LIBËR I RI

Të dashur lexues të Peizazheve të fjalës, që gjendeni këto ditë në Tiranë,

Shyti CoverTë shtunën 7 maj, në orën 11 paradite, do të prezantohet në mjediset e Dada Bar në Tiranë (Rruga “Brigada e VIII”, afër Sky Tower) libri im i fundit, Ndërhyrjet e zotit Shyti (Botimet Dudaj, 2016), i cili ka dalë para pak javësh në qarkullim.

Lajmërimin për këtë event e kam shpërndarë tashmë, por ndonjë nga të interesuarit mund të mos e ketë parë.

Pjesë nga ky libër i kam nxjerrë herë pas here në faqen time në Facebook, dhe m’u duk se u pritën aq mirë, sa u binda se kish aty potencial për një roman, në kuptimin post-modern të këtij termi.

Tani libri është në duar të lexuesit, së bashku me fatin e tij të mëtejshëm.

Shpresoj, pra, të shihemi dhe të bisedojmë së bashku.

Ardian

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin