KULTURA E ARMËS DHE VEÇANËSIA AMERIKANE

nga Ernest Nasto

Një aspekt interesant i kulturës amerikane, njëkohësisht disi i vështirë për t’u kuptuar nga europianët, është ai i pasionit për armët e zjarrit, ose ajo që quhet shpesh edhe ‘kultura e armës” (gun culture). Ky është një term që përfshin idetë dhe qëndrimet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e personave civilë me armët e zjarrit dhe përdorimin e tyre.

Duhet theksuar këtu se koncepti i armatosjes së qytetarëve për vetëmbrojtje nuk është specifikisht amerikan, sepse ai është trajtuar në mendimin politik perëndimor të paktën qysh nga koha e Machiavelli-t. Filozofë të ndryshëm kanë argumentuar se një shoqëri në të cilën çdo qytetar është ushtar dhe çdo ushtar është qytetar, përbën mënyrën më efektive të mbrojtjes së një regjimi republikan nga prirjet për të rrëshqitur në diktaturë. Megjithatë zhvillimi i kësaj kulture në Shtetet e Bashkuara ishte i ndryshëm nga ai i vendeve të tjera perëndimore, saqë sot mund të thuhet se edhe ky aspekt i shoqërisë amerikane është krejt i veçantë në krahasim me simotrat e saj të Europës Perëndimore, Kanadasë e Australisë. Si e tillë kjo kulturë është njëkohësisht edhe një përbërës kryesor i veçanësisë, apo eksepsionalizmit amerikan.

Kultura në fjalë i gjen rrënjët e saj në kombinimin e disa faktorëve të pranishëm qysh në fillimet e kolonizimit të kontinentit të ri në shekullin XVII, që konsolidohen pastaj në periudhën e revolucionit amerikan e themelimit të Shteteve të Bashkuara në shekullin XVIII, dhe vijojnë më tutje deri në ditët e sotme.

Një faktor i tillë ishte së pari mendësia e kushtëzuar nga ajo që kolonët dhe emigrantët ndodheshin përballë së panjohurës, një hapësire të pamatë e të paeksploruar, të mbushur me gjithfarëlloj rreziqesh ekzistenciale. Në këtë kuptim zhvendosja drejt perëndimit s’ishte veçse një shtyrje e vazhdueshme e kufirit ndërmjet qytetërimit dhe egërsisë, apo “dritës dhe errësirës” siç shprehej në termat e kohës. Kjo “mendësi kufitare” (frontier mentality) do të kishte doemos armën si mjetin parësor të mbijetesës, prej ku edhe përhapja masive e tyre në të gjitha etapat e historisë amerikane. Mendësia e kufirit gjendet e shprehur në mënyrë koncize edhe në shprehjen ende popullore “unë, Zoti dhe pushka ime”.

Një faktor tjetër ishte besimi absolut i amerikanëve tek liria e individit, tek aftësitë personale, tek zgjidhja e problemeve në nivel lokal, që ka sjellë detyrimisht edhe antipatinë e tyre tradicionale ndaj rolit të qeverisë, dmth të shtetit, në rregullimin e punëve të vendit. Përkushtimi ndaj lirisë personale shoqërohet kështu edhe nga pasioni për pushkën, si garantuese e asaj lirie. Duke qenë se në Amerikën koloniale s’kishte ndonjë ushtri të organizuar për mbrojtje nga jashtë, ky funksion u krye nga milicitë lokale, si një formë e hershme e qytetarit ushtar. Roli i madh i milicive lokale u duk qartë gjatë revolucionit amerikan 1776 – 1783: ato ishin njësitë e para që filluan rezistencën e armatosur kundër ushtrisë mbretërore britanike, pavarësisht se barra e luftës kaloi pak nga pak mbi ushtrinë e rregullt të Shteteve të Bashkuara, të njohur si Ushtria Kontinentale.

Por revolucioni amerikan ishte i ndryshëm nga revolucione të tjera të epokës moderne edhe në një drejtim tjetër tek i cili ja vlen të ndalemi pak. Lufta e pavarësisë amerikane, ose revolucioni amerikan, mbetet e vetmja revoltë madhore e dhunshme e epokës moderne që pati një përfundim pak a shumë pozitiv (për krahasim do të mjaftonin këtu shembujt e katastrofave njerëzore të shkaktuara nga revolucioni francez i 1789 (1) dhe ai rus i 1917). Një rrjedhim i drejtpërdrejtë i suksesit të revolucionit amerikan ishte idealizimi i rolit të milicive që përmendëm, dhe rrënjosja e iluzionit se milici të tilla janë të efektshme për t’i rezistuar, apo edhe për të mposhtur, një ushtri të rregullt profesionale. Në të vërtetë kjo nuk ndodhi gjatë revolucionit amerikan, sepse lufta u fitua në fund të fundit nga ushtria e rregullt e George Washington-it dhe aleatët e saj francezë. Aq më të pakta janë gjasat se një fitore e tillë mund të arrihet sot, në rast të një përplasjeje, e theksojmë, aspak të afërmendshme, ndërmjet qytetarëve të armatosur dhe ushtrisë federale amerikane. Por kjo nuk e zvogëlon aspak idealizimin që përmendëm në mendjet e amerikanëve, sidomos atyre në zonat rurale.

Roli i revolucionit në pasionin amerikan për armën del edhe nga krahasimi i Shteteve të Bashkuara me zotërimet e tjera të mëdha britanike, si Kanadaja apo Australia. Edhe te këto të fundit mendësia kufitare ishte gjithashtu e fortë, por në dallim nga Shtetet e Bashkuara, ato u shkëputën nga perandoria në mënyrë paqësore, duke mos njohur kështu një idealizim të tillë të armës e të qytetarit të armatosur.

Pas arritjes së pavarësisë amerikane kjo marrëdhënie speciale me armën u sanksionua edhe në Kushtetutën e vitit 1787 e cila në thelb është minimaliste, dmth i jep qeverisë federale kompetenca të kufizuara, që ajo të mos kthehet në tirani. Ishte pikërisht frika nga kjo e fundit që çoi në përfshirjen në kushtetutë të Amendamentit të Dytë, i cili rregullon të drejtën e shtetasve për të mbajtur armë. Atje thuhet se “një milici e rregulluar mirë është e nevojshme për sigurinë e një shteti të lirë, [prandaj] e drejta e njerëzve për të mbajtur armë nuk mund të shkelet”.

Edhe pas krijimit të Shteteve të Bashkuara shtyrja e kufirit drejt perëndimit vazhdoi, duke e bërë ende më të dukshëm idealizimin e figurës së eksploratorit guximtar me pushkën e ngjeshur. Më vonë shpikja e kinematografisë popullarizoi në përmasa të shumëfishuara figurën e sherifit e të kaubojsit, të cilët ndeshen me Indianët apo me lloj-lloj rreziqesh të tjera, dhe gjithmonë problemet ua zgjidh pushka. Në ngjashmëri me çka thamë më lart për rolin e revoltës së dhunshme fitimtare, as Kanadaja e as Australia nuk njohën prodhim të tillë në masë të filmave të kësaj teme.

Një faktor tjetër që s’mund të lihet pa përmendur janë edhe shpenzimet kolosale të lobingut nga ana e industrisë së armëve, të cilat janë rritur me hapa gjigante, krahas me politizimin e vazhdueshëm të çështjes së rregullimin ligjor të armëmbajtjes. Për fat të keq një politizimi të tillë nuk i ka shpëtuar as organizata më e madhe e përdoruesve të armëve, NRA (National Rifle Association – Shoqata Kombëtare e Pushkatarëve) e cila ekziston prej gati 150 vjetësh. Misioni saj fillestar ishte që nëpërmjet edukimit teorik e praktik të nxiteshin civilët t’i përdornin armët në mënyrë sa më të përgjegjshme dhe efektive. Kështu në raste trazirash milicitë lokale do të mund të mobilizoheshim me shpejtësi dhe të kryenin detyrën e mbrojtjes së rendit e qetësisë së qytetarëve. Në përputhje me këtë mision, organizata shprehej në favor të kontrollit të armëve në mënyrë që këto të fundit të mos binin në duar të pastërvitura, prej ku edhe pjesëmarrja e saj aktive në hartimin e një numri ligjesh federale të kësaj fushe.

Por që prej mesit të viteve 1970 NRA është kthyer praktikisht në një instrument të fuqishëm lobimi nga ana e prodhuesve të armëve, e angazhuar për heqjen e pothuaj çdo kufizimi mbi përdorimin e tyre. Në materialet e saj të shumta dhe në praninë masive në media, ajo thekson me të madhe idenë se armatosja gjer në dhëmbë është rruga më e mirë për t’u mbrojtur nga krimet e mundshme. Në kundërshtim me njërin nga qëllimet e saj fillestare, mbrojtjen e rendit në raste trazirash e rebelimesh, organizata në fjalë i mëshon fort idesë se qeveria përbën kërcënim e rrezik të përhershëm për qytetarët, prandaj ata duhet të jenë të përgatitur në çdo moment t’i rezistojnë e ta luftojnë atë. Rezultati i kësaj retorike, si edhe i pakënaqësisë ndaj rritjes së numrit të imigrantëve me ngjyrë, ishin nivelet e papara të shitjes së armëve pas zgjedhjes së Barak Obamës si president. Kjo ngaqë një masë e konsiderueshme individësh mendonin që një president zezak s’mund të bënte gjë tjetër përveçse të niste një luftë ndërmjet racave.

Forca e NRA dhe grupeve të tjera të ngjashme dëshmohet edhe nga fakti që ato shpenzojnë çdo vit rreth 15-16 herë më tepër se organizatat në anën e kundërt të këtij debati, dmth ato që synojnë rritjen e kontrollit mbi armëmbajtjen. Kemi të bëjmë si të thuash me një cikël vicioz ku prodhuesit e armëve bëjnë presion për heqjen e çdo kufizimi mbi armët, më shumë armë prodhohen e shiten, dhe më shumë viktima lëndohen në masakrat masive, aq të shpeshta në Shtetet e Bashkuara.

Më së fundi, një faktor po aq i rëndësishëm, dhe specifikisht amerikan, është edhe përkrahja e qëndrimeve të NRA nga ana e grupimit të madh politiko-religjioz të njohur si e Djathta Fetare (2). Në të vërtetë disa nga organizatat më aktive të këtij grupimi, si Family Research Council, apo American Family Association, janë shprehur kundër çdo kontrolli mbi armët dhe pozicionet e tyre zor se dallohen nga ato të NRA. Kështu ndjekësit e tyre, të cilët e konsiderojnë veten besimtarë kristianë, përmendin në mënyrë konsistente “mbrojtjen nga kërcënimet e qeverisë” si motivacionin kryesor për të mbajtur armë. Prandaj dyshimi dhe bile armiqësia ndaj autoritetit shtetëror, përkatësisht federal, nuk njohin veçse rritje, dhe kjo doemos që shoqërohet me të çara të thella në bazën morale të shoqërisë amerikane. Shprehje e këtyre tronditjeve ishte edhe fakti që pasuesit e së Djathtës Fetare votuan gati si bllok më 2016 për një kandidat tërësisht jo-konvencional, presidentin e sotëm Donald Trump, që mori 81 për qind të votave të tyre. Dhe mbrojtja e së drejtës për të mbajtur armë ishte ndër arsyet më kryesore për këtë përkrahje masive.

Ky entuziazëm për mjetet vrastare i bie ndesh haptazi moskundërshtimit të së keqes me dhunë, dhe përgjithësisht mënyrës paqësore të zgjidhjes së konflikteve, të predikuar nga Jezu Krishti. Kjo bëhet aq më tepër e dukshme kur një entuziazëm i tillë shprehet nga individë të cilët deklarohen “pro-jetës” dhe janë vendosmërisht kundër abortit duke e barazuar atë me vrasjen. Duket pra se ka këtu një kontradiktë të thellë e cila për fat të keq anashkalohet, e ashtu tregon se në këtë drejtim kultura merr përparësi dhe i mbivendoset besimit.

Si përfundim mund të themi se është pikërisht kombinimi i veçantë i faktorëve të lartpërmendur që ka kushtëzuar këtë kulturë të veçantë amerikane të armës, fort të dallueshme nga ato të vendeve të tjera të zhvilluara të Perëndimit. Ajo mbetet kësisoj një element qendror i kulturës së përgjithshme, pa të cilin s’mund kuptohen drejt as historia e as zhvillimi i kombit dhe shoqërisë amerikane.

(c) 2018, autori.


(1) https://peizazhe.com/2016/10/11/amerikani-apo-frengu/

(2) https://peizazhe.com/2017/03/06/gjeneza-e-se-djathtes-fetare-ne-shba/

23 Komente

  1. Milicia eshte e nevojshme per te shtuar radhet e ushtrise me vullnetare te pergatitur, kuptohet nqs ushtria do te kete nevoje. Cdo shtet perendimor ka trupa rezerviste, jo vetem Amerika. Ndersa ne bote, kampionet kuptohet qe jane koreanet, meqe e kane ndare mendjen te vriten me njeri-tjetrin deri tek koreani i fundit.

    Nuk ka ndonje lidhje kerthizore ligji i armembajtjes me nevojen e nje shteti per te pasur rezerviste. Ne Shqiperine komuniste ishin te gjithe rezerviste/zboriste, por armembajtja nder civile ishte ne nivelet me te uleta boterore.
    Nderkaq ne Zvicer rezervistet mbajne ne shtepi gjithe pajimet ushtarake dhe jane shume here me teper ne raport popullsie sesa ne SHBA.

    Gjithe keto perpjekjet konceptuale te veçantise amerikane jane me shume pasoje e paditurise se theksuar te opinionit publik amerikan sesi eshte bota. Nje opinion publik qe sillet verdalle nga te gjitha palet e interesuara.

  2. Hyllin, ju falenderoj për komentin, por s’jam fort i qartë se ku e keni fjalën. Në artikull nuk pretendohet gjëkundi se vetëm Amerika ka trupa rezerviste, as që ekziston ndonjë “lidhje kërthizore” ndërmjet ligjeve për armëmbajtjen dhe nevojës për rezervistë. Po ashtu nuk thuhet as që Amerika është i vetmi vend me kulturë armësh, sepse kultura të tilla janë të pranishme kudo ku njerëzit mbajnë armë. Prandaj kam përmendur edhe se koncepti i armatosjes së qytetarëve s’është specifikisht amerikan.

    Qëllimi i artikullit është vetëm të shpjegojë veçantinë amerikane në këtë lëmë, pra pse kultura amerikane e armës shkon deri në adhurimin e këtyre mjeteve vrastare, në shkallë të pakrahasueshme me simotrat Perëndimore. Dhe Zvicra që përmendni ju është ilustrim i saktë i argumentit tim: pra kudo në Perëndim njerëzia mbajnë armë, po vetëm amerikanët i konsiderojnë ato pjesë kryesore të indentitetit të tyre kombëtar. Sa për Shqipërinë komuniste apo Korenë ato më duket se nuk hyjnë fare këtu, meqë krahasimin e kam bërë mes vendesh të ngjashme të Western world.

    Më së fundi nuk kuptohet as se çfarë doni të thoni në dy fjalitë e fundit. Por do të isha më tepër i interesuar të dija jo fjalë të përgjithshme po nëse keni komente konkrete për ato çka kam rreshtuar konkretisht në artikull.

  3. Artikull shume interesant, pergezime autorit. Pergjithesisht shkrimet ia kam ndjekur me interes. Megjithese ne kete rast, me duket se shkrimi eshte i ndikuar politikisht dhe mbeshtet argumentet e te majtes amerikane.

    Realisht une vete nuk jetoj ne Amerike, dhe eshte kurioziteti qe me grish te ve ne pikepyetje disa perfundime prej shkrimit, si psh citoj:

    “Një faktor tjetër ishte besimi absolut i amerikanëve tek liria e individit, tek aftësitë personale, tek zgjidhja e problemeve në nivel lokal, që ka sjellë detyrimisht edhe antipatinë e tyre tradicionale ndaj rolit të qeverisë, dmth të shtetit, në rregullimin e punëve të vendit. Përkushtimi ndaj lirisë personale shoqërohet kështu edhe nga pasioni për pushkën, si garantuese e asaj lirie”.

    Pervec lirise, si koncept ne lidhje me perdorimin vetjak te armeve qendron dhe shenjteria e prones. Nje prej meme-ve me interesante qe perdorin perkrahesit e perdorimit te armeve eshte: the lock on my door is for your own protection, not mine. Vecantia e ligjeve amerikane, kam pershtypjen se shtrihet dhe ne rastet e vetembrojtjes (self-defence). Raste analoge te vetembrojtjes se qytetarit nepermjet perdorimit te armes, nuk degjon ne Evrope. Breitbart news, ka dhe nje liste ku rreshton te pakten 20 raste ku qytetaret kane mbrojtur veten legjitimisht nepermjet armes: http://www.breitbart.com/2nd-amendment/2016/12/29/20-times-bad-guys-guns-stopped-armed-citizens-2016/

    Me poshte, citoj:

    “Për fat të keq një politizimi të tillë nuk i ka shpëtuar as organizata më e madhe e përdoruesve të armëve, NRA (National Rifle Association – Shoqata Kombëtare e Pushkatarëve) e cila ekziston prej gati 150 vjetësh”.

    Politizimi i ceshtjes nuk eshte i njekahshem. E majta amerikane ka kohe qe mbeshtet “gun control”, dhe kjo ndodh gjithnje sa here ndodh ndonje prej masakrave te famshme – qe kane qene karakteristike e hershme ne Amerike.

    Gjithsesi, ka nje argument qe mua nuk me bind: nje apo disa persona, te vendosur per te kryer nje krim me arme, nuk e kuptoj sesi rregullimi juridik i dhenies se lejes per arme, do e ndalonte te kryente krimin e caktuar qe ka marre persiper. Rregullimet strikte juridike, me shume pengojne qytetaret te mbajne arme, sesa kriminelet! Te pakten argumenti qe jep e djathta amerikane eshte ky, dhe me duket shume legjitim.

    Dhe sigurisht NRA do qendroje perballe kerkeses per rregullime ligjore, sepse keto ne fund te fundit, i kerkojne te kufizoje aktivitetin e vet, madje dhe kufizimin e anetaresise.

    “Prandaj dyshimi dhe bile armiqësia ndaj autoritetit shtetëror, përkatësisht federal, nuk njohin veçse rritje, dhe kjo doemos që shoqërohet me të çara të thella në bazën morale të shoqërisë amerikane”.

    Perseri dhe ky konstatim nuk me duket i njekahshem. Ne cdo rast, e quajtura “armiqesi ndaj autoritetit shteteror”, eshte gjithnje sipas llogjikes karakteristike e opozites. Gjithsesi, sa per shembull dhe aq sa kam lexuar, nuk kam degjuar kund qe NRA te shprehej psh publikisht se do hidhte ne ere Shtepine e Bardhe, sic ka ndodhur vjet ne te famshmin marshim te grave nga nje figure shume e njohur publike.

    Edhe marredheniet nder-racore ne SHBA, perseri me duket se pasqyrohen ne menyre te njekahshme. Vertet e djathta fetare votoi ne perkrahje te Trump, por perballe tij ka qene kandidatja qe do t’i detyronte te pergatisnin torten e dasmes cifteve homoseksuale. Votimi en block i tyre me duket shume me legjitim, sesa ne krah te kundert votimi psh i njerezve me ngjyre ne mase te madhe ndaj kandidateve te Partise Demokratike, me mbi 90%. Medalja ka gjithnje dy ane.

    Gjithashtu perceptimi im nga larg, eshte se – nga ato qe kam lexuar, marredheniet nder-racore ne SHBA, jane perkeqesuar sidomos ne termin e dyte te president Obames. Niveli i dhunes gjate viteve te fundit te presidences Obama, jane rritur ne menyre te tmerrshme. Dhe cka eshte me interesante, eshte rritur dhuna dhe vrasjet brenda komuniteteve te njerezve me ngjyre. Eshte i famshmi “Ferguson effect’. E perseris se te gjitha te dhenat i kam nepermjet informimit se largu, gjithsesi nuk kam pare qe keto statistika te jene hedhur poshte.

    Kjo rritje dhune e bandave, prej atyre njerezve qe mbeshtesin kontrollimin ligjor te armembajtjes, rezonon ne menyre shume te ndryshme nga vete qytetaret armembajtes. Keshtu per shembull, nje argument te artikuluar qe kam degjuar, ka qene se Demokratet ne Amerike e perdorin kontrollin e armembajtjes si strawman, per shkak te mungeses dhe deshires per te nderhyre qe te rregullojne dhunen brenda komuniteteve qe ia kane si votues kryesore te tyre.

    Se fundi:

    “Kjo bëhet aq më tepër e dukshme kur një entuziazëm i tillë shprehet nga individë të cilët deklarohen “pro-jetës” dhe janë vendosmërisht kundër abortit duke e barazuar atë me vrasjen. Duket pra se ka këtu një kontradiktë të thellë e cila për fat të keq anashkalohet, e ashtu tregon se në këtë drejtim kultura merr përparësi dhe i mbivendoset besimit”.

    Ndryshimi midis njerezve qe hyjne ne zyrat e NRA dhe atyre te Planned Parenthood, eshte se te paret dalin te gjithe gjalle prej andej…

    Ka nje deduksion llogjik fallacy midis idese se armembajtjes dhe te drejtes per te vrare. E drejta e armembajtjes NUK eshte e drejte per te vrare! Eshte koncept filozofik ky, i predikuar prej te gjitha kulturave te lashta, si psh te arteve marciale. Te merresh me arte marciale, te shpjegojne te gjithe masterat e fushes, nuk do te thote te perdoresh dhune, apo te jesh pro dhunes. Do te thote perkundrazi, se behesh i afte te mbrosh veten, nese shikon qe ushtrohet dhune ndaj teje.

    1. I nderuar juliusx,

      Ju falenderoj per leximin e vemendshem dhe analizen e hollesishme te artikullit, po ashtu edhe per fjalet e mira qe thoni ndaj artikujve te kaluar.

      Po vendos ketu pergjigjet ndaj komenteve tuaja sipas rradhes:

      Se pari, per pershtypjen e pergjithshme qe shkrimi “mbeshtet argumentet e se majtes amerikane” ju lutem te keni parasysh se qellimi i vetem i artikullit eshte te shpjegoje dallimet brenda vendeve Perendimore ne lidhje me kulturen e armes, pra çfare e dallon Ameriken nga te tjeret, duke mbetur gjithmone brenda Perendimit. Tashti ne kete sfere, pra ne boten Perendimore, keto kategori variojne me diapazone te gjera: e majta amerikane eshte qendra ne Europe, ne mos centro-destra. Prandaj besoj se eshte me mire t’u shmangemi pergjithesimeve te tilla.

      Se dyti, shenjteria e prones. Per kete besoj se do te jeni dakord qe ky koncept s’eshte specifikisht amerikan, prandaj nuk mund te sherbeje si baze per te shpjeguar dallimet Amerike-Europe.

      Se treti, politizimi. Une nuk mendoj se levizja per “gun control” eshte e papolitizuar, po vetem se ata jane miu i fabules perballe elefantit NRA, prandaj kam marre shembullin e kesaj te fundit. Po ashtu kam shpjeguar se dikur ajo nuk ishte e politizuar. Tashti çeshtja se perse politizimi eshte bere i tejskajshem keto 40 vitet e fundit meriton diskutim te veçante, pra s’mund te trajtohet ketu.

      Se katerti, ajo e rregullimit juridik si parandalues te krimit ja vlen te diskutohet, por pozicioni “kriminelet do t’i gjejne armet se s’ben” mua nuk me duket shume bindes. Meqe jemi ne kuandrin e Western world, le te shtrojme pyetjen se pse s’jane te mbushura me krime ato shoqeri ku ka kontroll armesh? Atehere veçantia e Amerikes mbetet roli i dhunes fitimtare, dhe glorifikimi i saj per shkaqet qe kam dhene ne artikull.

      Se pesti, armiqesia ndaj autoritetit shteteror eshte tipar i kahershem i identitetit amerikan, perseri per arsye qe s’mund t’i trajtojme gjeresisht ketu. Por eshte baza e partise republikane ajo qe dallohet sot per kete lloj qendrimi, se demek do t’i rezistoje fermeri Jack qeverise federale. Shembulli anekdotal qe jepni per NRA dhe ate figuren nga marshimi i grave s’mund te jete baze per pergjithesime te pozicioneve politike te te dy paleve.

      Se gjashti, per marredheniet nder-racore kam permendur vetem rritjen e papare te shitjeve te armeve nga frika e presidentit zezak, gje qe mbetet fakt. Ajo qe ju prekni kalimthi per legjitimitetin e votimit en block te Religious Right per Trump eshte perseri nje teme e gjere diskutimi, por disa elemente mund t’i gjeni te ky shkrim imi i meparshem:

      https://peizazhe.com/2016/08/22/kah-na-erdhen-keta-trumpista/

      Se shtati, persa thoni lidhur me rritjen e dhunes brenda komuniteteve me ngjyre apo marredheniet nder-racore ne pergjithesi, ato nuk jane objekt i shkrimit tim, pra kot qe te kuturisemi atje.

      Se teti, citati im qe keni sjelle eshte ne perputhje me ate qe doktrina morale kristiane, specifikisht ajo katolike, e quan “etike konsistente pro-jetes” dmth edhe kunder abortit, edhe kunder denimit me vdekje, edhe kunder militarizmit-luftes, edhe kunder eutanazise, edhe kunder vetevrasjes ne rast semundjeje te pasherueshme. A mund te me thoni ndonje shembull prononcimi nga NRA apo nga Religious Right kunder denimit me vdekje apo kunder luftrave? Ajo qe sillni per ndryshimin mes njerezve qe hyjne tek NRA dhe Planned Parenthood eshte e gjetur si batute, po s’mund te sherbeje si argument ne debat.

      Se fundi, mua me duket se s’kam bere ndonje lidhje logjike midis idese se armembajtjes dhe se drejtes per te vrare. Jam shume dakord qe s’jane e njejta gje, pra no contention here.

      Shpresoj t’ju kem sqaruar sadopak. Ju falenderoj edhe nje here per analizen tuaj konstruktive.

      1. Cdo analize e caktuar e nje fenomeni cfaredo, behet nepermjet kendveshtrimit te subjektit qe e kryen kete analize. Ne kete rast, subjekti, – vezhguesi jeni ju. Analiza nuk eshte e shkeputur kesisoj prej subjektivizmit per te cilin une perseri them se anon nga ana e te majtes amerikane. Ne rast se pretendimi juaj eshte per nje analize objektivisht absolute, nuk mund tu them dicka tjeter.

        Per piken tjeter, nuk do isha teresisht dakord. Nga sa di, nuk ka ligje te njejta qe e mbrojne shenjterine e prones njesoj. Ne Amerike, po shkele ne pronen e tjetrit pa leje te vrasin, dhe nuk quhet krim. Ne disa vende te Evropes perkundrazi, ke te drejte te zesh nje shtepi e cila nuk eshte ne pronesine tende, por eshte bosh dhe nuk ka njerez qe banojne ne te prej vitesh. Ne Hollande, ligji per ndalimin e zaptimit te prones (squatting), doli vetem ne vitin 2010 – u shoqerua dhe me protesta te shumta. https://en.wikipedia.org/wiki/Dutch_squatting_ban. Ky eshte nje prej shembujve, por besoj se ka shume me teper, madje dhe te paqyruara ne legjistlacionin perkates te cdo vendi.

        Tani ju shkruani se mbrohet liria e individit. Liria eshte koncept shume abstrakt, brenda lirise se individit eshte edhe kapitali qe ky individ zoteron. Sa me i madh kapitali zoterues i individit, prestigji dhe pushteti, aq me teper lind nevoja qe ky te mbrohet. Truprojet e kongresmeneve, senatoreve dhe politikaneve – edhe atyre te partise Demokratike Amerikane, mbajne arme per t’i mbrojtur.

        Per kete piken tjeter:
        “Meqe jemi ne kuandrin e Western world, le te shtrojme pyetjen se pse s’jane te mbushura me krime ato shoqeri ku ka kontroll armesh”?

        Le te shtrojme pyetjen tjeter atehere: Cfare karakteristikash ka krimi me arme ne Amerike?
        Apo pyetjen tjeter qe eshte nje goxha “hot potato” ne kryeqendren e korrekteses politike: cilet jane keta njerez qe kryejne krime me arme ne Amerike?

        Po te parashtroj me poshte nje studim statistikor nga Ron Unz – Race and crime in America http://www.unz.com/runz/race-and-crime-in-america/

        Per ta permbledhur:
        – Armembajtesit ne Amerike jane kryesisht meshkuj te bardhe.
        – Krimi me arme ne Amerike perfaqesohet disproporcionalisht nga njerezit dhe komunitetet ku ka me shumice njerez me ngjyre.
        – Partia Demokratike kerkon ligje per gun control, por nuk shprehet asnjehere dhe nuk thote asnje fjale per komunitetin nga i cili buron krimi ne menyre disproporcionale. Perkundrazi, nepermjet qendrimit qe mban per kete ceshtje, katalizon dhunen e brendshme brenda ketij komuniteti – Ferguson Effect.

        Nuk ka njeri tjeter qe nuk e sheh strawman-in ketu? Eshte akoma e pamundur te shihet se pse keta jane “miu”, perballe Elefantit? Se pse argumentet e tyre nuk pijne uje posacerisht per kete ceshtje?

        Per karakteristiken e amerikaneve, perballe tiranise qeveritare, kam mundur te kuptoj dicka, po ajo qe kam kuptuar eshte kryesisht e permbledhur ne thenien: individ i forte, shtet i dobet. Ndryshe, mosnderhyrja e shtetit ne jeten e individit. Por pergjate historise amerikane, nuk di rast, nese perjashtojme luften civile, qe baza republikane e Amerikes, te kete ngritur literalisht armet kunder qeverise federale.

        Ne te kundert, qe prej zgjedhjes si president te Trump, e majta amerikane ka ndermarre shume here pjese ne demostrata te dhunshme, ka nxitur dhune nepermjet retorikes se vet shume here me pasoja demtime prone dhe dhune fizike ndaj atyre qe konsideron si te djathte dhe mbeshtetes te Trump, megjithese ne menyre te kollajshme te gjithe keta i identifikon si “nazi” kohet e fundit.

        citoj:

        “Se fundi, mua me duket se s’kam bere ndonje lidhje logjike midis idese se armembajtjes dhe se drejtes per te vrare. Jam shume dakord qe s’jane e njejta gje, pra no contention here”.

        Ja ku eshte paragrafi qe ben kete lidhje:

        Ky entuziazëm për mjetet vrastare i bie ndesh haptazi moskundërshtimit të së keqes me dhunë, dhe përgjithësisht mënyrës paqësore të zgjidhjes së konflikteve, të predikuar nga Jezu Krishti. Kjo bëhet aq më tepër e dukshme kur një entuziazëm i tillë shprehet nga individë të cilët deklarohen “pro-jetës” dhe janë vendosmërisht kundër abortit duke e barazuar atë me vrasjen”.

        Armembajtja cilesohet si “entuziazem per mjetet vrastare”. Aborti eshte vrasje, armembajtja jo. Armembajtesi per mendimin tim, eshte ai person normal qe kur i behet pyetja: Nese do kercenohej jeta e te afermve tuaj dhe juaja, a do perdornit arme per ta mbrojtur?, pohon se do e bente. Me statistika i bie te jene shumica e njerezve. Mbase nder keta njerez jeni edhe ju vete. Edhe kur nuk e ve doren ne shkrep te pushkes vete, ua delegon ate te tjereve.Si per shembull, kur korrenspodentet e CNN le te themi, shkojne ne Haiti per te bere nje reportazh dhe per te bindur qytetaret amerikane se ky vend nuk eshte shithole, shoqerohen me truproje te armatosur.

        Per kete pjese te fundit:

        “A mund te me thoni ndonje shembull prononcimi nga NRA apo nga Religious Right kunder denimit me vdekje apo kunder luftrave? Ajo qe sillni per ndryshimin mes njerezve qe hyjne tek NRA dhe Planned Parenthood eshte e gjetur si batute, po s’mund te sherbeje si argument ne debat”.

        Ja nje batute tjeter qe eshte shume relevante atehere: NRA, ndoshta e vetmja shoqate qe akuzohet per krime qe asnje nga anetaret e saj nuk ka kryer.

        Ju jap te drejte, por nuk me duket se e drejta per te mbajtur arme, eshte kale i mire beteje per te nxjerre kete konkluzion.

      2. Ka dhe dicka tjeter qe dua te shtoj ne lidhje me ceshtjen ne fjale. Une shikoj dicka thelbesisht imorale ne shtrengimin e tjetrit per te pasur nje qendrim te caktuar, duke e zhveshur veten prej te njejtin qendrim, me arsyen se atij parimi nuk i beson vete. E kam fjalen, te djathtes fetare i kerkohet te luaje sipas rregullave te rolit qe ia dikton morali i saj – ai kristian, duke shperfillur njekohesisht te njejtin moral kristian ne vendimet dhe pasojat e shoqerise se sotme amerikane. Nese ka grupim social kulturor dhe elektoral qe ka ceduar maksimalisht terren ndaj politikave te se majtes amerikane, ky grupim nuk ka emer tjeter, pervec te djathtes kristiane. Tani te djathtes kristiane, me fjale te tjera, i kerkohet “te haje bar dhe parimet te mos i shese”.

        Mua kjo me duket thelbesisht imorale.

        1. Julius, e çmoj mjaft interesin tuaj, po prape me duket se po flasim “past each other”. Do te ishte mire qe te komentonit rreth pikave specifike te artikullit apo te komenteve pasuese, se ashtu shmaget edhe venia ne gojen e autorit te fjaleve te cilat ky i fundit (ne kete rast une) s’i ka thene fare.
          Askund nuk pretendova se shkrimi im eshte nga pozita te objektivitetit absolut, thjesht thashe qe “e majta amerikane baraz qendra ose qendra e djathte ne Europe”. Vetem kaq. Nese s’jeni dakord, mund ta kundershtoni, po prape do ishte dalje nga tema.

          Shenjterine e prones e perjashtova si argument sepse ajo eshte e tille ne gjithe Perendimin. Tashti, menyrat apo mjetet per ta mbrojtur ate shenjteri ne vende te ndryshme, doemos qe do jene e ndryshme, po kjo do ishte perseri nje teme krejt tjeter.

          Pyetjen se pse nuk ben hatane krimi ne vende te tjera e shtrova si pergjigje ndaj argumentit tuaj se armatosja e te gjithe popullit punonjes eshte menyra me e mire per t’u mbrojtur nga krimi. Nuk me duket e udhes qe pyetjes time t’i vesh perballe nje tjeter si ajo qe thoni per karakteristikat e krimit ne Amerike. Kjo do ishte hera e trete qe do kuturiseshim tutje nga tema. Nuk kam as me te voglin kundershtim nga ato qe thoni per krimet ne Amerike, sepse nuk kam pasur ate qellim ne artikull (ju kerkoj ndjese qe po e perseris kete gje kaq shume here).

          Tek miu dhe elefanti sikur i afrohemi ca temes se shkrimit, une krahasimin e perdora persa u perket shpenzimeve te seciles pale. Tashti mund te kete nje lidhje ndermjet krimeve nga zezaket dhe frikes se te bardheve prej tyre, prej ku edhe armatosja, shpenzimet e medha etj. Kjo ndoshta do ishte nje diskutim me interes. Por argumenti im kryesor eshte se armatosja, glorifikimi i dhunes etj, vijne nga ato kushtet historike qe kam permendur, per te cilat ju nuk thoni gje. Ajo tradite historike mundeson pastaj edhe NRA, shpenzimet e medha te saj, etj. A lidhet kjo me rritjen e krimeve nga zezaket ne vitet ’70? Nuk kam ndonje opinion per kete.

          Ajo tjetra per individ i forte, shtet i dobet nuk jam i sigurt nese mund te pergjithesohet. Ndoshta duhet krahasuar me Zvicren apo Australine. S’kam ndonje argumentim te thelluar, po nga bisedat me banore te atyre viseve kam arritur ne perfundimin se ata zor se mund ta pranojne nje kundervenie te tille. Pse te mos jene te dy te forte? Po nejse, se prape dolem nga qerthulli yne.

          Per entuziazmin per mjetet vrastare me lejoni t’ju them se keni nxjerre nje perfundim tejet te gabuar. Askund s’kam barazuar armembajtjen me ate lloj entuziazmi. Kam thene bile edhe se njerezia mbajne kudo arme, po vetem ne Amerike ka nje entuziazem te tille per to. Pra kjo eshte e veçanta e Amerikes, entuziazmi dhe adhurimi, krahasuar, po e theksoj prape, me kusurin e Perendimit. Edhe abortin e permenda vetem si pjese te “etikes konsistente pro-jetes” (te cilen e keni injoruar), nuk thashe as edhe nje fjale te vetme me teper.

          Me se fundi, per Religious Right nuk e kuptova shume mire fillimin e paragrafit tuaj, por ata futen ne kete diskutim sepse ata i kane veshur vetes rolin e autoritetit moral te Amerikes. Rjedhimisht mesuesit apo liderit do t’u kerkohet me teper se sa nxenesve apo pasuesve, apo jo? Perfundimin tuaj se “nese ka grupim social kulturor dhe elektoral qe ka ceduar maksimalisht terren ndaj politikave te se majtes amerikane, ky grupim nuk ka emer tjeter, pervec te djathtes kristiane” nuk di ku e keni gjetur. Po ashtu nuk jam i sigurt se sa e njihni ate grupim, nga studimet e mia nuk me rezulton ashtu. Do ju keshilloja per kete t’i hidhnit nje sy librit tim “Nje komb nen Zotin” botuar ne Tirane me 2016 nga AIIS. Ose edhe shkrimeve e mia te meparshme tek Peizazhe te Fjales.

          Ju falenderoj edhe nje here per komentet tuaja.

          1. Po komentoj vetem per paragrafin e fundit, se po te nis e replikoj mbi te tjerat, diskutimi do kthehet ne loje kungulleshke.

            Po e shkruaj popullorce: nuk mund te fillosh e te zesh me shpulla kristianet e Amerikes, dhe te pretendosh gjithashtu te kthejne faqen tjeter sa here hane nga nje dacke, sepse morali i tyre i shtrengon ta bejne kete gje, ne te njejtin moment kur vete ndihesh i cliruar nga i njejti moral. Kjo eshte imorale. Nese e do nga ana akademike, eshte termi i pershkruar nga Nassim Taleb “having skin in the game”.

            Qe do te thote: duhet te jesh vete mbartes i nje morali te caktuar – madje ta shpallesh ate, qe te kritikosh tjetrin per moral.

            “Perfundimin tuaj se “nese ka grupim social kulturor dhe elektoral qe ka ceduar maksimalisht terren ndaj politikave te se majtes amerikane, ky grupim nuk ka emer tjeter, pervec te djathtes kristiane” nuk di ku e keni gjetur”.

            Kam perdorur dy mjete pergjithesisht per te nxjerre kete konkluzion:
            1 – Studimet statistikore (ato per te cilat kam mundur te kem akses)
            2 – Vezhgime empirike.

            Ne lidhje me te paren, aderuesit e te djathtes kristiane, kryesisht jane WASP. Keto 30 vitet e fundit, per shkak te politikave emigruese qe ka ndjekur SHBA, relevanca e tyre demografike ka ardhur duke u ulur. Demography is destiny. Gjithe rezultatet e tjera ne cdo fushe: sociale dhe kulturore, jane pasoja te kesaj politike, perderisa demokracia deri me sot, eshte vec loje numrash.

            Per ceshtje te tjera sociale: aborti, institucioni i marteses, relevanca e besimit sidomos atij kristian, ne te gjitha aspektet e jetes shoqerore amerikane, koncepte te cilat historikisht i ka mbeshtetur e djathta kristiane, kane ardhur duke u zvenitur dhe duke u shperfillur. Ne pothuajse te gjitha betejat kulturore te ndodhura ne Amerike, gjate ketyre viteve, e djathta kristiane ka humbur.

            Dhe cila ka qene alternativa zevendesuese e kesaj humbjeje? Te me pyesnin mua, do thosha degjenerim total, i quajtur ndryshe “marksizem kulturor”.

            Ju faleminderit dhe juve per replikat.

            1. Julius, vertet sikur e zgjatem shume dhe diskutimi po behet kungulleshke. I qendroj mendimit qe kam shprehur disa here me lart se per te shmangur nje “kungulleshkezim” te tille duhet te mos largohemi nga tema. Dhe mundesisht t’i pergjigjemi vetem asaj çka thote bashkediskutuesi, as me shume e as me pak. Po nejse.

              Ajo qe dua te ve ne dukje ne kete reagim te rradhes eshte presupozimi juaj ne paragrafin e pare, ate me shpulla. Ju thoni se s’duhet t’i marrim ata me shpulla “ne te njejtin moment kur vete ndihesh i cliruar nga i njejti moral. Kjo eshte imorale”. A mund te kini miresine te sqaroni se kujt i drejtoheni ketu me kete “vete ndihesh”? Nese e keni fjalen personalisht per autorin, dmth mua, a nuk ju duket se beni nje presupozim pak si te guximshem? Sepse ju s’keni asnje ide as per parimet e mia morale e per asgje tjeter rreth personit tim, perveç sa kam shkruar ne artikull dhe ne keto shkembime rrjedhuese. Nga e dini ju qe une ndihem i çliruar prej parimeve morale ne fjale? Mos valle sipas mendimit tuaj po te kritikosh Relig Right per hipokrizi do te thote qe duhet te jesh patjeter kunder moralit kristian? Mbase ju mendoni se te gjithe besimtaret kristiane te Amerikes duhet te jene pro-Religious Right, perndryshe besimi i tyre nuk vlen. Po te jete vertet ky mendimi juaj, ju siguroj se jeni krejt gabim. Egziston nje mase e madhe kristianesh, ku bej pjese edhe une, te cilet nuk e perkrahin asfare veprimtarine e Relig Right dhe e shohin ate si para se gjithash politike, e pastaj, po andej nga fundi ama, edhe pak si religjioze. Ne çdo rast, edhe per diskutime me te thelluara rreth kesaj pike ju keshilloj librin tim te lartpermendur.

              Kerkoj ndjese qe u zgjata, sepse diskutimi u kthye nga armet, tek Religious Right, duke vertetuar ate çka thashe me siper per rreziqet e daljes nga tema. Kuptohet qe nese ju me “vete ndihesh” keni parasysh te gjithe masen e kritikuesve te Relig Right, atehere e terheq teresisht paragrafin e mesiperm. Po perseri qe t’i akuzosh kritikuesit e RR per imoralitet apo hipokrizi ne kete pike, duhet te jesh i sigurte per parimet e tyre morale, Nuk e besoj se ju e dini kete me siguri, nese po, atehere terhiqem.

              Me poshte, per perdorimin e statistikave per te gjykuar per ate “cedimin maksimal” ndaj politikave te se majtes amerikane, do te isha shume kurioz, se s’kam hasur ndonje te tille deri tashti. Per betejat e humbura te RR perseri s’na lejon vendi te flasim ketu sepse eshte nje teme krejt e veçante.

              Se fundi, per marksizmin kulturor mund t’ju jap te drejte, por nuk me duket fort e sakte alternativa “ose Religious Right, ose marksizem kulturor”.

              Falenderime e mbetshi me te mira!

  4. Ne fakt Ernest, nderhyrja ime eshte njefare kritike ndaj te dyja paleve, te cilat e kane kthyer çeshtjen e armembajtjes ne çeshtje elektorale te perhershme dhe per mendimin tim as kane per ta zgjidhur persa kohe qe me te merren vota nga te dyja palet. Pra eshte vetem propagande dhe e destinuar te ngelet e tille.
    Ne veçanti, argumenti qe mbart amendamenti i dyte, rreth milicise/rezervisteve qe automatikisht legjitimon armembajtjen, eshte teresisht anakronik. Jo vetem anakronik, por edhe me kontradikte te brendshme sepse argumenti i milicise do te justifikonte armembajtjen e miliceve/rezervisteve por jo e te gjithe civileve.
    Pra vete amendamenti ka probleme logjike, sepse nevoja e shtetit per rezerviste do te legjitimonte armembajtjen nga ana e rezervisteve, jo nga ana e popullit si teresi njerezish (per t’u verejtur qe people nenkupton shtetas, por nuk eshte vene shprehimisht shtetas, duke lene mundesi interpretimi edhe per ata qe jane emigrante joshtetas).
    Koncepti i popullit/njerezve ketu(people) ka hierarki me te ulet sesa i militia, pra rrjedhoja logjike e pjeses se pare te amendamentit do te ishte je popull i milicise atehere ke te drejte te mbash arme, jo qe kushdo ka te drejte te mbaje arme.
    Pra amendamenti ne shqip eshte nje çorbe konceptuale.

    Nderkaq, vetem populli si sovran , principi i pushtetit suprem, mund te legjitimoje armembajtjen, dmth une populli si pushteti suprem vendos te mbaj arme. Ne fakt populli kur vepron si pushteti suprem nuk ka nevoje ta argumentoje pse i duhet te mbaje arme, eshte si puna e Zotit, e ben diçka dhe nuk i jep llogari askujt, pse si e qysh.

    Limitet qe i vendosin Kushtetutat pushtetit te popullit jane shume te medha, ne fakt ska asnje kushtetute ne bote qe te jete logjikisht rigoroze me principin e popullit sovran, i cili paradoksalisht vendos e voton nje kushtetute e cila ia limiton gjeresisht pushtetin.
    Ne rastin ne fjale, argumenti qe i jep armet ne fakt ia limiton popullit sovran kapacitetin per te vendosur qe te mos mbaje arme, pra i limiton mundesine per t’u shprehur si sovran.

    Si ne pothuaj cdo aspekt tjeter edhe ketu populli trajtohet si femije nga Ati, i cili nuk eshte trinitet, por shumesi /oligarki/aristokraci/elite/pari.

    Mandej , ceshtja e armes dhe identitetit eshte caze spekullative, se edhe ne themi nuk e çarmatos njeri shqiptarin, mirepo na çarmatosi Enveri dhe nuk eshte se beme ndonje referendum ne 1992 per te caktuar nese armembajtja eshte legjitime apo jo, madje nuk u lejohet mbajtja e armes as rezervisteve. Mbaj mend nje periudhe Sala ua hoqi pistoletat e sherbimit edhe oficereve te ushtrise, nje idiotesi e pashembullt ne historine e njerezimit.

  5. Hyllin, keni shume te drejte per kthimin e armembajtjes ne çeshtje elektorarale te perhershme, si e quani ju, por arsyet se perse kjo ndodh ne Amerike e jo gjekundi tjeter duhen gjetur te kulturat perkatese, dmth ajo çka jam munduar te analizoj ne artikull.
    Po ashtu per kunderthenien logjike te Amendamentit II perseri jam dakord. Interpretimi ka ndryshuar sipas ndryshimeve te situatave politike: dikur anonte nga milicia, me vendimin e Gjykates se Larte me 2010 kaloi teresisht ne favor te individit. Zor se mund te kufizohet kesisoj edhe e drejta per te pasur bazooka, flakehedhese, mortaja, pse jo edhe artileri kunderajrore ne perdorim personal se “nuk i dihet”.
    Kufizimet qe vendosen nga kushtetutat jane te tilla, dmth kufizime, por jane votuar nga sovrani, populli, prandaj gjithesecili duhet te jete i ndergjegjshem per to. Ashtu si brenda familjes, apo brenda çdo organizmi shoqeror, ku ka rregulla te caktuara.

    Identiteti kombetar dhe çeshtja e armes eshte pikerisht ajo çka e dallon Ameriken, kete jam munduar ta shpjegoj. Ju thoni se perseri ajo mbetet “spekullative” po nderkaq nuk permendni se cili nga argumentat e mia s’ju duket i vlefshem. Sa per shembullin e “çarmatosjes se shqiptarit” me lejoni ta perseris edhe nje here se as Shqiperia, as shqiptaria apo trevat shqipfolese nuk ishin objekt i shkrimit tim, pra nuk di nese shtojne ndonje gje. Por meqe e zute perseri me goje, po shtoj edhe une kalimthi se edhe Zogu beri çarmatimin e popullsise me 1925, por jo me qellime aq te mbrapshta sa te Dulles.

    1. Ernest ne pergjithesi kur flitet per veçanti apo veçanesi, flitet ne baze te nje logjike krahasimore brenda nje konteksti te percaktuar mire, se nqs konteksti nuk percaktohet mire atehere konteksti zgjerohet deri ku mberrin njohja jone. Gjithsesi nje koncept si american exceptionalism i referohet Amerikes e Botes, jo Amerikes e ish-kolonive, apo Amerikes e Europes.
      Spekullimi im eshte se ne Amerike eshte çeshtje elektorale e perhershme sepse nuk ka nje Amerike e nje identitet te qarte amerikan, po ka te pakten dy Amerika, ku njera, ajo e hapesirave te gjera, eshte me specifikisht amerikane dhe tjetra, ajo e qyteteve te medha ne zonat e shtetet me dendesi te larte popullsie,ca me europiane.
      Nevojat e dy Amerikave jane te ndryshme edhe ne trajtimin e armes, le te themi qe ne Wyoming me 2 banore per km2 arma ka tjeter kuptim nga New Jersey me mbi 400 banore per km2.

      Kur them qe kushtetutat penalizojne sovranin, nuk them qe kushtetuta duhen hequr, por qe kushtetutat nuk duhet ta penalizojne sovranin popull ne favor te elitave e oligarkive gjithfaresh. Rasti ne fjale, nje amendament kunderthenes pengon trajtimin e çeshtjes me konkretisht, qe sovrani te shprehet me konkretisht.
      Nqs ne Wyoming me 2 banore/km njerezit duan arme, po le t’i mbajne, se ai shtet eshte bosh, ka me shume arinj e kafshe te tjera te egra sesa njerez. Nqs ne New Jersey, me 400 banore /km2 njerezit perplasen nga 10 here ne dite me njeri-tjetrin dhe jane me te qete pa arme, atehere te mos i mbajne.

      Kesaj i them sovrani qe shprehet dhe qe nuk penalizohet nga Kushtetuta. Se kur amendamendi nga pikepamja logjike duket si i bere nga nje defiçent ose emigrant qe sapo ka mesuar anglishten, nuk ke pse angazhon gjithe kokat per te kuptuar se çdonte te thoshte autori, apo t’i besh intepretim si te ishte shprehje e Bibles.
      E drejta i jepet individit, po argumentimi pse del kjo e drejte eshte kunder individit. A nuk do ishte me e thjeshte qe te behej nje amendim i amendamentit.

      p.s e di qe e beri Zogu, per te parandaluar nje 1924 tjeter, po ai carmatim ngeli ne leter, se Zogu nuk e kontrollonte dot territorin; ne male ishte si me pare, ne fusha dominonin bejleret ndersa shteti ishte sa per garniture. Duhet te kemi parasysh se shqiptaret u thirren gjeresisht si rekrute nga Turqia ne mobilizimin e 1912, si kurre me pare dhe ushtaret shqiptare dezertuan masivisht pas thyerjes turke nga Serbia, duke marre me vete ne shtepi armatimin, keshtu qe duhet te kete pasur shume arme te tipit mauzer ne qarkullim. Historiografia jone hesht ne kete pike, se kemi mizen nen kesule,

      1. Hyllin, s’kam ndonje kundershtim rreth atyre sa thoni persa u perket kufizimeve te kushtetutave, raporteve me sovranin, etj, po perseri e theksoj se keshtu futemi te nje diskutim tjeter dmth rreth historise se Amendamentit II, interpretimeve te ndryshme etj. Pra tek diçka qe, pavaresisht se e afert, nuk eshte objekt i drejtperdrejte i artikullit tim.

        Por me duhet te ve ne dukje se premisa juaj per konceptin e “American exceptionalism” nuk eshte e njejte me timen. Me duket se e kam thene qysh ne fillim te artikullit se konteksti i krahasimit tim eshte vetem bota Perendimore. Ketij konteksti i jam permbajtur ne te gjithe shtjellimin tim. Dhe mendoj se ka me shume kuptim te shikohet Amerika ne dallimet e saj brenda kesaj pjese te botes, sepse te gjitha ato shoqeri kane te perbashket origjinen, sidomos bazuar ne botekuptimin judeo-kristian. Po ashtu edhe nje numer parimesh te organizimit te tyre te cilat nuk eshte vendi t’i shtjellojme ketu me hollesi. Thjesht dua te them qe krahasimi i Amerikes me vende te tjera te Perendimit eshte me me vend se sa krahasimi i saj me Shqiperine, Kinen apo Marokun.

        Falenderime.

        1. Jam dakort qe kembengulja jote e tregon tashme qarte kontekstin, po terminologjia e perdorur te huton. Ti thua se ke nje koncept tendin, po une nuk kam nje koncept timin; une me American exceptionalism, nenkuptoj ate qe nenkuptohet gjeresisht rreth unicitetit amerikan ne Bote. Ne kete kuptim eshte edhe nderhyrja ime persa i perket opinionit publik ne Amerike. Me e keqja eshte se opinioni publik ne Amerike nuk e di qe Amerika nuk eshte me ne pararoje te asgjeje me vlere ideore, se ne renditjet boterore persa i perket sistemit politik nuk eshte me demokraci e plote dhe ka nja 20 vende para.
          Ne kete kuptim, çeshtja e armeve eshte bishti i kavallit, qe sillet e risillet nga palet si te ishte violina e pare e orkestres amerikane.
          Meqe u diskutua me lart per te djathten fetare, kriminalitetin, armembajtjen, hipokrizine dhe çeshtjen e shpulles ne faqen tjeter, po hedh edhe une dy leket e mia.

          Doktrina e krishtere nuk i ka dhene ndonjehere dum çeshtjes se shpulles ne faqen tjeter. Ka gjithnje nje pale qe thote se Krishti deboi me kamzhik tregtaret nga tempulli. Ne fakt, ne aktivitetin e dikujt, e bera ka hierarki me te larte sesa e thena, dmth nqs e bera me te thenen duket se jane ne kundershti atehere e thena interpretohet qe te mos bjere ndesh me te beren.

          Une kete çeshtje e kuptoj me shembullin e Demostenit te Athines. Demosteni hengri nje shpulle ne publik nga nje kundershtar i tij politik, nje pasanik. Demosteni ka qene hoplit, ne fakt ka qene edhe trierark (komandant i nje triremeje), por perkufizimi i tij si qytetar lidhej me shtresen e hopliteve, si te ndryshem nga kaloresia, ku ishin aristokratet. Si hoplit ky paraqitej ne lufte, me armet e veta, te cilat i blinte vete dhe i mbante ne shtepi.
          Pra Demosteni si çdo hoplit ishte njeri i armatosur deri dhe dhembe. Sot do perkufizohej si rezervist.

          Ideja eshte qe Demosteni, nje njeri ligjerisht i armatosur, hengri nje shpulle ne publik. Ai e hodhi ne gjyq, nuk reagoi sy per sy dhe dhemb per dhemb. Ne fakt, ne akuzen qe ngriti ai vuri ne dukje nevojen e nje shteti ligjor kunder abuzimit te pasanikeve. Lidhja ishte qe sy per sy e dhemb per dhemb eshte ligj ose praktike qe favorizon pasaniket dhe me te fortet, ndersa shteti ligjor mbron qytetaret nga abuzimi i me te forteve, te cilet rendom jane me te pasurit.

          Ketu te vijme tek Krishti dhe shpulla ne faqen tjeter. Krishti nuk thote qe nuk duhen perdorur mjetet ligjore nqs ha shpulle apo te vidhen teshat apo peson nje abuzim çfaredo.
          Ai ve ne dukje qe personalisht t’i duhet ta falesh dhe duash armikun tend e te mos perdoresh parimin e taljonit, sy per sy e dhemb per dhemb. Kjo nuk perjashton qe ta hedhesh ne gjyq, pra ta kalosh nga çeshtje private ne çeshtje publike.
          Privatisht ti duhet ta falesh e duash, por çeshtja ka nje aspekt publik, te cilen ti si respektues i ligjit duhet ta nxjerresh ne pah.

          Edhe pse mund te duket si hipokrizi qe ti ta falesh e duash armikun e pastaj ta hedhesh ne gjyq, ne fakt, vete ligji te kerkon ta hedhesh ne gjyq, sepse rrahjen apo vjedhjen i trajton si çeshtje publike. Pra njekohesisht ti mund ta falesh e duash armikun per te qene ne rregull me Zotin, por edhe duhet ta hedhesh ne gjyq per te qene ne rregull me ligjet qe rregullojne bashkejetesen komunitare.
          Nqs ti nuk e hedh ne gjyq, abuzuesi mund te nxitet te abuzoje me dike tjeter, pra ti behesh pale ne nxitjen e kriminalitetit.

          Ne kete kuptim, per ta permbledhur, njeriu mund te mbaje ligjerisht arme dhe te jete i krishtere i mire. Per çfare i duhet arma ? Qe ashtu si Krishti perdori kamzhikun kunder tregtareve te tempullit, edhe ky i krishtere i mire ta perdore armen kunder atyre qe kercenojne gjerat e shenjta. Kuptohet njekohesisht duke i dashur privatisht si krishtere i mire e duke kryer nje detyrim publik si qytetar i mire.

          1. Hyllin, te gjitha keto zgjatje vijne per mendimin tima nga kalimet dege me dege, prandaj menyra me e mire per te diskutuar apo komentuar eshte t’i permbahemi asaj çka thote autori. Kete nuk e kam vetem per kete artikull timin, por edhe per diskutimet online ne pergjithesi si metode e mendimrrahjes. Nejse, po pergjigjem sa me shkurtimisht qe te mundem.

            Per eksepsionalizmin, nuk eshte se ka ndonje burim unik perkufizimi te ketij koncepti, as qe vjen nga Platoni apo ndonje filozof apo mendimtar tjeter autoritativ. Une e perkufizova qysh ne fillim te artikullit se per çfare qerthulli reference e kisha fjalen, vetem Perendimin, dhe e shpjegova se perse. Ti s’je dakord, te pelqen ta zgjerosh qerthullin ne te gjithe boten, kjo ne vetvete s’ka pse te jete problem. Ama duhet te kesh kujdes kur mendimit tend i vesh nje lloj autoriteti duke e quajtur si “ate qe nenkuptohet gjeresisht rreth unicitetit amerikan ne Bote”. Se kjo “gjeresisht” ketu eshte e qarte qe merr autoritet, apo jo? Nejse, kaq per eksepsionalizmin, se e beme terkuze.

            Ajo tjetra per paditurine e opinionit amerikan, per mosqenien e Amerikes “ne pararoje te asgjeje me vlere ideore”, per mosfunksionimet e demokracise, prape nuk hyn te tema jone.Nuk them se keto gjera jane te pavlefshme per diskutim, te lutem mos me keqkupto, jane shume me vend, por jo per t’i rrahur ketu. Se ketu e kishim fjalen per armet, de. Ah po, ketu ti thua se kjo çeshtja e ketyre te fundit qenka “vrima e fundit e kavallit”, pra per mendimin tend s’e meriton te diskutohet. Atehere kete mund ta kishe thene qe ne fillim, qe “une mendoj se kjo eshte fare pa vlere, sepse …nje…dy…tre”. Bile do qe me mire sikur ta mbeshtesje edhe me ndonje burim te trete, se ashtu ndriçohemi te gjithe. Ama gjer tashti nuk e kishe thene nje gje te tille. E leme edhe kete me kaq atehere.

            Me se fundi edhe ajo çka thua per doktrinen e krishtere se “nuk i ka dhene ndonjehere dum çeshtjes se shpulles ne faqen tjeter” perseri na çon ne nje dege tjeter, akoma me delikate! Ajo eshte vertet e rendesishme, por per fat te keq s’kemi vend ta rrahim ketu. Nese je vertet i interesuar per kete pike, me thuaj dhe mund te te rekomandoj nje numer burimesh serioze.

            Nga ana tjeter me perfundimin tend se “njeriu mund te mbaje ligjerisht arme dhe te jete i krishtere i mire” bie plotesisht dakord qe eshte nje perfundim ku shume besimtare mund te arrijne ne menyre logjike. No contention here. Ama po ta vesh re mire argumentin tim fillestar do te shohesh se une kundershtimin nuk e kam me armembajtjen ne vetvete se e kam thene edhe nja dy here deri tashti qe njerezia mbajne arme kudo ne Perendim, Zvicra e me the te thashe. Kritiken time une e kam vetem me glorifikimin, me adhurimin e armes, me berjen e saj pjese te identitetit amerikan, dhe kjo edhe nga ana e besimtareve kristiane.

            “Udh’ e jone” tha “ketu ndahet, shoqeria jone s’mbahet!” (Fan Noli, “Shen Pjetri mbi mangall”)

            Mbetsh me te mira!

  6. Ernest,

    Jam kurioz për ndonjë referencë specifike kur i referoheni Makiavelit, apo edhe filozofëve të tjerë perëndimor, në lidhje me armatosjen e qytetatrëve, thjesht edhe për ta parë në dritëhijet e veta ideologjike.

    Përndryshe jam dakort me analizën tuaj. Tocqueville, të cilit besoj i referoheni edhe ju kur cilësoni natyrën e revolucionit amerikan, në “Democracy in America” thotë “In aristocratic ages, science is more particularly called upon to furnish gratification to the mind; in democracies, to the body”. Në këtë kuptim, armët janë “the ultimate gratification” Për të mos përmendur vetë biznesin e armëve.

    Më parë nuk i kisha kushtuar shume vëmëndje historisë së Second Amendment, por po lexoj që historikisht interpretimet e tij në favor të individëve për të mbajtur armë janë të vona. Aq sa thuhet se Chief Justice Warren E. Burger (republican) i paska quajtur këto interpretime të vona, pra në favor të mbajtjes së armëve nga individët, “a fraud in the American public”.

    1. Nga Machiavelli keni sidomos kapitujt XII dhe XX te “Princit” ku merret shume me armatosjen e qytetareve, mercenarizmin, etj. Me vone teoricieni i republikanizmit James Harrington ne shek. XVII, po ashtu nje reference e mire eshte English Bill of Rights i 1689. Kaq me bien ndermend tashti, po me siguri ka edhe te tjere.

  7. Shkrimi me duket bukur i argumentuar nga autori, mbeshtetur ne faktoret historike te SHBA( Revolucioni), gjeografike ( hapsira e pamate , rreziqet dhe sfidat per kontrollin e territorit ) , kulturore ( narrativat e Hollivudit per mitizimin e individit -hero, sherif apo kaubojs), politike ( kulti amerikan per pergjegjesine e individit te lire ,doktrina liberale per “shtetin vogel” dhe “shoqerine e madhe”), ekonomike ( lobimi kompanive prodhuese te armeve ).
    Ne asnje vend tjeter nuk gjenden te gjithe keta faktore dhe kaq te mpleksur dhe ndervarur nga njeri tjetri.
    Po te benim nje analogji me Shqiperine, pikat e perbashketa do te ishin dashuria proverbiale e shqiptarit me armen, e diktuar nga historia si mercenar/ luftetar dhe nevoja e vetorganizimit/ vetembrojtjes ne mungese te shtetit ( Kanuni).

    Me renien e ketyre faktoreve historike dhe krijimin e shtetit , shqiptari u privua nga mbajtja e armes. Madje jetesa ne liri, jashte kontrollit autoritar dhe prirjet individualiste te shqiptarit ne male, jane shfrytezuar per legjitimimin e shtetit autoritar ( regjimi zogist, enverist) dhe çarmatimin e popullsise.
    Çarmatosja e popullsise nga autoritetet qendrore eshte lehtesuar nga mungesa e nje tradite demokratike te themeluar mbi pergjegjesine e individit dhe rolin e komuniteteve. Jeta e shqiptarit eshte luhatur midis dy gjendjeve, nga anarkia tek shteti autoritar. Pas vitit 1997 situata mund te tipizohet si bashkejetesa e nje shteti me prirje autoritariste me nje shoqeri ne gjendje gjysem anarkie , ne sensin e sundimit te ligjit.

    1. Pika, ju falenderoj per interesin dhe fjalet e mira. Eshte pikerisht mpleksja e atyre faktoreve qe ka kushtezuar veçantine amerikane ne kete fushe.
      Por kete veçanti e kam analizuar duke pasur parasysh kulturat e tjera te ngjashme Perendimore, prandaj do te rezervohesha ne ate analogjine me shqiptarin.

  8. Nuk e kuptoj pse shume njerez nuk e permendin incidentin e 2 Majit 1967 ne Sacramento te Californias kur flasin per Amandamentin 2.
    Sidomos akademike…
    Por kur kujtohesh qe akademia (me te vogel) amerikane eshte nje bastion “embarrassing” i liberalizmit ekstrem fillon dhe kuptoj dicka mbi kete shmangje kaq te trashe ne persiatjet mbi te drejten per te mbajtur arme.

  9. E lexova artikullin pa krisma dhe me erdhi mire qe krismat iu degjuan me pas neper komente. Do thoja qe autori s’ka pse te kete frike te zbrese pak nga shkallet e larta te intelektualizmit dhe ta “banalizoje” shkrimin edhe me faktet e miliardave qe behen nga shitja e armeve te thjeshta brenda popullsise se Amerikes, duke u ndalur keshtu edhe ca me gjate tek ato qendrime, “parime”, kontradikta, te kesaj shoqerie, perfshi ketu inkluzivisht edhe ato organizatat ne fjale dhe vete shtetin.

  10. Per mendimin tim, “fajin” e ka Montesquieu dhe Princ Eugjeni.

    Ne nje koment timin ne nje shkrim te meperparshme te autorit, pata permendur se ka qene nje koencidence providenciale qe ata qe krijuan Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kishin nje moral te krishtere, nje etike protestane dhe nje edukate te mebshtetur ne traditat me te mira te klasicizmit.

    Ne nje nga shkrimet e kohes, qe perpiqesh te sqaronte Amendamentin e dyte, arsyet spjegoheshin keshtu:

    …”As civil rulers, not having their duty to the people duly before them, may attempt to tyrannize, and as the military forces which must be occasionally raised to defend our country, might pervert their power to the injury of their fellow-citizens, the people are confirmed by the next article in their right to keep and bear their private arms.”… (falje per mos perkthimin ne shqip)

    Por eshte ajo qe permend Julius, ne lidhje me marksizmin kulturor. Filloi ne boten akademike, dhe tashti, si nje semundje e keqe, po perhapet ne cdo sfere te shoqerise..

    .

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin