ANAKRONIZMI NË KULTURË DHE NË MENDJE

Shkrimi im për debatin që kaploi vëmendjen e publikut shqip, në lidhje me përkatësinë etnike të Vojsavës së Gjergjit, u rimor nga disa miq dhe kolegë në Facebook dhe në faqet e tyre përfundoi i komentuar mbarë e mbrapsht. Nga disa prej komenteve më të çuditshme, mëson njeriu se çfarë nuk shkon me mendësinë e sotme të disa bashkatdhetarëve, sidomos kur këta duan të përfytyrojnë të shkuarën kombëtare dhe të shkuarën në përgjithësi.

Shkruan njëri prej komentuesve:

Zotëri[a] mundohet të fitojë pak famë duke shkruar edhe ky i ngrati diçka për Gjergj Kastriotin! Thotë se Tribalët konsideroheshin serbë!!!!!!! Por nuk thotë se Tribaldët përmenden shumë shekuj përpara shfaqjes se serbëve në gadishullin Ilirik. Njëkohësisht nuk na thotë se çfarë konsideroheshin serbë në atë periudhë të mesjetës dhe se çfarë ishin serbët në atë kohë, dhe përse vetëm shqiptarët i quajnë serbët dhe malaziasit me emrin shkije? E këshilloj zotërinë të informohet mbi historinë e fiseve të Kuçit, të shohë të dy versionet, atë serb dhe atë shqiptar, dhe të bëjë analizë!

Pikëçuditëset pa hesap tradhtojnë habinë e këtij, ndaj gabimit që paska gjetur tek unë: “tribalët” u përmendkan shumë shekuj para shfaqjes së serbëve në gadishullin ilirik (vërejeni edhe këtë term), prandaj qenka absurde të thuash se “tribalët konsideroheshin serbë”.

Mirëpo në burimet bizantine dhe europiane të Mesjetës, triballët dalin si ekzonim për serbët (ekzonim = emër me të cilin të quajnë të tjerët, p.sh. Albanians për shqiptarët). Emblema e triballëve mesjetarë, një derr i egër me kokën të shpuar me shigjetë, ishte përfshirë deri edhe në stemën heraldike të Stefan Dushanit, dhe më pas të Despotatit Serb. E njëjta simbolikë do të shfaqej pastaj në Stemën e Serbisë të adoptuar nga parlamenti serb në 1805.

Njëlloj është e vërtetë që me këtë emër (Τριβαλλοί) ka qenë quajtur edhe një fis në Ballkanin e lashtë; për këta triballë të lashtësisë thonë se kanë qenë trakë me ndikime ilire; por në zonën e banuar prej tyre u vendosën pastaj dardanët. Komentuesi më lart, si shumë të tjerë, beson se vijueshmëria e emrit etnik mund të shërbejë si argument edhe i vijueshmërisë etnike; që këtej edhe keqkuptimi, krekosja dhe impulsi për të dhënë këshilla.

Në fakt, përdorimi i emrave të lashtësisë për popujt në bashkëkohësi nuk ka qenë thjesht një manierizëm i shkrimtarëve të Mesjetës. I njohur si anakronizëm dhe i përshkruar gjerësisht, ky përdorim ka lidhje me nevojën e atyre autorëve – historianë a gjeografë a kronikanë qofshin – për t’u identifikuar me një autoritet të padiskutueshëm në dije, dhe që për ta kishte kultura klasike, greke dhe latine. Informacioni nga realiteti, si të thuash, do të merrte kuptim në momentin që përfshihej në një kornizë konceptuale klasike, e cila kërkonte, mes të tjerash, edhe adoptimin e etnonimeve dhe toponimeve të lashta, ashtu siç dilnin këto në autorët klasikë.

Ky lloj anakronizmi ka qenë tipik për dijen mesjetare, sidomos atë bizantine dhe më pas të Rilindjes europiane; sa kohë që autorët synonin rregullisht që të evokonin kohën e artë të Greqisë së Lashtë dhe të Romës, si kornizë të referencës diturore. Sikurse vëren Robert Browning, (The Byzantine Empire), historianët dhe kronikanët bizantinë, si Akropoliti dhe Niketas Choniates, ishin të vetëdijshëm për faktin se gjuha, letërsia dhe mendimi grek klasik ishin ajo fushë ku epërsia e tyre ishte e pasfidueshme. Kjo edhe i bëri të përqafonin identitetin e tyre si grekë përtej identitetit të Krishterë dhe, që këtej, të ruanin traditat helenike në dijen e tyre. Për këtë arsye edhe vendet duheshin quajtur me emrat e tyre të lashta – prandaj në veprat bizantine turqit quhen “persë”, frëngjtë “galë”, serbët “triballë”, bullgarët “mizë”, rusët, mongolët, kumanët ose turqit osmanë “skithë.”

Lidhja e triballëve të lashtësisë me triballët e Mesjetës është strukturalisht e ngjashme me lidhjen midis ilirëve të lashtësisë dhe “provincave ilire” të themeluara nga Napoleon Bonaparti në fillim të shekullit XIX, në Dalmacinë veriore. Në të njëjtën mënyrë, maqedonasit e sotëm, që janë sllavë, kushërinj të afërt me bullgarët, mbajnë të njëjtin emër etnik si maqedonasit e lashtësisë, ata të Aleksandrit të Madh, që veç sllavë nuk mund të kenë qenë, sepse sllavët aso kohe ende nuk kishin zbritur në Ballkan. Kjo ka ndodhur para së gjithash ngaqë ata jetojnë në një trevë që si atëherë, si sot, quhet Maqedoni, dhe emrin e kanë marrë prej të tjerëve (si ekzonim). Dalmatët gjithashtu ishin dikur një fis ilir i brigjeve lindore të Adriatikut; pastaj emrin e tyre e trashëgoi popullsia e romanizuar e së njëjtës zonë, e cila rezistoi deri në fund të shekullit XIX; dhe prej tyre edhe popullsisë sllave që jeton sot e kësaj dite në të njëjtën krahinë. Kjo për shkak se emri i krahinës, Dalmacia, u ruajt që nga lashtësia dhe vazhdon të përdoret, së bashku me mbiemrin “dalmat.”

Në brigjet perëndimore të Adriatikut, diçka e ngjashme ka ndodhur me venetët: këta ishin një popullsi e ndryshme nga latinët, që banonin në Italinë verilindore; por veneti sot quhen edhe banorët e rajonit Veneto, pak a shumë në të njëtat troje; dhe që janë italianë, pasardhës të romakëve. Ditto për lombardët ose longobardët, një fis gjermanik nga Skandinavia, që u pat dyndur në Italinë e Veriut për të themeluar atje një mbretëri; dhe lombardëve të sotëm, banorëve italianë të rajonit të Lombardisë. Emri ka mbijetuar mbi bazën e vijueshmërisë gjeografike, por njerëzit janë ndërruar. Edhe emri Helvetia për Zvicrën e ka origjinën në shekullin XVI, pa çka se i referohet fisit kelt (gal) të Helvetii, të cilët jetonin në atë pllajë para pushtimit romak. Diçka e ngjashme nga ndodhur edhe me emrin e Francës, i cili u referohet frankëve, një fis gjermanik. Mund të sillen edhe plot shembuj të tjerë.

Historianët e njohin mirë dukurinë; prandaj më duket të paktën e dyshimtë që asnjë prej tyre nuk ka ndërhyrë, për të sqaruar publikun e ndezur flakë gjatë debatit të tanishëm.

Në fakt, ky debat tregoi – edhe një herë dhe krejt pa nevojë – mangësitë e mëdha që kemi, si shoqëri, në të menduarit kritik; dhe që i duhen faturuar mënyrës si studiohen humanitetet në shkollë. Kështu, për t’u kufizuar vetëm te historia, kjo duhej ta kish për mision t’u mësonte nxënësve edhe mënyrën si duhet vështruar e kaluara, ose dallimin midis diakronisë, ose përmasës ku “lëviz” koha dhe sinkronisë, ose bashkëkohësisë; çfarë parakupton edhe nevojën e ngutshme për të kuptuar marrëdhëniet – gjithnjë të ndërlikuara – që ekzistojnë midis emrave, kuptimit të tyre, përdorimeve të tyre në rrjedhë të kohës, dhe objekteve të cilave emrat u referohen.

Një shembull nga antroponimia

Po u hidhja tani vonë një sy komenteve që kanë lënë lexuesit te vepra “The Illyrians” e John Wilkes, në Amazon (e cila është përkthyer edhe në shqip). Shumë prej këtyre komentuesve identifikohen shqiptarë etnikë, të cilët kanë mbetur të pakënaqur me mënyrën si e trajton Wilkes vijueshmërinë iliro-shqiptare; dhe që këtej i kanë dhënë librit vlerësimin minimal.

Njëri, i identifikuar si “Ilir Mollosiu”, i drejtohet autorit Wilkes kështu: “Dear friend, you are embarrassing yourself with this publication”; dhe pastaj vazhdon duke i shpjeguar atij kuptimin e emrit të tij (“Ilir means free in English”) dhe të mbiemrit (molla means apple in English) dhe se gjuha shqipe sot “is one of the nine indo-european languages”; dhe se mbreti ilir Hyllus “has a name that is still very popular in Albania, Ylli, that means “star”; dhe se një mbret tjetër ilir, Bardhyli, “is a very popular name as well”.

Një tjetër komentues, e pyet autorin: “Have u ever heard of a sllav called Ilir or Teuta or Agron?” dhe i vë këtij në dukje se “Albanians of TODAY do have a very unique language that is not spoken or related to any other language in the world today. Is one of the only seven languages in the world to do so. There is no doubt, Albanian language is so unique because has its origins in Illyrian language.”

Ndërsa një komentues shkruan kështu: “my name is Arbër, which was also the name of tribe who lived near “Durrahchium” today’s Durres , I have two uncles whose names are Ilir, my aunt’s name is Teuta, my two best friend’s name are Agron and Genti, we didn’t just started to use this names,this names have servived in our life from Illyrians like most of our folk dances.”

Kur i lexon këto komente, bindesh se komentuesit në fjalë i marrin këto njohuri të gjymta nga një burim i vetëm: miti kombëtarist në formën e vet pseudo-diturore, i ushqyer edhe në shkolla gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, për të vijuar edhe gjatë këtij shekulli; meqë zor të bëhet fjalë për përfundime që këta t’i kenë nxjerrë në mënyrë autonome. Pa u zgjatur shumë në implikimet e këtij indoktrinimi kaq të trishtuar, dua vetëm të tërheq vëmendjen se si të gjithë këta sjellin argumentin e emrave ilirë, që përdoren prej shqiptarëve të sotëm, si provë të vijueshmërisë iliro-shqiptare; edhe pse çdo historian dhe antropolog mund ta verifikojë menjëherë se emrat ilirë u futën në përdorim, mes shqiptarëve, nga Rilindja si lëvizje kulturore mbarëkombëtare; një dukuri që ka paralelet e veta në popujt fqinjë (për shembull te grekët).

Me fjalë të tjera: Rilindja synon zgjimin kombëtar edhe duke u dhënë shqiptarëve një histori të kombit dhe të etnisë së tyre; pjesë e kësaj historie janë edhe ilirët, epirotët, pellazgët; programi i Rilindjes parashikon edhe kthimin ose rikuperimin e vlerave kombëtare të humbura, çfarë do të çojë, herët a vonë, edhe në sugjerimin e antroponimeve laike me natyrë kombëtare (ndryshe nga emrat fetarë); që nga apelativët e tipit Manushaqe, Shkëlqim, Ylli, Pranvera tek emrat e stërgjyshëve ilirë, të cilët i vënë në dispozicion arkeologët, filologët dhe historianët. Antroponimet ilire fillojnë të përdoren masivisht, që nga vitet 1950; çfarë bën që të rriten brezat e Ardianëve, Teutave, Gentëve e kështu me radhë. Efekt absurd i kësaj manovre kulturore masive, është që përdorimi i këtyre emrave të besohet dhe të sillet si provë e vijueshmërisë shqiptaro-ilire; nga njerëz të cilëve shkolla nuk ua ka dhënë instrumentet e të menduarit kritik. Janë të njëjtët njerëz, në thelb, të cilët të thonë tani se triballët nuk mund të jenë serbë, sepse kanë qenë në Ballkan para se të vinin aty serbët; ose që, në rrethana të tjera, të thonë se shqipja është “një nga shtatë (ose nëntë) gjuhët unike të botës” e kështu me radhë.

Të gjithë atyre që kjo u duket si një sëmundje foshnjore, ose thjesht pasojë e padijes ose e fanatizmit, dua t’u kujtoj çfarë po ndodh sot në Maqedoni; ku dëshira e kombëtaristëve sllavo-maqedonas për t’i dhënë vetes me çdo kusht një të kaluar të lashtë në bazë të vijueshmërisë territoriale ka çuar në kultin krejt absurd të Aleksandrit të Madh dhe në një identifikim kombëtar fiktiv – qesharak për të tjerët, por edhe dramatik për të gjithë ata që janë ende në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike. Prandaj edhe një vlerë a dobi e debatit të tanishëm për Vojsavën do të ishte që të na bindë se, për shkak të sharlatanizmit historik që ka pushtuar publicistikën, mediat dhe kushedi edhe shkollën në trevat shqiptare, po rriten breza të cilët e vështrojnë të shkuarën – dhe identitetin e tyre etnik – në mënyrë irracionale dhe fanatike. Armiqtë e shqiptarizmës, nëse më lejohet kjo shprehje përndryshe pompoze, edhe po të kishin paguar nuk do të shpresonin dot për një gjymtim të tillë të mendjes.

22 Komente

  1. Verifikova tek Robert Elsie cka thene saktesisht Gjon Muzaka:

    ””The mother of the said Lord Scanderbeg, i.e. the wife of the said Lord John, was called Lady Voisava Tribalda who was of a noble family.

    You should also know how they were related to the Marquis of Tribalda. Let me inform you that they were related to them through his wife.”’

    http://www.albanianhistory.net/1515_Musachi/index.html

    Askund Muzaka nuk perdor termin ”Triballe”, por ”Tribalda”.
    Askund ne tekst nuk perdor triballe per serbe, aq me pak ”tribalde”, as Triballia per Serbine, perdor vetem Serbia. Ne fakt nuk rastis as te perdore termin serbe, por supozohet se ai qe thote Serbia banoret me pare i quan serbe sesa triballe. Per Oparin thote se banohet nga sllave, nuk perdor as serbe as bullgare, pas gjasave ka pase ndermend shqipen ”shqete” kur ka bere tekstin ne italisht. Ndoshta te gjendur mes arberish e logjikisht ortodoksise bizantine, mund te perdorej vetem termi ”shqete”, dmth sllave pa perkatesi bullgare apo serbe.

    Nejse, te rikthehemi tek tribalda dhe Markezi i Tribaldes. Per Gjon Muzaken Tribalda eshte krahine qe ka nje lord, zot, sundimtar te cilin e cileson Markez. Ne mos gaboj Markezin e Tribaldes e kane lidhur me Kont Uranin / Vrana Kontin po kjo s’ka rendesi.
    Rendesi ka qe Vojsava per Muzaken ka mbiemrin e nje krahine , ndoshta krahina ka marre mbiemrin e Zotit te Tribaldes, ndoshta zoti i Tribaldes ka marre mbiemrin nga krahina, kete nuk e dime, sipas muzakes Tribalda eshte nje krahine qe ka nje feudal, babain e Vojsaves, per te cilin gjithe palet bien dakort qe eshte diku ne Pollog.

    A na thote qe Gjon Muzaka per etnine apo lidhjen e mbiemrit Tribalda me serbet ? Asgje fare.
    Fare mire emri Tribalda i krahines mund te jete edhe fjaleformim shqiptar nga tri+balta, ose ne rast se eshte keqlexim per krahinen e Triballes, prape kemi fjaleformim ne shqipes e sotme
    Nga ana tjeter numri ”tri” kudo ne gjuhet indoeuropiane identifikohet menjehere si fjaleformuese, ashtu si çdo numer tjeter, eshte parim pune ne indoeuropianistike qe kudo ku hasen fjale te tilla, hipoteza e pare te ndertohet duke shkeputur fjalen qe shpreh numrin. Ngjashmerisht emri i qytetit Dimal, hipotezen e pare e ka te lidhur me numrin dy. Mandej ne rast se vertetetohet qe rrenja eshte tjeter, e kemi thjesht ngjashmeri, atehere bie hipoteza e pare.
    Marr si shembuj te shpejte tri+reme= trireme ne greqisht apo triarii ne latinisht (linja e trete e ushtareve romake).

    Tribalda apop Triballa si krahine, per aq sa kemi informacion, mund te mos kete absolutisht asnje lidhje me triballet e lashte, te cilet ne fakt nuk ishin ne Dardani po diku afer Danubit, me se shumti ne Bullgari e nje pjese ne Serbi, me vone u u quajt Mezi gjithe zona e me gjere.
    Te gjitha spekullimet jane te barazvlefshme
    1- mund te jene triballe te zbritur ne ate zone qe ne kohet e lashta dhe zona mbajti emrin e tyre
    2- mund te jete qe zbriti ndonje feudal serb ne kohen e Dushanit dhe vendosi te nxjerre nga xhepi triballet si identifikim personal
    3- mund te jete fjaleformim i paster i shqipes mesjetare, kur ekzistonte si sot edhe tri edhe balle apo balta
    4- mund te jete qe feudali ishte shqiptar apo bullgar dhe ishte i apasionuar pas historise se triballeve apo ishte filoserb
    5- mund te jete çdo lloj hipoteze edhe humoristike e tipit, popullata bente batuta mbi triballet dhe u ngeli ata qe merrem me triballet

    Te merresh me kete pune kur s’ka ndonje zbulim te ri ne fushe eshte tamam per pyetjen, ore po ti s’ke me ça merresh ? Ne fshat pas kesaj pyetje vijon urdheri; shko korr bar per lopen.

    As tek Barleti nuk kemi ndonje gje me shume, Muzaka te pakten na thote qe ishte nje krahine qe quhej Triballa apo Tribalda, e cila prodhoi nje markez.

    Persa u perket etimologjive popullore, keto nuk jane ndonje fenomen i nacionalizmit, njihen qe ne kohet me te lashta dhe u thone etimologji popullore sepse eshte sport i vjeter popullor. Edhe kur nacionalizmi do te zevendesohet nga ndonje -izem tjeter, do vazhdoje sporti, sepse ngjashmeria fonetike nxit gjithnje deshiren per interpretim e se po ajo ngjashmeri fonetike ishte stimuli fillestar nga lindi gjuhesia e krahasuar. Me hititishten u moren me dekada derisa doli nje fjali me ngjashmeri fonetike. watar tha qenka njesoj me water e u shpjegua nje gjuhe e tere.

    1. Historianët, që nga Hahn-i e këtej, mendojnë se “Tripalda” e Muzakës është një formë e “korruptuar” ose pseudo-latine e Triballi; në fakt, Barleti thotë për Vojsavën se i jati i saj ishte një fisnik triball (pater nobilissimus triballorum princeps) dhe në një vend tjetër të Historisë së vet i quan banorët e Dibrës “bullgarë ose triballë” (bulgari sive tribali habitant). Dhe sa për Muzakën, ky edhe për Gjergj Kastriotin pat shkruar se ishte “me natyrë serbe”, edhe pse nuk kuptohet mirë se për çfarë e ka fjalën, për prejardhjen apo për temperamentin.

      1. Une solla ca thote Muzaka me gojen e tij, jo si e interpretojne historianet. Po ashtu Barleti aty cileson banore specifike te Dibres jo te gjithe bullgaret si triballe. Barleti ne mos gaboj thote edhe qe gjithe mbrojtesit e Sfetigradit ishin bullgare dhe perdor ca emra qe tingellojne si shqiptare, por kjo eshte çeshtje tjeter.
        Ka nje krahine ne ato ane qe quhet Triballa, gje i lidh gjithe autoret, perndryshe shumezojme me zero Muzaken dhe mbajme Barletin, gje qe ne fakt thjeshton çeshtjen duke eliminuar serbet.
        Mua me duket se Muzaka hedh nje kunje ndaj Skenderbeut, sigurisht i ka ngecur ne fyt prirja centralizuese e Skenderbeut, gje qe nuk e fsheh ne tekst e gje qe dime se solli edhe humbjen ne Berat. Perndryshe Muzaka s’do kish fare problem te percaktonte etnite, gje qe e ben lirisht. Nuk duket se Muzaka ka ndonje kompleks etnik per te fshehur fakte, se gjeja e pare do kish fshehur sllavet e Oparit.

      2. Ky XhaXha në fakt është pohim i autorit grek Theodoro Spandugino, jo i Muzakës. Nëse e citon referencën nga Schmitt-i ky e ka dhënë gabim në librin e tij për Skënderbeun dhe nuk di nëse e ka vënë në dukje ndonjë tjetër. Gabimi ka dalë ngaqë edhe Spandugino-n edhe Muzakën i ka botuar në të njëjtën vepër C. Hopf (Chroniques gréco-romanes…) nga ku citon edhe historjani zviceran. Citati në fjalë është ky “.. in quella era entrato Scanderbeg huomo valente e per natura Serviano…”. Por vepra e Spandugino-s është botuar edhe nga historjani grek C. Sathas me këtë variacion në tekst “.. in quella era intrato da alcuni anni Scandarbeg, huomo valentissimo e per origine Serviano…”.

  2. p.s se harrova per punen e etimologjive popullore apo shpjegimeve popullore, perdor nje te lezetshme Gjon Muzaka per emrin e Myzeqese dhe te Muzakajve, thote, ishin moloset, nga moloset doli molosaki e pastaj muzaka.
    Nuk ia ka fajin Herderi Gjonit tone.

  3. Une nuk mund te them qe eshte vetem koha e jone po si ne cdo kohe dhe ne kohen tone kemi krize, deficite e suficite te lajmeve te rreme, te vertetave e te realitetve qe marrin forme sipas mideve individuale dhe kjo me duket sikur ne kohen tone ka me te vertete nje bum. Mirresh me e lagu se lagu bishtin skilja ku ne shkrimin para ketij ne formen me frontale dhe akuzuese e hap me nje konstatim per mjerim tone te indititetit ne shekullin XV. Ne rregull. Po, kishte te tjere komente qe mund te debatoje dhe ta tirrje debatin ne te mire te nje relativizimi te vertetes. Puna eshte te gerr verret apo retorike qe shkruan Ti per indititetin, per Vojasaven, per Nanon dhe Nano per Vojsaven e Skenderbeun; kur paska qene koha qe indetiteti nuk ka qene idefinuar e nuk paska indititet shqiptar, pse paska pasur indititet Serb! Kete pyetje dhe te tjera i ngrene komentuesit dhe nuk me duken te mjere dhe as anokronike ne kultur dhe mendje! Per vete nuk ja kam idene e historise se vjeter po kjo nuk me pengon te dalloj ne shkrimin tend vetem retorike e finte mjeshtri qe je i kultivuar ne te shkruar po qe mua nuk me thote gje;nuk ma ngroh zemren. Eshte nje dialog qe Ti e trajton si nje monolog duke marre nje detaj e duke e kthyer ne simbol e duke i vene damken Anokronike ne kulture e mendje. Te gjitha debatet e komentet ne te gjitha bloget kane kontigente te tille komentuesish, po jami bindur te fqinjet tane Grek a Serb te hajne germocin jo vetem per komente rraciste, anokronike, nacionaliste po dhe ne jete po po te porosish Kafe Turke ne lokal te masakrojne. “ A e ekzistojne dokumente qe e vertetojne se Vojsava eshte me origjine serbe? Nese, nuk ekzistojne dokumente te tilla, kemi te gjithe te drejten qe te themi se e ema e Skenderbeut kishte origjine arberore…“ eshte pyetja e nje komentuesi…

    1. Nuk ka asgje perpos ca rreshtave te Muzakes e Barletit, po nuk eshte çeshtja tek teoria e xhaxhi Vanit; Ka te shkruar Jovan Bregu aty ?
      Ka pase vertet anakronizma nder te leçiturit e kohes, une per serbet kam pase hasur mizet/mezet, por pa dyshim kane qene edhe triballet ne ndonje autor. Ceshtja eshte tek konteksti ne fjale, cfare jane triballet ne kontekst dhe si lidhen dy autoret ne fjale. Gjoni jep nje informacion te pavarur nga Barleti, Barleti quan dibranet e Sfetigradit, bullgare ose triballe. Nqs nuk na intereson Markezi i Triballeve si informacion e likujdojme, nxjerrim Muzaken si pijanec qe shpik histori dhe pastaj themi qe Barleti ngaterron serbet me bullgaret e alkimisti nxorri produktin serb.

      Se historiani me alkimistin nuk dallon shume kur s’ka burime, ose i shtyre nga thjeshtimi ose i shtyre nga nevoja te caktuara, merr autoret e vjeter, i fut ne epruvete, i tund e i shkund mire dhe pastaj thote ky ben, ky s’ben.

      Nje alkimist mund te thote triballa ishte mbiemer, Barleti s’dinte gje rreth zones, ngaterroi nje mbiemer me nje anakronizem historik, edhe te cilin e dinte gabim, kaq i paafte ishte. Ky alkimisti ka argument, sepse kjo pune keshtu e ka, merr autoret e thuaj, ky ben , ky s’ben.

      Edhe Wilkesi te cilin e perdori si shembull xha xhai, alkimistin ben, madje ai i shumezon me zero gjithe autoret klasike greke e romake, gjithe administraten e Romes, se ne epruvete nuk nxjerrin produktin qe i duhet.

      Sidoqofte, historiografia ky hyre dalengadale ne fazen e kulturalizmit dhe pluralizmit, nuk eshte me kriter mosperzgjedhja e qellimte e autoreve, keshtu qe e ardhmja u perket te gjitheve, historian dhe alkimist tash e tutje jane e njejta gje.
      Vojsava serbe ? Po sigurisht. Vojsava bullgare ? Patjeter. Vojsava arberore ? Pa me te voglin dyshim.

      Ne fund te fundit s’kane faj, ç’ishte per te zbuluar u zbulua, te sigurtat jane ne thes, kane ngelur per t’u zgjidhur vetem çeshtjet e ngelura pezull per mungese burimesh. Jane per t’u mbajtur katedrat, per te marre fonde kerkimore, do mbahen njerezit me buke.

      Hasa para ca kohesh tek nje projekt prej 5 milione eurosh (te BE-se me duket, por s’jam i sigurte), qe kishte marre nje profesoreshe frenge per te krijuar nje database te epiteteve qe perdoreshin per hyjnite fenikase. Normalisht deri me sot askujt s’i kishte hyre ne sy te merrej me mbledhjen e epiteteve te hyjnive fenikase, por shkenca perparon e ka nevoje per fonde.
      Do thoshte ndokush, ore ne Shqiperi ka 25 vjet qe s’behet asnje germim i mirefillte arkeologjik dhe ka çeshtje me rendesi te dores se pare jo vetem ilire e arberore por edhe ballkanike e indoeuropianistike, hidhni ca leke ketej.
      Mirepo individet e katedrat e historise kulturore jane me te rendesishme sesa te vertetat e historiografise qe ra nga fiku.
      Ka nje zhvendosje boshti prej dekadash Jabanxhi, i ngadalte por i pandalshem. Prandaj le te kenaqemi me pluralizmin; e do Vojsaven serbe, bullgare, shqiptare ? Si ta duash, do si bakshish qe ishte bjonde, brune apo kuqalashe.

    2. Jabanxhi, po më krijohet përshtypja që ju jo vetëm nuk e keni marrë vesh se për çfarë shkruaj unë, por nuk e keni as përgatitjen e nevojshme për t’u angazhuar në këtë diskutim.

      Ai anakronizmi që ju e quani “damkë” – nuk është damkë, por ves i të menduarit. Për shembull, edhe pyetja “a ekzistojnë dokumente që e vërtetojnë se Vojsava është me origjinë serbe” është anakronike. Për origjinën e Vojsavës do të arsyetojmë njëlloj siç bëjmë për origjinën e Gjon Kastriotit ose birit të tij, Gjergj Kastriotit: ose duke parë se ç’kanë thënë autorët bashkëkohës, p.sh. Marin Barleti.

      E keni parë ju se ç’ka shkruar historiani dhe humanisti Marin Barleti për Vojsavën (burimi më i rëndësishëm që kemi për historinë e Gjergj Kastriotit)? Ose po, ose jo. Nëse e keni parë, atëherë ky është dokumenti që kërkoni; nëse jo, atëherë kot e vazhdojmë këtë muhabet: shkoni dhe shiheni.

      Përndryshe, mos prisni që të gjeni gjëkundi kartën e identitetit të Vojsavës! Mund të kërkohej dokumenti i pagëzimit, doemos, por këtë s’e ka gjetur kush.

      Anakronik është edhe projektimi i problemeve të sotme ndër-etnike në Ballkan, të cilat janë EDHE rezultat i 4-5 shekujve sundim osman në këtë trevë, mbi Ballkanin e kohës së Gjergj Kastriotit. Marrëdhëniet mes arbërve dhe sllavëve (serbëve, bullgarëve) në atë kohë kanë qenë të ndryshme nga ato të sotmet; dhe acarimi i sotëm mes serbëve dhe shqiptarëve nuk është arsye për t’i rivlerësuar edhe marrëdhëniet e 500 vjetëve më parë.

      Anakronik është edhe projeksioni i identitetit shqiptar në Arbërinë e shekullit XV; sepse identiteti shqiptar i sotëm nuk është i njëjtë me identitetin arbër të asaj kohe – madje ka disa ndryshime kritike, sikurse ka edhe vijueshmëri.

      Anakronike është edhe të thuash se Vojsava “ka qenë serbe”; për të njëjtat arsye – aq më tepër që ne nuk dimë asgjë për gjenealogjinë e Vojsavës, madje edhe emri i famijes së saj mbetet i diskutueshëm. Barleti thotë që i jati i saj ishte një fisnik triball – çfarë na lejon të deduktojmë që ai sundonte mbi një krahinë të banuar kryesisht nga sllavë (serbë ose bullgarë); por kjo nuk thotë gjë për etninë e Vojsavës vetë dhe aq më pak për gjuhën e saj amtare. Disa kanë sugjeruar që i jati i Vojsavës i përkiste familjes serbe të Brankoviçëve.

      Anakronike është edhe këmbëngulja për t’u vënë figurave historike të Mesjetës etiketa etnike; të cilat kanë domethënie të madhe sot, por që dje nuk e kishin. Anakronik është kuptimi që ndonjëherë u japim ne sot këtyre etiketave – të cilat në Mesjetë shënjonin thjesht prejardhjen gjeografike ose edhe e cilësonin dikë, një feudal, duke ia përmendur emrin e territorit që sundohej prej tij.

      Për ne sot dallimi serb-shqiptar është shumë më i rëndësishëm se në kohën e Gjon Kastriotit; mjaft të kujtoj se i biri i këtij dhe vëllai i Gjergjit, Reposhi, ishte murg në manastirin serb të Hilandarit në Athos dhe atje vdiq; dhe se këtij manastiri Gjon Kastrioti i pat dhuruar të ardhurat nga dy fshatra që zotëronte dhe se kish blerë të drejtat për t’u tërhequr atje (adelfatet); dhe se kulla e Shën Gjergjit te ky manastir njihej si Arbanashki pirg (Арбанашки пирг) ose “kulla arbërore”; dhe se kunata e Gjergj Kastriotit, vajza e Gjergj Aranitit Angjelina nderohet si shenjtore nga Kisha Ortodokse Serbe. Këto janë fakte historike të cilat kërkojnë interpretim me mendje të ftohtë dhe të qetë, jo indinjatën e kokëboshit.

      Anakronik duhet të jetë edhe interpretimi i mbishkrimit “dux illyricus” në varrin e Reposhit në Hilandar si “dukë shqiptar” – që e bën Kristo Frashëri. Për këtë interpretim duhej sjellë ndonjë provë që mbiemri “illyricus” ka qenë përdorur, në Mesjetë, edhe për arbrit (se shqiptarë aso kohë akoma nuk kishte); meqë përndryshe mbiemri është përdorur gjerësisht për sllavët në Ballkan, por mund të ketë edhe të cilësojë dikë që sundon mbi sllavët, ose që vjen nga Illyricum-i, ose që është sundimtar në Illyricum (emri i provincës romane, që kishte Drinin për kufi jugor). Vetë Gjergj Kastrioti nuk më rezulton të jetë quajtur ndonjëherë “illyricus”. Sipas dijes së pranuar, në Mesjetë mbiemri “illyricus” përdorej për të shënjuar sllavët e Ballkanit dhe në vende të tjera. Edhe kur u risoll në përdorim nga Monarkia e Habsburg-ëve, u përdor sërish për sllavët e jugut.

      Dua t’ju kujtoj edhe diçka tjetër: ky vend në komentet ju ofrohet falas, por jo për t’i bërë gjyqin autorit (që s’jua ka për borxh). Në përgjithësi, me gjithë zellin që tregoni, ju nuk duket se keni këllqe që të shprehni gjykime për mua ose për mënyrën si i trajtoj temat që zgjedh – kjo duket sheshit. Prandaj uleni tonin dhe përpiquni të mësoni ndonjë gjë, sa kohë që jeni këtu.

      1. E vertet qe e ngrita zerin dhe reagova shpejt, ashtu sic eshte e vertet qe kritika jo gjithmone qendron dhe eshte e justifikuar po ty te lexohet fanatizmi e cinizmii qe kujton se je i pagabueshem.Vertikalja jote tregon shume konotocionin negativ dhe e perkthyer ne forme tjeter ka te njejten substance si e mikut tend Nano qe i quan kritikuesit me probleme psikiatrike, idiote, tru gogel e tjer.

  4. Ne kohen e atehershme (te partise, sic quhej), diskutohej shume per etimollogjine e fjales “balte”, duke u bazuar tek Cabej per kete fjale, (ndonese fjalori etimollogjik i tij nuk kish nisur nga botimi, por vetem disa fjale aty-ketu-atje ishin botuar). Kjo fjale gjindet ne shume gjuhe europiane, ne gati te njejtin tonizim, me te njejtin kuptim dhe ne kuptime te peraferta. Kjo tregon se eshte krijuar shume me pare se te krijoheshin keto fizionomi shoqerore-nacionale, qe dallojme sot, nga vete fakti se njeriu ka pase te beje me balten, token me lluce, tokat e buta, etj. ku i pergjigjet sot kjo fjale, mijra e mijra vjet me pare. Sebashku me ate “tri” perpara, kuptohet se kemi te bejme me emertimin (e zakonshem) fetar te kohes mbi ata te trinitetit, pra me ortodokset e sotem kristiane, (por edhe bektashinjte kane nje prejardhje nga kjo filozofi fetare -teme e gjate kjo), keshtu ne dallim keta ortodokse nga katoliket, qe nuk e pranonin hapur trinitetin. Ne sh.14-15 arber-folesit ishin gati gjysma katolike e gjysma ortodokse, pra gjysma rridhnin nga filozofia fetare e dyzimit dhe gjysma nga filozofia fetare e trinitetit. Gjithe te tjerat jane p… me rigon!

  5. Hyllin thote se ” kur Barleti e Gjon Muzaka, te cilet dinin te dallonin shume mire midis arberit,serbit e bullgarit, na e lane te pacaktuar, atehere ka gjasa te mira qe edhe ata vete te mos dinin realisht etnine e saj.”

    Ose e dinin fare mire por, meqe ishte nje gje e zakonshme, dmth ishte e etnise arbere, si gjithe te tjeret,nuk kishin ndonje arsye te flisnin ne menyre te vecante per te. Logjikisht flitet e jepen sqarime per dicka qe nuk eshte e zakonshme; per dicka te zakonshme per c’arsye duhet folur kur eshte e vetekuptueshme per te gjithe? Psh askujt nuk i ben pershtypje , as kerkon shpjegime, per pseudon Hyllin, por po te ishte psh Yang-vu do ishte krejt e kunderta : c’eshte ky?

    Barleti, sidomos, Muzaka, jane bashkekohes te Skenderbeut dhe per kete shkak deshmia e tyre eshte e dores se pare,jane burime. Te tjeret pas tyre interpretojne.Edhe Nano interpreton por nuk e arsyeton interpretimin e vet. Thote se e ka bindje edhe pas kundershtimeve.( Zeqo,Shkreli,Ndreca,qe vertete nuk jane historiane me certifikate ,por jane te mireditur ) .Bindja nuk eshte argument. E kunderta, sic beson Nano, eshte anakronizem.

    Triballoi eshte interpretuar si nje krahine e banuar ne mesjete nga serbet. Po edhe Kosova(Dardania) eshte interpretuar si Stara Srbija, zemra e Serbise. Nga keto interpretime nuk rrjedh se ne Kosove dhe Pollog ne mesjete nuk ka pasur kembe arberi,perkundrazi. Dhe mund te jete fare bukur qe famlja Tribalda e Vojsaves te jete e etnise arbere.

    Megjithate le te pranojme se etnia e Vojsaves eshte e paqarte, mund te jete arbere,mund te mos jete, mund te jete sllave , mund te mos jete. Anakronizmi ketu eshte se Nano pretendon te thyeje nje “dogme” duke u mbeshtetur ne te dhena te paverteta apo ne rastin me te mire te pasigurta, te paprovuara. Gjithcka fillon ketu dhe cuditerisht ky anakronizem fillestar kaperxehet me disa arsyetime te habitshme.

    Po cila eshte ‘dogma’ qe Nano ka marre persiper ta thyeje? Qe Arberia e mesjetes nuk eshte si Shqiperia e sotme, qe gjerat atehere ishin ndryshe nga c’jane sot , etj. Po kjo eshte kaq evidente saqe nuk ia vlen mundimi i Nanos; mjafton te kujtoje se ne moshen 60 vjecare nuk eshte me ai qe ka qene ne te tridhjetat e veta.
    E megjithate ai ka mbetur po ai individ , thelbi i qenies se tij eshte po ai.
    Keshtu dhe Arberia evoluoi ne Shqiperi , por nuk u be Mongoli, as Serbi.

    Thote Nano se marredheniet me serbet ne mesjete nuk kane qene keshtu,armiqesore,si keto te 150 vjeteve te fundit.
    Po si kane qene? Nenkupton miqesore po nuk sjell ndonje prove, ndonje reference.

    Do t’i interpretonte Nano te dhenat e meposhtme si nje situate idilike, shembuj te nje bashkejetese miqesore?

    _In fact, in 1332, Father Brocardus (Gulielmus Adae, a French Dominican, Archbishop of Antebari) remarked that “The Albanoi are oppressed under the intolerable and very hard servitude of the most hateful and abominable lordship of the Slavs because they are overburdened with taxes, their clergy is lowered and humbled, their bishops and abbots often imprisoned, their monastery and priests lost and destroyed, their nobles deprived of their possessions”.

    _According to Law(Zakoniku i S. Dushanit) no. 6, “The ecclesiastical authority must strive to convert such (i.e., Catholics) to the true faith. If such a one will not be converted…, he shall be punished by death. The Orthodox Tsar must eradicate all heresy from his state. The property of all such as refuse conversions shall be confiscated… Heretical churches will be consecrated and open to priests of Orthodox faith”.

    _In 1664, Andre Bogdani, Archbishop of Shkup (Skopje), informed his congregation in Rome that the Albanians were more persecuted by the Orthodox Church than by the Turks (see Mark Krasniqi “Les Albanais dans l’oevre d’un diplomate russe”, “Gjurme e Gjurmine, Prishtine, 1979, pp. 291-391).

    Si mund te ishin miqesore ato marredhenie kur serbet vinin si pushtues, se nuk eshte vetem ceshtja e fese, u merrnin tokat, i largonin nga trualli i tyre, i shfrytezonin, i ndeshkonin dhe ne rastin ekstrem i vrisnin.
    Serbet qe nga mesjeta kane aspiruar asimilim te tokave te pushtuara. Vete S.Dushani, edhe vjehrrin e vet , arberin Dh.Suma e qunate serb sapo ky i fundit aderoi ne kishen serbe te Saves. Dhe tendenca e praktikat per asimilim jane dhune, nuk jane shprehje miqesie. Ta interpretosh ndryshe eshte ankronizem.

    Fakti qe aristokracite perkatese benin krushqi politike, qe sic beheshin ashtu edhe zhbeheshin sapo ndryshonin rrethanat, nuk mund te interpretohet si shprehje bashkejetese miqesore e popujve perkates. Ky do te ishte nje tjeter interpretim anakronik.
    Po te ishte e vertete(marredheniet miqesore) atehere do te kishte reperkusione te tjera ne identitet ,qe nuk i verejme dot sot. Pervec asimilimit dhe disa enklavave te vogla , kufijte jane te ndare prerazi. ( Ne Diber, ata te etnise sllave i quajne torbaxhinj, qe ikin e vijne po nuk zene vend . Edhe me vllehet, pas nje bashkejetese tejet te gjate , e qe nuk kane ardhur si pushtues, perseri dallimet jane te medha. Ka akoma fshatra vllehe, ne qytete ka ende racizem, shprehja me tipike :’coban i trashe’)

    Nuk ishte aq e rendesishme perkatesia etnike ne mesjete ,thote Nano. Vertete , por ishte ama. Ishte nje kufi ndares dhe eshte krejt e natyrshme. Sepse kombet nuk u bene kur u dha percaktimi juridik i kombit, sic mendon si anakronik Nano. Kombi, aq me teper entniciteti , eshte nje proces evolutiv me rrenjet qe ne lashtesi.

    500 vjet para eres se re Herodoti shkruante : “The greek community, which is of a common anchestry and shares the same language ,..and our similar customs…”(VIII,144)
    Cfare mund t’i shtosh tjeter kesaj per te percaktuar thelbin e nje etnie, pervec territorit ,qe ketu nenkuptohet ?
    Te besojme atin e historise, Herodotin, apo fillestarin Nano?

    Te besojme te paditurin Nano apo arberit tane, ne kuvendin e Arberit me 1601-02, qe vendosnin qe ne kuvend nuk mund te merrte pjese asnje perfaqsues i etnive te tjera jo arbere?
    Kush mund te thote qe keta arber nuk e kishin ndjenjen e perkatesise etnike? Pervec Nanos sigurisht.

    Eshte e vertete qe Nano nuk ka thene asgje te re. Nano shfaqet si nje ‘albanog i ri’ por teper i vonuar, dhe ashtu sic ndodh rendom kur perseritet historia, me nje pamje qesharake.

    Dhe e fundit,ekspertet guxojne te pershkruajne frymen e nje epoke ne fund te karrieres, kur besojne se pas vitesh te gjata studimesh e analizash e kane kapur thelbin. Kurse Nano , pa mbaruar mire se lexuari nja dy tekste me shenime udhetimi, del ne mejdan per te ndricuar dynjane.

    Anakronizem prej megalomani injorant . Me vjen keq, po keto jane fjalet me te buta qe mund te gjej.

    Dhe eshte e tepert te thuhet sa mjeran shfaqet kur fillon e shan majtas e djathtas me terma halabakesh ,”idiot”, “psikopat”,…vetem pse nuk i bind dot me ‘bindjen’ e tij.

    1. Fatma, Muzaka eshte enciklopedi e martesave dhe krushqive mes zoterve mesjetare; duhet admiruar per durimin e informacionin, mirepo ai nuk di as emrin e babait te Vojsaves, se po ta dinte do ishte shume i lumtur ta shkruante. Prandaj them qe kur ai nuk dinte informacionin me te rendesishem per te, nuk besoj se dinte etnine. Sigurisht qe ka vlere edhe interpretimi yt, se mund te dinte etnine dhe jo emrin e babait, por jemi ne fushen e gjasave.

      Nga ana tjeter, besueshmeria etnike ne zonat e perziera eshte diçka e nderlikuar, dmth sherbejne shume informacione, ta zeme themi Gjin Bua Shpata ishte arber, emri domosdo eshte faktor primar ne kontekstin kur favorizoheshin emra jo tipikisht arberore, por vulen ia vene burimet e tjera te cilat e cilesojne qartazi si arber.

      Nje historian qe do te ruaje profesionalizmin e tij ose besueshmerine, normalisht duhet te stepet pak ose te flase me gjuhe probabilistike, interpretimi u lejohet te gjitheve, edhe amatoreve, por profesionisti duhet te ruhet nga gafat.
      Muçit si amator i lejohet gjuha e shthurur, Shmitit si profesionist i kerkohet gjuha e thurur.

      Me Muçin nuk besoj se duhet te merremi kaq shume, se i takon nje grupimi ne Shqiperi qe ha buke me keto gjera, ai teorine e bukes e ka shprehur shume vite perpara. Kushedi se ne cilin çmim europian apo ballkanik do perpiqet qe te konkuroje e te fitoje me kete liber.
      Po te jap si shembull Lubonjen se edhe ai ha buke me keto gjera, e dime qe sa ka folur e shkruar kunder, mirepo zoteria ne fjale nuk e pati fare problem te konkurronte dhe te fitonte çmimin ”Herder”, keshtu te fuste 15 mije euro ne xhep. Kupton tani, Lubonja qe ka te varur ne qafe çmimin Herder; o tempora o mores ka thene i moçmi.

      Nejse, çeshtja e identitetit etnik ne mesjete eshte tematike e debatuar gjeresisht, objektiv i rrymes kulturaliste ne historiografi, nuk para merren shume me antikitetin se asokohe nuk ka pasur ndonje fe universaliste, autoret antike e vene gjithnje theksin tek gjuha per dallimet etnike, normalisht edhe fete pagane e kane te veshtire te universalizohen, keshtu qe rendom feja dhe gjuha perkonte. Ne antikitet zakonisht merren me shkermoqjen e identiteteve te medha, popujve te medhenj, duke krijuar identitete te vogla etnike, te cilat pastaj hapin me shume probleme sesa zgjidhin.

      Ne mesjete, çeshtja behet intriguese prej feve universaliste dhe nuk eshte fare e nevojshme te krijohen identitete te vogla etnike, fare mire mund te kalohet ne fazen e inekzistences se identitetit etnik si faktor politik.

      Lufta, ne mund ta quajme keshtu, per mendimin tim eshte midis filozofise historike tradicionale e cila njihte rolin e popujve si te tille,qe e koncepton historine universale duke u nisur nga emra te perveçem, sumere, egjiptiane, kineze, persiane, romake, arabe, turq, ruse, angleze, gjermane, franceze etj te cilet jane te perveçem sepse kane edhe partikularitet gjuhesor edhe etnik (me perjashtimet e duhura kuptohet), dhe nga tjeter nje filozofie te re, kesaj radhe pa filozofe, e cila kerkon te zhbeje me sa te mundet rolin e popujve si te tille, ne favor te grupimeve kulturaliste, ku feja ze rol te rendesishem.

      Ne rastin tone, nje grupim ballkanik kulturalisht ortodoks eshte me i rendesishem ne shpjegimin e historise, sesa partikularitetet etnike, serbe, bullgare apo arberore. Sa mire bashkejetonin njerezit asokohe, lufta ishte mes feudalesh te krishtere brenda ketij areali ortodoks, te cilet me ushtri multietnike benin luftera thjesht dinastike/personale.

      Nuk eshte se kjo eshte teresisht e gabuar thjesht i perket nje rrafshi tjeter interpretimi, Ne te njejtin rrafsh Davutoglu na argumentoi te mirat e bashkejetes nen Perandorine Osmane dhe sa mire do ishte sikur te perqafonim neo-otomanizmin.
      Nqs Hitleri do te kishte pushtuar boten, une nuk besoj se do te kishte me luftera ne bote, per faktin e thjeshte se s’do te kishte me shtete, njerezit do benin si do benin e do te bashkejetonin, se ndonjehere do i thuash derrit daje, s’ke nga ia mban.

      Ky eshte nje rrafsh interpretimi i cili nuk i pergjigjet pyetjeve te medha politike dhe ekzistenciale, nuk na shpjegon tendencen e shteteve per te perfshire me lehte ose ne fillim te njejten etni, per te shpjeguar pse elitat e shtetit i takojne se njejtes etni apo elitat me te rendesishme perandorake i takojne serisht te njejtes etni.
      Me pak fjale ky rrafsh interpretimi nuk na shpjegon pse historia shkoi drejt shtetit kombetar, drejt unifikimit te se njejtes etni apo etnive te peraferta, si francezet,spanjollet, portugezet, anglezet,suedezet. Nuk na shpjegon pse te gjitha shtetet e reja qe dolen nga kolonializmi, duke nisur nga Amerika, u modeluan sa munden me specifikat e tyre etnike, drejt shtetit kombetar, asnjehere perfekt por me huazim te qarte karakteristikash te cilat nisen te krijohen ne Europen mesjetare, perfshi ketu edhe Ballkanin, te pakten bullgaret,serbet e arberit, kishin zhvillime te cilat qartazi do te çonin ne shtete kombetare.

      Ky thjeshtimi interpretues me lindjen e nacionalizmit ne shek 19, nje nacionalizem qe del nga koka e Rusoit,Herderit dhe Fihtes per mua eshte krejt qesharak, madje nqs ndonje si Muçi del dhe e thote me ze te larte e goje te shthurur, atehere duhen perdorur kemishat e forces, se mos merret me qafe ndonje.
      Proçeset te cilat prodhojne efekte universale, mbareboterore, si krijimi i shteteve kombetare, jane proçese qe i kane rrenjet thelle ne histori, nuk krijohen me urdher te peshkut dhe as nuk zhbehen me urdher te peshkut, zhbehen kur arsyeja njerezore prodhon nje alternative me vlefshmeri universale.

    2. Fatma, ti mire thua: “Sepse kombet nuk u bene kur u dha percaktimi juridik i kombit”. Mirepo pikerisht ketu, te kuptimi i fjales “komb” qendron çeshtja.

      Une mendoj se kemi nje problem semantikor me shqipen qe na krijon gjithmone keqkuptime edhe ne nivel studiuesish serioze dhe shkrimesh akademike.

      Kuptimi modern i termit “Nation” qe, siç dihet, i perket kapercyellit te shek. XVIII-XIX, ka te beje kryesisht me aspiratat shtetformuese te nje bashkesie te dhene pavaresisht nga perkatesia etnike. Kujtoj ketu shembujt e kombit amerikan, te kombit zviceran, te kombit belg etj. Perndryshe termi “komb” ne shqipe ka kuptimin e etnise. Ne shqipe keto dy kuptime te termit “komb” nuk dallohen fort qarte. Kur flitet per Vojsaven dhe shekullin XV termi “komb” s’mund te kete veçse kuptimin e etnise. Mua me duket se problemi kryesor ne gjithe kete diskutim absurd nuk qendron te perkatesia etnike e Vojsaves, por te fakti se ne qe diskutojme sot e projektojme kuptimin modern te fjales “komb” ne nje periudhe dhe ne nje kontekst historiko-kulturor krejtesisht te huaj per te. Ky diskutim eshte i molepsur qysh ne ngjizje. C’rendesi kishte per ballkanasit e kohes se Skenderbeut perkatesia etnike? A mos ndoshta kishte rendesine qe ka sot per ne perkatesia krahinore: labe, çame, dibrane apo kosovare?. Apo diçka me shume? Po sa me shume? Ne sot veshtire se mund t’i pergjigjemi kesaj pyetjeje. Mund te themi me siguri se asokohe kishin shume me teper peshe elemente te tjera si p.sh. perkatesia fetare, ose pozita ekonomiko-sociale. Mund te themi me po aq siguri se perkatesia etnike e Vojsaves eshte shume me e rendesishme per ne sot se ç’ishte per Gjonin qe e mori grua.
      Sikur neser te zbulohej nje dokument qe te vertetonte pa hije dyshimi perkatesine sllave te Vojsaves, çfare do t’i ndryshonte ky detaj interpretimit historiografik te asaj periudhe ose te figures se Skenderbeut? Absolutisht asgje!

      Mbaj mend nje bisede qe kam bere nje here rastesisht me nje koleg indian. Ra fjala per Sonia Gandhi-n dhe une ashtu kot, sa per muhabet, i thashe se ishte italiane. Ai reagoi menjehere duke me korrigjuar: – “Eshte indiane”. Po, – i thashe une – sot eshte bere indiane, por me origjine eshte italiane, pastaj u martua me… Ai ma preu fjalen me tersellime: “Eshte indiane, eshte indiane!”
      Kishte plotesisht te drejte. sepse si politikane, pra si personazh historik, Sonia Gandhi eshte indiane. Origjina italiane nuk ka asnje peshe ne kete rast.

      Dua te them se objekti i vertete i diskutimit mbi Vojsaven nuk eshte perkatesia etnike e nje personazhi historik te shek. XV si fakt historik i thjeshte, sepse ky fakt ne vetvete nuk ka ndonje rendesi per historianin e sotem qe merret me studimin e asaj periudhe historike, por pesha qe ajo perkatesi marrka sot per ne dhe per interpretimin qe u bejme zhvillimeve te sotme historike.

      Ky paradoks, mendoj une, meriton te vihet ne qender te diskutimeve.

      1. Relapso, të falënderoj që e risolle këtë në vëmendje. Më përkon me mendimin që kisha shprehur te shkrimi im i mëparshëm dhe pikërisht:

        Për sqarim: në këtë moment, mua më intereson shumë më tepër mënyra si po “debatohet” për këtë çështje dhe reagimi i sistemit imunitar të kombëtarizmit shqiptar bashkëkohor ndaj një pseudo-problemi historik, sesa vetë origjina etnike e Vojsavës, një kuriozitet (trivia) për gjenealogjistët dhe një shibboleth për ata që e ndajnë botën në shqiptarë dhe në anti-shqiptarë.

      2. Per mua sikur edhe nga planeti Mars te ishte Vojsava nuk do te ndryshonte asgje per figuren e Skenderbeut, as historiografia e asaj periudhe nuk do te shkruhej ndryshe. Historine ai e shkroi vete.
        Por mesa duket qenka e rendesishme per Nanon perderisa e thekson prejardhjen etnike te Vojsaves. Per te nuk eshte nje detaj i parendesishem por nje argument i forte per perfundimet qe kerkon te nxjerre.

        Une nuk mendoj se eshte i mundur nje debat i shendetshem qe mbeshtetet ne premisa te gabuara historike apo te keqinterpretuara. Dhe nuk eshte vetem ceshtja e Vojsaves por nje seri inkoseguencash ,qe cojne ne nje tablo te deformuar e per pasoje ne interpretime artificiale edhe te zhvillimeve te sotme. Aspirata e sotme per pajtim nderetnik,sado fisnike nuk mund te projektohet ne te shkuaren historike. Historia eshte ajo qe eshte .

        Nano sjell si argument qe meqe triballoi eshte perdorur ne mesjete nga disa autore si ekzonim per serbet, gje qe eshte e vertete , atehere rrjedh qe Vojsava Tribalda eshte serbe.

        Por triballoi ishin te vendosur ne luginen e Moraves, ku u ngulen sllavet me shumice qe ne dyndjet e para. Kurse krahina e Pollogut, ku sic thuhet sundonte markezi Tribalda eshte ne luginen e siperme te Vardarit. Para se te jete triballoi,serbe, lugina e Pollogut eshte Dardani.
        Me tej, lugina e Pollogut shtrihet prej Tetove ne Gostivar, krahine e banuar edhe sot nga shqiptare etnike.

        Nese Nanos per te provuar etnine serbe te Vojsaves i duhet qe luginen e Pollogut ta populloje me triballoi,serbe, atehere duhet te pyetet : Nga na dolen keta shqiptare ketu sot?
        -‘Zbriten nga malet pas largimit te serbeve gjate Velika seoba, Migrimit te madh, ashtu si dhe ne Kosove’- eshte teza serbe. ‘Jane serbe te shqiptarizuar’- nje teze tjeter.
        Ne kete pike nuk eshte me nje detaj i parendesishem. Ceshtje si kjo nuk zgjidhen më me debat por fatkeqesisht me mjete te perdorura pak kohe me pare ne Bosnje apo Kosove.

        Motivet e Nanos mund te jene te lavderueshme, por historia eshte ngerthyer ne pasojat, motivet jane per poetet.

        Ne ate kohe ,thote Nano, feja ishte me e rendesishme se etnia.
        Nese eshte keshtu, si shpjegohet qe Skenderbeu luften antiosmane e beri vetem me arber etnike. Perse riti ortodoks , qe aderonin sllave e arber, nuk u be forca qendrore ne rezistencen kunder hordhive osmane? Perse kundershtimi antiosman u organizua mbi baze etnike dhe jo fetare?

        Ushtria e Kastriotit, thote Schmitt, ishte perbere me arber, sllave e vllehe. Po keta te shkrete sllave sherbenin si stalliere e kuzhiniere qe nuk njohim asnje luftetar prej tyre? Te pakten ndonje komandant toge…

        Etj..

        Nuk kam ndonje ekspertize per historine por nuk e shoh dot si nje seri slloganesh ,qe cdo snob mund ta perdore si t’i teket.
        Morali per Nano e nanoiste eshte – kepucar, mos shko me tej kepuceve!

        Sa per debatin qe kerkon Vebiu, mund te konsiderohem jashte teme dhe s’po e zgjas me. Po, ku ta dish, edhe keshtu indirekt mund te sherbeje.

      3. Nuk mund te behet nje diskutim ne ”mikro” mbi rendesine e perkatesise etnike, sepse as sot nuk eshte se ne mikro ka ndonje rendesi te madhe, perndryshe ne gjithe boten do votonin njerezit 99% per partite nacionaliste.
        Nuk mund te behet nje diskutim mbi rolin e perkatesise etnike, duke marre si baze Gjermanine hitleriane, dmth aty ka vlere dhe pastaj ne baze te karakteristikave hitleriane ne secilin shtet te gjykohej rendesia e perkatesise etnike.
        Kjo eshte menyre shume allasoj e te parit te rendit te gjerave.

        Skenderbeu e konceptonte vete si zot i arberve dhe epiroteve,pavaresisht se pushteti i tij perfshinte vetem nje pjese relativisht te vogel te shtrirjes se tyre. Barleti si arber e epirot, Muzaka si arber dhe ne fund konkludon se gjithe pothuaj gjithe Epiri mesjetar nga Shkumbini ne Janine i takon trashegimi familjes se tij.
        Kjo eshte rendesia e perkatesise etnike apo kombetare ne mesjete, nuk eshte se per t’u quajtur e rendesishme duhej qe Skenderbeu te deklaronte supremacine racore te arberve dhe epiroteve ne Ballkan e te niste luften per pushtimin e Ballkanit, ta ndante ne arber si zoter sepse te races superiore dhe ballkanas si bujkrober sepse te racave inferiore.

        Eshte problem krejt fals, i cili nuk i shton asgje njohjes historike, ky i rendesise se identiteve, si te shkeputura nga konceptet themelore te aktoreve te cilet e bejne historine ne radhe te pare shteti ne radhe te dyte elitat dhe ne fund populli si etni.
        Nqs rrethanat historike krijojne nje shtet serb qe ne gjeneze perfshin vetem territore serbe, ku maturohen elita vendase , pra serbe dhe ky organizem shfaq logjikisht karakteristike serbe, jo karakteristika kineze apo kongoleze, madje as bullgare apo hungareze, atehere nuk ka rendesi fare vlera e perkatesise etnike ne mikro, sepse ajo eshte shprehur natyrshem ne karakteristikat e shtetit serb dhe elitave serbe.

        Ajo qe eshte me rendesi ne Shqiperine e sotme, nuk eshte sa armiq i kemi ne serbet apo greket, porse eshte shtet i populluar nga shqiptaret, elitat jane shqiptare, natyra qe do te shprehe Shqiperia eshte natyra shqiptare edhe sikur ta vendosesh ne Kushtetute se perkatesia etnike nuk ekziston e njerezit te binden per kete gje.
        Karakteristikat etnike jane nje fakt objektiv pavaresisht ndergjegjes etnike apo rolit politik, kur shteti krijohet per arsye historike, zakonisht ne keto ane dobesimi i ndonje Perandorie, atehere kemi nje fakt lokal, dmth nje lokalitet shkeputet, mandej mekanizmi i shprehjes se karakteristikave etnike te popullsise se atij lokaliteti, vjen fare natyrshem, mbreti do jete vendas, elitat do jene vendase, do flasin te njejten gjuhe e do te kerkojne legjitimitet antik, do te kerkojne historine e atyre trojeve.
        Keshtu serbet do kerkojne triballet, mezet a ku di une, Skenderbeu do thote Pirroja i Epirit, Muzaka do thote jemi mollose e me radhe, sepse legjitimiteti historik ka qene gjithnje i rendesishem. Pastaj diku perkon, dmth ka nje vijueshmeri etnike e diku s’ka, por kjo nuk e demton nevojen per legjitimitet historik qe ndiejne elitat e nje shteti.

        Keto jane faktet dhe gjerat e rendesishme, nuk ka pike rendesie nese Andronika apo Jella besonin me shume ne fe apo ne perkatesine etnike. Apo nese ne shek 19 e 20, Bedrija dhe Hatixhja e konceptonin jeten e tyre te lidhura me fene e jo me kombin.
        Nuk mund te besh interpretime historiko-politike duke u marre me Jellen e Hatixhen, me ato bej antropologji kulturore, etnografi, religjon e te tjera disiplina. Nuk them qe s’hyjne ne pune, por hierarkia e koncepteve dhe disiplinave duhet ruajtur, nuk mundet tani qe antropologjia kulturore e feja t’i vere kembet mbi qafe historise politike ne argumente te natyres historiko-politike, se kjo eshte lajthitje e qarte.

  6. imagjinoni pra sa i pafat ka qene gjin kastrioti, i cili u martua me nje grua qe shqiptaret e sotem do ta quanin serbogreke!

  7. Një stuhi në kotruve dhe të gjithë u kthyen te Nano. Edhe Fatma që shquhet për delikatesën e ndërhyrjeve të saj (pasi e quan megaloman injorant) rrotullohet e thotë : Për mua edhe sikur nga planeti Mars te ishte Vojsava nuk do të ndryshonte asgjë për figurën e Skënderbeut… » Marramendese!

    Por çfarë tha Nano më shumë përveç faktit se ishte më koherent e më i informuar se kundërshtarët e tij dhëmbëmprehtë ?

    Se kur fatma bën ironi tifozësh të Babrrusë me thënien e Schmittt se në ushtrinë e Skënderbeut kishte arbër por edhe sllavë e vllehë dhe pyet se mos keta sllavë ishin stallierë e kuzhiniere qe nuk i njohim, Nano sjell emrat e këshilltarëve më të afërt të Skënderbeut që ishin sllavë, më tej akoma për herë të parë këmbëngul për Lidhjen e Lezhës si lidhje më shumë se sa shqiptare e përmend (përveç perëndimorëve) edhe praninë në të princave sllave e të bijve të tyre, gjë që nuk ka pse të mos supozohet se ndodhte dhe lehtësohej edhe për shkak të origjinës së nënës së tij.

    Dhe sikur Vojsava vërtet të ishte nga Marsi (meqë fatma nuk do të kishte kundërshtim), jua lë ju ta merrni me mend se çfarë aleatësh do të kishim në luftën kur otomanëve.

    1. Nano sjell opinionin e Akademise se Shkencave te Beogradit, i nderuar Lyss, keshtu qe nuk eshte çudi qe arberit te mos ekzistojne fare. Tha edhe me kompetence qe malazezet jane serbe, fiks si Akademia e Beogradit, ne nje kohe qe kjo eshte çeshtje e debatuar, sepse pertej nje zone te vogel malore ne Serbine Perendimore e Bosnjen Lindore, kjo puna e serbeve eshte muhabet pazari politik. Nese sllave apo shqe te caktuar mund te jene serbe ose jo, kete nuk ka zot qe e ndan dot jashte pazarit politik.
      Sepse, i nderuar Lyss, serbet ishin thjesht nje fis sllav me elite sarmate qe u vendos poshte Saves ne nje territor te kufizuar aq sa mund mbulonte nje fis i vogel barbar prej 10-20 mije frymesh dhe çeshtja e te qenit serb, si identifikim specifik sllav, i detyrohet thjesht ekspansionit te zhupanateve serbe. Serbet ishin te tille edhe para se te beheshin te krishtere, edhe para skizmes se 1054 kur lindi ortodoksia e katolicizmi.
      E asokohe ishin shume larg Malit te Zi e bregdetit, shume larg Kosoves, shume larg lumit Morave.
      Sepse e verteta e serbeve eshte qe shumica derrmuese e territorit te sotem te Serbise, ishte pjese e shtetit bullgar dhe popullata sllave ishte pjese integrale e etnogjenezes bullgare, madje vete Bizanti e perfshiu ne themen e Bullgarise.

      As qe diskutohet se ekzistonte etnia serbe ne mesjete, si nje mix sllavo-sarmat, por ama shtrirja ishte kaq e vogel, saqe te flasesh me kompetence muçiane per malazezet duhet te jesh produkt i Akademise se Beogradit, se perndryshe çdokush qe njeh edhe lineamente te historise se serbeve , nuk arrin dot te flase per serbet me siguri.
      Sllavet e Malit te Zi, te Bosnjes Qendrore dhe Hercegovines, jane nje rebus historik, perpos per Muçin dhe Akademine e Beogradit.
      Pale kur flasin per Kosoven, kur kembe per here te pare kane vene ne shekullin e 13, aty eshte te qeshesh me te madhe, se ne rastin me te mire sllavet e atjeshem kane qene bullgare, nqs duam t’u japim ndonje etni specifike ballkanike. Sllavet kur zbriten ne ballkan ishin te gjithe njesoj, nga bregdeti kroat deri ne bregdetin bullgar e grek, ishin thjesht sllave e ata ne pjesen me te madhe te Serbise, ne Kosove e Maqedoni, kane qene pjese integrale e etnogjenezet bullgare, kane qene bullgare deri ne shek 13, kur filloi ekspansioni serb dhe i asimiloi bullgaret ne serbe, normalisht per shkak te afersise gjuhesore dhe Patriarkates se Pejes.

      Po Muçi flet si e ema e Zeqos maje thanes, sepse kur zgjedh te lexosh autore serbe e serbofile, normal qe serb behesh, si e thote edhe shprehja, po ndenje me lopet, lope behesh.

    2. Lyss,
      te llogarisja tek nanoistet padyshim, po pas ketij shkrimit tend kaq pasionant, me duhet te vendos Nanon pas teje…

      Sidoqofte pas kesaj pervoje ketu ,ben mire ta rilexosh Nanon.

  8. Nuk ka sharlatanizem me te madh,sesa provokimi.
    Pervec njerit: atij qe behet per idete.Ky eshte i vetmi lloj provokimi pozitiv,nese mund ta quajme keshtu.Dhe,kete e bejne intelektualet e vertete.
    Intelektualet sharlatane provokojne me njerez,ngjarje,data,perkatesi,origjina etj.Ata synojne te prekin ndjeshmerite e njerezve.
    I tille eshte edhe provokimi me perkatesine e nenes se Skenderbeut.Intelektualet e grupit,qe shkrimtari yne Kadare i ka pagezuar si “albanologet e rinj”,ishin te paret qe e hodhen ne opinionin publik kete lloj provokimi.
    Ata e kane shijuar shume reagimin “primitiv” te turmes,ndaj provokimeve te tyre.
    Provokimi me i fundit,i zotit M.Nano,edhe pse ky nuk eshte ne nivelin intelektual te “albanologeve te rinj”,ka ngjallur indinjate,sidomos per faktin qe ben nje provokim te konsumuar tashme.
    Ajo qe me le pa mend,duke pasur parasysh qe provokatoret jane personazhe publike me emer,ka te beje me faktin qe,gjera te ditura,te njohura,jo vetem per rrethin e tyre,por per mbare opinionin publik,madje edhe per nxenes shkolle,i paraqesin si zbulime te tyret;si gjera qe ca manipulatore,ia paskan fshehur publikut,dhe keta na paskeshin marre guximin,t’ia zbulojne atij!
    Sepse,edhe nje nxenes shkolle e di per perkatesine e diskutueshme te nenes se Skenderbeut;e di per emrat sllave te familjareve te Skenderbeut;e di per martesat,etnikisht te perziera, qe benin fisniket ne mesjete;ne Ballkan,ne Europe e kudo ne bote;e di edhe per arsyen,se pse.
    Gjithe duke i ditur keto,”albanologet e rinj”,megjithate,per cudine time,i paraqesin keto si argumente!
    Provokimi irriton,acaron,zemeron perhere;pavaresisht se kush provokon,e kush irritohet.Ky eshte ligj.Prandaj,eshte mjerane te thuhet,apo te lihet te nenkuptohet,qe provokatoret jane mendjehapur,dhe te provokuarit mendjembyllur;qe provokatoret jane intelektuale,dhe te provokuarit turme.
    Te nderuar,gjithe ky debat fallc per perkatesine etnike te nenes se Skenderbeut,eshte thjeshte nje provokim,i bere nga intelektuale medioker,sharlatane,qe ne pamundesi te provokojne me ide,merren me njerez dhe fate.
    Ka vite e vite te tera,qe perseritet i njejti provokim.Perseritet e perseritet papushim.Kam pershtypjen,qe provokatoret e shijojne shume reagimin ndaj provokimeve te tyre.Sidomos,sic e ka vene ne dukje shume bukur Kadareja,ate pjese te tij,kur i akuzojne si te shitur tek…armiqte e kombit!
    (Edhe keto qe shkruan zotni Vehbiu,per kohen bizantine,emrat,perkatesine,martesat etj,jane gjera te ditura per te gjithe;edhe nje nxenes shkolle i di.Dhe,habitem,sesi nuk lodhet t’u shpjegojej lexuesve gjera qe ata i dine tashme?!)

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin