QUO VADIS, DREJTOR?

 nga Janko Kalemi

Në ditët që shkuan, më 24 dhjetor 2017, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta, i akordoi Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, shtetësinë shqiptare, 25 vite pas kërkesës së këtij të fundit. Lajmi u prit sa me entuziazëm, nga besimtarët e krishterë ortodoksë të Shqipërisë apo nga një numër i gjerë gazetarësh dhe opinionistësh të medias së përditshme, aq dhe me pakënaqësi nga kundërshtarët historikë të Kryepeshkopit Anastas personalisht, dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në përgjithësi. Reagimet negative nuk janë të çuditshme në Shqipërinë e bombarduar vazhdimisht me politika nacionaliste anti-greke, të cilat gjithmonë në qendër të tyre përfshijnë edhe Kryepeshkopin e Tiranës.

Kur shprehen nga çdo lloj gazetari me gjysmë morali apo nga çdo drejtues emisioni në kanalet televizive të përditshme apo të përnatshme, këto opinione justifikohen si nevojë mbijetese, kushte të paravëna nga manjatët e mediave, apo thjesht si “hajt mo, varja”. Mirëpo, nuk mund të kalojë pa vëmendje një episod i këtyre ditëve të fundit, deklaratat e tensionuara të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido, të cilat mund të gjenden këtu (Ora News, në emisionin “360 gradë”), këtu (Fax News) dhe këtu (A1 Report në emisionin “45 minuta”).

Bido është një nga shqiptarët më drastikë gjatë 5-6 viteve të fundit, i angazhuar gjerësisht në debatin e çështjeve kombëtare brenda KOASh, siç është përdorimi i gjuhës shqipe në shërbesa apo shtetësia dhe kombësia e klerikëve të lartë të komunitetit ortodoks të Shqipërisë. Cilido që njeh në nivel të kënaqshëm çështjet teologjike (asaj të Kishës së Lindjes), historinë e KOASh dhe realitetin e sotshëm, e ka fort të lehtë të kuptojë se në tre daljet e mësipërme publike, z. Bido shtrembëron shumë nga faktet historike, nuk artikulon ato pjesë të informacionit që flasin për një të vërtetë ndryshe nga ajo e tija, formulon profeci të bazuara në pandehma vetjake, ngre teori konspirative të pabaza. Përkundër kësaj, nuk harron të bëjë batuta me bashkëbiseduesit (sikur këta janë financuar me bursa studimi nga shteti grek, siç i drejtohet z. Miron Çako në “360 gradë”), apo të quajë bashkëbiseduesin “dumbabist” (siç bën me Dr. Olsi Jazexhi në “Fax News”). Me keqdashje dhe në dëm të bisedës konstruktive mohon ekzistencën e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta (Ligji nr. 10 056, 10 057, 10 958, dt. 21.01.2009). Mirëpo nuk harron të kërkojë një “Ligj organik për fetë”, sipas të cilit do të jetë shteti ai që do të qeverisë edhe punët e brendshme të komuniteteve fetare… Po, është ashtu siç tingëllon: Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë kërkon të ndërtohen mekanizma antikushtetuese, antidemokratike, në shkelje me të drejtat themelore të njeriut, sepse ashtu ia thotë mendja. Quo vadis, Drejtor?

Në emisionin “360 gradë” të Ora News z. Bido u prezantua me titrat thjesht si “studiues”, në “Fax News” u prezantua me titullin aktual që mban, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, kurse në “45 minuta” si “Kreu i Arkivës së Shtetit”. Në këto emisione sigurisht që z. Bido nuk përfaqësoi institucionin që drejton (po të bëjmë hesapin e daljeve publike të z. Bido në emisione televizive, nga koha kur u emërua drejtor në tetor 2016, shumicën e herëve merret me politikë, por jo me çështje arkivore). Në këto emisione u bë zëdhënës i opinioneve politike të partisë PDIU, e cila e ka mbështetur në karrierën e tij, të paktën që prej vitit 2013, kur ishte aleate e forcës kryesore politike, Partisë Socialiste.

Sidoqoftë, në këtë shkrim nuk ka kuptim të merremi me mendimet e z. Bido, ato nuk janë problemi. Problemi qëndron tek imazhi që reflekton Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, autoriteti më i lartë administrativ në fushë të arkivistikës në Shqipëri, udhëheqësi i punës arkivore në rang republike. Titullari i DPA është pjesë e Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues, sipas Ligjit Nr. 152/2013 për Nëpunësin Civil, dhe gëzon statusin e nëpunësit civil. Si i tillë, Neni 5 i ligjit të mësipërm garanton se: “shërbimi civil udhëhiqet nga ligji dhe bazohet në parimin e shanseve të barabarta, mosdiskriminimit, meritës, transparencës, profesionalizmit dhe paanësisë politike, si dhe garanton qëndrueshmërinë në detyrë të nëpunësit civil dhe vazhdimësinë e shërbimit civil”. Më tej, po ky ligj ndalon nëpunësin civil të shprehë publikisht bindjet e tij politike (Neni 37, pika 1): “Nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike jashtë orarit zyrtar. Nëpunësi civil nuk duhet të shprehë publikisht bindjet apo preferencat e tij politike”. Çfarë bën z. Bido të paktën në tre emisione publike, ku prononcohet si studiues dhe Drejtor i DPA? Shkel me të dyja këmbët ligjin për Nëpunësin Civil të Republikës së Shqipërisë, të cilin, në pozicionin që mban, detyrohet ta respektojë. Quo vadis, Drejtor?

Matanë aspektit ligjor, nuk mund të mos përmendim edhe aspektin moral. Arkivi Qendror Shtetëror ruan thesaret historike dhe dokumentet administrative të të gjitha komuniteteve fetare të Shqipërisë. Më i vjetri i tyre daton në shek. VI, Kodiku i Purpurt i Beratit, kurse dokumentet më të vona datojnë më 1967, kohë kur institucionet fetare u mbyllën dhe çdo pasuri e tyre e tundshme apo e patundshme u konfiskua. Teksa Drejtori i DPA del dhe kërcënon haptazi KOASh, e paragjykon atë duke hamendësuar se në të ardhmen ka për të qenë vegël e politikave antishqiptare, njëkohësisht paragjykon edhe komunitetet e tjera fetare të Shqipërisë, duke mos gjykuar si të mjaftueshëm ligjet aktualë që rregullojnë marrëdhëniet e tyre me shtetin shqiptar. Në këtë pikë, kryerojtari dhe kryeadministratori aktual i thesareve arkivore bëhet figura më e pabesueshme, kthehet nga kujdestar, në rrezikun kryesor të dokumenteve që ka detyrë ligjore të ruajë. Ose, shqip, është ujku që i kanë varur mëlçitë në qafë. Një person që nxit urrejtje nacionaliste kundër një komuniteti fetar dhe mes këtyre komuniteteve, a mund të jetë garant i ruajtjes së historisë së shkruar të komuniteteve? Fondet arkivore të komuniteteve fetare që ruan Arkivi Qendror Shtetëror janë ndoshta, në total, ¼ e gjithë fondit arkivor të AQSh, janë dokumente fort të rëndësishme për historinë lokale, shkruar në disa gjuhë të ndryshme, dhe dëshmojnë jo vetëm për veprimtarinë administrative fetare, por edhe për historinë e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Këto dokumente janë jo vetëm de jure pronë e komuniteteve, por de facto edhe pronë e të gjithë shqiptarëve, pasuri historike e njerëzimit. Quo vadis, Drejtor?

Kemi dëgjuar shumë marrëzi në Shqipëri. Kemi parë edhe më shumë nga sa kemi dëgjuar. Kur Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave merr pozicione ofensive dhe armiqësore ndaj atyre komunitete që kanë prodhuar dokumentacionin që ai duhet të ruajë, kjo nuk është thjesht marrëzi, është shthurja e iliqes së fundit të konceptit të shtetit. Për ta parë problemin në spektër pak më të gjerë, duhet të shtojmë se kjo dukuri nuk është e izoluar. Në Shërbimin Civil të Shqipërisë është mëse e zakontë të shohësh nëpunës të të gjitha niveleve tek mbështesin hapur politikën, gjatë kohës kur janë në orar pune, ose nga posti që mbajnë në çfarëdo orari. Pasi është pikërisht partia dhe politika që ka promovuar çdonjërin prej mbështetësve të saj, duke e emëruar në postin që mban. Administrata e depolitizuar? Jo, nuk është aspak e tillë. Dhe Drejtori i DPA është shembulli klasik (paçka se më i vogli) i rritjes nga poshtë-lart, në mospërputhje me çdo nen të ligjeve që lidhen me shërbimin civil në Shqipëri.

(c) 2018, Peizazhe të fjalës

113 Komente

  1. Sidoqoftë, në këtë shkrim nuk ka kuptim të merremi me mendimet e z. Bido, ato nuk janë problemi.

    Më shumë përpjekjë duhet të ishte bërë për të ta fshehur, zbehur, apo akoma më mirë mënjanuar arsyetimin ad-hominem që dominon shkrimin. Sepse jo vetëm që bëhet i palexueshëm, por kthehet në boomerang që merr si viktimë të parë e të pafajshme edhe vetë arsyen e shëndosh.

  2. Nuk me duket konflikt interesi qe Bido flet kunder politikave te kishes greke pse eshte i punesuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Arkives.

    Nese ka ndonje problem me tezat e tij, atehere te merremi me to. Bido argumenton si studiues, e si studiues mund t’i kthehemi.

    1. Nuk jam i sigurt nëse e keni lexuar shkrimin të gjithin. Vërtetë mendoni se kushtet që paravendos ligji për nëpunësin civil duhen shkelur sipas dëshirës?

  3. Reagimet negative nuk janë të çuditshme në Shqipërinë e bombarduar vazhdimisht me politika nacionaliste anti-greke, të cilat gjithmonë në qendër të tyre përfshijnë edhe Kryepeshkopin e Tiranës.

    Dua ta mirëkuptoj autorin, por nuk e kam shumë të qartë se çfarë synon me këtë fjali. Do ishte mirë të sqaronte se cilat janë këto politika anti-greke, ose përse Kryepeshkopi i Tiranës nuk ka ndonjë lidhje me politikën, ose arsyet se përse është bërë viktimë e këtyre politikave anti-greke, ose cdo lloj arsyeje tjetër sepse nuk mund të merret e mirëqënë pa arsyetim. Përndryshe vështirë se ka dashur të thotë që Kryepeshkopi i Tiranës bën politikë greke, ndaj edhe përfshihet në kritikat e atyre që bëjnë politika anti-greke në Shqipëri.

    Të njëjtin problem kam edhe me fjalinë e mëposhtme:

    Bido është një nga shqiptarët më drastikë gjatë 5-6 viteve.

    Nuk e di nëse kjo fjali është thjeshtë pakujdesi apo është në llogjikën e vetë shkrimit si pjesë e thelbit të asaj që do të përçoj tek lexuesi autori. Silogjizmi që rrjedh nga kjo fjali mund të formulohet kështu: “Gjithë shqiptarët janë drastik, por Bido është më drastiku”.

     

    1. Sigurisht, ke të drejtë, L.A. Duhen dëshmuar gjurmët, ndryshe nuk ekziston ujku. Vallë, i ke lexuar tre paragrafët e fundit? Të paktën merr dhe lexo ligjin e përmendr aty. Ke ndonjë koment për të?

      1. Janko,

        Kur të kem kohë do ta lexoj ligjin.

        Për momentin kam lexuar vetëm shkrimin. Dhe kjo për arsyen e vetme se ka dalë këtu tek PF, që ka arritur të ruaj një cilësi të admirueshme në atë se si dhe ç’farë i përcjell lexuesit.

        Për t’u kthyer te argumenti juaj, me sa kuptoj unë, ju insistoni se sipas ligjit Z. Bido duhet ta qepë gojën, sepse aktiviteti i tij publik që është pa lidhje të drejtëpërsëdrejti me postin e tij zyrtar, përbën veprimtari politike. Por, nuk kuptohet në shkrim se përse e konsideroni ju veprimtainë e Zotit Bido si veprimtari politike? (Në kuptimin që ai nuk është pjesë e asnjë organízate politike?). Përndryshë cdo njëri që shpreh një opinion potencilaisht mund të akuzohet se po merret me “politikë” dhe e kthejmë në gjueti shtrigash.

        Po ashtu, po hamendësoj se me metaforën e “ujkut që nuk i gjenden gjurmët” po i referoheni politikave nacionaliste anti-greke, edhe nëse i marrim të mirëqëna sic po këmbngulni ju, nuk kuptohet lidhja që kanë këto me Kryepeshkopin e Tiranës. Sepse me llogjikë politikat anti-greke duhet të prekin vetëm interesat e politikës greke, por jo veprimtarinë e Kryepeshkopatës së Tiranës. Ju nuk e sqaroni se c’lidhje ka Kryepeshkopata me politikën greke. Përndryshe, nëse nuk e sqaroni lexuesin, ju e bëni lidhjen të shkurtër (pun intended).

        1. I nderuar L.A., kam përshtypjen se manovrat e tipit ad-hominem apo lidhjet gonxhe filozofike të logjikës që rrekeni të servirni, nuk janë aq pa lidhje me fenomenin në fjalë, z. Bido. Sigurisht, që bashkohem me ju kur thoni se autori “Do ishte mirë të sqaronte… sepse nuk mund të merret e mirëqenë pa arsyetim”, po këtu kam frikë se nuk është mangësi e shkruesit, por e informimit tuaj. Nga ana tjetër, besoj se një shkrim i mirë është ai që motivon dhe nxit kërkime të mëtejshme.

          Është shkruar e sqaruar gjerë e gjatë ad-verecundiam, me shkrime e studime, roli i primatit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në ringjalljen e një kishe e Kishës sonë Ortodokse, që ne vetë e varrosëm gjatë diktaturës ateiste. Kur të kesh kohë, hidhi një sy! Artikullshkruesi këtu përpiqet të analizojë një tjetër aspekt të “fenomenit Bido”, që në shoqërinë tonë është faqeza më i gjerë se vetë personi në fjalë. Dhe sigurisht analiza e sjelljes së një personi ad-hominem, është tregues i besueshmërisë dhe ndershmërisë së argumenteve të tij brenda kontekstit.

          Ja p.sh. se si nxjerrja jashtë kontekstit që ju i bëni kësaj fjalie të artikullshkruesit “Bido është një nga shqiptarët më drastikë gjatë 5-6 viteve” ju shpie në silogjizmin e devijuar “Gjithë shqiptarët janë drastik, por Bido është më drastiku”. Brenda kontekstit, silogjizmi do të qe “nga kundërshtarët historikë (jo më shumë se gishtat e një dore e gjysmë) të Kryepeshkopit Anastas personalisht, dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në përgjithësi, Bido është një nga shqiptarët më drastikë gjatë 5-6 viteve”.

          Teksa ju lexoja m’u kujtua një thënie e Mark Aurelit “Opinioni i dhjetëmijë personave nuk ka asnjë vlerë, nëse asnjë prej tyre nuk di asgjë rreth argumentit”.

          1. Erta,

            Sa për sqarim, nuk kisha për qëllim të bëja as “gonxhe” as “filozofi”. Dhe do mundohem të sqarohem  drejtëpërdrejt, ndaj do iu citoj.

            Ju thoni:

            Sigurisht, që bashkohem me ju kur thoni se autori “Do ishte mirë të sqaronte… sepse nuk mund të merret e mirëqenë pa arsyetim”, po këtu kam frikë se nuk është mangësi e shkruesit, por e informimit tuaj.

            Tani, ju ose mundet të jeni dakort me mua, ose të mos jeni. Por më duket shumë pa kuptim që bashkoheni me mendimin tim se autori duhet të sqaronte në shkrim, por në të njëjtën kohë nuk e shihni mangësinë tek autori por tek mungesa e informimit tim si lexues. (Një tjetër ad-hominem? I am not crazy!)

            Ju vazhdoni:

            Artikullshkruesi këtu përpiqet të analizojë një tjetër aspekt të “fenomenit Bido”, që në shoqërinë tonë është faqeza më i gjerë se vetë personi në fjalë. Dhe sigurisht analiza e sjelljes së një personi ad-hominem, është tregues i besueshmërisë dhe ndershmërisë së argumenteve të tij brenda kontekstit.

            Por kush është ky kontekst? Dhe në bazë të kujt morlai dhe etike ky kontekst justifikon argumentin ad-hominem dhe përgojimin e një individi për ta kthyer atë në “fenomen” siç e cilësoni ju? (Again, I am not crazy!)

            Ndërkohë, Zoti Janko kur flet për kontekstin, flet për Shqipërinë e bombarduar vazhdimisht me politika nacionaliste anti-greke, që duhet të merret e mirëqënë sipas jush në kontekst dhe që justifikon ad-hominem. Por kush denjon të kërkoj midis rreshtash ndonjë argument (largqoftë) i thuhet “ne të tregojmë ujkun, ti na kërkon gjurmët”.

            Ky shkrim, përjashto faktin që përdor një argument ad-hominem, ose pikërisht për këtë, nuk është duke folur për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por për politikat nacionaliste anti-greke në Shqipëri (reale apo imagjinare) përtej (dhe midis) “fenomenit Bido”. We ♡ Ad-Hominem. ♡ ♡ ♡ ♡ ♡ ♡ ♡

            Po ashtu Zoti Janko nuk flet për “gishtat e një dore e gjysmë”. Porse ju u treguat zemërgjërë dhe modifikuat argumentin e Zotit Janko, gjithësesi brënda të njëjtit kontekst, për të mbajtur në këmbë ngrehinën ad-hominem.

            Me një fjalë, Zoti Janko e bëri lidhjen e shkurtër, ju jeni duke bërë “pig tail” apo gonxhen.

  4. L.A., po nuk pate kohe te verifikosh vertetesine e fjaleve qe thua ne debat, askush nuk ka detyre te plotesoje mangesite e tua informative, dhe kjo nuk ben pa vlere arsyetimin e tjetrit. Perkundrazi, verteton se pjesemarrja jote ne kete debat nuk eshte serioze, as objektive. Nese vertete nuk je ne dijeni te pjesemarrjes ne politike te z. Bido, kete ta sqaron KQZ me listen e kandidateve ne zgjedhjet 2013, ku zoteria ne fjale kandidoi nen siglen e PDIU (shih: http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-per-kuvend/2013/listat_shumeemerore/PDIU.pdf), dhe me listen e zgjedhjeve lokale te vitit 2011, ku z. Bido zgjidhet keshilltar i Njesise Bashkiake nr. 9 ne Tirane si perfaqesues i PDIU (http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2011/html_lshumemerore/110919_-_DTI_-_lista_keshill_2011/html_keshill/349.htm). Po ashtu, kur u zgjodh ne postin aktual, kryetari i partise pershendeti KN per vendimin e marre. Ç’duhet me shume per te qene pjesemarres ne nje force politike?

    Tema e ketij shkrimi, nga ana tjeter, nuk eshte lidhja e kishes ortodokse te Shqiperise me politikat e Greqise, por çudia shqiptare e nepunesave te larte qe bejne politike ne kundershtim me ligjin. Ke ndonje koment per kete, L. A.?

    1. Zoti Kalemi,

      Nuk e di se ç’të pavërteta kam thënë deri më tash, sepse ju nuk e specifikoni, por me sa duket të mos biesh dakort me ju duhet të jesh të paktën gënjeshtar dhe i painformuar. Gjithësesi po i kthehem edhe njëherë mënyrës se si ju po e zhvilloni këtë debat.

      Në një koment të mëparshëm më këshilluat të lexoja ligjin – me gjasa Ligji Nr. 152/2013 për Nëpunësin Civil. Unë iu përgjigja nga njëra anë me sinqeritet se nuk e kam lexuar ligjin, përvec asaj çka ju keni cituar në shkrim, dhe nga ana tjetër me një lloj takti, se do ta lexoj kur të kem kohë. Këtë të fundit ua thashë jo për të injoruar argumentin, por për të mos u zgjatur në një argument pa krye, apo më keq për ta ndjekur atë në vrimën e miut.

      Mua më duket e tepërt ta them se nuk është fare e përshtatshme që të marrim këtu përsipër të citojmë dhe interpretojmë një ligj. E thenë troç, një ligj nuk “lexohet”. Çdo ligj e përcakton qartë se kush individë apo institucione e kanë tagrin e interpretimit. Po ashtu është ekspertiza, eksperienca, dhe memoria institucionale që luajnë një rol primar, çka është edhe arsyeja pse çështjet gjykohen në nivele të ndryshme.

      Shumë herë më problematike bëhet ky lloj “leximi” i sygjeruar kur ju niseni të gjykoni një rast të veçantë, dhe një person të veçantë. Për aq informacion sa ju keni dhënë, dhe për sa kohë unë nuk di që ju t’i jeni drejtuar institucionit përkatës për ta interpretuar dhe gjykuar, kjo është një lloj vetëgjyqësie.

      Ju zhyteni akoma më thellë në vetëgjyqësi kur gërrmoni në biografinë e Bidos, dhe sillni këtu prova të angazhimit të Bidos në politikë në vitet 2011-të, dhe 2013-të. Unë nuk e di se kur është bërë Bido drejtor dhe sa lidhje kanë këto dokumente me statusin e tij të tanishëm. Por di me siguri që interpretimi i këtyre dokumenteve, dhe vlera që ato mund të kenë në ndonjë akuzë që i bëhet Bidos, bëhet vetëm prej individëve dhe institucioneve që i përcakton ligji.

      Ju thoni:

      Tema e ketij shkrimi, nga ana tjeter, nuk eshte lidhja e kishes ortodokse te Shqiperise me politikat e Greqise por çudia shqiptare e nepunesave te larte qe bejne politike ne kundershtim me ligjin. Ke ndonje koment per kete, L. A.?

      Lidhjen e kishës ortodokse të Shqipërisë me politikat e Greqisë nuk e shpika unë por e citova nga shkrimi juaj, ku ju vetë i referoheni një Shqipërie të bombarduar vazhdimisht me politika nacionaliste anti-greke, si shkak të reagimeve negative ndaj lajmit për dhënien e nënshtetësisë për Kryepeshkopin Anastas. Ndërkohë, më bën përshtypje sepse e dëgjova Bidon në video-lidhjet që keni sjell ju në shkrim të thoshte se ai nuk ishte kundër dhënies së nënshtetësisë kryepeshkopit. Përkundrazi. Por ai i mëshonte gjithësesi shqetësimit që ndikimi i politikës greke mund të ketë mbi kishën ortodokse shqiptare, pavarësisht nga Kryepeshkopi dhe statusi it tij. Më duket mua se ky është strumbullari i sulmeve dhe vetëgjyqësisë ndaj Bidos, duke i nxjerrë atij edhe biografinë e politke si për ta shantazhuar. E kotë ta them që kjo është reminishencë e periudhës së komunizmit bizantin që e kemi kaluar.

      Ndoshta do ishte më e sinqertë dhe më frytëdhënës të ishit marrë me argumentin e Bidos, sesa me biografinë e tij. Gjithësesi ju keni të drejtën të bëni zgjedhjen tuaj. Çka nuk do të thotë që argumenti ad-hominem dhe sulmet biografike duhen përkrahur. Dhe vlen për mendimin tim që Peizazhet e Fjalës si platformë të kenë një qëndrim ndaj këtij lloj argumenti kur ai shfaqet edhe këtu, sepse ky lloj argumenti ka helmuar shtypin shqiptar dhe krejt mendimin shqiptar, për njëzetë e shtatë vjet.

      Kurse vetë tema për çudinë shqiptare të nënpunësve të lartë që bëjnë politike në kundërshtim me ligjin, është vërtet shqetësim i rëndësishëm. Por nëse duam të arrijmë ndonjë rezultat në krijimin e një adminístrate të denjë civile, duhet të zhvillojmë kulturën e një përqasje institucionale, mundësisht jashtë trysnive politike, dhe sigurisht pa gjyqe publike, që veçse drejtësinë nuk e kanë të garantuar.

      Respekte,
      L.A.

      1. L.A.

        “Dhe vlen për mendimin tim që Peizazhet e Fjalës si platformë të kenë një qëndrim ndaj këtij lloj argumenti kur ai shfaqet edhe këtu, sepse ky lloj argumenti ka helmuar shtypin shqiptar dhe krejt mendimin shqiptar, për njëzetë e shtatë vjet.”

        Besoj se nderhyrja nga lart eshte e panevojshme, pasi nderhyrja jote vjen si doza e duhur e antikorpeve qe PTF ka – dhe kur them PTF ne te perfshij edhe komentuesit, pa te cilet nuk ka debat te vlefshem. Per ca nga ne qe vime ketu edhe per te mesuar si argumentohet me llogjike te shendoshe, shkembimi mes teje dhe autorit (pa paragjykime per kush e ka mire e kush e ka keq) eshte nje mesim me vete dhe i vlefshem per cdo lexim te ardhshem.

      2. Që t’i jepte dum kësaj pune, Peizazhet duhej të kishte një staf teknik të përkushtuar – përndryshe, është gjithnjë më mirë që të diskutojmë për çështjen shtruar, sesa të censurojmë shkrime duke kryer ndaj autorëve atë mëkat, për të cilin edhe do t’i ndëshkonim me mosbotim.

        Sa për shkrimin, atje vërtet përmendet një ligj dhe argumentohet se personi në fjalë – drejtori Bido – mund ta ketë shkelur atë. Natyrisht, interpretimi i një akti përballë një ligji dhe vlerësimi nëse ky akt e shkel ligjin apo jo është prerogativë e organeve të drejtësisë. Megjithatë autori i shkrimit nuk mund të akuzohet – besoj unë – për vetëgjyqësi. Sepse vetëgjyqësia parakupton marrjen e ligjit në dorë nga pala e lënduar (përfshi edhe sidomos ndëshkimin përkatës), por mua nuk më rezulton as që autori të jetë palë e lënduar dhe as që autori të ketë tentuar ndonjë masë ndëshkimore ndaj drejtorit Bido, nëpërmjet këtij shkrimi. Nuk besoj se botimi i një kritike të shënjestruar, në mediat publike, mund të jetë formë vetëgjyqësie, madje edhe atëherë kur kjo kritikë merret me një person specifik dhe citon një ligj specifik. Qytetarët vërtet nuk mund (nuk duhet) të marrin vetë në dorë zbatimin e ligjit, por një qytetar i mirë duhet ta njohë ligjin dhe të jetë në gjendje të dallojë se kur ky ligj nuk po respektohet ose po shkelet. Kjo e fundit, gjithnjë për mendimin tim modest, nuk ka lidhje me vetëgjyqësinë, madje edhe sikur qytetari në fjalë ta bëjë shqetësimin e vet publik nëpërmjet mediave (këtu do t’ia vlente edhe një ekskursion në problematikat e whistleblowing-ut dhe një rikujtesë për rolin e mediave dhe të shoqërisë civile, për të luftuar idenë se konfliktet mes palëve mund të gjejnë zgjidhje vetëm në sallën e gjyqit).

        Përndryshe, Peizazhet reagon ndaj këtij debati duke i mbajtur dyert e hapura ndaj çdo kontributi që i përmbahet etikës dhe etiketës së komunikimit publik – pëfshi këtu edhe ndonjë ndërhyrje (të mirëpritur) nga pala e kritikuar, ose z. Bido. Kjo jo për t’i dhënë debatit ngjyrat dhe tonet e një procesi gjyqësor, por për të ndihmuar në aqarimin e një çështjeje e cila më duket me interes publik.

        1. Ardian,

          Bie dakort me ju që termi i përdorur prej meje në këtë rast “vetëgjyqësi” është i papërshtatshëm.

          Thënë kjo, njohja e ligjit, në kuptimin e të qënit koshient të ekzistencës së ligjit, dhe interpretimi i ligjit janë dy gjëra të ndryshme. I fundit është prerogativë e institucionit që përcakton ligji.

          Në këtë kuptim, një qytetar që i drejtohet një gjykate apo një institucioni për interprtim, qoftë edhe nëpërmjet angazhimit të avokaturës, është qytetarë jo vetëm më aktiv kundrejt ati që është thjesht koshient (përfshi këtu edhe whistleblower), por dëshmon që e njeh dhe respekton ligjin më mirë.

          Vetëkuptohet, se nëse qytetarët nuk u drejtohen institucioneve për intepretim, ata e zhvlerësonjë ligjin me pasivitetin e tyre, pavarësisht se sa koshient (të lexuar) janë. Sepse në fund na ngelen vetëm gjyqet publike në media, që spo kanë të mbaruar.

  5. E ndjej te nevojshme te shpjegoj nje hollesi te vogel , ai libri qe ka ne dore Prifti ne krahe te djathte , titullohet (GLI ARBERORI-ARVANITI UN POPOLO INVISIBILE RICERCHE ETNOGRAFICHE NELL’ELLADE (1965-2000), Sic e moret me mend behet per Papas Antonio Bellusci , ndersa ai Prifti tjeter (ai qe po i dorezohet libri), quhet Ioannis Liapis alias Kryepeshkopi Hieronimos .. njeri shtetas italian tjetri shtetas grek , pervec autoritetit kishtar kane edhe nje te perbashket tjeter , kane gjuhe Nene ,Arberishten !!

  6. Në vijim të postimit tuaj, po përcjell edhe unë një foto tjetër kuptimplotë: https://lh3.googleusercontent.com/-Zgz4_mbop-0/U4M2vYFXwfI/AAAAAAAAIbw/3LrWtw7OIq4/w958-h639-no/DSC_0238.JPG

    Gjatë takimit, Kryepeshkopi Anastas i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i përshëndeti klerikët arbëreshë me fjalët: “Është gëzim që jeni këtu sot me ne…. Tradita jonë ishte tradita që ju la edhe juve Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

    Më kanë lënë mbresë fjalët e Imzot Donato Oliverio në këtë takim, i cili ndër të tjera tha:
    “…Është kjo e para herë që vijmë në Shqipëri dhe në shpirtin tonë ndiejmë shumë emocione, sepse kjo është edhe toka dhe vendi ku etërit e etërve tanë kanë lindur dhe janë të varrosur… Erdhëm deri këtu për t’ju njohur personalisht dhe për t’ju nderuar Ju, si Primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me të cilën ne kemi lidhje shpirtërore, rituale dhe historike që në shekullin XV… Kjo Kishë e Shenjtë Autoqefale Ortodokse për ne arbëreshët me ritin bizantin në Itali ishte dhe qëndron si një pikë referimi i përditshëm dhe si një dritë e madhe, që na ndriçon rrugën tonë si besimtarë ortodoksë mërgimtarë arbëreshë…. Këtu në Shqipëri, Kisha Ortodokse e bën shumë mirë e me nder shenjtërimin e popullit… për respektin e madh që kemi për Kishën tuaj Ortodokse dhe për Kishën tonë arbëreshe…”

    1. Plotesishte dakord me cdo fjale ,ndersa ne fund te bisedes mes Kryepeshkopit Arvanit te Greqise dhe krereve ortodokse te Arberesheve , te gjithe njezeri shqiptuan frazen “ghiaku ui nën bëghet”…

  7. Pasi e lexova shkrimin dhe ndoqa debatet televizive qe keshillonte autori, me lindi ndonje pyetje kryesisht mbi premisat tek te cilat bazohet arsyetimi i tij.

    Autori citon ligjin mbi nepunesin civil, sipas te cilit “Shërbimi civil udhëhiqet nga ligji dhe bazohet në parimin e … paanësisë politike…”; “Nëpunësi civil nuk duhet të shprehë publikisht bindjet apo preferencat e tij politike”, etj.

    Me sa degjova une Ardit Bido nuk e ka shkelur ligjin, sepse nuk m’u duk te kete shprehur bindje apo preferenca politike.
    Por une edhe mund te kem gabim, prandaj i kerkoj autorit qe, per ilustrim, te me citoje pasazhet ku Bido shpreh bindje apo preferenca politike.

    Me tej autori ne morine e akuzave qe ngre kunder Bidos, thote, p.sh., se ai eshte “një person që nxit urrejtje nacionaliste kundër një komuniteti fetar”. C’do te thote ky pohim? Qysh kur komunitetet fetare ne Shqiperi ngrihen mbi baza nacionale?

    Gjithsesi kjo eshte akuze shume e rende, sepse nxitja e urrejtjes kombetare a fetare ndalohet jo vetem nga ligji per nepunesin civil, por nga vete Kushtetuta e Republikes. Prandaj nje akuze kaq e rende duhet vertetuar dhe ilustruar me ndonje citim. Cfare tha Bido, shprehimisht, qe te nxise urrejtje kunder kombit grek?

    1. Relapso, me duhet t’i rishikoj emisionet qe te kthej pergjigje me referenca te sakta, kjo kerkon shume kohe, nuk e bej dot tani. Po te pergjigjem per ate pjese te pyetjeve qe nuk kane nevoje per referenca.

      Nuk behet fjale per urrejtje ndaj kombit grek, te mos i ngaterrojme gjerat. Behet fjale per etiketim te kishes ortokokse te Shqiperise si instrument ne duar te politikes greke, dhe kete Bido e thote shkoqur. Duke etiketuar keshtu nje komunitet jo te vogel shqiptaresh, i identifikon ata si greke, dhe i dallon negativisht nga shqitaret e tjere “patriote” (si ai vete). Kjo eshe urrejtja qe frymezon.

      Ne te tre emisionet z. Bido kerkon hartimin dhe futjen ne fuqi te nje ligji organik. Qe perkthyer ne gjuhe vulgare do te thote trajtimin ligjor te komuniteteve fetare ne Shqiperi si te ishin institucione shteterore, organizimi dhe veprimtaria e te cilave kontrollohet nga shteti, pra nga militantet politike qe marrin postet e larta administrative. Kjo do te krijonte jo komunitete fetare te pavarura, por institucione varesie. Kete e justifikon me frazen “si gjithe bota”, gje qe nuk eshte e vertete, bota aty eshte, verifikohet lehtesisht.

      Aktualisht ne Shqiperi ekziston nje ligj qe rregullon marredheniet e shtetit me fete. Referencen e gjen ne shkrim, shihe, vleresoje, gjyko. Kur dikush thote se kisha ortodokse ne Shqiperi u sherben politikave te Greqise dhe menjehere pas kesaj sugjeron nje ligj qe kontrollon çdo segment te komunitetit, eshte nje akuze e qarte (por e sofistikuar, te mos i hame haken) se kisha eshte antishqiptare. Meqenese kete nuk e thote vetem per komunitetin ortodoks, ketu perfshin edhe komunitetet e tjera. Perndryshe, per cilen arsye propozon kete futje te çdo feje nen tutelen e shtetit? Ti vete, Relapso, thua se komunitetet fetare nuk ngrihen ne baza nacionale, dhe e ngre si pyetje ndaj autorit te artikullit. Nderkohe, eshe z. Bido qe ngre pyetje te tilla, kerkoje prej tij pergjigjen.

      Ne po keto emisione z. Bido thote “e njejta gje vlen edhe per kishen katolike”, e cila ka jo pak klerike me kombesi e shtetesi te huaj. Kurse Dr. Olsi Jazexhiut i jep epitetin “dumbabist” (nuk di a e njihni peshen negative te epitetit).

      Keto pandehma i shkojne fort per shtat politikanit qe kontribuon per te ndertuar figuren e tij publike. Nuk jane te lejueshme, ligjerisht apo moralisht, per nepunesin e larte civil. Perndryshe, çfare tjeter nenkupton ligji qe thote “sherbim i paanshem”?

      Ne fund fare, degjo emisionet dhe gjyko vete. Por duhen degjuar duke pasur parasysh realitetin e Shqiperise. Nuk di ku jeton dhe çfare je ne gjendje te vjelesh prej tekstit dhe nentekstit.

      1. Janko, qe politika e shtetit grek eshte perpjekur historikisht ta perdore kishen ortodokse per qellimet e veta, ky eshte fakt historik. Pikerisht ky instrumentalizim i kishes ortodokse per qellime politike nga ana e shtetit grek i detyroi ordokset shqiptare te shpallnin autoqefaine e kishes. Shembuj te ketij instrumentalizimi ka me shumice, por une po te sjell me te fundit:

        Ty te duket normale qe ministri i jashtem grek te pershendese me pompe e buje dhenien e shtetesise shqiptare per nje klerik ortodoks? Mua ky fakt me duket skandaloz. Mendo sesa absurde do te na dukej neve te gjitheve sikur ministri i jashtem italian te pershendeste dhenien e shtetesise shqiptare arqipeshkvit italian te Shkodres, ose sikur sekretari i shtetit amerikan te pershendeste dhenien e shtetesise shqiptare per nje klerik mormon.

        Nga ana tjeter perpjekjet evidente dhe anakronike te politikes greke per te instrumentalizuar kishen nuk eshte e thene te kurorezohen me sukses dhe nuk nenkuptojne medoemos se gjithe komuniteti ortodoks shqiptar behet automatikisht vegel e politkes greke. Kete Bido nuk e thote. Nga sa degjova une, vete Bido e konsideron veten pjese te komunitetit ortodoks dhe merr persiper, njefaresoj, te behet perçues i shqetesimeve te atyre besimtareve qe e mendojne si ai.

        Ligji vertet kerkon depolitizimin e nepunesit publik ne menyre qe ata te mos marrin pjese aktive ne politiken e dites, te mos shfrytezojne postin per qellime politike, te mos perdoren nga forcat politike per qellime elektorale etj., por nuk ua heq atyre te drejten te shprehen publikisht per probleme social-kulturore dhe fetare, nuk ua mbyll atyre gojen.
        Une nuk jam pjese e komunitetit ortodoks, prandaj nuk kam te drejte te shprehem, por mendoj se sikur te isha ortodoks praktikant, do te preferoja qe prifti ta mbante meshen ne gjuhen shqipe, meqe une nuk di greqisht. Kete kerkon Bido, qe mesha ne kishat tona te mbahet shqip dhe qe prifterinjte ortodokse te dine shqipen ne menyre qe te merren vesh me besimtaret. Kjo nuk me duket kerkese politike.

        Megjithate ke te drejte kur thua se une mund ta kem humbur ndjeshmerine per punet shqiptare, sepse prej shume vitesh nuk jetoj ne Shqiperi. Ketu ku jetoj une nje shkrim si ky i yti do te vinte automatikisht dhe detyrimisht ne levizje prokurorine e cila do te urdheronte nje hetim per te sqaruar nese ka shkelje ligji apo jo. Nese do te rezultonte se eshte shkelur ligji, protagonisti i shkrimit tend do te merrte denimin e parashikuar. Perndryshe, sikur ai te rezultonte i pafajshem, mund te denoheshe ti dhe revista PTF per shpifje. Them ketu ku jam une, sepse ne Shqiperi gjerat jane ndryshe.

        1. Shkruan:

          Nese do te rezultonte se eshte shkelur ligji, protagonisti i shkrimit tend do te merrte denimin e parashikuar. Perndryshe, sikur ai te rezultonte i pafajshem, mund te denoheshe ti dhe revista PTF per shpifje.

          Në fakt jo. Nuk më rezulton të ketë ndonjë shpifje në shkrim – sepse autori u referohet materialeve publike. Mund të ketë interpretim të gabuar nga ana e tij, por për interpretime të gabuara nuk dënohet njeri, madje as “aty ku je ti.”

          Por, Relapso, nuk po më pëlqen fare që ky debat u katandis deri aty sa të përmendë – qoftë edhe hipotetikisht – dënimin e PTF-së për shpifje, në një kohë që po ndodh poshtë një shkrimi, i cili akuzon një nëpunës civil se nuk po vepron në përputhje me ligjin.

          Madje jo vetëm që nuk po më pëlqen, por po më duket e padenjë kjo, për ty, si bashkëpunëtor i vjetër i revistës. Sikur të mos vinte nga ty, do ta kisha interpretuar si kërcënim.

          Meqë iu referove vendit ku je, po të kujtoj se gazetat italiane hapen dhe mbyllen me shkrime të këtij lloji – ku personat publikë kritikohen se kanë shkelur këtë apo atë ligj.

          Sa herë është dënuar La Repubblica “për shpifje” për akuzat që ia bën përditë Kryetares së Bashkisë së Romës?

          Unë shkrimin e Jankos e lexova para se ta miratoja për botim dhe m’u duk korrekt, për aq sa pretendonte.

          Dhe gjithsesi, këtu po diskutohet nëse deklaratat publike të drejtorit të arkivit pajtohen apo jo me ligjin për nëpunësin civil.

          Deklaratat janë publike, ligji është gjithashtu publik.

          Hic Rhodus, hic salta, tha.

          1. Ardian, ne Itali gazetat dhe gazetaret perballen perdite me akuza per shpifje dhe shpesh denohen te paguajne gjoba.

            Gazeta “Repubblica” ka nje departament juridik qe merret vetem me kete pune dhe nje ekip avokatesh qe punojne vetem per te. Ne Itali veshtire te gjesh gazetare qe te mos jene paditur asnjehere nga individe ose institucione, madje ka gazetare si p.sh. Marco Travaglia, qe eshte perballur me dhjetra akuza dhe shume here eshte denuar. Eshte pjese perberese e punes se gazetarit.

            Por lexoje me kujdes se ç’kam shkruar une dhe mos kerce perpjete kot. Une nuk thashe se shkrimi eshte shpifes.

            Te kujtoj se autori e tha qysh ne fillim se nuk i interesonte te analizonte dhe te diskutonte mbi mendimet apo tezat e Bidos, çka do te pritej normalisht nga nje shkrim ne traditen e PTF. Jo! Atij i intereson te ngreje nje akuze publike per shkelje ligji nga nje nepunes i larte i shtetit. Sikur prokuroria shqiptare te funksiononte normalisht, duhej ta merrte seriozisht kete akuze dhe te urdheronte nje hetim. E ka detyrim ligjor, sepse ajo eshte e ngarkuar te vigjiloje mbi respektimin e ligjit per nepunesin civil. Shkelja e ligjit parakupton edhe denimin perkates.

            Nga ana tjeter, ti vere veten per nje çast ne vendin e Bidos qe akuzohet publikisht se ka shkelur ligjin e shtetit dhe kushtetuten e Republikes, se ka nxitur urrejtje kombetare dhe fetare etj. nga nje njeri qe nuk pranon te diskutoje mbi permbajtjen konkrete te deklaratave te nepunesit. Ti si do ta ndjeje veten? A nuk do te ndiheshe i cenuar ne nderin dhe dinjitetin tend personal dhe profesional?

            Te flasesh teorikisht dhe pergjithesisht mbi nivelin e nepunesve civile ne Shqiperi eshte nje gje, te akuzosh individe me emer e mbiemer se kane shkelur ligjin dhe kushtetuten eshte krejt tjeter gje. Nuk them se nuk duhet bere, perkundrazi, eshte shprehje kuraje dhe ndergjegjeje te larte qytetare. Por njeherazi eshte edhe pergjegjesi e madhe, sepse po akuzon nje individ real qe ka nje jete publike dhe private, ka nje karriere profesionale, ka familje dhe femije, ka nje rreth shoqeror.

            Ndoshta gabohem, por kam pershtypjen se ti nuk i ke ndjekur debatet televizive qe solli autori ne mbeshtetje te shkrimit te tij.

            1. Relapso,

              Më duket se ishit ju që thatë në një koment të mëparshëm se :

              Nese do te rezultonte se eshte shkelur ligji, protagonisti i shkrimit tend do te merrte denimin e parashikuar. Perndryshe, sikur ai te rezultonte i pafajshem, mund te denoheshe ti dhe revista PTF per shpifje.

              Pra Ardiani nuk kërceu kot.

              Gjithësesi, unë jam dakort me ju që i gjithë shkrimi mund të cilësohet si “character assassination” .

              Ndërkohë, Zoti Kalemi i ka dalë zot opinionit të vet, dhe PF nuk më duket se mbajnë ndonjë përgjegjësi përsa kohë i kan dhënë hapësirë Zotit Bido të përgjigjet dhe nuk kanë ndonjë “vijë” editoriale në këtë drejtim.

            2. Relapso dhe L.A., ligjet e botes i ditkeni mire. Mbetet te mesoni ligjet e Shqiperise, dhe te rinjihni Shqiperine, para se te merreni me keto pune qe nuk duket se jane te shtepise ku jetoni. Meqe punet e atjeshme i dini me mire, thomeni cili drejtor arkivi flet me kete gjuhe kercenimi, si z. Bido, per komunitetin te cilit ka detyre t’i ruaje dokumentet? Ju lutem, thomeni, nese ka.
              I çuditur dhe i trishtuar nga reagimet qe lexoj, komentet e mia ndalen ketu me konstatimin se po qe fjala per kishen ortodokse, çdo akuze e kujtdo qendron, sepse situata ne mendjen e cave ka mbetur si para 100 e ca vjetesh. Ju sugjeroj te lexoni edhe ndonje liber tjeter, veç shkrimeve te z. Bido, apo literaturen komuniste. Certifikata e atdhetarit nuk merret duke krijuar perplasje, apo qofte dhe hipotezen se eshte shkelur ligji. Qofshi qytetare te mire ku jeni.

            3. Vija editoriale e PTF deri me sot ka qene kunder çdo lloj censure dhe ne mbrojtje te lirise se fjales. Ky shkrim perben nje kthese ne kete drejtim sepse eshte e para here qe ne rastin e nje konflikti mes ligjit dhe lirise se fjales, PTF mban anen e ligjit dhe perpiqet te censuroje e t’i mbylle gojen nje qytetari me arsyetimin se si nepunes civil nuk ka te drejte te flase. Sa here eshte ankuar, me te drejte, Vehbiu kur jane perpjekur ta censurojne e t’i mbyllin gojen me gjithfare pretekstesh? Une dhe ti i kemi dale ne krah dhe kemi mbrojtur te drejten e tij per te folur. Sot per çudi ai i del ne mbrojtje pikerisht nje tentative censurimi. Sepse per mua shkrimi i mesiperm nuk eshte gje tjeter veçse tentative censurimi.

              L.A., nuk e di se ç’moshe ke ti, por une qe jam rritur ne nje regjim qe te mbyllte gojen me forcen e ligjit, nuk mund te toleroj sot perpjekje te tilla censurimi.

            4. Relapso, sërish e ke gabim. Peizazhe të fjalës mban anën e debatit – jo të ligjit. Që kemi botuar shkrimin e J.K., kjo nuk do të thotë se ai shkrim është edhe vija jonë editoriale; dhe, në çdo rast, shkrimi i J.K. e qorton drejtorin e Arkivit, duke i vënë në dukje se ku gabon. Kur thua që unë i dal në mbrojtje një “tentative censurimi,” je duke më atribuuar një diçka të paqenë. Sepse, në fakt, je ti që po e përmend censurimin këtu, madje duke folur edhe për “hedhje në gjyq” të PTF-së. Sërish, në vijën e arsyetimit tënd, shkrimi i J.K. nuk duhej të ish botuar – ky është interpretimi im, por sipas këtij interpretimi, ti sërish fton për censurë. Të kujtoj se censura ndaj një shkrimi si ky i J.K. nuk është e njëjtë me censurën ndaj një nëpunësi publik, që kërkon shkrimi (sipas interpretimit tënd). Kjo ngaqë nëpunësi publik është VETVETIU i censuruar, ose i kufizuar ME LIGJ në veprimtarinë e vet publike. Që unë e përmend këtë, kjo nuk do të thotë se e bëj timen; por vetëm po ta kujtoj. Ligjin e nëpunësit civil nuk e ka propozuar gjë faqja jonë.

            5. Që të mos harroj.

              Kur shkruan:

              Sa here eshte ankuar, me te drejte, Vehbiu kur jane perpjekur ta censurojne e t’i mbyllin gojen me gjithfare pretekstesh? Une dhe ti i kemi dale ne krah dhe kemi mbrojtur te drejten e tij per te folur.

              Thonë se çdo krahasim çalon, por ky yti, Relapso, çalon nga të dy këmbët. Në fakt, unë nuk jam, as kam qenë ndonjëherë, nëpunës civil. Statusi i nëpunësit civil rregullohet me një ligj shumë më kufizues (restriktiv) se ligji që rregullon statusin tim si publicist.

              Dhe, gjithsesi, mua nuk më rezulton – por mos më lër të gaboj – që ti ta kesh mbrojtur ndonjëherë publikisht, me emër dhe mbiemër dhe duke vënë reputacionin tënd në linjë, të drejtën time për të folur. Mos i jep kaq rëndësi pseudonimit që përdor.

            6. Le ta përmbledh se çfarë ka ndodhur, se përndryshe po e humbim fillin.

              Kemi një nëpunës publik në Shqipëri, drejtorin e Arkivit, që merr pjesë në emisione televizive ku debatohet Kisha Ortodokse (KOASH-i) dhe kreu i saj.

              Një qytetar – Janko Kalemi – i ndjek këto emisione sepse i interesojnë dhe krijon bindjen që drejtori i Arkivit, në këto dalje televizive, po i bie ndesh ligjit shqiptar për nëpunësin civil.

              Ulet dhe shkruan një artikull për këtë, duke sjellë lidhjet (links) drejt emisioneve dhe duke specifikuar ligjin në fjalë.

              Këtë artikull e boton Peizazhe të fjalës.

              Normalisht, prej drejtorit të Arkivit, në këto rrethana, pritet që të aktivizojë një jurist nga aparati i vet (departamenti juridik, etj.) që ta shohë këtë punë.

              Ky jurist mund të arrijë në përfundimin se (a) është shkelur ligji; (b) nuk është shkelur ligji.

              Në të dy rastet, drejtori i Arkivit mund të reagojë, drejtpërdrejt ose nëpërmjet këtij juristi, duke dhënë një deklaratë publike – qoftë edhe duke e dërguar këtë për botim te PTF.

              Shkelja e ligjit për të cilën akuzohet nuk është e tillë që të përligjë angazhimin e një prokurori. E shumta, mund të përligjë një interrogacion në Parlament.

              Aq më tepër kur autori i artikullit nuk kërkon përndjekjen e drejtorit, por vetëm sensibilizimin e opinionit publik në lidhje me një shkelje që atij i duket flagrante.

              Të vij tani te PTF: deri sa nuk ish hapur ky debat, unë si administrator nuk e kisha të qartë se ç’thoshte në TV drejtori i Arkivit. Janë emisione që unë nuk i ndjek.

              Artikullin e J.K. e lexova, m’u duk i përshtatshëm për botim. Shqetësim i një qytetari.

              Nuk shkova t’i ndjek videot e rekomanduara; as ia kërkova kujt që ta bëjë. PTF nuk e ka këtë luks. As iu drejtova departamentit tonë ligjor për t’i kërkuar një opinion, sepse ne nuk kemi një të tillë.

              Vendosa botimin, sepse tema e shkrimit m’u duk me interes: angazhimi publik i nëpunësit civil.

              Përndryshe, debatin prita që ta bëjnë palët e interesuara – me PTF në rolin e moderuesit.

              Prandaj kjo zhvendosje e vëmendjes ndaj PTF dhe “përgjegjësisë” ligjore etj. po më duket BULLSHIT i klasit të parë.

              Përgjegjësia jonë është që të jemi në gjendje të dallojmë mes kritikës dhe shpifjes. Në shkrimin e J.K. unë nuk gjeta shpifje – por fakte dhe interpretime.

              A mund të jenë të gabuara interpretimet e tij? Natyrisht që mund të jenë. Sikurse mund të jenë të gabuara edhe interpretimet e atyre që e kundërshtuan, p.sh. të Relapsos.

              Por në të dyja rastet, jemi brenda caqeve të një debati normal.

              J.K. u shpreh në shkrimin e vet se i interesonte debati jo për KOASH-in dhe historinë e ortodoksisë, por debati tjetër, për angazhimin publik të nëpunësit civil.

              Mua më duket se edhe ky i dyti është legjitim si debat për t’u zhvilluar në mediat publike.

              Madje jo vetëm; por edhe si debat në traditën e PTF-së.

              Tani, po të isha unë në vendin e drejtorit të Arkivit, do të isha përgjigjur haptazi, publikisht dhe zyrtarisht.

              Gjëja e fundit që do të më kish shkuar në mendje ishte që të kërkoja mbrojtje nga ligji, ose të hidhja autorin e shkrimit, ose median botuese, në gjyq.

              Në fakt, J.K. nuk është se kërkon “ndjekje penale” për shkeljet që ai ka perceptuar; shkrimi i tij është qortim, jo denoncim.

              Ti, Relapso thua:

              ti vere veten per nje çast ne vendin e Bidos qe akuzohet publikisht se ka shkelur ligjin e shtetit dhe kushtetuten e Republikes, se ka nxitur urrejtje kombetare dhe fetare etj.

              Por në fakt ti e ke lexuar shkrimin e J.K. gabim. Ja për çfarë akuzohet në shkrim drejtori i Arkivit:

              z. Bido shtrembëron shumë nga faktet historike, nuk artikulon ato pjesë të informacionit që flasin për një të vërtetë ndryshe nga ajo e tija, formulon profeci të bazuara në pandehma vetjake, ngre teori konspirative të pabaza. Përkundër kësaj, nuk harron të bëjë batuta me bashkëbiseduesit (sikur këta janë financuar me bursa studimi nga shteti grek, siç i drejtohet z. Miron Çako në “360 gradë”), apo të quajë bashkëbiseduesin “dumbabist” (siç bën me Dr. Olsi Jazexhi në “Fax News”). Me keqdashje dhe në dëm të bisedës konstruktive mohon ekzistencën e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta (Ligji nr. 10 056, 10 057, 10 958, dt. 21.01.2009). Mirëpo nuk harron të kërkojë një “Ligj organik për fetë”, sipas të cilit do të jetë shteti ai që do të qeverisë edhe punët e brendshme të komuniteteve fetare…

              Sipas J.K., ky ligj i fundit është antikushtetues, antidemokratik, në shkelje me të drejtat themelore të njeriut. Vëreje Relapso me kujdes: janë kritika që i bëhen një ligji hipotetik, të pamiratuar!

              Autori i shkrimit gjithashtu akuzon drejtorin e Arkivit se në daljet e tij televizive “u bë zëdhënës i opinioneve politike të partisë PDIU”. A është kështu? Unë nuk di ta them – sepse as i kam ndjekur daljet televizive të drejtorit, as i njoh mirë opinionet politike të PDIU-së. Por, sërish, besoj se të dyja këto burime informacioni janë publike dhe kushdo mund ta bëjë krahasimin.

              Një tjetër kritikë e J.K. është se:

              Drejtori i DPA del dhe kërcënon haptazi KOASh, e paragjykon atë duke hamendësuar se në të ardhmen ka për të qenë vegël e politikave antishqiptare, njëkohësisht paragjykon edhe komunitetet e tjera fetare të Shqipërisë, duke mos gjykuar si të mjaftueshëm ligjet aktualë që rregullojnë marrëdhëniet e tyre me shtetin shqiptar.

              Mua këto më duken si përmbledhje të çfarë ka thënë drejtori i Arkivit në publik, dhe që J.K.-së i duken në kundërshtim me ligjin.

              Përkundrazi, paragrafi:

              Një person që nxit urrejtje nacionaliste kundër një komuniteti fetar dhe mes këtyre komuniteteve, a mund të jetë garant i ruajtjes së historisë së shkruar të komuniteteve?

              Mua më duket hipotetik – ose me natyrë të përgjithshme.

              Prandaj kur ti Relapso shkruan, në një koment të mëparshëm, se:

              Me tej autori ne morine e akuzave qe ngre kunder Bidos, thote, p.sh., se ai eshte “një person që nxit urrejtje nacionaliste kundër një komuniteti fetar”. C’do te thote ky pohim? Qysh kur komunitetet fetare ne Shqiperi ngrihen mbi baza nacionale?

              Gjithsesi kjo eshte akuze shume e rende, sepse nxitja e urrejtjes kombetare a fetare ndalohet jo vetem nga ligji per nepunesin civil, por nga vete Kushtetuta e Republikes.

              Në fakt i jep një lexim të gabuar shkrimit; sepse J.K. nuk e ka akuzuar gjëkundi Bidon si “person që nxit urrejtje nacionaliste kundër një komuniteti fetar”, por vetëm ka deduktuar në bazë të PASOJAVE OBJEKTIVE që mund të kenë fjalët e drejtorit në publik.

              Fraza që ke cituar ti është hipotetike dhe mbështetet mbi interpretimin.

              Sërish unë do të doja që ky debat të zhvillohej gjerësisht, pa u ndotur me insinuata për kundërmasa të natyrës gjyqësore.

              Dhe sidomos, që personat e interesuar për çështjen dhe që duan të marrin pjesë, të shkojnë dhe të ndjekin emisionet televizive të cituara në shkrim dhe të sjellin opinionet e tyre, siç i solli J.K.

              Drejtori i Arkivit është figurë publike, që bëhet edhe më publike, kur vendos të angazhohet në debate televizive që nuk kanë fare të bëjnë me Arkivin. Është e natyrshme, madje e shëndetshme për komunikimin publik në një shoqëri ku e drejta e fjalës garantohet me ligj madje me KUSHTETUTË, që këto dalje publike të drejtorit të kritikohen po aq publikisht. Sikurse është e natyrshme që këto kritika të mbështeten në interpretimet, nga ana e kritikuesve, të fjalëve dhe qëndrimeve publike të drejtorit në fjalë, dhe në pasojat hipotetike të këtyre fjalëve dhe qëndrimeve, ashtu siç i duken kritikuesit.

  8. Pasi lexova te gjitha komentet filozofike, dhe me patos nga disa te tjere duke mbrojtur kauzat e tyre, me lind pyetja: Perse valle kisha Maqedonase ka Autoqefali, te ngjashme ajo e Gjeorgjise..etj etj?

    Me pas bej nje analogji tjeter drejtuesi i ri i Kishes Katolike Romane, Msn.Frendo, ju ka dhene fshesen te gjitheve politikaneve dhe pseudo vipave shqiptare, qofte per festa kishtare qofte per takime zyrtare dhe kjo jo pa arsye.

    Perseri mendoj pse gjithe ky promovim mediatik per modestin kryepeshkop “shqiptar” i kishes ortodokse per marrjen e shtetesise Shqiptare? Krishterimi ne ortodoksi, ka nje nder parimet kryesore qe eshte perulesia dhe modestia, por nese e marrim zyrtarisht edhe nga artikulli i shkruar Kryepeshkop Janullatosi takoi dy krye kriminelet e oligarkise te bandave ne shqiperi pervec te tjereve, (Ilir Meten – Floriri) dhe ( Fullanin – alias. i pangopuri), pa permendur te tjeret. Ketu me erdhi ne mendje Msn. Frendo qe ju dha fshesen.

    Atehere ti leme teologjite dhe vazhdojme tek pjesa institucionale, ashtu sic po zihen me debate shkruesi dhe akuzuesi ( drejtori L.A).

    Si ka mundesi qe gjuha “zyrtare” ne KOASH eshte greqishtja tek administrata dhe komunikimi ndermjet te gjithe personave me rase (prif apo murg) dhe te tjereve? Si ka mundesi qe kete pashke te kaluara, pjesa me e madhe e besimtareve ortodoks te zhgenjyer nga mesha ne greqisht mix-uar me shqipen alla file, u larguan ?
    Si ka mundesi qe kryepeshkopi i KOASH njeri modest ka investuar ne HEC-e me para qe zyrtarisht burimi sju dihet dhe per kete ska asnje raport zyrtar transparent per te shfaqur ku do shkojne keto te ardhura me pas nga ky investim ? ( edhe pse thuhet per misionarizem ne Afrike).
    Si ka mundesi qe po tjetersohen te gjitha kishat e reja te ndertuara nga KOASH dhe promovohet kjo si propogande zhvilluese, keto kisha kane ikonografi murrale dhe ikonostase ne gjuhen greke?
    Si ka mundesi qe rindertimi i kishave te vjetra ose jane shume pak ose aspak, me qellim qe te zhduket ortodoksia dhe themelet 2000 vjecare te krishterimit Illiro – Shqiptar? ( kjo edhe me ndihmen e disa pseudo otomanistave – drejtora insitutit monumenteve “gylenusta”).

    Si ka mundesi qe katedralja ortodokse ne Tirane, ska asnje mbishkrim ne shqip ne ikonastasin, apo afresket murrale ?
    Si ka mundesi qe KOASH nuk perkujton Fan Nolin, apo shume Prifterinj te vrare nga vete kisha Greke ne shekullin 18-19 ?

    Si ka mundesi qe menjeher pasi Ilir Meta (tashme president) i dha shtetesine Shqiptare Kryepeshkop Anastasit (edhe pse ai eshte me nene Shqiptare-Arvanitase), ministri jashtem grek pas 4 ditesh njoftoi se ligji i luftes me Shqiperine eshte nje cmenduri ??? ( me pretekstin se do ta heqi, dhe ketu duket demon-kracia Greke ).

    nuk po vazhdoj me pyetjet pasi pergjigjen nuk e dua nga ata qe shkruajne artikuj te tille dhe jane ne payroll-in e KOASH apo ambasades greke.

    Une them te ndjekim ate qe Fan Noli nisi, ate qe Maqedonia apo Gjergjia arriti pavarsi autoqefali te besimit tone te krishtere ortodoks.

    1. Shkruan:

      nuk po vazhdoj me pyetjet pasi pergjigjen nuk e dua nga ata qe shkruajne artikuj te tille dhe jane ne payroll-in e KOASH apo ambasades greke.

      Po të shkruaj si moderator i komenteve. Mbase do ta marrësh përgjigjen për pyetjet e shumta që bën – për një temë ku unë vetë gjithnjë përpiqem të ndaj informacionin nga pallavrat dhe shqetësimin atdhetar nga mllefi vulgar. Por nuk besoj se “ata që shkruajnë artikuj të tillë” paguhen nga KOASH-i ose ambasada greke. Kjo është një mënyrë shumë brutale për t’u futur në debat – aq më tepër nga një person si ju, që nuk më rezulton të keni marrë pjesë më parë në bisedat tona. Nëse bëni pyetje, atëherë bëhuni gati të dëgjoni me vëmendje përgjigjen që do t’ju jepet – dhe nuk mund të seleksiononi se kush duhet t’ju përgjigjet pikërisht. Në kuptimin që kushdo mund t’ju përgjigjet. Ky është forum ku të interesuarit shkëmbejnë mendime, jo podium për të recituar formula të urrejtjes.

      1. Nese u friksuat nga brutaliteti im jo intelektual atehere bejeni kete faqe vetem per antare te regjistruar, dhe mos pranoni komente nga te tjere meqe ne te tjeret nuk kemi marre me pare pjese ne bisedat tuaja intelektuale. Pyetjet e mia jane per te gjithe, perfshi edhe veten time, nuk dua te vazhdoj te gjykoj artikujt ne kete portal por ndersa ju intelektualet e rinj merreni me filozofira na detyron ne qe ju i ashtuquajtet “atdhetar nga mllefi vulgar” te ndyjme duart dhe te pastrojme intelektualizmin tuaj eficent. ” Ky eshte komenti im i fundit ne kete portal te vete censuruar”

    2. Shumë fantastik ky reagim. E pamundur t’i japë dikush një përgjigje të arsyeshme gjithë këtyre pyetjeve të çartura. Po saktësoj se kisha e Maqedonisë dhe e Gjerogjisë vetëm e kanë shpallur autoqefalinë, nuk u është njohur. Ç’paskan arritur? Një gjendje limbo, e ngjashme me të Shqipërisë në vitet 1922-1937. Kurse Fan Noli nuk nisi asgjë, çuditërisht. Noli as që ishte i pranishëm në Kongresin e Beratit më 1922, kur u shpall autoqefalia, pikërisht sepse… askush s’e donte pranë, i pari Zogu! Duke u marrë me gulenistët Firlova flirton me stalinistët. Kujdes me legjendat e KQ të PPSh.

  9. Nqs me lejohet , ne lidhje me komunitetet e kercenuara , dua t’ju bej me dije dy kategori njerzish me te cilet jam perballur keto kohet e fundit , te paret Historiani Spiros Tsoutsoumpis , Zonja Nassi , Zoti Gkini etj shqiptare etnik te Thesprotise/Prevezes , shqipfoles, por goxha te kompleksuar nga identiteti i tyre etnik (si pasoje e qasjes ambigue te shoqerise ku jetojne).

  10. Pra ju lutem me thoni , kush perben kumunitetin realishte te kercenuar ne kete mes ?! Pastaj jam kureshtare te dije a do pranoje Mitropoliti i Gjirokastres te zhvillohen ne kishat e ketij qytetit pershpirtja e Cameve Ortodokse si Spiro Calluka, Thimi Gogozoto ,Thoma Cami etj ?

  11. Do t’ju lutesha pjesëmarrësve në këtë debat që, TASH E TUTJE, të mos përqendrohen në politikat editoriale të revistës Peizazhe të fjalës, por në temën e shkrimit. Janë dy çështje të ndryshme.

  12. Ardian, dy fjale te fundit per te sqaruar ty dhe lexuesit mbi qendrimin tim.

    Pa e tjerre gjate, thelbi i shkrimit ishte: LIGJI VS. E DREJTA E FJALES. Qendrimi i autorit, dhe me sa po kuptoj, edhe i yti, eshte pro ligjit per nepunesin civil qe kufizon lirine e fjales. Ndersa qendrimi im eshte pro lirise se fjales, kunder çdo ligji qe e kufizon ate. Kaq per shkrimin.

    Tani te vijme tek “çeshtja gjyqesore” qe hapa une dhe per te cilen ti ne menyre krejt te padrejte dhe fyese aludove se kishte qellim te kercenonte.

    Te sqaroj pse e hapa ate çeshtje.

    Kur lexova shkrimin e mesiperm, m’u kujtua nje episod i ngjashem i disa viteve me pare, qe ty mund te te kete shpetuar.

    Ish-zevendesshefi i shtabit te pergjithshem, Generali Sandër Lleshi shkroi nje artikull ne shtypin e perditshem ku perdori fjalen me ngyresa fetare “aleluja”. Fill me pas nje shqiptar fundamentalist islamik nga Kanadaja te cilit nuk dua t’ia permend emrin, botoi nje shkrim online ku e kritikonte generalin per shkelje te ligjit. Ne fakt ligji shqiptar ua ndalon ushtarakeve te shprehin preferenca fetare.
    Pas ketij denoncimi publik Presidenti Nishani e shkarkoi dhe e nxori ne lirim gjeneralin Lleshi me motivacionin se duke perdorur fjalen “aleluja” kishte shkelur ligjin. Gjenerali iu drejtua gjykates dhe e fitoi gjyqin. Mirepo nuk mundi te kthehej ne detyre, sepse ligji shqiptar ne raste te tilla parashikon vetem detyrimin qe punedhenesi t’i paguaje rrogen per nje vit te shkarkuarit padrejtesisht nga puna.

    Kete episod, pra, kisha nder mend kur permenda prokurorine dhe gjykaten.

    Uroj dhe shpresoj qe kjo histori te mos perseritet dhe qe shkrimi i mesiperm te mos behet shkak apo sebep per te shkarkuar nga puna drejtorin e arkivit, vetem e vetem se guxoi te fliste e te thoshte mendimin e tij, se “i llapi goja”, se “i dha gjuhes ca si shume” etj. E di mire ti se ç’do te thote kjo, se na ke sjelle ketu nje cikel shkrimesh mbi kete teme.

  13. Ndoqa, nga kurioziteti, debatin në Fax News, ku ishin ftuar Ardit Bido, Olsi Jazexhi dhe Piro Prifti.

    Nuk e mora vesh se për çfarë po debatohej pikërisht. Mora vesh që Ardit Bido kish probleme me organizimin e KOASH-it, që Olsi Jazexhi kish probleme me Ardit Bidon dhe historiografinë zyrtare dhe që Piro Prifti përpiqej të mbante një qëndrim më paqëtues.

    Ardit Bido nuk m’u duk se ishte ndodhur bosh dhe kish folur siç nuk duhej të fliste; por më dha përshtypjen e dikujt që e kish stërvitur mirë gojën në këto muhabete, madje prandaj edhe e kishin ftuar në studio.

    Kur u pyet në një moment nga Prifti se me ç’titull fliste dhe përzihej në punët e kishës, u përgjigj se e bënte këtë nga pozitat e studiuesit të fushës.

    Në debat e sipër, Jazexhiu e quajti Bidon “injorant”, “racist” dhe “ksenofob”; ndërsa Bidoja Jazexhiun “dumbabist”, “haxhiqamilist”, “radikal antishqiptar”.

    Jazexhiu gjithashtu e akuzoi Bidon se po vepronte si militant radikal i PDIU-së dhe se, si historian, i përkiste historiografisë fashiste shqiptare; dhe se kryetari i partisë së tij ishte vënë në shërbim të Erdoganit.

    Bidoja nga ana e vet shpjegoi se ata që e kishin mbrojtur Janulatosin në emisionin e Zhejit (të cilin nuk e kam parë), ishin “të paguar për të mbrojtur kryepeshkopin.” Këtë akuzë e bëri edhe një herë tjetër – duke përmendur sërish pagesën.

    Debati mund të ndiqet lirisht, mbase ndonjë nga citimet më sipër nuk është ekzakt; por pak a shumë këto gjëra u shkëmbyen.

    Në fund, Bidoja tha se “ka njerëz në këtë vend që mendojnë se Skënderbeu dhe Nënë Tereza ishin njerëzit më të këqinj që mund të ekzistonin” (këtë e citoj saktë).

    Pozicioni i tij në debat ishte standard kombëtarist; ndërsa Jazexhiu u paraqit si revizionist dhe promotor i një historiografie alternative.

    Nëse duam ta quajmë shkrimin e J.K. si ad hominem, atëherë më thoni si duhet ta quajmë debatin që u bë shkas për këtë shkrim.

    Në çdo rast, bindja që m’u krijua edhe mua është se Bidoja kish shkuar në emision për të parashtruar rezultatet e punës së tij si studiues – duke e lënë përjashta te dera postin e tij të tanishëm, si Drejtor i Arkivit të Shtetit.

    Mirëpo problemi, siç më duket mua, është se Jazexhiu quajti “radikal, fashist, militant partiak, racist” etj. jo thjesht studiuesin Bido, por edhe Drejtorin e Arkivit të Shtetit.

    Dhe këtu ka diçka që nuk shkon. Me kufizimet që përcakton, ligji për nëpunësin civil synon edhe të mbrojë këtë nëpunës, dhe nëpërmjet tij shtetin, nga ekspozime të tilla publike.

    Nëse debati që pashë unë nuk pati fare lidhje me Arkivin e Shtetit, akuzat e Jazexhiut ishin, në thelb, kundër drejtorit të këtij arkivi.

    Po ashtu, ishte Drejtori i Arkivit që foli për “njerëz të paguar për të mbrojtur Kryepeshkopin”.
    Bidoja gjithashtu shpjegoi nevojën “për një konkordat të ri” – por nga ç’pozita?

    Artikulli i J.K. nuk mbështetej mbi materiale që kish zbuluar vetë J.K., dhe as mbi të dhëna të siguruara me rrugë private ose konfidenciale. Nuk ishte ndonjë “scoop”. Faktet që sillte janë lehtësisht të verifikueshme. Interpretimet e tij – krejt të diskutueshme nëse duam – mund të kundërshtohen lirisht nga interpretime të tjera.

    Unë sërish nuk komentoj dot më thellë për këtë debat, sepse të tre këta të ftuar në studio kanë një histori së bashku – janë përplasur edhe gjetiu, madje kanë krijuar ROLE PUBLIKE të cilat u detyrohen edhe këtyre përplasjeve dhe debateve që kanë krijuar në të shkuarën.

    Shoh megjithatë një konflikt midis Bidos si studiues të Kishës Ortodokse (për çka edhe ka mbrojtur gradën shkencore) dhe Bidos si nëpunës civil – Drejtor të Arkivit.

    1. “Shoh megjithatë një konflikt midis Bidos si studiues të Kishës Ortodokse (për çka edhe ka mbrojtur gradën shkencore) dhe Bidos si nëpunës civil – Drejtor të Arkivit.”

      Drejtoret e Arkivit kane qene gjithmone studiues me nje karriere akademike dhe me interesa shkencore ne aspekte te veçanta te historiografise, e cila me perkufizim eshte subjektive, nderkohe qe arkivi ka nje natyre dhe mision objektiv. Pra konflikti teorikisht ekziston.

      Megjithate, duhet pasur parasysh se liria e fjales eshte ne konflikt te perhershem me pushtetin, pavaresisht nga regjimet, sistemet politike dhe legjislacionet perkatese. Pushtetit i intereson ta kufizoje lirine e fjales me ligje dhe norma te posaçme, ndersa publikut dhe shoqerise civile i intereson e kunderta, qe liria e fjales te mos kufizohet. Julian Assange dhe Edward Snowden kane shkelur ligjin dhe per kete pushteti i perndjek dhe i denon, por duke shkelur ligjin ata kane ushtruar te drejten universale te fjales se lire, kane informuar publikun, kane thene te verteten. Per shkeljen e ligjit nuk na takon neve t’i denojme, se ka kush e ben kete. Neve si publik dhe qytetare na takon t’i pergezojme dhe t’i pershendesim per kurajen qytetare.
      Po ashtu, a eshte apo jo ne konflikt Bido, a e ka shkeluar apo jo ai ligjin, kjo eshte detyre e strukturave perkatese, neve si publik na intereson te mbrojme lirine e tij te fjales.

      Meqe paska studiuar posaçerisht historine e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe ka mbrojtur nje disertacion para nje komisioni akademik, mund te supozojme se ai eshte ekspert i kesaj fushe. Kush me mire se nje ekspert mund te flase dhe te informoje publikun? A e kemi ne, si publik, luksin dhe interesin t’ua mbyllim gojen eksperteve te pakte qe kemi duke perdorur kleçka ligjore?

      Ky debat, ne thelb, eshte çeshtje rolesh dhe interesash te veçante. Interesi yne si publik ne kete rast specifik nuk perkon me rolin dhe interesin e prokurorit.

  14. Meqenese e kerkojne rrethanat, po riformuloj nje pjese te artikullit, ate qe vijon te lihet menjane nga bashkebiseduesit, veç Ardian Vehbiut. Nuk do te kishte kuptim te renditeshin keto ne artikull, per sa kohe ekziston mundesia qe te vendosen links per materialet e regjistruara.

    Megjithate, tek emisioni “360 grade”, min. 17:50, z. Bido permend nje “plan” te hartuar me 1987 nga nje Prof. Vidhas (ne kerkimin e ketij emri nuk ndihmon aspak google), keshilltar i Patrikanes Ekumenike. Sipas ketij plani Mitropolitet e Korces dhe te Gjirokastres do te jene greke, dhe permes tyre Greqia do te vere ne zbatim axhenden politike ne Shqiperine jugore. Plani nuk eshte zbatuar, do te zbatohet, thote. Kete e thekson duke e paraprire me fjalet “do ta them tani, qe kur te ndodhe te them e thashe”. Po njesoj i thote keto fjale tek emisioni “45 minuta”. Ky eshte refreni i Drejtorit: KOASh ka qene, deri diku nuk eshte, por ka per t’u bere vegel e politikave greke, lexo: antishqiptare.

    Per koincidence, harron te permende (ia kujtojne bashkebiseduesit e “360 grade”) deklaraten dhene nga Kryepeshkopi Anastas televizionit grek Skai ca dite para Krishtlindjeve, ku krejt qaresisht deklaron se pasardhesi i tij do te jete shqiptar dhe se misioni i tij ne Shqiperi nuk ka qellim te krijoje koloni, Kisha Ortodokse e Shqiperise eshte e shqiptareve. Burimi: http://www.oranews.tv/article/janullatos-pasardhesi-im-do-te-jete-shqiptar.

    Tek Fax News z. Bido kerkon nje “konkordat te ri”. Tek “45 minuta” dhe “360 grade” thote se Shqiperia nuk ka ligj organik per fete. E kam thene me siper, e riperseris: ligji organik hartohet dhe miratohet nga Kuvendi i Shqiperise, dhe ndryshon nga Statuti, sipas te cilit funksionojne sot te gjitha komunitetet fetare ne Shqiperi (dhe te regjistruara, me keto Statute, ne Gjykate). Ligj organik do te thote kontroll politik (dhe gjithfare kontrolli tjeter) i shtetit mbi komunitetet fetare. Relapso, a ndodh diçka e tille andej nga jeton ti? L.A., ke ndonje shembull te ngjashem? Meqense, Relapso, permende censuren, po te rikujtoj ato kohe kur kryetaret e komuniteteve fetare ishin lodra ne dore te politikes, dhe asgje me shume. Kjo ka ndodhr ne periudhen e Zogut dhe ne periudhen e diktatures se proletariatit. Do te sjellim ne Shqiperi te njejtin realitet? (Kjo kerkese eshte arsyeja pse Dr. Olsi Jazexhi i thote epitetet “radikal, fashist”.) Me kete deklarate z. Bido shperfill krejtesisht realitetin, shperfill Statutet e komuniteteve fetare, te cilat jane hartuar nga vete keto komunitete dhe jane pranuar, siç e parashikon ligji, prej organeve te shtetit shqiptar. Nuk besoj te jete padije, por me keqdashje nuk analizon, sepse ka qellim te hedhe akuza, jo te diskutoje.

    Te gjitha keto kur i thote Dr. Bido, jane pjese e debatit. Mund t’i thote si studiues apo si politikan, zgjedhje e tij. Kur i thote Drejtori i Pergjithshem i Arivave jane krejt tjeter gje, kemi Shtetin perballe komuniteteve fetare, ne kete rast. Dhe, po, kur nepunesi civil nenshkruan kontraten me punedhenesin-shtet, i heq disa te drejta vetes. Ç’ka ketu per t’u çuditur? Ne fund, veç ligjit te shkruar, ka dhe nje ligj moral: besueshmeria e drejtorit te atij arkivi qe ruan dokumentet e komunitetit te cilin po sulmon. Sipas mendimit tim, kjo besueshmeri eshte e lekundur prej kohesh, dhe me keto deklarata te z. Bido u riprovua arsyeja.

    Kurse pjesemarrjen e z. Bido ne politike dhe emerimin e tij politik ne postin qe mban e gjeni lehtesisht me nje kerkim ne google me flajet “pdiu merr arkivat”. Lajmet e shtatorit 2016 z. Bido nuk i ka kundershtuar ndonjehere publikisht, pra, pranon se eshte pjese e PDIU, siç thone gazetat (me lart solla listat e KQZ, te cilat e paraqesin keshilltar te PDIU ne nje qeverisje lokale dhe kandidat per deputet i PDIU ne zgjedhjet 2013). Rezutati i googlle:

    Ndoshta keto shqetesime ngjajne te kota, kur shihen nga distanca e dikujt qe nuk e ka Shqiperine shtepi dhe vend ku kalon jeten. Artikulli ka per qellim te trajtoje nje çeshtje qe lidhet me nje realitet te caktuar. Ndonjehere pjese te debatit humbasin peshen, kur nuk shihen brenda kontekstit te pergjithshem: Shqiperia!

    1. Janko, ç’te te them. Une shpresoj qe te mos vertetohet kurre kjo profeci e Bidos dhe qe besimtaret te mos instrumentalizohen per qellime politike, por te lihen te qete t’i luten dhe t’i falen Perendise qe besojne. Shpresoj edhe qe me zgjedhjen e pritshme te nje Kryepeshkopi shqiptar situata te qetesohet.

      Ti me pyet:
      “Ligj organik do te thote kontroll politik (dhe gjithfare kontrolli tjeter) i shtetit mbi komunitetet fetare. Relapso, a ndodh diçka e tille andej nga jeton ti?”

      Po, ndodh! Une jetoj ne Itali. Ti besoj qe e di se feja islame njeh si gjuhe te vetme liturgjike arabishten kuranike (klasike). Rregullat e fese parashikojne qe sherbesat fetare te kryhen ne arabisht. Gjithashtu sipas rregullave te fese, myftiu nuk eshte e domosdoshme te kete kryer studime te larta teologjike. Ai konsiderohet si nje nder besimtaret me te nderuar qe me miratimin e te gjitheve kryen funksionet e atij qe drejton lutjet.
      Mirepo me nje ligj te posaçem te shtetit italian ndalohet qe myftiu te kryeje sherbesat ne arabisht. Ligji e detyron ate te predikoje vetem italisht. Po ashtu, ka nje urdherese te brendshme administrative te ministrise se brendshme (pra jo ligj) e cila kerkon qe kandidatet per myfti te bejne kerkese ne nje zyre te posaçme te shtetit, te paraqesin diploma teologjike dhe dokumente qe vertetojne se jane te kualifikuar per ate funksion, te paraqesin vertetime nga shtetet e origjines qe nuk jane denuar asnjehere etj. Ne urdherese nuk thuhet hapur, por te jesh i sigurt se kontrollohen nga afer prej sherbimeve sekrete.

      Nuk dua te diskutoj ketu nese eshte e drejte apo jo. Por ti shembull deshe, shembull te dhashe.

      1. Po, me logjike aritmetike, shembull dhe. Si çdo shembull, edhe ky çalon. Sepse islami ne Itali nuk eshte njesoj tradicional sa ortodoksia ne Shqiperi. Mbi kete te fundit nuk rendojne akuza terrorizmi. Me katolicizmin ben dot paralele? Perfshi ketu edhe gjuhen e meshes deri ne Koncilin II.

        Megjithate, qe ne komentin e pare ta bleva mendjen: kur ne diskutim mund te perfshihet Janullatos, ç’i nxjerr syte logjikes dhe se drejtes!

        1. Janko, perveç ligjit qe te permenda, i cili eshte i koheve te fundit, Italia ka nje konkordat me kishen katolike, miratuar qysh me kohen e Musolinit dhe ende ne fuqi. Nuk e di me hollesi se ç’parashikon, por di qe ekziston. Bido paska kerkuar edhe ai nje “konkordat te ri”. Termi eshte huazim nga italishtja, ndoshta edhe si permbajtje Bido ka parasysh konkordatin italian. Them ndoshta se ai nuk e sqaron se ç’ka parasysh.

          Sa ate çeshtjen e shitblerjes se mendjes sime, te siguroj se jam krejt indiferent ndaj Janullatosit. As e adhuroj, as e kam inat.

        2. “Megjithate, qe ne komentin e pare ta bleva mendjen: kur ne diskutim mund te perfshihet Janullatos, ç’i nxjerr syte logjikes dhe se drejtes!”

          Kjo para se gjithash vlen per ty z.Kalemi !
          Qe te flasim hapur, sado qe vjen verdalle me statusin e nepunesit, hallin tek Janullatosi e ke. Eshte aq sheshit sa vetem po te mos duash nuk e sheh. Qe ne paragrafin e pare te shkrimit tend duket ku do dalesh.

          Te thuash qe nje drejtor Arkivi shkel statusin e nepunesit po te flase per klerin, eshte njesoj si te thuash se drejtori i Kesh-it shkel statusin po te flase per qefujt e Karavastase.
          Nepunesi eshte edhe ai qytetar dhe jashte sferes se funksionit, qe kryen mund te shprehet publikisht per cfaredo ceshtje qe desheron,
          Gjej ndonje mjet te drejtperdrejte per te kundershtuar pikpamjet e z.Bido, jo me procedure.

    2. Zoti Kalemi,
      Me sa di unë në Shqipëri nuk kërkohet regjistrimi dhe licensimi i feve, përveçse për qëllime taksimi nën statusin e organizatave jo-fitmprurëse.

      Megjithatë në vëndet ku kërkohet, kjo bëhet nëpërmjet një ligji të veçante, që më sa kuptoj unë Bido, dhe ju më pas, e quani ligj organik.

      Ja një listë e shteteve që i registrojnë fetë dhe që kane ligje të posaçme për këtë:
      Bullgaria (ligj i vitit 2002) ; Republika Çeke (ligj i vitit 2002); Estonia (ligj i vitit 2002); Hungaria (Act i vitit 1990); Portugalia (ligj i vitit 2003 & 2005); Slovenia (ligj i vitit 2007); Spanja (ligj i vitit 1980); Latvia (ligj i vitit 1995) ; Franca (ligj i vitit 1901 & 1905) ; Hollanda (CC, Art 2.2.2 – viti i ligjit mungon nga referenca).
      SHBA-të, vëndi ku unë jetoj, nuk i regjistrojnë.

      Po ta shikosh nga lista e sjellë, vëndet që kanë ligj të posaçëm për fetë janë vëndet që ushtrojnë të ashtëquajturin Continental Law (Civil Law ose Kod Civil). SHBA-të ushtronjë Common Law, që e kryen interpretimin e ligjit sipas rasteve, dhe opinioni i dhënë nga organi përkatës që jep këtë interpretim në këto raste merr rëndësi (precedencë). Opinionet e Supreme Court shpesh merren si bazë për rregullimin e çështjeve të feve.

      Kurse në Kodin Civil (Continental Law) precedneca mbi rastet e veçanta nuk merret parasysh, ndaj edhe formulimi i ligjeve / kodeve të veçanta bëhet i domosdoshëm, sipas specifikave të çdo vendi.

      Më duket e tepërt ta sulmosh Bidon me çfarëdolloj epiteti (‘fashist’ në këtë rast), vetëm sepse kërkon një ligj organik, kur kjo gjë është në vetë natyrën e sistemit të ligjeve / kodeve që ushtrohen në Republikën e Shqipërisë. Me sa ndoqa unë debatet e sjella këtu, që i referoheshin deklarimeve publike të Bidos, nuk gjeta ndonjë diskutim për përmbajtjen e një ligji të tillë, përveç argumentit të domosdoshmërisë në përgjithësi, që ma do mendja presupozon nevojën për regjistrim të organizatave fetare. Por në përgjithësi, një ligj mund të jetë i mirë ose i keq në përmbajtje, por jo i tillë sepse ekziston ose propozohet të ekzistoj.

      Përsa i përket konfliktit të pronocimeve publike të Bidos me ligjin për Nënpunësin Civil, unë e shpreha opinionin tim se interpretimi i tij duhet të bëhet nga organi përkatës që e cakton ligji. Nuk besoj se Bido ka shkelur ligjin, por ata që besojnë bëjnë shërbimin më të mirë si qytetarë duke kërkuar interpretimin nga organi përkatës, përndryshe siç e thashë më lart e zhvlerësojnë ligjin.

      Nuk ka ndonjë sekret që në kohët e sotme ligji i shtetit modern, i cili prezupozohet të jetë gjithëpërfshirës, sfidohet jo vetëm nga nën-kuturat dhe komunitetet e veta (sub-cultures), por edhe presionet e kulturave të huaja që vijnë me një grup ligjesh, ideologjish, konfliktesh dhe interesash shpesh të huaja për gjithë komunitetin, por që gjejnë vënd në një nën-kulturë ose në një tjetër. Po përmënd vetëm Kanunin e Lekë Dukagjinit si një nën-kulturë që e sfidon vazhdimisht ligjin e shtetit shqiptar. Por mund të përmend xhihadizmin si fenomen i huaj me origjine fetare ; ndërhyrjen e shtetit Turk në komunitetin myslyman shqiptar në emër te Gülen-izmit duke i etiketuar pjestarë të komunitetit myslyman shqiptar si terrorist ; apo edhe ndërhyrjen e shtetit Grek tek komuniteti Ortodoks Shqiptar – që ndoshta nuk do ishte problematike sikur Greqia të mos kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë.

      Por mbrojtja e shtetit modern nuk bëhet duke u shpallur luftë këtyre dukurive, por bëhët nëpërmjet krijimit të një legjislacioni në mirëkuptim me këto komuniteteë, me synimin që veprimtaria e tyre të mos jetë në kundërshtim me idenë e shtetit modern shqiptar, dhe ato ta zhvillojnw aktivitetin e tyre në liri sipas kushtetutës së këtij shteti. Unë nuk e shoh veprimtarinë e Bidos jashtë këtij framework-u (më fal se spo gjej flalën e duhur në shqip), por ai dhe shteti shqiptar duhet të ketë mirëkuptimin e komunitetit ortodoks dhe komuniteteve të tjera fetare, dhe anasjelltas.
      P.S. Më në fund dua t’iu përshëndes që arritëm, ndonëse me vështirësi nëpërmjet komentit tuaj të fundit, të diskutojmë për thelbin e çështjes, për pikëpamjet e Zotit Bido, dhe jo për Zotin Bido.

      Dhe të lutem, (edhe pse jam i bindur me pa të keq) mos ma përmend faktin se që nuk jetoj në Shqipëri si arsye se nuk mund të flas me ndjeshmëri për problemet e atjeshme. Dalja dhe qënia jonë jashtë Shqipërie sigurisht që nuk është as aksident historik as personal, por më shumë një platformë politike e pashpallur dhe zgjedhje e detyruar personale. Çka na bën edhe më të ndjeshëm se mendohet. Gjëja e fundit që toleroj është të më mbyllet goja në këto platforma.

      1. “Dhe të lutem, (edhe pse jam i bindur me pa të keq) mos ma përmend faktin se që nuk jetoj në Shqipëri si arsye se nuk mund të flas me ndjeshmëri për problemet e atjeshme.”

        Te me falni qe po dal jashte teme, por L.A., kjo pike me intereson edhe mua. Nuk eshte vetem Janko. Une kam vene re se sa me shume kalon koha, aq
        me shume ndjej se konsiderohem ndryshe nga mjedisi shqiptar. Si ta shpjegoj… me duket sikur nuk me quajne me pjese te shoqerise shqiptare, as si te huaj, por si diçka te ndermjetme. As keshtu, as ashtu. Kete dukuri e kam degjuar edhe nga komunitete te tjera emigrantesh, si p.sh. turqit e Gjermanise apo emigrantet italiane neper bote. Kam pershtypjen se po na bejne dalje.

        1. Relapso, sikundër i shkrova edhe L.A.-së, kush kërkon t’ju bëj dalje ju dhe të tjerëve që nga jashtë interesohen për punët e Shqipërisë, është gabim. Por, po aq gabim është edhe fakti se ndjeshmëria që keni ndaj problemeve të Shqipërisë nuk mjafton gjithmonë për të përligjur përfshirjen në debate ku trajtohen çështje që, për shkak të distancës, ju kufizojnë në njohjen e mirë të fakteve që çojnë në gjykimin dhe analizën objektive të çështjeve.

          Meqë jemi në këtë temë, po ju sjell një shembull. Si do të mund të gjykoni drejt lidhur me çështjen e përdorimit ose jo të gjuhës greke në Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë? Një mundësi për objektivitet të plotë, është të jesh këtu dhe të shkosh të vizitosh katedralen e Tiranës, ku meshon kryepeshkopi Anastas Janullatos, apo kishat e tjera në zonat me dhe pa minoritet për ta parë të vërtetën me sytë e tu. Këtu, në Shqipëri, mediat dhe shtypi përsërit në mënyrë konstante të njëjtën gënjeshtër (pra që në kishat ortodokse meshohet greqisht). Ndërkohë, të vetmet hapësira të kufizuara objektiviteti mbeten videot e ngarkuara në youtube lidhur me transmetimet drejtpërdrejtë të meshave ditët e mëdha festive.

          Në këtë prizëm, kam frikë se është e vështirë të kesh pikëpamje objektive për çdo gjë që të intereson. Dhe nëse nuk ke informacion të besueshëm, çdo gjë që trajton ngjan me një kështjellë e ngritur mbi rërë. Diku më sipër kam përmendur një thënie të Mark Aurelit “Opinioni i dhjetëmijë personave nuk ka asnjë vlerë, nëse asnjë prej tyre nuk di asgjë rreth argumentit”.

          Mbetem me respekt!

          1. Erta,

            Se pari, duke e pranuar padijen time dhe mungesen e informacionit ne keto çeshtje, te falenderoj per sqarimet shume te vlefshme qe solle ketu.

            Se dyti, duke perfituar nga kompetenca dhe gatishmeria jote, te lutem, te me sqarosh per dy pyetje.

            1. Ti thua me plot te drejte se KOASH eshte “një bashkësi fetare ndëretnike me shumicë shqiptare dhe pakica greke, sllave, vllahe/arumune”. Vertet ashtu eshte per ne te vdekshmit dhe mekataret. Por, nga pikepamja teologjike, a eshte ashtu edhe per Kishen? Dua te them, Kisha ortodokse eshte vetem nje bashkesi fetare, ku dallimet etnike nuk konsiderohen rendesore (pertinente), apo eshte, sikurse thua ti, nje bashkesi fetare dhe nderetnike? Me duket i rendesishem ky dallim, sepse, p.sh., per teologjite e feve te tjera dallimet etnike nuk njihen dhe nuk konsiderohen. Per fene islame myslimanet jane te gjithe vellezer pavaresisht dallimeve etnike, gjuhesore, racore etj. po ashtu eshte edhe per katoliket dhe protestantet. Besoj se e ke vene re edhe ti se te gjitha keto debate mbi KOASH-in vertiten rreth problemeve qe rrjedhin nga perkatesia etnike dhe instrumentalizimi politik qe i behet grupeve te ndryshme etnike. C’ka bere KOASH per t’i vene fre ketij instrumentalizimi?

            2. Me te drejte kreret e Kishes kane vendosur te perdorin greqishten ne fshatrat me popullsi grekofone. A eshte bere e njejta gje me etnite e tjera? KOASH a organizon mesha arumanisht per besimtaret perkates? Shtypshkronja qe permende ti a i boton dhe shperndan tekstet fetare ne arumanishte apo serbishte?

        2. Një ndër arsyet që besoj se e bën tërheqës PTF është fakti që ka shkrime e komente nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

          Mungesa e informacionit për të cilën akuzohen prej “të brendshmëve” (që ndonjëherë kanë edhe vetë mungesa), shpesh shërben si çelës për ta zgjeruar diskutimin e për të shpërfaqur realitete të tjera të cilat vlejnë për të ballafaquar këtë të tonin, ose së paku për ta riparë me një sy më të freskët.

          Historia ka treguar se kanë qenë pikërisht “të ardhurit nga jashtë” që i janë gjendur “të ndodhurve brenda” në të gjitha kuptimet, në momente kyçe.

      2. I nderuar L.A., në lidhje me sa shprehni më sipër, dëshiroj t’ju vë në dijeni se LIGJI, të cilin dëshpërimisht mohon Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Qendror Shtetëror dhe të cilin ju i referoheni, EKZISTON dhe është me Nr.10057/22.1.2009, regjistruar në Fletoren Zyrtare nr. 7, 4 shkurt 2009, fq. 138-146. Pra, që në 2009, Shqipëria është pjesë e listës së shteteve që kanë ligje të posaçme për komunitetet fetare. Teksa mospërmendja e ekzistencës së këtij ligji nga ana e z. Drejtor duket të jetë të paktën e qëllimshme, nga ana juaj duket të jetë si pasojë jo e ndjeshmërisë, por e mungesës së informacionin. Prandaj, më lejoni t’ju informoj shkurtimisht rreth tij:

        Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë, që u votua në vitin 1998, përcakton karakterin «laik» të shtetit dhe me dy nene të saj (neni 10 dhe 24) sanksionon plotësisht lirinë fetare dhe PAVARËSINË e komuniteteve fetare. Po ashtu, në nenin 10/5 të Kushtetutës, thuhet: «Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend».
        Pas miratimit të Kushtetutës së re, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë (KOASH), sikurse edhe komunitetet e tjera tradicionale fetare në vend, hartoi Statutin e ri të saj. “Në Asamblenë Kleriko-laike, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, anëtarët e Këshillit Kleriko-laik, të gjithë klerikët, si edhe përfaqësues laikë të Kryepeshkopatës dhe të Mitropolive, duke pasur një përfaqësim të drejtë midis burrave, grave dhe të rinjve, u studiua dhe u pranua njëzëri Statuti i ri i KOASH. Ky Statut u miratua përfundimisht nga Sinodi i Shenjtë, organi më i lartë vendimmarrës i Kishës Ortodokse, më 6 nëntor 2006”. Më 24 tetor 2008 u nënshkrua «Marrëveshja midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave», e parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila pas miratimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, u ratifikua nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë LIGJ I SHTETIT (nr.10057/22.1.2009, Fletorja Zyrtare nr. 7, 4 shkurt 2009, fq. 138-146). Ligjin mund ta gjeni këtu: http://kshk.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/04_Ligji_10057_Marreveshja_me_Kishen_Ortodokse.pdf

        Pikërisht ky ligj rregullon çështje të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis Shtetit Shqiptar dhe KOASH, garanton realizimin e të drejtave të sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi në lidhje me lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë, garanton respektimin e të drejtave të KOASH për të zhvilluar lirisht misionin e tyre fetar, edukativ e bamirës, garanton paprekshmërinë e institucioneve të kultit, për aq sa veprimtaria e tyre nuk vjen në kundërshtim me Kushtetutën e ligjet në fuqi dhe me Kanonet dhe Traditën e Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë etj.

        Siç e shikon dhe siç ke mundësi tashmë ta konstatosh me detaje në linkun e mësipërm, i gjithë diskutimi mbi mosekzistencën e një ligji që rregullon marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe Kishës Ortodokse (apo edhe komuniteteve të tjera fetare) është vetëm një tymnajë, nga shumë që kemi dëgjuar të artikulojë goja e z. Drejtor. Në rast se z. Drejtor kërkon një ligj tjetër, ndryshe nga ky, pra një ligj organik i hartuar nga shteti për KOASH, atëherë kemi të bëjmë me një ligj, që kërkon të ushtrojë kontrollin politik të shtetit mbi komunitetet fetare, por mbi të gjitha të hedhë në erë autonominë dhe pavarësinë (AUTOQEFALINË) e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo më kujton periudhën e Zogut, i cili me një sërë nenesh (neni 15, 18, 21c etj.) të Statutit të 1929 vendosi nën kontrollin absolut të mbretit dhe të strukturave të pushtetit politik udhëheqjen dhe vetë funksionimin e Kishës Ortodokse. Po sjell si shembull, vetëm, nenin 15: «… Në rast se Kryepishkopi i zgjedhur prej Sinodhit nuk pëlqehet prej Mbretit, Sinodhi detyrohet të zgjedhi nji tjetër të cilin ia paraqit Mbretit për pëlqim dhe dekretim… Gjithë në këtë mënyrë zgjidhen dhe Peshkopët e tjerë».
        Thënë sa më sipër, më lind pyetja se a duhet të shpërfillen shqetësimet e z. Kalemi, kur thotë se: “Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë kërkon të ndërtohen mekanizma antikushtetuese, antidemokratike, në shkelje me të drejtat themelore të njeriut, sepse ashtu ia thotë mendja. Quo vadis, Drejtor”?

        Kaq për tymnajën dhe prononcimet mbi ligjin që kërkon z. Drejtor.

        Po ashtu, argumentimet e tipit shkelje e shprehjes së mendimit apo e lirisë së fjalës, që shkojnë në mbrojtje të z. Drejtor, duhet të funksionojnë jo në mënyrë selektive. Nëse flasim për lirinë e fjalës, atëherë jo z. Drejtor, por z. Bido dhe z. Kalemi kanë të drejtën ta shijojnë të plotë këtë liri. Deri tani as z. Drejtor as z. Bido nuk e kemi parë të prononcohet.
        Nga ana tjetër, ajo ligjore, nuk mendoj se vetëm “ata që besojnë”, siç i cilësoni ju, qenkan të detyruar të kërkojnë interpretimin e ligjit. Po vetë z. Drejtor a nuk duhet ta njohë ligjin apo edhe të kërkojë konsultë ligjore përpara se të procedojë në veprime e qëndrime që krijojnë dyshime të arsyeshme për mosrespektim jo vetëm të atyre që cakton ligji lidhur me postin e tij shtetëror, por edhe me detyrimet ligjore për respektimin nga ana e Shtetit (pra në këtë rast edhe e z. Drejtor të Arkivave, post që varet drejtpërdrejtë nga Kryeministri i Shqipërisë) e pavarësisë së organizimit të komuniteteve fetare? Shteti Shqiptar, për të rregulluar marrëdhëniet me komunitetet fetare ka krijuar strukturat e tij të posaçme ligjore siç është Komiteti Shtetëror për Kultet (http://kshk.gov.al/), ndër veprimtaritë e të cilit renditet “puna për zbatimin e detyrimeve kushtetuese të KSHK, plotësimin e kuadrit ligjor mbi marrëdhëniet e Shtetit me fenë, ruajtjen dhe zhvillimin e harmonisë ndërfetare në vend”. Ndërsa sipas ligjeve të Shtetit, z. Drejtor ka tagrin të shprehet vetëm për ndryshime apo propozime legjislative që lidhen me funksionin e Arkivit Qendror Shtetëror apo i rrjetit arkivor (arkivave vendore) të Shqipërisë. (Kreu 1, neni 1, pika 2 e Vendimit nr. 360, datë 26.4.2017 “për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave” thotë qartësisht: “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u propozon për miratim organeve të parashikuara me ligj standarde ligjore, nënligjore e profesionale të detyrueshme për zbatim në të gjithë rrjetin arkivor të vendit”.). Z. Drejtor, nën shembullin e Nastradinit, duket se e ka përdorur postin e tij shtetëror si dikur Nastradini xhyben, i pari për t’i dhënë besueshmëri fjalëve të tij dhe i dyti për të zënë vendin e nderit në krye të sofrës. (“Në “Fax News” z. Bido u prezantua me titullin aktual që mban, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, kurse në “45 minuta” si “Kreu i Arkivës së Shtetit” citim nga J.K., i verifikuar). Me të drejtë vëren z. Kalemi, kur shprehet se “Në këto emisione sigurisht që z. Bido nuk përfaqësoi institucionin që drejton (po të bëjmë hesapin e daljeve publike të z. Bido në emisione televizive, nga koha kur u emërua drejtor në tetor 2016, shumicën e herëve merret me politikë, por jo me çështje arkivore)”.

        Lidhur me atë që ju thoni:
        “…edhe ndërhyrjen e shtetit Grek tek komuniteti Ortodoks Shqiptar – që ndoshta nuk do ishte problematike sikur Greqia të mos kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë”.
        Ndërhyrjet e shtetit grek nuk kanë qenë asnjëherë “tek komuniteti Ortodoks Shqiptar” apo tek KOASh. Përkundrazi edhe kur shteti grek ka ndërhyrë kjo ka qenë ndaj shtetit shqiptar për të mbrojtur minoritetin e saj etnik grek, që është një pjesë e komunitetit të ortodoksëve të Shqipërisë. Dhe kjo besoj se është e drejtë e shtetit grek që t’i drejtohet shtetit shqiptar dhe të kërkojë respektimin e të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Sikundër bën drejtë edhe shteti ynë kur i drejtohet shtetit grek (dhe jo Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë apo Kishës Ortodokse të Greqisë) për respektimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ngatërresa që ju bëni, ndoshta nga padija, duke ia atashuar ndërhyrjet e shtetit grek Kishës Ortodokse dhe komunitetit ortodoks të Shqipërisë (si një bashkësi fetare ndëretnike me shumicë shqiptare dhe pakica greke, sllave, vllahe/arumune) është krejtësisht e pabazuar. Nëse mendoni ndryshe, ju lutem herë tjetër mbështeteni mendimin mbi fakte dhe jo hamendje, interpretime apo thashetheme mediatike.

        Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë që keni ndaj problemeve të Shqipërisë, jam i mendimit se kjo nuk mjafton për të përligjur përfshirjen në debate ku trajtohen çështje që, për shkak të distancës, ju kufizojnë në njohjen e mirë të fakteve që çojnë në gjykimin dhe analizën objektive të çështjeve. Liria e fjalës tuaj ndalon, atje ku dhe atëherë kur ajo kthehet në padrejtësi për tjetrin.

        1. Erta,

          Po e nis nga fundi.

          Unë ju luta Zotit Kalemi të kishte mirësinë të mos kërkonte të më mbyllte gojën me argumntin se nuk jam “aty”, dhe do ju lutesha edhe juve.

          Ky diskutim këtu mund të jetë vërtet një diskutim rreth KOASH-it, por po bëhet jashtë KOASH-it, në një forum të gjërë. Ndaj vetë natyra e diskutimit lejon edhe një si unë, që nuk është as në Shqipëri dhe as i besimit Ortodoks, të marri pjesë lirshëm.

          Ju siguroj që në asnjë moment nuk kam hyrë në debat për të kufizuar liritë e të tjerëve, aq më tepër për të shkaktuar padrejtësi. Po ashtu, për mua termi padrejtësi ka një kuptim shumë të gjërë, dhe relativ; për një fëmijë pesë vjeç është padrejtësi kur prindi nuk i jep sheqerka sa të mos e zërë gjumi, kurse për një të rritur mud të jetë edhe kur të tjerët nuk i vijnë pas avazit në debat. Por më së shumti, në këtë kontekst, duhet të përdoret kur dikujt i hiqen liritë themelore, si e drejta për të ushtruar fjalën, besimin, e drejta për t’u punësuar, e drejta për t’u arsimuar dhe folur në gjuhën e vet, e drejta e mbledhjes (tubimet) etj. Nuk besoj se pjesmarrja ime në diskutim iu ka kufizuar ju këto të drejta. Por nëse e kam bërë këtë, ju lutem cilësoheni.

          Për kuriozitet, por jo për t’u ankuar për ndonjë padrejtësi, këtu në SHBA liria fetare garantohet nga Amendamenti i Parë i kushtetutës Amerikane që mbron midis të tjerash edhe lirinë e fjalës.
          Për pjesën tjetër të diskutimit, ju falenderoj që sjollët këtu marrëveshjen midis KOASH dhe RSH-së sepse e çon debatin më tej, atje ku të gjithë dëshironim, para të sqaroheshim. I ngelet Zotit Bido për të sqaruar më tej se për çfarë ligji e ka fjalën. Unë po spekulloj se ai mund ta ketë fjalën për një ligj që përfshin të gjitha fetë, por gjithësesi ngelet spekullim. Prapëseprap, hamendjet tona nuk e bëjnë dot Zorin Bido “fashist”.

          Në fund po them se është fat që arritëm deri këtu pas gjithë atyre tentativave për t’ia mbyllur gojën njëri tjetrit

          1. L.A., Erta gjeti kohen dhe te dha nje mesim: mos fol kur nuk di. Kjo nuk eshte heqje e ndonje te drejte, por rregulli nr 1 ne debat: informohu. Kete qe Erta e zbertheu gjate, dhe e falenderoj, une e kam thene permbledhtazi ne artikull. Vete nuk denjove te shfletoje, dhe hiqeshe se e njeh situaten. Tani qe dikush ta beri persheshin gati, thua fat qe arritem deri ketu, pra te merremi vesh. Well, po te kishe lexuar me shume dhe folur me pak, do ishe marre vesh qe ne fillim, do na kishe kursyer dhe ne te tjereve energjite per t’u marre me ty. Merre si kritike konstruktive per here tjeter.

  15. Ardian nëse ke kohë shih edhe emisionin e Zhejit, të paktën deri në ndërhyrjen e mbesës së at Stath Melanit. Megjithëse në përgjithësi tek kjo temë debati mbyllet shumë shpejt dhe kalohet në diskutime të tjera bonus, nuk është kohë e humbur, dy zyrtarët e KOASH nuk zhgënjejnë.
    Përse është një debat që përfundon shumë shpejt. Në emisionin e Fax news A Bido pohoi se nuk është kundër marrjes së pasaportës prej Janullatosit, por është i shqetësuar për situatën e meshimit në greqisht në vendbanime shqiptare. Dikush mund të thotë se vetë pozicionohet kundër dhënies së pasaportës Janullatosit, për shkak të kësaj situate, e cila përjetohet edhe si ndërhyrje acaruese në çështje të fesë ortodokse prej një politike të një kohe të shkuar. Përgjigjja që u dha në emision ishte se meshohet greqisht për shqiptarë pasi gjuha greke në Kishat Ortodokse ka një status të ngjashëm me arabishten në fenë islame, çka është edhe një absurd më tepër në kontekstin e përgjithshëm të ndërhyrjeve nga më iracionalet prej gjithfarë faktorësh. Për mua kaq ishte dhe është i gjithë debati. Më tej veç mund të udhëtosh në histori alternative apo galaksi paralele. Një pjesë e pranojnë si të përkohshme bojatisjen bardhë e blu të KOASH, një pjesë jo.
    Edhe tek Zheji gjithçka përfundoi në mënyrë të ngjashme me ndërhyrjen e mbesës së at Stathit .
    Kemi diskutuar edhe në Blog dhe ndonjëherë kemi arritur në të njëjtën situate problematike përfundimtare, ndërsa ndonjëherë tjetër ka nodhur një rast i dyte i çuddishëm: refuzimi i bashkëbiseduesit, në mungesë të argumentave: Ti nuk je ortoddoks; nëse je ortodoks nuk je besimtar i devotshëm; nëse je besimtar i devotshëm je nëpunës civil, etj. Nuk do të ishte keq pak më tepër ndershmëri!
    Gjithsesi, nuk di si pozicionohet programi i PDIU në raport me çështjet e pasaportave për shtetas të huaj problematikë apo në atë të ekzaltimit të gjuhës greke në KOASH, veçse di që që ndodhemi përpara një gjendje përdorimi politik të fesë dhe kam përshtypjen që p.sh. problemi i varrezave, shkollat greke në ambjete fetare, apo në përgjithësi politikat antishqiptare të qarqeve, të caktuara apo të pacaktuara, janë shumë më tepër se çështje të politikës së ditës. Janë edhe çështje ligjore, historike, gjuhësore apo më tej identitare. Çdo studiues i mirfilltë është i mirëpritur që të na sqarojë. Përveç kësaj preambula e Kushtetutës së RSH garanton mbrojtjen e identitetit shqiptar? Deri më sot kemi parë veç sesi zyrtarët shtetërorë kanë ndërhyrë për të vendosur një kryepeshkop të padëshiruar, apo sesi kanë ceduar për përfitime në fusha të tjera. Me Arditin trendi po ndryshon për mirë.

    1. Gjergji, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, doja të ndaja disa fakte me ju:

      Në Statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili është i njohur edhe nga shteti, është përcaktuar qartë se “gjuha zyrtare e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare është SHQIPJA” (neni 7, pika 1). Në këtë statut sikurse edhe në Kushtetutën (neni 20 pika 2) dhe legjislacionet e vendit (neni 10, 15, ligji nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”), minoritetet në Kishën Ortodokse u njihet e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre amtare në adhurimin fetar dhe jetën e kishës. Kjo është një e drejtë që as ua jep Kisha Ortodokse dhe as ua heq, sepse është një e drejtë që i takon sipas Kushtetutës së Shqipërisë çdo grupimi.

      Për sa i përket shërbesave fetare në Kishën Ortodokse, në të gjitha kishat e vendit, bëhet në gjuhën shqipe, përveç zonave minoritare, të cilët shërbesat i bëjnë në gjuhën e tyre. Që në momentet e para të ardhjes së tij në Shqipëri, e deri më sot kryepeshkopi Anastas Janullatos meshon në shqip. Këtë gjë mund ta konstatojë shumë lehtë kushdo që dëshiron të vërtetën, duke ndjekur liturgjinë hyjnore (meshën) në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku edhe meshon fortlumturia e tij. (Po ashtu, çdokush mund t’i referohet edhe artikujve të botuar në gazetën “Dita”, 16/ 03/ 2015, si dhe artikujt e botuar në gazetën “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”, dt. 16/ 04/ 2015). Për më tepër, mund të ndjekë meshën në youtube (https://www.youtube.com/watch?v=neqUFgkviHM, https://www.youtube.com/watch?v=5AyyI347sU4, https://www.youtube.com/watch?v=tvFDPNUgv0g, etj.)

      Po ashtu, respekti dhe dashuria për gjuhën shqipe në Kishën Ortodokse dëshmohet nga fakti se që në vitin 1994, primati i KOASh-it ngriti shtypshkronjë për përkthimin në shqip dhe botimin e teksteve fetare që mungonin, periodikëve, gazetave dhe librave fetare dhe kulturorë në gjuhën shqipe. Kushdo që është i interesuar për më shumë mund të shikojë dhe të lexojë përkthimet në shqip në librarinë pranë katedrales së re ortodokse.

      Kryepeshkopi meshon shqip jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve. Për herë të parë në histori nga goja e tij u dëgjuan thënie liturgjike (meshë) në shqip në Konstandinopojë, Athinë, Bukuresht, Moskë, në Nish të Serbisë, në Sofie, Damask, Bejrut, Aleksandri etj., gjatë bashkëmeshimeve me primatë të tjerë ortodoksë (ja një shembull: https://www.youtube.com/watch?v=CRA-7-DlhXk (min. 0.26)

      Të gjithë të tjerat “meshimit në greqisht në vendbanime shqiptare” apo “meshohet greqisht për shqiptarë pasi gjuha greke në Kishat Ortodokse ka një status të ngjashëm me arabishten në fenë islame” apo ” ekzaltimit të gjuhës greke në KOASH” janë dizinformime të qëllimshme ndaj së vërtetës. Nëse kjo gjë konsiderohet trend “i marë për mirë”, atëherë vajmedet!

      1. Erta,

        Kur thoni:

        Të gjithë të tjerat “meshimit në greqisht në vendbanime shqiptare” apo “meshohet greqisht për shqiptarë pasi gjuha greke në Kishat Ortodokse ka një status të ngjashëm me arabishten në fenë islame” apo ” ekzaltimit të gjuhës greke në KOASH” janë dizinformime të qëllimshme ndaj së vërtetës. Nëse kjo gjë konsiderohet trend “i marë për mirë”, atëherë vajmedet!

        Këtë pohim nuk e bëri Gjergi nga mëndja e vetë, por u tha nga Zoti Pirro Prifti në debatin me Olsi Jazexhi dhe Ardit Bido, e sjellë këtu nga autori I shkrimit Zoti kalemi ne minutën e 37-të. Nuk e njoh rolin e Zotit Prifti tek KOASH, por prezantohet si ish sekretar i përgjithshëm.

        1. Kam përshtypjen se Piro Prifti, në emisionin në fjalë, po vinte në dukje se, për Kishën Ortodokse, greqishtja është gjuhë liturgjike (me të cilën janë shkruar origjinalisht tekstet e shenjta). Gjuha liturgjike ose e shenjtë është një gjuhë që kultivohet dhe përdoret kryesisht në shërbesat fetare ose për arsye të tjera fetare, nga njerëz që në jetën e përditshme flasin një gjuhë tjetër. Gjuha liturgjike ose e shenjtë presupozohet se ruan autenticitetin e teksteve të shenjta, dhe përcjell një solemnitet dhe dinjitet që vernakularit i mungon. Të tilla gjuhë janë sanskritishtja për Hinduizmin, arabishtja për Islamin, greqishtja e koinesë për Kishën Ortodokse Greke, etj. Megjithatë, Kisha Ortodokse sot lejon që gjuhë të tjera nga ato tradicionalisht të shenjta të përdoren me funksione liturgjike dhe këtu hyn edhe shqipja. Lexoj në Wikipedia se Kisha Ortodokse në Shqipëri është e vetmja në botë që përdor greqishten moderne në vend të greqishtes së koinesë (supozoj, në ato kontekste ku përdor greqishten, jo shqipen) – do të isha shumë kurioz të dija nëse kjo është e saktë dhe pse ndodh kështu.

          1. Pertej pyetjes se Vebiut , qe e kam edhe une, nenvizoj se P.Prifti e pranoi qe ne disa fshatra me shqiptare te mitropolise se Gjirokastres meshohet ne greqisht. Ketu lind pyetja : cfare kane te vecante keto fshatra shqiptare,te gjendura rastesisht ne te ashtuquajturin Vorio Epir te pretenduar nga qarqe te mirenjohura, qe ta marrin fjalen e Zotit ne greqishten e re apo te vjeter, ne ndryshim nga gjithe fshatrat e tjere shqiptare ortodokse te Shqiperise? Dhe per nje kersheri te metejshme, a ndodh kjo gjetiu ne Ballkan, te themi ne ndonje fshat serb apo bullgar?

          2. I nderuar z. Vehbiu, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në jetën liturgjike të Kishës Ortodokse, parashtrova disa fakte në sipër. Mund ta gjeni këtu: https://peizazhe.com/2018/01/03/quo-vadis-drejtor/#comment-35338
            Në lidhje me ç’ka keni lexuar në Wikipedia, ju siguroj se është tërësisht e gabuar dhe e pavërtetë. Për ata që njohin historinë e gjuhës liturgjike greke (gjuha e shërbesave fetare), që me këtë rast sqaroj se nuk është greqishtja koine (e cila është gjuha e thjeshtë e Ungjijve (sermo pescatorius), por greqishtja e kultivuar (logia), e kupton fare qartë sesa qesharake është shprehja “Kisha Ortodokse në Shqipëri është e vetmja në botë që përdor greqishten moderne në vend të greqishtes së koinesë”. Greqishtja moderne nuk përdoret zyrtarisht në asnjë vend të botës në asnjë shërbesë fetare ortodokse. Në Kishën e Greqisë, gjuha liturgjike dhe himnologjike është greqishtja e kultivuar bizantine, dhe jo greqishtja moderne. Është njësoj si të themi latinishtja mesjetare dhe italishtja. Lind pyetja, nëse nuk e përdor greqishten moderne Kisha e Greqisë, atëherë nga e morën ne për ta përdorur në zonat e minoritetit grek? Mos vallë e përktheu enkas Kisha Ortodokse e Shqipërisë?

            1. Ju falënderoj për sqarimin. Në fakt edhe unë u habita kur e lexova pohimin në Wikipedia. Po më përforcohet bindja se në këtë fushë ka një dizinformim të madh dhe turbullim ujërash; dhe Wikipedia shqip është bërë palë e konflikteve dhe gënjeshtrave – si edhe gjetiu. Ky nuk është gabim i bërë thjesht nga pakujdesia ose padija; përkundrazi, kërkon të mbështetë ide tërësisht përçarëse. Besoj se komuniteti ortodoks duhet të bëjë shumë më tepër për t’i kundërshtuar këto deformime.

            2. Unë s’kuptova gjë. Na sqaro edhe ne: si po e ruan bizantinishtja e kultivuar mesjetare “autencietin e teksteve biblike të shkruara në koinenë e Antikitetit?

            3. Pyetja ime ishte për greqishten moderne, që përmendej në Wikipedia. Sa për këtë tjetrën, mbase gjen kohë dhe përgjigjet Erta, por po më duket pyetje e komplikuar, për të gjetur një përgjigje këtu.

            4. Më duket se çfarë thotë Prifti nuk qëndron. E kam thënë prej fillimit që flet absurditete. Gjuha liturgjike në KOASH sipas statusit (të gjitha statuseve prej atij të 1923) është shqipja. Nuk ka asnjë pjesë të veçantë të liturgjisë që duhet thënë në ndonjë gjuhët biblike. Kështu ndodh edhe në çdo kishë tjetër jo greke. Dmth në Rusi gjuhë liturgjike është sllavonishtja, në Rumani, rumanishtja, etj.

        2. L.A. kjo punë u bë si shprehja “edhe po të mos jetë, ta sajojmë”.
          E para e punës në videon, të cilës i referoheni, asnjë nga shprehjet “meshimit në greqisht në vendbanime shqiptare” apo “meshohet greqisht për shqiptarë pasi gjuha greke në Kishat Ortodokse ka një status të ngjashëm me arabishten në fenë islame” apo ” ekzaltimit të gjuhës greke në KOASH” nuk janë shprehur nga goja e z. Pirro Prifti. Përkundrazi, në minutën 37.33 zoti Pirro shprehet: “edhe në qoftë se” dhe në minutën 37.39, pas ndërhyrjes imponuese të z. Drejtor, thotë: “mund të bëhen” dhe në minutën 38.09, pasi ndërhyrjet e z. Drejtor bëhen asfiksuese, z. Pirro konkludon duke thënë: “më lër ta mbaroj, nuk e ke ashtu”. Pra në të gjitha rastet, z. Pirro nuk ka shprehur çka kërkoni t’ia impononi.
          Së dyti, edhe sikur z. Pirro Prifti ta kishte thënë një gjë të tillë ashtu pa argumente e fakte, ajo nuk merret si e vërtetë se e tha z. Prifti, përkundrazi mbetet po aq e pavlerë dhe e pavërtetë.

          1. Boll e përdorët shoshën vend e pa vend se na keni lodh. Verifikova prapë debatin në emision dhe përmbledhja që i kam bërë është shumë në rregull. shkruajta “Përgjigjja që u dha në emision ishte se meshohet greqisht për shqiptarë pasi gjuha greke në Kishat Ortodokse ka një status të ngjashëm me arabishten në fenë islame”.
            S’kam nërmend ta transkriptoj të gjithë çarçafin as tani por e përmbledhur kjo është: Debatohet rreth minutave 35-40 për meshimin në greqisht në vendbanimet ortodokse shqiptare – P. Prifti jo vetëm pohon por edhe arsyeton pse ndodh: gjuha greke në Kishat Ortodokse është gjuhë ndërkombëtare (çka është mashtrim, se nuk është) ka një status të ngjashëm me arabishten në fenë islame, latinishten tek katolikët, etj. Frazat e tjera nuk kanë të bëjnë me Priftin në veçanti.

          2. Erta,

            Per te thene i ka thene si dreqi Prifti, po ti duket “s’e ka pasur mendjen”.

            Ja po t’i kujtoj theniet e tij kur pyetet ne se meshohet ne greqisht ne fshtatrat shqiptare:
            37:41 – ” nuk ka gje te keqe”
            39:47 – “gjuhe kryesore (e meshimit) eshte shqipja”; qe nenkupton qartazi se meshohet edhe ne gjuhe te tjera. Greqisht e sllavisht, thote ai,kur pyetja ishte per fshatra shqiptare.
            pak sekonda me vone – “nuk ka absolutisht asgje te keqe”

            Tani ketu ka disa gjera :
            _ e para,Prifti i dridhet pergjigjes, sepse nuk i kerkohet te jape opinione per mire a keq, por te pergjigjet nese ne disa fshtara shqiptare( Bido i emerton ato fshatra) meshohet ne greqisht.
            Pse nuk guxon te pergjigjet dot me ‘po’ ose ‘jo’? Ka gje per t’ia fshehur publikut?

            _ e dyta,Priftin ta permendem sepse eshte ne krahun e Janullatosit. Nese sipas teje nuk paska rendesi c’thote Prifti,(Bido po se po) atehere cfare ka rendesi,ato qe thua ti? Ti e paske ekskluvizitetin e se vertetes?
            Ne kete rast po te pyes drejtperdrejt : A meshohet ne greqisht ne ato fshatra shqiptare qe Bido permendi nominalisht? A mund te pergjigjesh me po ose jo?

            _ e treta,mos te dukemi gje analfabete funksionale?

            Nuk ndjek asnje fe, bindja ime eshte ateiste dhe gjykoj se ortodoksia shqiptare eshte mbi Janullatosin, ashtu si Shqiperia eshte mbi ortodoksine shqiptare.
            Ti , si i ke keto raporte?

            1. Fatma,
              Meqë më akuzove se “s’e paskam pasur mendjen” dhe për të qenë korrekt me ç’kam thënë, dhe në respekt të lexuesve, po i ballafaqoj citimet e tua dhe të mia me ato të videos. Në këtë mënyrë lexuesi mund të gjykojë si qëndron e vërteta, larg interpretimeve deformuese të vendosura jashtë kontekstit.

              Erta: 37.33: “edhe në qoftë se” / 37.39: “mund të bëhen (meshat)” / 38.09: “më lër ta mbaroj, nuk e ke ashtu”.

              Fatma: 37:41: “nuk ka gje te keqe”

              Video: 37.33 – 37:41: “EDHE NË QOFTË SE predikimet në kishë bëhen EDHE shqip EDHE greqisht… dhe në disa zona MUND të bëhet edhe në greqisht, nuk ka asgjë të keqe…”

              Pra z. Pirro Prifti nuk “i ka thënë si dreqi” dhe as ka pohuar që në fshatrat shqiptare bëhet meshë në gjuhën greke. Ai shpreh pasiguri, hezitim (jo pohim) dhe përdor shprehjet “edhe në qoftë se” (pra jo domosdoshmërish), “mund të bëhen” (por edhe nuk mund të bëhen). Kaq! Të tjerat mbeten hamendje!
              Shprehja e z. Pirro “nuk ka gje te keqe”, nuk shpreh pohim, por një opinion personal të tij, të tipit “edhe po të jetë ashtu (pra nuk jam i sigurt), për mua nuk ka asgjë të keqe”, opinion për të cilin sigurisht ka qëndrime të kundërta.
              Kujtoj këtu se opinionet e z. Prifti nuk janë dogmë, dhe nuk mund të merren si të vërteta absolute nëse nuk argumentohen me fakte. Të tjerat mbeten hamendje.

              Le të vazhdojmë më tutje:

              Fatma: 39:47: “gjuhe kryesore (e meshimit) eshte shqipja”. (Fatma më tej interpreton): “qe nenkupton qartazi se meshohet edhe ne gjuhe te tjera. Greqisht e sllavisht, thote ai (z. Prifti), kur pyetja ishte per fshatra shqiptare”.

              Video: 39:36: “Ne e kemi (emrin) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë jo e shqiptarëve, sepse në këtë komunitet ortodoks ekzistojnë edhe minoritarë të tjerë, por gjuha kryesore në këtë rast është shqipja”.

              Është më se e qartë, që interpretimi që ndërmerr Fatma është nxjerrë nga konteksti i fjalëve të z. Prifti. Z. Prifti flet për të gjithë komunitetin e Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe jo vetëm “për fshatrat shqiptarë”. Rikujtoj sërish këtu se në Statutin e KOASh-it është përcaktuar qartë se “gjuha zyrtare e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare është SHQIPJA” (neni 7, pika 1). Në këtë Statut sikurse edhe në Kushtetutën (neni 20 pika 2) dhe legjislacionet e vendit (neni 10, 15, ligji nr. 96/2017), minoriteteve në Kishën Ortodokse u njihet e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre amtare në adhurimin fetar dhe jetën e kishës. (Për më tepër lexo: https://peizazhe.com/2018/01/03/quo-vadis-drejtor/#comment-35338). Pra sigurisht, që z. Prifti “nenkupton qartazi se meshohet edhe ne gjuhe te tjera. Greqisht e sllavisht”, por jo për fshatrat shqipe siç nxiton ta interpretojë Fatma jashtë kontekstit, por për minoritetet si gjuhët amtare të tyre.

              Fatma: “Pse nuk guxon (z. Pirro) te pergjigjet dot me ‘po’ ose ‘jo’? Ka gje per t’ia fshehur publikut?”

              Në radhë të parë, nuk mund të më kërkosh mua të përgjigjem për motivimet dhe pozicionet e z. Prifti. Është jashtë çdo logjike. Keni vënë përpara një person si z. Prifti, me njohuri modeste mbi historinë kishtare, dhe mendoni se keni zbuluar një argument të madh për të mbështetur çka servir pa fakte z. Bido.
              Të kuptohemi, nuk jam në mbrojtje të z. Prifti, por dua që diskutimi të bëhet mbi fakte apo elementë provues më të qëndrueshëm se thashethemet apo hamendjet. A mundeni? Kaq!

              Fatma: “Nese sipas teje nuk paska rendesi c’thote Prifti,(Bido po se po) atehere cfare ka rendesi,ato qe thua ti? Ti e paske ekskluvizitetin e se vertetes?”

              Fatma, besoj se në të gjitha shkrimet e mia këtu kam dëshmuar se respektoj çdo pikëpamje të personave që shkruajnë apo përpiqem të jenë të hapur dhe objektiv në shërbim të së vërtetës. Prandaj dhe përgjigjem, sipas parimit të një diskutimi konstruktiv dhe kurrsesi inatçor. Dhe, sigurisht, e vërteta është eksluziviteti i pikëpamjeve të argumentuara me elementë provues dhe jo i “komente vetëm sa për t’ju kundërvënë temës në fjalë”. Më kujtohet këtu një shprehje “Nëse i mbyll derën të gjitha mashtrimeve, do të lësh jashtë edhe të vërtetën”. Mirë është të mos dilni me kaq këmbëngulje në përfundime për çështje që i njihni në mënyrë sipërfaqësore.

          3. Erta,

            Është e disata herë që më akuzon për sajime. Nga këndvështrimi im nuk e vlerësoj si serioze.

            Ato që thotë Zoti Prifti në video janë lehtësisht të verifikueshme. Nuk ka ndonjë arsye të besohet se ai nuk është i ndërgjegjshëm për ato që thotë, apo që flet për një realitet që nuk e njeh. Përkundrazi.

            Please don’t shoot the messenger!

            Llogjika ta do që dikush që e kushtëzon veten në debat (në mënyrë negative duke thënë “edhe në qoftë se” apo “mund të bëhen”), dhe marrë kështu rriskun për të pohuar diçka të pavërtet siç besoni ju (pra që meshat bëhen në greqisht në zona me popullatë shqiptare), e bën këtë, besoj unë, në emër të një të vërtete më të madhe dhe argumenti më të rëndësishëm. (të pohoj që “gjuha ndërkombëtare e ortodokësisë është Greqishtja” siç pohon zoti Prifti).

            Por nëse ju konsideroni pohimin dhe argumentin e zotit Priftit se “gjuha ndërkombëtare e ortodokësisë është Greqishtja” si dizinformime të qëllimshme ndaj së vërtetës, atëherë pyetja duhet të shtrohet se përse e bën zoti Prifti atë pohim?

            Dikush mund të mendojë, siç mendoni dhe ju, se ai fliste gjepura për shkak të ndërhyrjeve dhe ndikimit të zotit Bido (the devil reincarnated). Kurse një si unë mund të mendoj se po i “fliste goja para mendjes”. Dikush tjetër do ta konsideronte “sinqeritet të tepruar”.

            Personalisht dyshoj se zoti Prifti kishte ndnjë paramendim në debat, përveç se të shprehurit të asaj që ia beson për të vërtet.

            Por, duke qënë se zoti Prifti ka pasur një lloj pozicioni në hierakinë e KOASH-it (Sekretar i Përgjithshëm thotë), është po ashtu e besueshme, safe to assume, që ato që thotë Prifti përpara një publiku të gjërë besohen për të vërteta edhe nga një pjesë e KOASH-it. Çka potencialisht, por jo patjetër zyrtarisht, e vë në dyshim statusin e gjuhës shqipe midis besimtarësh në Komunitetin Ortodoks Shqiptar.

            Më lejoni t’ju them se unë jam i të njëjtit mendim me ju pohuar në një koment më sipër: nëse kjo gjë konsiderohet trend “i marë për mirë”, atëherë vajmedet!

            Pyetja ime është se ku e shihni ju trendin më të zhvilluar, brenda apo jashtë KOASH-it?

      2. Erta ju shkruani: “Që në momentet e para të ardhjes së tij në Shqipëri, e deri më sot kryepeshkopi Anastas Janullatos meshon në shqip.”
        Në komentin lart nuk kam thënë gjë specifikisht për këtë, por në fakt në një diskutim tjetër të PF jam detyruar të kërkoj e të sjell edhe unë aty video prej Youtube ku Janullatos meshon në greqisht gjatë përurimit të katedrales bardhë e blu së Tiranës, kjo për shkak se ma vunë fjalën në dyshim. Diskutimi është këtu :
        https://peizazhe.com/2014/07/09/kohe-perbaltjesh-kohe-idhujsh/
        Por ju ndoshta keni dashur të thoni, që prej ardhjes së tij në krye të kishës ka ndodhur ndonjëherë që ka meshuar shqip, çka është e besueshme. Edhe Bido pohoi në emission se herën e fundit për here të pare ka meshuar në shqipe: progres që duhet përshëndetur sigurisht.
        Thënë kjo, meqë paskeni njëfarë ekspertize në çështjet statuore të KOASH a mund të sqaroni, nëse mundeni, sesi qëndror puna e bashkimit me Patriarkanën Ekumenike, sipas ndryshimeve në statusin e fundit? A kemi hyrë tanimë në varësinë e Patriarkanës Greke të Stambollit? Apo të nonjë patriarkane tjetër? se janë disa patriarkana në fakt. Në statuset e tjera nuk ka pasur një bashkim të tillë por veç sanksionohej bashkimi me të gjitha kishat dhe partriakanat ortodokse të ritit indor.
        Presin përgjigje edhe Fatma dhe Ardiani, por këtra nga emrat dhe mbiemrat duket që nuk janë ortodoksë, kështu që nuk kualifikohen për debat 🙂

        1. Gjergj, lidhur me mëshimin në gjuhën shqipe të kryepeshkopit Anastas unë solla si fakte të pakundërshtueshme një material filmik prej rreth 4 orësh për MESHIMIN në SHQIP në “mes të Tiranës”, nga kryepeshkopi Anastas. Përkundrazi, ju sillni një material të shkëputur filmik, rreth 10 minuta, jo me MESHËN, por me fjalën përshëndetëse që kryepeshkopi Anastas i adreson Patriarkut Ekumenik me rastin e inaugurimit të katedrales së re. Vetëm kjo analogji do të ishte e mjaftueshme për të hedhur poshtë atë që shkruani “që prej ardhjes së tij në krye të kishës ka ndodhur ndonjëherë që ka meshuar shqip”. Nëse nuk jeni i bindur, atëherë mirëpresim çdo material tjetër filmik që do të faktojë se MESHAT “mes të Tiranës” bëhen greqisht.

          Nga ana tjetër, nuk e di nëse e ngatërroni qëllimisht meshën me fjalën përshëndetëse! Ju siguroj se nuk është e njëjta gjë. Mund ta konstatoni duke konsultuar një libër meshe në shqip. Nuk i shërben të vërtetës nëse sillemi sipas shprehjes “edhe po të mos jetë, ta sajojmë”.

          1. “Gjergj, lidhur me mëshimin në gjuhën shqipe të kryepeshkopit Anastas unë solla si fakte të pakundërshtueshme një material filmik prej rreth 4 orësh për MESHIMIN në SHQIP në “mes të Tiranës”,
            Po e hapa videon e parë. Fillon me priftëirinj shqiptarë që i kryejnë ritet në gjuhën shqipe. Pjesa ku flet Janullatos nis në 1.39 dhe zgjat rreth 15 minuta. A është në gjuhën shqipe? JO. Është greqisht. Ka vetëm një fjali shqip, në fund, një urim përmbyllës që zgjat rreth 5 sek.
            Videot e tjera nuk i kontrollova se ma merr mendja i njëjti rezultat do të jetë. Nëse nuk është i njëjti rezultat atëherë ndonjë tjetër që i sheh, le të na korigjojë.
            Për sa i përket përurimit të katedrales së Tiranës, videot mund të gjenden të plota në Youtube. Me aq sa kam parë e gjithë ndërhyrja e Janullatosit aq është, 10 minuta. Pjesa tjetër janë meshimet e kryetarëve të tjerë të kishave simotra, lutje etj. A flet shqip Janullatosi në predikimin aty? JO.
            Fjalët e tij, vetëm si fjalim për Patriarkun që nuk mu dukën, por gjithsesi mund të kesh ti të drejtë. Në përgjithësi frazeologjia ortodokse mund të jetë subjekt interesant në vetëvete, por në këtë rast specifik nuk i hyn kujt në punë dhe, më beso, nuk kam asnjë interes për tu marrë (apo për tu ngatërruar) me terminologjinë, pasi thelbi I problemit dhe shqetësimi i vertetë është fakti që Janullatos FLET greqisht, që greqishtja dominon në ikonat, afreskun apo në bojatisjen e jashtme të katedrales. Nëse nuk do të ishte kështu as nuk do të kishte fare debat. E shkruajta edhe lart që emri i vërtetë që mund ti vihet të gjithë këtij problemi është: ndërhyrje e politikave të një kohe të shkuar në çështje të besimit fetar të shqiptarëve ortodoksë, ç’ka është acaruese. Ose – për ka mbyllur se u zgjatëm ca si tepër – është një çorbë që Janullatosi dhe kush e ka sjellë Janullatosin nê atë vend, ta ka vendosur përpara. Nëse ke uri mund të mbushësh barkun me të, kush nuk ka nuk e pranon. Dhe të shpresojmë se do kemi gjithnjë e më pak të pangopur në të ardhmen.

  16. Ve re se shkrimi ka ngjallur debate paralele që janë me interes publik përtej rastit Bido. E kam të qarte që artikulli në krye mund të duket si character assasination apo ad hominem siç e cilësuan të tjerë, por uroj që dhe personit të kritikuar t’i vlejë për reflektim personal e profesional, në mos që të ngushëllohet me faktin që një dalje e tij në publik po bëhet shkak për reflektim të gjerë mbi statusin e nëpunësit civil, të drejtat e tij, mënyrën si duhet vepruar në rast konflikti interesash e kështu me radhë.

    Thelbi i shkrimit të J.K. m’u duk shkelja e mundshme e ligjit për nëpunësin civil. Natyrisht, nuk i takon as autorit e as të tjerëve ta marrë vetë në dorë interpretimin dhe aq më tepër zbatimin e ligjit. Si qytetarë të interesuar edhe mund të ngremë pyetje e debat nëse rasti Bido apo raste të tjera aktuale a hipotetike përbëjnë shkelje të ligjit, ose më mirë konflikt interesi, ose dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e institucionit përkatës. Kjo nga perspektiva e qytetarit që njëkohësisht njeh rolin e ligjit por edhe vlerëson kurajën për t’iu kundërvënë një ligji në momente të caktuara, sipas një interesi publik – theksoj PUBLIK. Them se jemi në gjendje të mbajmë dy kunguj nën sqetull njëkohësisht për këtë debat: kontekstin e ndërhyrjeve të drejtorit të arkivit si nëpunës civil dhe studiuesit A. Bido si person privat. Tani, për mendimin tim, një person privat që del jo një por tre herë në televizor për një çështje të caktuar doemos e ka marrë parasysh ekspozimin dhe mundësinë që do ta (kundër)sulmojnë edhe si person (publik). Nuk kemi të bëjmë me një “shkarje goje” apo shkelje në dërrasë të kalbur gabimisht. Bido më duket i vetëdijshëm për veprimtarinë e tij dhe për aq kohe sa ai e vlerëson statusin e tij si drejtor i arkivit të pacenueshëm nga këto dalje, le të vazhdojë. Ka një dallim të madh ama mes qëllimit dhe perceptimit. Nuk mund të jete qëllim i Bidos studiues të hyjë në konflikt me Bidon drejtor arkivi, por një pjesë e publikut do ta perceptojnë këtë tjetërlloj.

    Nga Përmbledhëse për nëpunësin civil botuar nga Qendra e Botimeve Zyrtare http://www.qbz.gov.al/ citoj disa pika me vlerë për debatin tonë:

    Neni 3 Parime të përgjithshme të etikës
    1. Në kryerjen e funksioneve, nëpunësi i administratës publike duhet të respektojë parimet si më poshtë:
    b) të veprojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike e të mos pengojë zbatimin e politikave, të vendimeve ose veprimeve ligjore të autoriteteve të administratës publike;
    c) në kryerjen e detyrave duhet të jetë i ndershëm, i paanshëm, efikas, duke pasur parasysh vetëm interesin publik;
    d) nuk duhet të veprojë arbitrarisht në dëm të një personi ose organizate dhe duhet të tregojë respektin e duhur, për të drejtat dhe interesat personalë të të tretëve;
    dh) të mos lejojë që interesat e tij private të bien ndesh me pozitën e tij publike, të shmangë konfliktet e interesave dhe të mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin e tij privat;
    e) të sillet gjithnjë në mënyrë të tillë, që besimi i publikut në ndershmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit publik të ruhet e të rritet;

    KREU II KONFLIKTET E INTERESAVE
    Neni 4 Konflikti i interesave
    1. Konflikti i interesave është situata në të cilën një nëpunës i administratës publike ka një interes personal të tillë, që ndikon ose mund të ndikojë në paanshmërinë ose objektivitetin e kryerjes së detyrës zyrtare.
    2. Interesat personalë të nëpunësit përfshijnë çdo përparësi për veten, familjen, të afërmit deri në shkallën e dytë, personat ose organizatat, me të cilat nëpunësi ka ose ka pasur marrëdhënie biznesi ose lidhje politike. Konflikti i interesave përfshin, gjithashtu, çdo lloj detyrimi financiar ose civil të nëpunësit.

    Ne baze të sa me sipër, më duket me vend shqetësimi i autorit të shkrimit për paraqitjen konfliktuale të z. Bido si studiues dhe z. Bido si drejtor i Arkivit. Shqipëria është vend i vogël dhe e ka të kufizuar numrin e personave të kualifikuar dhe doemos personat që do të angazhohen në krye të institucioneve do të vijnë me përvoja, angazhime, interesa e veprimtari që i bën ata sa të kualifikuar për postin që synojnë, as edhe të ekspozuar ndaj konflikteve të mundshme. Rasti Bido vë në pah një problem që si shoqëri ende nuk e kemi zgjidhur, pavarësisht asaj që sanksionon ligji.

    Personalisht më duhet të pranoj se për rastin e Drejtorit të Arkivit nuk kam ndonjë merak të madh, dhe mirë që shqetësohen të tjerë si Janko. Por ky debat më bën të mendoj për të tjerë si KM Rama që gjate kohës që është në krye të shtetit vazhdon (ose më mire nisi) aktivitetin e tij si artist. Brenda një kohe të shkurtër, KM Rama ka zhvilluar aktivitet artistik të pakrahasueshëm me kohën kur nuk ishte në këtë pozicion. Nuk di të them në është shkelje e ligjit, por padyshim është jo etike, nga shumë pikëpamje. Për shembull, çdo president i SHBA para Trump ka vepruar (ose të paktën ka tentuar) të veprojë në një mënyrë që të shmangë konflikte interesi. Në rastin Trump u vërtetua se presidenti dhe zv. presidenti nuk preken nga ligji për konflikt interesi dhe ai është i lire të veprojë në të mire të biznesit të tij. Do doja të kishim një KM që të dëshmonte se nga ana etike qëndron pak më lart se një “stable genius” siç është Presidenti Trump, dhe të distancohej nga temptimi për të qënë Artis-in-Chief. Më vjen pak ndot të përdor Snowden si kut matës në këtë rast e të mbroj të drejtën e KM për ta kryer këtë aktivitet. Me duket po ashtu jo etike veprimtaria e disa personave në fushën e kulturës ku hem janë në krye të politikave të librit dhe të institucioneve që merren me librin, hem vazhdojnë të hedhin në qarkullim vepra të përkthyera ose të shkruara prej tyre, madje të marrin edhe çmime. Nuk besoj se ligji ua ndalon, por më duket jo etike pozicioni i tyre i dyfishtë, si drejtues politikash dhe përfitues potencial prej këtyre politikave. Po ashtu me duket po aq shkelje etike veprimtaria e supozuar (alleged) e një drejtori që përdor institucionin që ai drejton për të ekspozuar vepra që ai zotëron. Ekspozimi ndërhyn në mekanizmat e tregut të artit dhe drejtori në fjalë do të përfitojë direkt nëse, gjithnjë supozojmë, ai i zotëron këto vepra. Edhe këtu të thërrasim Snowden në ndihmë? Natyrisht, asnjë nga këto supozime mund të mos jetë i vërtetë (unë nuk i kam vërtetuar) por fakti që për to flitet lirisht në Tiranë dhe gjetiu tregon se ka një problem. I drejtohem ligjit të nëpunësit civil jo se i jap përparësi atij ndaj së drejtave qytetare individuale të këtyre personave, por se dalloj se tek këta persona dëshmohet mungese etike, jo kurajo apo guxim alla Snowden. Kurajo do të ishte nëse ndonjë nga drejtorët në fjalë do të vendoste të sfidonte udhëzimet etike me sipër për hir të një qëndrimi edhe më etik, siç është rasti Snowden apo të tjerë whistleblowers. Më duket se në rastin Bido, shkelja e etikës që i referohet statusit të nëpunësit civil po përligjet nga diskursi kombëtarist që ai përqafon dhe mbron. Thikë me dy presa kjo, për aq kohë sa të tjerëve u është mbyllur goja, në kontekstin e të njëjtit diskurs.

  17. Po ndiqja tani një bisedë të Elsa Demos me dy artistë – Alban Hajdinajn dhe Gentian Shkurtin. Pyetjes se çfarë mund të pritet nga Erzen Shkollolli i përfolur si drejtor i ardhshëm i Galerisë Kombëtare, Gentian Shkurti iu përgjigj se pritet promovimi i Erzen Shkollollit. Pra në bisedë u paraqit si e normalizuar pritja që një drejtor institucioni ta përdorë postin e vet dhe institucionin për të promovuar veprimtarinë e vet. Këtu nuk është më problemi që dikush e bën këtë (duke shkelur etikën në mos edhe ligjin) por që kushdo PRITET që ta bëjë këtë. Shkeljet janë normalizuar. Me këtë nuk dua të them që edhe Ardit Bidoja e ka përdorur Arkivin për të promovuar veten si historian ose ekspert i çështjeve të ortodoksisë – JO. Kjo do të thotë që vija ndarëse midis një posti publik dhe personit që e mban atë post nuk po perceptohet më, nga publiku por me siguri edhe nga vetë personat në fjalë.

  18. Më duket se shkrimi dhe diskutimi këtu, edhe pse shumë interesant, vetëm sa i vijnë rrotull strumbullarit të çështjes që më duket se shqetëson faktikisht pjesën më të madhe të pjesëmarrësve në diskutim, këtu në PTF por sidomos jashtë saj, se cili është roli dhe ndikimi i kishës greke dhe përfaqësuesve të saj mbi kishën ortodokse shqiptare dhe, në një kuadër më të gjerë, i marrëdhënieve greko-shqiptare pas 1990-ës. Nëse një nëpunësi të shtetit i lejohet apo jo që të kritikoj publikisht mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të kishës ortodokse në Shqipëri (mendoj se drejtori i Arkivave, për të ruajtur neutralitetin e shtetit shqiptar në çështjet fetare, duhet të tregohet i përmbajtur në ato që thotë publikisht dhe në mënyrën se si i thotë ato, sa kohë që mban atë post), apo edhe vet opinioni kontrovers i këtij nëpunësi relativisht të parëndësishëm, këto më duken vetëm si “beteja” periferike të një diskutimi të gjerë dhe që zgjat prej pothuajse tre dekadash mbi raportet shqiptaro-greke.

    Pyetja e Relapsos, a është “normale që ministri i jashtëm grek të përshëndesë me pompë e bujë dhënien e shtetësisë shqiptare për një klerik ortodoks?”, është një pikënisje e mirë për ta futur debatin aty ku na djeg vërtet. Përshëndetjen e ministrit të jashtëm grek dhënies së nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Janullatos, bashkë me reagimet e shumta shpesh euforike në mediat dhe politikën e Greqisë unë jam i prirur t’i shoh me një sy pozitiv, si përshëndetje që i bëhet korrigjimit të një situate absurde kur shteti shqiptar prej një çerek shekulli i refuzonte pa arsye objektive dhënien e nënshtetësisë personalitetit dhe funktionarit më të lartë të njërës prej katër feve në vend, i cili qëlloi që të ishte shtetas grek. Nga këndvështrimi i publikut grek – politikës, mediave dhe qytetarëve grekë – kjo ishte një anomali sa pa vend, aq dhe pa kuptim, për të mos thënë dashakeqëse nga ana e shtetit shqiptar (duke pasur parasyshe edhe ata dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, të cilëve shteti grek u dha nënshtetësinë e tij), pra një anomali që tani, me dhënien e nështetësisë kryepeshkopit, u korrigjua. Por, në krahun tjetër, a ka ndonjë anomali më të madhe se sa mbajtja në fuqi e ligjit absurd të luftës me Shqipërinë, siç bën shteti dhe të gjitha qeveritë greke deri më sot, përgjegjësia për të cilën është vetëm e shtetit grek?!
    Nënshtetësia shqiptare e kryepeshkopit dhe ligji i luftës nuk kanë lidhje direkte me njëra-tjetrën vërtet, por ama janë të dyja pjesë e kuadrit të problemeve midis dy shteteve. Ashtu siç janë dhe probleme të tjera si çështja e kufirit detar, e Himarës apo e varrezave greke në Shqipëri. Personalisht mendoj se këto probleme janë në fakt non-issues, çështje relativisht të lehta për t’u zgjidhur me vullnet të mirë dhe kompromis të dyanshëm, por që kanë ngelur pezull kaq vjet sa nga megalomania dhe shpresa anakronike e qeverive greke të pas ’90-ës për të rritur ndikimin grek në Shqipëri (si më të mëdhenj, më të pasur dhe “nga brenda Evropës”, ndryshe nga Shqipëria e vogël, e varfër dhe “jashtë Evropës”), aq dhe nga paaftësia, anakronizmi dhe kompleksi i inferioritetit i qeverive shqiptare. Kulturalisht, historikisht dhe gjeo-politikisht nuk ka asgjë serioze që të pengoj normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

    Për t’u kthyer te roli dhe ndikimi i kishës apo politikës greke dhe përfaqësuesve të saj mbi kishën ortodokse shqiptare, do të ishte me interes sikur një njohës i mirë i organizimit dhe aktivitetit të KOASh të na sillte këtu disa fakte si p.sh. sa priftërinjë shqiptarë dhe sa grekë ushtrojnë aktivitetin brenda KOASh, si është ky raport në hierarkinë organizative të Kishës, a bëhen meshat dhe ceremonitë e tjera fetare në shqip apo bëhen në greqisht, apo në të dyja gjuhët bashkë, dhe përse? Pas tre dekadash pune dhe përpjekjesh jo të vogla – ku merita padyshim i takon kryepeshkopit dhe stafit të tij drejtues – për ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pritshmëria duhet të ishte, për mendimin tim, që të gjitha këto aktivitete të bëheshin në gjuhën e komunitetit, pra në shqip (duke përjashtuar këtu zonat e minoritetit grek në të cilat gjuha e përdorur natyrisht që do të jetë greqisht). Ashtu siç është e pritshme që të flitet shqip edhe në xhamitë, teqetë dhe në kishat katolike në Shqipëri. Feja dhe përfaqësusesit e saj duhet t’i drejtohen komunitetit të cilit ato i shërbejnë në gjuhën e vet – çdo gjë tjetër është paternaliste dhe fyese ndaj komunitetit; dhe anakronike sa s’ka ku të shkoj.
    Pa disa të dhëna të tilla është vështirë të krijosh një mendim objektiv se ç’po ndodh dhe rrezikojmë të përfundojmë duke rrahur ujë në hava apo duke u kacafytur për mustaqet e …Çelos. 🙂

  19. Duke shpresuar se nuk ja fus kot:

    Ndoshta dalja e Bidos ka lidhje me nje axhende politike, edhe pse ajo qe thote Bido ne fakt perkon me ate qe ai mendon realisht.

    Dhenia e nenshtetesise duhet pare edhe si nje akt i politikes se jashtme nga presidenti i republikes, i cili edhe nje vit me pare, kur ishte ende Kryetar Kuvendi, vizitoi Athinen dhe dha garanci per palen greke se ka ne Shqiperi nje aktor me te cilin mund te bisedojne. Vizita e asaj kohe perkonte me disa akte te kryeministrit – kryesisht me synim elektoral – qe preknin ceshtjen came, apo edhe historike, duke negociuaar ne distance me Greqine.

    Ne kete kuptim, vizita e Metes neutralizoi nje taktike tensioni ku PDIU-ja faktorizohej dhe ku kryeministri merrte pike ne opinionin e brendshem.

    Nenshtetesia e sotme eshte nje hap paralel nga presidenti nderkohe qe qeveria po merr mesa duket nje sukses ne politiken e jashtme duke vene ne tryeze ceshtje qe deri me dje jane konsideruar te veshtira. Ka zera qe thone se pala greke ka pranuar te diskutoje per nje marreveshje te re per ujerat.

    Ndaj ndoshta qendrimi i Bidos eshte edhe nje vazhdim i hasmerise se vjeter LSI-PDIU, tani qe kjo e fundit ka dale nga skena. Ajo mori goditje te forte se fundmi me nxjerrjen nga parlamenti te njeriut kryesor te saj, deputetit Aqif Rakipi, ndaj edhe karta nacionaliste – une besoj se Bido ashtu e mendon vertet – mbetet e vetmja.

    Nuk ka dicka prej eksperti tek ajo qe thote Bido, i cili e di shume mire se si drejtor Arkivi, nuk duhet te pranoje te ulet ne diskutim per ceshtje te tilla me njerez qe kane bere te njohura pikepamjet e tyre per kesi gjerash.

    Nuk besoj se duhet te hiqet nga puna, as te ndiqet penalisht. Ai e ka kete menyre te vetmen mundesi promovimi. Le ta shijoje ca kohe. Kush nuk eshte mbajtur te flamuri kuq e zi.

  20. Ndoshta duhet sqaruar se ligji që supozohet se ka shkelur drejtori Bido nuk është ligj kriminal por administrativ (një jurist këtu do të ndihmonte shumë për të sqaruar çfarë po dua të them); dhe shkelja, edhe sikur të vërtetohet, dhe pavarësisht nga çfarë u tha këtu, nuk përbën vepër penale por një kundërvajtje a shkelje administrative. Aq më tepër kur, si në rastin e drejtorit Bido, nuk përfshihen transferime parash ose pasurish të tjera dhe as përfitime të tjera materiale. Dhe aq më pak përbën arsye alarmimi akuza – e Kalemit – për antikushtetueshmëri të ligjit të propozuar prej Bidos; në fakt, gjykata kushtetuese edhe në Shqipëri vazhdimisht kthen mbrapsht ligje të miratuara nga Parlamenti pse nuk pajtohen me kushtetutën; por nuk kemi dëgjuar të dënohet ndonjë ligjvënës për atentat ndaj Kushtetutës. Prandaj insinuatat që u bënë këtu dje unë i konsideroj pa vend. Edhe nëse provohet ligjërisht se aktivizimi i drejtorit Bido në debatet publike rreth KOASH-it dhe politikës së shtetit grek ndaj ortodoksisë shqiptare ka përbërë konflikt interesi ose shkelje të ligjit të nëpunësit civil, kjo nuk do të sillte pasojë tjetër ndaj drejtorit, përveç këshillës – prej departamentit të tij juridik ose ndonjë organi ekuivalent – që të hiqte dorë nga aktivizime të tilla. Njëlloj e pajustifikuar më duket këmbëngulja për të futur në muhabet prokurorin e Republikës dhe nevojës që këtë punë ta shqyrtojë prokuroria, madje me përparësi ndaj qytetarit; unë shpresoj që një jurist të na shpjegonte se kjo nuk është punë as për prokurorët as për prokuroritë; por diçka që duhet të zgjidhet nga vetë drejtori a drejtuesi në bashkëpunim me juristët e vet, ose e shumta nga departamenti legal i qeverisë a i kryeministrit që e kanë drejtorin në nomenklaturë. Madje nga zelli me të cilin u përmend këtu prokurori, po më duket sikur shumë prej nesh kanë bindjen se paditë gjyqësore të çdo lloji janë mjeti kryesor që kanë qytetarët, për të vënë të drejtën në vend; çfarë është sërish e gabuar, për mendimin tim. Një shoqëri e shëndetshme është ajo shoqëri ku konflikti juridik (litigation) mbahet në minimum dhe, përndryshe, konfliktet zgjidhen me ndërmjetësimin e shoqërisë civile – përfshi këtu edhe kodet profesionale, rregullat e paraqitjes në publik, protokollet dhe kodet e etikës. Që këto kanë formën e ligjit, nuk do të thotë se janë pjesë e kodit penal! Shqipëria nuk e përballon dot kurrsesi këtë mentalitet të tipit “hidhe në gjyq”, sepse nuk ka traditë, nuk ka sistem gjyqësor funksional dhe, thjesht, kjo do ta rëndonte aq shumë sistemin ekzistues, sa do ta paralizonte. Dua të them: nuk mund të hidhet dikush në gjyq, pse ka shkelur kodin e nëpunësit dhe ka shkuar të flasë në televizion si ekspert. E di që askush nuk ka qenë aq budalla sa ta sugjerojë këtë, por pati disa që e sollën si kundërshembull – të së keqes që mund t’i ndodhte njeriut Bido sikur të provoheshin akuzat e Kalemit. Unë madje edhe këtë debat që po bëhet këtu dhe që po ndiqet me interes të madh (siç ma tregojnë shifrat e vizitave) e konsideroj si një kontribut të shoqërisë civile ndaj një çështjeje të cilën nuk e kuptojmë mirë.

  21. Nese mundet , do te doja te vazhdoja me problemin qe parashtrovi Fatma , dhe qe gjithashtu Z.Bido e cek vazhdimishte ( nqs ka deshire , Erta te na japi sqarime me koncize , meqe qartesishte  qenka  me e mire-informuar !) . Pra Z.Bido , permendi faktin (sipas tije) qe ne fshatrat shqiptare ortodokse  te zones se Vurgut (Muzine,Pece,Sopik etj) , qe po e ritheksoje ,historikishte dhe etnikishte jane shqiptare te krishtera , meshohet greqishte , krejtesishte ne kundershtim me vete normat e Shtetit Shqiptare dhe Kishes Autoqefale shqiptare , gjithashtu po sipas Bidos e njejta situate verehet edhe ne Himare . Per fshatrat  shqiptare ortodokse  te Lunxherise,Zagorise,Shqerres etj me aq sa kuptova nuk u tha gje , por gjithesesi personalishte  jam kureshtare te di ne c’gjuhe zhvillohen ceremonite fetare ?! Te gjitha trevat dhe fshatrat e siperpermendura nuk perfshihen ne te ashtuquajturen ‘Zona minoritare ‘ , kesisoje perdorimi i gjuhes greke do te perbente shkelje ligjore , zgjidhja qe mund te propozohet eshte e thjeshte , te verifikohen te tilla insinuata e ‘pandehma tendencioze ‘ qysh u cilesuan me siper , dhe ne raste se rezultojne te verteta te merren masa perkatese si nga Shteti ashtu edhe nga Kisha !! Ndersa rastet skandaloze te varrezave te ushtareve greke , mohimi i pershpirtjes se At Stath Melanit nga ana e Papa Thanas Qerimit  , kendimi i pavend i Himnit grek etj etj me vjen keq po duket sikur konfirmojne dukshem insinuatat e Bidos , prandaj kam pershtypjen se nevojitet, pervec nderhyrje te Kryepeshkopit gjithashtu edhe nje angazhim i Shtetit Shqiptare , sepse per t’a then troc duket sikur po perballemi me nje asimilim ‘in loco’ (  psh , rasti aberrative i nacionalistit ‘grek’ nga Muzina )  , pervec renies shpirterore e ne pjesmarrje  sic e evidentovi Z.Bido . Pastaj  , ndjeshmeria per kete ceshtje nuk  eshte se i takon ekskluzivishte komunitetit shqiptare ortodokse  , sidomos ku vihet ne diskutim gjuha e etniciteti , dhe sinqerishte as mua nuk do te me vinte mire te degjoja mesha greqishte ne fshatra si Dardha , Zicishti  madje edhe tek ‘Shen Gjergji ‘ ne zemer te Korces , kjo sepse keshtu ‘ i teket ‘ Mitropolitit , prandaj me duket legjitime shqetesimi i Bidos  Le te shpresojme pra qe pasardhesi i At Joan Pelushit te jet nje shqiptare . 

  22. Megjithate , meqe jam perfshire vete , edhe emocionalishte gjithashtu , duke qene se e njohe relativishte mire realitetin grek por mbi te gjtha kam shok e miq Cam ortodoks dhe Arvanitas\Arberor , me duhet te ve ne dukje absurditetin e aspektin cinik te gjithe kesaj Historie . Ne qarqet( nomos) e Thesprotise e Prevezes ( Epiri perendimore\Cameria historike) , kemi mbi 85 fshatra shqiptare ( Cam ortodokse) , ku jo thjeshte , qe  as nuk lejohet perdorimi i shqipes ne ceremoni fetare , por edhe mendimi a shprehja publike e kesaj mundesie , do perbente e pakta nje ‘Sakrilegj’ ..ndersa ne lidhje me arvanitet , fatkeqesishte jane pothuajse ‘tretur’ krejtesishte !! Gjithashtu  e ndjej te nevojshme , t’ju permend disa fakte historike , kleriket e patriotet shqiptare ortodokse si At Kristo Negovani , At Stathi Melani , At Llambi Ballamaci ( vllaho-shqiptare ) etj nuk u flijuan qe nga Vlora ne Korce e meposhte , te perdorej greqishtja ne kishe , e te promovohej greqizimi , dhe te mendosh qe nuk jemi as ne shek 19-te .. gjithashtu Camet Ortodokse si Spiro Calluka , Thimi Gogozoto , Petro Sharra , Thoma Cami etj etj nuk u flijuan qe ne treven tyre , nje dite te ndalohej  me ligj ,qofte edhe permendja e fjales Cam e gjuhe Shqipe !! Bejm mire mos t’i harrojme keto fakte , dhe ky eshte minimumi i mundshem i asaj qe realishte duhet te bejme !

  23. Erta , po ju drejtohem juve , meqe shpesh here kam vene re qe Kryepeshkopet e Greqise nderhynin e prononcoheshin ne favor te minoritetit grek ne Shqiperi ( sidomos i ndjeri Kristoludhos ,parardhesi i Kryepeshkopit Arvanit aktual) , pra doja te dija nese edhe Hiresia Anastas , do te mund , ‘ per assurdo’ te thoshte gjysem fjale per grigjen shqiptare (came,arvanite) ne Greqi ?!

    1. andreagrapsi17, po ju paraqes vetëm disa nga ndërhyrjet e shumta që ka bërë kryepeshkopi Anastas Janullatos në mbrojtje të shqiptarëve (pavarësisht kujt grigje i përkasin) në Greqi, si primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Mund të gjeni të tilla pa fund në librin “Në Shqipëri, Kryq dhe Ngjallje” (ISBN 978-9928-4425-5-0), ku janë botuar intervistat e kryepeshkopit Anastas Janullatos dhënë mediave prestigjioze brenda dhe jashtë vendit për ngjarje të ndodhura në Shqipëri rreth viteve 1991-2010.

      Kryepeshkopi Anastas Janullatos me rastin e ngjarjeve të Peshkëpisë më 1994 është shprehur: “Marrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe i shprehim me gjithë shpirt ngushëllimet tona, familjeve të viktimave. Ndërgjegjja e krishterë është vendosmërisht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpresojmë dhe lutemi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë siç e imponon e drejta, por edhe të intensifikohen përpjekjet për stabilizimin e paqes” (Tiranë, 11 prill 1994).

      Në intervistën dhënë gazetës së përjavshme ABC (më 11 dhjetor 2005 për z. M. Nazarko), nga vitet e para të dhjetëvjeçarit të 1990, kryepeshkopi Anastas thekson se ka ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme dhe ka bërë përpjekje e deklarata në intervistat e tij në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve shqiptarë dhe të mbështetjes së tyre. P.sh. kur gjatë vitit 1993, pas dëbimit të një kleriku nga shteti shqiptar, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, kryepeshkopi Anastas ngriti zërin dhe protestoi fuqishëm, duke theksuar se, nëse veprimi i parë ishte një gabim nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë nga ana qeverisë greke, për të dëbuar nga Greqia shqiptarët që punonin atje, do të ishte një gabim shumë herë më i madh.

      Më vonë kur filloi të përdoret në masmedian greke, fjala “fshesë” për dëbimin e qytetarëve shqiptarë, kryepeshkopi Anastas Janullatos bëri udhëtime dhe vizita të posaçme me udhëheqësit politikë kompetentë dhe në drejtorët e gazetave të mëdha për të protestuar për terminologjinë që kishin përdorur. Siç edhe shkruajnë analistë të shquar, këto përpjekje pajtuese influencuan seriozisht në opinionin publik dhe në qeverinë greke. Në mënyrë karakteristike, gazeta “Kathimerini” një nga gazetat më serioze të Greqisë shkruante: “Ndërhyrja e kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas kontribuoi qartazi, në mënyrë decizive, që të uleshin tonet nga ana e palës greke në kundërshtinë që lindi me qeverinë shqiptare” (8.7.1993). Dhe në një rast tjetër: “Iniciativat e kryepeshkopit Anastasit në zbutjen e krizës kanë qenë vendimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, në një deklaratë të votuar me votim unanim të tij, theksoi se “mbështet veprën e Kryepiskopit Orthodhoks të Tiranës Anastas Janullatosit, i cili ka bërë përpjekje të shumta për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve”.

      Në vitin 1996, kryepeshkopi Anastas Janullatos vizitoi shqiptarët që vuanin dënimin në burgjet e Koridhalosë, për t’u shprehur mbështetjen e tij. I vënë në dijeni për raste të ndryshme sjelljesh të papranueshme të nëpunësve grekë në pikat e kalimit kufitar, kryepeshkopi Anastas Janullatos i ka denoncuar ato në shkallë të ndryshme.

      Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, në intervista e tij në Greqi, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dënuar ksenofobinë dhe ka theksuar detyrimin e drejtësisë dhe të respektimit të personalitetit të emigrantëve shqiptarë, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke të popujve tanë.

      1. Erta , te lutem , te jemi me te cilter e drejteperdrejte ne replika . Pyetja ime i referoheshe nje kategorie specifike te grigjes shqiptare ne Greqi , me saktesishte shqiptareve ETNIK ( came & arvanite ) ne Greqi , e jo emigranteve “sefte” . Pra , po e perseris pyetjen ( duke shpresuar ne nje pergjigje me te perpikte kete here ) me thoni nje raste te vetem ku Hiresia Anastas eshte prononcuar  perkitazi me trashegimine kulturore-fetare te bashkesive Came ortodokse ose Arvanite\Arberore , dhe ne lidhje me ruajtjen\levrimin e kesaj trashegimie ( ku thjeshte per efekte statistikore po ju perseris , kemi te bejme me mbi 85 fshatra came ortodokse dhe mbi 600 fshatra arvanite\arberore)  ?! Nderkohe mjafton te ‘hulumtoni’ me fjali te ngjajshme ne google (Αρχιεπισκοπος Χριστοδουλος\ Ιερώνυμος,  για την ελληνική μειονότητα στην αλβανία )  shqip ; Kryepeshkopet Kristodhulos\Jeronimo per minoritetin grek ne Shqiperi , dhe jua garantoje qe do te gjeni materiale goxha  interesante !! Pervec kesaj , se mbase na shpetoj kjo hollesi , para pak kohesh ( sipas Bidos) , Hiresia Anastas paska pohuar qe minoriteti grek perben shumicen e ortodokseve ne Shqiperi , ju si e komentoni kete deklarate ?! Pastaj nese mundeni pergjigjuni edhe pyetjes se Relapso ne lidhje me bashkesite vllaho\arumune ne Shqiperi , gjithashtu me pas  une do te ju deftej si eshte katandisur gjendja e Vlleheve te Greqise , ok !! Ne fillim keto , me pas te shohim !

        1. Po pse mo Gramshi, cfare do ti do flasim? Shkruaj nje artikull per temen qe deshiron, dhe botoje. Nuk ke bere asnje koment deri tani, i cili te kete lidhje me shkrimin me siper. Nese ky artikull nuk merret me ate qe kerkon ti, nuk e ben se nuk ka qellim. Nuk mund t’i kerkosh askujt te shkruaje ate qe deshiron ti te lexosh. Nuk po ben debat, por çorienton debatin, duke perçmuar dhe nenvleresuar bashkebiseduesen dhe shkrimin me lart.

          1. Po pse mo Kolonja , nuk ka mynyra me te guximshme e te drejperdrejta te thuash ate qe mendon , e kemi te qarte te gjithe ku te djeg ty , ashtu sic e ke edhe ti te qarte se c’fare na dhimbset neve te ‘tjereve’, keshtu qe kujdes me ‘ boomerangun’ , e mos i percmo te tjeret , te tilla ‘ taktikash’ perdori per ceshtje te tjera ,Aman

            1. andreagrampsi17, të thashë “Gramshi”, duke u nisur nga tingellima e nje pjese te avatarit tend. do kisha qene krenar te isha nga Kolonja, se nga andej eshte edhe Noli.

              Shume te faleminderoj per sugjerimet qe me jep me link. Do t’i kem parasysh kur tema e bisedes te jete ajo e deftereve osmane. Po te te kisha student, kjo detyre kursi qe ke botuar tek 27.al eshte nje kapitull i bukur me titull “burimet e perdorura”, por do ta shoqeroja me korrigjimin “synimi i vendosur ne titull nuk perputhet me permbajtjen e tekstit”. Ne çfare kontribuan arvanitet? Qe linden femije, kryen cilin biologjik dhe u shumuan? Qe shkuan ne Greqi? Greqi ne shek. XV? Ben shume mire qe lexon literature te tille te specializuar, si Defteri i Morese, por kjo nuk sjell asnje argument ne diskutimin me shkas artikullin “Quo Vadis, Drejtor?”. Nuk ke dhembe per mish, mor bir, te duhet pershesh me qumesht.

              Nejse, matane shakase, tashme, jemi shume larg zanafilles se ketij komunikimi. Uroj persiatje te kendshme nder burime historike.

  24. Zoti Bido qenka zoteri burre. Nuk ka shkelur asnje ligj sepse te merresh me Janullen nuk eshte çeshtje politike se Janulla nuk perfaqeson ndonje parti apo grupim politik.
    Nje shkrim prej koti fund e krye, qe denoncon vetem autorin e shkrimit z. Kalemi si grek, grekofil apo grekoman.
    Nga ana tjeter Jazexhiu eshte dumbabist me vule e firme, nje ekstremist qe duhej te kish perfunduar ne burg kur ishte ende ne fuqi ligji per mbrojtjen e simboleve kombetare.

    Dhenia e shtetesise eshte akti qe vulos perfundimisht Meten si funderrina me e madhe politike e ketyre 20 vjeteve te fundit. I kishte bere te 99-at ai njeri, po me kete e beri edhe te 100-en. Ktheu nje uzurpator te kreut te Kishes Ortodokse Shqiptare ne kre legal e statutor, se legjitim s’ka per te qene kurren e kurres, as pas 1000 vjetesh, ka per t’u mbajtur mend si uzurpatori me i madh i historise se ortodoksise shqiptare.

  25. Per fshatrat shqiptare qe meshojne ne greqisht, harrohet nje fakt shume i rendesishem: keta fshatra kane meshuar greqisht me shekuj packa se ne shtepi kane folur shqip. Pra nuk se po “greqizohen”, por thjeshte gjuha shqipe, e parrezikuar, nuk ka mundur te depertoje edhe ne kishe e te marre ate status kulturor si “gluhe perendije”

  26. Nderhyrjet sqaruese te Ertes me hoqen çdo dyshim qe mund te kisha mbi sjelljen korrekte te Bidos si nepunes civil dhe si funksionar i shtetit shqiptar. Problemet qe ai ngre ne debatet televizive me kujtojne nje tjeter nepunes civil shqiptar, Eqrem Cabejn, i cili ne vitet ’30, kur ishte inspektor i arsimit, ne nje relacion drejtuar qeverise ngrinte pak a shume te njejtat probleme, paralajmeronte per te njejtat rreziqe dhe denonconte te njejtat perpjekje greke per te instrumentalizuar politikisht besimtaret ortodokse shqiptare dhe grekofone. Ka kaluar gati nje shekull, por gjerat nuk kane ndryshuar shume. I vetmi ndryshim eshte se relacioni “kombetarist” i Cabejt nuk u be publik, perndryshe mund te dilte ndonje kalem majemprehte t’ia qendiste edhe atij.

    1. Relapso, je duke manipuluar me informacionin dhe duke perzier temat, nga e cila asgje pozitive nuk del. Raporti i Çabejt eshte nga pozita krejt te tjera. Ne raport preket çeshtja e lidhjes se Himares me gjuhen dhe kulturen greke. Ne ate kohe Çabej flet si gjuhetari-nepunes dhe u referohet informacioneve te deriatehershme. Pas 80 vitesh ka studime qe vene fort ne diskutim, ne mos rrezojne, teorine e importimit te greqishtes ne Himare dhe deshmojne per autoktonine e kultures greke ne zone. Dr. Dhori Qirjazi ka nje artikull te gjere, do ta kerkoj dhe ta sjell.

      E megjithate, vazhdoj te them se je jashte teme. Çfare tha Prof. Çabej 80 vjet me pare nuk i jep te drejte nepunesit te administrates te veproje ne mosperputhje me ligjin. Lidhja qe ben ti eshte vetem manipulim. Patrioti i vertete kerkon te veproje shteti dhe shoqeria, jo individi dhe partia.

      1. E kam lexuar artikullin e Dhori Qiriazit dhe nuk pajtohem fare me te. Nuk po zgjatem qe te mos dal prape jashte teme. Po ben mire ta sjellesh ne nje shkrim tjeter, ne menyre qe t’i shohim ato informacionet e reja qe sjell e qe Cabej nuk i paskesh ditur. Pastaj mund te flasim.

      2. Kete punen e manipulimit nuk e mora vesh. Pse po manipuloj? Apo pse s’te pelqen ty? Tema qe na propozove ti eshte korrektesa e Bidos ndaj ligjit. Une ta thashe qe per mendimin tim Bido nuk e ka shkelur ligjin. Ti mendon se e ka shkelur. E drejta jote. Mirepo kjo eshte çeshtje juridike dhe as une as ti nuk jemi eksperte juriste qe t’ia gjejme fillin kesaj pune. Te thashe se ketu duhen juriste, avokate dhe gjyqtare profesioniste. Prape nuk te pelqeu. Atehere sipas teje si i behet? Ti ç’propozon?

        1. Pse them se manipulon, ta kam shkruar me siper. Dhori Qirjazi eshte PhD ne gjuhesi, ka nje metode me te ciken shpreh tezat e veta. Kur nuk na pelqen mendimi shkencor i dikujt, e kundershtojme me te njejtat mjete te cilat ka perdorur ai, jo me nje “nuk jam dakord”.

          Tek puna e ligjit mendojme ndryshe. Ne rregull. Po Himara dhe Çabej si dalin? Me kujton nje fshatar, qe thoshte se po nuk e mbajta gomarin nen dajak, nuk ndjek rrugen, po shkon neper gjemba…

          1. Himaren e fute ti ketu. Cabejn e kujtova une sepse edhe ai, si nepunes i shtetit ne raportin e tij foli per nderhyrjet politike greke, per instrumentalizimin politik qe u behej banoreve dhe besimtareve etj., pra per te njejtat çeshtje qe trajton sot edhe Bido.
            Edhe Qiriazin ti na e permende. Une te thashe, po deshe ta diskutojme, sille ne nje shkrim me vete. Vertet doktor eshte, po ti ndoshta je i ri ne PTF nuk e di se kemi diskutuar shpesh teza dhe mendime doktoresh ketu ne PTF. Une nga ana ime, si fshatar dhe infermier qe jam, te premtoj se nuk do te shpreh asnje mendim timin. Do te kufizohem vetem te sjell mendime doktoresh te tjere.

  27. Relapso, ka diçka arithmetikisht të gabuar në “argumentin” tënd, në krahasimin me Çabejn. Çabej nuk doli jo në televizion – se televizion atëherë nuk kishte – po as në radio, as e dërgoi raportin në gazetë, as shkoi ta lexonte te sheshi, as ua çoi ambasadave. Ua dërgoi autoriteteve. Ua dërgoi eprorëve të vet. Bëri punën për të cilën paguhej. E thua dhe vetë se “i vetmi ndryshim” etj. etj. Po pikërisht, o zotëri. Ky ndryshim ta skualifikon argumentin. E ke lexuar shkrimin e Jankos ti? E ke marrë vesh për çfarë ankohet? Se po ta kesh lexuar dhe ta kesh kuptuar, atëherë je in mala fede.

    1. Stefan, ka nje deficence logjike ne “argumentin” tend. Ti e merr te mireqene cka pretendon Kalemi, por me pare duhet provuar qe ai ka te drejte qe te mund te hedhesh poshte kundershtite e te tjereve. Perndryshe moralisht e gjithe kjo eshte nje kinezeri.

      1. Unë marr për të mirëqenë edhe atë që thotë Kalemi, edhe atë që thotë Relapso, edhe atë që thua ti. Relapso krahason Bidon me Çabeun dhe i nxjerr si ekuivalentë. Unë i them se Çabeu u shkroi një raport shefave, jo artikull në gazetë. Edhe po të ketë pasur ligj për nëpunësin civil në atë kohë, ai nuk mund ta ketë shkelur në atë mënyrë si supozohet ta ketë shkelur Bidua. Kjo ishte arithmetika ime.

        1. S’eshte puna vetem e shkeli apo jo ligjin Bido se edhe sikur te pranojme qe ligjerisht ai eshte ne rregull, u kuptua qe ai eshte shumice.

          1. Kjo qe thua, n!, me kujton “volonté générale” (vulllnetin e pergjithshem) te Rousseau. E drejte apo e padrejte nuk eshte ajo qe gjykohet si e tille nga pozita objektive dhe permes nje procesi diskutimi, por ajo qe shumica ndjen dhe mendon te tille. Ne keto kushte, pagabueshmeria e supozuar e shumices pjell demokracine totalitare, me fjale te tjera, diktaturen e proletariatit. Keto, meqe shkak i artikullit dhe gjithe ketij debati ishte ligji…

            1. Doja te thosha logjika e tij emocionale, nese ka nje gje te tille. Nuk fola per pagabueshmerine e shumices, por per faktin se krijimi i shumicave te tilla eshte problemi.

        2. Atehere po ta rithem thjeshte fare : Kush e provoi qe Bido eshte gabim? Kalemi, ti, kush?
          Provojeni njehere , sillni argumenta jo fraza patetike.

          1. Ne konceptin tend, fatma, çfare kuptimi konkret ka emri “argument”? Cilat jane frazat patetike? Shkruaj nje kunder-artikull dhe jam i sigurt se, po te jesh vete zonje e argumentit, siç kerkon nga te tjeret, PTF do te ta botoje menjhere.

            1. Fraze patetike eshte kjo qe sapo shkruajte. Fraza patetike i gjen ne shkrimin tend me buri.
              Argument eshte te thuash se ku konkretisht e ka shkelur ligjin Bido.

            2. Po me jep material per te shkruar nje artikull me titull “Mohueshmeria si paaftesi per te pranuar te faktuaren” (ne anglishte do ishte pak me ekstravagante si “Dennialism as inability on accepting the proven”), apo “Verberi vullnetare”.

              Mire, seriozisht tani, pa shaka. Ligjet i ke te renditura me lart. Meqenese une e kam bere nje here çfare me kerkon, te lutem, argumentome ti pse nuk ka shkelje ligji ne rastin e drejtorit Bido. Rilexo shkrimin, humbit nja 5 ore nga jeta jote (sa humba une) duke degjuar emisionet, dhe argumento. Pasi ne komentet e tua dhe ne gjithe komentet e tjera vetem nje gje nuk po argumentohet: qe nuk kemi te bejme me shkelje ligji! E leruam historine, qe nga gjaku iliro-arberor deri ne ditet e sotme, u moren komentuesit-psikologe me “hallin e Jankos”, dhe keto u serviren si argumente. Vetem brire nuk me vute. Kur do ta beni? Te analizosh prapamendimet e tjetrit nuk eshte argument, dhe s’ka qene kurre i tille. Ose, me mire, qe t’i bie shkurt dhe te mos lodhemi te dyja palet, lexo minimalisht ndonje histori filozofie. I ben nder vetes dhe shoqerise.

            3. Faleminderit per ate keshillen e rreshtave te fundit, por fatkeqesisht je ca si vone.
              Ti s’ke argumenta, kur t’i sjellesh do te jap edhe une kunderargumentat.

              Qe t’i pergjigjem shakase tende : po e katranose ate artikullin qe thua do bej edhe une nje me titull ” mjerimi i fakteve iluzore”

          2. Unë nuk mund të përcaktoj nëse z.Bido bëri gabim apo jo, që shkoi në televizion. Mundem të them vetëm se po të isha unë drejtor i Arkivit dhe të më ftonin të debatoja për Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë në televizion do të kisha refuzuar me argumentin se kjo bie në konflikt me statusin tim. Dhe aq më tepër sikur emërimi im në atë post të perceptohej nga publiku si koncesion ndaj një partie politike që ka pozicione shumë të ashpra ndaj Ortodoksisë dhe Peshkopit Anastas. Këtë do të bëja unë.

  28. Zoti Janaq , nqs me lejohet , kane nje shprehje te bukur italianet ‘ arrampicarsi sugli specchi ‘ e shqiperuar te kacavirresh siper xhamave , me fal per vulgaritetin por po perdor nje shprehje qe te eshte adresuar me siper nga nje diskutante ‘ te blehet mendja ‘ kollaj !! Ceshtja ligjore ishte taktike diversive , halli e shenjestra jote eshte tjeterkund , madje e ke thene edhe qartazi , keshtu qe te lutem me me cilteresi ne debat nqs mundesh !! ( Ps. se shpejti do botohet nga Akademia e Shkencave Defteri i 1431 , aty keni edhe onomastiken e gjthe banoreve te treves se Himares , nese rezultojne Arberore , teorite e ndryshme ( historike & gjuhesore ) thjesht marrin fund..).

  29. More Jano u be nje cikez bajat ky muhabet , rendesine e kontributit demografik te Arberore\Arvanitasve e dime te gjthe shume mire kush eshte ( pertej ‘ciklit biologjik’) qe po na permend . Ti thua te isha studenti juaj( jam mbi 35 vjec me dy diploma) , dhe me qorton per titullin ( qe nuk e kam vene une ), dhe me thua pse i permende ( nderkohe qe ishe ti qe me ‘kerkove’ nje botim ) . E shikon qe ekuacioni juaj ka shume te panjohura , po ashtu edhe ai ne lidhje me ‘Quo vadis ,Drejtorì , por qe gradualisht te panjohurat po pluskojne ne siperfaqe i nderuar .Puna e dhembeve , me qumeshtin , sinqerishte nuk e prisja te tille , ulje niveli , nejse .

    1. E kemi mbajtur serioz këtë debat deri më tash, çfarë u bën nder të gjithë pjesëmarrësve. Do t’ju lutesha që të mos e prishim tani në fund. Shumë prej jush shkruajnë me pseudonime, prandaj sulmet ad hominem nuk kanë kuptim. Them se debati ka akoma vend për plotësime, pastaj këtë temë do ta hapim sërish së shpejti.

Lini një Përgjigje te Janko KalemiAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin