KONSERVATORIZËM APO TRUMPIZËM?

nga Ernest Nasto

Zhvillimet e fundit në skenën politike amerikane kanë sjellë në vëmendje mbizotërimin në rritje të krahut trumpian në partinë republikane dhe në përgjithësi në gjirin e së djathtës. Një numër analistësh e politikanësh konservatorë po shtrojnë me të drejtë pyetjen se si mund të jetë e ardhmja e asaj të djathte pas epokës Trump. Dhe kjo është një pyetje me shumë vend duke marrë parasysh se për një debat politik të shëndetshëm të dy krahët janë të domosdoshëm, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në të gjitha demokracitë perëndimore.

Tashti është e vërtetë që fitorja republikane më 2016 në një sërë aspektesh la përshtypjen e një triumfi të paparë prej vitesh. Mirëpo në disa aspekte të tjera zotërimi i administratës federale dhe i atyre të shumë shteteve duket jo fort bindës, ose sipas një krahasimi të stërpërdorur, si një kolos me këmbë argjile. Kjo del sidomos duke pasur parasysh fitoret e kaluara republikane, në të cilat partia e Lincoln-it e gjente forcën e saj më të madhe në zonat më dinamike të vendit, si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo kulturore. Kështu më 1924 presidenti Coolidge fitoi 56 për qind të votës në shtetin kozmopolitan të New York-ut, 65 për qind në shtetin e fuqishëm industrial të Pennsylvania-s dhe gati 75 për qind në Michigan, qendra e industrisë së re automobilistike. Mund të thuhej pra se fuqia politike republikane shkonte krahas me fuqinë ekonomike apo kulturore.

Kjo nuk ndodhi më 2016, kur partia republikane u paraqit më dobët pikërisht në zonat nga ku dalin vazhdimisht teknologjitë e reja, ku bëhen kërkimet e avancuara në mjekësi, ku bëhen shpikje e regjistrohen patenta të reja, apo prej ku dalin këngët dhe stilet e reja kulturore. Nëse Donald Trump doli fitimtar në pjesën më të madhe të sipërfaqes së Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton fitoi njësitë administrative (counties) që prodhojnë 64 për qind të tërë pasurisë së vendit. Edhe në shtetet e fituara nga Trump, qendrat e kërkim-zhvillimit votuan për Clinton, si p.sh. i ashtuquajturi Trekëndëshi Shkencor në North Carolina (ndërmjet qyteteve Raleigh, Durham dhe Chapel Hill).

Në prani të një shkëputjeje të tillë të politikës nga ekonomia dhe kultura, e djathta amerikane dhe forca e saj politike kryesore, partia republikane, ndodhen para dilemës nëse duhet t’u qëndrojnë besnike parimeve konservatore apo atyre trumpiane. Këto të fundit shprehen si braktisje e çdo idealizmi dhe e çdo koncepti të së mirës së përgjithshme, si qeverisje vetëm në interesin e ngushtë të bazës militante, e sidomos në nxitjen e gjithçkaje të pahijshme, amorale, e bile mizore.

Disa sinjale janë dhënë nga personalitete të ndryshme republikane si senatorë e kongresmenë me kritika ndaj presidentit për aspekte të veçanta të politikave të tij, si p.sh. për mosbesimin që shfaq ndaj agjencive amerikane të zbulimit si CIA apo FBI, për luftën e hapur ndaj mediave, për performancën e dobët në takimin me Putinin, etj. Por këto ende nuk kanë arritur të shfaqen si një rrymë e organizuar brenda partisë, dhe tashti për tashti trumpizmi është mbizotërues. Dëshmia më e qartë e tkurrjes së konservatorizmit klasik ishte vendimi i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve (dhe yllit të deritanishëm republikan), Paul Ryan, për të mos u paraqitur në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin në fillim të nëntorit.

Nga ana tjetër ato zgjedhje mund t’u japin republikanëve sinjale më të forta e më të qarta. Nëse humbasin, kuptohet që dilema e tyre do të jetë më iminente, por megjithatë edhe një disfatë e mundshme nuk do të ishte e mjaftueshme për ta shpëtuar partinë nga trumpizmi. Bile shumë analistë mendojnë se një situatë e tillë ka gjasa të kthehet në fund të fundit në favor të presidentit. Kjo sepse nëse në Kongresin e ardhshëm republikanët do të jenë ndjeshmërisht më të pakët në numër, kjo do të thotë se edhe zërat për një republikanizëm “ndryshe” do të jenë gjithaq më të rralluar. Do të shohim si të thuash një farë ndjenje detyrimi për të shtrënguar radhët e për ta mbrojtur presidentin me çdo kusht, dhe baza e partisë do të interpretonte çdo kritikë ndaj tij si “tradhti” apo “kapitullim” para demokratëve. Dhe kjo nuk mund të mos shoqërohet me polarizim të mëtejshëm të skenës politike në zgjedhjet presidenciale të 2020 kur ndjenja për të qëndruar “grusht bashkuar” përreth presidentit sigurisht do të shumëfishohet. Me fjalë të tjera, izolimi i Trump brenda sistemit politik amerikan ka gjasa të theksojë mbizotërimin e tij në pjesën e mbetur konservatore të sistemit. Trumpizmi mund ta përpijë kësisoj nga brenda partinë republikane.

Pasojat do të ishin vërtet të dëmshme për demokracinë amerikane, sepse një krah i djathtë i shëndetshëm është i domosdoshëm për përparimin dhe suksesin e asaj demokracie. Konservatorët do të jenë padyshim kurdoherë të pranishëm, por nëse ata humbasin shpresat për të fituar nëpërmjet demokracisë, kjo nuk do të thotë se ata do të braktisin konservatorizmin. Përkundrazi, dhe ky është rreziku më i madh, ata ka shumë të ngjarë të zhgënjehen nga demokracia. Prandaj qëndrueshmëria e sistemit amerikan do të varet shumë nga aftësia e konservatorëve për të gjetur një rrugëdalje nga qorrsokaku trumpian, nga aftësia e tyre për të mbështetur një konservatorizëm që jo vetëm të mund të fitojë zgjedhje, por edhe të qeverisë në mënyrë efektive e të përgjegjshme. Duhet pra një e djathtë moderne nga ana kulturore, gjithëpërfshirëse nga ana ekonomike dhe e ndjeshme ndaj problemeve të mjedisit, mbështetëse e lirisë së tregut në politikat e brendshme dhe e rolit udhëheqës të Amerikës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

E djathta e shëndetshme dhe e sigurt në vetvete duhet të pranojë se sistemi i sigurimit shëndetësor Obamacare është tashmë ligji i vendit dhe të përpiqet ta përmirësojë atë. Kjo sepse konservatorët s’kanë gati ndonjë sistem të tillë tërësor, që ta zëvendësonte Obamacare sapo kjo e fundit të shfuqizohej. Prandaj rruga më e arsyeshme do të ishin përpjekjet për ta përmirësuar Obamacare, për ta bërë më efikas nëpërmjet uljes së kostos dhe rritjes njëkohësisht të mbulimit për shtresën e mesme, si baza e partisë republikane. Dhe kjo nga ana e vet do të kërkonte doemos rënien e ritmeve të imigracionit në mënyrë që popullsia ekzistuese të mos ndihet sikur po e zhvendosin dhe po e zëvendësojnë me të porsaardhurit.

Këtu një argument ekonomik që dëgjohet shpesh është se një vend me rritje natyrore të ulët të popullsisë (siç po bëhet Amerika) ka nevojë për më shumë imigrantë për të përballuar kërkesën për fuqi punëtore. Por nga ana tjetër s’duhet harruar argumenti i vlerave qytetare amerikane, sepse një popullsi s’është vetëm fuqi punëtore, por edhe një masë qytetarësh, në kuptimin e edukimit dhe përqafimit të atyre vlerave, dhe pjesëmarrjes aktive në shoqërinë mikpritëse. Ky aspekt i asimilimit kërkon qartazi më tepër kohë se sa aspekti i “krahut të punës”, prej ku edhe nevoja për ngadalësim të imigracionit. Sipas një aforizmi të vjetër ky i fundit është për rritjen natyrore të popullsisë ashtu si vera për ushqimin: i mirë si plotësues, i keq si zëvendësues.

Për fat të keq imigracioni masiv ishte ndër shkaqet kryesore të daljes së dukurisë së populizmit, përkatësisht trumpizmit. Për populistët, si në Europë ashtu edhe në Amerikë, ndarja sot nuk është më ndërmjet së majtës e së djathtës, por ndërmjet globalistëve dhe nacionalistëve. Busulla e vjetër ideologjike s’na ndihmon gjëkundi të orientohemi në hartën e re politike.

Kjo ilustrohet nga fakti që Trump pati shumë më tepër përkrahje ndër ata me të ardhura vjetore 50 – 100 mijë dollarë, se sa ndër ata me mbi 100 mijë dollarë, një rezultat që do të kishte tmerruar çdo republikan tjetër në çdo kohë tjetër. Po ashtu punonjësit e sindikuar, të zinjtë dhe hispanikët, i dhanë atij mbështetje në nivele të papara qysh prej disa dekadash.

Ndërkaq Hillary Clinton, e akuzuar keqazi si “radikale” dhe “socialiste”, pati mbështetjen më të lartë në shtresën e pasur, duke marrë 50 për qind të atyre me të ardhura mbi 250 mijë dollarë. Ajo u braktis hapur nga gratë e bardha pa arsim të lartë të cilat votuan në masë për miliarderin njujorkez.

Duhet shënuar këtu se shtresa më e gjerë e votuesve amerikanë, ajo e “baby boomers” (lindur ndërmjet 1945-1964) ka pasur zhvendosje të ndjeshme drejt konservatorizmit qysh prej fillimit të këtij shekulli. Mirëpo konservatorizmi i tyre është më tepër i karakterit ekonomik se sa social, në kuptimin që ata nuk merakosen fort për prirjet liberalizuese rreth martesave gay apo abortit. Ndërkaq ata i rezistojnë vendosmërisht zgjerimit të programeve sociale shtetërore, dhe këtu fjala kyçe është “zgjerimi”. Kjo sepse ata s’janë për shkurtimin e programeve nga të cilat përfitojnë vetë, thjesht nuk duan të shtohet numri i përfituesve. Konservatorizmi i tyre mishërohet edhe në prirjen për t’i konsideruar vështirësitë ekonomike më tepër pasoja të së metave personale e morale, se sa pasoja të racizmit apo të ndonjë arsyeje tjetër sistemike. Të mësuar me konkurrencë të ashpër gjatë jetës së tyre profesionale, ata nuk duan të përballojnë konkurrencë edhe për përfitimet nga programet sociale, duke qenë kështu për një politikë si të thuash vetëruajtëse.

Edhe lëvizja Tea Party që luajti rol prominent në skenën politike amerikane gjatë viteve të presidencës Obama, nuk shprehej për tregun e lirë në terma abstrakte e parimore, por më tepër në terma të “meritueshmërisë” së atyre programeve nga përfituesit e tyre. Dhe elementi i konkurrencës ishte përsëri i pranishëm: ata që kanë punuar (e rrjedhimisht “meritojnë”) janë persona të ngjashëm “me ne”, me mbështetësit e Tea Party. Ndërsa ata që “s’kanë dhënë kontribut” përfytyrohen si “të tjerë”,  “të ndryshëm”, pra që kërkojnë përfitime kundrejt asgjëje.

Lëvizja në fjalë është paraqitur shpesh si libertariane, pra për ndërhyrje sa më minimale të shtetit në ekonomi. Dhe në fakt temat e uljes së shpenzimeve dhe shkurtimit të deficitit buxhetor ishin të kudogjendura në fjalimet e kandidatëve republikanë në zgjedhjet për Kongresin më 2010. Mirëpo nga ana tjetër këto nuk dukeshin si çështjet që shqetësonin dhe motivonin masën e madhe të votuesve të Tea Party, siç mund të nxirret nga fjalimet e pasionuara të njërit prej liderëve të saj më të njohur, komentatorit dhe personalitetit publik Glenn Beck. Duke paraqitur “elitat globaliste” si ato që vendosnin gjithçka në prapaskenë, ai ftonte audiencat e tij të mos binin viktima të “iluzionit të pafuqisë” së tyre kundrejt elitave në fjalë. Në terma gati-gati konspirative ai u thoshte atyre se “nëse ngrini perden, do të shihni se ata që luajnë fijet janë fare të pakët, dhe zërat e tyre janë të dobët. E vërteta është se ata nuk na rrethojnë ne. Përkundrazi, ne i rrethojmë ata”.

Thelbi pra është “ne përballë atyre”, jo shteti përballë shoqërisë. Aq më pak të ardhurat përballë shpenzimeve. Por ne kundër atyre. Dhe ky lajtmotiv i polarizimit të skajshëm vetëm sa ka ardhur duke u thelluar si gjatë viteve të presidencës Obama, e aq më tepër tashti me Donald Trump.

Mirëpo në shoqëri multietnike e multikulturore si ato të Perëndimit të sotëm, rishpërndarja e të ardhurave do të pasqyrohet doemos në rishpërndarje mes grupesh të ndryshme etnike. P.sh. deri para krizës financiare të 2008 në totalin e amerikanëve pa sigurim shëndetësor, më se një e katërta ishin të lindur në vende të tjera. Rrjedhimisht përpjekjet e administratës Obama për të gjetur fonde për financimin e sistemit Obamacare, u perceptuan nga përfituesit e Medicare (sistemi i sigurimit për të moshuarit) si transferim i fondeve në fjalë nga “ne” tek “ata”, dhe prej një presidenti që identifikohej më tepër si “i atyre” se sa “yni”. Kjo është në përputhje me përfundimin e nxjerrë nga mjaft sociologë lidhur me rënien e ndjeshme të nivelit të besimit të ndërsjelltë (përfshi edhe besimin brenda grupit “tonë”), në shoqëritë që përballen me ndryshime të shpejta demografike. Dhe e njëjta gjë ndodh edhe me faktorë të tjerë kohezivë si altruizmi dhe bashkëpunimi.

Në rastin e Shteteve të Bashkuara ndryshimet e shpejta demografike kanë filluar prej vitesh, dhe janë theksuar pas reformës së imigracionit në vitet 1985-1986 nga administrata Reagan. Megjithatë politikanët republikanë kanë vazhduar të shprehen në terma të “shpresës” dhe “rritjes së mundësive”. Kështu p.sh. republikanë aq të ndryshëm mes tyre sa Jeb Bush apo Ted Cruz i filluan fushatat presidenciale përkatëse më 2015 me të njëjtat vija madhore: duke folur për “rigjallërim të premtimit amerikan” apo për “identitetin e vendit tonë si toka e mundësive për të gjithë”.

Për fat të keq fjalët e bukura për të besuar tek Amerika dhe tek “shekulli i ri amerikan” hasën në sytë e zgurdulluar të votuesve të shkalafitur nga shekulli i kaluar amerikan. Dhe ishte pikërisht Trump, më i moshuari ndër të 17 kandidatët republikanë, që e kuptoi se gjuha e viteve ‘80 s’e kishte më fuqinë e dikurshme, bile ishte krejt e paaftë të tërhiqte votuesit amerikanë, sidomos të bardhët. Nuk është e rastit që mosha 55 vjeç ishte ajo e numrit më të madh të votuesve të bardhë më 2015, grupi që siç e përmendëm priret nga siguria dhe vetëruajtja, jo nga “rritja e mundësive”. Kandidati Trump u ofroi atyre kësisoj ruajtjen e statukuosë dhe ata e ndoqën, e vazhdojnë ta ndjekin, me besnikëri duke i dhënë në fund fitoren.

Trump ja arriti të krijonte kështu në praktikë një sistem 3 partiak në Shtetet e Bashkuara, në ndryshim nga tradicionali republikan-demokrat. Ndërmjet këtyre të dyjave ai ka krijuar tashmë qartazi partinë e tij, paçka se jo zyrtarisht. Dhe përkrahja që gëzon presidenti ndër shtresat e ulëta vihet në dukje edhe nga fakti që gati gjysma e punëtorëve të bardhë janë dakord me pohimin “gjërat kanë ndryshuar aq shumë sa shpesh ndjehem i huaj në vendin tim”. Me diversifikimin në rritje, edhe tensionet ndërmjet grupeve të ndryshme etnike janë rritur, shenjë kjo aspak e mirë për të ardhmen e demokracisë më të fuqishme të botës. Në një Amerikë të tillë vizioni socialdemokrat i së majtës, mbështetur tek punëtoria e bashkuar pa dallime racore, duket po aq jashtë loje sa edhe vizioni klasik konservator i taksave të ulëta dhe kufijve të hapur.

Fakti është që Trump e bazoi mesazhin e tij në kundërshtimin e hapur ndaj prirjeve demografike, konkretisht në demonizimin e imigrantëve latinoamerikanë, përkatësisht atyre meksikanë. Në kushte politike normale lufta me demografinë është marrëzi, mirëpo ja që Trump arriti të fitonte në saje të sistemit special amerikan të Kolegjit Elektoral, e duke nxitur negativizmat që përmendëm më lart.

Shpresa e republikanëve mbetet që ata të gjejnë forca e të dalin nga qorrsokaku trumpian, duke u kthyer përsëri në rrugën e qeverisjes kompetente në dobi të së mirës së përgjithshme, siç ka qenë tradita e tyre e deritanishme. Në këtë rast periudha trumpiane do të mbahet mend si fundi i një episodi të mundimshëm, e jo si fillimi i një tatëpjete të pakthyeshme. Po ndodhi kjo, është e pashmangshme që bashkudhëtarët e Trump të kërkojnë ndarje nga trumpizmi dhe ri-integrim në një politikë të bazuar sërish në respektin dhe mirësjelljen.

Dhe mënyra më e mirë për të arritur një integrim të tillë është pajtimi, sepse vetëm ashtu mund të sigurohet një drejtësi e qëndrueshme. Peshkopi Desmond Tutu, gjatë kohës kur kryesonte Komisionin e së Vërtetës dhe Pajtimit në Afrikën e Jugut pas tmerreve të periudhës së aparteidit, theksonte disa herë se “drejtësia më e mirë është pajtimi”. Të njëjtën gjë ka thënë edhe presidenti Lincoln në mbarim të Luftës Civile, rrezikut ekzistencial kulmor të historisë amerikane:

“Natyra njerëzore nuk do të ndryshojë. Në çdo sprovë të madhe që mund të kemi në të ardhmen, në krahasim me këtë të sotmen, do të kemi njerëz të dobët sa edhe të fortë, të marrë sa edhe të urtë, të ligj sa edhe të mirë. Le t’i shikojmë pra të gjitha ato që ndodhën në mënyrë filozofike për të nxjerrë mësime, e jo si të këqija ndaj të cilave duhet të hakmerremi.”

Këto fjalë të themeluesit të saj famëmadh përbëjnë padyshim edhe sot shpresën më të mirë të partisë republikane për t’u ndarë përfundimisht nga trumpizmi.

(c) 2018, autori.

 

40 Komente

  1. Ja ke fut kot, ne kaq shume pika, sa as nuk ia vlen te humbesh kohe me kritike kunder shkrimit. Mesimi me i mire eshte ai qe iu dha dhe po u jep historia. Eshte ajo qe e solli gjithashtu Trumpin ne skene dhe jo anasjelltas. Shiko pak eshr skakieren politike (te popujve, jo elitave) so po ndryshon dhe mbase do fillosh ta kuptosh termetin qe po vjen.

  2. Se desha te thoja skakieren poltike ne Europe, po nuk e korigjoja dot se nuk ka opsion. Ne 9 Shtator ne zgjedhjet ne Suedi pas 101 vitesh qeverisje te majte, (po te majte fare) pritet te fitoje nje parti e djathte, po e djathte fare. E di qe kjo nuk do te thote asgje etj etj, po prape…prape…

    1. Edhe Ernesti te njejten gje po thote, me ndryshim nga ty se fenomenin e sheh me shqetsim. Ne fund te fund te dy keni veshtrime politike, majtas dhe djathtas, te nje fenomeni qe eshte shume me i thelle se politik.

      Per ta kuptu ne thellesi problemin duhet veshtruar paralele historik i Romes mbas vdekjes Krishtit, qe koincidon sakte me fillesat imperiale te Romes, dmth dekadences se Perandorise te perandoruar nga personazhe me karakter kapriçoze dhe te paparashikueshem, te korruptuar seksualisht dhe kriminalisht. Dmth sakte karakteret qe i duheshin kohes.

      1. Psikopat,
        shkrimin e gjate, si gjithmone, nuk e lexova dot.me eshte bere zakon qe pas titullit lexoj komentet. nese komentet jane terheqese i hedh nje sy edhe shkrimit-perjashtim bejne vetem shkrimet e Vehbiut, patjeter dhe komentet-.
        Mirepo edhe komenteve po iu bie lezeti. Di gje ku humbi Hyllini ? se pa te komentet po behen me bajate se vete shkrimet.

        1. Shkrimi eshte i mire, kjo ka rendesi, nuk ka rendesi nese eshte i gjate apo i shkurter. Te meten e shkrimit e kam thene te nenkuptuar ne koment. Por nuk eshte faji i autorit, eshte faji i kohes qe perjetojme. Jemi te gjithe ne te njejten barke, bej çfar te duash, nuk del dot jasht barkes ku je bashke me te tjere. Pale kur barka mund te jete Titaniku.

          Qe komenteve dhe blogjeve po i bie lezeti, kjo eshte e vertete, dhe shkaqet mund t’i gjesh pikerisht ne çfare kam diskutuar, qe njerzimi ndodhe ne nje epoke mungese lezeti, qe ndryshem mund te quhet: “epoka e lezetit te modh politik”. Çdo gje shpjegohet ne nivelin politik, ose si eshte ajo shprehja e famshme gjirokastrite: “Politika ne plan te pare”.

          Nga kjo pikpamje Hyllin eshte nje kampion rekordemen i kesaj epoke, komentet e tij ishin politike, e çdo gje e hidhte ne politike. Pra nese do te akuzosh njeri per situaten, Hyllin eshte i pari. Prandaj nuk komenton me, shteroi, e pa qe i ka thene te gjitha, e politikisht nuk ka gje me tjeter per te thene. Dhe qe nuk komenton me, eshte e vetmja vlere qe i ka mbetur, dmth qe i kane mbet aftesi te behet i ndergjegjshem per situaten. Ka qe nuk hajne pyke per qamet, e kane politiken si pune droge.

  3. Tiku, Ernesti ne fund i keshillon republikanet me urtesine e Pleqve te Bênçes, qe te heqin dore nga trumpizmi, kurse une mendoj se e kunderta eshte trend dhe domosdoshmeri. Tani hajde ma gjej ti ketu njesojshmerine.

  4. Sado bajate të jenë bërë “blogjet dhe komentet”, nuk më duket se ka kuptim ta konfirmojmë këtë hap pas hapi, duke marrë nëpër gojë Hyllinin.

    Tani, sa për shkrimin, ju siguroj se autori e njeh këtë çështje më mirë se ju – jo vetëm ngaqë e studion seriozisht prej vitesh, por edhe ngaqë e jeton në përditshmëri. Qasja më logjike (dhe më utilitare) do të ishte që ta lexonit dhe të mësonit ndonjë gjë të re.

    Nëse doni pastaj të nxirrni selfies edhe këtu, është punë tjetër.

    I mirëkuptoj edhe ata që nuk interesohen shumë për temën. Por që këtu te Hyllini?

    1. Ardian, meqe komenti jot kritik eshte i pergjitheshm per diskutantet, dhe jemi 3 vete qe po diskutojme, pra qe te 3 jemi njesoj nen prizmim e kritikes tende, me duhet te te mbrohem.

      Hyllini nuk eshte nje dokudo, eshte nje personazh, ka vite qe komenton ne blog, dhe me nivel. Perveç kesaj eshte edhe personazh i veprimit politik, jo vetem i komentimit, i llafeve pra. Pra ja vlen te merresh me te, dmth si personazh, jo si person. Personazh ne kuptimin si fenomen i kohes, qe “duke e marre neper goje”, mund te nxirren perfundime per kohen qe jetojme. Ne kete kuptim “e kam marre neper goje Hyllinin”, e besoj ne kete kuptimim ja vlen “te mirret neper goje” edhe Trump, dhe kushdo tjeter.

      Ndersa persa i perket shkrimit te Ernestit, un e kam lexuar dhe e kam lavderuar si shkrim. Kritika ime ndaj shkrimit nuk ka te beje me cilesine dhe informacionin qe mbart, por me nivelin e pikpamjes qe eshte ne nivelin politik. Nga ky nivel nuk shihet gje tjeter perveç politikes, dhe ta do mendja qe ilaçi te jete politik. Me konkretisht, nga shkrimi del qe faji eshte i nje personi, Trump ka deformuar strukturen bipolare klasike anglosaksone, hiqet sysh Trump si anormalitet, dhe kthehemi ne normalitetin e dikurshem.

      Pra fenomeni Trump paraqitet si aberracion i rastit. Gje per te cilen nuk jam absolutisht dakord, fenomeni Trump eshte produkt i nje aberracioni epokal, qe dha ca shenja, pozitive dhe negative njekohesisht ne kohen e Bush birit, dhe dha shume shenja ne kohen Obames. Biles mbas pilafit mund te thuhet qe fenomeni aberrant Trump, parashikohej nga fenomeni Obame, biles qe perbahej brenda fenomenit aberrant Obama. Pra ardhja e Trump eshte fatale, njesoj si pas nates (zazakut Obama), vjen dita (raca ariane Trump). Kete qe po them e gjen te ilustruar ne foton e ndriçuar te Trump leshverdhit viking me te cilen keni ilustruar shkrimin e Ernestit. (kjo pjese e komentit tim vlen edhe si pergjigje per PF)

      Kjo lloj teori mund te duket teper reduktive dhe ne hava, por s’kam çfar t’i bej Getes qe ka teorine se te gjitha ngjyrat e botes reduktohen ne dy te vetme: drite dhe hije dhe i jepte ngjyres nje vlere tejet absolute. Me ka henger nje vit nga jeta shejtani duke i lexuar librin e tij “Teorie e ngjyres”, te cilin vete e mbante si kryeveper te tij. Te tera te tjerat vepra i ka shkruar si sqarime te kesaj teorie te tij.

      1. Që autori di më shumë se ju komentuesit për këtë çështje e mbështet në dy gjëra: që ai ka vite që e studion dhe ka botuar libër dhe vazhdon të botojë dhe sidomos në faktin që ju, po të dinit diçka më tepër se autori, nuk do të komentonit siç keni komentuar (ose siç kishit komentuar deri atëherë). Por nëse e kam gabim, provojeni dhe jam gati t’ju kërkoj ndjesë menjëherë.

        1. Une nuk po ve ne diskutim dhe ne dyshim diturine e Ernestit per kete teme, perkundrazi perseris per te treten here po e levdoj shkrimin, dhe ti vazhdon akuzen. E nuk kam asnje problem qe ai di me teper se une, eshte PF qe po e ve ne dyshim kete gje nje koment me poshte, e çuditerisht ti nuk merresh me te. Kjo gje me ben te dyshoj se ti e ke kuptuar se dituria per te cilen po flas eshte nje tjeter, dhe shume here me e rendesishme, pavarsisht qe as Ernesti as ti nuk doni ta dini qe ekziston kjo dituri, jo te dini nga kjo lloj diturie me teper se une apo dikush tjeter.

          Jo ti e Ernesti (perfshi edhe trumpistin PF), po 1000 profesore akademike amerikane te mblidhen, dhe 1000 çmime Nobel gjithashtu, une e quaj injorance zgjidhjen e nje krize morale epokale me mjete teknike politike (me konkretisht duke u kthyer ne kohen e normalitetit klasik bipolar konservator-progresist). Nuk eshte nje bindje subjektive imja, kaq me del. Dmth kaq i del Godel ne zgjidhjen e problemit te logjikes aksiomatike. Vetem baroni Mynhauzen del prej kenete i veteterhequr prej flokesh se tij.

          Po te jete keshtu, atehere me i zgjuari ne bote rezulton Kinoditari, direkt mbas baronit Mynhauzen.

          1. Më fal – përgjigjen time e pata shtuar gabimisht poshtë komentit tënd – por u drejtohej të gjithë atyre që kishin folur; dhe po flisja me cilësinë e moderatorit (dhe jo si komentues për temën). Meraku që kam është që diskutimi të ecë ashtu si duhet dhe jo me “ia ke fut kot plako” – sepse unë dua që t’i mbaj afër autorët (të cilët i zgjedh dhe i kultivoj unë), ndërsa për komentuesit nuk është se më del gjumi natën (sepse këta vijnë vetë dhe për kënaqësinë e tyre).

            Nuk më pëlqen që të degradohet kështu diskutimi dhe, më beso, jam i pari i interesuar që vizitorët të ndihen mirë edhe kur lexojnë komentet ose kur komentojnë. Por po të mbahet diskutimi në nivelin “ku është Hyllini”, atëherë do të detyrohem të filloj t’i përjashtoj recidivistët, sepse nuk kam as kohë as dëshirë që të harxhoj kohë me moderim muhabetesh (për saktësi, Hyllini është nga ata që e respektojnë më shumë këtë hapësirë). Këtu nuk jemi te “Peshku pa ujë”, i cili ka ndjekur dhe ndjek model tjetër dhe, në thelb, jeton me komentet, sepse materialet zakonisht i merr nga tjetërkund.

            Si këshilla elementare do të kisha: (1) mos iu drejtoni autorit, në qoftë se shkruani me pseudonim; (2) supozoni se autori është përgatitur për temën më gjatë se ç’jeni përgatitur ju për komentin; (3) mos iu drejtoni njëri-tjetrit, sepse ashtu gjithnjë do të filloni të ziheni; (4) përmbajuni temës. Nëse mendoni, për pikën 2, se keni shumë për të thënë, shkruani një ese dhe ma dërgoni që ta nxjerr si artikull.

        2. Shkurt mund te them se kuptoj hallin tend si moderator, kujt t’ja prishesh, e kujt t’ja ndreqesh.

          Por po te zbatoj keshillat e tua i bie te mos komentoj me. Dhe nuk do komentoj me, pikerisht sepse keshillat e tua i konceptoj si rregulla, te cilat nuk para i shkel kollaj.

          Nuk rri pa thene qe si anonimat, se ne jeten reale une them te njejtat gjera, dhe kam te njejtin komportament. Kam nje ide tjeter per anonimatin, jo si rendom per tu mçef mbas ferre.

          Gjithashtu kan nje ide ndryshem per komentimin, nje koment i urte mund te te thote me permbledhur dhe me sakte ate qe mundohet ta thote nje profesor me nje shkrim.

  5. Ardian jam kurioz te di ku e mbeshtet faktin qe artikullshkruesi dika me shume se ne, kushdoqofshim. Apo kjo kuptohet apriori, perderisa eshte botuar ne kete blog dhe per ne te tjeret s’ka alternative tjeter vec te ngjyejme lapsin me peshtyme dhe te mbajme shenom

    1. Problemi eshte shume i thjeshte sepse matematik: Trumpi (ose me sakte trumpizmi) ka humbur të pakten 30% të mbeshtetesve fiks në momentin qe perfaqesuesi i saj pranoi para pak ditesh me gojen plota qe ka paguar nje pornostare qe të mbylle gojen. Kaq eshte e gjitha. Të tjerat janë retorikë.

      1. Hahaha. Me siguri do kene qene 30%shi i Hollivudit, se atje nuk te falin per ceshtje morali dhe vecanerisht tradhetie bashkeshortore. Nga ana tjeter me mire te paguash se te ikesh pa paguar nga bordello, dhe sidomos eshte shume me mire t’i paguash vete se sa te t’i pagoje gruaja sic bente Klintoni.

        1. Koplimete PF, je ne formen e vjeter te cinizmit te kristalte.

          Ka kap me mjeshteri absurdin e te majtes sallake qe akuzon per korrupsion seksual, kur korrupsionin seksual e ka jo vetem praktike te perditeshme, por edhe ideologji shpetimi te botes: “Beni seks, mos beni lufte!”. Kjo qe ndodh me Trump sot, ka ndodh me Berlusken me pare, akuzuar si pornostar.

          Por nga ana tjeter me keqardhje them qe edhe ky rast i kinoditarit hollivudian, deshmon per ç’ka po them, qe pro Trump e contras Trump degradojne fenomenin ne thjeshte politik. Kinoditarin eshte personi me tipik i kultit te politikes si dikur primitivet; ne adhurimin ndaj politikes, ja ka kaluar edhe gjirokastritit: “Politika ne plan te pare”. Kinoditari e ka thene hapur, po te doje le ta kundeshtoje, se shkak i fenomenit trump, eshte vetem personi Trump, dhe asgje tjeter. Zhduk personin, zhduk problemin.

          Por per t’i mbyll gojen Hollivudit, “problemi eshte shume i thjeshte sepse matematik”: presidenti i Amerikes mos te perdore organin seksual sikur me qene çomage beisbolli. E pra edhe e djathta eshte klintonizuar komplet, nuk eshte me ne gjendje te beje gjene me elementare ne politike. Kur nuk je ne gjendje t’i mbash besen gruash, intimitetit me te madh ne bote, si do t’i mbash besen kombit, partise, kolegut, shokut? Ky eshte kriteri nr. 1 i besueshmerise per nje person (si kusht i domosdoshem, por jo i mjaftueshem), edhe ne marrdhenie çfardo, jo vetem ne postin e Presidentit.

          Ne komentin me siper desha te permend Klinton si fillim i krizes amerikane fill mbas vitit 89-te. Nuk kam dot mundesi te bej analizen komplet te fenomenit, edhe sepse e di qe nuk do pranohet, degradimi seksual eshte ne rendin e dites, e nuk ben me pershtypje, eshte bere si buka qe ha. Kjo ka qene e paimagjinueshme ne Ameriken e dikurshme.

          Dije pra, kjo eshte e verteta e thjeshte matematike, shenja e fundit te Amerikes eshte llapa ne presidence midis presidentit dhe sekretares mbas renies se komunizmit. Thene ky fund gjithnje si probabilitet i madh qe vazhdimisht rritet me kalimin e kohes, por qe gjithnje ka nje mundesi shpetimi te situates. Dhe situaten nuk do ta shpetoje Trup, perkundrazi.

          Kurrsesi situata nuk mund te shpetohet me mjete politike, dhe brenda politikes. Shpetimi vjen nga jasht. (politikes)

        2. Mor po në Hollivud të falin qe c’ke me të, por ti e din fort mirë qe janë votuesit republikane ultra-konservatore qe nuk të falin për kesi gjerash
          😉

  6. Kino, nuk po dua ti hy per te milionten here te njejtave argumenta qe i lexon gjithandej, e qe prape i refuzon se thua qe nuk jane te verteta se e verteta jam ú. Ajo qe dua te te shpjegoj tani eshte ajo qe po ju bren te gjalle gjithe ju intelektualeve pune kote te se majtes. Pra duket si teraupetike kur kundershtarin tend e paraqit si injorant, deplorable, racist, ballist e ca re dush ti, bile duket edhe me teraupetike kur merr kohe nga koha jote e vyer sic ben artikullshkruesi dhe fillon e u shpjegon atyre se c’eshte jeta; por nga ana tjeter kur ky kundershtar kthehet dhe te ve poshte serish e serish duke bere te kunderten e atyre qe i predikon nuk ka dhimbje dhe zgerdhimbje me te madhe se ajo e deshtimit spektakolar. Ndaj degjojeni keshillen e atij plakut te vjeter qe thoshte “rrafshoje thepin”, se ai thepi eshte qe dhemb me shume kur ta rrotullojne. Ika tani se e plotesova planin e germave per muajin.

    1. Dakort ti ik, por nuk ju pergjigje pyetjes se ku do e gjeje Trumpi kontigjentin elektoral moralist ultra-konservator të cilin e humbi jo më pak se para pak ditesh (pasi ky eshte dhe objekti vertete i ketij shkrimi : “Konservatorizem apo Trumpizem”)

      1. Para se te ikesh edhe ti, pergjigju pyetjeve:

        Kujt marksisti po i behet vone se zgjedhjet e ardhme Trump humbi (perveç PF) dhe fitoi le ta zeme Klintonesha qe ka paguar paret e qefit te burrit?

        Ç’lidhja ka kjo me problemin madhor te Revolucionit?

  7. Ehuuu sa libra kam lexu ne shkolle une qe komunizmi eshte rendi qe do na sjelle begatine o Adrian, po s’dolen gjo…
    Ja te bej nje pyetje te thjeshte une per profesorin dhe pergjigjen do ta marr si te vertete, pa diskutim. Si e parashikoi profesori rezultatin e zgjedhjeve ne nentor 2016? Qe do fitonte Trumpi apo Hillarija. Hudhu, ne dac ti nese e di pergjigjen, ne dac profesori.

    1. Unë s’kam pasur as kam asnjë simpati për Hillary-n dhe as nuk doja që të fitonte – madje në shenjë refuzimi nuk shkova fare të votoj (i bindur edhe se vota ime në NY nuk ngrinte kurrfarë peshe në rezultat). Nga Trump-i, prisja vetëm që të sheshonte konfliktin me Rusinë (jo më tepër), meqë besoja se atë konflikt e kishin fryrë kot njerëzit e Hillary-t (njerëzit që mbështetnin Hillary-n) për interesa që s’kanë lidhje me Amerikën dhe amerikanët; dhe tani po na vinte të gjithëve ne në Amerikë kokën në rrezik. Përndryshe, do të kisha votuar pa hezitim për Bernie Sanders, si qytetar amerikan që jam dhe ngaqë problemet e brendshme të Amerikës i përjetoj, ca më shumë e ca më pak, në lëkurë (situata me shëndetësinë është katastrofike). Në parim, brenda Partisë Republikane, simpatia ime ka qenë gjithnjë për Ron Paul dhe libertarianët. Ndërsa për demokratët, sikurse për të majtën në Europë, mendoj se i ka marrë në qafë kolonizimi nga politikat e identitetit (edhe pse katrahurën e tanishme të Europës me refugjatët them se e kanë shkaktuar para së gjithash Amerika, Franca dhe Anglia, me gafat e njëpasnjëshme në Siri dhe në Libi). Por kjo është përgjigjja ime – nuk di si do të përgjigjet autori.

      1. Bravo. Ndaj pike per pike te njejtat opinione, pervec faktit qe nuk do votoja kurre per Sanders, po gjithmone per te djathten. Dhe me vjen mire qe e ke permendur ate punen e Rusit se ai eahte big, po very big deal qe po na kushton shume e me shume cdo dite qe kalon.

  8. OK Kino, po ta kthej dhe nje pergjigje. E para punes desha te te kujtoj se Trumpi as nuk ka humb e as ka per te humb ndonjehere as edhe nje votues te vetem. Ai tha njehere gjate fushates qe ne kete pozicion ku jam une edhe sikur sot te dal e te vras njerez ne mes te rruges, nuk humb asnje vote. Dhe kjo ishte e vertete atehere dhe eshte e vertete tani.
    Dyshtas, gjesti i Trumpit jo vetem eshte ne perputhje me moralin konservator, po eshte per t’u marre shembull. Ai nuk i bie me dore para artisteve minorene te Hollivudit duke i detyruar ati qe te rrine ta shohin me premtimin qe do t’u gjeje nje pune ne Hollivud, po si burre Zamani meqe gruan e kishte shtatzane dhe s’donte ti binte ne qafe, nuk ze dashnore, po shkon drejt e nje bordell, kap nje punetore seksi, maron pune dhe i pagon hakun lek me lek. Keshtu kane bere burrat ne jete te jeteve qe ne kohe qe s’mbahen mend dhe ky atitud, edhe me ta marre veah gruja apo lagja mbyllet vetem me nje “he mo se gjithe burrat nje turi kane” dhe lihet me kaq. On top of this, ne momentin qe do dilte president dhe e dinte qe do i dilte cdo pune ne gazete, i con edhe nje dore leke ekstra kesaj zuskes qe mos filloje te japi intervista lart e poshte gja se s’ka leke etj etj. Po se s’ka bese punetorja e seksit, se ka fajin Trumpi.
    Treshtas tani, qe ta kuptosh me thelle problemin, kjo levizje e Trumpit thuhet se eshte be me qellim qe te fitoje votues nga elektorati demokrat, se ato vdesin per histori me kurva. Bile thuhet qe deri tani e ka kap 30% te elektoratit nga ana tjeter. Thuhet… se liber nuk ka shkrujt akoma njeri.

    1. Ahahaha, domethene ‘punetorja e seksit’ qe nga momenti qe do bente publike nje fakt, u transformua në zuskë, keshtu? 😀

      E dyta: ja ku e mesuam nje gje të re: ultra-konservatorët janë dakort qe burri te shkoje me nje prostitute, kur e ka gruan me barre 😀

  9. Kino, me vjen keq qe ju te leftit, e keni humbur si sensin e ironise ashtu dhe te humorit. I vetmi humor per ju tani eshte ai i tipit hamletian duke mbajtur nje koke te prere ne dore. 🙁

  10. Artikulli nuk del (dot) nga suaza e political correctness.Eshte veshtire te thuash se sa beson autori ne cfare shkruan.(nganjehere njeriu ia fsheh mendimet edhe vetes, pale me te te tjereve) Por nuk ka se si te jete tjeter. Perndryshe kushdo, ketej pari, rrezikon te humbase ( jo ne menyre figurative) buken e gojes. Hera e fundit qe une kam pare se ti mund te humbasesh shume ( deri edhe koken) per medimet e tua, ka qene para 35 e kusur vjetesh. Not good.

    Me c`po ndodh ne SHBA, tashme eshte qesharake te ndash njerezit simbas ideve qe ata besojne, ne te majte apo ne te djathte. Dhe Trumpismi, si nje variant deviant qe s`eshte as i majte dhe as i djathte.

    Votimi i Trampit ishte nje votim revolte, nje rebelim. Rebelim i nje pjese te madhe te popullit ndaj klases se vet politike, qofte kjo e majte apo e djathte, popull te cilit i eshte mekuar gjithe jeten ideja se me vote mund te zgjidhesh cdo gje.Por cfare po realizohet, dhe ne te ardhmen do ndodhe gjithnje e me shume, eshte fakti se kjo klase politike, pavaresisht nga ngjyrat, , me ose pa dashje, ka krijuar kushtet ku nuk eshte me politika apo ideologjia qe drejton shoqerine, por eshte makina e shtetit ( administratoret e saj) ata qe jane ne krye te puneve, tashme krejtesisht te pavarur nga cdo lloj procesi politik, duke i hequr cdo lloj kuptimi ketij te fundit.. Trysnia eshte e dyfishte. Shoqerise amerikane i imponohet nje realitet qe ata mund te mos ta duan, apo aprovojne ( simbas Healthline, nje kompani kaliforniane qe ofron informacione shendetsore, termi mjeksor “vagina’ nuk duhet te perdoret me , sepse nuk eshte “gender-inclusive language”. Ne vende te tij, duhet perdorur termi ” front hole”). Po keshti ne rastin e Facebook-ut, qe ne Q2 2018 kishte rreth 2.23 miljard perdorues ne muaj, simbas nje inxhinieri te tyre ( Brian Amerige), kompania i mirepret te gjitha prespektivat ne diskutime, por ama i hidhet menjeher ne fyt, ( often in mobs) cdokujt qe ofron nje pikepamje e cila eshte ne opozite me ideologjine e majte.
    Nga ana tjeter fenomeni i “deep state”, qe ne emer te te mires se Republikes ( lexo ruajtjes se pushtetit dhe privilegjeve te burokracise) eshte i gatshem te injoroje cdo zgjedhje apo resultat te synuar apo arritur me ane te votimit te popullit, duke vene keshtu ne rrezik besimin tek ai proces politik, qe eshte limfa e republikes amerikane.

    Fajin nuk e ka Trump apo trumpizmi.
    Me ose pa te, problemet e shoqerise amerikane ngelen. Ato kane leshuar rrenje si metastaza, qe vec se do shtrihen gjithnje e me shume Nga larg apo nga afer, duket sikur Amerika nuk eshte me nje shtet. Thjesht ajo eshte nje vend, ku interesa te ndryshme bashke-ekzistojne ne te njejtin territor. Nga njera ane jane korporatat. Nga ana tjeter jane racat, etnite, besimet fetare, ideologji apo identitet te krijuara. Te gjithe ne lufte kunder te gjitheve, Te zinjte, 14% e popullsise, jane ne lufte me te bardhet, lufte kjo qe eshte kthyer ne epiqender te ekzistences se tyre. Sepse per ndryshe, me mangesite e medha ne edukim dhe shkollim, as nuk do te jene ne gjendje te marrin pjese ne zhvillimin ekonomik e as do te duan te asimilohen ne nje shoqeri te bardhesh. Amerikano-latinet, 17% e popullsise, i kane te gjithe ne kurriz, qe nga te zinjte, tek te bardhet, myslimanet, aziatiket etj etj. Te bardhet, nga ana tjeter,urrehen nga thuajse te gjithe. Madje kane filluar te urrejne edhe veten.

    Korporatat jane besnike vetem ndaj fitimit. Nqs ne socializem shteti zoteron mjetet e prodhimit, ne Amerike jane mjetet e prodhimit qe zoterojne (pu)shtetin, me grupet lobiste te tyre, te cilat e kane kthyer Kongresin ne nje pazar tregu, ku blihen e shiten qe nga ligjet e deri tek anetaret e kongresit.

    Shkollat merren me shume me “social justice” dhe “gender equality” se sa me math e me shkence ( ketu ku jetoj une shkolla fillore u krijon mundesine femijeve qe ta identifikojne veten se cfare gjinije kane deshire te jene) dhe prinderit s`kane asnje lloj influence se cfare programi u mesohet femijve ( keshilla me e mire qe kam- mbaj femijet larg sistemit publik) Me e renda, eshte kushtezimi ne menyren e te menduarit, duke krijuar keshtu nje mjet kontrollimi shoqeror. Fol dot kunder te zinjve, emigranteve, lgbdqswxzst, dhe pasojat jane te ngjashme me ato te kohes se Enverit. Shekspiri eshte racist. Mozarti elitist, gjuha letrare e shkruar dhe e folur eshte mjet opresimi. 2500 vjetet e qyteterimit perendimor nese nuk jane per tu hedhur ne kosh te plehrave, jane thjesht nje tabele kronologjike e dhunes se te bardheve kunder cdo kujt tjeter.

    Ne vitet ’50, Amerika, ishte e bardhe, europiane, dhe e krishtere, ai krishterim, qe lidhte mbas vetes cdo gje e cdo kend. No more. Te shohim se cfare do dale nga ana tjeter.
    Per mua ceshtja nuk eshte Trumpi. Ceshtja eshte cfare do vije mbas tij. Dhe kjo s`ka te beje aspak me te djathte apo me te majte, me te kuq apo me blu, me pajtim, bashkim apo ndarje.

    1. Pas tij do të vije dikush qe do ti duhet shume pune për të riparuar ato qe po bën Trump. Fiks njesoj siç ju desh atyre qe u zgjodhen pas Reganit dhe Bushit për të riparuar ato qe bene keta dy fundit (sidomos në planin social e ekonomik).

    2. Ouch!

      Duke marr shkas nga komenti i Ksamil, po them dy fjalë. Tani për tani mund të themi me siguri që të gjitha palët po akuzojnë njëra tjetrën se po angazhohen në “identity politics”. Për hir të së vërtetës të majtët i kanë akuzat për “rracizëm” dhe “fashizëm” pak më të rënda.

      Por nuk është e qartë nëse është vërtet e mundur të bësh politikë pa u angazhuar në “identity politics”.

      Kështu si e kanë nisur, dhe po vazhduan kështu, të dyja palët shumë shpejtë do shkojmë në “breaking point”. Sa do mbaj “demokracia” amerikane është pyetja?

  11. “Te riparoni…”! Po cfare te riparoni ju mer qyqare? A nuk e merni vesh qe kjo pordhe hollivudiane se gjoja ju jeni qenie elitare moralisht superiore qe “te riparoni” eshte aresyeja qe po hani shqelma bytheve sic thosh i madhi Shvejk qe nga Suedia deri ne Sicili e qe nga Vladivostoku e deri ne Vjene. Do ju riparojme thote!!! Pastaj do t’i bejme shurren bahçes.

      1. Racistet e mi! Hahaha. Po kur dola une pronar i 20% te popullit suedez mer lal!
        Nejse mos u merzit, e mos e trubullo menimin, se me mire do bohet.

        1. Ishte restoja e “ju mer qyqare” (ku dola une pronar i nje pjese te popullit Amerikan??)

          Perndryshe, eshte fakt qe shqelmat i hengri vertet partia ksenofobe dhe raciste : 17.6%.

      2. Gjithashtu, statistikisht te majtet kane pasur perqindjen me te vogel te votuesve qe i mbeshtesin ne 101 vjet, ndersa te djathta ka pasur 50% ngritje Jam kurioz tani se si do ma perkthesh kete si nje fitorje tjeter te Kominternit.

        1. Edhe mos u lodh fare me keto termat raciste, ksenofobe, misogjeniste etj se nuk e ashtus fare. Nese do te besh muhabet me argumente, bujrum. Nese kujton se te ka dhene njeri te drejten qe te emertosh kafshet si Adami diten e krijimit, i ke te shkurtra muhabetet me mua. Tung.

  12. “Ne vitet ’50, Amerika, ishte e bardhe, europiane, dhe e krishtere, ai krishterim, qe lidhte mbas vetes cdo gje e cdo kend. No more. Te shohim se cfare do dale nga ana tjeter “
    Ishte prosperity I pad lufte o momdhetar .ke kenduar ndonje liber historie ti per GI bill etj .
    Ne vitet 50te baza industriale e europes perendimore dhe e japonise ishte komplet e shkaterruar nga lufta .europa lindore BS ,kina ishin kamuniste e Te mbyllura .pjesa tjeter e azise India etj teper Te prapambetura .africa ishte hala ne epoken e gurit.america jugore ishte ne anarki Te plote .i vetmi oaz prosperity me infrastructure Te prodhonte ishte shba .ne shba vete ne nje situate kur kishte uri per krahe pune zezaket latinos e aziatike ishin te diskriminuar e punetoret e bardhe e vendosnin vete cmimi ne tyre .mjafton Te ishe I bardhe e Te gdhiheshe gjalle ne sabah e Te gjitha dyert ishin te hapura .bota ka ndryshuar prej viteve 50 .europa e japonia jane rindertuar ,kina eshte bere fuqi boterore pjea tjeter e botes po perparon e brenda amerikes minoritetet kane fituar te drejtat e tyre e nje I bardhe nuk sillen dot me si zoti I tyre si dikur.nga ana tjeter teknologjia po shkakton zevendesimin e shume punerave me robote qe I nxjerr jashte loje dhe I ve ne pozite me Te veshtire shtresat e Pakualifikuara.nashi mund tia hedhesh per nje fare kohe duke ndersyar Te varferit e bardhe kondra immigrants por pas njefare kohe edhe ata kane per ta kuptuar se asgje s’do fitohet edhe sikur Te perzene Te gjithe te huajte legale e illegal.america si republike eshte ne Te njejten moshe qe ishin perandoria romake e ajo otomane kur filluan Te vene ne krye perandore e sulltane karagjoze qe shenjuan fillimi e fundit Te perandirive respective.koha dobte tregoje nese Trump eshte nje lapsus I historise apo fillimi I renies se shba si e njohim .

  13. “Both of the main blocs have refused to govern with the SD, although its leader said he was prepared to talk with all other parties.” thote BBC.
    18% e popullit votues nuk konsiderohet me i denje as per te nderruar me nje fjale Let’s talk now about open mindnes, inlkuzivitet dhe fobias. Dhe ketu behet fjale per liberale suedeze. Ajka e ajkes se liberalizmës.

Lini një Përgjigje te Ardian VehbiuAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin