GËNJESHTRA DHE SHPËRFOLJE (I)

nga K.Z.

Lexova artikullin “Quo Vadis, Drejtor?” nga Janko Kalemi dhe ndoqa me shumë kuriozitet valëzimet e komenteve. Parapëlqeva të mos marr pjesë në atë debat, ku shpjegimet do të humbisnin mes tollovisë së komenteve të njëpasnjëshme, që ndiqnin sa rrjedhën e arsyes dhe të argumentit, aq edhe atë të gjakut përvëlonjës “patriotik” që gjithçka e justifikon, sepse ashtu i ka hije patriotit! Shpalova ca tekste të vjetra e të ra, dhe kuturisa të radhis shpërfoljen e ca gënjeshtrave, ashtu siç dikur i ndershmi patriot Petro Luarasi mori kalemin dhe radhiti të mirënjohurën vepër të tij “Mallkim i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit”. Në po atë frymë, për të mbrojtur të vërtetat e gjendshme lehtë dhe për të bërë dallimin mes shtrembërimit dhe së drejtës, shkruajmë këto radhë (të cilat lusim Tënëzonë të kemi fuqi t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen).

Gënjeshtra 1: Titulli i institucionit që përfaqëson ortodoksët e Shqipërisë është “Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare”.

Shpërfolja 1: Statuti i 17 shtatorit 1922 emërton organizmin “Kisha Orthodhokse Autoqefale Kombëtare e Shqipërisë”. Statuti i vitit 1929 e ndryshon nën “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”. Tomos-i Patriarkal i vitit 1937, që është edhe guri i themelit i Autoqefalisë së KOASh-it e njeh me emërtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”. Ky emërtim mbetet në fuqi me statutin e vitit 1955 dhe atë të vitit 2006, i cili është ende në fuqi.[1] Përdorja e çdo emërtimi tjetër (si: Kisha Autoqefale; Kisha Kombëtare Shqiptare; Kisha Ortodokse Kombëtare; Kisha e Nolit; Kisha Autoqefale Shqiptare, etj.) nuk është i qenësishëm.

Gënjeshtra 2: Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e themeloi Fan Noli.

Shpërfolja 2: Lexojmë dhe dëgjojmë shpesh “Kisha e Nolit”. Po, Imzot Theofan Mavromati-Noli ishte themelues i një bashkësie ortodoksësh shqiptarë në Boston, Massachusets (kujdes: jo kishe). Meshën e parë në gjuhën shqipe e mbajti më 22 mars 1908. Ky ishte fillimi i asaj që sot është Albanian Orthodox Archdiocese of America, me në krye të mirënjohurën katedrale të Shën Gjergjit në Boston, MA.[2] KOASh (për emërtimet e ndryshme ndër vite shih Gënjeshtrën 1) e ka zanafillën e krijimit pas shpalljes Autoqefale (e mëvetësishme) nga Kongresi i Beratit, në shtator 12, 1922. Fan Noli nuk ka qenë nënshkrues në këtë kongres, për arsyen e thjeshtë se në kongres u dërguan delegatë nga komunitetet ortodokse të Shqipërisë, dhe Noli nuk mund të përfaqësonte asnjë komunitet lokal, pasi nuk ishte banor, as anëtar i ndonjë famullie të Shqipërisë.

Gënjeshtra 3: Kryepeshkopi aktual, Anastasi, ka konflikt me Statutin e KOASh.

Shpërfolja 3: Në një artikull të vonë, gazetari Artur Zheji thotë[3]: “[…] në statusin themeltar të Kishës ortodokse Autoqefale shqiptare, duhet që drejtuesit e saj të lartë, të jenë shqiptar, në shtetësi, në kombësi dhe në gjak”. Dhe: “Kryepeshkopi ynë, ka 25 vjet që ushtron funksionet e tija, krejt në kundërshtim me statutin themeltar të Visarion Xhuvanit dhe të Fan S. Nolit”. Nuk ekziston asnjë statut themeltar i Visarion Xhuvanit apo Fan S. Nolit! Statuti i KOASh i vitit 1923 nuk përmend gjakun, kombësinë apo shtetësinë e kryesisë së KOASh (në atë statut organi më i lartë drejtues caktohet Këshilla e Lartë e KOASh, deri sa të formohet Sinodi). Statuti i vitit 1929, Neni 16 cilëson: “Kryepishkopi, Peshkopët, Zavendësit e tyre llokalë […] duhet të jenë prej gjaku, gjuhe Shqipëtarë si edhe të kenë nënshtetsinë shqiptare”. Statuti i vitit 1950, Neni 4 cilëson: “[…] gjithë funksionarët dhe personeli i saj (Kishës), duhet të jenë shtetas shqiptarë, të ndershëm, besnikë të popullit dhe të Atdheut, dhe të gëzojnë të drejtat civile”. Duket qartë në këtë Statut se gjaku dhe kombësia nuk përbëjnë më kusht për të qenë pjesë aktive e KOASh, por vetëm shtetësia. Në kuvendin kleriko-laik të mbajtur më 21 janar 1993 në Durrës, ku morën pjesë 190 delegatë nga gjithë Shqipëria, u vendos të pezullohet Neni 4 i këtij Statuti dhe të propozohet Primat i KOASh Prof. Dr. Anastasi, i cili atëbotë kërkoi shtetësinë shqiptare, për të përmbushur nenin e pezulluar. Për këtë pezullim të përkohshëm ra dakord edhe Presidenti i Republikës (4 korrik 1992). Statuti i vitit 2006 nuk përmend çështje të gjakut, kombësisë apo shtetësisë së Primatit të KOASh apo funksionarëve të tjerë të cilitdo nivel. Pra, vetë të krishterët ortodoksë të Shqipërisë nuk i kërkojnë Primatit të tyre apo Sinodit të kenë kombësi dhe shtetësi shqiptare.

Gënjeshtra 4: Kryepeshkopi, Mitropolitët, anëtarët e Sinodit të Shenjtë të KOASh duhet të jenë shqiptarë.

Shpërfolja 4: Statuti në fuqi i KOASh (2006) nuk përmend askund çështje të kombësisë apo shtetësisë së Kryepeshkopit, Mitropolitëve, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Nëse diskutohet një gjë e tillë nga publiku i gjerë, të paktën le të ndodhë duke marrë parasysh se këtë e ka vendosur vetë komuniteti ortodoks. Nuk ka kundërshti mes komunitetit në këtë pikë. Nëse ka diçka që nuk shkon, kjo duhet diskutuar pa kapërcyer caqet e lirisë së gjithsecilit. Askush nuk ka të drejtë t’u hyjë ortodoksëve në shtëpi të tyre dhe t’u bëjë ligjin.

Gënjeshtra 5: Në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë mesha bëhet greqisht.

Shpërfolja 5: Statuti i KOASh i vitit 206 në Nenin 7 cilëson: “Gjuha zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë është shqipja. Orthodhoksët e gjuhëve të tjera mund të përdorin gjatë adhurimit hyjnor gjuhën e tyre tradicionale adhuruese, me kusht që tekstet në përdorim të kenë miratimin e Sinodit të Shenjtë, siç edhe për tekstet e shërbesave fetare në shqip. Në korrespodencën me Kisha të tjera Autoqefale apo me subjekte të huaja në përgjithësi, përdoren edhe gjuhë të tjera.” Ky Statut u pranua njëzëri nga Asambleja Kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë më 4 nëntor 2006 dhe u miratua nga Sinodi i Shenjtë, më 6 nëntor 2006.

Duke mos paragjykuar cilindo që thotë se në “kishat ortodokse të Shqipërisë meshohet greqisht”, ndenja dhe bëra një llogari të thjeshtë: sa klerikë jo shqiptarë ka në Shqipëri? Nuk e di me saktësi, dhe këtë vetëm organet e autorizuara duhet ta dinë, veç KOASh-it. Sidoqoftë, po të bëjmë një llogari të përgjithshme, nuk do dalin më shumë se një dyzinë. Në faqen zyrtare të KOASh informohemi: “Me kujdesin e Kryepiskopit u arsimuan dhe u hirotonis ky brez i ri klerikësh, të gjithë nënshtetas shqiptarë. Sot shërbejnë 151 klerikë (të të gjitha gradave), me arsim të lartë”.[4] Sado të lartë ta kenë arsimin klerikët, po të ndalosh nëpër kishat e fshatrave gjatë beharit, teksa njeriu bredh lart e poshtë me pushime, mund të konstatohet lehtësisht se arsimi i këtyre klerikëve është i mjaftueshëm për përgjegjësitë që kanë, por assesi nuk janë poliglotë. Si u bëka mesha greqisht, kur priftërinjtë janë shqiptarë në moshë të pjekur dhe aspak të edukuar mjaftueshëm sa të meshojnë greqisht? Dhe, të mos harrojmë, kur themi “meshoj greqisht”, e kemi fjalën për greqishten bizantine, gjuhë e kultivuar liturgjike, madje në nivel filologjik më të epërm se gjuha e ungjijve, tekste të cilat një grek i zakonshëm as i lexon, as i kupton dot, por vetëm një person i ushtruar dhe i kultivuar me atë lloj gjuhe. Për cilindo që ka shkelur në një kishë ortodokse gjatë kohës së meshës, do të vërë re se nuk është vetëm prifti që meshon, por shoqërohet edhe nga një apo disa psaltë. Tani, nëse prifti meshon greqisht, afërmendësh që psaltët do të këndojnë greqisht, përndryshe do kishim një Babel të vërtetë në mes të kishës. Pra, na duhet edhe të paktën një psalt, që të bëhet mesha greqisht. Do të kishim qenë vend me fat sikur të kishim 151 priftërinj, bashkë me të paktën 151 psaltë, rrumbullak 302 helenistë potencialë, në Shqipërinë ku nuk kemi asnjë helenist të vetëm, as në universitete, as në Akademi të Shkencave, as në Akademinë e Studimeve Albanologjike! Siç thotë Aristoteli, φίλος μεν Πλάτων, φιλτάτη δε ἡ αλήθεια (mik e kam Platonin, por më shumë kam mike të vërtetën).

(c) 2018, autori


[1] Të gjithë statutet mund të konsultohen këtu: http://www.albanianorthodox.com/Kisha/kisha.html#Legjislacioni

[2] http://www.saintgeorgecathedral.com/index.html

[3] http://www.360grade.al/me-shume/editorial/item/117168-pse-janullatosi-e-paska-keqkuptuar-ilir-meten

[4] http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/kisha-jone/veshtrim-i-pergjithshem

74 Komente

  1. Kam pershtypjen se po behet gjithnje e me e veshtire te ndjekesh evoluimin e shqipes ne Shqiperi. Nuk kam asnje qellim te ve ne dyshim kuptimin qe autori i ketij shkrimi interesant i jep foljes shperfol (trajtes se saj emrore, shpërfolja. Por nje fjalor i fillimeve te viteve ’80 per formen kalimtare SHPËRFLET shpjegon se do te thote: Shfletoj. Shpërflet një libër (gazetat). Nje fjalor tjeter i vitit 2006 qe kam ne dore, as qe e ka perfshire fare kete fjale (ne mos ia paçin fshire kopjes qe kam une). Eshte kjo, pra, qe me ben te dyshoj se ne dheun meme do te kete zhvillime gjuhesore paralele qe fjales shperfol i japin kuptimin: e laj, i heq ato qe kane folur keq per te (pak a shume).

    Por, ne qofte se ka zhvillime te tilla, mire eshte te sanksionohet diku (qofte edhe ne nje faqe fb) qe ta dime te gjithe. Se qe nga pellazget, meqe i zume diku ne goje, dihet se fjala merr nje fare vlere vetem kur te gjithe biem ne nje mendje per kuptimin qe ka.

    Perpiqem te kuptoj se mbase eshte luajtur me nje lloj analogjie bej-zhbej, por mjete te tilla gjuhesore jane diçka me te ngaterruara se sa duken se jashtmi, brenda formimesh te tilla rendojne struktura qindravjeçare, te cilave nuk u vjen mire kur i le menjane. Se ne rastin konkret shperflet si refleks te pare te jep pershtypjen se vetem se perforcon kuptimin e foljes baze, perflet.

    1. Përshëndetje!

      Fjala “shpërfolje” u përdor nga Petro Luarasi duke përkthyer fjalën απολογία, siç duket në të dy versionet e vetë autorit:

      Mallkim i Shkronjavet Shqipe dhe Çpërfolja e Shqipëtarit
      Επιτίμιον των Αλβανικών Γραμμάτων και η απολογία του Αλβανού, Πέτρος Ν. Λουαράσης
      [Qortimi i letrave shqipe dhe apologjia e shqiptarit]
      Petros Luarasis, 1911

      http://albanianorthodox.com/Kisha/kisha.html

      Pra, “shpërfolja”, nuk është term i goditur në këtë shkrim, madhe as i kuptueshëm, por përdoret Petro Luarasi për t’i thënë kredibilitet parashtrimit.

      1. Për ta bërë më të qartë ndërhyrjen time, i nderuar Lyss, po citoj burimin drejtpërdrejt në versionin shqip të Petro Luarasit, ngaqë siti ynë është i vjetër dhe përcjellja që bëra më sipër mund ta mundojë përdoruesin:

        http://albanianorthodox.com/tekste/legjislacioni/P_N_Albanian.pdf

        Fjalëkrijimi “shpërfolje” nuk ekziston i njëtrajtshëm në fjalorët e shqipes sepse ishte eksperimental, përderisa Luarasi shkruan i veçuar nga gjuha e Kristoforidhit dhe Nolit.

        Kohët e fundit përdoret tek-tuk fjala “shpërnjohje” në disa shkrime-polemika në mbrojtje të regjimit të sotëm kishtar në Kishën Ortodokse, ndërsa ekziston një “ngjizje” e re e kësaj fjale në letërsi, tjetër për tjetër, siç duket në këto dy shkrime:

        Romani (i Rexhep Qosjes) “Bijtë e askujt” dhe gjuha standarde” (Shefkije Islamaj, 2016)
        http://www.dritare.net/2016/04/04/romani-bijte-e-askujt-dhe-gjuha-standarde/1

        “Fjala e re dhe e krijuar e Prend Buzhalës” (Ali Berisha, 2008)
        https://shkoder.net/fjala/2008/aberisha1.htm

        1. I nderuar at,
          Arsyeja e ringjalljes së një fjale të vjetër, e krijuar nga P. Luarasi, m’u duk me vend, duke pasur parasysh një klimë të caktuar që u krijua në Tiranë të Shqipërisë javën e fundit të dhjetorit dhe të parën e janarit. Po, është fjalë e çuditshme, dhe pakkush e kupton. Mirëpo, desha të ndërtoj një metaforë të përmbysur: teksa Luarasi-intelektual mbrohet nga peshkopi i zonës dhe shpjegon pozitat e tij, në mikroklimën tiranase u mblodhën një tufë intelektualësh për të linçuar një komunitet, duke shtrembëruar jo vetëm ç’ishte e drejtë, por edhe ato që ishin të shtrembëra, i deformuan në fort. Sepse, veç ngjarjes si fabul, vura re një dukuri: ankohej dikur historiografia shqiptare se grekët (pa cilësuar cilët) dhe kisha greke (pa saktësuar kush e përfaqësonte këtë) na kishin censuruar gjuhën shqipe dhe vrarë ata që punonin për të. Asnjë kundërshtim, nuk është histori e pa dokumentuar (sado që ka dritëhijet e veta). Mirëpo, këto tekste i morën kalemxhinjtë dhe i kthyen në doktrinë, pa marrë parasysh shkencën e historisë, dhe vazhdojnë e thonë se kisha greke (përsëri, pa sqaruar çfarë nënkupton ky emërtim, sepse kohërat kanë ndryshuar) urren gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar. Kështu që, nëse dikur ajo “kisha”, si kuptim i përgjithshëm, konsiderohej dorasi, u katandis tani komuniteti ortodoks të shpjegojë pozitat e veta dhe të sqarojë shtrembërimet që ndodhin jo nga lajthitjet e mendjes. Matanë estetikës së fjalës, qëndron kuptimi historik i saj, sado e papërdorur qoftë, dhe parapëlqeva ta përdor.

          1. I/e nderuar K.Z.,

            Ju drejtohem me një mëynrë të qytetëruar, edhe pse me një “shkelje” shqiptare, se kur dikujt nuk i dihet emri dhe gjinia, përdoren të dy gjinitë, por duke e nisur në femërore. Unë e shkela këtë, sepse mund të merret si fyerje, gjë që nuk është në dëshirat e mia.

            Faleminderit për përsiatjen.

            Kam për të thënë e për të shtuar shumë në debatin midis anastasistëve dhe fanolistëve, madje fjalë të miat dhe jo të të tjerëve, por problemi është se unë i kam shprehur mendimet e mia mbi komunitetin tim me emër, ndërsa ju mbroheni në anonim.

            Debati, pra, do të jetë i zhdrejtë.

            Për më keq, ne kemi trashëguar një kulturë të famshme urrejtjeje brendashqiptare, gjë po bëhet edhe më e ngurtësuar në internet, gjë që helmon çdo debat. Aq më tepër, kur edhe në këtë blog virtyti ruhet “me kërbaç”, me moderator, se edhe pas një dekade nuk është krijuar ende një kulturë debatimi me respekt e qytetërim.

            Edhe nëse përdorja emrin e blogut tim, “Bizantin”, prapë dihet se unë jam.
            Cili jeni ju?

            Kushdo qofshi, qofshi mirë dhe paçi një vit të mbarë e të gëzuar!

            1. Shkruan:

              Aq më tepër, kur edhe në këtë blog virtyti ruhet “me kërbaç”, me moderator, se edhe pas një dekade nuk është krijuar ende një kulturë debatimi me respekt e qytetërim.

              Në fakt, Foti, arsyeja pse u kthye moderimi në këtë debat, ishte një koment yti në përgjigje të një komenti të Hyllinit. Me sa duket, ca tema e sjellin kontroversinë me vete – se nuk po dua të dyshoj që e sjellin ca njerëz. Veç kësaj, të lutem mos diskuto politikat e moderimit të faqes, në komentet. Jam i bindur se ke shumë për të thënë dhe për të na mësuar të gjithëve për temën në fjalë si dhe për tema të tjera, por si administrator dhe moderator nuk pres gjë prej teje, në lidhje me politikën e administrimit të debateve.

            2. I nderuar Zoti Vehbiu,

              Nuk kam asgjë për t’ju mësuar, aq më tepër Ardian Vehbiut.

              Më lejoni të shpjegohem, se emri im u përdor me fyerje këtu, prandaj dhe u shtrëngova të komentoj më vonë, për t’u mbrojtur.

              Nëse unë u bëra shkaktar që të filtrohen komentimet, atëherë kjo nuk është gjë e keqe, sepse askush nuk duhet të fyhet, aq më tepër me pseudonime, vetëm e vetëm se kemi mendime ndryshe nga ata që nuk përkasin në komunitetin tonë dhe as që kanë marrë mundimin ta studiojnë historinë dhe jetën e Ortodoksisë Shqiptare, por veçse në një plan të njëanshëm politik, siç u trashëgua nga diktatura ateiste.

              Qofsha i gabuar, por nuk është etike e as e arsyeshme që të bëhemi roje se çfarë do thuhet kundër nesh, dhe t’ju bëjmë pastaj kërkesë të fshini komentet fyese, siç bëtë sot.

              Së fundi, është e drejta juaj t’i mbroni pseudonimet e kolegëve tuaj këtu, sepse tek e fundit ju jeni i zoti i shtëpisë.

            3. I nderuar At Foti,
              Ca lloje bylmeti marrin emrin e stanit. Prandaj, zgjodha të mos përdor emër për të botuar këto radhë, pikërisht për të mos ndikuar temën me emrin tim. Dhe, kuptoj se kam bërë mirë, pasi teksa komentoni, përpiqeni të gjeni një fytyrë, së cilës t’i drejtoheni. Vëmendja le të mbetet tek tema, jo tek personi. Për shembull, kur lexoj emrin tuaj këtu, e di ç’keni për të thënë, nuk joshem për debat, sepse po të dua ndonjë mendim tuajin, e gjej në dy faqet tuaja (për njërën nga të cilat – albanianorthodox – ju përgëzoj, sepse i keni dhënë mundësi publikut, shpesh herë edhe mua, të konsultohem on-line me materiale që dikur kanë qenë të vështira për t’u gjendur).

        2. P. S. Paskam bërë një gabim më sipër, për të cilin kërkoj ndjesë, duke shkruar “shpërnjohje” në vend të “shpërfolje”, prandaj po e ndreq si më poshtë.

          “Kohët e fundit përdoret tek-tuk fjala “SHPËRFOLJE” në disa shkrime-polemika në mbrojtje të regjimit të sotëm kishtar në Kishën Ortodokse, ndërsa ekziston një “ngjizje” e re e kësaj fjale në letërsi, tjetër për tjetër, siç duket në këto dy shkrime:..”

      2. At Foti mirdita dhe me vjen mire qe po degjoj prej jush pas nje kohe te gjate. Kujtoj se rreth nje dekade e kusur me pare ju kam konsultuar intensivisht e me perfitim per zhvillimet historike ne gjirin e ortodoksise shqiptare gjate pjeses se pare te shek XX (per hesap te nje pale te trete po aq e paaneshme ne zhvillimet e brendeshme te kishes shqiptare, aq sa edhe une).
        Ne ndonje rast desha te shprehem edhe ne kete teme, por me habi verejta se nga te dyja anet debati shume shpejt mori trajte propogande.
        Informacioni qe sollet per perdorimin e nje versioni te fjales shperfolje nga P. Luarasi eshte mjaft interesant (nuk e di pse teksti i njohur i Luarasit ne kujtesen time mbante vetem pjesen e pare te titullit) Rri e vras mendjen perse leksikografet shqiptare kane kaluar aq indiferente para ketij kalku (qe pa frike mund ta cilesosh edhe si neologjizem) dhe nuk kane gjetur vend per te ne fjaloret e trashe qe kane botuar. Ne te vertete, hyrja nuk eshte se mungon (te ai i 80 -es) por aty nuk figuron kuptimi per te cilin po flasim.
        Pasojat kene nje ngjyrese komike. Kuptimi (i nje trajte te saj) me te cilin jepet ne fjalorin e ’80’ (shfletoj), nuk e perdor e nuk do ta perdore kerkush, ,nderkohe qe nje shekull me pas, kuptimi me te cilin e ka hedhur ne “treg” Luarasi, del te jete i nevojshem, novator e produktiv. Por ai nuk eshte i pranishem.
        Dyshoj se do te jete viktime i disa kritereve te diskutueshme mbi te cilat u hartua fjalori ne fjale.

        1. Më në fund, përshëndetje Lyss!

          Faleminderit për fjalët tuaja.

          Ju kujtoj me kënaqësi për shkëmbimet tona të dikurshme me email, në përgjigje të pyetjeve tuaja gjithmonë të arsyeshme. Sa mirë është kur ka respekt e mirësi në komunikim! Të gjithë mësojmë dhe mbetemi me ndjenja pozitive për njëri-tjetrin.

          Që të kthehemi tek qerthulli i bisedës sonë, fjala “çpërfolje” në përkthim të fjalës απολογία të Petro Luarasit si autor dygjuhësh shqiptaro-grek (1911).

          Besoj se referencat në letërsi të “shpërfoljes” që citova së fundi këtu, nuk kanë lidhje, apo qoftë dhe dijeni me këtë fjalë të Luarasit.

          Për më tutje, ringjallja e “shpërfoljes” në dy shkrime polemike të KOASh-it sot (Në shtator 2015, në një shkrim mbi incidentin e Dhërmiut, dhe në këtë shkrim këtu së fundi), mund të them se nuk kanë motive gjuhësore, siç e përmenda në komentin përkatës.

          Ky neologjizëm, siç e thatë ju, apo fjalëkrijim, siç mund ta them unë më thjesht, nuk mbijetoi për arsye që mund të kuptohen në një zhvillim gjuhësor, edhe në gjuhë të tjera, brenda historisë dhe normave të gjuhës.

          Sidoqoftë, që kjo fjalë nuk u regjistrua si e atillë në leksikografinë shqipe, është e qortueshme. Ndoshta është neglizhencë, ndoshta fjala ishte “e dobët” ideologjikisht.

          Në vend të “shpërfoljes”, përdoret sot “Apologjia e Sokratit” (Platon), “Apologjia e Skënderbeut” (Bardhi), e të tjera përdorime të termit “apologji”, gjë që është pikërisht kuptimi i fjalës απολογία të Luarasit tonë.

          Për parantezë, edhe fjala e parë e titullit të librit, “Mallkimi”, nuk është përkthyer saktë në shqipe prej autorit, sepse ndoshta, them unë, ka përdorur një fjalë sa më të kuptueshme (popullore) të vetë fjalës së tij greqisht επιτίμιον.

          Këtë term Noli e pati përkthyer më parë ashtu siç duhet: “qortim” dhe jo “mallkim”.
          Sespe për mallkimin, greqishtja ka disa fjalë, jo vetëm një: ανάθεμα, αρά, κατάρα.

          Kjo fjalë, “apologjia” nuk ishte e rrënjosur atëherë, aq më tepër kur Luarasi shkruan i veçuar.

          Kjo fjalë ka sfiduar vetë Kristoridhin, i cili e dëshmon veten i luhatur në përkthimin e saj.

          Po sjell këtu tetë shembuj nga përkthimi i fjalës απολογία në veprën monument të gjuhës shqipe, Dhjata e Re.

          Madje nëse e krahasojmë me botimin e mëparshëm të tij gegërisht, gjithmonë vërehet një ankth se si duhet përkthyer kjo fjalë, gjë që e kam shënuar në kllapa:

          K. Kristoforidhi, Dhjata e Re toskërisht, 1879

          1. O burra vëllezër edhe atër, pa më dëgjoni DYKE DREJTËRUARË vetëhenë t’ime përpara jush.
          Veprat e Apostujve, 22:1

          2. Të-cilëvet upërgjeqçë, se nukë është zakon ndër Romanët të epetë për hir ndonjë njeri ndë vdekje, para se të ketë përpara faqesë ay që përflitetë ata që e përflasënë, edhe para se të marrë kohë TË APË FJALË për fajinë e ti.
          Po aty, 25:16

          3. PËRGJIGJA ime mb’ata që më gjykonjënë është këjo,
          1 Korintasve, 9: 3

          4. Sepse ja gjithajo punë, të-hidhëruarëtë t’uaj sipas udhës’ së Perëndisë, sa kujdes solli mbë ju! po sa fjalë PËR TË-DREJTËRUARË, po sa zëmëratë, po sa frikë, po sa mall, po sa zëmërë të-përvëluarë, po sa çpagim! me të-gjitha e dëftyetë vetëhenë t’uaj se jeni të-qëruarë mbë këtë punë.
          2 Korintasve, 7:11 (Versioni gegërisht: “të përgjegjunë”)

          5. Sikundrë ësht’ e-drejtë tek unë të kem ndër mëntt këtë për gjithë ju, sepse u kam juve ndë zëmërët t’ime, se edhe ndë të-lidhurat të mia, edhe ndë TË-MBROJTURIT ME FJALË, edhe ndë të-vërtetuarët të ungjillit ju të-gjithë keni qënë pjesëtarë bashkë me mua ndë hirt.
          Filipianëve 1:7 (Versioni gegërisht: “të dhanënë fjalë”)

          6. Po këta nga dashuria, sepse dinë, se jam vënë PËR TË MBROJTURË ungjillin
          Po aty, 1:17 (Versioni gegërisht, “për me dhanë fjalë”).

          7. Ndë TË-MBROJTURIT t’im të-parë asndonjë nukë erdhi bashkë me mua, po të-gjithë më lanë; (mos u unumëroftë atyre për faj);
          2 Τimotheut, 4:16 (Versioni gegërisht “kur dhashë fjalë”)

          8. “shënjtëroni Zotinë, Perëndinë,” ndë zëmërat t’uaj; edhe ini gati përherë TË EPNI FJALË me butësirë e me frikë sicilitdo që të kërkonjë prej lush fjalë për shpresënë që është ndër ju;
          1 Pjetrit 3:15

          Konsultimi mund të bëhet lehtë në të dy versionet e Kristoforidhit online, në sitin tonë, si më poshtë.

          Të dy botimet janë publikuar të plota, si një file i vetëm, por dhe të ndara në libra më vete, për të lehtësuar përdoruesit. Versioni toskërisht është shumë më i sistemuar, përderisa versioni që zgjodhëm në alfabetin e sotëm e bëri më të lehtë për ta nxjerrë në html, jo vetëm në pdf.

          Dhjata e Re, toskërisht, 1879
          http://albanianorthodox.com/bibla/dhiata_e_re.html

          Dhjata e Re, gegërisht 1872
          http://albanianorthodox.com/bibla/Kristoforidhi_gegerisht.html

          1. Për lexuesit që nuk duan të hyjnë në hollësirat e mësipërme, po shënoj tetë shembuj nga Dhjata e Re e Kristoforidhit, se si e përktheu ai fjalën “apologia”, atë që Luarasi e përktheu “çpërfolje”, tema e kësaj bisede:

            dyke drejtëruarë vetëhenë
            të apë fjalë
            përgjigja
            për të-drejtëruarë (në botimin gegërisht: Të përgjegjunë)
            të-mbrojturit me fjalë (geg. të dhanënë fjalë)
            për të mbrojturë (geg. për me dhanë fjalë)
            të-mbrojturit t’im (geg. kur dhashë fjalë)
            të epni fjalë

  2. Genjeshtren numer 4, je perpjekur ta rrezosh me nje genjeshter tjeter. Neni 17 i statutit te KOASH thote “Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kanë shtetësi shqiptare. Në raste të veçanta mund të bëhet përjashtim me vendim të Këshillit Kishtar Kleriko-laik dhe të Sinodit të Shenjtë.” Kishte edhe pasaktesi te tjera ne lidhje me greqishten bizantine por nuk po zgjatem.

    1. Po, e drejtë, nuk e kam përmendur në artikull Nenin 17 të Statutit 2006. Sepse aty bëhet fjalë për “shtetësi”, jo “kombësi”. Gjithsesi, autoriteti për të vendosur se çfarë ndodh, mbetet brenda komunitetit, jo në dorë të ndonjë autoriteti tjetër.

    2. Ilir, është e vërtetë që në Shpërfoljen 4 ka një pasaktësi, por kjo nuk e ndryshon thelbin e shpërfoljes së Gënjeshtra 4: Kryepeshkopi, Mitropolitët, anëtarët e Sinodit të Shenjtë të KOASh duhet të jenë shqiptarë.

      Përkundrazi thekson pikërisht thelbin se vendimet në KOASh, edhe ato mbi shtetësinë e Kryepriftërinjve, janë e drejtë e vendosjes vetëm e komunitetit ortodoks përmes strukturave të tij (“Këshilli Kleriko-laik” dhe “Sinodhi i Shenjtë”) dhe mund të ndryshojnë sa herë komuniteti e gjykon të nevojshme. Theksoj se Autoqefali (mëvetësi) nuk do të thotë vetën ndalimi i ndërhyrjeve nga jashtë, por edhe i ndërhyrjeve të brendshme në punët e KOASh-it.
      Të lutem, mos e ndrydh veten lidhur me “pasaktesi te tjera ne lidhje me greqishten bizantine”. 🙂

      1. Erta , nqs me lejon Admin , doja thjesht te dija ne vendbanimet shqiptare te permendur nga z.Bido , ne c’gjuhe meshohet ?! Kaq.

  3. Zoti K.Z , kam planifikuar qe sivjet te shkoj e te rri ca dite ne Vurg ( gjate sezonit verore, sigurisht), gjithashtu te shkoj te takoj ‘mikun grek’ nga Muzina . Ne rast se vertetoj fjalet e Bidos , ath kam per te shkruajtur edhe une nja ca fjale .

  4. “Duke mos paragjykuar cilindo që thotë se në “kishat ortodokse të Shqipërisë meshohet greqisht””
    Veç në një pjesë. Nuk e di nëse janë 150 vendbanime, por disa të përmendura janë: Muzinë, Labovë e Kryqit, Vuno, Sarandë, etj. edhe Tirana, natyrisht ku kryepeshkopi meshon, (ose predikon, ose i mban fjalime Patriarkut, quheni si të doni) në greqisht. Ka edhe fshatra ku përkrah familjeve shqiptare jetojnë edhe të tjera që kanë identitet grek, por s’po i përmend fare më mirë, se tema është jo pak e ngatërruar.

    Duhet sqaruar më tepër edhe mbi legjitimitetin e Janullatosit në krye të KOASH. Pasi mesa kuptoj në linkun që keni sjellë, në statusin e fundit, të 1950, sanksionohet se çështje siç ndryshimi i neneve të statusit, janë kompetencë e Sinodit. Nëse neni 4 nuk është ndryshuar nga një sinod i zgjedhur sipas rregullave të statusit, atëherë ndoshta Zheji ka të drejtë. Gjithsesi edhe nëse Janullatosi do të ishte i paligjshëm, përsëri nuk është ky probemi më i madh. Ata që ankohen për paligjshmërinë do të kishin pranuar një kryepeshkop si Noli, edhe pse ky ka pasur për një periudhë , jo të gjatën, probleme paligjshmërie. Meqë ra fjala, Fan Noli, nëse nuk është themeluesi, është një nga kontribuesit kryesor në themelimin e KOASH. Është edhe kreu i parë i KOASH

  5. Edhe unë e ndoqa me kërshëri debatin në artikullin e z. Kalemi, dhe mendoj se një artikull i tillë është i nevojshëm për të sqaruar dhe ndoshta për të hedhur poshtë disa nga argumentat dhe aludimet e ngritura. Të paktën katër pikat e para janë të nevojshme dhe të sakta, ndërsa e pesta më duket e gabuar. Kurrë nuk është thënë, të paktën nga dikush që vlen të dëgjohet, që meshohet në greqisht në cdo kishë; pretendimi gjithmonë ka qënë që në zona të caktuara, (specifikohen ato kufitare me Greqinë) etnike shqiptare, meshohet në greqisht.

    Ky pretendim është i vështirë për t’u hedhur poshtë, pasi në këto zona është e pamohueshme influenca greke, dhe nuk është largmendsh që edhe mesha mund të mbahet në greqisht. Gjithashtu më duket naivitet të bëhet një sy qorr dhe të mohohet që në historinë e saj KOASh mund të jetë përdorur si instrument për të përhapur influenca greke në Shqipëri. Gjithsesi, edhe nga ana ime këto janë thjesht aludime, dhe nuk ka një rrjedhë logjike të saktë që mund të ndiqet në këtë tymnajë, ku mungon informacioni nga burime të paanshme.

  6. Meqë e përmendi, edhe Migjeni, a është e sigurtë se këto pesë pohime janë bërë në diskutimin e kaluar? Shkruaj gjithnjë në mirëbesim, nuk është thënë që dikush ti ketë shkruar ad literam, por kush i ka nënkuptuar?

  7. Genjeshtra 3 eshte e verteta e madhe, te tjerat jane muhabete per te shkuar kohen.
    Statuti i 1929 e percakton qarte, bukur, sakte, ky eshte statuti te cilit Zheji i referohet si i Nolit dhe Xhuvanit, Xhuvani ne ate vit u be Kryepeshkopi i pare i Kishes Shqiptare, po aty u vendos shqipja si gjuhe zyrtare e kishes, nuk ka 7 gjuhe zyrtare nje Kishe e Pavarur, ka gjuhen e shtetit.
    Roli e Nolit dihet qe ishte kyç ne gjithe historine e Pavaresimit te Kishes, nuk ka fare nevoje per tituj zyrtare e formale.

    Ne 1950 Enveri e hoqi gjakun per te lene shtetesine, ne menyre qe te hiqte qafe nderhyrjet e shqiptareve te Amerikes dhe pergjithesisht te emigranteve dhe kete e di edhe bufi, perveç autorit, i cili jetoka ne nje planet tjeter.

    Pastaj se çfare statutesh pjell Janulla pasi ka uzurpuar kishen dhe ka blere te madh e te vogel me parate e grekut, se burim tjeter s’ka pasur asokohe. Si u pezulloka neni qe te perjashton te konkurrosh per kryepeshkop e jo me te zgjidhesh ? Eshte sikur per absurd nje President Amerikan qe nuk eshte lindur ne Amerike te kape pushtetin me dhune e pastaj te thote, pezullohet neni i cili pengon te drejten e konkurrimit dokujt qe nuk eshte i lindur ne Amerike.

    Keto jane gjera qe s’kane bythe ku te rrine, pale ky palaçolleku i vitit 2006 qe e heq fare shtetesine si kriter. Qe ka shume njerez te shitur tek Janulla as qe diskutohet dhe qe nje nga keta palaço do behet Kryepeshkopi i radhes as qe diskutohet, po ky autori nuk ka pse te beje nje pershesh me llafe per te kontestuar te verteten e madhe, qe Janulla eshte uzurpator dhe e ka uzurpuar pozicionin me leke e dhune.

    1. Shkruan:

      Pastaj se çfare statutesh pjell Janulla pasi ka uzurpuar kishen dhe ka blere te madh e te vogel me parate e grekut, se burim tjeter s’ka pasur asokohe.

      Hyllin, të lutem mos e përdhos këtë faqe, duke u shprehur si të jesh te komentet e “Temës.” Ndryshoje regjistrin. Mund ta argumentosh mendimin tënd pa qenë nevoja ta shkruash me fece në mur.

      1. Ke te drejte, po autori tallet me lexuesit, pra edhe me mua, kur citon statutet post-uzurpim e shifra ”delegatesh”. Eshte si te vije nje salist e te na flase per parlamentin qe doli nga zgjedhjet e majit te vitit 1996. Po edhe salistet jane me mire se nuk ua nxe goja te flasin per ate parlament. Do thuash ti, Kisha nuk ka standarte demokratike per te ruajtur se eshte si monarki absolute. Dakort, po aq me teper shtohet tallja kur ne nje sistem te tille flitet per delegatet e kohes se uzurpimit.
        Kam pershtypjet se faqen duhet ta mbrosh edhe nga autoret.

        1. Problemi është fare i thjeshtë: Janullatosi është kreu i KOASH-it dhe njeri shumë i nderuar nga një numër i madh shqiptarësh të besimit ortodoks, pa folur për të tjerët. Unë e kuptoj që disa mund të kenë mendim tjetër – dhe është e drejta e tyre që ta shprehin; por le të tregojmë respekt dhe kujdes për të gjithë lexuesit e kësaj faqeje, edhe për ata që identifikohen tek udhëheqësia e kryepeshkopit.

          1. Eshte kreu uzurpator i Kishes dhe ky specifikim eshte i rendesishem, sepse ne historine e Kishes Bizantine ka plot raste uzurpatoresh, te cilet pas disa vjetesh jane defenestruar. Jep raste me bollek Ostrogorsky.
            Konflikti mes atyre qe mbeshtesin uzurpatorin dhe atyre qe jane kunder uzurpatorit, nuk eshte i tille qe palet te respektohen, ne kohen e pare palet jane vrare me njera-tjeren. Nuk jetojme me as ate kohe e as ate shtet, por qe te kalohet nga lufta civile e ahershme tek respekti kjo eshte kerkese e tepert.
            Kjo nuk eshte çeshtje demokratike, hajt mo po e durojme 4 vjet dhe pastaj votojme kunder, uzurpatori kur ulet ne fron, e mban derisa vdes, ne rast se nuk e defenestrojne. Teknikisht nje grup besimtaresh (ose edhe thjesht te pagezuarish) me ne krye nje peshkop apo edhe prift cfaredo mund te hyjne tek KOASH-i dhe ta nxjerrin uzurpatorin jashte me dhune duke i dhene fillese nje lufte civile brenda komunitetit dhe shteti te hyje ne krize te plote ne administrimin e ngjarjes, sepse s’ka kompetenca ne çeshtje te brendshme te Kishes.

            Uzurpimi eshte ngjarje kaq e rende saqe te gjitha Kishat( jo vetem ortodokse) kujdesen qe Kryepeshkopi apo Patriarku i ri te jete plotesisht legjitim, legal, statutor.

            A mund ta imagjinosh sot nje Pape te Romes qe uzurpon fronin e Shen Pjetrit ? Pse ne jo vetem qe duhet ta imagjinojme ne Shqiperi, por duhet edhe ta pranojme e respektojme ? Apo se jemi ne Albanistan dhe ketu çdo gje eshte e mundur dhe çudia me e madhe 3 dite zgjat.

            1. Është temë që unë nuk e njoh mirë dhe prandaj personalisht mirëpres kontribute nga palë të ndryshme. Përshtypja ime është se shumica e komunitetit ortodoks në Shqipëri e pranon dhe e nderon Janullatosin dhe nuk e konsideron si uzurpator. Kjo nuk do të thotë doemos se kanë të drejtë, por as do të thotë doemos se janë gënjyer ose e kanë gabim. Por le ta diskutojmë lirisht, pa i fyer ata që nuk e mendojnë si ne. Dhe meqë po flasim për një komunitet fetar, atëherë pyetja për t’u bërë është nëse shërbimi i Janullatosit në krye të KOASH-it i ka ndihmuar apo jo shqiptarët e fesë ortodokse në punët e fesë dhe të shpirtit. Se këta nuk besoj se kanë nevojë për besimin në Zot, që të ndihen shqiptarë, apo jo?

            2. “Përshtypja ime është se shumica e komunitetit ortodoks në Shqipëri e pranon dhe e nderon Janullatosin dhe nuk e konsideron si uzurpator.”

              Pertej pershtypjeve subjektive, a eshte vertet ashtu? Kjo eshte çeshtja. Se keto diskutime nuk kane ardhur nga jashte, por kane lindur brenda komunitetit ortodoks. Shume ortodokse qe njoh une personalisht ne Tirane, ne Durres, ne Elbasan dhe ne Berat mendojne si Hyllini. Nga njohjet personale me rezulton gjithashtu qe per shkak te ketyre sherreve ne gjirin e komunitetit, shume ortodokse gjate mbledhjes se te dhenave per censusin nuk jane deklaruar te tille. Ndoshta ketu duhet kerkuar shkaku i renies se numrit te ortodokseve ne rezultatet e censusit, per çka u ankua edhe kryesia e KOASH-it. Nuk eshte normale qe kreu i nje Kishe te kete kaq kontestime nga vete besimtaret. Ndryshe nga partite politike, Kisha nuk mund te kete korrente dhe fraksione.

            3. E kuptoj ku do te dalesh, por mund te thuhet psh qe nje Kryepeshkop legjitim shqiptar do te mund te kish pasur ne fazen e pare ndihmen e komunitetit amerikan. Ne ato kohe dollari ishte me 1200-1400 leke dhe rrogat sapo kishin shkuar 20-30 mije leke te vjetra, dmth dollari bente shume pune ne Shqiperi edhe pa qene ne sasi te medha. Me vone ndoshta edhe vete komuniteti mund te kish kontribuar, kete nuk e dime e as kemi per ta ditur, por te sjell nje shembull aktual per te thene qe ndoshta edhe mund te kish kontribuar mjaftueshem per te mbajtur fondet greke larg.
              Eshte nje biznesmen, ne nje zone, mos t’ia presim veshin, i cili ka pulari, ku punojne shume fshatare te zones. Varreza e krishtere e zones nuk kishte kishe. Ai e ndertoi kishen ose me mire kishezen e varrezes me leket e veta. Biznesmeni ne fjale eshte myslyman me emer e mbiemer, po kuptohet jo besimtar.
              Eshte rast i rralle apo ka plot te tjere nuk di cfare te them, thjesht me ra ne vesh e me beri pershtypje, se keta kapitalistet e rinj zakonisht nuk nxjerrin qindarken, aq me teper qe eshte me tradite familjare myslymane.

              Ky shembull mund te deshmoje ama qe aq kisha apo aq strukture kishtare sa do te ishte e nevojshme do te ishte ngritur, si ka funksionuar gjithnje, se s’ka pse te kete 700 kisha apo 700 xhami kur ne to nuk shkon njeri.
              Pa folur ketu per pronat e kishes qe jane kthyer (nenkuptoj edhe toke), te cilat neper qytete kane vlera te konsiderueshme.

              Nderkaq ne nje diskutim me fetar, me Zotin ne loje, do te mund te thuhet qe Zoti ngaqe Janulla eshte uzurpator nuk e ka ndihmuar komunitetin, i cili ka per detyre te ngrihet kunder uzurpatorit, ta rrezoje ne menyre qe Zoti t’i jape komunitetit ndihme.

              Kjo sepse uzurpatori nuk eshte zgjedhur nga Zoti. Qe nga kohet e vjetra, por qe sot e shohim me mire tek Papa i Romes, supozohet se Kreu zgjidhet nga Zoti. Kardinalet kur zgjedhin Papen, ne fakt thjesht sa bejne punen e Zotit, dmth ai i orienton per zgjedhjen e Papes se ri, keshtu qe Papa eshte i paprekshem si i zgjedhuri i Zotit.
              I njejti konceptim eshte edhe ne boten ortodokse, Patriarku i Kostandinopojes por edhe gjithe patriarket e Kishave te pavarura, zgjidhen nga Zoti, i cili nderhyn ne zgjedhjen e Kreut duke orientuar votat e besimtaret. Pastaj po Zoti nepermjet ritualeve e procedurave nderhyn ne njohjen e Kreut te Kishes nga te gjithe.

              Psh ai filmati ne Youtobe, ku nje grup besimtaresh kontestojne ne Kishe zgjedhjen e Janulles, ben te pavlefshem gjithe proçesin ose farsen e zgjedhjes se tij, sepse nuk duhet te kete asnje kundershtim. Ne rast se Zoti eshte me te, nuk ka si te kete kundershtim ne salle.
              Keto jane gjera shume serioze brenda nje botekuptimi fetar, per besimtaret nuk jane leng groshe sikunder na duken neve.
              Gjithe hallkat e procesit te zgjedhjes se Kryepeshkopit jane huazuar nga rituali bizantin dhe gjithe filozofia e zgjedhjes se Kryepeshkopit nga Zoti eshte e njejte me ate te Papes se Romes e krereve te tjere te kishave ortodokse. Nuk di te them per protestantet por besoj se eshte e njejta gje, pak a shume.

              Uzurpatori nuk eshte zgjedhur nga Zoti, e ka marre pushtetin kishtar me manovra dhe force, prandaj uzurpatori nuk ka legjitimitet. Nuk eshte zgjedhur nga Zoti, nuk e ka Zotin ne krah, rrjedhimisht gjithçka shkon keq, derisa te rrezohet.

              Kjo pak a shume çeshtja dhe keta besimtaret qe ti permend ne fakt jane te genjyer nga Djalli, sepse Zoti nuk eshte me uzurpatorin, nuk ka qene asnjehere me asnje uzurpator, sepse bie ndesh me thelbin e besimit dhe te zgjedhjes. Prandaj nuk ka shume kuptim te flasesh per besimtare ne rastin e mbeshtetesve te Janulles.

              Pastaj qe ne do e shohim shume me ndryshe kete pune sesa e kane pare besimtaret keto 2 mije vjet eshte çeshtje tjeter.

            4. “Ne rast se Zoti eshte me te, nuk ka si te kete kundershtim ne salle”.

              Nuk besoj dhe mesimi i Krishtit na e shpjegon mire kete. Nuk vlen si arsyetim brenda kontekstit kristian kjo.

              “Nderkaq ne nje diskutim me fetar, me Zotin ne loje, do te mund te thuhet qe Zoti ngaqe Janulla eshte uzurpator nuk e ka ndihmuar komunitetin, i cili ka per detyre te ngrihet kunder uzurpatorit, ta rrezoje ne menyre qe Zoti t’i jape komunitetit ndihme”

              Nje pyetje: Zoti ne epoken e informacionit nuk po gjen dot nje profet qe t’i ndricoje apo ka vendosur qe kete profet ta huazoje nga Albanologjia dhe pushteti ne Shqiperi?

            5. “Është temë që unë nuk e njoh mirë dhe prandaj personalisht mirëpres kontribute nga palë të ndryshme. ”

              Ama është tepër interesante. Dikush vjen, premton se do të na sqarojë mbi pyetjet e ngritura në diskutimin e mëparshëm, dhe çfarë bën: imagjion 5 pohime pa lidhje, ose i gjen nuk e di se ku, dhe pastaj i përgënjeshtron vetë 🙂 Prapë edhe kur ndonjëri, Andrea p.sh. ripyet mbi meshimet në greqisht në vendbanime shqiptare, çka ishte çështja kryesore e debatur më parë, nuk përgjigjet. Është pak situatë komike.
              Edhe nga pikëpamja gjuhësore, dashamirësit e gjuhësisë mund të krijojnë thesare duke u nisur prej këtij diskutimi. Unë po mendoja një oksimorë: ” Jam shqiptar dhe jam për helenizimin e KOASH”. Rrallë gjen fjali të tilla ku mund të arrihesh në paradokse kaq të mëdha të logjikës.

            6. Nuk po them që nuk ekzistojnë, edhe vetë njoh, ose më mirë kam parë në media të tillë.

            7. Gjergj, shperfolja 5 eshte pergjigja. Cilet jane prifterinjte e atyre fshatrave? A ka famullitare greke ne ato fshatra per te cilet pyet? Kush thote se meshohet greqisht, dhe sjell prova ca materiale filmike, ka perballe po aq materiale filmike kur meshohet shqip. Ne Muzine pothuaj nuk ka banore, jane te gjithe ne emigrim. Kush shkoka ne keto mesha greqisht? Apo sa here kane shkuar ne Muzine dhe fshatrat e tjere ata e thone ae meshohet greqisht? Artur Zheji dhe Ardit Bido jane banore te Tiranes apo te Muzines, Vrugut, etj? Nuk e kuptoj kete prirje per te marre te mireqene pandehmat e cave, dhe per te mbyllur syte perpara arsyes jo se ashtu dua une, po se ashtu thote arsyeja. Kush nuk deshiron te kuptoje, nuk deshiron, dhe kaq.

              Kjo pergjigje vlen edhe per andreagrampsi17.

            8. Të përshëndes për faktin që shkruajte me emrin tend dhe që u përgjigje pyetjes. Shpërfolja 5 i referohej një informacionni që askush s’e artikuloi, por gjithsesi ky mesazhi yt, po, që është përgjigje për shqetësimin e ngritur. Mbiemri juaj ndeshet në Labovë mesa di. Ish presidenti Alfred Moisiu, është shprehur me irritim se i është meshuar greqisht aty. Për mua është një person mjaftueshëm i besueshëm dhe pa interes për të gënjyer. Kozara Kati, aktiviste e dashur e Shoqërisë Civile, është shprehur se i është meshuar greqisht në Labovë. Edhe kjo mendoj është një zonjë e besueshme dhe pa interes për të gënjyer. Nëse i nevojiten dikujt, prononcimet e tyre ndodhet ende në net.
              Tek videoja e sjellë në temën e mëparshme ish zyrtari I KOASH e pranoi dhe nuk e mohoi se meshohet greqisht në vendbanimet që Bido i citoi në mënyrë të përsëritur. Edhe Bido më la përshtypjen e një personi të besueshëm. Emrat e priftërinjve nuk i di, veç di (se kam qenë dëshmimtar në disa raste) dhe kam përshtypjen (prej bisedave mbi këtë temë me të afërm apo miq) që gjysma e Shqipërisë e di se në një pjesë jo të vogël të vendbanimeve në jug meshohet greqisht. Nuk e kam problem të hyj në një kishë ku meshohet greqisht, ndodh që e bëj këtu ku ndodhem në emigracion, por në Shqipëri kur sheh se përpara teje aty ka hyrë politika e nivelit të ulët, veç e shenjtê nuk të duket më ajo kishë, e në vend të qetësisë merr trazim e urrejtje. Gjithsesi, asnjëherë nuk e kisha mendur të hyja në këtë Blog për të luajtur lojëra me gënjeshtra dhe shpërfillje, ndaj po e mbyll me kaq.

            9. Gjergj,

              Shkruani: “Gjithsesi, asnjëherë nuk e kisha mendur të hyja në këtë Blog për të luajtur lojëra me gënjeshtra dhe shpërfillje, ndaj po e mbyll me kaq.”

              Të shpërfillësh është ndryshe nga të shpërfolësh. Kjo fjalë e re (që edhe unë si Lyss e kërkova nëpër fjalorë) synon të jetë një akt ekzorcizmi kundër demonëve të gënjeshtrës.

              Në mirëbesim e duke shpërfillur çdo gënjeshtër të mundshme, kërkimin e vazhdova më tej për autorin që një herë të vetme është shfaqur me emrin Kostandin Zhapa.

              Gjeta këtë artikullin këtu që lidhet me dikë që ka mbajtur të njëjtin emër: http://telegraf.al/dosier/kthimi-i-vangjel-e-kostandin-zhapes-ne-vendlindjen-e-tyre-laboven-e-zhapes

              …i cili çalon pak kur thotë se Labova ndahet në Labovë të Madhe e të Vogël, pasi dihet nga banorët e asaj zone që Labova në të vërtetë ndahet në Labovën e Zhapës dhe të Kryqit.

              Wikipedia, ka edhe ajo versionin e saj të së vërtetës: https://en.wikipedia.org/wiki/Labovë_e_Madhe

              Meqë e vërteta duket punë e vështirë, ajo u përket atyre që dinë të luftojnë me demonët e gënjeshtrës dhe të cilëve u përulemi pa i shpërfillur aspak.

            10. Fjala më tingëllon më tepër si përkufizuese e veprimit që anullon ose kundërshton përfoljen. Duket gjetje interesante; mbase do ketë rrugën e saj. Gjithsesi e kisha fjalën tjetërkund, veç i kam rënë pak shkurt. Kam lexuar ndonjë paragraf për Vangjel Zhapën, dhe e di që vjen prej Labovës, por emrin Kostandin Zhapa nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë.

            11. është fjala për dikë tjetër në shkrimin e sjellë prej Teutës, bashkohësin e V. Zhapës.

            12. Si përgjigje të fjalëve të ashpra të Hyllin, po mjaftohem të postoj një përgjigje ndaj reagimeve të ngjashme të dhënë nga vetë kryepeshkopi Anastas Janullatos. Besoj se ky pasazh, flet më shumë se çdo koment tjetër.

              “Fjalët e ashpra fyese (…) janë produkte të një pasioni dhe fantazie të sëmurë, e cila i përket një epoke të kaluar. Është gjerësisht e njohur se bëj pjesë ndër ata grekë të cilët e duan, sigurisht, atdheun e tyre, por njëkohësisht respektojnë dhe duan atdhetë e njerëzve të tjerë dhe duan të kontribuojnë me sinqeritet në solidaritetin, miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve… (Disa të tjerë) përpiqen të ndërtojnë “bunkerë” të rinj në fantazinë e atyre që nuk kanë njohje dhe të kultivojnë përsëri dyshime, frikëra e urrejtje. Nuk kam menduar kurrë ndonjë veprim antishqiptar. E aq më shumë, ta kem realizuar në praktikë. Me përkushtim në Perëndinë dhe në sigurinë se besimi, shpresa dhe dashuria, janë gjërat më të vyera për çdo popull, luftoj prej 19 vitesh, me respekt ndaj çdo njeriu, pavarësisht bindjeve të tij fetare, politike apo të llojeve të tjera; marr pjesë në sprovat e privimeve, shpresave të popullit shqiptar, duke bërë përpjekje për paqen, bashkekzistencën paqësore dhe progresin. Me hirin e Perëndisë dhe ndihmën e bashkëpunëtorëve të paktë, por të zgjedhur, realizuam përveç ndërtimit të 150 kishave, vepra të jashtëzakonshme në fushën e arsimit (dhamë bursa për qindra fëmijë e të rinj), të shëndetit, përkujdesjes sociale, zhvillimit bujqësor, duke ofruar ndihmë në qindra-mijëra njerëz. Kryem vepra infrastrukture, që pasardhësi im të gjejë një Kishë Orthodhokse të formuar. Sigurisht, ata që janë të verbuar nga paragjykimet dhe pasioni i palogjikshëm nuk i shikojnë të gjitha këto. Dhe kur i përshkruajmë ato, i anashkalojnë. Por veprat mbeten dhe flasin e do të flasin vetë, në çdo kohë. Dhe do të dëshmojnë, se kush përfundimisht punoi në të vërtetë, në periudhën kritike paskomuniste të vendit, për progresin e popullit shqiptar.
              Qarqe të caktuara në Shqipëri, por edhe në Greqi, preferojnë të merren me dyshime dhe fantazma të së kaluarës. Personalisht, besoj në nevojën e mirëkuptimit dhe të pajtimit të popujve, në bashkëpunimin e sinqertë dhe në solidaritetin, në rrugën e përbashkët drejt së ardhmes në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë qëllim synojnë të gjitha përpjekjet e mia”.
              Kryepeshkop Anastas Janullatos

            13. Erta, me gjithë respekt po askush me pak logjikë nuk mund të pranojë si argument një deklaratë nga një njeri që ka përcarë opinionin publik dhe më rëndësishëm opinionin e besimtarëve. Kur vjen puna, në debate të tilla mendoj se duhet lënë pas propaganda kishtare (që të them të drejtën cdo koment i yti si në këtë shkrim si në atë tjetrin, nuk më duket asgjë më shumë se propagandë) dhe të fokusohemi në fakte dhe logjikë. Cështja në diskutim nuk është më figura e Janullatosit, për atë secili tashmë e ka një opinion dhe për fat të keq nuk mund të dalim përtej opinioneve, cështja është meshimi në greqisht në territore shqiptare ku ka influenca të forta greke. Të drejtohem si ty ashtu dhe autorit të shkrimit të flasim për këtë temë, sepse është arsyeja që lindi debati në rradhë të parë dhe është temë me rëndësi.

            14. Po mire, nuk te duket se se paku, nga momenti qe ngrihet nje akuze barra e vertetimit i bie atij qe e ngre ate? Dmth ne menyre minimale fare, a duhet te jepte prova kush pohoi se ne ato fshatrat e permendura mesha behet greqisht?

              Pa lene menjane dhe tjetren se si akuze, eshte patetike – per te mos thene krejt idiote.

            15. Migjen, gjithkush që gjykon në mënyrë racionale dhe jo emocionale, me argumente e fakte dhe jo opinione e thashetheme, nuk mund të refuzojë si pa të keq qëndrimin e vetë personit, që është, direkt apo indirekt, temë e debatit këtu, pra kryepeshkopit Anastas. Së dyti, nëse e humbe fillin, po të rikujtoj se citimi që solla ishte si kundërvënie e fjalëve ofenduese, plot epitete fyese, të komentuesit “hyllin” ndaj figurës së primatit të KOASh-it (aq sa detyroi edhe moderatorin, z. A. Vehbiu të ndërhyjë). Kështu që mos kërko qiqra në hell!

              Për sa i takon argumentit përsëri të gënjeshtërt se “ka përcarë opinionin publik dhe më rëndësishëm opinionin e besimtarëve”, rezulton nga dokumentet e kohëpaskohshme (shih linkun më poshtë) se ato pak persona që kanë formuluar akuza kundra KOASh-it dhe primatit të saj, që nga 1992 e deri më sot, janë persona që nuk kanë asfare lidhje me komunitetin ortodoks të Shqipërisë dhe aq më pak janë besimtarë me pjesëmarrje në jetën aktive të KOASH-it.

              Je i lutur të sjellësh fakte që provojnë tezën tënde se “opinioni i besimtarëve qenka përçarë” apo që provojnë reagimin e kësaj pjese të përçarë të besimtarëve ndaj primatit të KOASh-it. Në të kundërt, gjatë kërkimeve që bëra, konstatova se përgjatë viteve post-komuniste, në mbrojtje të KOASh-it dhe të primatit të saj, kanë ardhur deklarata në mënyrë të përsëritur nga komuniteti ortodoks i Shqipërisë, si p.sh. Komuniteti Ortodoks i Tiranës, Durrësit, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Përmetit, Korçës, Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë të gjithë Shqipërisë, Intelektualët Ortodoksë të Korçës, Rinia Ortodokse e Tiranës, Rinia Ortodokse e Shqipërisë, Lidhja e Grave Ortodokse të Tiranës, nga intelektualë të ndryshëm ortodoksë, mësues, historianë, ekonomistë, doktor shkencash, bashkëpunëtorë shkencorë, inxhinierë, magjistër, farmacistë, juristë, muzikantë etj. etj. etj. (Fakte të pakonstestueshme për sa më sipër e shumë të tjera, se lista është e gjatë, shiko http://orthodoxalbania.org/alb/index.php/al/lajme/pergjigje-ndaj-akuzave-te-ndryshme).

              Po ashtu, nuk është e ndershme të nënvleftësojmë inteligjencën e mijëra besimtarëve të komunitetit ortodoks të Shqipërisë, që frekuentojnë rregullisht kishat ortodokse në mbarë vendin dhe marrin pjesë aktive në jetën e kishës, duke i vënë si kundërpeshë reagimin e pak personave, jashtë komunitetit, që flasin kundër primatit të tyre.

              Së treti, më vjen keq që pikëpamjet e argumentuara me elementë provues, por që nuk të shkojnë për shtat, i konsideron fët e fët si “propagandë”. Kjo është shumë e thjeshtë! Por, siç thotë Montesquieu, “për të ditur pak, duhet studiuar shumë” dhe argumentet e faktet që paraqiten këtu, mendoj se pikërisht duhet të shërbejnë për secilin nga ne si motivim për të kërkuar më tej fakte mbështetëse dhe mbi të gjithë nën kushtin që të jemi të hapur në këtë debat, për ndryshe do të katandisemi në mënyrë konstatonte që njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit.

              E meqë fjalët e kryepeshkopit Anastas i refuzove duke i konsideruar “propagandë”, po të sjell fjalët e një gazetarit të njohur shqiptar, z. Gazmend Kapllani, i cili shkruan në gazetën e njohur Ta Nea, 2.5.2006: “… e konsideroj fat dhe nder të veçantë për Shqipërinë ekzistencën e këtij personaliteti në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë… Anastasi përbën një pikë tepër të vyer referimi për të gjithë ne që përpiqemi për bashkekzistencën midis grekëve dhe shqiptarëve. Përbën një pikë të rëndësishme referimi se si është e mundur që bashkekzistenca të mbizotërojë mbi dyshimin tradicional, urtësia të mposhtë propagandën nacionaliste, veprat konkrete të dashurisë të fitojnë zemrat e njerëzve”.

            16. n! ti mund te mos e besosh por konteksti kristian eshte shumengjyresh dhe kur vjen puna tek nje autoritet kishtar i cili pretendon te jete perfaqesues i Zotit ne toke, si Papa per katoliket e botes apo Kryepeshkopi i Shqiperise per shqiptaret ortodokse, konteksti e kerkon miratimin hyjnor.

              Kryepeshkopi ortodoks nuk eshte si arqipeshkevi katolik, edhe pse te dy jane kryepeshkope me titull.

              Arqipeshkevi katolik varet nga Papa i cili cakton cilindo te mbuloje Shqiperine. Burimi i autoritetit te Arqipeshkevit eshte Papa, eshte hierarkia brendakatolike , me saktesi si e qysh zgjidhet nuk e di, por di qe eshte thjesht nje hallke e zinxhirit hierarkik katolik qe shkon ne maje tek Papa, i cili zgjidhet nga Zoti. Zoti perdor votat e kardinaleve per te shprehur vullnetin e Tij.

              Kurse Kryepeshkopi Ortodoks i Shqiperise, nuk ka asnje njeri mbi koke perpos Zotit. Te gjitha kishat e pavarura ortodokse njohin Patriarkun e Kostandinopojes/Stambollit si ”primus inter pares”, por nuk e burojne autoritetin nga ai.
              Pra ne kushtet e nje Kryepeshkopi qe zgjidhet nga Zoti, ashtu si Papa i Romes, gjithe procedura, gjithe kriteret, gjithe rituali, jane pjese e nje arsyetimi ku Zoti ben zgjedhjen e Kryepeshkopit dhe gjithe hallkat e miratimit te Kryepeshkopit te ri, jane jetike ne konfirmimin e vullnetit te Zotit. Nqs nje nga hallkat çalon ose keputet atehere korruptohet gjithe procesi, çka sjell anullimin e tij.

              Kur dikush zgjidhet Kryepeshkop,sipas gjithe rregullave, gjithe kundershtaret per zgjedhjen e tij, jane te detyruar te heshtin pas zgjedhjes, sepse supozohet se zgjedhja e tij ishte vullneti i Zotit, keshtu qe te jesh kunder eshte si te jesh kunder Zotit.
              Pastaj ne praktike ndodh diçka tjeter, por ne syte e besimtareve e faqe botes, nuk mund te kete asnje konflikt e asnje kontestim.

              Janulla mund te flase per kisha te ndertuara, por dikush mund te thote se jane veper e te Paudhit, sepse Janulla nuk gezon mandat hyjnor, keshtu qe gjithe fondet dhe puna e kryer me to jane veper e te Paudhit.

  8. Doja të shtoja vetëm se është mirë të përdoret forma “ortodoks, -e”, në vend të tradicionales “orthodhoks, -e” pasi forma e parë është vendosur me anë të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit ’72, vendimet e të cilit janë botuar në Fletoren Zyrtare të kohës dhe kanë fuqi ligjore.

  9. Ne lidhje me piken e pare do te shtoja gjithashtu, se autoqefalia nuk eshte shpikje shqiptare. Autoqefalia eshte term per te identifikuar rendin dhe rankun e kishes ne fjale ne lidhje me organizimin dhe njohjen e ndersjellte midis kishave simotra ortodokse. Kjo ka te beje me shume sesa duket me emertimin zyrtar te kishes vete. Te gjitha kishat ortodokse autoqefale, pershkrimin e tyre zyrtar e kane te llojit: Kisha ortodokse autoqefale e… (Kretes, Qipros, Polonise etj).

    Ajo qe rendom quhet “Kisha Greke” neper komente, emertimin e vet zyrtar e ka “Kisha e Greqise”. As fjala kombetare as autoqefale nuk perfshihen ne emertimin e vet.

    Gjithashtu, ne titullin e Primatit te cdo kishe autoqefale, permblidhet dhe gjeografia e juridiksionit te tij. Yni eshte “Kryepeshkop i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise”.

  10. Kam nje pyetje : a i perkujton Kisha e udhehequr nga Janullatos martire te Kishes shqiptare si Papa Kristo Negovani, at Stath Melani, etj apo viktima te kishes greke si Petro Nini Luarasi ? Po Noli a perkujtohet dhe si?

    1. kisha udhehiqet nga sinodi, jo nga kryepeshkopi

      keta qe permend ti i perkasin kalendarit (apo ikonostasit) kombetar, nje feje qe sipas ortodokseve eshte denuar qysh nga 1872-ishi me ceshtjen bullgare, jo kalendarit ortodoks keshtu qe nuk ka pse te perkujtohen.

      plus qe petro nini ishte protestant, jo ortodoks

      1. kisha udhehiqet nga sinodi, po sinodi nga kryepeshkopi ama.
        nejse se nuk me prish pune kjo, por po pate mundesi te me sqarosh pak me gjere per denimin qe flet; eshte hera e pare qe e degjoj. flm

        1. shkurt e shqip, eshte denuar ndarja e besimtareve ortodokse ne kisha me kriter kombesine (ne gr. u quajt εθνοφυλετισμός) ne sinodin e kpojes me 1872.

        2. Sinodi drejtohet vërtetë nga Kryepeshkopi, por në vendimmarrje Kryepeshkopi ka vlerën e 1 vote ashtu sikur anëtarët e terë që janë Episkopët. Vendimet janë kolegjiale.

          1. Teorikisht, e dijme.
            Por, qysh atehere ky kryepeshkopi me nje vote si gjithe te tjeret na siguron se pasardhesi i tij do te jete shqiptar ?
            Nga i vjen kjo siguri?
            I ka folur perendia ne vesh apo vertete nje vote ka , po kontrollon gjithe votat ?
            Eshte film i vjeter ky, e kemi pare…

    2. E nderuar fatma,pyetja juaj eshte adresuar gabim.Keshtu,vetem cinizmin do te keni si pergjigje.
      Pak me lart,zoti Vehbiu,me ate korrektesen tipike qe e e karakterizon dhe qe une e quaj hiperkorrektese,thote,po e citoj: “Pershtypja ime eshte se shumica e komunitetit ortodoks ne Shqiperi e pranon dhe e nderon Janullatosin dhe nuk e konsideron si uzurpator”.
      Ky eshte fakt.Madje une do te shkoja edhe me tutje duke thene,jo thjeshte shumica,por shumica derrmuese e komunitetit ortodoks ne Shqiperi e pranon dhe nderon Janullatosin.Dhe akoma,per te qene edhe me i sakte,jo vetem shumica derrmuese e besimtareve te thjeshte,por edhe e intelektualeve ortodokse,besimtare apo jo te tille qofshin ata.
      Numerohen me gishta ata intelektuale qe kane konstestime.Ne anen tjeter,shumica e konstestuesve nuk i perkasin komunitetit ortodoks,qofte si besimtare,qofte si origjine.
      Ja ky eshte fakti.Fakti,i cili,ka sherbyer,sherben e do te sherbeje edhe si superargument,do te thoja,i gjithe mbeshtetesve te Kryepeshkopit grek.
      Kjo supermbeshtetje historike qe gezon Janullatosi,te le pa argument.Te lidh gjuhen.Te ben te heshtesh.
      Dhe,per te vazhduar edhe une me korrektesen time,nuk eshte as detyra as misioni i Kryepeshkopit grek te nderoje figurat qe ju permendni;sepse,misioni i tij dhe i kishes qe drejton,sic e ka thene vete ai kaq e kaq here, eshte ringritja e kishes dhe besimit ne komunitetin ortodoks ne Shqiperi.Dhe kete me duket se e ka bere mire.
      Sa per figurat qe ju permendni me siper,po ju rrefej nje historize nga ato te fondit te budallallekut popullor.Kur i shkojne per ngushellime,kohe pasi i kishte vdekur i ati dhe e pyesin se qysh e si, avdalli hatermbetur per ngushellimin e vonuar,i’u pergjigjet keshtu: ohuu,po atij i eshte harruar edhe emri tani…!

  11. Po mire o te nderuar , nje pyetje bera , nga padija..,c’ne ky cinizem i papritur?
    Po per Nolin s’me thate gje, apo edhe atij ia keni harruar emrin si ai avdalli yt?
    Vaj medet po te shkojme me pershtypje per ‘shumicen’ apo ‘shumicen dermuese’ se, sic mund ta marresh me mend edhe vete, secili eshte i afte per pershtypje.

    1. Para se gjithash per Nolin e pata fjalen,fatma.Dhe ata qe e kujtojne,konsiderohen si avdalli i fabules,por te kthyer permbys.Eshte nje prift ne Elbasan qe e kujton shpesh Nolin,por mesa kam vene re,pershtypja e pergjithshme per te,dhe per ironi edhe e atyre qe e mbeshtesin madje(kjo duket ne menyren meshiruese sesi e bejne),eshte sipas profilit qe i kane bere te supermbeshteturit nga komuniteti ortodoks e qe bazohet,si zakonisht ne te tilla raste,ne problemet e tij mendore…!
      Ja pra sa rendesi te madhe ka argumenti i “shumices derrmuese”.Pesha e ketij argumenti eshte vendimtare ne gjithe debatin qe eshte bere,behet e do te behet ne te ardhmen,ne lidhje me autoqefaline e kishes ortodokse.Eshte pikerisht pesha e ketij argumenti qe u jep peshe “genjeshtrave” dhe ” te vertetave” qe autori i shkrimit i ka radhitur me lart,dhe gjithe argumentave qe jane dhene dhe jepen nga te supermbeshteturit.
      Keshtuqe,cdolloj pyetje si juaja do te kete si pergjigje cinizmin.

        1. E nderuar fatma,besoj se jam shprehur shume qarte.Jam dashamires ndaj pyetjeve tuaja,edhe pse i kam bere vete dikur,deri kur “zbulova” dicka.Ne biseda me miq besimtare ortodokse,por edhe ne debate ne forume te ndryshme,vura re njelloj superioriteti,le te themi,te atyre qe mbeshtesin Janullatosin,qe dukej sidomos ne vetesigurine dhe vetebesimin e tyre dhe nervozitetin e pales tjeter.Vetesiguria dhe vetebesimi i tyre bazohet tek supermbeshtetja qe Janullatosi ka ne komunitetin ortodoks.Eshte pikerisht kjo supermbeshtetje qe u jep siguri atyre edhe ne ato lloj argumentesh qe,perndryshe,do te ishin qesharake;ajo i ben ato serioze.
          Ne menyren sesi shtrohet per debat kjo ceshtje,mbeshtetesit e Janullatosit,te mundin ne argumente,qe sado pa peshe dhe ne ajer te jene ne vetvete,marrin peshe shume te madhe,vendimtare do te thoja,pikerisht nga superagumenti i mbeshtetjes se madhe qe ka Janullatosi ne komunitetin ortodoks.
          Keshtuqe,eshte e kote te permenden figura si Noli apo ato qe i konsiderojme martire te kishes shqiptare;ta perplasin fytyres menjehere kete fakt dhe ta mbyllin gojen me te.

  12. O njerëz të Perëndisë, unë them se Anastasi ka uzurpuar jo vetëm kishën ortodokse të Shqipërisë, por edhe atë të Piana degli Albanesi, në Horë të Arbëreshëvet, në Siqelit. Si provë, ja një material. Ju sugjeroj sytë 4 dhe veshët 444:

    https://www.youtube.com/watch?v=kGBtwCOqoSQ

    Keni dëgjuar ndonjëherë meshë greqisht? Nëse jo, jua mësojnë arbëreshët. Ju siguroj se janë yll me xixa, edhe prifti, edhe kori, në drejtshqiptim.

    Për të mos thënë njeri se nuk është Horë, krahasoni videon me fotot:

    http://pianadeglialbanesi.altervista.org/sangiorgio.php

    Shpresoj të shërbejë për ndriçim mendjeje dhe paqtim shpirti, lutja e kulluar e arbëreshëvet në gërqishte!

    1. K.Z. keta perdorin si gjuhe liturgjike italishten, greqishten edhe shqipen. Nuk ka pune Anastasi me ta, sepse nuk jane pjese e KOASH-it, madje nuk jane fare ortodokse, por katolike. Vetem ritin kane te perbashket me ortodokset, por jo besimin.

        1. Ritin, d.m.th. formen, veshjet, kane si ortodokset, ndersa thelbin, doktrinen e kane katolike. P.sh. besojne se fryma e shenjte rrjedh jo vetem nga Ati, por edhe nga Biri, pra Krishti. Vertet njohin Papen, por e permendin edhe Shenjterine e tij, Patriarkun e Kostandinopojes, kur i luten Perendise ta ndihe te heqe dore nga gabimet, t’i therrase mendjes dhe te kthehet ne rruge te mbare. 🙂

          1. Nuk ka asgje ne permbajtje katolike ne ta, pervec detyrimit per t’i njohur autoritetin papes. Ne kete detyrim perfshihet dhe filioque. Katolik si keta, behem dhe une qe neser. Mjaft te pohoj primatin e Papes.

            1. Nje ortodoks i bindur si ti, o Jul, me mire vdes sesa te pranoje Papen 🙂

            2. Jul, a e mban mend gjullurdine qe u be para ca vitesh per Kishen e Dhermiut qe prishi Edi Rama? Me ate rast Rama njoftoi se do te rindertonte aty kishen e vjeter origjinale ku kishte sherbyer Katalani, i cili kishte qene bazilian, katolik i ritit bizantin. Plasen protestat nga kryesia e KOASH-it, nga ministria e jashtme greke, vajti puna deri ne OKB. Pse kujton ti, per dy mure te shtrembta qe u prishen? Jo, e verteta eshte se u hyri tmerri se mos po na kthehen arbereshet ne Himare, si njehere motit.

            3. Hahahaha dhe hajde pastaj të dëgjojmë meshën në greqisht mu në mes të Himarës, “si njëherë që moti” 😀

              Për të të hequr merakun, po ripostoj disa pjesë nga vizita e klerikëve arbëreshë (Imzot Donato Oliverio, nga Protosingjeli, Protopresviteri Pietro Lanza, Protopresviteri Antonio Belushi dhe atë Sergio Straface) nga Eparkia e Ungros (Kalabri) në KOASh:

              Gjatë takimit, Kryepeshkopi Anastas i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i përshëndeti klerikët arbëreshë me fjalët: “Është gëzim që jeni këtu sot me ne…. Tradita jonë ishte tradita që ju la edhe juve Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

              Imzot Donato Oliverio në këtë takim, ndër të tjera tha:
              “…Është kjo e para herë që vijmë në Shqipëri dhe në shpirtin tonë ndiejmë shumë emocione, sepse kjo është edhe toka dhe vendi ku etërit e etërve tanë kanë lindur dhe janë të varrosur… Erdhëm deri këtu për t’ju njohur personalisht dhe për t’ju nderuar Ju, si Primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me të cilën ne kemi lidhje shpirtërore, rituale dhe historike që në shekullin XV… Kjo Kishë e Shenjtë Autoqefale Ortodokse për ne arbëreshët me ritin bizantin në Itali ishte dhe qëndron si një pikë referimi i përditshëm dhe si një dritë e madhe, që na ndriçon rrugën tonë si besimtarë ortodoksë mërgimtarë arbëreshë…. NE NUK KEMI ASNJË INTERES MATERIAL OSE TERRITORIAL DHE FETAR KËTU NË SHQIPËRI, ku Kisha Ortodokse e bën shumë mirë e me nder shenjtërimin e popullit… për respektin e madh që kemi për Kishën tuaj Ortodokse dhe për Kishën tonë arbëreshe…”

              Ajo që më bën përshtypje në të gjithë këtë histori të kishës së Dhërmiut, është fakti se askujt nuk i vrau sytë ndërhyrja e kryeministrit (pra Shtetit) në punët e brendshme të komuniteteve fetare me një veprim të pajustigikueshëm e të njëanshëm: prishjen e një objekti kulti që i përket KOASh-it, madje disa rendën gjithë shend e verë ta përligjin me britje nacionaliste. Po kjo është një çështje tjetër!

  13. Me këto nuk dua të shmang vëmendjen nga tema kryesore. Videot janë shembuj që tregojnë se çështja e gjuhës në kishë është krejt e parëndësishme atëherë kur nuk lidhet me nacionalizmin. Arbëreshët nuk kërcënohen nga grekët në Itali të Jugut, nuk kanë alergji nga greqishtja. As në Shqipëri nuk ka pasur alergji nga greqishtja, para se të shpikeshin ca parti politike me program nacionalist (nuk po përmend emra), dhe para se të shkruanin ç’t’u kapte dora ca gazetarë me gjysmë morali (nuk po përmend emra). Kush e ka trurin pa kallo, përpiqet të gjykojë e të kuptojë. Kush e ka hallin se nuk bëhet si i do qejfi atij/asaj, do merret me thashethemet e zyrtarizuara në kanale televizive dhe gazeta partiake.
    (Në parantezë, e kënduara greqisht në kishat e arbëreshëve ka traditë më të hershme se e kënduara shqipe. Kush kujton se në kishat e arbërve, para eksodit të shek. XV, apo të arbëreshëve të ngulitur në Itali të Jugut është përdorur gjithmonë shqipja, nuk ka as idenë më të vogël të historisë së arbëreshëve. Madje, vlera e traditave arbëreshe forcohet pikërisht nga të kënduarit greqisht, sepse ruhen tipare muzikore të rralla, të cilat kur shërbesat u përkthyen shqipe, filluan të humben dhe rrezikojnë të zhduken përgjithmonë. Por kjo është temë tjetër.)

  14. Erta, po të shkruaj në një koment të ri sepse nuk më del opsioni për të të kthyer përgjige poshtë komentit.

    Përcarjen e komunitetit unë e pashë dhe dëgjova vetë kur në drekën e Krishtlindjes në familjen time ortodookse (një ditë më parë Janullatosi kishte marrë nënshtetësinë) u bë një debat për figurën e Janullatosit, ku njëra palë e shihte si figurën më të lartë të ortodoksisë në Shqipëri pala tjetër e shihte si një njeri të padenjë për të qënë udhëzues shpirtëror. Mund të të përmend edhe At Nikollë Markun në Elbasan si një proponent kundër Janullatosit, apo konsiderohet divergjent dhe heretik Marku në rrethet e KOASh dhe fjalët e tij nuk merren parasysh? Prova për herët e shumta që besimtar të thjesht ortodoks kanë hedhur hije mbi figurën e Janullatosit s’të sjell dot se s’i kam të regjistruara gjëkundi; deklaratat e Markut mund t’i gjesh fare kollaj në google. Nuk di a do m’i pranosh këto argumente se kam përshtypjen se hedhjen poshtë e ke filluar që në komentin më sipër kur më thua që është ofendim i intelektit të besimtarëve të dëgjohet fjala e kësaj pakice jashtë komunitetit (dicka më bën të mendoj se Marku nuk është pjesë e komunitetit). Ajo që nuk më hedh dot posht është ajo që kam dëgjuar vetë dhe atë që flitet në tryeza familjesh ortodokse për Janullatosin. Për vërtetësinë e akuzave që rëndojnë mbi Janullatosin nuk ia kam haberin, por është e pamohueshme që figura e tij ka përcarë opinionin e besimtarëve.

    Arsyeja kryesore përse unë ndërhyrjet tuaja i quaj thjesht propagandë është sepse përfshirja juaj në të dy debatet ka qënë vetëm në momente kur është sulmuar KOASh dhe/ose figura e Janullatosit. Për t’i vënë damken sjell edhe një deklaratë të Janullatosit e pastaj një tjetër me lavde për Janullatosin si “prova” ose kundër argumenta. Për cdo artikull me lavde për Janullatosin të shkruar nga “gazetari i njohur shqiptar” mund të të tregoj unë një artikull tjetër të shkruar nga një tjetër “gazetar i njohur shqiptar” që e përbalt figurën e tij. Pra, sic thashë dhe më parë, debatet pro ose kundër Janullatosit janë të kota sepse secili ka opinionet e tij dhe nuk dalim dot përtej opinioneve kur fakte të prekshme nuk ka. Them se kur të heqësh dorë nga propaganda me link-e të KOASh dhe artikuj me lule vere mund të bëjmë një debat konstruktiv për strumbullarin e vërtetë të kësaj meseleje: meshimin në greqisht. S’ka pse të të duket një qiqër në hell kjo kërkesë.

    PS. A mund të më shuash kuriozitetin e të thuash je apo jo përfaqësuese e KOASh, se vërtet nuk kam parë kurrë dikë këtu në PTF të mbrojë me kaq zell një person ose institucion figura publike e së cilit është aq e përbaltur.

    1. Migjen faleminderit që më shkrove!

      E kuptoj që efekti i kësaj propagande dezinformuese për 25 vjet rresht ka sjellë pasojat e saj në opinionet e njerëzve. Nuk kam asnjë dyshim që në familjen tënde ortodokse, por ndoshta edhe në familje të tjera ortodoksësh mund të diskutohet figura e Primatit të KOASh-it. Ajo që kam vënë re nga miqësitë e mia dhe njohjet e shumta që kam me ortodoksët, brenda dhe jashtë komunitetit, është fakti se diskutimet më së shumti vijnë nga pjesëtarë të familjeve ortodokse, që të tillë përgjithësisht janë vetëm nga prejardhja dhe nuk kanë shkelur asnjëherë në kishë (nuk e di a është edhe rasti yt). Madje, efekti i propagandës komuniste (për prindërit kryesisht) dhe asaj 25 vjeçare post-komuniste është aq i madh sa nuk pranojnë asnjë pikëpamje nga pjesëtarët e tjerë të familjes, që marrin pjesë në jetën e Kishës dhe i njohin gjërat nga dora e parë (pak a shumë si edhe në “familjen tonë” në këtë debat). Dhe kjo vjen jo për faj të figurës apo veprimtarisë së kryepeshkopit Anastas, por nga mungesa e informacionit ose dezinformimi i njëanshëm, me të cilin janë bombarduar intensivisht nga mediat, që për hir të së vërtetës gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë të pozicionuar kundra KOASh-it. Pikërisht, rasti i përmendjes prej teje të Nikolla Markut si një argument të fortë në këtë debat, vërteton sa thashë më sipër. Ajo që unë do mirëprisja nga një bashkëbisedues i hapur është që të njihet me të gjitha deklaratat, dokumentet dhe botimet historike të KOASh-it e materiale të tjera informative, për t’u ballafaquar edhe me argumentet e tyre, dhe pastaj të vij e të diskutojmë, pa problem fare. Por, kam frikë se po kërkoj qiqra në hell, sepse kështu si ndodh rëndom këtu, njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit.

      Migjen, ti më thua se unë bëj propagandë. Të siguroj që jo! Ajo që ti nuk po do/mundesh të shikosh është fakti se unë po përpiqem të të sjell argumente dhe fakte që tregojnë anën tjetër të medaljes, atë që individë të caktuar dhe propaganda mediatike nuk e shfaq. Dhe për më tepër, kur kjo më është kërkuar nga bashkëbisedues gjatë diskutimeve tona. Ti më thua që të flasim “me fakte dhe logjike” dhe nuk pranon të marrësh parasysh (kujdes, jo t’i pranosh) edhe argumentet dhe faktet që sjell pala tjetër në këtë debat. Ndërhyrja ime gjatë këtyre dy temave të fundit ka pasur kryesisht qëllim, jo t’i thurr lavde Janullatosit (shumë naive kjo), por të përpiqem sadopak të shpërfaq “me kaq zell” argumente e fakte të palës tjetër, në mënyrë që diskutimet të bëhen sa më objektive, pra edhe kosntruktive për të gjithë ne. Aq më tepër duke e ditur se shumica e pjesëmarrësve në këtë debat ose nuk i njohin ato, ose i anashkalojnë. Ndërkohë, ti ende thua “nuk dalim dot përtej opinioneve kur fakte të prekshme nuk ka”. Hajde merru vesh!

      P.S. Lidhur me kuriozitetin që ke të siguroj se nuk jam përfaqësuese e KOASh-it, por njohëse e historisë postkomuniste të komuniteteve tona fetare. Prandaj dhe e kam të vështirë të dal kaq lehtë në konkluzione të tipit kategorik.

  15. Të nderuar, ju lutem mos sulmoni njëri-tjetrin.

    Si moderator, u përpoqa të heq të gjitha komentet me sulme personale. Nëse kam harruar ndonjë, më lajmëroni që ta heq edhe atë. Por nuk shkon që të kacafyteni këtu, për sherre që kanë nisur gjetiu.

    I kam vënë të gjitha komentet përkohësisht në moderim, për të shmangur ngatërresat.

  16. -“I zoti i shtëpisë e di se ku i pikon çatia”.
    Unë si besimtar më Perëndinë Triadike, ndjekës i porosive të Zotit Krisht në mënyrë Orthodhokse, falënderoj të gjithë ata/o që përpiqen të sqarojnë rreth çështjes së Primatit Imzot Kryepeshkop Anastas Janullatos. Kjo është një çështje e brendshme dhe të gjithë të tjerët së jashtmi që u vjen keq për besimtarët orthodhoks është mirë që të pyesin rreth Besimit Orthodhoks që të kuptojnë drejt dhe nëse do të jenë skeptik sërisht për sqarimet atëhere të lexojnë dhe të kuptojnë vet sesi zhvillohet jeta Kleriko-Laike në Besimin Orthodhoks. Besimtarëve Orthodhoks që hedhin ndonjë fjalë pakënaqsie rreth Klerikëve është mirë të forcohen më tepër në besim dhe të diskutojnë në enoritë e tyre rreth problematikave që mund të hasen. Nëse nuk do të mund të gjejmë zgjidhje me njëri tjetrin, a mendoni se do të na japin zgjidhje të mirë njerzit jashtë shtëpisë sonë?!
    Kleri nuk është thjesht të mbarosh një fakultet laik apo theologjik, por është dhe një jetë e dedikuar dhe e pasur shpirtërore. Është përgjegjësi e Besimtarëve Orthodhoks të pasurojnë radhët e Klerit Orthodhoks në Shqipëri por jo vetëm këtu por dhe për mbarë botën. Besimi Orthodhoks nuk është i copëzuar në kombe por Besimtarët janë të kombësive të ndryshme, vëllezër dhe motra më KRISHTIN. Të gjithë Besimtarët Orthodhoks në mbarë botën pavarsisht kombit, ushqehen nga i Njëjti Trup dhe i Njëjti Gjak, Ai I Krishtit. Fatmirësisht nuk di të flas fjalë dhe shprehje të bukura dhe kështu thjeshtë të jem i kuptueshëm për të shumë njerëz besimtar orthodhoks por dhe të tjerë. Dhe përsëri kush të ketë frymë miqësore patjetër që do t’a ketë kollaj për të kuptuar çfarë shkruajta. Ju falënderoj.

  17. E ndoqa i shqetesuar kete teme, si ketu dhe ne shkrimin tjeter me heret.
    Menyra e ashper me te cilen u mor ne pyetje komuniteti ortodoks dhe kleri i tij ketu me ka lene te turperuar si shqiptar jo-ortodoks!
    Ne si shumice nuk duhet t’ja lejojme vetes qe te shkelim kaq pa teklif ne punet e te tjereve, perndryshe te presim edhe reagimin acik qe shume vonoi, te thuash te drejten.
    Megjithate me jep kurajo bindja qe miqte e mi ortodokse, komshinjte e vjeter, krushqite dhe kumbarite e dine qe ne i duam e i respektojme, dhe as na shkon ndermend qe ti veme te na shpjegohen e te na japin llogari ke vene per te pare e ke per te dyte.

    1. Te paska zene shume meraku, bile edhe per vonesen e ketij reagimit açik.
      Por eshte i padrejti ai qe duhet t’i ruhet zemerimit te te drejtit, se thone qe i drejti eshte me Zotin. Janulles i duhet te mos acaroje asnjehere gjakrat se nuk del mire. Ke shembullin e At Nikolle Markut, per te cilin Janulla thote se ka kapur/zene nje kishe qe i takon KOASH-it. Ata qe mbeshtesin At Nikollen thone se e ka çliruar kishen. Per fat te keq vepra çlirimtare e At Nikolles nuk mund te zgjerohet dot nqs gjendja nuk acarohet dhe prifterinj te KOASH-it nuk bashkohen me te, sepse ai nuk mund te operoje dot brenda KOASH-it.
      Shqiptaret me 5 veta bejne parti e duan postin e ministrit,me shprese qe nje te neserme te kapin karrigen e kryeministrit, por duket se prifterinjte na i paska kapur nga te gjitha anet Janulla.

      Ti mire ben qe turperohesh, se keto qe thua per t’u turperuar jane, por mos u turpero shume, se kur nuk e ka zene turpi Janullen me ato qe ka bere, nuk ke pse e sikletos keq veten.

Lini një Përgjigje te Ardian VehbiuAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin