AMERIKA TRUMPIANE DHE BOTA NË UDHËKRYQ

nga Ernest Nasto

Shumë është folur e komentuar së fundi pas fjalimit të presidentit Trump në OKB me shkëputjen e dukshme nga rendi i tanishëm liberal globalist. Fjalimi ishte një denoncim i strategjisë bazë të farkëtuar pas Luftës II, ose asaj që është njohur në historiografi si “shekulli amerikan” apo “rendi i ri amerikan”. Deklaratat se “sovraniteti amerikan nuk do t’i nënshtrohet një burokracie ndërkombëtare” ranë si dush i ftohtë mbi multilateralizmin dhe qeverisjen globale, në një ndarje të qartë nga të gjithë paraardhësit e tij.

Në fakt izolacionizmi trumpian nuk është aq i ri sa duket, dhe ka qenë i pranishëm gjatë pjesës më të madhe të historisë amerikane. Prandaj le të shohim fillimisht disa aspekte të politikave trumpiane që rimarrin tema nga e kaluara, për të analizuar pastaj edhe të shumëkritikuarin globalizëm, apo rend të ri amerikan.

Doktrina “America first” ka rrënjë të thella historike dhe ndryshimi kryesor qendron me rendin amerikan të pasluftës. Ajo është në thelb një thirrje për rikthim tek një version i mëparshëm i “veçanësisë amerikane”, me tiparet si mospjesëmarrja në traktate apo aleanca ndërkombëtare, proteksionizmi ekonomik, si edhe ngurrimi për të mbështetur vendosjen e demokracisë në vende të tjera (kjo e fundit pavarësisht se për presidentin Wilson qëllimi i Luftës I ishte krijimi i një bote ku “demokracia të ishte e siguruar”).

Tashti presidenti Trump nuk shquhet për njohje të thellë të historisë amerikane, prandaj s’ka gjasa ta bazojë politikën e tij të jashtme tek përvojat historike. Por ai është tepër i aftë të kuptojë dhe shprehë shqetësimet e Amerikës së thellë, të të dëmtuarve nga globalizmi, nga politikat e imigracionit dhe nga rritja e detyrimeve ndërkombëtare. Bëhet fjalë kësisoj për ata që duan të kthehen tek Amerika e dikurshme.

Prandaj Trump në fjalimin e tij sulmoi hapur multilateralizmin e pasluftës dhe theksoi përparësinë e sovranitetit kombëtar amerikan. Thirrja e tij ishte për “vende të forta e sovrane”, që ndjekin interesat e tyre personale, ose ndryshe “secili për vete”. Ky është vizioni i pasqyruar në praktikë me braktisjen e marrëveshjes së Parisit për klimën dhe të paktit shumëpalësh bërthamor me Iranin, me përkrahjen e daljes britanike nga Bashkimi Europian, etj.

Shkëputja këtu është nga e kaluara e afërt, por jo diçka e re, sepse e tillë ishte politika amerikane deri në sulmin japonez mbi Pearl Harbor në dhjetor 1941. Bile Shtetet e Bashkuara nuk u anëtarësuan as në Lidhjen e Kombeve, që në fund të fundit ishte e konceptuar nga vetë presidenti Wilson. Dhe për të shkuar akoma më larg mund të kujtojmë porosinë e presidentit të parë amerikan Washington-it i cili në fjalimin e lamtumirës përcaktonte zhvillimin e tregtisë si “rregullin kryesor” në marrëdhëniet e Amerikës me vendet e huaja, ndërsa lidhjet politike duhet të ishin “më të paktat e mundshme”.

Ngjashmërisht edhe Trump kërkon të përqendrohet në marrëdhëniet tregtare, por duke parapëlqyer proteksionizmin dhe jo tregtinë e lirë. Kjo është konkretizuar në një numër tarifash doganore për të mbrojtur prodhimin e brendshëm, duke kërkuar njëkohësisht prej të tjerëve hapje më të madhe ndaj produkteve amerikane. Kjo të kujton proteksionizmin si tipar të politikës tregtare amerikane që nga Revolucioni e deri në kthimin e tyre në një fuqi të madhe.

Risjellje e historisë së paraluftës është edhe aspekti i vizionit trumpian lidhur me mbështetjen e demokracisë në vende të tjera. Presidenti e shprehu qartë largimin nga ajo mbështetje, duke ua theksuar përsëri liderëve në OKB se Amerika “nuk do t’ju thotë ju si të jetoni apo punoni”, e duke u kërkuar vetëm “të respektoni sovranitetin tonë”. Dhe duket qartë admirimi i tij për autokratët si Putini i Rusisë, Xi-u i Kinës apo Kim-i i Koresë së Veriut, në një kohë kur shtetarëve demokratë të vendeve aleate u rezervon vetëm thumba në mos tallje të hapura.

Ndërkaq themeluesit e Amerikës, ndryshe nga Trump, s’kishin ndonjë parapëlqim për autokratët, por ngjashmëria qendron në faktin që ata ishin gjithaq skeptikë ndaj ndërhyrjes në punët e të tjerëve. Për t’u kthyer tek një figurë e shumëpërdorur edhe në faqet e kësaj reviste, ata e dëshironin Amerikën si “qytet mbi kodër” dhe far të demokracisë, por jo si kryqtar për të. Duke mos qenë të tillë kryqtarë amerikanët refuzuan asokohe ndërhyrjen në mbështetje të kauzave demokratike si p.sh. gjatë kryengritjeve antikoloniale në Amerikën Latine në vitet 1820 apo në të famshmen epokë të lëvizjeve liberale në Europë në vitet 1840. Justifikimi i qartë (të cilit edhe Trump do t’i bashkohej plotësisht) ishte që ndërhyrja nuk përputhej me vlerat amerikane, dhe rrezikonte zhytjen në konflikte të ngatërruara në vende të largëta.

Jehona të thella historike gjen po ashtu konceptimi i presidentit aktual për identitetin amerikan, plot nuanca raciste, e me mospreferencën për imigrantët jo të bardhë. Dëshmi kuptimplotë janë përpjekjet e njëpasnjëshme për të aneksuar Kanadanë qysh nga Lufta Revolucionare e deri në vitet 1870, ku një arsye kryesore ishte popullata e saj e bardhë. Kjo kur Kongresi hidhte poshtë një numër projektesh për të bërë të njëjtën gjë me Santo Domingon (sot Rep. Dominikane), Haitin apo Kubën, popujt e të cilave konsideroheshin inferiorë.

Për themeluesit e Amerikës izolacionizmi përshtatej bukur me idenë e veçanësisë amerikane, të Shteteve të Bashkuara si një eksperiment unik, që mund të mbijetonte i panjollosur vetëm duke qendruar larg një bote të rrezikshme. Ndërkaq problemi me reflekset izolacioniste të Trump është se bota ka ndryshuar së tepërmi gjatë 2 shekujve, dhe rendi i ri global amerikan i pasluftës ka qenë faktor kryesor i këtij ndryshimi.

Po çfarë ka sjellë ky rend për botën dhe a janë të merituara kritikat që i bëhen? Këto jo vetëm nga Trump, po edhe nga Putin, nga Xi Jinping, e nga shumë analistë në Shtetet e Bashkuara e gjetkë, prej së majtës progresive deri tek e djathta libertariane. Kritikët mëtojne se vetë rendi liberal është një “mit”, ose më mirë një maskë, për hegjemoninë dhe prirjet imperialiste të Amerikës, duke ja mbajtur kësaj për të madhe përkrahjen për regjime autoritare e diktatoriale. Përfitimet e nxjerra nga rendi amerikan janë barazpeshuar, bile tejkaluar, sipas kritikëve, nga dështimet spektakolare në Vietnam e Irak në politikën e jashtme apo nga përndjekjet e “të kuqve” gjatë makartizmit në politikën e brendshme.

Trump e quan veten realist, si kritikët e globalizmit që insistojnë se janë realistë, duke nënkuptuar që Amerika të braktisë përpjekjet për ta bërë botën në imazhin e saj dhe ta pranojë “ashtu siç është”. Mirëpo interesantja këtu është se krijuesit e rendit të ri pas Luftës II e konsideronin veten gjithashtu realistë, duke përfshirë presidentët Roosevelt dhe Truman, apo sekretarët e shtetit G. Marshall dhe D. Acheson. Dhe ata kishin arsye më të forta se këta të sotmit për ta quajtur veten të tillë. Ata kishin parë me sytë e tyre gjendjen e botës pa hegjemoninë amerikane, të botës “siç është”: dy luftra katastrofike, Holokausti i hebrejve, lulëzimi i ideologjive vrastare si komunizmi e fashizmi, dhe katandisja në buzë të varrit e liberalizmit dhe demokracisë në Europë.

Rendi i ri u konceptua kështu me objektivin e shmangjes së tmerreve të tilla, pa u bazuar tek ndonjë farë optimizmi naiv për natyrën njerëzore. Përkundrazi, baza ishte pesimizmi nga përvoja konkrete e fituar në fushëbetejat e përgjakura në Europë e në ishujt e Paqësorit, apo në qytetet e rrafshuara gjermane, ruse e japoneze. Edhe atëherë shumë amerikanë nuk kishin besim në Kombet e Bashkuara e në ligjin ndërkombetar, por personalitetet e lartpërmendura mendonin disi ndryshe. Sipas Acheson-it bota ishte një xhungël, pa rregulla loje, pa arbitra dhe pa shpërblime për ata që silleshin mirë. Rrjedhimisht siguria, qoftë ajo fizike, qoftë ajo e ideve liberale, mund të garantohej vetëm nga fuqia e vazhdueshme morale, ushtarake dhe ekonomike e Shteteve të Bashkuara. Kjo u mishërua në krijimin e NATO-s, në vendosjen e trupave amerikane në Europë dhe sidomos në transformimin e dy burimeve të konflikteve, Gjermanisë dhe Japonisë, në vende paqësore e demokratike. Kjo e fundit ishte arritja më e shënuar e rendit amerikan, e realizuar jo vetëm me forcë e presion, por edhe me mbështetje financiare e politike të konsiderueshme. Këto dy vatra agresioni ja dolën të lenë mënjanë objektivat gjeopolitike territoriale, dhe t’i zëvendësojnë me objektiva të mirëqenies ekonomike, duke u bërë shpejt superfuqi edhe në këtë fushë. Nga kjo përfituan edhe vendet e tjera të rajoneve përkatëse që u çliruan nga frika e përhershme e një sulmi prej fqinjit. Kësisoj edhe ata qenë në gjendje t’i kushtojnë burime të shumëfishuara mirëqenies së popujve të tyre. Nën hegjemoninë amerikane Europa pushoi së qeni vatër aleancash e kundëraleancash strategjike, dhe konkurenca ekonomike nuk çoi si dikur në konkurencë ushtarake.

Objektivi i Amerikës në këtë projekt ishte zhdukja e nevojës për sfera interesi strategjik, prej ku kishin ardhur aleancat e lartpërmendura, përkatësisht luftrat. I vetmi përjashtim duhej të ishin vetë Shtetet e Bashkuara si garantuese të rendit liberal dhe me sferë interesi praktikisht tërë boten, sidomos pas fillimit të Luftës së Ftohtë.

Por edhe garantuesi vetë duhej të respektonte disa rregulla bazë, si p.sh. të lejonte edhe fuqitë e tjera të kishin përfitime afatgjata, duke mos e konceptuar sistemin si një “zero-sum game”. Amerika duhej të angazhohej në institucione ndërkombëtare jo të përsosura, bile shpesh edhe të padobishme si p.sh. Kombet e Bashkuara. Ama dobia e tyre qendronte në atë që ato shiheshin si të rëndësishme nga të tjerët, jo doemos nga vetë amerikanët. Ky avantazh u pa qartazi gjatë Luftës së Ftohtë, sepse nxorri në pah një dobësi themelore të perandorisë sovjetike, atë që vendet e sunduara nuk ishin aspak të kënaqura me qenien nën të. Prandaj edhe e braktisën shpejt në rastin më të parë, duke çuar në shembjen përfundimtare të asaj perandorie.

Kjo nuk nënkupton që Amerika i zbatoi rregullat në vazhdimësi, veçanërisht lidhur me përdorimin e forcës apo me ndërhyrjet në prapaskenë. Rendi kërkonte shkelje të rregullave herë pas here, duke krijuar doemos të kënaqur e të pakënaqur. Dhe një parantezë kuptimplotë këtu për interesin tonë si shqiptarë është se pa atë shkelje të rregullave nuk do të kishim as Kosovën e lirë, e as shkallën e lartë të autonomisë së bashkëkombasve tanë në Maqedoni.

Brenda rendit amerikan pati sigurisht kritika e fërkime, dhe sfidat më të hapura ndaj Amerikës ishin dalja e Francës nga struktura ushtarake e NATO-s dhe Ostpolitika e kancelarit gjerman Willy Brandt. Por megjithë të metat e kritikat, megjithë hipokrizinë amerikane dhe përdorimin e herëpashershëm të forcës, gjatë ekzistences së këtij rendi globalist u vu re një dukuri domethënëse: askush prej pjestarëve nuk bëri asnjë përpjekje për të dalë prej tij. Kjo është dëshmia më e qartë se për aleatët europianë e aziatikë një rend botëror amerikan, megjithë të metat e lartpërmendura, ishte shumë më i parapëlqyer se alternativat, qoftë ajo sovjetikja, qoftë ajo e vjetra europiane. Aleatët nuk patën kurrë arsye t’i druheshin një agresioni amerikan, megjithë epërsine e shumëfishte ushtarake të këtyre të fundit. Pra pavarësisht se rendi nuk ishte i persosur, ai rezistoi sepse të gjithë aleatët e shihnin hegjemoninë amerikane, sipas çdo standarti real e praktik, si relativisht vullnetmirë, me epërsi të dukshme ndaj alternativave.

Rezultatet pozitive të këtij rendi janë të pamohueshme, sepse vendet pjestare u bënë më humane në trajtimin e qytetarëve të tyre, dhe liritë e fjalës, të shtypit, të manifestimit publik njohën vetëm rritje. Të varfërit dhe pakicat patën përmirësime të dukshme në jetën e përditshme, dhe kozmopolitanizmi solli ngushtimin e hapësirave për racizëm e nacionalizëm skajor. Ndërkaq asgjë nuk ishte e përsosur, fanatizmi, brutaliteti dhe gjakderdhja vazhdonin, edhe në Shtetet e Bashkuara. Ishte ende, sipas shprehjes së Shën Augustinit, “Qyteti i Njeriut” dhe jo “Qyteti i Zotit”, por në krahasim me të 5000 vitet e shkuara rendi përbënte transformim absolutisht revolucionar i çdo aspekti të jetës njerëzore.

Ai rend përmbante edhe nxitjen e brendshme drejt respektimit më të mirë të rregullave, vetë vendet demokratike ndodheshin para presionit për përmirësim të vazhdueshëm. Edhe këtu shembulli i SHBA është më domethënësi sepse ajo njohu përparimet më të mëdha të të drejtave civile pas Luftës II dhe asaj të Vietnamit. Zezakët amerikanë kishin luftuar në Europë e në Paqësor për të mbrojtur ideale që ende mungonin në vendin e tyre. Dhe kjo kontradiktë e brendshme u bë tepër e vështirë për të rezistuar, derisa u shemb përfundimisht me lëvizjen e të drejtave civile në vitet 1960-1970.

Siç e përmendëm amerikanët nuk janë treguar konsistentë në mbrojtjen e demokracisë, sepse frika e tyre nga radikalizmi i skajshëm (si komunizmi i djeshëm apo islamizmi i sotëm) është më e madhe se kundërshtimi ndaj autokracisë e diktaturave (prej ku edhe shembujt famëkeqë si grushti i shtetit në Kili më 1973). Por në fund të fundit, me apo pa dashje, Shtetet e Bashkuara krijuan një botë që favorizonte së tepërmi regjimet demokratike. Dihet se pasiguria është një nga pengesat më të mëdha ndaj demokracisë (në mos më e madhja) sepse vendet nën kërcënim të vazhdueshëm agresioni priren të kenë qeveri të forta e t’u japin drejtuesve autoritet të jashtëzakonshëm. Duke eliminuar pasigurinë rendi i ri krijoi kushte të favorshme për demokracitë e reja që ndoshta s’do mund të mbijetonin në një bote më të rrezikshme. Një rol të madh këtu luajti padyshim fakti që fuqia më e madhe e botës ishte vetë një demokraci, duke ftuar imitimin prej çdokujt që synonte të futej nën ombrellën e saj.

Rendi globalist e liberal amerikan ka qenë kësisoj plot të meta, dhe qëllimet janë realizuar me mjete joliberale. Por asnjë rend paqësor s’mund të ekzistojë pa një farë hegjemonie: rendi romak nën hegjemoninë e Romës, apo rendi britanik i shekujve XVIII – XIX nën hegjemoninë e Flotës Mbretërore. Bile edhe rendi jetëshkurter në Europë (Koncerti Europian) pas epopesë napoleoniane në shekullin XIX ishte nën hegjemoninë kolektive të të katër fuqive fituese.

Ndërkaq edhe kritikët e rendit të sotëm nuk është se ofrojnë ndonjë alternativë të pëlqyeshme. Disa thonë se Amerika duhet të pajtohet me krijimin e sferave të influencës ruse apo kineze, edhe duke sakrifikuar interesat e ukrainasve apo taivanezëve. Të tjerë insistojnë që diversiteti, jo demokracia, të vihet në plan të parë. Një botë e tillë e larmishme me siguri do komandohej pjesërisht nga Putini, pjeserisht nga Xi-u, po ashtu nga ajatollahët e Iranit dhe nga Kim-i i Koresë, se edhe ata do të donin sferat e tyre. Një botë përndryshe e paparë që prej kohës së Hitlerit, Stalinit e Musolinit.

Prandaj është e paarsyeshme ta paraqesësh këtë lloj bote si zgjidhje të problemeve. E po ashtu mëtimi se ndjekja e politikave më realiste (d.m.th. më trumpiane) nga Shtetet e Bashkuara do të çonte në një botë pa konflikte është në fakt e kundërta e realizmit. Fatkeqësisht qendrimet e Trump sinjalizojnë se ndoshta drejt një bote “secili për vete” po shkojmë dashur padashur. Fjalimi i tij në OKB ishte thirrje për anarki globale, për një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve. Kjo mund të jete vërtet e ardhmja, por duket pak e çuditshme ta rekomandosh këtë rrugë si një alternativë të studiuar siç bëjnë një numër kritikësh të globalizmit e të rendit amerikan.

Nuk mund të mohohet pra që rendi liberal ka e do të vazhdojë të ketë plot të meta, por dhe për të mund të përshtasim fjalët e Churchill-it për demokracinë, si sistemi më i keq me përjashtim të gjithë të tjerëve.

Por vizioni trumpian premton ta kthejë prapa rrotën e historisë drejt një Amerike më sovrane, më të bardhë, më të industrializuar dhe më të distancuar nga bota. Debatet e shumta që kanë pasuar lidhen me një fakt të thjeshtë: pas gjithë ndryshimeve të lartpërmendura gjatë dy shekujve, e sidomos nën rendin amerikan të pasluftës, është tepër larg mendjes të pranosh se një strategji bazë e formuluar në shekujt XVIII – XIX është e përshtatshme edhe për shekullin XXI.

Trump ka hapur vërtet një debat madhor lidhur me rolin e SHBA në botë. Por përgjigja s’mund të jetë kthimi prapa. Përkundrazi duhet që Amerika të formulojë një version të ri të “veçanësisë” së saj, dhe të hartojë një strategji bazë përkatëse sipas kushteve të sotme.

© 2018, Autori. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Imazhi në kopertinë © 2016 Financial Times

44 Komente

  1. “Të tjerë insistojnë që diversiteti, jo demokracia, të vihet në plan të parë. Një botë e tillë e larmishme me siguri do komandohej pjesërisht nga Putini, pjeserisht nga Xi-u, po ashtu nga ajatollahët e Iranit dhe nga Kim-i i Koresë, se edhe ata do të donin sferat e tyre.”

    A është vërtetë demokracia si e tillë, që vendoset në plan të parë duke iu kundërvënë sovranitetit?
    Apo është fjala (në koncept) për deliberative democracy?

  2. Teuta, pyetja juaj është me vend, sepse globalizmi në vetvete priret drejt kufizimit të sovranitetit. Mirëpo unë do të thosha që nuk bëhet fjalë drejtpërsëdrejti për kundërvënie, më duket më tepër një rrjedhim i natyrshëm i shtimit të lidhjeve ndërmjet aktorëve ndërkombëtarë. Siç e kam shpjeguar, rezultatet e sovranitetit absolut ishin krejt të pakënaqshme, bile fatkeqe, prandaj ata që e konceptuan rendin e ri menduan se një bjerrje graduale e sovranitetit do të ishte në çdo rast më e mirë për botën. Në fund të fundit çdo organizëm i përbashkët (edhe në jetën e përditshme) e përmban në vetvete kufizimin e lirisë së anëtarëve, apo jo?

    Shembulli më i qartë ishte Bashkimi Europian që arriti të bëjë miq dhe aleatë ata që kishin qenë rivalë të përjetshëm. Dhe sovraniteti i kufizuar s’kishte pse të ishte në kundërshtim me forcimin gradual të prirjeve të demokratizimit siç ndodhi në të vërtetë.

    Sa për konceptin e nënkuptuar të demokracisë besoj se ishte ”representative” sepse ashtu e kishin më të mëdhenjtë, por në fakt forma të pastra sikur nuk ekzistojnë. Dikush ka më shumë anën deliberative, dikush më shumë atë representative, e dikush më shumë anën direkte, po këto nuanca janë të gjitha më të mira se sa autoritarizmi dhe diktatura.

  3. Faleminderit për përgjigjen, Ernest.

    Nëse e thjeshtëzojmë diskutimin duke e zhvendosur modelin e bashkëekzistencës paqësore në planin e jetës së përditshme, martesa mes dy individëve do të ishte modeli më i përafruar me kusht që të pranonim me marrëveshje që analogjia në këtë rast të reduktohej në aspektin bilateral, pra të marrëdhënieve mes dy shteteve.

    Sipas këtij modeli, kur një individ/shtet abuzon në dëm të tjetrit, me të drejtat dhe liritë që përbëjnë kodin e përcaktuar të marrëdhënies së përbashkët, vihet në lëvizje mekanizmi rregullues me të gjitha levat e tij, i cili në këtë rast do të niste që nga këshillimi me psikologun në çift, deri tek gjykata dhe policia, në ato raste kur njëra palë kërcënon apo dhunon tjetrën. Se sa e suksesshme dhe demokratike rezulton të jetë kjo marrëdhënie në ditët tona, këtë ka kohë që e tregojnë statistikat gjithfarëshe që lidhen me të, e megjithatë njerëzit vazhdojnë të martohen, ose të rrinë të martuar pavarësisht frustrimit dypalësh.

    Dihet që mekanizmat rregullues – gjykata dhe policia në rastin e individëve dhe organizatat e bashkëpunimit ekonomik, apo ushtarak në rastin e shteteve – kanë lindur si produkt i krizave në marrëdhënie duke marrë përsipër rolin e gardianit (Susan Pederson ka një rrëfim interesant me gjithë detajet e idealizmit dhe pragmatizmin që e kanë shoqëruar që në nisje lindjen e Ligës së Kombeve, në librin e saj që e titullon “The Guardians”).

    Ky është modeli i sotpërsotshëm, po a është e vetmja mënyrë për të qenë bashkë? Në këtë lloj modeli, arsyet për lindjen e konfliktit dhe qasja për zgjidhjen e tij duken në thelb patriarkale dhe imponuese. Ti nuk sillesh mirë, ne të vendosim embargo, në mos po të sjellim kaskat blu që t’i thërrasësh mëndjes, madje në fund të ditës hartojmë edhe një rezolutë që të divorcon nga ajo që mban me zor e pa të drejtë, sikur të ishte prona jote.

    …po pas “divorcit” mes shteteve si i bëhet? Se njerëzit mund edhe të ikin larg që të mos ia shohin sytë njeri-tjetrit, po shtetet nuk e gëzojnë këtë lloj mobiliteti, mbeten gjithmonë aty, të detyruar të japin e të marrin me ish-abuzuesit e tyre që kushedi, mund edhe t’i përsërisin gabimet e dikurshme.

    Ka një komunitet, në një cep të Lindjes së Largët, në gjuhën e të cilit nuk ekzistojnë fjalët “divorc” dhe “vrasje”. Ky fakt më ka tërhequr të kërkoj të di më shumë për mënyrën organizimit të jetës dhe më rezultoi të ishte një lloj rendi matriarkal, ku martesa (krejt e ndryshme nga ajo e jona) bëhej duke patur në bazë pëlqimin nga femrat, pra nga seksi më i dobët, duke shmangur imponimin dhe siguruar ekuilibrin, atë gjendje që arrihet vetëm kur më të dobëtve në muskuj (dhe këtu e kam fjalën edhe për muskujt e shteteve), u garantohen më shumë liri në zgjedhje dhe jo anasjelltas. Për këdo që i intereson, e kam fjalën për komunitetin Mosuo, që jeton pranë Liqenit Lugu, në Kinë, ku është konservuar në mënyrë të habitshme kjo mënyrë jetese që prej kohësh të largëta.

    Ngandonjëherë ia vlen të zhvendosesh në kohë, për të gjetur atë që ne e dimë se e dimë, a më mirë të themi se e ndjejmë se e dimë, aq shumë sa na shqetëson ngurrimi për ta thënë, se i vetmi melhelm për të kuruar vampirizmin ndërshtetëror, mund të jepet në një recetë me përshkrimin “Kujtimet e së ardhmes”.

    Politikat e Trump, sado patriarkal mund të duket në modelin e qeverisjes, nuk i shërbejnë në praktikë polarizimit të autoritetit në një mbifuqi vendimmarrëse të çfarëdolloj strukture, për të cilën ekziston gjithmonë rreziku që nëse tejkalon kufijtë me bjerrjen e demokracisë dhe polarizimin e pushetit, të shembet nën peshën e vet (nuk po jap shembuj që të mos mërzis simpatizantët e bashkimeve, ndër të cilët bëj pjesë edhe vetë). Gjithsesi, Trump është për momentin vetëm një hallkë e ndërmjetme në reaksonin zinxhir që do të duhej të ndiqej për të mbërritur atë formulën magjike që garanton paqen dhe ka vetëm një emër: Ekuilibër.

  4. Teuta, nuk jam i sigurt në se e kuptova mirë paragrafin e fundit për shkuarjen në ekuilibër. Gjithë çështja qendron në atë nëse paqja, demokracia dhe siguria/ekulibri janë më të lehta për t’u arritur në një botë me një polic vullnetmirë (bota amerikane) apo në një botë si ajo e kaluara, me një numër garipash (warlords). Ata qe konceptuan rendin e ri ishin shprehimisht për të parën. Kjo dha rezultatet që kam shpjeguar në artikull.

    Ndërsa alternativa me disa garipa, drejt së cilës po shkon Trump, në të kaluarën nuk eci. Kjo s’do të thotë detyrimisht se s’mund të ecë në të ardhmen, po nga këta garipat e sotëm them se zor të vijë diçka e mirë. Prandaj do parapëlqeja riparime e rregullime të rendit ekzistues, në krahasim me idenë trumpiane të shembjes së tij dhe rikthimit te ”secili për vete”.

    1. Prandaj do parapëlqeja riparime e rregullime të rendit ekzistues, në krahasim me idenë trumpiane të shembjes së tij dhe rikthimit te ”secili për vete”.

      Koha e riparimeve dhe rregullimeve erdhi dhe iku pa u shfrytëzuar pas krizës së 2008/’09-ës, me Obamën. Atëhere SHBA-të dhe Perëndimi kishin shansin më të mirë për të korrigjuar defektet dhe mangësitë e sistemit ekzistues, të shfaqura në dy dekadat e mëparshme, të cilat krijuan disbalancat e brendshme dhe të jashtme që dhe çuan në krizën financiare të para 10 viteve dhe në tensionet e mëpasshme gjeopolitike. Ishte momenti kur të gjithëve u kishte hyrë në kockë tmerri nga kriza dhe ishin gati – ose të paktën më të prirur – për kompromise dhe ndryshime në sistemin ndërkombëtar ekzistues. Por një president cool (ose vanitoz, për disa) si Obama zgjodhi të vazhdonte politikat neoliberale të parakrizës dhe gjeopolitikat e Hillary-t. Koha e duhur. Vendi i duhur. Presidenti i gabuar.

      Tani po e “rregullon” Trumpi sistemin. Me çekan në dorë.

      1. “Por një president cool (ose vanitoz, për disa) si Obama zgjodhi të vazhdonte politikat neoliberale të parakrizës dhe gjeopolitikat e Hillary-t”.

        Obama nuk kishte se çfarë të zgjidhte, sepse ishte vetë “i zgjedhur”, dhe bëri posaçërisht ato për të cilat ishte zgjedhur. Në rastin më të mirë të mundshëm, ka qënë thjesht një puppet. Në rastin më të keq, ka qënë master signifier i një lufte fillimisht nën rrogoz gjatë mandatit të parë, dhe më pas të shpallur sidomos gjatë fundit të mandatit të dytë. Obama është flamuri i politikës identitare të liberalëve: the race president. Shenjuesi i këtij komponenti të marksizmit kulturor.

        Në garën për tu zgjedhur mes tyre, lirisht do fitonte mes atij dhe Hillary-t. Del menjëherë si konkluzion që nuk është shumë tërheqëse për marksizmin kulturor të mbështesë kategorinë e margjinalizuar – sipas tyre, të femrave aq më keq në rastin kur janë të bardha. Potencialiteti që ofron mbështetja racore, është e pallogaritshme. Që do të thotë, sipas Steve Sailer – nuk është kosto e madhe të vriten disa BBQBecky, në emër të triumfit të revolucionit. http://www.unz.com/isteve/wapo-bbq-beckys-arent-funny-they-are-horrific-accessories-to-murder/

  5. Trump – perpjekja e fundit per te shpetuar voten nga de-legjitizimi. qe nuk do i linte zgjedhjeve , pastaj, asnje lloj vlere.
    Me sjell ndermend nje tjeter “kapsolle”- Jul Cesarin. Kur u zgjodh pontifex maximus, gjeja e pare qe beri ishte rregullimi i kalendarit , qe me vone mori emrin e kalendarit julian. Perpara tij, romanet perdornin kalendarin lunar. Ata e dinin qe nuk ishte i sakte dhe e mbanin ne balance duke shtuar dite. Dhe kush kishte nevoje per me pak apo per me shume dite, e keta ishin te gjithe politikane,qe ne kete menyre ndryshonin periudhen se kur do te mbaheshin zgjedhjet, filloi te paguante pontifexet qe keta te shtonin deri dhe ne muaj te tere ne menyre qe te infuenconin zgjedhjet politike. Per ti dhene fund ketij korrupsioni politik Cesarin e ndryshoi kalendarin qe rregullonte ritmin e jetes se Romes. E kush ishin kundershtaret me te medhenj te tij? The “righteous” Kato dhe Ciceroni.

    Po i njejti nivel korrupsionI, por ne forme tjeter, u pa 2016

    Cfare ka te beje Roma me SHBA? Ka. Te dyja jane shtete me shtrirje dhe influence globale. Te dyja paraqesin te njejtat simptoma ne te njejtin moment te jetes se tyre. Te pakten deri ketu dhe tani. Po qe se ngjashmeria vazhdon me tutje , we may be living in “really” interesting times.

    Te shohim nese Trump do te jete ne gjendje te mbroje kufinjte e vet te jugut nga “barbaret”. Gjithshka varet nga stabiliteti i brendeshem i SHBA. Ekonomik se pari, dhe me pas social, kultural dhe ushtarak. I gjithe perendimi eshte perballe nje cunami te kafte e te zi.

    Me duket se do kete me teper nevoje per (natyre) shqiptare se sa nordike… tha.

  6. Gjerat varen edhe nga vullneti, por sidomos nga rrethanat dhe rrethanat ne bote kane ndryshuar ndjeshem. Ketu nuk ka me ”pacta sund servanda” ( marreveshjet respektohen) sepse kemi qartazi nje ”rebus sic stantibus” ( ndryshim thelbesor te rrethanave).
    Nuk eshte aspak simpatia personale e Trampit ndaj Putinit, Kimit dhe Xingut apo Dengut te radhes, qe po modifikon marredhenie te caktuara, por rrethanat e ndryshuara ndjeshem me rritjen ekonomike dhe ushtarake te Kines e stabilizimin e Rusise si vend i zhvilluar, pra me nje ekonomi qe mundeson projektim force.

    Rusia ka nje GDP per fryme 4 here me te larte sesa Ukrahina, ne nje kohe qe dolen njesoj nga komunizmi, nga i njejti shtet e me mireqenie te perafert. Kjo eshte gje e pashembullt ne histori, qe demostron paaftesine e Perendimit globalisto-liberalo-sorrosian ne Ukrahine dhe aftesite e Putinit ne sferen ekonomike.

    Kam pershtypjen se duhet ndaluar se lozuri me parimin ”bar do hame dhe parimet nuk i shkelim” duke e risjelle me salce liberal-globaliste. Njerezit nuk kane lindur per te ngrene bar, qe te mos shkelen parime te caktuara, sepse secili ka jete te limituar ne kohe dhe nuk mund te haje bar per dekada.

    E njejta gje qe eshte bere ne Shqiperi gjendet edhe ne Ukrahine, keshtu qe duhen hedhur poshte parimet me salcera, si zgjidhje afatgjata.

    Pra, problemet nderkombetare sot jane rrjedhoje e deshtimit te sistemit liberal-globalist dhe suksesit te modeleve ekonomike kineze e ruse (do shtoja edhe ate turk).

    Trampi nuk mund te beje dot ndryshe edhe sikur te donte, biles, qofshim gjalle po nqs nuk rikonfirmohet Trampi, kushdo qofte presidenti i radhes do te ndjeke nje rruge te perafert, perndryshe do te gjendemi perballe nje konflikti te pashembullt.

    Ne 2015-2016, Sorrosi u shqye me intervista, ku thoshte Europa duhet te organizohet kunder invazionit rus, se pergjigja e Perendimit ne Ukrahine duhet te jete e forte etj. Mirepo Rusia nuk terhiqet prapa, sepse ka miliona ruse dhe ata miliona ruset ne Ukrahine, kur shohin qe Rusia ka mireqenie 4 here me te larte sesa vendi ku po jetojne, jane 4 here me shume te gatshem te bashkohen me Rusine.

    Keto jane faktet, te tjerat jane llogje Kavaje.

    Tani, nga nje kendveshtrim me teorik, OKB-ja ka dale jashte kohes dhe nuk respekton me realitetin. Ekuilibri i forcave qe ishte ne vitin 1945 u shperbe qe ne 1990 dhe ne keto 30 vjet me OKB-ne sa jane tallur (amerikanet te paret).

    Jo se nuk duhet te kete me nje organizate nderkombetare, sepse koncepti i organizates nderkombetare eshte evolucion i natyrshem i Koncertit te Fuqive, qe nga Kongresi i Vjenes 1815, por kjo organizate duhet te respektoje realitetin.
    Keshtu psh Anglia dhe Franca me te drejte vetoje jane thjesht anakronizma, sepse ku Anglia e 1945-s, qe kishte koloni ne gjithe boten, ku Anglia e sotme (Franca ka qene anakronizem qe ne 1945-n).
    Nga ana tjeter, OKB-ja, ashtu sikunder pararendesja e saj, Lidhja e Kombeve, nuk e ndaloi aspak luften ne bote, me pak fjale ka qene gjithnje nje organizate me vlera jashtemase te reduktuara. Nga 1945 deri me sot, jane bere aq shume luftera ne bote, saqe eshte e sikletshme t’i japesh besueshmeri kesaj organizate.

    Ne fakt, difekti i OKB-se dhe i Lidhjes se Kombeve eshte perjashtimi i te mundurve.
    Ndryshe nga ç’thote Ernesti per konceptet e prapambetura te shekullit 19, e verteta eshte qe Meterniku i 1815-s ishte nje gjeni i marredhenieve nderkombetare. Lart e poshte( ne historiografi) flitet per Tajlerandin e Frances qe ishte aq i afte saqe Franca doli nga Kongresi i Vjenes, jo si fuqi e mundur, por e verteta eshte qe Meterniku ne sistemin e konceptuar te balancimit te fuqive, nuk mund ta linte jashte Francen, thjesht sepse ishte fuqi e mundur.

    Fuqi e mundur apo jo, nje dite mund te rikthehesh e do te kerkosh revizion te traktateve, sipas parimit ”rebus sic stantibus”, ate qe kerkoi Hitleri, ate qe po kerkohet prej kohesh per Gjermanine dhe Japonine ne OKB. Me shume per Gjermanine, sepse japonezet nuk e kane kaluar psikologjikisht shock-un e 1945-s.

    Nga ana tjeter, shperberja e Bashkimit Sovjetik, solli shtete kombetare me prani te madhe rusesh, veçanerisht Kazakistani, Ukrahina dhe Estonia. Keshtu Rusia, gjendet ne situaten e nje Fuqie te mundur me minoranca te ndjeshme ruse ne shtete te ndryshme kufitare.
    Ne kohen e shtet-kombeve, te kesh shume minoranca jashte kufijve te shtetit eshte shenje e qarte qe je fuqi e mundur.

    Pra Rusia u gjet paradoksalisht ne situaten kur per OKB-ne eshte fuqi fituese, kurse ne praktike eshte si fuqi e mundur. U mund ne Luften e Ftohte, por jo aq sa te kishte minoranca te ndjeshme ruse ne shtete kufitare. Askush nuk e mundi Rusine deri ne ate fare pike saqe t’i linte ruse etnike jashte kufijve.

    Per t’u rikthyer tek Meterniku, cdo paqe afatgjate kerkon perfshirjen e te mundurve ne tryezen e fuqive dhe konceptin e kompesimit, dmth nqs nje fuqi ka nje perfitim diku, atehere fuqite e tjera duhet te kompesohen diku tjeter, qe te kompesojne rritjen e fuqise te njerit prej anetareve te Koncertit.

    Trampi nuk eshte as izolacionist ( ne rastin tone, jo i ngjashem me Ameriken para L2B, por me Angline e shekullit 19, gjate fazes viktoriane te quajtur, ”izolimi i shkelqyer”), as i terhequr pas simpative per autokratet ( ky eshte bullshit propagandistik), thjesht po shikon te zbatoje per vendet kufitare te Rusise e Kines, parimet e Meternikut, me vone te Bismarkut.
    Nqs duam te kuptojme Trampin, atehere dy jane parimet kryesore:
    1- Nuk ka fuqi fituese e fuqi te mundur, ka fuqi reale ( Europa nuk eshte fuqi reale)
    2- Ne kufijte e Rusise dhe Kines, zbatohen principet meternikane te balancimit te fuqive dhe kompesimit

    Gjithe te tjerat, demokracia, autokracia, globalizmi, liberizmi, fashizmi, izolacionizmi, uni- e multi-lateralizmi etj nuk vlejne per te kuptuar Trampin, por per te share Trampin.

    1. Unë në fakt nuk i lexoj monologjet e tua kilometrike, por me zuri syri krahasimin midis GDP ruse dhe ukrahinase (e me demek, fajin na e paska demokracia sorrosiane e Ukrahines – siç e quan ti). Ti keput kopaçe monumentale sepse Ukraina nuk ka asnje burim energjetik krahasuar me Rusine dhe Putin nuk ka asnje merite në kete mes.

      Perkundrazi, ‘rule of law’, shteti i se drejtes eshte aq i rendesishem për nje demokraci parlamentare sa qe, asnje vend autokrat apo diktatorial, sado i pasur në lende të parë të jete dhe sado të kete nje numer të vogel popullsie, kurre nuk arrin të kape as 1/2 e GDP se nje vendi me demokraci parlamentare të zhvilluar, për të njejtat kushte burimesh natyror et dhe konteksti historiko-politik: Kazakistani noton në pasuri energjitike dhe eshte nga vendet me dendesi me të ulet në bote. Hidhi nje sy GDP se tij për fryme.

      Mungesa e shtetit të se drejtes (rule of law) eshte arsyeja numer 1 qe dobeson Putinin, e për rrjedhoje Rusine. Perkundrazi, fundi i tij do të jetë padiskutueshmerisht katastrofik.

      1. Une ta lexova komentin dhe gjeta thjesht nje budallek si eshte mungesa e pasurive energjitike per te shpjeguar nje diference 4-fish ne GDP per 25 vjet.
        Ukrahina ka qene baza industriale e Bashkimit Sovjetik dhe ka tokat me te mira te planetit, plus dendesi relativisht e ulet (70-75 banore km2). Ukrahina duhet te ishte me e pasur se gjithe vendet e Lindjes, shumica e te cilave s’kane asgje, as pasuri energjitike, as pasuri minerare, as krahasohen me Ukrahinen per sasine e cilesine e tokes bujqesore.

        Rusia, para se ta merrte Putini, ishte liberal-globaliste edhe keto pasurite i kishte, por ama kur e mori Putini, Rusia kishte inflacion te tmerrshem, papunesi te larte e borxh publik relativisht te larte . Putini inflacionin e stabilizoi, por e mbajti qellimisht relativisht te larte ( ne renie te ngadalte), papunesia pothuajse u zhduk fare (5%) dhe borxhi publik eshte i ulet (poshte 20%).
        Ka mbajtur gjate gjithe kohes nje suficit tregtar, gjithe vitet pa perjashtim, edhe ato te krizes se 2008-s.

        Putini qe para se te merrte pushtetin ka publikuar nje artikull per politiken ekonomike te ”kampioneve kombetare” , national champions, e cila eshte politike dirigjizmi, nga ku edhe ka dale koncepti i oligarkeve ruse. Ne fakt, Putini vullnetarisht, si politike ekonomike ka ndihmuar fuqizimin e kompanive te ndryshme ruse, ndryshe nga keta oligarket tane qe mbahen me vjedhjen e shtetit, oligarket ruse krijojne mireqenie.

        Ky eshte modeli i Putinit, inflacion relativisht te larte per te nxitur eksportet, ulur kursimin ( inflacioni i ulet shton kursimin) dhe rritur konsumin (ulet kursimi, shtohet konsumi), kampionet kombetare per te krijuar gjigande ekonomike me kapacitete financiare qe konkurrojne jashte kufijve, suficit tregtar qe te mblidhet kapital brenda vendit dhe sigurisht borxh i ulet publik.

        1. Mire.
          Por edhe nje here (per te fundit here) : Ukrahina nuk ka lende te para energjitike (ti krahason arrat me vajin) dhe ‘suksesi’ i Putinit lidhet pazgjidhshmerisht me to : kur ne 2015 çmimi i naftes u pergjysmua, po aq u pergjysmua edhe GDP e Putinit 😀 . Dhe jo rastesisht mora shembullin e Kazakistanit qe ka dendesi popullsie edhe më te ulet se Ukrahina por ka GDP akoma edhe me te ulet se Rusia (dhe po ashtu ju pergjysmua GDP ne 2015 kur u pergjysmua çmimi i naftes)

      2. Kazakistanin ktahasoje me turkmenistanin e me stanet e tjera te Azise qendrore, qe kane ende popullata maje kalit, Ukrahina krahasohet me Rusine e Bjellorusine. Dendesia e popullsive eshte relative dhe matet me toke te punueshme ne radhe te pare, nuk eshte kriter krahasimi dendesia absolute, aq me teper kur Kazakistani mori me qafe Hrushovin, pikerisht kur ky deshi te kthente stepat gjys-shkretinore te Kazakistanit ne toke bujqesore. Mandej hyn ne loje klima sa me ne veri, aq me ftohte , aq me pak lloje bimesh mund te kultivosh sa me afer ekuatorit) aq me shume lloje bimesh e per te teper nga e njejta parcele edhe 3 prodhime ne vit ( paraleli 35 e siper, vetem 1 prodhim ne vit, ne behar). Dendesia absolute nuk thote asgje per potencialet e nje vendi. Meqe i je kapur pasurive energjitike, Rusia nuk ka ndonje prodhim nafte per fryme te krahasueshem me vendet e OPEC-ut te cilat e kane shumefish me te larte. Eshte diku 2 here me larte sesa Anglia e Amerika, jo ndonje gje e jashtezakonshme. Nderkohe Ukrahina, ka qene qe para L1B zona me e industrializuar e Rusise cariste , ndersa pjesa austro-hungareze ka qene me e zhvilluar sesa pjesa ruse . Ne kohen e BS e ruajti statusin e bazes industriale dhe te qenit hambar drithi i BS-se, megjithe rritjen e vazhdueshme te zonave ruse, Uraleve dhe Siberise perendimore. Une kur flas per Ukrahinen nuk flas per nje rajon dosido te globit, por si vend me kapacitete te medha dhe tradite te konsoliduar ne historine ekonomike bashkekohore, dicka e krahasueshme me Cekine persa i perket rolit te infrastruktures industriale dhe me Ameriken persa i perket kapaciteteve historike eksportuese te produkteve bujqesore. Ti thua Kazakistani, vaji dhe dendesia.

        1. Rusia eshte nje vend me GDP me te vogel se e Spanjes. Rusia eshte nje vend qe me dy sanksione te Perendimit zbythet menjehere. Rusia eshte nje vend qe kur vriten pese ruse, Putini thote: Pak po marrim fund demografikisht, po edhe keto vdekjet na duhen. Rusia eshte nje vend per te cilin Steve Bannon ne nje interviste te fundit tha: Po c’keni me Rusine, lereni te shkreten, se eshte e merdhifme, po shikoni Kinen. E ti thua akoma Rusia.

        2. GDP-ja per fryme e Spanjes sapo kaloi ate te Italise, nderkohe qe GDP e pergjithshme reale (PPP) e Rusise ka kaluar ate te Gjermanise. Sa per sanksionet ato sigurisht qe e demtojne ekonomine, por nuk luhet per shume kohe ajo karte, se sulmi japonez ndaj Amerikes ne L2B erdhi kur Amerika nuk pranoi t’i hiqte sanksionet Japonise. Amerika kishte disa vjet qe i kishte vene sanksione Japonise, duke i demtuar sidomos furnizimin me nafte. Japonezet u perpoqen me ane te diplomacise qe te hiqeshin sanksionet dhe Amerika te mos ndihmonte Kinen, amerikanet nuk pranuan kategorikisht dhe japonezeve nuk u ngeli gje tjeter vecse te sulmonin Ameriken. Prandaj duhet pare mire kjo puna e sanksioneve ndaj nje fuqie te madhe, se ne afatgjate eshte pune me zarar.

        3. S’ka ndonje gje per t’u zgerdhire, nuk ka asnje avantazh te vertetueshem kursi fleksibel ndaj atij fiks, biles as ndonje diference shume te madhe, se kursi fiks ndjek gjithnje nje monedhe te huaj si pike referimi. Zakonisht perdoret per te nencmuar monedhen vendase qe te kete avantazhe ne eksporte. Deri para dy vjetesh fiks e kishte Zvicra, sa e ktheu ne fleksibel u cmua brenda nates vlera e franges me 20%. alternative e mire ndaj inflacionit. Leku eshte fleksibel, po zere se eshte fiks me pike referimi euron. Kush zgjedh kursin fiks o stimulon eksportet nepermjet nencmuarjes se monedhes o shkeputet nga nje monedhe ne favor te nje tjetre (ose te dyja). Artikulli e thote qarte qe objektivi primar eshte shkeputja e plote e varesise se rubles ndaj dollarit, si mjet presioni politik ndaj Amerikes. Kjo eshte e bukura e sovranitetit monetar, ate qe nuk e ka psh Greqia ose Italia dhe ua kane futur te dyja kembet ne nje kepuce.

  7. Ndaj të njëjtat pikëpyetje me ju për mungesën e një projekti për “shtëpinë e përbashkët” që do të përkonte me ato ide që u sollën në rend të ditës, si produkte të lëvizjeve populiste.

    Megjithatë, do të ndalesha tek një element thelbësor në mirëfunksionimin e komunitetit primitiv që kam përmendur në komentin e mëparshëm: Të qenët bashkë zgjat për aq kohë sa ekziston ajo çfarë të bashkon, duke respektuar dhe mbrojtur (fuqishëm kur është e nevojshme) vullnetin e më të dobtit në këtë bashkim. Kjo do të thotë të përdorësh në rradhë të parë mendjen dhe jo muskujt dhe këtu mua më lind pyetja: A mundet që kjo të arrihet vetëm nëpërmjet një polici vullnetmirë e muskulfortë, apo ka diçka që duhet rishikuar në themel të sistemit për ta bërë atë të vetëfunksionojë më mirë dhe për t’i pakësuar rastet kur duhet ndërhyrja e tij?

    Dhe pikërisht, kjo kërkon një qasje reformuese shumë më të gjerë (e që nuk duket gjëkundi në horizont), sesa thjesht edhe vetëm ato që kanë të bëjnë me perspektivën e bashkëpunimit. Me pak fjalë, ky është vektori mungues në arritjen e ekuilibrit, prej të cilit varet shembja ose jo e shtëpisë së përbashkët (me gjithë kulmin e çatisë).

    1. Ju falenderoj, po përmbledh këtu komentet e mia.

      Ksamil:
      ”Trump – perpjekja e fundit per te shpetuar voten nga de-legjitizimi. qe nuk do i linte zgjedhjeve , pastaj, asnje lloj vlere”.

      Ky pohim ka nevojë për t’u mbështetur se kështu si është nuk thotë asgjë, dhe nuk kuptohet se si lidhet me argumentat e artikullit. Mos supozohet se në rendin liberal-globalist vota është e deligjitimizuar dhe Trump është ai që po punon ditë e natë se si ta legjitimizojë? Nëse ky është vërtet supozimi bazë, duhet të shpjegohet.

      Ndërsa për cunamin e kaftë e të zi përsëri duhet argumentuar se përse rendi globalist nuk është i aftë ta rregullojë aspektin e imigracionit.

      Hyllin:
      ”Kjo….demostron paaftesine e Perendimit globalisto-liberalo-sorrosian ne Ukrahine dhe aftesite e Putinit ne sferen ekonomike.”

      Duhet pasur parasysh se futja e xholit Soros nuk lidhet me argumentet e artikullit, veç në se pretendon që Sorosi 15 vjeçar ishte ai që u shtiu në vesh Roosevelt-it, Truman-it, Acheson-it e të tjerëve idenë e rendit globalist. Mendoj se shpjegimi i gjithshkaje me anën e Soros nuk ka ndonjë epërsi mbi shpjegimet nëpërmjet alienëve.

      Edhe çështja e barit meriton më tepër shtjellim, sepse në artikull rreshtohen disa rezultate praktike të rendit globalist të cilat e hedhin poshtë barngrënien. Rrjedhimisht duhet argumentuar që: ato rezultate nuk janë të vërteta, po ashtu që nuk mund të riparohen (pra të materializohen) brenda rendit ekzistues. Përndryshe bari mbetet pohim në erë.

      Për të metat e OKB shih pjesët e artikullit ku kam rreshtuar të metat e rendit liberal, no contention here.

      ”Ndryshe nga ç’thote Ernesti per konceptet e prapambetura te shekullit 19, e verteta eshte qe Meterniku i 1815-s ishte nje gjeni i marredhenieve nderkombetare”.

      Askund nuk flitet në artikull për ”koncepte të prapambetura të shekullit 19”, po ashtu gjenialiteti i Meternikut nuk është shtruar fare për diskutim.

      Për izolacionizmin trumpian kam shpjeguar me hollësi se ku ngjason me atë të para Luftës II, nëse ke kundërshtime duhet ta përcaktosh se me cilin argument timin s’je dakord dhe përse.

      E më në fund ”llogje Kavaje” dhe ”bullshit” janë koncepte për të cilat edhe Prof. Bujar Hoxha ka vërtetuar posaçërisht qysh në kohën e tij se janë të zveshura nga çdo atribut argumenti logjik.

      Teuta:
      ”A mundet që kjo të arrihet vetëm nëpërmjet një polici vullnetmirë e muskulfortë….?”

      Gjer tashti kështu ka qenë, për të metat nuk është demonstruar përfundimisht se janë të pandreqshme brenda sistemit. Pikërisht ajo e përdorimit më tepër të mendjes se sa të muskujve do ishte një drejtim ku kërkohen përmirësime urgjente.

      1. Ideja e de-legjitizimit te votes, mbeshtetet ne faktin se simbas Judicial Watch’s Election, ne zgjedhjet e fundit , SHBA kishte 3.5 milion me teper votues se sa “live adults”. Te ishin “numeruar” ca edhe me mire, dhe ndofta HRC do ishte zgjedhur president.
        Zgjedhjet kane konsekuenca, – thoshte Obama, the black “prince”. E nje zot e di se cfare konsekuencash do kishin qene sikur HRC te kish hypur ne podium.

        Perqendrimi i Trampit ne problemet e brendeshme rrit awareness-in e publikut amerikan ndaj gjerave dhe gjendjes ne vend, dhe ne menyre indirkte i ben ata me te vetedijshme ndaj procesit politik ne vend

        SIgurisht qe në rendin liberal-globalist vota është e deligjitimizuar. Mjafton te shohesh historine e EU, dhe sa here eshte hedhur poshte ajo me traktatet e veta ( si ai i Lisbones psh) dhe e kupton se vota ka gjithnje e me pak vlere.

        Rendi liberal-globalist nuk ka e nuk ofron dot asnje zgjidhje ndaj cunamit qe po vjen. Nuk ka asnje lloj force ne vetvehte per tu marre me te. Te vetmin shembull qe kemi eshte ai i Romes, por edhe kjo nuk qendron sepse barbaret e asaj kohe ishin te bardhe.

        1. Ernest, nuk e di se nga e gjete Ruzveltin e Trumanin, se rendi liberal-globalist-sorrosian ka qe me Reganin e Thaçerin (kjo tha s’ka shoqeri ka vetem individe). Me tej Helmut Koli ne Gjermani mundesoi uljen e peshes se buxhetit te shtetit ne GDP, nga 52% ne 46% dhe socialisti Miteran kreu privatizime masive. Me tej, Berlusconi dhe Prodi ne Itali (ky i fundit i dha Sorrosit, Laurea ad Honorem ne Bologna),kurse ne Shqiperi i njohim te gjithe nga 1991-shi e ketej.

          Meqenese ky nuk eshte gabimi i vetem ne leximin e historise, po them edhe qe origjina eshte tek kriza e naftes e viteve ’70, e cila paraqiti nje anomali, edhe inflacion te larte, edhe papunesi te larte. Pergjgjet e qeverive (deri atehere kejnesiane) nuk ishin te kenaqshme, keshtu qe simolikisht prej 1980, lindi rendi liberal-globalist-sorrosian.
          Pse Sorrosi ? Per nje fakt fare te thjeshte, me krizen e vitit 2008, Sorrosi 78 vjeçar asokohe, vendosi t’i peveshe menget e t’i futet rendshem politikes per te ruajtur rendin liberal-globalist dhe e perdori Obamen si kukull, sidomos gjate mandatit te dyte.
          Nderkohe qe ne vendet e Lindjes, Sorrosi ka qene protagonist qe ne 1990. Shqiperine, Hungarine dhe Ukrahinen i ka pasur si parcela personale. derisa Orbani ,ish sorrosian ( ka studiuar ne Oksford me burse Sorrosi) i beri totalisht dalje, ndersa Putini ia beri rrup-sup ne Ukrahine. I ka ngelur Shqiperia, nuk e dime edhe sa kohe, po zakonisht ne jemi te leshte ne keto pune, keshtu qe ka pune puna.

          Trampi sigurisht qe eshte fitore e amerikaneve mbi Sorrosin, nga edhe propaganda e vazhdueshme e mediave dhe intelektualeve te majte ( por edhe shume demokristiane) kunder Trampit dhe barazimi i perhershem i tij me Putinin, Xingun, Kimin dhe Orbanin ( ne fakt me Orbanin qendron, sepse Orbani eshte demokrat).

          2- Tani, persa i perket delegjitimit te votes, ne nje artikull te paradokshem ne New York Times, njeri nga te shumtet antitrampiane (nuk arrita ta gjeja dot lidhjen), thoshte se demokracia nuk na qenka çeshtje vote, por qenka çeshtje pranimi nga ana e nje klase intelektuale kritikesh, te cilet vendoskeshin nese dikush ishte demokrat apo jo. Ishin ca gjera haluçinante, nje arrogande dhe vetelevdim qe s’i mban as dheu; Luigji XIV do habitej qe dikush tjeter te ishte me narciz (me ngé do e kerkoj dhe sjell citime).

          3- Ceshtjen e barngrenies e kam vendosur ne kontekstin e Ukrahine, krahasuar me Rusine dhe sigurisht kam futur shqiptaret, te cilet jane mesuar te hane bar e parimet te mos i shkelin.
          Nderkohe qe po te permend pas 2008-s, konceptin e ”Austerity” qe u kerkua te praktikohej ne gjithe vendet perendimore, veçanerisht ne ato me probleme me te medha te borxhit publik.
          Austerity eshte pikerisht, bar do hame dhe parimet nuk i shkelim.

          Borxhi publik pati rritje te medha pikerisht me fillimin e rendit liberal-globalist, kur qeverite nepermjet privatizimeve dhe uljes se taksave, krijuan defiçite te medha buxhetore, te cilat pastaj u perkthyen ne rritje te borxheve publike. Per te shpetuar rendin liberal-globalist prej pergjegjesive, ua ngopen ke’qeverisjes se vendeve te ndryshme dhe teorise kejnesiane.
          Por, kjo teori i njeh rol pozitiv borxhit publik kur ky perdoret vetem per investime publike , te cilat per nga vete natyra kane multipikator te larte. Keto borxhe publike u rriten kryesisht per te ulur taksat, gje e cila eshte e papranueshme per teorine kejnesiane, sepse nje ”investim” i tille e ka multiplikatoin e ulet ose spekullativ ( pra nuk ka siguri matematikore).

          Prej ketu erdhi, barngrenia ose austerity si koncept, populli te haje bar se parimet nuk i shkelim.

          4- Izolacionizmi qe permend ti nuk ka lidhje fare me realitetin e qeverisjes trampiane, sepse Trampi pa mbushur 2 vjet eshte protagonisti absolut ne marredheniet nderkombetare. Ne kohen e Obames, degjonim vetem Merkelen dhe Putinin (ndonjehere edhe Hillarine), kurse keto dy vjet gradualisht Merkelja u zhduk nga skena, megjithe pordhet e medha fillestare ndaj Trampit, kurse Putini u vu te luaj rol komparse, sipas nevojave te Trampit.

          Por edhe sikur Trampi te kishte ndonje prirje izolacioniste, nevojat amerikane ne planet, nuk perkojne asfare me nevojat amerikane para L2B, por deri diku me nevojat angleze gjate epokes viktoriane. Si e thashe ne komentin me lart Anglia perjetoi vullnetarisht nje ”izolim te shkelqyer”/ splendid isolation, diku nga 1860, pas luftes se dyte te opiumit me Kinen (lufte ne bashkepunim me Francen), deri ne 1902 ( aleanca me Japonine) ose 1904 (aleanca me Francen) ose 1907 ( lindja e Antantes-Angli,France,Rusi).

          Pra nuk ka fare kuptim (dhe nuk e kuptoj pse kembengul prej kohesh ne kete pike), qe befas Amerika te lere gjithe pozicionet dhe bazat ushtarake ne bote, per t’u kthyer ne kufijte e Amerikes.
          Ne rast se do te kete nje izolim, do te jete diçka e ngjashme me ”splendid isolation” te Anglise ne gjysmen e dyte te shekullit 19. Por as per kete nuk jane gjasat, sepse Trampi duket nje nga tipat qe i pelqen te jete njeriu me i fuqishem i Botes, biles ndoshta i pelqen me shume sesa Bushit. Ne fakt, Trampi ka me pak pushtet ne SHBA, sesa ka ne Bote, se ne Amerike po e hetojne dhe pengojne per çdo gje, kurse ne Bote fryhet si kokogjel.

        2. Me poshte pergjigjet per Ksamil dhe Hyllin.

          Ksamil:

          Dakord, e kuptova qe komenti s’kishte lidhje (!!) me artikullin, po ndoshta si diçka e terthorte ne kuadrin e temes ”mekatet e rendit liberal”. Megjithate po i pergjigjem:

          1) Judicial Watch nuk eshte burim faktesh, por organizate aktiviste, prandaj s’ka shume vlere. Nga komenti duket sikur ne USA qenka nje organizem i vetem qe paska ne ngarkim numerimin dhe listat, gje qe s’eshte fare e vertete, sepse ato jane pergjegjesia e çdo shteti, zor te thuash qe te gjithe zyrtaret qe i merren me to jane agjente te partise Demokratike. Tip konspiracioni, jo argument.

          2) Ajo ”nje zot e di se çfare konsekuencash” eshte e stervjeter ne fushatat presidenciale amerikane. Edhe per Jefferson-in thane me 1800 qe po u be ai president Ameriken e pret humnera. E kunderta ndodhi, pra nothing new under the sun.

          3) Dy paragrafet e fundit jane vetem deklamime, pa mbeshtetje, prandaj nuk shkojme dot me tutje.

          Hyllin:

          1) Origjinen e rendit liberal nga paslufta e kam shpjeguar. Nese s’je dakord, thuaje shkurt e sakte se ku e kam gabimin. Deri tashti jemi ketu: une them se ka filluar me 1945, ti thua me 1980. Pastaj?

          2) Barngrenien ta kundershtova bazuar ne argumentat e mia per ngritjen e pergjithshme te nivelit te jeteses dhe te lirive te njeriut prej 1945. Ti e nis nga 1980, Ukraina etj, flasim per gjera te ndryshme.

          3) Per izolacionizmin e Trump kam paraqitur drejtimet ku ngjan me te kaluarin, nese s’je dakord thuaje, perseri shkurt e sakte, se per cilin aspekt e ke fjalen.

          Ju falenderoj per komentet, po do ishte mire t’u permbaheshim atyre çka thuhen ne artikull, pa u hedhur dege me dege, me Soros, ad Honorem ne Bologna, e me the te thashe.

        3. Pikerisht Ernest, kur thoja per gabimet e shumta historike tek shkrimi nenkuptoja perdorimin e gabuar te historise, ose edhe manupulativ. Te quash psh dirigjizmin freng te viteve 1945-1973/75 si fenomen i liberal-globalizmit, kjo eshte per te vene kujen.
          Prej ketej edhe pikat e tjera. Une historine e marr seriozisht, nqs liberal-globalisteve nuk u ka ngelur gje tjeter veçse manipulimi i historise, atehere gjerat po shkojne shume keq.

  8. Te ishte Trumpi aq i zgjuar sa te pakten gjysma e atyre qe permban artikulli, atehere mund ti merrnim per argument fjalet e tij. Ai eshte i pompuar dhe mbajtur lart me ndihmen e te tjereve, e tashme si president perpiqet ne politiken e jashteme ti beje ndonje te mire Rusise, ndersa ne ate te brendshme eshte thjesht nje snobist i rendomt. Me sa kam vene re ne emisione te ndryshme televizive, edhe ata qe e kane votuar jane me se shumti njerez pa shkolle dhe nga provincat. Po nejse, sic thone amerikanet vete, te jesh president nuk ka nevoje per shume intelekt, por te jesh i vendosur.

  9. Hyllin, prandaj thashë që kur komentojmë t’u përmbahemi atyre çka thuhen në artikull. Dirigjizmi frëng nuk përmendej askurrkund, vetëm dalja nga NATO si aspekt kundërshtues ndaj rendit amerikan. Po nejse, kot që vazhdojmë, hedhja degë më degë që ti e preferon aq shumë, por që është në kundërshtim të hapur me rregullat e çdo diskutimi apo debati, pikërisht aty do përfundonte, te manipulimi (po aman ki mëshirë e mos vër kujën se trembet populli punonjës).

    S’mungon veçse futja e ndonjë Demosteni, apo Thuqididi, apo UDB jugosllave apo ndonjë alieni nga Roswell për ta bërë të patundur dhe plotësisht dërrmues seriozitetin tënd kundrejt historisë.

    Falenderime e mbetsh me të mira!

  10. I permenda sanksionet per te vene ne dukje sa e dobet eshte Rusia. Sa per pasurite natyrore, vleresohet se ka nje te treten e pasurive te botes, ndersa popullsi diku te nje e tridhjeta, ne mos me pak. Po te kishte pasur ndonje komb tjeter kushte te tilla, do te kishte bere mrekulli. Le qe as mrekulli nuk quhet, po te kesh aq pasuri. Ndersa ruset dine vetem te pine vodke e te vdesin nga 50 vjec. Dolen ne proteste kur ua ngriten pensionin ne 67 vjec. Po talleni, thane, ku rrojme ne aq gjate. Nuk ka Putin qe u ben derman. Sot forca eshte te risite teknologjike. Me thuaj nje “start-up” rus.

    1. Patenta te reja cdo vit prodhon me shumice Izraeli, vendi i pare ne bote per fryme popullsie, vendi i dyte ne absolut pas Amerikes, po kjo nuk e ben ndonje vend serioz ne rang boteror. Nese nje vend ka kapacitete teknologjike shihet tek kapacitetet per te dale nga planeti. Aktualisht vetem Rusia ka anije kozmike aktive, ndersa vetem Kina ka stacion hapesinor nacional. Dikur vetem Bashkimi Sovjetik kishte stacion hapesinor. Ne fakt problemi i BS-se dje, Kines e Rusise sot nuk eshte teknologjia ne vetvete, por kapacitetet financiare dhe humane per ta shtrire kete teknologji edhe ne jeten civile. Pa kapacitete financiare dhe specialiste civile teknologjia nuk avancon dot drejt prodhimit e sherbimit, por ngelet ne sektorin ushtarak dhe sherben thjesht per sigurine kombetare. Testi i hapesires per teknologjine eshte si testi i peshengritjes per gjithe muskujt e trupit.

      1. Kush tha qe Kina nuk e ka shtrire ne jeten civile. E kush tha qe Izraeli nuk na qenka shtet serioz. Po eshte tjeter te kesh kapacitete ushtarake, e tjeter te kesh ekonomi, Kishte edhe Shqiperia shume kapacitete, sidomos ne raport me popullsine. Po flasim per ekonomine besoj, aty zuri fill diskutimi, dhe per shfrytezimin e burimeve natyrore.

      2. Dhe meqe jemi ketu, Bashkimi Sovjetik ushtarakisht, ishte rrote me rrote me Ameriken, madje arsenal berthamor kishte me shume. Ama ekonomine e kishte cope-cope, sistem i deshtuar. Regani e dinte kete dhe coi me shume ne gremine me garen e armatimeve. Po te mos e dija dashurine e zjarrte te Trumpit per Putinin, do te thosha qe mbase edhe Trumpi kete gje po perpiqet te beje tani, me keto daljet nga traktati i armeve berthamore e ku di une. Po prape synimi eshte Kina, se Rusia eshte kot.

        1. Frika prej Rusise e Kines eshte e hershme, qe prej shekullit 19. Kina quhej ”rreziku i verdhe”, me vone per disa dekada rreziku i verdhe u be Japonia e prej Luftes se Korese u rikthye Kina. Rusine jane perpjekur ta frenojne me radhe francezet, anglezet, austriaket, gjermanet e prej L2B amerikanet, duke ia dale me ne fund ta kthejne ne kufijte e shek. 17.
          Per shkak te ndryshimeve te ndodhura, Perendimi eshte ndare me dysh persa i perket perparesise, Amerika ka problem kryesor Kinen, ndersa Europa ka interesa te reduktuara ne Azine e verdhe dhe prioritare ne Europen Lindore. Ne fakt Europa per shkak te lidershipit gjerman, po projekton interesat historike gjermane drejt Europes Lindore, ku perfshihet edhe fiksimi gjerman per Ukrahinen dhe vendet baltike. Ndersa Franca ka ndalur gjithnje ne Poloni, gjermanet jane shtyre me ne lindje.

          Europa ka mundesi ne dekadat e ardhshme te zevendesoje tregjet e Azise se verdhe me tregjet afrikane per shkak te rritjes demografike te Afrikes, rritje qe do shtoje kerkesat per mallra e sherbime, te cilat Europa do t’i plotesoje me gjithe qejf.
          Jemi pak a shume ne projektimet e gjeopolitikes gjermane, te cilat i beri te vetat Hitleri, me nje hapesire qe perfshin Europen, Lindjen e Mesme dhe Afriken.

          Pra, Amerika eshte vetem ne Azine e verdhe, e cila hyn ne sferen imediate te interesave amerikane, mjaft te kujtojme qe komodor Perry beri nje kercenim detar ndaj Japonise per hapjen e tregjeve, qe me 1853.

          Ne keto kushte ndarjeje te Perendimit, eshte gjeja me e natyrshme qe Trampi te kerkoje prej Gjermanise te rrise shpenzimet ushtarake ne 2% te GDP-se, sepse kjo Europe nuk mund te jete gjeopolitikisht gjermane, ndersa ushtarakisht amerikane, nuk ka sens, i bie qe amerikanet te dalin leshkot e situates.
          Keshtu qe o Gjermania merr persiper barren e frenimit rus, pra merr pergjegjesite e nje Europe gjeopolitikisht gjermane, ose Amerikes i duhet ta çmontoje BE-ne dhe te forcoje marredheniet me shtetet e ndryshme europiane.

          Eshte e qarte, besoj, se Amerika gjendet ne nje situate te papelqyeshme prej sjelljes gjermane, e cila eshte sjellje dinake dhe thelbesisht individualiste. Paqja po punon per Gjermanine, per shkak te saktesise se analizave te gjeopolitikes gjermane ne gjysmen e pare te shekullit 20.

          Amerika eshte vetem kunder Kines, kjo eshte e padiskutueshme, sepse ne Europen gjermanike, Lindja e Largme eshte jashte listes, ta marre kush te doje,Japonia, Amerika apo Kina. Ne keto kushte eshte edhe logjike qe Amerika te kerkoje te prese fijet qe lidhin Rusine me Kinen, sepse eshte Rusia ajo qe i mundeson Kines te jete e rrezikshme, per shkak te pasurive minerare e energjitike qe ka Rusia dhe per shkak te lejes ruse qe i duhet Kines per te nderhyre ne vendet e Azise Qendrore, prej nga edhe Kina del ne Lindjen e Mesme.

          Kina eshte e bllokuar nga deti edhe per disa dekada, nqs Rusia nuk e mbeshtet ne Azine Qendrore, atehere Kina do te jete ne situaten e pafavorshme te nje fuqie tokesore, e cila duhet te perballet me nje fuqi detare, Ameriken, pikerisht ne det.
          Anglia ka dhene shembuj mjaftueshem ndaj Napoleonit dhe Hitlerit qe fuqia detare arrin te mbrohet ne det ndaj nje superfuqie tokesore, dmth sado e madhe te jete nje fuqi tokesore, nuk arrin dot te dominoje detin perballe nje fuqie detare.

          Sigurisht qe nje sjellje korrekte e Gjermanise, qe do mbante peshen e frenimit rus, nuk do e bente te domosdoshme qasjen amerikane ndaj Rusise se sotme, as Rusine nuk do e bente kaq te rrezikshme.

  11. E thote GDP per fryme, si e Kines sot si e Bashkimit Sovjetik dje. Kur teknologjia zbatohet ne jeten civile atehere rritet GDP ja per fryme dhe diferencat e kesaj mireqenieje behen te vogla ne varesi te kapaciteteve te tjera, psh pasuri minerare dhe energjitike, model ekonomik e financiar, funksionimi i administrates etj. Kriteri kryesor i mireqenies eshte teknologjia e zbatuar ne jeten civile, psh sot, sa e automatizuar eshte industria dhe energjitika, cfare cilesie kane mjetet bujqesore, cfare cilesie ka infrastruktura rrugore dhe hekurudhore (trenat e shpejtesise se larte) etj gjera qe nqs jane te cilesise se larte teknologjike te garantojne GDP te larte per fryme. Keto duan kapacitete financiare dhe specialiste, kryesisht inxhinjere. Sa per BS ekonomia ishte ne gjendje te mire me nje diference shume me te vogel.me Amerikes sesa e kishte Rusia cariste me Ameriken, prandaj edhe CIA as qe e kishte parashikuar renien e sistemit. Ne fakt ngelet mister pse reformat e Gorbacovit ne vend te permiresonin ekonomine cuan ne prishjen e sistemit. Shqiperia ishte keq me shume per shkak te bumit demografik qe krijoi nje sasi te madhe te rinjsh.qe.ngelen papune, po BS nuk kish pasur bum te tile. Ne fakt as ekonomia kapitaliste nuk e zgjidhi ceshtjen e papunesise ne Shqiperi, keshtu qe nqs do quajme ate komunisten si ekonomi e deshtuar, per koherence logjike do te quajme te deshtuar edhe kete kapitalisten.

    1. Sinqerisht po degjojme ca qyfyre ketu, si kjo puna qe Izraeli nuk eshte shtet serioz ose qe ekonomia sovjetike ishte ne nje gjendje te mire. Amerika nuk kishte “Kinen e verdhe” problem kryesor kur BS ishte superfuqi, por e ka tani qe Kina po behet superfuqi dhe Rusia eshte me breke neper kembe. Kriteri kryesor i mireqenies nuk eshte teknologjia e zbatuar ne jeten civile, por edhe po te ishte keshtu, thashe qe e ke gabim kur barazove Kinen me Rusine per sa u perket le te themi perfitimeve qe kane civilet nga teknologjia ushtarake (se ne thelb shumica e teknologjise se perparuar ka ardhur nga nevojat ushtarake). Gabimi kryesor qe ben ti eshte se flet per Rusine dhe duket sikur ke nder mend Kinen ose i barazon te dyja kur jane vite drite larg.

      1. Izraeli nuk eshte serioz ne rang global, kete thashe une, qyfyret i bej kur dua, jo pa dashje. Apo mos do te thuash qe Rusia nuk eshte shtet serioz ne rang global, kurse Izraeli eshte ?
        BS ishte deri ne fund shteti me GDP me te larte ne bote pas Amerikes, prandaj eshte qesharake te thuash se ishte vend me ekonomi te deshtuar. Aq me teper kur ne vitet ’80 ekonomia ishte ende me plus. Pastaj nuk u mor vesh çorba qe beri Gorbaçovi.
        BS-ja humbi luften ideologjike, kjo e shembi Lindjen, nuk kishte njeri ne radhe buke, kosi e vajguri si ne Shqiperi.

  12. Nejse, se sic ndodh shpesh, muhabeti shkon dege me dege dhe harrohet ku u nis. Thelbi i nderhyrjes sime ishte tek ai krahasimi qe beje mes Rusise e Ukraines dhe te vleresimi i Rusise nen Putinin gati si nje “mrekulli ekonomike”. Po ta lexojne shqiptaret do nderrojne rruge e nga Gjermania do shkojne ne Rusi, Me vendet eshte si me njerezit, nuk pasurohet njeri nga bujqesia. Shih listen e miliardereve te botes, jane me gishtat e dores ata qe jane pasuruar nga bujqesia. Edhe vende te pasuruara nga bujqesia veshtire te gjesh, ndaj mos kerko te beje ndonje thagme Ukraina me ato tokat e saj. Vendet ose pasurohen nga pasurite natyrore, si vendet e Gjirit a Norvegjia, ose nga “pasuria njerezore”, a kapitali njerezor, si vendet e tjera skandinave, Gjermania, Izraeli, apo edhe Kina. Ndersa Rusia, me gjithe ato pasuri qe ka, nuk ka qene kurre vend i pasur, futet gati te radhet e vendeve afrikane nga ky aspekt. Po nese keto te fundit kane vuajtur edhe nga kolonializmi, ruset kane vuajtur me shume nga vetvetja. Tani per te ditur c’jane ruset, bej nje hamendesim. Merr keta 5 a 6 milione hebrejo-izraelitet dhe shumefishoji ne 150 milione dhe coji ne Rusi. Shiko se cfare kane per te bere aty. Merr edhe 5 milione me te zgjedhurit nga ruset dhe silli ne Izrael. Te jesh e sigurt qe kane per te vdekur per buke ne nje toke te tille aspak mikpritese. Ti mund te permendesh ate teorine e nevojes qe te ndihmon, domethene qe ruset nuk kane pse ta vrasin mendjen, sepse Zoti u ka dhene pasuri, ndersa po te mos kishin, do fillonin edhe ata ta vritnin mendjen. Nuk e besoj, se ata megjithese kane pasuri, nuk dine si ta vene ne pune. Ai qe nuk di te beje gol me porten bosh, nuk besoj se do behet ndonjehere i zoti te beje gol nga kornia (kendi).

    1. Rusia ka qene grope gjithe vitet 90, ne 1998 shteti shpalli edhe falimentimin financiar, keshtu qe çfare u be nen Putinin ishte nje mrekulli. Kemi te bejme me çeshtje vizioni, jo pasurish minerare e nafte ( leqe Rusia dallohet per gazin, se ç’jane fiksuar njerezit pas naftes ruse).
      Tani per Ukrahinen une s’di c’te them me shume, po te them se eshte goxha me keq se ne kohen e komunizmit, do te mjaftonte per ta quajtur gjendjen skandaloze e te papranueshme ?

      Me bujqesi nuk behesh i pasur, por kur ke shume potencial per eksporte bujqesore, atehere bujqesia te ofron mjete financiare. Ne kohen e Stalinit ishte ne radhe te pare Ukrahina me eksportet bujqesore ajo qe i garantoi fondet financiare per bumin industrial te viteve ’30, thone edhe se kane vdekur nja 5 milione ukrahinas nga uria, aq shume i meshoi Stalini eksporteve bujqesore nga Ukrahina.
      Une nuk flas per bujqesine si ndonje gje per t’i dhene peshe ne parim, por kur vjen puna tek Ukrahina, historia thote se gjera jane ndryshe.

      Nuk e di nqs e ke pare GDP per fryme te Rusise (PPP) por eshte e krahasueshme me Gjermanine Lindore te Merkeles, meqe i ke qejf gjermanet dhe kapitalin human.

      Me tej me ruse e çifute nuk merrem fare, aq me teper kur çifutet mezi kane nje bythe vend, nje cep shkretetire, qe mund ta quajne toka e tyre, ndersa ruset kane shtetin me te madh ne bote.
      Popujt jane si puna e çdo specieje, sa me shume hapesire zene e sa me numerike jane, aq me shume sukses evolutiv kane. Keto punet e mendjes dhe lekut, sot jane neser s’jane.

      Per t’i thene edhe dy llafe ne lidhje me hallet tona si shqiptare, Rusia eshte halli yne i madh, jo Kina.

      1. hyllin, verej se keni shkruar plot kater here “Ukrahina”. Pse e shkruani keshtu, dhe jo “Ukraina”, sic eshte shkruar rendom deri para pak kohesh?!
        Jua kerkoje kete, sepse, qe kur lindi konflikti Rusi – Ukraine per ceshtjen e Krimes dhe territore te tjera te diskutueshme, dhe qe eshte edhe koha kur filloi te shkruhej dhe shqiptohej “Ukrahine”, me ka bezdisur ne kuptimin e pare te fjales, edhe pse mund te duket qesharake ( njejte si ato zhurmat cingrisese, si prsh ajo e fshirjes se derrases se zeze me leter dikur…brrrr); dhe nje shpjegim nga ana juaj mund te me qetesonte disi ne kete aspekt.

        1. Do ta kesh vene re qe ne shqip thuhet krahine dhe jo kraine, koncepti eshte i njejti si per krahine si per Ukrahine, nga sllavishtja kraj ose krai, thjesht ne forma e kohe te ndryshme.
          Per korrektese logjike te shqipes perdor Ukrahine, sepse per mendimin tim nga pikepamja fonetike, huazimet e hyra me heret kane perparesi ndaj huazimeve te reja, pasi kane kaluar ne shoshen e shqipes se folur, jane pershtatur ashtu si duhet.
          Keto mosperputhjet ne logjike i gjej gjithnje si problematike ne strukturen e gjuhes, qofshin edhe te vogla e jodomethenese, meqenese gur-gur behet mur, nje gabim ketu, nje gabim atje dhe e gjejme shqipen te çmontuar koke e kembe.
          Le te themi qe Xhonit shqiptar do i them gjithnje Gjon.

        2. Per kuriozitet i kerkova ne google shqip te dyja Ukraina dhe Ukrahina dhe jane te perdorura. Me duket se Ukrahina me h eshte forma zyrtare, por nuk jam i sigurte . Nqs do jete forma zyrtare atehere per mua eshte korrekte.

  13. Po e le fare kete punen e “serioz”, se paskemi perkufizime krejt te ndryshme, prandaj edhe te del Izraeli joserioz e Rusia serioze. Keto te dhenat per GDP-ne e BS-se e te Rusise nuk e di nga i nxjerr, nese ke ndonje burim je i lutur ta ndash. Po burim te besueshem, jo te tipit qe i jepte medalje. Ti qenke i fiksuar pas “grandiozes”, ndersa mua me bejne pershtypje te vegjlit qe arrijne te krahasohen me te medhenjte

    1. Zakonisht perdor Cia Worldfactbook, kur kam dyshime i kryqezoj informacionet ne google, per gjera me specifike, googlebooks.
      Kur flitet per boten ne pergjithesi flitet per te medhenjte e botes, ashtu sikunder kur flitet per politike flitet per partite dhe ideologjite e medha, kur flitet per historine e botes, flitet per shtetet e medha, kur flitet per letersine boterore flitet per shkrimtaret e medhenj, kur flitet per nxenesit si teresi permenden nxenesit e shkelqyer e keshtu me radhe.

      Kjo eshte e detyrueshme, jo çeshtje preference, biles kthehet ne te tille, kur flitet per popujt e vegjel, partite e vogla, nxenesit e dobet e me radhe.
      Nuk eshte e domosdoshme qe dikush te kete fiksime kur flitet per fenomenet madhore, fiksimet jane te detyrueshme te perdoren si koncept kur insistohet tek femonemet e vogla e jodomethenese.

      Kur flitet per boten, Izraeli vleresohet thjesht si sateliti i Amerikes, qe do jete si kokrra e molles sa te jete Amerika, perndryshe holokausti i dyte eshte tek dera. Si mund t’i japesh kredi nje vendi qe i varet ekzistenca nga nje tjeter, qe eshte si puna e bebes ?

      1. Kur flitet per boten, Amerika vleresohet si sherbetor i Izraelit, po nesje, pres te thuash qe nuk e kuptoj c’iu desh kinezeve reforma e Tenit, Kina kishte goxha prodhim me Maon, ose madje c’iu desh shqiptareve “nderrimi i sistemit”, me Enverin e Ramizin moren edhe cmim per ushqimin.

        1. Cifutet mund te kene leke e te kushtezojne edhe politika te medha, po ka qe ne shek 19 qe pushteti nuk kalon nga toka e paraja, por ne radhe te pare nga njerezit, dmth nuk duhet te blesh toka e mall, por duhet te blesh njerezit.
          Ska lidhje ironia ne fjale me argumentin e ekonomise sovjetike ne vitet ’80 dhe faktit qe Ukrahina sot eshte me keq se ne vitet ’80.
          Gjithsesi meqe ke qejf ta besh diskutim sistemi, socializmi ishte kapitalizem shteteror, me nje sukses te qarte ne agrikulture e industri, por totalisht ineficent ne tregti, meqenese e perjashtonte fitimin tregtar.

          Per shkak te ekonomise se shkalles, qe eshte koncept ekonomik i gjithepranuar, ndermarrjet gjigande dhe kooperativat komuniste, kishin avantazh te krahasuar ndaj pronave te vogla bujqesore dhe punishteve te vogla e te mesme kapitaliste.

          Psh kooperativat ne Shqiperi kishin rendimente me te larta ne çdo produkt bujqesor sesa marrin sot fshataret ne bujqesi. Biles kishi prodhim te madh duhani, pambuku, luledielli ( njihen si cash crops ), te cilat tashme pothuajse jane zhdukur fare, sepse kerkojne parcela te medha e force punetore qe te jene rentabel. Duhani i zones se Shkodres eshte jorentabel dhe sapo shteti u vuri akcizen, prodhuesit qe jane edhe shites, praktikisht bene kryengritje.

          Problemi i viteve ’80, lidhet me njefare revolucioni industrial qe ndodhi ne industrine e rende gjate viteve ’70, i cili i nxori si obsolete makinerite e prodhimit ne bote si dhe renia drastike e rolit te qymyrgurit ne favor te naftes e gazit.

          Psh Vallonia ne Belgjike ishte zona me e pasur dhe e zhvilluar e Belgjikes, qe prej shekullin 19, sepse kishte qymyrgurin dhe industrine e rende, mirepo ne vitet 80 u shtua papunesia, sepse revolucioni industrial i viteve ’70 ne industrine e rende dhe energjitike, beri qe te shkurtohej personeli me 90% ( nqs per 1 milion tone çelik duheshin ta zeme 1000 , pas ketij revolucioni duheshin vetem 100).
          Prej viteve ’80 avantazhi i kaloi zones se Flandres e cila ka avantazhe te qarta ne tregti per shkak te pozicionit gjeografik ( i kishte pasur edhe gjate mesjetes).

          Ne Angli , ky revolucion shkaktoi revoltat e medha te minatoreve te viteve ’80, nderkohe qe Gjermania u perpoq me shpejtesi te pershtatej duke rritur prodhimin dhe eksportin e makinave, fale sigurisht kapaciteve financiare.

          Bashkimi sovjetik dhe sistemi komunist, ishin strukturuar brenda nje bote industriale, duke anashkaluar rolin e financave, keshtu qe revolucioni i viteve ’70 ne industrine e rende dhe te qymyrgurit, kerkonte pergjigje financiare dhe gjetjen e punes per gjithe te papunet qe do prodhonte futja e makinerive te reja.

          Ne gjysmen e pare te shekullin 19 ne Angli ( s’me kujtohet viti), ndodhi nje kryengritje e fshatareve kunder makines korrese, e cila i nxori masivisht te papune. Shteti anglez dergoi ushtrine, ca i vrau, ca i vari dhe nja 500 te tjere i dergoi ne Australi.

          Nejse, ideja eshte qe goditjen sistemit komunist ia dha pikerisht mini-revolucioni industrial i viteve 70 ne industrine e rende dhe nxjerrjen e qymyrgurit, prandaj ne vitet ’80, humbi konkurrueshmeria ne nivel global, por nuk humbi llogjika e kapitalizmit shteteror, i cili eshte qartazi superior ne prodhim ndaj kapitalizmit privat, por humbi armiqesia e komunizmit me tregtine dhe financat.

        2. http://www.soviet-empire.com/ussr/viewtopic.php?t=47201

          SOVIET AGRICULTURE: A CRITIQUE OF THE MYTHS CONSTRUCTED BY WESTERN CRITICS

          JOSEPH E. MEDLEY
          UNIVERSITY OF SOUTHERN MAINE

          The Failure of Agricultural Plans

          The entire history of Soviet agriculture is replete with failures of agricultural plans. From this information Western critics draw the conclusion that economic systems based on social ownership and planning are unworkable in both theory and practice (Hedlund 1984; Nove 1986; Theen 1988; Marrese 1990). Soviet plans for agriculture have failed more frequently than they have succeeded over the course of the past fifty years of socialized agriculture. Failure, however, is a relative term which tells us nothing of the magnitude of the goals set, nor of the results achieved.

          For example, the meat target set in the 1982-1990 Soviet Food Program was an average annual output of 20.25 million tons. Although production in 1990 reached 20 million tons (RSEEA 1991a:8), the Food Program target was not met. Therefore, the plan failed. However, to focus only on the failure to reach the meat target overlooks the important facts that in 1990 meat output was up some 30% over that in 1981 (20 million vs. 15.2 million tons) and that 1990’s per capita meat consumption (67 kg)(RSEEA 1991a:8) was up some 18% over that of 1981.

          Pak a shume, autori thote qe planet bujqesore nuk permbusheshin, por mospermbushja nuk ishte ndonje shenje qe gjerat po shkonin mbrasht.
          Jep shembullin e prodhimit te mishit ne vitet 1982-1990, plani ishte arritja e 20,25 milione tone, por plani nuk u permbush ( failed) se u prodhua 20 milion tone.

          Meqe, thote autori, u nis nga 15.2 milione tone te 1981, atehere mospermbushja e planit nuk eshte ndonje shenje negative, sepse prodhimi total u rrit me 30% ne 8 vjet, ndersa konsumi i mishit per banor u rrit me 18% duke arritur 67 kg (fryme/vit).

          Tani, them une, nje rritje e tille e prodhimit te mishit me rreth 3.5% ne vit, ne Shqiperine e sotme do perbente lajm per gjithe gazetat e televizionet kombetare e lokale, se qeveria ka bere pune te shkelqyer.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin