FLASIM DHE ANGLISHT

Sipas INSTAT (2018) numri i emigrantëve ka pësuar ulje në vitet e fundit. Ndërkohë që rreth 40 mijë persona largohen mesatarisht çdo vit nga Shqipëria, më shumë sesa ka qenë numri i maturantëve prej 2017.

Lidhja ndermjet numrit te maturanteve, emigracionit dhe struktures se popullates.

Si edhe numri i të rinjve, numri i maturantëve është në ulje. Me siguri që ulja e moshave te reja ka pasur ndikim në uljen e numrit te emigrantëve, dhe jo siç pretendohet nga qeveria, se shkak janë politikat e saj nxitëse të punësimit. Mund të spekulohet se ulja e popullsisë, e si pasojë ajo e numrit të maturantëve, mund të ketë ndikuar edhe në përmirësimin e rezultateve të maturës, veç tezave të lehta apo administrimit korruptiv.

Provimi i matures 2011-2017, lenda e matematikes

Por dëshira për tu larguar është. Vullneti i njerëzve për t’u larguar, veç sondazheve, shprehet edhe në dëshirën për të mësuar gjuhë të huaja. Sipas një studimi (INSTAT, 2018) në vitin 2017 rreth 44% e të anketuarëve në moshat 25 deri në 34 vjeç njihnin një gjuhë të huaj, e rreth 30% dy gjuhë (në moshat 55-64 vjeç rreth 20% njohin një gjuhë, e 5% dy).

Në provimin e maturës vëzhgohet se studentët çdo vit përmirësojnë rezultatet në gjuhën e huaj. Ku edhe pse korrelacioni ndërmjet dy provimeve (nota e gjuhës së huaj dhe letërsisë shqipe) është relativisht i pranueshëm e pozitiv (0.67 në 2016, e 0.68 në 2017), gjuha amtare duket se ka marrë një rol dytësor. Kjo edhe pse nuk vlerësohet si kriter i rëndësishëm nga universitetet gjatë pranimeve në arsimin e lartë.

Krahasimi i rezultateve te provimit te matures, lenda letersi e gjuhe shqipe me gjuhen e huaj

Krahasimi i rezultateve të provimit të maturës, gjuhë shqipe me gjuhën e huaj.

Interesante është që nxënësit kanë përmirësuar sidomos rezultatet e gjuhës angleze (shih grafikun e rritjes së përqindjes për notën 8 e lartë në vite). Niveli i anglishtes formalisht i testuar në maturë është B1 sipas kornizës së përbashkët evropiane të gjuhës. Ndërsa në testimet ndërkombëtare studentët gjithashtu kanë rritur performancën. P.sh. në vitin 2017 për Shqipërinë testi i IELTS në shkrim ishte 5.93 (më mirë se arabët apo kinezët), që i korrespondon nivelit B2, dhe në TOEFL-ITP me shkrim ishte 46, që i korrespondon nivelit B1. Duke qenë së prindërit i paraprijnë nevojave të së ardhmes, shkak për këtë rritje është vendosja e gjuhës së huaj së detyruar në provimet e maturës dhe kërkesa për certifikimin e gjuhës angleze në institucionet e arsimit të lartë për programet master e të doktoratës.

Krahasimi i rezultateve të maturës ndërmjet viteve, 2013-2017, Anglishtja si lëndë me zgjedhje

Krahasimi i rezultateve të maturës ndërmjet viteve, 2013-2017, Anglishtja si lëndë me zgjedhje

 

Krahasimi ndërmjet provimeve të ndryshme të anglishtes, në maturë dhe ndërkombëtare

Krahasimi ndërmjet provimeve të ndryshme të anglishtes, në maturë dhe ndërkombëtare, 2013-2017

Ndërsa gjuhët e tjera, si gjuha franceze e ajo italiane nuk kanë pësuar ndryshime pozitive dhe niveli është më i ulët se ai i anglishtes. P.sh. në vitin 2017 gjuha frënge e kishte mesataren 6.4 (3118 të testuar), dhe gjuha italiane 7.2 (1160), kurse në vitin 2016, frëngjishtja e kishte mesataren 6.5 (3539), e italishtja 7.6 (1125). Në vitin 2013, kur gjuha ishte me zgjedhje, jo  e detyruar, gjuha frënge e kishte mesataren 7.8 (405), e gjuha italiane 7.5 (2124).

Krahasimi i rezultateve për gjuhët e huaja në provimin e maturës 2016-2018

Krahasimi i rezultateve për gjuhët e huaja në provimin e maturës 2016-2018

 

Perqindjet e nxenesve qe zgjedhin gjuhen angleze si gjuhe e huaj e detyruar ne provimin e Matures 2016-2018

Arritjet në matematikë jane më të larta në nxënësit që studiojnë frëngjisht dhe italisht, sesa ata që studiojnë anglisht (shih modelin). Kjo mund të shpjegohet se gjuha angleze është tanimë e masivizuar dhe pjesë e kompetencave kyç jo vetëm në kurrikul, por edhe ne aspiratat e prindërve të të gjitha shtresave. Sikur edhe vërehet nga regresioni linear (shih vizat në grafi), studentët e gjuhës frënge janë më të mirë (intercepti fillon mbi notën 5, pra një nxënës i gjuhës frënge parashikohet ta marrë provimin e matematikës e letërsisë dhe të ketë rezultate më të mira sesa ata të gjuhës angleze si ne matematikë edhe në letërsinë shqipe).

Lidhja ndermjet notes se matematikes dhe gjuhes se huaj

Lidhja e notës së gjuhës së huaj me arritjet në letërsi e gjuhë shqipe, Matura 2018

Lidhja e notës së gjuhës së huaj me arritjet në letërsi e gjuhë shqipe, Matura 2018

Sikur komentuesit vërejtën me të drejtë gjuha frënge ofrohet ndoshta për tu gjetur punë mësuesve të frëngjishtes, pasi ajo studiohet kryesisht ne rrethet e Shqipërisë së mesme (Elbasan, Durrës, Tiranë, Fier e Berat), zonat dikur urbane ku kanë ngelur ende mësuesit e frëngjishtes së edukuar gjatë periudhës së komunizmit dhe tranzicionit.

Numri i shkollave te mesme qe ofrojne gjuhe te huaja (Matura 2018).

Vendosja e gjuhës së dytë me detyrim, një nismë e ish-ministrit Myqerem Tafaj, ka favorizuar në këtë mënyrë mësimin e gjuhës angleze. Nuk është e largët dita kur Shqipëria ta vendosë anglishten si gjuhë të dytë zyrtare.

(c) 2018, autori.

11 Komente

  1. Ky grafiku i mesatares në fund nuk besoj se i merr parasysh përqindjet e nxënësve që studiojnë secilën gjuhë, sepse duken pak a shumë të njëjtë, por ndoshta e kam gabim

    Ka ndonjë shifër se si janë përqindjet dhe ç’gjuhë studiohet më tepër?

    1. Arjan, faleminderit.

      Frëngjishtja edhe pse ka të njëjtin numër nxënësish me anglishten, krahasuar nga niveli i notave duket se studiohet me pak. Më pak edhe se Italishtja dhe gjermanishtja që duket se e kanë shpërndarjen e notave më të rregullt.

      Sigurisht nuk mund të dihen gjithë faktorët në rezultatet e dobta në frëngjishte, por dizinteresimi mund të jetë një. Mos ia vlen të ulet numri i atyre që detyrohen të studijnë frëngjisht, drejt anglishtes, italishtes, gjermanishtes, për të rritur interesimin në gjuhët e huaja në përgjithësi?

      1. L.A. grafiku tregon qe ka rreth 8-9 here me shume studente qe zgjedhin anglishten se sa frengjishten. Nuk e ke pare me vemendje.

        1. Duledupicard, e drejte. Sapo e pashë që grafiku nis nga 80%, jo nga zero. Prapë më duken të çuditshme rezultatet e frengjishtes, sidomos parë me grafikun e fundit që i krahason me notat në matematikë. Studentët me nota të ulëta në frëngjisht gjithësesi kanë nota të mira në matematikë, çka e konfirmon një lloj dizinteresimi. Apo është frëngjishtja gjuhë më e vështirë se të tjerat?

      2. Mund të jenë disa faktorë – së pari mund të jenë social (perkatesia familjare e nje brezi te edukuar me rendesine e gjuhes frenge, dhe dihet qe nxenesit nga shtresat e larta sociale e ekonomike kane arritje te larta); se dyti mund te jete edhe faktori qe permendi Hyllin, se ka pak mesues te gjuhes frenge dhe nxenesit e mire rendin aty duke e ditur se mund ta marrin lehte provimin (nuk e di ne cfare niveli kerkohet ne provimin e matures), por per kete duhet pare se ne cilat qytete dhe sa shkolla eshte frengjishtja e sa mesues ka. Shih grafikun tjeter qe u shtua me siper: Durresi, Tirana dhe Elbasani ofrojne me se shumti frengjisht.

  2. Me duket e hatashme qe te kete nxenes ( prinder ) qe zgjedhin frengjishten para anglishtes. Po te mos besoja qe çudite edhe ndodhin ndonjehere, do vija bast se ne ato zona ku mesojne frengjisht, nuk ka (mjaftueshem) mesues anglishteje, diçka si ne fillim te viteve ’90, kur nxenesit perplaseshin tek rusishtja. Ministria duhet te vere gjyslyket e te penalizoje sa me pare studimin e frengjishtes ne vend te anglishtes, nuk duhet te ekzistoje fare si alternative, nje gjuhe e rene nga fiku nuk mund te rivalizoje nje lingua franca.

    1. Ka akoma shumë mësues të frëngjishtes në qarkullim, që nuk mund t’i lësh pa punë menjëherë; pa llogaritur pastaj peshën politike dhe financiare të “frankofonisë” – që lidhet edhe me eksperiencat dhe prioritetet “franceze” të shumë prej atyre që qeverisin Shqipërinë, nga Rama vetë e deri te Kumbaro. Ka para që hyjnë e dalin, fondacione, programe dhe “nisma” kulturore, përkthime në të dy kahet dhe institucione që vetëm falë frankofilisë ekzistojnë. Por Franca vetë nuk duhet se ka ndonjë interes për Shqipërinë dhe prania e saj kulturore sot kaq e shtrirë nuk përligjet dot më. Meqë anglishten sot shqiptarët e vegjël e mësojnë vetë (si brezi ynë dikur italishten) dhe meqë për italishten nuk ka më dhe aq interes, mbetet që shteti të investojë kryesisht për gjermanishten.

      1. Si gjuhe e pare, gjermanishtja ne alternative me anglishten qendron, ne rast se nxenesit dine me te vertete anglisht, ose kane njefare niveli qe mund te vazhdojne vete. Mund te behet nje test paraprak i anglishtes, kush e kalon mund te zgjedhe si gjuhe te pare gjermanishten. Italishtja ka humbur mjaft terren, po e ka te garantuar nga tregu nje kuote, sepse biznesi italian ne Shqiperi ka per te qene gjithnje i pranishem dhe Italia ka per te vazhduar te jete partneri kryesor tregtar i Shqiperise.
        Frengjishtja ka kuota qe i perkasin nje realiteti pakthyeshmerisht te humbur , ne treg eshte e padobishme, as biznes as tregti, Kostot qe paguan shoqeria per kurse private ne anglisht, jane shume me te larta sesa nxjerrja ne pension te parakohshem te mesuesve e pedagogeve te frengjishtes.

        http://archivio.pubblica.istruzione.it/news/2006/ordinamenti/lingua_straniera.shtml

        Per la scuola primaria (ex-scuola elementare) è previsto l’insegnamento obbligatorio dell’inglese in tutte le classi. Per la scuola secondaria di I grado (ex-scuole media), in aggiunta all’insegnamento della lingua inglese, è previsto l’insegnamento obbligatorio di un’altra lingua comunitaria.

        È previsto (art. 25 decreto legislativo n. 226/2005) che le famiglie possano chiedere, al momento dell’iscrizione al primo anno della scuola, che l’intero orario settimanale di insegnamento per le due lingue comunitarie (tre per l’inglese e due per la seconda lingua comunitaria) siano interamente utilizzate per l’inglese (cinque ore complessive)

        Jo vetem qe anglishtja eshte gjuhe e pare e padiskutueshme, por eshte parashikuar edhe qe nqs prinderit duan, te gjitha oret per gjuhet e huaja t’i dedikohen anglishtes .

  3. Po sikur te jete e rene nga fiku edhe anglishtja, dhe kush ka llogari ne fesjbuk nuk e ka vene re akoma se eshte duke kerkuar akoma Linkun, qe ekziston, por nuk e ka gjetur akoma?

    Per te kuptuar me mire sa me siper: kur e kuptuan linguistet e mdhenj qe frengjishtja kishte rene nga fiku “nuk e zu dekiku” dhe hypi ne fik anglishtja?

    Ka edhe pyetje tjeter lidhur me Gjethet e Fikut qe mbulojne gjerdhet, po dale se ka pun puna!

Lini një Përgjigje te ksamilAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin