PËR PROTESTËN E STUDENTËVE

Mbresëlënëse protesta e studentëve! Shuplaka e duhur një regjimi që prej vitesh po e fsheh impotencën e vet pas arrogancës dhe inkompetencën pas ekzibicionizmit prej kuplaraje.

Megjithatë protestës së tanishme i mungon ende diçka: artikulimi politik. I cili nuk ka lidhje me angazhimin parazitar të politikanëve tashmë të konsumuar. Në fakt protesta është politike; dhe i mbetet që ta fitojë sa më shpejt vetëdijen e qartë, publike, për këtë; dhe të mos lejojë forca politike parazitare që të përfitojnë “falas” nga mobilizimi i tyre dhe energjia e protestës.

Duke filluar nga vetë kërkesat që janë parashtruar deri më tash, dhe që nuk po më duken në lartësinë e mobilizimit dhe as të virtytit kolektiv të pjesëmarrjes.

Studentët dëshpërohen për tarifat e larta jo pikërisht sepse nuk i përballojnë dot, por sepse këto tarifa nuk u garantojnë asgjë – as punësim të mirë, as status, as mundësi për karrierë. Investimi që bëjnë ata vetë për të marrë arsim të lartë nuk u kthen praktikisht asgjë. Prandaj edhe kjo protestë, si ajo e krizës së shoqërive financiare të vitit 1997 (piramidave) i detyrohet, në thelb, zhgënjimit të investorëve që e shohin veten të prerë në besë dhe të braktisur prej shtetit; në kuptimin që tarifat janë duke i përjetuar si taksa.

Po të ishte universiteti publik i lakmueshëm dhe i nivelit mesatar europian, askush nuk do të ankohej për këto tarifa.

Prandaj ka ende kohë që protesta ta shprehë si objektiv të vetin kryesor dhe të vetëm reformën themelore të Universitetit Publik, me synim përmirësimin e të gjitha parametrave cilësorë – nga struktura e lëndëve, të profili i pedagogëve, te numri i studentëve, te bibliotekat dhe laboratorët dhe terrenet sportive dhe institucionet kulturore satelitore dhe kështu me radhë.

Ky objektiv, që të arrihet, kërkon investime serioze nga fondet publike; investime të pakrahasueshme me këto të derisotmet.

Po a mund ta përballojë Shqipëria një universitet publik që të jetë edhe cilësor (më i miri në vend), edhe falas, edhe i hapur masivisht për të gjithë?

Le të mos gënjejmë veten kot: Shqipëria, me këtë ekonomi të sëmurë që ka sot, nuk mund ta përballojë një universitet të tillë publik.

Prandaj është e kotë të kërkosh edhe ulje të tarifave, edhe rritje të cilësisë së procesit mësimor dhe akademik, edhe përmirësim radikal të kushteve ku zhvillohet mësimi dhe të shërbimeve aksesore (biblioteka, laboratorë, etj.).

Edhe sikur shteti të përdorë paratë që deri më sot i shpenzon për panem et circenses, të tilla si spektaklet në sheshe ose bojatisja e fasadave ose butaforizimi i mjedisit publik (shndërrimi i tij në skenografi për gjestet patetike të pushtetit); ose edhe t’ua heqë krejt financimin publik partive politike dhe të përgjysmojë numrin e deputetëve; madje edhe sikur të taksojë dyfish a trefish universitetet private, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre me qëllim fitimi. Vetëm një ekonomi e shëndetshme do të mund ta garantonte universitetin cilësor falas, ndërsa ajo e Shqipërisë është krejt anemike. Për të njëjtën arsye, argumentet që sillen se Danimarka ose Luksemburgu e kanë universitetin publik falas janë vetë-kundërshtuese, sa kohë që në ato vende universitetin falas e mundëson vetë sasia absolute e taksës (absolute, jo relative) që vilet mbi të ardhurat shumë të larta për frymë të popullsisë.

Cila do të ishte, pra, një zgjidhje në momentin e tanishëm?

Nuk sugjeroj dot gjë tjetër, veç një projekti për elitarizimin të Universitetit Publik, nëpërmjet numrit të mbyllur; në kuptimin që vetëm studentët e shkëlqyer të fitonin, me konkurs, të drejtën për të studiuar falas, ndërsa të tjerët të kanalizoheshin drejt zgjidhjeve të tjera – instituteve profesionale, universiteteve private – të mbrojtur nga një legjislacion i cili t’u lejonte të paguanin studimet me hua të buta (të shlyeshme vetëm pas mbarimit të studimeve dhe vetëm sa kohë që studentët tashmë të diplomuar të jenë në punë); kombinuar me një sistem bursash dhe ndihmash për ata më në nevojë. Një universitet publik i vogël dhe me degë me rëndësi kritike për jetën e vendit, ku të kultivohej sistematikisht mendja kombëtare, do të mund ta realizonte pastaj më lehtë hopin cilësor drejt niveleve të synuara për cilesinë, duke lejuar njëkohësisht kultivimin e një profesorati të paguar mirë dhe të përkushtuar ndaj mësimdhënies universitare dhe kërkimit shkencor, me studentët dhe për studentët. Vetëm në një etapë të dytë, mund të krijoheshin kushtet për zgjerimin gradual të numrit të mbyllur, krahas edhe forcimit të ekonomisë së vendit.

Gjetja e një zgjidhjeje për krizën e arsimit të lartë është me rëndësi kritike për Shqipërinë, sepse në universitete formohet elita e vendit; prandaj edhe nuk mund të shpresohet në arna dhe masa gjysmake dhe padronizime. Nuk më duket se qeveria e tanishme do të jetë në gjendje të japë ndonjë rrugëdalje – pavarësisht gatishmërisë për t’i ulur tarifat (koncesion i vogël dhe i lehtë). Madje disa nga politikanët e sotëm janë kaq të etur për të qëndruar në pushtet, sa të tregohen gati të kalojnë edhe ndonjë ligj që t’ua japin studentëve diplomat falas dhe në dorë, me t’u regjistruar këta në universitet. A nuk ish vallë ky parlament që, vetëm para pak muajsh, kaloi një ligj ad hoc për të shembur Teatrin Kombëtar? Prandaj objektivi logjik i protestës së tanishme do të ishte të paktën riformulimi me themel i qeverisë ekzistuese dhe zëvendësimi i saj me një ekip në gjendje të realizojë reformën radikale të arsimit të lartë.

(c) 2018, Peizazhe të fjalës. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Kopjuesit pa leje do të ndiqen ligjërisht.

72 Komente

  1. Është e qartë se protestat (jo vetëm e studentëve) vetëm sa kanë nisur. Ramës po t’i ketë ngelur ndopak sens i perceptimit të realitetit duhet të largohet sa s’është vonë. Nuk ka ndonjë kuptim që Shqipëria të vazhdojë në këtë spirale.

    Ajo që i ngelet këtyre protestave, si pasojë e falimentimit të institucioneve, është që të mund të nxjerrin përsipër një grup intelektualësh të besueshëm dhe të pakorruptuar që të mund të formulojnë dhe strukturojnë në mënyrë afatgjatë daljen nga kriza. Kjo duhet të fillojë me shpërbërjen e partive politike në Shqipëri që janë edhe një nga shkaqet e krizës institucionale, por edhe identitare të vetë kombit. Shqipwria ka nevojë për një etapë të re të demokracisë ku partitë e reja të ndërtohen jo mbi baza ideologjike, por politikash kombwtare. Korrupsioni duhet të identifikohet si kanceri i shoqërisë Shqiptare. Ndaj PD, PS, LSI tu ndalohet funksionimi me ligj si të korrupuara dhe të okupuara nga të korruptuarit, nga një Asamble Kombëtare e dalë nga revolta.

    Jep shpresë që kauza si ajo e Teatrit dhe Studentëve janë ngritur në hierarkinë e protestave.

    1. Meqe mua me kane shpetuar nga vemendja keto protesta te fundit, me duket me e thjeshte, e ndoshta edhe me e drejtw tw pyes: po mire ky sistem eshte i korruptuar e i keq, po si do te ndreqet? Mjafton ikja e Rames & Co. dhe ky vend do marrin rrugen e antikorrupsionit? Rrugen e ligjit? Rrugen e shpreses? Apo thjesht Lufte Klasash, hiq Taqon e vur Maqon? Pastaj, behet fjale per nje shtet me ligje, perpara te cilave te jene te gjithe te barabarte, apo behet fjale per kauza qe konsistojne ne disa pak pika te shoqerise dhe vendit?

      1. r.th.

        Nuk po ua kuptoj shumë mirë pyetjen! Megjithatë po përpiqem të përgjigjem me aq sa kuptoj nga termat që keni përdorur.

        Në një shoqëri problemet me kriminelët si individë, dhe efektet e drejtëpërdrejta apo anësore që shkaktojnë aktivitetet e tyre trajtohen duke i izoluar fizikisht dhe figurativisht. Izolohen fizikisht në qeli të posaçme, që e kanë emrin “burgje”, dhe anatemohen nga ana sociale si shëmbuj që nuk duhen ndjekur. E kot ta them se edhe korrupsioni është krim që implikon jo vetëm atë që e kryen, por ndonjëherë edhe viktimën. Pra është shumë herë më i keq nga ana sociale dhe efektet që ka mbi zhverësimin e ligjit se një krim i zakonshëm. Fakti që sot burgjet, dhe sistemi i drejtësisë është në dorë të korruptuarve nuk e bën gjë “korrupsionin” akt jokriminal. Ndaj e pakta që duhet tw bwhet me një qeveri e korruptuar është ta largojmw. Ndaj dhe e pakta që studentët dhe njërzit e revoltuar mund të kerkojnë sot është largimi i kësaj qeverie.

        Unë nuk kam nga ta di nëse ky vend do marr rrugën e antikorrupsionit apo jo me ikjen e Ramës, por e di që nuk ka sesi ta marri këtë rrugë nëse nuk largohen qeveritë e korruptuara, qofshin këto të Ramës, Maqos apo të Taqos, siç thoni ju.

        Ju mund ta quani këtë edhe “luftë klasash”, por ky term ka një përdorim specific Marksist, dhe nuk e di se si aplikohet në këtë rast. Por ju lutem na ndriçoni.

  2. Meqënëse po flasim për politikat në arsim, ja ku i ke këta të majtët e Organizatës Politke dhe Lëvizjes për Universitetin, që shprehen se në të vërtet qëllimi i tyre nuk është të japin zgjidhje, por ta “çojnë sistemin në krizë”. Dhe qahen se po “politizohet” protesta, dhe se këta nuk janë për përçarje. Mukja të vjen ndërmend. You cant make this sh*t up.

    https://www.facebook.com/gjorg.kodra/videos/10156290864528323/?__tn__=%2CdC-R-R&eid=ARDKUvcOYR_CRXle4ziM7Y6TdwxrhlqoFZkp5O0r9nN98mw1UWwnNepFShVVHEiSAcjzGf8CHvmI_WDK&hc_ref=ARQbw-8LGzwGYmTCJe8tyaNkc87tB_BkC-YjlG8IVty94DgOBhRj8n2mPAHM65TBQrg&fref=nf

  3. Perderisa vazhdon te konsiderohet shkollimi, dmth dija, ne vartesi te gjetjes se punes mbasi mbaron ne degen e zgjedhur, vari hejbet edhe sikur me qene Harvardi.

    1. O psikopat, or mik i panjohur, a e di ti qe buka blihet me para’, parate fitohen me pune, dhe pune gjen me lehte po te kesh nje profesion, sidomos nga ata qe fitohen ne shkollen e larte. E kam fjalen qe mund t’ia varesh hejbet Harvardit dhe te shkosh te studiosh per Filozofine e Artit Kontemporan ne Perputhje me Muziken Baroke se ashtu ta kenda dhe ashtu i kenaq te gjitha trillet super apo subintelektuale qe mund te kesh, psh nqs babi te ka lene para aq sa te mos e konsiderosh shkollimin, dmth dijen ne vartesi te gjetjes se punes, por te jesh i sigurte qe per njemilion arsye, ndoshta nga ato jointelktualet, shumica e miletit nuk i merr parate nga babi, po i fiton vete, rrjedhimisht do ta shikoje edhe shkollimin, pra dijen si nje asset per gjetjen e punes.

      Me fal nqs nuk e kam kapur ironine. E shkruara nuk transmeton as tonin e zerit, as shprehjen e fytyres, as edhe ndonje pasthirme qe e ben me te lehte te kuptuarit e mases se seriozitetit, perkatesisht gallates qe po ben ai qe shkruan.

      1. Nuk ka më pergjigje dhe sqarime per asnjerin, kushdoqofte.

        Them diçka shkurt, kush du me kuptu kupton edhe shkurt, kush nuk do me kuptu nuk kupton as gjate.

      2. Per duledupicard-in: me shkoi ne mendje jo vetem sigurimi i bukes se studentit, por edhe ai i mesuesit dhe profesorit. Nese kudo behet fjale vetem per sigurimin e bukes, (kupto: edhe nje mireqenie me te mire personale dhe familjare), dhe ne fakt ky eshte preokupimi i rreth 99,99% te te gjithe njerezve te shoqerise shqiptare sot, (vende-vende dhe kohra-kohra kjo shifer zbret edhe deri tek 90%-shi), atehere behet pyetja: per c’kauze dilet ne shesh? Cili eshte qellimi i arsimit dhe arsimimit? Thjesht te prodhoje studente dhe profesore, apo te nxise prodhimtarine me produkte te reja ne vend? Mos ndoshta arsimi i larte shqiptar eshte kthyer thjesht ne nje industri ne vetvete, pa patur fare lidhje (ose shume pak) me dege te ekonomise ne vend? Shoh se te gjithe te njohurit dhe kushurinjte e mi te mbetur ne Shq. kane vazhduar shkollen e larte, si ata ne qytet, si ata ne fshat. Te gjithe pa perjashtim. Dikur ishin te afte te vazhdonin shk. e larte rreth 10% e nxenesve, sot jane gati 100%. C’komete e perfshiu kete popull, qe brenda 10-20 vjetesh u be kaq i afte per shkolle e larte? Ku do punojne te gjithe keta, pra i gjithe ky popull elitar dhe kaq i ditur?!. Ku jane shancet e shkolles se larte ne kete vend? Serish brenda arsimit?

        1. I nderuar r.th. si per shume subjekte te tjera, edhe ky qe po diskutohet ketu ka shume anë dhe kende veshtrimi. Jam plotesisht dakord qe arsimimi ne nje vend normal (Shqiperine nuk e konsideroj si te tille) ato qe thoni ju jane te drejta dhe reale. Edhe ne Shqiperi jo se ato nuk egzistojne fare, te pakten ne parim, padyshim qe ato egzistojne. Ne komentin tim e theksova anen e te fituarit te bukes sepse psikopati, qe ka vendosur te komentoje shume shkurt, shprehte perbuzjen e tij olimpike, me te varur hejbesh, per faktin qe shumica e njerezve qe shkojne ne shkolle shkojne me mendjen per te gjetur nje pune. Meqe jemi ketu me lejo te te kujtoj qe shume vite me pare, ne psiken popullore, vazhdimi i shkolles se larte, lidhej drejtpersedrejti me fitimin e nje vendi pune qe njefaresoj te ngrinte lart ne hierarkine sociale. Zenia e nje pune me te marre diplomen ishte pothuaj nje proces automatik. Kam pershtypjen se psikja popullore nuk i ndjek dot me po ate shpejtesi ndryshimet ne jeten reale qe mund te jene shume te shpejta. Shpesh keto mbeturina te psikes popullore vazhdojne jeten e tyre ne nje rrafsh tjeter dhe edhe pse e kane humbur terrenin real prej te cilit kane lindur vazhdojne te influencojne ne nje menyre a ne nje tjeter jeten. Ndoshta prandaj edhe gjithe kjo “etje” per studime te larta ne Shqiperi u shfaq sapo shtrengesat dhe kriteret qe lejonin, ose me mire pengonin, te shkohej ne shkollen e larte, ranë me renien e sistemit dhe gradualisht vit pas viti u arrit ne ate qe me te drejte pyesni ju:

          “Mos ndoshta arsimi i larte shqiptar eshte kthyer thjesht ne nje industri ne vetvete, pa patur fare lidhje (ose shume pak) me dege te ekonomise ne vend?”

          Une do t’i pergjigjesha me shume “po” sesa “jo” kesaj pyetje dhe pas kesaj do te shtoja, qe studentet nuk po protestpjne (pavaresisht se ashtu e quajne) studentet jane ne greve, ashtu sic shkojne ne greve te punetoret e cilesdo industri, aq me shume qe kerkesa kryesore e protestes eshte ulja e tarifes, qe me ngjan ekuivalente me nje kerkese per rritjen e pages.

    2. Kjo besoj është pasojë e drejtpërdrejtë e masivizimit të arsimit. Nuk mund të kesh 140 mijë studentë, siç ke në Tiranë, dhe të pretendosh që këta ta përjetojnë universitetin si të ishte Akademia e Platonit. Këtë kisha parasysh, kur sugjerova – me frikë – krijimin e një universiteti publik me numër të mbyllur – ku të mund të rikuperoheshin, sado pak, standardet e dijes dhe të mendimit të lirë. Ne kemi nevojë për këtë më shumë edhe se Franca dhe Luksemburgu, sepse tek ne mendimi ende nuk është kultivuar – me përjashtim të disa pak poezive që janë bërë për kombin. Sa për të tjerët: shih e shkruaj. Por kur sheh një oqean me njerëz që dalin të kërkojnë me ngulm uljen e një tarife (të dorës së dytë), e kupton se sa keqazi duhet ai i shkretë universitet manastir, ku të çlirohet mendimi duke u disiplinuar mendja: Shqipëria është akoma në fazën kur u duhet lënë në dorë murgjve, të tjerët nuk kanë kapacitete morale, siç po i shohim përditë.

  4. Ide interesante kjo e L.A -se, nqs protesta do te ishte antisistem dhe do perqafohej masivisht, nje Asamble Kombetare do te ishte me e pakta ide grishese. Une besoj tek kerkesat minimaliste te studenteve, te cilay shteti mund t’i reaoizoje pa ndonje mund financiar, meqe kur Kontrolli i Larte i Shtetit nxjerr per vitin 2018 abuzime te administrates me vlere 950 milion euro (krahasuar me 800 milion te 2017) them se disa dhjetera miliona euro dalin pa problem, mjaft te vjedhin 7% me pak se sivjet. Meqe keta lane shtuar vjedhjet kete vit, atehere u duhet te fusin duart me thelle ne xhepat e taksapaguesve dhe nxjerrin lloj-lloj mashtrimi, teorie e individesh qe te mbulojne xhepizmin qeveritar me gjethe fiku.

  5. E sakte L.A. Protesta eshte marre peng nga nje grusht majtistesh ekstremiste per qellimet e tyre miope. Se ne c’nivel eshte marre peng, kjo ngelet per tu pare ne ditet ne vijim. E bukura eshte se keta duan ta cojne sistemin ne krize por sistemi eshte tashme ne krize. Madje aq ne krize eshte sa po shkermoqet vetvetiu. Mjafton fare pak Kjo u vertetua diten e pare te protestes ku sistemit po i dridheshin leqet. Mjaftonin dy tre grushta dhe e hidhnin knock down.

    Organizata Politike zgjodhi te mos e bente. Arsyeja ha debat por une mendoj se ata jane te papergatitur. Dmth ata as vete nuk po u besonin syve. Ky eshte tjeter tregues i paaftesise se shqiptareve ne pergjithesi per te lexuar situatat politike (flas ne nje kuptim te gjere e jo per cic-mice politike). Dhe kur kete nuk e ben as OP, qe gdhihet e ngryset me leksione se si te marre pushtetin, si gjithe majtistet fundja, imagjino te tjeret.

    Pikerisht se e di qe ajo vete eshte e papergatitur, OP-ja nuk do qe te perfitojne as te tjeret. Larg qofte e djathta. Prandaj i kane skemat gati ne bashkepunim me kasnecet e FRESH-it. Sa here dikush kerkon te artikuloje probleme me te gjera, ata bejne zhurrmuesin dhe perjashtuesin me korre “Jo politike!”. Sa ironike. Jo vetem ironike por edhe e pandershme.

    Pse e pandershme? Sepse vendi ndodhet ne prag te nje shansi te madh. Kjo proteste tregoi se sa afer eshte permbysja e nje sistemi teresisht te korruptuar dhe qe nuk ka asnje kuptim t’i bejme modifikime hipokrite. Populli po pret thejsht nje shkendije se kupa eshte mbushur. Ashtu sic sherbeu rritja e tarifave per riprovim si shkendije e protestes se studenteve. Ashtu edhe protesta e studenteve eshte shkendije per dicka me te madhe. Njerezit jane te gatshem, po thone perpara, po thone pritni se po vijme. Ndersa keta te pafajshmit politike qe e kane politiken droge brohorasin “Jo politike!”. Dhe bejne sikur nuk kuptojne.

    Ka edhe nje arsye tjeter madhore se pse eshte e pandershme. Rastesisht vendi eshte ne poziten me te mire per ndryshim rrenjesor paqesor. Jemi 6 muaj deri ne zgjedhjet lokale. Data e tyre mund te sherbeje fare mire edhe si date per zgjedhjet parlamentare (sic e beri Kosova). Me nje doreheqje dhe rrezim te kesaj qeverie, mund te formohet nje qeveri teknike qe do te pergatise vendin per zgjedhje dhe nese eshte e afte te beje edhe vete reforma.
    Kjo periudhe gjashte mujore eshte mese e mjaftueshme per nje riformulim politik ne te gjithe spektrin. E mjaftueshme te dalin ne skene individe te rinj me ide te reja dhe si pasoje edhe grupe te reja politike. Keta te konkurrojne me platforma apo si te duan ata. Eshte shans edhe per Organizaten Politike t’i mbushi mendjen popullit fundja fundit nese jane te zote. E mjaftueshme qe edhe forcat e vjetra te reflektojne dhe te reformohen edhe ato, nese duan ta rimarrin pushtetin.

    Si e tille kjo levizje eshte potencialisht edhe me cliruese se ajo e viteve 90-te.Ne te gjitha drejtimet. Mbi te gjitha ne vendosjen e demorkacise te shendetshme ne vend. Madje ka shansin te korrigjoje problemet e levizjes se pare. Tani ketu qendron problemi. Tek potenciali i fuqishem i saj qe perceptohet ne publik dhe tek belbezimi qe po shfaq ajo sidomos keto oret e fundit.

    Sidoqofte une shpresoj qe edhe organizatoret por edhe shumica derrmuese e protestuesve qe nuk kane fare lidhje me organizatoret te reflektojne. Perndryshe ofertat e fundvitit me ulje cmimesh jane gjithmone aty dhe iu befte mire. Na befte mire!

    1. Eh sikur të zgjidhej kaq lehtë, me aktorë të rinj që hyjnë në skenë, me të vjetër që rregullojnë grimin…

      Duhet të ndryshojnë rregullat e lojës, Kushtetuta.

      Nuk ka më kuptim që shqiptarët të zgjedhin jo me duart e tyre, po me ato të kryetarëve të partive. Apo akoma më keq, me ato të të padukshmëve, misteriozë… Phantom of the Opera.

      1. Teuta,

        Problemi i partive si uzurpuese të rolit parlamentar, dhe republikës është identifikuar edhe këtu në blog nga Ardiani e të tjerë. Edhe ju me të drejtë po identifikoni ndryshimet Kushtetuese si të nevojëshme, sepse edhe ajo është modifikuar vazhdimisht për t’iu përshatur partitokracisë.

        Por partitokracia dhe korrupsioni në Shqipëri nuk janë më në nivelin e një sëmundje të zakonshme, por janë në nivelin e një kanceri. Diagnoza është e rëndë, edhe kurimi duhet të jetë drastik (përshembull , nxjerrja jashtë ligjit e partive të korruptuara gjatë tranzicionit). Pyetja është, a do kenë kurajo, knoë hoë, dhe besim Shqiptarët ta lënë partitokracinë mënjanë dhe t’i futen një kure sistematike?

        E thashë edhe në një koment në temën tjetër, që protestat si mjet vendimmarrje nuk janë të përshtatshmë, veçse në rastet kur sistemi ka falimentuar. Dhe për nga natyra janë negative (mohuese) dhe jo proaktive. Ndaj vendimi më i mirë që mund të marrësh në kësi rastesh kur ke falimentim dhe revoltë është ta rindezësh sistemin, për shembull nëpërmjet një asambleje, ndryshimesh kushtetuese, riformulim të sistemit të drejtësisë, etj. Mos të bësh asgjë nuk është opsion. Përndryshe do hyjmë në një cikël protestash pa fund, për të siguruar korrigjime vendimarrjesh, po pafund, spse sistemi korruptiv që kemi nuk është racional, por edhe besimi mungon. Ndaj edhe protesta bëhet kështu e vetmja formë vendimarrje. Sa mund të zgjasim kështu?

        Apo ta bëjmë si Organizata Politike dhe Mjaft që kanë 20-të vjetë që vetëm protestojnë? Të bëhemi të gjithë protestues profesionist.

          1. Teuta,

            Kush e ka fikur sistemin? Sudentët? Intelektualët? Apo të korruptuarit?

            Alternativat nuk më duket se janë të shumta: (1) ose ulim pazarin, sic thotë Trekëndëshi, dhe shkojmë nga protesta në protestë pa bërë asgjë, ose (2) bëjmë revoltë popullore me qëllimin ndyshime kushtetuese dhe një republikë të re, me asamble të zgjedhur nga intelektualët dhe studentët deri në riformulimin e pluralizmit politikë dhe nxjerrjen e kësaj klase politike tërësisht nga loja.

            Kjo e dyta mua më duket si më e llogjikshme, ndonëse më e vështirë.

            Pastaj, nuk ka mbetur asnjë individ i kësaj klase politike që të ketë më shumë shkollë, ideale dhe nknow how se një individ i vetëm cfarëdoqë ka dalë këto ditë para ministrisë së arsimit. Mua nuk më duket se do pen dhe kalem, për të kuptuar dhe zgjedhur midis të dyjave. Klasa politike dhe elita e Tiranës janë qartësisht inferiore në intelekt kundrejt atyre që supozohet se drejtojnë dhe u japin mënd nëpër ekrane.

            Por, ndoshta edhe unë nuk të kuptoj se përse e keni fjalën?! Ju mendoni se Shqipëria ka vdekur për njerëz?

    2. Nuk besoj se OP-ne e pyet njeri si te tille. Aty mund te jene po a jo 5 miza komuniste (i thencin, se Lenini thoshte kush punon, ha, kurse Enveri e kishte shkollen e larte per bijte e komunisteve dhe tek tuk ndonje armiku klasor), keshtu qe rreziku i kapjes nuk ekziston. Ato 5 miza komuniste thjesht e ruajne protesten se mos kapet nga Basha e Moni, kaq po e kane mundesi ta bejne. Ato ndryshimet e medha vijne nga tundja e flamurit te shtetit, sepse shtetasi suke tundur flamurin identifikohet si sovrani dhe rrjedhimisht permbys e rithemelon ne cilesine e sovranit. Aty 5 flamuj ishin gjithe-gjithe, 5 sovrane e 25 mije studente.

      1. L.A.,

        Beson vërtet se do të vijë një ditë që në pushtet të mos ngrihet ndokush që është i shantazhueshëm prej disave, diku? Kaq ndoshta do të mjaftonte që të mos zaliseshin nga neveria prej politikë-bërjes, në Shqipërinë e tradhëtuar nga të gjithë.

        Intelektualët dhe studentët duket se e shohin si utopike këtë mundësi, edhe pse është e vetmja rrugëdalje. Pse? Sepse zgjidhjen e kërkojnë tek të tjerët dhe jo tek vetja e vet.

        1. Teuta,

          Personalisht nuk mendoj se ne shqiptarët përpiqemi mjaftueshëm. Demokracinë dhe sistemin shoqëror ia kemi lënë kulturës së kargove. Por edhe nuk organizohemi, nuk përkrahim njëri tjetrin, nuk solidarizohemi me pjesën tonë më të dobët. Me një fjalë, duke bërë pak, ose aspak për të qënë human me njeri tjetrin, kemi krijuar kontribur edhe në një sistem jo human.

          Por, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, në lidhje me njeriun e ndershëm, them se varet nga shumë faktor, objektiv, dhe subjektivë, dhe po i listojë disa:

          Së pari, nëse beson se është sistemi për tu fajësuar, apo shqiptarët që janë të korruptueshëm dhe të shantazheshëm nga natyra (kulturore apo gjenetike). Nëse është gjenetike, sa është përqindja? Dhe nëse fajëson systemin, a beson që shqiptarëve mund tu ketë ngelur ndonjë aftësi për të vlerësuar kapacitetet e veta njerzore dhe intelektuale? Apo i kemi humbur instinktet e njohjes dhe vlerësimit të njëri tjetrit, dhe të seleksionmit në grup si pasojë e veprimit të sistemit?

          Po ashtu, sa është mundësia që një njeri i ndershëm të marrë kurajon të angazhohet në çështje politike, kur dihet se vetë propabiliteti për të dalë i pastër në fund është shumë i vogël (pothuajse zero)? Cilët janë faktorët e suksesit të këtij njeriu, nëse ata ekzistojnë? Ky njeri, nëse e merr këtë rrisk, çfarë sakrificash ekonomike dhe shoqërore duhet të përballojë? Nga ana jonë si shoqëri, a jemi ne në gjëndje t’i njohim dhe dallojmë këto sakrifica dhe tu japim këtyre njerëzve mbështetjen tonë në këmbim të shërbimit të tyre shoqëror? Cilat janë veprimtaritë shoqërore më prioritare që duhet t’i kushtojmë vëmëndjen? Sa jemi ne të bindur për të sakrifikuar si shoqëri për idenë e një sistemi më të mirë?

          Mund të ketë edhe pikëpyetje të tjera. Por nëse gjykon kështu, mbi analizë rrisqesh, e kupton se propabiliteti për sukses është vërtet, afër zeros. Por nuk mund të jetë asnjëherë zero absolute. Dhe, kjo të jep shpresë. Po ashtu, propabiliteti rritet nëse ne punojmë ta rrisim atë në secilën nga faktorët në analizën e rrisqeve.

          Por, në fund të fundit vetë jeta dhe ekzistenca jonë si e njohim duket se e ka propabilitetin afër zeros. Dhe prapë, ja ku jemi.

          Sado klishe të duket, them se ka shpresë, dhe studentët na e dhanë këtë.

    3. Trekendeshi

      Tani të thuash me ndërgjegje që arsimi duhet të jetë falas, duke e ditur fare mirë që nuk mund të jetë i tillë, je duke u tallur me njërzit që realisht të besojnë se po lufton për të mirën e tyre. Zhgënjimi që vjen më pas nuk është se sjell gjë komunizmin, por sjell dëshpërimin.

      Të përpiqesh të çosh sitemin Shqiptar në krizë, nuk është thjeshtë donkishoteske – që në të vërtetë është sepse “komunizmi” si sistem ekonomik (a.k.a. sistem pa ndihmën e shkëmbimit dhe të parasë) nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar gjëkundi. Por është edhe kriminale, sepse e para shkakton vuajtje të panevojshme, dhe e dyta do kërkojë shumë më tepër energji për tu ringritur. Shumë të rinj nga natyra janë idealist, që është gjë shumë e mirë, por nga ana tjetër kanë pak eksperiencë dhe njohuri se si funksionojnë realisht ekonomia dhe sistemet, gjë që nuk është e mirë. Komunizmi është drogë idealiste që nuk jep zgjidhje reale ekonomike dhe praktike. Por është si të thuash, “made in haven” për një të ri idealist. Ndaj i sheh studentët të dyzuar. OP-ja nuk futet dot tek Kuksianët, as tek Astiri, as tek naftëtarët, as tek tregtarët. Kurse studentët janë viktima të llogjikshme të ideologjisë. Dhe e gjithë kjo pavarësisht nëse këta I shërbejnë apo jo Ramës dhe Erion Velisë, që është një diskutim krejt tjetër.

  6. Teuta. Nuk tha njeri qe zgjidhen lehte. Zgjidhen veshtire por zgjidhen. Nuk po flet njeri per grim. Per grim ta gezojme protesten keshtu sic eshte. Ia arriti qellimit. Uljen e cmimit.

    Hyllin. Prandaj kjo proteste nuk mund te jete thjesht e studenteve. Sepse kaq e ngushte nuk zgjidh asgje. Jo tre por edhe 30 kerkesa te zgjidhen, prape populli do ta haje.

    1. Veshtire se ka ndonje zgjidhje ku populli nuk e ha, si tha Koco Devole asokohe ne emrin tend o popull te denoj me 20 kamzhike ne kurriz. Nuk e perceptoj si revolucion kete, deri tani nuk ka prova ne kete drejtim, proteste legjitime qe do vere qeverine nen presion, te mireadministroje e te vjedhe me pak qe te nxjerre leket per nevojat e studenteve. Po ashtu mund te zgjoje njerez ambicioze nga gjumi ( shpresojme ambicioze dhe dinjitoze) qe te krijojne parti te reja. Rama mund ta perballoje situaten, mjaft te mbylle pak sqepin e tij qe do vetem te mbllacitet , gelltise e gelbazoje kedo e gjithcka. Po qe se eshte gojeshqyer e se mbyll dot, don vetem te haje, do t’ia shkulin dhembet nje nga nje ose do ia mbushin gojen me pegere.

  7. Hyllin, le të qetësohemi të gjithë dhe të marrim frymë thellë…
    Në Shqipëri paska mbërritur: Paramahamsa Sri Swami Vishwananda!

    https://rationalwiki.org/wiki/Swami_Vishwananda

    Nga burime të sigurta, njoftohet se do shpirtërat e trazuar të studentëve protestues dhe ato të pushtetarëve gjithashtu, do të paqtohen shumë shpejt prej disa nuskave dhe talismanëve të kënduara prej Tij.

  8. Ketij i thenkan edhe Jezusi i Ri, mbase takohet koke me koke me te parin tone Dalai Ramen dhe gjejne ndonje zgjidhje mes Ringjalljes dhe Riciklimit, se me Rilindjen s’na doli gje. Nderkohe lexoj qe edhe Kisha Katolike u dha bekimin studenteve. Tani na mungon edhe Konfuci e ia hodhem lumit.

  9. Protesta eshte shume e madhe. Pikerisht per kete arsye, individe apo grupe individesh qe denoncohen nga te gjitha palet politike se duan ta kontrollojne ate, nuk mund te bejne me shume se te ruajne njeri-tjetrin. Sa te vazhdoje pjesmarrja masive, askush nuk do te mundet ta kontrolloje protesten.
    Mirepo, problemi i madh i kesaj proteste eshte se ajo nuk ka koke. Eshte pa koke. Po kush mund te ishte koka e saj? Nuk mendoj se do te dilte nga radhet e studenteve. Sepse, ne rastin me te pare, ose do te pritej nga jeniceret e partive politike, ose do te merrej ne mbrojtje nga ndonje grupim i tyre, ose ose, dhe sic ka me shume gjase te ndodhe, do te “zbuteshin” ne menyre te rrufeshme nga zoti Veliaj, aftesite “zbutese” te te cilit nuk mund t’i vere askush ne diskutim. Ata (jeniceret partiake) jane ne gatishmeri maksimale; padurimi i tyre ndihet ne ajer; presioni qe kane nga lart eshte i madh.
    E vetmja mundesi eshte qe kjo koke te jene ata intelektuale qe kane njefare autoriteti moral ne opinionin publik.
    Pse mos te jene, sa per te permendur disa emra qe e kane shprehur qendrimin e tyre publikisht, zoti Artan Fuga, zoti Ardian Ndreca , vete zoti Ardian Vehbiu, por edhe ndonje tjeter, qe s’po me vjen ndermend tani ?
    Nese intelektuale te tille do te binin dakord per menyren e zgjidhjes se problemit, fare mire mund te ishin koka e protestes, dhe askush nuk do te mund t’i kontestonte.
    Po keshtu, pa koke, kjo proteste eshte si puna e vicit ne pranvere, qe hapron e hapron deri sa te lodhet, pastaj urte urte kthehet prape ne vathe.

  10. Institucioni i shkolles eshte ne krize te rende si çdo institucion tjeter. Dhe ky nuk eshte ndonje novitet i zbuluar nga ndonje katunar shqiptar, e thone vete ata qe kane mbaruar Harwardin. Sa me teper kalon koha, aq me teper behet e qarte se nuk funksionojne me institucionet ne stilin e dikurshem, bej ç’te duash, rezultati eshte po ay, ne mos me keq. Ndjehet fort qe bota eshte ne prak ndryshimesh te medha, por nuk di njeri se ne ç’drejtim duhet te shkohet. As harwardistet dhe oksfordistet nuk dine, fol kot ne tym, çfar thote njeri, nuk thote tjetri, anarki totale. Dhe i kane thenete tera, nuk ka mbetur gje pa thene.

    Katunaret shqiptare nuk vene re qe kriza planetare e shkolles zhvillohet edhe ne kontestin shqiptar. Kjo qe ndodh tek ne nuk ka ndonje gje te veçante perveç permasave karikaturale. Sakte çfar ndodh per çdo institucion sot, kudoqofte, jo vetem ne Shqiperi, e jo vetem per shkollen.

      1. E ardhmja nuk parashikohet. Se intelektualët nuk janë fallxhorë. Por qëllimet (si në “good intentions”) mund të dallohen.

        Tani të kërkosh ta zhveshësh arsimin nga aspekti i vet utilitar, qoftë ky edhe punësimi, nuk po them se është ndonjë maskarallëk, por nuk thua dot as që është utopi.

        1. Ajo që shkruaja për të ardhmen ishte gjysmë me shaka. Por mendimi im është se universiteti mund ta ruajë thelbin e vet “etimologjik”, gjithë duke iu përshtatur realitetit. Shumë nga studentët nuk regjistrohen atje me synimin për të arritur Njohjen (me NJ të madhe), as Transhendencën; por për t’u formuar intelektualisht me synim edhe tregun e punës. Prandaj universiteti duhet të jetë në gjendje t’i kënaqë të dy palët. Kështu siç është universiteti sot në Shqipëri, pak e dallon nga një shkollë e mesme – dhe kryesorja, i mungon HAPËSIRA: për të menduar, për t’u rritur, për t’u zhvendosur. Në universitet është ngushtë, i ngjan një ferme me kafshë shtëpiake. Një numër i pafund studentësh që kam takuar në Tiranë studiojnë ose për histori-gjeografi, ose për shkenca politike. Dhe e bëjnë thjesht për të marrë një diplomë, jo se kanë ndonjë pasion për fushat përkatëse. Këto janë mbase degët më të lira – por duheshin bërë më të shtrenjtat; dhe shteti të subvenciononte institutet profesionale, ku të mësohen zanate shoqërisht të dobishme. Një student që shkon në një degë të vështirë, nuk është në gjendje që të punojë, për të paguar për shkollën – këtij i duhet siguruar TË PAKTËN një hua e shlyeshme pas diplomimit, në mënyrë që kohën ta shpenzojë duke studiuar, në biblioteka dhe laboratore dhe stazhe. Por ky model i arsimit të lartë, që prodhon në masë menaxherë dhe specialistë për tregun e punës, nuk duhet të jetë i vetmi: që këtej edhe nevoja për ta kundërpeshuar me institucione universitare elitare, tërësisht të subvencionuara nga shteti, po ku hyrja të bazohet në seleksionim të fortë sipas meritës dhe talentit.

        2. Se cfare sistemi duhet te ndjeke arsimi shqiptar, ky eshte nje debat shume i gjere e i denje per te pakten dy tema ketu. Por une sinqerisht mendoj se ai eshte i fundit ne radhen e gjerave qe duhet zgjidhur. Perpara se te keqkuptohem po shpjegohem.

          Ashtu si e shoh une, arsimi eshte i lidhur ngushte me tregun e punes dhe inovacionin. Eshte hallke e nje zinxhiri. Keshtu si paraqitet ai ne Shqiperi vetem hallke nuk eshte. Ai funksionon si planet me vete. Prandaj, me se pari nje qeveri e pergjegjshme duhet te zgjidhi dy fusha te gjera. E para te rregullohet (ne mungese te nje fjale me te mire) tregu dhe e dyta te ngrihet nje administrate sheterore e shendoshe dhe e mirepaguar.

          Keshtu si paraqitet situata ne vend, paraja e hedhur ne arsim ne nje plan afatshkurter dhe afatmesem, eshte e hedhur kot sepse keta studente neser perballen me tregun e punes qe nuk e ben diferencimin mbi baze te cilesise arsimore. Nuk te pyet kush ne Shqiperi sa i mire je. Ne shtet jo e jo por edhe ne privat. Disi me ndryshe ne privat por prape e njejta gje.

          Ne keto kushte, ajo qe ngelet te behet, sepaku per nje tete vjecar, eshte nje miremenaxhim i arsimit. Me kete nenkuptoj qe ai te bazohet kryesisht tek transmetimi i njohurive (sic eshte edhe tani) dhe te synoj permiresimin e ketin procesi nepermjet luftimit te korrupsionit dhe perzgjedhjen e nje stafi qe eshte i afte ne percjelljen e njohurive (dmth lektore te afte pedagogjikisht). Edhe nje administrim me i mire i kushteve e logjistikes mund te arrihet por nuk eshte ky problemi kryesor. Kaq.

          Sa i perket pastaj kerkimit shkencor, kjo eshte ceshtje tjeter qe ha shume debat por une do te isha qe ne kushtet aktuale universitetet tona te benin mire vetem transmetimin e dijeve. Keshtu sic eshte, kerkimi shkencor eshte thjesht fasade dhe nuk behet qe nuk behet. Me rregullimin e tregut te punes pastaj, eshte tjeter gje. Mund te kemi nje zhvendosje te paradigmes.

      2. Per te qene trasparent, e them profecine qe lidhet edhe me istitucionin e shkolles, perveç te tjera institucione ne krize njesoj. Psh institucioni i politikes, qe ju e keni kaq qef ta diskutoni vazhdimisht. Profecia nuk eshte e imja, sepse nuk kam kryqe deri ne kete nivel, por kam kryqe si zedhenes:

        “Ka ikur koha e individit (mbi te cilin jane mbeshtetur te gjitha institucionet moderne demokratike), shoqeria e ardhme, nese do te kete nje te tille, do te mbeshtetet mbi institucionin e familjes.”

        Se si do jete shkolla e ardhme, mos me pyesni, nuk kam gje te sigurte ne dore. Vete e kam nje lloj ideje, arritje personale e imja, e per kete arsye nuk jam i sigurte per ta thene, sepse nuk jam specialist. Por jam i sigurte se nje specialist i bindur qe shkolla do jete e mbeshtetur mbi institucionin e famljes, do jete ne gjendje te beje diçka te hajrit. Kjo e fubdit eshte nje profeci e imja.

  11. Lali Eri topsheqeri eshte mjeshter i matrapazllekut, keshtu qe aftesi te medha korruptuese, por nqs nga kjo proteste dalin ne krye njerez te kapshem nga Lali Eri, atehere eshte si te shprehja “u hap dheu dhe doli nje plesht”. Rrymat brenda nuk e lejojne as daljen e pleshtit, as daljen e dragoit. Nuk ka dyshim se struktura drejtuese, nese do te dale ndonje dite do te jete kolegjiale. Gjera alla Sarter te tipit “Revolucioni jam une”, jane per tek Portokallia. Nqs nuk del ndonje kolegjialitet atehere gjithe rezultatet e protestet do te jene “con nje pele e ha nje thele”, as ulje cmimi per festat, po dhurate e babagjyshit te Vitit te Ri. Studentet jane te ngeshem dhe te vendosur, pra do te zgjase kjo pune, ka kohe per te interesuarit, problemi eshte a ka vullnet per kolegjialitet e ndryshim ?

    1. hyllin i nderuar, nuk besoj qe struktura drejtuese per te cilen flisni te dale nga studentet protestues. Eshte e pamundur. Ne rastin me te pare, ate do ta kapnin cakejt e regjur te pseudoprotestave, te cilet jane ne shumice derrmuese te majte, qe kontrollohen nga socialistat. Jemi te gjithe deshmitare, se c’shkaterrues protestash eshte ky soj njerezish.
      E vetmja shprese jane intelektualet qe kane njefare reputacioni. Mund te thuhet edhe qe e kane per detyre nje mision te tille.
      Por, me c’duket, askush nuk e ka kurajon qe te perballet me kete sfide.

  12. O psikopat pse hedh gazra e tym edhe aty ku ka nje ceshtje serioze. Ne asnje vend te Perendimit nuk ka ndonje problem madhor me arsimin, ka ceshtje qe evolojne dhe kerkojne zgjidhje, ka miniskandale qe gjejne zgjidhje dhe gjithsesi brenda strukturave universitare. E vetmja gje e hajrit qe kam lexuar ndonjehere nga Civici ka qene para pak javesh tek Panorama, ku me ne fund bente lidhjen mes produktivitetit te ulet te ekonomise, kapitalit te ulet njerezor dhe sundimit te biznesit te vogel, i cili eshte nga natyra pak eficent deri ne ineficent. Arsimi yne eshte nje nga problematikat serioze te produktivitetit te ulet, sepse kapitali njerezor nuk krijohet tek Wikipedia dhe Fejsbuku, por ne bankat e shkolles. Jemi hapa gjigande prapa edhe sepse investohet jo sa duhet ne arsim, hyjme tek vendet qe harxhojne pak perqind te GDP per arsimin, ne nje kohe qe vijme nga prapambetja komuniste me nje popullate qe kishte shume pak njerez me arsim te larte. Ne duhet te jemi ne pararoje te shpenzimeve per arsim ne perqindje GDP jemi shume prapa me kapitalin njerezor. Sot jemi ne epoken e Industrise 4.0 , te cilen Gjermania e ka shpallur Doktrine Kombetare, kur ne nxjerrim pak inxhinjere dhe ata jane thjesht mekanike/ teknike me te mesme. Ne keto kushte edhe ekonomisti del i tepert sepse ke biznese te vogla, edhe juristi del i tepert se as fshatari e as biznesi familjar ska nevoja per sherbime juridike e keshtu me radhe. Per arsimin investohet pak dhe investohet keq, ky eshte problemi, jo ndryshimet madhore te paradigmes boterore qe ne katunaret e Shqiperise nuk i perceptojme dot, se jemi syleshe.

    1. Nqs duam t’i veme thelle ketij problemi, ulja e numrit te juristeve, ekonomisteve, inxhinjereve etj sikunder pellet Rama prej vitesh nuk eshte gje tjeter vecse konfirmim i produktivitetit te ulet aktual, ruajtja e gjendjes agrare te ekonomise dhe biznesit te ulet ne industri e sherbime, mbytja e sektorit financiar ne favor te tregtise se vogel. Ketu propozohet agrarismi i Tomas Xhefersonit, nje shumesi individesh qe nxjerrin buken vete me aktivitete te vogla dhe nje pakice skllavopronaresh qe mbajne pushtetin. Ne skemi financiere , shkollohet robi per ekonomi finance dhe punon si kasier apo sherbim klienti, merr 400 mije leke ne muaj dhe mezi mbyll muajin. Vendi ka pak nevoje per arkitekte, se Shqiperia eshte e vogel, keta e lene me numer te hapur arkitekturen tek privati, ne nje kohe qe duhet te mos lejojne asnje privat te nxjerre arkitekte, zero arkitekte tek privati. Problemi eshte i thelle, ka te beje me strukturen e gabuar ekonomike dhe shtetin xhepist , dalengadale do re qartesohet, po nqs del Lorenc Vangjeli dhe na ben te mencurin duke na thene qe keta te shkolluar do jene mina sociale se s’ka pune, nornal qe ketu Intelektuali eshte i kapur, hileqar dhe hajdut, sepse Intelektuali nuk duhet te kete frike nga arsimimi, por duhet te ushtroje preaion ndaj gjithe sistemit qe te hape vende pune, qe sistemi te ndryshoje, te behet modern, te shkoje tek sherbimet ekonomike,juridike,financiare, sociale, te hape nje vend pune per psikologun e punes, te mos perjashtoje nga nje konkurs te administrates publike ate qe mbaron per shkenca administrimi, se administrimi eshte teori me vete, nuk eshte kap te parin kusheri qe mbaron matematike dhe vere aty. Keshtu eshte kjo pune dhe une nuk kam besim tek Intelektualet sepse nuk jane per t’u patur besim.

    2. Hyllin, neqoftese don vertet pergjigje si e kerkon vertet diskutimi, ne rradhe te pare shkruaj ne menyre qe te lexohesh. Une lexoj ashtu sikur edhe shkruaj, me te njejtin stil. Une nuk shkruaj dhe as nuk lexoj më komente qe bejne gare me shkrimin e postuar per nga gjatesia dhe informacioni (une bej gare vetem per domethenien e temes). Me pelqen apo s’me pelqen shkrimi i postuar, jam i detyruar ta lexoj perderisa komentoj. Ky eshte parimi nr. 1 i komentimit ne blog, dhe kete respektoj deri me nje, kurse komente qe bejne gare me Enciklopedine Britanike nuk i lexoj se nuk kam nge t’i lexoj, dhe per me teper edhe i perbuz sepse kane motivacione qe nuk perputhen me diskutimin normal. Nuk ka diskutim normal nese nje komenti ne gjuhen e Ezopit i gjuhet me Enciklopedine Britanike kokes. Ka kohe qe komentet e tua, dhe disa te tjereve, nuk i lexoj me. Kete nuk e them, si rendom per te perbuzur tjetrin, por eshte fakt se megjith deshiren per te lexuar, nuk arrij te lexoj me. Filloj i lexoj, e nuk shkoj dot me tutje se frazat e para, ku ose ka nje fyerje te hapur ose te fshehur, ose muhabet kot me kot gjithsekushi per hesap te vet. Perveç se me duhet te pergjigjim kot me kot, me rezultat grindje plot me plot.

      Ne rradhe te dyte nese je kunder çfar kam thene kundeshtoje me logjike, jo me me shprehje emocionale (kesaj here: “O psikopat pse hedh gazra e tym”, here te tjera shprehje akoma me te bukura – por une nuk jam ndjere per te mos e trash muhabetin – qe rrezikojne te ulin nivelin e diskutimit ne muhabet alabakesh). Kjo nje arsye me teper per te mos u pergjigj ty, dhe shokeve te tu, se nuk je vetem ti qe diskuton me kete stil.

      Çfar kam thene nuk eshte gazra me tym, qe shkolla eshte ne krize eshte nje gje e ndeshur shpesh here ne vendet e zhvilluara. Bile shtellunga e tymit eshte shume me e madhe, sepse ka qe thone, shprehur ne media, qe shkolla ka deshtuar ne misionin e saj.

      E kuptoj qe per nje intelektual shqiptar kjo duket gaz me tym, duhen kryqe per ta pervetsuar kete ide. Por fakti eshte se nuk ka tym pa zjarr.

      Tani jepi sipas zakonit, se edhe po nuk u pergjigja une, ke plot kolege me ke te merresh.

  13. Studentët bëjnë shumë mirë që protestojnë. Shqipëria po kthehet dalëngadalë në një vend të pajetueshëm. Më kujton atë barcaletën turke të kohëve të vona. Kishin arrestuar një aktivist politik dhe po e mbanin në paraburgim. Ky tipi u kërkon rojave diçka për të lexuar. – Po çfarë libri do të të sjellim? – Këtë titull, atë… – Nuk i kemi! – Po këta librat? (dhe renditi një sërë veprash të tjera). – Dëgjo, – i thanë policët, – ne këta libra nuk i kemi. A e di ç’ke? A do të ta sjellim më mirë shkrimtarin, se e kemi këtu?

    1. C’krahasim kot me Turqine.Cili shkrimtar e intelektual na qenka arrestuar ne Shqiperi?Le me pastaj kjo fraza-qurravitje e zakonshme:Ky vend nuk behet,ketu nuk jetohet.Megjithese te duhet njohur merita,se me ate qe thua le te kuptohet qe Shqiperia na paska qene dikur e jetueshme.Ja gjysmoptimiste te tille na duhet,jo pesimiste gati te plote si une qe mendojne qe Shqiperia as ka qene,as do jete per nje kohe te gjate “e jetueshme”.Ca nga ne pesimistet e shprehin ndryshe kete mendim-qurravitje:Shqiperia as ka qene,as do jete vend normal,te pakten jo pa na mbire bari ne e (ster)nipave tane.Mbase Heretiku do thoshte ky eshte problem universal epokal qe ne katunaret shqiptare nuk e kuptojme.Mbase.Une jam si ajo bretkosa ne pus e nuk arrij te shoh pertej grykes se tij.

      1. Ç’na bëre Artan! Na zhyte thellë e më thellë 🙁

        Pse s’thua që jemi si ato bretkosat që po ja u nxehin ujin pak e nga pak, me stil taksimi fabianist? Këta studentët qëlluan më lëkurëhollë dhe u hodhën përpjetë nga përcëllimi.

        1. Në fakt Artani ka të drejtë. Intelektualët i kanë hipur Lasgushit me kohë, dhe nuk ke ç’t’i burgosësh. Ppër turpin tone, tani, të gjithë presim nga studentët!

          Të vetmit që bëjnë burg në Shqipëri janë Kuksianët, dhe ata që s’kanë të paguajnë dritat. Por jo intelektualët, që i paçim samalet.

  14. Cte merrem me ty, une smerrem asnjehere me ty, kur shkruaj me shume se 2-3 rreshta. Une merrem me argumentin, qe ti s’kupton gje eshte normale, harrova te fus proverba. Per ty keto gjera duhen shpjeguar me metaforat e kucedres, e ujkut, e kafsheve te pyllit, trimit etj, po nuk e ndiej per detyre.

  15. Nqs do dale strukture drejtuese, duhet tr jete kolegjiale prej 15-20 vetash, disa dalin nga grupet ose rrymat e protestes, disa dalin nga intelektuale te rinj brenda apo jashte protestes dhe disa intelektuale te shquar. Keta 15-20 jane te barabarte ne lidership dhe veprojne si gjithe organet drejtuese kolegjiale. Nqs do nje lidership politik te protestes flas, pastaj po qe se do ecet me amatorizem politik e me interesa te ngushta, do kete ca grupe qe do bejne grusht me njera-tjetren dhe do i pjerdhin protestes mu ne te. Nuk eshte garanci intelektuali publik, sepse vendimet do jene politike dhe rrjedhimisht te hidhura, ka qe ua tret stomaku ka qe nuk ua tret. Kolegjialiteti me numer te madh lejon qe veprimet e hidhura te behen me shumice vote, keshtu qe secili heq barren morale nga vetja dhe vendimet e hidhura i merr pjesa me politike e Kolegjit. Protesta i ka mundesite te prodhoje me shume sesa nje plesht, Rama del me idene e dialogut fejsbukian, pra nuk do te leshoje asgje, prandaj protesta tani mundet te beje shume. Qe te marresh shume duhet edhe te kesh mend shume e te sakrifikosh shume, te shohim, brumi po vjen.

  16. Amerika dhe Anglia kane 46 te dipomuar cdo 100 banore. Italia ka 18 te diplomuar cdo 100 banore. Italia do te ngele gjithe jeten prapa, sepse ka nje korrelacion te padiskutueshem mes diplomes dhe kapitalit njerezor. Qe te kete avantazh te shkencave ekzakte duhet INDUSTRI , perndryshe nxjerr vetem mesues. Qe te nevojitet inxhinjeri duhet ndermarrje mesatare ose e madhe, perndryshe punishtja e vogel operon pa inxhinjere por me teknike me te mesme, i cili punesohet se ka kosto me te ulet dhe produktivitet me te ulet. I njejti arsyetim kudo, prandaj ka te mesme profesionale, qe te plotesojne kerkesat e biznesit te vogel. Avokatet dhe ekonomistet jane kategori qe nevojiten kur shoqeria eshte komplekse, kur ekonomia eshte komplekse, kur lindin probleme, perndryshe nqs ke gjysmen e popullsise ne fshat dhe po aq te punesuar tek toka e tyre, cu hyn atyre ne pune avokati dhe ekonomisti. Atyre nuk u hyn ne pune as agronomi me te mesme, jo me avokati apo ekonomisti. Kemi nje strukture ekonomike e sociale te shekullin te 19, keshtu qe dy jane rruget, o do t’ia pershtasim arsimin struktures se shekulli 19 ose do te shkojme ne shekullin e 21, drejt shoqerise dhe ekonomise komplekse ku nevojiten 46 te diplomuar ne 100 banore, si Amerika e Anglia. Studentet duan shekullin e 21, politika, biznesi e intelektualet duan shekullin e 19.

  17. Nese protesta do te mbetet pa koke ( intelektuale te paangazhuar politikisht dhe te respektuar nga opinioni publik), fundi i saj do te jete i palavdishem. Ne cdo rast, e fituar do te dale Qeveria: studentet protestuan pa frike (nga dhuna e pushtetit), shqetesimin e tyre te drejte e morem parasysh, kerkesat ua plotesuam ( disa kerkesa patjeter qe do te plotesohen, si gjithmone ne keso rastesh).
    Zoti Rama do te mbaje nga ato fjalimet e tij mbreselenese, padyshim te mbushura me batuta te hidhura dhe tallese per studentet protestues, qe tashme jane qetesuar por, edhe per fitoren e madhe te demokracise, kur per here te pare, protestuesit, jo vetem qe nuk dhunohen por u plotesohen edhe kerkesat nga Qeveria!
    Ndryshe nga c’thone, sidomos kundershtaret e tij politike, Rama nuk me duket edhe aq i shqetesuar. Shqetesimi i tij i vertete duket te jete ai i perfitimit sa me shume nga protesta. Ai e ka nen kontroll ate. Ne rastin me te pare, qe do te verehet ndonje devijim nga c’parashikohet, ajo do te shperndahet me ane te percarjes, e cila po i rri si mallkim ore e cast mbi krye.
    Eshte naiv dhe avdall i madh ai qe i sheh studentet si nje kategori te vecuar nga konteksti politik, social, kulturor shqiptar; te pakten po aq naiv sa te besoje, qe cuni i Gramozit, per te cilin kryebashkiaku i Tiranes tha qe eshte nje nder protestuesit studente, te doje te rrezoje nga pushteti t’ane e tija!

    1. Ne fakt studentet do te shperndaheshin vete ne rast se do e kuptonin qe ajo qe ne thelb po kerkojne eshte transformimi i sistemit. Nuk e kane ne kerkesat zyrtare, ato plotesohen qe neser se jane minimaliste, por e kane si shqetesim madhor per te ardhmen e tyre. Do te shperndaheshin vete sepse pakkush nga ata e deshiron realisht qe sistemi te transformohet. Rama nuk do u plotesoje asnje kerkese qe bie ndesh ne interesat e universiteteve private, sepse reformen e ka qepur per ata. Ketu hyn ne loje Basha qe kur protesten ta lene studentet me familje socialiste, te vihet ne krye te te tjereve e qe jane gjithsesi shumica. Intelektualet nuk kane qene ndonjehere ne loje si kategori, sepse jane produkt dhe rojtare te sistemit, tek tuk mbase gjendet ndokush, mbase. Loja sa ka filluar, njeriu vs ndergjegjes se vet. Do i luaja ca leke per njeriun, se akrobacite morale jane talenti i te gjallit.

    2. Imdat,

      Siguria e Ramës vjen nga fakti që e di shumë mirë se nuk ka kundërshtarë politikë. Është mëse e qartë se PD është fasadë. Ishte PD/LSI që e ndërtoi Oligarkinë. Rama thjesht iu ngjit në krye.

      Ndaj, vër re parrullën “Jo Politikë” se I thotë të gjitha. Sot në shqipëri nuk ka pluralizëm politik. Situate duket si dy pika uji me 1990-ën. Nëse kjo revoltë nuk arrinë të ngjizë institucionalisht kundërshtarët politikë të Oligarkisë, pra të Ramës dhe të Bashës, atëherë ka për të dështuar. Por, studentët nuk e bëjnë dot vetëm.

      1. “Ndaj, vër re parrullën “Jo Politikë” se I thotë të gjitha. Sot në shqipëri nuk ka pluralizëm politik. Situate duket si dy pika uji me 1990-ën” -L.A

        Shume e vertete. Ky eshte thelbi i ceshtjes. “Rastesisht” kohet e fundit eshte vene re edhe nje sjellje e re ne politiken shqiptare. Nje bizantinizem par excellence i huazuar nga Rusia e Putinit. Partia Socialiste edhe opoziten ben sikur e ben vete. Ideja percuese? Cdo gje e bejme vete, nuk ka nevoje per grupet e tjera. Keshtu qe del Bracja ne parlament dhe ben si i indinjuar. Here-here del edhe Majko si per garniture dhe ben si burre i mire brenda sistemit. Del Rama dhe u thote studenteve hajde behemi bashke kunder opozites qe ta ndryshojme kete vend. Futet ndonje denoncues naiv si Muka per te zevendesuar te denoncuarin pastaj tretet edhe ky.

        Keshtu edhe protesta.E bejme vete nuk ka nevoje per grupet e tjera. Rama po ferkon duart se ne kete drejtim po e con. Shikoni se cfare bene pjesa me e organizuar e protestes (jo shumica natyrisht) me banoret e Astirit dhe femijet e tyre studente qe deshironin t’i bashkoheshin protestes. Shikoni dy gardhet e miremenduara si ne nje koreografi, njeri me police dhe tjetri me freshiste qe flasin paturp ne emer te mijra studenteve.

      2. L.A,

        Pranohet gjeresisht, tashme, qe korrupsioni u ngrit ne sistem ne dy mandatet e para te socialisteve (1997-2005).Pikerisht ketu e ka zanafillen edhe ajo qe konsiderohet si oligarki. Gjithsesi, kjo nuk perjashton aspak PD-ne nga pjesa e vet e pergjegjesise.
        Slogani “Jo politike!” eshte shume problematik, per shkak te naivitetit te shumices (besoj) se studenteve, dhe djallezise se grupeve djallezore, por shume aktive, mes tyre. Vecse problematik ne kete aspekt, ky slogan, eshte edhe tejet i demshem per vete ate cka pritet nga protesta. Pritshmeria e mbare shoqerise, me c’degjojme e c’shohim, eshte qe ajo te kthehet ne nje levizje te pergjithshme permbysese te sistemit.
        Debimi i protestuesve te “Astirit” nga grupet e freshisteve te Rama-Veliajt, por edhe i atyre te “Teatrit”, eshte nje shenje e keqe sa i perket kesaj pritshmerie.
        Ka shume mosbesueshmeri si mes vete studenteve protestues, mes tyre dhe dy grupimeve te tjera te protestueve (astirit dhe teatrit), te ketyre krejt se bashku ndaj asaj qe quhet shoqeri civile, por , dhe cka eshte me e hidhura, te pakten ne mendimin tim, te vete atyre intelektualeve qe kane njefare reputacioni ne shoqeri qe, teksa japin receta pafund keto dite sesi do te duhej te veprohej, megjithate, as e mendojne se mund te bashkojne forcat per te shfrytezuar kete energji kaq te madhe, qe po clirohet dhe humbet kot se koti.
        Situata qe thoni ju nuk eshte aspak “si dy pika uji” me ate te 1990-es. Atekohe ishin intelektualet, ata qe ishin, mire apo keq, megjithe perfoljen qe i shoqeroi dhe i shoqeron edhe sot e kesaj dite, qe i dhane drejtim protestes.
        Pikerisht kete gje duhet te bejne edhe intelektualet qe them une. Natyrisht qe duhet kurajo e madhe; por kjo eshte nje nder virtytet kryesore te nje intelektuali te vertete. Verej shume urtesi dhe mencuri te shprehur keto dite nga intelektualet e nderuar, por jo kurajon per t’u perfshire drejtperdrejt. Mirepo, ne raste te tilla, sado urtesi dhe mencuri te buroje nga mendjet e ndritura, shkon kot pa kurajon per t’u perfshire dhe marre pergjegjesi.

        1. Imdat,

          Oligarkisë iu referova si institucion, dhe jo thjesht në aspektin e korrupsionit. KjoOoligarki është ndërtuar me lidhje familjare, fisnore, krushqie, por edhe idologjike. Familja Berisha është më emblematikja që më vjen ndërmend, por askush nuk flet për të. Shumica ia kanë frikën. Gërdeci po harrohet dhe Mediu po riciklohet nën udhëheqjen e Ramës. Për të mos folur për familjet kriminale të kryebashkiakëve ne Elbasan, Durrës, e ku di unë.

          Po ashtu nuk ka asgjë të djathtë dhe asnjë të djathtë më tek PD, dhe kjo nuk është rastësi.

          Njërzit po hanë fasada literalisht dhe figurativisht.

          Slloganet nuk më shqetësojnë, sepse them se kanë pak kuptim ose efekt. Ata që kanë dalë në rrugë, në një mënyrë ose në një tjetër, e dinë përse kanë dalë. Njërzit nuk janë aq qorra sa i kujtojnë këta.

          Kurse problem i elitës intelektuale është se shumica është e investuar në sistem. Është bërë pjesë e oligarkisë dashur-pa-dashur. U duhet dhënë pak kohë të ecin mbrapsht.

          Por më e keqja që mund të bëjnë studentët është ta kthejnë këtë në një lëvizje të dhunshme. Nuk do rekomandoja as grevën e urisë. Këta duhet të përpiqen të organizohen dhe të mos përcahen, dhe sigurisht t’i qëndrojnë kërkesave politike ndaj qeverisë për largimin e saj. Këta pushtetar nuk rrinë dot gjatë në këmbë, sepse janë të falimentuar.

  18. Rama sot i aktroi te gjitha personazhet e veta, duket qe nuk eshte mire nga fuqiri e nuk i ben pune as malli. Premtoi edhe qe 1000 studente te punojne neper ministri, sikur i ka ministrite bizneset e familjes. Nuk eshte as ne fushate elektorale qe genjen kaq haptaz. Studentet thone qe neser skadon afati i kerkesave, a do firmose valle ndonje shkrese Rama per te treguar se nuk eshte aktor, por kryeminister ? Laku shtrengohet, eshte e bukura e kerkesave te mundshme e te drejta, skam ca diskutoj, skam ca negocioj, skam ca dialogoj, po pate per ta bere beje po s’pate fillon faza e dyte. Greve urie, proteste tek kryeministria apo direkt me thyerje xhamash ?

  19. E filluan revolucionin te bijte e Arbrit.
    Ashtu bravo, te tere ne kembe kundra butaforise neveritese te Ed Rames dhe atij te Bashkise.
    Se keto gjynahe e kane fajin ne fakt per gjendjen e Shqiperise. Bashke me atletet e Ed Skorpjonsit (dating alert!! )
    Te kthehemi ne kohen e pare,korrent pa pare, toke e xanun, profesore qe nuk guxon me ngel njeri se ka dy goca teenagers vellai.
    Bini burra!

    1. Nuk kam dëgjuar që protesta të kërkojë kthim prapa. Dhe aq më pak te Berisha, kartë e djegur. Protesta është shprehje e një pakënaqësie të madhe: shpresoj që Rama ta dijë këtë më mirë se unë.

      1. Berisha mbase eshte karte e djegur, por jo edhe berisheria!
        I pe sot ato fotot e njerezise me hunj perpjete duke i tundur?
        Kshu kshu…

        1. Vendet Tona,

          Bën mirë që indinjohesh nga “shpellarët”, por nuk po dëgjojmë gjë për indinjimin me 40 milionë eurot që po i jepen një kompanie fantazëm për të bërë po të njëjtën rrugë!

          Sot ka raportime që po kjo kompani paska marrë edhe një tender tjetër nga OSHEE, 12 milion euro.

          Këta flasim me 10 milion euro e sipër!

          Po ju vazhdoni merruni me shkopinjtë.

        2. Une nuk do trembesha nga ata qe ngrene hunjte perpjete. Madje, sikur ta shohesh keshtu si kalimthi, p.sh me syte e atij guruse indian qe erdhi ne Rinas e qe nja ca femra Made in Blloku, te cilat nuk ngrene asnje hu, i puthnin kembet, mund edhe te te shembelleje si ndonje ritual origjinal prekulturor qe mund te shihet qysh tani se con ne vallen e shpatave dixhitale.

          Nuk do trembesha edhe se eshte punuar fort me hashashin dhe njerezit kane detyrime te mbrojne mireberesit. Po te jete per dhune, selise roze nuk ja del kush ne Pëllistan. Berisha jo e jo qe rezultoi nje cerr qe ben zhurme.

    2. Rama bën mirë ta ndaj mëndjen.

      Njëherë thotë që studentët janë me Lulin dhe me Monikën, njeherë tjetër thotë që ju jeni aleatët e mi. Vë re, të së njëjtës Monikë që ia zgjodhi burrin President.

      Apo mos kujtojnë këta se mund t’i vënë Shqiptarët në mes dhe të luajnë “good cop – bad cop”?

      Pale kur na thonë edhe “kthim mbrapa”! A thua se dolëm në vënd të parë…

  20. Ka nje evolucion tarifor sot, nga pergjysmim ne zerim , ndersa Rama tha edhe ua heq edhe s’ua heq. Me sistemin e Bolonjes ne Itali e me kreditet u supozua lehtesimi i volumit per provim dhe kerkeses se llogarise, por doli nje katastrofe edhe me e madhe se c’ishte, sidomos 3 vjecari, se dyvjecari (masteri shkencor ne Alb) u pershtat. Profesoret majtiste e demokristiane e konceptonin dhe e konceptojne diplomen universitare si privilegj dhe vazhduan te sharronin sa studente te mundnin, si para Bolonjes. Me pak fjale studenti per 3 vjecarin ngeli ne lufte per mbijetese, ku edhe nje fjali ne kllapa ne faqen 1372 te volumit mund te ishte vendimtare ne provim, me rralle edhe deduktimi qe vijonte nga fjalia ne kllapa e asaj faqeje. Por kjo nuk eshte thjesht ceshtje parimore ku profesori majtist e demokristian i shpall lufte studentit, eshte edhe ceshtje tarifash. Studenti qe mbart provimin, ngel apo nuk e jep fare ngaqe i shkojne shtate nga pyetjet qe po behen, paguan taksat e shkolles. Keshtu kostoja e universitetit per provimin e mbartur behet thuajse zero, ndersa e studentit shtohet se paguan taksen vjetore. Kostoja per universitetin eshte 30 minuta nga koha e profesorit per provimin e mbartur, per studentin eshte taksa vjetore. Keshtu qe rrogat dhe privilegjet e profesoratit kerkonin si edhe me pare sa me shume studente qe mbartnin provimet,keshtu studentet do paguanin me shume vite taksa, me kosto minimale per universitetin, se mbartesi nuk ka ca leksioni te ndjeke prape e pse ti harxhoje kohen profesorit me pyetje. Pra, tarifimi ne sistemin e Bolonjes eshte ceshtje mbijetese per rrogat dhe privilegjet e profesoratit, nga edhe kerkesa e madhe e llogarise dhe volumi i madh per provim. Nqs profesoret majtiste e demokristiane te Italise dhe mesa duket edhe keta shqiptare do i coje me te njejtin sistem bolonje ne Amerike apo Gjermani, ata do i benin corap sistemet amerikane dhe gjermane, sepse ka nje konflikt te qarte mes studenteve, profesoratit dhe sistemit ekonomik. Puna e tarifimit eshte esenciale ne kete ceshtje, ka nje konflikt madhor, te cilit as Italia nuk i ka gjetur ilacin. Dhe meqe ne keto qitapet e I.Q italianet dalin me indeks mesatar 102 , ne mos me i larti ne Perendim ne 2-3 te paret, i bie qe problemi te mos jete trashesia e studentit mesatar italian, por nje sistem corbe , ku tarifimi e kostot universitare kane rendesi te dores se pare.

  21. @A.V.
    Sigurisht qe protesta eshte shprehje e nje pakenaqesie te madhe. Por kjo nuk e ben as te drejte as te akomodueshme a priori.
    Gjithesesi, fakti qe s’po flet njeri me per tarifat, profesoret e korruptuar (nga kush?) por po kalohet ne ate skenarin aq familjar me greve urie dhe afate 24 oreshe me ben mua skeptik pertej cdo simpatie njerezilleku standard.
    Cui bono, tha…

    1. Për grevë urie pashë që kish shkruar spekulativisht një person, te “Tema”, e cila nuk ka asnjë lidhje me protestën. Nuk më duket të ketë folur kush nga pjesëmarrësit (më korrigjo). Kam përshtypjen se një gjest nga Kryeministri – p.sh. shkarkimi i Ministres së Arsimit – do të mjaftonte për fillimin e një dialogu. Qeveria e tanishme qartazi nuk është në gjendje t’u përgjigjet kërkesave të studentëve, meqë ajo mban përgjegjësi për degradimin e gjendjes.

      1. Kollaj ajo pune. Puna eshte se po te jesh ne proteste ti sheh nje numer te madh studentesh, apo te rinjsh qe argetohen. Me pankarta qe bartin virtytet e komunikimit me statuse Facebook, me foto-video ne mase, megafone. Dhe kerkesa qe shtohen dhe kryqezohen. Nuk e di nese nje pjese e tyre vijne nga Universiteti, apo nga godina e universitetit.

        Qeveria eshte pergjegjese dhe ai qe eshte sot ne karrigen e Kryeministrit eshte per pranga se e ka bere zullumin shume te madh. Por ne e beme gabimin e madh ne 1997 kur u kenaqem me idene, mjafton te ike Saliu se me mire do behet. Edi Rama duhet te ike per arsyet e duhura. Por mesa duket studentet, organizatoret e tyre, ose nuk e kuptojne se ne cfare levizje gjenden, ose po perserisin te njejtin gabim.

        U krijua iluzioni i bukur se protesta lidhet edhe me kundershtimin ndaj menyres sesi sillet kryemiistri, ky karabush afer te 60-ve, sesi qeveris dhe perdor parane publike. Por ky iluzion bjerret sapo sheh se perballe gjendet nje mase dhe asgje me shume. Qe vuan edhe per artikulim minimal, qe pertej tarifave nuk tregon se njeh ne thellesi problemet e ketij sistemi. Dhe ketu e kam fjalen edhe pe te ashtuquajturit profesore qe apelojne ne Facebook e qe sugjerojne si zgjidhje cdo krisje politike. Edhe studentet e OP-se qe presupozoheshin se te pakten per ceshtjet e universitetit kane njohuri, po ngecin te disa thirrje ultimative dhe kaq.

        Zhgenjim? Jo. Ky eshte universiteti yne, duhet ta pranojme me ze te larte. Keta qe protestojne te paret.

    2. Cui bono? Berishës! Edhe Lulit. Edhe Monikës. Edhe neo-komunistëve. Neo-nazistëve, po e po. Atyre që s’na e duan të mirën (Kosovo-alert).

      Kshu, kshu tha (që të themi)…

      1. Lashë për në fund atë më kryesorin, tek “Cui bono?”: Kryetarin e Bashkisë.

        Se ashtu është një muhabet, thonë…

  22. Sigurisht protestes i dha hov dhe kuptim te ri pjesemarrja ne te e studentit Sali Lusha. S’di pse gjithe keto dite me eshte kujtuar ajo batuta nga filmi “Perballimi”, qe e aktualizuar do te ishte: “Protesta do te na sjelle begatine”. Ndermendja nuk do qe te shkoje pak me tej te qortimi per naivitet nga sekretari i Partise (per Martin Kreken e kam fjalen, jo per ndonje ish-sekretar Partie qe mund ta pushtonte te gjithe Ballkanin po te donte vetem me demokratet e Mamurrsit. Ai po qe dinte si te bente protesta dhe dinte si t’u pergjigjej protestave).

  23. Sot me duket se ka evolucion te ndergjegjesimit, me shume flamuj me shume referenca te popullit vs plackitesve, nje tentative per djegjen e flamujve te 3 partive kryesore qe perfundoi me qesezimin e flamujve dhe hedhjen qeses (se mbeturinave) drejt ministrise. Saliu po krijon rrumpalle neper rrethe, gje e pritshme. Rama duhet te ulet e te firmose ato shkresat, para se Saliu te krijoje rrumpallen e shekulli 21. Ne vend qe te beje si qeni qe nuk e leshon kocken, me keto skandale te njepasnjeshme duhet absolutisht te riformatoje qeverine, Nikolla e Gjiknuri, menjehere jashte qeverise, ata dekane e profesora te denoncuar te kalojne ne veting per pasurine, keta Manet, Kastratet,Ulajt e Nushet, t’i mbaje larg. Nqs Rama merret me llogje, stafeten po e lane studentet do e marre Saliu me Meten, mekanizmi i protestes eshte vene ne funksion, mjafton ideja qe taksat po zhvaten, qe cdo proteste te jete legjitime. Sot te protestosh per zhvatjen me ane te taksave, per uljen e cmimit te energjise dhe te karburantit, kunder policise qe ben fushata gjobvenieje ne fundmuaji etj, eshte e vetemjaftueshme, me apo pa studentet. Nqs Rama nuk e leshon kocken nga goja, ashtu si qeni edhe ky do haje ndonje shkop nga koka.

    1. Hyllin si mundet nje diktator ta riformatoj veten? (se qeveria e tij nuk eshte tjeter vec nje zgjatim i vetes). Di ndonje rast ti se mua nuk me shkon asnje nder mend.
      Pas gjithe ketij zullumi qe ka shkaktuar e po shkakton, Rama mund t’i bente nje sherbim te vetem vendit: te heqe dore dhe ta coj vendin ne zgjedhje ne qershor te udhehequr nga qeveri teknike.

      Ky nuk eshte dorezim tek PD-ja e cila edhe ajo ka problemet e veta. Socialistet e kane akoma elektoratin e madh. Riformatimin ta bejne keto gjashte muaj nese kane kellqe. Natyrisht qe asnje nga partite e medha nuk duan ta bejne por do jene te detyruara disi ne frymen qe po percohet kohet e fundit, ate qe njerezve u ka ardhur ne maje te hundes me kete rrugen e vjeter. Nese nuk duan ta bejne, me keq per ta.

      P.S. Kerkoj falje se u pergjigja gabimisht tek tema tjeter

  24. MeqënMeqënëse u ankua dikush këtu që Rama nuk kishte futur asnjë shkrimtar apo intelektual në burg. Rama ia plotësoi kërkesën me Edmond Tupen, 70-të vjeç.ëse u ankua dikush kwtu që Rama nuk kishte futur asnjë shkrimtar apo intelektual në burg. Rama ia plotësoi kërkesën me Edmond Tupen, 70-të vjeç.

Lini një Përgjigje te L.A.Anuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin