INTRIGA DHE PERSPEKTIVA

– aktualiteti i një debati të vjetër për leksikografinë shqipe –

Te një libër i tanishëm i Rexhep Ismajlit kushtuar Selman Rizës (Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës, Prishtinë 2009), lexoj për një kundërvënie mes këtij të fundit dhe Androkli Kostallarit dikur në fillim të viteve 1960, në lidhje me drejtimin që duhej të mbante leksikografia shqipe, ose ç’fjalor u duhej pikërisht shqiptarëve.

Fryma e debateve të tilla, aso kohe, ishte krejt e helmuar nga rreziqet për pasoja politike, të rënda deri në internim ose burgosje. Selman Riza vetë përfundoi i përndjekur dhe u dëbua nga hapësirat publike të albanologjisë – edhe pse jo doemos për shkak të kontradiktave që kishte me Kostallarin; vetë Kostallari, edhe pse në dukje njeri i besuar i regjimit, stalinist i regjur dhe flamurtar e zbatues i zellshëm i vijës së PPSh në albanologji, e kishte mizën nën kësulë, për shkak të gruas ruse, të cilën në mjedise të caktuara ia kujtonin rregullisht; por edhe të studimeve të larta që kish kryer në Bashkimin Sovjetik.

Kur flasim për fitimtarë dhe të humbur nga ajo kohë, nuk mund të shpërfillim faktin se shumë prej të humburve nuk e pësuan ngaqë fituan fitimtarët.

Gjithsesi, debati ose përplasjet mes Rizës dhe Kostallarit zhvilloheshin jo aq në kontekst politik dhe ideologjik, sesa në kontekstin e krijuar pas botimit të Fjalorit të vitit 1954 dhe daljes së mëpasme nga skena, kryesisht për arsye moshe, të autorëve të atij fjalori – dhe veçanërisht Kostaq Cipos, i cili kishte autoritetin e duhur dhe mbështetjen politike për t’i dalë zot metodologjisë së vet.

Çështja që shtrohej, në fillim të viteve 1960, kishte të bënte me strategjinë afatmesme dhe afatgjatë të studimeve leksikografike shqipe. Kostallari, që i përkiste një brezi gjuhëtarësh të shkolluar në Bashkimin Sovjetik, me traditën e gjuhësisë ruse por edhe me një ideologji që i kishte rrënjët në versionin rus të gjuhësisë marksiste (madje Nikolaj Marr-iste, sipas A. Pipës), kërkonte të merrte në dorë frerët e drejtimit të institucioneve albanologjike, duke sfiduar establishment-in e vjetër, që kishte studiuar kryesisht në Perëndim.

Ismajli vëren se Kostallari, në ato vite, këmbëngulte për botimin e një fjalori të madh rusisht-shqip, në vazhdën e një fjalori të tillë që kishte përgatitur dhe botuar ai vetë më parë.

Por le t’ia lëmë fjalën vetë Rizës, i cili në një letër të hapur drejtuar shokëve të organizatës bazë [të PPSh] të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë me rastin e mbledhjes për dhënie llogari dhe zgjedhje, pa datë por që u përket viteve 1960, shprehet se:

Shoku Androkli ka ngadalësuar së tepërmi ritmet e hartimit të një fjalori të mesëm shqip-shqip, duke çpërfillur kështu nevojën jo vetëm thjesht gjuhësore, por edhe kulturore të përgjithshme jashtëzakonisht të ngutshme që kanë për një fjalor të këtillë mbarë masat punuese e deri vetë gjuhëtarët e shkrimtarët e vendit tonë, duke grumbulluar një kartotekë me përpjestime të një dobishmërie më fort perspektive se aktuale, e duke shpërqendruar forcat më të gjalla të sektorit në detyra sekundare, të pangutshme dhe pjesërisht jashtë profilit tematik sektorial të mirëfilltë […] Qysh prej vitit 1960 e tëhu shoku Androkli ka ngulmuar në vazhdimin e hartimit të një fjalori shqip-rusisht prej 40.000 fjalësh të cilit (hartim) ai i ka sakrifikuar tri forcat kryesore të sektorit përkatës, vetëvehten, P. Gecin dhe Xh. Lloshin, sado që së pakti qysh atëherë ai ka qenë plotësisht i ndërgjegjshëm se për hartimin e një fjalori të këtillë mungonin kryekëput si baza leksikografike normale ashtu urgjenca politike-kulturore.” [vep. cit. f. 105].

Ky paragraf përmban një bataré kritikash, disa prej të cilave aspak të pafajshme dhe që mund t’i kushtonin shtrenjtë Kostallarit, po të merreshin për të mirëqena nga establishmenti politik i kohës. Kështu, Kostallari akuzohet se “ka ngadalësuar” [qëllimisht] hartimin e një fjalori shqip-shqip, për të cilin kanë nevojë jashtëzakonisht të ngutshme “masat punuese” (shkelje syri ndaj shqipes totalitare; vështirë të përfytyrohet një elitist si Riza të shqetësohet shumë për nevojat e ngutshme leksikografike të masave punuese); orientim të punëve leksikografike drejt një rruge pa krye dhe shpërdorim të ekspertëve të paktë të fushës për arsye në thelb vetjake.

Akuza më e rëndë mbetej, gjithsesi, ajo për rusofili. Për Rizën, Kostallari ishte para së gjithash përçuesi i ideve gjuhësore ruse-sovjetike në albanologji, në kundërvënie me orientimin filo-perëndimor të disa rivalëve të vet, dhe sidomos thjesht kombëtarist të disa të tjerëve (si Riza). Edhe këmbëngulja e Kostallarit për të vazhduar punën e organizuar institucionale, në nivel qendror akademik, për një fjalor rusisht-shqip, në rrethanat politike dhe ideologjike të viteve 1960, kur Bashkimi Sovjetik kishte ndërprerë çdo marrëdhënie diplomatike, ekonomike dhe kulturore me Shqipërinë, do të shërbente kështu si provë për rusofilinë e tij të pandreqshme, të cilën, për ndonjë paranojak, një hap e ndakësh nga puna agjenturore në shërbim të KGB-së, mundësisht me ndërmjetësimin e së shoqes.

Natyrisht, nuk dimë si u është përgjigjur këtyre akuzave Androkli Kostallari; por dimë që pozitat ideologjike të vetë Rizës mbeteshin të minuara nga stazhi i tij në burgjet jugosllave dhe shqiptare; dhe nga vetë prejardhja e tij prej Kosove dhe përqafimi i tij pothuajse i detyruar i idealit kombëtarist, përkarshi orientimit internacionalist të elitave komuniste në Tiranën e viteve 1950-1960.

Në rrafshin paranoid, përplasja Kostallari-Riza do të shtjellohej si përplasje për jetë a vdekje midis UDB-së dhe KGB-së!

warriorsGjithsesi, aspektin ideologjik, politik dhe penal të kësaj përplasjeje nuk mund të ndriçojmë, as duam ta ndriçojmë këtu; përkundrazi, na intereson aspekti thjesht kulturor i kundërvënies. A kishte të drejtë Riza, që ngulmonte se “masave punonjëse” u duhej ngutshëm fjalori i mesëm shqip-shqip, apo Kostallari, që i kishte pilotuar burimet njerëzore të Institutit drejt hartimit të një fjalori relativisht të madh rusisht-shqip?

Largimi i Rizës nga institucionet albanologjike dhe internimi i tij në Berat duket sikur i dhanë “të drejtë” Kostallarit; por më anë tjetër, bash atë kohë, ose në gjysmën e dytë të viteve 1960, filluan punët për hartimin e fjalorit të mesëm shqip-shqip; madje vetë Kostallari hartoi edhe platëformën teorike të atij fjalori – i cili nuk u botua kurrë, pse ia zuri vendin, në prioritetet akademike, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, i cili e pa dritën e botimit në 1980.

Një manovër tipike staliniste të cilën sot e kemi të vështirë ta kuptojmë: përkrahësin teorik dhe ideologjik të këtij fjalori të mesëm shqip-shqip e internuan dhe praktikisht e dëbuan nga tryezat e albanologjisë dhe të gjuhësisë shqipe; ndërsa kundërshtarin e tij e emëruan si drejtues i punëve për hartimin e fjalorit, ose car të leksikografisë shqipe, megjithë akuzat për rusofili dhe gruan ruse që mbante në shtëpi!

E vetmja mënyrë si mund të shpjegohet kjo, nga lartësitë e të sotmes, është se Rizën e hoqën qafe si element rebel dhe të pakontrollueshëm madje edhe nëpërmjet shantazheve gjithfarësh, ndërsa Kostallarin e kursyen madje e promovuan akademik pas pak vjetësh, mbase ngaqë rusofilinë gjithnjë mund t’ia përdornin për shantazh, ose për ta detyruar t’i bindej politikisht kupolës.

E gjithë kjo, pa marrë parasysh edhe kapacitetin e jashtëzakonshëm të Kostallarit si dijetar, aftësitë e tij organizative dhe energjinë gati oqeanike.

Gjithsesi, nga pikëpamja thjesht leksikografike, vështirë të mos i japësh të drejtë Kostallarit; në rrethanat kur shqipja po zbriste prej bjeshkëve të leksikografisë etnografike dhe qëndistarisë monastike të fjalorëve krahinorë dhe të mahnitjes me koleksionet e fjalëve-flutura të mbledhura nga “gurra e gjallë popullore”, ballafaqimi i leksikut të saj me atë të një gjuhe madhore ishte më i domosdoshëm se hartimi i një fjalori të mesëm njëgjuhësh, me dobi praktike të dyshimtë, në mos fare të paktë. Ai ballafaqim do t’u lejonte leksikografëve një sistemim rrënjësor të leksikut të shqipes, që deri atëherë ishte mbajtur, por jo mirëmbajtur, në një magazinë pa inventar; në një kohë që do ta ndihmonte gjuhësinë shqipe të kapërcente stadin e fetishizimit të fjalës, stad ku, për fat të keq, ka mbetur sot e kësaj dite.

Gabimi i madh i Kostallarit, edhe pse ndoshta i pashmangshëm për kohën dhe për njeriun, kishte të bënte me fiksimin e tij te rusishtja si gjuhë etalon me të cilën do të ballafaqohej dhe matej shqipja; në një kohë që kultura shqiptare, ngadalë por pakthyeshëm, po ia kthente shpinën kulturës ruse, për t’u mbyllur në vetvete e për t’u orientuar, herët a vonë, nga Perëndimi: në fillim drejt italishtes e frëngjishtes, ndërsa tani vonë drejt anglishtes.

Me fjalë të tjera, Kostallari e kish parë mirë nevojën e një fjalori akademik dygjuhësh për shqipen jo aq vegël për përkthyesit, sesa sistem matës për leksikun e shqipes; por kishte gabuar në zgjedhjen e këtij etaloni, i shtyrë ndoshta nga formimi i tij shkencor në universitetet ruse, dashuria për kulturën ruse ose edhe bindja se rusishtja do të ishte gjuha më e përshtatshme për t’u përdorur si instrument ballafaqimi për shqipen.

Taktikisht, në vitet 1960, një propozim për një fjalor madhor frëngjisht-shqip do të ishte më i mençur dhe do të kish pasur më shumë gjasa për t’u realizuar; meqë do të kishte ngacmuar kulturorisht edhe E. Hoxhën frankofil vetë. Por edhe sikur të ishte realizuar dëshira e Kostallarit, për një fjalor akademik rusisht-shqip, shqipja do të kish dalë gjithsesi më e fituar se ç’doli nga puna titanike në vitet 1970, për të hartuar Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, i cili ka zbukuar që atëherë bibliotekat e tërë shqiptarëve kulturëdashës, por pak u ka hyrë në punë “masave punonjëse”, meqë problemi i këtyre masave nuk janë fjalët shqipe që s’i kuptojnë e që duhet t’ua kërkojnë kuptimin në fjalor; por fjalët që i mungojnë shqipes, gjuhë moderne e një kulture të ndarë më dysh mes nevojës për të konsoliduar ADN-në e vet kombëtare dhe shtysës objektive drejt globalizimit, nëpërmjet edhe ballafaqimit të detyruar me gjuhë të tjera, mes së cilave anglishtja.

Ideja e Kostallarit për një fjalor madhor dy-gjuhësh të shqipes mbetet sot e kësaj dite aktuale, në një kohë që Interneti ka krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes albanologëve, terminologëve, shkrimtarëve dhe punonjësve të mediave. Sikurse e kam propozuar para pak kohësh, nuk ka nevojë më të ngutshme sot për leksikografinë shqipe sesa hartimi i një fjalori të madh anglisht-shqip, si vepër e hapur për kontributet kapilare nga të gjithë të interesuarit. I vendosur online dhe i financuar me fonde publike të Shqipërisë dhe të Kosovës, ky fjalor do të shërbente si platëformë e plotë për organizimin e shqipes së shkruar dhe sistemimin e leksikut të saj, në ballafaqim me anglishten si gjuhë globale. Është për të ardhur keq që në dokumentin përfundimtar të Konferencës shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, për çështjet e leksikut të shqipes dhe të leksikografisë thuhet vetëm që

Leksiku i standardit të shqipes të jetë i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt. Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.

Një pohim që tingëllon i rrafshtë, protokollar, arkaik nga natyra dhe filozofia që e mbështet, anakronik nga perspektiva që shtron, dhe krejt i shkëputur nga problematikat aktuale të shqipes në përdorim.

Shënim: Ripostim. Botuar fillimisht në ResPublica. Këtu rimerret me ndonjë ndreqje të lehtë.

Nuk ka komente

  1. Burimet e kufizuara shtojne çeshtjen e perzgjedhjes se perparesive, edhe ketu behet fjale per perparesite.

    A mund te kete zhvillim te perballueshem pa konsolidim ?
    Evolucioni deshmon se nuk mund te kete.
    Per t’iu ngjitur nje maje, nuk mund te hecet gjithnje vertikalisht, po shkalle-shkalle. Kete optimistet e progresit s’e kane kuptuar ndonjehere pavaresisht se ciles kulture i kane perkitur.

    Nuk arrij ta kuptoj se cilat jane argumente e perparesise te nje fjalori rusisht-shqip, ne nje kohe qe shqipja nuk kishte nje standart, nuk kishte zgjidhur problemet mes versioneve dialektore dhe as ato te natyres historike.
    Do matej me nje gjuhe tjeter? Edhe çfare, ku eshte ngutshmeria ketu, ku eshte perparesia ketu ?
    Jo ku eshte e mira, po ku eshte perparesia ?

    Per me teper asokohe kjo lloj terapie e shokut, do hapte nje thes me probleme, pa harruar qe shqiptaret prej 100 vjetesh studionin ne Itali,Austri,Gjermani e France e kurrsesi ne Rusi, hiq nje brez post-45.

    Nga pikepamja politike kjo levizje mund te cilesohet pa frike, si perpjekje per ruajtjen e hegjemonise kulturore te brezit sovjetik, pra pa kurrfare lidhje me te miren e perbashket.

    Riza mesa shoh paska bere pune te paçmuar, po supozoj se projekti e Kostallarit nuk do kish deshtuar pa qendresen e rrymes italo-gjermane.

    Brezi i sotem qe po shkollohet jashte do pervijoje neser ne Shqiperi nje perplasje mes rrymes kontinentale italo-gjermano-frenge dhe rrymes anglo-saksone.

    Megjithese numerikisht me shume jane ata ne Itali, rryma kontinentale do udhehiqet nga franko-gjermanet, meqe kultura frenge dhe ajo gjermane i bejne me shume qendrese asaj anglo-saksone sesa ajo italiane.

    Per momentin duket se anglo-saksonet jane ne avantazh dhe rezistencen me te madhe e ben brezi i vjeter sesa ‘kontinentalet e rinj’, por me europerfshirjen gjerat do ndryshojne, sepse duam s’duam jemi kontinentale dhe s’kemi veçse lidhje te terthorta me kulturen anglo-saksone.

    Fjalori anglisht-shqip, politikisht na devijon nga rruga kontinentale, eshte arme e rrymes anglo-saksone qe ne fund te fundit varet nga modeli amerikan i cili mbeshtetet tek fuqia ushtarake e Amerikes, si çdo model para tij, gjerman, anglez, freng, rus etj.
    Megjithate eshte mese i dobishem.

    Sesi mundesohen ndikimet, pak a shume, te gjithe e dine, njeri ka post, merr shokun e vet,ky te vetin, vleresohen mes vetvetit, orientojne vlerat kulturore e me the e te thashe.

    Keto politika akademiko-kulturore mbahen gjithnje ne heshtje qe te dale nje vizion i kulluar dhe i çinteresuar i mjediseve, se intelektualet jane larg ketyre makiavelizmave e interesave te kulluara vetjake.

    Riza i shkrete qe ka punuar me mish e me shpirt e duket te kete qene idealist shqiptarocentrik, hmm edhe eshte i mire edhe eshte i keq. Ky u denua se ishte jashte grupimeve, teper idealist per mjedisin.

    Persa i perket vendimit te Konferences, nga kendveshtrimi politik, duket se brezi i vjeter sheh tek kontinentalet vijuesit e punes se tyre, ne njefare menyre kerkojne te konsolidohet nje ‘shkolle shqipe’ me rrenjet tek Rilindja, sesa nje aventure e re nen udheheqjen anglo-saksone, qe nuk dihet se ku na çon e qe me teper i ngjan aventures se brezit sovjetik, sesa lidhet me ardhmerine kontinetale te shqiptareve.

    Mendoj se ne kulturen shqiptare duhet te behet e qarte per te gjithe se ardhmeria e shqiptareve lidhet me Kontinentin sipas parimeve te shkruara e te pashkruara prej 150 vjetesh.

    Rrymat anglo-saksone e turko-arabe jane te perkohshme, objektivat afatgjate duhet te merren duke pasur parasysh se shqiptaret kane qene, jane e do te mbeten kontinentale, nen ndikimin bizantin apo latin pak rendesi ka.

    1. “Nuk arrij ta kuptoj se cilat jane argumente e perparesise te nje fjalori rusisht-shqip…”
      Hyllin, pasi ke bërë një analizë të lavdërueshme në komentin tënd, mjaftonte që të “zhvendoseshe” një çikë në kohë (në periudhën në fjalë) dhe do ta kuptoje se përse konfrontimi me gjuhën ruse ishte alternativa e preferuar… përbile, nëse do ishte bërë një fjalor i tillë që atëhere, sot do ishte shumë më e lehtë që të ndërtonim fjalorë me të gjitha gjuhët që do dëshironim.

    2. Hyllin, ti e ke lexuar se çfarë kam thënë: që fjalori dygjuhësh, i drejtuar nga një njohës ekspert i të dyja gjuhëve, do të shërbente për të vënë rregull në leksikun e shqipes.

      Një fjalë, sado “e bukur”, sado “e vyer”, sado “e dobishme”, nuk vlen për asgjë, në qoftë se nuk vihet në dispozicion të përdoruesit.

      Tani, shqipja e fjalorëve është, para së gjithash shqipe e shkruar; dhe problemet me shqipen e shkruar i kanë, fillimisht, ata që e shkruajnë (dhe që ua përcjellin pastaj lexuesve).

      Si një prej këtyre që edhe e shkruajnë, edhe e lexojnë shqipen, të siguroj se më mungon jashtëzakonisht një fjalor ku gjuha ime të vihej përballë një gjuhe të madhe, në mënyrë të tillë që sistematizimi dhe thellësia të kalonin prej kësaj gjuhe te shqipja.

      Përkundrazi, fjalori shpjegues i shqipes më ndihmon si lëndë e parë për hulumtimet e mia, por nuk më shërben fare si shkrues i gjuhës.

      Është një fjalor që u hyn në thelb, kryesisht, gjuhëtarëve.

      Mund të krahasohet me një bibliotekë ku librat janë vënë kuturu, pa asnjë kriter; ose janë renditur, të themi, sipas kriterit të gjatësisë në milimetra; ose ndonjë kriteri tjetër formal, që nuk ndihmon për të gjetur librin që të duhet.

      Tani, le të përfytyrojmë se shqipja do ta kishte një fjalor të tillë madhor – frëngjisht-shqip, ose anglisht-shqip. Sikur të ekzistonte ky fjalor, edhe Fjalori njëgjuhësh do të merrte pamje tjetër, vlerë tjetër, funksionalitet tjetër. Kur përdoruesi ta kishte fjalën, do t’i drejtohej fjalorit për të mësuar më shumë – për kontekstin e përdorimit, statusin stilistik, etj.

      Thua “ti s’kish[t]e një fjalor të shqipes”; në fakt Fjalori i Shqipes ekzistonte; ishte botuar që në vitin 1954. Si bazë, më se mjaftonte për të realizuar ballafaqimin me një gjuhë madhore.

      E përsërit – ideja e Kostallarit kishte vetëm një gabim, orientimin nga Lindja në një kohë që rusishtes dhe rusofilisë në Shqipëri i kish perënduar ylli. Po Kostallari nuk kishte rrugë tjetër; meqë ishte formuar në BS, ishte si ai çekiçi, të cilit çdo problem i duket gozhdë.

  2. Po ç’fjalor mavria, ti s’kishe nje fjalor te shqipes, shqipja ishte nje lemsh dialektesh.
    Pastaj pak te shkolluar kishe ne Perendim, qe do ngaterroheshe me ruset.
    Ajo ishte aventure e paster e nje grupimi te vogel rioshesh qe garantonin hegjemonine e tyre ne kulturen shqiptare persa kohe ata qindra studente do ishin gjalle, njefare elite ad hoc pa kurrfare sensi historik, sepse nuk mund te riprodhohej nepemjet studimeve te metejshme ne Rusi.

    Po aq pa sens historik eshte edhe hegjemonia e rrymes anglo-saksone me parimet e laramanerise anglo-saksone.

    Modeli i vetem qe ka kuptim eshte italo-gjermano-freng, politikat e tyre gjuhesore duhet te ndjekim ne, afersine me ta duhet ta krijojme, pa llogaritur qe nga Amerika vijne vetem pragmatizmi dhe dokrrat.

    Bota anglo-saksone, vetem ne universitetet elite ka pergatitje teorike dhe kulture te punes teorike, gjithe pjesa tjeter eshte si puna e librave te tipit, si te behesh i pasur per 2 jave.
    Sa shqiptare mund te vene ne keto universete elite per çeshtje te gjuhesise, sociologjise,filozofise etj, le te themi zero, i ngelet kujt hatri ? Ka per politike dhe ekonomi po nuk jemi ne ate fushe.

    Kupton ti qe brezi sovjetik ne kulturen shqiptare perben vetem nje aksident historik.
    Plus qe asokohe prestigji i shkolles gjermane ishte i jashtezakonshem, nr 1 ne bote, kush pyeste per ruset.

    Do gjuhesi, do sociologji, do histori, do filozofi apo çdo shkence shoqerore, gjermanet sundonin kudo.

    Fatkqesia e shqipes asokohe ishte me mund dhjetravjeçar u arrit formimi i nje elite kulturore dhe identifikimi i shkolles kontinentale italo-gjermano-frenge si udherrefyese, me e mira ne boten e atehershme dhe pjesa me e madhe e ketij mundi shkoi dem ne favor te brezit sovjetik.

    Tani qe ti lejoje edhe hegjemonine kulturore ketij aksidenti historik, ishte e tepert, ashtu sikunder neser nuk i duhet lejuar hegjemonia kulturore rrymes anglo-saksone, se do na e zhbejne shqipen sipas modelit te anglishtes, do na nxjerrin nje gjuhe hibride.

    1. Hyllini:

      “Po aq pa sens historik eshte edhe hegjemonia e rrymes anglo-saksone me parimet e laramanerise anglo-saksone.”

      Kam thjesht disa pyetje.

      Cfare te sherben si baze qe te flasesh per “sens historik” te ndikimit franko-gjermano-italian ne kulturen gjuhesore e literaturen ne pergjithesi te adaptuar ne Shqiperi gjate ekzistences se shtetit shqiptar dhe te ndergjegjesimit te te qenurit shqiptar?

      Nje gje tjeter: A mendon se ky boshti franko-gjerman-italian eshte i harmonishem e perfaqson ate qe quhet kulture/linguistike/literature/filozofi kontinentale?

      A mendon/gjykon se forma e te menduarit anglo-sakson nuk ka lidhje te qenesishme historike me te menduarin gjermanik(shih/konsidero togfjaleshin ango-sakson te lutem)?

      Si kulture, gjuhe, histori. literature ne pergjithesi gjermanishtja eshte me afer kultures franko-italiane apo anglo saksone?

      Hyllini:

      “sepse duam s’duam jemi kontinentale dhe s’kemi veçse lidhje te terthorta me kulturen anglo-saksone.”

      E ke opinionin tend personal apo dicka e konsoliduar nga te dhena te mireqena?

      Mendon se shqiptaret ne shekullin e kaluar studiuan ne Itali, Austri, France e nuk dinin se ku binte Oksfordi dhe Harvardi, Anglia e SHBA?

      A mendon se ata misionere e agjente amerikane qe hapnin shkolla e kurse studimi ne Shqiperi, fusnin e mesonin teknologji e idete e perparimit ne pergjithesi , e qe rekrutuan kulturalisht me dhjetra e qindra shqiptare ishin perpjekje te deshtuara per te ndikuar sadopak ne nje formim mendor/linguistik qe supozohet ishte me afer Frances e Italise, pa dashur te permend kuturen gjermane qe nuk mund te rreshtohet ne te njejtin bosht kulturor, linguistik e filozofik me keto dy vende?

  3. Nuk është veshtire te ndjehet tek artikulli dhe postet ndjenja e ultëlitetit dhe turbulllimit të qëllimit. Gjuha e lartë, e cila ka të beje me shume me lëvrimin e mendimit dhe apsak me numrin e fjalorëve, ka ardhur nga zhvillimi i librave të shkruar dhe perhapja e strukturave te reja mendimore ne nji numer gjithmone e me te madh njerezish. Kjo ndodhi fillimisht ne histori ne Ballkan, u percoll ne gadishullin përballë tokave tona dhe pastaj u shpërnda në gjithë Europen. Vetëm 500 vjet më parë , priftërinj, fisnike, shkrimatrë u paguan nga mbretëria Anglise të bënin nji gjuhë për të qënë, sepse anglezët e asaj kohe në nji rreze m’më shume se 1 km nuk mund të merreshin vesh me njeri tjetrin. Po keshtu edhe Gjermania , Rusia , e te tjere. Eshtë nji rastësi, ose nuk është nji rastësi kohendodhja e njejtë, kjo për ne nuk ka shumë rëndësi. Kur ë tjerët po ngriheshin , gjuha shqipe po humbte dhe rrëzohej nga ardhja e turmave myslymane, të cilat mbuluan me nje pluhur të madh jo vetëm historinë tonë, por edhe gjuhën tonë. Pastaj erdhi Rilindja që jo vetëm rilindi por edhe krijoi. Italia nuk ekzistonte, Greqia nuk ekzistonte, Serbia nuk ekzitonte, madje Greqia nuk ishte më as popull greqisht-folës. Dhe reth 1820-1850 Rilindja, me ndihmen e fuqive te medha tashme te krijuara filluar qysh nga fjaloret, ngriti Italine, Greqine, Serbine ne kuptimin e emrave qe kemi sot ne per to. Po ashtu edhe Rusia, kur Shqiptaret po rrëzoheshin reth 500 vite me pare,, atehere filloi krijimi i konceptit qe ne kemi sot per Rusine.
    Ne na duhet nje fjalor i tille, por kjo nuk ka te beje me ndonji model te caktuar sepse ne e kemi pas dhe e kemi modelin qysh prej fjalorit të parë tonin, i cili daton në kohën kur Franca nuk kishte ende nji të tillë. Ne na mungojnë vetëm paratë dhe bashkimi.

  4. Nuk është vështië të ndjehet tek tema e Gjuhës Shqipe, gjithmonë kur flitet e shkruhet për të, ndjenja e ultëlitetit dhe turbulllimit të qëllimit se ç’farë duhet ndryshuar në të. Gjuha e lartë e ç’do gjuhe, e cila ka të beje më shumë me lëvrimin e mendimit në kohë dhe apsak me numrin e fjalëve dhe fjalorëve, ka ardhur nga zhvillimi i saj në librat të shkruar dhe përhapja e strukturave të reja mendimore të tyre në pjesën e gjuhës së mëparshme te folur ne nji numër gjithmone e më të madh njerezish. Kjo ndodhi fillimisht në histori në Ballkan, u përcoll në gadishullin përballë tokave tona dhe pastaj u shpërnda në gjithë Europen. Vetëm 500 vjet më parë priftërinj, fisnike, shkrimatrë u paguan nga mbretëria Anglisë të bënin nji gjuhë për të qënë, sepse anglezët e asaj kohe në nji rreze jo më të largët se 1 km nuk mund të merreshin vesh mirë me njëri tjetrin. Po ashtu edhe tek Rusia, kur Shqiptarët po rrëzoheshin reth 500 vite me parë, atëhere filloi krijimi i konceptit që ne kemi sot për Rusinë dhe gjuhën e saj. Po kështu edhe Gjermania dhe të tjerë. Eshtë nji rastësi, ose nuk është nji rastësi kohëndodhja e njëjtë, kjo për ne nuk tashmë ne kohët moderne ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që kur të tjerët po ngriheshin e ngjizeshin si shtete-gjuhe , gjuha Shqipe po humbte dhe rrëzohej nga ardhja e turmave shumënumërshe otonome, të cilat mbuluan me një pluhur të trashë jo vetëm atë, por edhe historinë tonë. Pastaj erdhi Rilindja që jo vetëm rilindi por edhe krijoi, edhe pse jo në prritshëmrinë e duhur përsa i përket Shqipërisë . Italia nuk ekzistonte, Greqia nuk ekzistonte, Serbia nuk ekzitonte, madje Greqia nuk ishte më as popull greqisht-folës. Dhe reth 1820-1850 ishte Rilindja ajo, kuptohet me ndihmën e fuqive te mëdha tashmë të krijuara filluar qysh nga fjalorët, që ngriti Italinë, Greqinë, Serbinë në kuptimin e emrave që kemi sot në për to. Ne na duhet sot nji standart dhe nje fjalor i ri, por kjo nuk ka të bejë me kopjimin e ndonji modeli të caktuar, anglo-sakson-gjerman-rus-francez-italian, sepse ne e kemi pas dhe e kemi modelin dhe metodën qysh prej fjalorit të parë tonin, i cili daton në kohën kur Franca nuk kishte ende nji të tillë. Leksiku nuk merret hua, ashtu si edhe modeli, sepse ekziston metoda universale e shkencës se gjuhesisë, e pa cilësuar me emra gjuhë-shtetesh të medhenj, të cilat kanë mënyrizuar me kohe evibentimet e formës dhe të ndëlgimit të fjalëve. Ne sot, shumë më vonë në kohë se kombet që na rethojnë, na mungojnë vetëm bashkimi dhe paratë e nji shteti më të fuqishem tonin, për të bërë të mundur ringritjen e gjuhës Shqipe. Gjithë kjo duhet të behet më tepër si domosdoshmëri praktike e komunikimit dhe unifikimit mbarëkombëtar, sesa si qëllim në vetvete.

  5. Xha xha, po flasim gjithnje per vite ku shqipja kishte probleme te gjithanshme, ashtu si ishte fjalori i 54 , ishte edhe fjalori rusisht-shqip i Kostallarit i po atij viti.

    Nuk e di si mund te behet nje fjalor i madh i ketij lloji kur s’ke nje fjalor te madh te shqipes, kur nje fjale te huaj mund ti pergjigjet nje fjale vetem dialektore ose ndonje nga plakat e harrueme.

    Asokohe kur gjuhetaret ishin te pakte, shqipja kishte nevoje per rregullim te brendshem, nderkaq problemet ne krijimin e nje fjalori te tille edhe sot duken te pakapercyeshme, perderisa ende s’eshte bere.
    Nuk duhet harruar se nje fjalor i tille do legjitimonte si shqip me mijera huazime te detyrueshme per tu bere mbi dy kembe, ad hoc, pa kaluar me pare ne literature.

    Ne njefare menyre nje fjalor i tille nga nje gjuhe madhore do kryente rolin e nje agresori dhe une besoj se kjo eshte arsyeja pse asnje projekt i tille madhor nuk eshte realizuar ende.
    Asokohe kishte arsye te forta teknike, me vone e deri me sot, mendoj se arsyeja eshte frika e ligjshme prej pushtimit gjuhesor.

  6. Read me, ndarjen e Perendimit ne kontinentale dhe anglo-saksone nuk e kam bere une, por eshte i gjithanshem qe nga jurisprudenca e modelet politike e deri tek ‘shkollat’ e pse jo mjaft te shohesh BE ku Anglia mezi hyri dhe i rri larg ne shume gjera.

    Ketu na interesojne ne veçanti ‘shkollat’, ku simboli i shkolles kontinentale ka qene ajo gjermane ndersa anglo-saksone pikerisht ajo angleze.

    Nga pikepamja historike Gjermania ka qene historikisht e lidhur me ngjarjet ne Itali e France, duke filluar qe nga koha e Cezarit, invazionet barbare, Karli i Madh e longobardet, Hohenshtaufet e deri vone Habsburget.

    Anglia ka me shume perafersi e lidhje me Francen sesa me Gjermanine, ose le te themi se Anglia eshte nje produkt franko-gjermano-skandinav me nje identitet te pavarur te cilin e ka zhvilluar dhe ruajtur me xhelozi dhe e ruan me xhelozi te madhe edhe sot e kesaj dite.

    Persa i perket Shqiperise, kjo historikisht eshte lidhur me Italine qe nga antikiteti me i hershem, ca ujra na ndajne e ca ujra na lidhin, shkrimet e para shqip jane nen ndikimin latin rilindasit gege po ashtu, por edhe rilindasit e pare arbereshe apo te ndikuar pre tyre.

    Shkollimi historik ne Itali, Austri, Gjermani e France, kur thuhej e thuhet Perendim ne Shqiperi, eshte nenkuptuar dhe nenkuptohet Perendimi kontinental jo ai anglo-sakson.

    Plus qe ne kohen e Nolit dhe Konices, Amerika ishte bishti i kavallit nga ana kulturore, zhvillimin e mori pas 1945, kur shumica e gjermaneve me kapacitet e nje pjese e frengjve dhe italianeve dhe shume intelektuale nga Europa lindore (biles edhe shqiptare qe fituan nam akademik) shkuan ne Amerike.

    Deri ne vitin 2000 Shqiperia ishte nen ndikimin italian, keto 10 vjetet e fundit ka marre peshe te madhe ndikimi anglosakson, por qe eshte i perkohshem, le te themi derisa shqiptaret te fillojne e te dublojne filmat ne shqip 🙂

    Biles edhe kontaktet tregtare me boten anglo-saksone jane me te pakta sesa me Kinen, nuk e di sesi u formuakeshin lidhjet me kuptim historik prej nje grushti njerezish qe shkollohen ne Amerike e Angli per politike dhe ekonomi e prej te shikuarit filma ne anglisht.

    Aq me teper nuk di sesi mund te ndikojne ne Albanologji kur ne boten anglo-saksone nuk ka asnje te diplomuar ne çeshtjet me interes albanologjik.
    Pse me politikane dhe ekonomiste do zhvillojme albanologjine ne ? Apo edhe me thjesht letrat shqip ?

    Kulturorisht kemi qene, jemi e do ngelemi kontinentale, anglo-saksonet per ne jane thjesht te perkohshem, shkolla shqiptare nuk ka rruge tjeter perpos modelit kontinental.

    1. Te lexova me vemendje e te gjitha pergjithesimet “historike” qe bere hyne ne kategorine historike qe besoj se cdo kush mund te thote “se keto gjera ne i dime”. Por nje pjese mund te thote qe i dime, por me duket se nuk i dime dhe aq mire.

      Une kisha pyetje specifike qe moren pergjigje te pakualifikuara.

      Eshte nje koincidence historike qe ne dy shekujt e fundit (sidomos shekullin e kaluar kur u degjua per here te pare ekzistenca e nje shteti shqiptar) West nuk ka kuptuar aq shume Francen, Italine apo Gjermanine, por ka kuptuar dominimin kulturor dhe ekonomik te botes anglo-saksone mbi pjesen tjeter te Perendimit e te gjithe botes. A eshte ky nje fakt historik qe mund te kontestohet?

      Evropa kontinentale njihet se “nena e revolucioneve te pergjakeshme”, nderkohe qe bota anglo-saksone bente revolucionet industriale e sociale pa nevojen e Marksit. Importet socio-ekonomike anglo-saksone vazhdojne te dominojne te gjitha fushat ne Perendimin kontinental e Evropa sot duket shume me e qete…

      Mos te ngaterrojme studimin e albanologjise me ndikimin gjuhesor e kulturor qe ka mbi njeqind vjet bota anglo-saksone mbi shqiptaret. Per kuriozitet ke ke degjuar te citohet me shume se Bajroni, Durham, Willson, Klinton. Bler, Fultzi, Konica, Noli, Vatra? 🙂

      Ne Shqiperine e sotme sidomos me perhapjen e internetit shqiptaret me natyreshem citojne me shume nga gjermanishtja, italishtja, frengjishtja apo anglishtja? Me trego sot ne se lexon literature evropiane kontinentale, kush jane te cituar me shume si autore, dhe idete, punet, veprat e kujt perqafohen e perkthehen sot pa rezerva, ato te botes anglo-saksone apo franko-gjermane-italiane?

      Nuk ka liber, nuk ka film, nuk ka fushe te diturise njerezore, aktivitet kulturor e artistik ku nuk i jepet nje te rrotulluar e te referuar te nxjere prej botes anglishtfolese.

      Kur ishe ne moshen feminore ke kishe me roman popullor e te degjuar, Tom Sojerin apo ta zeme romanin Zemra te De Amicis? Filmat anglisht te dubluar ne italisht te Rai-t qe vinin te fresketa nga studiot e Hollividit apo ndonje film apo serial ku flitej frengjisht apo gjermanisht?

      Ndoshta jam gabim, por ndjej sikur ke nje nje alergji ndaj botes anglo-saksone. Nuk e di a e jeton ne te perditeshmen tende boten anglo-saksone, ndjenjen e lirise qe te jep pragmatizmi i kesaj bote pertej te mbeturit rob i idealizmave kontinentale qe shpesh perfundojne ne konflilkte ku derdhet edhe gjak.

      Une mendoj se nuk eshte mire ta nisesh biseden “Na ishte njehere…” Te shkosh ne cdo librari, bibloteke ne SHBA apo Angli do te gjesh te gjithe klasiket, duke filluar nga greket e me heret. Anglo-saksonet nuk e kane humbur kuriozitetin e venerimin per historine njerezore, e citojne, i referohen here pas here, por sot kembet nuk i kane mbetur vendnumuro, kane bere hapa gjigande duke perceptuar nje bote tjeter qe sheh me shume nga e ardhmja se sa nga historia pas. Eshte nje bote e cila e kthen fantazine, imagjinaten shume shpejt ne nje realitet, qe mund te perjetohet.

  7. Pergjigjet i dhashe te pergjithesuara per faktin e thjeshte se gjerat qe pyete o dihen o duhen 13 faqe shpjegime.
    Tom Sojeri vinte pas Pipit, Xhim Kopses, Nils Holgersonit,Pinokut e sigurisht personazheve shqiptare.
    Per me teper Sojerin vetem nje pjese e vogel e njihte.
    Filmi (seriali) kult, Komisar Katani; mesa mbaj mend une Oktapodi paralizonte gjithe shqiptaret nga 8 ne 80 vjeç si asnje film tjeter ndonjehere me pare apo me pas.

    Bota anglosaksone nga ana cilesore i vjen verdalle Kontinentit, po aq sa Roma e lashte i vinte verdalle Greqise se lashte.

    Sa per ato emrat qe permende ti, nuk e kuptoj si mund te vihen premisat e ndikimit kulturor mbi Bajronin apo Willsonin,Klintonin,Blerin apo Konica me pergatitje frenge qysh ne adoleshence apo Noli nen ndikimin kontinental te thithur prej greqishtes si nje sere njerezish te tjere te letrave qe e merrnin kontinentin nepermjet Greqise (si ndodh edhe sot).

    Sa per boten-anglosaksone mjaftohem me filmat, parapelqej picen dhe kebapin ndaj mcdonaldit, nuk me pelqejne librat ‘e verdhe’, as Ken Follet me 120 milione librat e shitur e para se ti hyj Chomskyt me duhet me mbaru Hajdegerin, ku po me has keq sharra ne gozhde.
    Tashme degjoj pothuajse vetem muzike shqiptare, te keshilloj nje duet te Nertila Vretos me nje djalosh nga Pogradeci, bilbil fare, po u hodhen ca pare tek ky, do kemi nje deli kengetar.

    E habitshme po ja dal fare mire 🙂

    Sa per ato muhabetet e e hecurit para, Amerika le te hece sa te doje para, flaka e madhe e harxhon shpejt vajin e kandilit, nderkaq ne shqiptaret kemi mbajtur gjithnje flake te ulet, prandaj kandili yne s’eshte fikur ende. Jemi popull nikoqir, na pelqen drita e te tjereve.

    Sidoqofte nuk eshte kjo tema (edhe sepse nuk eshte ende koha e ketij debati) po strukturalisht kultura shqiptare eshte teper larg Perendimit anglo-sakson.

    1. Te shkruajta edhe me pare qe “Na ishte nje here…” nuk mund te shkoje me te Tashmen apo te Ardhmen. Aq me teper qe bota shqiptare duhet te dale nga filozofia e politikes provinciale mafioze qe ka nevoje per idealin e figuren e policit Katani.

      C’ka permende, une personalisht i kam lene mbrapa vite te shkuara.

      Ne Shqiperi ka kaq shume kengetare, autore, krijues ne pergjithesi, e “njerez qe dine”; qe te gjithe sorollaten ne ate qerthullin e tyre te vobekte kulturor, nuk lene apo mbetet asgje pas, per brezat e tjere qe te venerojne.

      Ne Shqiperi jetohet akoma me kulturen muzikore te “Kengeve te Shekullit”, per te kenaqur shijet e atrofizuara te shqiptareve.

      Noli e Konica u permend nga une se te dy gjeten veten e u aklimatizuan kulturalisht ne SHBA, duke kompletuar e lemuar edhe me arsimimin e kulturen, kontributin e tyre pertej Atlantikut, nderkohe qe nje pjese te jetes formative e kishin marre pergjate vdekjes se perandorive europiane ne nje tranzicion kulturor.

      E gjithe ideja e nderhyrjes time ishte qe mos e nencmo nje bote qe sot per sot eshte ylli i karvanit. Bota anglo-saksone per shqiptaret ka sjellur vecse shprese, kurse kulturat qe permende kane sjelle me shume trazime, gjakderdhje sociale, e zenka kulturore e historike.

      Per Chomskin qe permende pavarsisht vlerave te padiskutueshme fillestare si linguist, qe i jane njohur e konsumuar qe prej 30-40 viteve me pare, sot me teper mbetet me shume i adhuruar prej evropianeve mengjerashe se sa prej vet amerikaneve.

      Persa i perket Heidegger-it ne se nuk e kane lejuar te fundoset si “nazist” nga evropianet kontinentale, sidomos nga adhuruesit e dikurshem e armiqte e tij sot, pjella te vet Heidegger-it, jane pikerisht keta anglo-saksonet “injorante” qe kane publikuar me shume literature rreth tij se c’mund te publikonte edhe vendi i tij, apo te dashuruarit e dikurshem me te, francezet, apo evropianet e tjere.

      Oponencen e vertete ndaj Heideggerit e ka bere filozofia analitike ango-saksone dhe e ka vendosur ate ne nivelin honorifik qe i takon.

      Analitiket anglo-saksone jane liberalet e vertete, ne kuptimin e vertete qe duhet te marre fjala liberal. Te mos harrojme britanikun Locke qe pershkroi per here te pare idealin liberal te liberalizmit si filozofi mbi te cilen u ngriten shtyllat e kapitalizmit anglo-sakson qe shume nga ne e marrim si te mireqene. Heidegger-i ishte e kunderta e idealit anglo-sakson te demokracise e mendjes liberale.

      Komentet per preferencat personale po i le jashte, nuk na ndihmojne. Por si dishepull i filozofise analitike e kam konsumuar shume Heideggerin edhe kam nje bibliografi te pasur ne zoterim. Analitiket kane nje admirim per Heidegger-in forcen e mendjes se tij ne analizen qe i ben fjales e qenies qe e perdor ate, admirim qe ndaj edhe une.

      Biles me qe te “paska mbetur sharra ne gozhde” me te, une e njoh mire, mund t’i trashendoj do fjale te mira per ty si kontributor i perpjekur qe je… 🙂

      Ne si shqiptare kultura analitike anglo-saksone mund te na ndihmoje me shume per te zbuluar mesazhin e “fjales e qenies” te analizuar edhe nga Heidegger-i.

      A nuk eshte Heidegger-i ai qe insiston ngulshem qe bota e kultura perendimore ne pergjithesi e ka humbur thelbin e kuptimit original te fjales, te fjales se lene nga greket e lashte( ah sikur vertete greket te ishin fillimi i vet fjales…)

  8. Më pëlqen qasja e Xha Xhait. Edhe opimizmi. Niset nga një intrigë e ndodhur gjysëm shekulli më parë dhe na grish të diskutojmë për perspektivën. Fatkeqësisht një perspektivë që, me gjasë, mund të bëhet realitet pas gjysëm shekulli.

    Më falni për pesimizmin. Një fjalor i tillë nuk është nga ata që e shlyejnë harxhin me shitjet në treg. Puna për të kërkon subvencion. E dini sa profesionistë paguhen nga shteti në Tiranë dhe Prishtinë për të hartuar fjalorë të tillë? Javën që kaloi mediat njoftonin se për mungesë fondesh minimale kartoteka e Institutit të Gjuhësisë po bëhet e palexueshme dhe nesër mund të na lejë shendenë. Alarimi vinte si muhabet sebepi, kish folur një drejtor në një ditë përkujtimore, të trashëgimisë kulturore mbase.

    Për të mos qenë dhe pesimist dhe cinik, nxitoj të them se diskutimet e mësipërme e kanë një vlerë praktike, dmth vlejnë edhe për tani e për këtu. Si psikoterapi.

  9. Read me, po te mi kishe bere keto muhabete ndonja 10 vjet me pare do korrje sukses te papare.

    Me thene te drejten nuk e kuptoj per ç’liri e ke fjalen, kur veshtire se mund te thuash ndonje gje pa ngrene ndonje plaç nga dikush, per diskriminim racor, etnik, fetar, gjinor, te kafsheve apo te bimeve.

    Nje bashkesi ku eshte ngritur ne art korrektesa politike, ç’liri mund te ofroje ?
    Per Fugen, gjithe perendimi eshte ne krize semantike, ai mbeshtetet besoj tek pervoja e vet frenge, po ku me shume se ne Amerike mund te flitet per zbythje te lirise ?

    Korrektesa politika sikunder dihet eshte mjeti i vjeter i diplomacise ose me mire i te folurit diplomatik, mirepo si mund te jetoje njeriu me dike afer duke qene i detyruar gjithe jeten te jete diplomatik ?

    Te gjitha llojet e marredhenieve te forta njerezore kur fillojne e prishen sundohen nga korrektesa diplomatike.

    Njeriu qe te jetoje lir-shem, duhet te ‘thyeje akullin’, pra korrektesen politike, çdo marredhenie e forte fillon me thyerjen e akullit dhe mbaron me rivendosjen e akullit.

    Si mund te pranoj une leksione lirie nga nje vend qe sundohet dita-dites prej akullit ?

    Liria lidhet perhere me Tjetrin, po kur Tjetri e Tjetri jane kaq te ndryshem nga une, atehere si mund te jem i lire ?
    Si mund te jem i lire me shpaten e Damokleut mbi koke ?

    A eshte diplomati i lire ? Ne ka njeri me pak te lire ai eshte pikerisht diplomati, sepse atij ja masin koken me spango.
    Dhe ketu futemi tek Hajdegeri te cilin thua se e njeh mire, ku ka liri pa liri te qenies e cila perthyhet tek liria e mendimit dhe e shprehjes ?
    Roberia e vertete eshte psikologjike, jo fizike, do shpreheshin fetaret e psikologet.

    Tani me thuaj ti, ku eshte liria politike ne nje vend qe eshte i strukturuar per te pasur dhjetra parti e perkundrazi ka vetem 2.

    Liria politike lidhet me te drejten e idenfikimit ne nje grupim politik qe ne kohet e sotme quhet Parti.
    A nuk eshte vete sistemi qe e mohon lirine politike duke penguar njerezit te identifikohen politikisht tek Partite ?
    Ku eshte pluralizmi politik ketu ?

    Shikojme Ameriken ne kendveshtrimin historik, u krijua per te krishteret europiane, duhet te perfaqesonte nje popull misionar qe do perhapte driten e Zotit, te qyteterimit dhe demokracise ne gjithe boten, duke shkuar ne shpate çdo armik si psh indigjenet e Amerikes.

    C’eshte sot ? Nje lemsh njerezish pa identitet qe lekundin dollarin, flamurin dhe pasaportat, ngjan si identiteti i punetoreve te nje kompleksi industrial.

    ””E gjithe ideja e nderhyrjes time ishte qe mos e nencmo nje bote qe sot per sot eshte ylli i karvanit. Bota anglo-saksone per shqiptaret ka sjellur vecse shprese, kurse kulturat qe permende kane sjelle me shume trazime, gjakderdhje sociale, e zenka kulturore e historike.””

    Pikerisht, njeriu eshte gatuar per te perjetuar, trazime, gjakderdhje sociale, zenka kulturore e historike, dhe kjo eshte historia e njerezimit, nepermjet perballjes njeriu permiresohet, eshte natyra e njeriut qe i kerkon shkendijen ne sy ose syrin pishe.

    E ke vene re sa majtas po rreshqet Amerika keto 50 vjetet e fundit dhe vazhdon e rreshqet gjithnje e me majtas, ish partia e skllavopronareve eshte kthyer ne partine e ish-sklleverve, Niçja do ishte gajasur me te madhe nga ky transvalutim i vlerave .

    Jemi strukturalisht kaq ndryshe or ti Read me, qofte ndaj Amerikes se pare misionare e kesaj te dytes , saqe na duhet te humbasim shpirtin per te emuluar Ameriken.

    Une per vete nje çmim kaq te kripur nuk e paguaj, mjaftohem me filmat.

    p.s me terheq spekullimi metafizik, te menduarit si shkence me vete, me duket blasfemi.

  10. Ne kete debat “read me” – “hyllin”, ku me duket perplasen dy konceptime te kunderta : i pari e ve theksin tek anglo-saksonet, dhe i dyti tek filozofia kontinentale, mendoj pak a shume keshtu :

    Per mua, eshte e qarte se ne nuk i perkasim kurrsesi botes anglo-saksone. Ajo duhet vleresuar per ate qe eshte, dmth si nje mbrojtese e mire (me teper me force) e lirise. Ndersa Europa ka prirje te filozofoje aty ku duhet te kercase pushka, Amerika zgjidh problemet shpejt e shpejt. Per vete historine tone, vendi yne eshte debitor ndaj ndihmes anglo-saksone, sepse kur vjen fundi, ai qe te ndihmon REALISHT kur je perposhte, ai vlen me shume. Pavaresisht se ndihma tjeter qe vjen nga Europa kontinentale eshte e paçmuar persa i perket ideve. Jo se Europa eshte me e paditur, kurrsesi, madje sterhollimin e saj filozofik nuk e arrin as USA, as Anglia e as Japonia, Kina apo India. Porse ajo eshte me e vetepermbajtur, me e ftohte, dhe kjo s’i shkon shume pershtat dikujt qe e kane vene perposhte.

    Ne kete kuptim, Shqiperia, persa i perket sigurise se saj, ka me shume interes per krahet e fuqishem te USA. Por dobia ndalet vetem ketu. Sepse persa i perket menyres se mendimit apo stilit te jeteses, as qe mund te vihet ne dyshim qenia jone europiane-perendimore, pasi kemi provuar gjithfarelloj gjerash te tjera (rus e kineze etj).

    Filozofia kontinentale njihet si biqefale, ketu perjashtoj Italine e Hyllinit qe ska pasur ndonjehere nje tradite kushedi çfare ne filozofi. Pra ngelen dy kokat : franceze dhe ajo gjermane. Por keto shkojne vertet si dy koka shqiponje shqipe, qe shohin ne dy drejtime te kunderta. Ndersa Franca eshte atdheu i ideve universale, fisnike (te drejtat e njeriut, qytetaria mbi prejardhjen, etj), Gjermania eshte me e erret, me mistike, me nje lloj “thirrje” te larget ndaj gjakut, qe per Francezin eshte e pakonceptueshme. Ndersa Franca njeh te drejten e tokes, Gjermania njeh ate te gjakut. Kane dy histori te ndryshme, dy drejtime te ndryshme.

    Shqiptaret, ne lidhje me kete, per stadin ku jane, si dhe duke pasur parasysh veçorite e saj historike, qe nga zanafilla e kendej, anojne nga konceptimi gjerman : e drejta e gjakut : eshte shqiptar ai qe ka gjak shqiptar, dhe jo ai qe eshte lindur ne Shqiperi. Edhe sikur t’i jepen nenshtetesia menjehere pas lindjes se nje kinezi, ai, ne mendjen dhe konceptimin e Shqiptareve, do te mbetet perjete nje kinez dhe aspak nje shqiptar. Ashtu sikurse Shqiptaret mburren me ata femije te lindur ne toke te huaj nga prinder Shqiptare dhe s’e kane pare asnje dite token e Shqiperise, ne mendjet e Shqiptareve ata do te jene Shqiptare, sepse eshte gjaku i prinderve. Shkurt, edhe konceptimi europian nuk eshte aq monolitik sa duket.

    Shoh qe po permendet Heideggeri. OK, per ata qe e kane studiuar, ai nuk do te ishte kurre nje francez, dmth ska asnje gjase qe te linde nje Heidegger franceze, edhe pse mjaft franceze e kane adhuruar (René Char, Jean Beaufret, e plot te tjere). Sepse Heideggeri nuk eshte Descartes, por eshte me teper Pascal. Racionalizmi francez nuk ngjet mire me idealizmin gjerman, dhe keto duhen marre mire parasysh kur te flitet per ndikimet e ketyre dy filozofive mbi njeriun shqiptar.

    Si perfundim, me e mira qe mund te behej eshte nje pervetesim i njekohshem i dy filozofive kontinentale, gjermane dhe franceze, edhe pse keto krijojne njefare perplasje ne njeriun shqiptar. Nese ne mesojme mire menyren franceze te te arsyetuarit, porse pa humbur veçorine tona shqiptare per pak erresire gjermane, atehere them se kjo do te ishte tejet perfituese. Persa i perket filozofise anglo-saksone (Britani, USA), ajo duhet kufizuar ne thjesht ekonomi, megjithese edhe kjo duhet marre me “pinceta” pas krizes qe po ndodh sot. Kapitalizmi i eger anglo-sakson po tregon se mbase nuk ishte kjo rruga e duhur, dhe se gjerat duhet te vijne me majtas, drejt nje shteti me social, siç po perpiqet te beje dhe Obama. Sepse disa devijime skandaloze te ekonomise amerikane, dmth te menyres amerikane te berjes se parase, jane megjithe mend te paturpshme dhe te pamoralshme.

    Ne kete kontekst, “terapia e shokut” e Gramoz Pashkos, ka qene nje katastrofe per Shqiperine, pavaresisht etjes se madhe te asaj kohe per liri. Ne nuk jemi amerikane qe e kane nisur historine e tyre ekonomike egersisht, por kemi dale nga 50 vjet tutele komuniste ku shteti drejton gjithçka. Nga nje centralizim i skajshem, ne nje kapitalizem te eger pa fre, kjo eshte si ta shkaterrosh nje komb. Dhe pasojat, besoj se po i shohim te gjithe.

    Amerikanizimi i ekonomise dhe italianizimi i mediave, per mua jane nje semundje qe nuk po dime si t’ia bejme. Nxjerrja lakuriq e individit amerikan para tregut te punes, dhe nxjerrja lakuriq e shaleve italiane neper portokallia e fiksa fare, s’kane bere tjeter veçse e kane çoroditur kete derr popull qe i thone popull shqiptar.

  11. ”’Ne Shqiperi jetohet akoma me kulturen muzikore te “Kengeve te Shekullit”, per te kenaqur shijet e atrofizuara te shqiptareve.”’

    Meqe i hodha edhe nje sy shtypit dhe jemi ne ujrat e kinezerise, po i rikthehem kesaj pjese.

    Cdmth kjo, qe ç’eshte shqiptare eshte keq ? A nuk eshte ky qendrim kulturalisht racist ose me sakte racizem mazokist ?
    A e degjove ti kengen qe te keshillova ?

    Jam i sigurte qe jo dhe a e di pse jam i sigurte ? Sepse ta hodha si karrem dhe me pergjigjen re peshk.

    Une per vete nuk kam paragjykuar asnje muzike, i kam degjuar qe nga muzika e viteve 60 e deri tek Gagaja,italiane, greke, biles edhe mjaft pjese klasike ku parapelqej Bach-un dhe baroken ne pergjithesi, Vivaldin dhe Handelin.

    Megjithate perballe nje kenge te bukur toske te vjeter a te re, ngelem brenda, eshte pune metafizike kjo, s’ka lidhje as me veshin muzikor as me shijet.
    Para nje kenge te bukur toske nuk ve asgje.

    Bota ka kaq shume variacion muzikor sepse ka shume metafizika, por jane njerezit qe o ngelen te hapur ndaj metafizikes se vendit e popullit te tyre o mbyllen dhe flasin nga lartesite e nje metafizike tjeter apo edhe per shije ‘objektive’.

    Pse te shtjellova kete pike do thuash ti e ku lidhet me kinezerine.

    Sepse qe thua ti, po lexohen ditet e fundit replika mes Kadarese dhe Lubonjes, mbi punen e kinezerise.

    Qe ky debat mori rendesi kjo lidhet drejtperdrejt me lidhjet shqiptaro-amerikane e me faktin qe tashme Kontinenti ka bere hapa prapa ne çeshtjen e globalizmit, Franca e Sarkozise in primis, keshtu qe tashme sorroisteve u ka ngelur vetem bota anglosaksone, ne veçanti Amerika.

    Mirepo fakti qe Amerika eshte strukturuar krejt ndryshe nga Shqiperia, nuk duket t’u beje pershtypje te shumteve.

    Qe ligjet logjike te analogjise te vendosura prej Aristotelit qysh para 2400 vjetesh, ndalojne kategorikisht si jo-logjik nje krahasim mes 2 njesive si Amerika dhe Shqiperia, kjo nuk duket te ndaloje spekullimet e njepasnjeshme.

    Ne konflikt te hapur me Logjiken, po kerkohet instaurimi ne Shqiperi i nje regjimi te ‘lirise’ se mendimit e te shprehjes qe s’ka kurrfare lidhje me kulturen shqiptare.

    Ti me kete pohimin tend sheshues ndaj muzikes shqiptare, nuk ben gje tjeter veçse ndihmon ne fushaten e racizmit kulturor ndaj shqiptareve, fushate qe ndermerret nga shume emra te shquar.

    E di si eshte kjo puna jote dhe e kesaj fushates sheshuese ndaj kultures shqiptare, si ta zeme Shqiperia te ishte ne krize demografike dhe te propozohej injektimi ne Shqiperi i nja 2 milione zezakeve ne vend qe te propozohej rritja e lindshmerise.

    Ai qe do propozonte rritjen e lindshmerise sikunder eshte logjike kur ka krize demografike do stigmatizohej si racist, patriarkalist, fashist e me the e te thashe, kurse injektimi i 2 milione zezakeve si zgjidhja e problemit.

    Eshte po e njejta logjike e nje fjalori qe do legjitimonte mijra fjale te anglishtes te hynin si zyrtarisht shqipe ne gjuhen tone, se keshtu do zgjidheshin shume probleme gjuhesore.

    Ndersa ushtrohet qartazi racizem kulturor, akuzohet tjetri per racizem, alergji, paranoje, fashizem, nacional-komunizem e me the e te thashe.

    Ne rastin e shqiptareve termi me i pershtatshem eshte mazo-racizem kulturor, sepse eshte racizem mazokist.

    Shiko ka nje perballje te vjeter ne kulturen shqiptare mes frymes kozmopolite dhe asaj etnocentrike, per arsye te kuptueshme, mund te mirekuptohet e pranohet edhe kur fryma kozmopolite ushtron mazo-racizem kulturor, po ajo qe nuk arrij dot ta pranoj eshte pretendimi se kjo eshte ne te mire te shqiptareve.
    Do thoja se ne rastin hipotetik te krizes demografike, te propozoje se injektimi i 2 milione zezakeve do te ishte ne te mire te shqiptareve, kjo perveçse rrenqethese , shtron ne radhe te pare çeshtjen se ç’eshte e mira e shqiptareve.

    Kam pershtypjen se ne 20 vjet eshte folur e sterfolur, pa rene dakort ne radhe te pare mbi premisen, se ç’eshte e mira e shqiptareve.
    Rreth te mires se shqiptareve, te mires publike, ka 20 vjet qe te gjithe hedhin uje nga mulliri i tyre, e u duket vetja si Skenderbeu qe po shpeton vendin, aq sa besoj se duhet studiuar nga psikologet e sociologet, nje e mundshme Sindrome e Skenderbeut, qe kap personazhet publike kur vendi eshte ne veshtiresi.

    1. Hyllin,

      Te them te drejten nuk kam aftesi t’i ndjek te gjithe keto persiatjet, kapercimet(krejt jashte teme) e tua te fundit per racizem, kinezeri, etnocentrizem e te tjera. Ku nisem e ku bitisem!

      Edhe nje here: sugjerimet e thirrjet per te pare kulturen e kontributin anglo-sakson jashte natyres, mendesise, historise shqiptare jane krejtesisht pa vend. Recetat e sugjeruara nga ju mbeten thjesht ne nivelin e opinioneve personale, nuk i sherbejne ardhmerise me te begate ekonomikisht e kulturalisht te shqiptareve.

      Por te them pa rezerva, ndjej vazhdimisht nje fryrje te panevojshme prej “kaposhi” si i themi ne nga jugu, ne lidhje me shqiptarizmin “etnocentrik” tendin.

      Ne lidhje me muziken shqiptare sidomos ate jugoren nga ku edhe i kam rrenjet e kam te veshtire te me mbaj dikush tjeter leksion. Ne se te pelqen nje kenge specifike nga jugu i vendit, kjo nuk ka te beje shume me vlerat apo meritat e muzikes ne fjale se sa me kultivimin e shijeve personale.

      Dy llafe per muzikologjine shqiptare. Nderkohe qe mund te dallohen elemente autoktone te vjetersise e te kontributit muzikor ne Ballkan te shqiptareve, muzika shqiptare ka nje mbipopullim me elemente te huazuar gjithandej Ballkanit. Me pak fjale, i mungon origjinaliteti, eshte nje lloj amalgame qe nuk deshmon per ndonje “origjinalitet” te ri apo shkendije gjenialiteti muzikor per te avancuar shprehjen muzikore me elemente “origjinale” shqiptare. Perseri ne Shqiperi po vazhdohet ne kete tradite.

      Nga i di une te gjitha keto? Supozo se “me ka fryre ne vesh” dikush qe me ka edukuar muzikologjine nga pozitat e themeluesit te muzikologjise shqiptare ne nivelin akademik, qe per here te pare i mesoi te tjereve, sidomos te huajve, “sekretin” e harmonine te polifonise shqiptare.

      Si e mendoj une kete punen e muzikes e shijes artistike muzikore? Eshte evolutive ne se mendon se bota eshte e larmishme. Nese me merr malli e me shkrepet te degjoj muzike “origjinale” shqiptare, e degjoj, kenaqem pasi kam veshur menderisht kostumin e nevojshem etnoshqiptar(A mund te heq qafe dicka te kodifikuar ne gen?) pastaj qesh e them: Kemi edhe ne muzike! Megjithate pas do kohe me merr malli persieri. S’mund t’i ikesh, arratisesh, geneve te tua.

      Ne menyre qe te mos i pergjigjem cdo postimi tuajin kam nje pyetje: Gjithshka qe shkruan per bote anglo-saksone, e ke nga pozitat e dikujt qe e njeh duke e perjetuar(mundesisht) perdite, apo thjesht si kalimtar apo nga burime informacioni, lexime, apo media vizuale sic eshte televizori, filmi, interneti, etj?

  12. Si gjithe kombet e tjerë para nesh, Ne jemi duke vuajtur prej të njëjtave situata. Duke diskutuar me shqiotare te tjerë të të gjithave trojeve ku flitet Shqipja, nuk është e vështirë të zbulosh që asnjeri nuk ëahtë edh aq i lumturum reth gjuhës Standarte dhe Fjaloreve ekzistues te gjuhës , si Shqip-Shqip, ashtu edhe ato dygjuhësh në të dy senset. Në çdo vitë që kalon duket sikur koklavitjet e ketij telashi reth gjuhës ngjiten edhe më lart, dhe çdo vit duket me vështirë të gjendet nji zgjidhje e duhur. Nji analize e gjëndjes së gjuhës shqipe dhe gjëndjes së tanishme të shqipfolëseve, do të ndihmotë çdo shqiptar me kuptue më mirë sesi gjuha me gjithë pjesët e saj punon në kohë. Ne duhet të kemi të qartë cilat janë arsyet e vërteta :Pse gjuha Shqipe është lënë kaq pasdore?
    Kuptohet, gjuha Shqipe dhe fjalorët e saj mund të përmirësohen prej vetvetes, pa pas qënë nevoja të ndonji ndërhyrje, ose të shkruhen papritur prej ndonji pasanik Gjerman ,ose Amerika vetëm për qëllime humanitare; ndihma I kemi parë të çdo lloji dhënia falas e fjalorëve është nji gjë e pandodhur dhe e paprovuar deri më sot me gjuhën Shqipe.
    Ne na duhet nji fjalor, madje sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë do të fokusohesha ne nje riëzim te fjalorëve Gjermanisht-Shqip dhe Anglisht –Shqip, dy kombet e sotëm të lidhur me filozofinë dhe prakticitetin teknollogjik, të cilat janë të ngjashmë me nji situatë të moçme të quajtur nga ditët e sotme “grekërit” me “latinët”. Kam pas gjithmonë mendimin që kulturat e mëdha kanë ardhur nga kruashjet e përzierjen e kulturave të vogla individuale. Ka qënë një shumatore e pandërprerë gjuhësh dhe kulturash, të cilat sot fatëkeqësisht nuk është e mundur jo vetëm ti indetifikojmë, por edhe ti pranojmë si mundësira.

  13. Te luetem me e heq postin tim me larte. Me falni, jane bere disa gabime te cilat mund te keqkuptohen prej dikujt, edhe pse jane gabime teknike. Duhet te jete /shqipetare/ dhe jo /shqiotare/ , ne fjaline e dyte. Keshtu qe e rishkruajta dhe eshte me poshte:

    Gjuha ka nji strukturë hirarkike dhe tulla më e thjeshte ashtë zonema(zonin e ma). Nëse ne do të bënim nji ndryshim artificial në të, të pamenduar mirë, ajo do të ndryshonte nji pjesë të mirë të pemës llogjike, do te pakësonte fjalë-mendim formimet e mundshme, do të rriste numrin e frazave të panevojshme nëse do te krahasoheshin ato me gjëndjen e parandryshimit,fjalëve të panevojshme në nji fjali dhe do t’devijonte deri diku mendimin origjinal të zëmrës së gjuhës. Gjuha natyrore ka ardhur si rezultat i zvillimit të gjate në kohe nën deyrimin objektiv të proçesit te komunikues “gjithcka në të folur duhet me qënë sa më e lehte-kuptueshme dhe e qartë”, por gjatë të cilës ka ndodhur dhe nji kullim zonetik i lidhur ngushtë jo vetem me vetveten ,por edhe me kuptimin e fjlaëve.
    Si gjithe kombet e tjerë para nesh, Ne jemi duke vuajtur prej të njëjtave situata. Duke diskutuar me shqiptarë te tjerë të të gjithave trojeve ku flitet Shqipja, nuk është e vështirë të zbulosh që asnjeri nuk ashtë edhe aq i lumturum reth gjuhës Standarte dhe Fjaloreve ekzistues te gjuhës , si Shqip-Shqip, ashtu edhe ato dygjuhësh në të dy kahet. Në çdo vitë që kalon duket sikur koklavitjet e ketij telashi reth gjuhës ngjiten edhe më lart, dhe çdo vit duket më vështirë të gjendet nji zgjidhje e duhur. Nji analize e gjëndjes së gjuhës Shqipe dhe gjëndjes së tanishme të shqipfolëseve ne te dy krahet, do të ndihmonte çdo shqiptar me kuptue më mirë sesi gjuha, me gjithë pjesët e saj, punon në kohë. Ne duhet të kemi të qartë cilat janë arsyet e vërteta pse gjuha Shqipe është lënë kaq pasdore deri më sot.
    Kuptohet, gjuha Shqipe dhe fjalorët e saj mund të përmirësohen edhe prej vetvetes, vetvetiu, pa pas qënë nevoja të ndonji ndërhyrjeje, ose fjaloret mund të bëhen te shkruara papritur prej ndonji kamniku Gjerman ,ose Amerikan nisur kah qëllime humanitare; ndihma Shqiperia ka parë të çdo lloji , por dhënia falas e nji standarti, ose e fjalorëve do te ishte nji gjë e e rallë, e pandodhur dhe e paprovuar deri më sot me gjuhën Shqipe.
    Ne na duhet nji standart i ri dhe pas tij fjaloret e rinj Shqip-Shqip dhe Tw Huaj-Shqip, madje sa më shpejt që të jetë e mundur. Përsa i përket fjalorëve, do të ishte mirë me u shikue në një riezim të fjalorëve Gjermanisht-Shqip dhe Anglisht –Shqip, dy kombet e sotëm të lidhur me filozofinë dhe prakticitetin teknollogjik, të cilat janë të ngjashme me nji situatë të moçme të quajtur nga ditët e sotme “grekërit” me “latinët”. Kam pas gjithmonë mendimin që kulturat e mëdha kanë ardhur nga kraushjet e përzierjet e kulturave të vogla individuale. Ka qënë një shumatore e pandërprerë gjuhësh dhe kulturash, të cilat sot fatëkeqësisht nuk është e mundur jo vetëm ti indetifikojmë, por edhe me i pranue si mundësira.

  14. Zonje,

    Ne te dy, me ç’po shoh, kemi te njejtin hall dhe shqetesim por te shikuar ne dy kende te ndryshme. Ndersa une i meshoj PUNES INDIVIDUALE dhe perpjekjeve gati vetemohuese te dikujt, ju i meshoni institucioneve, dmth kanalizimit neper konferenca etj. Une ju kuptoj shume mire dhe madje kjo eshte bukuria dhe dobia e debatit : shqetesimi intelektual ne lidhje me menyrat e daljes nga nje gjendje e caktuar.

    Sot po shfletoja ne nje biblioteke te madhe ca materiale letersie. Psh, lexoj per Kunderen qe eshte futur per se gjalli ne Plejade (botimi me prestigjioz francez, zakonisht futesh ne te vetem pasi te kesh vdekur). Gjate leximeve te materialeve, une shoh diçka qe s’kam arritur ta shoh tek asnje qeveri shqiptare apo platforme kombetare apo ç’te jete tjeter : nuk ka rregullsi, ide, projekt afatgjate per te percjelle nje mendim europian.

    Gjate hulumtimeve te mia, kam vene re, dhe madje me dhimbje te madhe, se brezi yne, dmth te shkolluarit te pakten deri ne gjimnaz ne kohen e komunizmit, jemi absolutisht te djegur dhe te percelluar, dhe madje te paafte te prodhojme qofte dhe nje ide origjinale. Ky eshte vezhgimi im, jam i hapur ta diskutoj me kedo qofte.

    Kur lexoj sot nje shkrimtar te njohur qe thote keshtu : “kam lexuar ‘Zhurma dhe terbimi’ (Le Bruit et la Fureur) te Faulkner ne moshen 14 vjeçare, dhe per mua ka qene nje tronditje e vertete, aq sa s’kam lexuar gje per muaj te tere…”, eshte e pamundur te mos i rikthehemi historise sone te mjere : moshat tona 14 vjeçare apo 17 vjeçare, apo 20 vjeçare, jane shkrumbuar e bere hi nga nje thatesire perveluese tekstesh, nga nje sistem dogmatik i trajtimit te letersise, ne ate pike sa truri yne (i imi dhe i juaji) ngjan me token e Cernobilit ku s’mbin asgje. Ne te dy, zonje, jemi zhuritur e vyshkur qe ne femijeri dhe rinine e hershme. E pamundur te rikthehesh prapa.

    Cfare kerkoj une me kete ? Dua qe thjesht kjo gjeme te mos i ndodh femijeve tane, dhe jo qe ne te ripleherojme truret tona psh te nje 40 apà 50 vjeçari. Ideja eshte thjesht venia e bazave per me tej. Dhe ketu, per mua, nuk ka mjet me te mire sesa kapja e voneses shekullore ne nje lidhje me letersine europiane. Sot, ne asnje ministri, as kulture as dreq e te bir, nuk ke nje program ringritjeje ne kembe te nje biblioteke “ideale”. Jo gure e tulla, por biblioteke titujsh. Me gjeni sot qofte dhe nje shtepi botuese qe ka botuar vepren e plote te nje klasiku boteror, amerikan apo anglez apo francez apo gjerman, ç’rendesi ka. Me gjeni nje program ministrie qe mendon te pasuroje bibliotekat e fakulteteve apo gjimnazeve me veprat klasike. Asnje. Te gjithe e dine se sot ne Shqiperi mbahen leksione letersie mbi Marcel Proustin apo ndonje tjeter, pa lexuar asnje veper nga ai. Shkurt, vonesa e llahtarshme ne kete drejtim, eshte nje garanci e sigurte se edhe 10 vjeçaret e sotem do te dalin te shkrumbuar si puna jone, e imja dhe e jotja.

    Problemi i fondeve : nje perkthyes qe rri e humbet kohe pas librave ne tavoline, eshte krejt normale qe ai te siguroje jeten e vet, perndryshe i bie qe ai eshte kamikaxe dhe do te vdese per buke pas 37 ditesh. Ne Shqiperi duhet futur mire koncepti i vleres se kohes : nese nje druvar humbet 5 ore per te bere nje bisht te mrekullueshme sqepari, atehere zoteriu meriton te paguhet deri me nje. Sepse ai ka humbur kohen e vet, si dhe ka investuar nje “savoir-faire” te veten qe s’mund ta kete kushdo dhe qe s’mund te arrihet brenda dites. Prandaj, duhet te rikthehemi tek ligji i vjeter : puna e bere duhet paguar. Ska rrugezgjidhje tjeter.

    Ketu u fol per humbjen e kohes se papaguar nga disa gazetare. Madje kjo ne nje situate shqiptare qe ne e dime shume ne ç’nivel te mjere eshte gazetaria shqiptare. Kur ky gazetar kerkon hakun e punes se tij (qe eshte gati pa vlere fare), imagjino sa duhet te gerthase nje studiues apo perkthyes apo botues apo kritik letrar, per kohen qe humbet ne percjellje idesh qe jane ku e ku me lart se llomotitjet e gazetave.

    Kam pare ketu ca zoterinj qe i jane perkushtuar nje lemi te veçante te dijes, psh “Hyllini” merret me filozofi, “read me” mbase dhe ai, tjetri merret me letersine ruse, tjetri me filozofine indiane, etj. E rendesishme eshte kjo : s’duhet harruar se keta zoterinj kane vite te tera lodhjesh dhe vuajtjesh ne mesimin e ketyre njohurive, dhe keta duhen afruar gjithsecili per drejtimin e tij. Sot, fjalen ne Shqiperi nuk e ka specialisti (apo eksperti, siç i thoni ju) por e ka “gjeneralisti”, ai qe di gjithçka nga pak. Shikoni gazetat tona : nuk gjen asnje artikull per nje problem te veçante ku te flase nje specialist qe i kane rene leshte e kokes ne ate problem. Por gjen gjithmone te frikshmin dhe te perbindshmin ANALIST, qe di gjithçka ne ate mase qe te mos i interesoje askujt. Kjo eshte nje drejtim mjaft i rrezikshem qe ka marre peizazhi intelektual shqiptar.

    Po per gjuhen, meqe e ngritet problemin ju, kush flet ? Shikoni mire rreth e perqark : flasin gjithmone ata qe kane folur gjithmone, dhe qe nje dreq e di kush ua ka dhene tagrin te flasin. Mjafton te shkruash pese poezi dhe tjetri shkon e ligjeron ne nje “konference gjuhe”. Ca te tjere kane perkthyer vetem nje apo dy libra ne jeten e vet, dhe i degjon gjithandej duke dhene mendime e keshilla per perkthimin, ne konferenca gjuhesore e ne debate televizive (qe shpesh perfundojne ne mejhane katundi). Nuk merret asnjehere nje mendim i dikujt qe eshte marre dhjete vjet me letersine skandinave apo japoneze, nuk i merret mendimi fare se çfare idesh i kane lindur gjate kesaj pervoje me keto gjuhe te largeta. Gjuhetaret pretendojne te ndryshojne rregulla gjuhesore pa e pyetur fare ç’mendon perkthyesi i anglishtes, frengjishtes, spanjishtes, e zululishtes. Jo se keta kane te drejten e vetos, porse vetem pasi te jesh keshilluar me qindra specialiste secili ne lemin e vet, vetem atehere mund te dalesh nje kompromis. Por ne i bejme punet mbrapsht : e bejme njehere reformen dhe pastaj dalim e pyesim : he more, a ju pelqen ? Duke shkaterruar nervash te gjithe ata punetore te zellshem qe kane diçka per te thene. Dhe pastaj fondet, dihet ku shkojne : ne xhepat e konferencierve te pervitshem, te njejtat fytyra si gjithmone, me te njejtin zhargon, me te njejten skeme, shkurt, nje thatesire nietzscheane (nqs ka ketu ndonje dashamirese te ketij zoteriut).

    Ketu ka per te folur me dite e me nete, duke hyre dhe me ne thellesi te gjerave, porse siç e thashe ne fillim, KOHA TE QELB NUMRAT, ska gili-vili me te. Prandaj stop.

  15. Read me, po te varej njohuria vetem nga pervoja vetjake, do kishim ngelur ne epoken e gurit.

    Amerika qe thua ti eshte prej kohesh ne nje lufte te ftohte civile, mes atyre qe jane per Ameriken e pare misionare dhe atyre qe jane per Ameriken e dyte ‘iluministe’. Te paret e quajne veten amerikanet ‘e vertete’ jane relativisht homogjene (shumica derrmuese te bardhe kristiane) dhe votojne rregullisht republikanen, te dytet jane heterogjene dhe (po fillojne te) votojne rregullisht demokratiken .

    Zbythja e lirise vjen nga kjo lufte ‘e ftohte’, pasi ne çdo lufte e para e peson liria.

    Amerika ka nevoje per nje armik, vetem ashtu mund te ruaje vetveten, por ky armik duhet te jete edhe i Amerikes misionare edhe Amerikes iluministe.
    Gabimi i neokonseve qe udheheqin Ameriken misionare, eshte se nuk ishin ne gjendje te gjenin ne keto 20 vjet nje armik te perbashket per te dyja Amerikat.

    BS ishte armiku i persosur, zhdukja e tij i dha hov diferencave e gjithnje e me teper hov do t’u jape po te shikojme si rreshqiten hispanike e çifute ne anen demokratike e qe rrjedhimisht do sjelle forcimin e llogores republikane duke i dhene ze edhe anes ekstremiste.

    Tani nga te dyja Amerikat asnjera nuk eshte afer Shqiperise, por Amerika me te cilen Shqiperia eshte ne gjendje te gjeje ca pika te perbashketa eshte Amerika misionare e amerikaneve ‘autoktoneve’.

    Kjo e dyta gjendet me afer me nje pjese te parise shqiptare liberal-kozmopolito-sorrosiane, por kurrsesi me popullin, me demosin, me pleben e katundarine si dhe me pjesen tjeter te parise shqiptare.

    Kjo shihet fare qarte po te shikosh kush jane obamistet e flakte shqiptare .

    Tani qe ti vazhdon e kembengul me imazhin idiliak te Amerikes ne nje kohe qe nuk ben pershtypje me as ne majat e Alpeve dhe te Gramozit, per mua don te thote qe ti ke ngelur nja 10 vjet prapa ne njohjen e realitetit.
    Kjo e jotja eshte retorike e vonuar e endrres amerikane, tashme eshte konsumuar ne keto terma qe e vendos ti.

    Persa i perket muzikes, qe besoj se te njejten logjike ndjek edhe per perberesit e tjere kulturore, ti ende s’ke mesuar A-ne jo-sofistike te ngjashmerive dhe diferencave (si njohes i mire i Hajdegerit me habit se ka libra te posaçem per identitetin).

    Te gjitha metafizikat merren me çeshtjen e qenies(ndryshe shpirtit,psikes), prandaj kane ngjashmeri te jashtezakonshme por po aq sa kane edhe dallime.

    Po te kishte jashtetokesore, ne krahasim me ta, do kishim mundesi te flisnim per nje muzike te tokesoreve, sepse shtrengo e shtrengo do te dilnin karakteristika njerezore.
    Psh tek fete, sa ka pasur e sa ka, shtrengo e shtrengo, shkojme tek parime zanafillore te njejta te mbinatyrores.

    Keshtu ndodh rendom nder popuj te ndryshem qe figura te ndryshme te mbijetojne ne forma te huazuara, shih psh figuren e Mitres dhe Krishtit, para Mitres, Kaloresi trak e para tij ndonje tjeter qe s’e njohim.

    Por nje studiues i vemendshem e i pergatitur eshte ne gjendje te shkoje pertej formes dhe te gjeje rrenjet metafizike te dukurise.

    Tek ato rrenje metafizike fle edhe veçantia ose origjinaliteti.
    Nderkaq po te germohet ende me thelle mund te arrihet tek perfundimi se po kjo veçanti ka rrenje te perbashketa me nje ‘veçanti’ tjeter.

    Ne muzike ndersa bihet lehte dakort per motivet klasike ne muziken e shek 20, germuesit do ishin ne gjendje te shikonin se gjithe ato rryma kane rrenje muziken e shenjte kishtare gregoriane e se edhe ajo i ka rrenjet tek muzika kishtare bizantine e me radhe.

    Ti ke degjuar ndonjehere muzike bizantine (gregoriane besoj se po) ?

    Dhe muzika toske ngjashmerite ballkanike i ka me rrenje te drejtperdrejta bizantine, pa kaluar ne filtrin gregorian e te muzikes klasike.

    Mirepo nuk jane ngjashmerite ballkano-bizantine ato qe terheqin toskun, biles edhe gegun, por ajo esence dalluese para-bizantine, psh klarineta nuk eshte gje tjeter veçse nje fyell i perpunuar, tek ky mjet shihen rrenjet baritore te muzikes toske, sepse klarineta dominon qartazi.
    Psh ne ate greke kemi ‘luten’ ose mjetin muzikor me tel qe eshte rivali universal i fyellit.
    Po ti shikosh orkestrat ke mjete frymore me rrenje nga fyelli dhe mjete me tel, rrenjet nga l(ah)uta, pastaj disa nga veglat e zhurmes( defi, daullja, bateria) qe burojne nga perplasja e gureve ne kohen e qepes .

    Nejse ajo ku dua te dal, jane se pikerisht motivet e klarinetes perbejne edhe thesarin e vertete te muzikes toske si dhe origjinalitetin e saj ballkanik me rrenje para-bizantine.

    Pastaj qe edhe ne to do gjenden ngjashmeri me dikend tjeter kjo s’do mend se mjetet frymore tinguj te perafert do nxjerrin.

    Nejse se dolem shume nga tema dhe e beme terkuze, e leme qe secili mban bindjet e tij ne baze te njohurive qe ka rreth çeshtjeve.

    1. Hyllini:

      “e leme qe secili mban bindjet e tij ne baze te njohurive qe ka rreth çeshtjeve.”

      E thene me mire se kaq s’behet(s’arrihet).

      Hyllini shkruan: “Ti ke degjuar ndonjehere muzike bizantine (gregoriane besoj se po) ?”

      Kendej Read Me buzeqesh. Pjesa tjeter, si shtese nga une, eshte per te bere pak “hagare”.

      Permende muziken gregoriane e bizantine. Ne Tiranes e viteve te Partise ishte nje fond, qe pak kishin mundesi ta zhbirilonin; mund te quhej arkivi i radios(televizorit, kinostudios, apo institutit te folklorit, etj.).

      Tek portat kishin disa lloj gardianesh “bibliografe” qe kishin shume ne dore te te jepnin materiale muzikore qe gjenin rrugen ne Shqiperi nga dhurimet(grantet) qe i beheshin prej institucioneve te ndryshme jashte Shqiperise. Ne arkiva vecse flenin gjumin e madh te vetmise e mosperfilljes.

      Disqet, kasetat, partiturat muzikore popullonin raftet e pluhrosur, te shkretet nuk kishin shume vizitore. Fese i kishin dhene munxen, ndonje muziktar qe merrte ere nga muzika bizantine kishte cofur politikisht.

      Ne kete vobektesi muzike e muziktaresh, filloi zbulimi i muziktareve arberore. Si ne ender me ngjan te kisha nje qoshen time ne grumbullimet e vogla familjare apo te nje rrethi teper te ngushte shoqeror, ku kopjet e kasetave te arkivave degjoheshin, vleresoheshin e komentoheshin.

      Asnjehere nuk degjova qe klarineta kishte kaq shume afersi me cylen primitive te barinjve shqiptare.

      Me vone u binda se edhe cylen nuk e kishim shpikur ne shqiptaret, kur e pashe te paret e saj te ekspozuar ne muze artifaksesh nga kultura e Nilit apo Eufratit gati 5 mije vjet e hereshme.

      Ne linguistke numri i fonemave baze eshte nje menyre per te vleresuar vjetersine e nje gjuhe. Teoria eshte qe gjuhet origjinuan ne Afrike. Prej andej njerezit migruan e u perhapen gjithkah. Teoria vazhdon e thote qe numri i fonemave rritet apo zvoglohet nga sasia e njerezve qe e flasin ate gjuhe dhe prej distances prej origjines. Me larg prej origjines, me pak fonema. Ne Afrike numerohen rreth njeqind fonema. Anglishtja ka rreth gjysmes.

      Gjuha shqipe pavarsisht tkurrjes qe mund t’i jete bere per shkak te distances nga origjina dhe numrit te paket te popullsise, eshte e treguar e zgjuar, ka huazuar andej kendej neper komshinj e kushurinjsh te afert e te larget, e ka ruajtur nje numer te konsiderueshem fonemash, duke vazhduar te quhet perseri gjuhe shqipe. Te njejten gje ka bere anglishtja por eshte treguar me e paturpe, ka pervetsuar prej gjithkahu e gjithkujt aq shume, sa qe fjalori i anglishtes eshte me i pasuri sot per sot ne bote.

      Perse e permenda gjithe kete punen e fonemave. Shqiptaret ne kushtet rrethanore, pavarsisht se i ka munguar druri i bambuse, kane arritur me mjete rrethanore te krijoje cylen e vet, variantin e vet te fyellit, “origjinalitet” i perkryer shqiptar.

      Hyllini pastaj thote: “Pastaj qe edhe ne to do gjenden ngjashmeri me dikend tjeter kjo s’do mend se mjetet frymore tinguj te perafert do nxjerrin.”

      Te nderon kjo gje djale?! 🙂 Eshte si te thuash se ne muzike ka vetem 7 nota baze, e fundi i fundit cfare mund te gatuash me to? Vertete, si jane kompozuar gjithe ato sinfonite e fameshme me keto nota muzikore baze, si vazhdojne te prodhohet muzike pa fund me kaq pak miell ne magje?

      Po piktori? Luan vetem me shtate ngjyrat baze te spektrit te dukshem. Por megjithate, prej kur nuk mbahet mend, vazhdojme te kemi larmi krijimesh, shkollash pikture e prodhim qe nuk shterret…

      Une e mbylla kete shkembim i dashur Hyllin..

      ps. Ah per pak harrova, klarineta mund te loze mesatarisht rreth 40 nota… Fyelli me pak… por mos harro se gjithshka varet nga buzet, fryma dhe gishtat e intrumentistit dhe imagjinata muzikore krijuese e muziktarit..:)

  16. Fjalorin e madh anglisht-shqip online unë e kam propozuar prej kohësh, edhe me një artikull në Shekulli, të cilin natyrisht e pritën me indiferencë të plotë. Në mënyrë tipike, interesi për gjuhësinë sot, sidomos në publik, luhatet midis etnografisë katundare dhe patriotizmit kitsch. Asgjë të re deri këtu.

    Gjithsesi, problemet e gjuhës i ndiejnë, para së gjithash, ata që punojnë me gjuhën në vijën e parë: mësuesit, shkrimtarët, redaktorët, hartuesit e teksteve, përkthyesit. Unë do të thoja: veçanërisht përkthyesit. Kur them përkthyesit, nuk kam parasysh përkthyesit e Heidegger-it, por përkthyesit e manualeve të përdorimit të ekskavatorëve dhe të telefonave celularë.

    Sot ballafaqimi mes gjuhëve zhvendoset gjithnjë e më tepër në rrafshin teknologjik, çka përkon edhe me depërtimin e teknologjisë së konsumit në jetën e përditshme. Kjo teknologji flet anglisht; dhe sfidat shqipja sot i përjeton, para së gjithash, në raport me anglishten, të paktën sa i takon leksikut.

    Në qoftë se këto sfida nuk përballen në mënyrë të organizuar dhe me largpamje, shqipja nuk do t’i përballojë dot streset e përsëritura të këtij ballafaqimi; dhe shqiptarëve gjithnjë e më shpesh do t’u duhet të mendojnë në një gjuhë të huaj, nëse duan të jenë kompetitivë në dije, në biznes dhe në politikë. Shqipja do t’u mbetet ashtu në dorë etnografëve, që do të vijojnë të mahniten me emrat e lopëve dhe të cjepërve sipas katundeve.

    1. Si gjithmone, kapja e problemeve nga prapanica eshte rruga me tunduese qe mund te jete.

      U shastisa nga fjalet “ballafaqimi mes gjuheve zhvendoset gjithnje e me teper ne rrafshin teknologjik”. Keto fjale jane nje barbari me vete, qe do nja tre furra buke per t’u shpjeguar.

      Pikerisht kjo eshte gjema qe na pergatisin gjuhetaret tane : bjerrjen dhe poshterimin e gjuheve ne rangun e nje instrumenti. Ne gjera pa shpirt, ne thjesht gjuhe aeroportesh, manualesh perdorimi dhe budalliqesh te tjera.

      E vetmja gjuhe (langage) qe meriton te merremi me te, eshte gjuha e mendimit, dhe ketu ska treqind udhe por dy : filozofi, poezi. E thene me fjale te tjera : letersia mbi te gjitha.

      Ne nje kohe qe shqipes i duhet te ballafaqohet me gjuhet e tjera te mendimit, ne veçanti frengjishtja dhe gjermanishtja, ku ajo do ta shohe veten te zhveshur “lakuriq” e pa asgje ngjitur per trupi, sepse llomotitja brenda llojit e 50 viteve komuniste, ka bere qe ne e kemi humbur busullen sa nuk dime as te zberthejme nje fjale si “arsye”, “mendje” apo “shpirt”.

      Fjaloret e “leshit” qe na propozohen ketu, me perkthime termash si “excavateur = ekskavator”, ose “computer = kompjuter”, jane me te vertet bullshit qe s’dihet nga na mbijne keshtu, papritur e pakujtuar. Ne vend qe te hyjme e te mendojme pak se ç’kuptim ka fjala “te kuptosh”, “te nxesh”, “te percaktosh” e “te perkufizosh”, ne rrime duke u sjelle si kali ne leme neper konferencat e famshme ku vendoset qe te famshmit “laptop” t’i them laptop, llaptop apo dhe shkurt fare, llape.

      Problemi i shqipes nuk eshte aspak “teknik”, “informatik”, “aeroplanesk”, por eshte thjesht : te ulesh rrafsh diku, e te mesosh te lidhesh dy fjale bashke, ku tokes t’i thuhet toke e qiellit qiell, ku robte e shkrete te marrin vesh se : parmenda e qeve leron aren dhe katundari i shkrete fshin djersen me shami kambriku apo dhe me menge fanellate, e me nje fjale, shqipja jone do qe t’ia rikthejme edhe njehere shpirtin e vet, dhe te vije e te na fole perseri shqip, dmth troç.

  17. S’ka asnje sfide per t’u perballuar ketu, si gjithnje shqipja do i huazoje dhe kur te dalin nga perdorimi do i harroje.
    Perndryshe fjalori abstrakt mbetet pergjithnje, prandaj aty eshte sfida e shqipes.
    Frika ndaj fjalorit anglisht nuk i takon fjales mouse por fjales sustainable. Me pak fjale problemi eshte fare i parendesishem.

  18. Nga si po ashpersohen komentet duket sikur jemi mu ne mesin e nje lufte. Me vjen keq qe se kam vene re nje gje te tille. Madje kam menduar krejt te kunderten.
    Gjithmone me eshte dukur se ne evrope, e duke shtuar me pas edhe ameriken, dija e kultura s’kane qene kurre pjese e rivaliteteve ndermjet shteteve te botes perendimore.
    Ç’ka qene me vlere, e vertete dhe e bukur, ka qene e tille per te gjithe. E pranuar, pavaresisht se nga cili shtet vinte.
    Dhe pikerisht kjo – mendoja deri me sot – kishte bere te mundur qe ne boten perendimore te mos kishte diferenca thelbesore ne botekuptim.

    Po s’paska qene e tille. Ja paskam fut kot menjefjale. Si Borebardha!

    Se per ate zot, kurre s’do me kishte vajtur mendja qe ne Amerike ekzistoka nje fryme e tille revanshizmi ndaj asaj çfare eshte Evropa.
    Le me pastaj qe habia te shtohet edhe me shume kur sheh se kjo shprehet nga emigrante shqiptare qe e shumta 20 vite kane qe ndodhen aty.
    Qenkan te verteta diferencat perderisa keta ndihen kaq entuziaste dhe e keshillojne me kaq force, per ne.

    E te mendosh qe Amerika, vetem se fundi ka filluar te ndihet me nje ze te vetin, dhe qe personalisht, nuk me eshte dukur kaq ne kundershtim me ate qe ketu ne evrope ishte krijuar apo qe vazhdon te krijohet.
    Por ju thoni se eshte. Qe Shqiperia s’ka asnje lidhje me ameriken, qe eshte me afer me kontinentin, dhe se duhet zgjedhur o me Ameriken, o me Evropen.

    Mund ta keni edhe ju gabim. Te dyja palet. Ne te vertete mund te mos kete asnje diference kaq thelbesore mes tyre, ose edhe po pati ndonje, do sheshohet per shkak te gjithe kesaj levizshmerie etj. etj.

    Por nese duhet me patjeter te rreshtohemi, o me Ameriken o me Evropen, nuk arrij ta kuptoj sesi mund te dyshosh se zgjedhja duhet te jete domosdo Evropa. Ç’pune kemi ne me Ameriken.
    Hiq shqiperine, çdo gje tjeter e dashur prej nesh, ndodhet ketu afer. Ne çdo varreze evropiane te shkojme do gjejme ndonje personazh historik a ndonje artist e filozof qe diçka na thote edhe neve si shqiptare.
    Prej mijra vitesh ketu, ne mes te evropes, mendimit e kultures se saj, jemi plotesisht pjese e saj. Nuk mundet ta ndash, edhe te duash.

  19. Gjuha ka qënë gjithmone nji vegël, ose instrument, quejeni si te doni, madje ka qënë dhe ashtë instrumenti i pare gjithmone ne radhe,gjithmonë e më me i nderlikuar dhe përherë i habitshem tmërisht i pakuptuar në thelbin e saj. Është instrumentit i vetëm qënieve njerëzore që jo vetëm i dallon ata ka kafshët, por dhe i ka dalluar ata nga kafshët. Eshtë vegla , edhe pse pa peshë, pa ngjyre, pa erë, dhe pa peshë fizike, e cila e vetme ka prodhuar gjithë veglat e tjera materiale. Gjuha ka lind nga qëllimi, ku më kryesori ka qënë ai për të mbijetuar dhe jo nga dëshira poetike për ti kënduar detit. Më vonë të mbijetuarit I kthyen sytë edhe nga I kaltërtit det për ti thurur nji kenge, ose më vonë poezi.Nesë dikujt i pelqen ta quaje gjuhen te lidhur vetëm me filozofine dhe letërsine, ai, ose ajo, ose ata nuk janë aspak gabim,sepse atu qendron nji pjesë e bukur e gjuhës, por është gabim që kur duan ta kuptojnë ose ta kthejne ne nje instrument, sepse aty qendron pjesa qëllimore e gjuhës, edhe pse nuk është aq e bukur, sa pjesa e bukur e gjuhës.. Gjuha ndryshon në kohe. Ne ndryshojmë ne kohës, Çdo gjë ndryshon në kohë. Më te zotët kanë qënë gjithmonë ata që I janë adoptuar ndryshimve të reja .Gjuha kerkon emra te rinj te vendosen mbi objekte, veprime, sfumatura mendimore, sepse ato hyjne ne jeten tone, nuk ka rëndësi se cila portë, dhe duhe me i vene nji emër, ndryshe duhet të me u kalua në gjuhëen e shenjave, edhe pse i kemi pipëz veshet dhe veglat orale akustike në rëgull. Përsa i përket anës profesionale, sesi ata që kuptojnë mirë ndryshimet në kohë i kane pergatitur fjaloret anglisht-anglisht numero vetëm shtetet anglisht folëse dhë mblidh buxhetet e tyre vjetore. Nuk është puna se është vetëm nji amerikë, por është Anglija, kanadaja, Australia, dhe pjesa më e madhe e botës 6000 mijë gjuhëshe , e cila është e detyruar të përdori atë gjuhë për tu marë vesh me njëri-tjetrin. Ose, mjafton me thene sesa para eshte harxhuar deri më sot për atë gjuhë, mëndjet e mëdha kushtuar asaj, kohen e gjate te levrimit dhe te harxhimit nën gjitha bateritë e PC-ve të sotëm modern, jo më prej ushtave dhe shpatave.
    Përse? Sepse ka qënë nji domosdoshmeri e pare e zhvillimit te tyre. Ata që vrapojnë nuk merren më me të vdekurit në mermere klasike. Dhe nuk e kane bere per ta vënë në nji faqe muri ne vënd te Rembrandit, dhe as nuk e kane bere se i ka dashur qejfi dikujt . E kanë sepse duhej bërë. Ishin të detyruar ta bënin nga qëllimi, për të mos thënë më tej “i mbijetesës”.

  20. Zoti “un” ngjan me Julies Brunet ose me Saigo Takamori.Te zgjedhe e te marre.
    Perpjekja e tij eshte e fiseshme por e denura ne deshtim qe ne fillimi, sepse perballe ka nje force te paperballueshme.
    “Un” mund te luftoje si idealist, por nese nuk pranon te njohe realitetin, ti pershtatet atij, ai eshte i destinuar te “vdese”. Eshte e pamundur qe te ndodhe e kunderta, sepse eshte ne natyre te gjerave. ( historia na meson se zhvillimi intelektual i nje shoqerie nuk eshte garanci per mbijetesen e saj. Madje eshte vete Kant cmitizuesi, qe meson se arsyeja ka nje vlere mbijetese negative)
    Dhe ky realitet tregon se “shkaterrimi” teknologjik te cdo gjeje qe kemi njohur deri tani eshte i pandalshem, i pafrenueshem. O pershtatu, e lundro me te, o shko kunder dhe mbytu prej saj.
    Dhe gjuha, une mendoj se eshte dhe duhet te jete pjese e ketij procesi.

    Po sjell vetem disa tituj, per te ilustruar argumentin tim.
    Kjo eshte cka po ndodh ne boten akademike amerikane. ( e duke qene “kuzhina” ku gatohen te gjitha trended qe me pas perhapen ne cdo cep te botes, prite mbas disa vjetesh ta shohesh edhe ne Europen e civilizuar):

    http://www.2theadvocate.com/news/Regents-cull-100-degrees.html

    http://www.nytimes.com/2011/04/28/us/28cursive.html?_r=1&nl=todaysheadlines&emc=tha23

    http://www.insidehighered.com/news/2011/04/27/university_of_denver_removing_most_books_from_its_library

    Me fjale te tjera, shoqeria, ndergjegja e saj, per mire ose per keq, po i zhvendos prioritetet e saj, dhe (ndofta he per he) nuk e sheh te arsyeshme te mbarte mbi shpatulla peshen e “drurit te vdekur” ( dead wood), qe nuk i ofron “prodhime” materialisht te prekeshme dhe te mateshme.
    Kultura e perendimit ka kalura ne shume etapa, qe nga shamanikia, ne ate monastike, universitare, liberale etj. Po me tutje? Hajde ta gjejme. Se bashku. Te bertiturat apo psheretimat nuk hyjne ne pune. As japin buk.

    1. Falemnderit, ipare. Mesova diçka te re, nuk e njihja me pare historine e Jules Brunet. Permalluese. Por, mik, mesova dhe diçka tjeter : qe Tom Cruise, samuraji i fundit, s’eshte asgje tjeter veç Jules Brunet, dmth amerikanet, nepermjet filmit te tyre amerikanizues, e kane pervetesuar dhe madje zhveshur historine nga e verteta. Kjo eshte nje pike qe na meson shume mbi moralin e historise per te cilen po flasim : historia nuk eshte pika me e forte e amerikaneve.

      Cdo lloj krahasimi mes Shqiptareve dhe Amerikaneve, eshte me te vertet nje non-sens, ngado qe ta kapesh : historik, ekonomik, kulturor.

      Habitem me kembenguljen e disave qe luftojne per “amerikanizimin” sa me te shpejte te shoqerise shqiptare. E para e punes, ju e dini fort mire, çdo perpjekje e kundernatyrshme, eshte e destinuar te deshtoje. Me e shumta qe mund ta arrijne keta ithtare te amerikanizmit, eshte qe te krijojne nje popull surrogato, pa kurrfare boshti apo shtylle kurrizore.

      Te merresh sot me hallet e teknologjise, ne ca vise shqiptare qe s’kane ende aparatin me te vogel te mendimit, dmth qe s’kane kurrfare tradite filozofike te shkruar (e tere filozofia shqiptare qendron ne gojedhena, dmth ne oralitet dhe aspak ne gjene e shkruar), kjo eshte si te enderrosh te shpikesh nje anije kozmike kur ende fle bythezbuluar me nje jorgan tere rrecka.

      Une s’kam vdekur, mik, por eshte e kunderta : jam gjalle dhe besa fort. Sepse, ne kundershtim me ca parashikime fantaziste te disave, bota shqiptare ngelet perfundimisht e ngulur pas disa gjerave baze qe i ka mesuar qysh ne fillimet e hershme te saj : toka, buka, parmenda, qielli, shiu e bora. Cdo terrci-verrci “dijetaresh” te shquar qe vijne ketu pas nje trajnimi gjashtemujor ne kompjuter per te na shpallur fene e re te “teknologjise”, jane ufo ne boten shqiptare, dhe perfundimisht, ata jane te vdekurit, dmth qe jane lindur te vdekur.

      Shqiptaret sot kane nevoje per nje gjuhe shqipe qe t’iu flas shqip, qe te merren vesh ndermjet vetit, qe te shporret kjo menyra e poshter e ligjerimeve alla parlament, menyra e cila eshte perhapur gjithandej, qofte dhe ne TV apo dhe ne ndonje bilardo katundi. Kur Shqiptaret t’i kthehen KUVENDIT dhe t’i ikin parlamentit, atehere do te shohim ndonje fillim si ka hije.

      Ne sot s’kemi nje fjalor SHQIP-SHQIP, dmth s’kemi nje fjalor qe te me marrim vesh gjuhen shqipe, qe te merremi vesh me shqiptare te tjere. Hapni fjalorin baze te gjuhes shqipe, botim TOENA, 2002 apo 2003, kush e di, dhe shikoni shpjegimet e fjaleve sa te varfera jane.

      Ne s’kemi ende sot nje fjalor historik, dmth nje fjalor ku fjalet te trajtohen ne historine e tyre, lindja, ngjyresat, vendi, koha, perdorimet, shuarjet, rilindjet, etj.

      Ne s’kemi ende sot nje fjalor filozofik ku Shqiptaret te kene me ne fund nje mjet te nevojshem per leximin e nje filozofi qe ia permendim emrin mbare e mbrapsht. Hapni fjaloret ekzistues dhe shikoni perkthimet :

      stoique = stoik
      sceptique = skeptik
      conception = konceptim.

      Ku djallin shkohet me kesi perkthimesh e kesi fjaloresh ? Me ke tallen zoterinjte e parave te shumta ?

      Ne s’kemi ende nje fjalor enciklopedik per femije. Nipi im 9 vjeç me thoshte nje dite : nuk i lexoj keta libra se ka plot fjale qe s’i kuptoj, a mund te me blesh nje fjalor per femije ? Dhe xhaxhai qe jam une, ngre supet dhe leshon te nje share vendçe per palo dijetaret tane qe me llomotisin ne çdo gazete e shkarravine shqipe per te kerkuar para.

      Dhe na paska mbetur puna tek revolucioni teknologjik qe s’po ditkemi si t’i themi kibernetikes apo reaktorit berthamor te brezit te trete. WTF ?! (se mos na akuzojne shekullistet per copyright, eshte fjale nderkombetare, edhe kinezet e marrin vesh…)

      1. Nuk e di se per cfare arsyesh konstatoj qe diskutimi rreth gjuhes e kultures ne pergjithesi, nevojes per te pranuar e punuar me te gjithe kulturat e medha, degradoj ne te ndodhurit para nje alternative per te zgjedhur midis Amerikes e Evropes.

        Duke shfletuar sot ne mengjes “The NYT Review of Books” ndesha ne nje artikull rreth nje libri qe ka dale keto dite “My New American Life” e Francine Prose, autore e pedagoge ne Harvard(shtypi shqiptar e ka vene re daljen e ketij libri).

        Personazhi kryesor eshte nje shqiptare, Lula. Kam dhene poshte linkun ku artikulli mund te lexohet. Ka momente me citime nga libri qe tregojne qe autori do te kete njohur nga afer shqiptaret. Sigurisht qe ja vlen te shohesh e komentosh anen komike, alegorike te noveles e personazhit kaq afer nesh.

        http://www.nytimes.com/2011/05/01/books/review/book-review-my-new-american-life-by-francine-prose.html?_r=1&ref=immigrationandemigration

        Po e mbyll kete shenim te vogel duke cituar nga novela se “in the Balkans, there is no phrase for a “win-win situation.” Kete mund ta veresh ne te gjithe shkembimet tona. Nuk dime qe t’i japim te drejte njeri-tjetrit: ti te fitosh, por edhe une te mos dal pa gje.

        Edhe nje gje, shpresoj se nuk i vjen keq M. Nanos qe i hoqem surprizen e ketij “scoop-i” shqiptaro-amerikan ne NanoNews. E kam vene re qe Nano e lexon NY Times, duke shtuar gjithmone dicka nga vetja prej shtepise te tij ne Tirane duke u bere bashkeautore.

        1. Aspak, mik, nuk po bej lufte me askend. Nese e ke lexuar mire postimin tim te pare ketu, aty kam theksuar se ne duhet ta shikojme Ameriken, dhe madje fort. I kam ndare pak a shume fushat e seciles : Amerika na duhet per forcen dhe fuqine e saj, per ate çka eshte sot ne bote, dhe kesaj s’kemi pse i ikim. Madje ta nderojme Ameriken sepse s’na vjen gje e keqe nga kjo. Edhe ta degjojme, besa ! Arvizu eshte amerikan dhe ne ca çeshtje politike ai duhet degjuar mire sepse Amerika, duam apo s’duam ne, sot per sot eshte demokracia e pare ne bote.

          Por ama, nga ana tjeter, ne nuk mund te shkojme tek Amerika per ca probleme te tjera, sepse s’kemi kurrfare tradite te perbashket. Ne s’ngjajme asgjekundi me pioneret e pare europiane qe vajten ne Amerike dhe ndertuan nje kontinent te tere. Ne nuk e kemi ate raportin e sakte qe e kane Amerikanet, raportin ndermjet individuales dhe kolektives. Diku jemi teper individualiste e dikur teper kolektiviste, saqe çdo lloj ngjashmerie me Ameriken behet qesharake.

          Amerika, si melting-pot, eshte me vite drite larg realitetit shqiptar. Edhe Franca qe i afrohet deri diku ngaqe ka ditur te trese (nepermjet gjuhes dhe kultures, kuptohet) lloj-lloj ardhjesh te reja (polake, italiane, portugeze, spanjolle, ruse, armene, çifute e ballkanas), perseri ajo eshte teper larg realitetit amerikan. Si mund te krahasosh me Shqiperine nje shtet si Amerika ku me te shkelur ne token e saj mund te deklarosh pa frike se je nje Amerikan si gjithe te tjeret ? Me Shqiperine ku tjetri mund te kete ne viset shqiptare mbi tete shekuj dhe perseri eshte “i ardhuri”, “i huaji”, “jo si une” ?

          Ajo qe mund te behet, e thashe diku me lart, eshte qe te gershetohet njefare fryme franceze (perfituese per ne, persa i perket ideve perparimtare), dhe njefare fryme gjermane (toka, dheu, gjaku i te pareve). Pastaj, per filozofite kineze, amerikane, indiane ruse e arabe, keto le te mesohen keshtu per pasion, per kalim kohe. Mire.

          1. “Un” me duket se ka nje keqkuptim. C’ka shkruajta nuk ishte specifikisht drejtuar permbajtjes te komenteve te tua.

            Ne realmin gjuhesor e kulturor megjithate nuk mund te behemi doktore te shpirtrave e afiniteteve kulturore te nje populli duke bere ndarje e ofruar receta dikotonime. Njerezit, popujt i zgjedhin vet preferencat gjuhesore e kulturore drej te cilave gravitojne. Te kujtoj edhe njehere “win-win situation”.

            Per Lulen, nderkohe qe “satirizon” aspekte te jetes e te menduarit amerikan, endra e saj mbetet te fitoje qytetarine amerikane, te behet pjese e atij vendi.

            Kush qesh i fundit eshte autorja qe satirizon me te dyja aspektet: shqiptaren Lula qe zbulon nje bote tjeter nga pozitat e nje emigrante prej nje vendi paranoiak dhe amerikanet qe shpesh e quajne te panevojshme te zbulojne se ka nje bote tjeter pertej oqeanit. Deri tan,i nuk i eshte dashur nje ndermarrje e tille.

  21. Read me,

    Pas ketyre ftillimeve te librit ne fjale (te falenderoj per kete, nuk lexoj dot aq mire anglisht), shoh se autorja qenka gabuar ne perzgjedhje, ose ose, çka dhe besoj me shume, shqiptarja Lulie eshte aty thjesht nje alibi, nje maske per te fshehur diçka tjeter.

    Sepse emigranti shqiptar nuk paraqet te njejtat simptoma me emigrantin arab, dhe une jam i sigurte se autorja synon keta te fundit dhe jo vete shqiptarin. Sepse ne pergjithesi, jane arabet qe kane kete kompleksin e dyzimit :

    e urrejne ameriken ngaqe e adhurojne !

    Kur shohin se kulturalisht s’mund te behen amerikane, ata kapercejne nga dashuria ne urrejtje, ne leçitje. Por per shqiptarin, asnje pengese e tille : edhe ne Finlande ta çosh, pas pese vjetesh e ke finlandez, jo vetem me letra, por edhe me mendesi e gjithçka. Dmth, nga kjo ane, kurrfare problemi.

    Ndersa per ndikimet kulturore, le te jem i qarte :

    Amerikanizimi eshte gati si pashmangshem sepse ata kane gjetur te vetmin qyteterim qe i ben thirrje instinktit te pare te njerezimit : LAKMIA. E perkthyer butesisht, lakmia jep “konsumerizmin”. Edhe kinezet qe kane kulture 5000 vjeçare dhe jo thjesht 400 vjet si USA, jane duke u amerikanizuar. Japonia e mori kthesen diku pas luftes se dyte. Ipare me kujtoi nje personazh japonez, une po kujtoj ketu Yukio Mishimen, shkrimtarin e talentuar qe vrau veten ne nje seppuku, pikerisht per idete e tij shoguneske.

    Ama, kjo s’do te thote qe popujt te cilet kane ca veçori gjuhesore apo kulturore (franca me kulturen e saj te mirenjohur, shqiperia me gjuhen e saj unike, etj) nuk duhet t’i qendrojne ketij amerikanizimi te perdhunshem te Coca Coles dhe Bruce Willisit te dikurshem, dhe internetit dhe facebookut te sotem. Besoj se jam mese i qarte, qe te mos vazhdoj me tutje.

  22. ”’in the Balkans, there is no phrase for a “win-win situation”

    Gjynah qe Harvardi ka shpenzuar 1,5 milione dolllare ne vit qe nje e dale prej tij, te na vereje se nuk dalim dot kunder parimit te njejtesise.
    Mesa duket parrulla ‘Me ne fitojne te gjithe’ paska zanafille anglo-saksone, meqe askush nder shqiptare nuk do ishte ne gjendje te nxirrte nga mendja nje broçkull te tille.

    Nuk duket te jete aspak rastesore qe teorite liberale ne ekonomi kane dale nga bota anglo-saksone, perfshi ethet e tregtise se lire.

    Qe thua ti, kur flitet per kesi rastesh win-win, mua me vjen gjithnje ne mendje Lufta e Pare e Opiumit, mes Anglise dhe Kines 1839-1842.

    Win-win i thoshte Anglia Kines prej mese 100 vjetesh. S’e ha ate kokerr ulliri i pergjigjej Kina Anglise prej mese 100 vjetesh.

    Kish kaluar afer 50 vjet qekur Lord Macartney i kishte propozuar win-win Perandorit te Kines, mirepo hiç-asgje, Kina vazhdonte te shiste mallrat e veta te luksit dhe çajin e nuk pranonte te blinte asgje angleze, keshtu kasat e Konpanise Angleze te Lindjes ashtu si mbusheshin ne Indi e Malajzi , po ashtu boshatiseshin .
    Kina ishte fuqia me e madhe ekonomike e botes prej shekujsh as qe kishte hiç nevoje per tekstile angleze (asokohe malli kryesor i eksportit anglez).

    Asokohe Kina kishte bollek te jashtezakonshem argjendi (shifra qe te luan tepeleku i kokes) dhe argjendi vazhdonte hynte si pasoje e eksporteve te shumta shekullore dhe importeve te pakta, me pak fjale Kine ishte sinonim me Argjend.

    Tregtaret angleze u kthyen ne trafikante opiumi ose trafikante droge si u themi shqiptareve ose kolumbianeve sot, keshtu po i thithnin argjendin Kines.
    Kina reagoi duke djegur thaset me opium e shkuar ne plumb trafikantet e droges, Anglia kunder-reagoi duke i shpallur lufte.

    Keshtu teoria e win-win u kthye ne Anglia winner, Kina loser.
    Anglia fitoi te drejten te shese droge ne Kine e sasi te jashtezakonshme argjendi u transferuan nga Kina ne Angli.

    Megjithate nuk fitoi te drejten te shiste tekstile, kjo e fundit u mundesua ne Indi.
    Si pasoje e ketij win-wini prodhimi i brendshem indian i tekstileve ra dhjetefish, nderkaq ai anglez u shumefishua. Me parate e Indise dhe te Kines, tekstile+droge, Anglia hyri ne gjysmen e dyte te shek 19, ne revolucionin e dyte industrial, ate te çelikut dhe te makinerive.

    Keshtu qe thua ti, kjo historia e win-winit ne shek 19.
    Me ne fitojne te gjithe, po xhepat me para i mbushim ‘ne’.

    Kjo broçkull, gjendet si parim ne te gjitha tezat liberale, jo vetem ne ekonomi.

    Ne gjuhesine tone , kesaj broçkulle i eshte vene dogana prej 150 vjetesh dhe nuk besoj se ka per tu zhdoganuar persa kohe qe shqiptaret besojne se win-win eshte nje broçkull e asgje me shume.

    p.s dallimi mes anglo-saksoneve dhe shqiptareve eshte se shqiptaret i mbajne fjalet me zanafille shqip si fjale elitare, si boshti i gjuhes, kurse anglo-saksonet ngaqe jane politikisht korrekte nuk mund te veçojne dot si elitare fjalet gjermanike.

    Kjo vjen si pasoje ne radhe te pare te historise mesjetare, kur per identitetin anglez ishte i nevojshem ne radhe te pare mirekuptimi mes normaneve frankofone dhe saksoneve gjermanofone, pa llogaritur pastaj mirekuptimet britano(kelto)-saksone e ate dano-saksone.

    Bota anglo-saksone (me sakte franko-saksone) e ka qysh ne fillesat e saj, qysh ne gen korrektesen politike dhe idene se vertet mund te fitojne te gjithe.

    Perplasja me kontinentin vjen nga fakti qe kontinenti ka hecur gjithnje me konceptin e boshtit dhe ne si shqiptare kemi hecur gjithnje me konceptin e boshtit.
    Problemi yne i perhershem eshte se edhe pse i njohim paresine, asnjehere s’jemi marre sa duhet me boshtin por gjithnje jemi marre seriozisht me bishtat, qe jane me lehtesisht te shqueshem e te studiueshem.
    Keshtu boshti ngelet ‘i shenjte’ dhe i panjohur, bishtat te njohur e te perçmuar.
    Bota anglo-saksone mund te na jape ndihme ne njohjen e metejshme te bishtave e te na heqe perçmimin per to, por s’mund te na ndihmoje dot ne njohjen e boshtit, qe vazhdon te ngelet i shenjte dhe i panjohur.

    Sikur Shqiperia te kishte dale si shtet 50 vjet me heret ne do kishim perfituar shume prej kontinentit e do kishim zgjidhur shume çeshtje, po historia nuk u tregua bujare, prandaj edhe do hiqemi zvarre ne kete boten e sotme ango-saksone, zvarritje qe ne parashikimet e mia do te jete e gjate, jo aq sa zvarritja ne boten osmane por e gjate.

  23. Kur flisja për një fjalor të madh anglisht-shqip online, kisha si model këtë iniciativë të Québec-ut:

    Ndërmarrje të tilla nuk mund të jenë veçse të një grupi ekspertësh, të bashkërenduar nga një redaksi qendrore. Kërkojnë financime, vullnet të mirë dhe njohuri profesionale në gjuhësi, në terminologji dhe në fushat përkatëse.

    Brenda iniciativave si këto, individuale mund të jenë kontributet sipas fushave përkatëse, por ndërmarrja mbetet kolektive.

    Gjithnjë e kam pasur ëndërr që të realizohej diçka e tillë për shqipen.

    Kjo nuk e përjashton punën në drejtime të tjera, p.sh. në përpunimin e ligjërimit libror dhe filozofik, ose në hartimin e fjalorëve historikë të gjuhës, fjalorëve dialektorë dhe për fëmijë, fjalorëve të sinonimeve, fjalorëve kontekstualë e kështu me radhë.

    Është karakteristikë për mendjen e ngushtë dhe të pagdhendur, që t’i përjashtojë opsionet; përkundrazi, shembujt nga gjuhë dhe kultura të tjera tregojnë se veprimi i organizuar në këtë apo atë drejtim veçse i ndihmon eksplorimit të drejtimeve të tjera.

    Megjithatë, një fjalor filozofik mund të hartohet edhe nga një autor i vetëm; ndërsa një fjalor terminologjik jo – dhe këtu qëndron ndryshimi esencial të cilin ndonjë komentues i ekzaltuar por profan, si UN-i, nuk arrin ta rrokë. Jo se ka, në leksikografi, ndonjë dallim të madh metodologjik mes përpjekjes individuale dhe përpjekjes kolektive; por sepse përpjekja kolektive kërkon fonde dhe vullnet institucional.

    Për shembull, një vepër si Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, me të gjitha të metat, shtrembërimet, ideologjizimet e të tjera si këto që i janë vënë në dukje nga shumë anë, nuk mund të realizohej pa mbështetjen institucionale të Akademisë së Shkencave dhe të Ministrisë së Arsimit; sepse vetëm ashtu mund t’i sigurohej, grupit të leksikografëve dhe terminologëve, koha e nevojshme për të hartuar fjalorin – 7-8 vjet; si dhe kartoteka e leksikut të shqipes, me miliona skeda të përgatitura me dorë, sipas burimeve të shkruara, materialeve të mbledhura anembanë Shqipërisë nga ekspeditat e Institutit të Gjuhësisë dhe materialeve të mbledhura nga mësuesit dhe të tjerë dashamirës të shqipes.

    Kjo kartotekë, meqë ra fjala, tani është duke u shkatërruar.

  24. Eh çfare endrrash shihen ketu ! Per bese, paskemi qene me enderrimtaret ne bote, ska mundesi ndryshe.

    Po si mund te behet nje fjalor terminologjik i PLOTE (duke kopjuar Kebekun) kur ne s’kemi pothuaj asnje fjalor te veçante ? Nga do te pillen fjalet ? Oh Zot, si nuk kuptohet ne keto rrethina qe FJALORI behet pasi te kesh formuar gjuhen, pasi te kesh botuar me dhjetera dhe qindra vepra ku perkthyesit, studiuesit te kene çare kokat e tyre duke sajuar fjalet, duke provuar kete dhe leshuar ate, duke debatuar mbi nje fjale dhe mbi nje term, dhe VETEM PASTAJ, vjen ai kolektivi i famshem i ministrive te leshit dhe te mbledhe e qemtoje neper libra dhe revista pervojen e arritur.

    Ju e beni siç thashe une me lart : ia kepusni njehere reformes gjuhesore, dhe pastaj dilni neper popull t’i thoni : he mo, ju pelqen kjo ç’kemi katranosur ? Dhe pastaj ec e zhvidhose reformen pasi te kete zene vend.

    Do bejme shkence te madhe ne, me fjalor gjitheperfshires prej 300 000 fjalesh, kur ske botuar as 3 libra ne vit per keto pune. Fluturoni, fluturoni, nga lart toka duket blu.

    Kurse per “profanin” dhe “ekzaltimin”, vertet thua ?

    1. Të quajta profan sepse ke zgjedhur të debatosh, me argumente teknike, në një fushë të cilën nuk e njeh fare.

      Shkruan:

      FJALORI behet pasi te kesh formuar gjuhen, pasi te kesh botuar me dhjetera dhe qindra vepra ku perkthyesit, studiuesit te kene çare kokat e tyre duke sajuar fjalet, duke provuar kete dhe leshuar ate, duke debatuar mbi nje fjale dhe mbi nje term, dhe VETEM PASTAJ, vjen ai kolektivi i famshem i ministrive te leshit dhe te mbledhe e qemtoje neper libra dhe revista pervojen e arritur.

      Shkruan përsëri:

      Do bejme shkence te madhe ne, me fjalor gjitheperfshires prej 300 000 fjalesh, kur ske botuar as 3 libra ne vit per keto pune. Fluturoni, fluturoni, nga lart toka duket blu.

      S’ka nevojë të thuash më tepër.

      Që prej themelimit të Institutit të Shkencave (i cili vijoi më pas me Akademinë e Shkencave) ka pasur një zyrë ose departament të terminologjisë, e cila më pas u formua si sektor i veçantë, me 4-5 punonjës shkencorë dhe po kaq forca ndihmëse teknike. Ky sektor i terminologjisë ka drejtuar botimin e qindra fjalorëve terminologjikë të shqipes, të cilët mbulonin fusha nga më të ndryshmet; një punë që bëhej paralelisht me hartimin e teksteve universitare në ato fusha. Për këtë arsye, bie fjala, studentët e ekonomisë agrare, të Institutit Bujqësor, përdornin të njëjtët terma me studentët e Kontabilitetit, në Fakultetin e Ekonomisë së UT.

      Kur them qindra fjalorë, nuk e ekzagjeroj. Aq ka pasur vërtet. Këta fjalorë nuk i hartonte sektori përkatës, por specialistët e fushave; sektori ndihmonte me ekspertizë gjuhësore.

      Fjalorët terminologjikë ishin shumëgjuhësh: disa e përfshinin edhe anglishten, të tjerët jo. Kishte të atillë tre-gjuhësh: frëngjisht, rusisht dhe shqip; ndonjëherë dilnin edhe gjuhë të tjera, sipas profesionit (gjermanishtja në gjeologji, italishtja në automekanikë).

      Kanë pasur të meta dhe mangësi, pa dyshim. Disa prej tyre sot janë vjetëruar – p.sh. fjalori i elektronikës. Por disa të tjerë i qëndrojnë kohës, p.sh. fjalori i anatomisë ose i inxhinierisë pyjore. Prandaj, mund të fillohej me vjeljen e këtyre veprave, ose transferimin e materialit nga libra që sot praktikisht nuk qarkullojnë më, në Web.

      Kur thashë që modeli i idesë sime ishte fjalori i Québec-ut kisha ndërmend pikërisht këtë: modelin. Shqipja nuk e ka diapazonin, as frymëmarrjen e frëngjishtes; as bazën leksikografike të asaj gjuhe. Por diçka ekziston dhe mund të përdoret si platformë për të filluar.

      Është bërë punë e madhe dhe punë e mirë. Në sektorin e terminologjisë, të Institutit të Gjuhësisë, kanë punuar specialistë të kalibrit të Emil Lafes, Ferdinand Lekës dhe Agron Duros; njerëz që e njihnin (dhe e njohin) mirë shqipen, leksikografinë dhe terminologjinë. Nga fjalorët terminologjikë ekzistues, 50-60% e materialit mund të rekuperohet dhe të vihet në dispozicion të përdoruesit të sotëm të shqipes librore. Duke ndjekur modelin e Wikipedia-s ose të ProZ, termat mund të debatohen lirisht në prapaskenë, nga përdoruesit. Specialistët mund të ftohen të sjellin termat e tyre, sipas fushave. Listat mund të përditësohen, me shembuj dhe terma të rinj.

      E kupton tani, UN, pse të quajta profan? Sepse ti i merr kufizimet e formimit tënd të mangët, ose të padijes sate, për realitetin.

      1. Ja një listë e pjesshme e fjalorëve terminologjikë të shqipes, të cilët mund të shërbenin si platformë për faqen online:

        1. Bashkimi Europian dhe terminologjia bujqësore / Sali Metani; Veli Hoxha

        2. Bazat e terminologjisë së gjimnastikës : monografi : në ndihmë të studentëve, mësuesve të edukimit fizik, trajnerëve e gjyqtarëve të gjimnastikës / Shkelqim Kuqo; Guido Subashi

        3. Detale të derdhur prej gize dhe çeliku : shtesat e punimit mekanik : terminologjia dhe klasifikimi i mangësive : kushtet teknike dhe provat : standarde shtetërore, 153

        4. Disa terma aktuale politike = Neki aktuelni politicki termini / Ekrem Murtezai

        5. Elementët bazë të terminologjisë mjekësore / Skënder Topi; Rudina Prifti; Manuela Drita; Xheladin Çeka

        6. Fizikë për kursin e naltë të shkollave të mesme : pjesa e 1-rë : forcat, puna, langjet, gazet, terminologjia / A. Bethencourt; Aleko Tashko

        7. Fjalë dhe shprehje latine / Taras Begeja; Ilir Kanini

        8. Fjalor anglisht-shqip : (me terminologji ushtarake) / Bardhylka Olldashi; Sejdin Cekani

        9. Fjalor anglisht-shqip i radioelektronikës moderne : rreth 23.000 terma = English-albanian dictionary of radioelectronics : about 23 000 entries / Arif Tomçini; Alfred Paloka

        10. Fjalor anglisht-shqip i termave të sportit / Gazmend Goci; Thanas Dh. Shkurti

        11. Fjalor bimë, dëmtues, patogjenë : latinisht, shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht / Latif Susuri

        12. Fjalor enciklopedik anglisht – italisht – shqip për bankën, biznesin, bursën, ekonominë / Ilir Hoti; Kelmend Rexha

        13. Fjalor frëngjisht – shqip ( me terminologji ushtarake) / Zalo Koka; Silvana Tashi

        14. Fjalor i biznesit anglisht – shqip ” rreth 60 000 terma e shprehje / Bardhylka Olldashi; Enkeleda Boçi

        15. Fjalor i biznesit dhe i legjislacionit ekonomik : shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht = The terminology of business and economic laws : albanian, english, french, german, italian and spanish / Ilir Çepani

        16. Fjalor i emrave të bimëve : latinisht, shqip, anglisht, gjermanisht, frengjisht = Dictionary of plant names : latin, albanian, english, german and french / Feriz Krasniqi; Babi Ruci; Jani Vangjeli; Latif Susuri; Alfred Mullaj; Qazim Pajazitaj

        17. Fjalor i informatikës anglisht-shqip, shqip-anglisht = Dictionary of informatics English-Albanian, Albanian-English / Nebi R. Caka; Agni Dika; Seb Rodiqi; Rexhep Ismajli

        18. Fjalor i mikrobiologjisë / Robert Andoni; Stefan Cilka

        19. Fjalor i mjedisit : anglisht-shqip = English-Albanian environmental dictionary / Hektor Harizaj

        20. Fjalor i sëmundjeve të lëkurës dhe veneriane / Mihal Caridha

        21. Fjalor i termave dhe shprehjeve ekonomike : serbokroatisht-shqip / Hajrullah Gorani

        22. Fjalor i termave juridikë : italisht-shqip-italisht = Dizionario dei termi giuridici : italiano-albaneze-italiano Desart Avdulaj; Ken Dhima; Tarik Llagami

        23. Fjalor i termave operativë (MP 3-5) / Taqo Trajçe; Natasha Azisllari

        24. Fjalor i termave të anatomisë shqip-latinisht-frëngjisht-rusisht / Fiqiri Basha; Petro Papadhopulli; Skënder Çiço; Ferdinand Leka; Veli Bici; Lirak Dodbiba; Sofika Morcka; Hëna Pasho; Ferdinand Leka; Veli Bici

        25. Fjalor i termave të bibliotekës dhe të bibliografisë : shqip-frëngjisht-rusisht :(me një shtojcë termash latinisht-shqip) / Lluka Nase; Lirak Dodbiba; Ferdinand Leka

        26. Fjalor i termave të detarisë : frëngjisht-shqip / Nonda Varfi; Viktor Z. Bakillari; Zoi Topi

        27. Fjalor i termave të detarisë : shqip-anglisht-italisht-rusisht : me rreth 8 000 terma më të përdorshëm në fushën e detarisë / Hasan Çipuri

        28. Fjalor i termave të ekonomisë dhe legjislacionit financiar / Bardhylka Olldashi

        29. Fjalor i termave të ekonomisë politike : shqip-frëngjisht-rusisht / Myfide Bozhigradi; Fiqiri Islami; Stela Totozani; Hëna Pasho; Ferdinand Leka; Veli Bici; Hëna Pasho; Lirak Dodbiba

        30. Fjalor i termave të ekonomisë së transportit : shqip, anglisht, frëngjisht, rusisht = Dictionary of the terms of the economy of transport : albanian, english, french, russian / Gëzim Mara; Virgjil Sallabanda; Likurg Roshi; Hëna Pasho; Gëzim Mara

        31. Fjalor i termave të financës e të kontabilitetit : shqip-frëngjisht-rusisht / Lefter Kriqi; Hëna Pasho

        32. Fjalor i termave të fiziologjisë : shqip-anglisht-frëngjisht-italisht-rusisht = Dictionary of terms of physiology : albanian-english-french-italian-russian / Luljeta Çakërri; Rexhep Bregu; Gentian Vyshka; Agron Duro

        33. Fjalor i termave të fiziologjisë : shqip-anglisht-frëngjisht-italisht-rusisht = Dictionary of terms of physiology : albanian-english-french-italian-russian / Luljeta Çakërri; Rexhep Bregu; Gentian Vyshka; Agron Duro

        34. Fjalor i termave të gjeografisë : shqip-rusisht-frëngjisht / Mevlan Kabo; Ferdinand Leka

        35. Fjalor i termave të gjuhësisë : shqip-rusisht-frëngjisht-anglisht-gjermanisht-italisht / Ferdinand Leka; Lirak Dodbiba

        36. Fjalor i termave të ndërlidhjes shqip-anglisht-rusisht dhe shpjegues / Hasan Çipuri; Mysret Xama; Ermira Zemani; Ulsi Meta; Bardhylka Olldashi

        37. Fjalor i termave të ndërlidhjes shqip-anglisht-rusisht dhe shpjegues / Hasan Çipuri; Mysret Xama; Ermira Zemani; Ulsi Meta; Bardhylka Olldashi

        38. Fjalor i termave të obstetrikës dhe gjinekologjisë : shqip-latinisht-anglisht-frëngjisht-rusisht / Rahim Gjika; Ilir Gjylbegu; Vasilika Balli; Sofika Morcka; Veli Bici; Ferdinand Leka; Rahim Gjika; Ferdinand Leka; Veli Bici

        39. Fjalor i termave të së drejtës : shqip-frëngjisht-rusisht / Andrea Nathanaili; Vangjel Meksi; Paskal Haxhi; Zejnullah Ballanca; Dhimitër Evangjeli; Sofika Morcka; Lirak Dodbiba

        40. Fjalor i termave të statistikës : shqip-frëngjisht-rusisht / Lirie Josa; Aleksandër Xhumari; Fiqiri Sherri; Hëna Pasho; Lirak Dodbiba; Veli Bici; Hëna Pasho; Ferdinand Leka

        41. Fjalor i termave të stomatologjisë : shqip-anglisht- frëngjisht-italisht- rusisht / Foto Toti; Samedin Gjini; Xhevdet Asllani; Ferdinand Leka; Vladimir Dervishi; Veli Bici; Ferdinand Leka

        42. Fjalor i termave të tregtisë së brendshme : Shqip-frengjisht-rusisht=Dictionnaire du commerce interieur : Albanais-français-russe / Hilmi Vuthi; Servet Terihati; Hëna Pasho; Hilmi Vuthi

        43. Fjalor i termave themelorë të bujqësisë : me përkufizime, me rend sistematik dhe alfabetik : shqip-anglisht-frengjisht-rusisht-italisht : rreth 5000 terma = Dictionary of basic terms of agriculture : with definitions, in systematic and alphabetic order : Albanian-English-French-Italian-Russian : about 5000 terms / Agron Duro

        44. Fjalor i termave themelore të mekanikës : shqip-anglisht-frëngjisht-italisht-rusisht = Dictionary of basic terms of mecanics : albanian-english-french-italian-russian / Sami Kumi; Agron Duro

        45. Fjalor i termave ushtarake : italisht-anglisht-shqip / Natasha Azisllari; Marçela Bello

        46. Fjalor i termave ushtarake të NATO-s : Anglisht-Frengjisht-Shqip e anasjelltas / Hasan Çipuri; Kudret Mita; Bardhylka Olldashi; Sazan Gjomema

        47. Fjalor i terminologjisë ekonomike : serbokroatisht-shqip / Hajrullah Gorani

        48. Fjalor klinik i neurologjisë / Ali Kuqo; Altin Kuqo; Stavri Sharxhi

        49. Fjalor me terma zgjedhorë = Election glossary / Etleva Pushi; Gentjan Suli

        50. Fjalor mësimor rusisht-shqip : për Fakultetin e Veterinarisë / Eqerem Dashi; Diana Budo; Eqerem Dashi

        51. Fjalor rusisht-shqip : për specialitetin e ndërtimit / Gjinovefa Aleksi

        52. Fjalor rusisht-shqip : për specialitetin radio e elektrik të Fakultetit të Inxhinierisë / Afërdita Çela

        53. Fjalor teknik frëngjisht-shqip : për degën mekanike dhe metalurgjike / Bashkim Baholli; Vladimir Nika

        54. Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik : anglisht-shqip : rreth 20 000 terma = Business, financial and economic jurisdiction dictionary : English-Albanian : about 20 000 terms / Luan Kaceli

        55. Fjalor termash të kulturës fizike e sporteve

        56. Fjalor terminologjik – frazeologjik për punonjësit e policisë = Excuse me, officer / Erifili Harshova

        57. Fjalor terminologjik : rusisht – shqip – latinisht : për specialitetin e farmacisë / Mesarete Dafa; Skënder Durrësi

        58. Fjalor enciklopedik anglisht – italisht – shqip për bankën, biznesin, bursën, ekonominë / Ilir Hoti; Kelmend Rexha

        59. Leksikon i termave dhe i shprehjeve të arkivistikës / Jusuf Osmani

        60. Fjalor terminologjik i arkivistikës / Jusuf Osmani; Shefki Sejdiu

        61. Fjalor terminologjik i matematikës : shqip-greqisht, greqisht-shqip = Lexiko orologias mathimatikon : alvano-elliniko, ellino-alvaniko / Kosta Makariadhi

        62. Fjalor terminologjik për drejtësinë : anglisht-shqip, shqip-anglisht / Luljeta Buzo; Shpresa Delija; Lida Tabaku

        63. Fjalor terminologjik për drejtësinë : anglisht-shqip, shqip-anglisht / Luljeta Buza; Çlirim Xhunga

        64. Fjalor terminologjik për drejtësinë : anglisht-shqip, shqip-anglisht / Luljeta Buza; Çlirim Xhunga

        65. Fjalor terminologjik për drejtësinë : shqip-anglisht, anglisht-shqip : 10 000 fjalë / Përparim Kalo; Arban Çaushi; Vilsa Dado; Ardiana Shehi

        66. Fjalor terminologjik për drejtësinë : shqip-anglisht, anglisht-shqip : 10 000 fjalë / Përparim Kalo; Arban Çaushi; Vilsa Dado; Ardiana Shehi

        67. Fjalor terminologjik për drejtësinë : shqip-anglisht, anglisht-shqip : 10 000 fjalë / Përparim Kalo; Arban Çaushi; Vilsa Dado; Ardiana Shehi

        68. Fjalor terminologjik rusisht-shqip : specialitetit të shpim-shfrytëzimit : për studentët e degës së shpim-shfrytëzimit të fakultetit “Gjeologji – Miniera”

        69. Fjalor terminologjik rusisht-shqip : specialitetit të shpim-shfrytëzimit : për studentët e degës së shpim-shfrytëzimit të fakultetit “Gjeologji – Miniera”

        70. Fjalor ushtarak : Gjermanisht-shqip = Deutsch-albanisch / Gaqi Karakashi; Vladimir Poçari

        71. Fjalori i auditimit : anglisht-shqip / Gjon Ndreja; Qeram Cibaku

        72. Fjalori i bletarisë / Zeqir S. Muçolli

        73. Fjalori i minierave anglisht-shqip = English-Albanian mining dictionary / Fehmi Asllani

        74. Fjalori i naftës : anglisht-shqip : 25.000 fjalë / Vladimir Marku; Ilir Bano

        75. Fjalori i termave të detarisë (shqip – anglisht) : ( me rreth 8000 terma më të përdorshmet në fushën e detarisë / Hasan Çipuri; Seit Jonuzaj; Kristaq Gërveni; Shefqet Kërcelli; Qemal Hysaj; Tahir Hoxha; Sabri Kasimati; Sotir Nako

        76. Fjalori i terminologjisë botanike / Gëzim Kapidani; Peçi Naqellari; Blerina Pupuleku

        77. Fjalori i terminologjisë ushtarake shqip – anglisht / Bardhylka Olldashi

        78. Fjalori ushtarak greqisht – shqip =Ellino-alvaniko lexiko / Niko Zhupa; Hasan Çipuri

        79. Fjalorth anglisht-shqip i terminologjisë ekonomike dhe financiare të Bankës Botërore = A World Bank English-Albanian glossary of economic and financial terminology

        80. Fjalorth ekonomik për formimin profesional = Wirtschaftsglossar fur Ausbildung und Beruf / Adelheid Fischer; Sabina Dhrimo

        81. Fjalorth për integrimin europian, institucionet dhe politikat e Bashkimit Europian / Ministria e Integrimit

        82. Fjalorth terminologjik i konkurrencës / Ilir Baçi

        83. Fjalorth terminologjik i të drejtave të njeriut = Human rights glossary / Eralda Çani (Methasani); Gjylieta Mushkolaj

        84. Fjalorth terminologjik i të drejtave të njeriut = Human rights glossary / Eralda Çani (Methasani); Gjylieta Mushkolaj

        85. Gjuha e bisnesit : fjalor anglisht-shqip / Gjergji Butka

        86. Gjuha latine & terminologjia mjekësore greko-latine : tekst mësimor për studentët e stomatologjisë / Eliana Paço

        87. Legal English / Shpresa Delia; Luljeta Buza

        88. Manual për përkthimin e legjislacionit komunitar / Sokol Berberi; Feride Konomi

        89. Manuali i terminologjisë mjedisore : anglisht-shqip : (6000 fjalë) = Handbook for environmental terminology / Pëllumb Abeshi; Romeo Zegali; Xheni Hali; Zamir Dedej; Arjan Gaçe; Ferdinand Bego; Zamir Dedej

        90. Nomenklatura anatomike ndërkombëtare : latinisht – rusisht – shqip / Fiqiri Basha

        91. Shëndetësia dhe mjedisi : shpjegime terminologjike / Gjergj Elezi

        92. Termat e patologjisë : me shpjegime / Shyqyri Subashi

        93. Termat juridikë evropianë : fjalor / Pierre-Yves Monjal; Juliana Latifi; Kamelia Vojka

        94. Terminologjia e akustikës : (shqip-rusisht-frëngjisht) / S. Kuneshka; Petraq Pilika

        95. Terminologjia e arkitekturës : (shqip-rusisht-frëngjisht) / Besim Daja; Çefo Fico; Mihallaq Qarri

        96. Terminologjia e automobilit / Shkëlqim Canaj; Tatiana Cenko

        97. Terminologjia e botanikës : (shqip-rusisht-frëngjisht) / Ilia Mitrushi; Kolë Paparisto; Mustafa Demiri; Sotir Angjeli; Xhafer Qosja

        98. Terminologjia e botanikës : shqip-serbokroatisht-rusisht-frëngjisht. / Ilia Mitrushi; Aleksandër Xhuvani; Lirak Dodbiba

        99. Terminologjia e ekonomisë në gjuhën shqipe : nga Rilindja deri në vitet ’80 të shek XX / Hëna Pasho

        100. Terminologjia e elektromagnetizmit : (shqip-rusisht-frëngjisht) / S. Kuneshka

        101. Terminologjia e elektroteknikës : (shqip-rusisht-frëngjisht) / Reiz Çani; Esat Emiri

        102. Terminologjia e elektroteknikës : shqip-serbokroatisht-rusisht-frëngjisht / Reiz Çani; Aleksandër Xhuvani

        103. Terminologjia e energjisë atomike : (shqip-rusisht-frëngjisht) / Fatmir Sinoimeri; S. Kuneshka

        104. Terminologjia e energjisë atomike : shqip-serbokroatisht-rusisht-frëngjisht

        105. Terminologjia e gjeologjisë : (shqip-rusisht-frëngjisht) / Injac Ndojaj; Ziver Meko; Halit Halimi

        106. Terminologjia e gjeologjisë : shqip-serbokroatisht-rusisht-frëngjisht

        107. Terminologjia e gjimnastikës në edukimin fizik dhe në sport : emërtime të sakta të pozicioneve dhe lëvizjeve të trupit të njeriut / Shkelqim Kuqo; Ferdinand Mara; Natasha Dako; Guido Subashi

        108. Terminologjia e hidraulikës : (shqip-rusisht-italisht-frëngjisht)

        109. Terminologjia e kimisë : (shqip-rusisht-frëngjisht) / Mira Karajani; K. Popa; A. Xoxe

        110. Terminologjia e letërsisë : (shqip-rusisht-frëngjisht)

        111. Terminologjia e letërsisë : shqip-serbokroatisht-rusisht-frëngjisht / Jakov Xoxa; Androkli Kostallari

        112. Terminologjia e matematikës dhe e mekanikës teorike : (shqip-rusisht-frëngjisht) / Qazim Turdiu; Petraq Pilika

        113. Terminologjia e matematikës dhe e mekanikës teorike : shqip-serbokroatisht-rusisht-frëngjisht

        114. Terminologjia e mekanikës : (shqip-rusisht-frëngjisht) / S. Kuneshka

        115. Terminologjia e mekanikës : shqip-serbokroatisht-rusisht / S. Kuneshka; Aleksandër Xhuvani; Androkli Kostallari

        116. Terminologjia e minierave : (shqip-rusisht-frëngjisht)

        117. Terminologjia e minierave : shqip-serbokroatisht-rusisht-frëngjisht

        118. Terminologjia e optikës : (shqip-rusisht-frëngjisht) / S. Kuneshka; Petraq Pilika

        119. Terminologjia e optikës : shqip-serbokroatisht-rusisht-frëngjisht

        120. Terminologjia e së drejtës ndërkombëtare : shqip-rusisht-frëngjisht-anglisht-italisht / Dh. Samsuri; Q. Çaçi; Andrea Nathanaili

        121. Terminologjia e termodinamikës : (shqip-rusisht-frëngjisht) / Fatmir Sinoimeri; S. Kuneshka

        122. Terminologjia mjekësore / Pietro Venezia; Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

        123. Terminologjia mjekësore dhe aplikimi i dokumentacionit infermieror / Yllka Stramarko; Rozeta Luçi; Vasilika Prifti; Loreta Kuneshka; Llukan Rrumbullaku

        124. Terminologjia mjekësore e gjuhës latine : për studentët e Shkollave të Larta të Infermjerisë / Lek Xhama; Vlasi Hondro; Pirro Prifti; Pirro Prifti

        125. Terminologjia mjekësore në gjuhën angleze / Elona Caslli; Gentian Stroni

        126. Vocabolario tecnico-agricolo italiano-albanese e albanese-italiano : fjaluer teknik bujqësuer italisht-shqip dhe shqip-italisht / Mario Bindoni

        127. Termat juridikë evropianë : fjalor / Pierre-Yves Monjal; Juliana Latifi; Kamelia Vojka

        128. Fjalor i shkurtër mbi termat ushtarake dhe taktiko-operative

        129. Fjalor termash juridike, ekonomike dhe biznesi anglisht-shqip : rreth 9000 terma = Dictionary of law economy and business english-albanian / Luan Kaceli

        130. Probleme të terminologjisë palinologjike : fjalor i palinologjisë / Gëzim Kapidani; Elvira Karakaçi

        131. Fjalori i terminologjisë botanike / Gëzim Kapidani; Peçi Naqellari; Blerina Pupuleku

  25. @Un,
    Germo çik fare ne historine e gjuhes Angleze dhe Gjermane dhe do te ndjesh instiktivisht si jane krijuar fjalet. Thashe instiktivisht sepse te verteten nuk ke per ta marre vesh kurre. E verteta eshte si sjellja e syrit, kur syri shikon dike me shpesh se zakonisht, ose veshtrimi eshte me i gjate se zakonisht, ose perqendroet tek dikushi, ose diku, asnjeri nuk mund ta kuptoje persene nese personi subjekt nuk i nxjerr me dashje nga brenda vetes.

  26. Oxford University Press është i njohur veçanërisht për fjalorët e tij. Oxford English Dictionary , i publikuar për herë të parë në vitin 1928, është nji fjalor historik i gjuhës Angleze, i cili mbulon gjuhën që prej më hershmërisë së saj deri në ditët e sotme. Ai ka për qëllim të nxjerri në pah jo vetëm mendimin e sotëm të fjalëve, por edhe te gjurmojë zhvillimet e tyre përgjatë kohës. Ai u hodh online mw vitin 2000.
    Oxford English Dictionary publikon një gamë të gjërë fjalorësh të tjerë, ndërmjet tyre dhë fjalorët që këndvështrojnë ndryshmërine e Anglishtes, siç janë: Canadian Oxford Dictionary, Australian Oxford Dictionary , deri në Fjalorin e Anglishtes së Afrikës së Jugut, Dictionary of South African English.
    Përsa i përket dialekteve të anglishtes, American Dialect Society është formuar më vitin 1889. American Dialect Society i është dedikuar studimit të gjuhës Angleze në Amerikën e veriut, dhe dialekteve të tjera, si dhe i dialekteve të gjuhëvë të tjera, që kanë influencuar ose që janë influencuar prej saj. Në anëtarët përfshihen akademikë dhe amtorë, profesionistë dhe diletantë, mesues dhe shkrimtarë.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: