A KA MË VEND PËR VEÇANËSI?

nga Ernest Nasto

Në vazhdim të një numri shkrimesh të mëparshme, sidomos këtij, rreth krisjeve në rendin ndërkombëtar liberal, po i rikthehemi këtu rolit të ardhshëm të Amerikës në botë, gjithmonë në hullinë e ‘‘veçanësisë amerikane’’.

Problemi më themelor për politikën e saj të jashtme është nëse Amerika duhet të vazhdojë të drejtojë botën. Dhe nëse po, si duhet ta bëjë këtë? Tema bëhet edhe më kritike po të marrim parasysh se Shtetet e Bashkuara duket sikur s’kanë më ndonjë qëllim bazë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare. Dikur, në vitet ‘80 – ‘90, arritjet ishin të dukshme si fitorja e Luftës së Ftohtë, rënia e Murit të Berlinit, ribashkimi i Gjermanisë, fundi i gjakderdhjes në Bosnje, ndalimi i gjenocidit dhe pavarësia e Kosovës, etj.

Fatkeqësisht shekulli XXI solli terrorizmin dhe super-gafën e Irakut, ekzekutimet nga qielli (apo nga karrigia) nëpërmjet dronëve, shndërrimin e pranverës arabe në dimër të mbrapshtë në Siri, Jemen e Libi, skandalin Snowden, etj. Këto disfata të politikës së jashtme justifikojnë zhgënjimin e brezit të sotëm me idenë themelore amerikane të ‘‘veçanësisë’’. Por faktor tjetër kryesor i zhgënjimit është edhe paraqitja shpesh arrogante e kësaj ideje sidomos në qarqet konservatore dhe neo-konservatore, paraqitje që vetëm mburrin me superlativa ‘‘mirësinë’’ dhe ‘‘madhështinë’’ e Amerikës, pa pranuar asnjë gabim (kështu pretendon p.sh. ish-zv.presidenti Dick Cheney). Për ta edhe Vietnami e Iraku ishin vendime strategjikisht të drejta, pa u merakosur aspak për pasojat e pallogaritshme afatgjata, ende të pranishme.

Ndërkaq skaji tjetër i një konceptimi të tillë arrogant të ‘‘veçanësisë’’ është ajo çka po vihet re në brezat më të vjetër: Amerika si syleshi më i madh i botës. Ky është vizioni trumpian ‘‘America first’’: na ktheni çfarë ju kemi dhënë, dhe më tutje secili për vete. Konsiderimi i gjithçkaje si pazarllëk, dalja nga një numër marrëveshjesh madhore ndërkombëtare janë më tepër se izolacionizëm, ato janë njëanshmëri, por njëanshmëri prej të forti.

Kjo lloj qasjeje është e rrezikshme, megjithatë kërkon përgjigje të qarta. Ripërtëritja e politikës amerikane s’ka pse të zgjedhë ndërmjet dy alternativave: ose globalizëm-internacionalizëm, ose nacionalizëm-patriotizëm. Mund të përqafohen fare mirë anët më pozitive të secilës prej këtyre ‘‘izmave’’, por duhet që ideja e ‘‘veçanësisë’’ të zhvishet nga skajshmëritë, pra nga arroganca dhe nga vështrimi cinik. Vetë ajo ide është e dobishme sepse pa pasur një qëllim të lartë për rolin e saj në botë Amerika mund ta humbasë rrugën, apo edhe dëshirën për të udhëhequr, në një kohë kur bota ka nevojë për të. Po ashtu qëllimi, sado i lartë e fisnik, duhet të jetë i rrënjosur në të mirën e përgjithshme, në mos mburrja dhe teprimet ja mbërrijnë sakaq.

Siç kemi përmendur këtu ‘‘veçanësia amerikane’’ ka pasur në thelb ngjyrime besimtare, si bekim nga Providenca hyjnore, mirëpo kësaj i janë shtuar edhe kuptime të tjera nga njerëz të ndryshëm në kohë të ndryshme. Të tilla kanë qenë p.sh. epërsitë natyrore e gjeografike të kontinentit, tiparet e veçanta të revolucionit amerikan (për një krahasim me francezin shih këtu), mendësia kufitare, apo edhe prirja për të përgjithësuar përvojat amerikane. Si emërues i përbashkët shërben ideja se SHBA kanë disa karakteristika të veçanta që sjellin domosdoshmërisht aftësinë dhe përgjegjësinë për drejtimin e përpjekjeve për përmirësimin e botës dhe të konditës njerëzore.

Arritjet e politikës së jashtme amerikane në epokën moderne, bazuar në ato karakteristika, janë të njohura si p.sh. ndërhyrjet në dy luftërat botërore, bllokimi i ambicieve hitleriane, shpëtimi i Europës Perëndimore nga katastrofa ekonomike, qëndresa dhe fitorja ndaj komunizmit sovjetik, apo mbështetja për demokracinë në kuadrin e rendit ndërkombëtar liberal. Këto janë vërtet arritje madhore, por që injorojnë gabimet e shumta, bile dështimet, si mbështetja e gjithfarëlloj diktaturave, ndërhyrjet e hapura e të fshehura në Amerikën Latine, lufta e Irakut dhe tragjeditë në Somali, Libi e Siri. Ato përbëjnë vazhdimisht objekte analizash e diskutimesh, pavarësisht se versioni Cheney i le në harresë apo insiston se Amerika është a priori ‘‘vullnetmirë’’ e rrjedhimisht s’mund të gabojë. Shtrembërime të tilla sjellin detyrimisht edhe skepticizëm kundrejt aftësive e virtyteve të saj.

Megjithatë ideja e ‘‘veçanësisë’’ kthehet e rikthehet përsëri, edhe ndër kritikët e politikave amerikane. Shpesh veprimet e superfuqisë ndeshin keqardhje e zhgënjim, që nënkupton se të tjerët presin që Amerika të sillet ndryshe nga fuqitë e tjera të mëdha. Ideja e ‘‘veçanësisë’’ konsiderohet pra si e lidhur jo vetëm me rolin historik të Amerikës, por edhe me atë se çfarë mundet e duhet të jetë ai rol sot e më tutje.

Një tipar kryesor i historisë amerikane, të paktën çprej Luftës II ka qenë aftësia për të mësuar nga gabimet, për të ndryshuar kurs pas dështimeve, sepse ato shoqërojnë doemos këdo që aspiron për udhëheqje globale. Të tilla ndryshime sollën planin Marshall nën presidentin Truman, ndihmat për luftimin e SIDA-s në Afrikë nën presidentin G.W. Bush, respektin e angazhimin e ndërsjellë në Amerikën Latine dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kubën nën presidentin Obama. Aq më tepër do të duhen aftësi të tilla pas mbarimit të epokës trumpiane, por sot për sot, 30 vjet pas rënies së Murit e pas dështimeve në luftën kundër terrorizmit, Amerikës i nevojitet një objektiv i qartë në arenën botërore.

Tashti përgjigja më e njohur ndaj këtij problemi ka qenë ajo që Amerika është shteti, apo kombi, i ‘‘domosdoshëm’’ sepse pa të s’mund të ketë realisht një rend ndërkombëtar. Mirëpo domosdoshmëria është shpesh rraskapitëse, d.m.th. ka më shumë përgjegjësi se avantazhe, sepse duhet menduar më tepër për interesin e të tjerëve. Dhe në kohën e sotme kjo përgjigje s’mund të konsiderohet më e mjaftueshme.

Nëse pranohet se qëllimi kryesor i politikës së jashtme amerikane është ruajtja e mënyrës amerikane të jetesës, atëherë duhet sqaruar se çfarë kuptohet me këtë. Vizioni populist sot në plan të parë thekson identitetin etnik e kulturor, por ai duhet kapërcyer për t’u zëvendësuar nga një demokraci e shëndoshë e gjithëpërfshirëse, me shtrirje e rritje të mirëqenies, me siguri e liri për individin në ndjekje të rrugës që ka zgjedhur. Politika ndërkombëtare duhet të mbështesë po ashtu forcimin e shtresës së mesme duke kufizuar interesin e ngushtë të grupit. Ajo duhet të përballojë edhe kërcënimet e jashtme nga faktorë shtetërorë si Kina e Rusia, por dhe nga faktorë që kapërcejnë kufijtë kombëtarë, si përhapja e armëve të shkatërrimit masiv, epidemitë si Ebola, apo ngrohja globale. Secili ndër këto kërcënime përmban potencialin për ta gjunjëzuar Amerikën, por nga ana tjetër asnjëri s’mund të kundërshtohet me sukses nëse ajo kthehet në spektatore.

Prandaj Shteteve të Bashkuara u nevojitet afirmimi i rolit drejtues, duke bashkëpunuar edhe me rivalët që përmendëm, për të luftuar p.sh. terrorizmin apo pasojat e ndryshimeve klimatike. Por në raste të tjera ato do të mbështeten vetëm tek aleatët për të prapsur agresionin, autoritarianizmin apo korrupsionin galopant. Një bashkëpunim i tillë nuk realizohet pa udhëheqjen e dikujt, dhe kjo ka qenë historikisht Amerika, sepse të tjerët s’duan ose s’munden ta luajnë rolin drejtues. Kështu p.sh. Kina shpesh është vetë problemi, ndërsa Europa, e përfshirë në vorbullën e përpjekjeve për të mbajtur në këmbë bashkimin, zor se e merr dot atë rol.

Rrjedhimisht ‘‘veçanësia’’ do të pasqyrohet në atë që Amerika s’mund të drejtojë nëse konsiderohet një fuqi si gjithë të tjerat, që përpiqet vetëm për interesin e ngushtë. Asaj i duhet ideja e deritanishme e një fuqie ‘‘ndryshe’’, pra që sheh vërtet interesin e saj, por me një komponent të fortë të dobisë së përgjithshme. Në fakt zgjidhjet më të mira e më të që ndrueshme janë ato ku përfitimet e Amerikës sjellin përfitime edhe për të tjerët, zgjidhje të mbështetura, sipas fjalëve të Alexis de Tocqueville, në një ‘‘kuptim të drejtë të interesit personal’’. Edhe publiku amerikan priret të pranojë investime madhore në politikën e jashtme nëse beson tek ‘‘veçanësia’’ e vendit të tij si tipar që pajton patriotizmin me internacionalizmin.

E tillë ishte baza e politikës së jashtme pas Luftës II kur Amerika rimëkëmbi armiqtë e mundur, Gjermaninë e Japoninë, mbrojti lirinë e rrugëve detare për tregtinë botërore, apo reagoi me shpejtësi ndaj katastrofave natyrore në anën tjetër të botës. S’duhet harruar këtu as realiteti i zymtë historik i përleshjes së vazhdueshme të vendeve europiane me njeri-tjetrin. Pikërisht fakti që fuqitë e mëdha s’janë përfshirë në konflikte të tilla prej vitit 1945 është arritje themelore e Shteteve të Bashkuara. Bile edhe ngritja e Kinës erdhi nga suksesi i politikës së tyre, sepse ishte garancia e sigurisë ajo çka mundësoi lulëzimin ekonomik në krejt zonën Azi-Paqësor.

Te gjitha këto e kanë konsoliduar vendin e Amerikës si fuqi ‘‘e veçantë’’, që përforcohet edhe nga fakti se ankesat e shumta për gabimet e politikave të saj shoqërohen sakaq me kërkesa edhe më të shumta për të bërë më tepër.

Mirëpo ky vizion po vihet në rrezik nga presidenti Trump i cili e sheh politikën e jashtme thjesht si tregti: ‘‘ne’’ kundër ‘‘atyre’’, ose ‘‘urdhëro paratë, më jep mallin’’. NATO apo Bashkimi Europian janë për të një grumbull xhuxhësh të lidhur me njëri-tjetrin vetëm për të zhvatur e rrjepur Amerikën. Prandaj ai përdor ndaj tyre logjikën mafioze ‘‘tund florinjtë, përndryshe….’’. Ai injoron kësisoj vlerën e madhe të aleatëve në përballjen e problemeve madhore të botës së sotme, dhe faktin që Amerika mund të mbështetet tek ata në çdo kohë. Ndërkaq Kina po shpenzon para pa fund në të gjithë botën, pa mundur të sigurojë asnjë aleat të vetëm.

Barra duhet ndarë drejt ndërmjet aleatëve, por kjo s’mund të përkthehet thjesht në ulje të deficitit tregtar amerikan. ‘‘Veçanësia’’ duhet të shprehet këtu në zgjerimin e hapësirave, por edhe në rritjen e përgjegjësisë, për të tjerët. Shtetet e Bashkuara kanë aftësi të provuara në ndërtimin e institucioneve që synojnë përballimin e problemeve të përbashkëta, por ku përgjegjësia ndahet mes anëtarëve. Janë këto lloj institucionesh që kanë siguruar deri sot efektivitetin e politikës së tyre të jashtme.

Një tipar tjetër special amerikan është zotësia për të zgjidhur probleme, së fundi në përpjekjet për Marrëveshjen e Parisit për klimën më 2015. Gjërat priren të ngecin nëse SHBA nuk përcaktojnë objektivat e nuk shtyjnë përpara të tjerët. Kjo s’do të thotë, e theksojmë, që ndërhyrjet e tyre janë detyrimisht të drejta, ato shpesh kanë qenë naive, të çmendura, apo të dyja bashkë (si në rastin e Irakut).

Tashti probleme do të ketë gjithmonë, sidomos lidhur me përcaktimin e përparësive, ku në plan të parë janë sigurisht kërcënimet për mënyrën amerikane të jetesës. Por edhe këtu duhet aftësi për të kuptuar diferencën ndërmjet gjërave që mund të ndryshohen dhe atyre që duhen pranuar ashtu si janë. Përndryshe është kollaj të biesh pre e tundimit për konfrontim majë më majë, edhe kur kundërshtari ka qartazi epërsi. Shembull ishte situata në Detin e Kinës Jugore më 2017, kur Kina po ndërtonte baza në disa shkëmbinj ku edhe vende të tjera kanë pretendime territoriale, dhe administrata u acarua së tepërmi. Por asgjë s’mund të arrihej përveç se me forcë, kështu që përfundimisht Amerika bëri figurë të dobët. Dhe më e keqja është se si masë e suksesit u quajt diçka pa lidhje me interesin amerikan, i cili sigurisht nuk qëndron tek shkëmbinjtë, por tek liria e lundrimit në atë sektor shumë strategjik.

Nganjëherë përgjigja më e drejtë s’është të zgjidhet problemi i krijuar nga të tjerët, por të detyrohen këta të konsiderojnë qartë pasojat e veprimeve që bëjnë. Këtu mund të përmendet ura ajrore mbi Berlin më 1948-1949, kur sovjetikët u shtrënguan të zgjidhnin si t’i përballonin pasojat e bllokadës së tyre mbi sektorin perëndimor. Dilema ishte ose të mos bënin gjë, ose të sulmonin aeroplanët amerikanë dhe aleatë, që mund të sillte pasoja shkatërruese për vetë sovjetikët. Kështu Stalini vendosi të mos reagojë dhe pas 11 muajsh e hoqi bllokadën.

Politikës së jashtme i duhet gjithashtu edhe lidhja me avantazhet për vendin, veçanërisht për shtresën e mesme. Ishte shkëputja e këtyre dy aspekteve që shpjegon në masë të madhe se përse internacionalizmi amerikan humbi vëmendjen mbi nevojat dhe aspiratat e asaj shtrese, prej ku populizmi e trumpizmi. Dhe interesi ekonomik kombëtar s’janë vetëm shifrat e GDP, por rezultatet e politikave të caktuara për korporatat, dhe për qytetarët e komunitetet, fokusimi pra tek të fituarit dhe të humburit realë. Lidhja me zhvillimin e brendshëm është ajo që mundëson praktikisht një politikë e jashtme në interes të shtresës së mesme dhe të ruajtjes së mënyrës amerikane të jetesës.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë po ashtu të ‘‘veçanta’’ edhe në gatishmërinë për përdorimin e forcës në çdo formë të saj, sigurisht nga ana ushtarake, por edhe si presion ekonomik, diplomatik etj. Kjo lidhet me konceptimin për veten e tyre, pavarësisht nga drejtësia e këtij konceptimi, si një fuqi e ‘‘pafajshme’’ apo ‘‘vullnetmirë’’ (shih këtu). Kjo bën që amerikanët t’i shohin veprimet e tyre si të detyruara nga rrethanat apo nga të tjerët, jo si vendime apo zgjedhje të vetat.

Qasja neokonservatore, d.m.th. e tipit Cheney, i ka mëshuar në këtë aspekt vetëm ‘‘forcës së muskujve’’, pra më shumë tanke, avionë apo luftanije, dhe kësaj i është mbajtur edhe Trump me rritjen e shpenzimeve ushtarake krahas me krasitjet në shërbimin diplomatik. Por ripërtëritja e ‘‘veçanësisë amerikane’’ mund të realizohet vetëm bazuar në parimin se prestigji më i qëndrueshëm vjen së pari nga një diplomaci krijuese, që gëzon besimin e aleatëve dhe të kundërshtarëve, e mbështetur nga kërcënimi për përdorim force. Por kjo vetëm në raste ekstreme, duke lënë diplomacinë në plan të parë.

Do të duhet kësisoj tkurrja graduale e pranisë ushtarake amerikane në luftërat e pafund në Lindjen e Mesme, duke shtuar angazhimin në teknologji e infrastrukturë. Kritike janë këtu ndryshimet gjeopolitike, sepse SHBA janë kthyer nga historikisht ‘‘të pacenueshme’’, ndërmjet Atlantikut e Paqësorit, në ‘‘tepër të cenueshme’’ në rrethanat e sotme të sulmeve kibernetike, me gjasë më shkatërrues se armët konvencionale. Prej ku edhe domosdoshmëria e përgjigjes për pyetjen nëse gara strategjike me Kinën do të vijojë kryesisht në aspektin ushtarak apo në ekonomi e teknologji.

Gjithaq me rëndësi është edhe pajtimi i mjeteve me qëllimet që Amerika i ve vetes, duke evituar mospërputhje me pasoja tragjike, si gafa e Sirisë. Presidenti Obama deklaroi se Bashar Assad duhej të largohej nga pushteti, por administrata nuk bëri gjë për të arritur këtë qëllim. Objektivi maksimal, ndryshim regjimi, s’përputhej kësisoj aspak me mjetet e përdorura. Debati ishte ndërmjet atyre që kërkonin angazhim maksimal për qëllim maksimal, dhe atyre që ishin për mosndërhyrje totale. U harrua kështu variant i përdorimit të mjeteve maksimale për objektiva më modeste, siç mund të ishte frenimi i teprimeve të Assad-it dhe hapja e rrugës për negociata të mëtejme.

Së fundmi ‘‘veçanësia’’ shprehet edhe në zanafillën e Shteteve të Bashkuara jo mbi bazë territori apo etnie, por mbi disa ide të caktuara, ku kryesoret ishin liria dhe barazia e individëve, sovraniteti i ushtruar nga ‘‘ne, populli’’. Vërtet që me ‘‘popull’’ asokohe nënkuptoheshin vetëm meshkujt e bardhë anglo-saksonë e protestantë, por kredoja amerikane përmbante në vetvete premtimin e shtrirjes graduale të konceptit, dhe themelimi i një shteti mbi bazë idesh ishte diçka e paparë.

Etërit e kombit e të kushtetutës amerikane besonin, veç të drejtave individuale, edhe në të mirën e përgjithshme. Individët kishin interesa të përbashkëta, që duhet të mbroheshin nga institucione të përbashkëta si e vetmja mënyrë për t’i avancuar ato interesa, dhe për të ruajtur e zgjeruar lirinë. Një shoqëri e suksesshme do të ishte bashkërendim i pjesëmarrjes aktive të qytetarëve të mirinformuar, me një udhëheqje të përgjegjshme e të moralshme. Këto shiheshin gjithashtu si të vërteta universale, sepse Shtetet e Bashkuara po dilnin në skenë për të transformuar botën, jo për të lulëzuar e pastaj për të perënduar si fuqitë e mëparshme.

Këto parime u bënë gradualisht baza e rolit dhe ndikimit amerikan në rendin e ri pas Luftës II, mirëpo ato po lëkunden sot nën goditjet e populizmit e trumpizmit. Nga njëra anë janë vetë amerikanët që s’frymëzohen më nga parimet themeluese, por nga nacionalizmi aspak i veçantë i Trump, megafon i zhgënjimeve e shpresave të tyre. Nga ana tjetër janë aleatët të cilët shqetësohen tek shohin plasaritjet, si dhe rivalët që i shfrytëzojnë këto për interesin e tyre. Amerikës i duhet kësisoj të përqafojë një patriotizëm të përtërirë, të mbështetur në idetë themelore, dhe me front kryesor atë të brendshmin.

Tundimi këtu është i madh për të braktisur vlerat e për të siguruar vetëm interesin e ngushtë. Por s’ka arsye përse realizmi të jetë i papajtueshëm me idealizmin, apo përse kërkesat për drejtësi e moralitet të konsiderohen pengesa për fuqinë dhe pasurimin e Amerikës. Kërkesa të tilla, dhe idealizmi në përgjithësi, janë sigurisht të natyrshme për një vend të themeluar mbi ide. Ndërkaq dobia është e dukshme sepse shoqëritë e lira, të pakorruptuara e të hapura, s’ka gjasa të jenë kërcënim për mënyrën amerikane të jetesës. Sidoqoftë mbetet fakt që Amerika s’mund të pretendojë të udhëheqë nëse ofron veç pragmatizëm e jo frymëzim. Ajo ndoshta s’mundet ta konkurrojë Kinën me fonde investimi, që Perandoria e Mesit i ka me bollëk, por mundet për bukuri të frymëzojë e të bindë të tjerët në masa pakrahasimisht më të mëdha se Kina.

Mjaft zëra janë ngritur sot për të theksuar vetëm të metat e rendit amerikan dhe hipokrizitë e tij, sidoqë këto të fundit janë të pashmangshme për dikë që rreh të gjejë baraspeshim ndërmjet moralit dhe politikës, gjë që Amerika e ka bërë padyshim shumë më tepër se fuqitë e tjera. Po ashtu pretendohet se lidershipi i saj është krisur mjaft, dhe zor të riparohet më nën goditjet e vazhdueshme të Trump, apo që amerikanët janë të inatosur e cinikë dhe s’pranojnë më t’u flitet në terma idealizmash dhe qëllimesh të larta si dikur.

Por historia na ndihmon përsëri sepse shohim që edhe në të kaluarën rruga për t’u ndjekur është përcaktuar pas turbullirave, jo në mes të tyre. Politika ambicioze dhe efektive ruzveltiane e ‘‘Marrëveshjes së Re’’ (New Deal) erdhi pas Depresionit të Madh, po ashtu Plani Marshall erdhi pas Luftës II. Edhe pas presidencës Trump Shteteve të Bashkuara do t’u duhet një kurs i ri, sepse aleatët s’do ta braktisin Amerikën të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Atëherë do të kuptohet nëse izolacionizmi i sotëm është thjesht vepër e një presidenti jokonvencional, apo përnjëmend vullneti i kombit. Vetë amerikanët do ta përqafonin padyshim një politikë të jashtme të ripërtërirë e më modeste, në pajtim me interesat e tyre dhe me rolin e vendit si një forcë pozitive në arenën ndërkombëtare.

Sadoqë sot mbretëron cinizmi duhet rikujtuar se për qëllime e ideale të larta kanë folur jo vetëm politikanët e përmendur të Amerikës, por edhe kritikët e saj më parimorë si Frederick Douglass apo Martin Luther King. Bile kritikët e saj më të mëdhenj kanë qenë edhe patriotë po aq të mëdhenj, sepse kanë kuptuar që ‘‘veçanësia amerikane’’ s’është thjesht përshkrim i realitetit, por në radhë të parë shprehje ambiciesh e aspiratash. Pikërisht kjo është edhe forma më e lartë e patriotizmit, plotësisht në përputhje me karakterin e ‘‘veçantë’’ të këtij vendi.

(c) 2018, autori. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

68 Komente

  1. ore ti mire, se shkruan artikuj, edhe pse gjate, por c’ti bejme Fatos Tarifes qe shkruan libra :)? Sidoqofte, perplasja e ardhshme eshte me Kinen, te shohim se si do ti bej vend perandoria.

  2. Me nje fjale dhe shkurt, 1. Ceni nuk eshte argument, Amerika do shkoje nga gabimi ne gabim, dhe kerkimi i faljes pas disa vitesh eshte prej kohesh motoja e saj, 2. zhgenjimi i amerikanve do e detyroje Trumpin te hidhet ne ndonje aventure te re andej nga Azia, si gjithnje e domosdoshme kjo per Ameriken me probleme sociale brenda vetes, 3. Kina do vazhdoje t’ia veje Amerikes akoma me shume kufirin tek thana. Rezume: nuk eshte cudi, qe ne nje te ardhme, te vihen edhe kufinjte e Hapsires midis 3-4 apo 5-6 superfuqive te ardhme. (Shkrimi kishte kesaj radhe pak si shume moral, ndonese nga ana stilistike kjo ishte me e bukura ne shkrim.)

    1. I (e) nderuar r.th., ju falenderoj për fjalët e mira rreth stilit. Sa për moralizimet, është e kuptueshme që s’mund t’i shmangësh nëse flet për diçka që mendon se mund të bëhet më mirë në të ardhmen. Dhe siç e kam përmendur në artikull, aq më tepër është e vërtete kjo për një vend të themeluar mbi ide.

      Për atë që thoni se ”Ceni nuk është argument” jeni i(e) lutur të sqaroni se kush është ”Ceni”, po ashtu dhe ”argumenti”.

      1. Ceni eshte Dick Cheney, zv.pres. amerikan, ai qe i ngjan pak Gzim Palluqes, ndonse nga perberja e ndergjegjes dhe ato qe thote, eshte shume me poshte se palluqja e Tirones, i cili (ky i fundit), po t’mos ta ngacmonin, do te kish lene sot padiskutim fjale mw me vlere nga ato te Cenit mafioz te Amerikes.

  3. Amerika eshte Fuqi detare, aleatet e medhenj me te ngushte, Anglia e Japonia jane fuqi detare, nderkohe qe Kina dhe Rusia jane Fuqi tokesore, po edhe Irani eshte fuqi rajonale tokesore. Amerika si Fuqi detare ka bere historikisht performanca aspak te shkelqyera ne toke dhe as mund te mendohet se kembesoria e marines te kete ndonje shans kunder ushtrive tokesore serioze. Per mbajtjen nen kontroll te Rusise e Iranit, Amerikes i duhet angazhimi i fuqive rajonale tokesore, Gjermanise, Turqise dhe Arabise Saudite. Ne kete menyre mund te perqendrohet kunder Kines, bashke me Japonine, Korene e Jugut, Tajvanin, Australine e Tajlanden me shprese se Vietnami do vazhdoje te jete antikinez. Problemi i Amerikes nuk jane aleatet e Paqesorit, por Gjermania,Turqia dhe Arabia, te cilat bejne politika te jashtme individualiste dhe synojne ta perdorin Ameriken qe te nxjerrin geshtenjat e tyre nga zjarri. Arabia mbeshtet terroristet kunder Iranit, sipas manualit te konfliktit sunit-shiit, ne te cilin Amerika sdo te hyje fare, Turqia nuk merret vesh me ke eshte e cfare kerkon, Gjermania nuk ka as ne mend as ne fiqir te sherbeje si fuqi tokesore kunder Rusise dhe per me teper prish pune kunder Iranit e konfliktohet me Turqine. Ne keto kushte disiplinimi i Gjermanise, qe eshte edhe qelepirxhie edhe puneprishese del te jete prioritet gjeopolitik. Qe Amerika te investohet edhe si fuqi tokesore e ta coje ushtrine nga 1.3 milion ne 3-4 milion do te thote kosto te medha, ngritja e shpenzimeve ushtarake nga 3-3.5% te GDP, te koheve te fundit ne 5-6 % te GDP si gjate Luftes se Ftohte. Nqs Amerika mban ta zeme 300 mije ushtare ne Irak e 500 mije ushtare ne Poloni, normal qe bllokon si Iranin ashtu edhe Rusine, puna eshte tek kostot. Qe eshte ceshtje kostosh as qe diskutohet, Trampi thote secili te paguaje me ndershmeri e korrektese kostot e veta dhe doemos qe ndershmeria eshte perqindja e GDP, qe zene shpenzimet ushtarake. Ka qe mendojne se diplomacia ben cudira, sigurisht nqs mbeshtetet nga fonde te medha per kooptim e korruptim dhe/ose nga ushtri e forte, perndryshe diplomatin e hedhin ne pus. Diplomati nuk eshte magjistar.

    1. hyllin, i nderuar, ju shkruani: ” Amerika si fuqi detare ka bere historikisht performanca aspak te shkelqyera ne toke …”.
      Amerika, qe nga lufta e pare boterore, e deri me sot, nuk eshte mposhtur kurre ne toke. As edhe nje rast. Ato qe konsiderohen deshtime, kane te bejne me mosrealizimin e pritshmerise, qe do te ishte fitore e plote. Ishte fuqia tokesore e ushtrise amerikane qe i vuri vulen fatit te luftes se pare. Pastaj, depertimi i pandalshem ne brendesi te Frances( edhe pse vinte pas nje zbarkimi, qe mund te thoni ju), lufta e kembesorise per ishujt ne Paqesor me Japoni, deri edhe trup me trup, te gjitha te fituara nga ushtria amerikane; lufta ne Kore, edhe ketu beteje te shumta deri edhe trup me trup, te gjith te fituara nga ushtria amerikane; lufta ne vietnam, edhe ketu e njejta gje. Ato qe konsiderohen si humbje ne keto dy te fundit, nuk kane lidhje me performancen e paster ushtarake respektive, ku ushtria amerikane ishte absolutisht superiore, por me humbjet e medha, ne krahasim me pritshmerine, qe pesuan forcat amerikane, te cilat sidoqofte, ishin ku e ku me te vogla, shpesh edhe te paperfillshme, ne krahasim me humbjet ne miliona te ushtrive koreane dhe vietnameze.
      Nuk ka asnje ushtri ne bote, sot per sot, qe te mund te perballoje ushtrine amerikane ne nje lufte klasike konvencionale tokesore. As ushtria ruse ( me gjithe perpjekjet e stermundishme qe ben Tema e zotit Baze dhe nje pjese e shtypit te majte filorus ne Shqiperi, per ta paraqitur ushtrine ruse si nje bishe te pathyeshme) , as ajo kineze. Ushtria amerikane eshte profesioniste, ne kuptimin e plote te fjales, pra qe e ka ushtruar profesionin e luftes ne menyre konstante, qe nga lufta e pare boterore, ne te kater anet e botes. Ne te gjithe parametrat, eshte dukshem superiore ndaj ushtrise me te forte pas saj. Krahasimi me me vend ketu, eshte ai mes nje profesionisti te regjur , ushtria amerikane, dhe nje amatori, ushtria ruse dhe kineze.
      Peshen kryesore te ketyre lufterave e ka patur kembesoria.

  4. Nuk ka ndonje konflikt mes patriotizmit dhe internacionalizmit, nqs keto dy koncepte jane te barazvlefshme me kombetarizmin e nderkombetarizmin. Problemi ekziston mes kombetarizmit dhe mbikombetarizmit, mes politikes dhe kozmopolitikes, perndryshe nqs njesia matese eshte kombi do prodhohen marredhenie, rregulla e ligje nderkombetare. De Goli asokohe tha qe Madheshtia/Grandeur e Frances eshte ne sherbim te Lirise se popujve e njerezimit, sepse Franca e fuqishme behet garante e Lirise. Nuk eshte fare e veshtire qe nje projekt nacionalist te propogandohet si vlere e virtyt humanist. Kushdo mund te dale sot e te thote qe Shqiperia Etnike eshte shfaqje e nje virtyti humanist, me vlere te jashtezakonshme per Njerezimin, sepse shqiptaret jane shembulli i bashkejeteses fetare e etnike dhe kane ndihmuar hebrejte gjate L2B. Shqiperia Etnike do te jete fanari ballkanik i paqes e vellazerise dhe modeli per nje sinteze kristiano-islamike qofte per shtetet europiane, qofte per krijimin e nje komuniteti te madh kristiano-islamik euro-mesdhetar, qe te perfshije Europen, Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut. Pra, nuk eshte problem fare qe te behesh i virtytshem faqe botes, nxjerr nje utopi humaniste, si gjithe te tjerat, ne baze te parimit, premto, se te gjithe lesh do marrin dhe nderkohe perpiqu te realizosh objektivat e tua. Cdo popull e prodhon vete vecanesine e vet dhe e projekton si vizion humanist, puna eshte tek takati dhe a te beson kush.

    1. Hyllin, nëse e kuptova drejt thelbi i këtij komenti është se ”Cdo popull e prodhon vete vecanesine e vet”, një pohim mjaft gjithëpërfshirës. D.m.th. nuk je dakord që veçanësia amerikane është cilësisht e ndryshme nga të tjerët. Tashti për këtë unë kam rreshtuar në artikull disa arësye specifike, po ashtu edhe të tjera më te detajuara në artikuj të mëparshëm. Nëse ke kundërshtime kundrejt ndonjërit nga ato argumente je i lutur të na i thuash, përndryshe me pohime te tilla të përgjithshme nuk arrijmë gjëkundi.

      1. Nuk eshte se mendoj se vecanesia amerikane nuk eshte e vecante, po ne mos cdo popull (se ka edhe popuj kot) shumica e popujve kane mundesi te propogandojne dicka nga vetja apo historia e tyre si e vecante dhe te ndertojne nje projekt mbi te. Thjesht popujt e medhenj, ngaqe jane te tille kane takatin te drejtojne edhe popuj te tjere, ne baze te projektit te tyre. Anglezet e kane menduar veten si te vecante, francezet, persianet, kinezet, ruset, tashme turqit, pa harruar hebrejte. Ceshtja e cilesisht te ndryshmes ha argument, se teza qe ndertova une per Shqiperine Etnike ne dy minuta e gjysem, mund te jete me e vlefshme dhe ne kushtet e sotme te Lindjes se mesme me humaniste, sesa projekti amerikan i praktikuar ne ate zone keto 75 vjetet e fundit, me Bushin e Obamen qe e kthyen rajonin ne katastrofe humanitare. Aq me teper qe vete Amerika nuk eshte shkeputur se brendshmi nga koncepti i aparteidit e getove, per shkaqe te brendshme e te perbashketa mes komuniteteve fetare,etnike dhe racore. Si mund te rrezatoje Amerika nje koncept uniteti per njerezimin, kur nuk eshte ne gjendje as te ndertoje nje mur, po Presidenti thote une jam gati te shpall gjendjen e jashtezakonshme per ta ndertuar ate mur. Kur Amerika nuk di te miren e vetes, ne lidhje me nje mur, po eshte gati te shpertheje nga brenda, cfare do mendoje bota ? Kete paqartesi te brendshme Amerika e projekton si katastrofe diku tjeter ne bote, aq sa degjon batuta te tipit, shyqyr qe merren ne njeri-tjetrin keshtu nuk e kane mendjen te hedhin ndonje bombe gjekundi. Dhe nuk e ka fajin Trampi per bombat,packa se ndonje prokuror a grup hetimor parlamentar do mund te ngrihej per te hetuar Trampin, pse nuk po hedh bomba, po tradheton me Rusine, Arabine dhe po i trembet Kimit e Cimit. Keto jane punet e Amerikes dhe ajo do ia dale mbane, po qe kjo gjendje nuk percon ndonje garanci as per ne shqiptaret, kjo mund te thuhet. Trampi nuk e solli krizen e projektit amerikan ne bote, por e gjeti midis nesh.

        1. OK, së pari, sadoqë qysh në fillim je prononcuar për të dyja pozicionet, më lejo të të them se ”veçanësia” amerikane, në aspektet që po diskutojmë këtu, e që janë studiuar e studiohen nga shkencat politike të paktën prej 170 vjetësh, ka kuptim veç nëse pranohet si ”cilësisht e ndryshme”. E kam të qartë që nuk je dakord me këtë, por (ndjesë që po e përsëris) kjo kundërshtohet vetëm me argumenta specifike, jo me pohime të përgjithshme të tipit ”të gjithë janë njësoj”. Konkretisht duhet marrë një apo disa aspekte të ”veçanësisë”, ta zemë themelimi mbi bazë idesh, apo liria e toleranca e besimit, dhe të thuhet ”kjo nuk përbën veçanësi për Amerikën sepse edhe Franca, Italia apo Maroku kanë të njëjtën gjë”. Po ashtu ”këtë aspektin tjetër e gjejmë në Rusi, Kinë, Filipine etj”. Nëse rezulton që shumica e aspekteve të konsideruara deri sot si ”cilësisht të veçanta” nuk janë në fakt të tilla, atëherë edhe teza e veçanësisë amerikane bie automatikisht poshtë. Përndryshe ajo qendron.

          Së dyti, nga ata popuj që ke zënë me gojë vetëm hebrejtë lidhen disi, sepse njeri prej aspekteve më bazike të veçanësisë amerikane, zgjedhja prej Zotit, e ka zanafillën pikërisht tek hebrejtë (shih artikullin tim për këtë çështje në PTF datë 16 janar 2017).

          Së treti, Shqipëria Etnike s’hyn fare, sepse jo çdo temë e politikës ndërkombëtare ka doemos lidhje me Shqipërinë, shqiptarinë apo Shqiptarinë.

          Së katërti, lëmshi në Lindjen e Mesme mund të rreshtohet ndër të metat e rendit amerikan, s’kam asnjë kundërshtim, shih përmendjen në artikull të gafave të Irakut, Sirisë etj. Ndërsa Bushi dhe Obama përfaqësojnë periudhë të shkurtër në historinë 100 vjeçare të rolit aktiv amerikan në botë, apo 70 vjeçare të rendit të ri amerikan.

          Së pesti, aparteidi, getot, muri, presidenti i sotëm, shkalla e dijenisë amerikane për ”të mirën e vetes” etj po ashtu nuk hyjnë, sepse askund në artikull nuk nënkuptohet që ”lider I botës mund të jetë vetëm ai që s’ka probleme të brendshme”. Një kusht i tillë do të ishte absurd, Amerika ka pasur gjithmonë probleme të tilla, megjithatë ka ”rrezatuar unitet”.

          Së gjashti, për garancitë e rendit amerikan për shqiptarët, megjithëse jo relevante për temën, shih pikat e presidentit Wilson më 1919 dhe ato të presidentit Clinton më 1999.

          Së shtati, nëse e solli Trump populizmin apo populizmi Trump-in, kjo mund të diskutohet për çdo dyshe ”lider – situatë”, pra lideri e shkaton situatën apo e gjen dhe i jep drejtim. Me interes si subjekt, por jo direkt e lidhur me këtë që po flasim, dmth me politikën e jashtme si shprehje të veçanësisë amerikane.

  5. Ne L1B peshen e mbajten anglo-francezet, ne L2B peshen e mbajten ruset kunder gjermaneve, anglezet kunder italianeve dhe kinezet kunder japonezeve. Ne Kore e Vietnam ku u detyruan ta marrin vete peshen, pane qe nuk ishte aq e thjeshte. Nje nga difektet eshte ajo qe thua ti, se humben me shume njerez sesa e prisnin, pavaresisht se shkaktuan shumefish dem. Fuqite detare e kane kete difekt, popujt nuk arrijne te konceptojne dot beteja te medha ku ka edhe humbje te medha, synojne beteja te vogla, te izoluara. Anglia nuk arriti te bente dot mobilizim ne L2B, por u bazua tek vullnetaret, sepse populli anglez u terrorizua nga 800 mije te vdekurit e L1B. Ushtria profesioniste eshte si kunja e dhembeve per ushtrine e mobilizuar. Rusia mund te mobilizoje sipas standarteve europiane rreth 10% te popullsise ose 15 milion rekrute, e vetmja menyre konvencionale eshte qe Amerika te mobilizoje te pakten 15 milione rekrute. Pastaj tek kinezi shifrat behen dramatike. Ne kete kuptim Amerikes i duhen aleate qe kane koncepte prej Fuqie tokesore, si Gjermania ose Turqia, te cilat e bejne mobilizimin ne kuptimin e mirefillte dhe konceptojne fronte tokesore prej qindra kilometrash ku mund te humbasin jeten edhe qindra mijera ushtare apo miliona. Nje vend prej 300 milionesh ku plas kuja e histeria kolektive per 4 mije ushtare te vrare ne 10 vjet, ka probleme serioze ne ndermarrjen e nje lufte serioze konvencionale tokesore. Kjo lidhet sigurisht edhe me faktin qe fuqite detare jane te paprekshme ne territoret shteterore, perndryshe do te krijonin mentalitet prej fuqie tokesore. Nje nga difektet e ketij 28 vjecari eshte qe Amerika u be me detare sec ishte gjate Luftes se Ftohte, nga edhe nevoja per aleate te forte tokesore. Gjermania, Turqia e Arabia Saudite jane te domosdoshme, ato e dine kete dhe e ngrene pazarin duke kerkuar politike te jashtme jo vetem te pavarur, por edhe duke negociuar me Ameriken qe ajo t’u leshoje hapesira nga te vetat. Trampi eshte qejfli negociatash, te shohim.

    1. Ne L1B peshen e mbajten anglo-francezet, por amerikanet permbysen perfundimisht peshoren. Nuk eshte e vertete qe peshen e L2B e mbajten ruset. Eshte nje mit. Eshte nje mit i krijuar nga propaganda sovjetike ne te gjithe boten komuniste ( dhe pjesen komuniste te shoqerive perendimore), perfshi edhe Shqiperine tone, ku mbahet gjalle edhe sot e kesaj dite nga socialistat. Numri i larte i sovjetikeve te vrare nuk eshte argument. Kush e njeh artin ushtarak e di fort mire se, po te mos ishte per frontin perendimor, dmth amerikanet, nuk do te kishte as shpirt rus dhe as dimer te tille, qe te mund te ndalte makinerine superiore gjermane. Rusia lindi si superfuqi pas luftes, me shume per shkak te konjuktures gjeopolitike, fale se ciles kontrollonte burimet e gjysmes se botes. Te mos harrojme, qe vetem pak kohe para “heroizmit te madh rus”, ushtria e kuqe u poshterua keqas nga Finlanda, ashtu sic ishte poshteruar ushtria cariste nga japonezet para L1B. Nje gje e tille nuk i ka ndodhur kurre ShBA-se.
      Por, ketu duhet te shmangim nje keqkuptim te mundshem. Ne kohen e sotme, nuk behet fjale qe nje vend i madh, qofte edhe nje superfuqi si ShBA-ja te pushtoje nje vend tjeter te madh; bile edhe nje vend mesatar. Por, ne kushtet e mundshme te nje lufte te paster konvencionale mes dy ushtrive, kushdo qe te jete e dyta, ushtria e ShBA-se del fituese. Madhesia e ushtrise, numri i larte i trupave aktiv, qe mund te mobilizohen etj, eshte shume i dyshimte per ta sjelle si argument. Po te ishte e vertete, Kina do ta kishte marre me kohe ato cka pretendon ne detrat qe i konsideron te sajte. Nuk e ben dot, se nuk i dalin llogarite. Gjithcka eshte ceshtje force. Force ushtarake dhe ekonomike. Me e forta ketu eshte ShBA-ja; i ka te dyja. Te tjeret, me shume se force reale ushtarake, kane ngrefosjen artificiale dhe celesat e kashtes.

      1. Nuk merrem me mite, shko shiko humbjet e ushtrise gjermane ne frontin rus dhe beji vete llogarite ne peshoren tende. Eshte e qarte qe ruset fituan me humbje katastrofike ne njerez, e nuk.kane asnje beteje te njefare madhesie ku kane fituar duke pasur me pak humbje ne njerez se gjermanet, po kjo nga nje ane tregon ate qe dihet se gjermanet nuk e shesin lekuren e tyre lire, nga ana tjeter tregon qe ruset kane shpirt patriotik qe ne territorin e tyre lene kockat si kamikaze. Aq me teper bie ne sy kjo, kur francezet u dorezuan pa ndonje heroizem kurse anglezet, superfuqia e kohes dergoi ne front vetem 220 mije ushtare profesioniste, a thua se do benin namin me 5 miza. Anglezet kishin 8 muaj kohe, shtator 1939- maj 1940 per te trajnuar sa miliona ushtare te duheshin, 1, 2, 3 apo 4 milione, derguan 220 mije dhe na bejne edhe filma heroike me Dankerkun apo me gafen e madhe te Hitlerit se 220 mije angleze ishin ndonje shifer e tmerrshme qe u shpetoi nga duart. Nejse se nuk eshte tema, po mund ta integrojme ne teme si koncept propagandistik te sakrifices se madhe anglo-saksone per Lirine e Njerezimit.

  6. Perhere kur lexoj shkrime kritike ndaj rolit te ShBA-se ne bote, me vjen ne mendje nje pyetje per kritiket: a mund te imagjinoni nje bote pa kete rol te ShBA-se?
    Shume nga keta edhe jane pergjigjur, kur te tjere ua kane bere te njejten pyetje. Pergjigja e tyre ne thelb eshte, pak a shume, kjo: jo, por ShBA-ja duhet te heqe dore nga brutaliteti ushtarak!
    Keshtu, sipas tyre, ShBA-ja duhet te luaje rolin e saj te vecante, jo me force, por duke predikuar paqen dhe miresine neper bote me ungjill ne dore!
    Edhe kritiket me te mencur bien ne kete naivitet ulerites; dhe e kane te pashmangshme, sepse, edhe po te duan , nuk mund ta shmangin dot.
    Une si shqiptar e kuptoj shume mire keta kritike dhe moralizimet e tyre. I kam verejtur dhe provuar ne ndjeshmerine time gjate luftes ne Kosove. Pothuaj te gjithe kritiket e “policit te botes”, kane qene kunder nderhyrjes se NATO-s ne Kosove, qe ne te vertete ishte nderhyrje e ShBA-se, pa vullnetin e se ciles nuk kishte asnje shans qe te behej ajo nderhyrje.
    Kritiket shqiptare qe sjellin si argument autoritetin dhe reputacionin e kritikeve te mirenjohur boterore, sidomos vete atyre amerikane, ndaj ShBA-se, bien ne nje paradoks; ata u referohen vec kritikave qe kane te bejne me raste te tjera, duke anashkaluar Kosoven … por logjika eshte e njejte ne te gjitha rastet.
    ShBA-ja eshte superfuqi ushtarake dhe ekonomike, dhe vendi me demokratik ne bote. Eshte edhe me demokratik se disa vende demokratike te Europes Veriore, te cilat kane nivelin me te larte te jeteses.
    Ne kete bote, nje demokraci e tille, sigurohet vetem nga forca ushtarake, nga brutaliteti ushtarak po te doni. Ata qe mendojne ndryshe jane shume enderrimare dhe te intoksikuar nga ideologjite utopiste te shekujve te kaluar.

    1. Imdat jam dakort ne parim me sa thua, por Amerika i ka orientuar ndonjehere bombat, pa nje kuptim te mirefillte realist, Iraku dhe Siria, qe po i jetojme sot, po do shtoja edhe Vietnamin. Pershkallezimi i kryer nga Kenedi e pas tij Xhonsoni, nuk kishte ndonje domethenie specifike, ishte realizem ne vija te trasha, sa me shume te kem une, aq me pak do kete tjetri. Ne kushtet kur ne 1960 bota komuniste u nda ne sovjetike e kineze, Vietnami i jugut e humbi peshen specifike strategjike (gje qe u kuptua vetem ne 1968 kur sovjetike e kineze desh hyne ne lufte me njeri-tjetrin). As raketat atomike ne Turqi dhe nderhyrja ne Kube, qe sollen krizen e Kubes, nuk kishin ndonje peshe te madhe, sepse supremacia berthamore amerikane ne 1961 ishte aq e madhe saqe nuk ishte i nevojshem asnje provokim, perpos ne funksion te shperthimit te L3B. Keto per mendimin tim jane rezultat i konflikteve te brendshme amerikane qe projektojne nje katastrofe humanitare gjekundi. Sot psh Trampi per te shpetuar nga 77 hetimet qe po i bejne ( mungon vetem ta hetojne per modelin e flokeve) mund te thote a nuk ia kercas nje lufte me Iranin dhe shpetoj nga keto kokecarjet brenda vendit. Lufta kunder Iranit vertet mund te justifikohet me mjete realiste, se Irani eshte realisht pergjegjes per cfare po ndodh ne Lindjen e Mesme, por ama nuk eshte i vetmi pergjegjes, eshte bashkepergjegjes ne radhe te pare me Arabine, pastaj Rusine, Izraelin,Turqine e ne fund me vete Ameriken. Kur ka kaq shume aktore qe fusin hundet direkt e indirekt, perzgjedhja e nje aktori per ta nxjerre nga loja, nuk eshte aq realiste sa mund te mendohet, sepse finaliteti i realizmit nuk eshte heqja qafe e armikut, por krijimi i nje rendi te ekuilibruar forcash, ku fuqia apo fuqite hegjemone respektohen ne territor dhe luftes ia ze vendin paqja. Asgjesimi i plote i armikut, nuk eshte teori realiste, i takon ndonje idealizmi qe sillet si pseudorealizem. Ne kete kuptim kemi idealizem qe mbeshtetet tek bombat. Por ideali i vertete, qe mbart vertetesi, nuk ka nevoje per bomba qe te perqafohet; nuk eshte druri, por truri, thote Noli. Perndryshe realizmi i perdor bombat thjesht per te stabilizuar nje gjendje kaotike, nuk ka objektiva e ideale, ka te verteta kontekstuale, ku e para eshte rregulli e paqja qe pranohet perkohesisht nga palet, derisa rrethanat te ndryshojne thelbesisht.

      1. hyllin, i nderuar, ju shkruani: ” …por Amerika i ka orientuar ndonjehere bombat, pa nje kuptim te mirefillte realist, Iraku dhe Siria, Vietnami”.
        Por, te njejten gje, ka shume analiste dhe intelektuale te njohur boterisht qe e thone edhe per Kosoven. Noam Chomsky, sa per te permendur nje emer te shquar, eshte nder te preferuarit e gazetareve serbe, qe i marrin intervista, pikerisht per kete arsye.
        Do te kishte kuptim kjo qe thoni ju ( por edhe zoti Nasto, i cili ben klasifikime nderhyrjesh te mira dhe te keqija) nese ShBA do te ishte nje organizem autik qe ben veprime te pakontrolluara dhe te paprashikueshme, ku mund te rastise qe njehere te beje keq dhe njehere tjeter mire.
        Mirepo, nuk eshte keshtu. Eshte organizmi shteteror me inteligjent i botes. Per fatin e mire te botes, eshte nje organizem shendetmire, megjithe iletet qe mund t’i shfaqen kohepaskohe, e qe jane te natyrshme.
        Ne nuk e dime se c’arsye, konkretisht, e ka shtyre ShBA-ne te nderhyje ne vende te ndryshme te botes, diku duke mbeshtetur nje pushtet, diku duke rrezuar nje tjeter.
        Ajo qe dime me siguri eshte arsyeja e Superfuqise boterore. E njejta arsye, per raste te ndryshme. Por, meqe kjo superfuqi qe perdor dhunen eshte edhe vendi me demokratik i botes, ne duhet te perpiqemi pak edhe ta mirekuptojme ate, se moralizimet nuk shpien gjekundi.
        Ja nje arsye, megjithese e terthorte, se pse duhet ta mirekuptojme ShBA-ne: ne youtube ka shume video ku krahason ushtarakisht ShBA-ja dhe Rusia; komentet poshte qe kam pare, dhe kam para shume, jane ne masen 99% pro Rusise; komentuesit jane nga te gjitha anet e botes… mirepo, eshte ShBA-ja, ky vendi me i urryer nga keta komentues, vendi i pare me i preferuar ne bote, ku duan te emigrojne vete ata dhe bashkekombasit e tyre.

        1. Ato jane majtiste qe shikonin te Milloshevici komunistin e fundit europian. Kosova do merrte me vete gjithe Ballkanin, ashtu si do e marre prape nqs Serbia do guxoje te hyje prape. Nuk te le njeri te luftosh tek e tek ne Ballkan, do nderhyje dikush, nje aleat ballkanik apo fuqi e madhe. Jane te pakuptimta keto analizat qe behen sikur jeton ne hene dhe nuk kupton se Ballkani eshte ne cdo kohe i gatshem te marre armet ballkance. Nuk ka ndonje fuqi apo superfuqi te pagabueshme, pagabueshmerine e pretendoi Papa i Romes kur flet ex cathedra dhe jane skandalizuar gjithe te krishteret jokatolike. Vete Papet e Romes kane folur vetem dy here ex cathedra qekur doli principi i pagabueshmerise para 150 vjeteve. Fuqite e Superfuqite gabojne sa here nje nderhyrje e armatosur zgjatet ne kohe dhe nuk prodhon paqe. Nqs nje superfuqi nuk prodhon paqe atehere Polici per cfare sherben ? Nuk eshte polic, por gango dhe polici ka nje vlere, ndersa gangoja eshte i pavlere. Shtetet ua njohin statusin e Fuqise se madhe apo Superfuqise, atyre shteteve qe arrijne te stabilizojne kontekste gjeopolitike te ndryshme. Kaosi i Irakut dhe Sirise jane deshmi se Amerika nuk arrin te stabilizoje, por sherben si burim destabilizimi. Kjo mund te jete edhe mire per Ameriken (nuk e besoj) por nuk eshte mire per prestigjin e Amerikes. Shtetet e ndryshme do te shikojne per stabilizatore te tjere, pa pare ne sy, nqs jane autokratike apo demokratike, sepse shtetet ne radhe te pare shohin mbijetesen e tyre dhe kjo mbijetese lidhet ngushte me stabilitetin nderkombetar e jo me demokracine,liberalizmin apo fene. Amerika eshte padyshim Superfuqia e vetme, por ka 4% te popullsise se globit dhe 16% te GDP reale boterore. Me keto shifra, nuk shkon larg, nqs ske prestigj e aleate. Amerika nuk duhet te kenaqet me pagabueshmerine ( e cila eshte fjale qe ekziston vetem per shkak te logjikes formale qe permban gjuha, por nuk pershkruan asnje realitet) , por duhet te lere pas fukujanizmat e huntingtonizmat, qofshin me salce fetare,liberale, globaliste, sorrosianiste etj dhe te ristrukturoje lidershipin boteror ne terma te stabilitetit, sigurise dhe mbijeteses se shteteve dhe shtetasve te tyre. Nuk mund te eksportosh demokracine duke futur kopilce ne pakete kristianizmin, sorrosianizmin dhe plackitjen. Njerezit nuk jane aq te leshte sa mendohet mes reve.

  7. Ernest nuk jam dakort, jo ne kuptimin qe ajo “cilesisht e ndryshme” nuk ekziston per amerikanet protestante, per ata ekziston, po une nuk jam as amerikan, as besimtar,aq me pak protestant. Une jam shqiptar anjostik, fakti qe shume nga amerikanet dhe hebrejte pretendojne te jene te zgjedhur nga hyji i tyre YHWH , nuk me sjell ndermend ndonje gje qe ka vlere apo virtyt ne vetvete. Nqs do besoja tek ndonje vlere a virtyt me baze hyjnore, ja ku e kam katergermeshin e shqipes ZOTI, i cili eshte Njejes qe permbledh shumesin dhe integron brenda vetes gjithe hyjnoren qe ka qene, eshte e do te jete. Ne nje diskutim metafizik, mua me mjafton ZOTI i konceptuar me baze gjuhen shqipe, qe te ekzistojne vlera e virtyte me baze hyjnore, c’me hyn ne pune YHWH-ja. Ne kendveshtrimin metafizik qe une pranoj ky ZOTI i perfaqeson te gjithe, te krishtere katolike, ortodokse, protestante, pentekostale, myslymane bektashi, sunite, shiite, cifute, druze, budiste, taiste, konfucianiste etj. Ti kembengul qe une te pranoj ose refuzoj vizionin amerikan te te zgjedhurve prej hyjnores. Po cme duhet mua te perkufizohem ne baze te YHWH, keshtu te dal si pro apo kunder amerikan, pro apo kunder cifuteve. Une kam katergermeshin e shqipes, le te jene amerikanet dhe hebrejte qe po te duan te perkufizohen si pro apo kunder shqiptareve. Nuk shoh pse duhet te jem nacionalist amerikan apo cifut, kur jam nacionalist shqiptar. Rendin amerikan jo vetem une , po gjithe shqiptaret nuk e lidhin fare me vizionin protestant te Amerikes, as ia duan fare ate vizion dhe kete ti e di mire. Po nga Amerika nuk kemi marre as modelin kushtetues, as modelin politik, nuk kemi marre as modelin ekonomik, as modelin social, as ate kulturor. Ne kemi marredhenie shume te ngushta realiste ose trampiane me Ameriken. Shqiptaret e kuptojne shume mire Trampin edhe kur jane kunder tij, sepse raporti shqiptaro-amerikan eshte ndertuar ne baze te realpolitikes, Amerika eshte Qendra, shqiptaret i rrotullohen Qendres si sateliti rreth tokes. Persa i perket Lidershipit te botes, ajo qe une thashe eshte se pa dale nga aparteidi fetar, etnike e racor, Amerika nuk mund te percoje dot unitet njerezor ne kuptimin e virtytit humanist te fjales. Uniteti qe percon Amerika eshte me baze aeroplanmbajtesen, F-16, Tomahokun dhe Cak Norrisin. Nuk eshte se para 1945, bota ka qene e palumtur dhe u be e lumtur, ka qene e ndare dhe u be e bashkuar, ka qene e vesit dhe u be e virtytit. Per ibret ka qene para 1945, per ibret pas 1945. Impakti amerikan ne bote duhet te percohet me ane te huazimit qe i bejne te tjeret, modelit kushtetues, politik,ekonomik, social e kulturor. Nqs as Perendimi ska marre gje nga keto, as vete Kanadaja, e jo me bota, per cilin model amerikan po flasim ?

  8. Më duket se autori e ka kthyer së prapthi rendin e natyrshëm të gjërave: në fillim janë (1) kapacitetet e jashtëzakonshme ekonomike, financiare, ushtarake dhe njerëzore të një vendi – gjithmonë në krahasim me ato të vendeve të tjera – që mundësojnë rolin hegjemonik të një vendi në botë, pastaj është (2) gatishmëria e vendeve të tjera për t’ia njohur këtij vendi këtë rol hegjemon dhe, së fundmi, është (3) dëshira e shoqërisë/elitës së atij vendi për ta marrë përsipër këtë rol në arenën internacionale. Plotësimi i tre kushteve sjell me vete hegjemoninë e një vendi, e cila, nga ana e saj, sjell më pas edhe veçanësinë – në kuptimin e pozitës pararojë – kulturore, politike, ideologjike dhe shpesh edhe morale të atij vendi në botë. Dhe jo anasjelltas.

    Që një shoqëri – ajo amerikane ose çfarëdo shoqëri tjetër – a mban veten për komb apo racë të veçantë, të përzgjedhur nga natyra apo nga Providenca hyjnore për të drejtuar botën, siç thuhet në shkrim, kjo nuk mjafton për t’u bërë hegjemon. Pa fuqinë ekonomike, ushtarake, njerëzore dhe pa pranimin, me hir apo me pahir, si të tillë (si hegjemon) nga të tjerët, veçanësia e pretenduar ngelet në rastin më të mirë një ëndërr naive dhe në rastin më të keq një delir grotesk.

    [Shumë popuj e mbajnë veten për të veçantë dhe disa prej tyre, sidomos ata të mëdhenj, e mbajnë veten edhe si të përzgjedhur nga I Madhi për të drejtuar botën, por vetëm dëshira dhe ideali nuk i bën ata automatikisht hegjemonë. Arsyet s’kanë lidhje fare me sferën hyjnore, por me atë tokësore, me takatin ekonomik, financiar, ushtarak etj. Çfarë cilësish i mungojnë, le të themi, veçanësisë së Francës krahasuar me ato të veçanësisë amerikane, për t’u bërë vendi që drejton botën? Asnjë. Çfarë i mungon janë “muskujt”, e fuqia ekonomike, ushtarake etj. dhe faktit që bota sot ka vende të tjera me më shumë këllqe se ajo.]

    Pyetja, pra, që shtrohet është “A ka më vend për hegjemoni?”, ose më saktë “A mund të vazhdojë Amerika të jetë hegjemon i vetëm në botën e sotme?”. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve duhet t’u kthehemi premisave për t’u bërë dhe për të qendruar hegjemon, pra kapaciteteve në njërën anë dhe gatishmërisë e vendeve të tjera për ta pranuar këtë rol hegjemon të Amerikës, në anën tjetër. Vetëm pasi t’u përgjigjemi pozitivisht këtyre dy pyetjeve mund të kalojmë te premisa e tretë, ajo e dëshirës së elitave amerikane dhe sidomos e gatishmërisë së shoqërisë që Amerika të vazhdojë të luaj këtë rol në politikën e jashtme.

    Trumpi dhe skifterët rreth tij thonë që hegjemonia ka kosto të larta të cilat Amerika nuk mund dhe nuk do që t’i përballojë më e vetme, çka indirekt është pranim i faktit që (1) kapacitetet e SHBA-ve sot nuk arrijnë më për të mbuluar këto kosto dhe që (2) shumë vende nuk e pranojnë më rolin hegjemonik të tyre të pas 1990-ës, gjë që sjell edhe rritjen e kostove për ndërhyrjet amerikane në botë. Nëse duam të hedhim poshtë politikat e rrezikshme të Trumpit, në këto dy pika, besoj, duhet të fokusohet diskutimi serioz mbi hegjemoninë (veçanësinë) amerikane në arenën internacionale, bashkë me formulimin e propozimeve realiste për riformatimin e rendit ndërkombëtar në kushtet e ndyshuara të botës së sotme, pa fluturuar në sfera mistike të bekimeve nga Providenca hyjnore.

  9. “Krisjeve në rendin ndërkombëtar liberal” (sic) nuk ua faturon dot tërësisht Amerikës. Ky rend presupozohej që të formulohej prej demokracive në territore ku kjo demokraci përndryshe as nuk rritet e as nuk zhvillohet dot. Amerika, qoftë me qëllime të mira, apo me qëllime të kamufluara, po kthehej gradualisht nga një vënd që supozohej të eksportonte demokraci, në një vënd (quaje perandori po deshe) që përfumdoi të kontrollonte territore në mënyrë jodemokratike.

    I quajnë idetë e Trumpit populizëm, si për t’i njehsuar me polpulizmin fashist të Europës së shekullit të kaluar. Dakort. Por po t’i lëmë mënjëanë për një moment qëndrimet e Trumpit si individ, që përndryshe perceptohen përveçse populiste, edhe si raciste, ksenofobe, antiglobaliste, etj., Amerika nuk është shquar për ndonjë dashuri të veçantë me elitarizmin. Dhe as nuk thua dot se demokracia e përjashton populizmin. Përkundrazi. Përndryshe edhe Obama bëri fushatë me mesazhe populiste dhe antiglobaliste, ndonëse as populizmin dhe as antiglobalizmin nuk i praktikoi ndonjëherë. Trump, edhe nëse nuk mori votën popullore, për shkak të personalitetit të tij, mori nominimin në partine Republikane duke konkurruar kundrejt 15-të neokonservatorëve globalist të afirmuar. Dhe të gjithë shumë herë më të kualifikuar për të qënë president të amerikës, sesa Trump.

    Roli i presidentit Amerikan, përfshi këtu Trump, është të ruaj territorin dhe demokracinë amerikane, dhe jo patjetër formulimin e një rendi botëror, globalist, internacionalist, apo çfarëdolloj emri tjetër që duan t’i vënë. Edhe ndërhyrja e Bushit në Irak iu paraqit publikut në emër të këtij legjitimiteti, pra të mbrojtjes së Amerikës nga rreziku terrorist, dhe jo për ndonjë ide globaliste apo veçanësie (exceptionality).

    Ndërkohë, më korrigjo po qe se e kam gabim, por “American exceptionalism”, siç përdoret rëndom në gjuhën politike, nuk ka lidhje patjetër me ndonjë misión hyjnor, por ka lidhje me faktin që ajo është demokracia moderne më e vjetër në botë, dhe që ka shërbyer edhe si model i demokracive perëndimore, dhe këtu i referohemToqueville, prej nga ndoshta i gjendet origjina një ideje të tillë në diskursin politik?

  10. Asnjehere nuk jam perpjekur ta kuptoj idene e eksepcionalizmit amerikan. Ideja ngjan me nje fare lloji te “religion of state”. Me kujton pak kultin imperial te Romes.
    Nese ka nje gje te vecante ne lidhje me Ameriken, eshte prania e shpirtit anglo-saxon, i cliruar nga pesha qe ndryshku i shekujve kish vene mbi te.

    Kur e pyeten Bismarkun se kush ishte faktori politik me i rendesishem i koheve moderne, ai u pergjigj se ishte “”the inherited and permanent fact that North America speaks English.” (ndjese per angllshten)

    Sa per terheqjen amerikane, ajo ka per baze ekzistencen e nje realiteti te ri ekonomik.
    Shoqeri, shtete, perandori ngrihen dhe bien, zhvillohen apo shkaterrohen si pasoje e kushteve ekonomike ( ne jemi deshmitare okular te nje rasti te tille, me shembjen e sistemit ne Shqiperi)

    1. Ju falenderoj per komentet, me poshte pergjigjet per secilin:

      Hyllin, ja te vetmet gjera per te cilat kembengul une: 1.Shqiperia dhe shqipja nuk mund te futen si xhol ne çdo lloj debati; 2.nje rregull elementar i debatit eshte te marresh pjese vetem nese ke interes dhe je i hapur te mesosh diçka, i hapur ndaj argumentave qe japin debatuesit ne menyre qe edhe ata te mesojne; 3.argumentat te hidhen poshte me argumenta, jo me lumenj fjalesh pa lidhje; 4.rrjedhimisht nese je i bindur se per subjektin ne fjale ”you know everything under the sun” atehere duhet evituar hyrja ne debat; 5.nese mendon se Kanadaja s’eshte pjese e Perendimit, duhet te shkruash 10 disertacione per ta argumentuar, jo veç nje fjali kalimthi. Kaq .

      Imdat, ajo çka thoni ju per garantimin e rendit me anen e forces eshte e vertete por qellimi i perteritjes se politikes se jashtme amerikane mendoj se duhet te jete reduktimi i saj ne maksimum, dhe jo rritja siç me duket se pretendoni.

      Dr. Gjilpëra, se pari, komenti juaj eshte konstruktiv por mendoj se kemi te bejme me çeshtje veshtrimesh. Ne kuptimin qe ato tri pikat e rreshtuara s’eshte e thene te ndodhin kronologjikisht njera pas tjetres dhe idete te vijne me vone. Se dyti, rasti i Amerikes eshte tamam ‘anasjelltas’ sepse idete e vecanta ishin atje qysh ne fillim me Puritanet, dhe te tjera u shtuan me shtrirjen graduale ne kontinent. Se treti, askund ne artikull nuk thuhet se vetekonceptimi per ‘te zgjedhur nga Providenca’ eshte e mjaftueshme, duhen edhe ide te tjera qe e bejne Ameriken te veçante (nese jeni i interesuar ju keshilloj te lexoni librim tim ‘Nje komb nen Zotin – besimi fetar dhe politika ne SHBA’ ose artikujt e kaluar ne PTF per kete teme); se katerti, ajo ‘endrra naive dhe ideali grotesk’ kane qene dhe jane objekt studimesh te panumerta ne Amerike e ne krejt Perendimin, po ashtu edhe lidhja e tyre me ‘sferen hyjnore’ prandaj zor se mund te fshihen me nje te rene te lapsit; se pesti, per Francen nuk e di se perse ‘veçanesia franceze’ nuk studiohet si e tille gjekundi por vetem ajo amerikane, apo perse francezet, megjithe respektin e madh qe kemi per ta s’kane pasur ndonjehere ndonje teori te ‘manifest destiny’ per vendin e tyre; se gjashti me paragrafin tuaj te fundit s’kam ndonje kundershtim parimor (pervec asaj qe misticizmi nuk hyn), por me duket se pikerisht riformatimi i rendit te ri nderkombetar eshte dhe objekti i artikullit dhe aty kam pershkruar disa drejtime.

      L.A., se pari, rendi nderkombetar liberal zhvilloi demokracine ne Japoni, Kore dhe ne vende te tjera te Azise Juglindore, pra nuk qendron ajo çka thoni per eksportin e demokracise; se dyti, po ai rend siguroi qetesine ne ate rajon, qe mundesoi zhvillimin ekonomik (shih per kete artikullin tim te kaluar ne PTF); se treti, veçanesia amerikane ekziston pavaresisht se asnje president s’ka bere ndonje nderhyrje ushtarake ne emer te saj (bile me sa di une asnje akt presidencial nuk ka perdorur veçanesine per te mbeshtetur kete apo ate politike); se fundi per kete te uruar veçanesi (american exceptionalism) duhet theksuar se vetekuptimi i tyre per misionin hyjnor ka qene ideja me paresore e ndergjegjes kombetare ameriknae, dhe kjo ne nje kohe kur ata s’kishin as kellqe, as muskuj, as takat. Me vone u shtuan edhe te tjera qe i keni te shpjeguara me hollesi ne librin tim. Per hir te se vertetes s’mund te thuhet se SHBA jane demokracia moderne me e vjeter e botes, sepse ky nder i takon memes Angli. Ndersa si origjine e termit ajo i takon Stalinit sepse ky u tha komunisteve amerikane diçka si ‘na çmendet ju me kete eksepsionalizmin, perse e perdorni si justifikim per te mos bere revolucionin proletar ne vendin tuaj?’

      Ksamil, nese nuk jeni perpjekur ta kuptoni nuk me mbetet shume per te thene, perveç asaj qe eshte e vertete qe shpirti anglo-saxon ka qene pjese e rendesishme (por ne asnje menyre e vetmja) e persiatjeve amerikane per te kuptuar e justifikuar rolin e tyre ne bote.

      1. Zoti Nasto, nuk kam folur per “rritje” te dhunes por, per pashmangshmeri te saj. Perndryshe, edhe une jam per reduktimin qe thoni ju.
        Gjithsesi, ju mirekuptoj, sepse kjo ka te beje me kendin e veshtrimit.

      2. Ernest, per ta thene.me shkoqur, keto vecanesite fetare amerikane e hebree une i vleresoj si endrra ne diell dhe them qe po qe per endrra ne diell, kemi edhe ne tonat. Me troc dhe shkurt se kaq une s’di si ta them. Eshte e vertete qe ne Amerike hidhen leke per lexim te tille historiografik, po edhe nga Harvardi dalin pastore protestante, kur ne traditen katolike e ortodokse, prifterinjte dalin nga seminare te krishtera, po keto gjera nuk ka asnje historian apo politolog europian qe t’i marre seriozisht. Ne kenveshtrimin historiografik europian, amerikanet bene kryengritje sepse mbreti ndaloi kolonizimin pertej Apalasheve, cka pengonte objektivat e koloneve dhe skllavopronareve per te marre toka te reja dhe nga ana tjeter shtimi i taksave, si pasoje e marrjes se Kanadase nga Anglia pas luftes 7 vjecare, 1756-1763. Deri atehere kolonet sherbenin ushtarakisht, pas marrjes se Kanadase, anglezet nuk e pane me te nevojshem sherbimin ushtarak te koloneve, keshtu qe shtuan taksat. Kolonet dolen me teorine jo taksim pa perfaqesim ne parlamentin anglez. Nderhyhe francezet dhe spanjollet te cilet thyen floten angleze, nderkohe qe francezet zbarkuan edhe regjimente ushtarake ne ndihme te koloneve amerikane. Pra, ne kete panorame per YHWH-ne nuk ka vend fare, as per motive hyjnore. Gjerat jane fare te qarta sipas historiografise europiane, ceshtje tokash, lekesh, ushtaresh, topash e anijesh. Gjithe struktura teorike demokratike ishte zhvilluar ne Angli e sidomos Francen e shek 18, kontraktualizmi i Russoit ne vecanti, dhe nga Magna Carta e Habeas Corpus, kemi modele te qarta te kufizimit te pushtetit absolut te mbretit. Keto u sintetizuan ne Kushtetuten amerikane, nderkohe qe asnje amerikan i shek 18 nuk ka ndonje kontribut serioz teorik, te denje per te rivalizuar me francezet e atij shekulli. Tani qe gjera kaq te qarta te hidhen poshte me teorira alternative, kjo eshte ne natyren e kendveshtrimit ideologjik, por mos prit qe shumekush te fokusohet ne te. Teorite alternative prodhojne edhe reagim le ta quajme “mainstream”, ndoshta ty mund te duket e habitshme qe ekziston edhe historiografia dhe qe ka njerez, ne kete rast une, qe i besojne historiografise, po keshtu eshte gatuar kjo bote, ka qe besojne se historia mund te jete edhe disipline shkencore, ka qe besojne se mund te jete vetem disipline ideologjike.

        1. Hyllin, s’kam pasur ndonjehere dyshim ne aftesine tende per t’i thene gjerat ”troç dhe shkurt” sepse ky togfjalesh eshte thelbi me imanent i te gjitha komenteve te tua. Ja nja dy plotesime te vogla qe do ta benin erudicionin tend teresisht perfekt, bile prefekt.

          1. Ne Amerike nuk para hidhen leke, shume shume mund te hidhen dollare, me burim te vetem pusin pa fund sorrosian te Soros, te cilin ti, per aresye misterioze, e kishe lene ne harrese ne komentin e prapme. 2. ”Taksimi pa perfaqesim” nuk ishte teori e shpikur nga kolonet, por thjesht ligji anglez i kohes.

          Pranoj pa kushte perfundimet e tua se: 1. historiografia dhe politologet amerikane, krijesa po aq te mjera sorrosiane, jane pa kurrfare merite perballe historiografise dhe politologeve europiane anti-sorrosiane, te cilet kane sqaruar gjithshka qe mund te sqarohet rreth botes ku jetojme, bile edhe rreth asaj ku s’jetojme. Sapo u njoftua bile se 90 perqind e politologeve amerikane, te penduar e te turperuar kane kerkuar strehim ne Europe, kryesisht ne France e Luksemburg. 2. imperializmi amerikan ka qene dhe eshte tiger prej letre, ne kalbezim, edhe me nja dy goditje do te shembet perfundimisht ne koshin e plehrave te historise; 3. endrrat kreshnike shqipare, bija besnike te endrrave iliro-pellazge, kane epersi te pakrahasueshme ndaj (palo)endrrave amerikane.

          Falenderime qe na ndriçon dhe metsh me te mira!

      3. Ok. Le të biem dakord që nuk biem dakord për origjinën dhe kronologjinë e veçanësisë/hegjemonisë amerikane. Po fokusohem te politika e jashtme administratës Trump e cila, me sa duket, ka dy qëllime kryesore:

        1. korrigjimin e zhbalancimeve në tregtinë e jashtme të Amerikës me pothuajse të gjitha vendet kryesore me të cilat ajo bën tregti dhe

        2. uljen e kostove financiare nga angazhimet internacionale të Amerikës.

        Të dyja këto qëllime janë për mendimin tim të drejta dhe, pas krizës që filloi më 2008-ën, ato janë bërë akute dhe nuk mund të tolerohen më gjatë, pa rrezikuar seriozisht stabilitetin e brendshëm ekonomik-financiar por sidomos edhe atë social në Amerikë (ose, thënë ndryshe, mirëqënien dhe kohezionin social të shoqërisë amerikane). Diskutimin se përse këto kërkesa janë të drejta dhe urgjente e kemi bërë në një shkrim tjetër, disa muaj më parë, prandaj nuk po zgjatem me përsëritje. Ndërkohë edhe raportet e forcave në arenën ndërkombëtare nuk janë më ato që ishin në vitet ’90, e dukshme kjo për këdo që ka sy të shoh dhe mendje të mendojë.

        Këto qëllime njihen sot si legjitime edhe nga shumë opozitarë të Trumpit, nga media serioze dhe nga profesionistë kompetentë të ekonomisë, financave, sociologjisë, politikës etj. – madje edhe Demokratët amerikanë kanë filluar ta shohin sino-elefantin në dhomë, atë që deri para dy vitesh pretendonin se nuk ekzistonte, por më mirë vonë se kurrë – por nuk njihen si legjitime nga vendet në anë tjetër, atë pozitive, të balancës ekonomike dhe nga përfituesit gjeo-politikë: Kina, EU-ja, Gjermania, Japonia etj. – madje deri para Trumpit ato as nuk pranonin që të diskutonin këto tema ose edhe kur e pranonin problemin, zgjidhjen nuk e shikonin edhe te vetja dhe politikat e tyre, por vetëm si çështje e brendshme amerikane.

        Aty ku ndahen opinionet, janë rrugët, metodat dhe kohëzgjatja e duhur për realizimin e këtyre qëllimeve. Rruga që po ndjek Trumpi është ajo e bullizmit dhe çekanit: me ultimatume, prishje ose abandonim marrëveshjesh bi- apo multilaterale, me kërcënime për më të dobtit, me tërheqje trupash pa pyetur për aleatët që lë mbrapa (shih si po braktisen kurdët – sërish – në mëshirën e Erdoganit, Putinit apo Asadit), me tarifa doganore, me sanksione, me presion direkt mbi kompanitë internacionale, you name it. America first!

        Unë – dhe besoj edhe shumë të tjerë- e shoh këtë rrugë si të rrezikshme, që në finale mund të çojë në prishjen e institucioneve dhe rendit ndërkombëtar të ngritur nga vetë SHBA-të pas LIIB, pa e zëvendësuar këtë rend me një tjetër dhe këto institucione me të tjera, që t’i përshtaten kohëve të sotme – shumë të ndryshme nga ato të ’45-ës dhe të ’90-ës – dhe që të pranohen nga shumica e vendeve të botës. Në një situatë të tillë çdo gjë mund të ndodh.

        Por deri më sot unë nuk kam parë asnjë propozim konkret nga opozitarët e Trumpit se si mendojnë ata që t’i zgjidhin këto probleme, përveç fjalëve të përgjithshme, slloganeve dhe formulimeve të mjegullta si “barra duhet ndarë” (por si i bëhet kur aleatët nuk duan që ta ndajnë barrën e NATO-s?), ose “tregtia e jashtme duhet të jetë fair” (por si i bëhet punës kur kontrahenti tregtar të thotë: “këtë e rregullon tregu i lirë, unë jam më i zoti/konkurues/kopil se ty, the deficit is your problem”?) ose “kostot e ndërhyrjeve dhe prezencës ushtarake amerikane në botë duhet të ulen” por si mund të ulen pa reduktuar dhe tërhequr trupat? Si i do i bëhet më pas me vakuumin e krijuar? Ose “Kina duhet të respektojë sovranitetin e vendeve të rajonit”, por si do i bëhet hallit me ishujt artificialë që krijoi në shkelje të sovranitettin të vendeve përreth dhe të së drejtës ndërkombëtare? Duhen propozime konkrete plus një horizont realist kohor për zgjidhjen e problemeve, se nuk mund të pritet më me dekada; po duhen edhe masa shtesë nëse propozimet bien në vesh të shurdhër ose stërzgjaten qëllimisht. Po ka dhe më tepër: si duhet të riorganizohen organizatat ndërkombëtare, me ç’kompetenca, detyrime nacionale, të drejta, ndarje përgjegjësish dhe kostosh, sanksione etj. Propozime që unë nuk i shoh të bëhen nga kundërshtarët e Trumpit, çka më bën të mendoj se e vetja gjë që presin është largimi i Trumpit pas 2020-ës, me shpresën e rreme se pastaj gjërat do të kthehen prapë siç ishin para 2016-ës, madje ndonjë i pret të bëhen edhe siç ishin para 2008-ës, shpresa që janë, për mendimin tim, ëndërra me sytë hapur.

        1. Dr. Gilpera, ndaj me ju shqetesimin per prishjen e mundshme te rendit nderkombetar, por s’jam dakort me ate se s’ka propozime konkrete. Une them se propozimet do vijne duke u detajuar, sa per friken qe ju keni se ”sikur te mos duan te tjeret”, pikerisht aty eshte vendi ku mund te shprehet zotesia amerikane: t’i bejne te tjeret te pranojne, gje qe eshte disi e ndryshme nga vizioni i administrates se sotme per t’u larguar nga problemet e per ta kthyer Ameriken ne spektatore.

          Amerika vetem ne spektatore s’mund te kthehet, se ka qene dikur ne ate pozicion dhe bota u be lemsh.

  11. Mendoj se në fund të fundit sado të mundohemi të perifrazojmë se roli i Amerikës në botë në 2 shekujt e fundit ka qenë strategjik dhe i mirëmenduar duhet shikuar se në rastet më të mira ai është drejtuar nga mbrotja e interesave të drejtpërdrejta Amerikane qoftë të hegjemonisë luftarake apo të atyre ekonomike, dhe në pjesën më të madhe të rasteve ka qenë reagim gati gati instiktiv dhe primitiv i atyre që kanë udhëhequr Amerikën largëpamësia e së cilëve ka lënë shumë për të dëshiruar.
    “It is, ëhat it is” zhvillimet e sotme të botës së informacionit kanë çveshur nga misticizmi të gjitha “figurat” e mëdha politike botërore dhe të gjithë kuptojmë që shumica e përpjekjeve për të marrë bashkë me fuqinë ekonomike edhe monopolin e largpamësisë “politike” kanë dështuar kudo me sukses. Një shëmbull i dukshëm për këtë është ajo që vetë autori Nasto pëmend si sukses të madh “ndihmat për luftimin e SIDA-s në Afrikë” ndërkohë që shumica e raporteve jo burokratike e cilësojnë këtë si një dështim spektakolar.
    Sigurisht që bota njerëzore ndodhet përpara dilemave dhe nevojës për ndryshime të mëdha në lidhje me sitemin qeverisës. Bota e sotme e informacionit të shpejtësisë së paimagjinueshme nuk mund të qeveriset akoma me sisteme që gjithnjë e më shumë bëhen pengesë. Vendet që udhëhiëen nga diktaturat dhe autokracia sot janë më të shumta dhe kaosi i perspektivës është tërësisht i pranuar gati si një “nënshtrim ndaj fatit”.
    Të gjithë pranojmë se në këtë kaos ku “demokracia” për shkak të burokracisë që ka degjeneruar në autokratizëm nuk është më një perspektivë dhe akoma nuk ka një model të qartë se si do të mund të zëvendësohet. Kanë rreshtur idetë dhe zgjidhjet janë larg, ndofta presim zgjidhje nga “natyra mëshirëmadhe” ndofta nga “mëshirëploti” urojmë të gjithsë me sa më pak dhimbje.
    Mendoj se përgjithsisht të tentosh të krahasosh modelet dhe ti shkosh pas “teorive politike” në kohën kur ato duket qartazi të mos jenë më jo vetëm “shkencë” jo e jo por vetëm tendenca të qarta për të mbajtur ngrehur një mur që ka rënë, është mediocre dhe qesharake.
    Sot kemi nëvojë për një Amerikë që shikon nga vetja, një Amerikë që nuk pretendon se është modeli i suksesit por që tenton të përmirësohet dhe që duke mosndërhyrë lejon që koha të bëjë të vetën. Çdo ndërhyrje me përjashtim të Kosovës ka rezultuar një “bullshit” ose tërësisht e vonuar si në rastin e Bosnjës. Eksportimi i demokracisë ishte ndofta “krim”.
    I gjithë shkrimi “analiza” thotë që Tramp është “e keqja” dhe ka të njëtin konotacion primitiv të ndërtuar mbi urrejtje. Urrejtja është gjuha e establishmentit që ka pushtuar botën. Urrejtja për këdo që nuk është yni. Çdo sukses ta shajmë dhe çdo dështim të trumbetojmë.
    Obamizmi prodhoi për 8 vjet vetëm shoë dhe burokraci mbarë botërore që e përkeqsoi të ardhmen e mbarë globit.
    Nuk besoj se ka njërëz me intelekt të zhvilluar që pranojnë se statura e Trump është ajo politikanit tipik, groteske dhe e vrazhdë shpesh të bën të mendosh për defiçenca gjer edhe mendore. Por të gjithë kemi parë se ky njeri instiktiv dhe i drejtpërdrejtë shpalos të vërteta që na kanë munguar dhe udhëhëqja e thjeshtë është shumë rezultative. Le ti besojmë instiktit të tij për të cilin është votuar përderisa nuk do të shkelë kuadrin kushtetues dhe ligjor.
    Amerika të bëjë Amerikën dhe jo botën, botën ta bëjmë të gjithë bashkë!

    1. Econom, komenti juaj eshte deklamim i pergjithshem, dhe perdorimi i fjales ”urrejtje” eshte perseri shkelje e rregullave te debatit, sepse rreh te futet, pa aresye, ne lemin e motivacioneve te folesit.

      Megjithate nese mendoni se argumentet qe kam dhene ne kete artikull dhe ne ata te kaluar rreth arritjeve te rendit nderkombetar amerikan jane te gabuara, jeni i (e) lutur ta tregoni konkretisht. Por duhet te tregoni ama edhe avantazhet e rendit te meparshem, dmth atij te dominuar nga fuqite europiane deri ne vitet 1930, po ashtu edhe se si mund te behet bota nga te gjithe bashke (keni ndonje shembull te kaluar historik, apo ndonje vizion konkret per te ardhmen?)

  12. Ernest, Sorrosi e grupi i tij, jane thjesht te fundmit, por jo te fundit. Nuk mund t’i shpetosh historiografise duke ironizuar. Nuk ekziston ndonje politoligji amerikane me vlere nderkombetare jashte neorealizmit qe eshte vazhdim i realizmit italian, te tjerat jane thjesht ideologji per konsum te brendshem dhe justifikim te Perandorise. Konsumi i brendshem amerikan dhe justifikimi i Perandorise, sepse shqiptaret nuk e konceptojne rendin e gjerave pa nje Perandori. Paradoksalisht, kendveshtrimi yt alternativ i historise prodhon antiamerikanizem nder shqiptare, prandaj do hasesh perhere probleme serioze jashte komunitetit ungjillor shqiptar. Shqiptaret joungjillore kane per te rrudhur buzet me Ameriken protestante dhe vizionin e saj per rendin e gjerave. Ne fund, doemos qe endrrat e shqiptareve jane te vetmet endrra me legjitimitet ne Shqiperi. Shqiptaret nuk mund te enderrojne amerikance, rusce,arabce, kongolezce, sepse ne ate cast nuk do te ishin me shqiptare, por amerikane, ruse, arabe, kongoleze. Se c’i ka zene keta abrahamiket keto 2000 vjet me endrrat e shqiptareve, vijne e na tregojne per endrrat e tyre, ne thone enderrojme nje bote keshtu e ashtu, s’ka si ne, me te mencur e humaniste se ne, ejani e enderroni me ne, si enderrojme ne. Tani, pyetje, a ka mundesi te enderroni jashte kufijve te Shqiperise e t’ua lini shqiptareve kete cope toke te globit per endrrat shqiptare ?

    1. I nderuar hyllin, eshte e kote te debatosh me majtiste , duke sjelle si argument Sorron dhe sorroizmin. Sorros eshte heroi i majtisteve anekend botes, dhe socialistave shqiptare ne vecanti. Ky eshte paradoksi me i cuditshem qe kam hasur ne jeten time. Imagjino: te majte, socialista qe adhurojne nje peshkaqen te finances boterore! Ky eshte paradoksi qe do te kishte luajtur mendsh edhe Marksin.

      1. Imdat Sorrosin e futi Ernesti si diversion, ndaj postimit tim, ku them se ne origjinen e demokracise amerikane ka shume Europe, ka shume laicizem, ka shume “vese”, ka edhe shume aleanca nderkombetare; ku ne kushtetute ka shume Habeas Corpus, ka shume Ruso e Monteskje. Keto jane gjerat qe nuk duhen harruar, se demokracia nuk eshte vizion imagjinar, po si e kane thene Platoni e Aristoteli ne kohe te tyre, nje nga 6 format e qeverisjes. Ketu ne vend te shkojme nga demokracia tek “politia” aristoteliane, per shkak te nje ndergjegjesimi superior, po riciklojme autokracine e oligarkine, duke rene ne kurthin cicklik. Dje dhe pardje ne protesten e studenteve, ku studentet e shkrete i kane mberthyer per fyti, takova nje pastor protestant. Burre i mire dukej, fliste me pasion e u shperndante disa studenteve fletushka me parrulla, shume aktiv, vinte anes gjithe kohes. Ndoshta ishte me PD-ne, kush e mori vesh, po qe mua sesi me tingelloi qe nje prift protestant, te ishte kaq i pranishem e aktiv. Nuk ka punet e YHWH-se ky prifti, nuk ka dele perendie per te shpetuar, se aty nuk vendoseshin as fatet e Shqiperise, ku kerkohet kontributi i te gjitheve, jo vetem i njerezve por edhe i kafsheve te dobishme. Pra, ky prifti protestant burre i mire, po pak si teper aktiv per figuren e tij publike. Po.pse kaq te mbaruar jane laiket ne Amerike e Shqiperi, qe te na mesoje Kisha demokracine ? Ka dicka serioze qe nuk shkon sot ne rendin e gjerave, qe te marrim leksione demokracie nga feja. Ndoshta gjendet politikisht majtas, ndoshta djathtas, po ne dime nje gje, qe demokracia vjen nga sheshi, nga agoraja, dhe po nuk u cliruan sheshet, ska as demokraci.

  13. Ernest,

    E kanë thënë edhe bashkëbisedues të tjerë këtu, por po e them edhe unë. Pretendimi se amerikanët e konsiderojnë veten “si komb i zgjedhur” në sensin religjoz më duket jo shumë i argumentuar, i cili pothuajse përpiqet të krijojë një mit të paqënë, që nuk i rri shumë mirë realitetit.

    Kjo, jo vetëm sepse popullata e amerikës përmban në vetevete njërëz të të gjitha besimeve (përfshi këtu edhe ateistë). Por edhe sikur t’i reduktonim të gjithë në “american WASP”, nga ana teologjike nuk do kishte kuptim. Sepse protestanizmi e ka marëdhënien e zotit drejtëpërdrejtë me individin, jo me ndonjë popull të vecantë. Kam frikë se ju pa dashur ngatërroni idenë e misionit të individit (missionary), me atë të popullit të zgjedhur (chosen people). Sikurse ua vishni misionarëve të djeshëm disa karakteristika politike të evangjelizmit të sotëm.

    Nëse do ishte i vërtet ky pretendim a nuk duhet të ishte evidentuar ky nga filozofë që kanë parë lidhjet e religjionit me zhvillimet politike dhe ekonomike, që nga Tocqueville (Democracy in America), tek Weber (Protestant Ethics), dhe deri tek Mark C. Taylor (After God) sot, autoritete në këtë fushë si të politikës, ekonomisë, historisë, ashtu edhe të religjonit?

    Po ashtu kontributi i Amerikës në rendin e sotëm global i dedikohet pothuajse presidntit Wilson. Aventura globale e Wilson nisi me deklarimin e tij për luftë ndaj Gjermanisë me fjalët “the world must be made safe for Democracy”. Pra edhe aventurat globale të Amerikës kanë filluar pa tone religjoze, por me argumentin e demokracisë.

    Republikanët e kundërshtuan atëherë Willson për Ligën e Kombeve me argumentin se kufizonte pavarësinë e Amerikës për të marrë vendime, një qëndrim politik konstant i republikanëve deri në ditët e sotme. Ndaj edhe përqafimet që i kanë bërë neokonservatorët ideve të Wilson për demokracinë në botë, janë më të panatyrshme se idetë e Trumpit për sovranitetin e Amerikës. Dhe gjithmonë ka pasur një paradoks në kundërshtimin që neo-konservatorët i kanë bërë Kombeve të Bashkuara kundrejt ambicieve globale të afirmuara pas Reganit.

    Po ashtu është e re edhe dukuria e përfshirjes së evangjelizmit në politikën amerikanem, që duhet ta ketë origjinën sipas Taylor tek zhvillimi i tregjeve financiare, por për mendimin tim edhe tek mungesa e një shteti social në amerikë, çka i bën institucionet private me karakter social dhe etik një domosdoshmëri, reflektuar deri edhe tek kodi i taksave. Por përputhja e rolit misionar (proselitik) të evangjelistëve, me ambiciet globale të neo-konservatorëve them se është thjeshtë koinçidencë.

    Kurse për komentin në lidhje me demokracinë amerikane si më e veçanta dhe më e vjetra, unë i jam referuar Tocqueville, dhe argumetave në diferencimin që ai bën midis sistemit aristokratik europian, dhe individualizmit amerikan. Po ashtu i referohem evidentimit që ai i bën ndarjes së pushtetetve, dhe organizimit nga poshtë lart, me “township” si njësia më e vogël e pavarur, qoftë nga shteti i vet por edhe ai federal, në aftësinë e vendosjes dhe mbledhjes së taksave dhe marrjes së vendimeve, ku ai detajon institucionet e pavarurara administrative, ligjore, dhe legjislative nga ai beson se e ka pikënisjen piramida institucionale e demokracisë amerikane.

    1. L.A., ju falenderoj per komentin konstruktiv, ja disa sqarime shkurtimisht.

      Se pari, pretendimi i amerikaneve per ta konsideruar veten ”komb te zgjedhur” ne sensin religjioz vjen nga historia e tyre qysh prej Puritaneve te shekullit XVII. E permenda edhe ne komentin e kaluar qe eshte me e vjetra dhe me historikja e ideve baze te ndergjegjes kombetare amerikane. Ajo ka kushtezuar ne mase te madhe edhe idete e tjera pasardhese, bile edhe debatet e fuqishme gjate revolucionit amerikan e me vone. Keto i kam trajtuar ne librin tim, si edhe ne faqet e PTF, sepse kane perbere dhe perbejne objekte studimesh te panumerta ne SHBA dhe, me pak, ne Europe.

      Edhe Tocqueville e shihte ”veçanesine amerikane” si te lidhur ngushte me veçanesine e kultures se saj besimtare, ndersa per t’ju dhene shembuj me te vonshem po permend ”Redeemer Nation” te Ernest Tuveson dhe ”God’s New Israel” te Conrad Cherry.

      Kete po e theksoj perseri per te shmangur ndonje keqkuptim (qe duket se supozohet ne nje fare mase nga nje numer komentuesish ketu) sikur kete ide e kam shpikur une (do ta konsideroja padyshim nder te madh). Ne fakt synimi im ka qene dhe eshte vetem futja e ketij elementi te ri, deri tashti te patrajtuar per shkaqe te ndryshme te te kaluares sone (ateizmi etj), ne persiatjet qe bejne shqiptaret per rolin e superfuqise boterore. Kaq. Sepse eshte superfuqi dhe nga ajo ndikohemi te gjithe, ashtu siç jemi ndikuar, prandaj. Nese te njejten ide do ta kishte edhe populli p.sh. slloven atehere s’do ishte e udhes qe te tjeret te merreshin shume me te. Per fat te keq verej se vete futja e nje elementi te ri ngjall reagim negativ apo edhe revolte tek disa komentues (nuk e kam fjalen specifikisht per ju), mirepo kjo ndoshta s’mund te shmanget ne raste te tilla (per reference mund te shikoni reagimet e revoltuara ndaj shkrimit tim ne PTF rreth krahasimit te revolucioneve amerikane dhe franceze, pikerisht per faktin se kisha sjelle nje qasje te re).

      Se dyti, kunderargumenti ndaj idese se ”zgjedhjes” mund te jete p.sh. qe ”mendoj se kjo s’ka qene aq e rendesishme ne historine amerikane sepse filan autor thote te kunderten” por ajo qe s’ka vend te thuhet eshte qe ”zgjedhja” eshte nje mit i sajuar nga ky ose ai. Kjo do sillte futje ne aresyet e sajimit te miteve, ne motivet e personave qe i sajuan (nese jane te identifikueshem) etj etj, pra nje pus pa fund’ nga i cili zor se mund te dilnim ne kuadrin qe lejon PTF.

      Se treti, popullata e Amerikes eshte e ndryshme ”sot” por ju lutem mos harroni se keto ide vijne nga historia, pra nga kohera kur WASP-et ishin qartazi mbizoterues.

      Se katerti, tone religjioze keni mjaft edhe tek Wilson dhe shtypi amerikan gjate Luftes I po ashtu dhe tek Roosevelt dhe shtypi amerikan gjate Luftes II, edhe tek Eisenhower gjate asaj te Ftohtes, perseri masa e rendesise se atyre toneve mund te diskutohet, por jo te injorohen.

      Se pesti, perfshirja e evangjelizmit ne politike eshte dukuri prominente e 50 viteve te fundit, edhe kete e keni ne shkrimet e mia te meparshme. Nese Taylor ua vesh tregjeve financiare, nuk di ne ç’mase, une kam gjetur faktore te tjere, pra perseri eshte çeshtje madhesie relative, jo ose 100 perqind njeri, ose 100 perqind tjetri (po edhe ketu dalim nga kuadri specifik i ketij shkrimi qe ishte politika e jashtme).

      1. Ernest,

        Ju kam lexuar me vëmëndje këtu tek PF, ndonëse nuk e kam librin tuaj. Temat kanë qënë patjetër intersante dhe informative për nga densiteti i koncepteve, dhe iu mirëkuptoj në përzgjedhjen e argumentit në fjalë. Jam gjithashtu i vetëdijshëm se argumentin e “kombit të zgjedhur” nuk e keni shpikur ju. Por edhe që e kanë avancuar të tjerë, në sytë e mi nuk është se e bën më pak problematik. Ndaj edhe iu referova Tocqueville, Weber, apo Taylor, si “safe bet” kur vjen fjala për klasifikime të tilla, me natyrë jo vetëm politike, por edhe teologjike.

        Për t’iu kthyer realitetit. them se po të ishte e vërtet se Amerikanët besojnë se vendi i tyre është “i zgjedhur” dhe ka një misión në botë (përndryshe të pambaruar) njërzit nuk do kishin votuar Trump. Aq më tepër që votuestit e Trump përbëjnë shumicën religjoze në Amerikë. Përkundrazi, në vlerësimin tim njërzit si në të majtë ashtu edhe në të djathtë janë të lodhur nga dogma e eksepcionalizmit amerikan që u serviret nga politika, për politikën e jashtme. Sepse shpesh qëllon që taksat e tyre shpenzohen në aventura militareske, dhe për të mbajtur në këmbë regjime të korruptuara përndryshe edhe të falimentuara. Trump vetëm sa e reflekton këtë qëndrim (gjithmonë nëse është e mundur ta ndajmë doktrinën nga individi Trump).

        Ndërkohë, ka një rrezik të qartë kur ngrihet ose “get elevated” gjuha e predikimit apokaliptik fetar në rangun e diskursit politik. Shëmbulli më i qartë është përdorimi që neo-konservatorët i kanë bërë evangjelizmit të sotëm në Amerikë, dhe anasjelltas, duke i mundësuar një pjese ta kthejnë rëndom fenë në biznes.

        Vetë, kam përshtypjen se argumenti i kombit të zgjedhur nuk e ka origjinën në ndonjë realitet social apo fetar, por e ka në një përdorim që politka përpiqet t’i bëj fesë. Pathosi fetar për sa kohë ngelet retorikë edhe mund të kuptohet, por kur përkthehet në traktate dhe doktrina politike, fillon e bëhet problematik.

        1. L.A., ju falenderoj për interesin, konsideratën, dhe për komentet tuaja konstruktive.

          Tashti nëse mendoni që ideja e “kombit të zgjedhur” është “problematike” atëherë duhet shpjeguar se për çfarë arësye. Kjo do sillte nevojën për t’u futur në diskutimet rreth përdorimit të saj, sepse aty gjykohet nëse për mirë ose për keq, apo jo? Këtu dalim goxha nga qerthulli i artikullit, por në shkrimet e mia kam treguar se ajo ide është përdorur për të gjitha nuancat e ndërmjetme mes së mirës e së keqes (por edhe këto duan përkufizim të qartë). Dhe roli i saj kryesor, si e theksova në paragrafin e parë të komentit tim paraardhës, ka qenë mbrujtja e të gjitha ideve të tjera të mëvonshme të historisë amerikane.

          Përgjithësisht them se zanafillës së një ideje në vetvete s’ka nevojë t’i kushtosh tepër rëndësi për të gjykuar pasojat e saj. Mund të mjaftohesh me faktin që ajo ka egzistuar dhe vazhdon të egzistojë në njëmijë e një përshfaqje, prej ku motivimi i veprimeve amerikane, prej ku pasojat për të tjerët, prej ku nevoja që edhe këta të fundit (detyrimisht edhe shqiptarët) të merren me Amerikën.

          Rrjedhimisht përgjigja ndaj supozimit tuaj “po të ishte e vërtetë” është se po, ajo ide ka qenë dhe është e vërtetë, dhe gjithashtu dhe misioni i Amerikës (ose më mire vetëkuptimi i amerikanëve si të ngarkuar me një mision). Ju bëni një kapërcim të fortë, të pajustifikuar mendoj, kur lidhni besimin te ideja e zgjedhjes dhe tek misioni, me votimin për Trump. Kjo sepse siç thashë, zgjedhja dhe misioni vijne nga historia, dhe për këtë mund të shikoni shkrimet e mia në PTF përkatësisht më 16 janar 2017 dhe më 8 prill 2016. Ndërkaq votimet janë dukuri e çastit, e zor të supozohet se kryhen nga qytetarë tepër të ndërgjegjësuar për këto ide e misione të vendit të tyre (aq me pak mund të thuhet kjo për votuesin e zakonshëm amerikan).

          Kësisoj religjioziteti i votuesit në fjalë s’futet dot këtu. Kjo edhe sepse kooptimi i një pjese, e theksoj, një pjese, të besimtarëve amerikanë (dhe jo i “shumicës religjioze”) nga partia republikane, pra politizimi i besimit kristian (ose mundësia për të kthyer “fenë në biznes”) kanë qenë faktorë primarë të peizazhit politik amerikan qysh prej 50 vitesh. Aq më pak s’mund të përfshish presidentin e sotëm në këtë mes sepse ai s’ka asnjë doktrinë përveç vetvetes d.m.th. personit Trump.

          Për “lodhjen nga eksepsionalizmi” jam plotësisht dakord, dhe bile e kam theksuar në fillim të artikullit duke e quajtur “rraskapitëse”, prej ku edhe nevoja e ripërtëritjes së politikës së jashtme amerikane.

          Më në fund pohimi juaj që e vendos origjinën e argumentit të kombit të zgjedhur “në një përdorim që politika përpiqet t’i bëjë fesë” nuk përputhet me të vërtetën historike. Atë konceptim e sollën në brigjet e Amerikës besimtaret Puritanë, “një grusht leckamanësh” që asokohe jo politikë që s’kishin kurrkund, por s’kishin gati-gati asgjë tjetër përveç besimit të patundur tek misioni i tyre hyjnor, dhe disa pushkëve. Tjetër gjë është pastaj mpleksja e mëvonshme e atij konceptimi me ndërgjegjësimin gradual kombëtar, me politikën (dhe politikat), gjatë revolucionit, e me shumë të tjera që përsëri do na nxirrnin nga kuadri i artikullit në diskutim këtu.

          1. Ernest,

            Unë nuk po e mohoj që ideja e “kombit të zgjedhur” është përdorur në kuadrin e zellit fetar, dhe të zellit politk po të doni (ndonëse këtij të fundit duhet t’ia studiojmë mirë pasojat). Por mua më duket evidente se për ta ngritur atë në nivelin e një ideje shoqërore, politike, ekonomike, dhe ushtarake, apo për ta vendosur si ide në qëndër të politikëbërjes, kërkon shumë më tepër qartësi filozofike, dhe teologjike, sesa fakti i thjeshtë që është përdorur prej dikujt, dikur. Sepse është një ide që e kthen Amerikën nga demokraci në supermaci.

            Ju thoni:

            Atë konceptim e sollën në brigjet e Amerikës besimtaret Puritanë, “një grusht leckamanësh” që asokohe jo politikë që s’kishin kurrkund, por s’kishin gati-gati asgjë tjetër përveç besimit të patundur tek misioni i tyre hyjnor, dhe disa pushkëve.

            Më fal po mua nuk më rezulton kështu, dhe kam përshtypjen se ju e keni marrë premisën e gabuar qysh në fillim, duke i konceptuar putitanët si besimtarë me pushkë e “jo politikë”.

            Ja ç’thotë Tocqueville në “Democracy in America”:

            The large majority of colonies have been first inhabited either by men without education and without resources, driven by their poverty and their misconduct from the land which gave them birth… The settlers who established themselves on the shores of New England all belonged to the more independent classes of their native country…

            These men possessed, in proportion to their number, a greater mass of intelligence than is to be found in any European nation of our own time. All, without a single exception, had received a good education, and many of them were known in Europe for their talents and their acquirements. The other colonies had been founded by adventurers without family; the emigrants of New England brought with them the best elements of order and morality…

            The emigrants, or, as they deservedly styled themselves, the Pilgrims, belonged to that English sect the austerity of whose principles had acquired for them the name of Puritans. Puritanism was not merely a religious doctrine, but it corresponded in many points with the most absolute democratic and republican theories…

            It must not be imagined that the piety of the Puritans was of a merely speculative kind, or that it took no cognizance of the course of worldly affairs. Puritanism, as I have already remarked, was scarcely less a political than a religious doctrine. No sooner had the emigrants landed on the barren coast described by Nathaniel Morton than it was their first care to constitute a society, by passing the following Act:

            “In the name of God. Amen. We, whose names are underwritten, the loyal subjects of our dread Sovereign Lord King James, etc., etc., Having undertaken for the glory of God, and advancement of the Christian Faith, and the honour of our King and country, a voyage to plant the first colony in the northern parts of Virginia; Do by these presents solemnly and mutually, in the presence of God and one another, covenant and combine ourselves together into a civil body politick, for our better ordering and preservation, and furtherance of the ends aforesaid: and by virtue hereof do enact, constitute and frame such just and equal laws, ordinances, acts, constitutions, and officers, from time to time, as shall be thought most meet and convenient for the general good of the Colony: unto which we promise all due submission and obedience,”…

            Ky dokumenti fundit i sjell nga Nathalien Morton dhe i cituar nga Tocqueville mua më duket si pararendësi i kushtetutës Amerikane. Ndaj Puritanët konsiderohen themelues të Amerikës. Pikërisht për koshiencën e tyre politike, dhe jo e anasjellta, për besimin e tyre fetar. Përndryshe nuk e shpjegon dot as tolerancën fetare që vijon më pas. Por mund ta kem edhe gabim.

  14. Argumenti demokratik willsonian eshte me pak demokratik sesa tha ai. Kur nisi L1B , Anglia i beri bllokade detare Gjermanise ne detin e Veriut, nga Skocia ne Norvegji, nderkohe qe ne La Mansh kalonin vetem anijet tregtare per ne Hollande. Amerika protestoi duke kerkuar lirine e deteve dhe ka qene ne tel me Angline per ceshtjen e bllokades detare. Ne fund te 1916 Anglia i futi bllokade edhe Hollandes, sepse nga portet e saj kalonin mallra per ne Gjermani. Gjermania iu kunderpergjigj bllokades me bllokade nendetesesh ndaj Anglise. Meqe anglezet i kalonin rendom anijet e tyre duke perdorur flamur amerikan dhe bllokada ndaj Hollandes e privoi nga cdo mall, atehere i shpalli bllokade te plote Anglise edhe per anijet me flamur te huaj, pra edhe amerikan. Amerika u gjet perballe nje bllokade te plote te dyfishte, si asaj angleze ndaj Gjermanise, si asaj gjermane ndaj Anglise. Principi i lirise se deteve dhe eksportet amerikane kerkonin hyrjen ne lufte, huate/kredite qe i ishin dhene Anglise pak a shume e vendosnin peshoren nga ana angleze, duke krijuar keshtu nje paradoks ne kendveshtrimin realist, ku ishte pikerisht Anglia si fuqi detare, qe duhej shembur, ne menyre qe Amerika te behej superfuqia e deteve. Ketu hyjne ne loje WASP-et, frika e te cileve ishte se shumica gjermanike ne Amerike mund t’u merrte pushtetin. Pakica anglo-saksone e kishes anglikane amerikane, ka qene vendimtare ne zgjedhje, si pakica me e fuqishme asokohe ne Amerike. Ne nje logjike realiste te kohes, Amerika si fuqi detare godet Angline, i merr supremacine e deteve dhe krijon aleance me Gjermanine kunder Rusise, duke krijuar kushtet per goditjen e Japonise dhe vendosjen e hegjemonise ne Lindjen e Largme. Zgjedhja e waspeve dhe biznesit ne L1B thjesht sa vonoi realitetin me nje lufte tjeter boterore dhe humbi Gjermanine duke e lene Rusine perhere te rrezikshme, me nje Lufte te Ftohte qe rrezikoi pernjimend ekzistencen e Amerikes. Sot Amerikes i duhet te vendose barrieren gjermane ndaj Rusise, ate qe duhet ta kish bere qysh para 100 vjetesh, ne L1B. Vetem se sot gjermanet do perpiqen t’ia nxjerrin nga hundet amerikaneve zgjedhjen ne L1B, e do marrin maksimumin para se te pozicionohen ne rolin e tyre historik si barriere ndaj dyndjeve sllave. Se qe do pozicionohen nje dite ka pak vend per dyshim, puna eshte se kane ca gjera pezull.

    1. Hyllin,
      Brezi im këtë lloj diskutimi e ka quajtur rëndom “fantazi me piano dhe orkestër”, duke iu referuar një pasazhi me variete të muzikës klasike në televizionin shtetëror në harkun kohor midis edicionit të lajmeve të orës tetë dhe momentit kur përfundimisht shkonim për të fjetur gjumë.

      1. Brezi yt ka pasur fatin te kete te vetmen diplomaci shqiptare profesioniste. Para dhe pas brezit tend ka pasur e ka/kemi diplomate per te thyer gure ne gurore.

        1. Po ngaterron diplomacine patriotike me diplomacine profesioniste, kane afersi po nuk jane e njejta gje. Cdo.forme idealizmi niset nga premisa se njeriu ( ne cilesine e kerkuar) eshte i mire, perndryshe pa kete premise idealizmi bie poshte, pasi askush nuk do perqafonte nje teze ku njeriu nuk eshte i mire. Idealizmi liberal i fukujames ka premisen se njeriu liberal eshte i mire, idealizmi i fshehur i Huntingtonit, ka premisen se njeriu fetar eshte i mire, perndryshe nuk do te grupoheshin qyteterimet ne baze fetare, nderkoje qe idealizmi patriotik ose nacionalist, thote qe njeriu patriot ose nacionalist eshte i mire, ne cilesine e shqiptarit, amerikanit etj. Diplomacia profesioniste nuk ia ka shume ngene vertetesise se miresise se njeriut ne cilesite e ndryshme te tij, se nuk paguhet per ate pune. Ashtu si ushtria dhe organet e sigurise kombetare, diplomacia profesioniste paguhet per interesat e shtetit, mbijetesen, sigurine, stabilitetin dhe pasi garantohen keto, per avancimin e interesave te shtetit ne rajon e bote, nga shtrirja pertej kufijve te ndikimit kulturor, ekononim e politik, deri tek ndikimi ushtarak deri ne formen e pushtimit. Per kete pune paguhen 80% e stafit diplomatik qe jane te karrieres. Pastaj eshte 20% e stafit qe i takon idealeve te kohes e lloj lloj militantesh partiake shpesh kokeboshe. Sa me utopike jane keta te stafit politik aq me shume telashe i hapin stafit profesionist, meqe ta zeme dikujt mund t’i duket se Amerika i ben zbor Rusise per kete e ate arsye, psh demokracia eshte superiore ndaj autokracise dhe populli rus do mbeshtese demokracine kunder autokracise, mirepo nje vendi qe ka me shume bomba nukleare se ty nuk mund t’i besh dot zbor dhe nuk ka asnje prove konkrete, qe populli rus do braktise Carin e vet per te perqafuar demokracine liberale amerikane, gjasat jane qe populli rus do mblidhet rreth Carit te vet, si ka bere gjithnje. Per nje fukujamist qe hyn ne diplomaci nga dera politike, nuk ma gje me te sigurte se triumfi i demokracise liberale ne bote, po vetem per te ama. Nqs diplomacia nuk eshte profesioniste, atehere shteti nuk ka asnje bosht, ashtu sikunder nqs kultura eshte pa bosht, do e kapin institucionalisht utopistet dhe militantet kokeboshe te politikes dhe do e kthejne ne kulture kllounesh e keshtu me radhe. Cdo forme idealizmi, cdo izem, perfshire nacionalizmin, duhet integruar ne nje bosht historik e paradigme shumeshekullore, qe e kane te konfirmuar vertetesine e vet nga koha dhe paraqesin nje aspirate ontologjike/ qenesore/ ekzistenciale, e cila si e tille eshte superiore ndaj gjithe idealizmave etike e politike, qe nuk gjejne shkaqe ontologjike ne Shqiperi. Ne kohen e Enverit, u vune bazat per gjithe institucionet e sigurise se shtetit, ushtri, kunderzbulim, diplomaci, keto 28 vjet iu vu zjarri te njomit bashke me te thatin dhe mbiu gremi e ferra. Thone qe nga ferra del trendafili, te shohim, mbase ndonje nga ferrat eshte ferre trendafili, ku i dihet.

          1. Hyllin,

            Nuk e di pse mendoni se unë po i ngatërroj diplomacinë patriotike me diplomacinë profesioniste! Unë nuk u shpreha sespe rezervat e mia janë edhe më të thella se kaq. Ndonëse, mendoje se si zelli patriotik ashtu edhe ai profesionist duhet të jenë në nivelin më të lartë pikërisht në diplomaci.

            Por, çfarë dokumenti, doktrine, aleancash me vlerë, ka prodhuar i ashtëquajturi profesionalizëm i diplomacisë që ju i referoheni, gjithmonë nëse e keni fjalën për atë të Reiz Maliles?

            Përndryshe, si Noli ashtu edhe Konica kanë lënë gjurmë në nivelet më të larta të diplomacisë botërore. Të atij niveli që diplomacia shqiptare nuk i arriti kurrë më. Kanë prodhuar ndër të pakta dokumente që mund të quhen me të vërtet historike, po deshe patriotike dhe po deshe profesionale. Noli, pothuajse i vetëm, siguroi integritetin territorial të Shqiparisë, kurse Konica me denoncimin e pushtimit fashist në mënyrë institucionale, u siguroi shqiptarëve automatikisht një vënd në krahun e aletëve, dhe në krah të së mirës, edhe pa qënë nevoja që Shqiptarët të merrnin qoftë edhe një pushkë. Për të fallsifikuar historinë, Grekët ende përdorin ligjin e luftës me Shqipërinë si për t’i akuzuar shqiptarët si kolaboracionist. Porse nuk fallsifikojnë dot qëndrimin zyrtar të e Konicës.

            Ndërkohë, tetëdhjetë vjet pas memorandumit të Vatrës së Nolit drejtuar aletëve, një tjetër dokument ky i paprecedent i diplomacisë sonë, shqiptarët u ndeshën përball një tjetër krize ekzistenciale me çështjen e Kosovës. Çfarë përpjekjesh bënë, dhe çfarë dokumenti historik prodhuan profesionistët e diplomacisë Shqiptare? Cila ishte strategjia që bëri të mundur çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj? Cila ishte doktrina Shqiptare ndaj tërësisë territoriale të Kosovës? Apo kësaj radhe u mjaftuam vetëm me pushkën e UÇK-së dhe të NATOS, dhe ua lamë penën rilindsve të vjetër, dhe patriotizmit demodé te Nolit dhe Konicës?

            Ndryshimin e kufijve thoshte sot Paskal Milo, e paska kërkuar Amerika, ndaj edhe nuk sheh gjë të keqe “sepse Amerika nuk na e do të keqen” (sic)! Kjo e fundit u dashka marrë me përkufizim, ndonëse as fëmijët e kopshtit nuk gykojnë kështu. Por, Amerikës nesër mund t’i teket të kërkojë diçka krejt tjetër! Si i bëhet? Ku janë këto strategjitë e profesionistëve? Ku është qëndrimi i diplomacisë Shqiptare?

            Kur këto nuk prodhojnë dot një dokument të vetëm strategjik, si duhet të besojmë ne se këto “profesionistë” i kryejnë në rregull edhe punët e tjera rutinë të diplomacisë?

        2. L.A. pa u hequr presjen atyre qe thua per fillesat e shtetit, nuk duhet harruar se kishte shume pehlivanllek ne ato kohe, nga njera fuqi tek tjetra, nga njeri financim i huaj tek tjetri. Ne kohen e Enverit, ndodhi nje barazim i Enverit me Partine, Atdheun,Shtetin ( vetem me konceptin e kombit nuk u be dot barazimi), cka perben nje anomali, por ne te njejten kohe vuri ne funksionim nje mekanizem meritokratik qe eshte baza e profesionalizmit, sepse fati i Enverit ishte i lidhur me fatin e shtetit dhe Enveri fatin e vet nuk e linte ne dore te fatit dhe me e rendesishme pas 1948 as ne dore te fuqive te huaja. Pra, levizjet ne lidhje me sovjetiket, kinezet e amerikanet, ishin te lidhura fort me sigurine e mbijetesen e shtetit, sepse shteti ishte Enveri dhe anasjelltas. U eksperimentuan sovraniteti absolut dhe influenca boterore e Shqiperise nepermjet enverizmit, qe ishte doktrine e perqafuar nga 80 e kusur grupime marksiste anembane botes. Eshte nje epoke e vecante qe meriton studime te thella, te cilat do te behen me siguri nje dite, vecanerisht enverizmi si doktrine nepermjet se ciles nje shtet i paperfillshem si Shqiperia ushtron influence ideologjike. Kjo do kerkoje asnjanesi ne qasje, gje qe eshte e veshtire.

          1. Hyllin,
            Ajo që më intrigon mua është se çfraë bënte ambasadori shqiptar në New York kur Hrushovi i binte tavolinës me këpucë. Kam frikë se do ngelet enigmë.

    2. L.A., mua nuk më duket që aspekti fetar duhet të jetë doemos në kundërvënie me atë politik, përse të mos jenë të dyja bashkë?

      Citimi juaj nga Tocqueville pikërisht këtë thotë, që doktrina puritane ishte po aq politike sa edhe besimtare (fetare). Dokumenti që përmendni ju, Marrëveshja e Mayflower (Mayflower Compact) sipas emrit të anijes, nënshkruar më 11 nëntor 1620, fillon me qëllimin e themelimit të kolonisë, dhe shpreh qartë se ai qëllim do të ishte ”përhapja e besimit kristian” (advancement of Christian Faith), dhe më poshtë vazhdon me organizimin politik. Kjo më duket normale, sepse ata vinin nga një shoqëri me politikë të zhvilluar (Anglia), doemos që do organizoheshin nga ana politike.

      Rezulton pra se qëllimi, si e kanë shkruar vetë, ishte përhapja e besimit, po kjo është temë më vete (p.sh. arësyet që shtynë Zbulimet e Mëdha) mjaft e shmangur nga tema e artikullit.

      1. Ernest,

        Për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, jam edhe unë dakort që aspekti fetar nuk është domosdoshmërisht në kundërvënie me atë politik, sikurse ju e keni demonstruar. Ndonëse edhe bibla e ka të shkruar “Jepi Çezarit çfarë është e Çezarit dhe Zotit çfarë është e Zotit”.

        Gjithmonë sipas mendimit tim, atë që ju nuk keni demonstruar është që ky aspekt fetar, apo kjo arsye fetare po të doni, të jetë e mjaftueshme për ta justifikuar shndërrimin e amerikës në polic të botës. Dhe këtu flas edhe si qytetar amerikan, i cili mendon se amerkia aty ku mundet duhet ta thjeshtëzoj politikën e saj të jashtme, pa e tejkaluar rolin e saj si democracia më e madhe e botës, e kthyer në polic i botës. Aq më tepër që kjo do kërkonte konsnsusin e një bote të përbërë nga shumë kombe, etni dhe fé, që nuk mund të justifikohet dot me vizionin për rolin fetar të Amerikës. Para, amerika nuk mund t’i bëjë dot të dyja, edhe të ruaj identitetin e saj politk, edhe të jetë polic i botës. Something got to give.

        Ndërkohë për të dalë edhe unë jashtë teme, Puritanët vlen të shikohen në aspektin e tyre politik. Ata po largoheshin nga Anglia si një sekt fetar i persekutuar në mes të luftrave reformiste. Këta luftonin për zhverësimin e autoritetit fetar, dhe jo e kundërta. Kurse largimi drejt amerikës si ikje, ose braktisje ndaj autoritetit tokësor, drejt një barazie politike. Sado që shkrimet dhe pathosin e tyre fetar ne i lexojmë sot me syrin e një botëkuptimi pothuajse ateist, duke i veshur vetë misionit të tyre fetar konservatorizmin dhe radikalizmin, që përndryshe nuk e kanë pasur.

        1. L.A., e pata permendur edhe ne nje koment tjeter, por po e theksoj perseri qe nuk kam thene gjekundi qe zanafilla fetare e idese se zgjedhjes ”eshte e mjaftueshme” per te justifikuar shnderrimin e Amerikes ne polic te botes. Ajo qe them une eshte: 1. ideja e zgjedhjes pati zanafille besimtare; 2. ajo ndikoi tek idete e mepasme te ndergjegjes kombetare amerikane; 3. te gjitha keto ide e bene Ameriken ate qe njohim sot. Kaq dhe vetem kaq.

          Me tutje, ne rendin boteror te pasluftes II Amerika e beri ne nje fare menyre edhe rolin e policit, edhe e ruajti identitetin e saj politik. Ne çfare mase, me sa suksese dhe sa deshtime, kjo mund te diskutohet, por jo fakti qe ai rend egzistoi, funksionoi dhe bile edhe fitoi Luften e Ftohte. Ajo qe shtrohet sot, qe ishte edhe objekti i artikullit, eshte se a mund te riperterihet ai rend, dhe, nese po, ne çfare rrugesh e menyrash.

          Ne paragrafin e fundit ju shkruani nje te pavertete kur thoni se Puritanet ”luftonin per zhvleresimin e autoritetit fetar”(???). Nuk kam as me te voglen ide se ku mund ta keni gjetur kete, sepse shkrimet qe ata kane lene pas (mjaftohuni po deshet vetem me Cotton Mather dhe Jonathan Edwards) dhe tere studimet e mevonshme rreth tyre deshmojne per te kunderten, si edhe per zellin e tyre te madh besimtar.

          Ne pergjithesi do thosha se leximi i historise amerikane duke injoruar ose nenvleresuar aspektin e besimit nuk ndihmon ne kuptimin e ketij vendi.

  15. A duhet pranuar ideja se njeriu (ose një shtet i caktuar) në thelb është i mirë, apo veçanërisht i mirë?
    Varet nga çfarë kemi parasysh me të mirën. Kjo rëndom priret të përcaktohet nga interesi vetjak i atyre që e gjykojnë, ose prej një modeli të trashëguar vlerash.

    Njeriu është i pajisur me një mendje inteligjente dhe me dy duar që e bëjnë të dallojë nga frymorët e tjerë. Këto ne i përdorim për të marrë, duke e vendosur veten në qendër të një bote që besojmë se na është premtuar ta zotërojmë, sepse jemi më të mirët.

    Duke u sjellë si Zot, njeriu dëshmon në mënyrë konstante se ka mbetur një Bir jetim, që këmbëngul të mos rritet.
    A mund të jetë e sigurt bota në duart e një apo disa fëmijëve që, për më tepër, kanë në duar lodra të rrezikshme?

    Dhe nëse një nga fëmijët thotë se nuk del të luaj, pa bërë më parë punët e shtëpisë, cili është ndryshimi?

    Druaj se përgjigjet mund të jenë në formë pyetjesh, të tilla si:

    Po sikur mendja dhe duart të na jenë dhënë për t’u kujdesur për veten, po edhe për të tjerët dhe gjithçka përreth nesh? A ka Zot që i përligj dëmet që kemi shkaktuar deri më sot? Po sikur të vendosim të rritemi dhe të kuptojmë se jemi kujdestarë dhe jo zotër? Seriozisht.

    1. …”A duhet pranuar ideja se njeriu (ose një shtet i caktuar) në thelb është i mirë, apo veçanërisht i mirë?..”

      Teuta.

      Thomas Payne ndofta mund te ndihmoje:

      ..”Some writers have so confounded society with government, as to leave little or no distinction between them; whereas they are not only different, but have different origins. Society is produced by our wants, and government by our wickedness; the former promotes our happiness positively by uniting our affections, the latter negatively by restraining our vices. The one encourages intercourse, the other creates distinctions. The first a patron, the last a punisher.

      Society in every state is a blessing, but government even in its best state is but a necessary evil; in its worst state an intolerable one; for when we suffer, or are exposed to the same miseries by a government, which we might expect in a country without government, our calamity is heightened by reflecting that we furnish the means by which we suffer. Government, like dress, is the badge of lost innocence; the palaces of kings are built on the ruins of the bowers of paradise. For were the impulses of conscience clear, uniform, and irresistibly obeyed, man would need no other lawgiver; but that not being the case, he finds it necessary to surrender up a part of his property to furnish means for the protection of the rest; and this he is induced to do by the same prudence which in every other case advises him out of two evils to choose the least. Wherefore, security being the true design and end of government, it unanswerably follows that whatever form thereof appears most likely to ensure it to us, with the least expence and greatest benefit, is preferable to all others…”

      1. Keta qe flasin se shteti eshte i keq dhe shoqeria eshte e mire, mund te studiojne kanunin, i cili prodhon shoqeri e jo shtet, ose mund ta testojne ende sot ne disa zona te thella malore, keshtu te kuptojne sa u vlen lekura. Keta do perfundojne o te cmendur o me ndonje koqe plumbi, se shoqeria pa shtet do kapacitete psikologjike qe ne Perendim nuk i ka pase te nevojshme askush. Keta perfundojne me sindroma post lufte se degjojne shume te shtena, imagjino te jetonin gjithe jeten me shpaten e Demokleut mbi koke, ku ne cdo ferre mund te jete dikush qe do te heqe qafe se je cuni i xhaxhait te plakut, te atij qe vrau stergjyshin e kusheririt te dyte. Shoqeria pa shtet do kapacitete psikologjike qe nje dele e Perendise i ka humbur me kohe. Shteti eshte nje realitet dhe entitet i pazevendesueshem. Persa i perket pesimizmit te Teutes, ndaj pjesen qe ska ndonje kuptim te madh te thuash se njeriu apo shteti eshte ne thelb i mire, por cilesite e ndryshme te njeriut dhe shtetit duhet te kene kuptim ne lidhje me te miren dhe elemente universale ekzistojne, pra qe u japin vertetesi ne te sotmen. Nje cilesi njerezore apo shteterore qe pranohet universalisht mendoj se mund te sherbeje si etalon i se mires ( dhe anasjelltas nuk pranohet, etalon i se keqes).

        1. L.A., dakord për common sensin e munguar. Ka qenë dhe është kështu sa kohë që pas Volterit dhe ngritjes në piedestal të racionalitetit falë tij, mungojnë idetë (ose dëshira) për një konstrukt të ri arsyetimi. E që të jetë vërtetë common, sensit veç arsyes i lipset edhe shpirti.

        2. Parimin e universalitetit per nje te vertete une e perdor ne kuptimin hegelian, realja eshte racionale dhe racionalja eshte reale. Qe kjo te kete vertetesi ne fushen morale duhet nje koncept universaliteti qe e konfirmon. Llafi qe bie shteti tashme ne gjithe boten mban barren kunder analfabetizmit duke e detyruar (pothuajse)gjithe njerezimin te dije te shkruaje e te lexoje. Kjo dukuri mund te mbarte nje vertetesi edhe teorike, por mjafton fakti i universalitetit qe t’i jape nje vertetesi dhe qe shteti ne kete cilesi te quhet i mire. Mjafton te pohosh te kunderten dhe shteti del i keq, por kjo eshte thjesht mundesi teorike qe lejohet nga dialektika. Vertetimi i hipotezave te tilla varet nga universalizmi i dukurise. Nqs do te supozohej se gabon i gjithe njerezimi atehere kemi te bejme me nje kontekst shkencor, pra ai qe do te kontestonte gjithe njerezimin duhet te argumentoje ne menyre shkencore. Pak a shume eshte qartesuar se vetem njohja shkencore mundet te kontestoje parimin e universalitetit. Logjika deduktive bazohet te nje premise universale, logjika induktive synon verifikimin e nje universaliteti, logjika krahasimore prodhon teori universale nisur nga te ngjashmet, logjika dialektike platoniane nepermjet reductio ad absurdum synon perjashtimin e jouniversales. Mua me duket se gjithe proceset logjike qe njeh njeriu ( filozofia e shkenca) cojne pashmangshem tek pranimi i parimit te universalitetit si kriter i se te vertetes.

      2. Ksamil, Paine flet për monarkinë aty. Nëse e marrim të mirëqenë që teoritë e shek. XVIII-të shërbejnë për të shpjeguar shoqërinë e sotshme, a nuk është edhe ky një problem më vete?

        1. Teuta,

          Paine nuk flet vetëm për monarkinë. Sepse në të njëjtën ese, në Common Sense, më poshtë ka parashtruar edhe konfigurimin e shtetit të ardhshëm amerikan, me pothuajse të njëjtin konfigurim me të sotmin. Nëse democracia moderne më e sukseshme në botë shpjegohet me këto teori, atëherë përse nuk u shpjegoka shoqëria e sotme? Aq më tepër që shteti demokratik i ka bazat teorike më herët me Aristotelin, pra mijëra vjet përa esesë së Paine. Përse e u dashka të rishpiket rrota?

        2. L.A., sipas Paine:

          “…when we suffer, or are exposed to the same miseries by a government, which we might expect in a country without government, our calamity is heightened by reflecting that we furnish the means by which we suffer.”

          Rrota e shpikur më duket se k;tu shpie në një qerthull vicioz fataliteti.

          1. Teuta,
            Nuk e kuptoj ç’doni të thoni. Çfarë shihni ju në këte paragraf që ju bën pesimiste?

            Silas meje Paine kërkon të nxjerr në pah sa jonatyrale janë vuajtjet nën një regjim që avancon interesat e mbretit dhe elitës aristokratike, dhe paradoksin që kjo elitë pranohet apriori dhe e pakontestuar duke u mbështetur nga taksat e qytetarit të thjeshtë. Ai është duke parashtruar argumentin për demokraci, dhe shkëputjen prej monarkisë, që vjen më pas në esé.

        3. Ka disa pjesë nga fragmenti i “Common Sense” që po të vendosen në kontekstin e sotëm, duket se rezonojnë aq shumë me realitetin, sa të duket se po lexon ndonjë tabloid kritik të kohës tonë, por ky është një diskutim tjetër që nuk ka fort lidhje me temën.

        4. Teuta,

          Paine nuk merret me monarkine.
          Ai merret me rolin e shtetit, dhe arsyet e ekzistences se tij:
          -te realizoje sigurine fizike dhe materiale te neshtetasit
          -te kushtoje sa me pak
          -nga aktiviteti i tij, te perfitojne sa me shume vete

          Kjo eshte aksiomatike.
          Cdo veprimtari e shtetit qe, per cdo lloj arsyeje, shkon ndesh ketyre premisave, krijon kushtet per kontestim te tij. Dhe kontestimi nuk eshte domosdoshmerish subjektiv. Per shembull, ne rastin e SHBA, per mendimin tim faktori kryesor ne politiken e administrates se Trumpit, eshte ai ekonomik.
          SHBA me liabilitetet e veta te brendeshme dhe te jashtme, eshte shtrire ne maksimum ekonomikisht, dhe vendimet e administrates e refelktojne kete.

          Trendi eshte per poshte, me ose pa Tramp.

          https://d33wjekvz3zs1a.cloudfront.net/wp-content/uploads/2017/10/US-GDP-2017-Real-Annualized-Growth.jpg

          https://d33wjekvz3zs1a.cloudfront.net/wp-content/uploads/2017/10/US-Real-GDP-Annual-Growth-1947-2017.jpg

        5. “SHBA me liabilitetet e veta te brendeshme dhe te jashtme, eshte shtrire ne maksimum ekonomikisht, dhe vendimet e administrates e reflektojne kete.
          Trendi eshte per poshte, me ose pa Tramp.”

          Ksamil,

          Realiteti është kompleks dhe matet nga një shumësi treguesish. Ka prej tyre që mund të jenë edhe të panjohur/papërdorur deri më tash. Fanatikët, o më mirë besimtarët në kultin e GDP-së, besojnë se rritja e këtij treguesi do të thotë se punët po ecin mirë, edhe pse punët mund të shkojnë për dreq për hesap të vet, ose më mirë të themi për disa hesape që GDP as që i llogarit.

          Kjo i ngjan një beteje: ideologji vs. humanizëm.
          Të jesh njeri do të thotë shumë më tepër se thjesht ajo që prodhon, reklamon, tregton, apo konsumon.

          Pyeste Ajnshtajni, në 1930-ën: “Why does this magnificent applied science which saves work and makes life easier bring us so little happiness?” E përgjigjej, po vetë: “We have not yet learned to make sensible use of it.”

          “Sensible use” si mund të mësohet? Duke shkuar në Mars? S’e besoj. Duke mbjellë farishte në Hënë, jo e jo. Duke prodhuar armë inteligjente, ndoshta?

          Të qenit i përgjegjshëm ndaj nevojave të të tjerëve (sidomos më të dobëtve) konsiderohet cen i rëndë nga anëtarët e klubit të arsyes/racionalitetit. Besojmë se jemi të fortë nëse gjithçka e ndërtojmë rreth arsyes së ngushtë të përfitimit, ekspansionit, por kaq nuk mjafton për qenë mirë. Besojmë se kështu jemi racional, por ja që imagjinata nuk është racionale dhe intuita aq më pak. Kemi harruar edhe se zbulimet e mëdha kanë në bazë jo thjesht kuriozitetin, por edhe besimin intuitiv tek diçka që më pas, eksperiment pas eksperimenti, është provuar si e vërtetë.

          Me pak fjalë: një krizë, ose çdo lloj krize është një mundësi.
          Një mundësi për të kuptuar më mirë çfarë nuk shkon me sensin utilitar të qasjes ndaj zgjidhjes së problemit.

          Ps.: Në pjesën e dytë të “Common Sense”, Paine merret gjatë me monarkinë duke e kritikuar nga disa këndvështrime. Ajo që të bie në sy sot është se nëse provojmë të lexojmë “të qëruar” prej referencave të kohës, si paragrafët hyrës të “Common Sense”, ku flitet për origjinën dhe formën e qeverisjes, ashtu edhe disa pjesë të tjera të pamfletit, kritika tingëllon aktuale. Prej këtej edhe përfundimi se këmbëngulim të mbetemi po ata që kemi qenë dhe këtu nuk e kam fjalën për “our modern ills” që në thelb janë arkaike, apo për një shtet a qeveri të caktuar, po për sistemin në tërësi.

  16. Per Hyllin:

    Veshtire se mund te flitet per sistem meritokratik perpara se te mund te flitet per vete krijimin e sistemit si te tille. Dhe me sistem e kam fjalen me normimin e protokolleve te proceseve te punes, hierarkise etj. Pa kete protokoll nuk ka vlere merita. Se dyti per cfare merite mund te flitet ne kushtet kur planifikimi i pergjithshem con ne deshtim, e ca me keq ne kolaps?

    Per te gjykuar mbi kete duhen studime dhe te shikohet ne dinamike si ka ndryshuar qasja ne cdo sektor, ndonese ne parim sistemi coi ne profesionalizim.

    Ky dallim mendoj une duhet bere per shkak se keshtu kuptojme me mire harlisjen e mediokritetit dhe paaftesise pas renies se sistemit. Ketu e kam fjalen edhe per sistemin e nje procesi pune p.sh ne nje uzine. Ishte normimi i dispozitave, rregulloreve, udhezimeve, disiplina qe mbulonte ne teresi mangesite ne burime njerezore, prapambetjen, kapaciteti mobilizues dhe ne fund edhe fakti se pergjithesisht ai sistem politik me dominimin absolut thuajse menaxhonte cdo kosto.

    Te mos keqkuptohemi: jo se mungonin profesionistet. Jo se rekrutimet nuk ndiqnin nje kriter te rrepte profesional, por menaxhimi ne teresi nuk lidhet vetem me kete aspekt.

    Sa per ilustrim nga ushtria: Nese pyet nje ushtarak te vjeter sesi qendronte pergatitja ne ate kohe me sot, pervec intensitetit stervitor, do te thote: ne e zoteronim armen. Pra ne planin ngushtesisht teknik protokolli stervitor udhehiqej nga njohja e armes dhe maksimalizimi i kapaciteteve te saj taktiko-operative. Por kjo eshte larg te qenit ushtarak profesionist.

    E njejta gje nga Sigurimi. Ka patur shume shkelje ligjore, flagrante. Hetoheshin me rigorozitet, potokollohej rezultati hetimor, por mbyllej ceshtja per arsye nga me te ndryshmet.

    Si nje sistem ne pergjithesi i orientuar nga prirja per te planifikuat dhe kontrolluar, profesionalizimi eshte kerkese dhe sfide, por ketu shkolla shqiptare nuk u pergjigj dot mire. Dhe nuk u pergjigj aty ku eshte pika kritike e profesionistit: integriteti.

  17. N! mangesite vinin edhe si pasoje e nje mesatareje te pergjithshme te ulet. Ne Amerike beheshin/behen ndere e qoka si kudo, por mesatarja e pergjithshme e larte, nuk e cenon rende produktivitetin. Integriteti ne Shqiperi nuk ka pase ndonjehere sukses si koncept, perpos integritetit si integritet territorial i shtetit. Keshtu qe nuk mund t’u thuash pa integritet atyre qe punonin per integritetin territorial te shtetit (pranuar qe pyll pa derra ska). Qe ne keto 28 vjet u zhduk edhe integriteti i tyre, kjo lidhet besoj edhe me faktin qe ideologjia sunduese ishte dhe eshte zhdukja e shtetit shqiptar, nepermjet shkrirjes se supozuar ne BE. Ne kushtet kur e ardhmja supozon zhdukjen e kufijve, atehere s’ka ndonje integritet territorial per t’u mbrojtur, rrjedhimisht humbasin kuptimin ose esencen (se formalisht do te ekzistojne, deri kur…) edhe organet e sigurise. Nje nga difektet e demokracise, qe e bejne te papranueshme ne rang boteror eshte se konceptit i bashkangjiten teza, hipoteza, vlera e kode etike, ushtare e prifterinj. Tek ne demokracia erdhi e shoqeruar me konceptet e shkaterrimit te ekonomise dhe te zhdukjes se shpejti te shtetit shqiptar. Paradoksalisht, qe sot te besh shtet dhe ekonomi, duhet te jesh antidemokratik. Ne kushtet e nje shteti te destinuar te zhduket, si u projektua ne 1991/92, pretendimi se shqiptaret nuk do e grabisnin kete shtet qe po zhduket nga harta, rezulton te kete qene ne rastin me te mire naivitet i pashembullt, sepse shqiptaret e kane demostruar me raste te panumerta ne histori se kur vjen puna per placke, nuk te falin. Jo pse jemi popull me kulture plackitesish, por sepse mungesa e nje finaliteti, nje qellimi, nje objektivi te perbashket, con pashmangshem ne plackitje. Difekti i demokracise se shoqeruar me lloj-lloj salcerash ideologjike frenon edhe perhapjen e saj, ne rastin e temes, salca kristiane, e ben te pangrenshme per dhjetera vende islamike, sepse keto vende nuk e duan picen me salce, po e duan pice te bardhe. Nje demokraci me salce kristiane e sorrosiane, nuk ma pranon mua stomaku e tjetrit e tjetrit. Ne keto kushte, doemos qe luhet karta e autokracise, e cila merr karakteristika ose nacionaliste ose fetare, meqenese demokracia eshte e kapur nga nje nacionalizem ose fetarizem (apo etike) i Tjetrit, i cili e projekton demokracine si teori imperialiste ose mbikombetare. Junker Pijaneci para se te flase per BE-ne e demokracine, duhet te na shpjegoje pse gjate 18 vjeteve qe qeverisi Luksemburgun e ktheu ne parajse fiskale, duke demtuar shtetet e tjera europiane. Ne keto kushte, shqiptaret duhet t’i perqasen epokes se Enverit per ta studiuar mire e per te pare nqs ka ndonje gje qe mund te rekuperohet, persa i perket konceptit te shtetit dhe marredhenieve nderkombetare.

    1. Tek ne demokracia erdhi e shoqeruar me konceptet e shkaterrimit te ekonomise dhe te zhdukjes se shpejti te shtetit shqiptar. Paradoksalisht, qe sot te besh shtet dhe ekonomi, duhet te jesh antidemokratik. Ne kushtet e nje shteti te destinuar te zhduket, si u projektua ne 1991/92, pretendimi se shqiptaret nuk do e grabisnin kete shtet qe po zhduket nga harta, rezulton te kete qene ne rastin me te mire naivitet i pashembullt, sepse shqiptaret e kane demostruar me raste te panumerta ne histori se kur vjen puna per placke, nuk te falin. Jo pse jemi popull me kulture plackitesish, por sepse mungesa e nje finaliteti, nje qellimi, nje objektivi te perbashket, con pashmangshem ne plackitje.

      Hyllin, mungesa e finalitetit të shtetit-komb në 1990-ën nuk iu paraqit vetëm shqiptarëve si alternativa e vetme për të ardhmen, por edhe shumë shoqërive të tjera të Evropës Lindore, por asnjë prej tyre nuk e plaçkiti, aq më pak ta shkatërronte shtetin, siç ndodhi në Shqipëri. Arsyet mendoj se duhen kërkuar te rrethanat në të cilat ndodhi tranzicioni i sistemeve në Shqipëri, te njerëzit që u vendosën në krye të procesit, te modeli neoliberal i ofruar dhe i pranuar me zell nga elitat e reja dhe, po aq e rëndësishme, te historia e shkurtër e shtetit shqiptar krahasuar me shtetet e tjera në Evropë dhe e raportit të shqiptarëve me shtetin e tyre. Shkaqet e plaçkitjes dhe shkatërrimit të shtetit në vitet ’90 unë i shoh te:

      1. Inkompetenca e atyre që lanë pushtetin (R. Alia, me vonesën kriminale të hapjes dhe të reformave ekonomike pas vdekjes së E.H. për të zbutur skamjen që kishte pllakosur vendin, për të kaluar pastaj në ekstremin tjetër, atë të hapjes kaotike në 1990-ën).

      2. Inkompetenca e atyre që e morën pushtetin (Berisha dhe Pashko me Terapinë e Shock-ut në ekonomi, në drejtësi dhe ndaj gjithë institucioneve të trashëguara të shtetit shqiptar).

      3. Modeli neoliberal i kapitalizmit, i cili me përkufizim është avers ndaj shtetit.

      4. Historiku i shkurtër i shtetit shqiptar; 70 vite janë pak për të konsoliduar konceptin e shtetit të vet në një shoqëri, si të ndarë nga sistemi aktual ekonomik-politik, përtej partive dhe dhe ideologjive të radhës. Shtetet e tjera evropiane, edhe ato të Lindjes, kanë një një histori shekullore të shtetit të vet dhe të institucioneve të tij, që shkon pas deri në Mesjetë, kohë e mjaftueshme për të hedhur rrënjë në shoqëri koncepti i shtetit si fundamenti kryesor i organizimit të shoqërisë.

      Ngërçi dhe stresi i jashtëzakonshëm ekonomik, kulturor dhe social që ndeshi shoqëria shqiptare në vitet ’80-90, bashkë me identifikimin e institucioneve shtetërore si komuniste nga elita e re që mori pushtetin – si pjesë e sistemit të vjetër, për tu shkatërruar dhe për tu zëvendësuar me të reja – bashkë me neoliberalizmin dhe raportin ende të dobët të shqiptarëve me shtetin e tyre 70 vjeçar, sollën katastrofën e viteve ’90, pasojat e së cilës vazhdojnë, me intensitet të lartë madje, ende sot.

      Ose, e thënë me fjalët tuaja, organizmi i shoqërisë shqiptare nuk ishte ende në gjendje për ta përtypur dhe tretur gjellën (demokracinë) bashkë me salcën (neoliberalizmin) e ofruar. Ushqimi i servirur, në këtë kombinim me neoliberalizmin, doli aq i fortë (kupto: i dëmshëm) për shoqërinë shqiptare, sa edhe pas 30 vitesh ende përpiqemi që ta tretim, në mos po na tret si shoqëri…

      [Pyetjet që më ngacmojnë: cila mund të ishte alternativa për Shqipërinë në ’90-ën, a është sot shoqëria shqiptare gati për demokracinë neoliberale – kur salca neoliberale po ua prishë midenë edhe shoqërive të tjera, shumë më të zhvilluara dhe të konsoliduara se ajo shqiptare – apo duhet kërkuar për alternativë tjetër, le t’i trajtojmë një herë tjetër, në një temë më të përshtatshme, sepse edhe me kaq kemi devijuar goxha nga tema e shkrimit (ndjesë Ernestit!).]

  18. Gjilpera ne fakt ne vendet e Lindjes demokracia u shoqerua me rimarrjen e sovranitetit prej B. Sovjetik, dmth me ristrukturimin e shtetit kombetar dhe 4 vendet joballkanike reaguan bashkarisht ndaj krizes se 2008 ne sens sovranist. Shteti u demonizua vetem ne Shqiperi ( ndoshta edhe Rumani prej Causheskut) dhe sot Rama eshte duke vendosur hap pas hapi nje model autokratik pikerisht ne emer te rivendosjes se shtetit. Demokracia ne Shqiperi eshte e “djegur”. Dy shtyllat e propagandes qeveritare jane rritja e GDP-se dhe rivendosja e shtetit, ku ne rivendosje nenkuptohet qe shteti dikur ka qene (koha e Enverit), u zhduk e tani po vjen prape era shtet. Keto gjejne jehone te madhe tek socialistet, te cilet jane lidhur me Ramen ne kuptimin me direkt te mundshem, aq sa Rama ashtu si i mori votat me tuta duke folur per tepsi e timon, ashtu edhe mund te shpalle grupe armiqesore ne parti dhe t’i japin te drejte. Ky eshte duke shkuar drejt mandatit te trete ne stil autokratik. Demokracia perfaqesuese duket si demode, ka nje vullnet te qarte per lidhje te drejperdrejte me udheheqesin, qofte per mire e qofte per keq. Demokracine e lidhen me koncepte qe shkaktuan kriminalizim te shoqerise, shoqeria po reagon ne kuptim antidemokratik, aq sa demokracia po likujdohet dalengadale si utopi. Difekti per mua ishte ne 91/92, shkaterrimi i modelit te prodhimit kapitalist ne industri e bujqesi dhe shkaterrimi i konceptit te shtetit shqiptar. Tani ringritja prodhon autokraci dhe ta gezojme Ramen edhe nje mandat te trete me votat vendimtare te pensionisteve. Amerika luajti shume rende me salcat mbi demokraci, me sukses zero ne vendet afro-aziatike dhe me nje reagim sovranist ne vendet katolike te Europes, qe eshte pak a shume mohim si i Fukujames dhe i Huntingtonit. Vete Amerika me Trampin eshte vene ne krye te mohimit te vetes. Nje mandat i dyte i Trampit i ve vulen edhe ne Europe demokracise si eshte konceptuar nga 1945 e ketej; nuk do te vijoje as si demokraci kristian-sociale as si demokraci liberale. Amerika eshte peshe shume e rende per shpatullat europiane.

    1. Hyllin, argumenti qëndron, që vendet e tjera të Evropës Lindore e rimorën sovranitetin prej B.S., në fillim të viteve ’90. Edhe pse efekti neutralizues dhe mbrojtës i kësaj rimarrjeje të sovranitetit – kundrejt heqjes së finalitetit të shtetit komb me perspektivën e EU-së – është vështirë që “të matet”, një efekt shtesë për mbrojtjen e shtetit e ka pasur sigurisht. Vetëm se në rastin tonë – po spekuloj tani – edhe sikur Shqipëria të ishte nën tutelën e B.S. para ’90-ës dhe ta rifitonte atëherë sovranitetin bashkë me të tjerët, reagimi në Shqipëri mund të ishte ndryshe nga ai i vendeve të tjera lindore; ndoshta një arsye më tepër për të plaçkitur dhe shkatërruar shtetin ruso-komunist…:) Ndryshimin kryesor unë vazhdoj ta shoh te tradita e gjatë shtetërore në këto vende, e cila ka mundësuar rrënjosjen e konceptit të shtetit në shoqëri dhe që bashkë me elita të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme për rolin e tyre, e mbrojnë shtetin dhe themelet e shoqërisë në raste krizash madhore.

      1. Tani po qe per tradite shteterore, hiq shekujt e dyndjeve barbare, sllave vecanerisht, shteti ne keto ane ka prani 2400 vjecare. Nderkohe qe pavaresia e Polonise dhe Cekise erdhi ne 1918 , aq ka edhe shteti hungarez si i tille, ai sllovak si i tille ka vetem 23 vjet. Ne shkaqet mund t’i kerkojme edhe ne epoken pellazge, sepse mekanizmi shkak-pasoje eshte i tille qe po te duam shkojme deri ne limitet e njohjes historike/prehistorike, por si shkak i menjehershem, i pari ne linjen e ketij mekanizmi eshte koncepti i zhdukjes se kufijve, i cili ne nje popull qe kufirin e kish kthyer ne tabune me te madhe perkthehej ne shkaterrimin e shtetit. Supozimi ishte dhe eshte qe Europa do na sjelle leke e specialiste e do na i rindertoje gjithe institucionet dhe ekonomine sipas modelit europian, shqiptaret te bejne placke sa pa ardhur Europiani qe te vendose ligjin e shtetin europian. Nuk eshte se po flasim per kohen e shkuar te harruar, ky koncept europianist me plackitjen si objektiv derisa te vije frengu, eshte shendoshe si kokrra e molles dhe rrotullohet ne mendjen e te shumteve ne Shqiperi. Me shume se shkaku historik i nje pasoje aktuale, kjo eshte mendesia sunduese sot e kesaj dite, thjesht ka evoluar gjate viteve te Rames, qe vetem drejtorat, ministrat e oligarket kane te drejte te plackisin derisa te vije frengu. Vetem ata mund te plackisin pa u hyre gjemb ne kembe, te tjeret mund te hane burg (sidomos po qene te LSI-se e PD-se). Ky eshte shteti minimalist qe entuziasmon socialistet. Nga pikepamja ekonomike cdo gje po strukturohet si oligopol, ne cdo sektor kombetar e ne cdo qytet(ekonomi lokale) jane 3-4 apo 5 kompani te medha qe vendosin cmimin e tregut dhe rrogat. Me te dukshme jane tek sektori i sigurimeve, telekomunikacioneve, kompanive te ndertimit, te tregtise me shumice e po tentojne edhe bankat, universitetet private, e cdo forme te oligopolizueshme te sektorit te sherbimeve. Pra, po hyn nje kapitalizem, te cilin para 120 vjetesh shteti amerikan e goditi nepermjet ligjeve antitrust. Sigurisht nje kapitalizem qe ska lidhje me natyren meritokratike te kapitalizmit, por me frymen reaksionare te feudalizmit, qe paraqitej me se miri tek koncepti i esnafeve apo ‘guild’, ne te cilat 4-5 me te medhenjte vendosnin cmimin ne treg dhe rrogat. Pra ne vend te nje shteti rregullator, kemi treg oligopolist qe rregullohet nga 4-5 kompani me marreveshje. Pra, Gjilpera, demokracia liberale e Amerikes, ketu ka sjelle Far Westin, jetojme fizikisht ne shek 21 dhe menderisht ne shekullin e 19.

Lini një Përgjigje te ksamilAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin