LEKSIONET E NJË PROTESTE

nga Andia Çela

Në njërën nga ditët kur i drejtohesha Teatrit Kombëtar për të vijuar protestën e përditshme kundër prishjes së tij, kisha marrë me vete edhe djalin tim 15-vjeçar. Gjatë rrugës që zgjat jo më tepër se dhjetë minuta nga shtëpia për te sheshi i Teatrit, fillova t’i tregoj djalit lidhur me protestën. Në fakt, pa e kuptuar, kisha filluar një leksion mbi demokracinë dhe të drejtën për të protestuar. Në mënyrë të natyrshme dhe të pandërgjegjshme fillova të mendoj se ç’mund të mësosh dhe ç’kemi mësuar nga një protestë si kjo.

Tërë këto kohë, por veçanërisht këto ditë, kemi mësuar se sa pak vlen teatri në këtë vend, jo vetëm për politikën, por edhe për vetë qytetarët. Ngjarja në fjalë, e lidhur drejtpërdrejt me kulturën dhe trashëgiminë, por edhe me urbanizimin dhe qytetarinë, pak i ngacmon qytetarët të gjejnë një arsye për të protestuar. Thirrja “Eja në teatër” e cila ka shërbyer si një nxitje për të mbushur sallën e teatrit gjatë gjithë sezonit të ngjeshur, duket se nuk funksionon për të tërhequr tanimë spektatorët si qytetarë. Aq e qartë u duk kjo, sa protesta nisi nga një grupim artistësh e qytetarësh të angazhuar që mbajtën fort shpirtin e protestës.

Por, në fakt, ditët kanë treguar se mjafton një grupim, edhe pse jo i madh, njerëzish që mund të bëhen bashkë në një kauzë kur besojnë në të. Dashuria për teatrin, për magjinë e tij, historinë dhe trashëgiminë kulturore, shpirtin e një kombi, sjell përditë, me guxim dhe vendosmëri, aktorë, artdashës, intelektualë dhe aktivistë, në mot të mirë e me shi, pranë sheshit të Teatrit me të njëjtën thirrje: “Mos e prishni teatrin!”. Ky grupim, çdo ditë e më i madh e me shumë vendosmëri, po sjell një shembull, unik deri më tani, të një qëndrese qytetare të vazhdueshme e pa kompromis. Edhe pse mjetet ligjore në duart e qytetarëve janë pothuajse inekzistente, peticioni i firmosur është dëshmi e një qëndrimi të qartë. Nuk e di ç’vlerë ligjore mund të ketë peticioni, por gjithashtu nuk e di sa mund të neglizhohet ai nga Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë institucionet të cilave u drejtohet.

Edhe pse ne kemi një elitë intelektuale, ajo pak duket atje. Gjithnjë e më shumë mendoj se sa gazetarë, njerëz të letrave, intelektualë, artistë, sociologë, juristë të shquar mund ta kishin pasuruar, zgjeruar dhe përmirësuar protestën. Gjithnjë sjell ndër mend miq të mi, me të cilët më pëlqen të bisedoj për art e kulturë dhe pyes veten se çfarë i pengon të vijnë aty. Protesta kërkon të zgjojë nervin e kësaj shtrese që mban dhe duhet të mbajë qëndrime, si zëdhënësja dhe përçuesja e vlerave më të mira që kemi dhe trashëgojmë.

Kemi konfirmuar e stërkonfirmuar se nëpunësit e shtetit nuk vijnë në protesta. Zor t’u mbushësh mendjen për të luftuar për një kauzë, si kjo e teatrit, apo të tjera, për të kërkuar të drejtat qytetare. Shteti dhe pushteti ua ka fjetur përgjegjshmërinë qytetare, reagimin dhe kundërshtimin. Në mënyrë të tërthortë ata trajtohen dhe ndihen si “pronë” e shtetit dhe vështirë të reagojnë kundër mekanizmave të tij. I gjithë ky potencial që fshihet tek administrata shtetërore është një potencial i mpirë, i humbur për shoqërinë, profesionalizmi i të cilit i shërben vetëm mekanizmit të shtetit, por vetëdija qytetare e të cilëve është tretur në nevojën për mbijetesë.

Edhe opozita e sheh protestën pa shumë rëndësi. I shoh tek vijnë e ikin, herë të porositur nga eprorët e tyre e herë nga vullneti vetjak. Por këta të fundit janë shumë të pakët. Janë thërrmijat e fundit të ndërgjegjes politike. Ndaj edhe i shoh me hope, sipas oreksit politik të njërit apo tjetrit. Shpresoj, në fund, të gjejnë vendin e tyre në tërë këtë histori, që nuk është vetëm një histori teatri, por historia e një korrupsioni të madh, në kufijtë e një mafieje shtetërore.

Liria për të protestuar është themeli i sistemeve demokratike, liri kjo e sanksionuar edhe në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, një liri individuale dhe kolektive, që mund të përdoret për çdo kauzë të ligjshme. Qytetarët ende nuk janë mësuar t’i gëzojnë këto të drejta. Aksioni qytetar është pak i zhvilluar dhe shqiptarët ende nuk kanë mësuar që kanë disa të drejta, të cilat duhet t’i kërkojnë dhe t’i mbrojnë. Gjithë ajo robëri mendore dhe e ndërgjegjes ka rritur një brez i cili është mësuar të jetë i nënshtruar ndaj të gjitha politikave që vijnë prej politikës. Ndaj shumë pak njerëz e kanë ndërgjegjen për të marrë pjesë në protestë. Indiferentizmi na ka pushtuar si shoqëri dhe asnjë padrejtësi nuk sjell më reagim.

Kemi rritur e ushqyer një rini të pamësuar e të pandjeshme, që harxhon kohën duke kultivuar të gjitha veset të cilat shteti ia mëkon me lehtësi, ashtu siç ka një grup të rinjsh të cilët besojnë te forca e tyre dhe e veprimit të tyre. Këta të fundit, edhe pse në pakicë, mbajnë fort shpirtin e protestës. Çdo ditë mendoj, teksa eci rrugëve të mbushura me kafene e pika bastesh, se po rrisim një rini mes apatisë për të mos bërë asgjë dhe vesit për të fituar pa kuptim.

Mësuam në fakt diçka tjetër fort të rëndësishme. Diçka që e kemi dëgjuar prej andej, por ndoshta me siguri ka qenë edhe brenda nesh, shpirtit shqiptar. Mësuam se kemi filantropë, edhe pa pasanikë, se ka njerëzit që janë të gatshëm të japin pasurinë e tyre për të zhvilluar një pasuri publike me interes të veçantë shpirtëror e kombëtar. Një deklaratë me zë të lartë, publike, të një qytetari tiranas se fal pronën e tij në mes të qendrës historike të Tiranës në shërbim të kauzës për mbrojtjen e teatrit, përforcon bindjen se, nëse është e pamundur për shtetin ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, filantropia mund të çojë përpara një tjetër iniciativë për sigurimin e fondeve që duhen për rikonstruktimin apo rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Nuk do të isha aq patetike sa të thosha se ç’humbasin njerëzit që nuk vijnë në protestë. Por sinqerisht mendoj se mund të mësojnë diçka. Këto më lart, por edhe të tjera, për të cilat nuk dua të bie në përsëritje.

Është i lodhshëm, i mundimshëm ky angazhim dyorësh fizik, dhe emocional shumë më tepër, por është e domosdoshme, është rruga e vetme, është mjeti i vetëm që na ka mbetur në dorë, ndërgjegjja jonë qytetare.

Sa do të vazhdojë”, më pyet djali herën tjetër, “dhe si do të përfundojë?”

Nuk e di”, i them, “ndoshta zëri ynë nuk do të dëgjohet, ndoshta teatri do të prishet, por ne duhet ta çojmë protestën deri në fund.”

 

56 Komente

  1. Protesta ben kushdo, ceshtja eshte a jane popullore. Atehere ne fillim shkova te henen e dyte (u tha cdo te hene), gjeta nje grumbull aktoresh qe benin muhabet dhe ika, me vone thane qe jane degjesa, jo protesta, i vura vizen. Kur u be protesta per lirimin e kuksianeve, nga shoqeria gjasme civile, para kryeministrise, thashe erdhi dita e Arberit, per te pare atje ca te PD e LSI e Adriatik Lapajn qe fliste pas cdo folesi ne stilin e Nastradinit kur e lane te ndante thelat e pules ne menyre te barabarte. Keto nuk jane protesta popullore, organizohen qe t’i dale qari ndokujt, pjesemarrja eshte tipike prej interesaxhiu dhe do mjaftonte nje polic barkderr per t’i shperndare. Gabimi themelor eshte tek perceptimi qe krijohet poshte dhe tek mungesa e qarte e atij ajri te renduar qe behet I mundur edhe nga vetem 20 veta “popull” I inatosur. Keta te shoqerise civile aktrojne edhe kur bejne si te inatosur dhe ngrene zerin, thua ti do cajne malet. Rama eshte i rrahur me vaj e me uthull, mjaftojne 1 mije kuksiane popull i inatosur qe t’i shkoje gjaku ne fund te kembeve, kurse per keto aktrime e thirrje partie, as i behet vone edhe sikur 100 mije te jene. Nuk eshte numri, eshte sinqeriteti i pranise dhe vendosmeria e te pranishmeve .

    1. Kjo për teatrin është protestë nga shoqëria civile, për një çështje fisnike, altruiste – jo për taksa dhe për pagesa, gjëra që të prekin xhepin. Nuk mund të presësh që të dalin masat në rrugë për Teatrin. Gjithnjë një pakicë do të protestojë. Por të paktën protesta ka pasur jehonë, është përcjellë nga mediat, i ka detyruar pushtetarët t’i hapin letrat në tavolinë. Mbase Teatri nuk shpëtohet dot (sepse drejtësia është krejt e gjunjëzuar), por edhe dështimi tani do të shpëtojë shumë gjëra të tjera në të ardhmen. Njerëzit shohin, njerëzit dëgjojnë, njerëzit kuptojnë – edhe kur nuk dalin menjëherë nga shtëpia. Në Shqipëri nuk ka traditë për këto lloj veprimesh sociale – shumë tek ne ende e ngatërrojnë kulturën me dritat dhe ngjyrat dhe zhurmat e basit në sheshin kryesor. Ndoshta kjo protestë arriti të tregojë se kultura është edhe kujtesë dhe kujtesa duhet mbrojtur. Ndoshta ua ka hequr disa pushtetarëve vanitetin dhe megalomaninë e deritashme, se këta janë mbrojtës të vlerave të holla kulturore dhe elita “estetike” e vendit, për t’u treguar se janë duke u sjellë si, me nder teje, hordhitë e Çengiz Khanit – çfarë nuk do të ishte pak.

      1. Besoj se jemi duke thene te njejten gje, populli kete lloj proteste e mbeshtet me llafe dhe me firma peticionesh, jo me prani fizike. Rrjedhimisht, tipologjia ne fjale duhet te synoje mekanizmat ligjore e kushtetuese si mjet i fundit, dmth nuk mund te themi dot s’ka drejtesi pa e testuar fare sistemin e drejtesise. Deri tani s’ka qeveri e neser s’ka parlament, po drejtesia eshte mjet i lire, te cilin tipologjia e protestes e parashikon.

        1. Besoj se jemi duke thene te njejten gje, populli kete lloj proteste e mbeshtet me llafe dhe me firma peticionesh, jo me prani fizike.

          Unë jam i mendimit se “populli” as do t ia dijë e as e mbështet këtë protestë apo protesta të tilla të ngjashme. Më duket se kjo shoqëria civile që përmendet pa kriter, të paktën në këtë rast nuk është gjë tjetër veçse një grup që shikon interesin e vet. Pra nuk ma ha mendja se një x person mesatar, jo vetëm jashtë Tironës por edhe brenda saj, do tia dijë për fatin e një godine. Njerëzit janë kafshë, dhe si të cilla i bazojnë veprimtaritë dhe gjerësisht jetesën e vet dhe lumturinë e kësaj jetese mbi një shkallë hierarkishë, dhe kjo e tekave teatrale të robve të teatrit as që nuk i prek. Përparësi kanë të ngrënit, të paturit e një strehe, riprodhimi etj. Pra plotësimi i kushteve më elementare të jetesës. Teatri, pa patur këto gjëra bazë, është një gallatë totale. Madje do thoja se robi mesatar, e quan edhe ofenduese tejzgjatjen e kësaj çështje.

          1. Njerëzit janë kafshë, dhe si të cilla i bazojnë veprimtaritë dhe gjerësisht jetesën e vet dhe lumturinë e kësaj jetese mbi një shkallë hierarkishë, dhe kjo e tekave teatrale të robve të teatrit as që nuk i prek. Përparësi kanë të ngrënit, të paturit e një strehe, riprodhimi etj. Pra plotësimi i kushteve më elementare të jetesës.

            Të paktën këta të shoqërisë civile, që ju thoni se mbrojnë interesin e vet, kanë mirësinë mos t’i shohin qytetatrët si kafshë. Ndaj edhe besojnë dhe presin në mbështetjen e tyre. Ata me të drejtë kujtojnë se interesi i tyre është edhe inters i qytetatrëve, sepse bëhet fjalë për qytetin, për pronën, për hapësirën publike, dhe në fund edhe për kulturën.

            Por, siç thotë edhe Duledupicard, nëse e trajton veten si kafshë mos prit mëshirë kur të marrin të fusin në stall në orën dy të mëngjesit, siç edhe e bën me qytetarët e Kukësit.

            Me sa duket ata që duan shembjen e këtij teatri kanë hedhur bast se qytetatrët janë kafshë dhe nuk u intereson asgjë tjetër. Mbetet për t’u parë…

          2. Them se nuk duhet të ngatërrojmë fabulën e protestës me shkaqet e saj të mundshme. Kjo e shkatërrimit të Teatrit është fabula, ose një narrativë morale e kondensuar, ku përvijohet e mira (qëndresa) dhe e liga (pushteti). Por shkaqet janë të tjera, dhe artikulohen në disa nga temat që janë përvijuar në protestë ose në kontekstin e saj mediatik: arbitrariteti i pushtetit, favorizimi i privatit, shpërfillja e publikes, gënjeshtrat e pushtetarëve. Dhe këto janë tema të mëdha, edhe pse aktualizohen në një fabul që mund të duket e pamjaftueshme. Mund ta ilustroja me metaforën e farës (seed) që hidhet në një lëng të superngopur, për të përftuar pastaj kristalizim të shpejtë.

        2. Apu, me kujtove nje barcalete te vjeter qe qarkullonte ne kohen e merhumit,

          Sigurimi vajti te arrestonte nje nga ata qyqaret qe i kishte ardhur rradha. Ora ishte 2 e mengjezit dhe sigurimsi tha “Ne emer te popullit je i arrestuar”, ai i gjori zgjati duart e tha ” Mire, mër mire, me arrestoni, po populli nuk di gje, populli ehte ne gjume tashti.”

          Mua me duket se “populli” nuk e di as vete se c’eshte, pa lere pastaj ata qe e perdorin per te mbeshtetur teorira, apo spekullime te tipit futja futja, kush ta haje ta haje.

        3. Neqoftese mbahet nje pozicion çfardo, sado ekstrem te jete, pa tjeter do te dale nje tjeter me pozicion me tejet ekstremit.

          Me behet qefi qe Hyllin realisti u tejkalua ne realizmin e tij. Nuk i ben me pune Darvini.

          1. Psikopati,

            Ajo ç’ka nuk është Darviniane në gjithë këtë histori është mungesa e evoluimit të klasës politike, edhe kur mendon që shqiptarët janë popull i lashtë. Përndryshe qyetetarët i janë përgjigjur me një durim të admirueshëm dhunës së shtetit, dhe me një skepticizëm tërësisht të justifikuar ndaj klasës politike të të dy krahëvë.

            Kjo klasë politike nuk meriton asnjë pushtet, dhe shumë vendimarrje duhet të filloj t’ia lëjë në dorë qytetarëve nëpërmjet referendumeve. Ky është mësimi që duhet nxjerrë, dhe për këtë duhet të luftojnë qytetatrët.

        4. Meqe sektorin e batutave e mbulon politika, mund te permendet si brenda teme, qe Rama duke iu referuar thirrjeve qe opozita i bente popullit, tha se ne thelb popullit nuk i ngrihet. Grida Duma me elegance la te nenkuptohej korrelacioni i zhdrejte, se kur i ngrihet popullit, atehere i ulet Rames. Duket se palet politike ne Shqiperi jane dakort me parimin kushtetues (costituente,non costituzionale) se
          pushteti i takon atij qe e ka perpjete.

          Pertej batutave, kryeministri çdo akt zyrtar qe leshon e ka ne emer te popullit, parlamenti po ashtu, keshtu qe çdo forme opozitare i takon barra e vertetimit se akte te caktuara zyrtare apo edhe ligje te caktuara nuk kane mbeshtetjen e popullit.
          Kete mund ta bejne nepermjet protestave popullore, nepermjet peticioneve apo referendumit. Format e tjera, psh protestat ne emer te artit, letersise e kultures, nuk jane te parashikuara si me ”kapacitet sovran”, keshtu qe nuk mjaftojne per te hedhur poshte nje vendim ose ligj qe kryeministri apo parlamenti marrin ne emer te popullit.

          Shumekush mund te shqyeje syte nga habia, se si mund te vendose populli injorant,pisanjos dhe legen, per nje çeshtje kulturalisht kaq te sofistikuar, sa trashegimia kulturore qe mbart teatri, por duket se legjislatori ne kete pike e ka ndare mendjen me kohe, i takon popullit, i cili mund te shprehet nepermjet perfaqesuesve te tij ne parlament ose drejtpersedrejti me referendum.

  2. https://www.dw.com/sq/referendum-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-kund%C3%ABr-importit-dhe-riciklimit-t%C3%AB-mbetjeve-nga-vendet-e-be-s%C3%AB/a-16656049

    Ishte 7 Mars 2013, Saliu ne pushtet, Aleanca kunder plehrave arriti te mbledhe 50 mije firma per mbajtjen e nje referendumi. Saliu u terhoq.

    ”’Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë miratoi ditët e fundit zhvillimin e një referendumi popullor kundër importimit dhe riciklimit në Shqipëri të mbetjeve nga vendet e BE-së. Lëvizja qytetare “Aleanca kundër Importit të Plehrave” e drejtuar nga një grup nismëtar ambientalistësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut ia doli mbanë të mbledhë 50 mijë firma qytetarësh, të shoqëruara me fotokopjen e Kartës së Identitetit të secilit prej tyre.”’

    Aleanca kunder plehrave kthehet ne Aleancen e plehrave ne kohen e Rames dhe nuk mbledh asnje firme per referendum.

    Tani, Rama e kopsiti ligjin per trashegimine kulturore, Kushtetuta ne nenin 59 per objektivat sociale e quan mbrojtjen e trashegimise kombetare e kulturore , si objektiv social, permbushja e te cilit nuk mund te kerkohet ne gjykate, po duhet pare ligji per trashegimine kulturore.

    Neni 59:

    g) mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe.

    2. Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Ligji përcakton kushtet dhe masën në të cilat mund të kërkohet realizimi i këtyre objektivave

    Ligji qe do te votohet neser me procedure te pershpejtuar, persa i perket Teatrit si trashegimi kombetare e kulturore eshte ne rregull me ligjin e Kushtetuten.

    Cfare ngelet pas dites se neserme eshte thjesht referendumi, me 50 mije firma qe mund t’i mbledhe shoqeria civile ose me kerkesen e 1/5 te parlamentit, pra nga PD-ja.

    E kuptoj qe elita kulturore e Tiranes shpresonte ta zgjidhte kete pune vete, pa u detyruar te ndotej duke i kerkuar ndihme popullit, po nga neser duhet te mbyllin hundet dhe te kerkojne firma rrugeve te Tiranes dhe qyteteve te tjera.

  3. Resistance is futile!

    Unë nuk e kuptoj akoma pse njerëzit surprizohen që këto gjëra ndodhin. Dhe se pse surprizohen që këto gjëra ndodhin edhe më shpesh në Shqipëri. Logjika elementare ta thotë se grupi më i fuqishëm i interesit fiton, dhe fiton edhe më lehtë kur ky grup e ka në xhep agjencinë që duhet të rregullojë këtë luftë (apo lojë). Në këtë rast agjencia është qeveria lokale e qëndrore, me të gjtiha zgjatimet e veta, dhe interesi që fiton është ai ekonomik, dhe jo ai sentimental apo kulturor. Dhe populli, përsëris bindjen time, nuk ka nge të merret me këto gjëra.

    George Stigler, ekonomist i famshëm, por pak i njohur nga anët tona, fitoi Nobelin edhe për konceptin e “kapjes rregullatore”. Shumë mësime mund të nirren nga kja ky aspekt i teorisë së zgjedhjes publike (public choice theory), por ai që duhet të futet tek mendja e robve është se ata që qeverisin janë njerëz, dhe si gjithë njerëzit e tjerë edhe ata kanë interesa, dhe kot që habiteni se si është e mundur që këta bëjë edhe gjëra jo morale, e ndoshta edhe të jahstëligjshme për të avancuar intresat e veta ekonomike e të zgjerimit të pushtetit.

    1. Nuk po habitet njeri, që fitimtarët ekonomikë bëjnë gjëra jomorale. Dhe as që grupi më i fuqishëm i interesit fiton (ekonomikisht). Ata që protestonin, nuk e bënin për interesa ekonomikë – por për arsye të tjera, le t’i quajmë morale, sentimentale, politike. Le t’i quajmë irracionale. Por që gjithsesi nuk ishin ekonomike. Ligji u dha të drejtë të fortëve, por ligji është një gjë, drejtësia një gjë tjetër. Përshtypja ime është se protesta për Teatrin bëri që, tash e tutje, gjërat nuk mund të shkojnë më si më parë. Për ta thënë me një shprehje banale (por është e vetmja që më vjen në mendje): makina e mutit ka filluar të rrjedhë.

    2. Është hera e parë që vizitoni këtë blog/revistë?

      Jo nuk suprizohemi, sepse e dimë që në Shqipëri kanë kohë që e ngatërrojnë ekonominë kriminale të kapur nga oligarkia, me ekonominë e vërtet. Edhe mësimet që sjell Stigler, janë të kundërta nga ato që thoni ju. Ekonomia duhet mbrojtur nga oligarkia, dhe jo të pranohet si e mirëqënë. Përndryshe nuk ka as ekonomi, as demokraci. Por faleminderit që po na ndriçon.

      1. I atij mendimi jam edhe unë personalisht; që ekonomia që nuk në një aspekt nuk është gjë tjetër veçse mënyra më efikase e të bërit të gjërave dhe e përdorimit të resurseve, pra kjo ekonomi duhet të jetë e lirë të ndjeki rrugën e vet.
        Tani, në rastin tonë, mund të argumentohet se zgjedhja më ekonomikisht sensibël është që teatri të bëhet i ri, në mënyrë që jo vetëm të kemi një godinë të re, më moderne e sigurisht më të madhe, por edhe të shfrytëzojmë atë trullian qëndror me potencial të lartë ekonomik – kështu jo vetëm fitojnë pushtetarët dhe ata që e kanë kapur pushtetin por edhe bëjmë një teatër të ri. E vetmja pengesë këtu është sentimentalizmi dhe njëfarë trashëgimie kulturore margjinale që mban godina për njerëzit që janë ndërlidhur me atë teatër deri më sot. E vetmja gjë që më bezdis mua është fshehtësia e të bërit të gjërave, e mungesa efektive e konkurrencës në tendera. Do isha në dilemë nëse teatri do kishte të paktën 150+ vite.

        Stiglerin e përmenda për të thënë që gjërat nuk kanë për t u zgjidhur me protesta. Por me reforma, që e kufizojnë dhe ravijëzojnë mirë fuqinë e agjencive qeveritare, dhe duke kufizuar atë fuqi kufizojnë paraprakisht edhe abuzimet që sigurit do të bëhen me atë fuqi. Ndoshta jo ti, Ujku, por shumë njerëz në Shqipëri dhe në botë, kanë një pikëpamje “benevolente” të Shtetit.

        1. Apu,

          Jo çdo gjë u nënshtrohet rregullave të lirisë së tregut. Urbanistika dhe trashëgimia kultorore janë nga të paktat fusha ku është planifikimi dhe jo liria e tregut që e dominon mbarëvajtjen e tyre ekonomike. Liria e tregut në arkitekturë ka efekt të kundërt me të themi lirinë në tregun e punës, të mallrave, të valutës, të shkëmbimit intelektual. Në të gjitha qytete aplikohen ligjet e zonimit, ruajtjes historike, planet urbanistike. Aplikohen kufizime, dhe jo ligjet e lirisë për të fituar. Arkitektura dhe urbanistika janë shumë konservatore dhe rigjide, sepse kanë të bëjnë me fabrikën sociale dhe kulturore. Vitaliteti i këtyre të fundit përcaktohet nga ruajtja, konservatorizmi, përforcimi i identitetit. Kurse tregu karakterizohet nga ndwrprerjet, riformulime, fshirje, humbje dhe fitime. Pra janw gjwra tw kundwrta.

          Por ju kampionët e lirisë së tregut fillojeni njëherë luftën me shitësit e domateve, se po i fusin edhe ata në burg, pa ka kohë për çuar edhe teatrin drejt ekonomisë së tregut.

        2. Ne fillim parashtroj se ruaj rezervat e mia rreth Aput, dmth mendoj se ka 4 postime qe tallet. Thene kjo, nje pedagog na doli me iniciale qe kishte master e doktorature, po nuk kishte shkolle te mesme, me pak fjale na dogji batuten e atij qe tha, ta dija se ishte kaq I lehte universiteti kisha bere edhe te mesmen. Praktikisht me doktoraturen e bere, po pa te mesme na dogji cdo batute ne sektorin e arsimit. Ky profesori , se ne siguri i ka kopsitur edhe letrat per titullin e profesorit, ve ne pikepyetje serioze kapacitetin e tregut, pa nje Kontroll te qarte e te rrepte shteteror, te drejtuar sigurisht nga ligji. Ligjet e tregut prodhojne kaos, sikunder ne rastin e teatrit, ku ligjet e tregut kerkuan dhe mundesuan manipulimin e ligjit te shtetit , cka solli edhe reaksion. Perfundimin nuk e dime, po kaosi duket dhe mund te sjelle te papritura. Nqs Rama nuk do kishte ndjekur ligjet e tregut, nuk do te kishte nxjerre nje ligj shteti per nje kontrate shkembimi, te cilet e noterizoi ne Parlament. Pra, ketu abuzimi eshte thjesht efekt i ligjeve te tregut te cilat iu mbivendosen ligjeve te shtetit ne te vetmen menyre qe tregu mund te perkule shtetin, pra korruptimin e pushtetarit. Korrupsioni eshte thjesht nje lloj kontrate , qe ligjet e tregut t’u imponohen ligjeve te shtetit. Po nuk pati ligje shteti qe mbulojne nje sektor aty nuk ekziston korrupsioni, sepse quhet kontrate dhe si cdo kontrate vullnetare ka dy a me shume aktore racionale qe vendosin cmimin dhe mallin e sherbimin ne baze te leverdise.

  4. L.A. ç’ke qe merresh me dava psikopatesh me i dhone pergjigje per kulturen qytetare darviniane, kur ke çmime Nobel qe te tregojne shkencerisht se eshte normale qe fuqia ben gjera jo morale. Kjo pune eshte vulos tani edhe nga dijetaret, kush eshte ne fuqi shef interesat e veta, Hiç mos u habit! Shif edhe ti interesin tat si gjithe te tjeret! Ne fund te fundit ky eshte edhe realizmi i Hyllinit.

    1. Gjysëm të ditur më duket se u thoshte Konica këtyre, që justifikojnë të keqen.

      Sikur shqiptarët të mos dinin asgjë, por vetëm të përdornin një përqind të zellit me të cilën justifikojnë të keqen për të bërë dicka të mirë, ku do ishim!

  5. Referendumi eshte i vetmi mjet kushtetues qe ekuilibron perfaqesine parlamentare te llojit tone, ku pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ jane gjithnje ne duart e nje shumice. Tipologjia e demokracise perfaqesuese qe kemi ne (Italia apo Greqia) shfaq qartazi prirjen per ta kthyer Parlamentin ne noter te Kryeministrit, e konfirmuar me sistemin tone zgjedhor ku deputetet emerohen nga kryetari i partise, i cili eshte ose behet Kryeminister.

    Kryeministri pasi e kthen Parlamentin ne zyre noteriale te Qeverise, normalisht duke pasur 2 pushtete ne kontroll, synon edhe gjyqesorin, prirje kjo e shfaqur nga te gjithe.

    Sistemi kushtetues nuk merret me aspektin moral, meqenese ndarja e pushteteve eshte çeshtje shume serioze, qe te lihet ne duart e nje koncepti te luhatshem si morali.
    Ne kete kuptim , legjislatori jep 3 mundesi per te parandaluar ose ndeshkuar abuzimin me pushtetin :

    1- Gjyqesorin si pushtet me vete, per te ndeshkuar abuzimin e administraten publike, pushtetin ekzekutiv
    2- Kushtetuten e Gjykaten Kushtetuese si kunderpeshe specifike parandaluese ndaj abuzimeve te Parlamentit me konceptin e ligjvenies
    3- Referendumin, i cili parandalon pothuaj gjithçka qe Gjykata Kushtetuese nuk ka tager te beje, meqe ligjet mund te kopsiten te jene kushtetuese e te kalojne Gjykaten Kushtetuese, por sido qe ta kopsitesh nje ligj, referendumi ta hedh poshte

    Referendumi dhe Gjykata Kushtetuese kane fuqi parandaluese, kurse Gjyqesori fuqi ndeshkuese.

    Kryeministri mund te ktheje Parlamentin ne zyre noteriale, po legjislatori e ka parashikuar kete mundesi (nuk do shume aftesi parashikuese) prandaj edhe ofron instrumentat e tjere. Nuk parashikon ndonje instrument moral, biles edhe sovraniteti i popullit gjen limitin e vet tek referendumi, ne kuptimin qe nuk eshte qartazi e shprehur se populli ka te drejte te ngreje armet kunder nje qeverie tiranike. Kjo eshte e shprehur tek Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut , 1948, keshtu qe eshte e integruar tek te qenit njeri dhe jo thjesht tek te qenit shtetas i nje shteti te caktuar.

    1. Per punen e referendumit mund te them qe … e çfar rendesie tani ka me vazhdu me tutje me diskurse politike duke ju ngjit mbas kepuces pushtetit ne Tirane kur vete je mijera km larg? Nuk ke as distancen e duhur per te bere kete pune!

      1. Psikopat dhe Hyllin (Hyllin dhe Psikopat), ju lutem, mos e prishni këtë diskutim – është temë me vlerë, aktuale, po sillen mendime me peshë. Ç’keni tani që kapeni kot me njëri-tjetrin? Unë si moderator nuk arrij dot që t’u rri gjithnjë komenteve mbi kokë; dhe as nuk dua që t’i vë në moderim – duke i vonuar. Por sërish po ju lutem: mjaft. Nëse nuk njiheni mes jush, mbase është momenti që të shkëmbeni numrat e telefonit; nëse njiheni nga ndonjë forum tjetër, mos i sillni që andej konfliktet. Zgjidhja më e arsyeshme për mua është ajo që po dua ta evitoj me çdo kusht – tani për tani. E keni në dorë të më ndihmoni që ta mbroj hapësirën e komenteve nga turbullirat. Dhe, please, mos iu përgjigjni kësaj ndërhyrjeje.

    2. Kushtetuta për Referendumin:

      1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

      2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

      3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

      Me sa kuptoj, për Teatrin mund të bëhet fjalë vetëm për Referendum abrogativ (shfuqizues) për ligjin që sapo kaloi në Kuvend – sepse Teatri i vjetër/i ri nuk është çështje “e një rëndësie të veçantë”.

      E pata biseduar këtë me një jurist, në Facebook, dhe ai më shpjegoi se nuk ka as kohë, as gjasa që një referendum i tillë të miratohet; por edhe sikur, nuk arrihet dot quorum-i.

      Diçka lidhet edhe me gjendjen e tanishme të Gjykatës Kushtetuese.

      1. Lexova verdalle qe kuorumi qenka ulur ne 30%, keshtu qe nuk eshte problem fare per t’u arritur (50% ishte problematik).
        Kohen per mbledhjen e firmave e garanton Presidenti me refuzimin qe i lejohet.

        Gjykata Kushtetuese s’ka asnje motiv qe te refuzoje, veç ne mos qofte ndonje problem i lidhur me faktin qe GJ.K, nuk i ka 5 anetare. Teorikisht kjo do te sillte shtyrje pa afat te zhvillimit te referendumit, derisa GJ-K te kete 5 anetaret e nevojshem per te funksionuar, po kjo shtyrje do te ishte njekohesisht edhe pezullim i zbatimit te ligjit, pra nuk do prishte asnje pune.

  6. Tashti sapo lexova qe pjesa e popullit e perbere nga Basha – Kryemadhi do ta mbroje teatrin me trupat e veta.

    “Shembja e teatrit, Basha-Kryemadhi: Do ta mbrojmë me trupat tanë” (Titull i “DITA” on line)

    http://www.gazetadita.al/miratimi-i-ligjit-per-teatrin-basha-kryemadhi-do-ta-mbrojme-me-trupat-tane/

    Nuk kuptohet mire megjithate, keta e kane fjalen per trupin e tyre, apo fjala trupa ketu perdoret ne kuptimin psh “trupa ushtarake”. ose “trupa paramilitare”.

    1. Nëse vërtet Kryemadhi si Grua e Parë beson se është në krahun e së drejtës, përse nuk paska aq ndikim moral tek Presidenti i Republikës sa për ta kthyer ligjin në Parlament?

      Kaq e virgjër sa hiqet, po na detyron ta thërrasim “Vajza e Parë”.

      Por nëse lëmë mënjëanë iluzonet, duhet thënë se aleanca dhe shoqëria civile e ka rrugën tatëpjetë. Ata sapo kanë filluar t’i akuzojë se përfaqsojnë interesat që nuk lidhen me të qytetatrëve. Edhe mbështetjen politke nga opozita sipas gjasave do e kenë me kusht.

      Nëse është kështu, nëse vërtet kërkojnë të shmangin bashkëpunimin me kollonën e tretë në politikën shqiptare, koalicionin PD-LSI, dhe besojnë se e kanë seriozisht kauzën, e vetmja rrugë është ta çojnë deri në fund dhe të formohen si organizatë politike.

      Mua më duket shumë i mundshëm krijimi i një poli të tretë politik qytetatrë në aleancë me forcat e reja politike në Itali. Sepse edhe ata kanë nevojë për shtrirje dhe influencë.

      Aleanca e shoqërisë civile shqiptare duhet të kërkojnë mbështetjen italiane në luftën kundër krimit dhe uljen e emigracionit drejt europës dhe Italisë, me një platform të qartë për drejtësi, antimafia, antikorrupsion, antioligarki, liri ekonomike dhe mbështetje të shtresave të varfëra.

      Në planin e brëndshëm mund të thërrasin në ndihmë gjith kontigjentin e juristëve që ka studiuar dhe punuar vetëm jashtë Shqipërisë, dhe t’u ofrojë atyre rroga konkurruese ose të përafërta për të punuar në Shqipëri dhe ngritur një sistem drejtësie jashtë vettingut. Le të bëhet drejtësia me pagesë për shqiptarët për të përballuar rrogat egjyqtarëve dhe prokurorëve. Por, nëse kjo aleancë arrin të fitojë politikisht, përfitimet nga një sistem i drejtë, si dhe konfiskimi i pronës së krimit dhe korrupsionit do jenë shumë herë më të mëdha.

  7. Ligji per Gjykaten Kushtetuese percakton proceduren e vlefshmerise se referendumit si me poshte:

    Procedurat lidhur me referendumin
    (shtuar titulli me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

    Neni 67/a
    Subjektet kërkuese
    (shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

    1. Kuvendi, kur ndodhet në kushtet e nenit 150, pika 2, dhe 177, të Kushtetutës, ose grupi nismëtar që përfaqëson 50 mijë shtetas me të drejtë vote, kanë të drejtë t’i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese për të kryer verifikimin paraprak të kushtetutshmërisë së çështjes së shtruar për referendum.
    2. Gjykata Kushtetuese vendos brenda 60 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

    Neni 67/b
    Shqyrtimi i çështjes
    (shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

    1. Gjatë shqyrtimit paraprak të kushtetutshmërisë së çështjeve të shtruara për referendum, Gjykata Kushtetuese vlerëson vlefshmërinë formale dhe materiale të çështjes së shtruar.
    2. Gjykata Kushtetuese nuk mund të kontrollojë rëndësinë e çështjeve të veçanta apo kushtetutshmërinë e aktit që do t’i nënshtrohet referendumit.

    Neni 67/c
    Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese
    (shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

    1. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Kushtetuese vendos:
    a) deklarimin si të pajtueshme me Kushtetutën të çështjes së shtruar për referendum dhe lejimin e zhvillimit të referendumit;
    b) deklarimin si të papajtueshme me Kushtetutën të çështjes së shtruar për referendum.
    2. Në kushtet kur gjen zbatim shkronja “b”, e këtij neni, referendumi nuk zhvillohet.

    Neni 67/ç
    Verifikimi i rezultatit përfundimtar të referendumit
    (shtuar me ligjin nr. 99/2016, datë 6.10.2016)

    1. Brenda 10 ditëve nga shpallja e rezultatit përfundimtar të referendumit, subjektet e parashikuara në nenin 134, shkronjat “e”, “f”, “gj” dhe “h”, të Kushtetutës, kur çështja lidhet me interesat e tyre, ose grupi nismëtar për zhvillimin e referendumit kanë të drejtë të kërkojnë verifikimin e këtij rezultati nga Gjykata Kushtetuese.
    2. Gjykata Kushtetuese jep vendim brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Në raste të veçanta Gjykata Kushtetuese mund të vendosë shtyrjen e afatit me jo më shumë se 30 ditë.

    1. Gjeja qe ka nevoje per interpretim eshte se cfare ndodh nese Gj.K. nuk ka minimumin e anetareve qe duhen per te marre nje vendim, 5 anetare, si edhe situate e sotme. Neni 152 I Kushtetutes e thote qarte qe nese Gj.K nuk shprehet brenda 60 diteve, referendumi merret si i konfirmuar dhe zhvillohet. Por ne rastin tone, Gj.K. eshte jashte loje per mungese anetaresh. Me duket me brenda logjikes se legjislatorit qe Gj.K. nuk mund te pengoje zhvillimin e nje referendumi per mungesa te vete institucionit, psh s’ka mjaftueshem anetare, apo jane 4 me 4 se mungon nje anetar. Pra mund te dergohet ne Gj.K. dhe sapo mbarojne 60 ditet kushtetuese per t’u shprehur , topi i kalon Presidentit per daten e zhvillimit te referendumit. Gjithnje nese PD dhe LSI nuk kane plane te tjera per te bere propagande dhe per te ndaluar punimet me force fizike. Perndryshe me ndihmen jozyrtare te atyre partive 50 mije firma mblidhen per 2 dite.

  8. Përveç rrugëve të përshkruara më lart për mbrojtjen e Teatrit – vazhdimi i protestës, kthimi i ligjit nga presidenti dhe/ose bllokimi i tij nga Gjykata Kushtetuese – ka dhe një mundësi tjetër, plotësuese: fokusimin e opinionit publik dhe të opozitës te oligarkët që rrinë pas kësaj afere.

    Së pari, nëpërmjet publikimit të pronarëve të kompanisë Fusha me emër dhe mbiemër, me fotografi, me nxjerrjen në dritë të interesave dhe të bizneseve të tjera të tyre, të pasurive të tundshme dhe të patundshme që ata kanë, dhe me thirrje direkte, drejtuar atyre, për t’u tërhequr nga kjo aferë ose të përballohen me diskretitim publik dhe bojkot, sot dhe në të ardhmen. Name and shame!

    Së dyti, dhe ndoshta mënyra më efektive për të zmbrapsur këta cowboys, është kërcënimi i hapur nga opozita – nga Partia Demokratike – që këta persona dhe kompanitë e tyre do të përballen me forcën e plotë të ligjit dhe të shtetit shqiptar kur PD-ja të vijë në pushtet. Që PD-ja jo vetëm do të ndjek nëpërmjet gjykatave aferën e prishjes së Teatrit, grabitjes së tokës publike dhe ndërtimin e kullave nga këta biznesmenë, por që do të shkoj edhe më tej, deri në heqjen e lejes për të ushtruar veprimtari komerciale në kullat e ngritura dhe në bllokim të veprimtarive ekonomike të këtyre firmave, në sekuestrim të pasurive të vjedhura dhe në ndjekje penale të pronarëve të tyre. Këta biznesmenë do të jenë shumë naivë nëse shpresojnë që ligji që kanë kopsitur me rilindësit do t’i mbrojë edhe kur PD-ja të kthehet në pushtet. Shteti dhe qeveria në vende si Shqipëria kanë një mijë mënyra për ta fundosur një kompani, nëse duan.

    Kur Çili i njëqind flamurëve, pronari i UET, ndryshoi krahun politik të broshurës së kompanisë së tij së tij që e quan Gazeta Mapo, pak para zgjedhjeve parlamentare në 2017-ën, dhe filloi të mbështeste Ramën dhe socialistët, mjaftoi një kërcënim i Berishës nga çadra, që kur të vinte PD-ja në pushtet ai do t’i hiqte licensën e universitetit UET-së, që Çili të zbythej dhe brenda 24 orëve të dilte me një shkrim te fletushka e tij ku sqaronte “Doktorin” për keqkuptimin dhe premtonte paanshmëri në fushatë.

    Të njëjtën gjë duhet të bëj PD-ja sot edhe me pronarët e Fushës. E tepërt ta them që kërcënimi në gojën e Berishës ka shumë më tepër peshë, se sa kur vjen nga një si Basha (i cili dje bëri ciu-ciu në twitter-in e tij se do nxirrte arkitektin danez si persona non grata, a thua se i plasi shumë atij që pas x vitesh Basha do i ndaloj hyrjen në Shqipëri. Politikan tuhaf!).

    1. Kush garanton qe Luli apo Berisha, nuk e mbyllin gojen me ca miliona euro ? Ne Shqiperi ai qe ben zhurme te madhe zakonisht eshte i pakenaqur qe nuk ka marre kuoten e duhur apo kuoten qe mendon se i takon. Ky muhabeti kunder oligarkeve eshte muhabet gojesh per te ushqyer/mbyllur.

      Qe te kete besueshmeri tek integriteti duhet qe indidivi,grupi,partia te kete nje pozicion te qarte kunder sistemit liberal-oligarkik dhe ky pozicion t’i sjelle leverdi politike/publike. Ne kete menyre integriteti lidhet me leverdine politike/publike, duke bere shume te veshtire blerjen, per shkak se oligarku nuk eshte i gatshem te paguaje çmimin stratosferik qe duhet.

      Qe te thyesh ”ligjet e tregut” ne nje ekonomi tregu duhet:

      1- frika nga ligji i shtetit
      2- lidhja e integritetit me perfitimin politik ose thjesht publik.

      Keto dy faktore e bejne çmimin stratosferik, pra nuk gjendet dot pika optimale mes kerkeses dhe ofertes.

      Sa jane gjasat qe Luli dhe Saliu, te kene frike nga ligjet e shtetit, kur jane ne pushtet ? Le te themi zero.

      Sa eshte i lidhur perfitimi politik i PD-se me luften kunder Oligarkise Liberale ? Le te themi zero, meqenese ata e kane krijuar oligarkine liberale ne Shqiperi.

      1. E qartë, asnjë garanci nuk ka që kur Berisha apo Basha të rikthehen në pushtet, ata do të mbajnë premtimin, por kërcënimi i oligarkëve nga ana e PD-së mund të shpëtojë teatrin për momentin, nëse kërcënimi bëhet i besueshëm, sigurisht. Për këtë ndihmon fakti që PD-ja dhe sidomos Basha sot janë të dëshpëruar në kulm dhe janë gati të kapen pas çdo dore që u ofron ndihmë për t’i nxjerrë nga gropa ku është futur PD-ja prej vitesh (po të bëhen nesër zgjedhje prapë Rama fiton, sado zullume të jetë duke bërë ai – kaq jashtë loje është Basha dhe PD-ja e tij). Zgjidhja afatgjatë – jo vetëm për Teatrin – është një lëvizje e re nga poshtë, në bazë, që do të kërkonte krijimin e partive të reja anti-sistem dhe me një ideologji tjetër nga ajo neo-liberale e 28 viteve të fundit. Por për momentin kjo lëvizje nuk ekziston, ndërsa Teatri ditët i ka të numëruara.

  9. Shkruan Ardiani (theksimi im):

    Ata që protestonin, nuk e bënin për interesa ekonomikë – por për arsye të tjera, le t’i quajmë morale, sentimentale, politike. Le t’i quajmë irracionale. Por që gjithsesi nuk ishin ekonomike. Ligji u dha të drejtë të fortëve, por ligji është një gjë, drejtësia një gjë tjetër. Përshtypja ime është se protesta për Teatrin bëri që, tash e tutje, gjërat nuk mund të shkojnë më si më parë. Për ta thënë me një shprehje banale (por është e vetmja që më vjen në mendje): makina e mutit ka filluar të rrjedhë.

    Edhe mua, me sa e ndoqa npm lajmeve dhe videove, protesta e të enjtes m’u duk ndryshe dhe shpresoj që efektet e saj të ndihen në javët dhe muajt e ardhshëm, madje edhe nëse protesta dështon me qëllimin e parë të saj dhe Teatri e prishin vërtet (allalla, o rezil e katil, allalla!); protesta nuk ishte as “xhiro në bulevard”, as një “shëtitje nga parku”, si shumë gjasme-protesta të tjera në Tiranë në vitet e fundit. Edhe në kushte të pafavorshme – protestë në korrik kur shumë janë me pushime, në piskun e vapës, në orarin zyrtar të punës dhe për një temë jo-ekonomike – protesta kishte brenda insistimin dhe durimin për të qëndruar deri në fund, por sidomos edhe tensionin (në këtë rast më mirë me thënë: dramën) që shoqëron një proteste serioze. Mund të kishte edhe më tepër pjesëmarrje – edhe pse disa qindra pjesëmarrës nuk janë pak – nëse artistët nuk do të ishin ndarë mes tyre nga diversioni hileqar i Veliajt një javë më parë, ose nëse do të ishte organizuar më mirë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkoheshin mbas orarit zyrtar, por protesta e të enjtes ishte ndryshe dhe këtë e kuptuan edhe politikanët, por edhe shumë nga ata që nuk morën pjesë në të.

    Jo vetëm opozita e nuhati këtë nerv të protestës dhe potencialin për më tepër, por unë besoj se pas protestës së të enjtes edhe një pjesë e socialistëve do të jenë duke shpresuar fshehurazi që ligji i miratuar harbutçe në parlament të bllokohet nga presidenti, ose të hidhet poshtë nga gjykata, ose zbatimi i tij të shtyhet pafundësisht, të trembuar nga efekti bumerang që mund të ketë ngulmimi prej deliranti në shembjen e Teatrit mbi zhvillimet sociale në muajt e ardhshëm. Nuk e kam fjalën për rilindësit trushpëlarë dhe as për gardistët e kuq të parlamentit, por për të tjerë si puna e Majkos, që e shohin delirin e Ramës dhe e kuptojnë rrezikun që vjen nga kjo këmbëngulje kokëderri, por që ende kanë frikë t’i dalin haptazi kundër.

    Rama si politikan dhe kryeministër e arriti zenitin e tij në qershor të 2017-ës, pas fitores së shumicës absolute në zgjedhjet parlamentare, por ky zenit nuk i zgjati as tre muaj – deri në plasjen e bombës Tahiri – kur ministri i rendit dhe krahu i tij i djathtë në gjithë këto vite qeverisje i doli mafioz i klasit të parë. Që atëherë Rama kryeministër është një dead man walking. Që nga “Tahiri” qeverisja e Ramës ka marrë rrokullisjen, refuzimi i hapjes së procesit për futjen e Shqipërisë në Evropë ishte goditja e radhës, kësaj here nga jashtë, ngërçi në rritje i ekonomisë është etapa e re dhe ndoshta finale për “rilindjen” socialiste.

    Me votimin e ligjit të Teatrit ra përfundimisht maska se Rama me rilindësit e tij janë duke “bërë shtet” dhe që ai parlament ushtarësh mund të ketë ende ndonjë fije që e lidh me demokracinë.

    Arroganca në qeverisje, shkallmimi përfundimtar i shtetit të së drejtës me ligjin e Teatrit, bërja bashkë haptazi me oligarkët për të zhvatur edhe pasuritë e fundit publike dhe taksat e paguara nga shqiptarët, duket se kanë filluar ta shkundin opinionin intelektual dhe publik në vend dhe ta nxjerrin shoqërinë nga letargjia. Revolta e Kukësit dhe protesta e artistëve për Teatrin janë shenjat më të dukshme të këtij ndyshimi, shenja që për mendimin tim në muajt e ardhshëm kanë t’u shtuar me rritjen e pasojave negative sociale dhe ekonomike të reformave neoliberale të Ramës: shkurtimi i ndihmës sociale, përfshirja e biznesit të vogël në TVSH dhe kostot në rritje të koncesioneve mbi qytetarët shqiptarë.

    Pyetja – themelore, për mendimin tim – është se a do të çojë ky rizgjim i shoqërisë në lindjen e një lëvizjeje të re popullore (grassroots movement), si lëvizja studentore në 1990-ën, e cila të sjellë me vete dhe krijimin dhe ardhjen në pushtet të partive të reja anti-sistem apo do të përfundojmë prapë te “ngrehu prift të ulet hoxha”, siç bëmë në 1997-ën, 2006-ën apo në 2013-ën? (Jo se kam ndonjë shpresë të madhe por, siç thonë, shpresa vdes e fundit).

  10. U grinë mediat duke e portretizuar Pandeli Majkon si Hero. Majko dukshëm nuk ishte dakort me kryeministrin e vet, dhe i detyruar nga një presion i kryeministrit, që sipas gjasave u zhvillua në sytë e gjithë shqiptarëve përball kamerave, e la sallën e parlamentit për të mos e votuar ligjin. Por Heroi ynë do kish bërë mirë të kishte qëndruar në sallë, për t’u dhënë kurajë të gjithë atyre deputetëve socialistë që ndoshta besonin si ai se teatri nuk duhet shëmbur, dhe ligji që po aprovohet është antikushtetues, sikurse mendojnë shumica e juristëve që nuk punojnë për Edi Ramën. Për të mos thënë se është absurde që 100% e këtyre deputetëve mendojnë njësoj.

    Majko, që ta meritonte titullin hero, do duhej të qëndronte në sallë dhe hidhte votën JO. Gjesti i Majkos duhet vlerësuar për aq sa është, por nuk mund të ulim standartin moral të shoqërisë në kërkesat që ajo duhet të ketë ndaj politikanëve. Kur opozita e bojkoton parlamentin me të drejtë themi se nuk është rruga e duhur, sepse ato janë zgjedhur, edhe kanë zgjedhur, t’i shprehin mendimet dhe votën e tyre në parlament. Këta kur e bojkotojnë dhe zhvendosin betejën jashtë parlamentit nuk humbasin vetëm vlerat si parlamentar por edhe si qytetar. Sepse kush nga qytetarët nuk do donte që mendimin e vet të lirë ta shprehte në atë sallë?

    Koha e qëndrimit relativist ndaj së keqes ndoshta ishte e përligjur gjatë diktaturës së Hoxhës, sepse alternativa ishte zhdukje fizike. Por jo në kohën e Edi Ramës. Sepse Edi Rama, në krahasim me Enver Hoxhën, po e kundërshtove veçse të ha mootin.

    Por ruaju Xhafës, se thonë që ka qënë më afër Enverit se Rama.

    1. Hero nuk ishte Majko, sigurisht, por tregoi të paktën kurajo për të mos votuar fare se sa të votonte pro, ndryshe nga të tjerët që ngritën dorën si dele. Pastaj, çarja e digave ndonjëherë fillon dhe vetëm me një plasaritje të imët.

      [Ligji për Teatrin, në atë formë skandaloze, nuk duhet të kishte shkuar fare për votim në parlament. Por dua të shtoj diçka për procedurat e votimit në parlament; në vende me demokraci parlamentare të konsoliduar, në raste të votimeve për çështje shumë delikate dhe të debatueshme, por që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me qeverisjen, ndiqet shpesh një proces votimi në të cilin hiqet detyrimi i fraksionit në votim, ku çdo parlamentar ka të drejtë që të votoj ndryshe nga rekomandimi i grupit parlamentar të partisë së tij, sipas ndërgjegjes së vet (a free vote në anglisht, Abstimmung ohne Fraktionszwang ose Abstimmen nach ihrem Gewissen në gjermanisht). Një proces i tillë votimi në parlamentin me ushtarë të Shqipërisë as që mund të mendohet, jo më të zbatohet e të lejohet të dal kush nga rreshti.]

    2. Majko mund te bente nje pafundesi gjerash, psh mund t’i gjuante Rames me kepuce ose me karrige, mund ta bente si Kadri Roshi tek nje film ku per deshire te fundit para pushkatimit tha, o Sali Protopapa hajde me puth ne prapanice, mund edhe t’i bente shurren ose t’i leshonte nje pordhe, mund edhe ………….. +n.

      Beri nje zgjedhje racionale se Majko eshte vetem dhe gjendet ende atje thjesht sepse Rames nuk i prish pune ta mbaje nje dele gri mes te zezave. Majko eshte si puna e Haxhi Lleshit, i lejohet te hedhe ndonje vickel.

      Kjo puna e heroizmit te Majkos ngjyre gri eshte si puna e atij qe ka nje sy ne vendin e qorrave, ka vetem nje, po i del e i tepron.

      1. Hyllin,

        Një vërejtje miqësore. Nuk e di pse ke tendencën që shumicën e diskutimeve t’i çosh drejt groteskes!!!

        Gjithë ato opsionet e tjera (…+n) nuk kanë të bëjnë me detyrën e parlamentarit.

        Çfarë ka të jashtëzakonshme t’i kërkosh të votoj një deputeti për opinionin e vet që ka mbi ligjin, para të bëj detyrën? Ne i paguajmë për atë punë, nuk është se e bëjnë falas. As nuk duhet ndonjë zgjuarsi e madhe, as edhe ndonjë nivel i lartë moral që të votosh.

        1. Ne Kosove hedhin gaz lotsjelles ne parlament, Gafurr Mazreku shtiu 6 here mbi Azem Hajdarin, PD-ja gjuajti me miell e veze ne Parlament, kushedi sa here parlamentaret jane zene me grushta (e jo vetem) ne Shqiperi, keshtu qe nuk e di se nga e nxjerr ti qe jane opsione groteske.
          Detyra e parlamentarit eshte te perfaqesoje zgjedhesit, po ja qe perfaqesojne Ramen, Saliun, oligarket e me radhe.

          Psh votimi do jepte idene se ne PS ka zera kunder Rames, gje qe nuk eshte e vertete, as Majko nuk eshte kunder Rames, thjesht ka mundesite qe dikur kishte Haxhi Lleshi. Majko ka te drejten e opinionit kunder ne raste te caktuara, por jo ta perktheje ne vote.
          Heroizmi i Majkos eshte heroizem opinioni, pra eshte i vetmi qe mund te kete opinion kunder Rames dhe kjo nuk eshte gje e vogel brenda PS-se, ku ça thote Rama mendojne deputet dhe ça mendojne deputetet ben Rama (me rregull treshi, ça thote Rama ben Rama).

          Kerkesa jote duhet te shkonte me tej, psh Majko te kerkonte fjalen dhe te akuzonte Ramen per hajdutllek, te akuzonte Kumbaron per legenizem etj, gje qe eshte brenda detyrave te parlamentarit.

          1. Hyllin,
            Nuk kam ndërmënd të të shpjegojë se pse “opsionet” që keni sjellë janë groteske.

            Sidoqoftë, jam dakort me ju se Majko duke mos votuar ka shënjuar edhe fundin e parlamentarizmit në Shqipëri. Por nuk është se ka ndonjë deklarim nga Majko për këtë, pra se sa koshient është ai se mosvotimi i tij mund të interpretohet vetëm si deklarim i hapur i vdekjes së parlamentarizmit.

        2. Mund te biem dakort, qe mund te jene per ty, po une nga parlamenti i pres te gjitha, dje Mima tha, Kryeministri i thote popullit t.q.r, por populli mund t’ia ktheje r.k.t.k.
          Nuk e di se nga e gjen ti gjithe kete konsiderate per parlamentin qe te quash grotesk ndonje opsion. Une jam i ndergjegjshem qe efekti i groteskes krjohet, po vetem tek ata qe kane konsiderata per parlamentin shqiptar.

          Ti thua ne i paguajme dhe ata duhet te bejne detyren. Po deputetet gajasen me rregullat.

          Nga ana tjeter, nuk eshte automatike qe deputeti voton sipas ndergjegjes, sepse ben pjese tek nje grup parlamentar. Rastis shpesh kudo ne bote, qe kryeministrat i kercenojne deputetet se nqs nuk votojne ligjin e propozuar, atehere do shkohet ne zgjedhje te parakohshme, ku kuptohet qe deputetet e pabindur nuk do te rizgjidhen. Vete Saliu e ka perdorur shpesh kete.

          Ka padyshim nje paradoks tek

          1- deputeti voton sipas ndergjegjes se tij
          2- deputeti voton duke marre parasysh vullnetin e zgjedhesve te tij
          3- deputeti voton sipas nevojave te grupit parlamentar

          Ne fakt eshte pak nga te treja, ose duhet te jete pak nga te treja.

          Tek ne opsionet 1 dhe 2 nuk ekzistojne, ketu deputeti voton sipas nevojave te grupit parlamentar, dmth te kryetarit te partise, sidomos kur ky eshte edhe Kryeminister, pra ka pushtet te plote.

          Majko duke mos votuar theu rregullin ne PS, kaq mjafton ne kushtet ku jemi. Ti thua se gjendja eshte tragjike, Rama eshte diktator, pastaj thua s’ka asgje qe nje deputet te kundershtoje diktatorin.

          Une ketu doja te kujtoja qe Enverin ne 1960 e kundershtonin shume me keq sesa Ramen ne 2018. Liri Belishova, te cilen keta e varrosen me levdata e ditirambe, duke mbushur plot edhe gazetat, kur ishte e derguar ne Kine ne 1960, bashke me Gogo Nushin, nuk zbatoi udhezimet e Enverit/Partise, biles me gojen e saj e ka pranuar kete vitet e fundit.
          Ne fakt Liri Belishova ndoqi interesat sovjetike/hrushoviane ne Kine edhe pse ishte e derguara e Shqiperise/Enverit.

          Dua te them qe Rama ka me pak rezistence brenda partise se ç’kishte Enveri te pakten deri ne 1960.

          Deputetet nuk jane hallexhinj sot, sikunder nuk ishin hallexhinj nen Enverin, jane ambicioze e duan me shume pushtet per vete. Ne 15 vitet e para te Enverit ambiciozet gjenin mbeshtetjen e Jugosllavise ose Bashkimit Sovjetik, prandah edhe i dilnin hapur Enverit, sot ambiciozet s’kane ç’mbeshtetje te gjejne keshtu qe ulin koken te gjithe.

          1. Hyllin,
            Unë e flas nga këndvështrimi i kushtetutës dhe i qytetatrit, jo nga këndvështrimi i Ramës dhe Saliut. Sepse me këtë llogjikë, më mirë e thjeshtojmë situatën dhe bëjmë zgjedhje vetëm për Ramën dhe Saliun. Përse na duhen deputetët e zgjedhur. Apo për të mashtruar veten? Parlamentarizmi ka rënë.

        3. Ketu jemi dakort, nje ligj i personalizuar per kontrate shkembimi me parlamentin si noter lagjeje, nuk me duket se kishte ndodhur me pare, ketu kemi arritur fundin. Ketij mund t’i ngrihet neser e te beje ligj nje kontrate shkembimi ku pala private te jete kompania e gruas se tij, pasi te kete modifikuar ligjin per konfliktin e interesit.
          Tani mungon vetem shkrirja e intitucioneve te Presidentit dhe Kryeministrit, qe Ramen ta shpallim Prijes Legjendar . Dikush duhet t’ia shtije ne vesh qe me 2/3 e deputeteve kushtetuta nderrohet dhe opsioni behet legal.

  11. Majko e beri si Ponc Pilati. I lau duart dhe aq. Per me teper atij i ishte drejtuar nje leter e hapur para votimit nga Kastriot Cipi. nje prej drejtuesve te protestes. Nuk beri as me shume e as me pak aktrimin e radhes si burre i mire. Veprimi i tij po ta shohesh thelle-thelle eshte tregues i fatkeqesise qe e ka kapluar kete vend. Keta nuk besojne ne institucione. Veprojne vetem kur gjerat personalizohen. Por edhe atehere bjene sikur veprojne kur nuk i hyn gje ne xhep.

  12. Per mendimin tim PD-ja ne cdo rast do te beje ate qe mendon se do t’i sjelle me shume perfitim politik, teatri nuk perfaqeson asnje perparesi. Sulmet ndaj oligarkeve jane sulme ndaj oligarkeve te Ps-se, ne funksion te propagandes 30 vjecare, ku denoncojme keta qe vjedhin, qe t’i zevendesojme ne vjedhje. Akuzuan sot Fushen per lidhje me mafien,drejtesine e politiken, ne stilin tipik te tradites politike. Ata mund edhe te bllokojne punimet tek teatri, por derisa kjo te sjelle perfitime, pastaj do thone Rama perdori policine. Leverdia e tyre finale eshte qe Rama te vazhdoje punen ne menyre qe ta akuzojne per prishjen e teatrit deri ne zgjedhjet e 2021. Palet e interesuara duan te bejne propagande, sepse nje ligj rrezohet o ne Gj.K. ose ne referendum, nuk rrezohet me protesta e akuza. Dua te them qe per Lulin e Saliun ben me shume pune nje teater I shkaterruar, pas nje rezistence “heroike” te PD-se, sesa nje fitore me terheqjen e Rames. Ne rastin e fitores merita do u shkoje artisteve dhe per Ramen krimi ngel vetem qellim kriminal, kurse ne rastin e humbjes por me rezistence, krimi I shkaterrimit do jete ne syte e te gjitheve dhe PD – ja do marre meritat e rezistences finale. Lulit dhe Saliut duhet t’ua thote ndokush se lufta kunder oligarkeve nuk u dha asnje vote ne 2017 dhe nese vazhdon me te njejtin stil nuk do u jape asgje as ne 2021.

    1. Dua te them qe per Lulin e Saliun ben me shume pune nje teater I shkaterruar, pas nje rezistence “heroike” te PD-se, sesa nje fitore me terheqjen e Rames. Ne rastin e fitores merita do u shkoje artisteve dhe per Ramen krimi ngel vetem qellim kriminal, kurse ne rastin e humbjes por me rezistence, krimi I shkaterrimit do jete ne syte e te gjitheve dhe PD – ja do marre meritat e rezistences finale.

      Ndoshta është kështu si shkruan ti, Hyllin, ndoshta ju që jeni më afër ngjarjeve dhe vendit e dalloni më mirë se deri ku ka shkuar kalbëzimi i sistemit aktual oligarkik-politik në Shqipëri. Strategjia e përfitimit nga toka e djegur: sa më shumë dëm t’i bëjnë vendit Rama dhe socialistët, aq më i sigurt dhe më i shpejt rikthimi i PD-së dhe oligarkëve të saj në karrigen e pushtetit; një variacion i filozofisë marksiste, që është kundër përmirësimit të kushteve të punës dhe standarteve të jetesës së proletariatit, për të mos vonuar revolucionin. E vetmja që më ngelet të them, është se pse të mos provohet dhe kjo rrugë e vënies së fokusit mbi oligarkët, nga protestuesit për mbrojtjen e Teatrit, dhe nga opozita. Nëse ka efekt apo jo, kjo ngelet për t’u parë.

      [Jashtë temës: me degradimin në këtë farë mase të partive politike kryesore – ku PS-ja dhe PD-ja janë bërë palë me oligarkët dhe me LSI-në si parti oligarkësh – krahu është lënë i hapur komplet për daljen në skenë të partive të reja, djathtas dhe majtas spektrit politik. Habitem se si nuk shihet dhe nuk shfrytëzohet kjo situatë nga politikanë të rinjë, ambiciozë për të dal me grupime të reja politike. Tema (armiku) që i mbledh njerëzit është aty: sistemi oligarkik-kleptokratik PS-PD-LSI, motivi majtas është drejtësia sociale, motivi djathtas është mbarëvajtja kombëtare dhe patriotizmi. Ndoshta tani po ia fus kot, por p.sh. Sfida e Gj. Bojaxhiut mund të pozicionohej djathas, por për të patur sukses duhet që zhveshin kostumin e intelektualëve me pantofla dhe të zbresin në terren (të veshin opingat!), ndërsa Lëvizja për Universitetin e A. Qorrit mund të pozicionohet majtas, por që më parë duhet të flakin tutje pelerinën marksiste, për t’u kthyer në parti popullore.]

      1. “Strategjia e përfitimit nga toka e djegur: sa më shumë dëm t’i bëjnë vendit Rama dhe socialistët, aq më i sigurt dhe më i shpejt rikthimi i PD-së dhe oligarkëve të saj në karrigen e pushtetit; një variacion i filozofisë marksiste, që është kundër përmirësimit të kushteve të punës dhe standarteve të jetesës së proletariatit, për të mos vonuar revolucionin.”

        Ky variant i strategjise marksiste perben thelbin e strategjise dhe taktikes se demokracise ne çdo vend te botes, nuk e di se çfar bejne marsianet dhe ku jeton ti, por perfitimi pa kriter nga çdo lloj situate eshte gjendje kozmike e dy paleve armike ne lufte, kudoqofte.

        Pikerisht per te dale nga kjo situate dypaleshe eshte sajuar “shoqeria civile” si alternative e trete (e treta e verteta), por, siç e ke vene re edhe ti, eshte varianti i meparshem i kamufluar me njerez te rinj dhe ideja te vjetra, nderkohe qe nuk ka me ide te reja dhe per pasoje njerez te rinj. Ka vetem thjeshte njerez qe genjejne veten se mund te prishin struktura kozmike qe jane vendos para se te dukej njeriu ne Univers. Shume shume njeriu mund te prishe Universin.

        Injoranca e vetme ne Shqiperi eshte se mungon dituria per ekzistencen e anarkise (si ne fakt eshte epoka mbas vitit 1989) dhe personave anarkiste. Por ndoshta kjo eshte fat dhe superioritet per Shqiperine.

      2. Gjilpera sulmi ndaj oligarkise dhe mafies nuk perceptohet nga askush si sulm ndaj sistemit oligarkik e atij mafioz, por si sulm ndaj pasanikeve dhe mafiozeve te tjetrit. Eshte e njejta gje me reformen ne drejtesi, objektivi eshte kapja e drejtesise dhe pala tjeter qe ka te vetet ne sistemin e drejtesise reziston.

        Tek aktoret loja ishte e forte deri kur te gjithe aktoret e majte kaluan me qeverine, sepse deri atehere aktoret ishin ”popull”, sa u ndane ata te PS-se veçmas ngelen te PD-se dhe ca ”popull”. Po te largohen edhe keta pak ”popull” te ngelur , atehere do thote Rama, ja keta aktorat legena qe paguhen nga Saliu.

        Ta zeme se u tremb Fusha, do vije biznesmeni Kodra ose Mali, ta zeme se edhe keta tremben, u vjen radha biznesmeneve Agron Kanabisi, Gentian Bardhi dhe Bardhyl Kuqi, secili me kurrikulum te pasur ne Perendim.

        Shqiperia eshte nje vend ku drejtoret e niveleve te uleta ecin me teorine, te bej nja 2-300 mije euro po vari lesht’ i bej edhe 2-3 vjet burg.

        [Jashtë temës: muhabetin e partive te reja e kemi sjelle e stersjelle edhe me pare. Bojaxhiu e ka lene Sfiden, gjithsesi partia ishte/eshte pasterisht liberale, me Hasimjen as mund te debatosh ne kete pike, aq ekstremist eshte, kurse A. Qorri heret a vone do perfundoje si paraardhesit e tij, Andi Kananaj dhe Leart Kola, drejtore gjekundi, derisa kur te kalojne ne opozite ” ta mprehin shpaten edhe njehere o per situaten”

  13. Kur degjon e lexon gjith kete zhurme qe behet per nje ndertese teateri – qe s’di pse akoma e quajne “Kombetar” – qe mund te rrezohet qeveria ne se bashkohet opozita me shoqerine civile e bejne pazar te rregullt per ndarjen e fitores pas, te krijohet pershtypja qe ne Shqiperi nuk ka probleme jetike “Kombetare” – ja hoqa titullin me siper – , jetohet mire, populli mendon per jeten shpirterore , jemi ne Europen e Veriut apo ku mbijetohet, shqipetaret po rrine ne ankth per fatin e nje teatri te vjeter e te shemtuar e qeveria mund te rrezohet nga nje “gabim kaq i rende”. Te gjitha qeverite e europes do ta kishin zili nje qeveri qe gabon ne kete nivel . Teatri mendoj qe eshte nje problem kaq i vogel sa i takon bashkise se Tiranes per te bere zgjidhjen, qeveria duhet te rrije jashte diskutimit. Te qash e te qeshesh te ben ky problem – qe nuk eshte fare problem.

    1. E pyeten nje Sekretar i Pare i nje rrethi te vogel malor ne vakti, pasi mbaroi misionin e tij mbas disa vjet sherbimi i kthyer ne Tirane:

      – E si te duket tani, me mire i pari ne fshat, apo i dyti ne katund?

      – Si do qe te me duket, ne rreth me duhej te interesohesha per te gjetur edhe rrypin trapeizoidal te djegur te nje autokombajne ne fushe.

    2. mirafile,

      te çështja e Teatrit Kombëtar, që ti “s’di pse akoma e quajnë ‘Kombëtar'” (di ti ndonjë tjetër teatër kombëtar në Shqipëri?) përmblidhen bashkë shumë nga ato “problemet jetike” kombëtare që shkruan ti. Që nga mungesa e transparencës të punëve (dhe zullumeve) të qeveritarëve, te abuzimi me pushtetin dhe shkelja bashkë me manipulimin e ligjit në favor të një kompanie të paracaktuar private, te raporti pronë publike – pronë private, te raporti trashëgimi kulturore dhe historike vs përfitime komerciale dhe, në një kontekst më të gjerë, për balancën shoqëri – treg në kapitalizëm. Nëse nuk ke kuptuar këto, por mendon se bëhet fjalë vetëm për “fatin e një teatri të vjetër e të shëmtuar”, atëhere pardon, s’ke kuptuar gjë fare se përse debatohet dhe protestohet në këtë mes.

  14. Problemi eshte i bashkise, shkeljet jane probleme per gjykaten, trashegimi kulturore eshte e tepert,cdo gje e re ka ineresa ekonomike mbrapa, nuk mund te ndertohet pa leverdi, po te behet nje veper e mire me cilesi ne fund te fundit ja vlen

    1. Nëse është kështu, pra që qënka problem i bashkisë dhe gjykatave, të lutem na e shpjegoni edhe ne që nuk e kuptojmë se përse u dërgua ky ligj në parlament?

      Përsa i përket trashëgimisë kulturore më duket se ekziston një ligj për mbrojtjen, por jo për prishjen. VKM-të e kryeministrit nuk janë ligje, dhe ne ende nuk kemi dëgjuar argumentat dhe as parë firmat e specialistëve që vendosën t’ua heqin mbrojtejen këtyre ndërtesave.

      Gjithësesi, ligjit nuk ia ndien shumë për interesat ekonomike siç thoni ju, përkundrazi është aty për të na mbrojtur edhe nga krimi ekonomik.

      Por ndoshta, mos ndoshta, Rama e ka kuptuar më në fund që ai nuk kishte ligj që i lejonte as atij dhe as Velisë që ta prishte, ndaj edhe ia hodhi pataten e nxehtë parlamentit?

      Nëse e vërtet, Rama ka një problem të madh sepse e ka shkelur ligjin e trashëgimisë kulturore me një tjetër ndërtesë, Stadiumi Qemal Stafa.

      Sa për dijeni ligji i trashëgimisë kulturore I vitit 2003 i shpall si objekte në vrojtim
      “të gjitha objektet në gjendje rrënoje, kështjellat, objektet e kultit, ndërtimet inxhinierike, ndërtimet publike ose të luksit, të ndërtuara përpara vitit 1900, si dhe ato në shfrytëzim, të ndërtuara përpara vitit 1944. Statusi “Objekte në vrojtim” shpallet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës për një afat kohor prej 6 muajsh. Pas përfundimit të kësaj periudhe, Instituti i Monumenteve të Kulturës, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i propozon Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpalljen ose jo të këtyre objekteve “Monument kulture” të kategorisë I apo II”
      Ndërkohë vetë territory I qëndrës së Tiranës ishte shpallur Ansambël Monument Kulture në vitin 2000, pavarësisht nga kriteret që përcakton ligji për objektet. Në këtë rast ndonëse ligji flet për akte nën ligjore nuk e anullon VKM-në e vitit 2000.

      Ndaj këtu kemi një arsye dyfishe se përse këto objekte duhet të ishin të mbrojtura. Por Kryeministri më 2017 miraton një VKM që nxjerr jashtë loje ëdhe VKM-në e mëparshme edhe ligjin, pasi kanë ndryshuar (zvogëluar) perimetrin e qëndrës së mbrojtur, dhe kanë hequr objekte nga mbrojtja që duhet të konsideroheshin me ligj për tu mbrojtur sepse plotësojnë kriteret ligjore (pra të ndërtuara para vitit 1944) dhe këto objekte e kanë gëzuar këtë status nga një VKM e mëparshme.

      Arsyeaj që jëp kryeministri për miratimin e VKM-së së viti 2017 ishte përshtatja e VKM-së së 2000-së me ligjin e mëvonshëm të vitit 2003. Po atëherë si shpjegohet që kriteret për mbrojtjen e ndërtesave të para vitit 1944 nuk janë ndjekur, përkundrazi kemi objekte të përjashtuar nga VKM e 2017-ës?

      Më beso, këta vetëm kur të mos e kenë më pushtetin, do kenë punë me ligjin. Të parët në listë z. kryeministër dhe zj. ministre e kulturës.

      1. Por ndoshta, mos ndoshta, Rama e ka kuptuar më në fund që ai nuk kishte ligj që i lejonte as atij dhe as Velisë që ta prishte, ndaj edhe ia hodhi pataten e nxehtë parlamentit?

        Jo vetëm kaq L.A., por ata s’kanë as burrërinë që të vendosin emrat dhe firmat e tyre në fund të projektligjit, por të tre ia kanë ngecur zëvendësave të tyre për të nënshkruar. They don’t even have the balls to sign it. E të mos i quash këta kopilë pastaj!

        https://lapsi.al/2018/07/02/shembja-e-teatrit-ne-projektligj-jane-vetem-firmat-e-zevendesave-te-rames-dhe-ahmetajt/

        1. Këto firmat më duken thjeshtë mëndjelehtësi e Ramës. Nuk e kam kualifikimin as njohjen, por besoj se para ligjit janë titullarët e institucionit që mbajnë përgjegjësi për vendimet, pavarësisht se firma është vendosur nga zëvëndësit. Aq më tepër që këta e kanë mbrojtur me zë dhe me figurë, dhe kanë qënë inciatorë të vendimit. Ka një histori të këmbnguljes së Ramës qysh më 1999-ën për prishjen, edhe kjo me zë dhe me figurë, që i vjen kundër argumentit se janë ekspertët që vendosin.

          Nga pikqëpamja ligjore, mund të pranohet se është e mundur t’i bëhet presion Majkos për të votuar duke konsideruar se është një aktor politik. Por nëse vërtetohet se u është bërë presion zyrtarëve të shtetit, ekpertëve dhe punonjësve civil, atëhere kemi të bëjmë me më shumë se abuzim me detyrën.

    2. Po mire pse te mos prishet Piramida dhe meqe hapesira eshte e bollshme te ndertohen nja 10 kulla ? Me ato para te ndertohet nje teater i ri krahas ketij te vjetrit. Ku eshte problemi ?

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin