ta permend kundershtari, nuk do te thote se ajo eshte e pavertete. Qellon qe ai te thote nje te vertete. E pse duhet te jete e vertete? Per nje sere arsyesh por une po permend vetem nje. Ate qe pushteti (sidomos ne Shqiperi) eshte nje droge e forte dhe si e tille ka efekte te fuqishme anesore tek ai. Pushteti ne Shqiperi eshte si unaza tek Kryezoti i Unazave te Tolkienit. Ai qe e mban fuqizohet dhe njekohesisht shkaterrohet.

    1. Tema meriton shumë më tepër se një debat në komentet për një shkrim tjetër – por le ta përmbledh fare shkurt pozicionin tim. Një gjë është sëmundja mendore e mirëfilltë – psikoza, skizofrenia, neuroza – e cila zakonisht e bën njeriun invalid, ose e kufizon në jetën sociale; dhe një gjë tjetër ai çrregullim mendor që shoqëron pushtetin pak a shumë absolut. Në Shqipëri, ku ende nuk e pranojmë dot për të mirëqenë drejtimin kolektiv të punëve, ose edhe ndarjen e pushtetit, i pari i vendit është i vetëdijshëm se i ka të gjitha në dorë, dhe kjo vetëdije mjafton për të shkaktuar ose të paktën për të nxjerrë në pah deformime personaliteti. Që zakonisht kanë formën e paranojës. Nga ana tjetër, lufta për t’u ngjitur në krye është kaq e pamëshirshme, kaq e pabesë, kaq pa parime, saqë ndodh një lloj seleksioni negativ që favorizon sociopatët. Prandaj patologjia mendore e dikujt në pushtet pi ujë në dy burime: mungesën e frerëve dhe të kontrollit nga tjetri; dhe seleksionin për tipare negative të personalitetit. Por kjo nuk duhet ngatërruar me sëmundjen mendore klasike – një skizofren nuk ka shanse të dalë në krye të shtetit dhe të pushtetit (përveçse kur e trashëgon fronin, por ky është fenomen tjetër). Ajo çfarë quajnë rëndom si “marrëzi” në folklorin politik dhe mediatik të Tiranës nuk është veçse një shmangie nga standardi, ose refuzimi (përtesa, arroganca) e atij në krye, për t’u përshtatur dhe për ta vënë veten në vendin e Tjetrit. Por mbase do t’i kthehem kësaj teme, sepse po më ngacmon sërish.

      1. Jam me i qarte tani. Ja dy mendime ne lidhje me cka thate ne koment.

        1. Populli prandaj u bie shkurt termave. Nuk ka as kohe as duhet te beje etiologjine e asaj qe paraqitet si semundje mendore. I bie shkurt dhe te quan “te marre”. Ose te quan budalla kur sheh probleme te intelektit. Rrjedhimisht edhe politikani, sidomos ai populist, keto terma perdor se ai popullit i flet kur akuzon kundershtarin. Ne fund fare popullit as qe i intereson etiologjia dhe ndarja shkencore. I marre prej semundjes mendore apo i marre prej pushtetit, pasojat jane te njejta.

        2. Sidoqofte edhe kjo menyre e te parit mund te kete disa alternime. Psh ka lidera qe nuk e plotesojne diagnozen por mund te kene prirje drejt crregullimeve mendore. Keto mund te amplifikohen nga pushteti i pa kufizuar. Ka lidere te tjere te cilet jane abuzues me substanca (edhe ky njelloj crregullimi i shendetit mendor eshte edhe pse jo ngushtesisht). Prirje drejt Manise Depresive apo deluzionit te madhestise e keshtu me radhe.

    2. Shume dakord. Ne asnje vend une nuk kam folur per semundjen psiqike te Rames, por per komunikimin e personalitetit te tij ne publik. Eshte vetem nje fraze qe i referohet Lubonjes, dhe kjo per te qene transparent ne lidhje me qendrimin e tij per Ramen. Edhe autoret e studimit i refuzojne keto lloj diagnozash e prandaj merren me profilet e personalitetit.

      Sa per spekulimin. Edhe eskpertet qe kane hartuar profilet kane spekuluar, pasi subjektet nuk kane bere teste direkte. Ne fakt Lubonja eshte po aq i perligjur te merret si reference, sa edhe te tjere qe mbajne tituj akademik. Ne Shqiperi nuk ja mban ndonjerit te beje profile te tilla, dhe ne nuk kemi studime mbi personalitetin te ketyre qe na qeverisin. Ky i i Lubonjes eshte i vetmi, qe ka se paku tisin e nje analize sistematike.

      1. Personalisht nuk do te kisha asnje problem edhe nese do merreshe me semundjen mendore te lidereve. Nuk shoh se pse duhet te jete tabu kjo nese trajtohet profesionalisht. Madje ky insistimi per tu mos marre me “cmendurine” e liderve ne nje vend qe gelon nga “cmenduria” me duket disi absurd.

        Sa per Lubonjen, mendimi im eshte se ai ka njohuri te mira nga psikologjia dhe psikanaliza edhe pse nuk eshte psikolog. Nuk di te flas per artikullin qe permendni sepse nuk e kam lexuar. Lubonja ka pare me kendveshtrim psikanalitik edhe Sali Berishen shume vite me pare kur ky i fundit ishte ne pushtet.

        Sa per studime me serioze as qe behet fjale. Ne pothuajse nuk kemi fare studime psikologjike dhe sociologjike edhe pse Shqiperia eshte laborator social. Profesoret tane te psikologjise nuk dine te analizojne komshiun perballe e le me pastaj te guxojne te analizojne liderat legjendare.

  5. Lexova percaktimin e populist ne studim, percaktohen vetem mbi bazen e qendersise se popullit e frymes anti-establishment. Ne kete kuptim Berisha jo e jo, po as Rama qe qeveris me Meten, pastaj fut Boden ne Banken kombetare etj nuk jane te perkufizueshem si te tille. Studimi eshte i pavlefshem per Ramen, i cili ben pazar me kedo dhe thjesht shfaq prirje autoritariste, pa qene keto prirje detyrimisht ndonje shfaqje e anti-establishmentit. Autokrati thjesht heq nje pjese te elites dhe ve elemente te vetet, pa qene e domosdoshme te perkufizohet si anti-establishment. Ne fakt, tek populistet anti-establishment nenkupton anti sistem, duan te modifikojne apo ndryshojne gjera thelbesore. Rama ua ka vene fajin njerezve e jo sistemit, duke nderruar njerezit. Pra studimi eshte i pavlefshem per Ramen. Ne pergjithesi per mendimin tim studimi eshte i pavlefshem, me big five e triara te erreta, psh Trampi nuk dilte shume larg Hillarise, ne kete kuptim per cfare po flitet ? Cfare u jep force ketyre qe percaktohen si populiste djathtas, nuk eshte anti-establishmenti ne vetvete, por nacionalizmi qe propozon anti-establishmentin dhe ristrukturimin e principeve te shtetit kombetar. Rama psh s’ka lidhje fare, eshte thjesht mjeshter i kamuflimit.

    1. Ky lloj studimi nuk përkthehet mirë në hapësirën tonë, sepse establishmenti tek ne nuk ka të njëjtën vlerë në rolin që luan në ruajtjen e stabilitetit social dhe identitar si në perëndim. Përkundrazi, roli i tyre them se influencohet dhe përcaktohet nga mardhëniet me agjenturat e huaja, të cilat janë ato që përcaktojnë dhe kontrollojnë politikat, si në vija të trasha edhe në detaje. Dhe për këtë sot ka shumë fakte apo evidenca, qysh nga koha e çekut të bardhë të Gramoz Pashkos, kur u përcaktua përfundimisht që Shqipëria nuk duhet të ketë një ekonomi të bazuar mbi prodhimin, deri tek politikat kombëtare me fqinjët dhe negociatat për kufijtë si në veriun e Kosovës ashtu edhe në jugun e Shqipërisë.

      As nuk bëhet përzgjedhja e tyre në termat e “five personality traits”, të përcaktuar sipas modalitetit konservator-liberal, sepse balancë apo përzgjedhje e tillë në Shqipëri është demonstruar se nuk ekziston.

      Po qe se flasim me terma statistikor, ndryshe nga vendet perëndimore, këto elita të establishmentit nuk përzgjidhen nga qëndra e “mean distribution”, por nga skajet.

      Përsëri në terma statistikor – është pikërisht në skaje ku përqindja e “negative traits”, ose tipareve negative, është më e lartë se në qëndër. Kjo reflektohet në shkrim, si në analizën e Lubonjës, por edhe në komentin e Ardianit më sipër.

      E përkthyer në terma të zhargonit të përditëshëm, përzgjedhja e elitave politike në Shqipëri nuk bëhet midis atyre që përpiqen të ruajnë vlerat mesatare të shumicës, por të atyre që promovojnë devijimet nga këto vlera. Ose e thënë akoma më thjeshtë, këto janë elita të kapura.

    2. Rama eshte populist sipas percaktimeve te aitorit per qendrimet e tij apolitike, ne sensin e distancimit nga kampet ideologjike qe ka permendur edhe L.A. poshte. Nje eksperte e komunikimit politik ne Shqiperi, Prof. as. Belina Budina e cileson te atille (http://www.uet.edu.al/index.php/sq/ngjarje-lajme/440-24-shtator-2009-promovohet-libri-edi-rama-politikani-pop-ulist-star-autor-belina-budina).

      E per mendimin tim, shfaqjet dhe marketingu i tij politik e klasifikojne nder populistet.

      1. Autori, L.A. Budina mund te kene te drejte qe Rama eshte populist, por Rama nuk eshte i tille ne baze te perkufizimit qe kane pranuar autoret e studimit. Pra duhet bere nje interpretim personal, qe nuk mbeshtetet dot te studimi, thjesht e merr studimin si shkas,nxitje. L.A. me ate punen e agjenturave rrezikon te te akuzojne si enverist, packa se shqiptaret kane kaluar gjithnje me qejf nga borderoja e Sulltanit tek borderoja e Daje Semit, duke kullotur ne gjithe borderote e shteteve, kulteve fetare apo civile, qe u ka rene rruga ketej. Jam dakort me ty per gjithe sa thua. Kjo do e bente populizmin si i vetmi mekanizem i suksesshem, bej sikur je me popullin, per popullin, bej sikur je kunder klases politike te korruptuar, kriminale dhe te paafte, duke nenkuptuar.me klase politike vetem pjesen ne pushtet, mos ndrysho asgje. Perpos karakterit te udheheqesit, ka gjithnje nje ngrefje morale te opozites, dmth pushteti eshte i paafte, i korruptuar e kriminal, duhet rrezuar qe te vijne nga opozita te aftet, te ndershmit, ata qelibaret qe nuk e ndajne buken me kriminelet. Pra ketu eshte nje barsalete morale qe shitet per politike. Degjova qe te vete studentet protestues te paangazhuar, kjo barsalete morale qarkullonte si politike, te ike klasa politike e paafte, e korruptuar dhe e kriminalizuar, te vijne intelektuale te rinj e studente, te afte, te ndershem e te paster. Dhe me keto barsaleta do ndryshoje prape qeveria kur t’i vije radha Rames te hape krahun.

        1. Hyllin,

          Enver Hoxha predikonte që në Shqipëri i bënim të gjitha me forcat tona. Por as ai nuk rrinte dot në pushtet me forcat e veta. Sipas rastit i janë dashur ose Jugosllavia, ose Bashkimi Sovjetik, ose Kina, ose konjukturat ndërkombëtare. Ndaj është pretendim shumë i madh që të thuash se këta të sotmit rrinë në pushtet pa, ose përvec ndihmës së të huajve, dhe me të njëjtën jetëgjatësi sa të Enver Hoxhës.

        2. Nuk e dija qe rolin e Akademise se Beogradit e paska zene shoqata e Sorrosit ne Serbi, si keshilluesja e pare e Vucicit (ne 2015) per shperberjen e Kosoves. Keta tanet (apo tyret) thone qe keto pune i ben Trampi nepermjet Boltonit. Ndoshta, duhet te fillojme te mendojme qe Klintonia nuk ishte e nje mendjeje me burrin e vet. Pastaj keto agjenturat e vogla, pse te tilla, vetem ndukin, por nuk shkulin. Une kam qene gjithnje me tezen qe Shqiperia eshte vend thellesisht revizionist persa i takon status quose, vend i ulur ne rreshtat e pare te platese, keshtu qe askujt nuk i intereson qe Shqiperia te zhvillohet. Ja psh teoria me ne ze eshte qe Shqiperia eshte shtet i zgerlaqur, keshtu qe nuk mund te marre persiper edhe Kosoven. Ka nje automatizem logjik, Shqiperi e zhvilluar, pergjegjesi legjitime per Kosoven. Rrjedhimisht shtetet qe jane per ruajtjen e status quose, jane edhe per ruajtjen e Shqiperise si vend i zgerlaqur. Shqiperise si shtet sovran nuk i njohin te drejten e zhvillimit, rrjedhimisht cdo lloj hajduti, i korruptuari dhe krimineli, mbeshtetet si burre shteti, si zgjedhja e duhur per shqiptaret, si peshkatari qe do kape peshqit e medhenj. Prandaj edhe shume shqiptare, thjesht me intuite, mbajne vesh ca thote Albin Kurti. Ai ne fakt kerkon te drejten e zhvillimit, pavaresisht efekteve ne status quo. Por zyrat e ministrive te jashtme dhe ambasadave nuk jane zyra caritasi, sikunder na reklamohen.

  6. Ne fakt ne cdo kohe i kemi bere me forcat tona, puna eshte sesi jane perdorur forcat tona. Psh te vije koken ne rrezik per Kinen, kishte nje kosto qe Kina e pagoi. Te jesh mercenar ne ushtrine e huaj ose ne vendin tend mercenar politik apo mercenar intelektual apo mercenar fetar, prodhon ar apo valute, paguhesh per nje pune qe kryen ne interes te tjetrit. Sot, gjithe keto bordero qe firmosen haptazi apo fshehtazi, sjellin valute, ashtu si sjell valute droga qe eksportohet jashte apo hajdute e kriminele gjithefaresh te cilet marrin jashte e sjellin ne vend. Gjithcka pra eshte me forcat tona, se askush nuk te fal asgje, ka nje interes, ka nje qellim, ka nje objektiv pa hedh leke apo jep leke qe ndokujt i duken falas apo kane pamjen te tille. Ne fund te fundit, veshtire se gjen ndonje teori te prodhimit te lekut joinflacionar, ku valuta nuk eshte qendrore. Diku duhet marre kjo valute, atje ku eshte, jashte shtetit, puna eshte si e marrim, me marifete ku veme koken ne rrezik, me hajdutllek, droge e prostitucion, me mercenarizem te cdo lloji, apo e marrim nepermjet punes, prodhimit dhe eksportit te punes dhe prodhimit. Ne jemi si pothuaj perhere tek marifetlleku, mercenarizmi i cdo lloji, pirateria,trafiku e krimi. Deri me sot gjaku i te mireve eshte perdorur si monedhe shkembimi per pazaret e marifetet e maskarenjve. Nuk eshte pra puna tek forcat tona, puna eshte se cfare forcash do veme ne perdorim, per cfare do e perdorim mendjen, duart e kembet, per ta zhgrepur valuten nepermjet ‘vesit’ apo nepermjet ‘virtytit’. Gjithe ky mercenarizem e con pashmangshem peshoren drejt shitjes se copave te Atdheut. Biles ndokush edhe do e shihte si pozitive dhe patriotike, e shesim njehere, se neser mund te ndryshoje gjendja, do derdhet ca gjak dhe e rifitojme prape, nderkohe nga shitja kemi fituar nje dore lekesh, direkt apo indirekt. Gjithsesi keto jane muhabete pa ndonje bereqet, se ketu kane dale pothuaj te gjithe ne shitje, thjesht tregu nuk i do. Kjo eshte te besh gam-gam kot. Kush ka mundesi si psh Lali Eri vesh rrobdeshamber kinez dhe ne versionin Lali Kinezi feston Vitin e Ri kinez.

    1. Bolton dihet se nuk është ndonjë simpatizant i Kosovës, dhe është në detyrë më pak se një vit, dhe duke njohur Trump nuk e dimë sa do zgjasi në detyrë. Bolton as nuk bën dot propozime afatgjata, dhe as ka kohë të merret me vogëlsira. Samiti i Koresë së Veriut është tek dera. Kurse Soros is here to stay. Por t’i lutemi Zotiti që Haradinaj dhe ca të tjerë në Prishtinë ta mbajnë frymën edhe disa muaj me shpresën se shumë koniuktura politike do ndryshojnë.

      Kurse takimi i Albin Kurtit me studentët ishte lajm shumë i mirë.

  7. Tani nqs Rusia do pozicionohej kunder Kines, Amerika i jep jo vetem Krimene por edhe gjithe Ukrahinen, jo vetem Veriun e Kosoves, por gjithe Kosoven e Shqiperine bashke. Zhvillimi i Kines e ka prishur status quone dhe tashme ne mund te gjendemi ne nevoje per nje Lidhje Prizreni 2 ( ose 3). I sheh si levrijne keta, kush ne Moske, kush ne Uashington, Ankara, vendet arabe. As keta s’po marrin vesh gje, po kane hallin e karrigeve. Rama ha ndonje darke ngjalash ne Kosove me Thacin e Haradinajn, Kurti vjen ne Shqiperi, sheh mundesine e ndonje levizjeje qe t’u jape shah gjekundi. Dicka po ndodh me siguri, qe jane te shqetesuar. Nuk do ishte keq sikur politika te ngrinte per ca muaj, sa te shperndahen keto rete e zeza.

Lini një Përgjigje te peshperitesiAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin