MUZIKA NË ISLAM

nga Seyyed Hossein Nasr

Shumë perëndimorë kanë dëgjuar se muzika në Islam është e ndaluar, bile edhe shumë individë myslimanë nga disa qarqe religjioze shprehin mendimin e njëjtë. Ndërkaq Kurani, leximi melodik i të cilit paraqet artin kulmor e të shenjtë të tingujve dhe ftesën (ezanin) për lutje, recitohet me shumë muzikalitet anembanë botës islame dhe, po aktivizuat radioaparatin në shtetet islame, siç është Republika Islame e Iranit, do të dëgjoni tingujt më të larmishëm të muzikës klasike persiane që interpretohen gjatë gjithë ditës.

Çështja e ligjshmërisë së muzikës në Islam është shumë e ndërlikuar, kurse Kurani nuk jep rregulla të caktuara në lidhje me këtë. Sipas kësaj, në bazë të sunetit të Të Dërguarit dhe mësimeve të përgjithshme kuranore, muzika në vendet myslimane është zhvilluar ndryshe nga bota perëndimore. Para se gjithash, nocioni “musiqa, që në gjuhën arabe ka rezultuar nga fjala e njëjtë greke dhe e cila paraqet rrënjën e fjalës angleze music, nuk është përdorur asnjëherë për recitimin melodik të Kuranit dhe të shërbimeve tjera fetare. Për më tepër, leximi melodik i Kuranit është realizuar vetëm përmes zërit njerëzor, kurse instrumentet muzikore brenda xhamive nuk janë lejuar. Përdorimi i instrumenteve në muzikën shpirtërore nuk ka qenë i lejueshëm as në kohët e hershme të krishterimit, një argument që mund të dëshmohet edhe përmes koralit gregorian. Ndërkaq disa lloje të muzikës, siç është ajo e dasmave, pastaj muzika e karvanëve dhe muzika e ekspeditave ushtarake, ishin të lejuara nga ana e Profetit, bile edhe orkestrat e hershme ushtarake të Perëndimit ishin të krijuara pikërisht mbi bazën e modeleve otomane. Për këtë më së miri flet vepra e njohur e Moxartit – “Marshi turk”. Për sa u përket formave të tjera muzikore, ato që kanë nxitur pasione me tendencë kah veprat e këqija, ishin të ndaluara, kurse dera mbeti e hapur vetëm për zhvillimin e muzikës shpirtërore, e cila për shekuj me radhë ishte e fisnikëruar nga ana e sufistëve.

Yehudi Menuhin, violinist me famë botërore, shkoi para disa dekadave në Teheran, ku i kishin përgatitur një shfaqje përmes së cilës ai për herë të parë do të njihej drejtpërdrejt me muzikën klasike persiane. Pas koncertit kishte deklaruar: “Kjo muzikë është pranga që lidh shpirtin me Zotin”. Muzikant i shkëlqyer dhe humanist siç ishte ai, vërtetoi menjëherë kontekstin shpirtëror të asaj tradite muzikore klasike, kualitet të cilin e ndanin proporcionalisht, tradita klasike arabe, turke, pastaj ajo e myslimanëve nga India, ajo javaneze, si dhe shumë e shumë tradita të tjera.

Teologu dhe sufisti i njohur al-Ghazali ka shkruar se muzika forcon ndjenjat brenda shpirtit. Nëse ato ndjenja janë të drejtuara kah Zoti, atëherë muzika i bën edhe më të fuqishme dhe ua rrit zjarrin e dashurisë për Zotin. Nëse aty ekzistojnë ndjenja që gravitojnë kah kjo botë, atëherë muzika ndikon në rritjen shpirtërore të kësaj ane botërore dhe në tendencën e saj kah epshet (dëshirat e zjarrta).

Islami ishte plotësisht i vetëdijshëm për këtë realitet dhe i kufizoi format e jashtme muzikore në dobi të muzikës “më të brendshme” e cila nxit rritjen e dashurisë ndaj Zotit. Kjo është mënyrë përkujtimi për të vërtetat e parajsës dhe forcimin e tendencave njohëse të cilat mbrojnë krahët e shpirtit dhe e ndihmojnë që të fluturojë kah vendlindja e tij qiellore.

Traditat muzikore të botës islame janë ndër më gazmoret në mbarë rruzullin tokësor. Ato gjatë shekujve jo vetëm që kanë fisnikëruar jetët e shumë myslimanëve dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në praktikën sufiste, por, përmes mënyrave të ndryshme, kanë ndikuar edhe në muzikën perëndimore. Sa herë që kam dëgjuar muzikën flamengo jam ndjerë sikur po dëgjoj muzikë klasike arabe apo persiane. Lahuta perëndimore është instrument i ngjashëm me instrumentin arab “ud”, kurse kitara është pasardhëse e instrumentit persian “tar”. Sot në Perëndim ekziston një interesim i madh për traditën muzikore islame, për gjuhën muzikore që flet për të vërtetat më thelbësore të Islamit, pa përdorimin e kategorive të huaja teologjike.

Në kohë të fundit shumë njerëz kanë dëgjuar për muzikën e ndaluar nga ana e talebanëve të Afganistanit, në shtetin i cili ka qenë gjithmonë tempull thesari për disa tradita muzikore të botës islamike. Mirëpo, ajo ndalesë ishte larg çdo parimi fisnik të historisë islame. Për më tepër, u bë e ngjashme me ndalesat e imponuara të disa formave artistike, duke përfshirë edhe muzikën, nga ana e grupeve të rrepta protestante në Perëndim, gjatë të kaluarës. Në shoqërinë tradicionale islame, gjithnjë është dëgjuar zëri i këngëve shpirtërore: nashid në Egjipt; zëri melodik neya në Turqi; zëri tara dhe sandura, që interpretohet nga dasgahs, apo formacionet e muzikës klasike në Persi; zëri i Orkestrës andaluziane në Marok; zëri i instrumentit qawwali (që në Perëndim është bërë shumë i njohur nga ana e Nusret Fatih ‘Ali Khanit) në Pakistan dhe në Indinë myslimane; zëri i Perkusioneve ritmike në Afrikën e zezë myslimane si dhe zëri i shumë formave të tjera të muzikës shpirtërore e cila ka ujitur ngrohtësinë shpirtërore dhe ka përcjellë atë ndjeshmëri të thellë në meloditë dhe harmonitë muzikore gjatë gjithë jetës së myslimanëve.

Nuk duhet përkrahur mendimi se arti muzikor është joislamik, siç kanë deklaruar disa individë, përkundrazi, në botën islame muzika është njëra nga format më të fuqishme dhe më universale të asaj që pushon në zemrën e porosisë islame, arti që paraqet seriozitetin e bukurisë së Fytyrës Hyjnore dhe nënshtrim realitetit i cili njëkohësisht është: bukuri dhe paqe, mëshirë dhe dashuri.

Arti islam, në shumicën e formave të tij, është i një rëndësie të madhe për kuptimin e esencës së Islamit dhe rrugës për transmetimin e mesazhit të tij – botës bashkëkohore. Kur mendohet për Islamin, atëherë patjetër duhet të zgjaten krahët duke tejkaluar pamjet e përsëritura televizive, ku, për fat të keq, luftërat dhe konfliktet vërshojnë botën e sotme, për të vërejtur paqen dhe harmoninë e artit islam që duket në xhamitë e mëdha, lagjet e urbanizuara tradicionale, kopshtet, si dhe ritmin gjeometrik të arabeskave dhe të modeleve kaligrafike; që në poema të mund të lexohet ajo këngë dashurie e cila përshkon krijesën e Zotit dhe që atë krijesë e lidh me Zotin; që pastaj të mund të dëgjohet, përmes dridhjeve melodike, ajo jehonë të cilën e kemi sprovuar në atë agim që i ka paraprirë krijimit dhe zbritjes sonë në këtë botë të poshtme.

Sot, më tepër se kurdoherë, të kuptuarit e artit islam është çelës i pashmangshëm për kuptimin e vetë Islamit. Ata që kanë vesh për gjuhën e artit dhe për bukurinë e ligjit të parajsës, të cilit bukuria i shkëlqen, si dhe për parimet ideore të orientuara në të, nga ai art mund të mësojnë shumë.


Shënim: Përktheu nga serbo-kroatishtja Bekim Ramadani. Marrë nga libri Srce Islama (Zemra e Islamit) – Sarajevë, 2002.

24 Komente

  1. Te me fali autori dhe moderatori i faqes, qe i jap te drejten vetes te komentoj pa e lexuar artikullin, por vetem titullin, duke i qendruar faktit se, panvarsisht se si trajtohet e c’thone shume te ashtuquajtur besimtare myslimane ne bote per muziken, (interpretime nga me te ndryshmet e te kunderta shpesh keto, jo ralle edhe qesharake), kjo (muzika) ne vetvete eshte me e vjeter se keto fe zyrtare sot ne bote, e pavarur prej tyre, e inspiruar me se shumti nga shpirtera te ndjeshem, (fetaret vetem sa e kopjojne dhe e vendosin si shoqerim ne ritet+ predikimet e tyre fetare. Dhe, nese ka nje percaktim te muzikes ne baze te fese, si islame, ortodokse-kristiane, gregoriane, etj.-etj., kjo me duket ne mbi 50% arnim, deri dhe artificial, me paksa perpunim, duke shmangur keshtu perkatsine kombetare dhe zonale te muzikes, si asaj arabe, perse, orientale, etj., dhe asaj te llojit, si polifonike, instrumentale, tamburane, a capella, etj.. Me nje fjale, shkrime te ketilla duket se duan ti bejne me teper reklame fese, duke bashkuar dy komponente te ndryshem, fene dhe muziken. Dhe natyrisht ia arrisin dicka qellimit, sepse muzika ka shoqeruar perjete njeriun ne te gjitha fushat e jetes se tij.

    1. Do kishe bere mire te mos lexoje as titullin, keshtu as do kishe komentuar per te humbur kot kohen tende dhe tonen qe te lexuam kete koment shume kompetent per muziken fetare.

      Ti ja ke haberin psh qe solfezhi eshte shpik nga nje murg ne shek X, te cilin ne fillim e persekutuan per kete shpikje? A e ke haberin se çfare revolucioni eshte shpikja e solfezhit?

      1. Jo, une nuk ia kam haberin kurrgjeje nga fusha teorike e muzikes! Por degjoj te gjithe muziken e vendeve te botes dhe cfardo lloj muzike me kenaqsi cdo dite, arabe, amerikane, kiliane, australiane, perse, cifute, greke, italiane, afrikane, etj.. Ndaj shoh tek kategorizimi i muzikes ne perkatsite fetare vetem reklamim te x apo y feje.
        Ne fund te fundit, edhe ky murgu qe ka shpik solfezhin, padiskutim qe ka patur shpirt te ndjeshem, perderisa eshte marre me muziken.

    2. R.th. duhet t’u kishe kërkuar falje edhe lexuesve që hyn këtu të bësh koment pa lexuar shkrimin….nuk ishte aq i gjatë shkrimi sa të lypte aq shumë kohë për ta lexuar…po ashtu edhe ti nuk më dukesh aq i zënë përderisa je ulur e ke shpenzuar kohë për të hedhur në letër mendimin tënd…. Mua më duket arrogante që me një “të më fali….”, dikush mendon se e ka shlyer detyrimin që ka ndaj hapësirës publike për ta respektuar atë, si fillim duke u përpjekur ta njohë e pastaj të reflektojë mbi të. Dhe këtu r.th. Nuk është i vetëm, pasi pasqyron atë që ndodh çdo ditë e çdo orë në hapësirën e diskursit publik në Shqipëri….

  2. https://www.youtube.com/watch?v=t4-Xz_Lt2p4
    Kenga e dyte shqip me e klikuar ne youtobe, pas Bonbones se Eres. Tek komentet veshtire se gjen shqip, aq sa nje komentues pyet; ku jane shqipet ? Ndoshta suksesi ne boten islamike i detyrohet imazhit, meqe Mandi ngjan si nga Tora Bora e Afganistanit kurse Dafi si druz i Sirise, keshtu qe muziken e quajne si te tyren, ose ndoshta edhe sepse eshte muzike islamike, per tekstin s’i behet vone kujt.
    Doja te thoja se shqiptaret e dine qe ka muzike islamike, e kendojme dhe kercejme muziken islamike,po ekportojme muzike islamike, por pa implikimet ”hyjnore” qe hidhen fshehurazi ne tekst. Besoj se kaq na mjafton.

        1. Me thënë të drejtën edhe unë nuk e kuptoj ku rreh tamam autori me këtë; të paktën në kuadrin e këtij shkrimi kjo pikë nuk më duket fort e shtjelluar. Megjithatë kam përshtypjen se i referohet një dimensioni të kulluar shpirtëror të kësaj tradite muzikore, frymëzuar nga botëkuptimi islam mbi Zotin, botën e njeriun, dhe që e reflekton atë. Ç’nënkupton kjo konkretisht, ose ndryshe, a ka ndonjë dimension të tillë që i përbashkon edhe traditat e tjera artistike muslimane, si arkitekturën, kaligrafinë, miniaturën, etj.? Artikulli duket se sugjeron që ka, por nuk thotë ndonjë gjë konkrete se ç’është kjo. Pa u hyrë spekulimeve mbi atë se çfarë ka parasysh autori, unë vetë mendoj se artin musliman në përgjithësi dhe muzikën muslimane në veçanti e karakterizon bashkëprania e vazhdueshme e një lloj lozonjarllëku e elegance nga njëra anë dhe modestie nga ana tjetër dhe, sidomos në kontrast me artin dhe muzikën evropiane, një mungesë patetizmi, qoftë melankolik, qoftë euforik, ngjashëm me bluzin dhe xhazin që po ashtu vijnë nga një traditë joevropiane. Gjithashtu mendoj se kjo ka njëfarë lidhjeje, ose të paktën është deri diku në harmoni me një aspekt karakteristik të teologjisë islame, ku njeriut i takon të mbajë një ekuilibër të vazhdueshëm mes frikës dhe shpresës në raport me Zotin dhe ku Zoti përshkruhet, në një pjesë të emrave të Tij, njëkohësisht si Falës dhe Ndëshkues, i Shfaqur dhe i Fshehtë, Zgjerues dhe Shtrëngues, Nderues dhe Poshtërues, i Butë dhe i Rreptë, Jetëdhënës dhe Jetëmarrës, Tolerues dhe Hakmarrës. Po ashtu, paralajmërimet për ferrin dhe sihariqet për parajsën në Kur’an thuajse gjithmonë ndjekin njëra-tjetrën. Ky “dualitet” (e vë në thojza sepse nuk jam i sigurt se është termi i duhur në këtë rast, pasi parimi më themelor në Islam është se Zoti është një dhe i vetëm) reflektohet në kompleksitetin e botës dhe të jetës – ashtu që, për shembull, universi është i tillë që Zoti është i Shfaqur në mrekullinë e tij, por edhe i Fshehtë në atë mënyrë që universin mund ta zbërthesh pafundësisht materialisht e të arrish të mos e gjesh kurrë Zotin në të, nëse e ke humbur ndjenjën e mrekullimit, ose je i vdekur në zemër siç përshkruhet kjo gjendje në Kur’an, – si dhe në parimin ndoshta më përmbledhës etik të Islamit që përcakton udhën e njeriut përmes këtij kompleksiteti: ekuilibrin. Mendoj se prandaj edhe muzika muslimane në përgjithësi të bën të përjetosh ndjesinë e një anijeje mes valëve dhe, natyrisht, një lloj dehjeje, ashtu si edhe qytetet tradicionale muslimane me labirintet e rrugicave e të qorrsokakëve, ashtu si motivet komplekse gjeometrike në arkitekturë, si stilet e ndryshme kaligrafike plot dredha e lakime, apo si miniaturat si imazhe mes ëndrrës dhe realitetit.

      1. Se di nese kjo mund te klasifikohet si pjese e artit islam, por fakt eshte se muzika iraniane, si kjo ketu eshte per ta thene minimalisht, shume e thelle.

        Meqe jemi ketu, ndoshta muzikanti me i rendesishem eshte Hossein Alizadeh: https://www.youtube.com/watch?v=quGVnCTg_-w

        https://www.youtube.com/watch?v=qsGWVA59YNQ

        Keto jane dy pjese nder me te bukurat.

        Po keshtu edhe ne Irak gjejme te tjere virtuoze dhe nje muzike qe te deperton, qe ia ndjen vibrimin dhe ngarkesen shpirterore.
        https://www.youtube.com/watch?v=kw6Qbc3TaEU – Naser Shama me nje kryeveper te vogel, nderkohe qe personalisht do preferoja tingullin e serte dhe dominues te Munir Bashir: https://www.youtube.com/watch?v=pcGB5pM_vmw

        Minimalisht duhet thene se Islami as ka prekur shpirtin e ketyre popujve qe kane kontribute te pakrahasueshme ne qyteterim; as ua ka percudnuar shijet. Te pakten per kete muzike qe eshte tharmi i tyre.

        Edhe Mali, nje vend mysliman dhe me histori te posacme ne boten islame ka muzikante qe te befasojne, qofte edhe per shfaqjet e nje bluzi si te Toure, bashkepunimi i te cilit me Ry Cooder dhe eshte shume i qelluar apo edhe nje grup qe s’di pse dua ta degjoj perhere si Tinariwen(https://www.youtube.com/watch?v=uMUuuW13Fp8) edhe pse kane nje variacion ku perqendrohen ne muziken e tyre.

        Muzike pa tradite s’mund te kete, ndaj s’kuptoj ku mund te akuzohet Islami ketu.

        1. Ne fakt muzika eshte shume e mire, nuk e akuzon dot hic Islamin per sa i perket kesaj. Perkundrazi, pikerisht te presupozimi se nepermjet muzikes mund te gjesh ndonje celes magjik per te kuptuar Islamin eshte problematik. Sikurse dhe ana tjeter xhanem (citoj) “të zgjaten krahët duke tejkaluar pamjet e përsëritura televizive, ku, për fat të keq, luftërat dhe konfliktet vërshojnë botën e sotme”.

          Ne fakt eshte me e thjeshte. Mjafton te lexosh Kuranin. Eshte shume eksplicit dhe nuk po zgjatem me tej sepse do akuzohem se jam jashte teme.

          Megjithate dhe per fat te mire, kush ka deshire sot te dale pertej nje ambjenti toksik te korrektes-politikes, e ka mundesine.

          https://mobile.nytimes.com/2018/05/08/opinion/intellectual-dark-web.html

  3. Une lexoj autorin dhe jo si e lexon ti autorin. Muziken klasike persiane autori e sjell per ilustrim, jo si ide shkrimi.
    Ideja e shkrimit, dmth autorit, eshte qe ndryshe nga ç’mendohet gjeresisht, Islami s’ka asnje problem me muziken, edhpse thote autori mjeteve muzikore u ndalohet hyrja ne xhami ( ky eshte ne fakt problemi i pare qe ka Islami me muziken). Autori e lidh me gjeresisht, kur thote :

    – Arti islam, në shumicën e formave të tij, është i një rëndësie të madhe për kuptimin e esencës së Islamit dhe rrugës për transmetimin e mesazhit të tij – botës bashkëkohore.

    Mirepo arti islam ashtu si edhe ushqimi ndahet ne hallall dhe jo hallall, keshtu qe autori duhet te thote Arti islam ne formen hallall.

    Per muziken islame http://ita.al-shia.org/biblioteca/libri/06.htm

    ”Tra gli svaghi che possono confortare l’anima, far piacere al cuore e allietare le orecchie vi è la musica, il cantare e suonare. L’Islam permette tali atti sotto determinate condizioni: non devono essere osceni o dannosi alla morale islamica.”

    Si duhet kuptuar kjo ”dannosi alla morale islamica”, qe Islami s’ka asnje problem me muziken si pretendon autori apo qe ia nenshtron muziken imameve dhe myftijve, te cilet percaktojne se cfare eshte e demshme apo jo per moralin islamik.
    Apo:
    -Quello che proibisce l’Islam è la musica decadente, corrotta e immorale.
    – “Se la musica causa l’eccitazione dei piaceri sensuali è haram, altrimenti la musica è lecita” (Ayatollah Fazel-e Lankaràni)
    -“La musica vana che diverte e cattura l’ascoltatore è proibita. Ma non c’è problema con la musica che non presenta questi difetti” (Ayatollah Imam Seyyed Alì Khamenei)

    Keshtu e lexova autorin dhe solla shembullin e nje muzike dekadente, te korruptuar dhe imorale, qe ka korrur sukses ne boten islamike.
    Autori ka probleme shume serioze ne ato qe thote dhe nuk mbulohet ”A trio in Mahur”.

  4. A është e thënë që dikush që i përket fesë islame duhet të pëlqejë e dëgjojë vetëm muzikë islamike?

    Ndërkohë, shtrohet pytja tjetër: kush e certifikon këtë muzikë për tu cilësuar “shpirtërore”, siç thuhet në shkrim, përkundër “formave të jashtme muzikore”?

    Përndryshe pjesa më e madhe e njërzve që shkojnë në kishë zor se dëgjojnë vetëm Bahu-n, ndonëse shumica e kishave ka të instaluar organo si mjet muzikor. Pra si të thuash kjo lloj muzike është e institucionalizuar në katolicizëm. Por nuk më duket se është kështu në Islam.

    Por mund ta kem edhe gabim, ndaj përgjigjen do kisha preferuar ta merrja nga dikush që pretendon se e njeh mirë Islamin, siç mund të jetë autori i shkrimit ose kush e ka përcjellë shkrimin.

  5. Mua nuk po më duket shumë në rregull ky shkrim. Po e shpjegoj çfarë mendoj me një shembull nga bota e krishterë (për të mos i rënë në qafë vetëm fesë islame).
    Nëpërmjet studimit të informacioneve mbi inventaret e mbijetuara të bibliotekave të Antikitetit, është llogaritur se prej çdo 1000 veprave, rreth 999 janë humbur. Duket një informacion i ekzagjeruar por në fakt vërtetë është kaluar nga biblioteka me disa qindra mijëra rrotulla papirusi (1 rrotull = 1 libër) – ndonjëherë disa milionë në ndonjë biblioketë siç ajo e Aleksandrisë – në bibloteka manastiresh apo eruditësh mesjetarë me maksimumin dyqind vepra . Një numër shumë i madh tekstesh mund të ishin ruajtur, por në rrethe kishtare është vendosur të mos transmetohen dhe papirusët e kodekset e vjetër janë lënë të kalben apo janë asgjësuar prej klerikëve për arsye se nuk përputheshin me doktrinën e fesë së tyre. Libra filozofie, historie, shkencash ekzakte, libra mjekësie ku shpjegimi i kurave mjekësoreve shoqërohej me ndonjë formulë fatkeqe magjie, etj kanë humbur përfundimisht. Në anën tjetër tekstet që konfirmonin apo nuk kundërshtonin pikpamjet e murgjëve janë rikopjuar dhe transmetuar.
    Njëlloj ka ndodhur edhe në rastin e muzikës preislamike. Asaj pjese e cila ka – për ta thënë me fjalët e artikullshkruesit – « nxitur pasione me tendencë kah veprat e këqija,» i është vënë vizë. Gjithsesi nuk është as e para as e fundit pjesë e kulturës që humbet për arsye të themi fetare. Ka ndodhur dhe vazhddon të ndodhë. Por ndërkohë imagjinoni që ndonjë i krishterë I iluminuar të kishte shkruar mbi këtë problem paragrafin e mëposhtëm, dhe mendoni vetë a është në rregull nga trutë apo jo autori:
    “Krishtrimi ishte plotësisht i vetëdijshëm për këtë realitet dhe i kufizoi format e jashtme letrare në dobi të teksteve “më të brendshme” e cila nxit rritjen e dashurisë ndaj Zotit. Kjo është mënyrë përkujtimi për të vërtetat e parajsës dhe forcimin e tendencave njohëse të cilat mbrojnë krahët e shpirtit dhe e ndihmojnë që të fluturojë kah vendlindja e tij qiellore.”
    Kam zvendesuar vetëm fjalët islam dhe muzikor.

    1. Nuk besoj se po behet krahasim mes feve, aq me teper kur priftin x apo peshkopin y nuk e pyet kush ne pune te muzikes. Ketu shqetesuese eshte qe propaganda e muzikes hallall si e kundervene ndaj muzikes haram po gjen veshe te interesuar.

      1. E vërtetë ky është një problem më vete, por mua në përgjithësi më interson më tepër historia sesa aktualiteti, ndaj – siç shkruan edhe Psikopati më poshtë – u fokusova në atë pjesë që më frymëzon më tepër, në pjesën e justifikimit të këtyre proceseve historike.

        1. Nuk e kam shume te qarte pse me ke permend, por sidoqofte desha me thene qe komenti im nuk eshte justifikim i nje veprimi qe un e kam shpjeguar perkundrazi si force.

          Te njejten gje kam thene tek tema e letres se Camajt per Kadarene, qe Camaj nuk kupton se difektet dhe dobsite qe gjen ne tekstin e Kadarese, perbejne forcen e ketij teksti si tekst modern. Te reduktosh me ndergjegje mund te perbeje force, siç perben force reduktimi i instrumentit per te nxjerre ne pah vetem zerin njerzor. Siç perben force agjerimi ndaj ngrenies pa kontroll. Ku qendron forca e Gandit me trup te rrenuar nga agjerimi? Kush eshte me i forte Gandi apo Shvarceneger?

          Por kete nuk e kupton as vete Kadare qe e mban librin “Dasma” si liber te dobet, si librin me te dobet te tij. Libri “Dasma” eshte vertet i dobet, por ne kontestin e tere vepres se Kadarese eshte si ta zeme hija e hundes se Mona Lizes se Leonardos. Pa kete hije Mona Liza do te ishte nje kartoline.

          Eshte kjo qe duhet kuptuar ne radhe te pare si vlere, pastaj behet vlersimi sipas çdo kontesti kudo. Por ne fakt vlersimi behet persembrapi: bezdis feja, dhe ne veçanti Islami meqe ashtu e do moda tani, dhe hop fillohet e gjehen justifikime per te hedh poshte pikerisht çfar duhet lartesuar si vlere.

          Me kete lloj qendrimi nuk i ben keq fese dhe Islamit qe nuk kam mbet te gjykohen nga prokurore ne emer te popullit, por i behet keq vetes ne radhe te pare duke mos kuptuar se çfar ndodh ne bote, e me te gjitha pasojat varg qe rrjedhin nga moskuptimi.

        2. Ishte kjo fraza “kush do me u kap, gjen gjithnje diçka me u kap”. Mu duk interesante dhe ndoshta është e vërtetë, megjithëse do të thoja me mirë që – u fokusova në atë pjesë të shkrimit e cila më frymëzon apo shqetëson. Gjithsesi po më çudit me përmendjen e romanit “Urat me tre harqe”. Aty – është pak të thuash – islami dhe turqit paraqiten si një fe dhe racë inferiore. Dakort këto mund të merren edhe si elementë të mendësisë së personazheve që veprojnë në mesjetë, dhe dikush mund të thotë se nuk janë mendime të autorit, megjithatë ndonjëherë kam dyshim se mosdhënia e Nobelit për Kadarenë lidhet pikërisht me elemente të tillë racizmi të pafshehura ndaj sllavëve dhe turqve, të cilat dallohen në disa nga veprat e tij. Dyshoj se në Suedi nuk i kanë kapërdirë kollaj këto elementë.

  6. Shkrimi eshte shume ne rregull, kush do me u kap, gjen gjithnje diçka me u kap.

    Sakrificimi i instrumenteve muzikore ne tempuj ka nje arsye (siç ka nje arsye sakrifica e mosparaqitjes se figures):

    “Ndërkaq Kurani, leximi melodik i të cilit paraqet artin kulmor e të shenjtë të tingujve dhe ftesën (ezanin) për lutje, recitohet me shumë muzikalitet anembanë botës islame”
    ………..
    “Për më tepër, leximi melodik i Kuranit është realizuar vetëm përmes zërit njerëzor, kurse instrumentet muzikore brenda xhamive nuk janë lejuar. Përdorimi i instrumenteve në muzikën shpirtërore nuk ka qenë i lejueshëm as në kohët e hershme të krishterimit, një argument që mund të dëshmohet edhe përmes koralit gregorian”.

    Sakrificimi i instrumenteve muzikore eshte praktike edhe ne artin modern perendimor.

  7. Nuk mos te permendet, Jiafer Youssef ne oud dhe kendim apo”ezani”.Albumi “Malaki” me nje band shumkombshe yjesh,nje izraelit ne violie elektrike,dy indian ne tabla dhe bansuri,nje vietnamez ne kitarr elektrike.Pataj albumi teper i ndjerë “Birds Requiem” mbi viktimat e pafajshme te terrorismit islamik,ne France dhe Belgjike, para disa vitesh.Muzika Persiane eshte shum e larmishme.Videoja e percjellur nga A.Vehbiu e mrekullueshme si ilustrim i nje muzike mejtonjëse, te kultivuar dhe te thellë.Kemi muziken Perse”Marzieh” tipike muzike e Shqiperise se Mesme, si ndikim por e perkthyer ne metriken muzikore dhe temperamentin tone.

  8. Gjergj, po te pergjigjem ketu se me siper nuk ka me mundesi pergjigje.

    Une kam permend romanin avangard “Dasma”, dhe jo romanin “Ura me tri harqe” siç thua ti. Jane fare pa lidhje keto dy romane ne raport me diskutimin tone.

    1. Të dy në fakt i ke përmendur. Janë fjalët e tua: “Camaj nuk kupton se difektet dhe dobsite qe gjen ne tekstin e Kadarese, perbejne forcen e ketij teksti si tekst modern”

Lini një Përgjigje te GjergjAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin