TË SHOHËSH ËNDRRA ME SHQIPËRINË

nga Erida Gjini

E pabesueshme por po ndodh. Sot në Shqipëri studentët janë zgjuar. Studentët po ngrenë zërin. Po protestojnë, po zënë rrugët, po pengojnë “punën si zakonisht” të pushtetit, të qeverisë, të universiteteve. Po marrin hapësirën mediatike nëpër televizione e gazeta, aq shpesh të dedikuar politikanëve.  Po ua rrëmbejnë sheshet fizikisht me prezencën e tyre, partive dhe militantëve. Për të parën herë në kaq vite, një energji studentore, e civilizuar, që të rrëmben e të frymëzon të bashkohesh, dhe neve të ikurve që jemi larg. Sepse kanë kaq shumë të drejtë në kërkesat e tyre. Dhe duhet të ishin ngritur akoma më herët. Por sot është dita e tyre, dhe është kaq bukur, ora e tyre, urgjenca, forca e tyre!

Jetohet në një Shqipëri të varfër, në një Shqipëri të ekstremeve, në një Shqipëri të sakrificave të tejskajshme, në një Shqipëri ku historikisht kënaqesh me pak sepse mund ta humbësh aq lehtë dhe atë aq ‘pak’ të akumular me mund. Pesha kryesore i bie të rinjve, që duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre, por shumë shpesh edhe për familjet, edhe për të tashmen e pasigurt. Ëndrra më e madhe e tyre është të largohen me punë apo studime jashtë vendit… Tani sa breza u bënë? Shumë pak arrijnë të shohin ëndrra me Shqipërinë.

E kam lënë Shqipërinë në vitin 2000 dhe kam studiuar në kolegje e universitete ndërkombëtare, në Itali, Holandë, Skoci, ku kam pasur mundësinë të zhvilloj njohuritë, aftësitë, rrjetin shoqëror, eksperienca formuese të shumëllojshme, respektin per veten dhe për punën. Kam qenë me fat sepse kam fituar bursa dhe kjo më ka lejuar t’i dedikohesha plotësisht studimit, kam qenë me fat sepse profesorët e mi më kanë vlerësuar, universitetet më kanë mbështetur financiarisht, më kanë mbështetur emocionalisht, më kanë mbështetur intelektualisht. Sepse si studente jam orientuar e trajtuar me respekt e kujdes të veçantë, sepse më janë hapur rrugët e dijes, më janë ofruar zgjidhje dhe zgjedhje për të ecur përpara dhe për të gjetur vetveten, edhe kur kam gabuar, më janë lehtësuar mënyrat për të realizuar në maksimum kapacitetet e mia. Si unë, shumë studentë të tjerë shqiptarë kanë përparuar jashtë vendit. Do të desha që këto mundësi e këto hapësira t’u jepeshin dhe studentëve në Shqipëri.

Besoj se nuk do të mund ta kisha gjetur kurrë atë mbështetje në universitetet shqiptare, jo vetëm ato vite, por edhe sot. Ndoshta nuk do të kisha arritur kurrë të nxirrja në pah vlerat dhe talentin tim, të zhvilloja pasionin tim midis biologjisë dhe matematikës. Dhe më vjen keq. Nuk flas këtu për konkurencë puro me vendet më të zhvilluara – dihen limitet ekonomike te Shqipërisë –  por të paktën për idealin, për utopinë, për hapat e vegjël të sistemit në investimin drejt perfeksionit. Flas për gjërat bazike, flas për kushtet minimale, entuziazmin, për mundësitë, për fleksibilitetin e strukturave, për jo-bllokimin, për jo-dhunën, për respektin, për përfaqësimin, për stimulimin, për hapësirat fizike, ekonomike, sociale dhe konjitive që duhet t’i krijohen një të riu student që ta zhvillojë studimin me dinjitet. Dhe që nuk i janë krijuar në kaq vite. Dhe që akoma nuk po i krijohen. Përkundrazi duket sikur po thellohet akoma dhe më shumë hendeku midis atyre që realisht do përfitojnë nga universiteti dhe atyre që do zhvaten e rropaten e do humbasin kohën e tyre në të.

Këtë tetor pata rastin të njihesha nga afër me botën e studentëve në Shqipëri kur organizova një workshop shkencor mbi biomatematikën, fushën ku punoj prej disa vitesh. Ishin ditët e para të vitit të ri shkollor por ata erdhën rregullisht për të thithur në maksimum eksperiencën e re. Mbeta e mrekulluar nga entuziazmi i tyre, nga etja e tyre për dije, për të shpalosur vetveten, për të bërë dicka madhore me studimet, dhe pse në Shqipëri, edhe pse ndoshta shumë prej tyre harxhojnë një pjesë të vyer të kohës duke punuar në ‘call center’-a. Folëm shumë për problemet që ato hasnin në përditshmërinë studentore, për njëmijë gjërat që u mungojnë, për bibliotekat e varfra, për konviktet skandaloze, për aksesin e pamundur tek revistat shkencore ndërkombëtare, për kompjuterat që nuk janë, për pamundësinë e projekteve ndërdisiplinore, për frikën nga pedagogët… por dhe për ëndrrat dhe rezistencën e tyre, secili në mënyrën e vet. Ishte kaq bukur. Mallëngjyese, të dëgjoje për sakrificat gjatë studimit, punësimin paralel për të siguruar të ardhura, investimin në master shkencor dhe pse nuk kishin asnjë ide se në ç’profesion mund ta përdorin atë master shkencor, pranimin e studimit në një degë të caktuar dhe pse pasionin e kishin pasur diku tjetër – disa i kishte kapur sistemi i sapondryshuar para disa vitesh. Më kërkuan dhe këshilla, këshilla si të largoheshin jashtë Shqipërisë…

Ishin inteligjentë, aktivë, të pandrojtur, vigjilentë, kërkues, krijues, të etur për motivim dhe orientim, ambiciozë, të këndshëm, ishin të mrekullueshëm. Si mund të humbasë Shqipëria një kontigjent të tillë? Një pasuri njerëzore të tillë, kaq të shtrenjtë? Mirë ne që ikëm e nuk u kthyem, por të paktën ata që janë ende aty, ai brez është ende aty, ata ende mund të shpëtojnë, ata ende duan të shpëtojnë, duhet të ushqehen me horizonte. Me pedagogët e fakultetit diskutohej numri i vogël i studentëve, në reduktim nga viti në vit, në Master po e po, por edhe në Bachelor. Më treguan se si në disa universitete të tjera të vendit, dega e Matematikës ishte mbyllur komplet. Çfarë humbjeje. Si mund të zhvillohet shkenca e një vendi pa matematikën? Pedagogëve të huaj që dhanë leksione u bëri pershtypje dhe mungesa ose prezenca e rrallë e djemve ne auditor, “Ku janë djemtë?” më pyesnin, dhe unë kuptova se nuk bëhej fjalë për një episod sporadik, sepse në përgjithësi raporti djem-vajza në frekuentimin e studimeve të larta është bërë gjithnjë e më asimetrik vitet e fundit, si pasojë e emigracionit jashtë vendit. Probleme ekonomike, universitare, demografike, sociale… të gjithë faktorët ndërthuren. Dhe kështu të gjitha sfidat bashkohen në të njëjtën betejë të përbashkët për zhvillim.

Kam sa e sa shembuj në këto vite kontaktesh të pakta me Shqipërinë, ku më kanë alarmuar rastet e korrupsionit dhe neglizhencës brenda universitetit, mungesa e stimulimit dhe kushteve për bashkëmoshatarët e mi, por sidomos bllokimi i avancimit në studime e profesion edhe i të shkëlqyerve. Kjo e gjitha nga sistemi i paqartë dhe fasadë i konkurseve, rregulloreve që ndryshojnë vazhdimisht, çmimeve fiktive, ‘xhunglës’ së të fortëve, doktoraturave që nuk hapen. Një shoqe e imja e shkëlqyer në mjekësi nuk e “fitoi” dot specializimin për vite e vite me radhë… dhe e anashkaloi talentin dhe ekspertizën si mjeke per të bërë punë të tjera dytësore ndërkohë. Pra ekselenca nuk mjafton. Në vende të tjera ajo do ishte paguar për ta kryer atë specializim. Jam shokuar nga komentet që kanë hasur studentët nga pedagogët e tyre.  A i thuhet një grupi studentësh në doktoraturë: “dëgjoni se e dimë që asnjë nga ju nuk do bëhet Ajnshtajni…”?? Mungesë orientimi, besimi e mbështetjeje po e po, por edhe cinizëm i panevojshëm e denigrim haptazi. Në dukje banale, por histori të tilla që shumëkush mund t’i ketë jetuar apo dëgjuar apo përjetuar nëpërmjet miqsh e të afërmish, tregojnë për difekte shumë të thella në institucionin themelor të dijes, sic është universiteti. Pavarësisht faktit se mund të ketë shumë shembuj pedagogësh korrektë, të aftë dhe frymëzues, programe të suksesshme aty këtu, studentë heronj që ia dalin edhe pas qindra sakrificash, sot në botën universitare difekte sistemike, menaxheriale, konceptuale, ekonomike, etike, ekzistojnë plot e gjerësisht dhe pengojnë zhvillimin. Duhet ndryshuar sistemi. Universiteti nuk është vetëm për heronj. Universiteti është për të gjithë. Sfida për universitetin është sfida e të gjithëve, edhe e pedagogëve, edhe e prindërve, edhe e gjithë shoqërisë. Nevojitet reformim radikal.

 

Prandaj këto kohë jam e lumtur që shikoj studentët të ngritur në këmbë, dhe jo vetëm për tarifat, sepse shpresoj që kjo protestë të shërbejë dhe për të vendosur në vend dinjitetin e tyre, dinjitetin e dijes, cilësinë e mësimdhënies, hapësirat e nevojshme për zhvillim maksimal të kapaciteteve dhe talenteve, pavarësisht origjinës. Studentët nuk kanë detyrë të kontrollojnë universitetin, të zgjidhin konfliktet institucionale rektor-dekan, të blejnë karrige apo kompjutera ku të punojnë, ata kanë të drejtë të jetojnë universitetin më të mirë të mundshëm. Ata kanë të drejtë të pretendojnë më shumë. Ata kanë të drejtë të ëndërrojnë më shumë.

Kohët moderne sa vijnë e po na përballin me sfida komplekse ekonomike, teknologjike, shkencore, mjekësore, mjedisore, ekologjike e klimatike. Të humbasësh sot universitetin publik, të braktisësh universitetin, të mos investosh aty si shtyllë kryesore e mendimit dhe arsyes, e teknikës dhe shkencës, e qytetarisë  dhe humanizmit në një shoqëri, do të thotë të humbasësh trenin e së ardhmes. Do të thotë të vdesësh si shoqëri, të kthehesh prapa në errësirë dhe mediokritet, të varesh nga të tjerët, të mos krijosh më asgjë nga vetvetja si komb, por thjesht të asimilosh pasivisht atë që të serviret në vorbullën e informacionit dhe tregut global. Por të investosh me kujdes dhe vizion në arsim, edhe duke lënë mangët disa aspekte të tjera, është të rrisësh fitimin shumëfish, sepse një brez i ri i mirëarsimuar, me vetëbesim e potencial krijues, ndikon për vite e vite me radhë në të gjitha fushat. Dua të besoj tek mrekullia “student 2018”. Është bukur kur sheh kështu ëndrra me Shqipërinë!

(c) 2018, autorja

Foto në kopertinë (c) Ivana Dervishi

18 Komente

  1. Shqiperia shpenzon per arsimin rreth 3% te GDP, 2,9% i niste llogarite Malaj. Nje indeks i tille, cilesohet si ‘”low human development”. Vendet skandinave jane tek mesatarja 7.5% dhe ka nje thes me vende afrikane qe jane siper nesh. Nje pjese te Afrikes e kemi poshte po jo Ganen, Nigerin Burkina Fason etj. Vende te tjera, krahas shpenzimeve publike kane edhe shpenzime te forta private si gjithe keto minishtetet qe s’kane as universitete apo Amerika. Ne Shqiperi nuk ka per t’u bere dot shkence se shkenca kushton ( ne rastin me te mire do eksportojme talente te reja), as kemi per te pasur inxhinjere aerospaciale, por mund te kete nje hov cilesor ne mesataren e kapitalit njerezor dhe per kete universiteti luan rol kyc. Ta cosh shpenzimin publik nga 3% ne 5% te GDP eshte domosdoshmeri jo luks, te cilin e paska Gana apo Nigeri dhe nuk e paska Shqiperia. Nqs sduam Afriken se turperohemi apo se eshte racizem ja aty eshte Moldavia , vend europiano lindor, te bardhesh, ish komunist, me i varfer se Shqiperia dhe shpenzon 6,7% te GDP per arsim. Nqs ka nje kerkese te studenteve qe duhet mbeshtetur me fort nga te tjerat eshte pikerisht rritja e shpenzimeve publike per arsimin, qe eshte edhe thelbi i gjithe kerkesave te tjera. Rriten shpenzimet publike, rritet nevoja per kontroll cilesie e behen gjithe permiresimet e nevojshme ne kushtet e jeteses dhe te studimit. Shqiperia eshte vendi i absurdit, duke shpenzuar pak dhe keq brenda nje sistemi korrupsioni galopant, pretendohet Reforma ne arsim.

  2. Veshtire te gjesh ndonje gje ne kete shkrim qe te te beje te reflektosh, te mendosh, apo edhe ta kundershtosh.
    Autorja eshte e mrekulluar ne nje paragraf, e mahnitur ne tjetrin, e mallengjyer dukur tjeter per sakrificat e studenteve.

    Nuk eshte keshtu situata. Ne Shqiperi jetojme, syte edhe pse nuk i kemi te bukur i kemi ne vend. Edhe veshet po ashtu. Nuk ka nje panorame te tille studentore ne vendin tone. Te flasim njehere me kembe ne toke. Pastaj kemi qene edhe vete studente kur kishte shume me pak mundesi dhe nuk zuri njeri histeria per kushtet e konvikteve. Mbase kemi qene te fjetur dhe keta jane zgjuar.

    Protesta me e organizuar – te pakten si proteste qytetare – ishte ajo e per Teatrin. Me kerkesa te arsyetuara, me thirrje per solidaritet, me mbledhje te perhershme dhe pa fyer kend. Pa ultimatume. Robert Ndrenika dhe Bujar Asqeriu qe permenden hunjte, ne fakt vendosen te braktisin profilin e aktorit dramatik per te kaluar ne komedi. Zgjedhje e tyre.

    Krahasuar me protesten per Teatrin kjo e studenteve eshte me masive, por me kaotike. Ajo ka baze objektive, por nuk artikulon problemet reale. Ajo eshte proteste e studenteve, por nuk manifeston mesazhe te elites.

    Te dyja protestat evidentuan deficencen e nje oratori. Ne kauza te tilla oratoria, folesi imponon betejen e argumenteve dhe e gjunjezon pushtetin fillimisht aty. Kjo nuk eshte teorike, kjo eshte kerkese organike e nje proteste qe te kete sukses dhe te zgjeroje jehonen e vet.

    Ne protesten e tanishme ka vetem kaos dhe zhurme, pankarta me fjale “te zgjuta” dhe asgje me shume. Personalisht mendoja se nga Levizja per Universitetin do te kishte individe qe do te artikulonin me mire, do te percillnin disa “teza”, apo disa sugjerime qe kapercejne impostimin e atyperatyshem te reagimit per nje tarife. Fatkeqesisht kryeministri ka te drejte: ata jane marksiste qe nuk njohin Marksin. Ata i zuri historia gafil dhe tani po improvizojne.

    Cila eshte kjo enderr me nje Shqiperi qe proteston por qe nuk di c’kerkon? Nje Shqiperi qe zhurmon nga nje proteste qe po degradon ne pluralizem kerkesash qe bashkohen te mungesa e seriozitetit. Protesta eshte nje proces qe duhet udhehequr. Perndryshe ta gezoni piknikun para Ministrise se Arsimit.

    Keshtu u entuziazmuan disa edhe ne qershor te vitit 2013…Fatkeqesisht.

  3. Protesta e aktoreve ishte kot e mbeti kot, kaloi nga tragjedia ne komedi dhe aty si cdo gje qe behet barsalete u zerua. Kjo eshte proteste plot qe duan ta kthejne kot, pastaj tragjike e ne fund komike, keshtu te barsaletizojme edhe brezin e ri qe guxon ta beje bishtim me te gjate se i ati, po ka lepur qe e ka bishtin me te gjate se i ati ? Ska atehere ca duan keta ,kushte konviktore, jo po t’i kthejme qelite studentore nga treshe ne dyshe, se duan komoditet bytha e ketyre. Aty kateshe me krevate marinari te behen, edhe gjateshe, po pse kot ka gjashtarja 6 fisheke. Eh o gjerman ca le pas, tha.

    1. Ajo nuk ishte proteste kot. Por nuk ishte e fuqishme, sepse helbete te kerkosh dicka per teatrin ne Shqiperi ke me pak shoke sesa te kerkosh na ul tarifen. Ajo nuk ishte kot sepse argumentet i ndertoi jo keq, kuptohet me ndihme. Dhe ajo nuk eshte kot akoma, sepse ne Shqiperi nuk ka Gjykate Kushtetuese. Ajo nuk proteste qe galvanizon masa, por ama e krijon nje kauze qe eshte ne nje pjese te madhe edhe ligjore, kushtetuese. Ajo eshte protesta me serioze per mendimin tim, edhe pse pak e vazhdojne.

      Kjo e tanishmja ka potenacialin e nje pakenaqesie te madhe, por si proteste eshte KOT. Dhe nuk te barsaletizon dot kush po te perceptoi se je i vertet dhe ke edhe mendje. Askush nuk e barsaletizoi protesten e Teatrit. Pati aktore serioze qe barsaletizuan veten, por pa e demtuar aspak Kauzen. Ajo qe eshte.

      Mendimi im kuptohet.

      1. n!

        Ndoshta duhet bërë dallimi midis protestës dhe revoltës. Protestat zakonisht kanë një kauzë të mirëpërcaktur, kurse revolta është më tepër një reaksion ndaj një padrejtësie, ndonëse nuk e përjashton kauzën. Teatri anon më shumë nga protesta. Kurse lëvizja studentore më shumë nga revolta.

        Revolta studentore rezonon më shumë me problemet sociale që ka sot Shqipëria sesa rezonon Teatri, i cili vazhdon të mbetet per ta një kauzë abstrakte. Përkundrazi, nërzit edhe nëse nuk i kuptojnë mirë problemet e arsimit, e ndjenë padrejtësinë.

        Cështja te tilla si e Teatrit mbyllet nëse qeveria tërhiqet. Edhe cështja e Kukësianëve u mbyll kur qeveria u tërhoq. Por problemet e studntëve nuk mund të mbyllen, sepse janë pjesë e një korrnize më të gjërë problemesh. Kush mendon se mund ta kaloj duke manipuluar si me Teatrin nuk është duke e analizuar si duhet. Edhe nëse nuk zgjidhet tani, dhe Rama bën qëndresë, do ketë një tjetër revoltë pas gjashtë muajsh. Ekonomia brenda vendit është duke u përkeqësuar, nuk është duke u përmirësuar. Për të mos folur që në arenën globale ka një konsensus ne pritje të një tjetër rënie ekonomike. Kryeministri është duke notuar kundër rrymës.

        1. Reaksion do ta pranoja. Revolta le te artikuloje kerkesa politike qe te perligje kete emertese. Plus student eshte nje titull qe duhet merituar. Dhe nuk te ben student regjistrimi ne universitet. Sidomos ne Shqiperi ku sic dihet po e fillove shkollen e larte e mbaron me siguri.

  4. Robert Ndrenika u vu ne pleqeri te luaje ne realitet rolin e Qazim Mulletit, tani ben per te qeshur dhe eshte mekati me i madh i asaj proteste dhe nje nga qelbsirlleqet me te medha te Lali Matrapazit, i cili duhet ta refuzonte urdherin kriminel te Kokainomanit. Ishte dhe eshte kot sepse nuk ishte proteste por degjese, nje kuvendim ku behen llogje. Robi llogjet i ben ne ndonje forum internetor. Fale studenteve po nis nje Kulturkampf, ate qe italianet nuk e bene dhe nuk e bejne dot, qe te debojne katokomunizmin (politikisht majtas e djathtas )nga arsimi dhe kultura. Te ne eshte ortokomunizmi,( bashkimi i ortodoksise dhe komunizmit) qe eshte dogma kulturore dhe arsimore ne Shqiperi. Nuk ka rendesi ca trashegimie familjare ke, edhe katoliket jane kthyer ne ortokomuniste, qofshin politikisht majtas apo djathtas, myslymanet po e po. Eshte forma sunduese e elitizmit kulturor, ajo qe merr vendimet qe lidhen me kulturen e arsimin. Keta katoliket qe bejne si antikomuniste te thekur, vijne me influenca te forta katokomunizmi nga Italia dhe pastaj nuk e duhet shume per t’u ortokomunistizuar. Ketu eshte Kulturkampf kunder ortokomunizmit, kunder Dhori Kuleve qe kane dekanatet, kunder Lindita Nikollave e Edvin Kristaq Ramave, kunder Lubonjave biles edhe Ngjelave, sado qe ky soj vetem sa ben si anti ortokomunist, se ndonje doktrine kulturkampfi nuk i kam pare. Normal qe ne thelb te gjithe duan ta mbysin protesten se nuk duan te mbesin viktima te Kulturkampf-it. Kjo proteste sido qe te marre, do te mbetet si perpjekja e pare shqiptare kunder sundimit kulturor te ortokomunizmit, te lindur ne 1944.

      1. Hyllin nuk propozon kurrgje! Hyllin vetem deklason! Ortokomunizmi (“i tij”) duhet ta conte ne te kunderten e kesaj te keqeje (sipas tij), pra anti-ortokomunizmin, i cili duhet te ishte (te pakten teorikisht duhet te jete) zgjidhja e problemeve aktuale te studentizmit protestues shqiptar. Mirpo kete shpetim, pikerisht antiortokomunizmin hyllin nuk na e shpjegon. Ndoshta kjo ka te beje edhe me ndonje strategji zhvillimi evolutiv, i cili konsiston ne rrezimin bytheperpjete te Eduarto Ramose, per te na sjelle zgjidhjen e te gjitha ngerceve ku gjindet Shqiperia studentore, pse jo edhe vete Shqiperia punetore dhe ajo e papune. Me nje fjale, nje here per njehere flasim shume e themi pak, thjesht per arsye strategjike. Sepse problemi shqiptar e ka emrin: Rama, por kjo eshte he per he sekret, ndaj kujdes me strategjine!

    1. Hyllin dhe N! Po flisni per protesten e teatrit ne kohe te shkuar. Ajo proteste vazhdon. Protestohet cdo dite dhe ka dite qe mblidhen me qindra vete. Po ta shikosh holle holle nuk ka proteste me me bosht, me konsistente dhe mireartikuluar se ajo. Pervec rekordit ne kohezgjatje.

      Se dyti, po behet gabimi i neomarksistave (qe po ju humbet shpejt vula) ne protesten e studenteve, te cilet u perpoqen ta paraqesin ate si nje proteste te izoluar. Jo. Protestat per mendimin tim kane te gjitha lidhje me njera-tjetren. Kjo e teatrit po se po, por edhe ajo e Astirit e te tjera gjithashtu. Protesta e studenteve eshte e lidhur me qindra fije shpesh te padukshme me to. Por edhe keto dite protestuesit e teatrit jane ne kontakte formale dhe te drejtperdrejta me protestuesit studente. Ata po “shkembejne” idete dhe pervojat nese mund te themi keshtu.

      Fatkeqesisht situata eshte ashtu sic e pershkruan N! me protesten e studenteve. Por ka shprese akoma. Madje une mendoj se qe nga sot po shfaqen sinjale shume pozitive. Revolta e tyre (sepse e tille eshte, ka te drejte L.A) eshte e qarte vetem ne nje gje: ata jane kunder sistemit aktual, pergjegjesit kryesore te te cilit jane partite e deritanishme. Dhe kjo mjafton si kauze. Per te tjerat jane teresisht te paqarte. N! ka te drejte, Nuk kane mes tyre akoma nje orator. Por jo se nuk ka bilbila mes tyre. Por se jane te paqarte konceptualisht. Flasin kodra pas bregut.

      Deri tani ia kane dale mbane thjesht te izolojne kauzen e tyre. Paradoksalisht kjo ka sjelle nje efekt pozitiv. Ate qe ka krijuar brumin per nje rifillim te ri. Por cfare ka funksionuar ne ditet e para te protestes nuk do te funksionoje mire qe tani e tutje. Cfare ndodhi pasi Rama nuk ua plotesoi kerkesat? U shperndane si pula pa koke. Refuzimi i gjeti te papergatitur. Sot besoj se e kuptuan. Kjo gjoja apolitika nuk do i coj asgjekundi. Prandaj sa me pare te kthjellohen aq me mire eshte per te gjithe. Se deri tani duken si eunuke kokeforte por te tredhur. Politika e re shqiptare DUHET te dali nga kjo revolte. Per te miren e te gjitheve.

      Personalisht nuk mendoj se studentet jane te pergatitur per kete. Dmth ata perceptojne cfare duan por nuk e dine cfare duan. Mirepo mendoj se qe nga sot jane bere me pranues dhe shume prej intelektualeve dhe pedagogeve qe i kane perzene ne ditet e para po i pranojne. Une them se kokat e nje levizjeje te re do te vijne pikerisht nga keta intelektuale te rinj qe i jane bashkuar studenteve. Studentet duhet te organizohen vete ose me ata per te krijuar grupe te reja politike.

      P.S. E kam edhe nje ide se kush mund te jete ne perputhje me idene e N! per oratorin. Por le t’ja leme diteve ne vazhdim.

  5. Ate qe studentet e kane thene me shembuj shtetesh, kapitalizmin e Renit, ne alternative te fundit 5% te GDP per arsimin si Amerika. Mos te duket pak ty, propozimi per te zhbere nje sistem kulturor dhe ekonomik te bazuar tek ortokomunizmi si model per t’u ndjekur ? Pse mos mendon se kolltukofaget jane te pikuar nga qielli, prandaj jane pa alternative ? I bene dalje Rames kolltukofaget e Senatit te UT-se , skemi gisht fare ne tek tarifat, i ka bere Rama, ne dakort jemi me pergjysmimin. Po ata nqs e ndiejne veten te rrezikuar si grup ia bejne gropen Rames dhe Rama e di shume mire kete se ate kulture ka, ortokomunist e kaluar. Kete rrezik e kupton shume mire edhe ti. Pse kujton ti se belbezon Lubonja, ai kordhetari i paepur i te drejtave te shtreses se varfer, ai i protestave kunder Rames, ballisti i protestave biles? Se i kap me lehte ai keto pune, ka nuhatje te holle. Lexoj tek Dita, ish-kolegun e Qorrit, qe u be drejtor i Rilindjes per t’i bere pucin sistemit nga brenda, Laert Kolen, qe thote kjo eshte protesta me antisolidare, qe i takon politikes menaxheriale se ka vdekur Utopia. Ketij i japin doren ortokomunistet e mediave dhe pushteteve, se e kane te tyrin dhe ky e ka kuptuar mire se cilin aktrim duhet te beje. Ky eshte i njejti person me ate qe hodhi nje trakt ketu, Thoma Morinen , ose eshte shoku i idealeve, i 10 fitoreve, 100 betejave,1000 deshmoreve ,10 mije daulleve qe bien dhe 100 mije luleve qe celin. Keta vijne me Utopine, si ajo e Thomas More, nga na doli edhe Thomai i Morinizuar, dhe kjo Utopi ruan pushtetet ortokomuniste, pavaresisht se Tommaso Moro ishte katokomunist tek utopia e tij. Kjo Utopi qe thua ti, eshte forma e praktikuar nga ortokomunistet tane ne arsim e kulture, secili ka parcelen e vet, mjel lopet e veta, i rreh lopet e pabindura apo qe japin pak qumesht, derisa lopa proteston. Keshtu studenti yne refuzon te jete lope qe ruan Utopine, keta, dmth edhe ti, i turren, kur u bere ti, po e di ti mire cdo te thote kulture, cdo te thote arsim, cdo te thote student, cdo te thote politike? Hajde ulu aty qurrash,pis,katranjos,ngeles e mos na caj derrasat. Ne bejme shkence ti ca ben gerr-verr. Tani qe thua ti n!, une e besoj Ramen kur u tha studenteve se donte te ishte me ta, se i kujtohet vetja kur ishte i ri, po Rama e ka tradhtuar veten, nga kur ishte i ri 100 here e se ka problem per heren e 101-te. Ne Shqiperi Kulturkampf ka bere Zogu kunder Kishes Katolike dhe perfundoi pa fron, ka bere Enveri dhe ia hodhen eshtrat, me siguri e humbi luften qe ne te ri edhe Rama. Studentet ama kane fatin qe mund te jene te sinqerte e te luftojne sa jane ne ato banka, prandaj edhe duhet te luftojne, derisa t’u hane koken sa me shume ketyre Utopisteve ortokomuniste qe kane parcelizuar arsimin dhe kulturen. Ne fund mund t’i vije radha edhe Rames, se ky do ishte pakogje vetem me Manet,Ulajt e Kastratet.

    1. Po shtirem sikur po te kuptpj: ne permbledhje mund te them se keta qe cohen sot nuk jane subjekte, por viktima te ortokomunizmit. Me tej mund te shtoj: me konsidero dele, qe aq di, kullto nen diellin tone te madherishem. Ke te ndjek? Kujt t’i besoj? Dua vetem te kem te siguruar barin e perditshem.

  6. S’ke.cte besh, do te leftoc per bene e sulltane. Une ste thashe gje cfare te besh, nuk jam i keshillit, as i ndonje partie. Ka miell u be brumi, po vjen brumi, po patem vaj do hame petulla, se me uje petullat nuk behen. Ti zgjidhe vete do te jesh uji apo do te jesh vaji, cme pyet mua. Ose shihe si zjarr, do te jesh benzina apo uji. Une them qe ti do te besh me te miren per te veten tende. Po mos prit kot qe studentet te dalin me ndonje platforme te qarte, ndonje liberth me principe, se ata nuk i dine komplikimet teorike te kerkesave te tyre. Psikopati ne version hegelian do te thoshte se kjo eshte dinakeria e Arsyes. Rama eshte me ne hall se ty, ai spo di me sa mall po hedh tek pjata e ngrohte e sa te trasha i duhen vizat.

  7. Te gjithe ata qe po shkruajne per protesten e studenteve bashkohen ne mendimin, qe kjo proteste, ne thelb, eshte kunder sistemit ( korruptiv).
    Te shembesh kete sistem te korruptuar, ne radhe te pare duhet te shembesh kete Qeveri, a me sakte, kete Kryeminister, meqe ministrat jane thjeshte kukulla te tij.
    Prandaj, qe protesta e studenteve te kryeje kete mision fisnik, sic e konsiderojne qendrimbajtesit intelektuale, do te duhej te zhvillohej para Kryeministrise.
    Ky eshte kushti sine qua non, per te shembur sistemin korruptiv. Nese bie Qeveria, nese bie Kryeministri, bie gjithe sistemi; qe do te thote se bie Luli, Monika dhe gjithe komshinjte e tyre.
    Ata qe, drejtperdrejte apo terthore, i keshillojne studentet te mospolitizojne protesten e tyre, jane pro Qeverise, pro Zotit Rama, pro zotit Basha, pro zonjes Kryemadhi, pro komshijve te tyre dhe, pe ironi, pro vete sistemit te korruptuar.

  8. Morto un Papa se ne fa n’altro. Vdiq mbreti, rrofte mbreti. Ra qeveria, u ngrit qeveria. Keto jane gjera te vetvetishme, ra Rama do vije nje Rame tjeter. Pak a shume teoria deri tani eshte qe “mishi te piqet dhe helli te mos digjet”, me pak fjale te plotesohen kerkesat, pa u marre me sistemin ne teresi. Po edhe ata qe jane kunder sistemit korruptiv kane hallin e hellit qe ne kete koncept eshte struktura politike, ekonomike e kulturore. Studentet duan te zhbejne strukturen kulturore nepermjet arsimit ( kulturkampf), pa implikuar strukturen politike dhe ekonomike. Dalengadale po kuptojne ose do kuptojne se qe te behet spastrimi i plote i profesoratit nga te korruptuarit dhe plagjaristet ( e pjesshem apo te plote) do te thote te cmontosh arsimin me themeli, e sdo kete pedagoge as per calceto. Po t’i futesh shoqerise civile i con te gjithe ne gurore te thyejne gure, po t’i futesh politikes i ke te gjithe per ne Spac. Ketu nuk ka vend per spastrim se do ngelim me nje grusht mizash, ka vend per pagezim, duhet Gjon Pagezori, qe te pastroje nga mekatet dhe mekatari te gjeje udhen e drejtesise dhe perulesise. Per kete duhet qe te kerkojne falje, me tej koka e falur nuk pritet. Ne Shqiperi e kane te gjithe koken perpjete dhe sistemin e duan edhe sharesit me te medhenj te sistemit, te cilet luajne rolin, se s’mund te kesh ti sistem te kriminalizuar pa nje kategori aktoresh qe i bejne opoziten krimit. Ketu dikush duhet te aktroje dhe te paguhet si aktor moral apo politik. Po Rama rrezohet me lehte se Saliu, ja dy here iku Saliu, edhe ca ? Thene kjo studentet jane per bukuri te Zotit ne ekuacionin e sotem, me mire se kaq prishet. Eshte per te shqyer syte qe vjen nga Arnoldet, Xhonet, Henrat, Xhesikat, Alesiat, Megit etj po ja qe keta me emra fantazish prinderore te ndrydhura prej realitetit shqiptar po e tundin dynjane. Neve me emra ilire apo te tradites vetem llafet na kane ngelur.

    1. hyllin i nderuar, jemi ne nje rrethane te tille, si shoqeri, kur renia e Kryeministrit, renia e zotit Edi Rama, sjell si pasoje edhe renien e sistemit.
      Te gjithe paraardhesit e tij paten shperndare pushtet ( madje edhe Berisha i pare), kurse zoti Rama, me nje mendjelehtesi te habitshme per njeri kaq te afte per propagande, e ka perqendruar te gjithe pushtetin ne duart e tij.
      Mund te thuhet qe sistemi identifikohet me emrin e Kryeministrit.
      Keshtu, nese bie zoti Rama, nuk mund te vije nje Rame tjeter; eshte e pamundur, per shkak se cdo gje eshte ne skaj. Kjo qe thoni ju, zoti hyllin, do te ishte kuptimplote ne rrethanat e nje sistemi te korruptuar ne nje nivel deridiku te durueshem.

  9. Ti e sheh si monarki absolute, mbreti ne gijotine dhe mbaroi puna. Ne kete kendveshtrim qendron, nqs eshte i sakte. Po ky eshte me nje shume nje kryepalaco sesa mbret absolut, sepse ky ka qe diten e pare ne pushtet qe qesharakezon kedo qe e kritikon, une jam palaco thote, po edhe ti je palaco, dallimi eshte qe une jam palaco me pushtet kryeministror. Tani edhe ne hipotezen tende te mbreterise absolute, ja mbreti ne gijotine dhe piramida u zhbe, por ke aristokratet, ke fshataret e Vandese, nuk eshte se mbaron puna kaq lehte. E beri nje revolucion Fan Noli, mblodhi intelektuale, popull e ushtare, po pastaj ngeci karkaleci, se i rrezuari ka njerezit e tij, se i rrezuari ka mbeshtetje nga jashte, se duhen prekur interesa te forta edhe mes te tuve. Tha Nano do u kthej leket 100% dhe mund ta bente me keste e mireadministrim apo thjesht me borxhin publik si puna e Obames qe u dha bankave 1500 miliard dollare, po pastaj Nano i hyri vjedhjes me themeli. Rama zere se ka rene, studentet nuk duhet t’u nxjerrin te tjereve geshtenjat nga zjarri. Studentet jane ne medyshje persa i perket protestes para kryeministrise sepse vijne pjeserisht nga familje te majta, nuk i preson dot, se e lene protesten dhe pastaj behet protesta e studenteve te Saliut dhe Monikes, gje qe i jep mundesi Rames te perdore policine ne menyre legale e legjitime bashke. Me pak fjale imdat duhet durim dhe kur kane durim ata qe rrine ne te ftohte gjithe diten e naten, per te tjeret s’duhet te perbeje problem fare.

  10. Pas karagjozlliqeve dhe talljes së kryeministrit në Instagram studentët duhet të marrin një vendim. Ose të dalin me kërkesa serioze për largimin e Ramës dhe të gjithë establishmentit politk që po tall bothën me qytetarët, ose ta ndërpresin menjëhërë protestën që të mos bëhen pjesë e këtij karagjozlliku.

    Përndryshe, protesta me ato “tetë pika” aq të diskutueshme po rrezikon të shndërrohet në një karnaval. Është më dinjitoze të kthehen tek prindërit për festat e fundvitit sesa ta humbasin dinjitetin në këtë farë feje, dhe jo vetëm të tyren por të gjithë si shoqërisë.

    Se po harrohet edhe skandali i tridhjetë milionë eurosh të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, për një pagesë inekzistente provimesh të prapambetura.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
error: Content is protected !!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: